• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

KOSOVA, 15 VJET NGA NDERHYRJA E NATO-S

March 23, 2014 by dgreca

*Shtepia e Bardhe, se “Ne edhe NATO ne aleance e morem kete aksion mbasi i konsumuam ne menyre te perseritura shancet per nje paqe ne Kosove, si gjetje e nje solucioni per zgjidhjen e krizes”./

*Clinton : “T’a demostrojme forcen e NATO-s, per te detyruar Beogradin te ndal ofensisven ushtarake ndaj popullsise”/

Nga BEQIR SINA – New York/

PRISHTINE – WASHINGTON : 24 Marsi 1999, pesembedhjet vjet me pare, eshte date historike per Kosoven e mbare popullin shqiptare. 24 marsi, eshte i njohur per  vendimin e fillimin e NATO-s dhe Aleances me ne krye superfuqine e vetme ne bote Shtetet e Bashkuara te Amerikes, per te bombarduar e shkaterruar pozicionet serbe. “Ky ishte nje vendim e bombardim historik, i cili, pase 78 diteve, ndryshoje edhe historine e Ballkanit, per nje Ballkan drejt paqes, lirise e sigurise, pa diktatore”. 24 marsi, pas shume lufterash qe ka pare ky gadishull lufte, pa edhe luften me te sukseseshme, qe kishte njohur ne kohen moderrne . 24 marsi, nuk mori parasyshe asnje nga vendimet e linjes antishqiptare te Kretes, e cila, e pate shpallur  Millosheviqin, si rrezikun me te vogel per Ballkanin, duke shkulur nga rrenjet rregjimin sllavo-shoviniste, prej Kosoves, dhe per here te pare Kosova, ishte e lire dhe pa sundimin serb mbi krye.

24 marsi, zgjoje ndergjegjen e “semure” dhe mesoje boten, se kishte ardhur koha qe te apelohej tek  bashkesia nderkombetare, se duhet patjeter te ndalej gjenocidi i filluar ne Kosove, dhe pikerisht ate nate te merkur 24 Mars 1999 si pesembedhjet vjet me pare.  Beogradi me kryekasapin e Ballkanit Millosheviqin, i mesyu Kosoves me mbi 50.000 ushtare me tanke, artileri dhe nje force te madhe shkaterruese, e cila perdorej kunder grave, femijeve dhe pleqeve. Amerika, Evropa dhe bota, u bene deshmitare historike, te nje gjenocidi te filluar, e te papare, qe  ishte disati here ndaj ketij populli liridashes, e paqedashes,  te shkaktuar po nga i njejti regjim me te njetin emer – rregjimi serb, por nga  nje tjeter njeri i quajtur Sllobodan Millosheviqi.

Rregjimi serb kerkoj te zbatoj shkaterrimin dhe spastrimin etnik sistematik

Ne Kosove , ky rregjim kerkoj te zbatoj shkaterrimin dhe spastrimin etnik sistematik, te te tere jetes se shqiptarve, para syve te bashkesise nderkombetare.. Me vite te tera njerezit ne Kosove kane vuajtur dhe duruar padrejtesine dhe kane deshmuar se duan te ecin rruges se zhvillimit paqesor. Shqiptaret jane te njohur per ate qe nuk i harrojne ata, te cilet i kane ndihmuar ne te keq e rrezik.

Periudha 24 mars 6 prill eshte periudha e rrjedhes me te dendur te refugjateve gjate gjithe konfliktit. Migrimi gjate kesaj periudhe u perqendrua ne korridorin Peje-Prizren. Duke pershkruar Kosoven jugperendimore, u tha se: ” Kudo qe shkon, sheh vetem shtepi te djegura dhe ushtare e police serbe. Gjithe Kosova [jugperendimore] ishte zbrazur nga njerezit”. Rreth 231,000 shqiptare te Kosoves lane banesat e tyre gjate fazes 1, por 11% e ketyre njerezve mbeten ne levizje brenda Kosoves deri ne fazen 2 dhe 3.Periudha: 7 deri 23 prill nga analiza e procesverbaleve te mbajtura ne kufi, ne vleresohej se 236,000 shqiptare etnike kishin kaluar kufirin e Shqiperise ne Morine deri me 7 prill. Shumica e tyre kishin ardhur permes korridorit mes qyteteve te Pejes dhe Prizrenit, duke perfshire keto dy qytete, ose nga Suhareka ne jug te Prizrenit

 

Periudha: 24 prill deri me 11 maj tregoje se me shume se 67,000 shqiptare nga Kosova hyne ne Shqiperi gjate kesaj periudhe, numer ky thuajse i barabarte me dy te tretat e numrit te refugjateve qe hyne ne Shqiperi gjate periudhes se meparshme. Shumica e ketyre refugjateve te rinj vinin nga Kosova jugore, veçanerisht nga Prizreni.Numri i vrasjeve masive te dokumentura nga OSBE dhe Human Rights Watch u zvogelua gjate fazes 3, por megjithate disa masakra jane dokumentuar ne Gjilan, Suhareke dhe rreth Prishtines. Human Rights Watch raportonte se gjate kesaj faze jane kryer vrasje masive rreth Gllogovcit, si dhe akte te tjera dhune kunder civileve ne Gjakove dhe Vushtri.

U konsumuan ne menyre te perseritura shancet per nje paqe ne Kosove

Eksplodimet shperthyen ate nate 24 marsi 1999, te merkuren ne mbremje, kur rraketat cruise goditen Beogradin dhe bazat e tyre ne Kosove. “Eshte koha per lufte” u shpreh ish Sekretari i Pergjitheshem i NATO-s Javier Solana ne momentin, qe fluturuan aeroplanet e pare te nisiur nga baza ajrore e Italise veriore Avioano. Dy zjarre te medha skuqen qiellin e Beogradid, ne dy baza ushtarake, aty rreth ores 8 :00 te mbremjes me kohen lokale ( ose 2 p.m me te Nju Jork(ut). Ne Kosove degjoheshin te shtena me automatik dhe artileri per 30 minuta. Nje minute me pase se filloi bombardimi, Presidenti i SHBA-s, Bill Clinton, u tha gazetarve nga Shtepia e Bardhe, se “Ne edhe NATO ne aleance e morem kete aksion mbasi i konsumuam ne menyre te perseritura shancet per nje paqe ne Kosove, si gjetje e nje solucioni per zgjidhjen e krizes”.Clintoni, tha se “Sulmet ajrore kane si  qellim objektivn : te demostrojne forcen e NATO-s, per te detyruar Beogradin te ndal ofensisven ushtarake ndaj popullsise . Sulmi i NATO-s filloi mbasi i derguari i Uashingtonit per Kosoven Richard Holbrooke, deshtoi ne bisedimet per paqe me kryekriminelin serb Sllobodan Millosheviqin.

 

OSBE, pate  konformuar se 15,00-20,000 ishin forca te regullta te Ushtrise Jugosllave dhe afersisht 30,000 ishin police dhe forca te parregullta . Policet dhe njesite e ushtrise se rregullt kordinonin veprimet me njeri-tjetrin; shih “Raportin mbi Shkelje Serioze te Ligjit Nderkombetar Humanitar ne Kosove 1998″ (shkurt 1999), Nju Jork: S’ka Paqe pa Drejtesi”. Ne perfundim  te nje analize thuhej se raportit mes bombardimeve te NATO-s dhe modeleve te rrjedhes se migrimit te refugjateve per ne Shqiperi te çon ne perfundimin se vetem nje pjese e vogel e shqiptareve iken nga Kosova, per shkak te sulmeve ajrore te NATO-s. Te dhenat po ashtu na lene te kuptojme se bombardimet e NATO-s ne nje zone te caktuar nuk qene as shkak per largimin e shqiptareve nga kjo zone.

 

Perfundimet:
Perfundimet e arritura ne kete raport tregojne se aparati i ushtrise, i njesive paraushtarake dhe i policise ish-jugosllave e kane perdorur fushaten e bombardimeve te NATO-s si nje justifikim per te vene ne zbatim nje operacion te pastrimit etnik masiv, operacion ky i pergatitur qe me pare. Ky operacion per te perzene shqiptaret vazhdoi ne shkalle te gjere per nje periudhe prej shtate javesh. Gjate kesaj periudhe ne Kosove ishin dislokuar 50,000 trupa, ushtare, police dhe njesi te parregullta paraushtarake,1 te cilet zbatuan nje operacion kompleks per te perzene me shume se 850,000 njerez.2 Nje fushate e ketyre permasave kerkonte nje planifikim te detajuar e te pergatitur qe me pare.

Ne 27 maj 1999 Gjykata Penale Nderkombetare per Ish-Jugosllavine (ICTY) publikoi aktpadine kunder pese udheheqesve ish- jugosllave, te akuzuar per krime lufte duke perfshire deportimin.3 Analiza statistikore e paraqitur ne kete raport mbeshtet akuzat e bera nga Kryeprokurori i Gjykates Penale Nderkombetare per Ish-Jugosllavine (ICTY) se zyrtaret e larte jugosllave jane individualisht fajtore ose mbajne pergjejgjesi “te larte kriminale” per keto krime. Ne arrijme ne perfundimin se modelet e migrimit te shqiptareve te Kosoves perputhen me hipotezen se ka pasur nje perpjekje te bashkerenduar dhe te organizuar per t’i debuar shqiptaret nga shtepite e tyre ne Kosove. Organizimi i kesaj perpjekjeje eshte nje ndermarrje shume e madhe, keshtu qe eshte e pabesueshme qe zyrtaret jugosllave te akuzuar nga ICTY te pakten te mos kene ditur se çpo ndodhte.

Operation Allied Force – Më shumë se 1100 Aeroplan u perdoren gjatë Luftës në Kosovë

 

Vendi Tipi i Aeroplanit

 

I Stacionuar në :

Gjermani 10 Tornado ECR

Piacenza

4 Tornado Recce

Piacenza

1 C-160 Transall

Landsberg

Belgjika 7 F-16A/B Fighting Falcon

Amendola

3 F-16AM (MLU) Fighting Falcon

Amendola

Kanada 18 CF-18A/B Hornet

Aviano

Danimarka 9 F-16 Fighting Falcon

Grosetto

Spanja 6 EF-18A/B Hornet

Aviano

1 KC-130

Aviano

1 CASA 212

Vicenza

USA 16th Air Expeditionary Wing

Aviano

24 F/A-18D

Tazar

5 KC-135 Stratotanker

Istres

5 U-2

NAS Sigonella

31st Air Expeditionary Wing

Aviano

12 F-117 Nighthawk

Aviano

5 F-15E Strike Eagle

Aviano

48 F-16C Fighting Falcon

Aviano

78 F-16C/J Fighting Falcon

Aviano

32 EA-6B Prowler

Aviano

2 EC-130H Compass Call

Aviano

4 EC-130 ABCC

Aviano

2 KC-135 Stratotanker

Aviano

48th Air Expeditionary Wing     6 F-15C Eagle

RAF Lakenheath

20 F-15C Eagle

Cervia-San Giorgio

20 F-15E Eagle

Aviano

52nd Air Expeditionary Wing     24 F-16C/J Fighting Falcon

Spangdahlem

12 F-117 Nighthawk

Spangdahlem

36 A-10 Thunderbolt II

Giaio Del Colle

4 OA-10 Thunderbolt II

Giaio Del Colle

60th Air Expeditionary Wing     2 E-8 JSTARS

Rhein Main

2 KC-10 Extender

Rhein Main

47 KC-135R Stratotanker

RAF Brize Norton / St.Morgan

86th Air Expeditionary / Airlift Wing

Ramstein

7 C-130 Hercules

Rhein Main

92nd Air Expeditionary Wing     25 KC-135 Stratotanker

Mont de Marsan

20 KC-135R Stratotanker

Moron AB

5 KC-10 Extender

Moron AB

5 KC-135 Stratotanker

NAS Sigonella

70 KC-135 Stratotanker

 

100th Air Expeditionary Wing

RAF Mildenhall

18 B-52H Stratofortress

RAF Fairford

5 B-1B Lancer

RAF Fairford

4 E-3 AWACS

Geilenkirchen

5 RC-135 Rivet Joint

RAF Mildenhall

5 KC-135 Stratotanker

RAF Fairford

25 KC-135 Stratotanker

RAF Mildenhall

9 KC-135 Stratotanker

RAF Brize-Norton

Special Operations Command

Brindisi

2 AC-130 Spooky

Brindisi

2 EC-130E Volant Solo

Brindisi

3 MC-130 Combat Shadow

Brindisi

509th Bomb Wing

Brindisi

6 B-2 Spirit

Whiteman (USA)

36 F-15E Strike Eagle

Balikesir

18 F-16C/J

Bandirma

9 KC-135 Stratotanker

Corlu

36 F-15E Strike Eagle

 

12 F-16C/J

 

20 KC-135 Stratotanker

 

28 F-14A Tomcat

Roosevelt – Deti Adriatik

24 F/A-18C Hornet

Roosevelt – Deti Adriatik

4 EA-6B Prowler

Roosevelt – Deti Adriatik

8 S-3B Viking

Roosevelt – Deti Adriatik

5 E-2C Hawkeye

Roosevelt – Deti Adriatik

2 C-2A Greyhound

Roosevelt – Deti Adriatik

8 AV-8B Harrier

Kearsarge – Deti Adriatik

2 KC-130

Bari

2 P-3C Orion

Rota

2 EP-3 Aries II

Rota

Franca 12 Jaguar

Istrana

10 Mirage F1 CT

Istrana

6 Mirage F1 CR

Istrana

3 Mirage IV P

Istrana

8 Mirage 2000 C

Istrana

15 Mirage 2000 D

Istrana

1 E-3F SDCA

Avord

1 C-160 Gabriel

Istrana

6 C-135 FR

Istres

16 Super Etendard M

Foch – Deti Adriatik

4 Etendard IV P

Foch – Deti Adriatik

Italia 6 Tornado IDS

Brescia-Ghedi

12 Tornado ECR/IDS

Gioia del Colle

4 Tornado ECR/IDS

Piacenza

6 F-104-ASA

Amendola

4 F-104-ASA

Cervia

6 AMX

Istrana

1 Boeing 707/T

Pratica di Mare

Norvegjia 6 F-16A/B Fighting Falcon

Grazzanise

3 C-130 Hercules

Grazzanise

NATO 4 E-3A AWACS

Trapani/Prevesa

Holanda 14 F-16AM (MLU) Fighting Falcon

Amendola

6 F-16A Fighting Falcon

Amendola

F-60     2 KDC-10

Eindhoven

Portugalia 3 F-16A/B Fighting Falcon   Anglia 4 Tristar L-1011

Ancona

3 VC-10

Ancona

16 Harrier GR-7

Gioia Del Colle

12 Tornado GR1

Solanzara

2 E-3D AWACS

Aviano

1 Canberra PR-9

Gioia Del Colle

Turqia 18 F-16A/B Fighting Falcon

Ghedi

Gjithsejt ~1100

Filed Under: Histori Tagged With: 15 Vjet nga sulmi i NATO-s, kosova

BUKURIE OMERBASHA, NJË JETË PLOT DHIMBJE, NJË DASHURI PAFUND PËR JETËN

March 23, 2014 by dgreca

–   Historia e një gruaje që edhe pse qëndroi 17 vite e rrëzuar në shtrat, gjeti forca të ringrihej dhe të riecte sërish.Për 13 vite nuk ia përcaktuan diagnozën në Shqipëri.Pas 17 vitesh u ngrit në këmbë.

 Nga Dalip Greca/

Me 25 Mars u mbush një vit nga dita kur ndërroi jetë Bukurie Omerbashi (Berisha). Bashkëshorti, Mustafai udhëtoi nga Nju Jorku drejt Floridës (Jacksonville) për  t’i bërë  ritet e pasvdekjes; për ta kujtuar e nderuar. Ikja e Bukuries, ashtu si dhe vetë jeta e saj, ishte e veçantë. Iku shumë shpejt, edhe pse vuajtjet nuk i qenë ndarë gjatë të gjithë jetës. Iku jo nga sëmundjet për të cilat mjekohej, por nga një e ligë, që s’dukej, një nga ato sëmundjet që as emrin nuk e përmendim. Sëmundja e keqe qëndronte fshehurazi në trupin e saj dhe e kafshoi për vdekje, tinëz. Deshi të merrte avionin dhe të shkonte në Tiranë, atje t’i mbyllte sytë dhe të shlodhej në përjetësi, por vetë sëmundja ia kishte zënë keqazi pritën; Jo, thanë mjekët në Barnabas Hospital NY, nuk mund të udhëtojë, në asnjë mënyrë jo. Është e rezikshme.I mbylli sytë këtu në Tokën e Premtuar dhe prehet në varrezat në Jacksonville, Florida. Pranë ka fëmijët, nip e mbesa, që shkojnë dhe çmallen shpesh.

Bukuria, e bukur si vetë emri që mbante, ishte ca e pafat në jetë, pasi një  sëmundje e panjohur për kushtet e Shqipërisë e paralizoi, duke e kthyer në një invalide që s’mundëte të çohej në këmbë për gati dy dekada.

Po kush ishte Bukuria? Pat lindur në Fier më 1943, në një familje kosovare , me origjinë nga Mitrovica. Familja u shpërngul nga Fieri në Tiranë më 1946. Në vitin 1957 njohu njeriun me të cilin do të lidhte jetën, intelektualin Mustafa Omerbashi, me të cilin u martua më 1961. Në vitin 1976, prestarja e fabrikës së këpucëve në Tiranë, e ndjeu veten keq. Si me komandë u rrëzua dhe nuk mund të ringrihej më në këmbë. Një sëmundje e padukshme e kishte sulmuar duke e paralizuar. Pas këtij momenti, shtëpi e saj, u bë Spitali Neurologjik në kryeqytet, Tiranë. Mjeksia shqiptare nuk pat arritë që t’ia përcaktonte diagnozën e saktë, kështu që mjekimi ishte pa efekte. Ajo mbeti e paralizuar në shtrat, por pa e humbur shpresën se një ditë do të shërohej. Për 13 vjet Mustafai, nuk rreshti së shkruari letra për kurimin e së shoqes. Ai lutej për ta nxjerrë jashtë shtetit, por një punëtoreje nuk mund t’i vinte radha të kurohej jashtë Shqipërisë. Kështu kaloi në shtratin e lëngimit vite pas vitesh. Pas 13 viteve, më 1989, në agun e përmbysjes së sistemit, u arrit të dërgohej në Budapest të Hungarisë, ku menjëherë iu përcaktua diagnoza dhe u krye operacioni. Sëmundja kishte ardhë nga lëkurët e bagëtive, lënda e parë këpucëve, ku punonte prestarja e palodhur. Me hapjen e vendit, rënien e sistemi komunist, u dërgua në Gjermani nga i shoqi. Në vitin 1993 nisi të hedhë hapat e para Bukuria. Gëzimi saj dhe familjes ishin të pamasë. Ringritja në këmbë përbënte një gëzim të jashtzakonshëm. Kush e besonte, veç Bukuries? Me durimin e një trimëreshe i kaloi çastet e para të vështira derisa nisi të normalizohej në ecje. Fillimisht dikush duhej ta mbante përkrahësh.

Ardhja në Amerikë ishte dhurata më e shtrenjtë për sëmundjet e Bukuries. Gjithësesi organet jetësore të saj kishin kaluar prova të vështira dhe trupi ishte i tejlodhur. Në vitin 2004 iu nënshtrua një operacioni në zemër në Einstein hospital NY. Pas kësaj vështirësitë u shtuan, çdo javë i nështrohej analizave të gjakut. Por edhe në këto kushte ajo e deshte fort jetën. Në Mars të vitit 2013, kur kishte shkuar për kontrollin rutinë të gjakut, doli nga takimi me mjeken, fare e zbehtë, tepër e tronditur. Kishte marrë ljamin e keq. Mjekja ia kishte tëhnë hapur: Më vjen keq zonjë, pak ditë ju mbeten! I shoqi e priste jashtë. Kur e pa të zbehtë e të shqetësuar u trondit. Mustafaj, kur e dëgjoi kumtin e vdekjes së afërt nga e shoqja, u dridh, por iu desh t’i jepte zemër: Jetës nuk i dihet, mos u dëshpro!Ti je trimëreshë, nuk u dorëzove për 17 vjet, ku qëndrove e rrëzuar, por sërish u ringrite!

-Më dërgo në Shqipëri, të vdes atje…!- lutej Bukuria.

Por ajo nuk e dinte se nuk mund të udhëtonte….Dhe Mustafai ia tha:-Nuk mund të udhëtosh, zemër!. Amerika ishte fati ynë. Këtu i kemi edhe fëmijët, edhe nipin e mbesat!

Atë 25 mars 2013 u shua ëndrra amerikane e Bukuries.U përcoll me dhimbje e lot. Ishte këputur një jetë, pas së cilës Bukuria qe e dashuruar thellësisht.

Mustafai, bashkëshorti i saj i përkushtuar, e ndjenë thellë humbjen: Bukuria ishte e jashtzakonshme. Vetëm një grua trimëreshë si ajo mund ta përballonte atë jetë plot vuajtje, ku mbeti në krevat pa u ngritur, qoftë edhe për një moment, jo pak, por për 17 vjet-, u paralizua më 1976 dhe nisi të çapëlonte më 1993! Kishte kurajo të jashtzakonshme. Kishte një dashuri të pakufishme për njerëzit. E donte jetën marrëzisht, edhe pse ajo ia kufizoi mundësitë e shijimit, duke i marrë për shumë vite këmbët.Pika e dobët e Bukuries, mbesat Kely, Seida, Nensy dhe nipi Arby. Sa i donte. Një gjyshe e mrekullueshme. Një grua shembullore, një nënë e përkushtuar, e përmallur dhe tepër e dashur. Edhe ndaj kafshëve kishte dashuri, edhe për lulet kujdesej si askush, pastërtore, sa miqtë dhe mikeshat që na vinin në shtëpi, çuditeshin me rregullsinë e mbajtjes së shtëpisë.Kishte shije të veçanta. Po përpiqem që të jetoj me kujtimet e saj. Edhe për lulet kudesem sikur të ishte ajo vetë…. Bukuria kishte një dashuri të jashtzakonshme për jetën, edhe pse vetë jeta qe e kursyer me atë. Një jetë plot dhimbje, një dashuri pa fund për jetën. Mendoj se dashuria e pafund e mbajti gjallë atë….Rrëfimi i bashkëshortit është i dhimbshëm.

-Po shkoj, më tha Mustafaj, tek u nis drejt Jacksonville me 19 mars, do të takohem me Bukurien. Më ka Marrë malli!…

Sot, e diele 23 Mars 2014,Mustafai me te gjithe familjaret jane duke e kujtuar ne Jacksonville, duke vendosur lule mbi varr dhe duke sjelle kujtimet per te ndjeren Bukurie.

( Ne Foto: Ulur, Kely, Seida, Nensy, Arby (mbesat dhe nipi). Lart, Ramazan, Mirela, Mustafa, Bukurie, Loli dhe Vahidi.)

Filed Under: ESSE Tagged With: Bukurie Omerbasha, dalip greca, Mustafa

Legjitimiteti dhe diskutimet kundërthënëse rreth ndërhyrjes së NATO-s për çlirimin e Kosovës

March 23, 2014 by dgreca

Shkruan: Dr. Enver Bytyçi/

Prej vitit 1999 e deri në ditët e sotme vazhdon debati lidhur me sulmet ajrore kundër Jugosllavisë (Serbisë) për çlirimin e Kosovës. Ndërsa para 15 vitesh diskutimi kontravers u soll rreth legjitimitetit të ndërhyrjes ushtarake për zgjidhjen e krizës në Kosovë, sot ky debat nxitet më së shumti në rastin e krizave të ndryshme në botë.

Dilema lidhet me dy çeshtje, nëse NATO veproi në Kosovë në përshtatje me ligjet ndërkombëtare të së drejtës ose jo. Dhe çeshtja e dytë, nëse Kosova po përdoret ose keqpërdoret si precedent nga kundërshtarët e ndërhyrjes së NATO-s për çlirimin e saj. Kundërshtarët e NATO-s dhe të sulmeve ajtrore kanë arësyetuar se më 24 mars të vitit 1999 Aleanca e Atlantikut nuk respektoi të drejtën ndërkombëtare. Sipas tyre, kjo ndodhi për shkak të mungesës së një vendimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vendim i cili mungoi pasiqë Kremlini vuri veton e tij kundër këtyre sulmeve.  Sigurisht që mungesa e vendimit të Këshillit të Sigurimit krijoi një vacuum ligjor, e dobësoi legjitimitetin e ndërhyrjes ushtarake në këtë vend. Por kundërshtarët e ndërhyrjes në Kosovë e shfrytëzuan këtë fakt për t’u konfrontuar me gjithë procesin e vendosjes së paqes në Kosovë dhe në rajonin e Europës Juglindore. Ata synuan në radhë të parë të kundërshtojnë politikat paqebërëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nëse reagimet kritike i vështrojmë nga pikëpamja politike, atëherë vemë re se kundërshtarët e luftës së NATO-s në Kosovë ishin të gjithë ekstremistët e majtë e të djathtë, të cilët gjithnjë kundërshtojnë praninë amerikane në Europë. Nisur nga kjo pati jo pak studiues, të cilët këto sulme i quajtën si “Luftë imperialiste për vendosjen e një rregulli të ri në botë”. Pati nga ata që sulmet e NATO-s kundër makinerisë ushtarake serbe i konsideruan “të parin agresion të NATO-s kundër një vendi Sovran”. Disa të tjerë angazhimin ushtarak në Kosovë e konsideruan si konkretizim të doktrinës Clinton të shpallur në vitin 1993, sipas së cilës “Interesat dhe ideali ynë na detyron jo vetëm të veprojmë, por edhe të udhqëheqim. Ne duhet që demokracinë dhe ekonominë e tregut ta përhapim në të gjithë botën, sepse kështu mbrojmë interest dhe sigurinë tonë dhe njëkohësisht respektojmë vlerat amerikane, të cilat janë universale”.

Shumë studiues të së drejtës ndërkombëtare gjatë përpjekjeve të tyre për të  dënuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë u nisën nga përceptimi i raporteve midis respektimit të së drejtës së shtetti sovran dhe të së drejtës së popujve për vetëvendosje. Sipas tyre, e drejta e sovranitetit ka përparësi në raport me të drejtën për vetëvendosje, prandaj dhe ndërhyrja në Kosovë shihet nga ata si shkelje e të drejtës së sovranitetit shtetëror, në rastin konkret të së drejtës së sovranitetit të Serbisë në Kosovë. Në përgjithësi kjo kategori shpreh mendimin se “demokracia dhe të drejtat e njeriut nuk mund të rrënojnë të drejtën shtetërore dhe sovranitetin e shteteve”.

Në të gjitha këto raste kemi të bëjmë më shumë me një reagim antiamerikan dhe antiNATO, ndërkohë që në kritikën përkatëse shohim pak arësyetim në nëse u respektua ose jo Karta e OKB-së. Madje antiamerikanizmi i disa ekspertëve shkon deri te instrumentalizimi i qëllimeve të SHBA-ve, duke e lidh veprimin në Kosovë me përpjekjet për të zotëruar e kontrolluar burimet e gazit e të naftës në Kaspik. Dhe në të gjithë këtë diskurs bie në sy fakti se në kritikën antiNATO të sulmeve ajrore kundër Jugosllavisë (Serbisë), nuk gjen në asnjë rast një qëndrim kritik sa i përket dhunës e terrorit serb në Kosovë. Përkundrazi, kritikët e luftës në Kosovë e shohin atë si manipulim propagandistik me qëllim justifikimin e ndërhyrjes ushtarake për zgjidhjen e konfliktit. Për këtë kategori kritikësh masakra e Reçakut dhe terrori e dhuna serbe në Kosovë ishin një sajesë për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake.

Gjithashtu vihet re se kritikët e ndërhyrjes së Aleancës së Atlantikut në Kosovë përdorën si arësyetim të kritikës së tyre disa tregues që nuk kanë lidhje me të drejtën ndërkombëtare, si psh llogaritë e shpenzimeve të luftës, dëmet në shëndetin e njerëzve e të mjedisit e deri te konstatimet e paprovuara për përdorimin e armëve të ndaluara. Të tjerë kritikë përdorën si argument “dobësimin e opozitës serbe përballë Milosheviçit”. Dhe shumica prej tyre thanë se ndërhyrja ushtarake në Kosovë do të ishte shkak i zgjerimit të konfliktit në rajon, madje pati prej tyre që valën e refugjatëve shqiptarë e shpjeguan me bombardimet e NATO-s. Ndërkaq thuajse të gjithë iu referuan faktit që mungoi një mandat nga ana e Këshillit të Sigurimit për të autorizuar veprimin ushtarak.

Në të vërtetë mungesa e mandatit nga ana e Këshillit të Sigurimit e dobësoi nga pikëpamja e argumentit të së drejtës ndërkombëtare ndërhyrjen ushtarake në Kosovë. Por unë mendoj se ky fakt nuk e delegjitimoi atë. Sipas nenit 51 e 52 të Kartës së OKB-së, Këshilli i Sigurimit është organi kompetent, i cili autorizon ndërhyrjen ushtarake kundër një vendi sovran. Karta e OKB-së, e ratifikuar në vtin 1945 në Konferencën e San Françiskos, ia dha këtë të drejtë Këshillit të Sigurimit, duke i garantuar anëtarëve të përhershëm të këtij këshilli të drejtën e vetos. Sipas Kartës, vetoja e njërit prej këtyre pesë vendeve e çon në null vendimmarrjen. Kur KS mori këto atribute besohej se vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit qenë të të njëjtit mendim e të vendosura njësoj për ruajtjen e paqes e të stabilitetit në botë. Por ndërsa pas tri vitesh bota u nda në dy kampe armiqësore,  karta e OKB-së nuk ndryshoi, ajo është ende në fuqi, pasiqë këto pesë vende nuk pajtohen për ndryshimet e saj. Ndonëse bota ndryshoi me shpejtësi në këto shtatë dekada, Karta e OKB-së mbeti e njëjta, paqyrim e një kohe historike të shkuar e tejkaluar. Gjatë Luftës së Ftohtë Këshilli iSigurimit nuk funksionoi asnjëherë pikërisht për shkak të të drejtës së vetos të Fuqive të Mëdha. Dhe vetoja u përdor gjithnjë në funksion të interesave për ruajtjen e sferave të influencës së tyre.

E njëjta gjë ndodhi edhe në rastin e Kosovës. Rusia përdori veton e saj kundër ndërhyrjes ushtarake për shkak të lidhjeve të ngushta me Serbinë dhe regjimin e Milosheviçit dhe në përpjekje që ta mbante këtë vend nën vartësinë e saj, si trampolinë për t’iu kundërvënë interesave dhe demokracisë euroamerikane. Kështu Rusia dëshmoi mentalitetin e kohës së Luftës së Ftohtë, ndonëse ishin bërë përpjekje që ajo të integrohej në botën demokratike të Perendimit. Ndërkohë Kapitulli VII i Kartës së OKB-së shpreh thelbin e vendimmarrjes, është pjesa ligjore, që përcakton se kur e në cilat rrethana Këshilli i Sigurimit mund e duhet të përdor forcën për zgjidhjen e konflikteve. Ky kapitull i referohet dy rasteve: Kur një konflikt i brendshëm ose midis dy shteteve kërcënon paqen e sigurinë rajonale ose botërore dhe në rastin tjetër kur kemi të bëjmë me një katastrofë humanitare. Pikërisht kjo pjesë thelbësore e Kartës së OKB-së anashkalohet nga ana e kritikëve të luftës në Kosovë.

Ndërkaq konflikti në Kosovë evidentoi faktin se të dy këto komponentë ishin realisht kërcënues. Nëse NATO nuk do të ndërhynte, konflikti do të përhapej në të gjithë Ballkanin Pëerendimor dhe në luftë do të përfshiheshin Shqipëria, Maqedonia e vende të tjera. Nëse në këtë konflikt do të përfshihej Shqipëria dhe Maqedonia, atëherë do të tërhiqej edhe Turqia e Greqia, Turqia në mbështetje të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, Greqia në mbështetje të Serbisë. Përfshirja në konflikt e këtyre dy vendeve të NATO-s do të shkaktonte krizën euroatlantike, çka do të thotë se konflikti do të zgjerohej në kontinentin euripoan. Kështu vihej në pikëpyetje vetë ekzistenca e Bashkimit Europian dhe e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kjo sa i përket argumentit të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe në kontinentin europian.

Por ishte evident fakti se në Kosovë kishim të bënim me një katstrofë humanitare, me të cilën lidhej ndërhyrja ushtarake bazuar Kapitullin VII të Kartës së OKB-së. Në momentin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, statistikat zbulojnë faktin se brenda dhe jashtë saj ishin tashmë rreth 400 mijë refugjatë e ndërkohë më shumë se 2000 viktima të terrorit serb, kryesisht njerëz të pafajshëm. Nëse NATO nuk do të vepronte, Milosheviçi kishte vendosur që numrin e viktimave ta çonte së paku te numri i viktimave të Bosnjë-Hercegovinës, ku në konfliktin me serbët humbën jetën mbi 150 mijë muslimanë. Një plan i tillë u zbulua që në atë kohë nga shërbimi sekret bullgar, plan i cili përmes ministres së Jashtme të Bullgarisë shkoi në dorë të ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Joschka Fischer. Sipas këtij programi të hartuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë serbe, pra nga Milosheviçi dhe me urdhër të tij, Kosova duhej të spastrohej nga dy të tretat e shqiptarëve dhe të popullohej nga serbë të Krajinës së Kroacisë dhe serbë të tjerë, të cilët do të dëshironin e stimuloheshin për të jetuar në këtë vend. Kështu struktura e popullsisë do të ndryshonte më dhunë, me terror e duke ushtruar genocid masiv kundër shqiptarëve. Përsëritej kështu skenari dhe program i 7 marsit të vitit 1936 të akademikut serb, Vasa Çubrilloviç, sipas të cilit, shqiptarët duheshin shpërngulur me dhunë nga Kosova dhe Kosova duhej serbizuar. Për këtë arësye shumë media të Perendimit gjatë ditëve të luftës botuan memorandumin e Çubrilloviçit kundër shqiptarëve, me qëllim që të përkujtonin publikun se plani ishte i njëjtë në periudhën e bombardimeve të NATO-s në Kosovë. Pra, situata në Kosovë kërkoi me çdo kusht ndërhyrjen me forcë ,sepse bota e qytetëruar nuk mund të pranonte aneksimin e territoreve në formën e spastrimit etnik të tyre, si në kohët primitive, sipas parimit gebelsjan që Milosheviçi e pati shpallur në Fushë-Kosovë më 28 qershor 1989, „Serbia ose do të jetë e madhe ose nuk do të ekzistojë fare“.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, James Rubin, se në Kosovë kishte një situatë dramatike humanitare dhe se Milosheviçi synonte zgjerimin e konfliktit, për këtë realitet ishin të vetëdijshëm edhe udhëheqësit e Moskës. Sekretarja e Shtetit Amerikan, Ollbright, para fillimit të Konferencës së Rambujesë ishte pajtuar me ministrin e Jashtëm rus, Ivanov, se “Milosheviçi nuk njeh tjetër, veçse gjuhën e forcës, për t’u tërhequr nga kursi I dhunës në Kosovë”. Por se situata në Kosovë kërcënonte paqen e sigurinë si dhe do të shkaktonte një katastrofë humanitare, kjo është pranuar zyrtarisht në Rezolutën 1190 të 30 shtatorit 1998. Aty thuhet se konflikti në Kosovë rrezikon të përhapet në vendet e rajonit dhe më gjerë si dhe theksohet gjendja e rëndë e refugjatëve, e cila do të vështirësohej edhe më shumë në kushtet e motit të ftohtë gjatë dimrit që po vinte. Kështu, Rusia vetë pranoi në këtë rezolutë, se situate në Kosovë ishte dramatike dhe ajo u pajtua që të vihej gishti te fajtori, te Milosheviçi. Megjithatë Kremlini në marsin e vitit 1999 nuk pranoi të përdorej forca për ta ndalur këtë situate katastrofike. Kjo do të thotë se në përmbajtje veprimi i NATO-s ishte i justifikuar, derisa vetë Këshilli i Sigurimit kishte pranuar faktin se kishte arësye objektive për veprim.

Ndërkaq le të supozojmë se Këshilli i Sigurimit do të autorizonte përdorimin e forcës në Kosovë e ndërkohë NATO nuk do të donte ta zbatonte këtë vendim. Cili do të ishte instrumenti që do të realizonte ndërhyrjen, nëse jo NATO-ja?! Këshilli i Sigurimit ka të drejtën e vendimmarrjes, por nuk ka forcë urdhëruese mbi një instrument të caktuar për të vepruar. Kështu që ky vendim i supozuar në rastin e dhënë do të ishte shndërruar gjithashtu në null. Atëherë a do të fajësohej këshilli i Sigurimit për pafuqi në zgjidhjen e krizës?! Sigurisht që po. Por fatkeqësisht nuk fajësohet në rastin kur bllokon vendimmarrjen, edhe pse Kapitulli VII I Kartës së OKB-së parashikon marrjen e vendimit përkatës. Kjo është njësoj sikur në një gjykatë të mos dënohet krimineli, për shkak se nga tre, pesë apo shtatë gjyqtarë, njëri prej tyre është kundër këtij dënimi!!!, edhe pse vetë ky gjyqtari e pranon faktin se i pandehuri ka bërë krim. Kështu ndodhi me Rusinë e marsit të vitit 1999.

Ndërkaq legjitimiteti i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë konfirmohet edhe nga disa faktorë të tjerë të kohës. Së pari, në përfundim të luftës Kosova u vu nën protektoratin ndërkombëtar. Kjo ndodhi përmes rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Rusia u pajtua të legjitimojë veprimet ushtarake të NATO-s, derisa ajo dha votën e saj që Kosova të mos administrohej qoftë dhe përkohësisht nga Serbia. Rusia u pajtua që “agresori”, pra NATO të ishte përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Ndërkohë në atë rezolutë thuhet qartë se statusi i Kosovës do të vendosej përmes një dialogu midis palëve në prani të faktorit ndërkombëtar , çka do të thoshte se pozita e Kosovës do të ishte e tillë, që nuk do të varej nga Serbia. Me këtë rezolutë Ushtria Çlirimtare e Kosovës u integrua në jetën politike e ushtarake të Kosovës, sepse krahu i UÇK-së formoi partitë politike si dhe ushtarët e saj u inkuadruan në Forcën Mbrojtëse të Kosovës. Kjo i dha legjitimitet ndërkombëtar luftës së armatosur të shqiptarëve në Kosovë. Edhe kjo ndodhi gjithashtu me votën e Rusisë pro rezolutës 1244.

Prej këtej buron një matës tjetër i legjitimitetit të ndërhyrjeve ushtarake në Kosovë. Ky kriter ka të bëjë me përcaktimin klasik të luftrave sit ë drejta ose të padrejta. As vetë kritikët e luftës në Kosovë nuk vunë asnjëhërë theksin te padrejtësia e ndërhyrjes, ndërkohë që rezoluta 1244 konsideron se ndërhyrja ushtarake e NATO-s ishte e drejtë, derisa ajo rezolutë autorizon NATO/n dhe forcën e saj ushtarake KFOR-n të kujdeset për sigurinë e saj. Kjo do të thotë se aksionet ushtarake të NATO-s në fund morën pëlqimin e Rusisë për t´u trajtuar si aksione të drejta, por nuk e morën bekimin e saj për të filluar si të tilla. Në këtë kuptim nuk ka asnjë dyshim se këto aksione qenë legjitime, të drejta dhe të bazuara në të drejtën ndërkombëtare.

Vendimi i 22 korrikut 2010 i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dha gjithashtu definicionin e legjitimitetit të pavarësisë e për pasojë të aksioneve ushtarake kundër Serbisë. Kjo gjykatë, e cila jep verdiktitin e proceseve të tilla si ai që ndodhi me Kosovën, shkoi në përfundimin se jo vetëm pavarësia e Kosovës është e mbështetur në ligjet e të drejtës ndërkombëtare, por se ajo është edhe në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Kjo provon se Rusia, pavarësisht vetos së fillimit të bombardimeve, me votimin e rezolutës 1244 i kishte hapur rrugën statusit të pavarësisë së Kosovës. Dhe dihet tashmë se pavarësia e Kosovës është produkt i 24 marsti 1999, pra e intervenimit të NATO-s për çlirimin e saj nga pushtimi, dhuna e terrori serb i spastrimit etnik të saj.

Legjitimitetin e veprimeve të NATO-s në Kosovë e përforcon gjithashtu vendimmarrja me konsensus të plotë e Aleancës së Atlantikut. Ndonëse kishte segmente politike të Francës, Italisë dhe Greqisë, të cilat punuan për të sabotuar unitetin e vendeve anëtare për marrjen e vendimit të sulmeve ajrore, në fund të fundit të 19 –ta këto vende qenë në një mendje: I thanë po aksioneve ushtarake kundër Jugosllavisë (Serbisë). Por kjo nuk ndodhi më vonë në luftën e Irakut. Nuk ndodhi as në vendimmarrjen e fundit të presidentit Obama në rastin e Sirisë. Kështu që realizimi i aksioneve ushtarake në Kosovë me konsensus të plotë të vendeve anëtare të NATO-s e përforcon idenë e legjitimitetit të këtyre aksioneve.

Siç thamë, NATO në Kosovë veproi me dy objektiva: Të parandalojë përhapjen e konfliktit dhe katastrofën humanitare e njëkohësisht të rijojë më shumë stabilitet dhe siguri në rajon. Të dy këto objektiva madhore shohim se janë realizuar tashmë në praktikë.  Rajoni ynë sot është shumë herë më i sigurt sesa para 15 viteve, i ashtuquajturi Ballkan Perendimor ka kapërcyer disa sfida dhe është shumë më afër integrimit euro-atlantik. Shqipëria, Kroacia dhe së shpejti Mali i Zi, janë bërë pjesë e NATO-s, realitet që më 1999 dukej si një ëndërr gati e parealizueshme. Të gjitha  vendet e rajonit kanë përparuar drejt integrimit europian, duke hedh hapa të njëpasnjëshëm gjithashtu në integrimin rajonal. Duket se periudha e armiqësive dhe grindjeve, konflikteve dhe luftrave po lihet pas. Edhe Serbia, autorja kryesore e konflikteve në rajon e në Kosovë, ka marrë drejtimin euro-atlantik.

Në rrethana të disfavorshme legjitimitetin e aksioneve ushtarake të NATO-s në Kosovë dhe të pavarësisë së saj ka filluar ta përdorë edhe kundërshtari kryesor i tyre, Kremlini, pra Rusia. Presidenti rus, Vladimir Putin e përdori këtë më 2008 kur aneksoi dy krahina të rëndësishme të Gjeorgjisë, Abkhasinë dhe Osetinë e Jugut, megjithëse rasti i Kosovës me të dy këto rajonë përgjithësisht rusishtfolëse nuk ka asgjë të përbashkët, si në pikëpamje gjeopolitike, edhe në pikëpamje të marrëdhënieve etnike, të shkeljes së normave demokratike e të të drejtave të njeriut. Ndërsa këto kohë jemi mësuar thuajse vazhdimisht të dëgjojmë të krahasohet ndërhyrja ruse në Krime me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si dhe të legjitimohet aneksimi me dhunë i Krimesë me pavarësimin e Kosovës. Vladimir Putin, nga njëra anë ve shenjën e barazimit midis veprimeve të tij arrogante ndaj shteteve fqinjë, duke u thirrur në veprimet ushtarake të Perendimit në Kosovë dhe nga ana tjetër nuk e njeh shtetin e Kosovës. Ky veprim duket qartë të jetë një spekullim dhe veprim i bazuar në urrejtje dhe hakmarrje primitive në sjelljet e shteteve ndaj të drejtës ndërkombëtare. Kjo sjellje shfaqet e pabazuar në ngjarjet e marsit 1999, sepse Kosova dhe Krimeja nuk mund të krahasohen midis tyre.

Për të mbërritur te pavarësia e Kosovës, shqiptarëve iu desh që të humbisnin rreth 20 mijë njerëz, shumica prej të cilëve të masakruar e pa mbrojtje. U përdhunuan rreth 15 mijë gra e vajza. U shkatërruan dhe u dogjën 120 mijë shtëpi banimi dhe objekte, nga 200 mijë që kishte gjithsej Kosova. Kosova u krahasua nga reporterët perendimorë në mbarim të luftës si „Hiroshima e Europës“. Në Krime nuk u shënua gjatë ndryshimeve të shkurt-marsit të këtij viti asnjë viktimë dhe nuk u dëmtua asnjë banesë ose objekt. Shqiptarët në Kosovë ishin viktimë e pushtimit serb, e aneksimit të saj me një dekret të mbretit të Serbisë në shtatorin e vitit 1913, pasi që Serbia shkaktoi aso kohe 25 mijë viktima, nëse i referohemi raporteve të gazetarit austriak, Aleksandër Leo Freundlich, ose historianit gjerman Peter Bartl. Krimeja iu dha Ukrainës më 1964 pa ndërhyrje ushtarake, pa viktima. Më 1994 Ukraina u çarmatos nga armët bërthamore në këmbim të njohjes prej Rusisë të integritetit territorial të saj. U nënshkrua një marrëveshje midis Rusisë, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, me të cilën palët u angazhuan për të respektuar sovranitetin e Kievit në të gjithë territorin.

Por presidenti rus, Putin, duke u justifikuar në këtë pikë, thotë se „Ne nuk do të prisnim që në Krime të ndodhnin masakra si në Kosovë e më pas të ndërhynim“. Ndërkohë është e palogjikë të mendosh se Perendimi i bazuar në ndërtimin e shoqërive të lira në respekt të të drejtave të njeriut të lejonte dhunën e shtetit ukrainas ndaj pakicave. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë së paku pas Luftës së Dytë Botërore në asnjë vend që ka aderuar në BE, e theksoj, pasi këto vende janë pranuar në komunitetin europian.

Nëse shqiptarët e Kosovës u kërcënuan pandërprerje me likuidimin fizik të tyre për gati një shekull, në Krime nuk u shfaq asnjë kërcënim i tillë, asnjë ditë të vetme. Në analizën krahasuese të ngjarjeve dhe ndodhive në Kosovë dhe në Krime apo rajone të tjera ku ka ndërhyrë Moska, nuk gjen asnjë përqasje midis asaj që ka ndodhur në Kosovë dhe në ato rajone. Legjitimitetin e një vendimmarrje në dëm të sovranitetit të një vendi të caktuar e justifikon gjithashtu diplomacia prevenuese. Kjo diplomaci u përdor në mënyrë permanente në Kosovë e për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb. U ngrit Grupi i Kontaktit, ku bënte pjesë Rusia. U mblodh pesë herë Këshilli i Sigurimit dhe miratoi po kaq rezoluta me thirrje dhe paralajmërime për armëpushim dhe ndërprerje të konfliktit, duke fajësuar Milosheviçin dhe aparatin e tij shtypës. Kosova ishte për 16 vjet pjesë konstituive e Federatës Jugosllave. Kosovës iu grabit me forcë autonomia më 1989 nga Miloshevii në shkelje të kushtetutës jugosllave. Kosova themeloi një shtet të pavarur paralel, i cili funksionoi nën udhëheqjen e presidentit Rugova gati për një dhjetëvjeçar. Kosova u bë objekt i dhjetra rezolutave të Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së dhe organizmave të tjera ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Kosova u shndërrua në një problem ndërkombëtar dhe fitoi në Rambuje statusin e subjektit ndërkombëtar. Asgjë prej këtyre aspekteve dhe ndodhive nuk u shfaq në Krime, ose në Osetinë e Jugut e në Abkhasie.

Të gjitha këto e bejnë Kosovën një rast unikal, të papërsëritshëm dhe për të gjitha këto arësye ajo u arësyetua në vendimin e saj për shpalljen e pavarësisë nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës. Prandaj dhe deri më sot 106 shtete anëtare të OKB-së e kanë njohur shtetin e Kosovës. Ndërkohë që më 19 prill 2013 Prishtina dhe Beogradi nënshkruan në Bruksel marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve midis tyre, duke i hapur rrugën njohjes së ndërsjelltë të të dy shteteve si dhe integrimit të tyre në Bashkimin Europian e në NATO. Serbia, edhe pse viktimë e bombardimeve të NATO-s, sot është bërë anëtare e Partnetitetit për Paqe të NATO-s dhe ka filluar bisedimet për pranimin e saj në Bashkimin Europian. Madje këto bisedime kanë filluar më 21 janar të këtij viti me kapitullin për Kosovën dhe në përfundim të diskutimit të këtij kapitulli, mendoj se Serbia do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Ky kusht e njohja direkte e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit do të jetë epilogu e rrugës europiane të Serbisë.

Në këto rrethana bëhet ende më e qartë se cili është rezultati i sulmeve ajrore të NATO-s kundër Jugoslllavisë (Serbisë) për çlirimin e Kosovës, rezultat i cili çliroi njëkohësisht rajonin nga konfliktet disa shekullore dhe vendosi bazat e pajtimit dhe integrimit rajonal e europian. E vështruar edhe nga ky këndvështrim, këto sulme mund të konsiderohen si legjitime. Në fund të fundit kritikët e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, patën parashikuar se veprimet ushtarake nga jashtë do ta destabilizonin rajonin dhe do të shkaktonin viktima të panumërta. Në fakt ndodhi e kundërta. Sipas vlerësimeve të ekspertëve aksionet ushtarake të Aleancës në ish-Jugosllavi shkaktuan gjithsej 556 viktima dhe 878 të plagosur, një numër ky minimal në një luftë të armatosur.

Përfundimisht mund të konkludojmë se aksionet ushtarake të NATO-s në Kosovë, të cilat ne i përkujtojmë sot në 15 vjetorin e tyre, ishin e vetmja mënyrë e zgjidhjes së konfliktit në Kosovë midis shqiptarëve shumicë dërmuese dhe shtetit të Serbisë e serbëve në përgjithësi. Ato aksione sollën ndryshimin epokal të Kosovës e të të gjithë rajonit, madje mund të konsiderohen edhe si ilaçi i vetëm për çlirimin e vetë Serbisë nga ëndërrat shekullore të miteve dhe obsesioneve të saj për epërsi mbi popujt e tjerë të rajonit. Këto aksione nuk i dhanë lirinë vetëm shqiptarëve në Kosovë, por çliruan nga ndjenja e padrejtësiëë të gjithë shqiptarët në rajon. Çliruan gjithashtu ndjenja e supozuar e viktimizimit vetë serbët si dhe lehtësuan plagët e vjetra e të reja që Serbia shkaktoi në luftrat e fundit të shekullit të XX në Kroaci, Bosnjë, Kosovë, e Slloveni.

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Enver Bytyci, legjitimiteti dhe diskutimet, nderhyrja e NATO-s ne Kosove

Partizani-Tirana! Derbi mbyllet ne barzim.

March 23, 2014 by Administrator

Nderim Nexhipi i prish festën Tiranës, kur me mendje kishte nisur të gëzonte  triumfin. Ka qenë minuta e tretë e kohës shtesë, kur shqiptaro-maqedonasi ka  mposhtur Ilion Likën pas një ngulmimi të gjatë, por të paqartë të të tijve. Në  krosim nga këndi është shndërruar në gol me shumë zgjuarsi nga Nexhipi, që i heq  nga duart tri pikë të cmuara bardhebluve. Më herët kishte shënuar Morina, në  minutën e 41-të, i ndihmuar edhe nga gabimi i mbrojtjes së kuqe. Ashtu sikurse  ka bërë edhe prapavija bardheblu në rastin e barazimit. “Paqe” e luftuar pa  shumë orientim në këtë ndeshje, që prodhoi spektakël në shkallët e stadiumit,  nga dy tifozëritë respektive, por pak futboll të bukur nga lojtarët në fushën e  blertë. Nga një pikë për të dyja palët, që e mban Partizanin në pozita  europiane, në pikë të barabarta me Kukësin dhe Lacin, nga 40 të tilla  (kurbinasit luajnë sot të dielën me Vllazninë, në fushën e tyre), ndërsa Tirana në  vendin e tetë, me 28 pikë. Pra, mbetet aty ku ishte deri dje.
Derbi i 138-të  i kryeqytetit ndahet në barazim, duke vulosur barazpeshën totale të këtij  kampionati mes këtyre dy skuadrash, që kishin fituar secila nga një sfidë, në  fazën e parë dhe të dytë, me rezulat të njëjtë, 1-0.

Pjesa e parë Ka tension në fillimin e ndeshjes, cka shoqërohet edhe me dy  kartonë të verdhë për Rrahmanin dher Alban Hoxhën që në minutën e 6-të. Gjithcka  vjen pas akordimit të një goditjeje dënimi për bardheblutë, e cila kontestohet  nga kapiteni dhe mbrojtësi i kuq. Megjithatë, goditja e parë në drejtim të  portave respektive vjen në minutën e 9-të. Behar Maliqi siguron një pozicion  ballor, godet, por topi nuk ka forcën e duhur, edhe pse pritet në dy kohë nga  Ilion Lika. Ka më shumë inciativë Partizani, që del nga krahët, por përqendrimi  dhe kujdesi i bardhebluve në detyrat difensive është i madh. Ka ngut të madh dhe  pasime të gabuara në nisjen e aksioneve, cka bën që topi të kalojë shumë shpejt  sa në në këmbët e lojtarëve të njërës skuadër, edhe edhe të tjetrës, pa sjellë  rrezik për dy portierët.
Në minutën e 20-të të kuqtë fitojnë një goditje  dënimi, që ekzekutohet nga Mazrekaj. Topi devijohet në këndore, prej nga Nexhipi  e adreson në zonën e Ilion Likës. Portieri bardheblu del gabimisht, duke  rrezikuar shumë. Një lojtar i Partizanit godet me kokë, por pak tej shtyllës së  majtë pingule të kuadratit bardheblu. E njëjta skemë paraqitet edhe në minutën e  23-të, kur Mazrekaj fut topin në zonën kundërshtare nga goditja e dënimit, por  grushton me vështirësi Lika, i gjendur mes shumë lojtarëve, që dyluftojnë ashpër  mes tyre.  Dhjetë minutat e mëpastajme njohin një rritje të Tiranës në  lojën e saj, ku Delic spikat me përpunimin e topit. Malazezi tenton edhe përmes  dy goditjeve standarde radhazi, por porta e Hoxhës mbetet e paarritshme. Morina  i afrohet golit në minutën e 38-të, teksa godet me kokë ngjitur me trekëndëshin  e poshtëm të portës së kuqe. Minuta e 41-të zhbllokon shifrat. Shpërthen në  delir tifozëria e Tiranës. Një pasim i gjatë nga mesfusha futet në zonën e kuqe,  ku Morina është mes dy mbrojtësish të Partizanit, që gabojnë shumë në mbulim.  Sulmuesi bardheblu shfrytëzon këtë “okazion”, godet tokazi dhe shënon. Me këtë  rezultat mbyllet pjesa e parë, ku Tirana u tregua shumë efikase në rastet e  pakta që pati, ndërsa të kuqve u mungoi lojtari sulmues, që të tërheqë skuadrën  përpara. Po ashtu, nuk ka një regjizor të duhur në mesfushë, që të kthjellojë  sadopak lojën e “demave”, mjaft konfuzë në të dyja fazat, ofensive dhe  difensive. Tirana ishte më solide dhe funksionoi si një grup i tërë, duke mos i  dhënë përparësi elementit individual, sic bie në sy rëndom te kundërshtari.

Pjesa e dytë Nis me një goditje këndi nga e djathta e sulmit për të  kuqtë. Po ashtu, shumë shepojt Partizani fiton një goditje dënimi në pozicion  ballor me portën e Likës. Ekzekutuesi është i përhershmi, Mazrekaj, por sërish  pa rrezik. Duket disi më e tërhequr Tirana, e cila e prêt kundërshtarin, me  synimin për ta kapur në kundërsulm e në befasi, për të ndëshkuar për herë të  dytë. Ka shumë nerv te lojtarët e kuq, por pak cilësi. Bëhen gabime foshnjarake  në pasimin e topit të parë, ndërsa aksionet përfundojnë pa nisur akoma mirë.  Tirana ka rastin ideal të shënojë sërish në minutën e 56-të. Gilberto driblon dy  mbrojtës të kuq dhe e pason topin te pika e bardhë e penlltisë, ku Kërciku ka  tërë hapësirën e duhur për të realizuar. Ai godet shumë dobët, duke e falur  Partizanin. Magani nuk ia fal lojtarit në fjalë, ndaj e zëvendëson menjëherë me  Korreshin, ndërsa Sampaio reagon në kahun tjetër duke hedhur në lojë Hyshmerin  në vend të Maliqit. Rrahmani realizon goditjen e pareë në këtë pjesë loje drejt  portës së Likës në minutën e 65-të, teksa me kokë impenjon “gardianin” bardheblu. Magani sakrifikon autoprin e golit, Morinën, duke shtuar një tjetër  forcë mbrojtëse në radhët e tij, ndërsa kolegu i tij i kuq bën zëvendësim kokë  për kokë në sulm, Sacer-Dushku.  Edhe aktivizimi i Demirit nuk ndryshon gjë  në paraqitjen e të kuqve, që konsumojnë minutat e mbetura të kohës së rregullt  pa ndonjë rrezik në portën e Likës. Tirana mbetet me dhjetë lojtarë nga minuta e  83-të, sepse Korreshi merr të dytin e verdhë dhe të kuqin direkt, pas një  simulimi në zonën e Partizanit, duke dashur të marrë një penallti. Kjo u shton  një “marsh” më shumë “demave”, të cilët besojnë deri në vërshëllimën e fundit të  Jorgjit, që e ka nxjerrë kartonin e verdhë shumë herë nga xhepi, përvec atij të  kuqit për lushnjarin e Tiranës. Kur festa bardheblu kishte nisur në shkallët e  stadiumit, në pjesën ku ishin të pozicionuar tifozët e 24 herë kampionëve të  vendit, ndërsa ata të kuq kishin ulur kokën, mendon Nderim Nexhipi të ndryshojë “temperaturë”. Me një veprim tepër të zgjuar me kokë, shqiptaro-maqedonasi kthen  në gol goditjen e fundit të ndeshjes, duke u dhënë një pikë të vuajtur të tijve.  Që vlen jo pak, ndërsa u ka hequr bardhebluve dy të tilla, që mund t’i largonin  përfundimisht nga rreziku i mbijetesës. Shpëton nderin edhe Sampaio, që dukej se  po pësonte humbjen e parë në krye të Partizanit nga skuadra që shkarkoi  ish-shefin e tij, Hasan Lika në fazën e dytë. Ngushëllohen në fund tifozët e  kuq, teksa Nexhipi u eviton zhgënjimin e radhës. Kësaj here pa pasur aludime në  kokë për tolerim, por duke pranuar konfuzionin e dukshëm të këtij Partizani për  të kaluar me sukses të plotë një sfidë të kësaj rëndësie.

Supertifozëri, antagonizëm pa fund Atmosferë inkadeshente në  stadium, që ngjason me ndeshjet e kombëtares. Tifozëria e shumtë në numër i jep “zjarr” derbit më shumë se një orë përpara startit të lojës, teksa koreografitë  dhe thirrjet në kor të bëjnë të mendosh se po shikon ndonjë supersfidë  europiane. Ngjyrat e kuqe dhe ato bardheblu valëviten në mijëra duar tifozësh,  që mbështesin pa rezerva idhujt e tyre në fushën e blertë. Një derbi i vërtetë  edhe në shkallët e “Qemal Stafës”, që përjeton një nga ndeshjet e rralla të  Superiores shqiptare. Dicka fort e ngjashme me rastet kur në të luan kombëtarja  jonë kuqezi.

Historiku, dominon akoma Partizani Ndeshjet – 138 takime  janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në të gjitha kompeticionet:  Kupë dhe kampionat. Bilanci – Partizani ka fituar më shumë  se Tirana në derbi, plot 54 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 43  fitore. 41 të tjera kanë përfunduar në barazim. Golavarazhi – 198 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 160 të  bardhebluve. Historia – Takimi i parë mes Tiranës dhe  Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 4-2. Krenaria e kuqe – Më 31 gusht 1947, Partizani fitonte 8-0 ndaj  Tiranës, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë në derbi. Shpagimi – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do i kthente  reston Partizanit teksa e mundte 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët  e të dyja skuadrave për lojën e bukur. Rezultati – Barazimi  2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes  Partizanit dhe Tiranës, plot 27 herë në 40 barazime. Demokracia – Pas viteve ’90 janë zhvilluar 50 ndeshje derbi,  nga të cilat 26 janë fitore të Tiranës, 11 barazime dhe vetëm 13 janë fitore për  Partizanin. Golavarazhi: 70-49 për Tiranën. “Ish”-ët në fushë – Endri Vrapi, Erando Karabeci, Renaldo Kalari, Entonio Pashaj, Ardit  Peposhi janë lojtarët bardheblu që kanë luajtur edhe për Partizanin. Ndërsa tek “demat e kuq”, i vetmi që ka luajtur për të dyja skuadrat është talenti Fatmir  Hysenbelliu.

 

 

Filed Under: Featured

Basha: Integrimi i Shqipërisë në BE, misioni hyjnor i PD-së

March 22, 2014 by dgreca

Tirane, 22 Mars/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u uroi sot shqiptarëve 22 Marsin e vitit 1992, ditën e fitores historike të demokracisë.

Në një mesazh në faqen sociale Facebook, Kreu i PD-së, Basha shprehet se “22 marsi 1992 shënoi fitoren e dritës mbi errësirën. Shqiptarët rikthyen sytë drejt perëndimit dhe nisën rrugëtimin europian dhe euro-atlantik. Sot jemi anëtarë të NATO-s, Kosova është e pavarur dhe shqiptarët lëvizin të lirë në mbarë Europën. Integrimi i plotë i Shqiperisë në Europë është misioni hyjnor i Partisë Demokratike që e nisi këtë rrugë me 22 mars 1992″.Ndërsa ish-kryeministri Berisha shkruan “gëzuar 22 Marsin, ditën e parë të lirise dhe dinjitetit tonë, ditën që me votën e lirë rrëzuam diktaturën e regjimit barbar hoxhist, nisëm ndërtimin e sistemit demokratik në vendin më monist dhe vendin e tretë më të varfër të globit. Në 22 vite ne ende nuk jemi aty ku e meritojmë, por jemi vite dritë larg asaj kohe. Sot Kosova është e lirë dhe e pavarur, Shqipëria është anëtare e NATO-s, afër marrjes së statusit të vendit kandidat dhe renditet tashmë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme e të larta”, shprehet ish-kryeministri Berisha.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Basha: Integrimi i Shqipërisë në BE, misioni hyjnor i PD-së

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT