• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2014

DEMONSTRATA NE WASHINGTON- THIRRJE NGA FORUMI SHQIPTAR

April 7, 2014 by dgreca

Më 8 prill 2014, ditën kur kryeministri kundërshqiptar i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kryen një vizitë në Shtëpinë e Bardhë i ftuar nga Zëvendës Presidenti Amerikan Xhozef Biden, mijëra shqiptaro-amerikanë do të organizojnë një Demonstratë në Uashington D.C., kundër diskriminimit të egër e të gjithanshëm të shqiptarëve etnikë nën Malin e Zi (Ulqin, Plavë, Tuzi, Tivar, Guci, Podgoricë, Rozhajë, etj).Kjo Demonstratë, më e madhja në Historinë Shqiptare në mbrojtje të shqiptarëve etnik e trevave etnike shqiptare nën Malin e Zi, organizohet nga organizata e organizma të shoqërisë civile shqiptaro-amerikane në Neë York. Çikago, Detroit (të trevave shqiptare nën Malin e Zi): shoqata “Ana e Malit”, Fondacioni Plavë-Guci, shoqata “Dedë Gjon Luli”, Fondacioni “Don Simon Filipaj”, Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”, Fondi Humanitar “Malësia”, Shoqata “Ulqini”, Shoqata Atdhetare “Kraja”, “Rrënjët Shqiptare”.

Kjo Demonstratë është përkrahur e mbështetur me pjesmarrje e fonde edhe nga shoqata, fondacione e organizma të tjera në Amerikë si: Federata Pan-Shqiptare “Vatra”, Këshilli Nacional Shqiptaro-Amerikan”(NAAC), Batalioni “Atlantiku”, shoqatat “Rugova”, “Kombi”, Albanian American Foundation, shoqatat e Kosovës Lindore (Preshevë, Medvegje, Bujanovc), etj.

Në përkrahje solidarizuese e sensibilizueze me këtë Demonstratë në Amerikë, iu ftojmë që në trevat shqiptare nën Malin e Zi, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kosovën Lindorë (Lugina e Preshevës), Çamëri (Greqi), Sanxhakun Shqiptar (Tregu i Ri) si dhe në diasporat shqiptare në botë: Uashington D.C. (SHBA), Bruksel (Belgjikë)- para selisë së BE e NATO-s, në të gjitha shtetet antare në BE e NATO, OSBE, Këshilli i Europës, etj. si dhe në vende të tjera të botës: Australi, Izrael, Afrikë e Jugut, Argjentinë, etj. iu Ftojmë me këtë Thirrje:

1.      8 Prillin e sivjetëm e të çdo viti kalendarik ta shpallim: “Dita e Shqiptarëve nën Malin e Zi”, ndryshe edhe: “Dita kundër Diskriminimit të Shqiptarëve nën Malin e Zi” apo “Dita e Solidaritetit me Shqiptarët nën Malin e Zi”.

2.      Më datën 8 Prill 2014 të ngrejmë dukshëm në çdo shtëpi shqiptare në Malin e Zi, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, etj. dhe kudo në botë Flamurin Kombëtar Shqiptar, Flamurin Amerikan si dhe Flamurin e Bashkimit Europian si shenjë solidariteti me shqiptarët nën Malin e Zi.

3.      Më datën 8 Prill 2014, në shenjë proteste kundër diskriminimit të shqiptarëve nën Malin e Zi, çdo shqiptar kudo në Botë, në ora 12.00 të mesditës (në ora lokale e çdo shteti) të ndërpresin punën për pak minuta, të thotë ndonjë fjalë në punë, universitete, rrugë e kudo tjetër kundër politikave të Malit të Zi ndaj shqiptarëve etnikë, etj.

4.      Më datën 8 Prill 2014, çdo shqiptar që është antar në rrjetin social në Facebook e Twiter të shkruajnë disa fjalë, një koment, një qëndrim kundër politikave diskriminuese e asimiluese të Qeverisë së Milo Gjukanoviçit ndaj shqiptarëve etnik nën Malin e Zi.

Ftojmë të gjitha organizmat e shoqërisë civile (shoqata, fondacione, qendra e institute të ndryshme, etj.) si dhe personalitete të kulturës, shkencës, politikës, etj. të nënshkruajnë këtë Thirrje apo ta publikojnë si të tyren e prej tyre në masmedia apo në faqe interneti kudo në botë.

FORUMI SHQIPTAR I KULTURËS,

EDUKIMIT E SHKENCËS

 

Tiranë, 7 prill 2014

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: DEMONSTRATA NE WASHINGTON- THIRRJE NGA FORUMI SHQIPTAR

SHOTA E DYTË, POETJA- LUFTËTARE NË TRI LUFTRA

April 7, 2014 by dgreca

Nga Prof. Murat Gecaj/

1.Gjatë një veprimtarie përuruese, në sallën e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar, takova për herë të parë shkrimtaren e re dibrane, Raimonda Maleçka. Me atë pamjen buzagase e dashmirëse të fytyrës, ajo shprehu kënaqësinë për njohjen tonë. Sigurisht, këtë gjë ia thashë dhe unë asaj.Kisha lexuar sadopak për Mondën, në faqe të ndryshme Interneti. Por ndryshe është, kur bisedon nga afër, me një poete a shkrimtare. Në këtë rast, ishte kënaqësi e veçantë për mua dhe tërësisht përputhej me interesimin, që të merrja të dhëna nga ajo, për një libër të pritshëm, me disa shkrime kushtuar femrave krijuese. Ishte rasti më i rrallë ose pothuejse i vetmi, që do të kisha autore, në tufën e shkrimeve për mjaft libra, jo vetëm një krijuese të talentuar, por dhe një luftëtare të paepur për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar. Pra, ajo kishte mbajtur në duart e saj jo vetëm lapsin ose stilolapsin, por dhe pushkën e automatikun.

Bazuar në këto, që shkrova më lart, sigurisht edhe përmbajtja e librave të saj do ta kishte këtë tematikë. Së pari, për këtë gjë mora informacionin e duhur dhe u binda, duke parë skedarin online të Bibliotekës Kombëtare, në Tiranë. Aty mund t’i shohë secili i interesuar titujt e librave të Raimonda Maleçkës, Nuk di nëse ka ndonjë libër të paregjistruar aty, por numri i tyre është 13, pa përmendur librat, që ka redaktuar, me tematikë luftën e UÇK-së. Po, për këtë gjë, më tregoi edhe vetë kjo autore, gjatë një bisedë të posaçme me të.

2.

Ja, tani kam ndër duar dy libra të Mondës, të cilët ajo m’i dhuroi me shënimet e saj dashamirëse. I pari, e ka titullin “Safet Peci-Boletini, dy herë i pavdekshëm-Kujtesë”(Tiranë, 2013) dhe “Mbollën  gjak, mbijnë këngë-I”(Tiranë, 2013). Siç kuptohet lehtë, libri i parë flet për jetën heroike të një djaloshi. Në disa faqe përmban poezi, shumica me tematikë atdhetare. Të tilla janë ato me titujt: “Mëmëdheu”, “Ti, oj lule”,”Shqipëri”, “Kosovë” etj. Ndër vargjet e frymëzuar e kushtrim, për të gjithë bashkatdhetarët, janë dhe këta: “Ja do rrojmë, ja do vdesim,/ Shqipërisë nderin nuk ia shesim,/ s’do ia shesim kurrë për jetë,/ do ta ngremë si zonjë në truall’ të vet”( poezia “Betim”).

Në pjesën e dytë të këtij libri janë disa skica të frymëzuara, në të cilat flitet për traditat atdhetare, liridashëse e luftarake të fisit të Boletinëve, por dhe për një djalë trim të atij trualli, Safet Pecin-Boletini. Autorja dëshmon për të, se ai ka dy pavdekësi, pasi ishte poet dhe luftëtar i lirisë. Dhimbjen e madhe e kujtimin e përhershëm për birin shumë të dashur të tyre, si për nënën e babain, Zeqirin, për motrat e gjyshërit dhe tërë rrethin familjar, autorja e paraqet përmes fjalëve të saj, por dhe me mjaft fotografi familjare. Kudo, në qendër të tyre, është vendosur dëshmori i lirisë, Safet Peci i Boletinëve. Përmbledhurazi, Rajmonda shkruan edhe këto radhë për personazin kryesor të librit të saj:

“Safet Peci-Boletini është një dhimbje krenare, jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë të rinjtë e Kosovës dhe të brezit të poetëve të kohës së tij. I lindur për dy dashuri të mëdha, dy dashuri të shenjta, të cilat i ka provuar sa jeta historia njerëzore, I lindur me ndjesinë e njeriut me botë të madhe prej vjershëtori dhe me zemrën që rreh me zemrën e madhe të Atdheut. Dy dashuri, që nuk të lënë të vdesësh kurrë, dy dashuri, që plotësojnë dhe ushqejnë njëra-tjetrën”. Siç shprehet autorja e këtij libri, ai djalosh mbeti përherë aty, me shtatoren, në mes të Mitrovicës së Kosovës, me heroizmin dhe vargjet e tij poetike.

Siç është e kuptueshme, do të duheshin sa e sa faqe, për ta bërë paraqitjen e përmbajtjes së librit tjetër të kësaj autoreje, poete, shkrimtare e luftëtare. Ai u përurua në Skënderaj, me rastin e 6-vjetorit të shpalljes së Republikës së Kosovës.

Kërkoj mirëkuptimin e lexuesve, se po shënoj këtu vetëm që libri “Mbollën gjak, mbijnë këngë”-I (Trimëritë, kur këndohen, jetojnë gjatë…) ka 644 faqe dhe të gjitha janë në vargje. Në recensionin e tij, Dëfrim Cani e sintetizon tërë përmbajtjen e librit në fjalë, me këto radhë domethënëse: “Në treqind  “dedikime”, krijime artistike të llojit mes poezisë dhe baladës, Maleçka evokon veprën e të rënëve të Kosovës dhe trojeve  tona kombëtare, në një dimension tjetër,-ata nuk duhet të harrohen dhe praninë e tyre duhet ta kuptojmë…”.Dy faqet e para hapen                                                                                                   me vjershën kushtuar kryetrimit Adem Jashari dhe përfundojnë me atë për Zejnullah Rrahman Zenën. Tërë atyre, poetja u thurë vargjet: “Në gjithë kushtrimet për lirinë,/ në çdo shteg e në çdo prag,/ kur Kosova kishte dhimbje,/ ju u bëtë mehlem’ mbi plagë”. Prandaj  janë domethënëse dhe të kuptueshme fjalët, që ka shkruar një lexues, para përurimit të këtij libri, në Skënderaj të Kosovës: “Urime, mike e nderuar! Atë ditë do ta mbysim urrejtjen, do ta mbijmë këngën dhe do ta kthejme gjakun, mundin e sakrificën…”.

3.

Me pak fjalë, cila është poetja, shkrimtarja dhe luftëtarja trime për lirinë, Raimonda Bujar Maleçka? Ka lindur më 11 mars 1970 dhe shkollën 8-vjeçare, të mesme dhe të  lartën, për gjuhë-letërsi e gazetari, i mbaroi në Tiranë. Me pasionin për të thurur poezi, vëllimin e parë, “Ëndrra lozonjare”, e botoi në vitin 1998. Në atë periudhë, iu përkushtua me shpirt edhe luftës për çlirimin e trojeve tona amtare. Në një bisedë, të publikuar me të, dëshmohet se ajo ishte “luftëtare e disa njësiteve në çlirimin e Kosovës, Preshevës e Maqedonisë; e dënuar me 5 vjet burg nga drejtësia maqedonase, nën akuzën e “terrorizmit”, vetëm se ka përmbushur detyrën e gazetares, nëpërmjet dokumenteve e dëshmive të saj…duke përjetuar kalvarin e mundimshëm, që nga vënia në pranga, dhuna fizike, muajt në burgun e Shutkës dhe Idrizovës në Maqedoni, si dhe përpjekjet për pafajësi, deri në Gjykatën e Strasburgut”.

Prandaj, natyrshëm, i shkon bukur për shtat cilësimi, që i kanë bërë asaj, “Shota e dytë shqiptare”. Për meritat e shumta të saj, Rajmonda Maleçkës i kanë dhënë disa “Mirënjohje” dhe vlerësime të merituara, nga organizata e shoqata të ndryshme.

E përshendesim nga zemra këtë autore të talentuar, për shpirtin liridashës e poetik, guximin dhe përkushtimin e treguar, ndaj çështjes kombëtare shqiptare!

 

Filed Under: ESSE Tagged With: NË TRI LUFTRA, POETJA- LUFTËTARE, SHOTA E DYTË

E FTUAR NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT- GLADIOLA BUSULLA

April 7, 2014 by dgreca

“MOS I BESO LOTIT”- CIKEL POETIK NGA GLADIOLA BUSULLA/ DURRES/

Në zemër

A e di

Kujt i përket jeta?

A e di

Kujt i falen qiejtë?!

A e di

Ku përqafohen zotat?!

Në zemër.

Atëherë,

mos i beso

lotit.

As  dhembjes, jo!

Parajsa ndodhet

në zemër.

Pa gënjeshtra

Gënjeshtra  hesht.

Njeriu pwr njeriun wshtw mik.

Një vjeshtë pa shira

po vjen.

Pres,

një dimër të butë.

Vdesin  mëritë.

Zhbëhen intrigat.

Djallin,

më s’e kam frikë.

Pa  ty

Nuk do të copëtoj qiellin.

Nuk do të mallkoj jetën.

Nuk do të tund dheun.
Pa zhurmë,
u largove nga unë.
Heshturazi,
do të vdes…
pa ty.

EROS 1

Dritë e amshuar

mbi dallgëzime !

Deti më thotë:

“Prit hapat e tij”.

Sënduku i jetës

shkund pluhur vetmie.

Ora e zemrës

troket dashuri.

EROS   II

Muskuj të stërlodhur,

spektatorë të  natës !

Turbullirë e ethshme

spërkatur me zjarr.

Frymëmarrje e thellë,

gjer në qiell, e ngritur.

Përmbi tokë ngadalë,

Sërishmi, e zbritur.

Luan lumturia

me flatrat e shpirtit.

Pasion’i gjunjëzuar

para  dashurisë.

THANATOS  I

Do ta shoh

nesër hënën ?!

Po yjet

që natën vezullojnë?!

Do të

dëgjoj

krakëllima  zogjsh?!

Cast i vrullshëm

dhe i trishtë!

Pegasus

fluturues

mbi petale trëndafilash.

Të ëmblat

ëndërrime

prehen

kaltërsisht.

THANATOS  II

S’ dua ta mendoj

të padukshmen…

Në ekziston

apo jo ?!

Vetë heshtja e qiellit

më flet për të.

Dhe gjumi i përjetshëm

në shtratin e tokës.

Agim e muzg

bëhen një.

As Lutja, përgjërimi,

Hadin s’e ndal.

Jetëshuarit, veç qiparisi

prehjen

ia fal.

 Mikut

Një mik kur shkon,

trishtim lë pas.

E mijëra kujtime

që s’dua të humbas.

Shoqëri e hershme.

Gjerdan’ i cunguar.

Malli s’ka fjalë,

por sy të pikëlluar.

Bebëzat

E  trishtë,

qetësi  e natës.

E gënjeshtërt,

paqja

mbi tokë.

Shpresa të vagëlluara!

Bebëzat e syrit

gjysmëhije të ngrysura.

Loti

Sa  shumë e desha

lotin tënd !

Mbi buzët e mia

vdiq.

Loti yt,

aq i shtrenjtë.

Lot  i dashurisë.

 

 

Micstura mortalis

 

Nën shpresa të braktisura,

përpëliten retë.

Luzma insektesh

Boshësisht kapluar.

Smog hipokrizish,

dhunë e padukshme.

Apokalips klishesh,

në grahma e rënkime.

Micstura mortalis!

Përtej horizontit,

fajkoi rebel,

s’e ndal

fluturimin.

Shën. i autorit:micstura mortalis – përzierje vdekjeprurëse

Lumi i jetës

Lumin e jetës sodis.

Mahnitje dhe frikë!

Dallgët kur s’dua

t’i ndal.

Më shohin

si mik.

Fajtor pa faj.

I marrë pa marri.

Çdo ditë e më shumë,

unë ndihem

fëmijë.

Manjolë në vargje të kapërthyera

 Këmban’ e zemrës

së rëni s’pushon.

Kujtimi yt

Manjolë e rinisë sime .

Përqafuar në mua

mbretëreshë e yjeve.

Shpirtin tim

merre me vete.

Ndieje përshkënditjen.

Të nesërmen

të rilindim …

të dashurohemi

sërish.

….

Yjet numëro me mua.

Mjafton një shkëndijë drite.

Dhe ne

me ajrin puthemi

që nata

të mos kundërmojë

trishtim.

Veç, të të dua

të të dua

të të dua.

Në mugëtirë e mugëllimë,

në përflakje e terrinë.

…

Zemër e brishtë

mbushulluar

me krenari.

A thua

trandet ngadalë,

në kumtin pa fjalë?!

As moshë, as ngjyrë

në  lutjet

që ngrihen

mes tokës dhe qiellit.

Ligjërimi i mëkatit

në përqafime rebele.

Përkohësisht dhurohen

në mbretërinë e Amave.

Puthja e muzës

Kur heshtin rënkimet.

dhe shpresa rikthehet në qiell,

Kur  simfonia e yjeve

mbështjell universin.

Kur pema e manjolës

shndrit natën pa ngjyra.

Kur puthja e muzës

të prek.

Atëherë do të lindë

Poezia.

Kaddish

Djepi i qiellit

është bosh.

Toka e zezë

si  vejushë.

11 muaj

rëndojnë,

njeriun pa dashuri.

Kaddish.

O Zot !

C’kohë e trishtë!

Ofshamë…

Kaddish.

Shenjteruar

Emri yt.

Meshire,

Besim,

Virtyt.

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: E FTUAR NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT- GLADIOLA BUSULLA, Mos i beso Lotit

Shtim i aktivitetit të spiunazhit rus në Suedi

April 7, 2014 by dgreca

Situata e përgjithshme e sigurisë në Europë ka ndryshuar në mënyrë dramatike prej momentit kur Rusia aneksoi një pjesë të një shteti tjetër dhe nga ai moment jo vetëm në Suedi, por edhe në vende të tjera ka shtuar aktivitetin e spiunazhit/

NGA  XHAVIT ÇITAKU/Suedi/

Geteborg, 7 prill- Në mjetet e informimit suedez sot në mënyrë sensacionale opinioni e këtushëm u njoftua se shteti fqinjë Rusia ka ngritur shkallën e gatishmërisë luftarake dhe se ka shtuar aktivitetin e spiunazhit në këtë vend skandinav. Shefi për analitikë i Shërbimit Sekret të Suedisë SEPO WIlhelm Unge tha në një konferencë për shtyp se: shteti ynë fqinjë ka shtuar aktivitetin e spiunazhit në vendin tonë nga fillimi veprimeve  për e rreth Krimës. Mirëpo, ai për shkak të rrethanave të sigurisë nuk deshti të përmend detaje të këtij aktiviteti. Kjo ka ngjashmëri  me një atak simulativ  të aeroplanëve luftarak kundër Suedisë që Rusia kishte zhvilluar kundër Suedisë vitin e kaluar.

-Një gjë e kemi të qartë dhe ky është  se Shërbimi i fshehtë ushtarak rus gjendet në vendin tonë dhe zhvillon aktivitet dhe, po ashtu, është fakt se gatishmëria luftarake e Rusisë është në veprim, tha ai. Megjithatë, SEPO nuk beson se do të këtë invadim rus në këtë vend. Me një fjalë, nuk ka grumbullim të tankeve luftarake në kufirin ndërmjet këtyre dy shteteve, të cilat do të hynin brenda territorit suedez, theksojnë mjetet e këtushme të informacionit bazuar në të dhënat e këtij shërbimi.

Një gjë është e qartë se situata e përgjithshme e sigurisë në Europë ka ndryshuar shumë dhe në mënyrë dramatike për shkak se Vladimir Putini i dha vetës të drejt që të aneksoj Krimën, një pjesë të një shteti tjetër të njohur ndërkombëtarisht. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se është rritur shkalla e kërcënimit kundër Suedisë.

Rusia në fakt aktivitetin e spiunazhit ushtarak e ka shtrirë edhe në disa shtete tjera. SEPO bën me dije, po ashtu, se nuk është vetëm Rusia që zhvillon aktivitet spiunazhi në këtë shtet, por një gjë të tillë e bëjnë edhe 15 vende të tjera duke përfshi me këtë rast Kinën dhe Iranin. Po ashtu, sulmet armiqësore elektronike kundër institucioneve të ndjeshme shtetërore dhe firmave të ndryshme suedeze  janë shtuar në mënyrë markante. Me këtë rast Katarina Sohlberg, nga SEPO, hedhi në dritë edhe faktet e “ gjalla” që dogana suedeze kishte arritur të zbuloj. Në fakt, doganieret e kishin kapur në flagrancë një iranian duke bartur disa ventila të vlefshëm, apo më mirë me thënë të atillë që mund të përdorën për pasurimin e Uranit.

Se kur e ka ndërmend të ndalet Rusia me këto provokime që po fusin panik në shumë shtete mbetët të shihet, por edhe qëndrimi jashtëzakonisht pasiv i perëndimit sikur po i jap krah regjimit të Moskës që të zhvilloj aktivitete çfarë ai dëshiron dhe i shkon për shtati liderit rus që i ka duart e lira për të ndërmarrë edhe aktivitete spiunazhi, edhe luftarake, por edhe të gllabëroj pjesë të territoreve të shteteve sovrane.

Filed Under: Rajon Tagged With: ne Suedi, Shtim i aktivitetit të, spiunazhit rus, Xhavit Citalu

GJUKANOVIÇI I KA PËRJASHTUAR SHQIPTARËT NGA QEVERISJA NË MALIN E ZI?!

April 7, 2014 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/

1. Para tre vitesh shqiptarët etnik nën Malin e Zi kishin një ministër për të Drejtat e Njeriut e Pakicat. Aktualisht asnjë shqiptar nga gjashtë partitë politike shqiptare në koalicionin qeverisës nuk mban detyrë të lartë në këtë shtet multietnik. Në mars 2014, para rrugëtimit të parë të shtyrë për në Uashington D.C., kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç e emëroi për dekor politik e demagogjik një shqiptar në funksionin drejtor drejtorie në këtë ministri.

Kjo është një ulje tejet e madhe e përfaqësimit politik të shqiptarëve në struktura të shtetit malazez. Ma saktë: një përjashtim i tyre nga qeverisja e këtij shteti të vogël ballkanik.

Ky është diskriminim ekstrem ndaj shqiptarëve etnik, një përpjekje tjetër e skajshme dhe e pandalun për asimilimin e tyre.

2. Krejt ndryshe nga shqiptarët, ngjet me kroatët, komunitet i ardhur në Malin e Zi, të cilët kanë një ministër Pa Portofol në Qeverinë 19 antarëshe të Gjukanoviçit. Ajo është 56 vjeçarja Marija Vuçinoviç, e lindur në Rijeka të Kroacisë, përfaqësuese e Partisë Inisiativa Qytetare Kroate.

Nuk po shfaqim kundërshti ndaj saj, po nistue nga ky rast po e krahasimojmë me shqiptarët etnikë.

E para: shqiptarët etnik për nga popullsia shqiptarët etnik janë pesë herë ma shumë se kroatët.

Regjistri i popullsisë në Malin e Zi i dekumenton shqiptarët etnik si të katërtit, me 5 për qind, rreth 32.000 banorë, ndërsa kroatët e ardhur në vendin e gjashtë,  me 1 për qind, mbi 6.300 banorë. Faktikisht kroatët vijnë edhe pas “muslimanëve” (term popullate e shpikun në demografinë malazeze për t’i “fsheh” etnikisht shqiptarët e për t’i rritë artificialisht boshnjakët ).

E dyta: për nga besimi katolik shqiptarët etnik janë të parët në Malin e Zi, ndërsa kroatët vijnë të dytët.

E treta: gjeografia demografike e shqiptarëve është tejet e madhe në hapësira gjeo-administrative.

Shqiptarët etnik, dikur në mbi 9 mijë km2 sipërfaqe të Malit të Zi të sotëm, janë rrudhë etnikisht nga pushtimet e aneksimet e tokave të tyre, po është ulur edhe popullsia e tyre nga spastrimet etnike e asimilimet e shqiptarëve muslimanë në boshnjakë  musliman e të shqiptarëve katolikë në malazezë ortodoksë etj.  Shqiptarët në Ulqin e Tuzi shumicë, në Guci, Tivar, Rozhajë, Plavë, Podgoricë deri në 30 për qind të popullsisë, ndërsa në 10 komuna janë nën 100 banorë.

Kroatët janë komunitet i ardhur në shtetin e Malit të Zi e të përqëndruar në bregdetin Adriatik. Kryesisht kanë ngulur në komunën Tivat me 20 për qind (aty kanë edhe selinë e partisë së tyre–HGI), në Kotorr 8 për qind. Në komuna të tjera janë në një numër tepër të vogël.

E katërta: përfaqësimi politik në nivel komunar.

Shqiptarët janë shumicë në Ulqin me rreth 80 për qind e në Tuzi “komunë urbane”, që kërkon të kthehet në komunë më vete. Në Plavë-Gucinë e copëtuar në dy komuna shqiptarët ishin të dytët, priten për saktësime zgjedhjet lokale të 25 majit 2014. Në Podgoricë, Tivar e Rozhajë janë të tretët.

Kroatët janë të tretët në Tivat, në koalicion me DPS të Gjukanoviçit e me SDP, ndërsa në Kotorr të tretët, po në një numër të vogël këshilltarësh.

E pesta: Shqiptarët kanë dy herë më shumë deputetë në Parlamentin se sa kroatët.

Në Kuvendin e Podgoricës partitë shqiptare në dy koalicione partiake para e paselektorale kanë dy deputetë: Genci Nimanbegu e Nikë Gjeloshaj.

Kroatët kanë vetëm një deputet, bile i dalë me vështirësi votash (!)

3.Nga politika shqiptare në Malin e Zi, të zgjedhur e të emëruar në detyra të ndryshme, numërohen me gishtat e një dore të vetme (!) Janë dy deputetë. I porsazgjedhuri  kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, ish deputet dhe lider i PD. Dy drejtorë drejtorie në nivele qëndrore ministrore të pushtetit politik. Vetëm kaq.

Partia Boshnjakë e Rozhajës në koalicion qeverisës me Gjukanoviçin në këtë legjislaturë parlamentare ka tre deputë, një deputetë ma shumë se shqiptarët. Kjo përfaqësohet me një nënkryetar Parlamenti, me 41 vjeçarin Sulja Mustafiq, nga kuadrot kryesor të kësaj partie. Gjithashtu, ka dhe një zëvendëskryeministër, 50 vjeçarin Rafet Husoviq, prej vitit 2006 President i Partisë Boshnjake të Rozhajës, i cili në detyrën e tij ekzekutive mbulon zhvillimin rajonal dhe i stimulon veçmas boshnjakët.

Në Malin e Zi, në koft se kryejmë një përllogaritje të thjeshtë aritmetike: numrin e përgjithshëm të popullsisë multietnike të saj e pjestojmë me numrin e ministrive të Qeverisë “Gjukanoviçi 7”  del se shqiptarëve etnikë iu takon ma shumë se një ministri. Në se do të banim një krahasim me kroatët iu takojnë disa ministri. Po t’i krahasonim me boshnjakët duhej t’iu jepet e pakta një ministri edhe shqiptarëve etnik.

Mali i Zi, shtet me dy kryeqytete, pasi e la selinë e Presidentit në Çetinë e ngriti në gjysmën e dytë të shekullit XX një kryeqytet tjetër në Podgoricën shqiptare, ku vendosi selinë e Parlamentit e të Kryeministrisë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës,  që pasi e ke pushtuar prej 100 vjetësh, aneksuar mbi gjysmën e territorit të saj, ia ngre një Parlament me kryetar e tre nënkryetar, një Qeveri me kryeministër, katër zv/kryeministra e 16 ministri, e nuk iu jep banorëve autoktonë mijëravjeçarë një vend nënkryetari paralamenti, zv/kryeministri, një post ministri?! Kur Hitleri e pushtoi Shqipërinë (1943-’44) nuk veproi si Gjukanoviçi i sotëm, po iu dha pushtet të madh shqiptarëve. Ndaj me sjelljet e tij ndaj shqiptarëve, Gjukanoviçi që hiqet si “kampion demokracie” në Ballkan është ma i keq se fashisti Hitler.

Ky përjashtim politik i shqiptarëve etnik nga qeverisja e Malit të Zi është krejt e qëllimshme nga Gjukanoviçi me të vetët, që synon asfiksimin e partive politike shqiptare, asimilimin e shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat e veta etnike. Ndaj kemi të drejtë të pyesim botën shqiptare në Ballkan e në diasporat e saj në globin tokësor dhe botën euroatlantike në dy anët e Atlantikut: Ku janë Shqiptarët nën Malin e Zi…?!

Ky diskriminim shoven tejet i egër kundër shqiptar e anti euro-atlantik, është një tjetër arsye ma shumë për të protestuar më 8 prill 2014 në Uashington kundër Gjukanoviçit e në mbrojtje të të drejtave etnike, politike, kulturore-arsimore, pronësore, sociale të shqiptarëve etnik.

 

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT