• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2014

Ylber Dauti, avokati shqiptar që diktoi ndryshimin e ligjit në shtetin e Nju Jork-ut

January 8, 2014 by dgreca

Avokati shqiptar Ylber Dauti fiton një çështje gjygjsore që tërheq vëmendjen e shtypit amerikan. Klienti i tij shqiptar, i aksidentuar një vit pasi kishte marrë deportim nga emigracioni, fiton një shumë prej 1 milion e 680 mijë dollarë/

Nga Dalip Greca/

Ne Foto: Avokati Ylber Dauti në zyrën e tij në katin e 28 në 233 Broadway në Nju Jork./

Çështja ka bërë bujë dhe është lakuar gjatë në mjediset e gjykatave njujorkeze dhe në shtypin amerikan. Gazeta “New York Law Journal” në numërin e saj të 18 qershorit 2009, e kishte klasifikuar si çështjen më të veçantë atë që kishte mbrojtë avokati shqiptar Ylber Dauti përballë Jurisë dhe gjyqtarit Massaro. Shkrimi që trajtonte gjyqin trejavor, ku personazhe ishin dy shqiptarë, paditësi, që po e shënojmë vetëm me  incialet MJ, (me kërkesën e tij) dhe avokatit mbrojtës Ylber Dauti, ishte botuar në faqen e  parë të gazetës, shoqëruar me një fotografi të gjyqtarit Massaro dhe me vijim në Faqen e  dytë, ku opinioni i avokatit zinte vend qendror.

“NewYork Law Journal” është gazeta më me reputacion në Amerikë në fushën e ligjeve. Për shkak të natyrës së veçantë të çështjes gjyqsore, për shkak të verdiktit të Jurisë për një shumë të madhe dëmshpërblimi (1 milion e 680 mijë dollar), për shkak të vendimit unik që mori gjykata, për herë të parë në historinë e Gjykatave të Nju Jork-ut dhe që mund të shërbejë edhe për ndryshimin e ligjit me  kalimin e kohës, ka botuar vendimin e plotë të gjykatës në gazetën e datës 19 qershor 2009.

Gazetari që ka shkruar artikullin (Daniel Wise) është nga gazetarët me përvojë të gjatë dhe me reputacion në gazetë. Nga të gjithë avokatët që ishin përfshirë në këtë çështje të vështirë, ai ka zgjedhur opinionin e Dautit për lexuesit e gazetës.Madje gazetari sjell edhe një kritikë të avokatit shqiptar ndaj një aspekti të vendimit të gjykatësit. Konkretisht Dauti dhe gjykatësi kishin një ndryshim opinioni përsa i përket interpretimit të ligjit, që ishte vendosur nga Gjykata në vitin 2006, që kishte përqasje me çështjen që gjykohej atë kohë. Në fakt çështja që vihej në referencë nuk bënte fjalë për urdhër deportimi, por për një person të punësuar në të zezë. Dauti kërkoi që Juria duhej të përcaktonte jo vetëm dëmshpërblimin për të ardhurat për shkak të paaftësisë për t’u rikthyer në punë, por njëkohësisht edhe dëmshpërblimin për shpenzimet mjekësore. Gjykatësi vendosi që dhe shpenzimet mjeksore t’i fuste në shumën e përcaktuar nga Juria, ndërsa Dauti debatoi duke kërkuar që këto shpenzime të ishin plus. Gazeta i ka dhënë hapësirë interpretimit të avokatit shqiptar, i cili e cilësoi të gabuar vendimin e gjykatësit për aspektin e shpenzimeve mjeksore.

Çështja e bujshme që mbrojti avokati shqiptar u bë ogjekt edhe në gazetën e qytetit të Nju Jork-ut,  “Gotham Gazzete”, e  cila me 29 qershor 2009 botoi shkrimin me titull ”Intrigë politike në një gjyq civil”. Autorja e shkrimit, Emily Goddman, e cila është gjyqtare e Gjykatës së Lartë të Nju Jork-ut, që ndodhet në Manhattan, ka sjellë në faqet e gazetës opinionin e saj për çështjen gjyqsore, dhe në dy paragrafë të shkrimit citon avokatin shqiptar Ylber Dauti, duke vlerësuar profesionalizmin e  tij.

 

Historia e emigrantit nga Kosova

 

Emigranti shqiptar kishte vendosur të provonte ëndrrën amerikane pasi jeta në Kosovë i ishte bërë e pamundur. Ai e pat përjetuar dhimbshëm tragjedinë e shkaktuar nga serbët që patën okupuar Kosovën dhe kishte humbur babanë, i cili kishte vdekur ndër masakra në kohën e luftës, ndërsa ai vetë pat kaluar në Shqipëri. Kur NATO mori në mbrojtje Kosovën pas bombardimeve, shqiptari i Kosovës u kthye në vendlindje, por për shkak të aktivitetit të tij politik, ai sërish pati probleme.

MJ  kishte marrë rrugën për këtej oqeanit në vitin 2003, pa pasur një mundësi ligjore që të vinte këtu me dokumente të rregullta.

Me një pasaportë fallso ai ia kishte dalë që të mbërrinte në SHBA. E vetmja rrugë që të pajisej me dokumente të rregullta ishte kërkimi i azilit politik, por Gjykata e Emigracionit ia refuzoi dhe i dha atij urdhër deportimi. Shqiptari, si shumë të tjerë nuk iu bind urdhërit me shpresë se koha do të bënte të vetën. Pikërisht, një vit pasi kishte marrë urdhërin për të ikur nga Amerika, ai aksidentohet në punë dhe pëson lëndime të rënda fizike që e kthejnë në invalid.

 

Betejë e ashpër mes avokatëve

 

Avokati Ylber Dauti, ishte ndër të paktët që i kishte afruar ndihmë përmes firmës së tij ”The Dauti Law Firm, Inc” shqiptarit të dëmtuar. Aspektet e çështjes ishin delikate dhe avokatët e patën refuzuar asistencën e  tyre. Pala kundërshtare në gjyq pretendonte se niveli i dëmshpërblimit që duhej të merrte shqiptari në këtë rast duhej të kufizohej në mënyrë automatike për shkak të statusit të emigracionit. Avokatët e palës së paditur e kishin ndërtuar strategjinë e tyre me rrëzimin automatik të padisë sepse paditësi nuk kishte status qëndrimi në SHBA, jo vetëm kaq por  ai kishte marrë edhe një deportim, para se të aksidentohej.

Duke qenë se aplikimet e shqiptarit për azil politik nuk janë vendosur ende nga gjykata,(ai sërish e ankimoi çështjen pas aksidentit dhe Gjykata e Apelit e riktheu për shqyrtim) problemi mbetej ende i komplikuar. Për shkak të kësaj, pala tjetër insistonte që ky individ, edhe nëse dëmshpërblehej(ata i patën afruar vetëm 25 mijë dollarë) nuk duhej ta gëzonte të drejtën e  dëmshpërblimit mbi bazën e kostos së jetesës në SHBA. Arsyetimi i tyre bazohej në mundësinë që ekzistonte për humbjen e kërkesës për statusin e azilit politik. Në këto kushte, argumentonin ata,  ai do të detyrohej që të kthehej në vendin e tij, në  Kosovës, ku standardet e jetesës kanë kosto tepër më të ulët se në SHBA. Avokati i palës së paditur këmbënguli që t’i bllokohej shqiptarit “mashtrues” e drejta e dëmshpërblimit sepse ai nga dita në ditë mund të merrte vendimin përfundimtar të emigracionit që të kthehej në vendlindje.

Mbrojtja e avokatit Ylber Dauti, qe shumë bindëse, e ndërtuar me argumente juridike e njerëzore, duke i lënë hapësirë humanizmit.Ai e orientoi mbrojtjen në të drejtën ligjore të  klientit të tij për të përfituar shpërblim sipas kostos të standarteve të jetës në Amerikë sepse këtu ishte aksidentuar. Klientit të tij, nuk kishte arsye që t’i bllokohej në mënyrë automatike e drejta e dëmshpërblimit për shkak të statusit të pavendosur të emigracionit. Duhej të ishte Juria ajo që të vendoste nëse shpërblimi do të bëhej mbi standartet  amerikane apo ato të Kosovës!

Gjykata arriti në përfundim se kërkesa e avokatit shqiptar ishte e drejtë. Kjo ndodhte për herë të parë, ç’ka dikton ndryshimin e ligjit në shtetin e Nju Jork-ut për raste të ngjashme. Vendimet e më parshme për ndodhi të përafërta kishin qenë të pafavorshme për klientët.

Paditës që kanë qenë në të njëjtën situatë si klienti i avokatit Dauti, kanë qenë humbës të dëmshpërblimeve. Ligji në shtetin e  Nju Jork-ut nuk e ka të prerë se si duhen trajtuar raste të kësaj natyre?

 

Situatë konfliktesh mes ligjeve federale

 

 

Avokatiu Dauti spjegon për Illyria-n se situata e klientit të tij si emigrant përcaktohet nga Ligji i emigracionit, që diktohet nga Qeveria Federale dhe Ligji i shtetit të Nju Jork-ut. Në rastin konkret  paraqitej një situatë konfliktuale mes asaj çfarë kërkojnë ligjet federale për çështjen e emigracionit dhe asaj çfarë kërkojnë ligjet e dëmshpërblimit civil për një person që jeton në shtetin e Nju Jork-ut, kur aksidentohet. Dëmshpërblimi civil bazohet në bazë të rregullave shtetërore të shtetit të Nju Jork-ut, kurse çështja e emigracionit përcaktohet nga ligjet Federale, që funksionojnë për të gjithë Amerikën.

Beteja në këtë gjyq zhvillohej për konflikt të interpretimit të ligjit dhe dy palët e avokatëve provonin aftësitë juridike. Argumenti i përdorur nga pala tjetër ishte se  Ligji Federal e pengon ose e ndalon ligjin shtetëror të Nju Jork-ut, që të japë përfitime në dëmshpërblimet civile për perosna që janë ilegalisht në Amerikë. Në fakt, vetë ligji nuk ishte i qartë. Ka interpertime jo të qarta për situata që nuk kanë qenë identike me raste të tilla. Ka pasë raste në të kaluarën për emigrantë, që kanë hyrë ilegalisht në Amerikë dhe askush nuk e ka ditë. Mirëpo në rastin e avokatit Ylber Dauti, shqiptari i Kosovës, që ishte aksidentuar, dihej se kush ishte, madje kishte dhe një urdhër deportimi për të.

Detyra e avokatit vështirësohej sepse vendimi për deportim ishte dhënë para se klienti i tij të aksidentohej. Argumenti i palës tjetër ishte se ky njeri që kërkonte dëmshpërblim nuk kishte pse të ndodhej në Amerikë në çastin e aksidentit sepse duhej t’i ishte bindur urdhërit të deportimit një vit më parë. Ky njeri, sipas tyre, ka shkelë ligjet e  Amerikës sepse nuk i është bindur një urdhëri deportimi që ka lëshuar Gjykata Federale, Bordi i Apelit të Emigracionit.

 

Edhe halla e presidentit Obama ka marrë deportim, por jeton në SHBA

 

 

Avokati Dauti, pohon se e kishte të qartë shkallën e vështirësisë së misionit të tij. Në të kaluarën gjykatat janë marrë me raste kur nuk ka pasur urdhër deportimi ndaj dikujt. Dhe në raste të tilla ka pasë lehtësi sepse  personat nuk kishin shkelë një urdhër gjykate, si në rastin e  shqiptarit të Kosovës. Ishte fakt i pamohueshëm se veprimi i klientit të tij ishte në kundështim me ligjet federale për emigracionin sepse nuk kishte respektuar vendimin e deportimit.Mirëpo ai këmbënguli se ky njeri i aksidentuar duhej të jetonte dhe për këtë duhej të dëmshpërblehej. Mirëpo pala tjetër këmbëngulte se një shkelës ligjesh nuk kishte pse të dëmshpërblehej.

Si kundërpërgjigje, avokati Dauti u çoi në vëmendje se ligji i shtetit të Nju Jork-ut nuk ka asgjë të shkruar për raste kur një person ka urdhër deportimi e më pas aksidentohet. Pala tjetër protestonte duke argumentuar se nëse ky përfitonte atëhere shkelej ligji federal për emigracionin, që personit i kishte dhënë deportim.

Argumenti që Dauti përdori ishte se pavarësisht se Ligji i shtetit të Nju Jork-ut nuk e përcakton këtë, logjika njerëzore dhe aspekti i filozofisë së ligjit, është i tillë, që kur dikush dëmtohet për faj të dikujt tjetër, ai duhet të përfitojë, pavarësisht se ai ka shkelë ligjet federale për emigracionin.

Logjika juridike dhe njerëzore e avokatit shqiptar i dhanë kthesë gjyqit. Ai tha se nëse klienti i tij nuk do të përfitonte dëmshpërblimin vetëm për arsye se kishte marrë deportim, atëhere gjykata do të promovonte marrjen në punë nga punëdhënësit amerikanë të personave që kanë urdhëra deportimi, për shkak se atyre u ligjërohej mosdëmshpërblimi i tyre në rast aksidentesh. Ai tërhoqi vëmendjen se po krijohej një situatë që do të stimulonte marrjen e këtyre njerëzve në punë, që jo vetëm kanë një kosto të ulët, por dhe lehtësira në rast aksidentesh.

Analiza e avokatit Dauti bazohej në krahasimin e kostos dhe të përfitimeve, që gjykatësi duhet t’i merrte në konsideratë gjatë nxjerrjes së vendimit. Argumenti i avokatit Dauti ishte se në rast se gjykatësi do të vendoste, që ky njeri i aksidentuar nuk kishte të drejtë që të kompensohej vetëm për shkak se kishte shkelë ligjin federal, ku kishte një urdhër deportimi ndaj tij, atëhere, ne duhet ta shohim në sy realitetin e këtushëm.

Ka shumë njerëz që kanë urdhëra deportimi, por ende qëndrojnë këtu sepse kanë ardhur pas ëndërrës për të jetuar në Amerikë. Shumica e këtyre njerëzve nuk largohen, edhe pse ndaj tyre ka urdhëra deportimi, që u diktojnë largimin nga vendi i ëndërrave. Madje, avokati shqiptar, ia kujtoj gjykatësit (off the record) se edhe halla e presidentit Barack Obama ka pasë urdhër deportimi që në vitin 2004, por nga ky vit e deri tani në 2009 vazhdon që të jetojë në Amerikë në kundërshtim me urdhërin e  Gjykatës. Jo vetëm kaq, por ajo ka jetuar në Publick House.

– E përmenda këtë rast, jo për ndonjë arsye politike, por vetëm për t’i treguar gjykatësit se thyrja e urdhërit të deportimit në Amerikë është një gjë e zakonshme. Pra nuk është vetëm klienti im që po kërkohet të penalizohet vetëm për këtë arsye, spjegon për Illyria-n, avokati Ylber Dauti.

 

 

Argumentet që bindën Jurinë

 

 

Pala kundërshtare po e paraqiste shqiptarin si një rast të jashtzakonshëm, si një monstër, gati si një përbindësh që nuk pyet për ligjet federale dhe se në ato kushte nuk duhej të meritonte asnjë dëmshpërblim. Ndërsa Dauti, në të kundërt u kap në aspektin human të trajtimit të problemit, duke arritur në përfundimin se një shkelje të tillë të ligjit e bëjnë dhe shumë njerëz të tjerë këtu. Penalizimi i klientit të tij do të përbënte një shkelje të drejtave të njeriut; nuk do të ishte humane që atij t’i mohohej shpërblimi për dëmin shëndetësor, që iu shkaktua nga pala e paditur. Do të ishte antiamerikane, arsyetoi para gjykatësit dhe Jurisë avokati Dauti, sepse ky është një vend i ndërtuar me ëndrrat e emigrantëve nga e gjithë bota, shumë nga të cilët kanë ardhur këtu edhe ilegalisht dhe kanë qëndruar derisa e kanë marrë statusin qoftë nga amnistitë, qoftë edhe përmes ligjeve, duke u stabilizuar një herë e përgjithëmonë këtu. Përveç humanizmit, të qenurit emigrant, arsye e tretë, që paraqiti Dauti, ndoshta më e rëndësishmja, që ndikoi tek gjykatësi dhe juria, ishte:Në përgjithësi punëdhënësit në shtetin e Nju Jork-ut, veçanërisht ata të fushës së ndërtimit, përpiqen që ta bëjnë punën sa më lirë në kosto dhe nuk krijojnë kushtet e  duhura të sigurisë për jetën e  punëtorëve në përshtatje me kërkesat e ligjit. E vetmja arsye, që ata përpiqen që të shpenzojnë diçka për kushte sigurie është se ata i friken penalizimit nëse dikush u dëmtohet në punë.Nëse gjykata do të vendoste se një grup njerëzish që ishin ilegalisht në Amerikë në çastin e  dëmtimit, nuk u takonte dëmshpërblimi, atëhere të gjithë punëdhënsit do të preferonin që për të ardhmen të merrnin në punë vetëm këtë kategori personash sepse edhe nëse dëmtoheshin ata nuk do t’u paguanin atyre dëmshpërblim.Kjo praktikë do të ndihmonte në krijimin e një filozofie, që do të kishte efekte negative edhe për punësimin e shtetasve amerikanë. Këta do ta kishin më të vështirë për të gjetur punë nga që punëdhënsit do të preferonin kategorinë e atyre që nuk dëmshpërbleheshin në rast aksidentesh.

 

Gjykatësi, në përpilimin e vendimit, vendosi, që klienti shqiptar dhe të tjerëve si ky në ardhmen, t’u njihet e drejta e dëmshpërblimit, pavarësisht se ka pasur një urdhër deportimi nga emigracioni përpara se atyre t’u ndodhte aksidenti. Pala tjetër nuk kishte më argument për të kundërshtuar.

Avokatit Dauti kishte fituar admirim, kur solli në vëmendje të gjykatësit se në bazë të rregulloreve të Departamentit të Sigurisë, nuk është shkelje ligji të punosh pa letra, por është shkelje ligji për punëdhënsin, që punëson një punëtor ilegal.Pasi kishte sjellë argumentet ligjore dhe njerëzore, avokati shqiptar kërkoi që klienti i tij nuk meritonte të paraqitje si monstër para Jurisë nga pala kundërshtare, vetëm për shkakun se kishte punuar pa letra apo pse kishte marrë deportim si emigrant i paligjshëm.

 

Përse e shkeli këshillën e shkollës së ligjeve, Ylber Dauti?

 

I drejtoj një pyetje avokatit: -Pasi ka përfunduar gjithë kjo histori dhe keni triumfuar, si ndjehet avokati Dauti nga ana profesionale dhe njerëzore?

– Një nga ndihmësit e mi amerikan, pasi përfundoi gjyqi, më tha se gjatë procesit, kur unë mbaja për një orë e gjysëm fjalimin mbrojtës, klientin tim e kishte parë duke derdhur lot.

Më mallëngjeu ky rrëfim. Do të ishte mirë ta kishte parë Juria duke qarë se pala kundërshtare e paraqiti si përbindësh, thotë Ylberi.

Avokati, në përgjigje të pyetjes, kujton se në kohën kur ishte student në Shkollën e ligjit, një nga postulatet, që u përcillnin profesorët amerikanë dhe specialistët e ligjit ishte që të mos përfshiheshin emocionalist në çështjet që prezantonin para jurive dhe gjykatësve. “Bëni atë që duhet të bëni për klientin, por emocionalisht mos u përfshini kurrë në çështje”!

-Është i vetmi rast, thotë Ylberi, që e kam shkel këtë këshillë –aksiomë të profesorëve të mi.

Ai e  ka përjetuar shpirtrisht ngjarjen dhe është emocionuar gjatë mbrojtjes. Klienti i tij vinte nga ferri i vuajtjeve nën regjimin serb dhe atij i duhej ta mbronte sa më me dinjitet. Avokati u indinjua kur pala tjetër përpiqej ta prezantonte klientin para jurisë si një njeri të keq, që nuk meritonte asgjë.

Një nga aspektet që ata ishin përpjekur të realizonin ishte që ta tipizonin shqiptarin si produkt të së keqes. Avokati kundërshtar kur ka mbajtur fjalimin e fundit para jurisë, ka përmendur emrin musliman të  klientit shqiptar, dhe i ka thënë Jurisë:”Ju mund të kuptoni shumë gjëra nga një njeri, duke u nisur nga emri që ai ka”.

Në një fjali më poshtë ai ka thënë se “ky është një njeri gënjeshtar dhe mos harroni se ka ardhë në Amerikë pas 11 shtatorit me pasaportë fallso”!

Kjo ishte tendencë për ta nxitur jurinë që të mendonte se ky ndoshta ishte një prej terroristëve, që ka ardhë në Amerikë, po jeton si i paligjshëm dhe nuk dihet se kur do ta ngrerë kokën dhe të bashkohet me monstrat e tjera të terrorizmit.

Avokatët kundërshtarë po përpiqeshin që të nxirrnin nga shpirti dhe zemra e jurisë atë reagimin që ka ardhë nga popullsia amerikane ndaj atyre që shkaktuan tragjedinë e 11 shtatorit 2001. Ata po përpiqeshin që të ndikonin tek juria që ta paragjykonte shqiptarin si të rrezikshëm dhe si i tillë ai nuk meritonte asnjë dëmshpërpërblim.

Sipas tyre shqiptari po gënjen sepse të gjitha dëmtimet që ai pretendon se i kanë ndodhur pas aksidentit, nuk i janë shkaktuar këtu, por i ka pasë që në Kosovë.Pra ai po paraqitej si gënjeshtar, si mashtrus, më keq akoma, për shkak të emrit musliman, por paraqitej edhe si terrorist.

Kundëragumentet që përdori Dauti i dhanë mundësinë që t’i neutarlizojë kundërshtarët dhe akuzat se klienti i tij ishte shpirti i së keqes, gënjeshtar, mashtrus, terrorist, dhe të gjitha këto vetëm pse ai ishte musliman dhe se kishte ardhur pas 11 shtatorit me pasaportë fallso. Dauti doli para Jurisë dhe u kujtoi anëtarëve të saj një shprehje që ka thënë Franklin D Rusvelt, ish president i Amerikës,se “ne të gjithë e kemi prejardhjen prej emigrantëve.”

Avokati, i kujtoi jurisë një udhëtim të tij që kishte bërë për herë të parë, kur kishte ardhë në Amerikë në prill të 1999 tek Statuja e Lirisë, dhe se atje, në krah të simbolit,  kishte lexuar fjalët monumentale :”Më jepni njerëzit e popullit tuaj të uritur, të përdhosur, të mashtruar sepse unë i pres të gjithë me krahët hapur”! Edhe klienti im , tha ai, prandaj erdhi këtu.

Avokati shqiptar u kujtoi anëtarëve të jurisë dhe një shprehje të Dr. Martin Luter King, i cili tërhiqte vëmendjen se padrejtësia në një vend çon tek padrejtësi në çdo vend. Duke hyrë në thelbin e çështjes, ai tha se pala tjetër po ju bën thirrje ju, që t’i bëni padrejtësi këtij njeriu, që ta ndëshkoni këtë njeri, për një gjë që nuk ka të bëjë me këtë çështje, ta ndëshkoni për origjinën e tij.

Avokati Dauti, duke perifrazuar Dr.Martin Luter King, tërhoqi vëmendjen e Jurisë se nëse ju i bëni padrejtësi këtij njeriu, i keni bërë padrejtësi gjithë njerëzimit!( Marre nga libri ne proces “Histori shqiptare ne Amerike)

Dhe Juria reagoi; shqiptari fitoi maksimumin e  shpërblimit!

Filed Under: Histori Tagged With: avokatin shqiptar, dalip greca, ju tregoj, qe ndyshoi ligjin e NY, Ylber Dauti

Nju Jorku e festoi me fishekzjarre lirimin nga burgu të Lillo Brancatos,aktorit të “Sopranos”

January 8, 2014 by dgreca

Shpërthimi nga fishekzjarret ishte aq i madh sa që tronditi dy lagje Bronxin dhe Westchester, duke shqetësuar banorët dhe madje edhe duke thyer xhmat e dritareve aty pranë për të festuar lirimin e Lillo Brancato i cili sapo doli nga burgu, thonë burimet e policisë./

NGA BEQIR SINA, New York/

BRONX NEW YORK : Javën e kaluar , banorët në Bronx dhe pjesë të Westchester në qytetin e Nju Jorkut, u tronditën nga një shpërthim i fuqishëm që erdhi nga ” fishekzjarre të klasës së lartë profesionale , fishekzjarre shumë të forta” që nisën në një kovë plehrash dhe “morën” rrugën përballë disa dyqaneve dhe shtëpive. Shpërthimi tronditi shtëpitë dhe dyqanet për rreth deri sa dhe u thyen dritaret në Pelham Bay rreth orës 23:00 më 30 dhjetor, vetëm disa orë para se Brancato të dilte nga burgu . Ai kaloi në burg tetë vjet për një vjedhje të dështuar në vitin 2005, e cila  përfundoi në vrasjen e Detectivit Daniel Enchautegui nga NYPD.

Shtypi njujorkez shkruan se natyrisht ky nuk është lajm i mirë, por është lajm që tronditi dy lagje të mëdha të një qyteti, dhe si për ironi shkruan shtypi  : “Ky shpërthim rezulton se ato fishekzjarre mund të mos jenë raketa sekrete të Ushtrisë së Kuqe dhe të na ringjallin Luftën e Ftohtë në kohën e duhur me regjimin Comandante de Blasio -së , por ishin vetëm  një vepër e disa njerëzve – fansave të një gangesteri të madh të një ish aktori të filmit të famshëm ” Sopranos ” në lirimin e tij nga burgu , pra të aktorit Lillo Brancato -s. Ky akt thuhet se është nga ato, që kërkojnë aq shumë vëmendje nga policia njujorkeze dhe FBI, për të vështruar se çfarë [po ndodh në këtë lagje .
” Burime të policisë së New Yorkut, i thanë gazetës New York Post, se shpërthimi ka qenë i fuqishëm deri sa ka thyer xhamat e dritareve, dhe hapi një vrimë në një mur dyqani diamantesh, përball rrugës ku ishte vendosur mjeti pirroteknik – fishkezjarri . Shpërthimi sipas policisë mund të dëgjohej më larg vend-shpërthimit, deri në New Jersey – dhe është vendosur aty nga një bandë e tifozëve të panjohur  të ish aktorit të ” Sopranos ” Lillo Brancatos .

“Ne jemi duke kërkuar një grup të djemëve të rinj në lagjen Bronx dhe të Westchester në qytetin e Nju Jorkut, të cilët kan kryer një akt për tu dukur si të llojit “Mafia” i tha një burim i zbatimit të ligjit New York Postit, duke shtuar se : ” Ne jemi të sigurtë nga të dhënat në rrugë operetaive, se ata ishin duke shënuar me mënyrën më të mundshme lirimin nga burgu të Lillo Brancatos . ”
Brancato , i cili kishte një pjesë pak si gangster në rolin e  Matt Bevilaquas në serialin e famshëm të HBO – “Sopranos” përveç roleve të tij në filmat si “A Bronx Tale – I gjati i Bronxit ” dhe “Enemy of the State –  Armik i Shtetit ” , u dënua me dhjetë vjet burg në vitin 2009 për një vjedhje të dështuar që la të vdekur një oficer police në detyrë në vitin 2005, Detectivin Daniel Enchautegui nga NYPD.

Filed Under: Kronike Tagged With: aktori i Sopranos, Beqir Sina, Lillo Bracato

PËRKUJTESË DRITËRIMI

January 8, 2014 by dgreca

Njëqind vjetori i shkollës së Tërbaçit/

Reportazh nga Eqerem Canaj/Shkrimtar/

Deti paskësh ndërruar shtrat në ato ditë fund dhjetori. Dallgëzimi paskësh përflakur Skelën e hyrë pak nga pak në pallatin “Riviera”, pronësi edhe e tërbaçiotit Flamur Çela: Qendra Tregtare “Riviera” Vlorë.

Kështu mu dukën njerëzit, atë mëngjes dimri me diell, që ta kërkonte shpirti e ta dehte zemrën. Njerëz nga të gjitha moshat, por edhe nga e gjithë treva shqiptare. Qenë njoftuar, ndofta edhe në internet, se tërbaçiotët, ku e nga do qenë, më datën 21, do të festonin, në mënyrën më shëmbullore, njëqind vjetorin e çeljes së Shkollës së Parë Shqipe, në Tërbaçin e Labërisë, që: atje në Tërbaç, ku hedhin rrënjë Malet e Vetëtimës (Akrokeraunet) e tërbaçiotët e të tëra kohërave i presin vetëtimat në kraharor, më vjeshtën e 1913 – s, çelën të parën shkollë, në shqip, atje ku tash e ndërmote, siç thonë, pula ha stërrall, njerëzit bëhen fajkoj e petrita, të tillë, pse sytë i kanë te dielli, këmbët mbështetur fort, në rrënjë, domethënë në monopatet gurë e shkëmb, kraharorin ua pushtojnë erërat që flladitin kah Shushica. Ndaj, thonë, janë e bëhen njerëz të zgjuar, ndaj, sjellin në kujtesë bëmatarë të pashoq, si: Lulo Habaz Mehmeti … “anija që çanë detin” …, “Hysni Kapo sypetrit, gjermanëve në gjuhë u flit”, Halim Xhelo – ideologu revolucionar …, gjer  fëmijët e vegjël tërbaçiotë, të veshur me kostumin lab – karakteristik, të cilët u ngjasojnë një tufe pëllumbash që shkëputen majë maleve e davariten përmbi Shushicën valëzjarrtë, Lumi i Vlorës i thotë populli. Këta lloje pëllumbash kanë zbritur në qytet e, me këngët e tyre labe, këndojnë të kaluarën dhe të tashmen, ata, me zërat e bukur të zogjve i këndojnë njeriut, heroizmit, jetës, shoqërisë njerëzore në rrugën e ndryshimit e të përparimit …

Dhe e kremtojnë, këtu, në Qytetin e Pavarësisë, në thelbin e modernitetit. Sepse, ah, Festa e 100 vjetorit të shkollës së tyre, nuk është e tyrja vetëm, por edhe e Vlorës, e Shqipërisë. Këtë fakt e përmbush ardhja e grupeve nga Tirana; Dr. Selim Beqiri e Hamdi Cane me Ali Bajramin …, nga Durrësi poetesha Flora Gjondeda …, nga Elbasani, Myzeqeja … Po edhe emigrantë të moshuar, si Iliaz Habazaj, me fëmijë, nga Italia, të tjerë e të tjerë. Pa llogaritur vlonjatët, me përfaqësues të tëra shoqatave të Labërisë … Kjo pjesëmarrje e beftë të bind e tundon mendimin se Vlora atë 21 – ësh dhjetorjan 2013, është Tërbaçi e Tërbaçi ishte Vlorë, pra kjo – ky festim modern do të bëhej në Skelë, buzë detit valëkaltër, dallgët e të cilit mu pasqyruan në hollin e “Rivierës”, dyndje njerëzish në argëtim e të mbytur në detin e kujtimeve.

Kapiteni lufton me dallgët, t`i pushtojë e ta drejtojë anijen në breg, ta ankorojë atë në një shkëmb të Akrokerauneve: është moderator i veprimtarisë, poeti Albert Habazaj që, me zërin e tij timbrian vendos qetësinë përmbi zhurmërinë e zakontë e në atë fillim beteje pëshpërima shumëzërëshe, i ngjason zbaticës përmbi rërë. Alberti  inspiron përshëndetjen e mirëseardhjes, për të vazhduar programin pasues. Fenerët, anës detit blu, shenjojnë drejtimin e anijes, pasqyrojnë dritë mbi terr: janë televizionet. Lokale e qendrore, po se po, janë ngritur përmbi zhalionë, kamerat e të cilëve përthithin gjithçka: deti, dashuri, kujtime, mbresa …, ka derdhur perlat përmbi rërë … Si mund t`i shpëtojnë kamerave të “TV 6+1 Vlora”?! Kur çdo gjë është e bukur,  gjer në shkallën e madhërisë s`ka se si t`i mbetet mjegullnajës. Se, 100 vjet plot, mjegullnaja është endur brigjeve pa kufi: ka ngjizur, në barkun mjegullor gjak e djersë e stërmund për ditë të bardha …, këto çka tërbaçiotët shijojnë sot, në 21 – shin e njëqind të së çeljes së parë të shkollës shqip, shkollës që ka dritëruar brezash pa kufi.

Këto kontribute, të cilat përbëjnë thelbin e historisë kombëtare për liri, demokraci e përparim, i thonë lektorët, në kumtesat e shkurtra, si: Prof. Dr. Bardhosh Gaçe “Lëvizja kombëtare në Tërbaç dhe mësuesit shëtitës”, Dr. Selim Beqiri me “Çelja e shkollës së parë shqipe në Tërbaç dhe kontributi i saj në arsimin kombëtar”, Dr. Leka Skëndaj “Shkolla e Tërbaçit – vatër e intelektualëve dhe atdhetarëve të zjarrtë” … Kumtesat përmendnin emra, spikatnin ngjarje, figura, jepnin panorama e freskonin kujtesën e brezave, ndofta me pikësynimin e brezit të tretë, për të fiksuar  ca më mirë, çkangjasat që kanë befasuar nër kohët e zhytura në mjegullnajë, në erë, borë e breshër, tashmë, të mbeteshin kuinta në hapësirat ndërgjegjësore të brezit stafetmbajtës për të përçuar përdrejt ardhmërisë mesazhe edhe më të fuqishme: lumturimin e jetës së njeriut, në përgjithësi e vazhdimisht.

Kjo kuptohet mirëfilli, edhe pa analiza e konkluzione, pse: në vitet 70 – të, mësuesit virtyozë të asaj kohe, si Rexhep Habazaj, Mejdi Skëndaj, Shezai e SiIurian Habazaj e tjerë, krahas mësimit bënin edhe kulturën – kulturë që shënonte hapa cilësorë për kohën e paskohën. P. s. Me inisiativën e tyre, si një kërkesë kualite e kohës, ringritën grupin folklorik të fshatit. Poeti popullor, mësuesi Kujtim Mici thurte tekste këngësh labe që konkuronte në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës, virtyozi Rexhep Habazaj qe kthesi i pazvendësueshëm në grup; thonë, i ngjante shpellës së Somait, apo shpellës së Bilbilenjve, si i thonë ndryshe, gryka e të cilës frynte e shfrynte nër tufane e shqotë, mësuesi i gjuhës Zaim Hoxha korrte sukses në fushën e gjuhësisë në aksionin kombëtar të mbledhjes se fjalëve të rralla, të tjerë e të tjerë, kontribute cilësore nër rrugët e shtruara me kalldrem, rrugë nëpër të cilët udhëtojnë brezat. Dhe ata, padiskutim sot e kësaj dite mbushin hapësirat e mëzgallat e këtij holli stërmadh, mbushin me fjalë, këngë, gaz, mbresa, puthje, përqafime: deti i dashurisë është aty, i kaltër, i thellë, i pa anë; ai të rrëmben në gjirin e tij, të shtrëngon, të tundon, të lumturon.

Ndofta, qe moment organizativ që shënon kulmin, kur e kur, në ballinën me flamurë, dalin një pas një tre të dalluarit tërbaçiotë, të cilët dekorohen “Mirënjohja e Labërisë”: mësuesit Zaim Hoxha e Tofik Deda, si dhe veprimtari Fejzo Rrokaj. Mandej, në tavernë zbret mjeshtri  Jani Gjergji me ansamblin e valleve të fëmijëve të Qendrës Kulturore “Aulona” … Befasia bën të të sjellin parasysh Zanat, zbritur nga majëmalet e Vetëtimës. Gjithsecili kafshon buzë, aparaturat fotografojnë pa pushim mrekullinë e çasteve… Syrja Hodo, këngëtari i grupit folklorik të fshatit, ka përgatitur grupin folklorik të fëmijëve: Endri Hodo, djali i tij, marrësi i devotë, orvatet të konkurojë. Tërbaçiotët dinë të ecin gjithnjë përpara. Dhe, ky sens, është veç  virtyt.

Atëherë, vetëm atëherë më trokitën në kujtesë, këtu e 40 vite shkuar, vargjet e një vjershe të gjatë, kushtuar Halim Xhelos: “Labi i vogël” … “Vargan malesh, qepalla ngritur/ përreth qendrojnë/ në grykën e lashtë të luginës së kuqe, je lartësuar në piedestal/ dhe sqepat e bilbilave këngën tënde thonë/ çdo lastar i ri zgjatet te dora jote/ ngjitet përmbi mal” … (botim Rev. “Nentori”, 1976)

Bilbilat e Maleve të Vetëtimës këndonin melodinë që të drithëronte. Shushica buzëqeshte. Deti i dashurisë kishte nderë veladonin dehës. Dhe unë mendoja se aty ishin të gjithë: edhe Lulo Habaz Mehmeti, Hysni Kapoja, Halimi, Muço Delo, Gani Habazi, edhe Miro Tërbaçi, mendoj se edhe mësuesi Rexhep Habazaj rënë pranë të birit, ka larguar tufën e manushaqeve, rrëzë pllakës së gurtë, ka ngritur kokën të dëgjojë bilbilat e Çikës e, asisoj, të marrë pjesë në festimin e 100 vjetorit të shkollës shqipe në Tërbaç. Dhe, po aq, jam i bindur se shkrimtari, përkthyesi e kritiku Hamdi Çanaj përgatit librin e serisë “Flas”, siç jam i bindur se poetesha nga Durrësi Flora Gjondeda, do ta pasurojë vëllimin poetik me mbresa nga kjo veprimtari. Dhe se Albert Habazi do të përcjellë shumëçka të këtij takimi, përdrejt Amerikës së largë, se “Diellit” i bëjnë mirë rreze dielli nga Labëria. Erjalda Skëndaj dhe Ermal Sika të TV 6+1, fiksojnë momente interesante për t`ua transmetuar qytetarëve. Gjë e bukur, kjo përkujtesë dritërimi.

Filed Under: Reportazh Tagged With: eqerem Canaj, Perkujtese driterimi

Riza Lahi, Perfaqesues i letërsisë së ditëve dhe plagëve të sotme te atdheut

January 8, 2014 by dgreca

Esse  nga Eleonora Gjoka/

Rizanë e njoha vonë, nepermjet shkrimeve tona ne internet, e pastaj direkt. Person gjithmonë i qeshur, i gatshëm për të pritë e përcjellë kolegët e artit që vijnë në Tiranë nga të gjitha anët e vëndit, sidomos ne qe jetojme jashtë. Shkruan shumë bukur për jetën reale të kësaj periudhe.Rizai është poet e shkrimtar, njeri që lufton papushim me veshtiresite e kohës; luftë që  e bën shpesh herë duke qeshur. Ai ende di të qeshë menjëherë dhe me gjith shpirt dhe kjo, mbase prej hobit të tij të vecantë për t’u bërë mirë të tjerëve.Disa herë e kemi lexuar të ketë shkruar për fatin e letërsisë bashkëkohore shqiptare dhe shkrimtarëve të saj, për dinjitetin e tyre që duan t’ua nëpërkëmbin dhe t’i detyrojnë të humbasin thelbin e magjisë së tyre – sovranitetin e kështjellës së tyre personale! Këtë përmes joshjes së parave apo të karrjerës shtetërore! Më ka mbetur në mëndje citimi i një thënieje nga Rizai:

“ Kur shkon paralliu te mendimtari, që të dy bëhen të mirë; kur shkon mendimtari te paralliu, të dy bëhen maskarenj”.Personalisht unë si Eleonore, nuk di ndonjë rast që një paralli të ketë trokitur në derën e shkrimtarit a poetit dhe ti kenë ofruar paratë e tij, për daljen në dritë të një vepre të nderuar artistike.

Nga pena e Lahit kam lexuar se si, autorët shqiptarë janë kthyer në njerëz që mbase nuk kanë para për një kafe, por ende mbahen për të mos u futur nën tutelën e atyre qe marrin ngjyra te errata politike. Nën atë tutelë bajraktarësh, shkrimtarët mbase bëhen të famshëm por rrezikojnë të humbin përjetë qënien e tyre: tribun e shpirtit të bukur te njeriut te paster shqiptar!

Lahi ka goditur kaosin total në shpërndarjen e librit artistik të autorëve vëndas, mospërkrahjen neveritëse të tyre nga shteti; ndërsa shtetarët kanë qejf të pozojnë para librave apo te vizitojnë para kamerave, panairet e librave në vëndin tonë. Dhe kjo, ne nje kohe kur na kërcënon rrende analfabetizmi dhe krimi i përditëshëm. “Asnjë e keqe nuk i vjen vëndit dhe shoqërisë së sotme shqiptare nga “grafomanët”.

Atëherë, përse tregohen kaq mëndjemëdhej dhe të pamëshirshëm ndaj tyre? –  pyet Lahi në një tjetër shkrim duke analizuar një temë të tillë spektakolare e cila, sigurisht që ka rënë në veshë te shurdhër.

Rizai interesohet për sportistë e muzikantë, kërkon ti ndihmojë ata, por më shumë përpiqet që të hapë mëndjet e fjetura, të cilat, malli për atdhe i bën të brofin menjëherë! Me penën e tij vazhdon te shkruaje me sukses, te fiksoje tipiken që karakterizon sot botën shqiptare. Do të jetë nga të rrallët, qe mund të gjesh, per te na kujtuar se njeriu mund të jetojë edhe në një shoqëri pak a shumë në kaos, që drejtohet jo me ligje të shkruara.

E vërteta duhet parë në sy.

Te romani “Vorri i Ashikut” ndeshim personazhe artistike nga bota e sotme politike e Tiranës. Ai vjen nga pjesa e ndershme e shqiptarëve, sic janë pilotët profesionistë – tallet me ata sa të shkrin së qeshuri. Kur është për t’u “dorëzuar”, ai magjepset para serenatave korcare duke i dëgjuar lehtë, per të cilat, ai ka shkruar.

 

Edhe romani tjetër që duhet të ketë dalë nga botimi, kushtuar Korcës dhe me titullin shumë të bukur që e ka pasë në fillim dhe që më duket se e ka ndryshuar më kot – “Serenata Korcare ne Nju Jork”, trajton sërish temën aktuale, plagët e sotme të shoqerise shqiptare.Aty me nje linje romantike, nepermjet figures se Mjellmes ( I frymezuar si nga Korca e miqve te tij dhe nga serenatat e bukura korcare, ai e portretizon figuren e shoqes sone Merites ne Nju Jork, vajzes se bukur korcare, nepermjet Mjellmes, personazhit te romanit.

Unë e kam lexuar pjesërisht në internet a në gazetë ku, me sa kam parë, ka shume dashuri dhe dhimbje – ndjenjat njerëzore që qëndrojnë më lart nga të gjitha të tjerat!

Kjo dashuri ndjehet ngado në shkrimet e tij, sidomos është e derdhur pa fre në poemën “Shkodra e pikturuar me gëzhoja” që u botua para ndonjë muaji në Indi duke u prezantuar me konsiderata të larta nga botuesit e saj.

Lahi shkruan edhe në të përditshmet, si te Gazetën “ Tirana Observer”, krahas te tjerave. Po ashtu shkruan te “Obelisku”  Stili i tij më pëlqen jo më pak se i të tjerëve bashkëkohorë që lexoj këtu në SHBA.

Lahi, në shoqërinë e tij, cuditej dhe kërkonte të dinte përse rreth 50 shkrimtarë e artistë në USA lidhen me njëri tjetrin, botojnë që të gjithë, vetëm në Shqipëri asnjëri nuk është inkuadruar në letërsinë amerikanë. Si ka mundësi që të gjithë janë amerikanë dhe asnjë amerikan nuk i njëh?

Pse në Athinë ka krijues që janë inkuadruar në shoqatat e shkrimtarëve të atjeshëm.

Përkthyesa si Noli s’ka më, thotë Rizai. Kjo shprehje më shtiu të rilexoj Rumiun dhë Farukzaden dy kolosë, i pari Persian i lashtë dhe e dyta iraniane e viteve 60-te, por të dy, më të mirët e kulturës iraniane gjatë 2500 vjetëve. Këta ka shqipëruar Rizai, ja, ky që rend ngado me bicikletë nëpër Tiranë, shpesh herë duke kënduar me vete apo duke fërshëllyer. Përkthimi është i arritur mendoj kështu jo se i kam lexuar në orgjinal, por duke u nisur nga fakti se madhështia e tyre nuk cënohet dhe në gjuhën tone!

 

Të sjellësh Farukzaden në anglisht nuk është gjë e madhe, por ta përshtatësh në shqip është jashtëzakonisht e vështirë dhe kush e bën këtë, duhet të ketë jo vetëm lëvdata me fjalë, por të vendoset në piedestalin e merituar (sa  kemi ne të tillë ? ).

Librin me poezite e Farrukhzades, na i dhuroi Rizai ne Tirane, mban daten 6 Shtator 2008, pinim kafe ne lulishte, me tim shoq dhe nje grup krijuesish qe i lajmeroi Rizai ne moment per vajtjen tone me pushime.

Jeta e Farukzades ( shqiptimin e emrit po e thjeshtoj ) është ajo e nënave dhe e motrave që jetojnë në malësitë tona e në Kosovë nëpër familje patriarkale, ose edhe kudo në Shqipëri ku është problem nënvleftësimi i gruas, trajtimi jo i mirë në shtëpi, puna e pa përshtatshme për kualifikimin përkatës dhe sipas meritës në shoqërine ku ajo vepron dhe lufton.

Nuk dua të flas për fatin e grave në vëndin e autores  (Irani), por për nivelin e përshkrimit shumë të mirë që të jëp përshtypjen se është një punë shumë e kujdesëshme e Rizait të talentuar. Ja, me këtë rast ndonjë poezi nga Farrukhzadja, që e dua vec të tjerave edhe për faktin se edhe unë e kam trajtuar me shpirt problemin e gruas në librat e mia.

Robina

 

Të dua; tani e di, në zemrën time

të të mbështjell të tërin s’arrij dot

Ti je një qiell i pastër, i madhërishëm,

unë – një zog i zënë… një zog.

 

Herë strukur pas një shtylle, herë një tjetre

Të kundroj e trishtuar, e mahnitur

Mendoj mos vjen një dorë pas shtyllës – akull

E i hap krahët drejt meje krejt papritur.

 

Hyra në mëkat

 

Kam mëkatuar, një mëkat që më kënaqi shumë

Në një përqafim.. qe i vrullshëm e i nxehtë

Kam mëkatuar – rrethuar nga krahë të ngrohtë

Të ngrohtë shumë, shpagonjës e të hekurt.

 

Ose 

Vec ti grua e Iranit vec ti, vec ti ke mbetur

Ne prangat e percmimit, mes detit te se keqes,

Hidhi tej ato pranga!Cope beji ato pranga

Thekso fort sa te mundesh natyren e kryeneces!

……………………………………..

Riza Lahi është gjithashtu redaktor dhe korrektues i sakte. Shumë autorë kërkojnë ndihmën e Rizait para se vepra e tyre të dalë në dritë.  Rizai është ndër të rrallët. Lidhuni me të, bashkëpunoni, se ndihma e tij do të jetë me vlera dhe ai nuk ka për t’u dalë nga fjala që ka dhënë asnjëherë. Edhe Rizai i pranon këshillat. Rizai është mjaft korrekt dhe i gatshëm për të miratuar cdo punë të kujdesëshme të kolegëve. Ciltërsia e tij nuk njeh pengesa, kur është puna për të inkurajuar! Shpesh e cfaq gëzimin cilter, si një i ri gjimnazist, sa here qe poezine e pelqen. Kësi rastesh, ai entuziazmohet dhe shkruan menjëherë opinionin e vet pa rezerva.

 

Ja si më ka shkruar Rizai, për poezinë time, “Shelgu lotues”:

 

Është fantastice, Elko!

 

Shelgu Lotues

———————

Ja u shua nje ylj, të tjerë u ndezën xixëllonje…

Mos dhe yjet lart u formuan nga shpirti yne!

Kur natën e fundit, drejt qielli niset fluturim…

 

Ja si thote Rizai per poezine time” Deti Jon “:

 

Subject: [BOTAERE] Jeni te lutur shume nga une, qe ta lexoni edhe nje here kete gje te mrekullueshme te dale nga fundi i detit Jon, qe andej te zemra e Elkos dhe qe nga zemra e saj – ja si vjen…mes nesh – Xakja –

 

Detit Jon

 

Në vdeksha diku mërguar,

Në mes detit jam valëzuar,

Në sy do mbyll bukurinë,

Do kërkoj ta mbaj rrobinë!

Elko

 

Unë buzëqesha më vlerësimin e tij! E di që poezia ime mund të mos jetë vërtet në shkallën sipërore, por di edhe dicka tjetër. Rizane sikur ta vrasësh, nuk ka shpirt të bëjë keq, kurse, nga ana tjetër, në një esse, me sa kujtoj, “Neroni, vrasësi i së ëmës, ka derdhur lotë një herë”. Ai e ka cilësuar krim masiv dhe të pa ndëshkrueshëm kur ne shkrimet pa cilesi, ju behen lajka te pa merituara krijimeve të njëri tjetrit, kur u duhet thënë gjëja më hyjnore në respekt të atyre casteve të të shkruarit dhe që është thene e vërteta. Unë gëzohem shumë kur më shkruan fjalë entuziaste për poezitë e mia! Vec të tjerave, e respektoj sentencën e mrekullueshme që thote se: Poetët dhe mund të mëkatojnë, por nuk mashtrojnë dot!

Kur lexova librin e Rizait : “ Nen Henen e Ulqinit ” me preku tematika e tij e zgjedhur.Te gjithe e dime se nenat tona kane qene nena heroina per vitet e jetes qe kaluan.Une  kam bere shume shkrime per nenen, qe e mbaj dhe si muzen time! Kur lexova librin e tij, me siper, u kenaqa qe ka njerez qe i duan dhe respektojne te shtrenjtat nena dhe si dedikim per ato shkruajne libra.U dashurova me personazhet e librit, me gjeografine, historine, zakonet, madheshtine e cdo personazhi dhe te gjitha keto se nena e Rizait i kishte ngulur te birit aqe shume dashuri per gjithecka, si dhe per Ulqinin e saj, token ku kishte lindur dhe qe ja kishin mohuar, per dekada!

Ne cdo kohe te dites apo te nates, se jemi ne kontinente te ndryshme, Rizai eshte ne kompjuter duke punuar.Kurre nuk le pa pergjigjur ne moment, cdo shkembim qe merr me emaile. besoj se nuk ka dhe nje person te dyte kaqe te dedikuar…

Lidhja me koleget dhe krijuesit midis kontinenteve, qe me aqe shpirt e ben Rizai për të mbajtur gjallë komunikimin ndërshqiptar mos kjo është pak???.

 

Rizai iku…

Ne ditet me te bukura qe feston njerezimi mbi Toke, naten e shkembimit te stafetes se viteve.Naten e lindjes se dites se re, te lindjes se shpreses, naten e trokitjes se gotave ne tavoline! Naten e vigjiljes se Vitit te Ri 2014! Cudi. Po ne ate muja qe kishte ardhur ne jete… kjo ikje me prek per faktin se koincidon dhe me ikjen e vellait tim nga jeta, po behen disa vjet. Rizai iku pa dhimbje, pa buje, sikur e rrembyen ne qiell, te ngjitej me misionin e pilotit! E pacim dhe ne aqe te lehte, ikjen tone, e dime se kjo eshte detyre e pashmangeshme!

Jam e sigurt se ai ka dashte me na nise te tere te njohurve nje pershendetje ate cast, e ne e morem si kartoline, lajmin e mortjes se tij fizike!

Iku njeriu i mire, qe diti te jete mik me qiellin dhe me token, me cdo njeri qe njohu ne jete, pa dallim, kombesie, feje e origjine!

Ishte i vetmi qe bente koordinimet mes miqve nga te gjitha anet, qe nga Tirana, ne Prishtine, Maqedoni, nga India, Rusia, Amerika, Australia, Irani e ulej mes romeve te tij shtruar e kembekryq.

 

Iku si nje udhetar i thjeshte, duke pase per pasuri nje apartament te vogel, me studio ne ballkon, nje kompjuter, nje biciklete fluturuese qe ndodhje prane miqve cdo cast, i vemendshem, i sjellshem e plot buzeqeshje!Ai la nje familje te mrekullueshme, pasurine me te madhe!Te secili la gjurmet e njeriut te mire, punetor, krijues, mediativ e me temperament te ngrohte, ashtu si jane shkodranet ne pergjithesi.Keshtu do ta mbajme mend Rizane, ne koleget e tij!

 

Now you are at rest poor man

Can you tell as, what is your name?

Who are you going finely,

Poor wanderer, where you going?

What you will do in the dark land

Of your ancestors?

 

No, no, no, we do not,

Questioning you more!

We don’t ask you now,

Your Star still unspeakable…

Pray in Peace our friend forever!

© elko

 

Ju jeni në prehje o njeri i shkrete

A mund të tregoni, emrin e vertete?

Kush po shkon ashtu i zbukuruar,

Shtegetar i dobët i munduar?

Çfarë do të bëni tani e tutje

Në nentoken e etërve tuaj?

 

Jo, jo, ne nuk do ju bëjmë,

Asnje pyetje më shumë …

Ne nuk ju mundojmë me tani,

Ylli juaj tashme gojembyllur rri

Prehuni në Paqe mik, ne përjetesi!

© Elko

Ike Riza, miku yne i mire! U lodhe per t’i thene gjerat ashtu sinqerisht si i mendoje, me ciltersi dhe drejtesi! Ike miku i te gjitheve duke qeshur…me shume gjera te parealizuara.Nuk u ngope me jeten …as me siperfaqen e shtepise se vogel por ty te ngrohte miresia e njerezve qe kishe prane! Ike me xhepin e…zbrazet, le neneloken pas qe e doje aqe shume! Sot do rrenkoje Buna, ajo muze te frymezonte… do fshije syte Hena e Ulqinit, cdo gur i Rozafes, do kete dicka nga germat e tua hedhur ne mesnate kur familja heshtte…ti gjeje kohen e lire te dedikoheshe ne krijimtari! Vdiqe duke lene ne prag dere nje pasuri te madhe botimesh. Pushofsh ne Paqe, Riza!

Eleonora Gjoka

6 Janar 2014, New York

 

Filed Under: Featured Tagged With: Eleonora Gjoka, perfaqesues i Letersise, Riza Lahi

MIRESEARDHJA E DËSHIRA HAXHIT NE TRYEZEN E LEXUESVE

January 8, 2014 by dgreca

DËSHIRA HAXHI vjen në tryezën e lexuesve me librin e saj poetik me titull “Në fund të fundit”. Redaktor, korrektor  dhe faqosjen elektronike i ka bërë  poeti dhe publicisti Pilo Zyba. Parathënia e librit nën një këndvështrim orgjinal është bërë nga z.Alexandër Liti. Kopertina është përgatitur nga z.Ismail Rexhepi. Libri përgatitet të dalë nga botimi në përkujdesjen e Drejtorit të shtëpisë botuese “ADA” z.Roland Lushi…/

PUTHJA/

Putha dje,akoma edhe sot,

Dhe përsëri të puth, nuk di .

Jam si erërat e vjetra,

enigme, që puth kaltërsi…

 

Ne strehezën time, në qiellin tim,

rrezohem përpara asgjë-së.

o Zot …

kam frikë të kalëroj mbi vetëtimë !

 

Ngelem me vetmine time!

Ku puthjen e lëshoj, në krismë shkrepëtime..

Harrohem,kam ftohtë.

Një ditë do ta nis puthjen në buzët e epshit,

Strehuar në lot !

Jam bija e rrebeshit…!

 

FRIKE E LAGESHT!

 

E tërhoqa

vizën me forcë

dhe  grisa hartën.

Plagë mbi leter.

Lot e dhimbje mbi det .

Me një levizje

mendimet e palosura

humbën pernjeherësh.

Ndjenja të përmbytura.

Dallgë të shkumëzuara.

Këmbet e zhytura

në thellesinë e akullt.

Dritë e errësuar,

përreth…

Sa frikë e lagësht !

I trëmbesh ngrirjes,

humbur asaj thellesie.

o Zot ,

sa frikë kam të thahem

më mire le të digjem …!

E lyer

me ngjyrën e zjarrit

ja nis numërimit…

Ujrash të panjohura

përmbytem…!

E di me pret ti ne breg !

 

THIRRJE E PAFAJESISE SHPIRTERORE!

 

U mbyllën dyqanet e mëdha

dhe për çdo ditë,

pazaresh të lejuara,shiten dashuritë.

Premtimet e stolisura

shkëlqejnë mbi stola

e turullosin zëmrat e të uriturve .

Endrra të varura

në kordelet shumëngjyrshe

tirren kalimtarësh,pafajesisë rraskapitëse.

Të dashura zonja, zoterinj,

në dy cope,e treta, dhurate për ty…

….

Fjalë të ngarkuara me gjysmë çmimesh !

Kështu papritmas

mengjeset pikojnë mbremjesh

e gjendesh shtrirë parqeve të lumturisë.

Jetë e dallgezuar,

lidhur varkash,nyjeve të hidhura te fatit,

brenda saj belbëzohet lutja e vetme e pafajshmërisë.

Bujë që zhurmon pasqyrash rreshqitëse !

Kjo Jetë

një pazar ëndrrash që blihen e shiten me lek,

s’mund të ndryshoje,por mund të jetë disi ndryshe…

..dhe kjo

nëse ajo ditë, akoma s’ka ardhë,

ku me kilogram të shiten shpirtrat e gjallë .

 

PERMES DHIMBJES EGZISTOJME

 

U thava i dashuri im

dhe s’ka më gjurmë lagështie mbi mua.

Më të shumtën, e humba për të të gjallëruar .

E di i dashuri im ?!

Fustani i bardhë që të pëlqente aq shumë

nuk e di pse,kam vënë re, më është ngushtuar .

Ajo koha që i përket çdokujt

Dhe, që rezistent vazhdon të qëndroje,

është kohë durimi nga koha e mungesës sonë .

Shikon ato ëastet e paduruara

që presim të jemi afer njeri-tjetrit,

nuk i ngjajnë në të vertetë natës së pafund ?

Gjithsesi egzistojnë !

…dhe askush nuk plotëson

tragjedine “me dhëmb mungesa jote “.

Humbasim te zhytur shperthimeve te heshtjes .

________________se permes dhimbjes egzistojmë !

 

RRI ME MUA

 

Kur je me mua

bëhem melodia jote

që e pëshperitim puthjesh,

e me merr, e humbas ofshamave tua.

 

Kur nuk je askund,

me gjen akoma zgjuar

dhe bredh e endem orësh

simfonive magjepse te Moxartit.

 

Netëve të vona

në bishtin e kometës ulur,

përhumbur melodive të huaja,

rri e të pres, se marrezisht të dua.

 

Jam e dashuruar

dhe të të jap me shumë nga ç’kam, dua.

Ndaj me, mos më mungo!

Vetë erdhe të lulezosh petaleve të mia…

Rri me mua!

 

TE KAM PARE

 

Të kam parë që femijë

në përrallat që lexoja,

spirancash të anijeve ku rrugëtoja…

 

Të kam parë brënda vetes,

pikave çuditëse të fshehtësisë sime,

flladeve të ngrohta të energjisë shtytese.

 

Të kam parë,jam e sigurtë,

në pazhurmësinë tënde krijuese,

notave muzikore ku rri e fshihesh…

 

Të kam parë edhe errësirës,

atyre vështrimeve të çuditsheme,

kur frika ulej qepallave të pasigurisë.

 

Të kam parë më pare se ti,

kam lexuar murmuritjet e buzëve të tua,

fjalëve të pathena,këngëve të pakënduara.

 

Akoma edhe këtë çast i shoh

hijet e hapave të tua të lehta,

levizjet e matura të veshura me heshtje..

Të shikoj si me afrohesh,

…………dhe vazhdoj të hesht !!

 

EDHE TI  JE POET(E)

 

Flitet për psherëtima shpirtrash,

Tinguj dënesash mes gjelberimit,

akoma,zëra të mekura misteresh,

lotë dhimbjesh, që njomin agimet.

 

Dielli,Era dhe Qielli…

si poetët ëe të mëdhnj të botës,

nga fshehtësia e thellë e detit

godasin shkëmbinjsh melodinë e fundit.

 

Dhe këtë,Jo,jo…nuk e di kaq mirë,

fshehur aty sipërfaqes së lëngshme

të jetë këngë nga valët e dashurisë,

apo ankeset e një të gjalli të humbur?!

 

Por ti, o Njeri, që ke ëndrra të bukura,

përfito nga dobësia e vrarë e poetve,

që shohin zhgënjimet si ndjenja fisnike,

dhe mos rreshqit mjerueshëm parodive.

 

Nëse toka është e mbuluar me errësirë,

është mjegull për ëe trembur shikimin,

pak më tej luginave të përjetësisë

me peplo të trendafiltë mbulohen Agimet.

…se edhe Ti vetë je një i heshtur Poet,

ku dejesh rrjedh gjak i nxehtë fëmijesh !

 

E Ç’FARE TE TE THEM ME

 

Sa herë jam përpjekur

me gishtrinjtë e pergjakur

të gervishja fletëve të bardha

vërshimet e fjalëve të pathena?

 

Sa herë mendimet gerryese,

të etura qelive të çmendura

gërmadhash të lëna përgjysem,

pa kthim humbasin siluetave ..?

 

Sa herë pasqyrave të padukshme

kur heshtja me gëlltit fjalët

rri e fshehur hijesh

me çmendurinë time të pafajshme…?

 

E ç’far të të them më ?!

Mengjeseve të hirta

kur dielli ngroh shpirtrat

e zgjuara rrenjeve te mekatit,

fshij zëmërimin me penën e pafajësisë…

______________…ndaj mos më ki frikë !

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Deshira Haxhi, Pilo Zyba, poezi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • …
  • 74
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT