• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2013

Individualizmi si dukuri atipike në letërsinë bashkëkohore shqiptare

December 22, 2013 by dgreca

Nga Dr. YLLKA FILIPI*/

Letërsia bashkëkohore shqiptare është një korpus shumë  i gjerë veprash dhe shkrimtarësh, nga i cili për lehtësi studimi do të fokusohemi në prurjet e saj  pas viteve ’90. Ndryshimet politike në   Shqipërinë e këtyre viteve, lanë gjurmë të thella edhe në jetën shpirtërore të kombit. Aty ku gëlonte dhimbja dhe mori krahë fjala e lirë, u hapën shtigje të reja për krijuesit të cilët tashmë e panë veten jashtë kontureve dhe normave të diktuara nga regjimi diktatorial. Pa pretenduar të vemë kufij të prerë midis këtyre ndarjeve, pasi të tillë nuk ka, për të hedhur dritë mbi këtë qasje në një trajtë rehabilitimi artistik me një vështrim të ripërtërirë, le t’i klasifikojmë shkrimtarët në dy grupime të mëdha:

a-Shkrimtarët më dy jetë krijuese: para dhe pas viteve ’90

Në këtë grup do të dallojme I.Kadare, D.Agolli, Dhori Qiriazi, Agim Shehu, Fatos Arapi, Faslli Haliti, Koçi Petriti, Ndoc Gjetja, Xh.Spahiu, Ndoc Papleka, Bardhyl Londo, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Rexhep Qosja, Adem Istrefi etj, të cilët janë mjaft aktivë edhe sot shpesh duke i qëndruar besnikë strukturave individuale të mëparshme. Ishte terreni i përshtatshëm për të dalë nga heshtja e gjatë e diktuar nga lart, por nuk mund të mos përmendim edhe dukurinë se pati edhe  nga ata shkrimtarë që u shprehën se nuk krijuan dot në diktaturë, por që heshtën artistikisht edhe gjatë kësaj periudhe, ashtu sikundër pati edhe vepra që u harruan padrejtësisht, duke shpresuar të ridalin në dritë, vetëm pasi të kenë  fituar gjyqin e rreptë të kohës. Njeriu- shprehet Erich Fromm- e ndien veten të përfshirë në një konflikt të tmerrshëm – është rob i natyrës, por, megjithatë, është i lirë …, e megjithatë, si të thuash është trill i saj, ai nuk ndodhet as këtu, as atje.1

b-Shkrimtarët e rinj, jo nga mosha, por nga risitë që sollën: Ata shpërthyen vrullshën gjatë këtyre viteve e në vazhdim, dhe ju larguan tabuve tematike dhe strukturore te dikurshme drejt perceptimeve të reja, duke qenë sa më pranë shpirtit poetik, aty ku ndjeshmëria artistike përmbys un-in e diktuar dhe zhvendos imazhet  arketipale drejt një rebelimi poetic. Në rrjetin e ngushtë të skemës së komunikimit letrar: dhënës (autor)-mesazh (vepër)-marrës (lexues), shkrin përjetimet e shkallës më të lartë emocionale. Spikatën avangardistët: Frederik Reshpja, Sadik Bejko, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Fatos Kongoli, Sadri Ahmeti, Moikom Zeqo, Rudolf Marku, Ylljet Aliçka, Ndue Ukaj, Ali Asllani, Din Mehmeti, Agim Vinca, Agron Tufa, Luljeta Lleshanaku, Rudian Zekthi, Rudi Erebara, Ramiz Gjini,  Mimoza Ahmeti, Arjan Leka, Fahredin Shehu, Ervin Hatibi, Gjekë Marinaj  etj. Mirëpo një pjesë e këtyre prurjeve të vrullshme, pavarësisht shkëndijave të talentit, nuk u zhvilluan dot dhe mbetën thjesht fragmentare, duke rënë në grackën mëtuese të egocentrizmit.

Nuk janë shkronjat që përcaktojnë letërsinë. A nuk janë dhe shkronjat, një mekanizëm rrotullues, që fshehin në vetvete pafundësinë? Po a dinë shkrimtarë të bëjnë lëvizjet e duhura?2

Këto fenomene të spikatura krijuese, prurjet në gjini të ndryshme letrare, turbulluan ujërat e së shkuarës e ranë në sy si individualitete artistike unikale të cilët ndryshuan pothuajse kahjet e letërsisë shqiptare, duke u bërë kështu pararoja e guximit shpirtëror poetik.

Ç’është individualizmi? Sipas Louis Dumont: Ka një sërë lidhjesh të tilla që na japin të drejtën të quajmë me fjalën “individualizëm” konfiguracionin ideologjik modern.3

Po ti refrohemi këtij autori mbi konceptin universal të indivudualizmit do të vinim në dukje dy kuptime të fjalës individ. E para si subjekt empirik i fjalës, mendimit, vullnetit, mostër e racës njerëzore, brenda botës dhe e dyta si qenie morale, e pavaruar, autonome, jo-shoqërore, pra jashtë botës, i ikur botës, (sipas konfiguracionit modern sui generis) pikë kjo e cila na intereson më tepër, pasi ka lidhje me formimin dhe zhvillimin e individit si krijues, në rastin konkret, arratisjen e tij jashtë drejtimeve të caktuara letrare, si një endacak i lirë dhe i vetmuar.

Të jetë kjo një marrëzi, një lajthitje e pavullnetshme, një lloj destruktiviteti i traditës së drejtimeve të ndryshme letrare, si një traumë post-diktatoriale në kërkim të lirisë krijuese? Erich Fromm e justifikon gjithsesi marrëzinë si “normale”. Në Etika-thotë ai,– Spinoza ka qenë i pari, besoj, që shprehu konceptin e marrëzisë,  si: “normale”4

Një lloj dissidence e gjithkohshme, u ndie edhe gjatë kësaj periudhe, si jehonë  e risive poetike që sollën poetët me kokë të prerë që  guxuan të dilnin kundër normave të letërsisë së soc-realizmit, e cila zgjati jo pak, por plot gjysmë shekulli: (po të kemi parasysh faktin se si kohë fizike ajo fillon menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore e shtrihet gjerë deri në vitet’90) Ky shpërthim i dukshëm poetësh dhe shkrimtarësh ishte gati masonic. Ja si shprehet enciklopedisti Moikom Zeqo për shkrimtarët: O sfinks i pagojë, cila është sintaksa jotë?/ Dijeni, muzgjet e currilave janë funerali im…5

Në vitet 2000 e në vazhdim vijojnë shkrimtarë dhe poetë me emra krejt të rinj, me një të ardhme tepër premtuese, duke eksperimentuar drejt abstragimeve artistike, nënvetëdijes së qenies, substancialitetit ekzistencial, qerthujve të subkoshiencës poetike, ujdhesave të brendshme të shpirtit si materie e tjetërsueshme, por e pazhbëshme dot nga fatet apo politikat kolektive të globalizmit.

Që në fillim të shekullit të XX, letërsia shqiptare i përjetoi rrëmujshëm të gjitha drejtimet letrare të cilat në letërsinë botërore patën pasuesit e vet, idhtarët, ndjekësit e verbër të përfaqësuesve  më tipikë dhe sigurisht  edhe të karakteristikave përkatëse. Realizmi, si rezultat i zhvillimeve politiko-sociale mbeti kaotik duke u përzier me nuanca të neoklasicizmit, ekzistencializmit, simbolizmit, realizmit magjik, modernizmit dhe postmodernizmit. Ky terren nuk krijoi favorizimin e grupeve të caktuara letrare, deri kur dora e hekurt e shtetit vendosi rregullat e ngurta të realizmit socialist dhe sigurisht zhdukjen e “reve të zeza ” rebele të disidencës, duke i përçunduar autorët bashkë me veprat e tyre, shpesh edhe në varre masive, apo në humbella pa emër. Si rrjedhojë, edhe pas viteve’90 ky lloj kaotizmi do të ishte tejet i dukshëm edhe në prurjet e reja. Po t’i analizosh ato, mbi bazën e një parimi transhendental, sipas ndryshimeve në bazë të një shkaku të caktuar, nuk do mundësh dot të gjesh sisteme apo rryma letrare të cilat tentojnë të venë rregull në idetë e veta, por letërsi individësh me karakteristika të veçanta, jo vetëm si dukuri letraro-estetike e cila ishte e domosdoshme si një shtysë e brendshme perceptuale nga kolektiviteti drejt individualitetit, drejt një përmase  këmbëngulëse unikale.

Në poezi: U vunë re prurje të reja në teknikat krijuese; përmbysje e rreptësisë së konformizmit të dikurshëm i kthyer tashmë thjesht në   kujtesë  kombëtare, realiteteve estetike dhe e traktateve teorike; vargje të thyera; ritëm alternativ; imazhe befasuese; simbolikë polidimensionale; shtrirje e absurdit përtej iluzioneve drejt një  ndjeshmërie drithëruese; sureale e dalë nga realja  përgjatë lojës imagjinative që i bën jehonë deshifrimit të mistikës së ndjenjave dhe gjendjeve më delikate në etapat ekzistenciale të qenies, nëpërmjet alkimisë së fjalës. Universi ligjërimor dhe ideor sintetizohet rreth një boshti poetik të fuqishëm, dimensionet poetike bëhen shpërthyese e konotative.

U eksperimentuan forma nga më të larmishmet në strukturën e vargjeve, larg tematikave të shteruara, dhe sa më pranë luhatjeve shpirtërore duke e vënë gjuhën në shërbim të muzës. Gjuha, thellësisht emocionale, implikohet me një rrafsh stilistikor të shumëfishtë figurash. Si e tillë kjo lloj poezie kërkon natyrshëm lexues të kualifikuar, ndryshe nga tradita e vjershërimit shqip. Brenda kësaj arene imazhesh, infinitet e gjuhës komplekse dhe ligjërimit figurativ, derdhen nëpërmjet lirizmit të një diskursi  tejet original. Zë vend monologu i subjektit poetik duke zgjuar imazhet metafizike e meditative që transformojnë të zakonshmen në magji dhe  përcjellin tek lexuesi aktiv mesazhe universale. Shenjat dhe simbolet, konstruktohen me kode e figura të shumta stilistike, me një retorikë specifike, gjë që   jep një dimension të përjetshëm estetiko- semantik.

Poezia shenjëzon, perceptimet e krijuesit për botën dhe metafizikën, ato mistere të përjetshme të qenies së të gjitha kohërave. Paradigma kumbuese e transfigurimit të impulseve jetësore prekin reminishenca sureale, ndjeshmëri, fuqizojnë identitetin poetik duke shpërthyer me një nerv të fuqishëm në emocione dhe perceptime etike, duke sintetizuar dimensionet e dhimbjes dhe lumturisë drejt katharsisit shpirtëror të individit.

      Në prozë: Për herë të parë pas viteve’90 në rrugën e prozës moderne të themeluar shumë vite më parë nga Koliqi e më tej  Kuteli, romani, novela dhe tregimi shqiptar erdhën në një trajtë ndryshe. U thyen teknikat narrative soc-realiste, u zhvendosën strukturat, personazhet nuk u panë më në këndvështrimin nga jashtë-brenda, por si personazhet koliqiane nga brenda- jashtë, rol të jashtëzakonshëm luajti përdorimi i ironisë deri në sarkazëm therëse, rrëfimi shpesh mori udhën e vetës së parë të përgjithësuar apo të universalizuar, si një un-i global e i gjithëkohshëm brenda të cilit vërtiten lakadredhat e fateve, intrigave,  ekzistencës. Në romanin modern pothuajse mungon tërësisht subjekti i mirëfilltë artistik duke e zhvendosur vemëndjen e lexuesit jo më drejt asaj që do të ndodhë, por arsyes përse duhet të ndodhë. Vëmendja u largua nga modelet klishe të personazheve pozitivë apo negativë, dhe u synua thjesht drejt të dukshmes, drejt qenies si koshiencë e subkoshiencë jokolektive, por individuale. Shpesh romanet vërtiten rreth një kryepersonazhi të vetëm, i cili mund të mos ketë as emër konkret, ose mund të ketë disa emra bashkë, ose mund të ketë një emër të çuditshëm, mund të jetë njëherësh edhe personazh dytësor, e që shpesh mund të shndërrohet edhe në personazh hije.

Përsa i përket romanit si   gjinia më komplekse, më e plotë dhe më e vështirë e letërsisë, shpesh kemi  një tentativë për të  ndërthurur të të gjitha llojet e gjinive letrare: poezi, dramë, ese, tregim, novelë, peizazh, psikologji, filozofi, duke krijuar hapësira të pafundme interpretimi. Janë ngritur struktura të fuqishme me trajta personazhesh të rrëshqitshme: kafshë-drurë-shpendë, zogj tekanjozë, gurë mijëvjeçarë, shkëmbinj, male, lumenj, galaktika e ndoshta universe të tjerë, brenda lëkurës së të cilëve fshihen qeniet me arsye, ashtu sikundër personazhe-njerëz në të cilët merr përmasa groteske primitiviteti i të filozofuarit mbi enigmat jetësore. Regjistrat stilistikë të narracionit kalojnë nëpër sitën e hollë të groteskut në paraqitjen e deformuar të individit si përfaqësues tipik i shoqërisë së rrënuar nga traumat diktatoriale e postdiktatoriale, si rrjedhojë e të cilave kemi të bëjmë me personazhe tejet të vetmuar, të mbyllur në guackën e përditshmërisë dhe kotësisë së absurdit jetësor, teksa vërtiten përgjatë shtjellave të  monologjeve asociative.

Për dekodifikimin e veprave rol të jashtëzakonshëm luan nënteksti, në shtresëzimet e të cilit synohet qasja drejt mesazheve të tërthorta që server dhënësi me gjetjen e pasforcuar të ekuivalencës stilistike e sintaksore. Kornizat narrative kompozicionale rikuptimësohen dhe luhet me paradokset semiotike të  a-kohorësisë. Teknika e flash-back-ut theu kufijtë e kohës lineare drejt një kohe universale pa të shkuar, të tashme apo të ardhme. Realitete të magjishme fantastike shpalosen nëpërmjet një gjuhe të pasur, të gjallë e dinamike. Luhet shpesh me monologun si një alter-ego-e qenies së pakushtëzuar në hapësirë dhe kohë. Tentohet edhe drejt romanit eksperimental alla-xhojsian.

Në kritikë dhe studime letrare: Dija e gjerë e një studiuesi, është potencialisht e vlefshme për publikun, qoftë edhe përkohësisht, pasi përcjell këndvështrime të thelluara. Ndërsa kritiku vështron thellë, vetëm nëse problematika e veprës është me interes për publikun. Risku për të mos rënë dakort me përfundimet e tij nga ana e lexuesit bashkëkohor, është kurdoherë i pranishëm.

Është e qartë se përpunimi i fluksit të prurjeve të reja, por edhe rishikimi i të mëparshmeve, kërkon talent akademik të stërvitur në mënyrë që të përballen edhe me testin e gjykimit. Immanuel Kant shprehet: Parashtrimi i disa pohimeve nga ana e një personi dhe emërimi i tyre si gjeniale, në një fushë ku dështojnë lëvrimin e tyre edhe hulumtimet më të duruara racionale, do të qe diçka tej mase qesharake…Do të qe humbje kohe të kërkonim të dinim nëse duhet të qeshim më shumë me të vetëquajturit gjeni që e pështjellin veten brenda kësaj reje…apo me publikun mendjelehtë…?6

Natyrshëm lind pyetja? A ekziston kritika e mirëfilltë në fushën e letrave në Shqipëri? Është folur rëndom kohët e fundit se në letërsinë shqiptare bashkëkohore nuk ka kritikë të mirëfilltë, por kjo nuk hipotezë nuk është e argumentuar nga asnjë fakt shkencor.

Jo vetëm kritikët dhe studiuesit e rinj, që kanë një të ardhme premtuese, por edhe ata që  u mbrujtën me metodat e kritikës së soc-realizmit, pas viteve’90, kanë sjellë dukshëm këndvështrime të reja në rileximin e shumë autorëve, jo vetëm të disidencës, por edhe të  veprave të analizuara sipas një këndvështrimi social-historik sipërfaqësor. Nevoja për interpretime të reja ka ardhur organikisht duke u imponuar nga veprat e hapura të shumë autorëve të mëdhenj (për të rritur kuptueshmërinë), si psh. Migjeni, Koliqi, Kuteli, Camaj, Trebeshina, Kongoli etj.  Emra të spikatuar si: R. Qosja, A. Pipa, F. Dado, A. Aliu, A.Vinca, S. Hamiti, B. Kuçuku, A.Plasari, Sh. Sinani, A.Kapurani, K. Jorgo, Dh. Shehri, P. Asllani etj, kanë sjellë rilexime veprash me një qasje ndryshe analitike dhe sistematike, me teknikat dhe metodat e fjalës së fundit në letërsinë shqiptare aktuale, duke hedhur dritë në enigmat e pazbuluara të tekstit letrar dhe hapur diskursivitete shkencore në studimin dhe interpretimin original të autorëve shqiptarë si një tërësi individualitetesh artistike, me kodet dhe strategjitë e veçanta të ligjërimit poetik, nën dritën e teorive dhe hulumtimeve moderne dhe bashkëkohore, si specialistë të mirëfilltë.

Ashtu sikurse asnjë kulturë nuk vdes, por i mbivendoset një tjetre, ashtu sikurse asnjë komb nuk vdes, por le pas breznitë e tij, po ashtu edhe një letërsi nuk vdes dhe as rilindet nga hiç-i. Ajo është mbështetur mbi një bosht të përbashkët me emrin art i cili është i tejjetshëm dhe nuk njeh kufij gjeo-politiko-shpirtëror mes kombeve. Por, pavarësisht ngjashmërisë me simotrat e   saj evropiane, letërsia shqiptare  si rezultat i lëngatës së gjatë në vorbullën e mbrapshtë të historisë së vendit, nuk ka mundur dot të zhvillohet paralelisht me letërsitë perëndimore të cilat kanë patur fatin e bardhë të lirisë shumë shekuj përpara nesh. Ky fakt hedh dritë mbi larmitë e prurjeve të reja gjatë këtyre viteve dhe deri në ditët tona  të dukurisë së atipizimit të rrymave dhe drejtimeve letrare në të dy grupimet e mëdha të shkrimtarëve që janë marrë në shqyrtim.Të krijohet ideja se letërsia shqipe është letërsi individualitetesh artistike dhe jo grupimesh të caktuara moderniste dhe post-moderniste, sikurse ka ndodhur në letërsinë botërore. Në çdo regëtimë artistike, ka një lojë të çuditshme të shkrirjes së imagjinatës krijuese, fiction-it me empirizmin e dijes së shekullit të kibernetikës duke i vënë në sprovë të herëpashershme lexuesit dhe tronditur ndërgjegjen krijuese të kombit.

Letërsia si sistem i epërm vlerash ofron shtresëzime të shumta artistike mbi imazhet mendore, imagjinatën, fantazinë dhe strukturën artistike nëpër të cilën kalon procesi për dekodifikimin e të cilit shpesh na vjen në ndihmë psikoanaliza frojdiane, për të depërtuar deri në skutat më të thella të shpirtit krijues, aty ku shpesh njeriu është i lirë dhe askush nuk ja vret dot lirinë e tij. Këto liri krijuese janë çuditërisht sa të ngjashme, aq edhe  të parrokshme dot nga një fill i përbashkët profilizimi artistik, me anën e të cilit shpesh mund të simbolizojmë kohën, vendin, hapësirën, koordinatat, trajtën e shpirtit të një kombi apo të disa kombeve bashkë e më tej drejt universalizimit të një letërsie tejet globale.

Parë në një këndvështrim modern letërsia shqiptare e këtyre viteve estetikisht nuk është as kopje dhe as krijim i parashikimieve të mundshme të atyre që priten të ndodhin në letërsitë e vendeve të tjera, pasi kjo do ta bjerrte strukturën, dhe do ta zbehte fuqinë artistike të substancës letrare, (e cila sigurisht ka si baze të saj ficton-in, por të sjellë në formë dhe trajtë origjinale), duke i krijuar hapësira shkrimtarëve të jenë sa më pranë unikalitetit artisti.

Pra, me individualizëm në letërsinë shqiptare pas viteve’90, do të kuptojmë dukurinë atipike që përfshin tërësinë e  disiplinave të personaliteteve krijuese të cilët me origjinalitetin përkatës, risitë, strukturat dhe prurjet artistike,  skalitën një  profil të ri, tejet specifik dhe tërheqës për horizontin e pritjes. Anasjelltas, duket qartë se sa më i mbyllur të jetë krijuesi, aq më pak është në gjendje për t’u mbrojtur vepra e tij përballë presioneve, apo mësymjeve të klaneve të ndryshme pseudoartistike, tendencë kjo edhe e realiteteve moderne.

Vlen të veçojmë 3- rrafshe:

1-Specialitete letrare ku individi krijues nuk përjashtohet si një koordinatë universale. Secili prej tyre shkel në një truall sa të sigurt, aq edhe të rrezikshëm për artin e vet.

2-Orientime konkuruese të të njëjtës fushë të cilat vijnë vrullshëm, imponueshëm dhe shpesh të papajtueshme midis tyre të cilat lidhen me të njëjtin ideal dhe prezantojne të njëjtat kritere krijuese.

3-Orientime apo përpjekje të shumëfishta për orientim, si presion i ideologjisë së mjedisit, të cilat kërkojnë t’ua nënshtrojnë letërsinë drejtimeve letrare. Bashkësia e shkrimtarëve është të paktën institucionalisht më e dobët sesa gjetkë, në vendet simotra.

Pavarësisht se ka fatin të shkruhet me një gjuhë të vockël, por të përjetshme, letërsia shqiptare bashkëkohore është një dukuri, ku origjinaliteti dhe individualiteti krijues prezantohen me dinjitet në të gjithë botën  mbarë.

 

 

_________________________________________________________

1Erich From, SHPIRTI I NJERIUT, Fan Noli, Tiranë, 1981,fq.164

2 Moikom Zeqo, LIBRI I SINOPSEVE, Uegen, Tiranë, 2012, fq.298

3 Louis Dumont, ESE MBI INDIVIDUALIZMIN, Korbi,Tiranë 1997, fq.19

4 Erich Fromm, ANATOMIA E DESTRUKTIVITETIT NJERËZOR,Fan Noli, Tiranë, fq.227

5 Moikom Zeqo, REFUZIMI I SHKRIMIT, Dituria, Tiranë 2011, fq.54

6 Immanuel Kant, KRITIKA E GJYKIMIT, Tiranë, Plejad 2002, fq.147

 

*

*(Kumtesë mbajtur në Simpoziumin Shkencor të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë,

New York, 22 Dhjetor 2013 nga Dr. Yllka FILIPI)

 

BIBLIOGRAFI:

 

Aliu,  Ali,  KËRKIME, Naim Frashëri, Tiranë, 1990

Barthes,  Roland, THE PLEASURE OF THE TEXT, London, 1975

Çapaliku, Stefan, LETËRSIA E INTERPRETUAR, Arbri, Tiranë, 1998

Dumont, Louis ESE MBI INDIVIDUALIZMIN, Korbi, Tiranë 1997

Eco, Umberto, OPERA APERTA, Milano, 1962

From, Erich, SHPIRTI I NJERIUT, Fan Noli, Tiranë, 1981

Fromm, Erich, ANATOMIA E DESTRUKTIVITETIT NJERËZOR, Fan Noli, Tiranë

Frai, Northop, ANATOMIA E KRITIKËS, Shejzat, Prishtinë, 1997

Frojd, Zigmund, MBI LETËRSINË DHE ARTET, G.Karakashi, H.Luli, R.Hida, Fan Noli, Tiranë

HAMITI, Sabri, LETËRSIA MODERNE SHQIPTARE, Albas, Tiranë, 2000

Kant, Immanuel, KRITIKA E GJYKIMIT, Tiranë, Plejad 2002

Kadare Ismail,  FTESË NË STUDIO, Naim Frashëri, Tiranë, 1990

Lemon L.T.L &Reis M.J, RUSSIAN FORMALISM CRITICISM, Tom Essays, Lincoln Nebrasha, 1965

Sarter, Zh.,P., Ç’ËSHTË LETËRSIA, Elona Riska, DeaS, Tiranë, 1998

Uoren, Ostin, Uellek Rene, TEORIA E LETËRSISË, Enciklopedike, Tiranë 1993

Zeqo, Moikom, LIBRI I SINOPSEVE, Uegen, Tiranë, 2012

Zeqo, Moikom, REFUZIMI I SHKRIMIT, Dituria, Tiranë, 2011

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: dr. Yllka Filipi, individualizmi si dukuri atipike, ne letersine bashkekohore

TERRORIZMI I PARTISË KOMUNISTE MBI POPULLIN SHQIPTAR

December 22, 2013 by dgreca

Rreth librit të Enver Lepenicës “Parti Komuniste apo Parti terroriste”, Tiranë 2013/

Me konsulencë të Prof. Sherif Delvinës dhe Dr. Kastriot Dervishit, Recenca Dr. Bujar Leskaj/

 Kudo që ta gjeni komunizmin, shtypeni-Mustafa Qemal ATATURKU/

 Shkruan: Kastriot DERVISHI/

Në këtë libër janë përmbledhur, trakte, komunikata, buletine, thirrje, analiza, dokumenta të nxjera nga Balli Kombëtar, ose që kanë si objekt Ballin Kombëtar gjatë kohës së Luftës së Dytë/

Botërore 1939 – 1944, kundër pushtuesve italianë dhe gjerman./

Libri hapet me tre punime të autoriteteve të shquara të historisë sonë, që përbëjnë edhe idenë kryesore të tij:

Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu “Forcat politike shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore”

Prof. Dr. Beqir Meta, Akademist, Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu “Marrëveshja e Mukjes, shkaqet e prishjes së sajë dhe pasojat historike”

Mid`hat Frashëri “Qëllimi kryesor i Ballit Kombëtar ka qenë lufta kundër italianëve dhe gjermanëve”.

Kjo paraqitje është bërë me qëllim që lexuesi, aq më shumë ai që vjen pas nesh të njoh historinë e Organizatës politike të Ballit Kombëtar, si pjesë e historisë sonë.

Libri ndahet në tre pjesë:

Në pjesën e parë është ribotuar libri “Parti Komuniste apo Parti Terroriste”, botim i Ballit Kombëtar, por që nuk shënohet vendi dhe viti i botimit. Mendojmë se libri është botur nga mesi i vitit 1944 në Tiranë.

Në pjesën e dytë janë botuar trakte, thirrje, komunikata, buletine, analiza, e të tjera, të viteve 1943 – 1944, që nuk janë përfshirë në librin e cituar.

Në pjesën e tretë janë botuar dokumenta për historinë e Ballit Kombëtar, dhe në fund fotokopjo të disa dokumentave.

Traktet, komunikatat dhe thirrjet zakonisht një fletëshe të shaptilografuara, të daktilografuara, apo të shtypura në tipografi, janë llojet më masivë të kohës së luftës.

Në fillim shtypi i Ballit Kombëtar ka përdorur devizën: “Ja vdekje, ja liri” dhe më pas “Shqipëria e shqiptarëve. Vdekje tradhëtarëve”

Në Arkivin Qëndror të Shtetit, në arkivin Qëndror të Ushtrisë dhe në Bibliotekën Kombëtare, ruhen shumë nga këto dokumenta nga i kemi nxjerre dhe botuar në këtë libër.

Ideja kryesore që i përshkon traktet, komunikatat dhe buletinet është thirrja e ndërgjegjes së popullit për t`u bashkuar në luftë kundër pushtuesit nazi-fashist dhe denoncimi i krimit dhe politikës anti-kombëtare të Partisë Komuniste.

Mbi bazën e këtyre dokumentave lexuesi do ta ketë të lehtë të gjykojë për aktivitetin politik dhe ushtarak të Organizatës politike, pluraliste të Ballit Kombëtar të fallsifikuar prej komunistëve.

*       *      *

Autori i librit na bën të njohur se në vitin 1962, Instituti i Historisë së Partisë, pranë Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë botoi një libër voluminoz prej 628 faqe, me lidhje speciale, në të cilin ka përmbledhur thirrje dhe trakte të Partisë Komuniste të Shqipërisë për periudhën 1941 – 1944.

Autori thotë se në këtë libër, mungojnë faktet dhe provat, por sipas zakonit të komunistëve libri është mbushur me fjalë pa fund, me sharje, ofendime e mashtrime për Ballin Kombëtar dhe himne për Bashkimin Sovjetik dhe Stalinin e Madh! 1)

Ndryshe nga libri i komunistëve, libri i Enver Lepenicës ka  emëra vendesh, data, emra njerzish, pra dokumenta të mirëfillta historike, që përbën edhe vlerën e vërtetë të këtij libri.

*    *    *

Autori duke folur me anë të dokumentave për historinë e Ballit Kombëtar i terheq vëmëndjen lexuesit për sa vijon: Debati mbi historinë e Ballit Kombëtar, zë një hapsirë shumë të madhe në jetën tonë të përditshme. Natyrisht problemi u bë i mundur të shtrohej për diskutim vetëm pas vitit 1990. Para këtij viti komunistët nuk kishin nevojë të diskutonin dhe të kërkonin të vërtetën historike për Ballin Kombëtar, për ata të vërtetën historike e kishte thënë dhe vulosur Partia Komuniste dhe Enver Hoxha.

Ata si fitimtar të luftës e shkruan historinë sipas oreksit të tyre stalinist, por në lëmin e historisë nuk ka fitues dhe të mundur por ka vetëm të vërteta historike dhe falsifikime.

Komunistët veshën veladonin e gjykatësit dhe u bënë gjykatës për historinë e Ballit Kombëtar, por gjykatës i vërtetë është dhe mbetet historia.

Edhe sot, tek shumë autorë vihet re lehtësia e habitshme me të cilën gjykojnë për një organizatë politike shqiptare dhe luftarake.

Kështu pas vitit 1990, historia u gjend menjëherë përpara detyrës së shpegimit shkakësor të historisë së Ballit Kombëtar.

Ende sot nuk kemi një histori të pranuar të kësaj organizate, megjithëse janë shkruar e botuar shumë artikuj e polemika. Edhe katër librat e botuar nga Faik Lama, Aleko Gjergo, Kristo Frashëri dhe Uran Butka nuk mundën të plotësojnë këtë boshllëk, veç ndriçimit të disa momenteve të historisë së kësaj Organizate. 2)

Po ashtu është arritur të bëhet e njohur jeta dhe vepra e disa personaliteteve të shquara të Ballit Kombëtar si Mid`hat Frashëri, Hysni Lepenica, Safet Butka, Ali Këlcyra, Hasan Dosti, Tefik Sfiri, Ismail Golemit, etj., edhe në Fjalorin Enciklopedik të vitit 2007 janë ndriçuar shumë figura nacionalistësh, të njohur.

Citojmë nga parathënia e autot: “Historia e Ballit Kombëtar, është historia e personazheve real, dramash a më saktë tragjedish të luajtura në teatrin dramatik shqiptar. Në vend të komenteve dhe arsyetimeve për Ballin Kombëtar, unë kam zgjedhur të publikoj trakte dhe dokumente, që pasqyrojnë veprën e tyre, në këtë mënyrë shqiptarët do të mundin të rindërtojnë mendimin dhe gjykimin e tyre për këtë pjesë të historisë sonë. Me anën e këtyre dokumentave të botuara unë synoj të hedh dritë mbi të vërtetën historike të Ballit Kombëtar dhe të personazheve që e përbënin këtë organizatë atdhetare, dhe nëpërmjet tyre pabesinë, krimet, dhunën dhe terrorin që ushtroi Partia Komuniste mbi këtë organizatë dhe mbi këta njerës, në kohë lufte 1943-1944 dhe aq më keq, në kohë paqie 1945 – 1990”.

*    *    *

Në parathënin e këtij libri autori Enver Lepenica i tërheq vëmëndjen lexuesit dhe i kujton historinë e kësaj Organizate. Balli Kombëtar, që nga viti 1939 që u krijua, ka pas gjallëri dhe jetë të gjatë, pra ka qëndruar me aktivitet, me luftë, pse udhëhiqesh nga ideali lartë kombëtar.

I lindur në luftë, i rritur në luftë, i brumosur me djersën dhe gjakun e dëshmorëve në kohën e robëris fashiste e naziste, që në fillim Balli Kombëtar, si lëvizje shoqërore ka pas përcaktuar një

objektiv të qartë: përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

Deri në ditët e sotme Balli Kombëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë ka qënë prezent në zhvillimet e vendit. Asnjëherë Balli Kombëtar nuk vuri në kandarin e interesave të tij fuqinë e armikut apo të kundështarit, por qëndroi deri në fund me  armët e trashëguara nga të parët tanë: dashurinë për këtë tokë.

Balli Kombëtar ka ecur gjithnjë drejt dhe koha i ka dhënë të drejtë, pa marrë parasysh pengimet e armiqëve si dhe të kundërshtarëve, pa u emocionuar nga keqkuptimet e miqëve, dhe pa u dobësuar nga anëtar që largohen e bëhen kundërshtarë, nga dallgët e jetës.

Për këto arsye Balli Kombëtar, pa marrë parasysh fuqinë e armikut, luftoi në Gjorm, në Reç, në Berat, në Ruzhdie, në Korçë, etj.

Balli Kombëtar sipas pohimeve të udhëheqësve të tij arriti të formojë një ushtri prej 15.000 vullnetarësh.

Edhe kur në fund të vitit 1941, u shfaq zyrtarisht në ilegalitet Partia Komuniste Shqiptare, ishte Balli Kombëtar që e kuptoi rrezikun që i vinte Shqipërisë nga komunizmi dhe e luftoi atë.

Edhe agjentëve të sebëve në Shqipëri, mësuesve të komunistëve shqiptar, ishte Balli Kombëtar që u bëri qëndresë.

Gjatë viteve 1942 – 1943, Balli Kombëtar u shtri në të gjith Shqipërinë. Partia Komuniste Shqiptare pati aq frikë nga pushkët e Ballit, sa patën frikë idetë e tij.

Kështu Balli Kombëtar, mbeti ushtria në luftë, dhe idetë në kohë paqe, që mbi çdo gjë vunë interesin e atdheut.

Për këto arsye shtypi i Ballit Kombëtar ka lulëzuar dhe është shpërndarë në ilegalitet gjatë kohës së pushtimit dhe pas vitit 1944, në Europë dhe në Amerikë.

Rruga e Ballit Kombëtar që nga viti 1939, ka qënë rruga më e vështirë e kombit, këtë rrugë e ndjekin vetëm ata që e duan Shqipërinë dhe që besojnë se Shqipëria do të bëhet.

*      *      *

Ballistët që u arratisën dhe vdiqën në dhe të huaj, patën një varr, ndërsa ata që u pushkatuan, apo vdiqën burgjeve dhe internimeve këtu në Shqipëri u humbën varret përgjithmonë, një fenomen i pa parë dhe i pa dëgjuar më parë në Shqipëri dhe në botë.

Kjo dhunë ky terror çnjerzor, ra edhe mbi familjet, fëmijët dhe gratë e tyre, si dhe të afërmëve të tyre, në kohë paqie, për një kohë të gjatë 1945 – 1990.

Ndriçimi i historisë sot pothuaj se ka mbetur në dorë dhe gjykim të individëve, por një detyrë e vështirë kërkon aktivizimin e institucioneve shtetërore. Patër Gjon Shllaku na ka lënë një thënie

profetike: “Në shtete të tjera njerëzit e idealit edhe në u mbytshin për së gjalli nderohen për së dekuni; ndërsa te ne mbyten dy herë e harrohen”. 3)

Heronjtë e Ballit Kombëtar, ranë në luftë me nazifashistët, u vranë me atentat gjatë luftës, u pushkatuan apo vdiqën burgjeve të zeza komuniste jo se qenë bashkëpuntorë të fashizmit, gjë që nuk u provua asnjëherë me dokumente, por sepse ata qenë kundër politikës së Partisë Komunistë sikundër është shprehur Hysni Lepenica në Jug të Shqipërisë:

“Zoti Dushan Mugosha!… Po ta lëmë ne, me anën e një dokumenti Kosovën në duar të Nacionalçlirimtares Jugosllave, zotria jote mund ta përdori fare mirë nesër atë dokument në parlamentin jugosllav dhe ngjetkë. Ne për marrëveshje iu drejtohemi komunistëve shqiptar, e

jo të huajve të pa dëshëruar dhe të dyshimtë”. 4)

Dhe në Veri, Llesh Marashi, kur i bënë ftesë për t`u bashkuar me krahun komunist të Lëvizjes deklaronte: “ Nuk e shifni ju se komunistat udhëhiqen prej serbëve? Mblidheni mëndjen e kthejuni në rrugë të kombtarisë se internacionalistat juve kanë me ua pre krenat”. 5)

Dy njerëz, një në Jug dhe një në Veri, pavarësisht nga njeri tjetri shprehin të njëjtin mendim, sipas traditës historike e kombi tonë, është thjesht filozofia e popullit tonë.

Shumë personalitete të tjerë me mënçuri dhe atdhetarizëm e parapanë udhën në të cilën po e shpinte Partia Komuniste Shëipërinë dhe kundërshtuan:

Kur e pyetën mësuesin Tahir Hoxha, udhëheqës i Ballit Kombëtar të Vlorës, se përse nuk ndoqi shembullin e bijëve dhe të nipave partizanë? Ai u përgjegj: “Sepse, nuk kam besuar kurrë se ajo varkë, juaja, do të na nxirrte në limanin e shpëtimit”. 6) E dënuan 30 vjet burg.

Kur i thanë mësuesit Bego Gjonzeneli, udhëheqës i Ballit Kombëtar në Vlorë, që t`i kërkonte mëshirë popullit. Ai u përgjegj: “Popullit s`kam ç`farë mëshire t`i kërkoj, veç të mirës s`i kam

bërë ndonjë të keqe. Mëshirën tuaj as e kërkoj as e dua”. 7) E pushkatuan.

Përgjigja aq e thjeshtë sa dhe e bukur që Hysni Lepenica u dha disa komunistëve, kur thoshin se të kërkosh Kosovën është tradhëti, pasi atë e kërkojnë fashistët.

“Po mirë, tha Hysniu, fashistët hanë bukë, pinë dhe ujë, atëhere të mos hamë bukë e të mos pimë ujë edhe ne, pse hanë dhe pinë ata?” 8) Ra heroikisht në luftë kundër fashistëve italianë.

Kolë Tromara, pyetjes së kriminelit komunist Koçi Xoxe: Si të duket vendi ku je ulur ?”, iu përgjegj:

– Shikojeni mirë se edhe ju shumë shpejt do të uleni këtu!

– Tromara kërko mëshirë!

– Kurrë! Mua nuk më duhet Shqipëria atje ku do ta çoni ju. Më mirë të vdes pa e parë, se si do të vdesë atdheu im”. 9) E pushkatuan.

*    *    *

Autori e përfundon me këto fjalë parathënin e librit: “Në varrezat e dëshmorëve janë vetën ata që u vranë si partizanë apo komunistë me yllin e kuq mbi varr, ndërsa ata nacionalistët, demokratët, antifashistët e antikomunistët që vështronin nga

perëndimi u kanë humbur edhe varret. Për ta ende nuk ka vend aty, u përjashtuan për së gjalli, përjashtohen edhe për së vdekuri.

Shihni Spanjën, në një kodër janë të gjithë, ata kundështarë dhe luftëtarë ndaj njeri tjetrit, dëshmorë të të dy krahëve, republikanë dhe mbretërore, që u vranë me njeri tjetrin, gjatë luftës së gjatë civile 1936-1939.

Tek ne ende s`ka pajtim!

Prandaj ky libër është i vlefshëm dhe gjykimin mbi të, ja lë brezit të ri dhe sidomos intelektualëve të rinj.

Lexuesit i mbetet të gjykojë çka i ofron ky libër”.

 

RËNDËSIA E LIBRIT

Për herë të parë na është paraqitur një libër me dokumenta të Ballit Kombëtar.

Pas botimit të komunistëve “Thirrje dhe trakte të PKSH”, në vitin 1962, libri “Parti Komuniste apo Parti Terroriste”, vjen si një libër i munguar për të  plotësuar boshllëkun dhe falsifikimet që kishin bërë historianët komunistë.

Libëri do të iu vi në ndihmë, studiusve, por edhe lexuesve për historinë e Luftës së Dytë Botërore 1939 – 1944.

Vlera dhe veçoria e këtij libri është se autori nuk jep mendime dhe gjykime por i bindur në aktivitetin e atdhetar të Ballit Kombëtar ai, siç shprehet në parathënie ia le gjykimin brezit të ri e sidomos intelektualeve të rinj.

Autori nuk ka marrë përsipër të bëjë apologjinë e Ballit Kombëtar, por të publikojë dokumenta për këtë organizatë deri tani të pa njohura, apo të falsifikuara nga historianët komunistë.

Dokumentat janë renditur sipas radhë kronologjike, duke  shtuar edhe dokumenta të Partisë Komuniste që i drejtohen Ballit Kombëtar, në këtë mënyrë lexuesi por edhe studiuesi serioz mëson historinë e Ballit Kombëtar, si pjesë e pa shmangshme e historisë së shqiptarëve.

Historinë me dokumenta autori e ka plotësuar duke mos lënë jasht vëmëndjes së lexuesit dhunën, terrorin, burgun, plumbin dhe litarin që ushtruan komunistët ndaj organizatës së Ballit Kombëtar, fëmijëve të tyre, familjeve dhe fisit të tyre, në kohë lufte dhe veçanërisht në kohë paqie. Veçanërisht të tërheq vëmëndjen sekuestrimi i pasurisë së ballistëve.

Botimi i gati 600 faqe me dokumenta historike të nxjerra nga arkivat e Shtetit Shqiptar, flet fare qartë për punën e madhe, plot pasion dhe dashuri për vendin e tij të autorit z. Enver Lepenica.

Si pjesë e historisë së pa njohur apo të falsifikuar të Organizatës Nacionaliste e Pluraliste të Ballit Kombëtar, ky libër do të jetë i vlefshëm për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jasht kufijëve.

———————— 0 O 0 ———————-

 

Artikull,  shoqëruar me dokumenta nga libri, është botuar në gazetën “ 55 “, Tiranë,

dt. 18, 19, 20, 21 dhjetor 2013, f. 16 – 17. Me njoftim e publikim që në faqen e parë të gazetës.

 

1) Shih: Instituti i histoisë së Partisë, pranë K.Q. të P.P.Sh. “Thirrje dhe trakte të Partisë Komuniste të Shqipërisë 1941 – 1944” Tiranë 1962

2) Shih: Faik Lama “Demaskimi dhe shpartallimi i organizatave tradhëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”, Tiranë 1985, f. 276;

Aleko Gjergo “Historia e Ballit Kombëtar … “, “Lumo Skëndo”, Tiranë 2011, f. 142;

Kristo Frashëri “Mbi historinë e Ballit Kombëtar”, Vështrim kritik, Dudaj, Tiranë, 2012, f. 155;

Uran Butka “ Drithije të historisë”, Polemikë me Kristo Frashërin, Maluka, Tiranë 2012, f. 119

3) Mërgim Korça “Histori të pa shkruara”, Tiranë 2005, f. 174

4) Gazeta “Flamuri”, Tiranë, nr. 2, dt. 21. 5. 1944, f. 2

Enver Memishaj – Lepenica “ Hysni Lepenica … “, “Lumo Skëndo”, Tiranë, 2000, f. 294

5) Mërgim Korça “Histori të pashkruara”, Tiranë 2005, f. 121

6) Arkivi M. P. Brendshme, Dosja nr. 2454

7) Arkivi M.P.Brendshme, Dosja nr. 2014

8) Gazeta “Flamuri”, Romë, janar 1950, f. 3

Enver Memishaj – Lepenica “ Hysni Lepenica …”, “Lumo Skëndo”, Tiranë, 2000, f. 294

9) Gazeta “Balli i Kombit”, Tiranë dt. 16.10.1999

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: apo Parti terroriste, Kastriot Dervishi, Libri i Enver Lepenices, Parti Komuniste

Atentatorët

December 22, 2013 by dgreca

Shkruan:Skender Blakaj/

Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468. Historiani Italian Rafael Vollaterani (1506) thekson se “në ditët e tij  të pleqërisë shkoi në Romë dhe shumë shpejt pas kësaj, kur u kthye në shtëpi, vdiq nga helmi”. Historianë të tjerë fare pak e trajtojnë mundësinë e helmimit të Skënderbeut. R. Vollaterani, në veprën e vet  prej 38 librash për historinë e Romës, Gjergj Kastriotin e quan: “princ burrëror që padyshim e meritonte dhe ishte i denjë të jetë pasardhës i Mbretit Pirro dhe bartës i emrit të Aleksandrit të Madh. Pastaj, ai në aq shumë luftime, sulme dhe rreziqe të tjera, asnjëherë nuk mori plagë e dëmtime, pos atëherë kur pësoi një thyerje në shpatull. “Edhe po të jetë ndryshe, aq madhështor e i pathyeshëm, ai e “meritonte” helmin. Sepse, sado të ishin sakrificat nuk duronte që atdheu i tij të bëhet pronë e asnjë rrëmbyesi. Pikërisht më 17 janar 1982, me atentat klasik, në mërgim, e vranë intelektualin e atdhetarin shqiptar Jusuf Gërvallën, së bashku me të vëllanë Bardhin dhe me Kadri Zekën. J. Gërvalla, sapo braktisi atë copë atdheu, Kosovën e vet, të cilës ia jepte takatin e vet të tërësishëm që të dalë nga kthetrat serbe, sa arriti të strehohet jashtë, madje edhe vet shqiptarët, ia lëshuan prapa cilësimet spiun e tradhëtar, dhe kësisoji, bashkë me Beogradin, e përgatitën edhe më shumë gjoja arsyen e likuidimit të tyre. Atentatorët janë diku, dhe në mos i nxjerrtë drejtësia nga çuba, i nxjerrë padroni i tyre. Jusufi u kthye në simbol e në monument kombëtar, ata në qyqe.

Atentatorët shpesh ia kanë ndërruar lëvizjen historisë. Pa u ndalë këtu në momente të tilla të historisë botërore, le të kujtojmë Prizrenin në ditët e tij të famshme të BesëLidhjes Shqiptare të vitit 1878, kur Ramadan Zaskoci, me vendimin e kreut, e vrau në kafenenë “Mirashi” telegrafistin e Mehmet Ali Pashë Magjarrit. Edhe vet pashai i madh, i dërguar nga Porta  që të zbatojë vendimet e Kongresit të Berlinit dhe t’ia dorëzojë Malit të Zi krahinat e Plavës e të Gucisë, e pësoi në Gjakovë ku po kërkonte strehim e përkrahje në sarajet e Abdullah Pashë Drenit. Prijësit e Lidhjes si Sulejman Vokshi, Ahmet Korenica etj. i sulmojnë e i djegin sarajet, i vrasin të dy pashallarët dhe 90 mbrojtës të tyre, por edhe nga sulmuesit e Lidhjes mbesin 500 të vrarë. Koburja e Ramadan Zaskocit jo vetëm ia këput pashës lidhjen me Stambollin, po ajo bashkë me luftën te sarajet e pashës në Gjakovë i çojnë mesazh Evropës se Lidhja Shqiptare nuk është prosulltaniste.

Mirëpo atentatorët më të shpeshtë dhe likuidimet me motive politike shfaqen në skenën e historisë shqiptare në vitet e njëzeta të shekullit XX, kur kishte aq shumë lëvizje të kundërta në shtetin e pastabilizuar shqiptar. Levi qendror lëvizës pothuajse i të gjitha këtyre ishte Ahmet Zogu i Burgajetit të Matit, njëherë kryeministër, pastaj president i Shqipërisë dhe së fundi Mbret i Shqiptarëve. Me vrasjen e atdhetarëve, kryesisht liberalë-demokratë, për të fikur opozitën, që, pasi i cilësonte si tradhëtarë për ta përligjur krimin, ua vënte mbas atentatorët që e shkretëronin Shqipërinë, duke e lënë pa patriotët e idealistët e shquar. Isuf Reçi vrau Avni Rrustemin, simbolin e atdhetarisë e të demokracisë (në Paris kishte vrarë dajën e Zogut, Esat Toptanin, argatin e Beogradit, siç ishte edhe vet mbreti. Mbas përmbysjes së qeverisë së Fan Nolit nga A. Zogu, me përkrahjen ushtarake e financiare të Beogradit, Noli u vra politikisht dhe iku në mërgim, Baltion Stambolla e vrau Luigj Gurakuqin në Bari të Italisë (më 2 mars 1924), Cena Bej Kryeziu e Kadri Mehmeti vranë Bajram Currin më 29 mars 1925, në Shpellën e Dragobisë, kurse Ibrahim Qelo e vrau Hasan Prishtinën në Selanik më 14 gusht 1933. Lista e atyre që u vranë është e gjatë. Kryeministri, Presidenti, Mbreti Ahmet Zogu kishte shpallur shpërblime të mëdha për vrasjen e atyre që e rrezikonin “pronën” e tij, Shqipërinë.

Komunistët pas tij, ia shkuan me monstruozitete të tilla në krejt hapësirat ku jetonin shqiptarët. Edhe ata i kisha temë të shumë shkrimeve. Dorasit ndonjëherë u kapën e u gjykuan, po krimi rrinte më lartë. Jashta shabllonit të katran atentatorëve më duhet të përmend trimin e madh kombëtar Selman Kadrinë e Cërrces së Istogut që likuidoi kryekriminelin serb Miliq Kërstiqin më 1938.

Në Kosovë lufta e fundit, pos tmerreve, pati edhe shumë heroizma e sakrifica si ajo e Adem Ja­sharit me familje. Por, edhe lista e atentateve mbi at­dhetarët është e gjatë. U vranë: Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Shaban Manaj, Komandant Drini, Ukë Bytyqi, Ismet Rraci, dhe u goditën edhe Zejnullah Rrahmani, Sabri Hamiti, e të tjerë. Atdheu nuk është pronë e asnjë koburje, e asnjë çmendurie, e asnjë pushteti. Duhet të ndalohet mendja e dora që prish, e jo mendja e dora që ndreq.

Nga Gjergj Kastrioti e deri më sot po të më thuhej në cilin emër të dytë të madh të ndal gishtin, ai do të ishte gjeniu ynë Ismail Kadare.Kalorësi më i denjë i Skënderbeut. I.Kadare e bëri Shqipërinë të Madhe. E shtriu në krejt planetin.  Ndërmjet këtyre ndoshta  vetëm Marin Barleti. Sepse vepra e M. Barletit “është në bazë të të gjitha punimeve për Skënderbeun të hartuara në Evropë”, siç thotë dijetari  Fallmerajer (1861), aq i çmuar nga Noli, Çabej e Buda. Kur është bërë anketa për Çmimin “Booker Man International”, është e çuditshme sa mendime shpirtliga kanë thënë për Kadarenë vetë shqiptarët. Shpirtmjerë të gjykuar të veniten nën hijen e tij të madhe. Bota i dha Çmimin “Princi i Asturias”. Sa janë ata që do të vuajnë shkaku i kësaj. Sa janë ata që ngrehin koburet kundër tij. “Kadare mundi titanët ndërkombëtarë të letërsisë me çmimin “Booker” (The Guardian) dhe “E kanë krahasuar me Gogolin, me Kafkën, me Oruellin. Por ai i Kadaresë është zë origjinal, universal, e prapë me rrënjtë thellë në tokën e vet” thotë një studiues nga bota. Megjithatë atentatorët nuk i zë gjumi. Qëllojnë nga terri.

Për fund le t’i lexojmë së bashku vargjet e shkrimtarit Arif Demolli:

 

NE QË RRONIM ME UJQ…

 

Rronim me dhelpra, derra të egër, ujq…

Duhej bërë gjahtarë, barinj, bujq…

Një ditë zbritëm me turr nga atje lart

Të merreshim me shkencë, kulturë, art…

 

Ama dhelprat dhe ujqit mbetën me ne,

Në shpirt na u fut pak gjë e re,

Ndaj në jetë kemi kulturë kaq pak,

Ndaj na pëlqen të spërkatemi me gjak.

Po, ne zbritëm poshtë dhe çdo gjë e pat:

Qytetin më të madh e kthyem në fshat!

Tash sa vështirë do ta kenë, medet,

Një fshat kaq t’madh ta bëjnë prapë qytet.

Dhe, le ta kemi mendjen, thuhet – Zoti është i madh, Zoti fal. Ka një zot që nuk fal. Atdheu.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Atentatoret, Skender Blaka

KTHIMI I RI SËRBIAN

December 22, 2013 by dgreca

Një shteg gjithmonë i hapur/

Shkruan: Rexhep KASUMAJ/ Berlin/

1.

Fjalë kritike ndaj guvernantëve të Kosovës dëgjojmë çdoditë nga mëndje të hapura e vënddashëse. Epo, jemi  shoqëri e lirë. Apo? Ndoshta! Por, për të gëzuar këtë epitet sublim mungon dhe diç fundore: sado të mprehta, të kthjellta e të sakta të jenë ankesë-akuzat, ato nuk i shkundin dot titajt lëkurëtrashë me ansamblin institucioneve  të sunduara dhe, për çudi, as elektorët indolentë e harrestarë. Mirëpo, mjerisht, hidhen poashtu vlerësime që dhe desperadosin më të thekur e shpërthyes do ta bënin të rimenduar e dyshimtar total: ndaj gjithçkajes e ndaj të gjithëve! Njeriu politik, i thjeshtë e vdektar, përfundimisht e ka tepër të vështirë zgjedhjen! Më rastisi të shihja këto ditë një shkrim, që nuk e di në  përfaqëson opinionin oficial, doktrinar të ndonjërës nga kooperativat e shumta politike. Me një gjuhë paksa klerikale, shpallej nëma: “Komandantët e hoteleve kanë kthyer pa kushte Sërbinë në Kosovë”.

Më herët, mbase nga i njëjti taborr, do të flitej shpesh se Sërbia është gjithnjë këtu dhe bën e drejton politikat sipër nesh. Aherë, po t’ketë qenë kështu, ç’kuptim ka tehu i oponencës se ajo është kthyer, kur s’kishte ikur fare?  Nga shkrimi i sipërcituar del se ajo kje shpërngulur njëherë dhe tani –  ç’ligësi – pa kushte paraprake e paskan kthyer prapë. Përpiqem ta mirëkuptoj orvatjen për një rezon shtetëror, kryeftohtë e racional. Por dhe këto radhë pretendojnë këtë. Nuk janë retorizëm apo ligështim emocional.

2.

Është kthyer, prandaj, Sërbia në Kosovë?

Po, po, thotë, por shih tani çudinë: komandantët e shkretë kanë bërë këtë prapësi pa asnjë kusht! Athua paskësh qenë e parathënë (traktate të fshehta, pëndesë euroatllantike, ndryshim i skemave gjeopolitike – si azhurimi i datënisjes së negociatave me Sërbinë për të kompensuar disfatën në Kijew), të rivinte doemosshëm ajo në Kosovë? Nuk e besoj aspak këtë. Por, me sa rrjedhon drejt e pa keqlexim, përgjigja e autores së nderuar është tragjikisht pohuese. Edhe ajo nuk i kundërqëndron trokut serbian, veçse pajtimin do ta jepte me ca kushte! Vallë, përmbushja e cilit kusht madhor, jetik a të shenjtë, do t’përligjte kthimin e saj?

Ndjesa? A do t’mjaftonte një përulje, qoftë dhe vilibrantjane për të hedhur ajo prapë pëlhurën e harresës dhe zinxhirët e zbukuruar mbi fytyrën e Kosovës?

Reparacione? Ç’para mund të blinte gjakun e derdhur shqiptar kundër bankave të tyre të vdekjes? Dhe për ç’para do vinte sërish qafën nën zgjedhë ky popull, që tashmë ka lindur e po rritë brezin e parë pa shfytyrimin e robnisë  dhe vetë idenë e tij?

Çuarja dorë nga viset veriore e establishmentit serbian? Veç arsyeve të ditura (qeverisja e pamirë, korrupsioni si alkimi, pakti me mafiokratë) që dobësojnë qëndrueshmërinë e Kosovës, a është dhe fuqia reale e saj e tillë që të mbaj peng konstelacionet ndërkombëtare? Aleatët strategjikë ia shkëputën Kosovën Sërbisë dhe tani kërkojnë bashkëpunësi e koncesione për t’ia shkëputur dhe Sërbinë Rusisë. Një Ukrajinë, a një Kubë e dytë, nuk do të lejohej në Ballkan!..

Apo është kushti i njohjes? Po dhe ky, në fakt, do t’ishte një contradictio in adiecto i kulluar, sepse si mund ta njihte Belgradi shtetin e ri e sovran dhe, njëkohësisht, të kthehej aty ku ishte, e si ishte, tash 100 vjet?

Por ja: një palë pa kushte fare, kurse kjo tjetra, anipse e kudocilësuar si kundërshtare konceptesh e morali të saj – me kushte, por gjithësesi do të pranonte (e, kushedi, mirëpriste) kthimin e Sërbisë në Kosovë! Dhe në esencë ky është boshti i higjienës kombëtare: të tjerat janë ngjyresa të hirta e trishtuese të gjëmës së saj.

R.Kasumaj, Berlin, dhjetor 2013

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: kthimi serbian, Rexhep Kasumaj

SHQIPTARET JANE VLERA PAQSORE E EUROPES DHE E GJITHE NJERZIMIT

December 22, 2013 by dgreca

SHKRUAN AT NIKOLLA MARKU/

Refuzimi i statusit te vendit kandidat per ne bashkimin europian si njeri i feshur me rroben dhe besnikerine ndaj krishtit birit te atit te perjetshem, me thene te verteten per momentitn me deshperio thelle ne shpirt. Ky deshperim me erdhi jo se bashkimi europian eshte ndonje perfeksion hyjnor i jeteses njerezore por thjeshte nga mendesia e disa vendeve ne lidhje me kombin shqiptar.

Besoj na kujtohen te gjitheve ngjarjet e disa koheve me pare ne permet dhe incidente te tjera te denushme nga fryma e shenjte ne drejtim te sjelljes se njeriut. Besoj jemi te vetdishem se nuk ndodhen rastesisht. Janullatos e realizoi qellimin e tije per ti ven nje minus ne hije atdheut tone, panvarsisht se kjo nuk ishte primare  ne vendimin per statusin , mbeti ne kujtesen e politikes europiane. Ashtu si dhe vizita e presidentit grek, vend qe do te marre presidencen e rradhes , ishte pergatitur me shume kujdes, qe nga vendosja e dates qe duhej te perkonte me dite te diele, kur meshohet ne kishat e Shqiperise. Po gjithashtu,  riperseritja e kohes dhe muajit, me perafersi te kujdesshme, pikerisht ne Nendor. Cfar ndodhi me axhenden e presidentit grek me origjine shqiptare? Cfar duhet te kuptojme nga te gjitha levizjet dhe deklaratat verdhacuke, te ketij shtetari?

Ky president, i ftuar nga homologu shqiptar, zoti Nishani, per kortezi dhe diplomaci serioze dhe pozitive, duhej te takohej me presidentin shqiptar. Natyrisht qe nuk ndodhi keshtu, sepse per Papuljasin nuk kishte rendesi te madhe Nishani, per te thene troc asnje rendesi per viziten e tije ne Shqiperi. Ky lojtar pokeri ne politike dhe danci ne diplomaci, i bute si pambuku ne fjale, por dhe gjarperues ne favor te vorio-epirit, i keputi nje te ofenduar presidentit shqiptar ne menyren me rraciste dhe percmuese te mundshme. Kuptohet qe nepunesit e dobet te hartimit te axhendave, duhet te ishin te prere ne percaktimin e levizjeve te ketij politikani karriere. Do te ishte mire qe presidenti Nishani, pikerisht ne ate ore takimi, ta shtynte si takim sepse mund te ishte i zene me nje pune me te rendesishme se pritja e presidentit Papuljas. Loje diplomacie, ti ke Janullatosi dhe une skam kohe tani por kam kohe mbas dy oresh. Nejse, Shqiperia ende nuk po tregon se pas mikpritjes, ka dhe dyer e zot shtepie.

Nuk ka asgje te keqe qe presidenti Papuljas shkon ne meshe tek kisha ortodokse, megjithse eshte e uzurpuar nga bashkatdhetari i tije, sepse ky personalitet eshte ortodoks por, do te vlerohej maksimalisht dhe i sinqerte ne viziten e tije, ne rast se e mbyllte pikerisht tek nje meshe, per tju lutur Zotit qe gjerat shqiptaro greke te behen sa me mire. Se cfare eshte biseduar ndermjet agjentit te asfalise Janullatos dhe presidentit te atdheut te tije, askush se mori vesh por e ka garantuar qe te vazhdoje punen e tije, pa u shqetesuar sepse ka mbrapa shtetin grek dhe se Papuljas ka biseduar ne Shqiperi me x-a dhe y-a politikan shqiptar, qe ky ogic ti rrije nga mbrapa dhe kur shkon tek bashkia e Tirane. Sa per meshen ne gjuhen shqipe, ky ishte nje veprim fasade, sepse po te fliste Janullatos greqisht, do te perbente nje skandal dhe gjithe vizita do te ishte hedhur ne ere.

Vazhdojme me teje me takimin politik me kryetarin e partise per te drejtat e njeriut, nje emer  partie bobastik por qe ne te vertete, partia e  zotit Vangjel Dule e ka emrin partia e metamorfozes, shndrrimi i shqiptareve te jugut deri ne guret e Artes ne greke, per kete proces ka shkruajtur Franc Kafka teper hollsisht. Zoti Papuljas e dinte mire se presidenti shqiperise, kryeministri, kryetari parlamentit, kryetari bashkise Tirane, nuk e kane emrin as Janullatos dhe as Vangjel Dule. Po, zoti Papuljas e di mire se ligjin ne Shqiperi e bejne Janullatos , Dule, Barka dhe emra te tjere te ketij kulti anti shqiptar deri ne palcen e tyre, palce te kalbur nga dashakeqsia dhe rracizmi kunder kombit shqiptar. Mos harrojme qe keta persona profetizuan ne emisionin opinion mos marrjen e statusit.

Zoti Papuljas, meqenese na paska pire qumesht nga nene came, le te respektoje ne thellsine e tije kombin shqiptar  dhe te perkulej me nderim per viktimat e genocidit grek ndaj shqiptareve te Camerise, genocit tre dimensional, jete njerzish, besim fetar dhe prona.

Pse data e vizites perputhet per te dyten here me perrallat e autonomise se Himares, protokollet e ishullit Korfuz, ose me mire mbledhje pasanikesh bixhosci, sepse Korfuzi njihet mire per mbledhje sekrete te tipit kumar dhe emergji negative kunder te ndershmeve dhe njerezve te pambrojtur, ashtu si fshatrat e Shqiperise se jugut,fshatra qe jane djegur dhe shkatrruar ne cdo drejtim. Masakra greke kunder popullit shqiptar, nuk duhen harruar kurre.

Te mos harrojme ceremonite per partizanet geke ne Dervican dhe Kelcyre. Aty meshat u bene greqisht, u fol greqisht dhe porosite e fshehta u dhane greqisht.

Zoti Papuljas respektoi  viktimat e ushtrise greke, po mire, po viktimat shqiptare te camerise? Shqipria nuk besoj se ka vend ne token e saje dhe per 1500 varre te tjere te ushtris greke. A nuk e di zoti Papuljas se Shqiperia ka te renet e saje gjate luftes se dyte boteror? Nuk mundej ky politikan karriere, te respektonte dhe deshmoret e vendit fqinje? Zoti Papuljas dhe politika shqiptare te kuptoje mire se Shqiperia nuk mund te kthehet ne nje varreze, ndonse ka qene nje fushe betej nder shekuj. Kush ka varre apo eshtra, ti marri dhe ti coje ne shtepi, ashtu sic kane bere italiane dhe gjermane per ushtrite e tyre gjate luftes se dyte boterore.

Vizita e presidentit grek, ngjante me detyrat e shtepise per Janullatosin dhe Vangjel Dulen, ndersa per shtetin shqiptar, ishte injorim rracist, panvarsisht nga shterngimi i duarve, ku njeri i ka te lyera me gjak shqiptari te Camerise dhe te tjeret te parfumosura, sepse nuk i kane te fuqishme dhe te pergjegjshme aq sa duhet. Cuditerisht per njohjen e Pavarsise se Kosoves, u fol me ze te ulet, sepse mushkrit e shtetit shqiptar, jane te semura nga inferioriteti ndaj Greqise, me trashgimi kulturore te hershme, por jo sa ajo e shqiptareve. Ne e mesojme kulturen greke neper shkolla, mire bejme. Me te drejte pyese kombin tim. Greqia e meson kulturen shqiptare nder shekuj? Me gjeni nje tekst historie qe shkruan drejte dhe me te verteten per Pellazget, Iliret, Dardanet, Arberoret etj? Nuk ka. Le te bisedohej per keto probleme me presidentin grek Papuljas, me kete njeri me gjak shqiptari, ushqyer me qumesht te nje nene came, nene qe mund te kete vuajtur me vone nga genocidi grek, si dhe me mendje greke qe ka ky personalitet i diplomacise europiane.

Cfar u tha? Cfar u bisedua? Cfar tha ky president i ushqyer me qumesht te camerise? Qendrimi enigmatik i politikes shqiptare, e ofendoi deri ne palce  shoqerine shqiptare, sidomos  ne vecanti ate elitare. Sekrete mbante partia komuniste ndaj kombit te saje, nderkohe qe sekretet tona i dinte gjithe globi.

Cfar mbeti nga vizita e presidentit grek?

Kerkoi varreza te reja per ushtrine greke, apo ate qe cliroi vorio-epirin imagjinar te Greqise. Kerkoi ujrat shqiptare ne detin Jon sepse aty ka nafte. Mbeshteti politikisht dhe praktikisht grekun e paligjshem ne krye te kishes ortodokse shqiptare, Anastas Janullatos, ky i fundit te vazhdoje punen e tije me provokime te tjera si ato te Permetit. Kerkoi respektim te minoriteti grek etnik, sic e quajti Dule, panvarsisht se e di shume mire se minoriteti nuk eshte etnik por refugjat. Ne kete histori bisedimesh ka dhe mekatare qe kane marre vendime qeveritare dhe parlamentare ne dem te Shqiperise, sic jane varrezat memoriale greke, nje kancer qe po zmadhohet dita dites, si dhe marveshjet per rishikim kufijsh detar. Po nuk pate formim dhe kulture kombetare, nuk te ben pershtypje asgje, as teritori i atdheut apo memedheut tend  dhe as historia e kombit tend. Vizita e presidentit grek, zotit Papuljas, ishte nje rast i mire per ti shikuar gjerat ne sy. Te kerkohej falje per genocidin grek mbi shqiptaret dhe fshatrat shqiptare te Cmerise dhe jugut te Shqiperise. Te ngrihej nje komision i perbashket greko-shqiptar per pronat came dhe ato me gjere shqiptare.

I kujtoj keto ngjarje sepse kane nje lidhje me refuzimin e statusit panvarsisht nga vota pro e shtetit grek. Cdo te ndodhe deri ne qershor te 2014 me statusin e shqiperise? Cfar do te ngreje greqia gjate kesaj kohe? Pikerisht keto probleme do te dalin ne drite se shpejti.

Ne kete moment te nje deshperimi te ligjshem, dhe pse kemi probleme, dua ti them dhe ti kujtoj me te drejte te ligjshme kombit tim disa histori.

Si klerik, si shqiptar me prejardhje pellazgjike, ju lutem te gjitha moshave dhe gjinive, si dhe besimeve te nderuara te kombit shqiptar, mos e ulni koken poshte nga deshperimi i ketij momenti, sepse ne shqiptaret nuk kemi krijuar perandori te disa llojeve te ndryshme ,qe kane derdhur gjakun lume te njerezve te pafajshem. Le te krenohet kushe te doje per fuqite e tyre te ngritura mbi varre njerezish te pafajshem. Ne nuk do te ishim kurre krenar per perandoret e romes apo napolon bonapartin, po gjithashtu nuk do te ishim kurre krenare per nazizmin e hitlerit apo cthurjen familjare me ligj te disa vendeve te europes. Mikrobi ka lindur diku gjetke, tek ata qe sot mikrobin e tyre e kane shitur pse jo dhe tek ne duke fajsuar te semurin ne menyren   me jo humane .

Guxoj pa asnje hezitim, ti them kombit tim se me te vertete  per problemet qe kemi si korrupsion, padrejtesi, mungese dinjiteti te institucioneve e gjera te tjera, jemi te infektuar nga kufomat e kaluara te pseudo bashkimit europian.

Ne jemi ne atdheun tone, me nje popullsi mbi 10 milion njerezish paqsore dhe te viktimizuar. Atdheu yne eshte ky ku jetojme  me mbi 80 mije Klm2, le te quhet si te duan, ballkan, europe, amerike etj, emri yne eshte Shqiperi dhe nuk do te zhvendosemi kurre nga ky truall. Zoti eshte ne krahun e te drejtes qe na takon.

Me shqeteson nje plan grek gjate presidences europiane dhe prandaj duhet te jemi te pergatitur. Ne kishim nevoje per nje dore te ndihmes dhe nga ato vende qe nuk votuan per shtetin tone. Apsolutisht nuk dua te injoroj problemet qe kemi dhe ndihmen deri tani te bashkimit europian por, ne kemi nevoje te respektohemi per natyren tone paqsore, besimtare, paqen fetare dhe mardheniet vllazerore  ndermjet pakicave te tjera qe jetojne ne Shqiperi.

Deshperimit duhet ti japim fund. Le te ruajme vlerat tona dhe te mendojme per zhvillimin, dashurine, paqen dhe harmonine me njeri tjetrin. Kombi shqiptar eshte vlere besimi dhe jo shthurjeje. Rendesi ka integrimi brenda njeri tjetrit dhe fuqia e nje jete shoqerore pozitive dhe harmonike. Ne ketu jemi ne europe, panvarsisht nga nje boshllek kunder nesh. Shpresoj dhe lutem qe zoti te na largoje trishtimin dhe zhgenjimin e ketije momenti.

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: AT Nikolla Marku, shqiptaret, vlera evropiane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT