…Nuk kam qëllim të marr në mbrojtje Lekën apo çdo bashkëpunëtor tjetër të Sigurimit apo krejt regjimit komunist. Besoj se ky debat ka nxjerrë në pah edhe një anë tjetër të errët të moshapjes së dosjeve nga Sigurimi i Shtetit, nderimin nga shteti të personave të implikuar në krimet komuniste./
Nga Nebil Çika/
Spiunët dhe spiunllëqet e diktaturës komuniste janë rikthyer edhe një herë në debatin publik shqiptar, pasi media “zbuloi” një letër që “spiunia e Sigurimit të Shtetit Dhora Leka i dërgonte diktatorit Hoxha ku ankohej se e kishin dënuar padrejtësisht pasi e kishte provokuar shkrimtarin Ismail Kadare me porosi të Sigurimit të Shtetit”. Sigurisht që nuk e vë në dyshim faktin që Leka mund të ketë vepruar me porosi të Sigurimit, gjë që e pohon vetë, por e vërteta e kësaj historie duket e paplotë dhe pa zbardhur komplet si një ngjarje që deri tani është trajtuar e njëanshme, pra vetëm në favor të Kadaresë. Publikimit të “letrës” që “spiunia” Leka i dërgonte Enver Hoxhës, u shoqërua menjëherë me një intervistë nga i “spiunuari” Ismail Kadare, ndërkohë që dishepuj të tij mediatikë nxituan ta theksonin serish “viktimizimin“ e tij në kohën e diktaturës, duke tundur fort provën më të fundit të “persekutimit” të tij.
Sigurisht që kjo nuk është historia e parë e publikuar me spiunë e spiunllëqe në Shqipëri, por çështja merr dhenë sa herëe “viktima” të spiunimit janë persona që s’u ka hyre ndonjëherë ndonjë gjemb në këmbë nga spiunllëqet, përkundrazi, siç është edhe shkrimtari simbol i letërsisë komuniste shqiptare (realizmit socialist) z. Kadare. Përpjekjet për ta paraqitur Kadarenë si disident apo të përndjekur politik të regjimit komunist janë të hershme por asnjëherë nuk kanë mundur të bindin opinionin që kjo gjë është e vërtetë, përfshi edhe “eurekën” e fundit të Dhora Lekës.
Ka shumë arsye të dyshojmë te kjo përpjekje e radhës për ta viktimizuar Kadarenë dhe për të kuptuar këto mjafton ti hedhim një sy shpejt e shpejt debatit qe nga publikimi i letrës së “spiunes”, reagimit të “të spiunuarit” dhe konkluzioneve të dishepujve mediatikë të tij.
Mendoj se debati është dukshëm i njëanshëm, pasi “spiunia” u kryqëzua pa asnjë mundësi mbrojtjeje, pasi nuk është gjallë që ta sqaronte pozicionin e saj, raportin me të spiunuarit dhe në veçanti përfundimin e kësaj historie, e cila ma merr mendja që ka përfunduar në dëm të saj, pasi nuk kishte arsye t’i ankohej Hoxhës. Dihet që letrën ia dërgonte nga internimi dhe, me sa duket, “lirimi nga ky internim “i ishte premtuar edhe nga Sigurimi i Shtetit, për të cilin ajo ankohej tek diktatori. Pyetja që nuk iu bë z. Kadare në intervistë, është shumë e thjeshtë dhe përgjigjja e saj vendimtare për të kuptuar thelbin dhe sidomos fundin e historisë: Ku i çoi Kadare letrat që Leka ia dërgonte si provokim nga Sigurimi i Shtetit?! A mos edhe ai vetë i dorëzonte ato tek Sigurimi?! Nga letra e Lekës për Hoxhën duket se edhe këto letra kanë mbërritur në zyrat e sigurimit dhe besoj që Kadare ka dhënë edhe shpjegime për to.
Pikërisht, këto shpjegime që ende nuk janë zbuluar, si letra e “spiunes” Leka, do të mund të na jepnin një përgjigje të saktë për të vërtetën e kësaj historie me spiunë, pasi fundi i saj nuk duket se i jep përparësi “të spiunuarit” vetëm për faktin se viktima e Sigurimit nuk ishte ai, por “spiunia” e tij. Nuk besoj që në atë kohë z. Kadare kishte prova qe znj. Leka ishte spiune e Sigurimet, por mund ta dyshonte apo ta merrte me mend një gjë të tillë. Edhe mund të kishte ndonjë informacion nga miq të tij në Sigurim apo kupolën e lartë të diktaturës, por ne po marrim si të mirëqenë faktin që ai nuk e kishte një informacion të tillë. Ta zëmë për një moment, Leka nuk ishte spiune e Sigurimit dhe besonte vërtet tek shkrimtari kur i kërkonte të angazhohej kundër diktatorit, çfarë do t’i kishte thënë kur letrat e saj drejtuar Kadaresë do të mbërrinin tek Sigurimi i Shtetit. Dy publicistë, Lezho e Kokomani, që ia kërkuan të njëjtën gjë drejtpërdrejt Hoxhës, përfunduan në pushkatim. Si do të ishte sot historia, nëse Leka nuk do të ishte “spiune” e Sigurimit? Po Kadare, që ia dorëzoi këto letra Sigurimit si do të trajtohej sot me këto prova? U thashë që ka plot dyshime kjo marrëdhënie apo histori Leka – Kadare qe e trajtuar në mënyrë të njëanshme jo vetëm që nuk zbardhet dot, por e bën edhe më mister e më të dyshimtë rolin e të “spiunuarit” mbi të.
Një tjetër dyshim mbi rolin e Kadaresë në ketë histori të rëndomtë spiunazhi shqiptar është fakti se në fund të saj e më pas “spiunia” (autorja e krimit) përfundoi deri në ditët e fundit të diktaturës si “armike” dhe e internuar prej saj, ndërsa “i spiunuari” (viktima) shkrimtari më i madh i realizmit socialist, deputetët e Kuvendit Popullor dhe nënkryetar i Frontit Demokratik një prej organizatave më terroriste të diktaturës që në atë kohë drejtohej nga gruaja e diktatorit Nexhmie Hoxha. Siç e shikoni, “viktima” e Sigurimit ka përfunduar në majë të pushtetit diktatorial, ndërsa bashkëpunëtorja e tij në ferrin e burgjeve dhe internimeve. Sa i besueshëm ky fund i dy protagonistëve të historisë më të fundit nga spiunazhi komunist “viktimizimin” e pretenduar të Kadaresë dhe dishepujve politikë dhe mediatikë të tij? Besoj se lexuesi mund ta marrë vetë me mend një gjë të tillë.
Por “spiunia” Leka nuk ishte e vetmja “bashkëpunëtore” e Sigurimit “kundër” Kadaresë, që përfundoi e dënuar dhe e persekutuar nga vetë Sigurimi. Në një “përplasje” tjetër me z. Kadare, Janulla Rrapi dhe djali i saj, Renato, përfunduan në internim politik dhe forma të tjera persekutimi, ku djali pësoi edhe një sëmundje psikike nga e cila duket se vuan ende. Edhe për këtë familje, viktimë e diktaturës komuniste, z. Kadare pretendon se ishte vënë nga Sigurimi kundër tij pra edhe ata ishin “bashkëpunëtorë” të persekutorëve të tyre. Ky duket rasti më flagrant në dyshimin ndaj tij, pasi edhe motivacioni i internimit dhe persekutimit të kësaj familjeje kishte vetëm një motivacion: “shqetësimin e familjes së shokut Kadare” dhe sipas znj. Rrapi, pretendohet të jetë bërë me porosi të tij.
Një tjetër rast që nuk mbështet pretendimin e z. Kadare dhe dishepujve të tij mediatikë është ndëshkimi i një shkrimtari të talentuar, Bilal Xhaferri, i cili guxoi të kritikonte një nga veprat e shkrimtarit të madh të komunizmit ne mbledhjen e LSHASH. Përfundimi i tij ishte tragjik. U internua në fshatrat e Durrësit dhe sikur të mos kishte mundur të arratisej, kushedi ku do të kishte përfunduar. Kohët e fundit është publikuar një letër që kryeministri gjakësor komunist Mehmet Shehu i kërkonte shefit të tij Hoxha më 1968 arrestimin e Bilal Xaferrit vetëm për faktin se kishte guxuar të kritikonte romanin “Dasma” të Kadaresë, gjë që kryeministri e cilëson si kundër vijës së partisë: “Diskutimi” i Bilal Xhaferrit është gjithashtu një sulm kundër Partisë, por i tërthortë – godet egër dhe në mënyrë të poshtër Ismail Kadarenë drejtpërdrejt dhe nëpërmjet tij godet rëndë dhe vijën e Partisë në art e letërsi… Është enigmë: ai dihej se ishte bir armiku dhe vetë me qëndrim të poshtër, por ja që mori pjesë në diskutim para qindra intelektualëve dhe foli kundër vijës së Partisë! Këto fjalë të Shehut tregojnë qartë rëndësinë qe kishte për diktaturën Kadare dhe vënë në dyshim çdo pretendim për përndjekje prej Sigurimit të tij. Bilal Xhaferri, edhe pse “armik” me baba të pushkatuar, ishte toleruar e lejuar të botohej nga Partia e Sigurimi, por guximi për të kritikuar Kadarenë, “vijën e Partisë në letërsi e art”, sipas Mehmet Shehut, iu llogarit si krim prej të cilit u ndëshkua shumë rëndë. Edhe për Bilalin ka pasur pretendime se ishte “porositur” të kritikonte Kadarenë.
Siç shihet, nga vetëm këta tre shembuj që solla më lart në “betejën” e pretenduar mes Sigurimit dhe Kadaresë ka dalë fitimtar ky i fundit, pasi kanë qenë “bashkëpunëtorët” e Sigurimit ata që kanë përfunduar në ferr, ndërkohë që “viktima” ka shkuar në Olimp. Unë nuk besoj se ka logjikë normale ta pranojë një raport te tillë si ky i pretenduar nga z. Kadare mes tij dhe Sigurimit, që në rastin më të mirë është i dyshimtë dhe trajtuar në mënyrë të njëanshme.
Por, sigurisht, ky debat rihapi edhe një herë çështjen e madhe të hapjes se dosjeve të Sigurimit në Shqipëri. Besoj se përveç të tjerash dosjet duhen hapur edhe për t’u dhënë fund spekulimeve nga hapja dhe përdorimi i pjesshëm dhe i njëanshëm i tyre, siç mund të jetë dhe ky raport apo histori Leka – Kadare. Spekulativ dhe i padrejtë duket gjithashtu edhe trajtimi i njëanshëm e përzgjedhës nga media dhe opinioni publik i historive me spiunë të Sigurimit. Fakti që “viktima” e pretenduar ishte Kadare bëri që media të përqendrohej e të kryqëzonte “spiunen” Leka, edhe për faktin që ajo nuk jeton më e nuk mund të përgjigjet dot. Po kjo media hesht e madje hap ekranet e faqet kryesore të saj për spiunë të tjerë të Sigurimit bashkëpunimi në krime të komunizmit është tashmë i provuar e pranuar publikisht. Kryqëzimi nga shtypi i Lekës së vdekur, “spiunes” së Kadaresë, ndërkohë që ekspertë, spiunë të gjallë, autorë të gjallë e të vdekur të pushkatimit të poetëve e shkrimtarëve “armiq” të regjimit komunist fitojnë miliona euro nga partitë publike, thirren për të dhënë opinione apo përcillen nga kjo botë si heronj e shkrimtar të mëdhenj, duket një non sens logjik që të çon të dyshosh se kemi të bëjmë me një paramendim politik. Nuk e di saktësisht, por besoj se Havzi Nela, Vilson Blloshmi, Genc Leka apo Bilal Xhaferri mund të kishin qenë shkrimtarë shumë më të mirë se Ismail Kadare, sikur PPSH, Sigurimi i Shtetit, Kuvendi Popullor, Fronti Demokratik e të tjera organizata të diktaturës do t’i kishin lejuar të shkruanin apo më thjeshtë: Të jetonin.
Si përfundim, dua të theksoj se nuk kam qëllim të marr në mbrojtje Lekën apo çdo bashkëpunëtor tjetër të Sigurimit apo krejt regjimit komunist. Besoj se ky debat ka nxjerrë në pah edhe një anë tjetër të errët të moshapjes së dosjeve nga Sigurimi i Shtetit, nderimin nga shteti të personave të implikuar në krimet komuniste. Dhora Leka, “spiunia” tashmë e deklaruar edhe vetë e Sigurimit është një person i nderuar nga shteti shqiptar me tituj nderi. Një rrugë e kryeqytetit mban emrin e saj, ndere që në botën e qytetëruar nuk u rezervohen spiunëve. Sigurisht që ajo nuk është e vetmja që ka përfituar padrejtësisht këtë status, por shërben si shembull për të kuptuar raportin tonë me diktaturën dhe krimet e saj, një turp ndaj të cilit “elita” jonë shoqërore, përfshi dhe Kadarenë, vazhdon të heshtë. Besoj se ky qëndrim vjen nga ajo që thashë në fillim të shkrimit, hapja, diskutimi, analizimi apo zbardhja përzgjedhëse e njëanshme e historive me spiunë, që nëse nuk bëhet me ligj dhe në mënyrë të ndershme, rrezikon të përfundojë në shtrembërime e gjueti shtrigash sipas parimit spiuni thërret “kapeni spiunin”. A nuk ngjan kështu historia që po diskutojmë e debatojmë?!
Archives for May 2014
ZOTI E RUAJTE SHQIPERINE DHE SHQIPTARET!!!
*TIRANE-BEOGRAD, NJE RRUGE E RE QE DO TE NDERTOJE EUROPA E SHEKULLIT TE XXI, MBI NJE SHTRAT TE PERGJAKUR TE SHEKULLIT TE XX.
*(Federata e Ballkanit-Perendimor, nje utopi europiane e shekullit te XXI, e ngritur mbi utopine europiane te shekullit te XX, Jugosllavine, e cila me shperberjen e saj u la me gjakun e popujve jo serb)
Nga Petro DANGELLIA/
Me fillimin e mijevjecarit te III pas lindjes se krishtit, pikerisht ne vitin 2000, ne kancelerite diplomatike te disa shteteve europiane u mendua per ngjizjen e nje femije, te cilin pasi e krijuan e pagezuan me nje emer te bukur, “Viset e Ballkanit-Perendimor”. Kumbari i kesaj femije ishte Franca, mikja e vjeter e serbeve dhe grekeve. Kush ishte ky femije i mbare, cfare e lidhte dhe ku dallonte ai nga Jugosllavia plake, e vdekur ne vitin 1999. Per te kuptuar se c’eshte ky femije, kthehemi 100 vjet prapa dhe shikojme se si lindi nje femije tjeter, qe u plak dhe vdiq ne vitin 1999.
Ne vitin 1919 Europa Plake, nga mitra e saj e pergjakur, lindi femijen e fundit dhe e pagezoi me emrin Mbreteria Jugosllave. Ne kete mbreteri futi edhe gjysmen e shqiptareve. Me te drejte nje jo europian (themi jo europian per nje qe nuk ka ment e nje europiani) do te pyeste: Po shqiptaret sllave jane, dhe ne se nuk jane sllave, cfare kerkojne ata ne nje mbreteri sllave?!!!
Kesaj pyetje, me aq ment sa kam, po mundohem t’i jap pergjigje une. Ne gabohem, me ndreqni. Si cdo mbreteri, edhe kjo mbreteri kishte nevoje per sklleverit e saj; dhe europianet si te mencur qe ishin, nuk mund te krijonin nje mbreteri pa skllever. Prandaj, ndane nga kopeja e shqiptareve gjysmen e tyre dhe ua dhane sllaveve te jugut, qe t’i perdornin per c’tu vinte per dore. Jugosllavet, prej shqiptareve qe u rane per hise, ca i vrane, ca i burgosen, ca i degdisen ne Kostamoni, ne Turqi, dhe ata qe mbeten brenda mbreterise u perpoqen t’i konvertonin ne sllave.
Aty nga mesi i shekullit te XX ne Jugosllavi pushtetin e mori nje mbret i kuq, i cili e perzuri mbretin me gjak blu. Ky mbret meqenese ishte i kuq, i kembeu emrin mbreterise dhe e quajti Republika Federative Jugosllave. Ky mbret i kuq e kishte emrin Josif. Ai mori bekimin e carit te Rusise, edhe ai me emrin Josif. Dy Josifet u muarren vesh, qe edhe gjysma tjeter e shqiptareve, qe kishte mbetur jashte mbreterise se vjeter, te futej brenda mbreterise dhe te quhej “principata e shtate jugosllave”. Madje, dy Josifet, donin qe te fusnin ne kete thes me emrin federate, gjithe sllavet e Ballkanit. Por bullgaret, sado qe ruset i kane mik per koke, si kokeforte qe jane, nuk pranuan. Mirepo, fati i shqiptareve dhe numri ters, shtate, qe dy Josifet donin t’u vinin; beri qe dy Josifet te ziheshin me njeri tjetrin per “mustaqet e Celos”. Keshtu, Shqiperia, e “lindur me kemishe” dhe e mbrojtur nga Zoti, shpetoi kesaj here.
Tani, qe te mos zgjatemi ne muhabet. Te gjithe e dime, qe dhjete vjetet e fundit te shekullit te XX, te mijevjecarit te ll, Jugosllavia plake mbyti ne gjak, veten dhe popujt qe kishte nen vete. Shqiptaret nen Jugosllavi, ne kapercyell te shekullit te fundit te mijevjecarit te ll, ngriten krye, rrembyen armet dhe kerkuan te clirohen nga zgjedha njeshekullore. Ne krah atyre u dolen anglo-saksonet. Shqiptaret e jugosllavise krijuan shtetin e tyre me emer sllav, Kosovo. Europianet varen turinjte dhe ua mbajten “vath ne vesh” kete shqiptareve.
Pikerisht nga ky “vath ne vesh” do tu vijne ca te keqia shqiptareve te Kosoves, por edhe atyre te Shqiperise. E fundit nga keto ishte Gjykata Speciale, e cila nuk eshte gje tjeter, por nje gjykate e ngritur nga europianet per te ndeshkuar shqiptaret qe moren armet dhe ju kundervune planeve qe kishte Europa. Por ka dhe me, Franca ua vuri “kufirin tek thana”, pra tek lumi i Ibrit shqiptareve, duke ja lene veriun e Mitrovices serbeve. Por ka edhe me, Europa, 60.000 serbeve te Kosoves u la 20 vende ne parlamentin e shtetit te Kosoves, sikur keta te ishin 600.000. Por ka edhe me, Europa e Krishtere, qendrat historike te shqiptareve i ktheu me ligj si qendra historike te serbeve. Ka dhe shume, e shume nga ky “vath ne vesh”, si planet e plakut Ahtisari. Por ketu nuk eshte vendi t’i tregojme te gjitha.
“Vathi ne vesh” i Europes u tregon shqiptareve se zot per ju, jam une, dhe jo ata “pertej detit”. Une ju copetova me 1913, une ju fus nen serbet edhe me 2013. Mesazhi eshte i qarte: Ju shqiptare, kudo qe jeni, asnjehere mos t’ju shkoje ne mendje te rrembeni armet dhe te ndryshoni bemat e Mia (Europes). Ne te kundert do te ndeshkoheni. Nuk donit ju, qe nje pjese e juaja te qendronte nen Serbi (Kosova); Atehere une ju fus te gjitheve nen Serbi (Kosove Shqiperi, shqiptaret e Maqedonise dhe ata te Malit te Zi). Doni me per Belulin!!
Meraku mbetet merak, thote populli. Dhe Europa, o e krijon prape Jugosllavine, o plas!!!
Historite, na tregon Drejtori i Akademise Diplomatike te MPJ te Shqiperise, Shaban Murati ne librin e vet “Profile te Diplomacise Europiane ne Ballkan”; fillojne qysh ne vitin 2000:
“…Nje fantazme e rrezikshme sillet korridoreve te zyrave te BE-se ne Bruksel. Kjo eshte fantazma e jugosllavizmit, e cila enderron te krijoje ish-Jugosllavine. (Serbi, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje-Hercegovine, Kosove dhe Shqiperi)…Jehonen e kesaj fantazme e beri gjermani Hans Koshnik…ne fakt propozimi i Koshnikut nuk eshte ndonje gje e re, sepse qe nga viti 2000, zyrtarisht termi “Ballkan Perendimor” u imponua nga diplomatet franceze…”(vepra ne fjale, artikulli “Integrim rajonal apo Jugosllavizim Rajonal”, dt.08.05.2005, faqe 54)
“…Nga pikepamja strategjike, kjo nuk eshte e re per Brukselin, ku nostalgjiket projugosllave jane, per fat te keq, ende te shumte ne numer…formuluan konceptin e imponuar dhe pa baza teorike, juridike dhe gjeografike te “Ballkanit Perendimor” ne vitin 2000, e deri tek krijimi i nje zone te perbashket “te tregtise se lire”, e cila do te shnderohet edhe ne nje bashkim doganor te vendeve te “Ballkanit Perendimor”, shihet si nje ide fikse e atyre qarqeve shteterore dhe diplomatike europiane, qe insistojne ne modelimin ne formen e ish Jugosllavise. Fantazma jugosllave shetit ne mendjet dhe zyrat diplomatike te BE-se…”(vepra ne fjale, artikulli “Fantazma Jugosllave shetit ne BE”, dt.05.02.2006, faqe 88)
Me tej, vazhdon profesor Murati: “Ne disa shtete anetare te BE ka ende zyrtare te larte, qe vuajne nga sindroma e jugosllavizmit me qender Serbine dhe qe enderrojne ta fusin sebashku ne BE kete ”grup jugosllav”, qe ata i kane vene emrin e sajuar “Ballkan Perendimor”. Kjo sindrome arkaike…mund te shkaktoje qe, neser, te paguaje per Serbine, edhe Kosova, edhe Shqiperia …”(vepra ne fjale, dt.20.03.2005, faqe 49)
Po shqiptaret cfare bejne, do te pyesni Ju. Po ua rrefej. Nje ish minister i jashtem i Shqiperise shkon para do kohesh ne Beograd, ku nuk kerkon asgje dhe sic thote populli, shkoi shul dhe erdhi lloz. Por ajo u quajt nje vizite historike.
Vazhdojme me tej. Ne qershor te vitit 2013, ne kulmim e fushates elektorale ne ndihme te koalicionit “Per nje Shqiperi Europiane”, dy udheheqesit e dy partive te majta, ne mbyllje te fushates elektorale ne qytetin e Shkodres, ne podiumin e dy partive shqiptare, duket ish presidenti Serb Boris Tadic . Cfare i lidh me ish presidentin serb dy udheheqesit politike shqiptare?!!! Per kete precedent te rralle Asnje nuk foli. Nuk folen partite e djathta. Nuk foli asnje politikan, i djathte, apo i majte qofte; pavaresisht se ne parlament ngrihen si gjela dhe bejne patriotin. Nuk foli asnje media. Megjithese nga mengjesi ne darke, kakarisin dhe u shurdhojne veshet shqiptareve me lloj lloj lajmesh. Nuk foli asnje analist, as nga te varurit dhe as nga ata te “pavarurit”. Nuk foli asnje gazetar, ose sic e quajne veten moderator, as nga ata “pa dinjitet”, dhe as nga ata “dinjitozet”, te cilet ne emisionet e tyre “patriotike” na tregojne fotografite mbi ura. Nje politikan serb ne mes te politikaneve shqiptare, ngjante si ujku ne mes te deleve. A ishte kjo nje ogur i mire, apo nje ogur i keq, koha do ta tregoje.
Po kush eshte Boris Tadic? Ja cfare na thote per te profesor Murati:
Me 23 dhjetor te vitit 2004, kryeministri V.Koshtunica, kryeparlamentari P.Markovic dhe presidenti B.Tadic, leshuan nje deklarate te perbashket ku kercenojne komisionerin e BE-se, per Bosnjen lordin Pedi Eshdaun dhe komunitetin nderkombetar, se Serbia ka interesa partikolare per “Serpska Republiken”…me date 22 dhjetor 2004 parlamenti serb miratoi ligjin per reabilitimin e cetnikeve, krimineleve serbe te Luftes se Dyte Boterore…Me 1 shkurt 2006 Presidenti i Serbise B.Tadic deklaroi me nje megalomani tipike se “Serbia eshte qendra gjeostrategjike e Rajonit“…Boris Tadic, duke qene ne nje vizite zyrtare ne Sarajeve me 29 qershor 2006, ju bashkangjit qendrimeve separatiste te serbeve te Bosnjes me deklaraten, se eshte e pamundur qe komuniteti nderkombetar te kundershtoje referendumin serb per pavaresi ne Bosnje…ne Kroaci Boris Tadici perseriti oferten e vitit 1991 te Miloshevicit per ndarjen e Bosnje-Herxegovines, ne Maqedoni kerkoi perseri te shiste kerkesen efmere per kufirin Maqedoni-Kosove, ne Sarajeve hodhi poshte kerkesat e drejta te Bosnje-Herxegovines per separacionet e luftes, qe Serbia duhet t’i paguaje popullit te Bosnjes per masakrat dhe shkaterimet qe i shkaktoi me 1992-1995…
…Boris Tadici duket me shume si nje hibrid i nje fytyre te re, me dizenjon e nje fytyre te vjeter, te politikes serbe…Qendrimet dhe deklaratat kryesore te Boris Tadicit ne Zagreb, Podgorice, Shkup dhe Sarajeve ishin mbi nje platforme kompromisi me nacionalizmin serb, e cila megjithe retoriken demokratike; duket sikur ka dale nga MEMORANDUMI FAMEKEQ I AKADEMISE SERBE, qe u be platforme ideologjike e agresioneve serbe kunder gjithe popujve joserbe ne ish-Jugosllavi, memorandum qe mban edhe firmen babait te tij, LUBOMIR TADICIT.
Ky ishte i ftuari i dy partive te medha te majta ne mitingun elektoral ne Shkoder ne qershor te vitit 2013. Si nje rast i rralle, por per here te pare pas 22 vjetesh, ne Shkodren qe ishte bastion i se djathtes, pas zgjedhjeve te qershorit 2013, fitoi e majta. Me te drejte mund te shtrojme pyetjen: Mos valle ajo fitoi ne Shkoder me mbeshtetjen e Serbise?!!!
Ja cfare na thote profesor Murati lidhur me te majtet shqiptare, qe kane qene ne pushtet pas vitit 2000:
“Eshte per te ardhur keq qe ish-udheheqes te Shqiperise, me mendjelehtesine me te madhe, kur ishin ne postet e tyre, nga me te lartat e shtetit shqiptar, profeconin se ne fillim duhet te behet integrimi rajonal e pastaj integrimi europian i rajonit, nje formule derivate e modelit jugosllav te Ballkanit ”(vepra ne fjale, artikulli “Fantazma Jugosllave shetit ne BE”, dt.05.02.2006, faqe 89).
Me te drejte shtrojme pyetjen: Mos valle prania e Tadicit ne Shkoder, ka qene uvertura e krijimit te Jugosllavise se Re, me te keqe se e para. Kjo pasi ne te paren ishin edhe sllovenet dhe kroatet dhe mungonte Shqiperia. Ne kete te dyten kemi vetem serbe te Serbise, serbe te Malit te Zi, serbe te Bosnje-Herxegovines, serbe te Maqedonise edhe se fundmi, si qershia mbi torte edhe serbet e Kosoves. Serbe dhe serbe dhe serbe prape, serbe te pasosur dhe shume nate. Cfare pune kane shqiptaret ne nje shtet sllav me dominim absolut te serbeve?!!! C’duan shqiptaret ne mes te zogorise?!!!
Jemi nga muaji nentor 2013, muaji i festave kombetare. Bash ne prag te ketyre festave, Ministri i Jashtem i Shqiperise flet per nje vizite “historike” te kryeministrit shqiptar ne Serbi. Nuk shkoi disa muaj dhe kete e konfirmoi zv.kryeministri i Serbise. Ja ku mbritem ne muajin prill 2014 dhe vete kryeministri, nepermjet nje gazete serbe, u jep “sihariqin” shqiptareve se do te shkoje ne Serbi. Si do te shkoje, si ai…ne dasem, per muaj mjalti do te shkoje? Cfare plane te erreta fsheh ky udhetim?!!! A ka marre mandat nga shqiptaret, per ate qe ka nder mend te beje? A mendon se shqiptaret do t’ia falin, nese ai ka ne mendje ndonje tradheti kombetare?!!!
Mbase europianet i kane premtuar statusin ne kembim te marteses se Shqiperise me Serbine. Pasi kjo pune nuk ka filluar sot. Krushka Europe ka 15 vjet qe merret me kete pune. Europianet kane thene: Ne fillim realizoni “tregtine e lire”. Kjo pike eshte realizuar, pasi qeveria paraardhese aq shume e ka zhvilluar tregtine e lire me Serbine, aq sa mallrat e skaduara serbe kane mbytur Shqiperine. Kesaj “tregtie te lire” i sherben edhe e ashtuquajtura “Rruga e Kombit”, e cila ne te vertete eshte “Rruga e serbeve” per te dale ne Adriatikun shqiptar. Investimet strategjike per energjine dhe tregtine energjitike, qeveria e meparshme i ka lidhur me Serbine. Shume koncesione dhe investime ne Shqiperi u jane dhene firmave me origjine serbe. Ne vazhdim te kesaj, qeveria e sotme, kur ishte ne opozite, cirrej se Fazllicit i ishte dhene tenederi i linjes se interkonjuksionit Shqiperi-Kosove. Ndersa sot, kjo qeveri perfundoi punen e nisur nga qeveria e meparshme, dhe po Fazllicit ja dha tenderin.
Mbase edhe fakti, qe qeveria shqiptare nuk e can shume koken per Radiken, kete aresye ka. Pasi mendon se se shpejti do te jemi nje shtet me sllavet. Keshtuqe derdhet Radika ne Drin, apo derdhet ne Vardar, njesoj eshte. “Vaji mbetet ne lakra”. Mire me Radiken. Po per Vjosen pse nuk can koken? Apo ka plane qe ne te ardhmen i gjithe lumi Vjose t’i kaloje Greqise, nga burimi deri ne gryke-derdhje. Matotheos! Zoti na ruajte!
Europianet kane thene: Ne vazhdim, pasi te keni zhvilluar “tregtine e lire” me njeri tjatrin, hiqni doganat dhe beni bashkimin doganor. Per te mos rene ne sy, fillimisht qeveria e jone do te heqe doganat me Kosoven. Kosova do te heqe doganat me Serbine. Ja ku u realizua edhe bashkimi doganor Shqiperi-Serbi, pa cak pa bam.
Kjo nuk ka asnje ndryshim nga parapergatitjet e bashkangjitjes se Shqiperise si republike e shtate Jugosllavise ne vitet 1946-1948. Ne ate kohe qeveria shqiptare hoqi doganat me Jugosllavine dhe realizoi paritetin midis lekut dhe dinarit jugosllav. Pasojat e ketij veprimi qene rrenuese per ekonomine shqiptare. Leku shqiptar, qe ishte i forte u shkaterua. Heqja e doganave dhe pariteti i monedhave beri qe mallrat shqiptare jugosllavet t’i blenin me ca letra pa vlere si ishte, dinari. Tregu shqiptar u boshatis nga mallrat e nevojes se pare, te cilat i rrembyen serbet e urritur. Kete politike kapitulluese e njeh mire z.Kristo Frasheri, i cili ne ate kohe ka punuar ne Banken e Shqiperise. Kete politike kapitulluese dhe shkaterrimtare per ekonomine shqiptare ne ate kohe e ka kundershtuar ashper dhe drejte i madhi Dhimiter Pasko, shkrimtari me i dashur i femijve shqiptare, autori i “Xinxifillos”, njeriu i mire Mitrush Kuteli.
Keshtu, pasi te jete realizuar bashkimi ekonomik; bashkimi politik do te jete nje formalitet. Ja ku u realizua edhe “bashkim-vellazerimi” i ri pas 70 vjetesh midis sllaveve, serbeve dhe shqiptareve. Eshte po ai “bashkim-vellazerim” qe realizuan dy Josifet ne mes te shekullit te kaluar. Por me nje ndryshim, ai qe nje “bashkim-vellazerim” midis proletareve dhe komunisteve serbe dhe atyre shqiptare; Ky i sotmi eshte nje “bashkim-vellazerim” midis borgjezise serbe dhe politikaneve gjakprishur shqiptare.
Mbase ne mbeshtetje te ketij bashkimi rajonal BE, pikerisht ne vitet 2000 ka nxitur krijimin e Nismes Adriatiko Joniane (NAJ), e cila u zyrtarizua në Ankona, Itali, më 20 Maj 2000. Në aktivitetin themelues morën pjesë shtate vende, midis të cilëve ishte edhe Shqipëria. Sot vendet anëtare të NAJ-it janë tetë dhe përkatësisht Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Serbia dhe Sllovenia. Qartazi duket qe i teti eshte Serbia.
Nje profan me te drejte mund te thote se Serbia merr pjese ne kete Nisme, pasi ajo ka dalje ne detin Adriatik, apo detin Jon. Jo miq te dashur. Serbia nuk ka dalje jo vetem ne keto dy dete. Por nuk ka dalje ne asnje det te botes. Serbia ka vetem kufi tokesor. Por kete te vertete e di gjithe bota, por BE nuk e njeh gjeografine, ajo nuk e di qe Serbia nuk ka dalje ne detin Jon dhe ate Adriatik. Per BE 2+2=5. Disa shtete te fuqishme ne BE dhe qarqet e tyre kane interesa te vecanta ne Serbi. Vertet Serbia nuk ka dalje ne det. Por, per disa shtete te Europes Qendrore rruga per te dale ne disa dete, kalon nepermjet Serbise. Pra, Serbia te dashur miq “ka dalje ne det”, ose medomosdo dhe me cdo menyre duhet te dale ne det, nepermjet bashkangjitjes me shtetet qe kane dalje ne det. Pra, nuk eshte cudi qe “Nisma Adriatiko-Joniane” te jete nje suport per shtetin e ri jugosllav ne Ballkan, qe per te mashtruar popujt i vendosin emra te bukur “Ballkani Perendimor”, “Nisma Adriatiko-Joniane” etj. Qofsha i gabuar! Per ta bere me te plote konvertimin nga “Shtete Joniane-Adriatik” ne “Shtete Jugosllav ballkanik”, cyten shqiptaret qe te dalin vete e te propozojne qe tek shtetet detare te futen edhe Kosova me Maqedonine.
Kjo nismë,- vijoi më tej kryeministri Rama,- synon ta kthejë Adriatikun dhe Jonin, në një liqen të madh dhe të pasur të Europës së bashkuar, si një instrument për zgjidhje të përbashkëta për makro-rajonin”.
Keto jane cudira te papara. Tre shtete qe nuk kane pare ndonjehere det me sy, Serbi, Maqedoni dhe Kosove i bashkangjiten nje aleance te shteteve bregdetare!!!!
Vazhdojme me “Nismen” dhe daljen ne det. Serbia megjithese nuk ka dalje ne det, por nepermjet Danubit eshte pjese e rruges lumore me te madhe te Europes, sidomos asaj qendrore. Kesaj po ti shtojme edhe lumenjte Morava dhe Vardar, te cilet Serbia, Maqedonia dhe Greqia duan t’i bejne te lundrueshem; atehere Serbia del ne detin Egje. Por nepermjet ketyre lumenjve, neqoftese kthehen te lundrueshem, del ne detin Egje edhe Gjermania me Austrine, kete te mos e harojme. Pra nderhyrjet per Radiken mund te vijne qe nga larg. Me rruge tokesore nepermjet Kosoves dhe Shqiperise (“Rruges se Kombit”) Serbia del ne detin Adriatik. Serbia eshte nje shtet ne udhekryq. Prandaj Europa (shtetet qendrore te saj) kerkon te ndertoje nje shtet te madh me qender Serbine, ku nepermjet saj, te kete dalje ne disa dete. Pare ne kete kendveshtrim, pritja qe ju be kryeministrit shqiptar ne Gjermani dhe Austri dhe mbeshtetja, qe ju dha prej tyre, nuk eshte cudi qe lidhet me kete projekt. Ne do ju fusim ne BE, Ju do te futenii ne zgjedhen serbe. Ndryshe BE-ne shikojeni me dylbi. Franca po eshte nje mike disa shekullore e serbeve. Hollanda shkon pas Frances dhe Gjermanise. Italia e do rrugen te hapur Durres-Beograd. Atehere kjo eshte BE. Po Inglitera. Po SHBA. Do te jene dakort me kete shtet amalgame te serbeve me shqiptaret. Nuk e dime.
Cfare fiton Shqiperia ne kete rast? Shqiperise, si lemoshe, i japin statusin e futjes ne Europe. Por a e meritojne politikanet shqiptare futjen e Shqiperise ne BE? Neqoftese do te me pyesnin mua si qytetar, une do te thosha se Shqiperia nuk e meriton te hyje ne Europe. Pasi ne Shqiperi nuk ekzistojne ato standarte qe gezojne qytetaret e europiane. Shqiperia eshte plot me plehra. Shqiperia i ka rruget me gropa dhe balte. Qytetaret shqiptare i hedhin plehrat akoma nga ballkoni ne rruge. Ne Shqiperi shteti nuk kontrollon ushqimet qe u jep te hane shtetasit e vet. Ne Shqiperi shteti nuk u siguron barnat shtetasve te shtruar ne spitale. Ne Shqiperi ka nje Universitet per 100 student. Ne Shqiperi ka nje varferi te tejskajshme migjeniane. Qytetaret europiane nuk vuajne per buken e gojes, ashtu sic vuajne 40 per qind e qytetareve shqiptare. Qytetaret europiane nuk jane te sunduar nga politikane bandite, vrastare, reptile dhe hajdute te babezitur, ashtu sic sundohen qytetaret shqiptare.
Po a e meritojne shqiptaret si komb dhe si race, qe Europa, pas 500 vjetesh ndarje, t’i beje pjese te saj. Po e meritojne. Shqiperia vete eshte Europe. Europa zanafillen e saj e ka ne gadishullin e Hemit. Shqiptaret, per nga cilesite dhe virtutet e tyre (jo politikanet shqiptare, te cilet jane race zvaranikesh), jane me shume se europiane. Shqiptaret jane nje komb i qyteteruar mijeravjecar. Qyteterimi i tyre filloi me Pellazget dhe vazhdoi me Iliret, Dardanet, Epirotet. Por ky qyteterim i shkelqyer u nderpre me dhune nga pushtimi romak 1500-1700 vjecar dhe pushtimi osman 500 vjecar. 2200 vjet nderprerje nuk jane pak. Megjithate, shqiptaret ne genin e tyre, ruajten qyterimin e te pareve te tyre, intelektin dhe zotesine si race.
Me sa duket, me kete miratim qorthi te platformave europiane per rikrijimin e Jugosllavise me nje emer te ri mashtrues per shqiptaret “Viset e Ballkanit Perendimor”; qeverite shqiptare qe nga viti 2000 e kendej, dashje pa dashje, i jane futur rruges se tradhetise kombetare. Kjo nuk ka asnje ndryshim nga ajo qe deshironte te realizonte Esat Pashe Toptani me 1914, plot para 100 vjetesh. Edhe ai donte ta fuste Shqiperine nen sundimin e Serbise. Veshjet, kostumet dhe aktoret ndryshojne, cfaqja dhe drama shqiptare mbetet e njejte edhe pas 100 vjetesh. Shqiptare tregohuni vigjilente! Ata qe e kane drejtuar Shqiperine keto 100 vitet e fundit, nuk e kane pase per gje qe ta shesin Shqiperine per interesat e tyre personale.
Thote populli: Jane bere hesapet pa hanxhine. Dhe hanxhiu eshte populli shqiptar, te cilin qarqet europiane dhe politikanet servile shqiptare (kudo qe jane) nuk e kane llogaritur.
Asnjehere shqiptaret nuk do te pranojne nje sundim te serbeve.
Asnjehere ata nuk do te pranojne te jene ne nje shtet me sllavet, e per me teper me serbet.
Ashtu sic nuk mund te rine nen nje cati, djajte me engjejte. Ashtu nuk mund te rine nen nje shtet, serbet me shqiptaret.
Europianet te mendohen mire: Nga martesa qe ata mendojne te bejne do te linde nje monster, nje perbindesh, si minotauri i lashtesise.
Europa e krishtere, eshte mire qe t’i rrije sa me larg MEKATIT.
Po i mbyll keto shenime me fjalet profetike te Shaban Muratit:
“Eshte ANTIHISTORIKE cdo perpjekje per rikrijimin e nje Jugosllavie me emrin “Ballkani perendimor”, te drejtuar nga Serbia. Me te nuk do te fitonte as integrimi, as STABILIZIMI dhe as europianizimi i Ballkanit” (vepra ne fjale, artikulli “Integrim rajonal apo Jugosllavizim Rajonal”, dt.08.05.2005, faqe 57).
ZOTI E RUAJTE SHQIPERINE DHE SHQIPTARET!!!
Petro Dangellia, 30 prill 2014.
Histori: Vatra tregon fuqinë e saj
Nga Astrit Lulushi/
Më 2 maj 1919, Nikolas Kasavetes, sekretari i Bashkimit Pan Epirot të Amerikës, paraqet një dokument konfidencial pranë Konferencë së Paqes në Paris, duke kërkuar bashkimin e të gjithë Epirit të Veriut me Greqinë. Bashkimi Pan-Epirot i Amerikës ishte themeluar në Boston më 1918 për të njohur publikun amerikan me “karakterin helenik” të mbarë krahinës së Epirit dhe për të kundërshtuar çdo përpjekje për shkëputjen e saj nga “Greqia mëmë”. Bashkimi pan epirot kryesohej nga George Kristaq Zografos, i cili kishte qenë president i ish-shtetit autonomy të Epirit.
Dokumenti i dërguar në Konferencës së paqes në Paris ishte nëshkruar nga 1756 persona të cilët thuhej se ishin nga Korça e Gjirokastër. Me këtë dokument, Bashkimi Pan-Epirot synonte të ndikonte pranë Konferencës së Paqes për t’i marë Shqipërisë dhe ato pak troje që Greqia nuk kishte mundur t’ia shkëpuste pas shpërbërjes së Perandrisë Osmane.
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, Vatra, e cila në dokumentin pan-epirot cilësohej pa të drejtë si organizatë e kontrolluar vetëm nga myslimanë shqiptarë, u përgjigj menjëherë me një kundër-deklaratë të nënshkruar nga 3255 shqiptarë të krishterë nga Korça e Gjirokastra, të cilët kundërshtonin një bashkim të mundshëm me Greqinë.
Pak ditë më vonë, (14 maj 1919), komisioni i Konferencën e Paqes, i ngarkuar për të shqyrtuar pretendimet greke hoqi dorë nga çështja, në pamundësi për të arritur marrëveshje të njëzëshme. Kundër-veprimi i Vatrës – në kohën, vendin dhe me fuqinë e duhur – solli sukses.
VATRA E SHQIPTARISË HAPI DEGË NË HARTFORD
Kongresmeni John Larson dhe Kryetari i Federata Panshqiptare Vatra, dr. Gjon Buçaj u takohuan në Hartford CT/
Nga Raimonda Moisiu/
Më dt. 13 Prill 2014, mes enthusiazmit, optimizmit dhe idealizmit patriotik e atdhetar, komuniteti shqiptaro-amerikan i Hartfordit Connecticut, me madhështinë e shqiptarisë e krenarisë kombëtare, bëri realitet hapjen e Degës -Vatra, në Hartford, qytet i njohur në tërë Amerikën si “qyteti simbol i Parqeve, i luleve dhe hortikulturës” dhe shteti i themelimit të Kushtetutës Amerikane. Me kët’rast, në këtë tubim nga organizatorët u bë i mundur edhe promovimi i librit publicistik “Mbaj me nder emrin shqiptar”, të shkrimtarit, patriotit, atdhetarit dhe vatranit, Andon Rrumbullaku. Përveç pjesëmarrësve të komunitetit shqiptar në këtë zonë, ishin ftuar mendimtarë, intelektualë të çështjes kombëtare, figura të spikatura publike në fushat e ndryshme të jetës social-ekonomike-politike në Diasporë. Ky tubim sa patriotik, atdhetar dhe historik, u organizua dhe u mbështet nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryetarit të Federatës Pan Shqiptare Vatra, dr. Gjon Buçaj dhe aktivistit të mirënjohur për çështjen kombëtare, Kryetari i Degës Vatra, Jacksonville, Florida, vatranit Adriatik Spahiu, në bashkëpunim me intelektualët dhe bashkëkombasit; shkrimtarin Andon Rrumbullaku, Ilam Peçi, studentët; Ilir Kola Gjonmarkaj dhe Ilirjan Rrumbullaku, Mithat Fifo , Nesim Muçollari, Vaskë Bruko, Arben Zeqiraj,etj. Në hyrje të “Arbër’café”, Kryetari i Federatës Pansshqiptare të Amerikës “Vatra” dr. Gjon Buçaj, që shoqërohej nga bashkëshortja dhe vajza e tij, Nikoleta dhe Nora Buçaj dhe z. Adriatik Spahiu, u pritën mes shtrëngime duarsh, nga pinjolli pasardhës i vatranit të vjetër, Lliko Rrumbullaku,- shkrimtari, patrioti e atdhetari, vatrani 86 vjeçar maleshovit, z Andon Rrumbullaku – nga një tjetër vatran dhe aktivisti në Fedaratën “Vatra” dhe “studenti” i Fan Nolit, biles nga të fundmit që ka qëndruar përkrah Nolit të Madh, fizikisht, mbështetur e biseduar me të – 88 vjeçari përmetar z.Thanas Laskaj, nga bisnesmeni z.Astrit Karamanaj, pronari i Arbër’café, që kishte hapur “vatrën” për këtë aktivitet patriotik e historik, intelektualë, personalitete të artit e kulturës dhe një numur i madh bashkëatdhetarësh, simpatizantë dhe aktivistë të Vatrës dhe të komunitet shqiptaro-amerikan në Hartford CT. Gjithashtu me pjesëmarrjen e tyre këtë tubim do ta nderonin dhe kishin erdhur nga shtete të tjera, sikundër; Kryetari i Shoqatës “Kombi” poeti e publicisti, z. Artur Vrekaj, nga Worcester (Ustër) Masachusets, bashkëatdhetarë nga Filadelfia, New Jersey, New York-u etj. Salla e “Arbër’ café “ ishte zbukuruar jo vetëm me flamujt respektivisht të dy vëndeve; shqiptar dhe amerikan, por në muret e saj ishte edhe fotoekspozita e Vatrës, që nga krijimi i saj, fotografi të patriotëve shqiptarë, që sakrifikuan në dobi të kombit e deri te Plaku i Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ishte e pranishme media shqiptaro-amerikane, drejtori i TV Kultura Shqiptare , Adem Belliu dhe gazetarë të pavarur. Ndodh, që evenimente të tilla historike dhe atdhetare, na lënë mbresa dhe përjetime të veçanta, shpirtërore, njerëzore, plot vitalitet dhe emocion, dhe shërbejnë si një kumt për t’u shëndrruar në zëdhënës të ruajtjes së vlerave kombëtare, traditës, gjuhës, atdhedashurisë dhe identitetit kombëtar shqiptar, duke i shpalosur ato me idetë, që evidentojnë personalitetin e një kombi.
“Mbajmë me nder emrin shqiptar”, titullohet libri më i fundit i shkrimtarit patriot e atdhetar, Andon Rrumbullaku. Ky libër, vjen si përmbledhje monografie, dëshmi mbresëlënëse e imazhit të komunitetit shqiptaro-amerikan të Hartford-it, që në zanafillë, të mërguarit e parë dhe deri te ai, i mbërrituri rishtas. Në fjalën e tij të hapjes, vetë autori i librit, publicisti, z. Andon Rrumbullaku, do të theksonte se e ndjente detyrim moral, qytetar, shpirtëror dhe atdhetar të shkruante këtë libër. Që në hyrje të librit, autori ka shkruar e sjellë në vëmendje të mërguarit e parë në Hartford CT, shqiptarët “me peshë”, sikundër do të shprehej z. Rrumbullaku, që nga Kosta Hotova, nga Përmeti, i cili arriti të bëhej bankier. Kosta Hotova ndihmoi Federatën Pan Shqiptare Vatra shpirtërisht, moralisht, materialisht dhe atdhetarisht. Për këtë, ai u vlerësua duke u zgjedhur anëtar i kryesisë së Vatra, në vitin 1913-ë. Kasëm Xhafa, biri i Çamërisë, është nga të parët mërgimtarë në Hartford, binsesmen i fuqishëm në industrinë kulinare me restorante me yje dhe emër në Hartford, njeri human dhe me zemër të madhe, që do të priste, përkrahte dhe ndihmonte shqiptarët mërgimtarë, që vinin në vitet më pas nga Stambolli e Shqipëria. Një moment vërtet emocionues e mbresëlënës ishte rrëfimi i shkrimtarit Rrumbullaku për nënën çame Age Xhafa, e cila dilte me shami të bardhë e veshjen çame në Hartford. Nëna çame Ageja ishte e lumtur, krenare dhe mburrej që ishte shqiptare. Do të ishte kjo familje çame, që priti ndihmoi e mbështeti në Hartford, përmetarin patriot e atdhetar, Thanas Laskaj, i fundit i vatranëve historikë, që e ka përcjellë fizikisht Nolin, student i tij, i fundmi i epokës noliane. Bile, ai thotë duke qeshur: – Unë jam Babai i Komunitetit Shqiptaro-amerikan në Hartford. Sot ai është 88 vjeç! Nesti Nasto, nga e njëjta vendlindje, me shkrimtarin Nonda Bulka, është nga mërgimtarët e parë, që do të mbahet mend për guximin e tij atdhetar dhe patriotik.Vatrani Nesti N.pati guximin e pashoq dhe i dërgoi letër Benito Musolinit, ku i kërkonte me insistim të mos sulmonte e pushtonte Shqipërinë, në 1939-ë. Po kështu, z.Rrumbullaku sjell edhe fisin NAKO-nga Leskoviku. Pra, në këtë libër shkrimtari dhe publicisti Andon Rrumbullaku dëshmon përpjekjet, sfidat dhe kontributin e mërgimtarëve të vjetër e të rinj të Hartford-it, aty ku ndërthuren dhe integrohen kulturat, dashuria për atdheun e munguar, puna e sakrificat e tyre, për të ruajtur dhe trashëguar, gjuhën, traditën dhe vlerat kombëtare. Autori Rrumbullaku dëshmon e pohon rolin pro-aktiv në shoqërinë amerikane, duke përcjellë kështu mesazhin e dashurisë e vëllazërisë, jo vetëm në mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan, por edhe në marrëdhëniet me kulturat e tjera.
-2-
I deleguari i kryesisë së Vatra, posaçërisht, Kryetari e Degës “Vatra”, në Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu, i cili udhëtoi enkas nga Florida në Hartford, jo vetëm për promovimin e librit “Mbaj me nder emrin shqiptar”, të z. Rrumbullaku, por edhe për të ndarë e dhënë eksperiencën e ndihmesën e tij intelektuale, qytetare, patriotike, atdhetare dhe materiale, në hapjen e Degës “Vatra” në Hartford CT,- i cili në fjalën e tij mes të tjerash theksoi: “Ndjehem sot i nderuar, që ndodhem fizikisht këtu, mes këtij komuniteti shqiptaro-amerikan të Hartford-it, një komunitet me virtyte e vlera njerëzore, intelektuale e qytetare të admirueshme, ashtu sikundër e ka dëshmuar shkrimtari përmetar Andon Rrumbullaku në librin e tij, me titull tejet domethënës e simbolik -“Mbaj me nder emrin shqiptar”, që unë e lexova më një frymë dhe u njoha me secilin prej jush. Me ndjenjën e lartë patriotike e të atdhedashurisë, autori Andon Rrumbullaku rrëfen historikun e mërgatës së Hartford-it, nën efektin e karizmës dhe aureolës të rrënjëve historike dhe kulturës shqiptaro-amerikane në këtë komunitet, duke pohuar të kaluarën e pararendësve të tyre. Libri mbart në vetvete nderimin dhe respektin e kockës së erudicionit intelektual, patriotik e atdhetar, dëshmi këto të njerëzores e shpirtërores, emocionuese e edukative, libër që dëshmon se,- vetë koha e liria që ata gëzonin e ne gëzojmë, na jep mundësinë, për të ngritur, apo më mirë të shprehem, për të ringritur, sepse ajo mes jush ka ekzistuar dhe ekziston,- strukturën e memorialit të krenarisë, gjuhës, idealeve dhe virtyteve të kombit tonë, me themelimin- e theksoj-me Rilindjen- e Degës Vatra-të Hartford-it. Ndjehem krenar dhe me përgjegjësi morale e kombëtare, për të bërë më të mirën e mundëshme, për të dhënë ndihmesën dhe eksperiencën time personale dhe të Degës Vatra, Florida, që unë përfaqësoj, në realizimin e kësaj aspirate të integrimit të vlerave dhe identitetit tonë të çmuar kombëtar në tokën amerikane. E vlerësoj këtë libër, që do të mbetet në historinë e komunitetit tuaj por edhe të Diasporës, si diçka e rëndësishme dhe jetike, që rilindi degën “Vatra” në Hartford. Ta gëzoni dhe së bashku të ecim në gjurmët e të parëve tanë, të përcjellim mesazhin fisnik të vëllazërisë e dashurisë njerëzore në mbarë botën shqiptare-përfundoi fjalën e tij, z. Adriatik Spahiu. Më pas fjlaën do ta merrte intelektuali, pjesë e këtij komuniteti për më shumë se një dekadë, Ilam Peçi, i cili tha se libri “Mbajmë me nder emrin shqiptar” dhe veprat e tjera të Xha Andonit do të mbeten udhërrëfyese për brezat e ardhshëm në komunitetin shqiptaro-amerikan të Hartford-it. Morën fjalën intelektualë e qytetarë të tjerë pjesëmarrës në tubim. Z. Mithat Fifo, mbasi falenderoi personalisht të deleguarit e Federatës Pan Shqiptare “Vatra”, Kryetarin e saj, dr. Gjon Buçaj, dhe z. Adriatik Spahiu, më pas foli për rëndësinë dhe përmbajtjen e librit, dhe vlerën që ai përcjell për komunitetin tonë. Z Fifo theksoi gjithashtu se ndjehej krenar e i lumtur, që sot në komunitetin shqiptaro-amerikan të Hartford-it do të “ringrihej” dega “ Vatra”. Urime e Suksese, -përfundoi fjalën e tij. Përshëndeti tubimin edhe Kryetari i Shoqatës “Kombi”, poeti e publicisti Artur Vrekaj, i cili vlerësoi nismën organizative dhe uroi për çeljen e degës së Vatrës në Hartford.
“ Unë jam Thanas Laskaj, “Babai i Komunitetit”-kështu e nisi fjalën e tij dhe u shpreh gjithë buzëqeshje e krenari, vatrani 88 vjeçar, studenti i Fan Nolit dhe i fundmi i elitës noliane. Fjala dhe veprat e Fan Nolit qenë ato që na ngrohën dikur dhe vazhdojnë të na ngrohin akoma. Si pasardhës të Vatrës, mesazhi që unë dëshiroj të përcjell sot, të qëndrojmë të bashkuar në vatrën e shqiptarisë, pa dallim feje dhe ideje, se feja e shqiptarit është veç shqiptaria, -përfundoi ai. Ndërsa Raimonda Moisiu, Kryetare e SHSHSHA-së, e cila jeton e punon me familjen e saj rezidente në Hartford CT, u shpreh: “Sot në këtë ditë e datë historike, për komunitetin shqiptaro-amerikan, na nderojnë me prezencën dhe mbështetjen e tyre, personalitete të nderuara e të respektuara në Diasporë, Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA “ me bashkëshorten dhe vajzën e tij, dhe z. Adriatik Spahiu, Kryetari i Degës Vatra, Florida, personalitete dhe aktivistë të shquar të çëshjtes kombëtare, të cilët kanë një kontribut të jashtëzakonshëm, intelektual, erudite dhe atdhetar, në përjetësimin e punës dhe kontributit të shquar të atyre që themeluan “ Vatra”-ën, dhe “ Dielli”, në Amerikë. Zonja Moisiu pasi dha vlerësimin dhe këndvështrimin e saj për librin “Mbaj me nder emrin shqiptar”, që sipas saj, është monografia e gjallë e komunitetit shqiptaro-amerikan në Hartford, vlerësoi guximin dhe përkushtimin e z. Rrumbullaku, që pavarësisht moshës, ai kurrë nuk ndalet e s’dorëzohet, por vazhdon të hedhë në letër vlerat e virytet kombëtare të shqiptarit, dhe z. Rrumbullaku na rrëfen me krenari, pse ne sot mbajmë me nder emrin shqiptar. Përsa i përket çeljes së degës Vatra në Hartford, znj. Moisiu u shpreh: “Vatra dhe vatranët pasardhës, të rinj dhe ata që do të lindin, do të ecin në gjurmët e vatranëve të vjetër, e të parëve të tyre, që të unifikojnë, jo vetëm vlerat e vërteta të kombit, traditat tona patriotike e atdhetare, idealizmin në realizimin dhe ëndrrën e të gjitha kohërave, por edhe për një komb demokratik e drejtësi, të denjë për të qenë pjesë e botës së qyteteruar. Ne sot do të çelim degën e VATRA, -në komunitetin tonë, do të bëjmë realitet ëndrrën e atyre burrave dhe grave të mënçur patriotë e atdhetarë, që shkrimtari Andon Rrumbullaku i përmend në librin e tij, ata që mbështetën fuqishëm shpirtërisht e materialisht, pa kurrfarë përfitimi personal, kauzën e shenjtë të integritetit të identetit tonë shqiptar në këtë tokë të mundësisë e multikulturore, krahas kulturave të tjera, respektues të ligjeve dhe zakoneve ku ata jetojnë e punojnë.
-3-
Fjala e kryetarit të Federatës Panshqiptare VATRA, dr.Gjon Buçaj ngjalli interes e vëmendje të veçantë, jo vetëm si një zë unikal, qytetar, intelektual, atdhetar e patriotik, por edhe si figurë dominuese e Diasporës shqiptare. “Ndjehem jashtëzakonisht i nderuar dhe i vlerësuar, që gjendem sot në këtë vatër shqiptare, ashtu sikundër ndjehem kudo ku ka shqiptarë. Ndjehem i emocionuar, që ndodhem mes këtyre dy burrave; z. Thanas Laskaj dhe z. Andon Rrumbullaku, që janë historia e gjallë e Vatra-ës, dhe vazhdojnë t’ia kushtojnë të gjithë energjitë e potencialet e tyre morale, intelektuale, njerëzore, të dijes e të penës, dhe ja kanë arritur të dialogojnë mes vetit dhe brezave, për ç’ka i bashkonte dhe bashkon, elemente të kujtesës dhe reflektimit, për të mbajtur gjallë frymën e atdhedashurisë, patriotizmit, historisë, traditës e zakonet e jetesës, në të përditshmen njerëzore, por që i lidhin pazgjidhshmërisht brezat. Sot do të çelim edhe Degën e Vatra, këtu në Hartford, ku pritet të antarësohen shqiptarë të komunitetit , që jetojnë e punojnë në këtë zonë. “ Vatra”, para disa dekadash, kishte fillue të zvogëlohej, kështu që Kryetari i saj, i asaj kohe, Peter Lucas hodhi idenë e zhvendosjes së Selisë së saj nga Bostoni, ku ajo ishte themeluar, në New York. Dega e Vatra, në NY, është shtylla e Federatës, por Bostoni edhe sot vazhdon të quhet për shqiptaro-amerikanët, Kryeqyteti i Diasporës Shqiptare. Më pas, dr. Buçaj bëri një ekspoze të aktivitetit dhe kontributit të Vatra, ku në esencë ka besimin, përkushtimin, pa dallim feja, race e ideje, për t’i dhënë kuptim bashkimit të shqiptarëve në mbarë Amerikën, vlerave të kombit tonë, qofshin ato historike, kuluturore, sociale e kombëtare. Integriteti i tyre është i domosdoshëm e i nevojshëm në afirmimin e identitetit shqiptar në Diasporë, pikërisht nëpërmjet çeljes së Degëve të Vatrës dhe aktiviteteve të ndryshme të tyre në komunitet kudo ku ka shqiptar- një- komponent vlerësues në bashkimin e unitet të shqiptarëve e të gjitha trevave, nga Kosova , Çamëria e Shqipëria. Pyetjes nga salla rreth idesë të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, dr. Gjon Buçaj iu përgjigj: “ Ideja e bashkimit me Kosovën është sa e vjetër aq edhe bashkëkohore. Kjo ide është hedhur, që në Lidhjen e Prizrenit. Gjithsesi, shqiptarët kudo ku janë kanë krijuar bashkësitë e tyre atdhetare, ku kanë dëshmuar bashkimin e trojeve të tyre. Fan Noli e Faik Konica me bashkëthemeluesit, themeluan Vatra në Amerikë -, ndërsa patriotët shqiptarë themeluan Lidhjen e Prizrenit në Ballkan, trojet shqiptare, që do të thotë se ne jemi një komb, një gjuhë”. Në mbarim të fjalës së tij, dr. Buçaj, përpos duatrokitjeve të admirueshme dhe mbresëlënëse nga pjesëmarrësit, përcolli urimin dhe i hapi udhë procesit të anëtarësimit në Vatra, çeljes së Degës Vatra dhe zgjedhjes së Bordit drejtues të saj. Gjithashtu dr. Gjon Buçaj dhe z. Adriatik Spahiu ndanë Çertefikatat vlerësuese për kontributin dhe aktivitetin e tyre patriotik, për çështjen kombëtare dhe krenarisë shqiptare, përkatësisht; Z. Andon Rrumbullaku, z.Thanas Laskaj dhe z.Astrit Karamanaj. U anëtarësuan dhjetra pjesëmmarrës. Kryetar i Degës “Vatra” Hartford, CT, u zgjodh intelektuali z.Ilam Peçi. Sipas rregullores, ai zgjodhi bordin drejtues; Nënkryetar, z. Arben Zeqiraj, Sekretar, Ilir Kola Gjonmarkaj, Anëtarë: Raimonda MOISIU, Alfred Rrumbullaku dhe Artan Martinaj.
-4-
Mbas tubimit të gjithë pjesëmarrësit me Kryetarin e Federatës Panshqiptare Vatra në krye–u ftuan nga biznesmeni shqiptaro-amerikan, z.Artan Martinaj, një shëmbull mbresëlënës në lobimin e çështjes shqiptare. Në fund për pjesëmarrësit pati koktej nga bisnesmeni në industrinë kulinare, Nikolin Haxhiu.
Kongresmeni John Larson dhe Kryetari i Federata Panshqiptare Vatra, dr. Gjon Buçaj takohen në Hartford CT
Bisnesmemi shqiptaro-amerikan, Artan Martinaj, ditën e çeljes së Degës Vatra ne Hartford CT-organizoi “fundraising” në restorantin e tij për fushatën e Kongresmenit John Larson. Në këtë event morën pjesë edhe komuniteti shqiptaro-amerikan i Hartford-it me në krye Kryetarin e Federatës Panshqiptare Vatra, dr.Gjon Buçaj e familja e tij. Ndërsa nga media shqiptaro-amerikane eventi u ndoq nga drejtori i TV Kultura Shqiptare, Adem Belliu, dhe gazetarja Raimonda Moisiu. Mbas prezantimit mes dy personaliteteve dr. Gjon Buçaj dhe Kongresmenit John Larson –pati një bisedë të ngrohtë, tejet interesante e mbresëlënëse, “një konferëncë shtypi” disa minutëshe krejt spontane.
“ Është gjithmonë kënaqësi, që unë të takohem e ndodhem sot mes rezidentëve shqiptaro-amerikanë të distriktit të Hartford, CT ‘. Gjithashtu ndjehem i nderuar qe kam shansin e mrekullueshëm, të bisedoj me personalitete dhe figura të rëndësishme të këtij komuniteti, sikundër është kryetari e Federata Panshqiptare Vatra, z. Gjon Buçaj. Kongresmeni amerikan John Larson i tha z. Buçaj se komuniteti shqiptaro-amerikan i Hartford CT-është një komunitet vital e i fortë shumë punëtorë, gjenerozë dhe kreditet e besueshmërisë intelektuale e qytetare janë mbresëlënëse. Një komunitet, që me të vërtetë është mbështetje e ndihmesë e admirueshme dhe e fuqishme, për të bërë ndryshime dhe respektues të ligjeve. Ju sot keni çelur degën e Vatra në Hartford, që do të thotë se pjesëmarrja e personalitetit të Diasporës shqiptare, z. Gjon Buçaj -jo vetëm do të inkurajojë angazhimin e komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe do të konfirmojë mbështetjen për lobimin e çështjes shqiptare, misionin e tyre komunitar, në interes të çështjes kombëtare dhe proceseve demokratike në jetën amerikane. Më pas e mori fjalën dr. Gjon Buçaj, i cili pasi vlerësoi ndihmën e mbështetjen e fuqishme humane, material e demokratike të Amerikës në çështjen e Kosovës e Çamërisë, ai i tregoi shqetësimin e Diasporës Shqiptare, për shqetësimet dhe problemet, për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi e trojet shqiptare në Ballkan. Gjithashtu ai i tregoi për Demonstratën e shqiptarëve para ambasadës së Malit të Zi e Shtëpisë së Bardhë, në Washington, javën e kaluar” Kongresmeni John Larson e mbështeti fjalën e z. Buçaj dhe ndante të njëjtat shqetësime me të e Diasporën Shqiptare dhe premtoi se ai do t’i prezatonte këto shqetësime në Kongresin Amerikan. Konferencën e Shtypit spontane të plotë, e përcolli për shqiptarët e Amerikës në Cable vizion dhe TV ALB, Televizioni Kultura Shqiptare i Adem Belliut.
Kjo ditë u mbyll me vizita të Bordit të ri drejtues të Degës Vatra Hartford CT, të shoqëruar nga z. Adriatik Spahiu në disa bisnese të komunitetit shqiptaro-amerikan në këtë zonë.
Raportoi nga Hartford CT
Raimonda MOISIU
Hartford, 13 prill 2014
ZYRA JURIDIKE E AVOKATIT YLBER DAUTI, SHËNON REKORD NË NJU JORK
* Verdict Search Report & New York Law Journal”, publikuan me 23 Dhjetor 2013 se Zyra Juridike e Av. Ylber Dauti, është e para në shtetin e Nju Jork-ut, që fiton dy vjet radhazi shumën më të madhe në kategorinë”Premises Liability”.
* Shuma e madhe e dëmshpërblimit e fituar nga Av. Dauti në favor të klientëve-dy fëmijëve shqiptarë,- shokoi gjykatësen, që nuk e firmosi vendimin për dy javë.
* Shuma e fituar nga Av. Dauti, për një klient shqiptar më 2013 është përfshirë në listën e “25 shpërblimeve më të mëdha në shtetin e Nju Jork-ut për të gjitha kategoritë Ligjore”
* Një batutë e Av. Dauti me George Sorosin për të kapërcyer një situatë të sikletshme
* Karriera akademike: Avokati Dauti i përzgjedhur për të dhënë leksione në Amerikë dhe Europë.
Ne Foto: Avokati Ylber Dauti me miliarderi Georges Soros dhe Mr. Charles Epping dhe Prof. Stefan Messmanngjatë ceremonisë së Ne Foto:dhënies së cmimit në New York/
NGA DALIP GRECA/
Avokati Ylber Dauti është një ndër të përzgjedhurit e komisionit seleksionues për Albanian American Success Stories, që organizohet me 3 maj në Battery Gardens, në qytetin e New Yorkut. Natyrisht se kjo përzgjedhje është mëse e merituar. Ylber Dauti është ndër avokatët e rinjë shqiptarë më të suksesshëm në Amerikë dhe Europë. Emri i tij ndeshet shpesh në median amerikane dhe shqiptare.Jo rrallë është përzgjedhur nga “Verdict Search Report & New York Law Journal” për rekordet e shkëlqyera. Avokati Dauti i ka të shumta rastet e fitoreve të çështjeve juridike një ose disa milionëshe, prandaj është klasifikuar si “Avokati milioner”.
Sa herë kam trokitur në studion Ligjore të avokatit Dauti, kam gjetur gjithmonë informacione të reja për betejat juridike të zhvilluara në gjykatat amerikane apo europiane. Në rekordet e fitoreve të tij janë regjistruara çështje të bujshme që kanë diktuar deri në ndryshim të ligjeve të Shtetit. Po cilat janë fitoret më të reja të avokatit? Në këtë artikull do të njiheni me: fitoren me shtatë shifra me një klient shqiptar para pak javësh, fitoren e një çeshtjeje delikate me dy fëmijë shqiptarë, të cilët kur të rriten do ta shohin veten se janë multimilionerë; fitorja maksimale me një klient amerikan, që u bë “milioner”, përfshirja më e fundit në “Verdict Search Report and New York Law Journal”, takimi me Geroge Soros, ku ai u përzgjodh për t’i dorëzuar një çmim special. Si është ndjerë avokati kur ka humbur betejën e parë gjyqësore para dhejtë vitesh? Çfarë emocionesh përjeton ai pas një beteje të zgjatur juridike? Përse e ka moto dhe përse ua rekomandon klientëve të vet thënien e Mark Twain, të cilën e ka të vendosur në një vend të dukshëm të zyrës së tij?: “Gjithmonë trego të vërtetën pasi kështu nuk do të harrosh se çfarë ke thënë.”!?
E reja më e fundit nga zyra juridike e avokatit shqiptar, The Dauti Law, PC, është një gjyq që përfundoi para pak javësh në Nju-Jork. Klienti i tij ishte një shqiptar i lindur dhe i rritur në Amerikë. Avokati më tregon se përzgjedhja e Jurisë pati një rastësi; një nga emrat e përzgjedhur qëlloi të ishte shqiptar, i ardhur në SHBA 20 vitet e fundit. Në periudhën dhjetëvjeçare që zhvillon gjyqe në Nju Jork, avokatit nuk i kishte qëlluar që të përzgjidhte asnjë shqiptar. Kjo rastësi e gëzoi, pasi mendoi se ai vetë si avokat shqiptar dhe klienti i tij shqiptar, do të ndjeheshin mirë, nga që do të krijohej një afrimitet, por ndjesia u shua shpejt; shqiptari i përzgjedhur u dorëhoq për shkak të anglishtes jo të mirë. Gjithësesi gjyqi vazhdoi me një përzgjedhje tjetër dhe çështja përfundoi pozitivisht. Shqiptari doli i kënaqur nga mbrojtja prej avokatit Dauti, jo vetëm prej shumës me shtatë shifra të dëmshpërblimit që fitoi, por edhe prej profesionalizmit dhe etikës së avokatit.
Para disa kohësh, në Janar 2014, një klient i avokatit Dauti botoi në gazetën“Dielli” një falenderim publik për mbrojtjen e shkëlqyer që ai u pat bërë dy fëmijëve të aksidentuar. Ia citova avokatit një shprehje të atit të fëmijëve, i cili i shkruante Diellit:” Kur të rriten dy fëmijët e mi do ta kuptojnë se secili prej tyre është multimilioner në saj të aftësive të një avokatit shqiptaro-amerikan,Ylber Dauti. Faleminderit avokat!”
I kërkoj më shumë detaje rreth atij gjyqi. Isha kurreshtar edhe për reagimin e gjyqtares, e cila në prani të përkthyesit shqiptar, kishte shfaqë habinë e shumës së dëmshpërblimit të kërkuar nga avokati.
Dauti i përgjigjet intersimit: Kjo ishte një çeshtje, sa interesante, aq dhe e vshtirë, pasi fëmijët kishin pësuar një aksident dhe askush nuk kishte parë se si kishte ndodhur aksidenti. Ata ishin shumë të vegjël dhe nuk mund të dëshmonin dhe shpjegonin se çfarë u kishte ndodhur. Pala e paditur pretendonte se mbrojtja nuk ishte në gjendje të provonte se ata ishin fajtorë për aksidentin pasi mungonin dëshmitë reale për mënyrën se si kishte ndodhur aksidenti.
Avokati Dauti punoi fort në mbrojtje të fëmijëve. Netë, javë e muaj shqetësime derisa ia doli; provoi në mënyrë të besueshme se pala tjetër ishte fajtore për aksidentin. Krahas provave të tjera, ai arriti ta bindë palën kundërshtare edhe përmes dëshmisë së dy ekspertëve: një psikologu fëmijësh dhe një inxhinieri civil. Shuma e dëmshpërblimit shokoi gjykatësen e çeshtjes,që u shpreh se “kurrë nuk kishte parë apo dëgjuar që një shumë kaq e madhe të jepej në një çeshtje si kjo, pasi – sipas saj – dëmtimet ishin fare të vogla.”
Gjyqtarja filimisht refuzoi të firmoste vendimin gjyqësor për Shumën e dëmshpërblimit dhe refuzimi i saj ishte i paprecedent. Në çeshtjet kur bëhet fjalë për dëmshpërblim fëmijësh që janë të pazotë të mbrojnë interesat e tyre, në bazë të ligjit, kërkohet gjithmonë përfshirja e Gjykatës për t’u siguruar që interesat e fëmijëve të mbrohen në mënyrë të kënaqshme dhe ndodh shpesh që Gjykata të ndërhyjë dhe të kërkojë nga pala tjetër të rrisë vlerën e dëmshpërblimit. Por në këtë rast po ndodhte e kundërta: Gjykatësja, Sharon Aarons, pretendonte se shuma ishte tepër e madhe dhe e pa justifikueshme. Por avokati nuk u tërhoq. Ai ishte i bindur se në fund ajo nuk mund të ulte masën e dëmshpërblimit pasi një veprim i tillë do të ishte kapërcim kompetencash dhe abuzim i pushtetit nga ana e saj. Ia bëri gjykatëses të qartë mendimin e tij duke i thënë se veprimi i saj nuk është parë apo dëgjuar kurrë më parë, jo vetëm në Nju Jork, por as në tërë Amerikën.
E pyes avokatin: Po nëse ajo nuk hiqte dorë nga këmbëngulja e saj për uljen e dëmshpërblimit, çfarë do të ndodhte?
Avokati duket tepër i sigurtë në arsyetimin e tij: Në rast se ajo do të ulte masën e dëmshpërblimit, atëherë,isha i sigurtë që Gjykata e Apelit do të rrëzonte vendimin e saj dhe ajo do përmendej për keq në faqet e para të të gjitha gazetave dhe revistave juridike në Amerikë. Përfundimish, pas një hezitimi prej rreth dy javësh, ajo u “dorëzua” dhe ra dakort të firmosi vendimin.
Sa ishte shuma e dëmshpërblimit? Avokati nuk jep shifra, por mjaftohet me përsëritjen e asaj çfarë kanë shkruar në letrën e falenderimit publik botuar në Dielli:“se kur fëmijët të rriten do ta kuptojnë se do të jenë multimilionerë….”. Veçse do të doja të shtoja, thotë avokati, “sidomos njëri prej tyre, do të ketë një shumë prej disa-milionësh, që ndoshta nuk ka nevojë të punojë fare në jetën e tij – kuptohet, në qoftë se ai dëshiron të mos punojë, por unë nuk do t’ia sugjeroja një gjë të tillë aspak.”
I përmend avokatit edhe një falenderim tjetër publik për Zyrën e tij nga klienti amerikan, Joseph Kramer, publikuar nga Dielli në Shkurt të vitit 2013. Bëhej fjalë për shperblimin më të madh gjyqësor për vitin 2012 në Shtetin e Nju-Jork-ut në kategorinë “Premises liability accidents’, siç shkruante gazeta New York Law Journal/ Verdict Search, publikuar në 19 dhjetor 2012.
Pas këmbënguljes time avokati sqaron se çështja në vetvete nuk kishte ndonjë gjë të veçantë përveç shumës së madhe të dëmshpërblimit, që iu dha klientit të tij. Por një gjë interesante kishte ndodhë në fund të çeshtjes. Këtë ia kishte treguar vetë klienti,z. Kramer. Ditën e mbylljes së çështjes, njëri nga avokatët e palës kundërshtare, James Cirrincione, i ishte afruar z. Kramer dhe i kishte thënë: “Urime, Z. Kramer. Ky është një shpërblim i padëgjuar dhe marramendës për një çështje si kjo – dhe unë të sugjeroj që t’i dërgosh një peticion Papës në Romë që të shënjëtërojë avokatin tënd, Z. Dauti! Z. Kramer, me të qeshur, ia kishte kthyer : “Në rast se Papa do shenjtëronte një avokat – Zoti do ta ndëshkonte, pasi asnjë avokat nuk e meriton shenjtërimin, sado i përkryer që të jetë.”
Dhe a e dini ç’ndodhi? Vetë avokati i palës kundërshtare, z. Cirrincione,i impresionuar me rezultatin, më vonë referoi një klientin e tij tek zyra e avokat Dautit dhe kërkoi që ai ta merrte përsipër mbrojtjen e çeshtjes së klientit të tij.
-Kjo më emocionoi, thotë Ylberi, pasi ai ma besoi një çështje të vetën. Mjafton të marrim në konsideratë faktin që z. Cirrincione është mbi 60 vjeç dhe ka punuar si avokat për rreth 40 vjet.
Sukseset e avokatit Ylber Dauti, shumat e mëdha të dëmshpërblimit dhe publiciteti ia kanë shtuar klientelën. A ndjehet i kënaqur që numëri i shqiptarëve është rritur dhe se ata përbëjnë më tepër se 50% të klientelës së zyrës.
Në bisedë me avokatin mëson se një betejë juridike mund të zgjasë me vite dhe séanca gjyqësore mund të zgjasë me javë të tëra…dhe në rast se palët nuk bien dakort përpara apo gjatë séancës gjyqësore atëherë Juria tërhiqet të marrë vendim në një dhomë tjetër. Ç’ndodh në raste të tilla?Procesi i pritjes së vendimit të Jurisë është një nga gjërat më të vështira sepse pas këtij momenti gjithçka është jashtë kontrollit të avokatit. Atij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë, të lutet dhe të shpresojë. Jurisë mund t’i duhen orë apo edhe ditë për të marrë një vendim. Emocionet bëhen më të forta, koha kalon shumë ngadalë saqë minutat ndjehen si orë dhe orët- si ditë të tëra.
Po ç’është mbyllja me sukses e një beteje juridike?Para se t’i përgjigjet pyetjes, avokati duket i menduar, pastaj shton:- është një çlirim i papërshkrueshëm psikologjik dhe emocional. Është një kënaqësi e madhe kur puna kurorezohet me sukses dhe besimi i klientit tek avokati justifikohet. Në të njëtën kohë, në rast humbje, ndjenja që vjen pas është një torturë e vërtetë emocionale dhe psikologjike që zgjat shumë më tepër sesa ndjenja e fitores dhe që ndoshta nuk harrohet kurrë pasi gjithmonë do vazhdosh të analizosh strategjinë që ke ndjekur gjatë gjyqit dhe do mendosh se ku ke gabuar dhe çfarë do të kishte ndodhur sikur të kishe bërë diçka ndryshe…është një proces irracional vetëkritikues që ndoshta nuk përfundon kurrë.
Pyetja ime nëse ka ndodhur që të humbas ndonjë çështje, nuk e zë në befasi avokatin.
– Po, përgjigjet mendushëm,kam humbur betejën e parë gjyqësore. Edhe pse kanë kaluar mbi 10 vjet,ai mban mend çdo detaj të asaj çeshtje.Mund të ndodhë që përsëri ta provojë shijen e hidhur të humbjes, por betejë është, ka dy palë që përplasen, njëra do të fitojë, arsyeton Dauti.Ai mendon se humbja edhe pse e dhimbshme, është një e keqe e nevojshme pasi na kujton se jemi njerëzorë dhe jo hyjnorë dhe na bën që të ecim me përulësi me këmbë në tokë dhe jo të “fluturojmë” nga deliri i madhështisë.
Avokati Dauti, ka një sekret të fitoreve të veta në betejat juridike, respektimin absolut të së vërtetës. Mark Twain, krahas trashëgimisë si shkrimtar na ka lënë dhe një thesar me këshilla. Një ndër to, avokati e ka të shkruar në një pllakë dhe e ka vendosë në kënd të dukshëm të zyrës, që ta shohin dhe klientët. Këshilla është: “Gjithmonë trego të vërtetën pasi kështu nuk do të harrosh se çfarë ke thënë.” Për çështjet ligjore në të cilat është specialist, Dauti nuk i përzgjedh çështjet, nuk ka kriter refuzimi, përveç kriterit të së vërtetës. Në rast se klienti nuk ka “tendencën të harrojë” se çfarë ka thënë, atëherë ai është i gatshëm ta përfaqësojë.
Jo rrallë avokati shqiptar Ylber Dauti ka hyrë në rekordet e “Verdict Search Report and New York Law Journal”. Cila është arsyeja?
Ka qëlluar që çështja që ka mbrojtë ka qenë unike, siç ishte mbrojtja e një shqiptari nga Kosova, i cili një vit para aksidentimit, kishte marrë depërtim nga Amerika. Ligji i shtetit dhe ai federal binin në kundërshtim. Fitorja që arriti avokati qe e bujshme.Por ka ndodhë që të përfshihet aty nga që shumat e fituara përbënin lajm sensacional për komunitetin juridik, siç ishin shumat e mëdha të fituara në shtetin e Nju Jorkut për klientin amerikan në 2012 dhe klientin shqiptar në 2013 në kategorinë e “premises liability”. Verdict Search Report në bashkëpunim me New York Law Journal botuan më 23 Dhjetor 2013, listën e rezultateve të arritura në Nju Jork, rezultoi që për herë të parë në historinë e shtetit të Nju Jorkut, që kur ata filluan të publikojnë këto statistika, zyra e avokatit Dauti, ishte e para që kishte fituar për dy vjet radhazi shumën më të madhe në kategorinë e “premises liability”. Ka dhe një rekord tjetër: Shuma e fituar për klientin Shqiptar në vitin 2013, është përfshirë në listën e “25 Shpërblimeve më të mëdha të arritura në Shtetin e Nju-Jorkut në të gjitha kategoritë ligjore.”
Për avokatin Dauti, “sekreti” i fitoreve qëndron tek tri fjalë: Pasion, punë dhe fat! Njeriu duhet të ketë pasion për punën që bën se përndryshe nuk arrin të punojë aq sa duhet. Njeriu duhet të punojë shumë dhe të lerë sa më pak që është e mundur në duart e fatit. Por edhe pasi kemi punuar shumë dhe me pasion, duhet të shpresojmë dhe të lutemi që “era e fatit” të fryjë në drejtimin tonë – pasi në rast se fati nuk na ndihmon, ne mund të mos arrijmë çfarë dëshirojmë dhe meritojmë, ne fare mirë mund edhe të dështojmë në rast ai “fryn” kundra nesh.
Ylber Dauti është i pari avokat shqiptar, anëtar i përjetshëm i “Milion/Multimilion Dollar Advocates Forum” . Pyetjes sime nëse e ngacmon togfjalëshi ”avokat milioner”, ai i përgjigjet pozitivisht.Arsyet, më thotë, janë dy:e para, është e keqinterpretuar si shprehje pasi në të vërtetë të qenit i ashtuquajtur avokat milioner/multimilioner nuk do të thotë në vetvete se je avokat i zoti pasi ndodh jo rrallë që të kesh fatin të merresh me çeshtje me vlera milionshe dhe multi-milionshe – por kjo nuk do të thotë se je avokat i jashtëzakonshëm; thjesht faktet janë në favorin tënd. Së dyti, është shprehje e keqkuptuar, pasi ai është marrë me çeshtje me vlera milionëshe apo multimilionëshe – kjo nuk do të thotë aspak se ai vetë është milioner apo multimilioner. Edhe sikur të ishte kështu, shton; suksesi në përgjithësi, përfshirë edhe suksesin në profesionin juridik nuk mund dhe nuk duhet të matet kurrë me shuma parash. Ka njerëz shumë të zgjuar, të zotë dhe të sukseshëm, përfshirë këtu edhe avokatë shumë të zotë, që kanë dhënë kontribut të çmuar për shoqërinë por për shkak të natyrës së punës së tyre ata nuk kanë siguruar shuma të konsiderueshme. Do të ishte shumë paradoksale në rast se nuk do ti konsideronim këta njerëz si të suksesshëm, arsyeton avokati..
Zyra ligjore Dauti e shtrinë veprimtarinë e saj edhe jashtë Nju Jorkut. Kohët e fundit është marrë me çeshtje kontratash ndërkombëtare të biznesit për interes të klientëve nga Europa, Amerika Qendrore dhe e Jugut.
Nga një mik i avokatit pata dëgjuar për një vonesë të tij në një ceremoni të rëndësishme në Manhattan, që kishte të bënte me një nga filantropistët dhe njerëzit më të pasur në Botë, George Soros. Avokati e kishte kaluar situatën e sikletshme me një batutë. E pyes rreth asaj ceremonie dhe cila ishte arsyeja e ftesës për të qenë pjesë e asaj ceremonie. Cila ishte situata dhe batuta?Fillimisht, ai refuzon, duke thënë se kjo nuk ka të bëjë me zyrën Juridike të tij. Pas këmbënguljes time, tregon:Fondacion Mitteleuropa i bazuar në Zvicër i kishte akorduar Sorosit çmimin “Dr. Elmer Hantos Prize” për kontributin që filantropisti ka dhënë në zhvillimet demokratike pas rrëzimit të komunizmit në Evropën Lindore dhe Qendrore. Kryetari i fondacionit së bashku me Rektorin Akademik të Universitetit të Evropës Qendrore të bazuar në Budapest, Hungari (Central European University) e kishin ftuar edhe avokatin Dauti në atë ceremoni, si ish-student shume i sukseshem i këtij Universiteti, themeluar nga Sorosi. Ndërkohë që ata po prisnin së bashku me Sorosin, që të dorëzohej çmimi, fatkeqësisht avokati ishte bllokuar në trafik. Arriti me vonesë dhe ishte i sikletosur kur hyri dhe gjeti aty duke pritur George Soros, Presidentin e Fondacionit Zviceran dhe Rektorin akademik të Universitetit. Situatë e vështirë. Ishte skuqë nga turpi. Kërkoi ndjesë nëpërmjet një batute- duke i shtërnguar dorën, i thotë Sorosit; Ju jam shumë mirënjohës për çfarë keni bërë për të gjitha vendet ish-komuniste në përgjithësi dhe për mua personalisht.Sikur Ju të mos më kishit krijuar mundësinë e marrjes së bursës për studime në Budapest nëpërmjet fondacionit të tuaj – unë fare mirë mund të isha bari në malet e Shqipërisë dhe jo avokat në Nju Jork…dhe me të qeshur, kishte shtuar: siç thotë një shprehje popullore “mund ta largosh fshatarin nga fshati, por nuk mund ta largosh fshatin prej fshatarit”… edhe pse Ju arritët të më largoni mua nga fshati, nuk arritët të largoni mentalitetin e fshatarit nga unë dhe ky është i vetmi shpjegim që kam për vonesën time.Të gjithë kishin qeshë dhe Sorosi vetë ishte sjellë me përzemërsi…
Avokati Ylber Dauti ka nisë ta pasurojë edhe karrierën akademike. Ka disa vite që ai ftohet të japë prezantime, ligjerata në Iaccoca Institute dhe Lehigh Univeristy në Pensilvani. Prezantime kanë të bëjnë me diskutimin e eksperincave në fushën e ligjit dhe biznesit ndërkombëtar. Kohët e fundit ka marrë një ftestë edhe nga një universitet evropian, Tilburg Univeristy në Hollandë, që të japi leksione dhe seminare për studentët ndërkombëtare të atij universiteti në fushën e përpilimit dhe negocimit të kontratave në përgjithësi dhe atyre të biznesit ndërkombëtar në veçanti.
Pyetjeve për kohën e lirë dhe hoby, avokati i shmanget.Veçse nuk e fsheh se udhëtimet i pëlqejnë shumë. Udhëtimi i fundit ishte muajin që shkoi në Argjentinë. Ka vizituar Ujëvarën e Iguazu, që është ujvara më e madhe dhe një nga Shtatë Mrekullitë e Botës. Gjithashtu ka viztuar dhe Akullnajën e Perito Moreno, që është akullnaja më e madhe pas Antarktitës dhe ndhodhet në cepin më jugor të Argjentinës, në krahinën Patagonia, që ndryshe njihet edhe me emrin ‘Fundi i Botës’ pasi poshtë asaj zone ka vetëm oqeane dhe pastaj vjen Antarktida e mbuluar me akull.
Kur e pyes për vendlindjen, ndjehet i brengosur. Gjatë vizitës së fundit në Shqipëri, ka konstatuar njëfarë ndjesie pajtese të qytetarëve me idenë se politika dhe burokracia shtetërore janë të korruptuara dhe se një gjë e tillë ka filluar të konsiderohet normale. Kjo e ka shqetësuar dhe e ka alarmuar.Ai mendon se pajtimi i shoqërisë me korrupsionin e elitës politike përbën një fenomen shumë të rrezikshëm për shoqërinë dhe shtetin. Në rast se populli pajtohet me idenë se është normale që drejtësia, politikanët dhe përfaqësuesit e zgjedhur të korruptohen kur vijnë në pushtet, atëherë, rotacioni politik që realizohet nëpërmjet zgjedhjeve elektorale do të jetë një proces pa pasoja, ç’ka do të sjellë degradimin e shoqërisë dhe shtetit. Në rast se populli pajtohet me fenomenin e korrupsionit atëherë rotacioni i pushtetit nuk do të sjell asnjë ndryshim pozitiv – është njësoj sikur të përpiqesh të luftosh një plagë permanente duke e mbuluar me fasho të përkohshme.