• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2014

SHPERNGULJET SHQIPTARE NGA ISH JUGOSLLAVIA NE TURQI

February 4, 2014 by dgreca

SHPËRNGULJA E ORGANIZUAR E SHQIPTARËVE NGA JUGOSLLAVIA NË TURQI NË VITET TRIDHJETA TË SHEK. XX DHE QËNDRIMI I MBRETËRISË SHQIPTARE/

Nga Halim  PURELLKU/

Shpërngulja masive e shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi dhe në Shqipëri vazhdoi edhe gjatë periudhës midis dy luftërave botërore. Në vitet e para të pas Luftës së Parë Botërore shumë shqiptarë dhe “jo sllavë”[i] u shpërngulën në mënyrë stihie nga Jugosllavia dhe u vendosën në Turqi dhe në Shqipëri, por në burimet historike hasen shifra të ndryshme mbi numrin e përgjithshëm të tyre. Dimitar Vllahov (revolucionar dhe veprimtar politik maqedonas) në fjalimin e tij që e mbajti në të quajturin: “Kongresi sovjetik kundër luftës imperialiste”, në Amsterdam, 27-29 tetor të vitit 1933, konstatonte se gjatë viteve 1919-1933 nga ana e pushtetit jugosllav ishin likuiduar 50.000 shqiptarë në Kosovë dhe përgjithësisht në Jugosllavi, si dhe ishin përzënë 100.000 “turq” nga “Maqedonia serbe” dhe 100.000 shqiptar nga Kosova.[ii] Ndërkaq, sipas burimeve serbe/jugosllave, në vitin 1921 në Shqipëri ndodheshin rreth 40.000 veta të shpërngulur nga Jugosllavia, kurse deri në vitet tridhjeta të shek. XX, nga Jugosllavija në Turqi ishin shpërngulur rreth 45.000 veta shqiptarë dhe të tjerë “jo sllavë”.[iii]

Por, pasi që shpërngulja në mënyrë stihie e shqiptarëve nga Jugosllavia në Shqipëri dhe në Turqi, në vitet njëzeta të shekullit XX, nuk rezultoi e suksesshme sipas planeve dhe programeve serbe, si alternativë e vetme mbeti shpërngulja masive e organizuar e me plan e tyre në këto shtete. Prandaj dhe Qeveria jugosllave iu qas analizës dhe studimit të të gjitha faktorëve dhe alternativave të mundshme, mbi mundësitë e variantet e organizimit dhe të jetësimit të shpërnguljes masive të shqiptarëve nga Jugosllavia. Do theksuar se analizat e Qeverisë jugosllave u shtrinë deri atje sa që u shqyrtuan edhe potencialet ushtarake të Shqipërisë dhe mundësitë e intervenimit ushtarak eventual të saj, si dhe niveli i marrëdhënieve zyrtare ndërshtetërore midis Mbretërisë Shqiptare dhe Republikës së Turqisë, por dhe i marrëdhënieve individuale (personale) shqiptaro-turke. Pas analizave, Qeveria jugosllave doli në përfundim se për shpërnguljen e organizuar e me plan të shqiptarëve më efikase do ishin rruga diplomatike dhe ajo e shpërnguljes së dhunshme e ilegale në Turqi ose në Shqipëri.[iv]

Qeveria jugosllave vlerësonte se interes politik e strategjik i Jugosllavisë ishte që shqiptarët e shpërngulur të vendosen në Turqi, madje në vise sa më të largëta, sepse, veç tjerash, kështu rikthimi i tyre në vatrat e veta do të ishte më pak i mundshëm në rrethana të tjera, në krahasim me ato nga Shteti shqiptar rikthimi i të cilëve do të ishte i lehtë. Prandaj dhe ndaj atyre shqiptarëve që këmbëngulnin të shpërngulen në Shqipëri, autoritetet jugosllave zbatonin masa represive si p.sh. nuk iu lëshoheshin pasaporta për të emigruar në atë shtet etj. Por, kurë dhe masat represive nuk i mbrapsnin të shpërngulurit nga qëllimi i tyre për të u vendosur në Mbretërinë Shqiptare, atëherë Jugosllavia i kërkonte Shqipërisë  që ata të vendoseshin sa më larg kufirit shtetëror shqiptaro-jugosllav.[v]

Mbretëria e Jugosllavisë shpërnguljen e popullatës “jo sllave” nga e ashtuquajtura “Serbia e Jugut” e trajtonte si çështje nacionale. Qarqet politike e shtetërore serbe/jugosllave zgjidhjen e përhershme të çështjes shqiptare në Jugosllavi, edhe midis dy luftërave botërore, vazhdonin ta shihnin në spastrimin etnik të tyre, prandaj ata ndryshimin mekanik të strukturës etnike të pjesës së Shqipërisë nën sundimin jugosllav e trajtonin, në radhë të parë, si çështje me rëndësi nacionale dhe ushtarake-strategjike.[vi] Gjithashtu edhe Turqia, ndonëse përpiqej që pranimin e të shpërngulurve nga Jugosllavia ta justifikon si interesim i saj për popullatën turke por dhe në përgjithësi myslimane, në fakt interesat  e saja ishin të tjera; politike e strategjike.[vii] Turqia nëpërmjet imigracionit masiv nga Ballkani dëshironte të popullzonte treva të Kurdistanit turk për rreth kufirit me Iranin dhe Irakun, por dhe të Azisë së vogël.[viii] Njëherazi, për kolonizimin e imigrantëve nga Ballkani në këto treva, Qeveria turke merrte si kompensim edhe shuma të konsiderueshme mjetesh financiare (të holla) por dhe mallra, nga shtetet e origjinës së të të shpërngulurve.[ix] Ndërkaq, lidhur me këtë çështje, interesat e Shqipërisë ishin krejtësisht të kundërta nga ata jugosllave e turke, ndaj dhe ajo angazhohej për mos shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre. Prandaj dhe si Jugosllavia ashtu edhe Turqia refuzonin përfshirjen e Shqipërisë si palë e tretë në bisedimet jugosllavo-turke mbi shpërnguljen e “jo sllavëve” nga Jugosllavia që do të zhvillohen në vitet tridhjeta të shek. XX, ndonëse shumicën absolute të “jo sllavëve” e përbënin shqiptarët.[x]

Bisedimet midis Jugosllavisë dhe Turqisë mbi shpërnguljen e organizuar dhe me planë të shqiptarëve filluan që në vitin 1930. Ishin interesat identike shtetërore e kombëtare serbe/jugosllave dhe atyre turke, që iu dhanë krahë negociatave dypalëshe shtetërore të rezultonin të suksesshme. Në vitin 1931 u arritë marrëveshje parimore midis dy qeverive, mbi shpërnguljen e organizuar dhe me planë të shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi.[xi] Bisedimet turko-jugosllave mbi shpërnguljen vazhduan në Ankara, në prill të vitit 1934, midis Ruzhdi Arasit, ministër turk i Punëve të Jashtme, dhe homologut të tij jugosllav, Bogolub Jevtiq, që rezultuan me arritjen e një marrëveshje parimore mbi favorizimin e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi.[xii] Ndërkaq, në fund të vitit 1936 kryeministri i Jugosllavisë, Millan Stojadinoviq, zyrtarisht vizitoi Turqinë, me ç’rast u afruan dhe më shumë qëndrimet dypalëshe rreth shpërnguljes. Po në këtë  vit (1936) qe lidhur një marrëveshje formale dypalëshe mbi shpërnguljen e 200.000 vetave “jo vetëm turq por dhe popullatë e cila është e ngjashme me mentalitetin turk”, nga Jugosllavia në Turqi. Planifikohej që këto emigrantë të vendosen  në  Azinë e Vogël dhe në Kurdistan,  ku dhe “do të mund lehtë të asimilohen”.[xiii]

Krahas bisedimeve të suksesshme dhe marrëveshjeve të lidhura, si Jugosllavia ashtu edhe Turqia bënin përgatitje për operacione në shkallë të gjerë për zhvendosje me plan të shqiptarëve dhe të “jo sllavëve” nga Jugosllavia. Kushtet dhe mënyra e shpërnguljes së popullatës “jo sllave” nga Jugosllavia në Turqi, nga ana e Jugosllavisë ishin rregulluar në aspektin juridik me nenin 55 të Ligjit mbi Shtetësinë, të shtatorit të vitit 1928.[xiv] Për realizimin e plotë të shpërnguljes, Qeveria jugosllave ndau fonde monetare (të holla) si p.sh. në vitin 1934 ajo siguroi 42.000.000 dinarë për këtë qëllim.[xv] Gjithashtu edhe Qeveria turke në vitin 1934 shpalli Ligjin mbi Kolonizimin, kurse Parlamenti turk në nëntor të vitit 1935 aprovoi plotësime të këtij Ligji.[xvi] Përgatitjet turke vazhdonin. Në vitin 1935, diplomacia turke, në krye me Ruzhdi Aras, po hartonte një Projekt traktat mbi shpërnguljen e “turqve” dhe të atyre të cilët janë “të afërt me ta për nga mentaliteti” nga Jugosllavia në Turqi, ndërkaq Qeveria turke kishte livruar “tre milion lira turke për imigrantët e vet”.[xvii]

Gjithashtu, edhe Mbretëria Shqiptare, ndonëse angazhohej për mos shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre, që në vitin 1931 po bënte përgatitje të nevojshme konkrete për vendosjen e shqiptarëve të shpërngulur nga Jugosllavia në territorin e saj. Kushtet për vendosjen e tyre, me statusin e emigrantit, përcaktoheshin me Dekretligjin e veçantë të vitit 1931, i cili hyri në fuqi në qershor të vitit 1932, kurse për zbatimin e këtij ligji qe ngarkuar Këshilli i Ministrave. Vendosja e emigrantëve shqiptarë nga vendet e origjinës bëhej nën përkujdesjen dhe mbështetjen financiare e materiale të Mbretërisë Shqiptare.[xviii]

Me qëllim të detyrimit të popullatë shqiptare për t’u shpërngulur jashtë Jugosllavisë, edhe në vitet 1930-1941, fushatat jugosllave institucionale e jashtë institucionale ndaj shqiptarëve shoqëroheshin me reprezalje të natyrës: politike; kombëtare; fetare; me zhdukje fizike. Njëherazi, shqiptarët i ishin nënshtruar dhe një presioni të fuqishëm në jetën ekonomike të tyre, nëpërmjet masave të veçanta ekonomike të pushtetit jugosllav: ngritje për disa shkallë të klasifikimit të tokës së shqiptarëve; ndalimi i kultivimit të duhanit në rrethet/nënprefekturat shqiptare; dënimet drakonike për personat që “kishin prerë dru në mal”; zgjerimin e kullukut në trevat shqiptare: zbatimi i rreptë i dekreteve veterinere etj. Veçanërisht, presioni i pushtetit jugosllav ishte më i fuqishëm mbi shqiptarët të cilët banonin në zona ku toka ishte më pjellore, por dhe ndaj atyre të cilët dispononin objekte (dyqane) tregtare dhe zejtare, të cilat prona pas shpërnguljes së shqiptarëve iu shpërndaheshin kolonizatorëve sllav. Do theksuar se procesi i shpërnguljes së shqiptarëve nga Jugosllavia, asokohe intensifikohej nga ana e qeverisë jugosllave për çdo vjet gjatë stinës të pranverës.

Ndërkaq, asokohe një faktor i rëndësishëm që ndikonte në forcimin e bindjes ndër shqiptarët për të u shpërngulur në Turqi, ishte edhe ndjenja e fanatizmit fetare mysliman dhe ndikimi i fuqishëm i kulturës turke mbi një pjesë të madhe të popullit shqiptar.[xix]

Gjithsesi se Mbretëria Shqiptare nuk rrinte duarkryq, edhe pse nuk ishte në gjendje të kundërshtonte nga pozita e forcës programin jugosllav mbi shpërnguljen masive të shqiptarëve nga Jugosllavia. Sa herë që shpërngula e shqiptarëve po merrte dimensione intensive dhe masive, qeveria shqiptare reagonte jo vetëm pranë qeverisë jugosllave dhe asaj turke por dhe pranë qeverive të Fuqive të Mëdha, veçanërisht asaj britanike, duke kërkuar ndërhyrjen e tyre në favor të ndalimit të keqtrajtimit të shqiptarëve në Jugosllavi dhe të fushatave të shpërnguljes së tyre. Në vitin 1934, Qeveria shqiptare reagoi pranë Qeverisë jugosllave kundër detyrimit të shqiptarëve që të shpërngulen edhe në drejtim të Shqipërisë, me arsyetimin se vështirë ia dilte t’i strehoj ata. Gjithashtu, më 27 qershor të vitit 1934, Fico, legati shqiptar, në Beograd, e vizitoi të ngarkuarin me punë të Britanisë dhe në emrin personal të mbretit Zog I e falënderoj për angazhimet e tij në të mirë të shqiptarëve. Diplomati britanik e njoftoj Ficon se ia kishte përmendur mbretit jugosllav Aleksandar dhe se do të ia përmend edhe Jevtiqit dhe Llaziqit, çështjen e përzënies së shqiptarëve në Shqipëri nga ana e autoriteteve jugosllave. Ashtu që në vitin 1934, keqtrajtimi i dëshmuar i popullatës shqiptare në Kosovë “gati se u bë temë e përhershme e korrespondencës gjysmëzyrtare midis legatave britanike në Beograd dhe në Durrës. Si duket, kjo ndikoj që dhuna jugosllave mbi shqiptarët në Kosovë (-në Jugosllavi) pak sa të ishte zbutur, gjatë muajve maj-gusht 1934.[xx]

Megjithatë presionet dhe reprezaljet e pushtetit jugosllav ndaj shqiptarëve në Jugosllavi, për t’i detyruar ata të shpërnguleshin nuk po ndaleshin dhe arrinin përmasat e persekutimit sistematik.[xxi] Në vitin 1935, Dhoma e Reformës Agrare, në Shkup, e intensifikoi konfiskimin e pronave tokësore në zonat shqiptare. Gjatë këtij konfiskimi, sipas standardit shtetëror, “fshatarëve shqiptarë, iu liheshin në pronësi vetëm 0,4 hektar tokë për një anëtarë të familjes”, me qëllim të “dëshpërimit të banorëve shqiptarë”, veçanërisht në “fshatrat shqiptare që janë tepër homogjene”, për të nxitur shpërnguljen e tyre.[xxii] Ndërkaq, më 14 qershor 1935, ministri jugosllav i Ushtrisë dhe Marinës i urdhëroi organet varëse që edhe pa kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, të rinjtë shqiptarë dhe turq të pajisen me “leje-vendim” (pasaport emigranti) për shpërngulje definitive në Turqi dhe Shqipëri.[xxiii]

Ndërkohë, gjatë vitit 1935 Qeveria shqiptare refuzoi të pranonte emigrimin e një numri të shqiptarëve nga Jugosllavia në Shqipëri, ndonëse më parë ishte pajtuar për këtë, me arsyetimin se i mungonin mjetet financiare. Mirëpo, për Beogradin zyrtar një arsyetim i këtillë ishte i pa pranueshëm, dhe se motivi i vërtetë  ishte interesi i Shqipërisë që të mos zvogëlohet numri i shqiptarëve në Jugosllavi.[xxiv] Ndërkohë, vazhdonin edhe reagimet diplomatike të Mbretërisë Shqiptare kundër politikës së shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve nga Jugosllavia. Nëpërmjet legatit të saj në Londër, në gusht të vitit 1935, Tirana iu drejtua për ndihmë Britanisë, për ndërprerjen e shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve nga Kosova për në Turqi.[xxv] Kështu, që nga mezi i vitit 1935, çështja e shpërnguljes së shqiptarëve çoi sërish në ftohjen e marrëdhënieve midis Beogradit e Tiranës.[xxvi]

Ndërkaq, në disa konferenca ndërministrore të mbajtura në Ministrinë e PJ të Jugosllavisë, në shtator të vitit 1935, qe arritur në përfundime “se duhet të përdoren të gjitha mjetet për të asgjësuar propagandën shqiptare kundër shpërnguljes”[xxvii]. Në këtë kuadër, në funksion të stimulimit të shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi, do të ndërmerren veprime për “thyerjen e irridentës shqiptare”.[xxviii] Asokohe qe intensifikuar edhe eksproprijimi i pronave të pa luajtshme të shqiptarëve. Ashtu që pas marrëveshjes formale dypalëshe jugosllavo-turke të vitit 1936, mbi shpërnguljen e 200.000 vetave, gjatë viteve 1936-1937 që intensifikuar fushata e shpërnguljes së shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi.[xxix] Por, sipas burimeve historike duket se gjatë vitit 1936, nuk u realizuan qëllimet e fushatës jugosllave rreth shpërnguljes së shqiptarëve nga Jugosllavia në Shqipëri.[xxx] Për këtë kontribuoi mobilizimi i faktorit shqiptar, si asnjëherë më parë, në forcimin të ndërgjegjes kombëtare dhe të idesë së bashkimit me Shqipërinë të shqiptarëve nën sundimin jugosllav, por dhe ndërprerja e vizave emigruese nga ana e organeve të pushtetit turk e shqiptar.[xxxi]

Ndërkohë në kuadër të Qeverisë shqiptare qe ngritur një Komision, për mbrojtjen e shqiptarëve në Jugosllavi. Kryetar i komisioni ishte  Eqrem Libohova, ministër i PJ dhe anëtarë ishin Rauf Fico, Ekrem Vlora dhe Hamdi Karazi. Më 6, 7 dhe 11 janar të vitit 1937, Komisioni shqyrtoi disa aspekte lidhur me mbrojtjen e “çështjes kosovare”. Për të sfiduar politikën shkombëtarizuese jugosllave ndaj shqiptarëve dhe shpërnguljen e tyre nga Jugosllavia, Komisioni hartoi një Program pune i përbërë nga katër pika (nyje). Në pikën e parë (I) dhe të dytë (II) definoheshin format dhe dimensionet e aktiviteteve dhe të masave politike e diplomatike që do të ndërmerren në mbrojtje të shqiptarëve në Jugosllavi, “tue kundërtshtue emigrimin e tyre kudo qoftë”. Për arritjen e këtij qëllimi do të veprohej në planin politik, kulturor dhe në atë diplomatik. Në planin politik, duhej arritur organizimi i elementit nacionalist shqiptar dhe i rinisë intelektuale. Në planin informativ, duhej botuar një fletushkë apo revistë kulturore letrare në vend, si dhe i një gazete në Gjenevë (qendër e Lidhjes së Kombeve) e cila do të ishte në shërbim të fushatës për të ndaluar shpërnguljen e shqiptarëve nga ana e Jugosllavisë. Ndërkaq në planin diplomatik, do të ndërmerren aksione diplomatike pranë Lidhjes së Kombeve, në Beograd dhe pranë Legatës jugosllave në Tiranë, që me mjete diplomatike të arrihet deri te ndërprerja e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi. Tirana synonte që në këtë aksion të saj diplomatik, të  siguronte dhe mbështetjen e Italisë.[xxxii]

Në janar të vitit 1938, Shtabit të Përgjithshëm jugosllav vlerësonte se “në përgjithësi shpirtrat ishin trazuar”, duket se kjo kishte të bënte më shumë me atë që shqiptarët vazhdonin të kundërshtonin eksproprijimin/konfiskimin e pronave tokësore të tyre nga ana organeve agrare jugosllave.[xxxiii] Po sipas burimeve jugosllave, deri në muajin maj 1938 nuk qe hetuar asnjëfarë aktiviteti serioz i “propagandës shqiptare” e as ndonjë aksion të “propagandës irredentiste shqiptare” në Jugosllavi.[xxxiv] Gjithashtu, gjatë vitit 1938 nuk kishte as dhe ndryshime të mëdha në marrëdhëniet midis Jugosllavisë e Shqipërisë, vlerësohet në burimet diplomatike britanike.[xxxv]

Në Beograd vlerësohej se kushtet ekonomike në Shqipëri mundësonin shpërnguljen e vetëm rreth një qind mijë emigrantësh shqiptar, kurse Turqia ofronte mundësi të pa kufizuara për shpërnguljen e tyre.[xxxvi] Ndaj dhe Qeveria jugosllave insistonte për arritjen dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Turqinë, sipas së cilës shpërngulja e “elementit jo sllav” nuk do të ishte akt i njëanshëm.[xxxvii] Negociatat  midis Jugosllavisë dhe Turqisë për një marrëveshje dypalëshe mbi shpërnguljen filluan më 9 qershor dhe përfunduan më 13 korrik të vitit 1938, prapa dyerve të mbyllura në Stamboll,[xxxviii] me firmosjen e Konventës,[xxxix] të titulluar: Konventa mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke nga rajoni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi, dhe e cila përbëhej nga 21 nene, me të cilët rregullohej mënyra dhe kushtet e shpërnguljes së 40.000 familjeve, nga 38 rrethe në Jugosllavi, jashtë Bosnjës dhe Sanxhakut. Konventa përcaktonte që popullata që do të shpërngulet të ishte ekskluzivisht fshatare, kurse të shpërngulurit nga qytetet do të gëzonin statutin e “emigrantëve të lirë”. Shpërngulja duhej të realizohej në harkun kohor brenda 6 viteve (1939-1944).[xl] Në fakt ideja e fshehtë e Konventës ishte shpërngulja e detyrueshme e shqiptarëve nga rrethet/nënprefektura të caktuara, pa marrë parasysh vullnetin e personave të prekur.[xli]

Që në momentin kurë po zhvilloheshin negociatat turko-jugosllave, qershor-korrik 1938, reagoi Qeveria shqiptare. Asokohe do të arrinte për vizitë në Stamboll kryeministri shqiptar, vizita e të cilit mund të ishte e motivuar edhe nga negociuat turko-jugosllave. Si Jugosllavia ashtu edhe Turqia  refuzonin përfshirjen e Shqipërisë si palë e tretë në bisedimet jugosllavo-turke mbi shpërnguljen, sa që ministri turk Ruzhdi Aras nxitonte që negociatat turko-jugosllave, në Stamboll, të përfundojnë përpara se të arrinte në Stamboll kryeministri shqiptar, për ti vënë kështu shqiptarët para aktit të kryer.[xlii] Mirëpo, lajmet mbi arritjen e një marrëveshje definitive jugosllavo-turke (1938) për shpërnguljen e “myslimanëve”, përkatësisht shqiptarëve nga Jugosllavia, ngjalli reagim të madh thuajse në shkallë kushtrimi në Shqipëri. Mbreti, Parlamenti dhe Qeveria shqiptare, për të penguar realizimin e këtij projekti jugosllavo-turk, ndërmori një fushatë të gjerë politike e diplomatike brenda e jashtë vendit. Nga mezi i shtatorit të vitit 1938  Mbreti Zog I e dërgoi Mehmed Konicën, emisarin-të besuarin e tij, në Athinë dhe në Ankara, me detyrë që të ndikonte ndër rrethet kompetente turke që të mos pranojnë shpërnguljen e shqiptarëve nga Jugosllavia.[xliii] Mehmet Konicës gjatë vizitës së tij në Turqi iu tha se Konventa në esencë nuk kishte për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve por të turqve, dhe nëse nuk zbatohet me përpikëri mund dhe të pezullohet [xliv] Njëkohësisht, mbreti në cilësinë e të besuarit të tij e autorizoi Nikollë Ivanajn , për të biseduar me të ngarkuarin me punë të Francës dhe të Britanisë në Shqipëri, që ata të ndikojnë te qeveritë e tyre për të ndërhyrë në favor të ndërprerjes së shpërnguljes së shqiptarëve.[xlv]

Në gjysmën e dytë të vitit 1938, Qeveria shqiptare kishte filluar bisedimet me qeverinë e Beogradit për arritjen e një marrëveshje eventuale, në funksion të ndërprerjes së shpërnguljes së organizuar të shqiptarëve në Turqi. Qeveria shqiptare në këto bisedime ia shtroi disa kërkesa Qeverisë jugosllave. Nga kërkesat kryesore ishin: Në Komisionin e Përzierë turko-jugosllav të përfshihet edhe një shqiptar, qoftë ai nga Turqia apo nga Jugosllavia, për të i dalluar shqiptarët nga turqit; Të ndërpritet konfiskimi i tokave të shqiptarëve; Të iu njihet shqiptarëve e drejta e mësimit dhe e kultivimit të gjuhës amtare. Ndërkaq, një nga kërkesat e Jugosllavisë ishte që Shqipëria të mos toleronte në territorin e saj asnjëfarë  veprimtarie kundër Jugosllavisë.

Nëse përpjekjet e Qeverisë shqiptare në Beograd e në Stamboll si dhe pranë Fuqive të Mëdha dhe mike të Shqipërisë do të dështonin, atëherë do të pasonin hapat të tjerë politik e diplomatik për të ndërprerë shpërnguljen e shqiptarëve nga Jugosllavia.[xlvi] Në tetor të vitit 1938, disa deputetë në Parlamentin shqiptar, nga të cilët shquhej Jashar Erebara,  angazhoheshin për ngritjen e një Komisioni të veçantë parlamentar për këtë çështje, por për momentin i ishte lënë në dorë Qeverisë shqiptare të pengonte jetësimin e Konventës jugosllavo-turke.[xlvii] Po në tetor të vitit 1938 një grup deputetësh, gazetarësh, studentësh e të rinjsh, po përgatisnin mitingje protestuese në qytetet kryesore, si në Tiranë, Korçë, Shkodër, Vlorë etj., kundër Konventës turko-jugosllave të cilësuar nga ato “si perfide”.[xlviii]  Mirëpo, Qeveria shqiptare përpiqej të pengon organizimin e këtyre mitingjeve, sepse vlerësonte se ato më shumë do të ishin të dëmshme se sa të dobishme për kauzën.[xlix] Megjithatë, nga fundi i vitit 1938 emigracioni kosovar në Shqipëri organizoi mitingje, në të cilat kërkohej që qeveria shqiptare dhe qeveritë e Fuqive të Mëdha evropiane të ndërhyjnë në Beograd, me qëllim që shqiptarëve në Jugosllavi t’iu njihen të “drejtat e pakicës”. Gjithashtu, në vjeshtë të vitit 1938, edhe ndër shqiptarët brenda në Jugosllavi qe ndërmarrë një aksion politik për të parandaluar shpërnguljen e tyre për në Turqi, të bindur “se ekziston zgjidhje për çështjen e tyre!”.[l]

Gjithsesi se Qeveria shqiptare e akuzonte edhe Qeverinë turke për lidhjen e Konventës turko-jugosllave mbi shpërnguljen e 250.000 “myslimanëve” në Turqi, shumica absolute e të cilëve do të ishin shqiptar.  Por, qarqet diplomatike turke pohonin se Turqia nuk dëshiron që me këtë Konventë t’i shkaktoj dëm elementit shqiptar në Jugosllavi. Qeveria në Ankara ishte e pa kënaqur nga alarmi në Tiranë, por dhe nga akuzat e personave gjysmëzyrtarë shqiptar ndaj Ankarasë, si që ishte rasti me Memoarin në Kongresin Kishtar, mbajtur në Osllo.[li] Për të zbutur shqetësimin e opinionit dhe të autoriteteve shqiptare, përfaqësuesi diplomatik turk në Tiranë, para kolegëve të tij, sigurisht edhe para autoriteteve qendrore shqiptare, jepte shpjegime se pasi që Turqia me këtë Konventë nuk synon të dëmtoj elementin shqiptar në Jugosllavi, ajo  do të merr masa të nevojshme që në procesin e shpërnguljes të përfshihet vetëm elementi turk.[lii]

Ndërkaq, shqiptarët, të bindur nga Shqipëria, e pranonin me qetësi dhe pa manifestime publike konfiskimin edhe të asaj toke e cila u qe lënë nga 0.40 hektarë për anëtar të familjes. Shqiptarët porositeshin nga Shqipëria se: “Mund tua marrin juve gjithçka por shtëpinë nuk munden. Qëndroni aty ku jeni”. Autoritetet jugosllave konstatonin se më se tri vite shqiptarët nuk i shesin pronat e tyre tokësore.[liii] Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm Kryesor vlerësonte, në tetor të vitit 1938, se për rrjedhojë të aksionit të Ferat Dragës dhe zhvillimeve ndërkombëtare fantazia/imagjinata shqiptare në “Serbinë Jugore” për liri kurë nuk ka qenë me e lartë se sa sot. Andaj kjo dukuri duhet shtypur edhe me anë të ushtrisë.[liv]

Angazhimet e Mbretit dhe i Qeverisë Shqiptare në parandalimin e shpërnguljes së shqiptarëve vazhduan edhe në vitin 1939. Në mars të vitit 1939, Qeverisë shqiptare u përpoq të përfitojë nga dobësimi i qeverisë së Cvetkoviqit dhe nga “fuqia e pakufishme e Mehmet Spahos”, për të i dhënë fund me anë të një ligji marrjes së tokave dhe shpërnguljes së shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi duke anuluar Konventën e Stambollit. Nëse nuk arrihej kjo, atëherë të paktën të arrihet ajo që në projekt Konventën në fjalë të saktësohet numri i turqve që banojnë në Jugosllavi dhe vendbanimet e tyre. Mbretit Zogu I, udhëzonte të krijohej një Komitet shqiptar, në krye me Ferhat Dragën, veprimtaria e të cilit do të drejtohet nga Legata shqiptare në Beograd, i cili Komitet do të zhvillonte veprimtari propagandistike e kulturore ndër shqiptarët në Jugosllavi.[lv] Ndërkaq,  në fillim të vitit 1939 diplomacia shqiptare vazhdonte aktivitetin e saj në Turqi, kundër Konventës. Në mars të vitit 1939, i deleguari shqiptar në Ankara me urdhër të Qeverisë shqiptare kishte ndërmarr hapin e duhur, që ta pengoj zbatimin e Konventës krijuesit kryesor të së cilës ishin Qemal Ataturku dhe Dr. Stojadinoviqi. Poashtu, Qeveria Shqiptare ia kishte dërguar udhëzimet e nevojshme edhe konsullit shqiptar në Shkup, që në mënyrë të përshtatshme ta njoftoj popullsinë “myslimane” në “Serbinë e Jugut”, se plani rreth shpërnguljes së popullit shqiptar ka dështuar.[lvi]

Ndërkohë, rreth zbatimit praktik dhe me sukses të neneve të Konventës ishin shtruar një varg dilemash nga individë e qarqe diplomatike. Neni 21 i Konventës jugosllavo-turke përcaktonte, që ajo do të hynte në fuqi në ditën e ratifikimit të saj nga ana e Qeverisë turke dhe asaj jugosllave.[lvii] Ndonëse Konventa parashihej të nënshkruhej në korrik të vitit 1939,[lviii] ajo nuk qe nënshkruar  as në gusht të vitit 1939, sepse Qeveria turke e kushtëzonte nënshkrimin dhe ratifikimin e Konventës së firmosur me kushtëzime të reja.[lix] Ankara nuk mund të pranonte në afatet e caktuara më shumë se 12-15 mijë emigrantë nga Jugosllavia, kurse interesi i Beogradit ishte që ky numër të sillej 50-60 mijë veta. Mundësitë materiale e teknike, si: numri i vogël i konsujve/konsullatave e organeve turke  për të verifikuar përkatësinë etnike turke apo shqiptare të emigrantëve potencial etj. ishte dhe një arsye tjetër që ngadalësonte zbatimin e Konventës jugosllavo-turke,[lx] sepse arritja deri te numri i përgjithshëm i saktë faktik i turqve në Jugosllavi mbetej në vazhdimësi një çështje diskutabile midis palëve.

Sa i përkiste kuotës së përcaktuar të të shpërngulurve nga “Serbia e Jugut” në Turqi, Qeveria jugosllave do të merr për bazë numrin e “popullatës turke”, sipas të dhënave në dispozicion të qeverive jugosllave dhe asaj turke. Sipas të dhënave statistikore jugosllave, në Jugosllavi jetonin 150.000 “turq”, kurse Turqia pohonte se numri i turqve arrinte në 250.000.[lxi] Kundërthënie rreth numrit të saktë të turqve në Jugosllavi u dukën edhe midis Qeverisë shqiptare dhe asaj turke. Sipas Turqisë, në Jugosllavi jetonin minimum 150.000 turq, kurse  sipas “faktorëve meritor shqiptarë” ai numër ishte maksimum 50.000 turq.[lxii]

Pra, sipas vlersimeve zyrtare jugosllave, ndonëse u angazhua thuajse e gjithë qeveria jugosllave për shpërnguljen e shqiptarëve, shpëpërngulja nuk zhvillohej me intezitet dhe masivitet të dëshiruar, për shkakun se, si që thuhej, Turiqia nuk ishte në gjendje të siguronte mjetet e nevojshme financiare, kjo dhe ishte arsyeja kryesore për mos realizimin e programit të shpërnguljes së shqiptarëve.[lxiii]

Mirëpo, gjatë gjithë viteve të tridhjeta të shekullit XX, vazhdonte procesi i shpërnguljes së shqiptarëve, krahas bisedimeve dhe negociatave turko-jugosllave për shpërnguljen e tyre. Por, aktualisht historiografia nuk ka arritur të vërteton numrin e saktë të të shpërngulurve shqiptarë dhe përgjithësisht të “jo sllavëve”. Procesi i shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi zhvillohej në dy mënyra, dhe atë: në mënyrë ilegale dhe në mënyrë legale e të organizuar, prandaj dhe është e vështirë të arrihet deri te numri i përgjithshëm i saktë i personave të shpërngulur. Sipas burimeve diplomatike italiane, vetëm gjatë viteve 1932-1935 nga “Kosova” ishin shpërngulur më se 30.000 shqiptarë, shumica nga të cilët u shpërngulën në Turqi dhe një pakicë fare e vogël në Shtetin shqiptar.[lxiv]



[i] .)  Me termin “Jo sllav”, autoritetet jugosllave e emëronin  popullatën e konfesionit mysliman në vend e cila nuk i përkiste etnisë sllave.

[ii].) Државен архив на Република Македонија (në vazhdim: ДАРМ), Скопје, Фонд (në vazhdim: Ф.) ВИИ, Микрофилм (në vazhdim:  М.) 346, Kongresi sovjetik kundër luftës imperialiste, në Amsterdam, 27-29 tetor 1933, fjala e D. Vllahov, fq. 6-7.

[iii] .) Димитрије Богдановић , Књига о Косову, Београд, 1986, fq. 370.

[iv] .) Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, (Dokumente), Prishtinë 1996, fq. 309; Димитрије Богдановић , Књига о Косову…, fq. 369 dhe 371; Dr. Izber Hoti,  Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve  (1930-1941), Prishtinë, 1997, fq. 107.

[v] .) Dr. Izber Hoti,  Qëndrimi i diplomacisë italiane…, fq. 111-112; Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi…, fq. 130.

[vi] .) Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi…, fq. 332; Dr. Izber Hoti,  Qëndrimi i diplomacisë italiane…, fq. 107-108; Иво Андић, Дипломатски списи, Приредио, предговор и коментаре написао Миладин Милошевић, Просвета, Београд, dok. nr. 106, f. 193-194.

[vii] .) Dr. Izber Hoti,  Qëndrimi i diplomacisë italiane…,fq. 108.

[viii] .) Vladan Jovanović, Interministerijalna konferencija Kraljevine Jugoslavije o iseljenju “neslovenskog elementa” u Tursku (1935), Prilozi-Contributions, 35, Institut za istoriju u Sarajevu, Sarajevo, 2006, fq. 109; Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi…, fq. 349.

[ix] .) Dr. Izber Hoti,  Qëndrimi i diplomacisë italiane…,  fq. 109.

[x] ,) Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, (Dokumente)…,  fq.  292.

[xi] .) Димитрије Богдановић , Књига о Косову…, fq. 370

[xii] .) Hakif Bajrami, Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve, “Gjurmime albanologjike”, Seria e shkencave historike, XII-1982, Prishtinë 1983, fq. 245, 246-referenca nr. 6 dhe fq. 260; Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, (Dokumente)…, fq. 334; Vladan Jovanović, Interministerijalna konferencija…, f. 120.

[xiii] .) Иво Андрић, Дипломатски списи…, dok. nr. 65, f. 134-135; Hakif Bajrami, Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938…, fq. 246-247; Димитрије Богдановић , Књига о Косову…, fq. 370; Vladan Jovanović, Interministerijalna konferencija…, f. 119;

[xiv] .) ДАРМ, Скопје, ВИИ, М. 345, По. 2914, 31 јула 1935, Битољ, Komanda e Qarkut ushtarak të Manastirit, komandantit të Zonës (Rajonit) të Divizionit të Vardarit, mbi shpërnguljen e rekrutëve me kombësi turke e shqiptare;  Vladan Jovanović, Interministerijalna konferencija …, f. 112.

[xv] .) Po aty, Vladan Jovanović, Interministerijalna konferencija Kraljevine Jugoslavije…, fq. 111.

[xvi] .) Vladan Jovanović, Interministerijalna konferencija…, fq. 109.

[xvii] .) Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, (Dokumente)…, fq.

[xviii] .) Prof. Dr. Marenglen Verli, Shqipëria dhe Kosova historia e një aspirate, (Studime historike, kumtesa, dokumente dhe ilustrime), Vëllimi I, Tiranë, 2007, f. 358-364.

[xix] .) Vladan Jovanović, Interministerijalna konferencija…, fq. 108,  110 dhe 113, refer. nr. 40.

[xx] .) Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, (Dokumente)…, fq. 128-131 .

[xxi] .) Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, (Dokumente)…, fq.  415-416.

[xxii] .) ДАРМ, Скопје, Ф. МНРЈ, Д. Прилике у Јужној Србије, 1938 године.

[xxiii] .) ДАРМ, Скопје, ВИИ, М. 345, Пов. 2914, 31 јула 1935, Битољ, Komanda e Qarkut ushtarak të Manastirit, komandantit të Zonës (Rajonit) të Divizionit të Vardarit, mbi shpërnguljen e rekrutëve me kombësi turke e shqiptare; Po aty, М. 345, Пов.С. Бр. 14202, 23 октобра 1935 год., Београд, Ministria e Ushtrisë dhe e Marinës, Kryeshefit të Sektorit të Shtabit të Përgjithshme;  Po aty, М. 345, Пов.Ђ.О.Бр.3907-35, 24, март 1936, у Београду, Propozim dhe sqarim mbi shpërnguljen e jo sllavëve nga Serbia e Jugut. .

[xxiv] .) Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, (Dokumente)…, fq. 304.

[xxv] .) Živko Avramovski, Britanci o Kraljevini Jugoslaviji, (Godišnji izveštaji Britanskog poslansva u Beogradu 1921-1938), knjiga druga (1931-1938), Zagreb, 1986, fq. 314/315; Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, (Dokumente)…, fq. 130-131.

[xxvi] .) Živko Avramovski, Britanci o Kraljevini Jugoslavij…i, fq. 314.

[xxvii] .) Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, (Dokumente)…, fq. 332.

[xxviii] .) Vladan Jovanović, Interministerijalna konferencija…, f. 118.

[xxix] .) АИНИ, Скопје, Ф. Трета армисјска област (më tej: TAO), К. XXXV/6, Ред, бр. 697, Инв. бр. 1786, Пов.Ђ.Об.Бр. 1786, Скопље, 27.о8.1936, Shtabi i Armatës III, kryeshefit të Shtabit të Përgjithshëm Kryesor; Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, (Dokumente)…, fq. 294; Prof. Dr. Marenglen Verli, Shqipëria dhe Kosova…, fq. 369-370.

[xxx] .) Živko Avramovski, Britanci o Kraljevini Jugoslaviji…, fq. 540.

[xxxi] .) Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, (Dokumente)…, fq. 332; Prof. Dr. Marenglen Verli, Shqipëria dhe Kosova…, fq.365.

[xxxii] .) Prof. Dr. Marenglen Verli, Shqipëria dhe Kosova…, fq. 374-376.

[xxxiii] ) ДАРМ, Скопје, ВИИ, М. 346, Поверенички извештај (Raport rezervat) Бр.. 27/41, За досије: Прилике ѕа Јуж. Србији, Главен ђенералштаб, „М“, Пов.Ђ.Об. 438, 15.о1.1938 год.

[xxxiv] .) AИНИ, Скопје, Ф. Стојадиновћ, К. XXXIX/25, Ред, бр. 48, Tepër rezervat, Buletin, Sektori për Mbrojtjen e Shtetit i Ministrisë së PB për muajin maj 1938, fq. 15.

[xxxv] .) Živko Avramovski, Britanci o Kraljevini Jugoslaviji…, fq. 648.

[xxxvi] .) Vasa Čubrilović, Iseljavanja Arnauta, 7 marta 1937 god., në: Izvori velikosrpske agresije, Rasprave dokumenti, kartografski prikazi, priredio Bože Čović, Zagreb, pa v.b., f. 111.

[xxxvii] .) Иво Андpић, Дипломатски списи…, dok. nr. 106, f. 193-194; Vladan Jovanović, Interministerijalna konferencija…, f. 119.

[xxxviii] .) Balkanski ugovorni odnosi 1876-1996, II tom (1919-1945), Priredio Momir Stojković,   dok. rr. 301, f. 416-417; Hakif Bajrami, Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938…, fq. 249-250 dhe 268; Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, (Dokumente)…, fq. 311, 334; Vladan Jovanović, Interministerijalna konferencija…, f. 119.

[xxxix] .) Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, (Dokumente)…, fq…, fq. 323, 334 dhe 250.

[xl] .)Hakif Bajrami, Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938…, fq. 258-265; Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, (Dokumente)…, fq. 334; Vladan Jovanović, Interministerijalna konferencija…, f. 120.

[xli] .) Vladan Jovanović, Interministerijalna konferencija…, f. 121.

[xlii] ,) Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, (Dokumente)…,  fq.  292.

[xliii] .) Živko Avramovski, Prilog pitanju italiansko-albanske iredentističke propagande na Kosovu i Metohiji u vreme Minhenske krize i okupacije Albanije, Историјски гласник, 2-3, Београд, 1964, fq. 128; ДАРМ, Скопје, 1178.1.28/57-58, Rport i Peevit, ambasadori bullgar, Qoseivanovit, ministri bullgarë i PJ, Tiranë, 14.10.1938.

[xliv] .) ДАРM, Скопје, 1.1178.1.54/108.

[xlv] .) Dr. Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (Dokumente)…., fq. 294-295, Legata britanike, Durrës, MPJ, Londër, 27.o6 dhe 2.o7.1938.

[xlvi] .) Prof. Dr. Marenglen Verli, Shqipëria dhe Kosova…, fq. 376-379.

[xlvii] .) ДАРM, Скопје, Фонд бр.  1.1178, Кутија бр, 1, арх. единица 28, лист 57-58 (në vazhdim sipas këtij shembulli: ДАРM, Скопје,  1.1178. 1. 28/57-58).

[xlviii] .) ДАРM, Скопје, 1.1178.1.57/112-113.

[xlix] .) ДАРM, Скопје, 1.1178.1.54/108.

[l] .) Živko Avramovski, Britanci o Kraljevini Jugoslaviji…, fq. 648-referenca 33; Živko Avramovski, Prilog pitanju italiansko-albanske iredentističke propagande na Kosovu i Metohiji…, fq. 128.

[li] .) ДАРM, Скопје, 1.1178.1.28/57-58.

[lii] .) ДАРМ, Скопје, 1.1178.1.28/57-58, T.A.Nr. 338, Тирана, 14 Октовмврий 1938 г., Raport i Peevit, i ngarkuari me punë i Bullgarisë në Shqipëri, Qoseivanovit, ministrit bullgarë të PJ; Po aty, 1178.1.57/112-113, T.A.Nr. 353, Тирана, 21 Октовмврий 1938 г., Raport i Peevit, Qoseivanovit; Po aty, 1178.1.55/109-110, T.A.Nr. 358, Тирана, 23 Октовмврий 1938 г., Raport i Peevit, Qoseivanovit; Po aty, 1178.1.54/108, T.A.Nr. 363, Тирана, 25 Октовмврий 1938 г., Raport i Peevit, Qoseivanovit; Živko Avramovski, Britanci o Kraljevini Jugoslaviji…, fq. 648-referenca 33; Živko Avramovski, Prilog pitanju italiansko-albanske iredentističke propagande…, fq. 128.

[liii] .) ДАРМ, Скопје, ВИИ, М. 346, МУП, Кратак преглед на политичко-национални  и политичко-партиски живот Јужне Србије, Досије: Прилике у Јужној Србији, 1938; ДАРМ, Скопје, Скопје, Ф. МНРЈ, Д. Прилике у Јужној Србије, 1938 године.

[liv] .) ДАРМ, Скопје, ВИИ, М. 346, III Армијска Област, Пов.Ђ.Бр. 3530/38 год., Уз досије : Колонизација, Br. 30/3, red. 6 dhe 7, K. 26.

[lv] .) Prof. Dr. Marenglen Verli, Shqipëria dhe Kosova…, fq. 379-380.

[lvi] .) ДАРМ. Ф. ВИИ.М.347.Пов.Ј.Б.бр.291, 28 марта 1939 год., у Скопле.

[lvii] .) Hakif Bajrami, Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938…, fq. 265.

[lviii] .) Dr Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, (Dokumente)…, fq. 334.

[lix] .) Vladan Jovanović, Interministerijalna konferencija…, f. 120-121.

[lx] .) ДАРM, Скопје, 1.1178.1.57/112-113.

[lxi] .) Иво Андић, Дипломатски списи…, dok. nr. 106, f. 193-194.

[lxii] .) ДАРM, Скопје, 1.1178.1.28/57-58.

[lxiii] .) Димитрије Богдановић , Књига о Косову…, fq. 371.

[lxiv] .) Dr. Izber Hoti,  Qëndrimi i diplomacisë italiane…, fq. fq. 108.

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured

NDAHET NGA JETA I MADHI I VIOLINES

February 4, 2014 by dgreca

 Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë një prej instrumentistëve më të mirë shqiptare, violinisti Ibrahim  Madhi./

Një jetë dedikuar violinës, me një karrierë mbi 50-vjeçare mes koncertesh e mësimdhënies në Universitetin e Arteve.
“Një virtuoz që iku pa zhurmë duke lënë pas shijen e muzikës”, ka shkruar mes të tjerash kryeministri Rama në Tëitter. “Largohet prej nesh një burrë i urtë, nje artist origjinal, një njeri i përpiktë dhe i palodhur”, është shprehur Petrit Malaj, Rektori i Universitetit të Arteve, i cili i dorëzoi rreth tre vite më parë cmimin e mirënjohjes Ibrahim Madhit, me rastin e 50-vjetorit të karrierës së tij.
Profesor Ibrahim Madhi lindi në Tiranë më 25 nëntor të 1945-ës. Ai kreu studimet me rezultate të shkëlqyera në ish-Akademinë e Arteve dhe në Konservatorin e Napolit.
Është ngjitur në skenë si solist për herë të parë në moshën 17-vjeçare. Më pas punoi si violinë e parë dhe solist në Orkestrat e  RTSH-së, Ansamblit shtetëror dhe TKOB.
Ka qenë për vite pedagog, drejtor i Akademisë së Arteve dhe dekan i Fakultetit të Muzikës pranë Akademisë. Në repertorin e tij përfshihen vepra kompozitorësh shqiptarë e të huaj, vepra të luajtura nga Profesor Madhi në Shqipëri e Kosovë, por edhe në shtete të tjera si Itali, Francë, Zvicër, Austri, Gjermani e Kinë.
Në nder të tij do të zhvillohen homazhe në Universitetin e Arteve, ditën e mërkurë nga ora 12-13.

Filed Under: Featured Tagged With: ibrahim Madhi, Ndahet nga jeta

“Një mall i pashuar”, i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj

February 4, 2014 by dgreca

Sh.B” Nacional” nxori nga botimi novelën “Një mall i pashuar” i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj. /

Libri u redaktoua nga Dr.Fatmir Terziu,- Londër, recensues Prof.Dr.Eshref Ymeri, Santa Barbara, ShBA. Kopertina u ideua nga vetë autorja Vranari dhe u disenjua nga Jorgo Saqellari. Botimi u realizua në bashkëpunim të ShB Nacional dhe shtypshkronjës “Europrint” Parathënia e librit është analiza e kritikut tè mirënjohur dhe bashkëkohor, Dr.Fatmir Terziu -Londër. Autorja Vilhelme Vranari Haxhiraj shpreh falenderimin dhe mirënjohjen e saj për të gjithë bashkëpuntorët që mundësuan daljen në dritë të këtij libri të bukur.

ShB”Nacional”

Për kënaqësinë e lexuesit autotrja po i dhuron poezinë që është në palosjen e kopertinës:

Bukuri e pakrahasuar

 Kurmi i argjendtë…

gjer te thoi i këmbës,

e ke marr hua…

a është ndriçimi i hënës?!

Kur më del përpara …

si spektër ylberi,

vallë është drita jote,

a buron prej qiellit?!

Syri yt i shkruar,

blu e thellë si deti,

oh, shikimi yt…

më thau, më treti.

 Zëri yt tingëllues

si tela violine…

je ti vërtet , apo mos…

një këngë kanarine?!

Vjen natën në gjumë,

më flet butë dhe ëmbël,

s’di a jam në ëndërr,

apo ti je ëngjëll?!

Bukuri që feks…

s’ke të krahasuar,

mjeri… unë i mjeri…

u treta, duke vajtuar.

       Kur më kalon rrugës….

aromë trëndafili,

ta lëshon gusha,

a buron prej gjirit?!

Flokët dallgë-dallgë,

të lara ngjyrë ari,

t’i shprish era e malit,

apo t’i puth flladi?!

Eja qëndromë pranë,

të ta dëgjoj zënë,

falmë një të puthur

dhe po jam në ëndërr.

 

   

Bukuri e rrallë,

bukuri që vret…

ulmu moj, në gjunjë…

e rikthem në jetë!

 

Ku paske qenë futur,

që nuk të kam gjetur,

bukuri e rrallë…

larg syrit të pafjetur…

Eja shëromë shpirtin,

se ti je balsam…

veç buzëqeshja jote,

ma shëron këtë plagë…!

                 Vivra

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Nje mall i pashuar, Vilhelme Vranari Haxhiraj

Çamëria, problem ndërkombëtar që kërkon zgjidhje

February 4, 2014 by dgreca

Nga Neki Babamusta/

Në intervistën për gazetën “Shqiptare” në mars 2012 kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, interpreton mendimin: “Fjala nacionalizëm tek ne nuk ka kuptimin e ekstremizmit, por është sinonimi i shqiptarizmit të kulluar…Zgjidhja e çështjes çame dhe bashkimi kombëtar, janë dy fillime ende të paarritura!..” (Gazeta Dielli, mars 2012).

Krahinat shqiptare të Tesprotisë (Çamërisë) pretendime të padrejta të Greqisë

Konferenca e Londrës, (korrik 1913) bëri padrejtësi historike, duke e ndarë kombin shqiptar në interes të shovenistëve të Ballkanit. Territori i Çamërisë shqiptare bashkë me fshatra i aneksohet Greqisë.

Rilindasi i madh Sami Frashëri shkruan etnogjenezën e Çamërisë në veprën e tij “Fjalori i Përgjithshëm i Historisë dhe i Gjeografisë” botuar në Kostandinapojë në 1889 dhe Vepra 2 e Sami Frashërit botuar nga Akademia e Shkencave në 1988. Të dhënat gjeografike dhe historike shkruar në veprën e lartpermendur:

Tesprotia “Çamëria”, Adionati “Paramithi”, Janina, Konica, Margëlliçi, Parga, Preveza, Suli, janë ndër qytetet kryesore shqiptare të Çamërisë.

“Çamëria është një nga krahinat që përbënin Epirin e Lashtë. Krahina zgjatej nga Ambrakia, pjesa jugore e bregdetit Jon, domethënë gjiri i Nartës, deri në lumin Thiamis, domethënë Kalama.

Tesprotia është emri i vjetër i pjesës jugore të Shqipërisë të quajtur Çamëri. Kufizohet nga Veriu me Mollosinë (Sanxhaku i Janinës) dhe me krahinën e Kaunisë, që përbëhet nga Sanxhaku i Gjirokastrës, Labëria. Nga Jugu me Ambrakinë, domethënë me gjirin e Nartës, nga perëndimi me detin Jon. Kjo krahinë laget nga lumejtë Akeron dhe Kogjin. Lumi Hadaros (Loros) e ndante këtë krahinë nga Mollosia.

Ndër 80 qytetet si Pandosja, Kasapa, Allaka, Haradra, Himran, Efina, Vruka, etj, janë qytete që Kryekomandanti Romak Pal Emili rrafshoi në Epri. Flitet se tempulli i Dodonës ndodhet në këtë krahinë. Romakët themeluan qytetin Nikopolis, një orë larg në veri të Prevezës.” (Sami Frashëri, 1889; Gazeta Dielli, “Sami Frashëri mbi Çamërinë dhe të vërtetat e pamohueshme,” shkurt 2011 – Hyqmet Zane).

Sami Frashëri duke u bazuar në të dhënat arkeologjike, historike, gjuhësore, etj, argumentoi: “Tesprotianët ishin pellazgë me një gjuhë me popullin e Kaonisë dhe të Mollosisë. Qeveriseshin nga krerët e tyre në formën e një republike.” Kjo tregon se Tesprotianët ishin pellazg, njëlloj si Ilirët. Kaonia dhe Mollosia ishin krahina Ilire.

Historikisht dihet se Piro, sundimtari i Mollosëve pushtoi këto krahina (Kaosia dhe Mollosia) të cilët iu aneksuan shtetit Maqedonas, sundimit romak, bizantin dhe më pas u pushtuan nga turqin Osman nga Memeti i II dhe Bajaziti i II.

Samiu vazhdon: “Ajdonati (Paramithi) ishte kaza qendër, pjesa juglindore e Shqipërisë, që varej nga sanxhaku i Janinës, 40 km në jug perëndim të saj dhe 18 km në anën e majt të lumit Vallo, në lindje të limanit Myrtos.”

Sipas regjistrimeve të kohës Samiu argumenton se ky qytet Ajdonati kishte 2500 banorë mysliman shqiptarë, me kështjellën Ajos – Dhonatos dhe me emrin “Ajdonat” në gjuhën zyrtare. Sipas zbulimeve arkeologjike në qendër të qytetit gjenden rrënojat e qytetit të vjetër Uria, ku me çdo 10 shtator bëhet panairi i madh që zgjaste 5 ditë.

Qyteza Ajdonati bashkë me krahinën Kazanë kanë 64 fshatëra: 40 në veri, 24 në jug. Në juglindje ndodhet Suli, ku siç e dinë të gjithë trimat e Sulit luftuan kundër Ali Pashë Tepelenës për të qenë të lirë. Qyteza bashkë me Kazanë kishin 16,000 banorë, shumica shqiptarë, me 22 xhami e mesxhide, një shkollë plotore, një medrese, katër shkolla fillore kuranike, tre punishte për regje lëkure, 13 ura, etj. (Sami Frashëri, 1889).

“Janina është qyteti në qendër të Vilajetit me të njëjtin emër. Ndodhet në jug të vilajetit të Shkodrës, 700 km në jugperëndim të Stambollit dhe 210 km në jugperëndim të Selanikut. Bonohej nga 35,000 banorë. Kishte 30 xhami, 6 kisha, 2 sinagoge, 3 teqe, disa medrese, një biblotekë, një gjimnaz, një shkollë fillore, disa shkolla kuranike (mejtepe) dhe gjimnazin e famshëm me emrin ‘Zosimeja’”. Me këtë gjimnaz kombi shqiptar krenohet si bazë e mësidhënies shqipe, pregaditjen e kuadrove për Rilindasit dhe bazë e patriotizmit. “Njëkohësisht kishte një shkollë fillore për vajza, vetëm një për grekët, një shkollë plotore për vllehët dhe azil grek, spital, etj.” (Sami Frashëri, 1889).

Ali Pashë Tepelena e zgjeroi sundimin e tij dhe Janinën e vendosi kryeqytet të krahinave që kishte nën zotërim. Ai themeloi edhe një kështjellë për mbrojtje që futet brenda në liqen, zhvilloi shumë punishte, tregëtinë, arsimin dhe vendosi rregullin.

Dihet historikishte se Janina bazuar në dokumenta historike, u themelua nga princi vendas Jani. Në vitin 1431 u pushtua nga Sulltan Murati II.

“Nga Janina ka dy nahije, zagor dhe korandos me 233 fshatëra, me 87,507 banorë. Fshatërat më shumë banoheshin nga grekë dhe vllehë. Sanxhaku i Janinës është sanxhaku qëndror i Vilajetit me kufizime në juglindje në kufir me Greqinë, në verilindje me vilajetin e Manastirit, në veriperëndim me sanxhakun e Gjirokastrës, nga perëndimi me detin Jon dhe nga Jugu me sanxhakun e Prevezës. Përbëhet me 6 kaza, 2 nahije, me 439 fshatëra, me 166,691 banorë.

Sanxhaku, kazatë, nahijet, fshatërat:

Janinë Zagore, 233,

Korandos, 49

Leskovik, 34
Janinë Konicë, 3

Meçovë, 62

Ajdonat – Filat, 68” (Sami Frashëri, 1889).

Të krishterët shqiptar që banonin në  këto krahina lartpërmendura ishin krenarë për gjuhën e tyre dhe nuk pranonin t’i bashkangjitesin kombësisë greke, politikë përçarëse të cilën ka mbajtur gjithmonë Greqia ndaj krahinave shqiptare të Jugut.

“Konica ishte qendër kazaje, 45 km në veri të Janinës, në anën e lumit Vjosë me 5,500 banorë. Konica kufizohet nga jugu me Janinën, nga perëndimi me sanxhakun e Gjirokastrës, nga veriu me Leskovikun dhe në lindje me vilajetin e Manastirit, me popullsi shqiptare prej 35,00 banorësh, me fusha pjellore, një lligjë, dhe prodhime blektorale,” (Sami Frashëri, 1889).

Ky qytet ishte plot fusha e bagëti dhe padrejtësisht iu aneksua Greqisë. Konica sot nuk ka asnjë shkollë shqipe dhe ndalohet me ligj të folurit në gjuhën shqipe. Edhe shtëpia e Konicës ishte e rrënuar.

“Margëlliçi, qendër kazaje e sanxhakut të Prevezës, vilajetit të Janinës, 50 km në veriperëndim të Prevezës, me 3,000 banorë shqiptarë. Kazaja e Margëlliçit me nahijen e Pargës e të Fanarit, ka 71 fshatëra, me 25,000 banorë. Këtu ka një popullsi trime shqiptare që gjithmonë kanë luftuar kundër pushtuesve grek dhe turq. Ka toka pjellore dhe skela të vogëla,” (Sami Frashëri, 1889).

“Parga është qyteza në kazanë e Margëlliçit, të sanxhakut të Prevezës, të vilajetit të Janinës. Ndodhet 45 km në veriperëndim të Prevezës dhe 55 km në jugperëndim të Janinës. Ka 5,000 banorë, një kështjellë, kopshte me agrume, banjo deti, skela,” (Sami Frashëri, 1889). Duke qenë vend strategjik dhe prodhimtar, pushtuesit anglez e futën këtë qytezë nën sundimin e tyre në shekullin e 19të. Ali Pasha për qëllimet e veta strategjike ia bleu anglezëve, dhe pas vdekjes së tij u ble nga Ministri i Financave i Turqisë, Rifat Pasha.

“Preveza ndodhet në skajin jugor të Shqipërisë, që mbyll anën perëndimore të gjirit të Artës. Gjendet në vilajetin e Janinës, në krahinën e Çamërisë, 92 km në jugperëndim të Janinës, me 8000 banorë,” (Sami Frashëri, 1889).

Ali Pashë Tepelena për arsye strategjike i dha një zhvillim të veçantë qytetit të Prevezës me agrume dhe ullishte: ndërtoi 4 kala, 2 xhami, teqe, tyrbe, shkolla fillore plotore, 2 shkolla greke, fabrikë sapuni, punishte pëlhure. Ndërtoi limanin e madh që bënte tregëti me Korfuzin dhe Triesten. Historikisht Preveza është themeluar nga Pirrua i Epirit, të cilën me 1789 Ali Pashë Tepelana ua mori me luftë francezëve se e kishin bazë strategjike në Mesdhe.

“Preveza kufizohet nga veriu, sanxhaku i Janinës, lindje kufiri grek, jugu gjiri i Nartës në grykën e Prevezës, perëndimi deti Jon. Lumi i Nartës ndan kufirin me Greqinë. Ka dhe dy lumenj të tjerë: Lorosi dhe Ferari. Banohej nga 55,000 banorë shqiptarë, ku jetonin në 179 fshatëra. Kishte 48 xhami, 2 medrese, 3 shkolla fillore, kisha e manastire, 450 dyqane, 50 mullinjë, agrume, ullinj, bagëti.

Sanxhaku ka tre kaza, 2 nahije fshatëra.

Preveza, 38

Loros Xhemernik, 68

Margëlliç, Pargë, 73

Preveza ka 38 fshatëra me 13,000 banorë shqiptarë. Suli, qytezë, 45 km në jugperëndim të Janinës, trima atdhetarë dhe me armë, (Sami Frashëri, 1889).

Ali Pashë Tepelena nuk i nënshtroi dot trimat e Sulit me 1790. Ndërsa në 1800-1803 Ali Pasha dërgoi forca të shumëta, por suliotët trima nuk i ranë në dorë. Për të mos iu dorëzuar gjallë Ali Pashës pranuan të hidhen nga mali lart kapur dorë më dorë.

Ali Pashë Tepelana, një feudal gjakatar nuk diti të bëj për vete bashkëkombasit e tij suliotët që t’i kishte për vete për interesat ekonomike dhe veçanërisht luftëtarë kundër pushtuesve turq. Por me sjellen e tij mizore ai fitoi urrejtjen e tyre. Robi të gjallë fshatarët në Hormovë. Ali Pasha e shkatërroi nga themeli qytezën e Sulit, më vonë bleu Pargën. Megjithatë suliotët nuk u dorëzuan, o ikën jashtë, ose u vranë.

Ali Pasha Tepelena nuk arriti të kordinojë veprimet me Bushatllijt e Shkodrës kundër Turqisë. Ali Pasha arriti të pushtojë gjysmën e Greqisë siç thekson edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare. Edhe Viktor Hugo e krahason Ali Pashën si luan përballë luanit të Francës, Bonopartit. Megjithatë, Ali Pasha mbetet një figurë e madhe historike sepse mbi 30 vjet mbajti të gjallë në zemër lirinë e Shqiptarëve kundër pushtuesve osma. Forcat kryesore të ushtrisë së tij ishin shqiptarët trima dhe besnik të Çamërisë.

 

 

Shqiptarët dhe grekët jetojnë në paqë ndër shekuj

 

Populli shqiptar mban në zemër konsideratat më të larta për popullin grek, heroik, liridashës dhe demokratik. Në momente kulmore historike populli shqiptar i është gjetur pranë popullit grek: me 1821 me forcat e shqipëtarëve dhe shqiptarëve të Çamërisë në rradhë të parë, dhe të Sulit, Greqia fitoi pavarësinë nga Turqia. 3 milion shqiptarë arvanitas jetojnë sot në Greqi që nga shekulli 14, në krahinat e Atikës, Athinë, etj, duke dhënë një kontribut shumë të madh për zhvillimin e ekonomisë, arstim-kulturës, etj.

Në luftën e Dytë Botërore dy popujt shqiptarë dhe grekë luftuan në një front të përbashkët kundër pushtuesve gjerman dhe Italian. Dy batalionet shqiptare të udhëhequra nga komandati trim Spiro Moisiu në pranverën e vitit 1941 u bashkua me forcat greke kundër pushtuesve Italian. Shqiptarët e Çamërisë u bashkuan me forcat çlirimtare greke kundër pushtuesve gjerman. Nuk është e vërtetë argumenti grek se shqiptarët e Çamërisë u bashkuan me gjermanët. Ky është shkaku që edhe sot qeveria greke mban në fuqi ligjin e luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Në kohën e tranzicionit demokratik në Shqipëri në vitet 90-të e pas kaluan në Greqi mbi 800,000 shqiptarë, ku 250,000 jetojnë në Athinë. Sipas statistikave të popullisë të Greqisë sot 10 % e popullsisë greke përbëhet nga shqiptarë. Këto qindra mijë shqiptarë japing një kontribut të jashtëzakonshëm në Greqi duke stimuluar ekonominë në disa përqindje. Shqiptarët në Greqi nga populli grek kanë fituar simpatinë e vendase si njerëz të ndershëm, punëtorë, etj.

Por sot, fatkeqësisht në Greqi po ringjallen element dhe segmente ekstremiste nacionaliste, që gjejnë mbështetje edhe në disa qarqe qeveritare edhe fetare, me Kryepeshkopin Janullatos në krye, por jo nga populli grek.

Ekstremizmi i partistë naziste Agimi i Artë ndaj shqiptarëve është vepër kundër frymës së bashkëpunimit dhe miqësisë shqiptaro-greke. Kryetar i Agimit të Artë, Nikolaos Michaloliakos ka deklaruar se shqiptarët duhen vrarë dhe duhen përzënë nga Greqia dhe të minohet kufiri i Greqisë me Shqipërinë. Vetë populli grek, qeveria greke, dhe qarqe politike progesiste i kanë dënuar aktet kriminale ndaj shqiptarëve të nazistëve grek të Agimit të Artë. Kjo parti naziste ka kryer edhe akte terroriste edhe ndaj nacionaliteteve të tjera, për të cilat janë dënuar.

Disa qarqe shoveniste greke edhe sot vazhdojnë të pretendojnë Vorio Epirin shqiptar për tokë greke: Korça, Gjirokastra, Delvina, Himara, Saranda, etj. Ato pretendojnë se në Shqipëri jetojnë 800,000 grekë, ku sipas censusit të regjistrimit viti 2011 në krahinën jugore të Shqipërisë jetojnë vetëm 0.87 % e minoriteti grek. Ndryshe nga minoritarët grekë që gëzojnë të gjitha të drejtat e plota bazuar në kushtetutën e në Republikën e Shqipërisë, shqiptarët e Çamërisë ku sot jetojnë 100,000 shqiptarë ortodoks bashkë me emigrantët shqiptarë, ndodhen dhe punojnë në mënyrë të pabarabartë dhe diskrimin.

Në librin e shkrimtarit Viron Kona për qëndrimin e tij si emigrant në Greqi ai tregon vështirësitë për punë dhe jetesë në vitet 1980të. Që të merrje një pjesë të pagës ditore duhet të shkarkonte nga maunet 1,450 arka me 30 kg secila. Ai dhe shokët tij flenin në barake ndër pyje, mblidheshin në mëngjes nëpër tregjet e punës si dikur tregu i skllevërve në Athinë në kohën e Greqisë të vjetër ku sundonte rendi skllavopronar. Po kishte edhe nga nënat zemërmira greke, tregon Vironi, që kur i shihnin shqiptarët të rraskapitur, duke kujtuar bijtë e tyre emigrantë në Gjermani, u jepnin këtyre djemëve ushqime dhe veshje në mëngjes.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos bëri deklaratë të papërgjeshme sa të kërkojë duke thënë: “të ndryshohet historia e Shqipërisë sepse ka tendenca nacionaliste…!” (gazeta Shqip, 10.2.2012). Ministri grek kërkon të ndryshojë historinë shqiptare shekullore.

Krahas Agimit të Artë është edhe Kisha Ortodokse greke e cila vazhdon me veprimtarinë e përçarjes dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Besimet fetare në Shqipëri janë në unitet të plotë me gëzojnë të gjithë të drejtat përpara ligjit, sepse Shqipëria është vendi më tolerant në botë përsa i përket besimeve fetare. Ashtu si myslimanët dhe katolikët dhe ortodoksët e Shqipërisë gëzojnë të drejta të barabarta të konfirmuara me ligj bazuar në Kushtetutën e Republikës të Shqipërisë. Të tri besimet fetare në Shqipëri gëzojnë identitet të pavaruar në veprimtarinë e tyre duke fituar edhe respektin e popullit. Është e padrejtë që kishat ortodokse në Shqipërinë e Jugut nuk kanë kryepeshkop shqiptar, dhe mesha bëhet në gjuhën greke, duke hedhur poshtë amanetin e madh të Fan Nolit që “kishat shqiptare duhet të shërbejnë në gjuhën shqipe”. Populli shqiptar dhe shqiptarët e besimit ortodoks nuk pajtohen me veprimet përçarëse të kryepeshkopit grek në Shqipëri Janullatos, i cili me shembullin e tij deklaron se në Shqipëri jetojnë mbi 800,000 shqiptarë ortodoks, kur dihet se mbi 70% e popullsisë është myslimane, afro 10-15% katolike, plus bektashi, etj. Shteti shqiptar, përndryshe si Greqia ku shteti dhe feja janë një, jo vetëm që nuk ndërhyn në punën e brendshme të secilës fe, por i përkrah, i stimulon materialisht sepse vepra dhe vlerat fetare janë të larta për popullin tonë.

Ç’tregojnë faktet për emigrantët shqiptarë në Greqi dhe shqiptarët e Çamërisë

Bazuar në fakte historike janë të paharruara krimet e gjakatarit gjeneralit grek Zerva mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë që i dënuar e tërë bota. Në  masakrën e Panaritit me 10 korrik 1914, u përzunë me forcë nga Çamëria 100,000 shqiptarë, që arritën në ullishtat e Vlorës, pasi grekët kishin egzekutuar në Panarit 350 gra dhe fëmijë dhe pleq. Me 27 qershor 1944 u shpërngulën me force nga Çamëria 20,000 shqiptarë, duke vrarë në trojet e veta në Çamëri dhe në kalimin e kufirit afro 6,000 shqiptarë të pafajshëm, përfshi, gra, fëmijë dhe pleq.

Nga vitit 1990 e në vazhdim janë vrarë mbi 400 shqiptarë duke kaluar kufirin për në Greqi. Janë rrahur dhe ofenduar shqiptarë të pafajshëm nga policia greke. Gazeta Standart 96.3.2012) shkruan: 800 shqiptarë janë detyruar të ndërrojnë emrat, fenë, të ndryshojnë toponimet, prejardhjen si kusht për të qendruar dhe punuar në Greqi.

Emigrantët shqiptarë në Greqi edhe sot u mohohet zyrtarisht shkolla e gjuhës shqipe. Ndryshe në Shqipëri, ku është ngritur një sistem arsimor shtetëror dhe universitet për minoritetet greke. Këto veprime janë në kundërshtim me konventat ndërkombëtare për minoritetet. Sidomos për Greqinë e cila është anëtare e Bashkimit Europian, nuk duhet t’i lejojë këto abuzime ndaj minoriteteve dhe emigracinit shqiptar.

Po ashtu shqiptarët e Çamërisë që janë sot 300,000+ në Shqipëri nuk lejohen nga Greqia të shkojnë në varret e vendëlindjes dhe nuk i japin të drejtën e pronësisë të pronave të tyre shekullore, një e drejtë themelore, në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare të njeriut. Shqiptarët ortodoks në Çamëri nuk i lohen të hapin shkolla shqipe. Gazetarët shqiptarë nuk lejohen të shkojnë në Çamëri, për të bërë reportazhe.

Në vitin 2009 në vende të ndryshme të jugut të Shqipërisë si Boboshticë të Korçës, Bularat të Gjirokastrës, Kosinë, Bularat, etj qeveria greke bëri zhvarrimin e varreve me pretendimin se ishin varret e ushtarëve grek të rënë gjatë luftës me Italinë të rënë në territorin shqiptar nga dhjetori 1940 deri në prill 1941. Sipas deklarimit real të të parëve të këtyre kranihave ato ishin varret e gjyshërve të tyre dhe se historikisht në këto krahina nuk kishin ardhë ushtarë grek për të luftuar. Ky skandal anti-humanist i përdhosjes të varreve të shqiptarëve të Boboshticës rriti tensionet ndëretnike duke ngritur edhe një monument në ushtarit grek në këto varreza. Madje partia “Agimi i Artë” vendosi edhe kryqe edhe flamuj grek në trojet shqiptare të Jugut dhe në manifestimet e tyre në Bularat e Këlcyrë lëshuan thirrje shovensite: “Himara, Saranda, etj janë greke dhe do t’i marrim”.

Këto thirrje ekstremiste shtojnë pa qenë nevoja tensionet ndërkufitare duke tentuar për të prishur qetësinë midis dy popujve fqinjë, përballë Europës.

Këto veprime ekstreme nuk e zhdukin nga harta e Shqipërisë emrin Çamëri sepse ajo historikisht është trevë e Shqipërisë. Me deklaratë të pabazuar, Vangjel Dule kryetari i Partisë për Të Drejtat e Njeriut të Minoritet Grek (PPDNJ) ka thënë se emri Çamëri nuk egziston (datë 27.3.2012). Kryetari i PDIU-së (Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet), Shpëtim Idrizi e quajti Vangjel Dulen “shërbëtor i zellshëm i qarqeve shovensite”. Edhe Deputeti Pandeli Majko deklaroi me 1.1.2012, “Greqia të njohë Kosovën…Me shqiptarët grekët nuk mund të flasin me gjuhën e sirenave…” Edhe Skënderbeu ishte krenar se e quante veten Epirot, shqipar me prejardhje lashtësie.

Shqipëria do bashkohet me familjen europiane dhe sipas deklaratave të kryeministrit grek Antonis Samaras dhe presidentit grek Karolos Papoulias (me origjinë shqiptare) Greqia mike me qeverinë e saj do të përkahë popullin shqiptar me qeverinë e saj për anëtarisimin në Bashkimin Europian.

Për interes të dy popujve tanë miq politikanët në Greqi duhet të mirëkuptojnë dorën e miqësisë që populli dhe politika shqiptare i ka shtrirë popullit grek për të mos ngritur vatra zjarri. Të parët tanë le të prehen në paqe. Bibla dhe Kurani le të mbeten promotore të mirëkuptimit të jetës për paqë, fqinjësi të mirë dhe respekt për minoritetet.

Çështja çame është jo vetëm problem kombëtar por ndërkombëtar. Çështja çame është ngritur në vitin 1991 dhe 1995 në bisedimet të ish presidentëve Stefanopolos dhe Berisha. Gjykata e Janinës në vitin 1995 nuk gjeti fakte dhe hodhi poshtë pretendimet greke për bashkëpunimin e shqipëtarëve të Çamërisë me pushtuesit gjerman kundër popullit grek.

Për çështjen kombëtare çame, për hir të stabilitetit të paqes në Ballkan është nevoja të krijohet një front i përbashkët ndërkombëtar, ashtu siç bëri thirrje edhe z. Shpëtim Idrizi, kryeatri i PDIU-së me 15.12.2012. I pari që e firmosi këtë kërkesë qe z. Alfred Moisiu, ishpresidenti i Shqipërisë me 16.12.2012, që e quajti “si çështje të drejtave të njeriut”.

Edhe qeveria sot aktuale me kryeministrin z. Edi Rama është shprehur e gatshme të çoj më tej forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi, bazuar në marrëveshje ndërkombëtare dhe të BE-së. Me 25.8.2013 kryeministri Edi Rama deklaroi, “me kufijtë detare me Greqinë kërkojmë reciprocitet…Me Greqinë jemi vende mike dhe na vjen keq për disa akte nacionalizmi.”

Shqiptarët nuk po kërkojnë ndryshim kufijsh. Në Bruksel ne shqiptarët duam të shkojmë pranë familjes europiane, me identitetin tonë, me flamurin tonë, me krenarinë e ligjshme historike dhe aktuale. Ne shqiptarët duam miqësi miqësi mbi baza miqësore të përfitimit reciprok. Dhe natyrisht nuk duam që të na preken as trojet, ujërat detare dhe lumejtë.  Veprimet e mirëkuptimit miqësor bazuar në aleanca reciproke të barabarta i shërbejnë të dy popujve tanë dhe paqes në Ballkan dhe Europë.

Barbarizmat e shekullit, mëritë le t’ia lemë së shkuarës. Por pa i harruar, pa e vrarë mendimin e lirë. Duhet që shqiptarët në Greqi dhe Çamëri të gëzojnë të drejta të barabarta me popullin grek në punësim dhe shkollim. Politika greke duhet të kërkojë falje publike për genonidet që ka bërë ndaj shqiptarëve në Çamëri. Duhet t’i japi çdo të drejtë shqiptarëve të Çamërisë në përputhje me konventat ndërkombëtare, duke përfshirë, lëvizje të lirë të shqiptarëve të Çamërisë të larguar me forcë pas genocidit viti 1944; njohja e të drejtës së pronës së tyre, legalizimi ligjërisht i gjuhës shqipe në Çamëri; hapje shkollash shqiptare në mënyrë zyrtare aty ku jetojnë emigrantët shqiptarë ne Greqi; t’u legalizohet e drejta e punës me ligj dhe dokumenta, njëlloj si nënshtetasit e Greqisë. Të punojmë për mirëkuptim, mirëbesim, paqe, bashkëpunim dhe mirëqenie ekonomike për dy popuj.

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Cameria, kerkon zgjidhja, Neki Babamusta, problem nderkombetar

T’i qasemi Brukselit si komb

February 4, 2014 by dgreca

Nga Enkel DEMI*/

E kam lënë rakinë, ndaj nuk e kthej dot një gotë me Fylen. Ndoshta i ngjaj Don Kishotit, por jam i bindur që në Bruksel nuk gjenden mullinj të erës, por njerëz që po i lënë shqiptarët pas dere. Kuptohet, nuk është se shqiptarët po bëjnë mundimin më të arrirë që mos ta meritojnë këtë sjellje, por nuk janë gjindje pak më e rëndomtë dhe qytetare se sa serbët, malazezët apo sllavët e Maqedonisë.

Gjithsesi nga njëra gotë në tjetër të shlivovicës, Stefan Fyles, Nikoliçi duhet t’i duket më seksi se Hashim Thaçi me flokët tip ballaboks apo Rama që i ri shqiptaria si benevrekë.
Ndoshta jam pesimist dhe uroj të gaboj, madje sa më rëndë, por në qershor, Shqipëria për një arsye holandeze apo një pretekst të brendshëm do mbetet sërish pa status. Nuk mendoj se ka të bëjë më me detyrat e shtëpisë, thjesht duhet të ndërgjegjësohemi që nuk na duan. Raportet gjeopolitike në Ballkan po rrahin kah sllavo-ortodoksët, ndaj sa më shpejt ta pranojmë këtë realitet aq më mirë për ne.
Tash ka ardh’ koha t’i qasemi Brukselit si komb. Nuk mund të fshihemi më pas gishtit dhe të bëjmë nxënësin e zellshëm. Klasa politike shqiptare duhet të gjejë forcën dhe të shpallë agjendën e bashkimit kombëtar, krijimin e shtetit të ri federal me dy kryeqytete, Tiranën dhe Prishtinën. Duhet rithemeluar Shqipëria në bazë të respektimit të rregullave të demokracisë, ekonomisë së tregut, laicizmit, respektimit të diversitetit fetar dhe minoriteteve. Një shtet i tillë modern, i cili propozon një treg më të madh, më të përqendruar, më të pasur, është e vetmja mundësi për ta parë Brukselin pa komplekse. Përndryshe, kështu si jemi si zogjtë e korbit, kurrë nuk do të na marrin seriozisht dhe do të na trajtojnë si lypësit e semaforit që kërkojmë si lëmoshë çka na takon.
Në Perëndim në përgjithësi shqiptarët i quajnë cuba, hajna, njerëz gjysmë të egër, të paditur, të pashkollë, vrasës, fondamentalistë. Mes kësaj turme banditësh, nëse gjejnë ndonjë rob të hairit, mendojnë se ky është përjashtim dhe nuk është si shqiptarët e tjerë.
Akademikët, shkrimtarët, studiuesit e historisë, arkeologjisë, albanologjisë, artistët, njerëzit e kulturës duhet të përfshihen brenda një lëvizjeje ndërgjegjësimi për të rrëfyer pa u ndalur në vite e vite të së nesërmes që ky popull është ndoshta më i lashti në kontinent dhe ka një rol të dorës së parë në themelimin e Europës. Nuk ka si futet në një thes me barbarët, nuk ka si të shpërfillet, sepse është këtu, nuk është tretur.
Qeveritë do të takohen sërish në Vlorë. Uroj që kësaj here të gjejnë punë për të bërë dhe ta lënë lojën “kush bën poza më të bukura”. Në mbledhjen e tyre të parë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama na la pikëtakimi Brukselin, thua se Prizreni ku u mblodhën, Vlora ku do mblidhen janë në skajin tjetër të botës.
Tash, në Bruksel shqiptarët po njihen si islamikët që luftojnë për flamurin e Sirisë. Mungonte në hartën e ekstremistëve i rëni prej Pogradeci dhe kuadri u plotësua. Një arsye më shumë për të humbur trenat e radhës, të cilët nuk ikin se jemi me vonesë, por thjesht nuk na lënë të hyjmë në stacion.
Ndaj Prishtina dhe Tirana duhet të rikonceptojnë pozicionin e tyre në rajon, raportin federal mes dy kryeqyteteve dhe duhet t’i mëshojnë lashtësisë së këtij populli, pa të cilin ndoshta nuk do të kishte themele të Europës.
Ka ardh’ koha për një Rilindje të dytë kombëtare si e quanin etërit, por Naim Frashërin dhe Pashko Vasën nuk po i gjej të mishëruar askund, ndërsa serbi çel negociatat.

P.S. Ky është një shënim modest, por kurrsesi nacionalist.

/Burimi: mapo.al/

 

Filed Under: Editorial Tagged With: Enkel Demi, si komb, T'i qasemi Brukselit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • 79
  • …
  • 84
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT