• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2014

Ripushtimi dhe Qëndresa nuk kanë marrë akoma fund!

August 10, 2014 by dgreca

Kumtesë mbajtur në sesionin e XII shkencor që Shoqata “Trojet e Arbrit” organizoi më 9 gusht 2014 në Gjakovë me temë : “Ripushtimi jugosllav i Kosovës dhe trojeve tjera etnike prej vitit 1944 dhe Qëndresa shqiptare”
Shkruan: Sulejman Gjana, MR/
Kryetar i PLL/
Jam i impresionuar thellë me titullimin shumë domethënës “Ripushtimi jugosllav i Kosovës dhe trojeve tjera etnike prej vitit 1944 dhe Qëndresa shqiptare” të këtij sesioni shkencor, që evokon dhe na risjell në kujtesë të gjithë historinë e qëndresës antisllave, e kryesisht asaj antiserbe, që ende duhet të vazhdojë e të intensifikohet, deri në ditën e pashmangshme të bashkimit tonë kombëtar, jashtë a brenda Bashkimit Europian, qoftë nëse ai do të ekzistojë në atë ditë fatlume per ne, ose jo.
Përcaktimi “Ripushtimi dhe Qëndresa” janë tejet kuptimplotë dhe filozofik, pasi na jep mundësi për shpalosjen e qëndrimeve që duhet të mbajnë të gjithë faktorët e aktorët politikë e atdhetarë, intelektualët dhe mbarë shqiptarët, në trojet etnike e diasporë.
Për të shmangur përsëritjet dhe retorikën e panevojshme, duke u ndjerë fort i nderuem që ma dhatë fjalën në emër të legalistëve e mbretërorëve shqiptarë, në trajtesën time do ju ndërmend disa stacione dhe çaste mjaft domethënëse të historisë tonë, që e konkretizojnë Ripushtimin dhe Qëndresën; duke na mundësue edhe orientimin e qartë drejt qëndrimeve që duhet të mbajmë tash e tutje, deri në zgjidhjen përfundimtare të Çështjes sonë Kombëtare, me bashkimin e trojeve etnike.
Për ne legalistët dhe mbretërorët shqiptarë, ‘Ripushtimi’-t që trajtojmë sot, i parapriu Pushtimi i Madh sllav i trojeve tona etnike, që e ka zanafillën në Naçertanien dhe që e jetësoi Kongresi i Berlinit i vitit 1878, prej ku shqiptarët humbën Naisus-Nishin e lashtë ilir, asokohe mbushun me xhamija shqiptare dhe kisha katolike parasllave, të ndërtuara këto qysh në kohën e perandorëve iliro-dardanë të Romës e Bizantit. Për të vazhduar më pas me humbjen e Prokupljes, Leskovcit, Leposaviqit, Novi Pazarit, Vranjës e Kurshumlisë, që iu dhanë Serbisë duke ia dyfishuar sipërfaqen, dhe humbjen e Tivarit, Nikshiqit, Ulqinit, Rozhajës, Hotit, Grudës, Plavës e Gucisë, që dyfishuan sipërfaqen e Malit të Zi, e në mbrojtje të të cilave shqiptarët shpërthyen kryengritjet dhe krijuan Lidhjen e lavdishme të Prizrenit.
Pas këtij Pushtimi të Madh të sipërcituem, kemi të drejtë që çdo gjamë, plan dhe zhvillim antishqiptar me synim një pushtim të ri dhe të përsëritur të trojeve shqiptare, atëherë, sot, e gjithmonë, ta quajmë Ripushtim, me plot gojë.
Në këtë kuptim, në ripushtim na çoi edhe mendjelehtësia dhe vetëmashtrimi për t’iu bashkëngjitur fqinjëve ortodoksë shovinistë të Ballkanit gjatë kryengritjeve dhe betejave të fillim-shekullit XX, gjatë të ashtu-quajturës Lufta e Parë Ballkanike, luftë nga e cila pasi mundën Perandorinë Osmane, serbët, grekët, malazezët dhe bullgarët bënë hajgare me shqiptarët dhe na pushtuan troje të tjera etnike.
Ripushtim është edhe shtrembërimi i qëllimshëm nga historiografia sllavokomuniste i rolit dhe kontributit të Vjenës dhe Romës gjatë Konferencës së Londrës, ku megjithëse u coptuan trojet shqiptare, u maksimalizuan trojet e mbetura të Shqipërisë-Amë, në formën e një Principate të Mosvarun e të njohun nga Fuqitë e Mëdha, ndërkohë që pa kontributin e këtyne fuqive kjo bërthamë mund të zhdukej fare nga faqja e dheut.
Ripushtim historiografik sllavokomunist janë edhe injorimi dhe heshtja për qëndresën heroike të Lumës në Kolesjan, Bicaj e Kodër-Lumë; të Matit në Dejë-Macukull dhe Dibrës në Muhur, Qafë Buall e Qafë Murrizë; apo betejat e matjanëve në Rrenz e Kakarriq. Por qëllimi për ‘kryepushtim’ është heshtja e plotë për qëndresën më të lavdishme 6 mujore të Rrethimit të Shkodrës, nga tetori 1912 deri në maj 1913, ku 30 mijë qëndrestarë me armë rezistuan heroikisht kundër 100 mijë serbomalazezëve, çka i detyroi Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës t’ia linin Shkodrën Shqipnisë së Mosvarun.
Ripushtim historiografik sllavokomunist ka qenë dhe mbetet injorimi i rolit shpëtimtar të Presidentit Uillson për moscoptimin e Shqipërisë në Konferencën e Versajës; injorimi i organizimit prej qeverisë së dalë nga Lushnja i atyre që njihen si Lufta e Vlorës dhe e Shkodrës, si dhe marrja në dorëzim prej qeverisë shqiptare, të Vlorës dhe rrethinave, Shkodrës dhe Korçës, pas përzënies së ushtrive italiane, serbomalazeze dhe greke.
Ripushtim sllav ishte edhe hapja nga Jugosllavia në vitet 1922-24 e tre konsullatave në Vlorë, Korçë e Shkodër, nga të cilat u rekrutua dhe u ngrit rrjeti agjenturor proserb. Rrjet që u vu në lëvizje pas dy dekadash nga vetë Mugosha, me listat e dhuruara komunistëve serbë nga ministria e Brendshme e Serbisë pas kapitullimit të Jugosllavisë në vitin 1940. Ndaj jo rastësisht operacionet e krimeve të komunistëve ndaj nacionalistëve shqiptarë, Mugosha i drejtoi personalisht në Korçë dhe Vlorë, ku nisi dhe lufta civile në Shqipëri ndaj nacionalistëve të deklaruar për Shqipërinë Etnike.
Ripushtim serb kanë qenë edhe 5 rebelimet kundër shtetit shqiptar, dhe dy rebelimet e dështuara, gjatë viteve 1921-1937, në të cilat u provua katërcipërisht implikimi i Serbisë. Rebelime këto që u neutralizuan me minimumin e jetëve njerëzore, që nuk e kalonin shifrën 30.
Ripushtim historiografik sllavokomunist ka qenë edhe emërtimi si “Revolucion Demokratik” i rebelimit antikushtetues të Qershorit 1924, pas të cilit e ashtuquajtura “Republikë Demokratike” dënoi me vdekje kundërshtarët politikë, dogji sarajet dhe konfiskoi pasuritë e tyre, me vendim të parapërgatitur e vetëm të shpallur të një Gjykate Speciale, pa avokatë dhe pa gjykim. “Republikë Demokratike” kjo, pa parlament e pa asnjë institucion të pavarur, me ilegjitimitet të plotë, të një opozite të ardhun në pushtet me rebelim të përgjakshëm e që kishte marrë vetëm 30 % të votave në votimet e ligjshme e të gjithëpranuara ndërkombëtarisht, të dhjetorit 1923.
Ripushtim historiografik sllavokomunist ka qenë edhe fshehja e faktit se Mbreti Aleksandër Karagjorgjeviç, nga 5 janari 1925 e deri në fundmarsin e atij viti, thirri në audience 7 herë ambasadorin e Italisë në Beograd, Bodreron, të cilit i kërkoi të bindë Duçen që Jugosllavia bashkë me Italinë të rrëzonin Zogun me aksion ushtarak, si armiku më i rrezikshëm i tyre.
Ripushtim historiografik sllavokomunist ka qenë dhe mbetet njollosja si tradhti kombëtare e Pakteve italoshqiptare 1926-1927, që shmangën pushtimin jugosllav e që u miratuan unanimisht nga Lidhja e Kombeve dhe Fuqitë e Mëdha, si pakte midis dy shteteve sovrane, anëtare të Lidhjes, ndërkohë që Italia ishte përcaktuar nga Lidhja e Kombeve në vitin 1922, si njëra nga katër fuqitë kujdestare dhe protektore të Shqipërisë, krahas Britanisë, Francës dhe Japonisë.
Ripushtim sllav kanë qenë edhe vazhdimi i veprimtarisë së opozitës antizogiste në Vjenë dhe Zarë të Kroacisë, e që financohej me paratë e Serbisë.
Ripushtim sllavo-italian ishte edhe Pakti Çiano-Stojadinoviç i vitit 1937, për ndarjen më dysh të Shqipërisë nga Italia dhe Jugosllavia.
Ripushtim sllavo-grek ishte edhe refuzimi i Jugosllavisë dhe Greqisë për miratimin e Paktit të Antantës së Vogël Ballkanike, të propozuar nga Mbreti Zog në vitin 1938, që synonte mbrojtjen e përbashkët të tyre nga pushtimi italian.
Ripushtim sllavokomunist ishte edhe themelimi i PKSH nga Popoviçi e Mugosha dhe mospërmendja e Kosovës as në Rezolutën e krijimit të saj dhe, më pas, në asnjë dokument zyrtar të PKSH e PPSH, deri në vitin 1991, kur ajo gjoja u shpërbë. Edhe në vitin 1991, Ramiz Alia u tha byroistëve: “Kanë dale reaksionarë me parrulla dhe duan të na ngatërrojnë me Kosovën, por neve nuk ka ç’na duhet Kosova, kemi hallet tona”.
Konfirmim i Ripushtimit sllavokomunist ishte deklarimi i Popoviçit në Pezë, më 16 Shtator 1942: “Ju shqiptarët nuk mund të merrni vendime pa mua, pasi jam unë kryetar i PKSH”.
Konfirmim i Ripushtimit sllavokomunist ishin edhe: (1) prishja e njëanshme e Marrëveshjes së Mukjes nga komunistët shqiptarë me në krye Popoviçin; (2) prishja e njëanshme nga Tito dhe Enver Hoxha e vendimeve të Marrëveshjes së Bujanit; (3) anullimi i 28 nëntorit 1944 si datë e çlirimit të Shqipërisë londineze dhe përcaktimi si datë-çlirimi i 29 nëntorit të AVNOJ-it; (4) propozimi i Enver Hoxhës për shpalljen e Titos si kryetar i PKSH dhe vetvetes si sekretar i Përgjithshëm isaj, krahas Shqipërisë si Republika e Shtatë e Jugosllavisë; (5) hapja në selinë e qeverisë federale të Jugosllavisë, të zyrës së Republikës së Shtatë të saj, Shqipërisë, në derën e së cilës u shkruajt “Republika e Shtatë e Jugosllavisë, Shqipëria, kryeministër i Republikës druzhe Enver Hoxha”; (6) bashkimi doganor dhe barazimi i lekut shqiptar me dinarin jugosllav, si dhe hartimi i planeve të përbashkëta të zhvillimit ekonomik, si hap paraprak i bashkimit përfundimtar ekonomik dhe njësimit administrativ.
Konfirmim i Ripushtimit sllavokomunist ishin masakrat e Mehmet Shehut kundër nacionalistëve ballistë e legalistë në Korçë e Devoll, në Vlorë dhe Lushnje, në Martanesh e Myzeqe, si dhe ato të Shefqet Peçit në Kurdari, Fushë Alie dhe Buzëmadhe të Lumës. I tillë ishte edhe dërgimi i Divizionit të Parë partizan në Veri dhe Kosmet, për t’i “çliruar” këto treva nga gegët nacionalistë; si dhe asgjësimi i çetave të rezistencës antigjermane të Muharrem Bajraktarit dhe Gani bej Kryeziut, nën moton e njohur: “Nga Kuçi në Vishegrad / rrugët i kemi larë me gjak”.
Konfirmim i Ripushtimit sllavokomunist ishte edhe deklarata e Enver Hoxhës më 29 nëntor 1944 se “Shoku Tito na mësoi sesi ta shndërronim luftën antifashiste në Revolucion komunist, për marrjen e pushtetit me pushkë e gjak dhe shporrjen e klikës së shovinistëve shqiptaromëdhenj, që deshën të na prishnin me popujt vëllezër sllavë”.
Po ashtu, konfirmim i Ripushtimit sllavokomunist ishte edhe alarmi i Popoviçit dhe Enver Hoxhës në letrën dërguar Titos, ku i kërkonin t’u dërgonte udhëzime se çfarë t’i thonin popullit kur të pyetëshin për çështjen e Kosovës, prej së cilës pranonin se ishin inferiorë dhe të dyshimtë në raport me nacionalistët ballistë e legalistë, që kërkonin dhe premtonin bashkimin kombëtar pas luftës.
Konfirmim i Ripushtimit sllavokomunist ishte edhe kryesimi i listës së të ashtuquajturve “kriminelë të luftës” (pa asnjë krim të kryer dhe të vërtetuar), nga të gjithë krerët nacionalistë, ballistë e zogistë, që kishin firmosur Marrëveshjen e Mukjes; i tillë ishte edhe mbytja me tortura çnjerëzore e Patër Lekë Lulit, nënkryetar i Legalitetit, nga komunisti Kosovar Mehmet Hoxha në Pukë, teksa në grahmat e fundit i thoshte: “Ja, kjo është Shqipëria Etnike që kërkove dhe firmose në Mukje”.
Konfirmim i Ripushtimit sllavokomunist ishte Masakra e Tivarit; ishte çarmatosja e mbarë shqiptarëve të Kosovës me mashtrim nga partizanët shqiptarë dhe dhunë nga ata serbë; ishte rekrutimi me dhunë i partizanëve ndër Shqiptarët e Kosovës dhe dërgimi i tyre në zona të vdekjes së sigurtë; ishte asgjësimi i kryengritësve të Shaban Polluzhës dhe 50 mijë kosovarëve gjatë viteve 1945-46, në prani ushtarake edhe të partizanëve nga Shqipëria, fakt ky i vetëpranuar nga historiografia serbe.
Konfirmim i Ripushtimit sllavokomunist ishte emërimi i të gjithë krerëve të Divizionit të Parë partizan që kish ndihmuar në spastrimin etnik të Kosmetit, në krye të ushtrisë, ministrisë së Brendshme dhe institucioneve kryesore të shtetit shqiptar pas kthimit “triumfal” nga Jugosllavia komuniste; i tillë ishte edhe emërimi i të gjithë komunistëve me origjinë nga pakicat sllavomaqedonase në krye të ministrisë së Brendshme dhe Sigurimit të Shtetit të themeluar sipas përvojës së OZNA-s nga Dushan Mugosha, sikurse ishin Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Kristo Themelko, Nesti Kerenxhi, Sotir Vullkani, Zoi Themeli, Ndreko Rino, Dulaç Lekiqi, etj..
Po kështu, konfirmim i Ripushtimit sllavokomunist ishte edhe asgjësimi i çetave nacionaliste të Xhemë Gostivarit dhe parisë së Dibrës së Madhe e Tetovës në aksione të përbashkëta me brigadat Maqedonase, apo i trimave të kryeheroit antisllav Prekë Cali dhe shtypja e përgjakshme e kryengritjeve të Mbishkodrës dhe Postribës, me aksione të përbashkëta me brigadat malazeze.
*****
Jo rastësisht, kur Kosova filloi të lëvizë politikisht dhe po mjekonte plagët pas eleminimit të Rankoviçit në luftën për pushtet me Titon, Enver Hoxha filloi luftën kundër fesë, shembi kisha e xhamija, burgosi klerikët e lartë dhe i shpalli shqiptarët ateistë, me ç’rast tërhoqi vëmendjen e opinionit ndërkombëtar nga masakrat që Serbët kishin bërë dhe bënin në popullin Shqiptar të Kosovës dhe u dërgoi mesazhin serbëve se “shqiptarët e pafe” të Shqipërisë londineze nuk kishin kurrfarë lidhjeje me kosovarët myslimanë e katolikë, prandaj veproni!
Jo rastësisht, kur Kosova lëvizi përsëri në vitet 1974 (kur fitoi statusin e Krahinës Autonome me Kushtetutën federative) dhe në vitin 1981 (kur mbarë Kosova u ngrit për Republikë), Enver Hoxha sajoi grupet armiqësore dhe filloi spastrimet për pushtet brenda udhëheqjes më të lartë, me ç’rast tërhoqi përsëri vëmendjen e opinionit ndërkombëtar nga masakrat e radhës që serbët bënin ndaj të drejtave dhe popullit Shqiptar të Kosovës dhe u dërgoi mesazhin vëllezërve të tij serbë: Lajini hesapet me kosovarët, nuk ju pengojmë, se në vend që t’i mbrojmë siç na takon, po merremi këtu brenda me njëri-tjetrin dhe më mirëkuptoni kur ta akuzoj ndonjërin si agjent të UDB, se me këtë rast u themi të gjithëve se UDB është e tmerrshme dhe ne mezi po shpëtojmë lëkurën prej saj këtu në Tiranë, e jo më të guxojmë të shpëtojmë prej saj kosovarët dhe shqiptarët e Jugosllavisë.
Konfirmim i Ripushtimit sllavokomunist ishte edhe internimi i afro 6 mijë kosovarëve të arratisur nga Jugosllavia në fshtarat e Myzeqesë dhe dënimi me burg i afro 2 mijëve syresh gjatë regjimit komunist, me dyshime të pavërtetuara dhe akuza si agjentë të UDB-së dhe “Armikë të pushtetit popullor”. Pa përfshirë këtu ata që iu dorëzuan UDB-së konform marrëveshjes për kthimin reciprok të elementëve të rrezikshëm të arratisur.
Se çfarë konsideratë kishin Enver Hoxha e Ramiz Alia për Kosovën dhe Çështjen Kombëtare, e tregoi hapur anëtari i KQ të PPSH, njëkohësisht deputet komunist për 20 vjet dhe Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, në takimin e shkrimtarëve ballkanas, organizuar në Nishin shqiptar në vitin 1987, kur deklaroi: “Eh more vëllezër jugosllavë, ta dini sa bukur duket Shkodra e rrethuar prej fshatrave sllavë, në ditët me qiell të pastër, nga maja e Tomorrit dhe Tomorricës, që të parët tuaj i vunë emrin…”. Dhe këtë ky po ua thoshte bash kryetarëve bashkë-firmëtarë të Memorandumit famëkeq të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe të Lidhjes së Shkrimtarëve të Serbisë të vitit 1986, të cilët kishin kërkuar qysh në rreshtat e pare të Memorandumit në fjalë, futjen e tankeve në Kosovë dhe shfarosjen me zinxhirë tankesh e mitroloza të shqiptarëve atje.
Dhe mendojeni vetë kur këtë deklaratë e jepte shkrimtari, bashkëshort i gruas sllave nga Vrraka e Shkodrës, në shtëpinë e të cilëve flitej vetëm serbisht. Pas shpalljes së pluralizmit ky shkrimtar u shpall dhe akoma thërritet “Patriarku i Partisë Socialiste”, trashëgimtare e PKSH të krijuar nga Popoviçi e Mugosha.
Konfirmim i Ripushtimit sllavokomunist ishte hapja e ambasadave në Tiranë më 2 korrik 1990, bash në ditën e shpalljes së Kosovës Republikë, që ndodhi pikërisht më këtë datë për të tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar prej ngjarjeve në Kosovë. I tillë ishte edhe manifestimi i komunistëve shqiptarë në Tiranë, në qershor 1991, në mbështetje të puçistëve stalinistë që rrëzuan Gorbaçovin dhe morën përkohësisht fuqinë. I tillë ishte edhe rebelimi i tregishtorëve në Vlorë, në vitin 1997, dhe fyerja nga komunistët e gegëve si “çeçenë”, me urrejtjen ndaj të cilëve ishin ushqyer nga “vëllezërit rusë” për shkak të kryengritjes së tyre kundër Rusisë.
Konfirmim i Ripushtimit sllav ishte edhe shkatërrimi i plotë i arsenalit ushtarak të Shqipërisë në vitin 1997, nga bandat komuniste, ndonëse pushtetin e kishin të siguruar, vetëm e vetëm me qëllimin e porositur nga Beogradi, për t’i lënë shqiptarët të çarmatosur përballë makinës ushtarake serbe gjatë gjenocidit dhe spastrimit etnik të Kosovës, që për fat i ndaluan SHBA dhe NATO. Ndërkohë Azem Hajdari deklaronte në parlament: “Më gjeni një komunist të vetëm shqiptar, që ka marrë dhe strehuar qoftë edhe një kosovar, dhe unë do të dorëzoj mandatin e deputetit”.
Konfirmim i Ripushtimit sllav është edhe mospërpjekja për zbatimin e Paketës “Ahtisari” dhe lejimi i zëvendësimit të saj me Paketën “Ahtisari Plus”, krahas pranimit dhe njohjes së habitshme të fuqisë vepruese të anekseve të Rezolutës 1244 në marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, fuqia e së cilës ka rënë për shkak të zhbërjes së subjektit “Federata e Jugosllavisë”.
I tillë është edhe moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe pranimi i këtij fakti e realiteti nga faktorët politikë shqiptarë në Maqedoni, në qeverisje dhe opozitë, çka padyshim do të sjellë pasoja të rënda në marrëdhëniet ndëretnike.
Lista e fakteve historike që provojnë ripushtimin dhe qëndresën e shqiptarëve dhe të trojeve tona është e pafund, e kërkon një studim objektiv prej një Akademie Shqiptare, që për fat të keq nuk ekziston ende por besoj se stacionet që paraqita sot janë të mjaftueshme për të kuptuar rreziqet e djeshme dhe ata të sotme për popullin dhe kombin tonë.

*****
Ne legalistët dhe mbretërorët shqiptarë mendojmë dhe propozojmë se duhet kundërshtuar fort, politikisht, Asosiacioni i komunave serbe në Kosovë dhe pengimi i ushtrimit të Sovranitetit të shtetit të Kosovës si dhe ai i Autoritetit të Qeverisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore dhe komunat me shumicë serbe, apo edhe pikat kufitare e doganore atje.
Gjithashtu mendojmë se nuk duhet të vazhdojnë bisedimet shqiptaro-serbe në Bruksel pa asnjë kushtëzim ndaj Serbisë, duke arritur deri në heqjen dhe injorimin madje edhe të 10 pikave kushtëzuese që Gjermania i kish vënë Serbisë për raportet politike me Kosovën.
Ne legalistët dhe mbretërorët mendojmë dhe sugjerojmë që në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare duhet të propagandohet hapur se aleatët tanë strategjikë për përmbushjen e objektivave të bashkimit kombëtar dhe atyre integruese, janë SHBA-të, Gjermania, Turqia dhe Austria, bashkëpunimi me të cilët duhet shndërruar në objektiv prioritar kombëtar, politik dhe qeverisës duke konsideruar edhe interesat gjeostrategjike afatmesme dhe afatgjata të aleatëve dhe kundërshtarëve tanë, në trojet shqiptare.
Në këtë drejtim, mendojmë se elita politike dhe intelektuale kombëtariste shqiptare, ajo që jetësoi dhe trashëgoi qendresën ndaj pushtimeve dhe ripushtimeve, nuk duhet të kemi komplekse për të propozuar, kërkuar e vepruar për krijimin e një ‘Konfederate shqiptare’ ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës si hap i parë drejt krijimit të shtetit tonë unitar për të cilin aspiruan të parët tanë dhe u derdh aq shumë gjak shqiptari. Ne besojmë se ky variant juridik dhe institucional mund të jetë plotësisht i pranueshëm edhe nga partnerët tanë nëse elita jonë politike dhe intelektuale largohet nga interesi i thjesht i pushtetit rajonal dhe i atij ekonomik e financiar por merr realisht përgjegjësinë që të përfaqësojë vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar.
Ne kemi bindjen se bashkimi kombëtar i shqiptarëve nuk është nje deklaratë lufte ndaj askujt, përkundrazi! Ky variant është një garanci për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan nëse dijmë të manaxhojmë raportet ndër-shqiptare dhe ata me fqinjët tanë dhe ne besojmë se forma institucionale më e qëndrueshme do të ishte ajo e Mbretërisë Shqiptare.
Dhe duke e mbyllur fjalën time më lejoni t’i uroj organizatorët drejtues të Shoqatës Mbarëshqiptare “Trojet e Arbërit” për këtë sesion shkencor të spikatun, që pa droje do ta quaja fillimi i nismës për konstituimin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit këtu në Gjakovë, pas dy besëlidhjeve tona të lavdishme.
Edhe njëherë, në emër të legalistëve dhe mbretërorëve shqiptarë, shumë faliminderit.
Sulejman Gjana, MR
Kryetar i PLL
Gjakovë, 9 gusht 2014

Filed Under: Editorial Tagged With: dhe Qëndresa nuk kanë, fund!, marrë akoma, Ripushtimi, Sulejman Gjana/ MR

Në mes të një parku në Nju Jork, gjendet e varur një femër 25 vjeçare

August 10, 2014 by dgreca

NEW YORK CITY : Një femër – moshës 25-vjeçare, tha në raportin e sotëm policia, u gjet i vdekur në një nga parqet në mes të qytetit të Nju Jorkut. Ngjarja ka ndodhur në Riverside Park, herët të shtunën në mëngjes.
Policia thotë se një qen i një vrapuesi e gjeti trupin e 25 vjeçares nën një pemë në park në West rrugën 99 Street & Riverside Drive rreth orës 06:40 të mëngjesit. Në bazë të kartës së indetitetit gjetur në rrobat e saj – rezulton ajo të jetë Anne Wiswell nga Manhattani – Nju Jorku.
Ajo u deklarua i vdekur në vendin e ngjarjes.
Sipas gazetës Daily News, pranë turpit të saj policia gjeti një kanaçe birrë dhe disa tableta të ndryshme, dhe mbas egzaminimit nuk janë gjetur në trupin e saj, shenja dhune. Simbas policisë ajo jetonte vetëm rreth një bllok larg nga parku, ku u gjend e varur me një litar në Riverside Drive.
Policia – ka shtuar se ajo ishte e veshur plotësisht, dhe nuk kishte shenja të dukshme të traumës, ndërsa konfirmojë se vetëm zyra Examiner Mjekësi do të përcaktojë shkakun e vdekjes, dhe hetimi është në vazhdim.
Shtypi shtypi shkruan se një grua me emrin Anne Wiswell 3 vjet më parë ishte intervistuar në vitin 2011 – nga dedektivët, për shkak të përfshirjes së saj me Occupy protestave të zhvilluara në Wall Street Nju Jork.
Dhe, shton se ajo kishte qenë një studente në Shkollën e Re , deri kur prindërit e saj i thanë asaj se nuk mund të përballojnë për të paguar për arsimimin e saj më.
Në një status të saj në rrjetin social facebook , policia ka gjetur një postim ku ajo shkruan se “Unë kam nevojë për të u përfshirë në politikat e qeverisë, në mënyrë që unë mund të përballojë çdo shpenzim për të jetuar në këtë vend dhe në këtë qytet.
Dy vjet më parë, trupi i një meso burri u gjet i varur në një pemë rreth gjashtë blloqe larg në Riverside Park, që polica pati deklaruar se kishim të bënim me një vetëvrasje të dukshme. Trupi i tij u gjet afër W. 115 St më 8 korrik, 2012. “/Beqir SINA/

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, e varur, ne Parkun e NY, nje femer

Prologu dhe epilogu i miqësisë së Kuqe

August 10, 2014 by dgreca

Nga Alfons Grishaj/*
“I would rather walk with a friend in dark, than alone in the light”. Kështu shprehej për miqtë Helen Keller.
Miqësia është një vlerë shoqërore, e cila përmban në vetvete karakterin, mirësinë, shpirtin dhe traditën.
Si koncept filozofik dhe psikologjik, shpesh herë kam përseritur rreth kësaj vlere, të cilën nganjëherë njerëzit e nëpërkëmbin, e injorojnë, ose më saktë, nuk janë të aftë për ta mbajtur atë. Për ta kuptuar dhe mbajtur miqësinë duhet të jesh tip Sanguin, të gëzosh si kusht primar të katër komponentet që përmenda më lart. Pa to njeriu është një hap larg nga kafshëria dhe bota instiktive.
Në vitet e jetës sime, kam parë shumë njerëz të sferave të ndryshme në të gjitha rrethanat, të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara, në paqe e në luftë, në liri dhe izolim. Dhe mund të them pa asnjë kompleks se e di përmendsh të plotë rregjistrin e tipave dhe karaktereve njerëzore. Këtu përfshij edhe ata, me të cilët jam ballafaquar në experiencën e re të emigracionit, dhe, i zhgënjyer totalisht mund të përsëris me bindje thënien lapidare që e përdornim dikur (autorin nuk e mbaj mend): “Sa më tepër njoha njerëzit aq më tepër desha kafshët!”.
Liria është ajo pjesë e qiellit, ku njerëzit që e kanë nuk e njohin, kurse atyre që u mungon e adhurojnë. Por çfarë u ndodhi në rrethanat e reja disa të njohurve të mi të cilëve u mungoi liria për 47 vite, porsa u ballafaquan me të? Fillimisht, u sollën si të trembur, konfuzë dhe të dëshpëruar. Pasi u kaloi kjo fazë, filluan të shijonin të mirat e lirisë dhe u bënë miqësorë, (nuk mungonin në fotografitë e darkave që organizonim ndër festa kombëtare apo tradicionale). Më vonë ata zunë të bëhen “seriozë”, të trashnin zërin, biles u shihej dhe ndonjë akt vagabondazhi i vonuar, apo ndonjë trimëri jo paralele.
Kafeja filloi të degjenerojë. Në sfond, u shfaqën mungesa e karakterit, e mirësisë, e shpirtit dhe e traditës, gjë që tregon, se përveç rastësisë asgjë më tepër nuk kishim të përbashkët. E para, ata vinin nga një traditë e përlyer familjare që nga e kaluara dhe deri në ditët e lirisë, të cilët si vegla të verbëra pa identitet, me pseudonime të pështira, i shërbyen rregjimit të Enver Hoxhës me zanatin më të urryer në perëndim, atë të spiunit. Megjithëse disave ua njihnim të kaluarat familjare dhe personale, shoqëria që krijuam dhe buka që hëngrëm si bashkatdhetarë e lanë prapa pjesën e tyre të errët. Për mua, kishte shumë kuptim ky akt, sepse miqësia që mbështetet në fisnikëri, eshte akoma më e shenjtë. Por, siç thotë një fjalë e urtë popullore: “Ai që është mësuar, nuk rri pushuar!”, dalngadalë, “miqtë” iu kthyen veseve të vjetra të spiunllëkut dhe intrigave. Velloja që mblulonte miqësinë tonë të rrejshme, u gris dhe fytyrat e vërteta të “miqve” dolën lakuriq! Përsëri u mundova t’i justifikoja dhe për asnjë çast nuk mendova keq për ta, sepse mëshira është më e madhe se urrejtja.
E kam shkruar dhe më parë, njerëzit e vegjël nuk mund të bëhen kurrë të mëdhenj, aq më pak të gëzojnë një vlerë fisnike siç është miqësia.
Vlerën e miqësisë e gëzojnë të gjithë ata njerëz që besojnë në kodin e fisnikërisë i cili mbetet instrumenti më i drejtë për të matur sjelljet tona në raport me njëri-tjetrin dhe moralin shoqëror në tërësi.

A mund të bëhet miqësia një lojë mjeranësh dhe trutharësh? Për një kategori, po. Pas një kohë studimi të karaktereve të dobta në shoqërinë e emigracionit, verejta se: Njeriu i ri i komunizmit u shpërnda gjithandej pas rënies së diktaturës. Në fillim, hiqej zvarrë pa ngritur kryet. Më vonë mësoi të ecte me duar dhe këmbë si kafshë e butë. Porsa kuptoi se në perëndim nuk e njohu kush, filloi zakonin e vjetër, dhe pse jo, të pretendonte tashmë të bëhej dhe udhëheqës në emigrim, në atë vend që e shau me rracë e me koc dikur.
Kalimi nga një rregjim totalitar në ballafaqimin me vlerat e lirisë është vetiu një ngërç në vetvete. Një pjesë e çimkave që i shërbyen me zell diktaturës, porsa kalojnë provën e mirëseardhjes dhe harresës, implementojnë mikrobin e kuq, i cili mori miliona jetë njerëzish anë e kënd botës. Ky mikrob nuk është më diktatura e proletariatit, se pushteti që e mbante atë ka vdekur. Por, është prodhimi i thashethemeve dhe i intrigave si pjesë përbërëse e armës së propagandës së kuqe. Ata përdorin portalet e turpit për të gjykuar tavolinat e nderit me pandershmërinë e tyre. Gjakpirësit, gjykojnë njerëzit që kanë dhënë gjak për lirinë. Gjykojnë të vuajturit, viktimat e spiunllëqeve të tyre. Gjykojnë priftërinjtë e hoxhallarët, të cilët u përndoqën prej ateizmit tyre. Gjykojnë Konsuj e Ambasadorë të lirisë, pikërisht ata që i shërbyen persekutimit dhe izolimit. Gjykojnë Vatren ,patriotë e atdhetarë, shkrimtarë e poetë e çdo gjë me vlerë, pikërisht ata të cilët janë vetë e keqja më e madhe kohës dhe e shoqërisë sonë. Gjykojnë e ç’nuk gjykojnë, por kurrë veten dhe familjarët e tyre që njihen nga fshatarë e qytetarë për bëmat mortore e inkuizitive, mbi të cilat, u mbajt për dekada me rradhë një rregjim çnjerëzor. Kutërbimi i kësaj rrace gjakprishur ka sjellur erë të keqe dhe ketu në perëndim…
* Autori eshte kryetar i deges se Vatres ne Michigan

Filed Under: Editorial Tagged With: alfons Grishaj, i miqësisë, Prologu dhe epilogu, së Kuqe

PUNË KULTURASH- NGA TIRANA NË PRISHTINË

August 9, 2014 by dgreca

E di që Bibliotekën Kombëtare në Tirane e kanë rrudhur keq e më keq, e kanë vendosur me dalje nga pjesa anësore e Pallatin të Kulturës si apendiks, me shkakun se ky shtet që shet edhe brekët e veta, ua ka dhënë me qera hyrjen kryesore të këtij Pallati që e ka mbiemërtimin Kulture, disa kompanive e firmave private, por edhe Biblioteka Kombëtare e Prishtinës nuk më pelqen, më duket si saraj sulltanësh./
Nga Kolec TRABOINI/
Gjithmonë i kam vlerësuar bibliotekat sepse ato janë thesari i dijeve njerëzore dhe kam vënë re se në Amerikë bëjnë kujdes dhe japin fonde të mëdha për biblitekat e shteteve. Nëse do të merrnim një shëmbull në Boston do të thonim se godina e “Boston Public Library”është me të vërtetë një ndërtim i madh mbrëslënës, një ndërtesë me kollona larta që sapo e sheh të çon mendjen tek stilin glorioz romak. Gjithçka flet për lavdinë e dijeve brenda një trukture solide sikur të thoshte se në këto tempuj dijesh qëndrojnë themelet e shteteve. E di që Bibliotekën Kombëtare në Tirane e kanë rrudhur keq e më keq, e kanë vendosur me dalje nga pjesa anësore e Pallatin të Kulturës si apendiks, me shkakun se ky shtet që shet edhe brekët e veta, ua ka dhënë me qera hyrjen kryesore të këtij Pallati që e ka mbiemërtimin Kulture, disa kompanive e firmave private. Madje njëra nga ato e ka modifikuar për sallë filmash apo mbledhjesh përkundrejt shumave të mëdha 400 apo 600 euro për një ore promovin apo premiere filmi. Me e trishtueshme është se masakrat ndaj institucineve të artit vazhdojnë të jenë të pandryshuara edhe me ndrrimin e qeverisjes. Kësisoj në qëndër të Tiranës kemi një Pallat Kulture që nuk ka të bëjë në asgjë me kulturën, e fale zotit që nuk e kanë mbyllur dhe Teatrin e Operas dhe Baletit, salla e të cilës është katandisur si një teater provincial me ndenjëse erë djersë a diç më shumë.
Po le të kalojmë në kryeqytetin tjetër të shqiptarëve se tashmë kemi si shqiponja me dy krerë edhe dy kryeqytete. Kisha parë në fotografi shumë herë Bibliotekën Universitare të Prishtinës por asnjë herë nuk e kisha kuptuar pamjen e saj. Që në fillim kishte lindur një lloj mospëlqimi mes meje e atij ndërtimi që e konsideroja apokaliptik. Këto ditë gushti u gjenda pranë ngrehinës së Bibliotekës së Kosovës. Këtu problemet nuk qëndronin si në Tiranë. Shteti këtu nuk ja kish shitur shpirtin bizneseve siç ndodh në Pallatin e Kulturës në Tiranë. Madje në këtë pikëpamja vumë re se Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës dhe Biblioteka aty pranë ishin në hapsira të lira dhe gjelbrim, por gjithsesi nuk rri dot pa shkruar për ndjesinë në lidhje me ndërtesën e Bibliotekës së Kosovës që ka jo pak por 5 mijë antarë të regjistruar. Një stukturë e mbyllur me kube që të kujtojnë orjentin, hamamet e lindjes së mesme, a ndoshta diçka edhe nga fryma mistike bizantine. Gjithë kjo më ngjallte mendime të ndryshme por asnjë herë me dritë. E sodita gjatë, dhe u përpoqa ta largoj sadopak ndjesinë që kisha marrë prej imazheve kartolineske por nuk qe e mundur. Zymtësia më shoqëroi që nga pamja e jashtme madje edhe hyrja si në koridoret e errta të ndërtimeve mesjetare. Mu duk se papritur do të më shfaqej trimërisht ndonjë luftëtar mesjete i veshur deri në dhëmbë me hekur.
Nuk e di kush e ka krijuar këtë model, nga janë frymëzuar arkitektët dhe sa vlerë i japim si zgjidhje një ndërtese guri futur në një strukturë hekuri që të krijojnë imazhin e një saraji mesjetar, a përndryshe të ngjallte ndjesinë e përjetimëve filmikë kur ndodhte që zinin një kryengritës, e fusnin në kafaze prej hekuri dhe e shëtisnin në popull. Asgjë në këtë konstruksion nuk më kujtonte dritën, as dijen, as të ngjallte ndjesinë se në zemër të kësaj ngrehine gjënden dritëzat që ndriçojnë mendjet njerëzore. Përkundrazi. Po qellimi im i ardhjes këtu nuk ishte të prekja me dorë një imazh arkitekturor që më kishte krijuar një ndjesi të turbullt sa herë e kisha parë në foto, por ngase doja të sillja një sasi librash nga krijimtaria ime, sepse mjaft gjatë kemi shkuar në mosnjohje të njëri tjetrit. Se njohja nuk është vetëm të takohemi e të pimë një kafe në një lokal veror të Prishtinës apo ish Bllokun e Tiranës, por edhe të dimë çfarë mendojmë e çfarë ndjejmë si bashkombas pa fare dallimi në mes nesh, anipse ca fjalamanë profesionistë Tirane i kanë përrallisjet e ndarjeve në maj të gjuhës. Po dihet, flet më shumë paraja e serbit se sa mendja e shqiptarit mediatik.
Kësisoj dhurova 6 tituj librash, “Flamuri në Deçiq”, “Aristidh Kola”, dhe katër vëllimet e mia të fundit me poezi. Ndërkohë që po dorëzoja librat nënpunësi plot respekt më njoftoi se Biblioteka tashmë ishte ndarë, në atë Universitare dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës që është e emërtuar “Pjetër Bogdani”. Më erdhi mirë për këtë emër megjithëse mendoj se emërtimi i bibliotekave kombëtare që janë unike në një shtet, nuk ja ndjejnë nevojën ndonjë emri për tu dhënë identitet.
Edhe tek dilja u përpoqa ta zbus vështrimin, me dëshirën ta shoh ndryshe këtë ndërtesë që më ngjallte një ndjesi të turbullt por nuk munda. Gjithçka mund të ishte, një muze armësh të ndryshkuara mesjetare a diç tjetër por jo një qëndër prej të cilës buron drita e dijes. Të paktën ta kishin dhënë me qera e ta bënin bibliotekën në ndonjë ndërtesë tjetër- thashë me vete,- ta bënin si pushtetar-tregtarët e Tiranës të cilët duke mbetur peng të mosdijes, ndërkohë që Bibliotekës Kombëtare i kanë gjetur një furrik,ballin e Pallatit të Kulturës ja kanë dhënë tregtarëve, si te ishte shteti një fajdexhi qiradhënës. Kush e di ndonjë ditë do të shitet aty edhe djath kaçkavall si mënyja më preferuar e honxho-bonxhove të kulturës shqiptare. E akoma më tej ndërtesën e quajtur Piramida në bulevardin Dëshmorët e Kombit e kanë lënë të rrënohet madje edhe ta zhveshin nga pllakat e mermerit të blera si frëngu pulën në Itali. Vërtetë kush e mori mermerin e Piramidës, banjot e cilit deputet a ministër zbukurojnë? E këto nuk janë vetëm punë kulture por edhe punë vjedhjesh e matrapazllëqesh shtetërore. Për ndërtesën e Lidhjes së Shkrimtarëve shqiptarë, që shteti i Salit në mënyrë banditeske ua mori me forcë krijuesve duke i nxjerrë në rrugë të madhe do flasim një herë tjetër. Meriton vemëndje për faktin se ky akt despotik i shfaq shtetarët e qeveritarët tanë si urithët e antikulturës paçka se në të vërtetë vishen firmato nëpër dreka e darka qeveritare apo partiake, por të shkretën mëndje e kanë kashtë e byk.

gusht 2014

Filed Under: Analiza Tagged With: Kolec Traboini, ne Prishtine, PUNË KULTURASH- NGA TIRANA

MARINSI SHQIPTAR – HERO I AMERIKES, QE U VRA ME 9 GUSHT,DITEN E HEDHJES SE BOMBES NE NAGASAKI

August 9, 2014 by dgreca

Histori nga jeta e 22 vjecarit Odise Koleka, nga Himara,qe u shua me 9 gusht 1945/
Nga Dalip Greca/
Ne pervjetorin e hedhjes se bombes atomike ne Nagasaki, perkrah me shume se 70 mije viktimave te cilet vdiqen nga hedhja e bombes se dyte, tri dite me pas asaj qe u hodh ne Hiroshima, “ku kishin humbur jeten me shume se 160 mije viktima), permendet edhe emri i nje shqiptari, qe nuk u trajtua si viktime, por si hero i Amerikes.
Edhe pse trupi i tij nuk u arrit te gjendej, emri i eshte shkruar ne historine e Amerikes me shkronja te arta; gjendet nje varr ne Arlington, ku eshte gdhendur pavdekesisht emri i tij, me numer 36-5 MF ne varrezat e Arlingtonit “VA). Por cuditerisht, deri para nje viti, emri i tij ka munguar ne literaturen shqiptare, madje dhe ne shtypin e diaspores. Emri i Odisese nuk gjendet as ne librin enciklopedik “Shqiptaret e Amerikes” te autorit Vehbi Bajrami, te botuar dy vite te shkuar, ku jane publikuar edhe listat me emrat e deshmoreve shqiptaro-amerikane, qe nga Lufta e Pare Boterore, e deri ne luften e fundit, ate te Irakut. Para se te tregojme aktin final te betejes qe u zhvillua mes anijes amerikane “Boria” dhe kamikazeve avioneve japoneze pas hedhjes se bombes ne Nagasaki, ku humbi jeten heroi i Amerikes, shqiptari nga Vunoi i Himares shqiptare, le te tregojme shkurtimisht historine e familjes se tij, sipas deshmive te percjella nga vete te afermit e ushtarit-hero.

Si dhe kur erdhen ata ne Amerike?

I ati i Odisese, quhej Anastas Koleka nga Vunoi i Himares. Ai ishte nder ata shqiptare qe emigroi ne Amerike aty rreth vitit 1906. Si shume mergimtare te tjere shqiptare, edhe Odiseja i mbante te forta lidhjet me familjen dhe vendlindjen. Keshtu vepronin shumica e shqiptareve, te cilet punonin ne Amerike por nuk e merrnin qe ne fillim familjen atje. Madje si gati te gjithe emigrantet e tjere shqiptare ai u kthye ne atdhe per te krijuar familjen. Kjo ndodhi pas 14 vjetesh; kthehet ne fshatin e tij Vuno, me qellim qe te martohej, sic vepronin pothuaj pjesa me e madhe e shqiptareve te emigruar ketu. Anastasi qe martuar me Ollgen dhe pa kaluar shume kohe pas dasme, se bashku me nusen e re, Ollga Koleka me 1920, merr rugen e gjate te rikthimit ne kontinentin e cudirave. Pas kthimit vendosen ne Lorean, Ohio. Familaj e re u pershtat me atdheun e ri. Aty ju linden dhe tre femijte e tyre Kristo “Chris) Odisea “Ulysses) dhe Joana “Johanna).
Anastasi dhe Ollga i edukuan femijet me dashurine per Ameriken, por dhe me mirenjohje per Atdheun nga vinin prinderit e tyre, Himaren dhe Shqiperine. Odise Koleka, ne moshen 7-vjecare se bashku me nenen Ollge, motren Joana dhe vellain Kristo”Chris) “qe ishin vetem 2 vjecar) u kthyen ne vendlindjen e prinderve te tyre ne Vuno. Gjate qendrimit te dy vellezerit vazhduan shkollen atje ne Himare. Me 1936 vellai i Odisese, Kristo “Chris) kthehet ne Amerike, ndersa Odisea do te qendronte atje dhe nje vit me pas. Me largimin e djemeve te saj u be dhe nje darje e tyre, nena nuk i pa me djemte e saj. Jeta u tregua e ashper, ndersa motra e tyre, Johanna, nuk pa me sy vellain e saj Odisene, ndersa me vellain tjeter, Kriston do ta takonte mbas shume vjetesh, kur ata ishin me floke te bardha. Ollga, nena e tyre, gjate te gjithe jetes se saj, mbeti nje nene me zemere shpirt te perveluar. Ajo do te mbetej gjate et gjithe kohes me veshtrimin e perqendruar diku, ne nje pike, duke pritur, si nenekthimine djalit. Me kete ndjenje qendroi ajo deri sa mbylli syte nga kjo jete ne vitin 1970, mbas nje semundje te gjate. Dhe pse e semure rende syte e saj gjate gjithe kohes mbaheshin tek dy fotografite qe i kishte ne mur, njera ishte fotografia e Odisese me uniformen ushtarake, ndersa tjetra ishte e familjes.

Bomba ne Hiroshima dhe Nagasaki

Japonia nuk e kishte marre seriozisht deklaraten e presidentit amerikan Harry Truman, i cili kishte paralajmeruar prere :”Japonia duhet te dorezohet pa kushte, si shans i fundit per te shmangur nje shkaterrim total.” Paralajmerimi i presidentit qe konkret dhe nuk fshihte tragjedine e tmerrshme qe mund te ndodhte si pasoje e mosnenshtrimit: “Nese ata nuk pranojne kushtet tona, ata duhet te presin nje shi qe do t”i shkaterroje nga ajri, ne nje menyre qe nuk eshte pare kurre ne toke”-paralajmeroi Truman. Llogarite qene bere te perpikta: Nese do te pushtohej Japonia do te rrezikoheshin jetet e jo me pak se 1 milione veteve, prandaj u vendos qe Japonai te ndeshkohej me bombat e tmerrshme. Pse u zgjodh Hiroshima? Arsyeja ishte se u konsiderua si vend ideal, ndoshat edhe per asryen se nuk po prekej nga veprimi i bombave konvencionale. Aty ndodheshin edhe depozitat kryesore te furnizimit te ushtrise japoneze.
Me 6 gusht 1945, aty rreth ores 8 e 15 minuta ne mengjes qe leshuar prej luftanijes amerikane”Augusta” njera prej bombave te tmerrshme, qe permbante 20 mije ton eksploziv. Bomba qe pagezuar me emrin “Little boy” duke iu referuar presidentit Rusvelt. Njerezia pane se si u ngrit nje re e madhe tymi ne formen e nje kerpurdhe gjigande mbi qytetin 350 mije banoresh te Japonise, Hiroshima. Pamjet qene te tmerrshme, demet gjithashtu. Bomba shkaterroi nje zone prej 13 Km katrore. Tri dite me pas, nje tjeter bombe e te njejtit lloj, do te hidhej ne qytetin tjeter japonez, ne Nagasaki. Kjo bombe qe pagezuar me merin”Fat Man””Thone se i referohej britanikut Einston Churchill). Kjo bombe peshonte 4050 kg. Nagasaki ishte si i fortifikuar prej natyre; rrethohej prej malesh te larte dhe efekti veprues qe me i kufizuar; vetem ne 6.7 KM katrore. Statistikat tregojne se gjate hedhjes te dy bombave pati shume te vdekur e te sakatuar. Rreth 160 mije te vdekur ne Hiroshima dhe 70 mije ne Nagasaki. Shume qene dhe ata qe vdiqen me vone nga pasojat e bombave. Viktima te shumta qene kontigjente te semundjeve kanceroze. Po t”u shtosh shifrave edhe viktimat e mevonshme, shifra e pergjithshme e te vdekurve per shkak te bombave arrin ne 237062. Me shume se 60 per qind e ndertesave u bene shkrumb e hi.Pas kesaj tragjedie Japonia qe e pat radhitur veten ne krahun e Hitlerit si pjese e trikendsheit Berilin-Rome -Tokjo, u terhoq dhe pranoi kapitullimin. Ky akt shenoi dhe fundin e Luftes se Dyte Boterore.

“Kamikazet” japoneze u sulen mbi anijen, ku sherbente edhe Odise Koleka

Ishte kohe lufte kur Odisea, qe pat lindur me 29 nentor 1923, kishte mbushur 20 vjec ate mot qe do te rreshtohej ne radhet e ushtrise me te madhe te botes, qe o te vendoste fatet e Luftes se II Boterore. Pikerisht me 25 tetor 1943, ne moshen e enderrave ai do te vishte uniformen e ushtrise me te forte ne bote dhe do te kontribuonte per shfarosjen e murtajes nazi-fashiste qe po kercenonte boten.Odisea u radhit ne ardhet e marines; aty ne US Navy e kreu sherbimin ushtarak ne kohe lufte.
Ne informacionin qe me solli ne Nju Jork, nje i aferm i heroit, Energjik Ndrenika, shkruhet se ate dite qe eshte hedhur bomba berthamore ne Nagasaki, me 9 gusht 1945, “kamikaze” goditi anijen, ku sherbente edhe Odise Koleka, anijen”Boria”.Kronikat percjellin faktet targjike: Ka qene ora 2:59 minuta kur anija e tyre pesoi nej goditje te befasishme. U krijua nje situate e jashtzakonshme. Por jo gjithcka e tmerrshme kishte mbaruar me ate sulm kamikaz te fillimit. Sulmet do te perseriteshin serish; anija u mbulua me zjarr perseri ne oren 3:26, ku nje tjeter kamikaz iu sul si nje skifter anijes”Borie”. Ekuipazhi amerikan beri te gjitha perpjekjet qe ta largonte te keqen qe po e kercenonte anijen e vet qe po perpihej nga flaka, uji dhe rreziku prej ajrit. Me mjetet qe dispononte anija “Borie) e goditi avionin 2700m larg. Por e keqja e kishte marre rrugen. Anija ishte e ekspozuar ndaj kamikazeve qe vazhdonin te vertiteshin si skifteret mbi gjahun e zbuluar.Qielli u mbush me avione japoneze.Ne kufijte e nje ore ekuipazhi goditi edhe tre avione te tjere, por c”mund te bente ai me shume?!.Ai ekip heronjesh qendroi deri ne vetmohim, deri ne rrahjen e fundit te zemrave.Luftohej per jete a vdekje qe beteja kunder kamikazeve japonez qe kerkonin shpagim, te shmnagej sa me me pak humbje.Por gjithcka qe e pabarabarte.Kamikazet kishin mbushur qiellin mbi Oqean.Lufta vazhdoi gjate. Vone aty rreth ores 4:30 zjarri ne “Borie” u shua dhe shume gjera ne anijen ishin prishur qe nga goditja e pare. Bilanci ishte tragjik: 35 te vdekur, nga te cilet 13 nuk u gjeten kurre, 34 marinsa te tjere amerikane qene te plagosur, gati te gjithe ata qe shpetuan gjalle ishin ne gjendje teper te renduar.Anijes”Borie” filluan t”i vijne ndihma.” USS Abbot” nje anije tjeter filloi te transportonte personelin mjeksor per t”i dhene ndihmat e para te plagosurve dhe per t”u kujdesur per te vraret.Por Odisea ishte pa fat, ai ishte ndare nga jeta e te gjalleve, dhe per aft te keq trupi i tij nuk u gjet.

Ndalim ne ditet e ditarit

Duke shfletuar ditarin e atyre casteve te veshtira, ndalim ne njeren nga ditet:
E Enjte, 9 gusht 1945: Ekupiazhi i anijes Boria sulmohet rrepte. Kamikazet zbrazin bomba si pikat e shiut.Marinaret qendrojne dhe u kunderpergjigjen. Sulmet jane te pafundme…Nje pjese e marinareve jane shuar dhe i kane perpire dallget.

E premte, 10 gusht 1945

Ne oren 3:30 filloi ceremonia ne det per te vraret, qe rane ne krye te detyres. Trimat po percilleshin sic e ksihin hije; me dhimbje dhe me krenari! Por, sa keq, trupi i i birit te shtrenjte te Shqiperise, Odisese, nuk u gjet. Me 15 gusht 1945 lufta e dyte boterore mbaroi.

Dhe me 2 shtator, 1945 Japonia shkroi aktin e dorezimit.

Jeta e 22 vjecarit Odise Koleka u shua me 9 gusht 1945.

***

Letra qe ndricoi aktin e ushtarit shqiptaro-amerikan

Ishte nje leter ajo qe me ra ne dore dhe qe u be shkas per te ndricuar aktin e ushtarit shqiptaro-amerikan. Ne leter shkruhej: Me keto dokuenta qe kemi te nxjerra nga arkivat po iu drejtohemi juve me besim te plote se ajo do te ndriconi kete histori ne faqet e gazetes shqiptaro-amerikane Illyria. Arsyeja pse iu drejtuam illyria-s eshte se kjo gazete jep informacion te shumte per kohen qe po jetojme si dhe per te kaluaren, kur shqiptaret shkruan me emrin dhe jeten e tyre historine e Amerikes. Ne ndjehemi krenare pse ne historine e Amerikes eshte dhe akti trimeror i shqiptarit nga Vunoi,i njeriut tone te shtrenjte. Duke u bazuar tek kjo e vertete po ju dergojme rrefimin real per nje njeri qe dha jeten, ne ushtrine amerikane, gjate luftes se dyte boterore, i quajtur Odhise Koleka “Ulysses Kollecas) si dhe dokumentacionin e ofruar nga shteti amerikan. Per te gjitha keto dokumenta, bisedime, fotografi, nje pune te mire e te pa lodhur, me nje interesim te madhe ka bere mbesa e nenes tone Enita Kushi. Besojme me anen e ketij shkrimi do te kujtojme ate qe ne moshe te re dha jeten e tij, e shume bashke fshataret e tij qe e mbajne mend, besojm se do te ndjejne interes ta lexojne jeten e Odhisese..
E mbi te gjitha e bejme per nenen tone per t”i mbushur sadopak boshllekun e krijuar per te vellain e saj. E beme per vallin e tij Chris “Kriston) qe gjate te gjithe jetes e ndjente mungesen e vellait te vogel, Odisese. Por qe ne takimin e pare me motren e tij pas 55 vjetesh, te gjithe dashurine qe ndjeu per te kaluaren ia dhuroi motres se tij te dashur, se ciles i ishte perveluar zemra nag mungesa e vellait hero.

I nderuar qofte kujtimi i tij!

Per t”i mbledh keto dokumenta ndihmuan edhe dy shoke te tij qe ende jetojne. Per nder te tij, ne varrezat e Arlingtonit “VA), ndodhet dhe nje gur me emrin e tij, me numer 36-5 MF.

Me respekt per te Energjiku, Eleni, Irakliu, Miranda.Kjo ishte letra qe u be shkas per te ndricuar aktin e Odise Kolekes.Kujt t”i bjere rruga ne varrezat e heronjeve te Amerikes, le te ndaloi hapat para varrit me numer 36-5 MF ne varrezat e Arlingtonit “VA) dhe et nderoi kujtimin e trimit shqiptar….

Shqiptaret, pjesmarres ne ushtrine amerikane qe nga Lufta e I Boterore

Shqiptaret e Amerikes jane pjesmarres gati ne te gjitha lufterat qe ky supershtet ka zhvilluar ne te gjithe kontinentet, qe nga Lufta e I Boterore e deri tek ajo me e fundit, Lufta ne Irak, ku mbeten dy shqiptare te vdekur. Ne Luften e I Boterore ne listen e nderit te atyre qe sherbyen ne front jane shenuar edhe emrat e 23 luftetareve shqiptare, te cilet u regjistruan ne radhet e Ushtrise Amerikane.Ata luftuan dhe u nderuan nga shteti amerikan.Ndersa ne Luften e Dyte Boterore lista eshte teper e gjate; jane me shume se 250 shqiptare qe kane sherbyer nen flamurin amerikan. Me shume se 60 eshte numri i shqiptareve qe ishin lufteare ne ushtrine amerikane gjate Luftes ne Kore; qindra shqiptaro – amerikane luftuan ne Vietnam, nderkohe qe dhjetera te tjere kane sherbyer ne Gjirin Persik, gjate konfliktit. Vetem nga Bostoni ne shtetin e Masachusset numri i shqiptareve qe sherbyen neper konflikte eshte me shume se 130 luftetare, nga Nju Jorku e rrethinat rreth 180, nga Kenektikat 55 luftetare etj.Pjesa me e madhe e shqiptareve kane sherbyer ne Forcat toksore, por te shumte jane dhe ata qe kane sherbyer ne forcat ajrore, vecanerisht ne Luften ne Vietnam. Jane te shumte dhe shqiptaret qe kane sherbyer ne forcat detare.Doemos se ne lufte ka dhe te vrare. Disa prej shqiptareve e paten fatin e keq qe te mos ktheheshin te gjalle nga luftrat. Keshtu psh Apostol Kosta, nga Filadelfia, luftetar i Luftes se Dyte Boterore do mbeste ne fushen e luftes, sic do te mbeteshin edhe Paul Prifti, Angelo Kosta, Louis Prifti, Eugene Rupi, Alex Kristo, Louis Notska, Charls Stephono, Petro Douris, Joseph Papas, Michael C Progri, Bill Visar, Joseph Pandeli, te gjithe kete me banim ne Filadelfia.

Nje nder ta edhe Islam Fetahu

Nje nder ata qe u shpallen si heronje te Amerikes, ishte edhe Islam Fetahu, i cili la jeten ne moshen me te re ne xhunglat e Vietnamit. Ai qe marins dhe sapo pat mbushur 21 vjec kur do te binte trimerisht ne fushen e luftes, atje mes xhungles vietnameze.Ka qene nje dite prill 1969, ku prinderit e Islamit, te cilet jetonin ne Brooklyn te Nee Yorkut, moren mandaten:Djali juaj ra heroikisht ne provincen Quang Nam te Vietnamit. Ra deshmor i Amerikes…Kjo familje kishte ardhur ne Amerike nga Podujeva e Kosoves, qe me 1941. Me 16 prill trupi i djaloshit kosovar u varros me nderime ne Nju Jork. Gazeta e legalisteve, Atdheu e majit 1969, ka shkruar se varrimi i Islamit u be me te tera nderimet e duhura ushtarake. Ceremonia u mbyll me lutjet fetare qe u bene nga I perndershmi Sali Efendi Myftija dhe Imam isa Hoxha. Marinsat, pasi e palosen en trikendesh flamurin amerikan, ia dorezuan nenes se deshmorit, e cila me nje skene, me te vertete renqethse, e puthi, e shtrengoi fort ne gji, si gje te shenjte, por, nuk u permbajt dot dhe u rrezua pertoke nga dhimbjet qe i thernin shpirtin. Ndersa Vebi Bajrami, ne librin e tij enciklopedik, prej ems hume se 1000 faqe, shkruan: “Familjen Islami e ngushelloi me nje leter edhe vete presidenti amerikan Richard Nixon me prill 1969. Ai shkruante: “Me dhimbje te madhe kam mesuar per vdekjen e djalit tuaj Islam Fetahu, vullnetar i klasit te pare. Nga te gjitha vuajtjet e luftes, me mizorja jane humbjete njerezve te tille si biri juaj. Ngushellimi i vetem, qe mund t”ju ofroj eshte ai qe kombi, per te cilin Islami dha jeten per t”i sherbyer, ndan me ju dhimbjen dhe gjithmone do te nderoje kujtimin e tij. Lutem per diten kur paqja te kthehet. Do te deshiroja qe biri juaj te jetonte, ta shihte ate dite. Por kur ajo dite do te vije, ai do et kete nje vend te vecante en zemrate bashkdhetareve et tij. Zonja Nixon bashkohet me mua ne shprehjene simpatise me te thelle dhe ne shpresenthelle, te cilin djali juaj kaq tragjikisht ka fituar do t”ju ndihmoje te perballoni dhemibjen dhe t”ju qetesoje.”…Kjo qe lufta me e gjate ne historine e Amerikes, lufte qe mori 58 mije jete luftetaresh te varre dhe me shume se 300 mije u plagosen. Shume shqiptare moren pjese gjate Luftes se II Boterore ne betejene e Normandise, ku disa mbeten atje ne fushen e nderit. Nder ata ishte shqiptaro-amerikani James Sotiri, i cili mori atje plaget vdekjeprurese per t”u shuar nje here e pergjithmone. Jani Papa nga Leskoviku, me dy bashkekombas, do te binte ne fushen e luftes ne Itali ne vitet e luftes se Dyte Boterore. Ja keshtu , gati ne cdo lufte i gjen shqiptaret, sic ishin te pranishem edhe ne Afganistan, por edhe ne Irak. Ne luftene fundit kemi dhe dy deshmore shqiptar,Gentian Marku dhe Dervishi, te cilet dhane jeten nen flamurin amerikan.

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, Heroi shqiptar, ne Nagasaki

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT