Debutojnë me kuqezinjtë Xhaka, Aliti dhe Cikalleshi/
Traineri italian i Kombetares Shqiptare, Xhani De Biazi, publikoi listën me 21 futbollistë që do të ketë në dispozicion për tre ndeshjet miqësore, që do të luhet njëra pas tjetrës, gjatë muajit në vazhdim. Shqipëria do të vihet përballë Rumanisë, San Marinos dhe Hungarisë në tre takime miqësore, të cilat do t’i shërbejnë trajnerit kuqezi të shohë gjendjen e ekipit dhe të çdo lojtari në vigjilje të eliminatoreve “Francë 2016”. Për shkak dëmtimi do të mungojnë disa lojtarë kryesorë, si Roshi, Hyka, Sadiku, Memushaj, për të cilët trajneri u shpreh i shqetësuar, por janë lënë sërish jashtë ekipit disa senatorë, si Ervin Bulku dhe Edgar Çani. Ka edhe risi si Fidan Aliti, Taulant Xhaka, Sokol Cikalleshi apo edhe konfirmimi i sulmuesit të FSV Frankfurt, Edmond Kapllani. Vëllai i Granit Xhakës, që zgjodhi të luajë me Zvicrën, ishte paralajmëruar më parë se do të vishej kuqezi. Surpriza e madhe mban emrin e Fidan Alitit, mbrojtës i majtë, i cili ende nuk ka mbushur 21 vjeç. Ai luante me ekipin e dytë të Lucernës në Zvicër dhe këtë sezon është një skuadër me Jahmir Hykën. Sulmuesi i Kukësit, Cikalleshi, është ndër të paktët e kampionatit shqiptar që zë vend në kombëtare. De Biazi hodhi poshtë mundësinë e rikthimit të sulmuesit, Besart Berisha, duke përsëritur të njëjtën gjë, se Australia ndodhet larg dhe ai nuk mund të bëhet pjesë e kombëtares nëse nuk do të kthehet të luajë një ditë në Europë. Para se të shpallej lista, trajneri i Shqipërisë, De Biazi, dhe ai i Kosovës, Albert Bunjaki, patën një takim së bashku – “Me trajnerin e Kosovës, Bunjaki ramë dakord në shumë gjëra dhe diskutuam për të ardhmen dhe bashkëpunimin mes dy ekipeve,” – theksoi De Biazi.
Kombëtarja, 21 emrat që do të përfaqësojnë Shqipërinë në tre miqësoret e ardhshme :
1.Etrit Berisha
2.Orges Shehi
3. Ansi Agolli
4.Fidan Aliti
5.Lorik Cana
6.Debatik Curri
7.Ermir Lenjani
8.Andi Lila
9.Taulant Xhaka
10.Amir Abrashi
11.Sabien Lilaj
12.Ergys Kace
13.Emiljano Vila
14.Sokol Cikalleshi
15.Shkelzen Gashi
16.Edmond Kapllani
17.Valdet Rama
18.Hamdi Salihi
19.Armando Vajushi
20.Mergim Mavraj
21.Elseid Hysaj
Archives for May 2014
Shteti është në rrezik nga pushteti mafioz…!
Nga Faik KRASNIQI/ Shtetin dhe shoqërinë e kanë uzurpuar, mafiozët, intrigantët, manipulatorët, debilët, kidnapuesit, uzurpatorët, matrapazët, dallavergjinjtë, rrugaqët, gënjeshtarët, lakmitarët. Shteti është ngulfatur nga anarkistët, burokratët, idiotët, analfabetët, primitivët, arrogantët, nepotikët, komikët, mediokrët, hajdutët. Shteti është në rrezik nga të marrët, të pafytyrët, të çoroditurit, pederastët, arrogantët, të krisurit, idiotët, injorantët, çobanët, të paditurit, të pashpirtët, profiterët, kontrabandistët, kriminelët. Shteti po kërcënohet nga munafikgjitë, hafitë, spiunët, tradhtarët, mercenarët, agjentët, shiki-stët, udba-shët, komunistët, rankoviqistët, titistët, leninistët, stalinistët, marksistët, enveristët, ekstremistët, radikalët. Nga të sëmurët psiqik me sindrome shizofrenie, histerikët, të çmendurit, pedofilët, maniakët, paranojakët. Shteti është kapur për fyti nga biznismenët e paskrupulltë, kriminelë të veshur me petkun e pushtetit dhe politikës, biznese të pista të shpërlarjës së parasë, dhe populli është futur në GETO të izolimit nga këta idiotë të cilët duhet të shkojnë në përgjegjësi penale për abuzime me shoqërinë dhe ligjin. I gjithë ky llum jashtëqitje e ka një emër- ”MAFIA POLITIKE E LIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR NË MËNYRË INSTITUCIONALE ME PUSHTETIN, DHE NËNTOKËN E ZEZË TË KRIMIT”…Shteti është kapur për fyti nga krimi dhe policia ndjehet e pafuqishme ndaj tij. Krimi nuk ka frikë nga shteti, pasi përfaqësuesit më të lartë të ”kupolës” së policisë, bëjnë ortakëri me krimin. Ne sot po jetojmë në një shtet tërësisht të pasigurtë, ku nëse flet, nëse shpreh mendimin tënd ndaj pakënaqësisë me pushtetin, do të përballesh me dhunën e presionin e pushtetit i cili ka dhunuar lirinë e fjalës, të mendimit e të medias. Edhe policia e shtetit që duhet të ofronte siguri të qytetarëve ndaj dhunës e krimeve në rritje në mënyrë të frikshme, ajo nuk e bën detyrën e saj, sepse është vënë në shërbim të pushtetit mafioz të Thaçit për ta ruajtur atë nga vullneti i popullit. Kosova dhe populli i saj duhet çlirohet nga ky pushtet mafioz dhe kriminal.
(Autori është publicist nga Prishtina)
DIELLI I NJË LIBRI PËR MALZIUN,VENDLINDJEN E KADRI MORINËS
Nga Ramiz LUSHAJ/
1.
Astenjiherë nuk kisha ndie se në Shqipërinë me 300 ditë me diell në vit kishte një festë pagane të tillë si “Darka e Diellit”në trollin bregdrinas të Malziut, krahas të tillave të atyshme si Dita e Verës (14 mars), Shëngjergji (6 maj), Runa (1 korrik), Mjedisi i Dimnit, etj. Edhe kjo i kishte ritualet e veta. Shtrohej plot begati “Sofra e Diellit”. Poshtë saj vnojshnin duj’ gruni a misri e tekefundja disa grushte me kallinj apo kokrra të tyne, të cilat pas darke i qitshin përjashta në arë. Të nesërmen plugonte mbjellja e misrit, si përmbyllëse e kësaj festë të rrallë. 83 vjeçari Fejzi Dobrushi i Shëmrisë në një rrëfim të tij (v. 1982) ia daton edhe kohën “kur dielli kthen prej vere”(fq. 259). Pra, ia shenjon festimet diku kah mesi i muajit maj.
Sivjet, kjo “festë e Diellit” po përkon mrekullisht me promovimin e veprës shkencore elitare “Malziu bubrrime historike-etnologjike-folklorike-gjuhësore” të prof. asoc. dr. Shefqet Hoxha, Mësues i Popullit. Në kit’ “Sofër të Diellit”, në trollin e vet, kjo vepër po rrezaton fort e mirë. Duket se një dashuri me përmasat e Diellit, nji dashuri e tillë toka-qiell, e ka turbinue përtej gjysëm shekulli kit’ autor lumjan në hulumtime e dorëshkrimin e kësaj kryevepre për Malziun. Një dashuri kaq përmasore hyjnore i vrelli mirësisht edhe biznesmenit dinjitar, besimtar e bujar, Kadri Morina, djalë i Shikajve të Malziut me i përkrye dy botime luksoze të njipasnjishme e kit’ promovim këtij libri të pazakontë. E meritonte Malziu një memorial të tillë si kjo vepër në memorien e vet e të kombit.
Tue ardhë rrugës kqyra prej larg vendndodhjen nënujore të kullës të morinasit Tahir Ali Nimani, kullën rrënjase ku hodhi shtat e hapa Kadri Morina, e cila para tre dekadash u përmbyt shtetërisht, sikurse qindra të tjera, nga liqeni i hidrocentralit të Fierzës e tashti edhe ashtu e nëndetsun jep dritë në sistemin elektro-energjitik shqiptar, deri edhe në tunelin e Udhës së Kombit apo si i thonë në shkresa e media: “Tuneli i Kalimashit” në trevën e Malziut krahapët përskej Drinit, ma të madhit lumë shqiptar. Malziu ka disa lumenj e sheu që ia kanë ba arkitekturën me lugina e kodrina strategjike e të begata kësaj treve të bekuar etno-historike. E duket se pas ujit jetëdhënës malziasit i kanë shtrue sofër edhe Diellit.
Malziu tue i pasë diellin me bollek, ujët gjithkund, historinë vargmal të dytë, njerëz bajemirë e dritë fanar si Kadri Morina, atëherit kësaj treve i mungonte diçka: një vepër shkencore popullore e diamantë si kjo e prof. Shefqet Hoxhës “djalosh” 80 vjeçar që ecë me mendtë e veta e me kambët e veta. E kjo vepër me 498 faqe, pa mëdyshje rendohet si një ndër botimet ma të mira në llojin e vet, e theksoj në llojin e vet, në krejt historinë shqiptare nga Gjon Buzuku i rrethinave të Ulqinit deri tek Shefqet Hoxha, “Akademi e Lumës”.
2.
Veprat e mira i ban edhe vendi ku lindin ato. Ma çprushtë e krejt thelbtë: Ishte vet historia e madhe e Malziut me luftra nga drita e diellit deri tek pika e gjakut. Ishte vet kultura e thellë e Malziut me eposin, kanunin, festat, pleqnitë, kangët e vallet e veta. Ishin e janë vet njerëzit e tij të mendjes, punës e pushkës. Ishin kjo bashkari në kohë e hapësirë që e banë të mirë kit’ vepër për Malziun.
I thonë një fjale të moçme: çka ka magjja gatuan e zonja e shtëpisë. Shefqet Hoxha, ky lumë i mendjes e mal i penës, pati çka me gatue në magjen e vet krijuese. I pati bubrrue qyshse kur ishte mbi 20 vjeçar, në lulen e moshës e dekteri tashti që i lulojnë kurorë thinjat e bardha. Meritë e tij është se i mblodhi me kokë e okë, se nuk i dogji bubrrimet nga asnjë prush i flaktë apo saç e nxehtë, po i vetpoqi hojemjaltë në diellin e shpirtit e të kohës si ma i miri mjeshtër i mendjes e penës.
Në shpalime të veprës të Shefqet Hoxhës po i vegi plis e lis katër nga elementët ma të dielltë të Malziut: Historia, Qytetnimi, Eposi, Kanuni.
3.
Historia e Malziut, si në jetët e realitetet edhe në kit’ vepër të re të Shefqet Hoxhës, vjen fletë ndritur e faqe bardhë. Antike e moderne. Jetnikët e saj në mijëravjeçarë kanë luftue me të gjitha llojet e armëve nga ato prej guri e bronzi e deri tek “topi i Pistës” me trup prej dardhe e rrathë hekuri, i bamun nga një një grup pistorësh me prijtar Halil Mustafën e atyhit e i përdorun në luftën e pranverës 1913 kundër serbëve. Në këtë luftë, pagëzue e njoft në popull edhe si “Lufta e Topit”,vetëm fshati Pistë i Malziut i dha lirisë 24 martirë të saj.
Në Luftën e Parë Ballkanike, kah fundviti 1912, tre taborre të ushtrisë serbe mësynë Malziun dhe Drini u la në gjak. Në Shikaj të Kadri Morinës në tre ditë luftë qëndrestare mbrojtëse shovenët serbë vranë 22 vetë, nga të cilët 20 ishin të vllaznive të shikajve. Nga dera Morina ishin 12 prej tyre, 9 mashkuj e tri femna, bile Fatime Morina në përballje me një ushtarak serbë ia këputi atij dorën me drapën të arës. Prej kësiherit kanë mbet aty varret e 40 shkijeve të vramë më 1912 e njerëzit iu thonë “Vorret e serbëve në Shikaj”.
Në vendbanimin tjetër, në Va-Spasin (Vaspas) malzias të përmbytur nga liqeni i Fierzës, ka gjurmë nga “Kalaja e Lekës”, kalaja e princit Lekë Dukagjinit, i përjetsuar edhe si ligjbërës i Kanunit me emnin e tij. Kjo kala, të cilën e ka shkelë me kambë shpeshherë edhe Kadri Morina, ngrihej mbi një kodrinë, në një vend të kyçtë, mbi një shkamb të thiktë “Qafa e Gjytetit” e, teposhtë, shtrihej një fushë e vogël, “Qyteti”. E gjitha kjo formon një farë gadishulli tek bashkimi i lumit të Krumës me Drinin e, kulla e saj katërkandshe, lartohet në 259 metra mbi nivelin e detit.
Lugina e gjatë e Drinit mund të thirret edhe “Lugina e Princave të Drinit” apo “Pesë Princat e Drinit”, etj. Përveç princit Lekë Dukagjini, në anën tjetër të Hasit, gjendet vendorigjina e Skënderbeut (Iskander–Leka), pikërisht në zotërimet e tij dinastore të kaheshme në Mazrek e Kosturr, si e dokumenton edhe Shefqet Hoxhës tek vepra “Hasi, Tedeli i Kastiotëve” (Tiranë, v. 2006). Aty ku bashkohet Drini me Valbonën, tek vendbanimi i kahershëm i “Ponarit të Lekës” ngrihen kala të princit Leka Spani. Mbi liqen të Komanit, kah Pulti i Vogël, ishte princi Lekë Dushmani me zotërimet e tij feudale. Në Vaun e Dejës ishte princi Lekë Zaharia me kala e principatën e tij.
Përgjatë rrjedhës së Drinit të Bashkuar në Qarkun e sotëm të Kukësit, i trupuem në shekuj nga disa udhëkryqe antike e moderne të shkëmbimeve tregtare e të kulturave, njoh gjithata “princa” të biznesit shqiptar si Avni Ponari, Basri Ruka, Hajri Elezi, Kadri Morina, Ramë Geci, Skënder Gjoni, Shyqyri Duraku, e dhjetra të tjerë.
4.
Qytetnimi pellazgo-ilir e bashkëkohor i Malziut dokumentohet me shembuj e fakte edhe nga prof. Shefqet Hoxha në veprën e tij. Daton të paktën dhjetë mijë vjet ma herët. Ishte vendbanim neolit i zhvilluar, në shtrirje të hapët. Vendasit e atyshëm e të athershëm jetnonin në banesa mbi tokë e ta ndara në dhoma, kishin enë me dekoracione për gatim e hijeshim, etj., njësoj si edhe në Maliq të Korçës, etj., ndërkohë që edhe në ultina bregdetare banonin në gropa nëndhese. Ngjitas, gjendej Kolshi i vjetër prehistorik, që në historinë panshqiptare e euro-ballkanike njihet si “Kultura Kolshi I”, kulturë përfaqësuese e krejt Shqipërisë Verilindore, e cila ka si tregues themelor qeramikën barbotine në reliev të ngritur, qeramikën e pikturuar me bojë kafe mbi sfond të kuq dhe qeramikën impreso, të cilat vendosen mjaft qartë në raporte kulturore e kronologjike me Rudniku III në Kosovë dhe me gjithë kulturat e fazës Starçevo II b të Ballkanit Qendror, etj. Në këtë truall të Malziut të sotëm thuhet se ka jetnue fisi ilir i Siculotae (fq. 112), prej të cilit, sipas Sh. Hoxhës, e mori emrin edhe fshati Shikaj (Shikla-Shikje-Shike) e përmendet për herë të parë në Krisobulën e Car Stefan Dushanit (v. 1348).
Ky qytetnim duket qartë edhe në toponimet tek “Kështjella e Shëmrisë”, “Kalaja e Lekës” etj si “Qyteti”, “Qafa e Qytetit”, etj.
Malziu ishte një vend gjeo-strategjik i kryqëzimit të udhëve qyshse në kohë të lashta, pasi trupohej nga “Rruga e vjetër”, ndryshe: “Publica Via” apo ma plotërisht: Rruga Lissus-Nissus (Rruga Lezhë-Nish). Vaspasi, nga albanologu i shquar Hahni, identifikohet si “stacion rrugor Creveni” i saj, prej ku rruga e madhe ndahej në tre drejtime, drejt kryeqëndrave të mëdha: Prizren e Gjakovë, Shkodër e Shëngjin, etj., Përfundi Fushës së Kalimashit, nja 200 m. në lindje të lumit me të njëjtin emën, u ndërtue në gjysmën e dytë të shek. XVIII “Ura e Vezirit”, 18 kambëshe, një nga ma të mëdhatë në gadishullin e Ballkanit. Nga fshatra të Malziut, siç shpjegohet në këtë vepër shkencore, niseshin disa udhë drejt krahinave (rretheve) përqark: drejt Mirditës, Pukës, Hasit, Kukësit, Malësisë së Gjakovës (Tropojë), etj. Gjithatha këto rrugë kanë sjellë qytetnim, zhvillim të mirë ekonomik e kulturor, pasi aty kishte doganë, hanet e Vaspasit, Kalimashit Shikaj, dyqane zejtarie e shitore, etj.
Në trevën e sotme të Malziut ka pasë disa kisha të kahershme si Kisha Shën Bastiani e Shtanës dhe e Dukagjinit, Kisha Shën Maria në Shëmri, Kisha e Shna Prendës në Mëgullë, Kisha Shën Ilia e Pistës, Kisha Shën Shtjefni e Spasit, Kisha e Shënkollit ,etj. të cilat kanë luajt rolin e vet fetar e kulturor, por me pushtimin otoman filluan të rrallohen e derisa munguan krejt. Edhe xhamitë e hapuna në vazhdimësi e tanësi kanë pasë ndikimin e vet kulturor. Në të dy rastet ato kanë sjellë e përcjellë qytetnim oksidental e oriental.
Në fondin e artë e të përhershëm të qytetnimit të Malziut hyjnë edhe gjithato të dhana etno-historike e vlerësime të dokumentura nga shumë autoritete të shkencave, politikës, letrave e diplomacisë, shumë sish edhe udhëpërshkrues, si: Llazar Soranzo (shek. XV), Frang Bardhi (1638), Evlia Çelebia (1670), Stefan Gaspri (1671), Vincenzo Zmajevich (1703), J.G. von Hahn (1867), Giusepe Celcich (1899), Jastrebovi (1904), Theodor Ipen (1908), etj.
Shprehje e qytetnimit malzias është edhe kjo vepër e prof. Shefqet Hoxhës, është edhe “Meshari’ i Gjon Buzukut që e ruajti në shekuj hoxha i Fletit skej jush apo libri i meshës të fesë katolike që e ka ruajt hoxha i Dukagjinit tuaj.
5.
Malziu ka Eposin e tij, visar e vlerë. Ky epos është pjesë e Eposit të Veriut, kësaj akademie të parë shqiptare, që na mbajti të gjallë, në kambë, të fortë. Popujt me Epos madhor iu kanë qëndrue lartësisht stuhive të kohnave nga ma të vështirat e kanë ngritë kultura nga ma të fuqishmet. Kujtojmë nga lashtësia eposin homerik “Iliada” e “Odisea” e ato indiane “Mahabharata” e “Ramajana” apo ato të Mesjetës si Eposi Gjerman i “Nibelungëve”, Eposi Frank i “Rolandit”, etj. Edhe treva e Malziut ka qëndrue e pathyeshme, e pa ikshme, e pa asimilueshme, e pastër edhe në emërvendet e saj, etj.
Legjenda e shkrimtarisë Shefqet Hoxha që ka vepra të botuara e në dorëshkrim sa ka edhe vite jete, ia ka fillanisë kësaj veprës të magjishme “Malziu…” me eposin e saj. Ia paska nistue qyshse në vitin 1955 tue hulmue kangën historike për Mic Sokolin nga Fangu i Mulosmanëve të Krasniqes (Tropojë), Hero i Popullit, një nga simbolet kombëtare shqiptare. Ajo mban titullin “Mic Sokoli vesh jelekun”, mbledh në Mëgullë (Çam) në vitin 1954, këndue nga Zenel Myftari, 42 vjeç. Asokohe ishte i ri, rreth 21 vjeç, po me pasionin e një studiuesi të pjekun, pasi e kishte modelin prijtar, të atin, Qamil Hoxhën, që kangët e mbledhuna prej tij për Ciklin e Kreshnikëve në vitin 1937 tani gjenden në Universitetin e Harvardit në Amerikë. Kanga tjetër ishte për luftën e vitit 1912 kundër sllavëve “M’u në Shkodër lufta nisi” (f. 330) e regjistruar në Vaspas në vitin 1955. Një vit ma vonë (1956) edhe kangën e tretë “Sot ta mundim Mark Milanin”, mbledh në Mëgullë nga Isuf Braha, 63 vjeç.
Eposi i Malziut, i tufalakuam në kit’ botim nga i përkushtuari Shefqet Hoxha, kap 50 kangë në 49 faqe. Një libërth më vete. Nuk janë pak, veçanarisht po të kemi parasysh laryshinë e tyre në lloje e tematikë. Aty ka dy kangë nga Cikli i Kreshnikëve, mbledh në Shëmri (v.1978) si “Muja pret Kral Kapetanin” (f. 305-’07) e “Hasan Aga i Ri vret Balozin” (f. 308-310). Kangë legjendare si “Gusht ka ra çai Turki i gratë” (Kryemadh), “Shkon motra me nand’ vllazën” (f.317), etj. Kangë historike si “Zo n’Shqipni kush po gjuen me topa” (Pistë, v. 1959), “Zmajl Aga ish kan’ djalë” (Shikaj, v. 1960), “Rexhep Aga ra në Flet” (Petkaj, v. 1972), “Dem Simoni trim si zana” (Kalimash, v. 1975), “Ramadan Selmani” (Dukagjin, v. 1982), etj. Gjithashtu ka edhe kangë lirike, etj. si edhe 20 proza popullore të shkurtëra, gojdhana, proverba, etj. Një korpus i tanë, një gjerdan i bukur i kësaj treve për historinë e figurat e saj, etj.
Prof. as. dr. Shefqet Hoxha qyshse në parathënie të kësaj vepre shkencore pohon edhe një tjetër randësi etno-historike të Malziut: “Traditat e ruajtura të banorëve të Malziut dëshmojnë origjinalitetin, por edhe ndikime të krahinave përrreth: Mirditës, Lumës, Hasit dhe Malësisë në të djathtë të Drinit. Madje, më duket se ky vis është një kapërcere midis Gegërisë së mesme dhe Malësisë, tiparet kulturore të të cilave i ndesh në çdo lëmi: në folklor, në etnokulturë, në të folme, etj.” (fq. 7).
6.
“Kanuni i Malziut”, si “kushtetutë” ideale e kësaj krahine etno-historike, me kapitujt, nenet e shembuj e tij, kap standarde të niveleve të larta, që në shumë raste kapin e ua tejkalojnë vendeve euro-atlantike dhe përbajnë leksione për drejtësinë shqiptare. Mbledhja ndër vite e përcjellja në kit’ botim në rreth 50 faqe, si të thuash një libërth më vete, përbajnë një nga meritat e shkenctarit Shefqet Hoxha që vitin e kaluem e botoi edhe “Kanunin e Lumës”, kryeveprën e tij, veprën e jetës së vet.
Autori është modest në punën e tij shkencore teksa i vetquan “pikla kanunore”, po ky “Kanun i Malziut” është një nga madhështitë, janë ndër kulmet e kësaj treve me 12 fshatrat e sotëm: Kalimash, Kryemadh, Shtanë, Dukagjin, Shikaj, Va-Spas, Spas, Pistë, Gëdheshtë, Çam, Mëgullë, Shëmri, në përbamje të të cilëve ka edhe disa lagje të vonshme.
Gjithandej flitet me të madhe për mbrojtjen e kafshëve, për kujdesin ndaj tyre, për ndëshkimet ndaj atyre që i ngucin, rrehin, plagosin apo vrasin, po ky “Kanuni i Malziut” është i rrallë, ndër ma të rrallët e botës. I ka 96 nene e pika të veçanta që flasin për kafshët. Ato janë të hershme, qyshse në shekullin XX, ende pa ia mbrri edhe në Shqipëri mbajtja e kafshëve edhe në pallate, edhe në shetitije në qytet, edhe në bar-restorante për qytetarët. Ato flasin për të gjitha kafshët: edhe për lopën, kaun, kalin, mushkën, gomarin, delet, dhitë, qenin, knuesin (gjelin), etj. Brenda këtij “Kanuni të Malziut” ka të paraqitur nga autori edhe një nën/kanun tepër të veçantë, të përcaktuar saktësisht “Kanuni i Qenit” me 12 nene e 23 pika, saqë vështirë t’i ketë kaq përkujdesje e mbrojtje në ligjshmërin e shumë vendeve të botës. Flet edhe për qenin e lidhur në zinxhirë, qenin e zgjidhur e atë në rrugë, qenin e tranuem (të prishun), qenin vjedhës, qenin e huej, etj. Parashikon të gjitha rastet: kur qeni mbyt njeriun, kur qeni han njeriun, kur qeni han qenin, kur vritet qeni, kur qeni mbyt berret, kur qeni han tinëz, kur qeni vjedh (edhe rrobat e palame, edhe këpucët, etj.), etj.
Femra ishte tejet e vlerësuar dhe e respektuar në Malzi, aqsa “Kanuni…” i ka 6 faqe me mbi 50 nene e gjithato pika (nën/nene) vetëm për fejesën e martesën në të gjitha fazat e me të gjitha procedurat. Për fejesën e vajzës lypeshin disa kushte: miku t’i ngjajë mikut (të jenë të një rangu); kqyret ku asht cuca mbesë; si i ka ushqye nana fëmijët (me gji apo jo); sjellja e çikës dhe e mikut (morali i tyre); asht apo nuk asht çika dorëcore; a mos ka huqe çika. Kishte edhe ndonjë nen jashtë logjikës të ditës së sotme si fejesa në moshë të mitur, etj. Parashikohej gjithçka: për dasmat sipas pasunisë – kur dasma bahej me të vogël “pa poterë” dhe kur dasma bahej me të madhe “me poterë”; teshat e nuses që bliheshin në Shkodër; meny e ushqimit për çdo ditë e vakt, etj. Në disa nene për fazat e fejesës e të martesës “Kanuni i Malziut” ua kalon edhe disa vendeve ma demokratike të botës së sotme në dy anët e Atlantikut e Paqësorit.
7.
Po i thonë një fjale se florini shkëlqen vet, ndaj është e tepërt me istikamë për djalin tuaj të florinjtë, biznesmenin humanitar Kadri Morina, që kësaj here ka ardhë në vendlindjen e vet si astenjiherë tjetër, ka ardhë me një kryevepër shkencore për Malziun. Ata njerëz si shtegtojnë me libra të tillë ia ofrojnë të ardhmen trollit të vet, kombit të vet. Historia flet se librat i kanë ba kombet.
Në koft se ka ba diçka kulmore me rranjë, fryt e dritë për vendlindjen biznesmeni humanitar Kadri Morina është kjo vepër shkencore për Malziun. Edhe po të kishte ba ndonjë tjetër “Urë Vezirit” ajo do ta mbante emrin e tij emblematik, Kadri Morina. Ndërsa kjo vepër shkencore mban emrin, historinë e kulturën e çdo malziasi që kur Toka doli në dritë të diellit e bota na vjen në ekranin e televizionit e të kompjuterit.
Veprat si kjo për Malziun i rrnojnë kohës. Rrnojnë ma shumë se bizneset. Ato kanë moshën e Tokës. Ndaj sot e mot, kanë me thanë Kalaja e Lekës, mali i Runit, ka me të thanë Ali Niman Morina e po të themi edhe brezat nën dhe e mbi dhe, nën ujë e mbi ujë: T’u rrittë ndera o Kadri Morina!
8.
Vepra shkencore “Malziu bubrrime historike-etnologjike-folklorike-gjuhësore” e Shefqet Hoxhës është një enciklopedi shkencore, metodologji shkencore për të tjerët se si duhet shkrue një monografi për një krahinë shqiptare. Shkruan për të gjithë e për gjithçka. Qartë, shkurt, sakt. Flet me gjuhën e faktit, me dorën e dokumentit, me artin e fjalës. Sa është shkenctar është edhe qytetar. Nuk ecë me rrathët e politikës. E ka ruajt muzën e kokrrën e fjalës. E ka mjaltw kit’ vepwr.
Krahinën etno-historike të Malziut e kam njoft në dritë të diellit, në pllambë të dorës e para syve vetëm nga vepra e shkenctarit Shefqet Hoxha. Ata shqiptarë e të huaj që nuk iu krijohet mundwsia me ardhë ndejtarë apo rrugtarë në trevën e Malziut e fletëhapin kit’ libër për Malziun. Çdo malzias që shkon në treva të tjera shqiptare apo mërgon në dhera të huaja e ka kit’ libër për Malziun një “pashaportë” të dytë.
Shefqet Hoxha kit’ vepër ua kushtimon “malzezëve të urtë e të vnjeshëm” duke ua shpalos “vlerat njerëzore dhe të kaluarën e harruar të visit të tyre” (fq.3). Të ndriçoftë pena, o Shefqet Hoxha, që na e dhè kit’ “hipotekë” historike e kulturore për Malziun.
DËSHIRA PËR JETËN ËSHTË E FORTË DHE NJJERIUT I JEP FORCË DHE KURAJO
Nê Falkenberg të Suedisë në prezencën e shumë bashkëkombasëve tanë u promovua libri shjkollor “Të mësojmë së bashku” dhe filmi i metrazhit të gjatë “Në dhe të huaj” të autorit Kosovar me banim në Suedi Hamdi Arifajt/
Nga Sokol Demaku/
Se libri është ai që bashkon njerëzit, se libri është pishtar i madh i cili rrezaton dritë e dituri te njerzit, këtë e kuptovanga libri i botuar nga mësuesi, pedagogu i palodhshëm miku ynë hamdi Arifaj.
Ka kohë dhe vite që bashkatdhetarët tanë lëshuan vatrat e tyre dhe sot janë pothuajse në të gjitha vendet e botës të shpërndar ku ata jetojnë dhe frymojnë.
Duke marrë parsysh numrin e madh të fëmijëve në mërgim, pra shkollarëve atje e duke qenë edhe vet autori mësues apo pedagog i këtyre fëmijëve tanë në mërgim sheh të nevojshme dhe i hynë një punë mjaftë delikate dhe madhore që të botoj një fletore pune – libër për nxënësit apo shkollarët tanë në mërgim.
Duhet theksuar se një shumicë e nxenësve në mërgim të cilët vijojnë mësimet e gjuhës amtare atje ata hasin në shumë vështirësi gjatë mësimit dhe përvetësimit të lëndës mësimore nga Gjuha amtare. Përmes këtij libri fëmijët do njihen në mënyrë detalje me shumë gjëra të cilatë janë të nevojshme në jetën e përditshme dhe ata do disponojnë me njohuri elementare nga lënda e Gjuhës amtare, njohuri të cilat do tu ofrohen fëmijëve përmes teksteve të përpiluara me mjeshtri nga autorit-mësues i Gjuhës amtare në mërgim dhe përshtatur fëmijëve shkollar në mergim.
Sot shqiptarët si tham në fillim të shpërndarë në të katër anët e botës kanë nevojë edhe për këtë libër mësimor të vecant dhe të thjeshtë i cili u përgjigjet drejtpërdrejt kërkesave të fëmijëve të tyre për të përvetësuar më me lehtësi e në mënyrë të drejtë gjuhën letrare shqipe.
Ky libër synon të plotësoj kërkesën dhe nevojën që nxënësit përmes këtij libri të njihen me gjuhën e gjallë shqipe të ditëve tona, duke e folur dhe shkruar natyrshëm ashtu si e përdorim në jetën e përditshme dhe veprimtarit shoqërore.
Objekt i këtij libri: Alfabeti ynë i bukur, Zanoret dhe bashkëtingëlloret, Shkronjat dyshe, Kafshët ,Drithërta, pemët dhe perimet, Instrumentet muzikore, Njeriu-trupi i njeriut, Mujat e viti, ditët e javës, stinët e vitit, Pjesët e ligjëratës( emri, mbiemri, folja, permeri),Trojet shqiptare, Figura të ndritshme të kombit.
Do na sjellë Hamdiu këtu edhe vendlindjen, edhe trojet tjera shqiptare si në Kosovë, ashtu edhe në Shqiperi, e këto sa edhe ia shtojnë vlerën librit. Por, duhet theksuar se me mjeshtri prej pedagogu dhe mësuesi autori paraqet vlerat e punës duke lënë gjurmë të bardha në çdo aspekt të jetës e të cilat gjurmë do mbesin si një trashëgimi me vlerë për brezat që do vinë dhe se edhe ata do kenë çka dhe ku të mbështeten dhe gjejnë shtegun e duhur për vazhdimin e asaj çka paraardhësit e tyre kanë filluar këtu në veriun e largët.
Ne autorit i urojmë suksese edhe më shumë angazhime në prezantimin e denjë të mërgatës, punës dhe virtiyteve të larta të bashkëkombësve tanë në mërgatë dhe punë të suksesshme dhe të palodhshme me fëjët tanë në mërgim.
Më pastaj nga ora 18;00 në sallën e madhe të “Tångaskolan” të Falkenberg në pranion e mbi 150 të pranishmëve sa zinte kjo sallë, e ku ishin të pranishëm edhe shumë miq suedez si dhe aktorët e filmit “Në dhe të huaj” vepër e pedagogut, mësusit dhe koreografit të njohur nga Istogu, e që ka vitë jeton dhe punon në këtë qytet, Hamdi Arifajt, u shfaq premiera e filmit në fjalë.
Ishin të pranishëm Niman Mucaj, aktor i mirenjohur ngta Kosova, Fortesa Hoti, aktore shqiptare e njohur në Suedi, por mungonin edhe shumë të tjerë të cilët kush për shkak largësie e kush për shkaqe tjera e kishin të pamundurë të ishin në premieren e filmit të themi të parë në shqip xhiruar në Suedi, nga bashkëkombasit tanë që jetojn ë dhe pun ojn ë me vite atje. Ishin të pranishëm edhe miq suedez të cilët kishin ndihmua autorin në realizimine filmit dhe të cilët shprehen fjalë miradie për mësusin dhe pedagogun Hamdi Arifaj si dhe për bashkëkombasit tanë që jetojn ë dhe veprojnë në këtë qytet.
Lidhur me filmin dhe tematikën që shtjellohet në te folën rexhisori dhe aktori Niman Mucaj, autori i filmit Hamdi Arifaj si dhe aktorja Fortesa Hoti.
Filmi u prit mirë nga të pranishmit dhe se mendojme se ky film do bëjë zë dhe namë në kinemat kestushme por edh në ato në vendlindje.
Tema pra sic shihet edhe nga vet titulli është migrimi i shqiptarëve nga trojet e tyre gjatë kohës së gjenocidit shtetror në Kosovë dhe mërgimi i tyre në përendim, por edh peripecit e familjeve në kushtet e reja të jetës së re në përendim. Por është më shumë rëndësi përfundimi fatlum i protagoniostëve krysor të ngajrjes së prekur në film.
Pse deshën të mbetemi shtet dhe komb Bonsai?
Nga Fahri XHARRA/
Bonsai është art në veti , dhe mendohej se vjen nga Japonia ; por në të vërtetë origjinën e ka nga Kina,e e cila pastaj përhapet drejt lndjes në Kore dhe Japoni.Arti bonsai është përhapur nëpërmjet të priftërinjve Buddhist të cilët e dëshironin të “jashtmen” ta kultivojnë në mbrendinë e tempujve të tyre. Nga vizatimet e vjetra dhe dorëshkrimeve të kohës , mësohet që pemët (drunjtë) “artistik” të govatëzës janë kultivuar në Kinë rreth viteva 600 psK. Ka shënime që tregojnë se drunjtë në poqe ishin rritur po në Kinë dikur herët rreth mileniumit të parë ,para epokës sonë.Drunjtë Bonsai në Japoni janë parë së pari rreth shek .të 12 -të. Bota i falemnderohet artistëve kinez dhe japonez për ruajtjen e artit , këtij arti të bukur duke e mbajtur gjallë për mbi 2500 vjet, sepse pa entuziazmin e tyre,traditën artistike dhe punën e mundishmshme që kërkon shumë durim, ne sot nuk do të ishim dëshmitarë të teknikës Bonsai. Edhe pak fjalë për manipulimin me gjene të pemëve e cila i ka rrënjët në traditën buddhiste Zen. Një gjë duhet ta kemi parasyshë e të mos i përziejmë teknikat Bonsaj dhe asaj te shkurtabiqësisë ( bërja xhuxh e diçkafit) sepse kjo nuk e stërkeqë bimën e drunit por ia ruan përpjesitimet e sakta të saj.
Por , pse unë e morra teknikën Bonsai , çka më hyri në punë në shkrimin tim ? Sigurisht që e gjeta ngjashmërinë me dëshirën e “artistëve “ grabitçarë fqinj , të cilët deshën të krijojnë një Bonsai shtet dhe në të njetën kohë një Bonsai Komb.
A kemi fakte , pyetet pesimisti. Po .Jeta dhe gjendja ku jemi ,shpërndarja e e jonë gjeografike, zotërimi i km2 në pronësi t`tanën dhe numri i banorëve që ngëthejnë këto toka , plotësisht e vërtetojnë që kemi mbetur popull me shtete Bonsai. Pra , të krijuara artificialisht. Nuk jemi popull xhuxh, por nuk ishim as mbi një tokë xhuxhe . Por u bëmë Bonsai!
Të fillojmë dhe t`i numërojmë në mënyrë që mos t`i harrojmë . Kur i erdhi fundi një pushtuesi të madh në hapësirë dhe në kohë , neve nuk guxonim që t`i gëzohemi as robërije , sepse filluan planet tjera të skllavërimit dhe të zvoglimit tone shpirtëror dhe territorial .
Kongresi i Berlinit 1878 , coftina otomane heshtëte. Konferenca e Londrës 1913 , fqinjët shumë të zhurmshëm dhe Europa e frikësuar nga Rusia e coptoi token e Arbërit. Konferenca e Parisit 1920 , deshti që të krijon një shtet xhuxh: humbën rregullat Bonsai. Konferenca e Lozanës 1924, tmerri tjetër.
Por , a u kënaqën grabitësit me këtë coptim ? Jo. Donin edhe më ,që tokat tona të ishin pa ne. Filluan “ pazarimet” në mes të ish “pronarit” me “pronarët “e rinj . Atij “ pazari” i thonin ,secili në vend të vetin . Muslimanët në Turqi ! Ortodoksët në Greqi ! Latinët,? ( herët ishte për ta).
“Konventa Jugosllavo-Turke e vitit 1938 dhe marrveshja Jugosllavi-Turqi-Greqi e 28 shkurtit 1953 e njohur si Pakti Ballkanik e nenshkruara ne Ankara .Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë… ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë “barazie” me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi . Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë. Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) Në dimrin e vitit 1955/56 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.( pashtriku.org) .
Hulumtimet shkencore për zbardhjen e një ngjarje historike siq është marrëveshja “Xhentëllmene” turko-jugosllave e vitit 1953 ndërmjet Titos dhe Kypreliut, sado që janë jo të mjaftueshme,prap na japin një pasqyrë shumë të mirë për ta kuptuar këtë marrveshje. Vlen të përmenden veprat e historianëve të kombit shqiptarë siq janë: Fehmi Pushkolli në vepren “Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës”, Jusuf Osmani në vepren “Vendbanimet e Kosovës-Gjilani”, Hakif Bajrami “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995”, Sabile Basha “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995” dhe në shumë hulumtime të punimeve shkencore të cilat e kanë për objekt të studimit këtë temë shum të ndishme për popullin shqiptarë. Të gjitha këto vepra dhe shum dokumente tjera të cilat do ti përmendim në fucnot janë të lidhura me marrveshjen e Splitit ndërmjet Titos dhe Kypriliut. Në këtë marrveshje gojore edhe pse askush nuk diti se çka përmbante, pasojat e sajë u panë menjëherë, pas fillimit të zbatimit të sajë. Pas vitit 1953 filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi, gjë e cila e zbardhi këtë marrveshje. Represioni serbë u përcoll nga instrumentet shtetrore dhe në mënyr të organizuar nga vet shteti serbo-jugosllav. Paraprakisht ishte një marrveshje në mes Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll. “……
Dhe kështu vazhdoi , dëshira për të na bër shtet dhe popull Bonsai
- « Previous Page
- 1
- …
- 27
- 28
- 29
- 30
- 31
- …
- 73
- Next Page »