• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2014

GJON PALI II (1920 – 2005)

April 24, 2014 by dgreca

Nga Don Lush GJERGJI/
“Ungjilli i jetës nuk është vetëm për besimtarë: ai është për të gjithë. Pyetja e jetës dhe mbrojtjes si dhe zhvillimit saj nuk është previlegj vetëm i të krishterëve… Kur Kisha shpallë respektimin e të drejtës së pakushtëzuar për jetë të çdo personi të pafaj – që nga ngjizja e deri te vdekja e natyrshme – e kjo është një ndër shtyllat në të cilët qëndron çdo shoqëri civile, ajo thjesht dëshiron ta përparojë një shtet human…”/ Gjon Pali II/
Karol Wojtyla – Papa Gjon Pali II – u lind në Wadowice (Poloni) më 18 maj 1920 në një familje të përshpirtshme katolike nga prindërit Karol Jozef dhe Emilie Kaczorowska. U pagëzua në kishën famullitare më 20 qershor 1920.
Babai i tij ishte nënoficier ushtarak, paksa i natyrës së mbyllur, i cili mbeti qysh herët i vej, mirëpo më nuk u martua. Vdekja e së ëmës ishte një goditje e rëndë për familje, për burrin dhe fëmijtë, në veçanti për Karolin e ri, i cili atëherë ishte vetëm tetë vjeçar. Pati edhe një motër e cila i vdiq gati se menjëherë pas lindjes.
Kështu u formua ky duet i çuditshëm: ati Karol dhe biri Lolek-u, siç e quanin të gjithë Karolin e vogël. Gati se ishin gjithmonë së bashku. I biri i parë, mjek në Bielsk, vdiq qysh në vitin 1932.
Shtëpia familjare ishte mjaft modeste. Karoli i vogël vijoi shkollën fillore në Wadovice, ku menjëherë u tregua i zellshëm dhe djalosh i telantuar. E donte lojën e fudbollit, mirëpo njëkohësisht ishte edhe jashtëzakonisht i disciplinuar. Shpeshherë ndërpren lojën duke thënë: “Mjaft, shkova të mësoj, po shkoj t’i ndihmoj atit tim në puntë shtëpiake.”
Në kishën famullitare ishte ministrant i rregulltë. Ishte edhe mjaft i përshpirtshëm, antar i Kongregatës Mariane, ku aktivisht merrte pjesë në iniciativa të ndryshme. Me ëndje e gëzim lexonte dhe e donte artin, muzikën, sportin, shetitjen në natyrë, teatrin. Mieczyslaw Kotlareczyk e futi në jetën teatrale, ku ia mëson gojëtarinë.
Gjimnazin e ndjeku në Wadovice, kurse në vitin 1938 regjistroi në Krakovë studimin e letërsisë polake. Edhe i ati u zhvendos në Krakovë, kështu që erdhi të jetonte me të birin e vet në lagjen Debnike të qytetit, te kusherina e së ëmës tij.
Djaloshin Karol, Provania e përcolli dhe udhëheqi hap pas hapi. Në Krakovë e takoi meshtarin Fieglewiecza, i cili së shpejti i bëhet atë shpirtërorë dhe rrëfystar i përmuajshëm. Kishte shumë vullnet për studim, kështuqë reflektonte e mbi të gjitha besonte në kulturë, art, në jetë dhe në dashuri… Dëshironte sa më mirë dhe me sinqeritet të përgaditet për të ardhmen. Ishte aktiv në rrethin univesitar, në veçanti në aktivitete kulturore, mirëpo njëkohësisht ishte edhe në kërkim të kuptimit dhe përmbajtjes së jetës dhe punës. Të gjitha i ndërpreu furishëm shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore.
Më 1 shtator 1939 Karol-i përjeton bombardimet, rrënimet, vrasjet, dhunën… Me shumë miq dëtyrohet të largohet në veri të shteti për të shpëtuar jetën.
Mirëpo e gjitha ishte e kotë. Gjermania së shpejti okupoi të tërë Poloninë. Qeveria ishte në egzil në Rumani. Hitleri dëshironte të zhbijë nga faqje e tokës emrin Poloni. Së shpejti fillon edhe realiteti i dhimbshëm dhe i mundimshëm me kampet e përqëndrimit, në veçanti Auschwitz (Oswiecim). Përsekutimet e polakëve janë shumë të ashpra, sidomos kundër intelektualëve dhe hirearkisë kishtare.
Për të jetuar dhe mbijetuar disi, po edhe për t’iu shmangë deportimit në Gjermani, Karoli i ri vendos të studijojë në fshehtësi, pranë punës së rëndë në minierë. Punon, mëson, shkruan, lexon, lutët… Papritmas, nga infarkti, vdes i ati i Karolit (1941). Humbja ishte e madhe, pikëllimi i rëndë, zbrazëtia e papërshkruar, sepse ai ishte gjithçka për të, atë, nënë, vëlla, motër. I dukej se tashmë bota ishte në kokën apo shpinën e tij, sepse tani qysh në moshën 21 vjeçare nuk kishte më askend të vetin!
Në të lind pyetje dramatike: O, Zoti im, çfarë dëshiron prej meje? Çfarë dëshiron nga populli im polak? Në të vërtet, çfarë është duke ndodhur me këtë botë?
U vu në sprovë të madhe me luftën, me okupimin gjerman. Në vitin 1942 patrolla SS e arreston, e rrah deri gati në vdekje dhe ashtu gjysmë të vdekur e hudhën në një hendek. Pas disa orëve i kthehet vetëdija, dhe gati se në mënyrë të mrekullueshme qe shpëtuar nga një kalimtare e rastit. Ishte kjo “goditja” Provanisë dhe hirit të Zotit, sepse iu desht ta braktiste punën, studimin, për t’u shëruar. Në heshtje, lutje, vuajtje të shpirtit dhe trupit, apo siç do të thoshte më vonë, “në ushtrimet shpirtërore të cilat i kishte menduar vetë Zoti”, ballafaqohet me pyetjen jetësore të thirrjes, ardhmërisë.
THIRRJA MESHTARAKE

Karoli studijon teologjinë, në fillim në mënyrë private, e më pas me një grup shokësh në seminarin e fshehtë. Për meshtar u shugurua më 1 nëntor 1946. Ipeshkvi i njeh shumë mirë aftësitë intelektuale, natyrën, virtytet e tij morale. Për këtë e dërgon në studime të mëtutjeshme posdiplomike në Romë, në Universitetin Domenikan “Angelicum”. Këtu njohu një realitet tërësisht tjetër nga ai në Poloni. Miqët dhe kolgët e tij student ishin nga pjesë të ndryshme të botës, si dhe profesorët. Atë Garrigon-Langrange ishte moralist me famë botërorë, te i cili Don Karoli e shkruan disertacionin e doktoraturës nga teologjia morale me titull “Feja në veprat e shën Gjonit të Kryqit”.
Në ndërkohë, sipas dëshirës dhe këshillës së ipeshkvit të Krakovës, Don Karoli i ri viziton Francën, Belgjikën dhe Holandën për të parë dhe studijuar, mësuar, përsonalisht punën pastorale në këto shtete europiane. Atje njihet me procesin e shekularizimit, në veçanti në Paris, kurse në Belgjikë dhe Holandë mori përvojën e bashkëjetesës mes katolikëve dhe protestantëve, të cilët thënë shpirtërisht nuk urrehen, mirëpo as nuk duhen shumë!
Me këto përvoja pastorale, intelektuale, morale dhe përgaditje shpirtërore, Don Karoli kthehet në Poloni në vitin 1948 me plotë entuziazëm për jetën meshtarake dhe punën pastorale.
Së pari emërohet kapelan në Niegowiq, një famulli e vogël dhe e largët malore, pa rrugë dhe rrjet elektrik, me besimtarë të varfër dhe të thjeshtë, të cilët mbi të gjitha e duan dhe nderojnë meshtarin katolik. Famullia kishte 14 fshtatra për rreth. Famullitar atëherë ishte Don Kazmierz Buzala, meshtar i urtë dhe i shenjtë, i cili punonte shumë mirë me besimtarët e famullisë. Don Karoli shumë shpejt përfitoi zemrën e famullitarit dhe të besimtarëve të famullisë me përkushtimin e tij, me durim, e mbi të gjitha me mirësinë dhe dashurinë ndaj çdo njeriu. Kremtonte meshë, iu mbante fëmijëve mësim feje, rrëfente dhe vizitonte të sëmurët, me kënaqësi e përvujtëri bisedonte me popullin e thjeshtë, kujdesej për rini. Ky vend iu duk se ishte ideal për përshpirtëri, lutje, meditim, lexim, shkrim, të cilin e deshte aq shumë.
SHËRBIMI BARITOR

Në vitin 1949 megjithatë arrin dekreti i ri ipeshkvor: Don Karoli ishte emëruar kapelan në famullin e Shën Florianit, në qendër të Krakovës.
Banorët e kësaj lagjeje kryesisht ishin ardhacakë nga pjesë të ndryshme të Polonisë. Pas lufte në afërsi të Krakovës u krijua Nova Huta, një pjesë e re e qytetit për banorët e ri. Vështirësitë ishin të mëdha dhe të llojllojshme, mirëpo po ashtu edhe mundësitë për ripërtërirje kombëtare, fetare, morale dhe shpirtërore. Don Karoli iu kushtua në veçanti pastoralit të të rinjëve, krijimit dhe edukimit të familjeve të reja, me organizime të takimeve të ndryshme, shetitje, ligjerata, shkëmbimin e përvojave jetësore. Nga kjo punë dhe përvojë e bashkimit fetar dolën shumë meditime të tij, shumë artikuj, poezi të cilat vite me radh i publikoi me pseudonimin Andrzej Jawien.
Në vitin 1951 sipas dëshirës së arqipeshkvit të tij Don Karoli duhet lëshuar famullinë dhe tërësisht t’i kushtohet shkencës, hulumtimeve, në veçanti studimit të filozofit Max Schiler-it. Në vitin 1953 u emërua profesor në Seminarin e arqipeshkvisë së tij dhe aty jepte mësim dhe edukon meshtarët e ardhshëm.
Mirëpo, në jetën e Don Karolit gjithnjë arrijnë befasitë. Në vitin 1958 u emërua ndihmës ipeshkëv i Krakovës. Edhe pse vazhdon me ligjerime, Ipeshkvi i ri përballet me realitetin e kurisë, bënte vizita baritore, ndante sakramentin e përforcimit të rinjëve, përcjellte ndërtimin e kishave të reja, themelonte famulli të reja…
Mons. Karol Wojtyla kërkonte mënyrën për të motivuar klerin për shërbim pastoral. Shpeshherë ia përsërit vetjes dhe të tjerëve: “Nuk duhet, por dua… Nuk duhesh, por dëshiron”!, duke u thirrur në përcaktim të lirë, në përgjegjësi dhe bashkëpërgjegjësi, nga dashuria dhe për dashuri. Nga kjo përvojë pastorale dhe në bazë të hulumtimeve shkencore lindi libri “Dashuria dhe përgjegjësia” (1960).
Në vitin 1962 papritmas vdes arqipeshkvi i Krakovës Mons. Baziak. Ipeshkvi i ri Wojtyla aktivisht merrë pjesë në punimet e Koncilit të Dytë të Vatikanit, kurse në vitin 1964 emrohet për arqipeshkëv të Krakovës, pas dy vitesh që drejtoi arqipeshkvinë si vikar kapitular.
Edhe si arqipeshkëv ishte shumë i ngarkuar në punët e Koncilit të Dytë të Vatikanit, në veçanti rreth krijimit të dokumentit konciliar Lumen Gentium. Arqipeshkvia e tij është e madhe dhe mjaft e gjerë, për kah madhësia e dyta në Poloni, pas asaj të Varshavës, pra, me 2 milionë banorë dhe rreth 1500 meshtarë.
Në Vitin 1967 Papa Pali VI e emron kardinal Mons. Karol Wojtylen. Si kardinal në mënyrë të veçantë i përkushtohet bashkëkohorizimit dhe ripërtrirjes së Kishës, shpjegimit dhe aplikimit të saktë dhe të drejtë të ripërtrirjes konciliare, mbrojtjes themelore të drejtave të të gjithë njerëzve, dmth. edhe të besimtarëve të Polonisë. Pranë kardinalit Wyszynskit është shtyllë e Kishës polake. Në takimet e ndryshme, vizitat baritore, tubimet shkencore dhe kishtare, erdhi në shprehje kultura dhe përvoja e tij pastorale, në veçanti në Sinoda Ipeshkvore, ku ai ishte antar i përheshëm i Sekretariatit në emër të episkopatit polak.
Papa Pali VI vdiq në Castelgandolfo më 6 gusht 1978. Ishte harxhuar dhe mirë e kishte investuar tërë jetën e vet në shërbim të Zotit, Kishës, mbarë botës. Në meshën e dritës për shpirtin e Papës Pali VI, kardinal Wojytyla, thotë: “Të gjithë ne jemi të vetëdijshem se pontifikati i Palit VI ishte shumë i ndjeshëm dhe i rëndë…”
Për papë u zgjodh kardinali idhe patriku Venedikut Albino Luciani, Papa Gjon Pali I. Është talian, por jo nga Kuria Romake, por ipeshkëv baritor. Karol Wojtyla e njehte mjaft mirë papën e ri Gjon Pali I. Qysh nga mbledhjet dhe seksionet e ndryshme konciliare ishin bashkëpuntorë dhe miq të mirë. Në kthim për Poloni tha: “Ne dëshirojmë të jemi me Papën që nga fillimi i pontifikatit të tij, sepse e di që ky kryq, kryqi-Papë, është fshehtësia e shëlbimit e cila realizohet në Jezu Krishtin.”
Mirëpo, befasitë nuk kanë më fund. Papa buzëqeshur – Gjon Pali I, përfitoi botën me thjeshtësinë në të folur, me buzëqeshjen dhe përzemërsinë e tij, me gjuhën e qartë dhe të kuptueshme për të gjithë, me dashurinë e madhe që kishte për të gjithë. Kisha dhe bota frymojnë me një lehtësim të caktuar. Së fundi një njeri nga populli drejton Kishën e Krishtit! Mirëpo, shumë shpejt ndodhi tronditja i vërtetë, pikëllim i madh. Bota u shtang dhe “ngri” me lajmin mbi vdekjen e befasueshme të Gjon Palit I. Hutia, mosbesimi, tërbimi, pështjellimi, interpretimet e ndryshme, deri diku edhe frika për shkak kësaj ngjarjeje, janë të mëdha.
Kardinal Wojtyla në Katerdalën e Krakovës tha: “Shumë kemi shpresuar, shumë kemi pritur nga Papa i ri. Dukej se pikërisht ai ishte personi i vërtetë i pritjes së Kishës dhe botës. Për këtë pyetëm, pyetet gjithë Kisha, gjithë bota, Përse?…”
Në emër të revistës fetaro-kulturore “Drita” në gjuhën shqipe, si dhe në emër të shtëpisë botuese katolike “Kršćanska sadašnost” nga Zagrebi pata fatin dhe rastin të përcjell në Romë konklavën (mbledhjet e fshehta, apo me dyer të mbulluara për zgjedhjen e Papës). Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, pritjet e mëdha, përgjegjësia e kardinajve historike. Kisha është në heshtje, lutet, shpreson, thërret ndihmën e Shpirtit Shenjt, për Protagonistin e ri të kësaj konklave dhe të Kishës. Qytetarët e Romës janë të shqetësuar, të ngacëmuar nga kjo gjendje e paqartë dhe e pasigurtë. Gati thuajse fillon “mbështetja” për njerin apo tjetrin kardinal.
PAPA GJON PALI II

Me 16 tetor 1978 kardinal Karol Wojtyla zgjedhet për Papë. Kardinal Felici shpalli lajmin e madh: “Kemi Papën…Karol Wojtyla…Gjon Pali II.” Pas këtyre fjalëve mbretëronte heshtja. Njerëzit shiqoheshin mes veti, shiqojnë kah drejtimi i tarasës së Shën Pjetrit… Të befasuar, të zënë ngushtë, thuajse gati nuk iu besojnë veshëve të tyre, pyesin njëri-tjetrin: kush është ky? Pas një heshtjeje dhe hutie të shkurtër, shpërthen gëzimi që shprehet me përqafime, urime, këngë, lutje, brohoritje, gjunjëzime, lotë…
Korrespodenti i New York Timesa, i cili ishte afër meje, më pyet: “Në të vërtetë, kush është ky kardinal? I përgjigjem në shpejtësi: “Kardinali i Krakovës, Karol Wojtyla, Polak!” Atëherë ai më tha: “Ky është senzacion i madh, ngjarje e shekullit tonë, gjë fantastike!”
Gazetari i TG1 më pyet: “Çfarë mendoni mbi këtë zgjedhje, për Papën e ri?” Përgjigjem i shqetësuar dhe shpontanisht kështu: “Për herë të parë nga afër, në Romë, përcjell konklavën… Jam shumë i lumtur dhe i befasuar me këtë përzgjedhje providenciale… Jo se vetëm nuk e kam pritur, por as që kam pasur guxim të mendoja për këtë përzgjedhje. Kjo është një mirënjohje për mbarë Kishën, në veçanti për Kishën martire polake, për mbarë Kishën e persekutuar… Kjo është vepër e Shpirtit Shenjt… Në një mënyrë e konsideroj ‘tonin’, jo sikur papët tjerët të mos ishin tanët, porse me këtë jemi më afër vuajtjes bashkon vuajtja. Ai i njeh shumë mirë kushtet tona, mendoj edhe kushtet dhe rrethanat e Kishës së përgjithshme.. .Me këtë përzgjedhje Kisha polake ka humbur Bariun e madh, mirëpo për këtë Kisha e përgjithshme ka fituar edhe Bariun e ri e të madh, Atin e Shenjt… Shpresoj që kjo kohë të jetë e favorshme për mbarë Kishën, po edhe për Kishën e heshtjes, për Kishat tona martire. Kjo përzgjedhje tejkalon gjitha pritjet. Vetëm në këtë mënyrë mund të kuptohet vdekja e hershme e Papës Gjon Palit I, si dhe rrugën të cilën e përgaditi Zoti dhe zgjodhi për Kishën dhe botën e sotme…” (“DRITA”, 9/1978, 16. X.1978, fq 4).
Papa i cili erdhi nga “larg” siç tha Gjon Pali II, gjatë paraqitjes së të tij të parë popullit të Zotit, shumë shpejt do të jetë i afërt, Mik, Vëlla dhe Atë i të gjithëve.
Vazhdimi e këtij tregimi vërtet të pabesueshëm, është shkruar nga Shpirti Shenjt dhe Papa i madh, “i pavdekshmi” Gjon Pali II, i cili për 27 vite ishte “Protagonisti” i parë i Zotit në Kishën katolike, në mbarë botën.
“HAPJANI DYERT KRISHTIT”

“Hapjani dyert Krishtit” është klithja, thirrja e Gjon Palit II drejtuar Kishës, të rinjëve, botës. Në pontifikatin e tij, siç shënon edhe emëri i tij, dëshironte të trashëgonte, përmbledhte mirësinë e Papës Gjoni XXIII, urtinë, këmbëngulësinë, guximin e Papës Pal VI. Dhe vërtet përmblodhi emërin, përmblodhi jetën dhe veprën e tyre!
Gjon Pali II ishte Bari i vërtetë i Kishës së Romës, i Kishës së përgjithshme, me plotë forcë, guxim, ngazëllim, dashuri. Ritmi i jetës dhe punës, i vizitave baritore, enciklikave, takimeve, përkushtimit për paqe, drejtësi, solidaritet, befasonte të gjithë, ishte i ijashtëzakonshëm.
Gjon Pali II ishte pa dyshim fenomen i fesë, dashurisë, përkushtimit të plotë me veprimtari dhe hapa gjigant. Më askush nuk mund ta ndalte: as atentati, as sëmundja, as pleqëria, as sulmet nga e djathta apo e majta, do të thoja as vdekja! Njeriu i Zotit, Zëvendës i Krishtit, me ngazëllim udhëheqi Kishën drejt mijëvjeçarit të tretë me moton: Jezusi është i njejti, dje, sot e përgjithmonë!
Në sypet e shtrembura, në duart që dridheshin, në këmbët të cilat nuk e mbajnin më, kishin mbetur edhe dy drita dhe sy të thellë, Zemra – Dashuria e madhe me të cilën përqafonte dhe shërbente tërë botën.
Dhe kështu ishte deri ditën e shenjtë të ndërrimit të jetës, më 2 prill 2005. Procesi për beatifikimin e tij filloi po të njejtin vit, më 8 maj.
Para akrkivolit të tij janë rreshtuar dhe përkulur të mëdhenjët e botës, më se tre milion shtegtarë nga meridianet e ndryshme të tokës, më se 200 delegacione zyrtare, përfaqësuesit e shumë feve. Mesha e salikimit ishte trasmetuar në mondovision, dhe për shumë komentatorë, ishte “varrimi më i përcjellur dhe me pjesëmarrje në historinë e mjeteve pamoro-dëgjimore”.
Procesi i lumturimit ka përfunduar shpjet dhe mirë, kështu që më 1 maj 2011 ishte Lumturimi i Papës Gjon Pali II, prapë me pjesëmarrje dhe gëzim të jashtëzakosnhëm të të gjithëve. Tashmë në jetën e pasosur së bashku me të Lumen Nënën Tereze, pa dyshim, lutet dhe ndërmjetëson për Kishën dhe Popullin tonë, siç kishte bërë dikur në këtë jetë, edhe më gjerë, për mbarë njerëzimin!
Shenjtërimi apo kanonizimi i Gjon Pali II (27 prill 2014) është prfundim i natyrshëm i jetës dhe veprës së tij madhore në shërbim të Zotit, Kishës dhe mbarë njerëzimit, si “Shenjti” i ditëve dhe kohës sonë dhe “bashkëudhëtar” kah amshimi.

Filed Under: ESSE Tagged With: don Lush Gjergji, GJON PALI II (1920 – 2005)

Kryeministri Rama, Audiencë tek Papa Françesku

April 24, 2014 by dgreca

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, u prit sot nga Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Siç bën të ditur vetë Kryeministri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, audienca me Papa Françeskun, ka zgjatur një orë. “Audienca me Papa Franceskun, një orë e mrekullueshme përballë thjeshtësisë së Njeriut”, shkruan Rama. Kjo është hera e parë që kreu i Qeverisë sonë takohet me kreun e Selisë së Shenjtë, ndërkohë që viziton për të tretën herë Italinë në tetë muaj qeverisje. Sakaq, zyra e shtypit e qeverisë nuk ka informuar nëse axhenda e Kryeministrit në Itali do të vijojë me takime apo aktivitete të tjera.

Filed Under: Kronike Tagged With: Audiencë tek Papa Françesku, kryeministri Rama

REZISTENCA NACIONALISTE KUNDRUALL TRADHËTIVE KOMUNISTE

April 24, 2014 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/
Historia nuk na ka përkëdhelur ne shqiptarët.Përkundër kësaj,në mjaft raste,fati ynë më tepër se me syrin e nënës na ka vështruar me atë të njerkës.Por gjithsesi nëpërmjet dallgëve të vuajtjeve që rezonojnë me aspiratën tonë për liri,ka shkëlqyer kurdoherë dëshira për demokraci të vërtetë,për dinjitet kombëtar, për krenarinë e racës më të drejtë e popullit ndër ma të lashtët e Ballkanit.
Nëse Lidhja Shqiptare e Prizrenit,udhëhoqi me autoritetin e mendimit dhe veprimit,popullin tonë në udhëkryqin e madh të coptimit të perandorisë Osmane,kjo ishte përveç të tjerave edhe refleksioni i asaj ndjenje të rrënjosur tek shqiptarët për lirinë e vërtetë.Dimensionet e kësaj lirie janë shprehur edhe pse në mungesë të shtetit ligjor kanë ditur të realizojnë deri në përkryerje mbijetesën.
Koha që rrodhi më pas tregoi se liria jonë aq shumë e kërkuar mbeti vetëm një aspiratë,duke lërë shkak për trazira më të egra ballkanike,duke e bërë Shqipërinë të lakmuar jo vetëm gjeografikisht por më tepër politikisht për të ashtuquajtur kombe të favorizuara.
LIDHJA GJENETIKE E SHPIRTËRORE E NACIONALISTËVE
Kësisoj,duke parë e ndjerë për së afërmi rrezikun fashist nga njëra anë dhe atë komunist nga ana tjetër,rishfaqet shpirti liridashës e demokratik i shqiptarëve.Mendoj se këtë shpirt dhe aspiratë të popullit e përfaqsoi në fillim të viteve dyzet grupimi i forcave nacionaliste të Ballit Kombëtar,e ideuar dhe udhëhequr nga mendimtari i shquar Mit’hat Frashëri,kjo Organizatë do të mblidhte rreth vetes intelektualë të penës dhe trima të pushkës të cilët veç të tjerave do të luftonin për Shqipërinë Etnike,për ata që përpara se të na i ndryshonte Evropa na i kishte caktuar vetë Zoti.
Edhe pse i krijuar dhe me aktivitet luftarak në Shqipëri,grupimi i forcave demokratike nacionaliste të Ballit Kombëtar do të sugjerohej dita-ditës madje deri në thellësitë e Maqedonisë Shqiptare.Hapësirat e kësaj toke shqiptare u konturuan të pastra në dëshirën e tyre për prosperitet duke parathënë në këtë mënyrë edhe lidhjen gjenetike dhe shpirtërore të shqiptarëve nga të dy anët e kufirit që ndante padrejtësisht jetë njerëzish të një gjaku.Në vitet 41-42 ngrihen grupet e para me prirje nacionaliste në qytetet e Gostivarit,Tetovës,Shkupit,Kërçovës,Strugës,Prespës,Manastirit si dhe të Kumanovës. Të pranuara krejtësisht në popullin e përgjakur të këtyre trojeve,këto grupime shpejt formuan çetat e tyre ku pushka do të shkrepte e frymëzuar vetëm prej patriotizmit.
Në kuintesencë,çetat balliste të kësaj periudhe do të ishin zëdhënëset e para për demaskimin e asaj tragjedie që përgadisnin fashistët dhe komunistët në kurriz të popullit tonë.Luftimet e shumta që këto çeta,(rradhët e të cilava mbushesin çdo ditë me luftëtarë të rinj)kryen ndaj invazioneve maqedono-malazeze dhe maqedono-serbe,treguan jo vetëm shpirtin e papërkulur deri në vetmohim të shqiptarëve,por edhe tendencën e tyre të shpërdorur për Atdheun Etnik
Është pikërisht kjo një nga arsyet që në horizontet e Luftës së Dytë Botërore u ravijëzua flirti komunist midis Hoxhës,Titos dhe Stalinit.Shqiptarët e ndershëm duke menduar më të rrezikshëm fashizmin e ardhur nga Italia,Gjermania e Bullgaria,arritën deri aty sa të bienë në betejë,duke mërmëritur në çastet e mbrame nën emrin e baba stalinit.Ata e harruan historinë e afërt të Carëve dhe ëndrrën e tyre të ortodoksizmit për daljen në Adriatik.Ky flirt që simbolizoi në vetvete tiraninë më të egër të luftës së Dytë Botërore,përveç të tjerave do të nëpërkëmbte dinjitetin tonë.Lufta civile tashmë kishte marrë flake kur pushztimi fashist Italian kishte përfunduar,ajo tashmë po zavendësohej nga intrigat serbo-sllave komuniste përmes gulsheve të gjakut shqiptar për të rivendosur gjeografinë londineze.Komunistët shqiptarë të etshëm për pushtet e pranuan kët lojë të fëlliqur tradhëtie antishqiptare.

DIBRA E STRUGA NËN GJEOGRAFINË E TRADHËTISË KOMUNISTE SHQIPTARE

Në hartën topografike të krimeve komuniste të divizioni të pestë tretë dhe brigadave të dyte dhe katërt, kriminelët si Mehmet Shehu e Shqfqet Peçi përveç trojeve verilindore,Kosovës e deri në thellësitë e luginës së Preshevës do të vendosnin së pari edhe krahinën e Dibrës,Strugës e Resnjës,për ti lënë duar të lira Haxhi Lleshit e Qemal Agollit që në “besë” mos trë rrezistonin nacionalistët ndaj brigadave të tyre të cilat për të kaluar në ato zona flamurin kuqe zi me shqiponjën dykrenare dhe me yllin pesëcepësh,do ta fshihnin sa për të depërtuar,mbase për nacionalistët shqiptarë të atyre zonave do të ishte I pa pranueshëm e aq më tepër jo ato brigade sllavomaqedonase-shqiptare.Por “besa” e tyre shpejt u shëndrua në tradhëti.Kjo u kuptua nga Murat llabunishti e Faik Dobovjani udhëheqës të Ballit Kombëtar.Nga Kalishte e Lladorishte e gjithë fshatrat e Strugës deri në Dibër,rezistenca nacionaliste provonte forcën e shpirtit atdhetar e patriotic duke mos njohur pushtues e sundimtar sllavishtfolës mbi vatrat dhe familjet e tyre arbërore.Por krimet dhe maskartat komuniste shqiptaro-sllavomaqedonase skishin të ndalur,rrethimi I gjithanshëm dhe përforcimet e brigadave serbosllave bënë të veten.Drini tashmë kullonte lotët e pabesisë vëllezëtore të ardhura nga shteti amë,ndërsa fushat e kodrat vaditeshin me gjakun e nacionalistëve të ndershëm shqiptar.Pas kësaj gjeografia e tradhëtisë tashmë do merrte rrugë drejt trojeve atnike tjera të Shqipërisë Lindore apo Maqedonisë Shqiptare.

NËPËRKËMBJA E NDJENJËS KOMBËTARE DHE BETEJA E KËRCOVËS

Historia për atë periudhë të dhëmbshme për popullin tonë sjell çaste trishtuese që s’ka „pluhur“ që i mbulon.Si rast tipik i kësaj nëpërkëmbje të ndjenjës kombëtare ishin betejat e zhvilluara për marrjen e Kërçovës.Dihet pse u sulmua Kërçova nga brigadat partizane malazeze,serbo-maqedone dhe bullgare.Historia e këtij qyteti kreshnik kish treguar se nacionalizmi aty nuk vdiste kurrë përpos se rritej çdo ditë.Jo vetëm çetat nacionaliste,por edhe mbarë populli i Kërçovës,tregoi në betejat e gusht-shtatorit 1944(veç tjerave) se mbi gjithçka ishin idealet e mëdha të lirisë.Sulmi përfundimtar për marrjen e Kërçovës u realizua më 8.nëntor.1944.Edhe në këtë sulm,forcat sllavo komuniste u zbrapsën,duke lënë me qindra të vrarë.Sidoqoftë,komunistët luajtën dhe karën e tradhëtisë duke rithënë edhe një herë se për hirë të internacionalizmit proletar prosllav duhej vënë thika në fyt nacionalizmit shqiptar.Kësisoj,çetat partizane të Dibrës,të udhëhequra nga Haxhi Lleshi,i dhanë besën kërçovarëve se lufta do të mbaronte sa të hynin në qytet pa forcat partizane sllave,mirëpo ende pa kaluar besëdhënja as 24 orë nga hyrja e „partizanëve“ shqiptarë,qyteti u gdhi në një terror të paparë.Qyteti u plaqkit,shtëpitë u dogjën,qindra nacionalistë u pushkatuan e u masakruan si „tradhëtarë“….. Në panteonin e madh të lavdisë nacionale do të shkruhen kurdoherë me gërma gjaku emrat e të rënëve për kauzën e madhe si ;
Mefail Mehmeti(mefaili i Vogël),Mefail Shehu(Mefaili i Madh),Begzat Aliu,Azem Lani,Atem Ismaili,Rushit Sadiku,Muhedin Zajazi,Qerim Qerimi,Azem Kasa,Medi Qerimi,Mehmet Grashica ,Rexho Mefaili,Hysen Selimi,Daut Selimi,Sadik Qerimi,Nazim Ramadani,Mehmet Ollomani,Halim Sali Rexha, Ibrahim Ali Deda,Latif Jagodini,Ismail e Dervish Ibrahimi,Ajdin Hajroja,Habib Kaleshi, Shefki Jagodini , Nuredin Elezi,Sulejman Bajrami, e trimëresha nacionaliste vajza Zelije Bajrami e qindra patriotë të tjerë.

METAFORAT E PËRGJAKURA DHE MASAKRA E PRESPËS

Është po vjeshta e vitit 1944 kur pas letrës së dytë që titoja i dërgonte hoxhës,duke i kërkuar ndihmë internacionaliste që ndryshe përkthehej luftë vëllavrasëse në trojet shqiptare.Pas largimit të gjermanëve në drejt jugut shqiptar,Hoxha urdhëroi brigadat e III-të dhe të V-të sulmuese,të inkuadruara në Korparmatën e Parë,që të vëheshin nën komandën jugosllave për të luftuar ndaj armiqve dhe „bashkëpuntorëve“ të tyre shqiptarë si në Kosovë ashtu dhe në trojet tjera shqiptare.Kuptohet që termi bashkëpuntor kish të bënte me nacionalistët trima,atdhetar e të ndershëm shqiptarë që për kauzë kishin vënë jetët e tyre.
E nëse inkursioni i këtyre brigadave do të niste nga Dibra,shumë shpejt trojet tona në Maqedoninë Shqiptare do të ndjenin jo pa dhimbje shkëlqimin e rremë të yllit të kuq komunist.Nëse shqiponja e lirë në qeleshet e nacionalistëve u shpërfill dhe përgojua për vite e decenie me radhë,asesi ajo nuk humbi metaforën e saj të lirisë.Edhe pse u përgjakën,këto metafora mbijetuan duke kujtuar shqiptarëve se për ideologji të huaja nuk ja vlente të vrisnin njëri-tjetrin.
Edhe Prespa dhe Manastiri do të luftonin kundra Yjeve bollshevike.Madje do të luftonin kundra „vëllezërve“ që vinin nga larg në emër të internacionalizmit.Fshatrat e Kranjës,Arvatit,Nakalecit,Gërces dhe rrethina të tjera u bënë simbole të vetmohimit për Shqipërinë Etnike dhe të lirë.Në kujtesën e kombit tonë,do të mbetet e pashlyer masakrimi i një çete të tërë(në „besë“) të Ballit Kombëtar afër përroit të Shtërbovës ku gjysëm të vdekur e gjysëm të plagosur u varrosën për së gjalli në një gropë si ; Riza Mehmeti,Ejup Mehmeti,Memish Neziri,,Myslim Shabani,Nazmi Myftari,Dalip Hasani,Camil Rexhepi,Eshtref Limani,Sabri Lika,Shaban Zeneli,Tasim Rexhepi,Shaban Demiri,Eshref Nexhipi,Feti Rustemi,Abdyl Rexhepi,Veiz Lika e dhjetra nacionalistë të tjerë. Po ashtu është I dhëmbshun të kujtosh britmat e dhimshme të tërë një fshati rrethi i Manastirit që quhet Ostorec,ku gjithë familjet fshatare i mbyllën në shtëpija dhe i djegën për së gjalli,krimi i tyre se ishin nacionalistë dhe e doshin Atdheun dhe Lirinë.Kjo masakër ishte vazhdim i tragjedisë po e njejtë të fsh.Buzëmadhes në Kukës,ku Mehmet Shehu groposi po ashtu dhjetra nacionalistë,që ndërkohë do të përbënte vetëm një nga aktet e tragjedisë mbi gjysëm shekullore,që u luajt në shpinën e shqiptarëve të këtyre trojeve.

DITA E BAJRAMIT TË MADH DHE BETEJA E KUMANOVËS DHE PRESHEVËS

Tradhëtitë e komunistëve të pabesë i ndiqte nacionalistët shqiptarë kudo,pushkatime,masakrime ishin në rend dite nga arradhat partizane.Kjo gjendje ngriti dhe Kuvendin e Qëndrorit të Ushtrisë Ballit Kombëtar në Malin Shar,mbi Tetovë,aty u mblodhën Xhem Gostivari,Mefailat e Kërçovës,Arif Dragomasi i Tetovës,Syllë Hotlla,Mulla Idrizi i Gjilanit,Hafëz Xhemil Efendiu i Tetovës,Kadri Saliu,prefekt i Gostivarit,e Xhevdet Kallajxhiu e ushtarak tjerë, kuvendi diskutoi planet për realizimin e veprimtarive ushtarake në pa mundësi prezence i pat dërguar,Prof.Ibraim Kelmendi nga Presheva,i cili ishte antar i Qëndrorit të Ballit për Kosovë.Në befasi u dha lajmi i pregaditjes së një ofenzive për „çlirimin“e Kumanovës,Preshevës.Ndërgjegjja patriotike ndërpreu kuvendin dhe secili iu nis në teritorin e vet.Kështu që vetëm një ditë më vonë komunistët do të dëshmojnë se ishin dhe mbetën pa Fe.Dy brigada partizane(njëra serbo-malazeze dhe tjetra me çetnikë serb e mercenarë shqiptarë) iu vërsulën popullatës preshevare në orët e herëta të mëngjezit në Ditën e Bajramit të Madh,teksa popullata i kryente ritet fetare në xhami.Fare pak çaste u deshën dhe legjendari Sylë Hotlla vikati“Pushkët o,burra se po hyn shkjau në votër!,kurse në Viti e Budrikë të gjilanit ishin forcat nacionaliste të Mulla Idrizit i cili prite në lajm kështu dhe thirja e shenjtë e Mulla Idrizit“Allahu Ekber,për Komb e Vatan“,ishte thirje vetëtime,bëri që armët ti rrëmbejnë burrat e fëmijt duke nisur kësisoj një betejë të paparë në mbrojtje të Preshevës,tek hekurrudha,dhe pas 12,orësh luftimesh të rrepta“luftëtarët internacionalistë“ u thyen keqas dhe u larguan në panik e sipër.Falë Sylë Hotllës e Mulla Idrizit në krye me prof.Ibraim Kelmendin,falë vizionit të tyre trimëror dhe ushtarak,pushka e preshevasve shkrepi duke shkruar epopenë më të lavdishme të saj.Pas kësaj menjëherë brigada e Sylë Hotllës u nis në betejën e shkupit,s’bahku me Mefailat e Xhemë Gostivarin çliruan Shkupin dhe ngritën flamurin mu në qendër tek urra e gurit,këtu ranë dëshmorë kapedanët e çetave,Kadri Azemi,Ferit Saliu nga Dobroshti dhe Zylçe Emini nga Nerashti, mes shumtë tjerëve që ranë në kte betejë.
Edhe në këtë rast me një flakë atdhetarie e patriotizmi të paparë të këtyre luftëtërëve të Lirisë,shqiponja e qelesheve të nacionalistëve doli fitimtare mbi yllin sllavo-komunist.Vetë historiografia komuniste,duke dashur t’i thurë hymne diktatorit Hoxha,sqaron mjaft saktësisht lidhjet e tij me Titon të përkrahur nga ideali internacionalist.Madje jo vetëm Hoxha por janë një aradhë e ndyrë komunistësh që nën hijen e diktatorit thuajse e mbërthyen prej fyti ndjenjën atdhetare të Shqipërisë Etnike.Ja se ç’far udhëzimesh u dërgon njeri prej tyre,partizanëve shqiptarë që do të luftonin në trojet e tyre tash nën ish -Jugosllavinë:
„Hysni Kapo,me cilësinë e antarit të Komitetit Qendror të Partisë dhe të Komisarit Politik të Korparmatës I,duke marrë parasysh se Brigada e III dhe Brigada e V-të në Kososvë do të vepronin në një gjendje tepër të ndërlikuar në pikpamje politike,e quajti të domosdoshme t’u dërgonte komisarëve të këtyre brigadave udhëzime të posaçme.Në këto udhëzime theksohej në mënyrë të veçantë qendrimi i lidhur me problemin kombëtar.Kuadrot dhe partizanët e UNCSH,të brumosur me ndjenjën e internacionalizmit proletar,duhej të tregonin kujdes shumë të madh duke luftuar çdo shfaqje nacionalizmi“(Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Vëll.IV,fq.815).
Pra sidoqoftë komentet janë të tepërta.Më së shumti ato vetëm mund të na trishtojnë për vetëasgjësimin absurd të atdhetarizmit në kapërcyell të Luftës së Dytë Botërore.

ZJARI I SHQIPTARIZMËS DHE BETEJA E TRESKËS

Tetova është një tjetër emër i cili do të kërkojë përherë të drejtën qytetare për t’u futur në historinë e luftërave për Shqipërinë Etnike,burrat nacionalistë të këtij vendi me traditë,në periudhën e luftës së Dytë Botrore,të udhëhequr nga komandantët trima nacionalistë,si Arif Dragomasi,Islam Drenica,Ejup Llacën, Hafëz Xhemil Efendiu,Demir Sejda,Sali Halimi,Sadush Hyseini,Aqif Elmazi,Shefqet Preshevca,Aqif Mustafa,Kadri Azemi,Refik Saliu,do të japin shembuj më të mirë se kjo fole patriotizmi ishte dhe ngelet e pamposhtur,si vullkan atdhetarizmi.Këta burra patriot me trimërinë e guximin e tyre jo vetëm që mbanin Tetovën e Pollogun të çliruar nga këmba e përgjakur sllavo-komuniste,por zhvillonin dhe beteja të tjera si në Karadakun e Shkupit,Vratnicë,Ferizaj e më tej s’bashku me kryekreshnikun Xhem Gostivarin,Syl Hotllën e Mefailat e Kërçovës etj,kudo ku kërkohej pushka e tyre.
Beteja e Treskës,është një betejë krejt e dhimbshme por dhe dëshmi krenarije e trimërije,ku jetët e këtyre atdhetarëve për ta s’kishin vlerë meqë përballë kishin dy brigadat bullgaro-maqedone,luftë e ashpër,por fitorja përfundimtare ishte flaka e lirisë që dilte nga xhoksi i luftëtarëve nacionalistë.në këte betejë rranë luajt komndantë çetash të ballit si Aqif Reçani,Ejup Llaca,Arif Dragomasi dhe Islam Drenica e tj , luftëtarë lirije.Ideali i tyre se Partia e jonë është Shqipëria,ngriti peshë mendjet dhe zemrat e mijëra shqiptarëve në trevat e Maqedonisë Shqiptare,duke u bërë simbole të patriotizmit të ndershëm shqiptar.

KRYEKRESHNIKU NACIONALIST XHEM GOSTIVARI

Betejat e zhvilluara nga çetat e Ballit,veç të tjerave u inicuan dhe u udhëhoqën edhe prej trimërisë dhe shpirtit atdhetar të nacionalistëve të Gostivarit të udhëhequr prej Xhem Hasës(Gostivarit).Me një nivel të lartë dijesh ushtarake,por me shpirtin dhe moralin e lartë të atdhetarizmit,Xhemë Gostivari do të takohej me Mit’hat Frashërin,do të merrte porosi prej tij e do të organizonte më tej punën në Gostivar e më gjërë.Ndër të parët ishin trimat e atdhetarët e paharuar të nacionalizmit shqiptar si ; Aqif Reçani,Izmit Raveni,Lokë Llakavica,Ilmi Tërnova,Ilmi Strajani,Merë Sërmnova,Zaim Simnica,Izet Gjenovica,Kadri Salihu,Izmit Fejzullahu,Xhevat Kallajxhiu,Shazë Sërmnova e tj.Këta atdhetarë me zemër Luani e sy shqiponje,nuk i dorëzuan fatet e popullit në duart e përgjakura komuniste,duke parandjerë rrezikun e murtajës së kuqe nuk pranuan të bënin asnjë kompromis me çfardo force ushtarake ata njihnin vetëm lirinë,atdheun ,racën shqiptare,dhe flamurin lavdiplotë të Skenderbeut.Pa hyrë në detaje e sqarime për betejat e këtij Kryekreshniku të njohur në historinë shqiptare,pa bërë sqarimin e betejave të shumta,si në Dibër,Kërçovë ,Debarcë,Beliçicë,Shar ,Koritë,Mavrovë, Treskë,Vratnicë,Rekë, e shum e shum tjera,mund vetëm të them se ato i ngelin për studjim historianëve të ndershëm e atdhetarë që të miren me zbërthimin e këtij realiteti,s’ë paku le ta ndjenjë si obligim moral ndaj pasardhësve të këtyre herojnjëve dhe atdhetarëve nacionalist shqiptarë.
Por realiteti është se këto luftime treguan veç të tjerave se Shqiptarët nuk u pajtuan kurrësesi me komunizmin,këtë utopi me pamjen e parajsës dhe forcën vepruese të ferrit në tokë.Ky makth,kjo ëndër e ligë që për pesë decenje me rradhë u porpoq të na denatyronte ekzistencialisht.E pra epopeja e luftërave dhe betejave të zhvilluara nga nacionalistët e trojeve shqiptare të Maqdonisë Shqiptare mund të kumtohet si shpallje lufte ndaj dogmës së arrdhur nga karpatet Ruse.Në luftë do të flitet gjithmonë për fitimtarë e të humbur.Në këtë luftë vëllavrasëse do të përgjakeshin shqiptarët përmes metaforave të dhimbjes,andaj Lavdi këtyre Martirëve të Kombit, gjaku dhe vepra e tyre le të jetë udhërëfyese për brezat e ardhshëm.Le ta përfundoj dhe këte shkrim me fjalët e poetit të madh të kombit shqiptar;
Gjergj FISHTA në vargjet e Lahutës së Masisë për Dëshmorët e Kombit ku i vajton ;
„O, ata t’lumët që dhanë jetën,
O, Ata t’lumët që shkrinë vetën,
Për Atdhe e gjuhë të t’Parëvet,
Për Shqipninë e Shqiptarëvet,
Ata kurrë mos u-harofshin,
N’këngë e n’valle por,u-këndofshin.
Nacionalizmi i ndershëm shqiptar ishte dhe vazhdon të mbetet ende në shënjestër të elementit shqipfolës i xhveshur nga kauza kombëtare për bashkim e prosperim kombëtar.Por edhe Nacionalizmi Shqiptar duke ditur që të kapi kupolat e elitës intelektuale shqiptare do të forcojë pozicionin e saj nën kauzën për një komb e shtet të bashkuar shqiptar,për Shqipërinë e Shqiptarëve.
Bern-Zvicër

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugen Shehu, rezistenca nacionaliste, tradhetite komuniste

N´emër të çkafit, ne duhet të harrojmë?

April 24, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Sipas koncepteve të njohura gjithmonë, në themel të bashkëveprimeve të shumëfishta në shoqëri qëndrojnë interesat. Interesat mund të jenë politike, të fuqisë në pushtet, ekonomike, morale e shpirtërore e, në rastin konkret tonin, më shumë se kurrë interesat duhen të jenë gjithëkombëtare. Në raste të ndryshme normat morale po përjashtohen nga rregullat e përgjithshme, duke vepruar me metodologjinë nihiliste të të menduarit dhe me metodologjinë absurdiste të të vepruarit..Po shkruajmë , po këndojmë dhe po mundohemi të bindim vetën dhe ta trashim mendimin tonë se nuk mbajmë në mend asgjë nga kaluara . Me ane te këtyre mëndimeve po e bëjmë që të tjerët të ndërrojnë mendjen për ne ; bota po mendon që ne s`e kemi mendjen të shkëputemi nga e kaluara,që ne jemi po ata të shekullit të 18 –të, po ata si të shekullit të 19-të, po ata si të fillim shekullit të 20-të . Kur bota e ndërron mendimin për ne dhe i këthehet bindjës së vjetër që e kishte , për të cilën edhe ata menduan që e kishin gabim atëherë Serbia e merr krihë….dhe vepron…dhe i ka sukses.
Historiani Gjokë Dabaj duke sjellë në studimet e tij, krimet dy shekullore raciste ndaj shqipetarëve, të serbo-sllavëve në veri dhe hellenëve në jug, shprehet: “Ky kalendari ynë, i martirëvet, nuk do të përkujtonte vetëm 1 martir në një ditë të caktuar, por sejcila nga datat tona do të bartte mbi shpinë me dhjetra, me qindra e, disa herë, me mijëra martirë, përjetësisht të pangushëllueshëm”.Me veprimet tona “ jo nacionaliste” “pro evropiane”,dhe me shkrimet tona më mirë të kisha thënë të porositura jo vetëm që Serbia po e ndien vetën mirë por po myket populli, po e harron vetveten ,po katandiset në mendje e në shpirt dhe po na lindin për ditë e më tepër adhuruesit e asaj që po i shkon për shtati Serbisë.

Por , Sërbia as që e ka ndërmend të ndalet. Sa më e pa bindur që të jetë aq më vështirë e kemi ne. Mirëpo lojërat e saja ,mashtrimet e saja ,edhe më i pa informuari i Europës i ka kuptuar, e ne ende jo.
Popullit duhet t i bëhet e ditur se kanë kaluar kohërat ,kur Serbia bënte krime mbi ne ,e Europa heshtëte. Por Serbia nuk e harron ” hujin” e vet. Europa si zonjë e rëndë ,vetëm ka vrojtuar,dhe ka marr në shënime. Jo, nuk i harron ajo jo ,të bëmat e Serbisë. Ato shfaqen në një mënyrë apo tjetër.Ja se çka shkruante The New Tork Times ,me 31 12.1912 duke raportuar nga Londra,: “Vrasjet dhe egzekutimet-Sport ditor: “Gjenerali Zhivkoviq ,afër Sjenicës (Sanxhaku i Novi Pazarit) i vrau dhe i masakroi mbi 950 shqiptarë”
Tmerret nuk kanë fund: “Në muajin Mars,nëpër Shqipëri e deri në det ,Serbët jo vetë të armarosurit që i mbytnin,por me një vrazhdësi shtazarake ne pabesi i zhduknin e dhe të pa mbrojturit ,pleq ,fëmijë ,gra dhe foshnjet në gjinj “… Midis Kumanovës dhe Uskubit( Shkupit). mbi 3 000 shqiptarë u mbytën. Afër Prishtinës , mbi 5000 të tjerë Arnaut(shqiptarë) ,ranë në duart e Serbëve,jo në një luft të nderëshme por në mbytje të pa arsye.”
Serbet ,kanë qenë gjithmonë si bishat “ Duke i vazhduar krimet e tyre të marra ,ushtarët serb përdornin metoda të ndryshme të kënaqin epshin e tyre prej vrasësi. Fshatarët duke ikur nga zjarri i shtëpive të tyre vriteshin si minjtë.”
“ Sekretari Tomiq i i Premierit Pashiq,thoshte se në një ditë nga Prizreni në Pejë ,nuk shifje asgjë përveq fshtrave të djegura. Anash rrugëve ,vareshin shiptarët e varur ,ne varëset speciale. Rruga për në Gjakovë ,quhej Aleja e Varjeve.”
“ Në Uskub( Shkup) ,shqiptarët e pa armatosu vriteshin thjeshtë pse ne shtëpinë e tyre gjindej ndonjë brisk” Një doktor i Kryqit të Kuq raportonte: Edhe një shqiptar që hasej ,ai duhej patjetër të vritej. Gra ,fëmij ,pleq , nuk kurseheshin, Afër Kratovës (Fyrom) ,Generali Stefanoviq ,i kisht renditur shqiptarët në të dy anët e rrugës ,dhe ne rreshta ashtu i mtralonte”
Dëshmitë rrënqethëse mbi krimet e serbëve ndaj shqiptarëve na i pasqyron edhe Leo Freundlich (1875-1953) ,një publicist Hebrej e që rrjedhte nga një familje e shëndoshë hebreje, që jetonte në Vjenë. Kur në Vjenë ,bëhej jeta për hebrenjt e pa durueshme ,ai iku ne ZVicër ,dhe kryesonte misionin Shqiptar në Ligën e Kombeve në Gjenevë. Pas luftës ,me kot e pa sukses i u kërkonte komunistëve të rimerr vendin e Konsullit të nderit në Vjenë.
Leo Frojndlih (Freundlich) ,kishte qëllim që me shkrimet dhe zërin e tij të ngjallte ndërgjegjën e Europës,dhe opinionit publik të saj ,ne vitet kur e “ Sëmura e Ballknait” u largua,por i la hijenat që të na gjakosin dhe të na bënin atë që nuk mundi e sëmura të na bëj për shekuj të tërë. Kurse ne sot në frymën e komunizmit dëshirojmë të bëhëmi internacionalist duke e bërë vetën qesharak karshi botës. Leo Freuendlich shkruante (Vjenë , E shtuna e Pashkëve ,1913) , Fuqitë e mëdha duhet që të iu thonë një herë e përgjthmonë ,bishave barbare : ‘Hands off!’ nga tokat dhe populli shqipëtarë. I bëj ë thirrje civilizimit ,në emër të popullit fatkeq shqiptarë që të pengojnë Greqinë ,Serbinë dhe Malin e Zi ,në qëllimet e tyre zhdukëse të një race të tërë. Një popull i tërë me fatin e tij të keq bën thirrje për shpëtim.” Këte nuk duhet harruar !
Një njeri tjetër ,profesori Schiemann në një arikull në” Kreutzzeitung” shkruante:”… serbet dhe grekët janë duke e bërë një luftë të fëlliqur, ata janë duke e udhëhequr një luftë çfarosëse ndaj shqiptarëve,dhe sikur të mundëshin do tëçrrënjosëshin një popull të tërë” Nuk heshtënin as gazetat britanike .” The Daily Chrinicle” me 12 Nëndor 1912 ,dëshmonte se me mijëra Arnaut ishin masakruar nga serbët. Mbi 2000 shqiptarë musliman ,janë vrarë afër Shkupit., e mbi 5000 të tjerë afër Prozrenit. Por as Messaggero i Romës nuk rrinte pa lajmëruar që hijenat serbe masakronin në Vilajetin e Kosovës.Pas rezistencës shqiptare ,qytetet si Ferizaji,Lipjani,Babushi dhe të tjera ishin rrafshuar me tokë.. Menjë herë pas këtyre masakrave,familjet serbe i zaptuan pasuritë e shqiptarëve. “L`Humanite “ e Parisit , në të njejtë mënyrë e përshkruante tmerrin çfarosës serb ,grek dhe sllavomaqedonas.
Fritz Magnusse, gazetar i gazetës Daneze “Riget,”i përshkruante krimet e kohës ,si krime që i tejkalojnë të gjitha normat e një lufteje,

Europa nuk ka heshtur asnjëherë. Neve na kanë keqinterpretuar heshtjen e saj,.Europa ka qenë me ne . Popujt e civilizuar të Europës ,ishin ata që nuk e lane të mbyllet dosja e krimit të serbëve ndaj nesh. Heshtja e qeverive europiane të viteve ,të fillim shekullit 20 ,ishte e pakuptimt.Por ,ne e kuptuam ,se heshtja e tyre ishte e përkohëshme ,kur u bombardua Beogradi ne vitin 1999. Europa nuk na kishte harruar,
Viti 1912, gazeta Reichspost e kompletoi dosjen dhe i publikoi krimet serbe te kohes mbi popullin shqiptarë në kosovë .Shqipëri ,Maqedoni : “ Qyteti i Shkupit dhe rrethina e tij,ishin dëshmitarë të krimeve jonjerzore kundër shqiptarëve. Për tri ditë rradhazi shihja vetë tymin nga fshtarat shqiptare. .. Pas Kështjellës së Shkupit e shihja grumbullin e të vrarëve nga sulmi sllav. Sa shumë të vrarë por edhe atyre qe ende nuk iu kishte dalë shpirti ishin hudhur në Vardar. Dhe serbet ankoheshin që janë shumë shqiptarë për t`u vrarë dhe se plumbat po harxhohen. Lumi i Vardarit që kalon përmes Shkupit i bante çdo ditë së paku njëzet deri tridhejtë trupat e shqiptarëve të vrarë…

Gazetari i kohës së” Reichsposts” tregonte: “ me qenë se flisja serbisht ,ushtarët serb më mbanin për të vetin dhe më tregonin se si në rrethin e Kumanovës i mbysnin shqiptarët pa harxhuar plumba. Ata (shqiptarët) mëshifëshin ,dhe ne me anën e tymit i qitnim jasht dhe ashtu pa kry nga frika që ishin , dilnin si minjtë duke kërkuar shpëtim ,ne vetëm me bajoneta i therrnim dhe kryenin punë me ta.”
E gjatë është historija e krimeve serbe mbi shqiptarët. Unë e përmenda vetëm një kohë të shkurtë,kur dëshmitë e Europës ishin dhe janë të gjalla.
Shkrimi e ka qëllimin e dukshem që të ripërshkruhen krimet e sebëve të bëra në një kohë jo aq të largët e të përsëritura në një kohë që ishim dëshmitarë edhe vetë. ,qëllimi tjetër është t`iu bëhet e dijtur serbëve që Europa asgjë nuk ka harruar nga e kaluara.Që Europa është shumë e ndjeshme kur janë në pyetje shqiptarët.

Për deri sa themi se: “Nacionalizmi shqiptar nuk lindi si një deshirë e domosdoshme për çlirim nga Turqia,siç ndodhi me nacionalizmin grek ose serb(Fatos Lubonja),” atëherë e vejmë në pikëpyetje ndërgjegjen tonë kombëtare.
“Perandoritë e mëdha gjatë qëndrimit të tyre plogështojnë dhe shkatërrojnë fuqinë e vendësve që ata i kanë pushtuar…dhe kur ata dështojnë gjithçka shkon në shkatërrim dhe vendësit kthehen në pre të vetvetes” (Bakon). Dhe me këte pak a shumë spjegohet qendrueshmeria e skajshme ne “dokrrat “ e “ internacionalistëve” të sotëm.

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, N´emër të çkafit, ne duhet të harrojmë?

UNIVERSITETI I BUFALO I SHBA DO TE STUDIOJE NE LAGUNEN E NARTES

April 24, 2014 by dgreca

Universiteti i Bufalo SH.B.A në lagunën e Nartës do të studjoi mënyrën e përhapjes së komuniteteve më të hershme bujqësore në Evropë dhe reagimi për efektet e ndryshimet klimatike që kanë ndodhur 8,200 vjet më parë/
Nga Gëzim Llojdia/
1.
Universiteti i Bufalo në Neë Jork SH.B.A do të fillojë në verë gjatë periudhës 30 qershor – 4 gusht, 2014, një program veror të quajtur : “ Árkeologjia në Shqipëri” i përqëndruar në lagunën e Nartës të gjirit të Vlorës.Universiteti Bufalo njihet në shtetin amerikan me më shumë se 375 programe, me degë si arkitekturë dhe planifikim, arte dhe shkenca,mjekësia dentare,arsim,inxhinieri dhe shkenca të zbatuara,ligj-drejtësi,mjekësia dhe shkencave biomedical, farmaci dhe shkenca farmaceutike shëndeti publik dhe shëndeti professional, punë sociale ka gjithçka që nevojitet për të arritur qëllimet akademike dhe profesionale .
2.
Vendzgjedhja e kryerjes të shkollës së verës është Laguna e Nartes mjedis i larmishm një zonë ligatinore pranë Vlorës , Shqipëri shkruan në programin që u paraqitet kandidateve ,Universiteti i Bufalo. Laguna është vendosur në një vend strategjik , ashtu siç është demonstruar nga afërsia gjeografike me një nga rrugët më të famshëm të antikitetit,Via Egnatia -dikur lidhte Romën me Konstandinopojën . Vetëm pak kilometra në veri , është Apollonia e lashtë , një koloni e themeluar në shekullin e 6 pes . Tre Faqet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s , Berati , Butrinti dhe Gjirokastër janë gjetur në afërsi si zona përreth vendit është shumë e larmishme në ekologjinë e saj ,variacioni kulturor ,
Monumentet historike.Afërsia me Greqi dhe Italinë ka dhënë rajonit atmosferë multi – kulturore , i patejkalueshëm nga çdo tjetër në Europe .Vlora është qyteti i tretë më i madh në Shqipëri . Një qytet legjendar.Pamje e maleve të larta, plotëson panoramën e qytet në lindje dhe jug, të Shqipërisë.Shpallja e pavarësisë nga( Perandoria osmane) u shpall për herë të parë në Vlorë , e cila pak kohë u bë selia e qeverisë së parë shqiptare. Afërsia me Italinë e Greqinë , ka dhënë cilësi multikulturore,të dukshme sidomos në aktivitetet e përditshme dhe kuzhinë . Gjiri i Vlorës shënon kufirin në mes deteve Adriatik dhe Jon , duke e bërë qytetin një nga zonat më turistike të Shqipërisë .
3.
Programi i ditëve të punës që ky universitet prestigjioz ka ndërmarë dhe do të kryej në verën e këtij viti në lagunën e Nartës është një program akademik.(UB) Universiteti i Bufalos, Arkeologjia në programin veror , në lagunën e Nartës, ka për qëllim të hetojë mënyrën e përhapjes së komuniteteve më të hershme bujqësore në Evropë dhe reagimi i këtyre fermerëve të hershëm për efektet e ndryshimet klimatike që kanë ndodhur 8,200 vjet më parë .
Hulumtimi dhe gërmimet në të Lagunës së Nartës do pajisë studentët me një kuptim të hollësishëm të germimeve arkeologjike.
Metoda dhe teori , një përvojë të dorës së parë të gërmimit modern dhe metodologjia e sondazhit .Studentët do të fitojnë një total mbi 6 kredi të suksesshëm.Arkeologjia , e cila ofron një fushë intensive dhe arkeologjike të dobishme dhe përvojë laborator universitare dhe pasuniversitare për studentët të interesuar për arkeologjinë dhe përbëhet nga veprimtarit e përditshme sic janë: gërmimet , leksione mbrëmje dhe udhëtime javore në terren në pikat kryesore kulturore të rajonit . Programi përbëhet nga prezantime , seminare dhe diskutimet me specialistë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe përfshin të gjitha aspektet e arkeologjisë , antropologjisë dhe historisë . Studentët do të ekspozohen, si studiues dhe student nga Shqipëria dhe vendet e saj fqinje ,të Ballkanit të tilla si Greqia, Maqedonia , Serbia dhe Kosova , do të jenë ftuar të marrin pjesë në këtë veprimtari vërtetë ndërkombëtare dhe multi – kulturore .
Gjatë kohës së tyre në Shqipëri, studentët do të jetojnë në një hotel të madh në Nartë, një fshat turistik në brigjet e detit Adriatik, jo shumë larg nga qytet i këndshëm i Vlorës. Guzhina shqiptare do ofrojnë 3 vakte në ditë. Cilësia e ushqimit është shquar, si rajon është i famshëm për llojet e gatimit
Në këtë shkollim vere do të pranohen studentët e diplomuar të regjistruar në SHBA të
Kolegjeve të akredituar apo universiteteve me interes në fushat si:antropologji, arkeologji, historia arti, kulturë ,studime të trashëgimisë, histori, studime muzeale, apo art.

Nga “”AREE PROTETTE APPULO ALBANESI”të dhëna studimeore për Lagunën e Nartës
Vendodhja:Laguna e Nartes eshte vendosur ne zonen Vlore-Myzeqe, ne pjesen jugore te deltes se Lumit te Vjoses. Ajo perfshin zonen nga Grykederdhja e Vjoses deri ne Kepin Triport. E gjithe zona prej Grykederdhjes se Vjoses, perfshire fshatrat Bishan, Novosela, Cerkovina, Panaja, Narta, karakterizohet nga dominimi i fushes bregdetare aluviale qe shtrihet gjate bregdetit te ulet ranor.
Pershkrimi i zones:Laguna e Nartes ka nje siperfaqe ujore rreth 42 km2, prej te ciles 14 km2 perdoren per prodhimin e kripes ne minieren e kripes se Skrofotines. Thellesia e lagunes shkon nga 0.70 m ne 1.50 m. Ky kompleks, qe eshte me i madh se vete Laguna e Nartes, perfshin tipe te ndryshme mjedisesh natyrore si dunat ranore te zhvilluara ne afersi te grykederdhjes se Lumit Vjosa, pylli Mesdhetar i pishave (Pishe Poro Vlore), shtreter te vjeter lumenjsh, ligatina te vogla bregdetare, kripore, toke kripore e pakultivuar dhe toke bujqesore ne lindje te zones.
Hidro-gjeomorfologjia:Procesi baze gjeomorfologjik eshte akumulimi dhe depozitimi i reres kryesisht nga brendesia dhe nga deti. Proceset hidro-gjeomorfologjike ne lagune jane te lidhura me rrjetin me te afert hidrografik, kontributin e materialeve solide te aluvionit te lumenjve te vegjel (kryesisht gjate periudhes se dimrit), dhe gerryerjes shkaktuar nga thyerja e valeve te Detit Adriatik.
Mjedisi ligatinor:Laguna e Nartes ka nje siperfaqe totale prej 4000 ha dhe thellesi maksimale prej 0.8 m. Aktualisht 1/3 e siperfaqes se pergjithshme eshte e okupuar nga pans kripe. Laguna e Nartes lidhet me detin nepermjet dy kanaleve artificiale, veriorit dhe jugorit. Ne pjesen Jug-perendimore te lagunes gjendet nje ishull i mbuluar me qeparisa, te cilet fshehin ne brendesi nje manastir te vogel dhe interesant.
Ne saje te nje shkembimi te ulet uji me Detin Adriatik, thellesise se vogel dhe avullimit intensive gjate stines se thate siperfaqa totale e lagunes peson nje reduktim prej 30%. Laguna e Nartes eshte nje nga lagunat e Shqiperise qe po peson nje degradim shume te shpejte ne saje te prurjeve shume te kufizuara te ujit te detit dhe ujerave te embla rrjedhimisht laguna eshte subjekt krizash te shpeshta distrofike. Llojet me te pasura te makro-zoobentos (gjallesa te thellesise ne nivel te pergjithshem) jane bivalvoret Cardium edule dhe krustacet si Gaforrja. Iktiofauna eshte e ngjashme me ate te Lagunes se Karavastase, por paraqet dominim te Ngjalave, Aterines, Celikut dhe llojeve te ndryshme te Qefullit. Laguna strehon nje avifauna interesante vecanerisht gjate periudhes se dimrit. Zogjte qe ndeshen me shpesh ne lagune jane: Pula e ujit, Cafka e përhime, Karabullaku i detit, Karabullaku i vogëi, Kredharaku i vogël, Kuqla qafëgjelbër, Rosa kërre, Kryekuqe e madhe, Marsakja, Bajza, Çafka e madhe e bardhe, Çafka e kuqërremtë, Laraska e detit, Qyrylyku këmbëqirizë, Pulëbardha kokëzezë, Pulëbardha e argjendte.
Mjedisi tokesor:Pyjet e kesaj zone jane mbjelle rreth 30-40 vjet me pare. Llojet dominante jane Pisha e egër dhe Pishë e butë, ndersa niveli i meposhtem i pyllit formohet kryesisht nga Mersina, Shqopa e egër, Xina dhe Dëllinja e kuqe. Bimet barishtore jane shume pak te perfaqesuara. Midis llojeve me te zakonshme jane Vulpia e tufëzuar, Shpargulli gjethemprehtë, Badhra verore. I nje interesi te vecante jane speciet endemike si Salepi shqiptar. Vegjetacioni kripedurues eshte kryesisht i pranishem gjate bregdetit Verior dhe Veri-Lindor te Lagunes se Nartes dhe ne kufi me grykederdhjen e Lumit Vjosa. Gjate periudhes se veres zona mbulohet nga vegjetacion (halofitik) kripedurues i formuar kryesisht nga Atroknemë shkurrëz, Atroknemë e rimtë, Ambruk, Fshesë e rëndomtë, Kulmak bregdetar, Xunkth i butë, Marinë e dalmacisë, Marinë e Hampeanit. Ky lloj vegjetacioni zevendesohet gradualisht nga shoqerime bimore te Kallamishtes, Shavarit gjethegjërë e Shavarit gjethengushtë gjate brigjeve te lumit, gjoleve me uje te kripur dhe atyre me uje te embel. Dunat ranore te kesaj zone perfaqesojne shembujt e vertete te dunave qe haseshin shpesh pergjate gjithe bregdetit Adriatik Shqiptar. Duke arritur ne disa pjese lartesine deri ne 4-5 m ato mbulohen nga nje bimesi tipike e dunave ranore te dominuara nga Amofilë e ranishteve qe i japin fizionomi kesaj bimesie.
Aktiviteti njerezor:Pervec nje aktiviteti te paket bujqesor ne tokat e bonifikuara ne zone jane praktikuar aktivitete te tjera si peshkimi, pylltaria, nxjerrja e kripes (Narta), gjuetia,etj. Zona e Nartes eshte gjithashtu e njohur per vreshtarine e saj dhe prodhimin e vererave te cilesise te larte.
Vlerat kulturore:Ne kete zone dhe rreth saj gjenden zona te ndryshme historike te tilla si Ishulli i Zvernecit ne Lagunen e Nartes me Manastirin e Shen Merise shek. 13-14 Pas Krishtit, dhe zona arkeologjike e fshatit te Nartes me ngulimet e hershme te Aulones (e pa germuar ende) dhe qyteti i Vlores.
Statusi aktual mbrojtje/ruajtje:
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, nepermjet Drejtorise se Sherbimeve Pyjore te Vlores eshte pergjegjese per administrimin e zones ligatinore te Nartes. Me vendim te Qeverise Nr. 680, date 22.10. 2004, zona ligatinore e Nartes (duke perfshire edhe lumin e Vjoses, sikunder dhe territoret rrethuese) jane percaktuar si Terren i Mbrojtur Ujor dhe Tokesor.

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Laguna e Nartes, Universiteti Bufalo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT