• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2014

PYETJE RETORIKE

February 21, 2014 by dgreca

– për t’u arratisur nga e kaluara me Visar Zhitin përballë… /

Nga Eugjen MERLIKA/

 Para pak muajsh, duke lexuar në të përjavëshmen MAPO që boton përgjigjet e pyetësorit të Prustit, nga personazhe të ndryshëm të jetës kulturore të Vendit, ishte rradha e shkrimtarit dhe poetit Visar Zhiti dhe më bëri shumë përshtypje një përgjigje e tij. Pyetjes se çfarë i kishte mbetur peng në jetë, ai iu përgjigj me një fjalë të prerë : “arratisja”.Termi në vetvete më ktheu shumë mbrapa në kohë , në vitet “e ndritura” të regjimit komunist kur shumë shqiptarë rrezikonin jetën e lirinë  e tyre dhe të familjeve të tyre, për të braktisur “parajsën” socialiste e për të kërkuar një tjetër jetë në “botën e kapitalit”.  Me këtë koncept lidheshin edhe dhjetra  fytyra bashkëvuajtësish, që ishin dënuar herë herë me 15 apo 20 vjet burg, qoftë vetëm për “bisedë arratisje”.

Nuk e di nëse i sillte nëpër mend fytyrat e tyre shkrimtari më prodhues e më cilësor i Panteonit të nëndheshëm, kur ka dhënë atë përgjigje, mbasi mendimi i tij atë çast nuk lidhej me atë kohë, por me një të mëvonëshme, atë të tjetërsimit të sistemit. Në këta më shumë se njëzet vite të pluralizmit demokratik, Visar Zhiti, në sajë të talentit e të punës së tij ngulmuese në fushën e krijimit, u bë shkrimtari më përfaqësues i letërsisë shqiptare mbas diktatoriale, duke dhënë vepra të nivelit shumë të lartë artistik e, njëkohësisht, dëshmitë më besnike, krahas veprës së At Zef Pllumbit, të një realiteti të zi që njëjtësohej me një periudhë gati gjysëm shekullore të historisë sonë, me një vështrim disi të përqëndruar në dy dhjetëvjeçarët e fundit të saj.

Por veprimtaria e tij, në këta njëzet vjet kalese, nuk qe vetëm ajo e shkrimtarit e poetit të “rrugëve të ferrit” enverian për të e për shumë të tjerë. Ai qe deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe lajmëtari kulturor i Shqipërisë në rradhët e diplomacisë. Si ministër këshilltar në Romë dha një ndihmesë të çmuar në shpalosjen e vlerave të kulturës shqiptare në Vendin fqinjë. 15 vjet të shkuara, më 4 korrik 1999, një juri italiane ku bënin pjesë personalitete të kulturës italiane si Dacia Maraini, Gian Paolo Cresci, Elisabetta Granzotto apo Enzo Biagi i dha poetit Visar Zhiti  çmimin  ndërkombëtar “Kultura e detit” për poezi për triptikun e tij “Vetëvrasja e Atdheut”.  Ishte njëri nga episodet e vlerësimit ndërkombëtar të poetit në të cilin pata fatin të marr pjesë. Shkrimin që botova n’atë rast e titullova “Krenari dhe dhimbje”. Krenaria ishte e vetvetishme si bashkëqytetar e bashkëvuajtës i poetit që vlerësohej në Vendin simbol të poezisë e dhimbja shkaktohej nga fakti se ai, me urdhër të qeverisë socialiste që kishte fituar zgjedhjet, nuk do të ishte më përfaqësues i kulturës shqiptare në Romë.

Mbas pesëmbëdhjetë vitesh të atij trasferimi, Visar Zhiti, që në fund të qeverisjes demokratike, mbas largimit të LSI-së nga bashkëpunimi me Berishën, u emërua për pak muaj ministër i kulturës, sot përballohet me papunësinë. Do ta quaja një lluks të pashëmbullt të një shoqërie faktin që mund të lerë pa punë një njeri me një vlerë e një ndihmesë aq të madhe në jetën kulturore të kombit të tij. Burokracia e politika shqiptare mund të ndihen shumë të përkëdhelura nga fati që mund t’i lejojnë vetes vendime që nuk do të guxonte t’i merrte asnjë administratë në çdo Vend të botës.

Kur kompromisi i pushtetit PD – LSI, si pasojë e llogarive të së majtës u shkërmoq, nevoja për imazh politik e njerëzor e PD-së bëri që Visar Zhiti të emërohej Ministër i Kulturës. Zgjedhjet e 23 qershorit e arkivuan qeverisjen e demokratëve, bashkë me shkarkimin e përfaqësuesit më në zë të kulturës shqiptare në territorin e republikës. Logjika do të donte që ai të vazhdonte të bënte pjesë në organigramën e përherëshme të PD-së, si i vetmi ish i burgosur politik në nomenklaturën e saj të zyrtarëve të lartë. Për gabim llogarie apo për një projekt të sofistikuar llogaritës ish Ministri i Kulturës u caktua i trembëdhjeti në listën e mbyllur të PD-së për Tiranën. Udhëheqja e saj parapëlqeu të siguronte vëndet në Kuvend për deputetët e PS-së, që nuk ishin në një mëndje me kryetarin e tyre, se sa të kishte n’ata vende shkrimtarin e mirënjohur. Përfundimi është ai i ditëve tona, kur Visar Zhiti është një i papunë i thjeshtë, i lënë mënjanë nga Shteti shqiptar, të cilin ai e kishte përfaqësuar me dinjitet në shumë salla të botës, n’atë fushë të veprimtarisë që është më e mangëta në historinë e në shoqërinë tonë, n’atë të kulturës.

Qeveria e majtë, në shkulmin revolucionar të ndërrimit t’administratës, nuk duhet ta trajtojë Visar Zhitin si një nëpunës të thjeshtë, pa marrë parasysh një detyrim ligjor, se me të drejtë atij i takon, së paku, të kthehet n’atë vend pune që kishte para se të thirrej për të marrë detyrën e Ministrit të Kulturës. Shembujt e Çuk Hagelit apo Bernard Kushnerit, përkatësisht ministra te mbrojtjes e të punëve të jashtëme të SHBA-ës e të Francës, në kabinete kundërshtarësh politikë, duket se nuk i thonë asgjë politikës së majtë shqiptare. Mbase “oshëtima e të parëve” mbetet ende një ngasje e fuqishme.. Kështu, si “për çudi”, Zhiti mbetet i vetmi ministër i qeverisë së fundit, në gjëndje papunësie.

“Demokratura” i bën të paguajë faktin se ai “i theu” rregullat e kodit deontologjik të klasës drejtuese të Ramiz Alisë, që porosiste prerë se asnjë “ish armik” nuk duhet të kishte poste drejtuese n’administratën demokratike të Shqipërisë “evropiane” e antare të NATO-s. Visar Zhiti është një nga shëmbujt e shumtë të zallamahisë shoqërore që kalon sot Shqipëria, ndoshta më emblematiku, sepse bëhet fjalë për një njeri, të cilit shoqëria, shteti, kultura kombëtare i detyrohen shumë për dobinë që kanë patur nga penda e tij. Ja sepse fjala “arratisje”, në pyetësorin e Prustit, merr nuanca e përmasa dramatike, jo vetëm për personin, por edhe për shoqërinë shqiptare. Ajo përkon me një dështim të asaj shoqërie në rrugën e përparimit, mbasi segmentë të fuqishëm të saj i kuptojnë ndryshimet ende me mendësinë e viteve 80-të, kur “reformat” mjaftoheshin me “tufëzat e arëzat” e kujtesës ramiziane e me caktimin e kandidaturave “pluraliste” nga organizatat që, zyrtarisht, quheshin leva të partisë.

Problemi i vendosjes së  rregullave e i zbatimit të tyre mbetet i hapur edhe mbas njëqind vjetësh të shtetit të pavarur, edhe mbas një çerek shekulli të rrëzimit të “Murit të Berlinit”. Këto rregulla duhet të përcaktojnë prerë se administrata shtetërore mund të jetë funksion i ndryshueshëm i përfundimeve zgjedhore dhe i vullnetit të “sovranit” në nivele nga kryetarë degash në ministritë e lart. Për të tjerët, që janë shumica dërmuese e nëpunësve shtetërorë, asnjë qeveri nuk duhet të ketë kompetenca largimesh nga puna apo zëvendësimesh pa kriteret që përcaktohen me ligj e që duhet të jenë ata të meritës e të shtatit moral e juridik. Kështu krijohet shtylla kurrizore e shtetit, që duhet të jetë apolitike dhe e aftë nga ana profesionale, me njerëz të pregatitur e të ndershëm, e jo interpretues  të interesave të partive politike e puthadorë të shefave të tyre. Në këtë mënyrë politika nuk është e plotfuqishme kundrejt jetëve të qytetarëve dhe këta të fundit nuk do të jetonin me ankthin e mbijetesës sa herë bëhen zgjedhjet politike. Ky është parimi themelor i ndërtimit të shtetit demokratik që, për fat të keq, ne akoma nuk e kemi përvetësuar sepse mbetemi bij shpirtërorë të komunizmit.

Një shoqëri që nuk është në gjëndje të vlerësojë pjestarët e saj e një shtet që nuk ka vullnetin t’i besojë meritës funksionet e tij, janë të paracaktuar të mbeten gjithmonë të fundit në garën për mbijetesë në botën e soçme. Një administratë që largon nga rradhët e saj njerëzit e pregatitur e të ndershëm, për t’i zëvendësuar me besnikët e partive që kanë pushtetin, nuk mund të ketë besueshmërinë dhe as rendimentin e duhur në punën e saj. Kjo praktikë, e cila është kthyer në metodë pune e të gjithë jetës politike e administrative të Shqipërisë paskomuniste, është treguesi më negativ, që së bashku me korrupsionin, paragjykojnë ashpërsisht t’ardhmen e saj.          Ku mund t’i varim shpresat se këto metoda të trashëguara, nuk do të jenë bashkudhëtare të përherëshme të rrugës sonë, kur edhe brezi i ri i t’ashtuquajturve politikanë, nuk bën tjetër veçse t’i përsosë ?Deri kur shqiptarët do t’evokojnë termin “arratisje”  për të projektuar jetën e tyre e të fëmijëve të tyre ?

Vlerat e Kombit, të hershme e të vona, nuk duhet të mbeten n’errësirë e kundërvlerat, të shkuara e të sotme, të vihen në piedistal e të kenë privilegjin e sundimit. Pse ndodh dhe kështu?

Janë vetëm disa prej pyetjeve që më vijnë ndërmënd, pa gjetur përgjigje, duke vrojtuar ngjarjet e përditëshme të Vendit tonë.

Shkurt 2014                                                         Eugjen Merlika

Filed Under: ESSE Tagged With: Eugjen merlike, Pyetje retorike, Visar Zhiti

Special Invite to Balkan Panel 2 – Feb. 26th at 12pm

February 21, 2014 by dgreca

Special Invite to Balkan Panel 2 – Feb. 26th at 12pm

Kliko mbi poster, ose titull

 

Filed Under: Featured

Associated Press jep të njëjtin lajm që dha për protestën e 13 nëntorit 2013

February 21, 2014 by dgreca

AP bie viktime e raportuesit të saj nga Tirana duke dhënë shifrat që i jep qeveria e Edi Ramës/

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK : Të përditshmet amerikane, dhe televizionet më të mëdha në vend megjithë axhensitë prestigjoze të premten në seksionin e lajmeve ndërkombëtare, e kan raportuar duke njnohur publikun amerikan me protestën e zhvilluara dje në Tiranë nga opozita shqiptare. Media amerikane sot ka treguar se një valë opozitare ka shpërthyer në disa zona të “nxehta” të globit, si në Ukrainë, Venezuel, Bosnje, dhe dje “shpertheu” edhe në Tiranë kryeqytetin e Shqipërisë.  Gazetat ditore më të shitura në SHBA, The Wall Street Journal – The New York Times – USA Today – Los Angeles Times – San Jose Mercury –  Daily News New York City – New York Post – The Washington Post – Chicago Sun-Times – The Denver Post – Chicago Tribune – The Dallas Morning – Houston Chronicle – The Star-Ledger – Tampa Bay Times – Philadelphia Inquirer – Star Tribune Minneapolis – The Arizona Republic – The Boston Globe – The Atlanta Journal-Constitution – The Seattle Times – San Francisco Chronicle  , si dhe televizionet kryesore CNN- MNBC, CBS, ABC, Fox-News,NBC, e tjerë, janë unanim në raportimin e tyre duke mbuluar një raport të shkrutër të axhensisë amerikane të lajmeve Associated Press – AP , e cila më perjashtim të “matematikës së gabuar”, që ka bërë rreth numërit të protestuesve, që nuk ishte aspak i sakt, ( po të shihen pamjet filmike), i jep publikut të gjerë amerikanë informacionin e zhvillimit të protestës kundra qeverisë Rama në Tiranë, e cila ishte paqësore.

Axhensia amerikane e lajmeve Associated Press – AP ka dhënë të njëjtin informacion mbi numërin e protestuesve me atë që po kjo axhensi pati përdorur po nga i njëjti korespondet i saj në Tiranë, për protestën që u mbajtë fund-vitin e kaluar(13 Nëntor 2013), kundër shkatërimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

Associated Press në raportin e saj të djeshëm e kishte fokusuar me syrin e korespondetiti të saj në Tiranë, në të njëjtën linjë me atë të mediave pro-qeveritare, (dhe informacionit që dha qeverria) atë në minimizimin sa më shumë të numërit të protestuesve. Ky lajmi “kopjuar” dhe i “çensuruar” duket i njëjtë me raportin e dërguar për këtë axhensi po nga ky korespondent. Atë me lajmin me protestën kundër ish- ofrimit të nikoçirllëkut të Tiranës, për të marrë përsipër shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në territorin shqiptarë.

Çka rezultoi se ajo protestë që minimizoi korespondeti i AP nga Tirana, ishte aq e madhe dhe e fuqishme se e detyroi Kryeministrin Rama t’i thotë :” Jo shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në terrritorin e Shqipërisë” ndërkohë që ai u kishte dhënë fjalën SHBA se do ti shkatërronte në Shqipëri ato armë kimike.

Sipas AP (November 15, 2013 Ora: 17:27 ) thuhej se kishin qenë rreth 5000 protestues që po kundërshtonin mundësinë që armët të shkatërrohen në Shqipëri, sepse sipas AP protestuesit ishin të shqetësuar se kjo nuk ofronte siguri për vendin e tyre, “në shtigje afatgjate që mund të dëmtin keq turizmin”.

Në një raport të shkurtër dje 20 Shkurt 2014, dhe tepër “entusiast”, duke e filluar të merret në raportim përsëri me numërin e protestuesve, që sipas agjencisë Associated Press, me anë të njëjtit raportues shqiptar nga Tirana, thuhet se ka qenë i njëtë me atë të viti të kaluar.

Lajmi dje i AP thotë :“Më shumë se 5 mijë mbështetës të opozitës marshuan në mënyrë paqësore, përmes kryeqytetit, duke akuzuar qeverinë se ka dështuar në luftën kundër varfërisë dhe papunësisë,” shkruan kjo agjencisë.

Associated Press – AP një axhensi prestigjoze me korespondetë të tillë – nga Tirana, nuk po bënë gjë tjetër përveçse; por duket se po ia ul imazhin e saj informacionit të saj të besueshem dhe të paanëshëm nga Shqipëria, e cila mbetet ende një nga vendet, që ka numërin më të madh të gazetarëve dhe mediave të majta – socialiste( ish komuniste) dhe të kontrolluara nga Kryeministri Edi Rama .
Për ndryshe nga AP njoftoi axhensia Routers e cila raportoi se është mbajtur një protestë kundër korrupsionit qeveritar . Duke nënvizuar se :”Mijëra qytetarë të enjten kanë protestuar kundër një rritje të taksave dhe papunësisë , pesë muaj pasi kryeministri Edi Rama mori pushtetin . Protestuesit sipas saj ishin thirrur nga Partia Demokratike e cila është në opozitë, mbasi humbi pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013. ”

Kjo shtoi Routers do të pasohet nga protesta të tjera të fuqishme derisa kryeministri , i cili e ka thyer kontratën e tij me votuesit , të marr përgjegjësitë, dhe të mbajë premtimet ” tha kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha .

Kurse Zëri i Amerikës, njoftoi se :”Mijëra përkrahës të opozitës së djathtë, të ardhur dhe nga qytete të tjera të vendit, iu bashkuan sot thirrjes së partisë demokratike për të protestuar kundër qeverisë në ditën kur vendi kujton, rrëzimin 23 vite më parë të bustit të diktatorit Enver Hoxha në sheshin Skënderbej. Marshimi i opozitës nisi pikërisht nga ky shesh, për t’u ndalur pranë selisë së qeverisë ku që përpara nisjes së marshimit ishte vendosur një kordon me punonjës policie, shumica femra, ndërsa dhjetra makina të policisë ishin stacionuar në zonën përreth.”

Ndërkohë, që edhe një ndër- agjencit e Qeverisë së SHBA e menaxhuar nga Zyra e Sigurisë Diplomatike , e Departamentit Amerikan të Shtetit, njoftoi një ditë më parë protestës në web site – n e saj qytetarët amerikan në Shqipëri të bënin kujdes…!    Duke sugjeruar se :”Partia Demokratike Shqiptare ( PD) po bën thirrje për protesta kundër qeverisë të enjten, më 20 shkurt në orën 1:00 në sheshin Skënderbeu . Protestuesit do të mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe do të marshojnë poshtë Blvd. Deshmoret e Kombit drejt sheshin Nënë Tereza.”

Filed Under: Komente Tagged With: AP bie viktime e raportuesit të saj nga Tirana duke dhënë shifrat që i jep, qeveria e Edi Ramës/

UKRAINË – Opozita pranon propozimet e presidentit

February 21, 2014 by dgreca

KIEV- 21 Shkurt- Opozita vendosi sot të nënshkruajë një marrëveshje me presidentin ukrainas Viktor Janukoviç, bëri të ditur njëri nga liderët e saj kryesorë, Oleg Tiagnibok, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Presidenti ukrainas njoftoi sot disa lëshime të mëdha përballë opozitës, ndër të cilat organizimi i zgjedhjeve të parakohshme presidenciale, formimi i një qeverie koalicioni dhe një reformë kushtetuese, pas akteve të dhunës që shkaktuan rreth 80 të vdekur që prej të martës.

Filed Under: Featured Tagged With: Opozita, presidenti, Ukraine

Venizelos-Nishanit:Greqia do të mbështesë Shqipërinë për statusin në qershor

February 21, 2014 by dgreca

”Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe se Greqia do të vazhdojë mbështetjen e saj dhe përpjekjet diplomatike me partnerët evropianë që Shqipëria ta arrijë këtë objektiv në qershor”.

Kështu u shpreh të premten zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangjelos Venizelos, gjatë një takimi me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Z. Venizelos, nga dita e djeshme, ndodhet për një vizitë në Tiranë, në kuadër të Presidencës greke të BE-së.

Gjatë takimit, Presidenti Nishani tha se integrimi në BE përbën një interes kombëtar strategjik për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe e siguroi z.Venizelos për vendosmërinë e institucioneve dhe shoqërisë shqiptare në vazhdimin e reformave të nevojshme për arritjen e standardeve, duke nënvizuar gjithashtu angazhimin për bashkëpunim të plotë me Presidencën greke dhe gjithë institucionet e partnerët evropianë në synimin e përbashkët për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Presidenti Nishani shprehu besimin në angazhimin e Presidencës greke për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në qershor 2014, ndërsa vlerësoi lart objektivat e Presidencës greke dhe, në mënyrë të veçantë, bashkëpunimin e Greqisë dhe Italisë për shpalljen e vitit 2014, “Vitin e Mesdheut”.

Duke vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe si shumë të rëndësishme për vendet tona, për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për rajonin, Presidenti u shpreh optimist në një afrim dhe zhvillim të shpejtë të bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve dhe popujve tanë, bazuar në vullnetin dhe angazhimin praktik konkret për zgjidhjen e çështjeve të hapura, si edhe në objektivat e përbashkëta.

Kryediplomati grek nënvizoi se midis dy vendeve tona ka arsye historike e sociale dhe një bazë ekonomike solide për forcimin e marrëdhënieve, ndërsa mbetet që politikanët të vazhdojnë të zbatojnë politikat e duhura në mbështetje të zhvillimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Në lidhje me qasjen rajonale të vendit të tij, z. Venizelos u shpreh se Athina i gëzohet dhe mbështet fort dialogun Beograd-Prishtinë, duke veçuar se ka një plan ambicioz bashkëpunimi dypalësh mes Greqisë dhe Kosovës, ndërsa vuri në dukje se Greqia mbështet integrimin evropian të të gjitha vendeve të rajonit.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Be, Greqia, shqiperia, Venizelos- Nishani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 84
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT