• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

Bill Klinton vlerëson Protestuesit e Ukrainës gjatë një një eventi bamirësie në Hollywood

March 1, 2014 by dgreca

Clinton : ” Kur protestuesit ukrainas sulmuan në atë rezidencës presidenciale , askush nuk u pa të dhunojë diçka rreth e rrotull tyre. Askush nuk u pa duke shkatërruar një statujë/

Nga BEQIR SINA – New York/

        CULVER CITY , CALIFORNIA  – Ish- presidenti i SHBA, Bill Clinton ka vazhduar dje duke shprehur mbështetjen e tij për protestuesit të cilët ai i quajti “Protestues jo të dhunshm ukrainas”. Këtë koment ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton e bëri duke i lidhur veprimet e tyre paqësore me temën një mbrëmje Gala, ndërsa ai po merrte një çmim bamirësie në një ceremoni të enjten , në Hollivud – nga Fondacioni “Bashkë për Njerëzimin – Unite -4- Humanity”.
” Kur protestuesit ukrainas sulmuan në atë rezidencës presidenciale , askush nuk u pa të dhunojë diçka rreth e rrotull tyre. Askush nuk u pa duke shkatërruar një statujë “, tha Clinton , duke i lavdëruar protestuesit për kapjen në mënyrë paqësore edhe të një pasurie tepër luksoze e – ish- presidentit të Ukrainës dhe ruajtjen e kësaj pasurie kundër vandalizmit dhe plaçkitjeve ”
Më tej ish- presidenti i SHBA, Bill Clinton theksoi se : ” Fakti që ajo ishte një revolucion i qetë në fytyrën e 100 njerëzve , të paktën , që u vranë në sheshin e protestave, është thellësisht e ndjeshme dhe ngacëmuese – ”

Në ngjarjen humanitare “Unite4Humanity”, organizuar nga Sony Pictures Studios në Culver City të Californisë u përfshinë në shfaqje edhe këngëtarët Demi Lovato dhe Alicia Keys, ku ish Presidenti Clinton, u gjend në mesin e shumë yjeve tjerë amerikanë, artistë fliantopë, duke u nderuar për kontributin e tij në çështje humanitare, në mbarë botën.
Fondacioni amerikan “Bashkë për Njerëzimin – Unite -4- Humanity” ka nderuar gjithashtu edhe Martin Scorsese , Robert De Niro , Julia Louis – Dreyfus dhe Selena Gomez , si dhe Lovato dhe Keys , për punën e tyre në organizatat bamirëse dhe iniciativa të ndryshme . Prezantuesit  Forest Whitaker , Sean Penn , Eva Longoria, Wilmer Valderrama dhe Jada Pinkett Smith

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Bill Klinton, Holliwood, Sina Beqir

Shkodra, katër ditë festë me Karnavalet

March 1, 2014 by dgreca

Nga Gaspër Marku/- Dita e parë e muajit mars, shënon edhe rikthimin e festës së karnavale në qytetin e Shkodrës. Një festë kjo tradicionale që në qytetin verior është përjetuar me shumë emocion prej më shumë se një shekulli. Edhe pse për shumë vite u pat lënë në hije, me iniciative të shoqatës “Iliricum” pranë Kishes Franceskane, dhë më pas e mbështetur edhe nga bashkia e Shkodrës dhe forcat artistike të Teatrit Migjeni, tashmë ajo është bërë pjesë e rëndësishme e jetes kulturore-artistike të shkodraneve.

Burimet zyrtare pranë bashkisë Shkodër, bëjnë të ditur për ATSH-në se këtë vitë, festa e karnavaleve do të jetë e shtrirë në katër ditë me radhë. Dita e parë, e cila është titulluar edhe dita e fëmijëve, do të jetë ajo e së shtunës së 1 Marsit, ditë kur fillojnë edhe aktivitetet e para, të cilat më pas do të vijojnë deri me datë 4 mars. Në programin e së shtunës, tërheq vemendjen parada e grupeve të ndryshme të karnavaleve të fëmijëve të shkollave të qytetit, nën përformancen e Bandës së Qytetit,  të cilët do të përshkojnë të gjithë hapësiren e pedonales së qëndrës së qytetit, ndërkohë që më pas, do të vijohet me Dj-Muzikë të shpërndarë në hapësira të ndryshme të qëndrës së qytetit, ku do të jetë edhe një Panair produktesh Bio dhe artizanal, shoqëruar edhe me pije pafund, ku spikat birra e fabrikave të Shkodrës, pa harruar edhe petullat tradicionale të kësaj feste, të gjitha këto të ofruara në mjediset e pedonales së qytetit. Veprimtaritë e ditës së parë së karnavaleve do të vijojnë edhe me koncerte me pjesëmarrjen e artistëve më të njohur të qytetit, si dhe me gara dhe ndeshje sportive në pallatin e sportit, ku tërheq vemendjen një ndehsje minifutbollit mes artistëve të teatrit Migjeni dhe ekipit ntë Vllaznisë në fuboll për femra./

 

Filed Under: Kulture Tagged With: kater dite, me Karnavalet, shkodra

Kosova drejt zgjedhjeve, takohen Mustafa e Pacolli

March 1, 2014 by dgreca

Nga B.Jashari/.-Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, u takua sot me presidentin e AKR-së, Behxhet Pacolli, ku ka përsëritur se është e domosdoshme që të ketë pajtueshmëri të plotë të subjekteve politike për të përcaktuar dinamikën e punëve, si dhe për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat duhet të mbahen brenda pjesës se parë të këtij viti.

“Mustafa dhe Pacolli janë pajtuar për finalizimin e reformës zgjedhore. Po ashtu, ata kanë biseduar edhe për dinamikën e veprimeve të tjera, me qëllim që të gjitha subjektet politike, së bashku me institucionet, të angazhohen për të përgatitur zgjedhje të rregullta dhe demokratike”, bëhet e ditur në njoftimin e dërguar nga LDK.
Theksohet se, për të biseduar për këto çështje, deri më tani Mustafa është takuar edhe me kryetarin e PDK-së dhe me atë të AAK-së, ndërsa në ditët në vijim do të takohet edhe me liderët e subjekteve të tjera politike, me qëllim të koordinimit të të gjitha veprimeve.

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosova drejt zgjedhjeve, Mustafa takon Pacollin

Grupi parlamentar i BDI dorëzon kërkesën për shpërbërjen e Parlamentit

March 1, 2014 by dgreca

Nga ZinaTosku/-Grupi parlamentar i partisë Bashkimi Demokratik per Integrim në Maqedoni ka dorëzuar ditën e sotme kërkesën për shpërbërjen e Parlamentit. Ky qëndrim erdhi si pasojë e  vendimit të  partisë për mospjesëmarrje në zgjedhje presidenciale, pasi pala maqedonase nuk kishte disponim për pranim të idesë që të dilet me kandidat të përbashkët presidencial. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një interviste  ka paralajmëruar se zgjedhje të reja mund të ketë edhe në muajin shtator, nëse deri në samitin e NATO-s në Londër, Maqedonia nuk arrin të zgjidhë çështjen e emrit. “NATO ka Samit në shtator, duam përparim, e jo zhgënjim. Ç’kuptim do të kishte sikur ta marrim rekomandimin e gjashtë. Pesë rekomandime i janë dhënë Maqedonisë për të marrë datë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Do të ishte një rekomandim i lodhshëm, rekomandim koti”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së

Filed Under: Rajon Tagged With: BDI, dorezon kerkesen, shperberja e Parlamentit, Zina Tosku

Mitrovica, “Qytetar Nderi” per Lulzim Bashen

March 1, 2014 by dgreca

Mitrovica do të shpallë “Qytetar Nderi” kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Bashën. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. Kryetari i komunës se Mitrovicës i shoqëruar nga nënkryetari Safet Kamberi, kryetari i asamblesë Bislim Imeri dhe Gazment Boletuar u prit në një takim të veçantë nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.

Kreu i komunës së Mitrovicës ka shprehur mirënjohjen e tij dhe qytetarëve të Mitrovicës për ndihmë që zoti Basha ka dhënë në kuadër të iniciativës “Ndihmo dhe ti” për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga lufta.

“Sot kam pasur kënaqësinë e veçantë të pres këtu në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Kryetarin e ri të komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri të cilin pasi i urova suksese në detyrën e tij të lartë, në besimin që i kanë dhënë qytetarët e Mitrovicës, e garantova se bashkëpunimin mes Bashkisë së Tiranës dhe komunës së Mitrovicës, i cili ka nisur prej kohësh, do të konsolidohet dhe do të rritet në të gjitha fushat. Bashkia e Tiranës, qytetarët e Tiranës, janë ndër kontribuuesit e parë të projektit “Ndihmo dhe ti”, i cili ka për qëllim ndërtimin dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës, të qytetarëve të Mitrovicës. Kjo është një ndihmë simbolike, por që shpresoj që do të ketë rolin e saj modest, jo vetëm në ndërtimin dhe rindërtimin e shtëpive të shkatërruara në Mitrovicë por edhe tërheqjen e vëmendjes ndaj këtij procesi kaq të rëndësishëm për rindërtimin e lagjeve, e shtëpive, banesave të qytetarëve të këtij qyteti simbol të Kosovës, por po kështu të një qyteti i cili për nga zhvillimi i tij do të jetë edhe treguesi më i mirë i përparimit të Kosovës në tërësi, drejt arritjes të objektivave të saj si një shoqëri e hapur, e lirë, europiane dhe e përparuar”- deklaroi Basha.

“Kam ardhur për të falënderuar me ndihmën që ka dhënë prej 100 mijë dollarëve, për të ndihmuar aksionin “Ndihmo dhe ti”. Ju e dini që Mitrovica është në gjendje të rëndë ekonomike sepse ka qenë një qytet më i rrezikueshmi deri më tani. Mitrovica, e dini që është një qytet specifik, ka probleme edhe politike edhe ekonomike. Përpara ka qenë një qytet shumë i pasur dhe tani pas zhdukjes, pas luftës, gjatë luftës gjithë industria e rëndë është shkatërruar dhe tani është në gjendje të rëndë ekonomike”-u shpreh kryetar i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Kryetari i bashkisë së Tiranës ndërsa është njohur me disa nga projektet e kryetarit të Mitrovicës ka ofruar mbështetjen dhe angazhimin e tij personal dhe të bashkisë së Tiranës për të ndihmuar në realizimin e çdo projekti që do të përmirësoj cilësinë e jetës së qytetarëve të Mitrovicës.

“Unë kam kërkuar nga qeveria e Kosovës që të shpallë zonë të lirë ekonomike, e cila do të më japë mundësi mua si kryetarë i komunës që të ftoj ndërkombëtarët e bizneset dhe më tej unë e di se shumë biznesmen të globit do të vinë në Mitrovicë dhe do të investojnë, kështu që kam kërkuar edhe nga qeveria e Kosovës që ligji mbi Trepçen të dal në shqyrtim dhe të hiqet nga protektorati dhe të kthehet në menaxhmentin e saj, për arsye se, unë nuk mund të duroj dhe nuk mund të toleroj që në komunën e Mitrovicës qytetarët e mi të flenë mbi ari dhe të kërkojnë miell, dhe unë do të jem zëri i tyre shumë i fuqishëm që ajo të kthehet në gjendjen e mëparshme dhe unë po shpresoj se gjendja ekonomike në Mitrovicë do të kthehet për së mbari. Njëkohësisht edhe nga ana politike jemi duke folur edhe me EULEX dhe me KFOR dhe me të gjithë ata që e dëshirojnë një qetësi normale dhe europiane që të jetë në dy krahët si nga ana e veriut dhe e jugut, sepse është në interesin e të gjithë neve që ajo të bëhet sa më parë, të normalizohet dhe unë e kam gjetur një pikë të dobët e cila ka qëndruar, jemi duke punuar ngushtë me policinë e Kosovës që kontrabanda që ka qenë deri tani të ndërprehet dhe është duke u ndërprerë, që një muaji e gjysëm ju garantoj nuk ka as një lëvizje tjetër, dhe unë po shpresoj që brenda 2-3 muajve zalli do të jetë i panevojshëm në atë urë të Ibrit. Njëkohësisht ne biseduam ngushtë edhe me planin i cili do të jetë në të ardhmen, bashkëpunime të ngushta. Unë kam një simpati të veçantë për kryetarin tuaj dhe shpresoj që ne do të gjejmë gjuhë të përbashkët për çdo ndihmë njëri-tjetrit”-theksoi kreu i komunës se Mitrovicës.

Basha theksoi se, “Kryetari Bahtiri më njohu me axhendën e tij ambicioze që ka në qendër punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Mitrovicës përmes aktivizimit dhe riaktivizimit të mundësive dhe potencialit të madh ekonomik të qytetit të Mitrovicës dhe potencialeve, resurseve të shoqëruar në këtë qytet. Siç jemi sot në krah të njëri-tjetrit do të vazhdojmë të jemi në bashkëpunim, në bashkëbisedim dhe në kontakt të vazhdueshëm si dy kryetarë, si dy njësive vendore të cilat janë të interesuara për mbarëvajtjen e punëve të njëri-tjetrit dhe në këtë kuptim Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të ketë një interes të vazhdueshëm në mbarëvajtjen e punëve në komunën e Mitrovicës dhe në ndihmën e drejtpërdrejtë për qytetarët e qytetit të Mitrovicës. Dua ta garantoj kryetarin e Mitrovicës për mbështetjen time të plotë në të gjitha sfidat dhe projektet që ka përpara”.

Zoti Basha dhe zoti Bahtiri me kërkesë të familjes Boletini ranë dakord për ngritjen e një komisioni të përbashkët për të organizuar ceremoninë e varrimit të eshtrave të Isa Boletinit.

“Diskutuam edhe për një ngjarje shumë të veçantë, shumë domethënëse në raport me historinë kombëtare dhe një nga figurat kryesore të historisë që është Isa Boletini. Autoritetet kosovare konfirmuan përfundimisht përmes analizave të ADN-së identitetin e eshtrave të ruajtura me fanatizëm nga familjarët e Isa Boletinit dhe sot ne diskutuam dhe rakorduam së bashku një angazhim të përbashkët të qytetit të Isa Boletinit, Mitrovicës dhe kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës për të bërë përgatitjet e nevojshme për një ceremoni dinjitoze të rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit”- deklaroi Basha.

Kryetari i komunës së Mitrovicës e ka ftuar zotin Basha ta vizitojë Mitrovicën, kohe në të cilën do t’i dorëzohet edhe titulli “Qytetar Nderi” i Mitrovicës.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Lulzim Basha, Mitrovice, qytetar Nderi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 93
  • 94
  • 95
  • 96
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT