• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2013

ZGJEDHJET NE KOSOVE: Isa Mustafa ka shpalle fitoren e LDK-së në nivel vendi

November 3, 2013 by dgreca

Sipas mostrave të Demokracisë në Veprim, Isa Mustafa 43.6%, Shpend Ahmeti, 31.0, Agim Çeku 11%, Korab Sejdiu, 5.7%, Tahiri 4.5%., Visar Arifaj 1.4 %, Valon Murati 1.9 %.Në Gjilan 43 Lutfi Haziri, Qemajl Mustafa 27%; Pejë, Gazmend Muhaxheri, 41.1% Muhaxheri, AAK-ja 35.3 %; në Gjakovë Kusari 39 %, 38.3 % Pal Lekaj, në Prizren Muja 33.7%, 24.9 Kryeziu, BD-ja 14.7%. 

Sipas rezultatit online të KQZ-së janë këto të dhëna: Në Prishtinë Isa Mustafa udhëheq me 49.17 %, Vetëvendosje Shpend Ahmeti me 21.25%; Agim Çeku 1067%; AKR-ja 8.87 %; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.46%; LB 2.78%, Visar Arifaj i Partisë së Fortë 0.78 %, i pavaruri Sali Salihu 0.68 %. Në Podujevë Agim Veliu prin me 49.35% ndaj kandidatit të PDK-së Naim Fetahut 31.45%; Në Fushë Kosovë Burim Berisha i LDK-së prin me 56 %, PDK-ja me Naser Graj[evci 23.7%; Në Pejë Gazmend Muhaxheri prin me 46.68%, Ali Berisha i AAK-së 34.3%; Në Gjilan Lutfi Haziri 37.14, PDK me Qemajl Mustafa 33.08 %; Në Gjakovë AAK Pal Lekaj 45.52 %, ndersa AKR me Mimoza Kusari Lilajn 35.98 %, Në Prizren Muja 33.7%, 24.9 Kryeziu, BD-ja 14.7%. Në Obiliq prin LDK 32.9 %, nga AAK-LDD Xhafer Gashi i dyti me 24.25 %, ndersa në garë për balotazh vahdon të jetë edhe Vehbi Sadiku i PDK-së me 22.6%; Në Suharekë prin Sali Asllani i LDK-së me 36.9%, ndërsa pasohet nga gara për balotazh ndërmjet AAK-së me Bali Muharremin me 29.68 % dhe Ramë Vatës së PDK-së me 29.1%: Në Ferizaj PDK me Agim Aliun prin me 41.14%, ndaj LDK-së me Muharrem Sfarqës me 32.31%; NË Malishevë prin Iniciativa e Fatmir Limajt me 40%; i dyti është Isni KIlaj i PDK-së, 27.79 %, i trei Sali Morina i LDK-së me 26.42 për qind; NË Prizren Ramadan Muja i PDK-së prin me 40.01%, ndërsa LDK me Eqrem Kryeziun 23.81% Në Kamenicë LDK -Shaip Surdulli prin me 34 %, Begzad Sinani me 31 %, AKR me Fatmir Matoshin 19 %; Në Dragash prin Salim Jenuzi i PDK-së me 38.57 % ndaj Fatmir Mehmetit të LDK-së me 32.57 %; Në Deçan Rasim Selmanaj prin me 59.7 %, LDK me 27 %;

(I plotësuar) – LDK ka fituar besimin më të madh në nivel vendi. Ai iu shprehu mirënjohjen më të thellë në nivel vendi, dhe ka falënderuar edhe komisionerët, edhe organizatat ndërkombëtare edhe mediat.
Ai e shprehu keqardhjen për incidentet në e rënda në veri.
Ai tregoi që partia e tij ka fituar pa balotazh në komunën e Podujevës, Istogut, Fushë Kosovës, por që pritet edhe Gjilani dhe Peja.
“Si parti e parë në balotazh edhe pse nuk kemi të dhëna të sakta jemi në komunat: Prishtinë, Kamenicë, Lipjan,Viti si dhe Suharekë”, tha Mustafa.
Kurse sa i përket Prishtinës, i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës u shpreh se edhe për kryeqytetin po pritet të sigurohen të dhënat.
Si parti e dytë sipas LDK-së, kjo parti shkon në komunën e Ferizajt, Dragashit, Junikut, Vushtrrisë si dhe Novobërda, ndërsa pritet edhe në Malishevë e Mitrovicë

LDK deklaron rikthimin si parti e parë në Kosovë

Në konferencën me gazetarët para pak çastesh, zëdhënësja e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Vjosa Osmani deklaroi se sipas përqindjes së deritashme të votave të numëruara del se LDK po rikthehet si partia e parë në Kosovë. Ajo tha se në 3 deri 5 komuna pritet që kryetarët nga radhët e kësaj partie të dalin fitues pa balotazh, në tetë të tjera kandidatë e saj momentalisht prijnë bindshëm, kurse në shtatë janë në garë afër fare ose të barabartë me kundërkandidatët e partive të tjera.

Rezultatet preliminare: Përmbysje në Gjilan, Pejë dhe Gjakovë

Sipas Demokracisë në Veprim, në bazë të votave të numëruara në rreth 50 për qind të vendvotimeve, në Prishtinë prin Isa Mustafa i LDK-së me 43.6 për qind të votave. Ai do të ballafaqohet në balotazh me Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes, i cili deri tash ka fituar 30.8 për qind të votave. Për kandidatin e PDK-së, Agim Çeku, sipas të gjitha gjasave nuk ka shanse të hyjë na balotazh, pasi për të votuar kanë votuar vetëm rreth 10 për qind të qytetarëve të komunës së Prishtinës.
Në Prizren janë Ramadan Muja i PDK-së me 33.7 për qind të votave, para Eqrem Kryeziut të LDK-së, me 26.0 për qind.
Në Pejë ka befasi. Aty kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxhiri ka fituar 41.4 për qind, kurse Ali Berisha i koalicionit AAK-LDD ka marrë votën e 36.4 për qind të zgjedhësve të dalë në votime.
Duket sikur AAK-ja nuk e ka të sigurt fitoren as në Gjakovë, ku prin Mimoza Kusari-Lila me 41.4 për qind, e pasuar nga Pal Lekaj i AAK, me 36.5 për qind dhe është e sigurt se në balotazh për kryetar të ardhshëm të Gjakovës do të jenë këta dy kandidatë.
Në Gjilan po ndodh një përmbysje. Kryetari i kësaj komune në dy mandate, Qemajl Mustafa i PDK-së ka fituar vetëm 25.7 për qind të votave, kurse kundëkandidati i tij, Lutfi Haziri i LDK-së prin me 40.9 për qind të votave të fituara.
Në Ferisaj Agim Aliu i PDK-së prin me 40.1 për qind, kurse kandidati i LDK-së, Muharrem Svarça i LDK-së ka fituar 34 për qind të votave. Edhe këtu mbase këta dy kandidatë do të shkojnë në balotazh.
DnV: Në Prishtinë prin Mustafa, Ahmeti e Çeku e ndjekin
Prishtinë, 3 nëntor – Demokracia në Veprim bëri të ditur se nesër do të dalë me rezultatet preliminare të votimit të sotshëm, ndërkaq procesin zgjedhor e ka vlerësuar të rregullt, të qetë dhe demokratik. Sipas DnV-së incidentet që kanë ndodhur i ka cilësuar të vogla dhe që nuk i qesin hije vlerësimit të mirë të zgjedhjeve të sotshme.

Ndërkohë procesi i numërimit të votave ka filluar dhe sipas rezultateve të deritashme (nuk ka të dhëna sa për qind e tyre është numëruar), në Prishtinë aktualisht po udhëheq Isa Mustafa me 43.6 për qind, ndërkaq pasohet nga Shpend Ahmeti me 31 % dhe Agim Çeku me 11.4 % të vota. Në Prizren ndërkaq po udhëheq Ramadan Muja me 33.7%, kurse kandidati i LDK-së, Eqrem Kryeziu e ndjek me 24.9%, në Gjakovë Mimoza Kusari-Lila e AKR-së po udhëheq me 39.4% të votave, ndërsa pasohet nga Pal Lekaj i AAK-së me 38.3%. Në Pejë, sipas votave deri tash të numëruara po udhëheq Gazmend Muhaxheri i LDK-së me 41.1 % dhe pasohet nga ai i AAK-së, Ali Berisha me 35.5 %, në Gjilan ndërkaq tash për tash po udhëheq Lutfi Haziri i LDK-së me 43 për qind të vota, kurse Qemajl Mustafa i PDK-së ka 27% të votave.

Përfundon votimi, pa veriun, votuan 45% e qytetarëve
“Kosova përmbylli një proces jo edhe aq të lehtë. Duke pas parasysh se u votua në gjithë Kosovën”.
Kështu u shpreh në konferencë për media, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
“Është me rëndësi të theksohet se komisioni ka pranuar vetëm disa vërejtje të cilat nuk mund të ndikojnë në rregullsinë e procesit zgjedhor” tha Daka.
Ajo foli edhe për incidentet në veri duke thënë se personat që ndërprenë votimet atje “kanë rrezikuar stafin vendor dhe ndërkombëtar”
“Ne kërkojmë nga përgjegjësit e sigurisë vendore që të mudnësojnë sjelljen kutive nga komunat e veriut, pasi vetëm atëherë mund ta dimë se si u votua atje” tha Daka.
“Materiali është duke u kthyer me përcjelljen e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe OSBE-së” shtoi Daka.
“Dalja e votuesve deri ne ora 19:00, duke mos e përfshi veriun është 45.79%” tha

* * * *
Përfundon votimi, mbyllen qendrat Procesi zgjedhor i cili duke përjashtuar veriun e vendit, duket të ketë kaluar pa probleme të mëdha, ka hyrë në një fazë të re.

Të gjitha qendrat e votimit duke filluar nga ora 19:00, janë mbyllur, dhe tani po shkohet djretë procesit të numërimit të votave. Shtabet e partive politike, pritet që shumë shpejtë të fillojnë të dalin me rezultate preliminare, ndërsa të tillat pak më vonë pritet të dalin edhe nga ana e KQZ-së.

Ndërsa në veri, situata ka qenë krejt ndryshe. Atje grupet ekstremiste kanë penguar gjatë tërë ditës pjesëmarrjen e bashkëqytetarëve të tyre në zgjedhje.

E në mbrëmje situata ka eskaluar edhe më tutje, ku persona të maskuar kanë futur në një qendër votimi në veri, duke demoluar tërë materialin zgjedhor.

Pas kësaj, si transmeton reporteri, përfaqësuesit e OSBE-së janë tërhjekur nga këto qendra votimi, dhe kanë kërkuar nga KQZ që ta ndërpresë procesin e votimit atje.

Pritet që zgjedhjet në veri të shpallen të pavlefshme, për shkak të pa mundësisë së organizimit të lirë të tyre.

Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, mbi 33 për qind

Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës, deri në orën 15:00, ka arritur në mbi 33 për qind, bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Një vëmendje e posaçme po i kushtohet situatës në veri, prej nga raportohet për disa pengesa.

Deri në orën 15:00, votuan mbi 33 për qind e qytetarëve

Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës, deri në orën 15:00, ka arritur në mbi 33 për qind, bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Një vëmendje e posaçme po i kushtohet situatës në veri, prej nga raportohet për disa pengesa.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se disa grupe të caktuara në veri, “nuk janë duke lejuar qytetarët që lirshëm të shprehin vullnetin e tyre qytetar për të votuar”.

Daka tha se “para dhe gjatë fillimit të hapjes së vendvotimeve komisionarë janë penguar në punën e tyre”.

“Për këtë gjendje janë informuar edhe Policia e Kosovës edhe institucionet e tjera relevante. Mirëpo, do ta njoftojmë edhe Bashkimin Evropian, edhe misionin e OSBE-së, edhe pse OSBE-ja është e informuar, sepse është në pjesën veriore”, u shpreh ajo.

Daka tha se me gjithë ato reagime nga grupe të caktuara, komisionarët janë duke qënderuar në vendvotime.

“Ata janë aty në këshillat e vendvotimeve, janë brenda, janë duke punuar dhe do ta shohim më tutje situatën”, deklaroi Daka.

DnV: Deri në ora 12 pjesmarrja në votime 14% ,po rritet numri i parregullsive

Sipas Koalicionit të OJQ-ve, Demokracia në Veprim, deri në ora 12:00 kanë votuar mbi 14 për qind e qytetarëve të Kosovës. Ndërkohë, sipas tyre, vazhdon të rritet numri i parregullsive nëpër qendrat e votimit në nivel vendi. Përfaqësuesi Driton Selmanaj, tha se nga terreni janë raportuar më shumë se 100 raste të votimeve familjare.

Vëzhguesit kanë informuar se ka pasur edhe fotografim të votës, ka pasur prezencë të personave të paautorizuar, duke bërë presion mbi votuesit në disa qendra, ndërsa disa persona kanë tentuar të votojnë më shumë se një herë.

KQZ: Pjesëmarrja deri në orën 11, është mbi 12 %
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbuluar përqindjen e qytetarëve të cilët kanë votuar deri në orën 11:00.
Është mësuar se votimi ka qenë me përqindje më të ulët se në peridhen kohore të zgjedhjeve të fundit (2009). Deri në ora 11 kanë votuar 12.03% apo 214.129 votues.

Thaçi: këto zgjedhje janë test për Republikën e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore Faik Konica në Prishtinë.

Me këtë rast ai ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme pasi po mbahen një vit pas përmbylljes së mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës.

“Këto janë zgjedhjet e para të lira që organizohen në gjithë territorin e Kosovës dhe historike për shtetin tonë të ri që kaluam një vit të mbikëqyrjes së pavarësisë me sukses të plotë , që kemi hapu tani rrugën e sigurt për Integrime Evropiane dhe procesit të stabilizim-asociimit , procesin e liberalizmit të vizave”, tha ai.

Thaçi tha se këto zgjedhje janë një test për Kosovën drejt integrimeve evropiane , ndërsa falënderoj qytetarët dhe partitë politike për një fushatë të qetë korrekte.
“Këto zgjedhje janë test evropian për Republikën e Kosovës . Unë edhe njëherë sot dëshiroj t`i falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në fushatë , falënderoj gjithë spektrin politik për një fushatë korrekte të qetë të konkurrencës së lirë, edhe sot kam besim të plotë se shteti ynë Kosova dhe qytetarët e Kosovës do t`a kalojnë testin evropian për të ardhmen e tyre, pra për të dëshmuar rendin demokratik, për të dëshmuar zhvillim aktiv të demokracisë dhe perspektivë të sigurt evropiane , pra sot do të jemi të gjithë të angazhuar për Kosovën Evropiane”, theksoi kryeministri Thaçi.

Mustafa u bën thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në votime

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka votuar sot gjatë orës 10.00, në shkollën fillore Emin Duraku.

Mustafa në një deklaratë për media, tha se ky proces zgjedhor deri më tani është i rregullt, dhe që i bën thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në votime.

“Mendoj që është një proces shumë i mirë, deri më tani shumë i rregullt, na gëzon fakti që qytetarët po dalin në votime dhe ajo që unë kërkoj nga qytetarët dhe i ftoj është që ata të gjithë të votojnë, të votojnë të gjithë sipas vullnetit të tyre , të votojnë për Kosovën, të votojnë për integrimet tona evropiane dhe të tregojnë se ne jemi një shtet demokratik”, tha kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa tha po ashtu se rezultatet e votimeve janë ato që legjitimojnë votën e lirë të qytetarëve.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, po rikandidon për postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

​Voton Haradinaj, fton qytetarët për dalje në zgjedhje

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka votuar në shkollën e mjekësisë në kryeqytet.

Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“E shfrytëzova të drejtën e qytetarit. Votova. I ftoi qytetarët e Prishtinës, qytetarët e Kosovës që të votojnë”, pohoi Haradinaj.

Sot, në ora 9:00, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, votoi në Qendrën e Votimit 1913E, në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Me këtë rast Albin Kurti tha se sot jo vetëm që është ditë e rëndësishme për qytetarët dhe komunat e Kosovës, jo vetëm për lirinë e demokracinë, por edhe për shtetndërtimin në Kosovë. Ai uroi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, që në mandatin e ardhshëm të qeverisemi nga njerëz të lire dhe të ndershëm, që kanë legjitimitet demokratik.

Nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, votoi në ora 10:00, në Qendrën e Votimit 1903E, në Shkollën Fillore, “Faik Konica” në Prishtinë. Në prononcimin e tij para medieve, Shpend Ahmeti tha se kjo ditë është një ndër ditët e pakta, kur të gjithë në shtetin tone janë të barabartë, andaj ai ftoi qytetarët ta shfrytëzojnë ketë barazi për të mirën e tyre, duke qenë i sigurt se po vjen era ndryshim në Prishtinë.

Ka votuar Presidenti i AKR-së, z.Behgjet Pacolli

Sot rreth ores 10:00, në shkollën fillore të Hajvalisë, ka votuar i pari i AKR-së, zotëri Behgjet Pacolli.

Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje, duke shpresuar që këto zgjedhje të kalojnë pa probleme.

“Shpresoj shumë që këto zgjedhje do të kalojnë në frymën demokratike, të jenë fer dhe qytetari do të ketë privilegjin që votën e tij ta hedh aty ku mendon ai dhe që mendon që është më i miri.

Shpresoj që këto zgjedhje të kalojnë pa as një incident dhe në mënyrën më demokratike. Gjithashtu shpresoj që në çdo cep të Kosovës të votohet në mënyrën më të rregullt dhe më demokratike”, ka thënë Pacolli në mesazhin e tij.

​Voton Presidentja. Apel për pjesëmarrje masive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka votuar në sallën ‘1 tetori’. Ajo bëri thirrje për dalje sa më masive të votuesve në këto zgjedhje, duke i quajtur këto zgjedhje si test të pjekurisë politike dhe të demokracisë së brendshme.

“Kryeva obligimin tim si qytetare e Kosovës. Bëj apel te qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre duke dalur masovisht. Këto zgjedhje janë test i pjekurisë sonë politike, test i demokracisë, dhe dëshmia e një shteti gjithëpoërfshirës që po e krijojmë. Është përkujtimi për sakrificën nëpër të cilën ka kaluar shoqëria jonë”, tha Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

DV: Disa paregullsi të vogla në votime

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që monitoron procesin zgjedhor me rreth 1, 600 vëzhgues në të gjithë territorin e Kosovës, deri më tash ka vërejtur disa parregullsi të vogla.

“Hapja e vendvotimeve kryesisht ka ndodhur me kohë; ka pasur probleme të vogla teknike. Në disa raste mungojnë disa nga komisionet; ka raste ku shiriti i sigurisë nuk është lidhur siç duhet. Ka raste ku në disa vendvotime ka më pak fletëvotime sesa numri i regjistruar i votuesve. Pastaj, një rast apo dy të tilla që është fotografuar vota”, ka thënë koordinatorja e “Demokracia në Veprim” për Prishtinën, Shqipe Pantina.

Policia: Në veri ka thirrje për bojkot

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri, Besim Hoti, tha se gjendja e sigurisë në veri është kryesisht e qetë. Megjithatë, ai bëri të ditur se në tri lokacione në afërsi të qendrave të votimit, disa qytetarë janë duke bërë thirrje për të bojkotuar procesin e votimit.

“Së paku në tri lokacione të ndryshme të qendrave të votimit kemi grupe të qytetarëve, të cilët thërrasin për bojkotim të këtyre zgjedhjeve. Këta persona po qëndrojnë në një distancë më të largët nga qendrat e votimit dhe nuk kemi të bëjmë me bllokim të hyrjeve drejtpërdrejt me qendrat e votimit, por vetëm me shprehje të pakënaqësisë së tyre me këtë aspekt të votimit. Thjesht, ata thërrasin njerëzit për bojkotim të këtyre zgjedhjeve”, tha Hoti.

KQZ: Janë hapur të gjitha qendrat e votimit, përveq një vendvotimi në veri

Komisioni Zgjedhor ka mbajtur konferencë për shtyp në të cilën Kryetarja Valdete Daka deklaroi se të gjitha qendrat e votimeve janë hapur përveç një vendvotimi në veri të Mitrovicës.
“Të gjitha qendrat e votimit janë hapur, vetëm një vendvotim në pjesën veriore nuk është hapur për shkaqe teknike”, tha Daka.
Sipas Dakes në atë vendvotim nuk është shpërndarë materiali për këtë arsye nuk ka arritur të hapet. Ajo tha se nuk ka nuk ka raportim për ndonjë incident ose parregullsi.

Voton Valdete Daka: Le të fitojë Kosova

Megjithëse kishte arritur 20 minuta më herët, Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, ka pritur orën 7:00, për të hapur edhe zyrtarisht qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Daka, e cila ishte votuesja e parë, në këtë qendër të votimit tha se shpreson që qytetarët do të dalin për të votuar dhe për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

“Sot besoj se është një ditë e mbarë për Kosovën. Ju e patë se qendra e votimit është hapur dhe unë votova. Shpresoj se me këtë votën time do të fitoi më i miri. Natyrisht shpresoj se të gjithë qytetarët e Kosovës do të dalin në votim dhe me votën e tyre, do ti zgjedhin përfaqësuesit e tyre, për të cilët mendojnë se janë më të mirët. I uroj sukses të gjithë qytetarëve të Kosovës, iu dëshiroj një ditë të mbarë dhe le të fitoi Kosova”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur se kur priten rezultatet preliminare, ajo tha se KQZ është e përgatitur dhe se shpreson ato të do të bëhen të ditura, së paku dy tri orë pas mbylljes së vendvotimeve. Në zgjedhjet për Kuvende Komunale, votuesi voton për një subjekt politik të certifikuar dhe mund të votojë për një kandidat nga lista e kandidatëve të këtij subjekti politik.
Sot, votohet për zgjedhjet lokale
Rreth 1.8 milionë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote, sot do të kenë mundësi që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për një mandat katërvjeçar, në tridhjetë e tetë komuna të Kosovës . Për të votuar janë 2366 qendra të vendvotimit.

Numri i qytetarëve të Kosovës, që tashmë kanë shprehur dëshirën për të votuar e që gjenden jashtë vendit është 8383, e të cilët mund të votojnë përmes postës.

Në garë për kryetar komune e asambleistë janë 103 subjekte politike, me gjithsej 7.932 kandidatë.

Në bazë të Ligjit për Zgjedhje Lokale, elektorati do të zgjedhë anëtarët e kuvendeve komunale dhe kryetarët e komunave në tërë komunat e Kosovës.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet, Kreu II, neni 7, pika 7.1, secila komunë do të jetë zonë zgjedhore e veçantë.

Njëkohësisht, do të mbahet kuota gjinore prej 30% për deputetët e kuvendeve komunale.

Sivjet, për herë të parë pas luftës, në zgjedhje marrin pjesë edhe serbët e veriut, të cilët janë përkrahur edhe nga Beogradi zyrtar.

Për zgjedhjet e së dielës do të përdoren Listat e Hapura. Në zgjedhjet për Kuvende Komunale, votuesi voton për një subjekt politik të certifikuar dhe mund të votojë për një kandidat nga lista e kandidatëve të këtij subjekti politik.

Nëse në fletëvotim janë shënuar më shumë se një (1) kandidat, vetëm vota për subjektin politik llogaritet.

Për zgjedhjet e 3 nëntorit, lider vendorë e ndërkombëtarë kanë bërë thirrje që procesi zgjedhor të jetë transparent duke sqaruar që secili që manipulon me votat ose keqpërdor ato do të ndëshkohet rreptë sipas ligjeve në fuqi në Kosovë.(Kortezi: BOTA SOT)

 

Filed Under: Politike Tagged With: fitoren e LDK-se, Isa mustafa ka shpalle, zgjedhjet ne Kosove

Të kthehemi në gjenezën tonë përmes Rrugës së Arbërit

November 3, 2013 by dgreca

Nga Dionis Xhafa/

Gjeneza e popullit shqiptar është shënuar në Shqipërinë e mesme dhe  veçanërisht në trekëndësihin e krahinave të Dibrës, Matit, Ishmit dhe të Krujës, ku shtrihej Arbëria. Pikërisht në gjenezën e ngjizjes së një populli të tërë, nga ku kemi trashëgëmi një shtet krenar për veten, nuk ka as edhe një rrugë kryesore të parametrave moderne. Që të mund të jemi edhe më krenarë për gjenezën tonë, duhet modoemos të kthehemi në origjinë, e që të jemi dhe më krenarë për të. Që mund ta ndërtojmë të ardhmen tonë, duke nisur që nga ndërlidhja jonë shoqërore, gjë e cila do të na lidhte edhe emocionalisht, edhe do të zhvillonte vendin tonë ekonomikisht, por para së gjithash ekonominë e qytetarëve dibranë dhe më gjerë. Që qytetarët e të gjithë krahinës së Dibrës të mund të kenë një rrugë që i lidh me kryeqytetin shqiptar, Tiranën, duhet një investim nga ana e qeverisë së re. Për të rritur ekonominë e një vendi historik si Dibra, një zonë me një shkëlqim historik të kaluar të katandisur në zonën më të varfër në vend, duhet ndërtuar një rrugë e gjatë vetëm 72 kilometra, që lidh Dibrën me Tiranën. Qeveritë në krye të vendit kanë ikur dhe kanë ardhur dhe nuk janë kujtuar për këtë rrugë, arterie kryesore në Arbërinë e mesjetës. Gëzim Alpion, profesor dibran në Universitetin e Birninghamit, ndërmori peticionin mjaft me rëndësi të hedhur në “Change.org” për ti dhënë firmat e nevojshme qeverisë së dalë nga zgjedhjet e qershorit për nevojën imediate të Rrugës së Arbërit. Firmos edhe ti për këtë peticion, të cilin profesori Alpion “e dërgoi” deri në Indi, por edhe C.M Paul, një ekspert që merret me figurën e Nënë Terezës në Britaninë e Madhe, që shprehet ndër të tjera se kjo rrugë është lidhëse me Tiranën e Shkupit, qytetit ku lindi Nënë Tereza, pikërisht në Indinë, ku si për koecidencë ndodhet edhe një vend me emrin Albania. Qytetarë shqiptarë kudo që të ndodheni, pavarësisht origjinës, dhe një thirrje të veçantë për qytetarët e Dibrës, të firmosin peticionin, aq me rëndësi për qytetin dhe për ju vetë. Firmosni të ardhmen dhe presporitetin tuaj përmes peticionit të Rrugës së Arbërit, rilindjes së vërtetë të Dibrës, e lënë në një mëshirë të fatit, edhe pse një trevë e bëshme me histori. Rizgjoni traditën, historinë, lëvizjen, kulturën dhe tregtinë me firmën tuaj. Vulosni sot një rrugë nesër, vulosni sot të ardhmen e Dibrës dhe të gjithë zonës që përfshin kjo rrugë, Matit, e Gostivarit, deri në Tetovë. Të jemi sot bashkë për një erë të re, atë të shtrimit të një afrie në mes vetes, shtrimit të një rruge që e bën më të lehtë zhvillimin e zonës. Të “kthehemi” në gjenezën tonë, por me një infrastrukturë të re, si pjesë vitale e rilindjes ekonomike të shqiptarëve…

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Dionis Xhafa, gjeneza arberore, Rruga e Arberit

KAS’ Piano: Reflections of Kosovo War Memory

November 3, 2013 by dgreca

By Ermira Babamusta/

The experience of the Preteni family who witnessed the devastation of the Kosovo war is captured in the new music “Piano” by KAS. The memories of the Kosovo war shaped young Kastriot Preteni, a conflict that is not forgotten among Albanians today. The memories recounted in “Piano” serve as a reminder for KAS that his family survived and reveal how his grandfather was shot and wounded.

 “This is my first video shot in my home country, and this seemed like the only right theme to do,” said KAS. “We shouldn’t forget the past, but we shouldn’t live with hate in the future,” he added.

The music video “Piano” was shot in Mitrovicë, Kosovo in Shalë area in August 2013. The lyrics are written by KAS, beat by Don C, Swedish producer and the music video is directed by Dardan Jashari. Piano was released on November 2, 2013 and is available on iTunes, Spotify and Amazon. The music video can be seen here: http://www.youtube.com/watch?v=nbhbx9-v_sY.

Kastriot Preteni blew Albania away with his powerful performance at Top Fest in March 2013 with the song “Ndjehem Mirë”. KAS received praise from the fans as one of the best performances of the season of Top Fest.

Kastriot Preteni is popularly known to his music fans as KAS. He was born on July 1992 in Sweden and at age one moved to Norway with his family. KAS is making a name in hip hop music for his innovative style, lyrical skills, and amazing original music videos.

KAS is born to be on stage. His electrifying live performances have brought out fans from all over the world during his successful shows in Norway and Kosovo. KAS’ loyal fans expand to US, Canada, Germany, Albania and most of Europe.

KAS is a gifted hip hop artist with undeniable talent. His superhits have received great views and feedback on youtube (100,000). His smash hits include “Imma Get My Piece”, “Till Death Do Us Part” and “Product of Society”.

In 2013 KAS released the music video of the much talked about song “Product of Society”. The video is an original concept of KAS, and was directed and shot by Ufollow Movement in Sandefjord, Norway. His previous successful single and video “Imma Get My Piece” was shot in Paris, France in December 2011.

KAS has been part of hip hop culture since age of 11. You can feel the passion and sincerity in his songs, which is what connects his fans to his great music. As a socially conscious hip hop artist KAS’ music brings raw talent keeping his fans yearning for more. (www.facebook.com/KASMUSIC1)

Filed Under: Kulture Tagged With: Ermira Babamusta, KAS'Piano, of Kosovo, Reflection, War Memory

JA PËRSE KRERËT E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE PËRKRAHËN LËVIZJEN XHON TURKE

November 3, 2013 by dgreca

KRERËT E LËVIZJES  KOMBËTARE SHQIPTARE PËR TË MBROJTUR SHQIPRINË ETNIKE NGA PROPAGANDA BULLGARO-SLLAVE NË FILLIM PËRKRAHËN LËVIZJEN XHON-TURKE/

Nga Prof. Dr. Vebi XHEMAILI/ Universiteti Shteteror i Tetoves/

Figurat kryesore të shqiptarizmit të dhjetëvjeçarit  që parapriu revolucionin xhonturk  të vitit 1908, ishin pothuajse  të tëra figura shqiptare, qoftë edhe për një kohë të caktuar në bashkëpunim me opozitën xhonturke. Shumë prej myslimanëve shqipfolës, si Nijazi Resnja, “heroi i Revolucionit”,  para së gjithash ndienin veten si xhonturk dhe jo veprimtarë të nacionalizmit shqiptar. Ndonëse disa veprimtarë të shqiptarizmit më vonë u bënë kundërshtarë të rreptë të xhonturqve, marrëdhëniet midis shqiptarizmit dhe xhonturqve  ishin shumë të ngushta, siç mund të vërejmë  nëpërmjet rasteve vepruese të Ismail Qemalit, Ibrahim Temos, Dervish Himës, Shahin Kolonjës, Nexhib Dragës dhe shumë të tjerëve.  Siç dihet, Dr. I. Temo shpalli krijimin e “Shoqërisë së Fshehtë” që shumë shpejt u njoh si shoqëria “Bashkim dhe Përparim”. Vetë Dr. Ibrahim Temo futi në këtë shoqatë deputetët e Kosovës, Ibrahim Efendiun, Nexhip bej Dragën dhe deputetin e Korçës, Shahin bej Kolonjën. Shokët u ngarkuan të ngrinin degë edhe në qytetet  më të mëdha të  Shqipërisë Lindore nga Shkupi deri në Ohër.[1]

Në vitin 1907-1908 shumë oficerë ishin bashkuar me Komitetin “Bashkim e Progres”, midis tyre ishin disa oficerë shqiptarë që flisnin si shqipen ashtu edhe turqishten, si Enver Beu i  Manastirit,  Beqir Grebeneja në Grevenë, Nijazi beu në Resnje dhe Ejup Sabriu në Ohër. Këta, si oficerë, gëzonin shumë autoritet në mesin e popullatës.  Degë të ndryshme të Komitetit ishin themeluar në Selanik,  Manastir dhe Shkup.  Dega e Shkupit në mënyrë të veçantë ishte themeluar nga vetë Nexhip Draga, ish- nxënës  i shkollës së administratës, që u bë me kërkesën e Komitetit Osman për liri, përpara se të shkrihej dhe të hynte në KPB. Në vitin 1908, në Shkup, Nexhip Draga, ish-nxënësi i mylkies u bë një nga njerëzit e fortë të KBP. Në Mitrovicë, Suljeman Kylçe, një oficer i ri nga Tetova, iu bashkua celulës lokale.[2]

Nijazi Resnja ushtarak me origjinë shqiptare, më vonë, në revolucionin e vitit 1908, u bë një nga heronjtë më të shquar shqiptar. I lindur në vitin 1873 në rajonin e Resnjës, në jugperëndim të Manastirit, ai kishte studiuar në idadijen ushtarake të Manastirit, por profesorët i kishin futur ndjenjën e patriotizmit osman. Më vonë, në vitet 1894-1897, kishte ndjekur shkollën ushtarake të kryeqytetit. Më  1897 kishte marrë pjesë në luftën greko-turke. Më tej ishte emëruar në Ohër dhe që prej 1904, bënte pjesë në batalionin e tretë të ndjekësve të çetave. Ai u ndikua nga reformat e bëra nën presionin e Fuqive të Mëdha, pas revoltës së Ilindenit. Për të Evropa i shtynte të krishterët të ngriheshin dhe me ta ajo dëshironte humbjen e Turqisë. Turqit nuk mund t’i linin më kështu rusët dhe austriakët që të zhvillonin propagandën e tyre në Shqipërinë Lindore, me qendrat e saj në Manastir dhe Shkup. Bullgarët, njëlloj si edhe armenët, kishin arritur ta bindnin opinionin evropian dhe të fitonin simpati nga ana e tyre. Pra, Fuqitë Mëdha ishin ato që dëshironin të gjymtonin Shqipërinë. Projektet e tyre ishin që  ta ndanin në dy pjesë. Ata kërkonin me çdo kusht ta fshinin pjesën e Shqipërisë Verilindore. Ata i bindën satelitët e tyre në Ballkan, Serbinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë, që sa më parë të fshihet Shqipëria Verilindore e banuar me shumicë me shqiptarë myslimanë. (V.Xh).

Po ashtu, një oficer tjetër shqiptar që i ka bërë shumë dëm Lëvizjes Kombëtare Shqiptare ishte edhe Beqir  Grebeneja, i lindur në vitin 1882, në fshatin Çorhlu afër Grevenës, i cili kishte ndjekur të njëjtin arsimim ushtarak si Nijazi Resnja, fillimisht në Manastir, ku ishte ndikuar nga propaganda kundër absolutizmit hamidian, dhe më vonë në shkollën ushtarake  të Stambollit, ku ishte diplomuar në vitin 1903. Merr pjesë për tre vite në luftën e Jemenit. Më 1907 ishte emëruar udhëheqës në vendlindjen e tij,  në batalionin që ishte i ngarkuar të luftonte çetat. Në dhjetor 1907 iu bashkua Komitetit “Bashkim e Progres”. Pak pas transformimit, në vendlindje, më 1908, mësoi se Nijazi Resnja kishte dezertuar,  Ai bëri të njëjtën gjë dhe vendosi të formonte çetën e tij  në anën  e Grevenës, për të “shpëtuar atdheun Osman”. Ky ka denoncuar çetat greke të organizuara nga kisha greke dhe të mbështetura nga qeveria greke, si dhe mos veprimin e administratës osmane përballë tyre. Mbi të gjitha gjykonte se myslimanët gjendeshin në një situatë shumë më të vështirë se sa të krishterët. Këta të fundit kishin pasur fuqishëm edhe patrikanën e tyre. Ky ishte me shpirt turkoman, prandaj deri në fund luftoi për Perandorinë turke, kur nuk u pajtua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, në fund i përgatiti edhe atentat Ismail Qemalit. Dhuna ushtarake mbi shqiptarët u denoncua botërisht nga shqiptarët e Stambollit. Në fund të tetorit u formua një Komitet nismëtar Kombëtar, i përbërë nga doktor Zenel Abedini, doktor Ibrahim Temoja dhe Mehmet pashë Deralla (Tetova), i cili organizoi në Aksaraj të Stambollit dy tubime të rëndësishme, njërin më 27 tetor dhe një tjetër më 5 e 8 nëntor 1909.

 

SHKUPI DHE MANASTIRI DY QENDRA KRYESORE TË LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE

 

Në këto kondita të reja, në Shqipërinë Lindore (Maqedoninë e sotme), rrethanat e veprimit të lëvizjes xhonturke ishin të favorshme. Ajo tani mundohej ta vënte nën kontrollin e saj lëvizjen shqiptare që kishte marrë hov të madh në Manastir dhe Shkup. Por edhe krerëve shqiptarë u konvenonte lëvizja xhonturke, pasi ishin të bindur se nëpërmes xhon-turqizmit do të frenonin lëvizjen për autonominë  Maqedonisë, që shkonte në dëm të bashkimit kombëtar shqiptar. Siç dihet lëvizjen maqeonase me të madhe e mbështetnin Bullgaria dhe Rusia me të gjitha mjetet financiare. Prandaj ajo për shqiptarët mund të quhet vetëm si kryengritje e imponuar. V.Xh).

Xhonturqit   u përpoqën qysh në fillim t’i vinin klubet shqiptare nën ndikimin e tyre dhe t’i shkrinin ato në klubet xhonturke. Me anën e elementëve të moderuar, ku ndër përkrahës të parë të bashkëpunimit në fillim me  xhonturqit ishin:  Midhat Frashëri, Mehdi Frashëri dhe Abdyl Ypi.[3] Komiteti “Bashkim e Progres” ushtronte ndikimin e vet  mbi udhëheqjen  e dy klubeve të Selanikut dhe atë të Stambollit, të cilët donin të ruanin  rolin udhëheqës mbi klubet e tjera shqiptare. Por patriotët shqiptarë e demaskuan veprimtarinë e veglave të xhonturqve  në klubet shqiptare, siç ishte rasti me klubin e Selanikut dhe me qëndrimin e mbajtur nga  Mehdi Frashëri dhe Mid’hat Frashëri.[4]

 

 

KRERËT E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE NË KRYE ME ISMAIL QEMALIN U VUNË NË MBROJTJE TË INTERESIT KOMBËTAR

 

Në rrethanat e paraqitura në mbrojtje të interesit kombëtar, krerët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e përkrahën  Komitetin  “Bashkim dhe Progres”,  pasi ky Komitet në fillim i plotësonte  kërkesat e shqiptarëve duke u dhënë atyre të njejta të drejta  me kombësitë tjera të Perandorisë, që nënkuptonte edhe mbrojtjen e shqiptarëve. Kjo e shtyu Ismail Qemalin që në Kongresin e Parisit të turqve të rijë, që në atë kohë i mërguar politik, të deklarojë  se ishte në favor të gjithëve një regjim konstitucional. Prandaj më 1908 shumë shqiptarë ishin bërë  anëtarë të këtij  Komiteti, i njohur si Komitet  “Bashkim dhe Progres”. Pasi ishin të bindur se xhonturqit me ardhjen e tyre në pushtet do të mbronin tërësinë territoriale të Perandorisë që nënkupton edhe të shqiptarëve dhe do të stoponin reformat e filluara në vilajetin e Manastirit dhe Kosovës, si zona më të rrezikuara të Shqipërisë, pas reformave të Myrstagut.

 

Edhe  Mit’had Frashëri ndante mendimin e krerëve shqiptarë ku do të deklaroj: ”Një autonomi sllavomaqedonse do të rrezikonte bashkimin kombëtar shqiptar, mbasi do të përmblidhte nën autonominë  e saj  toka shqiptare”.[5] Pasi në këtë kohë Bullgaria haptazi kërkonte zgjerimin e saj territorial, mbi tokat shqiptare në emër të Maqedonisë së Madhe e cila shkonte në drejtim të Manastirit, Shkupit dhe disa pjesë të Kosovës.[6]

Shqiptarët në fillim të shek. XX nuk e lanë fatin e tyre në duar të Fuqive të Mëdha, por vendosën të veprojnë në të gjitha fushat për homogjenozimin kombit.

Një ndër pikat kryesore në prag të Kongresit të Manastiri është vendimi i marrë në vitin 1908 në një mbledhje e shqiptarëve të krishterë  ortodoksë  në Shtet e Bashkuara të Amerikës, ku  vendos që të hiqet dorë nga kisha greke dhe të krijohet kisha e pavarur shqiptare në krye me Fan. S. Nolin. Kjo ndarje ishte një shtytje e fuqishme për të zhvilluar  ndjenjat kombëtare shqiptare drejt bashkimit kombëtar.

Ndërsa në trevat lindore Dervish Hima është më meritori në formësimin e nacionalizmit shqiptarë deri në shpalljen e Pavarësisë nga dora e Ismail Qemalit në Vlorë 1912. Në këtë kohë Dervish Hima kishte rreth vete mbi 10 mijë simpatizantë që luftonin për lirinë e Shqipërisë Etnike dhe alfabetin latin.[7]



[1] Në Selanik, në vitin 1906-1907 u shpërngul qendra e Komitetit Qendror të Partisë “Bashkim dhe Progres”,  Ky  Komitet, ka patur bërthama ose degë të kësaj shoqërie. Në Shqipëri vepronin Dervish Hima dhe Hamdi Ohri, etj, përmes të cilëve Dega e Kostancës e drejtuar nga Temoja, mbante lidhje me Manastirin, Strugën, Elbasanin, Dibrën, Shkodrën, Tiranën, Durrësin, Ohrin, Korçën, Starovën, Beratin, Janinën dhe me qendra të tjera. Pavarësisht peripecive që hoqi Dr. Temo në Strugë në verën e vitit 1889, duke u arrestuar nga agjentët e Stambollit. Ky deri në vitin 1895 në Stamboll u arrestua edhe katër herë të tjera. Në Rumani, agjentët e Stambollit tentuan disa herë ta helmonin, të dënuarin me burgim të përjetshëm nga Porta e Lartë e Stambollit. Vetëm gjatë vitit 1908 tentuan dy herë t’a eliminonin fizikisht.

[2] Nathalie Clear, vep e cit. f. 514.

[3] Historia e popullit shqiptar II, f. 284.

[4] Po aty.

[5] Stavro Skendi, Mendimi politik dhe veprimtaria kryengritëse shqiptare 1881-1912, New Jork 1958,  f. 17.

[6] Stavro Skendi, Mendimi politik dhe veprimtaria kryengritëse shqiptare…, f.  8.

[7] Raport e konsullit Luba Mihajlloviç nga Shkupi, dërguar Ministrit të punëve të Jashtme të Serbisë, më 18 janar 1910.

Filed Under: Featured

LITARI

November 3, 2013 by dgreca

Tregim Nga Namik Selmani/
Nuk u mor vesh asnjëherë si Nafiu u dashurua me Svetllanën, një vajzë e bukur serbe që këndonte bukur dhe ishte shumë e shkathët, po një ditë dasma u bë dhe u krijua një familje e re. Për të qenë të ndershëm në rrëfimin tonë, dasma nuk e kishte edhe atë madhështi, por të dy palët e krushqve u munduan që të gjenin veten sa më shumë e sa më mirë në këtë gaz të ri mes urimesh të ndryshme me këngët, me vallet. Sit ë thash gjetën ato,që I bashkonin e jo atro që i ndanin. Se nuk ishte vështirë të gjenin hijet përballë kësaj dashurie të bukur që ata besonin se do ikte kështu deri në fund të jetës.
Nafiu ishte djalë i vetëm dhe rrinte në një shtëpi pak të veçantë. Kishte vetëm nënë se i jati kishte vdekur nga një sëmundje e rëndë. I duhej të martohej Nafiut edhe për t’i ardhur në ndihmë nënës së tij, Selvijes. Vëllezërit e tij ishin martuar prej kohësh në atë fshat që kishte edhe disa familje serbe. Nuk ishte i pari që bënte një martesë të tillë, po të gjithë shqiptarët edhe nuk e pëlqyen shumë martesën e tij. Nuk ia thonin në sy, po prapë Nafiu e kuptonte edhe më nga afër edhe më nga larg. Epo dashuria është e verbër, thonin të gjithë me zë e nën zë. Më shumë këtë e thoshte vetë Nafiu.
Prindërit e Svetllanës Mirkua dhe Sasha e donin shumë Svetllanën dhe menduan se gazi i jetës së tyre do të ishte edhe më i madh kur u martua me djalin e bukur e të fortë Nafiun. Ani pse ai ishte shqiptar. Edhe fëmijët të bukur do të ishin. Të bukur e të fortë se mali, të cilit i ngjiteshin që kur ishin fëmijë. Donin gjunjë të fortë. Edhe brazdat ku hidhej fara po kështu i donin burrat e krahinës, paçka se çfarë thuhej, paçka se çfarë zakonesh do të kishin. Se në të gjithë botën ugaret kanë gjuhën e tyre. Në dasmën e tyre u kënduan këngë serbe për dashurinë, po edhe këngë shqiptare. Bashkë me këngët e bukura lirike për sytë e zinj, për lulet e nuseve, për flladin që puth malet, që dëbon mjegullat e dendura që për muaj të tëra e mbulonin luginën e fshatit të tyre, disa burra kujtuan edhe disa këngë për trimat që shkonin aq bukur me lahutat teltendosura apo ato me çifteli që Nafiut i kishte lënë babai. U këndua edhe një këngë për Milosh Kopiliqin. Kopiliqi ishte pak larg nga fshati i tyre, larg afër Skënderaj. Askush nga ta nuk ishte historian e të kujtonte me libra e gazeta, pale me emisione televizive të vërtetën se kush i kishte shkrumbuar në atë vjeshtë të shekullit XIV gurët, pyjet, mullarët e kashtës, stanet e bagëtive, vreshtat, shtëpitë, mullinjtë e grurit e të misrit, se ku kishin pirë ujë trimat e luftës, se çfarë flamujsh kishin ushtarët me mijëra në atë betejë-kasaphanë, po secili e këndonte në mënyrën e vet. Ashtu si e kishin mësuar nga të parët e tyre. Çudi! Çudi!!!
Këngët ishin bërë si përrenj që bashkoheshin në një lumë që nxitonte të shkonte në një det që askush prej atyre malësorëve nuk e kishte parë asnjëherë e nuk ia dinte as emrin. E bashkë me ujin e tyre bashkoheshin edhe gurët, edhe kërcunjtë e drurëve, dherat që ishin vënë në to tash sa mote të largët. Edhe gjethet që kishin rrëzuar atë vjeshtë dasmash pemët e shumta të luginës. Mblidheshin edhe dherat e kodrave e maleve prej nga vinin. E kënga është si era, shkon si bleta që bleton e asnjë nuk e di se si e mbledh polenin për të bërë mjaltin e dhëndurrëve e të nuseve. Edhe atë ditë një kupë e madhe me mjaltë rrinte në prag e në sofër të burrave.
Dikush e këndonte si trim shqiptar e dikush si trim serb. Po, atë natë nuk ishte vetëm një “betejë” e heshtur këngësh, po ishte gazi që u mbulonte të gjithë hijet. Kishte nisur drita e dashurisë që të zbardhte jetën e urimet më të lashtë të botës ku lind e ku perëndon dielli ai për trashëgimi, ishte i pranishëm nga të gjithë. Mbase duhej nisur me djalë e pastaj çfarë t’u jepte zoti. Të dy e kishin pranuar edhe besimin. Kishin thirrur edhe priftin edhe një hoxhë të fshatit që ta bekonte dasmën. Kisha dhe xhamia që ishin në fshat e kishin edhe një derë të hapur për secilin.
Pas një viti në shtëpinë e Nafiut u gëzuan me djalë. Si duket, e dëgjoi edhe zoti ëndrrën, mendoi Nafiu kur ia shihte fytyrën e bardhë Sokolit të vogël. Natën dhe ditën herë flinte i qetë në gjoksin e Svetllanës, e herë shamatohej si çdo fëmijë. Kërkonte të pinte e vetëm të pinte qumësht. Mbase donte që të rritej më shpejt se fëmijët e tjerë të lagjes, të fisit, të fshatit…
Këngët e nënë Svetllanës e bënë që ai të mësonte shumë fjalë serbe. Në shtëpi nuk kishte shumë libra, po ai i dinte shumë fjalë të nënës e të babait. Të dy prindërit i gëzoheshin Sokolit që po rritej. Ishte i hedhur, dhe të dy me shaka thonin se i ngjanin te secili në atë që kishte më të mirë. Biseda mbyllej me një buzëqeshje të ngrohtë, ashtu si niste. Sokoli nuk duhet që të ndjehej i huaj për secilin në atë shtëpi ku ai pak nga pak herë këmbadoras e herë me këmbë po hidhte hapat e parë. Që në fillim edhe nuk e kapte mirë dollapin ku vihej buka, krevatin ku flinin prindërit. Që nga koha e belbëzimit kaluan shumë ditë e muaj e ai po lëvizte. Nuk kishte ndonjë radhë se kur përdorte gjuhën e secilit, po nganjëherë edhe ngatërrohej se nuk dinte se kë fjalë duhet që të shqiptonte atë shqipapo atë serbisht, edhe pse fjalori i tij ishte ende shumë i varfër…
Një ditë, ashtu si gjithë fëmijët, e thirri rruga. Rruga është “Akademia” e parë e fëmijëve. Të gjithë fëmijët mund të kontrollohen nga larg nga ana e nënës , e babait, e motrave apo e vëllezërve më të mëdhenj, se si lahen në ujë, se si gjykojnë vetveten, se në cilin lojë do të futet, po asnjëherë secili prej këtyre të rriturve nuk mund të bëhet “gjykatës” në atë lojë fëminore që mbyllet me atë kod që të gjithë e kemi njohur me gjakftohtësinë e moshes më të rritur.
Në atë fshat shumë herë ose në të gjithë herët fëmijët luanin në dy komunitete të veçanta fëmijësh. Kishte fëmijë që nga më të vegjëlit deri në moshën 14 vjeç. Nganjëherë prindërit i merrnin në mal me bagëtitë , kur vinin mbrëmjeve, edhe fëmijët fitonin lirinë e tyre nga “gracka” prindërore. Në sheshin më të madh të fshatit ose, më saktë, në dy sheshe të veçantë jo edhe aq shumë larg nga njëri-tjetri, luanin në qejf të tyre. Sheshet mbusheshin plot më fëmijë e secili dukej në to si gurët e një muri e ka secili vendin e vet të padiskutueshëm për t’u ngjitur lart, lart drejt qiellit. Disa dukeshin si udhëheqës disa ishin si udhëtarë. Kur vinte radha që të grindeshin, ashtu si fëmijë e mbarë botës ishin disa të tjerë që merrnin rolin e gjykatësit. Për çudi, edhe kur vinin më të rriturit që vinin të qetësonin gjakrat fëminore, ata e ndërprisnin kuvendin fëminor. Jo, donin të ishin vetë gjykatës, vetë viktima, vetë dëshmitarë, vetë udhëheqës, vetë ushtarë, vetë fjalamanë, vetë të heshtur e shamatorë, edhe pse copa e bukës i rëndonte në duar. E iu kujtonte se kishin mbi supe vetëm pak gishta duarsh jetë. Mbanin në duart e vogla atë copë buke me atë çka iu kishte dhënë nëna e tyre me pak gjizë, me pak djathë. Jo rrallë kafshatat e bukës ndërroheshin në duart e fëmijëve e ata sikur ngopeshin shumë më tepër se kur shkonin në shtëpi e shtroheshin me prindërit e tyre. Veç Sokoli nuk u bë pjesë e tyre. Buka e tij niste e mbaronte me ato doçkat e tij të njoma. Në asnjë grup nuk kishte nevojë që të njihej me ta . Të gjithë e njihnin këtë fëmijë që kishte dy prindër të ndryshëm nga ata një baba shqiptar e një nënë serbe. Ia dinin shtëpinë, e dinin madje se sa hapa bënte ai që të shkonte te ata. Po, po, për Sokolin nuk kishte as bukë e ndarë me kafshata, as mollë që ndërroheshin nëpër duar fëmijërisht, as gjykim as ….Tek grupi i shqiptarëve e mbanin larg. Askush nuk i thoshte që të hynte në lojë, të hidhte gurin larg e të fitonte ose të humbte nga gara. Nuk i afronin dorën kur luanin në krahëthyerje. Pale në Lojën e Kapuçëve që kishin mësuar nga prindërit e tyre. Edhe kur binte mbrëmja e niste loja e kukafshehtas, ai nuk hynte as te trungu i një peme për të mbyllur sytë e as në atë grup fëmijësh bredharakë që nxitojnë e fshihen ku t’ia presë mendja, vetëm që ai i “trungut” të digjej sërish e të rrinte atje deri sa të gjente një vetëm një. Më saktë atë nui e lejonijn ë të futej në këtë lojë e Sokoli i vogël e bënte me sy këtë lojë. Mendonte se mund të ishte në një vend si pjesë e lojës.
Pas disa ditësh filluan madje edhe t’ia thonin me zë të ulët ose edhe të largët: “Ik, o i biri i shkinës! Mos luaj me ne! Asnjëherë nuk do të jesh në lojë me ne! Bën mirë që edhe këtej të mos dukesh me sy!”
Sokoli i dëgjonte ata që flisnin. Iu drejtonte sytë atyre që nuk flisnin si një mëshirë si një vëllamëri e munguar mes fëmijeve. Por, ah, ah, asgjë nuk po nxirrte nga ky kuvend sysh. Me asnjë prej tyre nuk mund të zihej edhe pse trupi i tij i bëshëm si një lis i vogël, dalë nga Lisi-Nafi mund të fitonte me disa prej tyre. Mund të vinte poshtë disa prej tyre njëherësh. E kuptoi se nuk ishte vetëm një që po ia thoshte këto fjalë të rënda. JO, ishin të gjithë dhe intuita fëminore e kuptonte këtë si jo më mirë. Pas disa muajsh të kësaj vetmie loje, vetmie a kënaqësie që mund t’i jepte miqësia fëminore një ditë vetë, ashtu me atë vendim të tij fëminor, u drejtua te sheshi i afërt ku ishin fëmijët serbë. Edhe ata të zhurmshëm. Kishin disa topa dhe luanin. Vraponin. Djersitnin. Kërkonin topin bënin gol, por edhe e humbnin topin drejt portës duke marrë edhe ca sharje serbe që Sokoli i kuptonte mire, fare mirë se thonin, por …. As me ata nuk mund të luante. Këtu një djalë që quhej Zhivko i tha sy më sy:
-Hajt shko luaj atje- dhe ia drejtoi dorën te sheshi ku ishin fëmijët shqiptarë. Mos eja më këtu!.
I tha edhe disa fjalë të ndyra për shqiptarët. Mendoi se ai nuk I dinte t’i përkthente ato sharje. E kishte parë prej kohësh këtë Kod komunikimi te fëmijët shqiptarë e ajo sikur po përsëritej gati pikë për pikë sa atje. Ndryshonin fytyrat emrat e fëmijëve. Te serbët kishte patjetër një “ç” në trup të emrave. Ndryshonte gjuha, me të cilin artikulohej ky urdhër. Nga më të dhimbshmet që ai kishte dëgjuar në shtëpi në rrugë. Dhe e lanë Sokolin në vetminë e tij po kaq e rëndë sa ajo që kishte provuar te djemtë shqiptarë. Ah, edhe këtu nuk do të luante. Nuk do të ndante me fëmijë të tjerë, pavarësisht se çfarë gjuhe kishin. E kishte të vështirë që t’ia thoshte këtë prindërve. Me zgjuarësinë e tij fëminore, ai e kuptonte se asnjë prej tyre as Svetllana e as Nafiu nuk mund të bënin pajtimin e tij më djemtë shqiptarë apo me ata serbë. Edhe ata e shihnin këtë gjë, po qetësoheshin me vete se kur të shkonte në shkollë ai do ta kishte më të lehtë. Shkolla ishte vend më i mbledhur. Kishte mësues e ata mund të bënin diçka më shumë se vetë ata. Kur nisi të shkonte në shkollë, ditën e parë mësuesi shqiptar e vuri në bankën e tretë nga mesi, po pak nga pak edhe te fëmijët shqiptarë nuk e pranonin në bankë. “ Biri i shkinës” duket se po i shqetësonte shikimet e fëmijëve. Për të shmangur edhe ndonjë grindje mes fëmijësh mësuesi gjeti mënyrën që ta dërgonte në një bankë nga fundi. Edhe ajo nuk e bëri punën e vet. Nuk i solli fitoren që kërkonte Sokoli e që ai e kishte vështirë që t’ia kërkonte mësuesit shqiptar.
Një ditë ia kërkoi nënës që të ndërronte shkollën. Ajo, pasi bisedoi me drejtorin e shkollës ku ishin fëmijët serbë, e dërgoi një ditë te ajo shkollë. Shumë nga fëmjët që gjeti në klasë i njihte që nga fusha e lojës. Madje edhe më të rriturit i njihte po me ta fliste pak shumë pak. Mësimin e ndiqte me vemendje Ngrihej në mësim dhe ishte ndër më të mirët por, ah, ai ndjente vetminë në mënyrën e tij . Asnjë nuk e afronte “djalin e shqiptarit”. E shihte çdo ditë këtë ftohtësi. Asnjë herë nuk ishte i qtetë. Që kur para rreth 4-5 vitesh kishte dalë në rrugë e kërkonte që të luante, të fliste, të qeshte, të qante me moshatarët. Nuk ishte në gjendje që ta tregonte me fjalë të mëdha, por sytë e Sokolit përherë e më shumë ishin të gatshëm që edhe të qanin. Vështrimi bëhej herë i menduar, me një inat që s’duhet se kujt t’ia nxirrte. Një lule që s’kishte me çfarë ujë ta vadiste. Sokoli kishte nisur që të dëgjonte një zë të fortë brenda vetes. Një zë sokëllimë që dukej edhe si ortek që s’duhej se nga cila majë po zbriste në një humnerë e thellë, e nxirosur ku asnjë nuk kishte bërë as mundimin më të vogël që t’i shihte thjesht, shpellat, pemët që rriteshin në rrëzë të gurëve të saj, zogjtë që fshiheshin në drurë në një mbretëri që askush nuk ua prekte. Sokoli po bëheh vetë një gjykatës, një viktimë. Fëmijë e i rritur. Rapsod që po ia këndonte këngën vetes. Një këngë-dritë ylbertë për atë ato që po djalë që po rritej, por edhe dritësterrane për atë që po i ndodhte. Sa më shumë iknin ditët, aq më shumë bëhej i heshtur. Edhe librat po i merrte më pak në duar. Shihte me sy të hutuar orenditë e shtëpisë, rrugën, makinat që merrnin patatet, drutë, rrushin. Shihte lulet, barin, gurët, pemët. Dëgjonte përshëndetjet e njerëzve në rrugë e mbeste sërish sa i vetmuar aq dhe humbës në Mbretërinë e Harresës së Vetvetes.
Në katin e poshtëm të shtëpisë Nafiu kishte një bodrum që ata e përdornin për drutë e dimrit. Bënte dimër i egër. Shumë herë babai ia jepte detyrë Sokolit që t’i merrte disa duar me dru e t’i sillte në dhomën ku kishin vendosur një oxhak të madh. E gëzonte shumë loja e xixave të zjarrit që herë ngrihej laert në hapësirën e nxirë të tymtarit, herë të ndizte përfytërimin me gacat e ndezura pas djegies së druve. Në një qoshe të tymtarit ishte vënë edhe një ibrik me ujë të ngrohtë që babai e përdorte për të bërë kafen kur vinte nga ara apo nga stanet. Nuk futej në bisedë me prindërit. Nëna e merrte shpeshherë në prehër dhe i fliste me dashuri. Ia përkedhelte flokët ngjyrë gruri që i kishin bërë edhe disa kaçurrela brenda asaj koke të bukur…. Atë ditë ishte pranverë. Kishte hyrë me më shumë dritë se në vitet e tjera. Më gjelbërore. Më lulërore. Më e gazmueshme. Ishte si një këngë e re që secili nis ta mësojë, ta prekë në pejzat e shpirtit njerëzor më shumë se në të gjithë ditët e jetës së tij.
…Atë ditë u çua si të gjithë ditët e tjera. Askush nuk e mori veshs e a fjeti mirë apo gati nuk fjeti fare atë natë që gdhiu si të gjithë ditët e tjera që vinte në atë luginë mjegullore e tërë gjëlbërim. Zbriti ngadalë në dhomën e druve. Litarin që babai e kishte vënë në një sirtar e lidhi fort. E kishte parë se sa e sa herë si e bënte këtë babai i tij. Nuk e pati të vështirë që ta bënte. U ngjit në një arkë dhe atij laku të bërë ngadalë e me vëmëndje që të mos shthurej kur ai të kryente funsionin, vuri kokën e tij të vogël me kaçurrela të bukur.
……I pari që u fur në bodrum ishte Nafiu. Nuk i besoi syve. Nuk foli. Iu mbushën sytë me lotë. Asnjëherë nuk kishte qarë Nuk kishte fuqi ta bënte piskamën. Po mendonte arsyen. Uli kokën i mundur nga dhimbja. Nga nata që kishte lënë pas. Pas paik thirri Svetllanën. Sokoli qëndronte në atë lak litari si një qengj i varur. Ishte bërë burrë atë ditë Sokoli para kohe. Ishte bërë gjykatës i egër e i patolerueshëm. Ishte bërë viktimë. Ishte bërë zog qiellor. Ishte bërë lulja e këputur e pranverës që kishte ardhur kudo. Ishte bërë një këngë e këputur në mes. Ishte bërë kaproll i vrarë një një gjahtar i panjohur e që nuk kishte emër, nuk kishte fytyrë që të njihej një ditë. Shikimet e të dy prindërve thonin shumë. Shumë. Ndoshta duhej nisur një fëmijë tjetër që të mos mbeste shtëpia e tyre, dashuria e tyre pa trashëgimtarë. Ndoshta….
Në varrim erdhën shumë njerëz. Shqiptarë dhe serbë. Ndoshta ishte hera e parë që ishte kaq të bashkuar fshati. Povarrosnin të dy palët pjesën e tyre të qënies. I kishte bashkuar vdekja. Një vdekje që mund të sillte rilindje. Në shtëpi ende litari ishte i varur, i pahequr. Në një krah ishte errësira e bodrumit, drutë, me të cilat mundej dimri. Zahiretë e dimrit, me të cilat mbushej sofra. Kishin ardhur edhe dy mësuesët që e kishin mësuar qoftë edhe për pak kohë dhe ia kishin detryrat ende në sirtarët e shkollave me atë shkrim të bukur si vetë Sokloli i heshtur..
Pak më larg turmës së të rriturve kishin ardhur edhe disa fëmijë të të dy palëve. Shqiptarë dhe serbë.
Atë ditë lojërat e tyre kishin një pushim të detyruar. ..Kur e varrosën, kaluan nga shtëëpia e Nafiut, e Svetllanës, e Sokolit që nuk jetonte më. Shikonin me kureshtje, me dhimbje litarin e mistershëm. Dukej se ai, litari, qëndronte në qafën e secilit banor të atij fshati. Ndoshta edhe më tej se ai fshat i njohur në tërë krahinën.. Një rapsod ia ngriti një këngë, por që nuk u këndua kurrë në kuvendet e në oda. Për shumë vite Litari i Sokolit ishte pjesa e bisedave të dasmave e të morteve…. Kishin mbetur pas sheshet e lojërave ku sërish që të nesërmen fëmijët të ndarë do të zhurmëronin në lojërat e tyre. Kishte mbetur një vend bosh në të dy shkollat ku nuk do të ulej më Sokoli bukuror. Kishte mbetur i vetmuar litari me kombin ende të pazgjidhur….
Janar, 2013

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Litari, namik Selmani, Tregim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • …
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT