(LIBRAT E DHURUARA NGA LEGATA E SHQIPËRISË NË UASHINGTON DHE NGA FEDERATA “VATRA” E BOSTONIT)/
Nga Frederik Stamati/Tirane/
Një miku im, Shpëtim Sala, njeri tepër i dhënë pas koleksioneve historike dhe i çiltër në pasurinë intelektuale që ka, më dha i pari shtysën e pa përballueshme për të hedhur në letër këto pak rreshtat e mëposhtme, e që rrahin të kujtojnë një ngjarje të tetëdhjetë e katër vjetëve më parë, një ngjarje pa bujë dhe e mbyllur me kohë në arkivat e shtetit shqiptar. Dikur ai kishte lexuar një shkrimin tim për uniformën e një luftëtari të Trupit Vullnetar dhe sapo i ra në dorë broshura e Aqif Përmetit mbi mënyrën e stërvitjes së ushtarëve të Trupit ngriti dorezën e telefonit. Kaq ishte puna! Gjëja më interesante është se kjo broshurë bën pjesë në listën e librave që Federata “Vatra” i dhuroi Bibkiotekës Kombëtare në vitin 1930. Kushdo mund të bëhet kurioz dhe të vrasë mëndjen për rëndësinë e librit. Mirë! Unë nuk do ta komentoj broshurën për përmbajtjen, as për saktësinë ushtarake, as se në eksperiencën, apo rregulloret e cilit shtet është mbështetur autori. Këto janë çështje tepër larg njohurive të mija ushtarake, nuk guxoj dhe po u a lë specialistëve të stërvitjes fushore, por do të thom nja dy – tre fjalë për Trupin Vullnetar. Ai u krijua në Amerikë me sygjerimin e Mehmet Konicës dhe me përkujdesjen e “Vatrës”. Qëllimi ishte pjesmarrja në Luftën e Parë Botërore duke u rreshtuar pranë Forcave Aleate, për të siguruar kështu zyrtarizimin e paprekshmërisë së kufijve të vitit 1913. Mijëra shqiptarë firmosën pjesmarrjen në këtë njësi të armatosur ushtarake, duke blerë me paratë e tyre edhe armatimin. Mirëpo një forcë ushtarake nuk mund te funksionojë pa një organizim të përsosur që nga gjërat më elementare, që nga disiplina e rreshtimit, ecjes, etj, etj, gjë që në forcat e armatosura përcaktohet me rregullore. Këtë tematikë përmban broshura e hartuar nga Aqif Përmeti. Pastaj, më vonë, në vitin 1920, një pjese këtyre vullnetarëve të stërvitur ushtarakisht, u inkuadruan në “Gardën civile” dhe erdhën në Shqipëri në vitin 1920 në bazë të kërkesës së qeverisë së Sulejman Delvinës.
Në listën që rreshton librat e dhuruara nga “Vatra” broshura e Aqif Përmetit përmendet pak më ndryshe: me sa duket nëpunësi që e ka shkruar nuk ka treguar kujdesin e duhur dhe të domosdoshëm në të tilla raste, madje duke “ja futur kot” për ndonjë gjë, por megjithatë janë vogëlsira, të cilat nuk prishin punë.
Në Arkivin e Shtetit, në Fondin 195, Dosjen 122 dhe Faqen 173, ruhet kjo shkresë:(Te plote do ta lexoni ne Dielllin e printuar)
Archives for April 2014
Shpifja, kjo armë e njerëzve pa karakter
Për shpifësin nuk gjendet ilaç që ta shërojë-Aristofan/
Shkruan: ESHREF YMERAJ/
Më datën 22 prill 2014, në gazetën internetike “Fjala e Lirë” të moderatorit të nderuar Prof. Fatmir Terziu, unë botova, si reagim, artikullin me titull “Mirënjohje e thellë për zonjën e nderuar Nimfa Hakani”. Ndaj artikullit tim, një ditë më vonë, më 23 prill, ka reaguar zoti P. Gjerazi, i cili deklaron se është historian. Në reagimin e vet ai më akuzon se unë i paskam bërë një interpretim të shtrembëruar analizës së shkëlqyer të zonjës Hakani në artikullin e saj me titull “““Kozmopolitizmi” dhe “Europianizmi” shqiptar shfaqet në mënyrë të shëmtuar”, të botuar në“Fjala e Lirë” më 21 prill 2014. Dhe, për të “argumentuar” akuzën e vet, rrëshqet në batakun e një shpifësi të rëndomtë që s’e ka për gjë ta shesë të bardhën për të zezë.
I mllefosur kundër meje, ashtu siç dinin të mllefoseshin dikur vetëm komunistët shqiptarë enverhoxhistë përballë kundërshtarëve të tyre politikë, zoti P. Gjerazi, që nuk e ka burrërinë të prezantohet me emër të plotë, por vetëm me iniciale, shpif kundër meje në mënyrën më të çuditshme, duke deklaruar se unë paskam qenë komunist, ndërkohë që unë s’kam qenë kurrë i tillë. Por meqenëse unë kam qenë shef iRedaksisë së Përkthimeve të veprave të Enver Hoxhës në ish-Shtëpinë Botuese “8 nëntori”, sipas këtij historiani, unë “duhet të kem qenë” komunist!
Në artikull unë shprehja pikëpamjen time se me ftesën që Televizioni Klan i kishte bërë këngëtarit shovinist serbZdravko Çoliç, nuk kishte bërë gjë tjetër, vetëm se kishte vazhduar traditën e antinacionalizmit shqiptar, themelet e të cilit i hodhën Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste të Shqipërisë më 8 nëntor 1941. Si historian që qenka, zoti P. Gjerazi, ma do mendja, duhet ta ketë lexuar librin e dr. Vasfi Baritut, me titull “Enver Hoxha në optikë të re”(Shtëpia Botuese UEGEN, Tiranë, 2013), një libër ky me të dhëna befasuese, tërësisht rojtinore (arkivore), përmes të cilave zbulohet lakuriq figura e Enver Hoxhës, i cili, në marrdhëniet me Beogradin, del para opinionit publik shqiptar si një udhëheqës pa kurrfarë morali kombëtar.
Nën parullën e antinacionalizmit enverian që mbollën në truallin tonë amtar Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, komunistët shqiptarë i lejuan shovinistët serbomëdhenj të kryenin masakrën e rëndë të Tivarit. Nën këtë parullë antikombëtare, edhe pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë në vitin 1948, të gjithë kosovarët që arratiseshin nga tirania serbe për në atdheun amë, Enver Hoxha ose i kalbte në burg, ose ia kthente Titos në kufi për t’i pushkatuar apo për t’i varrosur për së gjalli nëpër burgjet apo kampet e përqendrimit të Jugosllavisë. Miqësia e nëndheshme e Beogradit me Enver Hoxhën dhe pasuesit e tij, jo vetëm që ka lulëzuar për një gjysmë shekulli, çka u konkretizua me kthimin mbrapsht të poetit Havzi Nela dhe dorëzimin e tij autoriteteve shqiptare në fundin e viteve ’80, për të përfunduar në litar me urdhër të kriminelit Ramiz Alia, por ajo vazhdoi të bëhej edhe më e përndezur edhe pas shembjes zyrtare të sistemit komunist. Pikërisht ftesa që Televizioni Klan i bëri Zdravko Çoliçit është refleksion i asaj tradite miqësore mes Tiranës zyrtare dhe Beogradit dhe manifestim iantinacionalizmit shqiptar që zë fill pikërisht më 8 nëntor 1941, në dëm të interesave jetësore dhe kombëtare të popullit shqiptar të Kosovës.
Por zotit P. Gjerazi nuk i intereson të shtrojë pyetjen se si është e mundur që Televizioni Klan nuk fton këngëtarë nga Kroacia, nga Sllovenia apo nga Bullgaria, por fton të tillë pikërisht nga Serbia? Kësaj pyetjeje i ka dhënë një përgjigje shteruese analisti Gani Mehmetaj në artikullin e tij me titull “Bashkëkombasit e mi të vonuar”, të botuar në faqen e internetit më 21 prill 2014. Ftesa i qe dërguar pikërisht këngëtarit shovinist serb, sepse pas kësaj ftese fshihej prapavija politike: hedhja në mëri e shqiptarëve të Kosovës kundë shqiptarëve të Shqipërisë Londineze, pra, mbjellja dhe selitja e farës së përçarjes në radhët e kombit shqiptar. Për pasojë, jo pa një domethënie të thellë, tre këngëtarët kosovarë e braktisën festivalin e këngës të Televizionit Klan. Prandaj edhe serbët, siç thotë analisti Gani Mehmetaj, deklarojnë se shqiptarët e Shqipërisë janë të mirë, kurse shqiptarët e Kosovës janë të këqinj. Kjo mëri apo përçarje mes shqiptarësh ka qenë tradicionalisht dhe vazhdon të jetë në themelin e strategjisë afatgjatë të shovinizmit serbomadh që ka pasur dhe vazhdon tëketë si qëllim hedhjen e shqiptarëve kundër njëri-tjetrit.
Një historiani nuk i lejohet të deklarojë se Shqipëria paska qenë shtet satelit i fuqive nazifashiste. Me këtë deklaratë naive historiani P. Gjerazi i shkon pas midesë shovinizmit grekokaragjoz, i cili vazhdon të mbajë në fuqi ende ligjin e luftës, duke e konsideruar Shqipërinë shtet agresor, meqenëse nga territorii saj Italia fashiste sulmoi Greqinë në vjeshtën e vitit 1940. Të jesh shtet satelit, do të thotë të gëzosh të gjitha atributet e një klike në fuqi që ndjek në mënyrë të verbër dhe pa parime politikën e një shteti tjetër më të madh e më të fuqishëm. Por Shqipëria nuk ishte asokohe vend satelit se ishte e pushtuar, pra ishte shndërruar në një vend kolonial i Italisë fashiste, nuk kishte politikë të jashtme. Shqipëria u bë vend satelit i Jugosllavisëpas nëntorit të vitit 1944 deri në vitin 1948. Paskëtaj, ashtu si edhe të gjitha vendet e Evropës Lindore, Shqipëria, deri në vitin 1961, u kthye në shtet satelit të Bashkimit Sovjetik.
Është i padiskutueshëm roli i komunistëve shqiptarë në organizimin e popullit kundër nazifashizmit. Sepse në vetëdijen e popullit tonë, që prej 7 prillit të vitit 1939, filloi të ziente urretja kundërfashizmit. Prandaj shqiptarët nuk mund të bëheshin kurrsesi aleat të tij. Por nuk duhet mohuar edhe roli i madh i forcave nacionaliste të Ballit Kombëtar dhe të Legalitetit në luftë kundër nazifashizmit. Por Enver Hoxha, nën ndikimin e emisarëve të Beogradit, i vuri kazmën Marrëveshjes së Mukjes dhe Luftën Antifashiste, pas gushtit të vitit 1943, e degjeneroi në luftë vllavrasëse, civile, pikërisht në përputhje me platformën antishqiptare të shovinizmit serbomadh,duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve që sakrifikuan jetën për të hequr qafe zgjedhën nazifashiste.
Antikomunizmin tim historiani P. Gjerazi e vlerëson si më të thekshën se antikomunizmin e senatorit amerikanJoseph McCarthy (1908-1957) në vitin 1950.Interesante! Pa dashje, zoti P. Gjerazi zbulon admirimin e vet për komunizmin. Se domosdo që nuk do t’i ishin ngulitur kaq thellë në kujtesë qëndrimet antikomuniste të senatorit në fjalë.
Historiani P. Gjerazi kërkon t’ia ngrejë lart aksionet Enver Hoxhës kur deklaron se kur erdhi dita, Partia Komuniste e Shqipërisë ia përplasi në fytyrë pabesinë antishqiptare Josif Broz Titos. S’është aspak e vërtetë. Enver Hoxha u bë “trim” kundër Titos vetëm pas letrës së 28 marsit të vitit 1948 që i erdhi nga Stalini. Deri asokohe Enver Hoxha ishte një kukull e pështirë në duart e shovinizmit serbomadh dhe Shqipërinë kërkonte ta shndërronte në republikë të shtatë të Jugosllavisë. Pak më poshtë do të jap ca fakte konkrete edhe për qëndrimin poshtërues që Enver Hoxha ka mbajtur ndaj popullit shqiptar në marrëdhëniet me Jugosllavinë.
Në pjesën e parë të komentit të vet, zoti P. Gjerazi e ngre lart figurën e Enver Hoxhës, kurse në pjesën e fundit ngrihet kundër tij. Kot që mundohet t’i heq vetes një sapun mbi gunë, për t’u mbushur mendjen lexuesve se gjoja është antienverist. Nuk është nevoja të përdoren marifete të tilla. Njeriu duhet të ketë burrërinë t’ideklarojë haptas bindjet e veta politike kur e bie rasti. S’ka ndonjë gjë të keqe të jesh enverist, komunist. Sot jemi në demokraci dhe për bindjet e gjithsecilit, qoftë ky individ i pavarur apo formacion politik, gjykon populli ditën e zgjedhjeve në kutitë e votimit.
Komentin e vet zoti P. Gjerazi e mbyll me deklaratën e mëposhtme:
“Por degjenerimi moral i një televizioni privat nuk mund t’i faturohet Enver Hoxhës, por sundimtarëve të Shqipërisë, nga viti 1990 e deri më sot, të cilët i kanë ulur biznesmenët serbë këmbëkryq në ekonominë, politikën dhe në artin e Shqipërisë”.
Interesante! Po pse zoti P. Gjerazi nuk interesohet të dijë se cila është arsyeja që pas vitit 1990 Serbisë i janë bërë gjithë këto lëshime prej politikanëve shqiptarë dhe konkretisht edhe nga një televizion privat? Zoti P. Gjerazi duhej të ishte objektiv dhe t’i përgjigjej kësaj pyetjeje burrërisht, duke u thelluar në gjenezën e saj. Megjithatë, përgjigjen e kësaj pyetjeje e jep në një mënyrë sa bindëse, aq edhe shteruese analisti Gani Mehmetaj:
“Ata nuk e duan Çoliqin, Bregoviçin e viçët e tjerë, vetëm sepse janë serbë, ata i duan sepse ua kujtojnë kohën e egër të izolimit total, kohën kur të vetmin model e kishin televizionin jugosllav dhe ndonjë këngëtar serb. Ata as që donin të mendonin se ka parajsë tjetër pos Jugosllavisë e kryeqytet pos Beogradit! Kompleksin e inferioritetit ndaj serbit e pati edhe diktatori Enver Hoxha. Këtë qëndrim prej skllavi të robëruar në mendje ua barti edhe një pjese të shtetasve të vet, madje edhe atyre që e urrenin diktatorin”[Citohet sipas: Gani Mehmetaj. “Bashkëkombasit e mi të vonuar”. Marrë nga faqja e internetit “ina” (Iliria News Agency)”. 21 prill 2014].
E, pra, dëshira për të ftuar këngëtarë shovinistë serbë në Tiranë, si Çoliçi e Bregoviçi, të cilit zoti Rama, si ish-Kryetar i Bashkisë së Tiranës, i dorëzoi edhe çelësin e kryeqytetit, apo lëshimet e tjera që i janë bërë Serbisë, nuk kanë lindur mbi një truall shterp dhe aspak pas vitit 1990. Ato e kanë zanafillën pikërisht te kompleksi i inferioritetit dhe te fryma prej skllavi që Enver Hoxha manifestonte në marrëdhëniet me Beogradin, duke i mëkuar popullit ndjenja antinacionaliste që prej 8 nëntorit të vitit 1941, ndjenja këto, të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta mbajnë të karfosur klasën politike shqiptare të Shqipërisë Londineze.
Nga sa parashtrova më lart, dëshiroj të theksoj se zonja Nimfa Hakani mua më falënderonte për botimin e reagimit tim ndaj artikullit të saj. Nuk e kuptoj zellin e zotit P. Gjerazi që, për të më sulmuar mua me shpifje, kërkon të bëhet më katolik se papa apo që pula s’ka e ia bën “ish!”
Me sa duket, zoti P. Gjerazi duhet ta ketë një arsye që më sulmon me shpifje që janë armë e njerëzve pa karakter. Ndoshta diku “e ka vrarë samari” keq, por nuk ka burrërinë ta pohojë ballazi, por vetëstruket brenda vetes, pa pasur guximin ta shkruajë të plotë as emrin e vet. Është e habitshme që në kushtet e demokracisë burri i botës ende nuk ka arritur të çlirohet nga autocensura.
Dyshoj se pikërisht ky P. Gjerazi duhet të ketë qenë ai që më pati sulmuar me shpifje edhe në fund të muajit dhjetor 2013, në rubrikën komente, pas botimit të artikullit tim me titull “Eqerem Canaj, një poet-shkrimtar me një individualitet të befasishëm”, në faqen internetike të gazetës “Fjala e Lirë”, 27 dhjetor 2013. Në atë koment ky njeri i autocensuruar nuk qe prezantuar as me emër, as me mbiemër, por vetëm me adresën elektronikegjerazi@yahoo.com. Prandaj unë ia ktheve përgjigjen në një artikull me titull “Në gjurmët e një heroi të satirës së M.E. Saltikov-Shçedrinit”, të botuar po në gazetën “Fjala e Lirë”, më 29 dhjetor 2013.
Ky skllav i autocensurës le të vazhdojë të shpifë kundër meje, se edhe unë do ta vazhdojë ta demaskoj si një njeri të pakarakter që s’e ka burrërinë të dalë në sheshin e mejdanit, por rri e struket vrimave si puna e cironkës së satirës së M.E. Saltikov-Shçedrinit.
Më poshtë po radhis ca fakte, sa për kujtesë, që zoti P. Gjerazi t’i ketë parasysh se cila ka qenë figura e Enver Hoxhës, sidomos në përpjekjet e tij të ethshme për ta përfshirë Shqipërinë nën juridiksionin e Jugosllavisë, si Republikë e Shtatë.
Së pari: Miladin Popoviçi, pasi mori në dorë Rezolutën e Konferencës së Mukjes, e zhubraviti, e bëri shuk dhe ia përplasi në fytyrë Enver Hoxhës. Dhe Enver Hoxha, si një servil i pështirë i emisarit jugosllav, për turpin e tij dhe të Partisë Komuniste të Shqipërisë, nuk mundi të reagonte siç i takonte një njeriu me dinjitet kombëtar. Përkundrazi, ai heshti tamam si ndonjë qen i rrahur para agait të tij serbomadh. Këtë fakt të turpshëm për biografinë e Enver Hoxhës, e ka zbuluar në Arkivin e Shtetit Prof.dr. Muharrem Dezhgiu. Por le të lexojmë një informacion më të hollësishëm për këtë ngjarje poshtëruese në historinë e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe në jetëshkrimin e udhëheqësit të saj, kukullës së Beogradit Enver Hoxha,që tërhiqej zvarrë para shovinistit Miladin Popoviç:
“Xhelal Staravecka,i pranishëm në momentinkur erdhi letra e Ymer Dishnicës për Marrëveshjen e Mukjes, ka sjellë si dëshmi atmosferën që krijoi ky lajm:
“Gjendeshim me shokët e KQ, në mes të të cilëve ishte dhe Miladini,kur arrin korrieri dhe solli Proklamatën e Marrëveshjes së Mukjes. Hapëm Proklamatën dhe e lexuam.Të gjithëve na u ndezën fytyrat nga gëzimi për arsye se u mbërrit bashkimi. Mandej, gjysmë shqip e gjysmë serbisht (përr arsye se unë nuk di serbishten e Miladini nuk di shqip) disi i shpjegova çka ishte shkruar në Proklamatë. Fytyra e Miladinit menjëherë u ndryshua dhe tha:
“Ky bashkim (i Kosovës me Shqipërinë) nuk mund të pranohet. Ne gjithnjë e më tepër forcohemi dhe do të fillojmë me u ra me shpata e jo bashkime me qej(qenër).E mandej ajo Shqipëria etnike! Nanën e saj!”.
Fytyrat tona menjëherë u errën dhe u detyruam me thanë:
Po,po! Do të shohin këta nacionalistë për disa ditë, derisa ne të organizohemi edhe më mirë…dhe do u themi:
Qe Shqipëria juaj Etnike! Sigurisht, shprehja jonë në fytyrë duhet të ndryshojë gjithmonë sipas shprehjes së fytyrës së Miladinit” [V.Dedijer, Marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare (1939-1948),Beograd,1949, f.112. Citohet sipas: Prof.dr. Muharrem Dezhgiu.“Shqipëria nën pushtimin italian (1939-1943). Shtëpia Botuese “Mësonjëtorja”. Tiranë, 2005, f. 316].
Së dyti: Në Plenumin e Beratit të muajit nëntor të vitit 1944, emisari jugosllav, Velimir Stojniç, deklaroi:
“Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë, sepse imperializmi do ta gëlltiste; …e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konfederatë me Jugosllavinë” (Stefanaq Pollo, Arben Puto. “The History of Albania from its origins to the present day”. Routledge & Kegan Paul Ltd. 1981, f. 245. Citohet sipas: Mërgim Korça. “Kush e shkruan historinë”. Gazeta “Metropol”. 17-18 korrik 2012).
Së treti: Prof.as.dr. Elmas Leci, drejtor i Institutit të Studimit të Problemeve të Sigurimit dhe të Mbrojtjes në Tiranë, në shkrimin e tij “A e shiti Enver Hoxha Kosovën”, shkruan:
“Në shtëpinë e tij, në verën e vitit 1999, Fadil Hoxhës i bëra pyetjen: “A kishte kontaktuar dhe a ia kishte bërë ndonjëherë prezent Enver Hoxhës çështjen e rëndë të Kosovës?”. Fadil Hoxha m’u përgjigj: Po, kam shkuar te Enver Hoxha në Tiranë në dhjetor të vitit 1945, inkonjito, pa lejen e Titos, së bashku me Zekeria Rexhën, dhe i kam shtruar si gjendjen e rëndë nën Serbi ku ndodhen kosovarët, ashtu edhe se ç’duhet të bënim. Kjo ishte bisedë shqiptarësh, e mendoj, për shqiptarët. Biseda e zhvilluar në kabinetin e Enverit, në vend që të bëhej preokupim i qeverisë shqiptare, kishte mbërritur, para kthimit tim, te Titoja”.
Kështu e mbylli deklarimin e tij ish-udhëheqësi kryesor i Kosovës dhe në një periudhë kohe edhe President i Jugosllavisë, Fadil Hoxha” (Citohet sipas: Xhafer Leci: “Fadil Hoxha nuk e meriton ngritjen e një përmendoreje”. Marrë nga “Tribuna Shqiptare”. 05 mars 2014).
Së katërti: Enver Hoxha, në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të Partisë më 15 dhjetor të vitit 1947, ka deklaruar shprehimisht:
“…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…” (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Ku gënjen Paskal Milo. Replikë me historianin “e nderuar”. Gazeta “Metropol”. 14 korrik 2012).
Me këtë porosi të prerë që jepte tradhtari Enver Hoxha për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, ai çonte në vend urdhrin e Beogradit, të këtij armiku shekullor të kombit shqiptar, për gllabërimin sa më të shpejt të vendit tonë nga ana e shovinizmit serbomadh, urdhër ky, të cilin Velimir Stojniçi ia përcolli tre vjet më parë Partisë Komuniste të Shqipërisë në Plenumin e 2-të të Beratit që u përmend më lart. Kjo kërkesë e ngutshme për bashkimin sa më të shpejtë të Shqipërisë me Jugosllavinë, dëshmon për natyrën prej frikacaku dhe prej njeriu të pakarakter të Enver Hoxhës, i cili nuk kishte kurrfarë besimi në forcën krijuese dhe në shpirtin e paepur të popullit shqiptar, i cili mund të bëjë me të vërtetë mrekullira kur udhëhiqet nga politikanë me vetëdije të lartë kombëtare. Si një njeri pa shtyllë kurrizore, Enver Hoxha kërkonte t’ia vishte edhe popullit shqiptar tiparet e tij prej langoi të Beogradit.
Së pesti: Pas kthimit nga vizita në Bullgari në dhjetor të vitit 1947, në mitingun e organizuar në Sheshin “Skënderbej”, Enver Hoxha iu drejtua të pranishmëve me thirrjen:
“…Të rrojë bashkimi dhe vëllazërimi me popujt e mareshalit Tito” (Gazeta “Bashkimi”, 20 dhjetor 1947. Cithet sipas: Dr. Vasfi Baruti. “28 nëntori i tretë”. Botim i Qendrës së Pavarur Sociologjike “Eureka”. Tiranë 2006, f. 32).
Së gjashti: Pas takimit që nacionalisti i shquar kosovar Halim Spahia pati me Titon pas luftës, i cili e refuzoi kërkesën e tij për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai vendosi të vinte në Shqipëri.
“Në të kthyer nga Beogradi në Gjakovë e Prizren, ku kishte takime sekrete me anëtarët e KQ të LNDSH dhe patriotë të njohur, udhëtoi për në Tiranë për t’u takuar me Enver Hoxhën (me të cilin njihej mirë qysh më herët). Në këtë takim me Enver Hoxhën, në prezencën edhe të sllavomaqedonit Koçi Xoxe, kërkoi përkrahjen e Enver Hoxhës për këtë çështje me rëndësi jetike për ardhmërinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar, por pa dobi, pasi nuk gjeti mirëkuptim dhe as mbështetje të duhur”. (Citohet sipas: “Halim Spahia – Uikipedia”. Marrë nga faqja e internetit, 07 shtator 2010).
Siç dihet, ky nacionalist i shquar, gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri, arrestohet me urdhër të Enver Hoxhës dhe u dorëzohet autoriteteve jugosllave, të cilat e pushkatuan në vitin 1946, bashkë edhe me disa nacionalistë të tjerë.
Së shtati: Në një takim që përfaqësuesi i misionit amerikan në Tiranë Jakobs ka pasur me Enver Hoxhën më 16 tetor 1946, i ka thënë këtij të fundit se Shqipëria mund të shtrojë si çështje futjen në axhendën e Konferencës së Paqes në Paris të kërkesës pë rajonin e Kosovës. Madje ai e ka pyetur ballazi:
“A nuk mendoni ju se, të paktën, kërkesa juaj duhet të diskutohet dhe të studiohet?”.
Dhe Enver Hoxha, si tradhtar i popullit shqiptar të Kosovës, dha këtë përgjigje:
“…ne nuk jemi duke shtruar kërkesën për rajonin e Kosovës nga aleatja jonë, Jugosllavia” (Citohet sipas: Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”. GEER. Tiranë 2002, f. 516).
Konferenca e Paqes e vitit 1946 në Paris, ishte një shans ideal që Shqipëria të kërkonte ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duke pasur edhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por Enver Hoxha, si tradhtar i popullit shqiptar të Kosovës dhe vegël e verbër e Titos, nuk deshi ta shfrytëzonte këtë rast fatlum në të mirë të interesave tona kombëtare.
Së teti: Në takimin me Molotovin, ministrin e jashtëm të BRSS, takim ky që u zhvillua në Varshavë më 24 qershor 1948, Enver Hoxha deklaroi:
“Letra e KQ PKP(b) e shpëtoi Shqipërinë nga një rrezik i madh. Shqipëria dhe Partia Komuniste e Shqipërisë u ndodhën në një rrezik të madh si rezultat i veprimeve të drejtuesve të Jugosllavisë” (Citohet sipas: “Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse”. Botimet TOENA. Tiranë 2006, f. 174).
Para gjashtë muajsh, Enver Hoxha kërkonte ta bashkonte Shqipërinë me çifligun jugosllav të agait Tito. Gjashtë muaj më pas, ai braktisi çakallin jugosllav, për të përfunduar në strofkën e ujkut rus.
Së nënti: Në letrën që Enver Hoxha i dërgonte Stalinit në vitin 1949 për Kosovën, deklaronte:
“Shqiptarët e Kosovës duhet ta mësojnë mirë se armiku i tyre i pamëshirshëm… është imperializmi amerikan…” (po aty, f. 257).
Me këtë deklaratë, Enver Hoxha, si një servil i regjur, binte në bark para agait të Kremlinit, duke mohuar në mënyrën më të paturpshme kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe personalisht të Presidentit Uillson në Konferencën e Paqes në Paris pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë, të cilën ujqit evropianë kërkonin ta copëtonin përfundimisht, duke e fshirë një herë e mirë nga harta e Evropës, për interesat e shovinizmit serbogrek. Ky kontribut i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u manifestua në mënyrën më të shkëlqyer edhe në mbrojtje të Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 1999.
Sarandë, 29 prill 2014
FAN S NOLI DHE KOMUNIZMI
*Noli dhe shtypi shqiptar në vitet 30-40/*Letërkëmbim arkivash. Noli dhe idetë tij prej patrioti demokrat/
NGA AGIM XH DESHNICA/ BOSTON/
Më 6 janar 1882, lindi në Ibrik Tepe të Turqisë Fan S. Noli. Ky shkrim dokumentar synon të paraqes vetëm një pjesë nga jeta e larmishme e këtij patrioti të madh demokrat.
Në botimet zyrtare të Qeverisë së Mbretit Zog, “Shqipënija më 1937”, me rastin e kremtimeve të 25 Vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, në kreun për historinë e kultures, shkruhet: “me të janë lidhur emnat më të bukur e më të mallëngjyer të shkrimtarëve t’onë të kaluar. Çdo alfabet pati një serë të gjatë asi shkrimtarësh, po mbi të gjithë vetëm katër shkëlqejnë si yje të pa shoqë, Naimi, Fishta, Konica e Noli,” Në albume të përkryer me fotografi pa retush, krahas figurave të shquara të kombit, ndrinte dhe portreti i hijshëm i Fan S. Nolit. Po atë vit Faik Konica do të thoshte: ”At Noli do të mbetet në historinë e Shqipërisë si burri që arriu i pari me hir të vullnetit dhe hollësisë së tij, të flasi gjuhën shqip në meshë. Dita që meshoi për të parën herë, është ogur i bardhë n’udhë të përparimit t’onë. Dhe as e harrojmë, as mund të lëmë të tjerët të harrojnë.”
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore në një varg lajmesh, ndihet shqetësimi i madh i Nolit për fatin e Atdheut përballë fashizmit dhe komunizmit. Ai është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë ata që janë ngritur dhe përpiqen për shpëtimin e popullit shqiptar nga çdo rrezik. Për mungesë hapësire japim vetëm pak njoftime që nisin nga viti 1939 deri më 1968.
Dielli, 7 dhjetor 1939. Nën titullin „Flamuri ynë”, shënohet.“ „U ngrit më 28 nëntor 1912 – u robërua prap më 12 prill 1939… Fjala e Peshkop Nolit i shton shpresat e popullit për çlirimin e Shqipërisë“…Lufta që po bëjnë aleatët në Evropë, ka për qëllim mbajtjen e qeverimit demokratik edhe shpëtimin e kombeve të vegjël nga robëria e fuqive lakmonjës. Shqiptarët duhet të punojnë për lirinë e tyre kombëtare, se liria nuk fitohet pa sakrifica.“
Dielli 27 mars 1943. Pas marrjes së letrës nga Tajar Zavalani F. S Noli shkruan kryeartikullin: „Origjina, shvillimi, dhe e pritmja e Bashkimit të Shenjtë“:…Atëhere puna mbeti t’i flisja Faik Konitzës dhe t’a fitonja për idenë e Bashkimit të Shenjtë. Konitza kundërshtoj me rreptësi Bashkimin e Shenjtë me Zogun në krye… Luftova disa dit’ e net me radhë që t’i mbushnja mendjen që s’kish tjatër më e mirë se kjo. Më në funt Konitza u bint. U bint dhe qendroj në fjalën e tij gjer në orën e vdekjes.“
Dielli 11 gusht 1943: „Lufta në Shqipëri nukë pushoj kur shkelnë italianët Shqipërinë të Premten e Zezë. Populli shqiptar nukë dha armët atë ditë të zezë; i fsheu a i hodhi mi sup dhe mori malet.“ Po në këtë datë njoftohen emrat e komandantëve antifashistë: „Kapiten Hysni Lepenica, Myslim Peza, Dr. Safet Butka, Kolonel Bajraktari, Baba Mustafa, Kristo Peshtani dhe Karagjozi etj.„
Dielli 18 shtator 1943: „Mbreti Zog kërkon hyrjen e Shqipërisë në rrethin e Kombeve të Bashkuara.“
Dielli 25 shtator 1943: Balli i Çlirimit Kombëtar dhe Zogu kërkojnë si dhe tërë patriotët e vërtetë bahkimin e gjithë Shqipërisë.
Dielli 2 tetor 1943: „Fjalë e Imzot Nolit në radio ka bërë përshtypje të madhe në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë.“
Noli dhe idetë tij prej patrioti demokrat
Ashtu si më parë edhe pas vitit 1946, Fan S Noli nuk ka pasur asnjë iluzion për sistemin komunist, si në Shqipëri ashtu dhe në botë. Mjafton të lexohen letrat e dërguara Konicës, ku zhvlerson librat “Kapitali”e “Manifesti Komunist.” Manifesti i vërtetë i Nolit, është krijimi i ndritur, Hymni Flamurit. Për idetë që mbart kjo poezi optimiste mjaftojnë vetëm dy strofa:
O Flamur gjak, o Flamur shkabë,
O vënt e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, Flamur i zi !
Flamur që lint Shën Kastandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin ,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.
Më 1944 me urdhër të E. Hoxhës, pas torturash shtazarake, do të vritej patrioti demokrat, ish kryetari i Shoqërisë Bashkmi Zai Fundo, teksa luftonte krahas nacionalistëve shqiptarë për lirinë e Kosovës. Për këtë akt barbar Noli u shpreh: “Ç’i mbetet Shqipërisë, po i prishëm njerëz të mëdhenj, si Fundoja?”
Në 18 tetor 1951, Noli bënte të ditur: „Unë nuk jam dhe nuk kam qenë kurrë një anëtar i një organizate komuniste. Unë asnjëherë në jetën time nuk kam bërë një predikim komunist ose prokomunist ose antiamerikan. Përkundrazi unë kam lartësuar udhën demokratike Amerikane të jetës dhe theksova faktin historik se Shqipëria i detyrohet për indenpendencën e saj krye krye Amerikës e në mënyrë të veçantë Presidentit Uillson. Kurrrë kisha ime, as unë nuk jemi nën juridiksionin e ndonjë Synodhe ose Patriarkati të huaj, komunist ose tjatër. Si Kishë Orthodokse Shqiptare në Amerikë, të cilin e kryesoj, kjo është në pikpamjen administrative indipendente. Unë nuk kam të bëjë as me emërimet as me dorëheqjet e peshkopëve ose të arkipeshkopëve në kishat orthodokse të Shqipërisë. Kështu që, unë nuk jam përgjegjës në asnjë mënyrë për dorëheqjen e Kryepeshkopit Kisi dhe emërimin e pasardhësit të tij, Kryepeshkopit Vodica.
Në librin origjinal „Album-II 1966“ Boston të Nolit, fshehur prej syve të lexuesve në kohën e diktaturës, në parathënien e ish kryeredaktorit të Diellit, Qerim Panariti del në shesh e vërteta rreth poezisë satirike‚ “Sulltani dhe Kabineti“, botuar në gazetën Dielli më 1961, kundër diktatorit Hoxha dhe qeverisë së tij, e komentuar krejt ndryshe nga analistët komunistë: Po në këtë parathënie shkruhet edhe për ngjarjen aq shumë të përfolur, e mbërritjes së një legate apo grupi diplomatësh sovjetikë në Tiranë, pa dijeninë e kryeministrit Noli dhe ministrit të jashtëm e shpërdoruar nga historianët komunistë, si një fakt simpatie ndaj BS: „Kundërshtarët e Nolit“-shkruan Panariti- „s’kanë hequr dorë as sot që t’i ngjitin vulën e kuqe; s’kanë hequr dorë as sot, kur Noli s’është më me neve që të mpronjë veten. Po të kishin kundërshtarët e Nolit vetëm një çerek derhemi mënt në kokë dhe pakëz fisnikëri, do ta merrnin me mënt, që dhe sikur të deshte Noli të lidhte relacione diplomatike me Bashkimin Sovjetik , kushtet politike në Shqipëri në Dhjetor 1924, ishin aq të mërzitura sa Noli pothuajse po pregatitej t’i linte shëndet Shqipërisë përgjithëmonë.“ Këtë problem e ka trajtuar edhe Prof. Robert C. Austin. Pas shqyrtimit të mjaft dokumenteve arkivore, ai arrin në përfundimin, se në një kohë, kur midis shteteve europiane dhe Bashkimit Sovjetik ishin vendosur lidhje diplomatike, gjithashtu dhe qeveritë shqiptare, kishin zhvilluar bisedime për lidhje të njëjta, pa pritur e pa dijeninë e Nolit më 16 dhjetor 1924 një delegacion diplomatësh sovjetikë mbërriti në Tiranë. “Ministria e Jashtme”,- shkruan Prof. Austin- “njoftonte më 17 dhjetor Nolin se vizat i kishte dhënë konsulli në Vjenë…Më 18 dhjetor u njoftuan Përfaqësitë Diplomatike se, për shkak të situatës ndërkombëtare, delegacionit sovjetik prej tetë vetësh i ishte kërkuar të largohej dhe i gjithë grupi ishte nisur për në Itali po atë mbremje… “
At Artur Liolin në shkrimin Noli dhe komunizmi“ sqaron: “Pasi Noli mësoi mbi egërsitë e regjimit komunist në Shqipëri, ai u distancua, gjë që duket qartë, kur ai nuk pranoi të kthehej asnjëherë në Shqipëri, as për të marrë titujt e ofruar nga Qeveria Komuniste- pa tjetër për qëllime të errta komprometuese–dhe as për hulumtime shkencore, as për të hyrë në çështje të mjegualluara fetare.Në fund , si mund ta ftonte senati i shtetit të Masaçusetsit Nolin për të dhënë bekimin e hapjes së sesioneve të vitit 1963, nëse Noli do të ishte një „komunist?“ Apo si mund ta ftonte Nolin „komunist“ presidenti Lindon Xhonson posaçërisht në Shtëpinë e Bardhë në korrik 1964 për të bekuar në Uashington dhe për të dhënë fjalimin me rastin e 400 vjetorit të Shekspirit? Argumentet ndryshe nuk pinë ujë.“
Letërkëmbim arkivash
Seria e letrave zyrtare me Qeverinë Komuniste për çështje të rëndësishme kombëtare gjatë vitit 1946, na bën me dije për shqetësimin e madh të Nolit për Atdheun. Në fund të atij viti, ndihet zëmërimi i tij ndaj sjelljes së delegatëve që dërgonte E. Hoxha për bisedime me porosi të rrepta. Pas kritikave dhe lajmeve të hidhura që arrinin nga Shqipëria, më 1947 “bekimet” e marrëdhëniet diplomatike të Nolit kanë marr fund. Vatra patriotike do të cilësohej:“organizatë reaksionre që kaloi në mbrojtje të politikës antishqiptare të qeverisë Amerikane. Në vitin 1960 pjesa patriote u largua prej saj dhe krijoi organizatën “Shqpëria e Lirë.”(?!) Pra, një shtrëmbërim ky, kur dihet se kjo organizatë, u krijua me nxitjen e ndihmën e qeverisë komuniste. si kundërshtare e Vatrës Një dokument domethënës, botuar në gazetën Dielli, janar-mars 2003, flet qartë për sa u tha më lart:
RPSH
Ministia e P. të Jashtme V.F.L.P.
N. 353-19 Res. Pers. Tiranë 1947
Promemorie
Shokut Thedhor Heba
Nga informatat e sigurta që kemi, na rezulton se ndër Shqiptarët e Amerikës, të cilët e kanë simpatizuar lëvizjen t’onë nacional-çlirimtare po shënohet një ftohtësi ndaj Pushtetit Popullor, dhe është frikë që kjo ftohtësi me kohë të marrë proporcione të gjera…Ki parasysh se ka edhe disa reaksionarë, që me propagandën e tyre, po mundohen t’a ushqejnë ftohtësinë në rradhët e shqiptarëve ndaj nesh…
Do të marrç kontakt me të gjithë ata që kanë një farë influence dhe do të jeç në lidhje të vazhdueshme me krerët e Shoqërisë Vatra dhe Organizatës Shqipëria e Lirë. Po fshehurazi besimin duhet t’a mbështetësh vetëm ndër krerët e “Shqipërisë së Lirë”..“Vatra“ dhe „Dielli“ kanë një histori dhe të kaluar të shkëlqyer dhe lidhen tepër ngushtë me traditat kombëtare. Prandaj është zor që ato të vazhdojnë të përkrahin regjimin t’onë tek i cili çmojnë vetëm luftën e çlirimit po nuk pranojnë ideologjinë dhe sistemin e tij.
Shokut Dr. John T. Nasse,*) do t’i dorëzosh të hollat**) dhe do t’i rrëfesh, vetëm sa për të marrë njoftim të përmbajtjes së saja, letrën që i drejtohet atij dhe i bashkangjitet kësaj Promemorie.”
P. Ministri i P. të J
Hysni Kapo d.v)
P.S –*) Dr. J T Nase, përkrahës i regjimit komunist në Shqipëri. Kryetar i Shoqërisë Shqipëria e Lirë me gazeten, ”Liria.” **). 5000 dollarë.
Përkujtimi i Nolit
Me rastin e 100 vjetorit të lindjes, në vitin 1982 Federata Vatra dhe UNESKO, përkujtuan me nderim Fan S. Nolin, në mbledhje të posaçme shkencore, ashtu siç i takonte birit të Kombit Shqiptar. Asokohe në Shqipëri u botua një shkrim fyes ndaj tij, në gazetën Bashkimi, përgatitur nga kalemxhijë me gjasa “nolistë”, nënshkruar nga diktatori E. Hoxha. Për anëtarët e partisë ky shkrim qe një urdhër, të mos merrej pjesë në Konferencën përkujtimore! Shumë ftesa u anulluan. Salla e Kuvendit e caktuar më parë, u zevendësua me sallën e vogël të Institutit të Lartë të Arteve. Në qendër të presidiumit, ngrihej busti i diktatorit i ndriçuar nga prozhektorët. Lart në këndin e djathtë, fotografia e Nolit e zvogëluar tej mase me urdhër të sekretarit shkencor të Akademisë së Shkencave, kish humbur në muzg. Për cilin bëhej mbledhja përkujtimore, për Fan Nolin apo Enver Hoxhën? Ata që ishin ulur lart, u njoftuan të zbrisnin poshtë dhe së bashku me dëgjuesit në fund të sallës të afroheshin në katër radhët e para. Në ato çaste kur hidhje sytë drejt fotografisë në kënd e dëgjoje kumtesat e profesorëve, kishe përshtypjen se Noli, në shenjë proteste, ishte larguar nga salla. Për Nolin në Shqipëri, nuk u ngrit asnjë përmendore. Emri i tij nuk u vendos në asnjë institucion shkencor, madje në asnjë shkollë të mesme. Me anën e botimeve të cunguara u kuptua se numëri i veprave të Nolit nuk duhej të kapte nivele të larta. Në ndërtesën e Akademisë së Shkencave fotografi të shumta të diktatorit vareshin kudo dhe busti i tij zbardhte në ballë të sallës së mbledhjeve. Befas një punonjës i Akademisë, zbuloi në Qendrën Arkeologjike, ndërmjet arkash të mbuluar nga kartona, letra dhe pluhur, bustin e Skenderbeut, vepër e skulptorit të shquar Odhise Paskali. Të rimkëmbur e mbarti për në Akademi. Kohët ndryshuan, perdja e hekurt u gris, muri i Berlinit u shëmb, shtatoret e tiranëve u rëzuan. Në selinë e Akademisë së Shkencave, fotografitë dhe busti i bardhë i diktatorit u zhdukën. Tashmë çdo vizitor atje merr frymë lirisht tek sodit Skënderbeun dhe Fan S Nolin.
Dielli në kohën e re
Federata Panshqiptare Vatra me gazetën Dielli në fillim të viteve 90, u shpërngul në Nju Jork. Kryetari i sotëm i Vatrës është patrioti Dr. Gjon Buçaj. Kjo organizatë atdhetare, me gazetën e historike Dielli, vijon të jap ndihmesën e saj për çështje të ndryshme kombëtare. Vatra dhe Dielli janë burime të pashtershme në shërbim të historisë së vërtetë të Shqipërisë dhe të figurave të shquara të kombit. Në përfundim nga shkrimet përkujtimore veçojmë: Dielli, Janar –Mars 2005.
Konica për Nolin: „Ç’humbje, që nuk i jepet rasti të organizojë në Shqipëri një universitet popullor. Leshzi me sy të mprehtë, një fizionomi e qeshur , gati të pres një shaka dhe ta kthejë me uzure, mendjehapur, njohës i gjuhëve romane dhe skandinave. Atë Noli nga kultura dhe karakteri i tij më kujton shpesh kishtarët e Përlindjes Italiane.“
Ernest Koliqi: „Stefan Stilian Noli, një ndër personalitet ma të spikatuna qi shprehi nga gjini i vet kombi shqiptar, paraqitet si nji fytyrë poliedrike, d.m.th. e shumanëshme.“
Hasan Dosti: „Fan Noli ka qenë një fytyrë qendrore në historinë e vendit tonë. Ky simbolizon sinthezën e virtyteve të racës arbërore.“
Agim Vinça: „Noli nuk qe asnjëherë indiferent karshi dramës tragjike të popullit shqiptar të mbetur padrejtësisht jashtë kufive shtetërorë, pas vitit 1913, edhe pse kishte lindur jashtë atdheut, në një koloni në Turqinë Evropiane , ai do ta shohë Shqipërinë, jo si torzo të vitit 1913-s, por si tërësi etnike. Si krijues, si publicist edhe shpirtëror, por edhe si burrë shteti, ai e ngriti zërin kundër dramës tragjike në Jugosllavi dhe në Greqi, në regjimet e tyre monarko-fashiste, në vitet 20-30 të këtij shekulli, por edhe më vonë. Kosova dhe Çamëria ishin për të plagë që kullojnë gjak në trupin e kombit.“
Prof. Robert C. Austin: „Zëdhënësi kryesor i një Shqipërie republikane dhe të demokratizuar ishte Peshkop Fan S Noli, i vendosur të ç’rrënjoste trashëgimin 500-vjeçare të sundimit osman. Edhe pse pa dyshim ishte e dukshme për momentin fitorja e përkohëshme e Nolit përfaqësonte mundësinë e fundit për ndryshimin e doktrinës qendrore të politikës së brendëshme dhe të jashtme të Shqipërisë.“
Leka i I: „Lajmi i hidhët i humbjes së patriotit të madh të Monsinjor Nolit na shqetësoi së tepërmi . Shërbimet e mëdha, që ka sjellë Atdheut kanë qenë e mbeten përgjithmonë të çmueshme . Shpirti i Tij u qetësoftë në paqe e qetësi. „
Princi Skënder Zog:“Fan S Noli ka qenë një patriot dhe shkrimtar i madh.”
Të “fortët” profesorët e djeshëm, këto shkrime e deklarata nuk dëshirojnë t’i prekin. Dje u digjeshin duart, sot u mpihen.
Rrëfimi i Nolit, vargu i gjatë i dokumeteve dhe i shkrimeve nga autorë të shumtë, hedhin dritën e së vërtetës, për jetën e tij politike në përputhje me fazat e zhvillimit të ngjarjeve historike. Udha e shkelur prej këtij atdhetari të madh, duket qartë tek shkon drejt përëndimit të praruar europian dhe amerikan, për lumturinë e popullit dhe lulëzimin e Atdheut.
Gazeta Dielli
Fragmente nga poema “Sulltani dhe kabineti” i F.S.Nolit
Shoke sot kam panair
Shoke bemeni sehir
Sillni kupat e gostise
Sillni shishet e rakise
Kupe e pare jam aga
Kupe e dyte jam pasha
Kupe e trete shpall ferman(lajmerim)
Ngjesh nje palle e jam sulltan
Jam Ali Qopeku i pare
Qen si une s’keni pare
Pra kur leh duartrokisni
Zbrazni topa e brohorisni
Jam imami e jam dovleti
Padishahu e Muhameti
Jam xhehnemi e jam xheneti
Kiameti e selameti
Kush do ligj e Republike
Me statut e me llogjike
E ka pisk e ngordh si horr
Ne konop si tradhetor
Shkruaj ti bashkeqatip
Shkruaj mprehte e me tertip
Mlidhi llomatite e mia
Shkrepi neser tek xhamia
***
Ti Selim qe s’di kendim
Je vezir per arsim
Mbylli shkollat se na nxine
Me kalemn e tradhesine.
***
Ty Abdyl xhahil nefer
Ty te bera serasqer
Mprih hanxhar e mprih sepate
Varr e ther po pa shamate
***
Ty or Hajrulla sevda
Ty te bej kezllar aga
Ti haremin ma permbush
Plot me cupa shege e rrush.
Sillme lule dhe burbuqe
Qimezeza, qimekuqe,
Ca te kolme, ca te thata
Ca te vogla, ca te gjata.
Vall mos u cudit me mua
Qe te gjitha nuk i dua
Qe te gjitha do t’i mbledh
Njeze vetem do te zgjedh.
Ate njeze or vella hadem
Ty ta fala si hanem
Ty ta fala si dhurate
Sehir beje dite e nate
Ty te shqepi tirania
Mua hamja dhe rakia
Qe te gjitha o Perendi
Na i ben me urtesi
Na dhe brire mbreterore
Na stolise me kurore
Na leshove neper dhente
Dhe na fluturuan mendt
SIPAS CIA- Dëshmitë e të arratisurve nga Hasi që janë burgosur në Jugosllavi”
Nga Auron TARE/
Në dokumentet që botojmë sot, të ardhura nga arkivi i deklasifikuar amerikan mbi operacionet klandestine të CIA-s 1949-1955 kundër Shqipërisë komuniste, mund të shikojmë disa të dhëna me shumë interes. Këto dokument vazhdojnë të ndriçojnë më mirë aspekte të veçanta të operacioneve sekrete kundër regjimit të Enver Hoxhës. Në dokumentin e parë kemi të dhëna me mjaft interes, të marra nga interrogimi i një prej grupeve klandestine të sapodala nga Shqipëria. Grupi “Pisha”, i hyrë në Shqipëri nga kufiri me Jugosllavinë ishte një grup i stërvitur nga oficerët e CIA-s amerikane. Hyrja e këtij grupi në Shqipëri nga kufiri me Jugosllavinë vjen pas një marrëveshjeje të ndërmarrë nga të dyja shërbimet, ato amerikane dhe jugosllave, pas vitit 1951. Por, duhet theksuar se amerikanët mbanin në kontroll të gjitha grupet, edhe pse jugosllavët përpiqeshin për t’i infiltruar ato me shqiptarë të rekrutuar prej tyre. Ashtu si shumë grupe të tjera që hynin në Shqipëri, edhe grupi “Pisha” ka pasur një sërë objektivash të caktuara. Megjithatë, interesant është fakti se përse oficeri përgjegjës i operacionit ka shënuar se informacioni i është marrë një prej anëtarëve të grupit pas një këmbënguljeje të tij. Informacioni i ardhur nga ky person, në dukje shumë normal për një anëtar të një grupi diversionist, i cili ka qëllim nxjerrjen e informacioneve sekrete, sjell një listë emrash, të cilët mendohet se janë burgosur nga autoritetet jugosllave. Kundërshtarë të regjimit komunist, ata janë burgosur nga jugosllavët.
Përse kjo listë emrash kundërshtarësh të regjimit të Hoxhes duhej t’u jepej oficerëve të CIA-s pas një insistimi të tyre? A nuk do të ishte e udhës që grupi “Pisha” të kishte si objektiv shpëtimin e këtyre kundërshtarëve të Hoxhës nga kthetrat jugosllave? Çdo zbulues e ka të vështirë të mos ngrejë dyshime për motivet e vërteta të agjentit të tyre në dhënien e këtij informacioni shumë normal për një rrjet agjenturor. Por, hezitimi i tij i theksuar nga oficeri amerikan ngre pyetjen: A mos vallë anëtari i grupit “Pisha” të ketë dashur të infiltrojë midis listës së tij agjentë të Sigurimit shqiptar, të cilët mund të ishin dërguar me një mision sekret nga Shqipëria? Ndoshta ky dyshim mund të marrë përgjigje nga arkivat akoma të padeklasifikuara të Shërbimit shqiptar, megjithatë deri atëherë, dokumenti i botuar sot mund të shikohet me kërshëri si një dritare e vogël, nga ku mund të hidhet një vështrim i zbehtë në errësirën e të panjohurave të atyre viteve. Një tjetër informacion i dalë nga ky dokument është lista e plotë e anëtarëve të Komitetit të Lidhjes së Prizrenit një organizatë e krijuar dhe e financuar nga UDB-ja Jugosllave, si një mundësi për të kontrolluar të gjithë aktivitetin e shqiptarëve anti-Hoxha. Lista, e cila do të botohet numrin që vjen, ka në krye edhe personin e përmendur në dokumentin e CIA-s, Lutfi Spahiun nga Prizreni, një prej anëtarëve më aktivë të kësaj organizate në mbrojtje të synimeve dhe planeve jugosllave kundër Shqipërisë së asaj kohe.
MEMORANDUM: 14 KORRIK 1952
Subjekti: Marrja në pyetje e grupit “Pisha”. Pjesa IV e operacionit BGFIEND Për: (emri i fshirë) Nga: (emri i fshirë) Informacioni i mëposhtëm u dha nga “Pisha e Vogël” në pjesën e fundit të seancave të marrjes në pyetje, pas kërkesave të përsëritura. 1. Personat e mëposhtëm janë larguar nga Shqipëria komuniste dhe kanë kaluar në Jugosllavi. Ata janë burgosur nga jugosllavët si të burgosur politikë. 1. Mehmet Ali Bajraktari Has 2. Rexhë Ali Bajraktari Has 3. Sadri Ali Bajraktari Has 4. Skënder Ymer Bardhoshi Quke 5. Rexhë Hasoni Golaj 6. Halit Osmani Luma 7. Ali Haliti Luma 8. Baftjar Doda 9. Bilal Kola 10. Ndrec Sufi, me një grup prej 15 ndjekësish 11. Mark Biba dhe Gjin Gjeta, me 24 ndjekës Nuk dihet se cilët jetojnë ende, por dihet se të gjithë janë futur në burg si të burgosur politikë nga qeveria jugosllave. Emrat e mëposhtëm janë futur në burg pasi kërkonin të arratiseshin nga Jugosllavia. Pjeter Gjoni Fuat Zamimi Sadik Kolgjini.
1.Informatorë të armatosur në Shtiqën (Kukës) Popullsia në Shtiqën.
Nuk dihet numri i saktë, megjithatë nga informatorët tanë mendojmë se popullsia e armatosur në Shtiqën nuk është më shumë se 200 vetë. Ky numër është i përafërt dhe një rishikim i tij është i nevojshëm. 1.Më poshtë është një përkthim i një letre të hapur dërguar emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi, liderë të Lidhjes së Prizrenit. “Populli i Shqipërisë, vëllezër dhe motra, ju duhet të bëni gjithçka për t’u arratisur nga regjimi i Enver Hoxhës dhe të vini në Jugosllavi, pasi këtu në Jugosllavi ne kemi ndihmë politike dhe ekonomike. Ne kemi dërguar një grup në Shqipëri me qëllim hartimin e një liste me emra për t’ju dërguar armë në Shqipëri dhe për t’ua shpërndarë njerëzve kudo në Shqipëri, por ky plan ka ndryshuar paksa”. Shënim: Lutfi Spahiu ka thënë dhe thotë në shumë raste se Shqipëria mund të çlirohet vetëm me ndihmën e jugosllavëve dhe të askujt tjetër. Spahiu ka bërë shumë punë në mesin e emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi.
1. Emrat e parashutistëve të vrarë, apo të kapur nga regjimi i Hoxhës.
Rifat Zyberi Ded Hili Azis Rusta Shkodër Hamit Toshi Riza Xhemali Fushë Bardhë, Gjirokastër Fidai Veliu Fushë Bardhë, Gjirokastër Hysen Sallku Peshkopi.
“Rekrutimet: Na duhen agjentë më cilësorë”
TOP SEKRET
PLAN DYVJEÇAR PËR OPERACIONET
SHQIPTARE
Pjesa e Parë: Konditat e operacioneve
…….
Vendet dhe ambientet nga ku mund të rekrutojmë
më shumë agjentë:
a. Shpura e ish-Mbretit Zog. Mundet që tre apo katër
agjentë të kalibrit të liderëve të grupeve mund të na
jepen nga Zogu, nëse ai vazhdon të bashkëpunojë me
ne, si dhe nëse problemet e tij me autoritetet në Egjipt
marrin fund.
b. Kampi i refugjatëve Lavrio, Greqi: Për momentin
nuk ka njerëz me kualitet lidershipi në kampin e Lavrios.
Janë 70 deri në 100 vetë, të cilët mund të përdoren
si pjesëtarë të grupeve për të mbështetur liderin.
c. Janina dhe Trieste: Qendrat e interrogimit në këto
dy qytete japin mundësinë e zbulimit dhe rekrutimit
të talenteve për agjentë potencialë. Të gjithë refugjatët
që vijnë këtu vëzhgohen me qëllimin për të zbuluar
rekrutë.
d.Kompania shqiptare në Gjermani: Kompania prej
200 vetash në Gjermani, tashmë e gjitha nën kontrollin
amerikan, konsiderohet si një vend për rekrutimin
e agjentëve të nivelit të ulët, të cilët mund të përdoren
për emergjenca, apo si një ekip sulmi në momente të
caktuara.
Metodat që do të përdoren për infiltrime
të suksesshme, si dhe krijimin e agjentëve
rezidentë.
a. Për të kryer infiltrime të suksesshme, si dhe për të
krijuar baza të agjentëve rezidentë, metodat e mëposhtme
janë të nevojshme
1. Përdorimi i agjentëve të trajnuar në mënyrën më të
mirë, si dhe me kontakte shumë të mira brenda vendit.
2. Përdorimi i njerëzve me njohje të mira të zonës së
kufirit, si dhe të zonës operacionale.
3. Infiltrimi i agjentëve vetëm në vendlindjen e të paktën
liderit të grupit.
4. Kontakt i grupit vetëm me njerëz të besuar.
5. Sigurimi i dokumenteve të rregullta
6. Misione të limituara që kalojnë kufirin me objektiv
rekrutimin e një numri të vogël, por të kalibrit të lartë
dhe jo qëndrimin e një grupi në një zonë për një kohë të
gjatë.
7. Reduktimi i misioneve në grupe prej dy personash
apo edhe vetëm një person.
8. Misionet duhet të jenë të shkurtra, por në mënyrë
frekuente dhe jo të gjata dhe të rralla.
Në varësi të ngjarjeve për të cilat ne nuk kemi kontroll.
Mundësia për të ardhmen ekziston për:
1. Operacione kundërzbulimi me agjentë të Shërbimit
Sekret Shqiptar, të cilët pranojnë të bashkëpunojnë me ne.
2. Rekrutime në vend.
TOP SEKRET MEMORANDUM: 21 KORRIK 1952 Subjekti: Raporti mujor BGFIEND, 15 qershor -15 korrik 1952 Për: (emri i fshirë) Nga: (emri i fshirë) 1. PËRMBAJTJA E PROGRAMIT HTGRUBBY (emri i koduar i radios “Europa e Lirë”- shën. i redaksisë) transmeton përditë gjatë kësaj periudhe, me përjashtim të datës 5 korrik. Temat e trajtuara në veçanti gjatë kësaj periudhe ishin Kongresi i Dytë i Rinisë, plani 5-vjeçar, Kodi Penal, si dhe biografia e oficerëve komunistë. Në mënyrë që të adoptojmë një propagandë me pozitive, stafi ka marrë detyrë që të shkruajë një seri bisedash, secila e fokusuar në të katër principet e Htneight (komiteti “Shqipëria e Lirë”).
1. KAPJA E VALËVE TË RADIOS NË SHQIPËRI Grupi “Pisha” na informon se radio “Europa e Lirë” kapej në të shumtën e kohës në zonën e Kukësit përgjatë dy muajve që ata ishin atje. Grupi “Shelgu”, i cili nuk kishin radio me vete, na informon se ata kishin folur me një shqiptar, i cili kishte dëshmuar se ai e kishte dëgjuar radion HTGruukomuby (“Europa e Lirë”) në shtëpinë e një kushëriri në Durrës. Fatkeqësisht, as grupi “Pisha” dhe as grupi “ Shelgu” nuk kanë mundur të na sjellin ndonjë informacion mbi reagimin e shqiptarëve ndaj transmetimeve të HTGruuby (radio “Europa e Lirë”). Megjithëse grupi “Pisha” na tha se morali i grupit të tij ishte mjaft i lartë, si rezultat i transmetimeve te HTGruuby (radio “Europa e Lirë”). 1. PERSONEL (Emri i fshirë) i rikthyer nga misioni i tij me britanikët më 18 korrik dhe me sa di unë IDENTITETI 1 është në proces për t’u pajisur me besimin për të zëvendësuar RNDRAWER. Megjithatë, është një nevojë urgjente për dy shkrimtarë te mirë shqiptarë, të cilët do të zëvendësojnë (emri i fshirë), si dhe (emri i fshirë). Zgjidhja më e mirë, mendoj unë, është që një prej grupeve tona të nxjerrë nga Shqipëria një apo dy njerëz të kalibrit të lartë, pasi është e qartë se nuk ka shqiptarë të kalibrit, të cilët të kenë materiale apo eksperiencë se si janë konditat dhe ngjarjet brenda Shqipërisë. Një ngritje e moralit me motivacion idealist do të ishte ngjarje shumë e mirë për stafin e HTGruuby. 1.FLETUSHKAT Më 6 korrik 1952, 500 mijë fletushka me simbolin e HTNeight( komiteti “Shqipëria e Lirë”), si dhe 100 mijë gazeta të vogla.
Kur Serbia do t´i shpallë të pavlerëshme……. ?
Nga Fahri XHARRA/
“P ë r mua ë s h t ë z g j i d h u r ç ë s h t j a e K o s o v ë s. Kjo do të thotë se ajo nuk ekziston më si Krahinë Jugore.Brezin tuaj e këshilloj që mos të shpenzoni energjinë në çështjen e Kosovës,ngaqë historia atë e ka zgjidhur pa ju”.Qosiq thekson se ai:” pari në vitet e gjashtëdhjeta kam dalë në opinion me idenë për ndarjen e Kosovës,por ajo nuk ka kaluar… Nëse në një luftë humbasim 60 për qind të meshkujve,ashtu na kishte ndodhur ne,nëse në vend aq shumë rrënohet dhe plaçkitet si Serbia,atëherë ajo luftë nuk mund të festohet,kështu si sot kremtohet – vetëm si fitore… Ne nuk guxojmë më të luftojmë..Nuk kemi potencial biologjik,e aq më tepër patriotik.Besoj se paqja është kushti i vetëm i ekzistimit tonë.Ka shumë ngjashmëri procedimet,ultimatumet dhe raportet e fuqive evropiane ndaj Serbisë më 1914 e 1941.Shumë ngjashmëri.Natyrisht, askush ka ka ultimatume ndaj nesh,mirëpo mendoj se tash ato trysni janë perfide në metodologjinë e tyre,ngase bartën ne sferën ekonomike dhe jetën e përgjithshme të popullit.Dhe,që ajo trysni të jetë e tolerueshme,ose të zvogëlohet,është e domosdoshme që të gjitha forcat të punohet për aleanca të reja (Dobrica Qosiqit,dhënë javores serbe “Nedeljnik)
Por, kjo nuk mjafton! Ta ndjekim pak historikun . Të shofim se si ata e planifikonin zhbërjen tonë ; e donin rritjen teritoriale me toka të huaja , me njerëz të huaj. E mendonin dhunën (jo vetëm që e mendonin) si mjet për arritjen e idesë së tyre t´errtë për ne. . Deri diku edhe ia arrijtën ! Ku qëndronte plani i tyre , dhe ku është qëllimi im?
Sërbia e madhe e quajtur edhe ideologjia serbomadhe e mendonte bashkimin e tokave
”serbe” , ato toka ku ata ” jetojnë ” dhe ”dikur jetonin”. Ku mund të ketë Serbi të madhe të shtrirë mbi toka të huaja.? Por planet me emra të ndryshëm dhe autorë të ndryshëm shtriheshin mbi tavolinat e zyreve të tyre dhe të kancelarive europiane gjatë gjithë kohës( që nga fillimi i shekullit të 19-të)
Ilia Garashanini(1844) dhe Načertanija e tij. Naçertanja ( plan, prashikim) ishte një program i msheft i politikës së jashtme të Serbisë. Plani ishte bazë e politikës serbe, që ajo të mos përkufizohet në kufijt e sotëm të saj (1884 fxh) , por duhet që ti bashkoj të gjithë popujt serb që ata na rrethojnë (Ilia G. Načertanije) (Čerta je i temelj srpske politike, da se ona ne ograničava na sadašnje njene granice, no da teži sebi priljubiti sve narode srpske koji ju okružavaju (Ilija Garašanin, Načertanije) .Sipas të famshmës Naçertanje :”Serbia duhet të punoj në çlirimin e Serbëve dhe Sllavëve të tjerë dhe ti bashkon krahinat për rreth saj , Bosnja , Hercegovina , Mali i Zi , Shqipëria Veriore , Kosova , Sanxhaku (që ishin ende ndër Perandorinë osmane 1884) si dhe të tjerat që ishin nën Austrohungarinë.”
Serbët e dinin që perandorisë osmane i viente fundi , dhe mendonin ( dhe ia arrijtën ) që të shkëpusin sa më shumë toka të ”saja”.Serbia karshi botës e paraqitëte ” të drejtën e saj të shenjt historike ” e cila bazohej në ”Carevinën Serbe të Dushanint ” të shek.14-të. ” Sërbia duhet që nga shteti turk të merr gurë pas guri ,dhe nga ky material i mirë të ndërton mbi themelet e vjetra dhe të forta të carevinës serbe një shtet të madh serb”
Kush ishin ata serbë që do i bashkoheshin shtetit ”amë” të Serbisë? Vuk Karaxhiçi shkruante (1849) : ”Të gjithë serbët dhe nga gjithkund” Ai mendonte serbët në këtë
mënyrë: ” Serbët e tri feve , ata të ”fesë greke” (ortodoksisë sllave) e quajnë vetën Serb,
( paramnendoni se çfarë numri i madh i shqiptarëve ortodoks është përfshirë në këtë grupim , duke pasur par syshë edhe vetë Vuk Karaxhiqin), të tjerët me ”fenë turke ” që quhen turq dhe të tretët ”të fesë së Romës” që quhen Latin.
Herët , shumë heret (1807) Kisha Serbe i kishte dërguar misionarët e vet (Arsenije Gagović-i, Stevan Stratimirović-i ) tek Cari i Rusisë që t´ia paraqesin dhe propozojnë planin pë ” ribërjen e “Carstva Slavjano-Serbskoga” , po në këtë vit edhe vladika i Malit të Zi ( Mali i Zi nuk kishte shtet në atë kohë ) Njegoshi e dërgon edhe ai planin e tij tek Cari i Rusisë për zgjerimin e Malit të Zi edhe kah Hercegovina dhe Dalmacia .(1807)
Por sidoqoft bazat e teorive dhe ambicjeve serbomëdha i ka themeluar Vuk Karaxhiqi.
Planet dhe apetitet serbe nuk kishin të ndalur . Paraqitet në skenë Jovan Cvijiçi i cili e shihte përparimin politik të Serbisë me anën e teorive serbomëdha. Ai i e kishte në ”qef” jugun e Ballkanit , mendonte në Maqedoninë e sotme dhe në Shqipërinë Veriore.. ” që ishin tejet të rëndësishme për zhvillimin e Serbisë” Merrni me mend që vendimet e Kongresit të Berlinit (1878) atij nuk i pëlqenin dhe se sipas tij :”Serbia ka mbetur shtet në shtetrrethim” dhe ” serbët , popull i burgosur” dhe në mënyrë që ajo (Serbia fxh) ”ta fitonte pavarësinë saj i duhej patjetër dalja në detin Adriatik ” Edhe Dubrovniku ” ishte ” serb , sipas tij. Cvijiçi nuk shihte ëndrra , a i e dinte që ”problemi ” serb zgjidhet vetëm me luftë . Dhe, atë e bënë dis herë.
Shumë plane , shumë përgatitje në vazhdimësi . Në vitin 1937 ,docenti i Fakultetit filozofik ne Beograd Vasa Çubriloviç, iu pat dëduar organeve shtetërore të Jugosllavisë një dokument të besueshëm me titullin ” Shpërngulja e Shqiptarëve” i cili flet për ”zgjidhjen e problemit Shqiptar, gjegjësisht si thot ai për shpërnuljen e koordinuar , sistematike dhe energjike” të shqiptarëve nga Jugosllavia, Çubriloviçi i propozon metodat e dhunës , tmerrit , presionit, korruptimit, dërgimin e njësive paraushtarake për kalljen dhe e fshatrave në mënurë që të arrihet shpërngulja masovike e banorëve shqipëtar nga tokat e tyre.
Në vitin 1939 , Nobelisti i ardhshëm (1961) , Ivo Andriç-i hynë në grupin e prejektuesve më të urryer për ndarjen e Shqipërisë dhe shpërnguljen e shqiptarëve musliman¬ë.
Po viti 1941, qeveria fashiste e Jugosllavisë , e përgatitë planin tjetër të kohës , i njohur si ”Serbia homogjene ” e Stevan Moljeviçit.” Duhet të ”korrigjohen gabimet e vitit 1918”,thot ai, dhe vazhdon:”Na duhet Serbia hogjene me hyrje dalje të pakufizuar nëpër detëra , dhe që serbët të jetojnë të bashkuar pa përzierje tjera racore”
Po ,Qeveria e Nediçit me planin : “Sve Srbije” ( Të gjitha Serbitë) 1943 ?
Po, Meorandumi i ASHAS (SANU) 1968 ?
Po ,Plani Vuk Drashkoviqit 1990 ?
Po ,Plani i Milosheviqit ” Krnja Jugosllavija” ?
E more Zot !
Mendoni që do të kemi qetësi nga Serbët ? Kurrë . Por ,fatbardhësisht që kësaj rradhe e kemi zgjedhur mikun.
Deri diku kishte me u lehtësue shpirti sikur Serbia të tregonte vullnet të mirë dhe para botës të shpallte që të gjitha këto plane janë të anuluara. Kur?
Pra , kur Serbia do t´i shpallë të pavlerëshme…….
- « Previous Page
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- …
- 70
- Next Page »