Prokuroria: Arrestimi i paligjshëm/
Policia e Tiranës la të lirë biznesmenin e ndërtimeve Hajredin Fratari i cili u arrestua dy dite me pare me akuzën e ndërtimit të paligjshëm. Ndërtuesi 72 vjecar u la I lirë me urdhër të prokurorit Adriatik Camaj sipas të cilit nuk janë respektuar kushtet e arrestit në flagrancë ndërkohë që hetimet për ndërtuesin do të vazhdojnë në gjendje të lirë.
Fratari u arrestua pasditen e së premtes nga afeketivë të komisaritit nr 1 në një kompleks pallatesh, të cilin ai po e ndërtonte në zonën e Selitës së Vjetër, në kryeqytet.
Pas arerstit 72 vjecari u dërgua në qelitë e paraburgimit në drejtorinë e policisë së Tiranës në pritje të masës së sigurimit nga gjykata.
Mbi Fratarin u ngrit akuza e ndërtimit të paligjshëm, pasi kompanisë së tij i kishte përfunduar afati i lejes së ndërtimit dhe i mungonte oponenca teknike.
Ndërtuesi 72 vjecar njihet ne Tirane si personi qe denoncoi publikisht Edi Ramen se i kishte kerkuar 1 milion euro ryshfet per lejen e nje ndertimi, kur ishte kryetar I Bashkise se kryeqytetit.
Archives for October 2014
“Një përvojë e hidhur që të ndryshon jetën”
* Promovohet ne Atlanta – platforma ‘Albanian Voices’- ‘Zërat shqiptarë’
*”Një përvojë e hidhur që të ndryshon jetën” Ashley Wood, Amerikania nga Atlanta rrëfen se si ia shpëtuan jetën shqiptarët nga një rrëmbim në Republikën Dominikane-
Nga BEQIR SINA New York/
Atlanta, Georgia – 25 shtator 2014 – Një shtetase amerikane nga Atlanta, Georgia, e cila ka themeluar një organizatë për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare, thotë se disa shqiptarë ia kishin shpëtuar jetën dy vjet më parë.
“Tradita shqiptare e Besës më shpëtoi jetën 2 vjet më parë teksa ndodhesha në Republikën Domenikane”, tregon Ashley Wood, themeluese dhe drejtuese e organizatës ‘Albanian Voices’ (‘Zërat shqiptarë’).
Ashlye ishte duke bërë kërkime për temën e saj të doktoraturës në një qytet të vogël, kur gabimisht e gjeti veten të rrethuar nga një grup njerëzish të rrezikshëm.
E gjithë skena rrëfen amerikania, u pa nga nga shqiptarët, të cilët dolën në mbrojtje të vajzës amerikane të cilën vetëm se e kish parë një ditë më parë.Në një video e postuar në youtube ajo thotë se “Mua më tërheq kultura shqiptare për konceptin e Besës, shprehet Wood – Dhe, shtonë se” Kjo është diçka që unë kam mësuar personalisht – kur unë studjoja për doktoraturën time në Republikën Dominikane në 2012″ .Teksa tregonë “Unë iu afrova një grupi njerëzish, që për sa kuptova unë për çdo arsye nuk ju pëlqeu fakti që unë kisha shumë pyetje. Përgjigja e tyre, thotë Wood, ishte tepër agresive. Ndërsa, ata po më tërhiqnin me forcë drejt makinës së tyre, ishte një grup shqiptarësh që unë kisha takuar vetëm një ditë me parë, ndërhyri, duke më shpëtuar nga rreziku. E cila, ishte një përvojë e tillë – që të ndryshon përgjithmonë jetën”.
Andaj, shprehet ajo në videon e postuar prej saj, ka ardhur koha ” Që unë dua të bëjë diçka për vendin që bënë aq shumë për mua , sepse, dua t’a bëj të ditur se shqiptarët në Republikën Dominikane, ishin duke vepruar në bazë të një kodi nderi(Kanunit) të lashtë e bënë atë një histori që vlen për t’ja treguar botës”.
Mbasi kjo “Ishte si një skenë si ato të dalë nga një film, tregon ajo dhe shprehet se nuk më besohet ajo që po ndodhte. Ndërsa, Shqiptarët, nisën të më mbronin për asnjë arsye tjetër, vetëm për faktin se më konsideronin si mysafire në atë vend”, rrëfen ajo.
“Një koncept unik i kulturës shqiptare, sipas saj që është tradita e besës; që do të thotë se jeta e mysafirit vlen më shumë se gjithçka dhe ai duhet të mbrohet derisa është në besën tënde”.
“Isha aq e prekur dhe e frymëzuar nga kjo kulturë kaq e veçantë, saqë vendosa të krijoja ‘Albanian Voices’, me shpresën për ta ndarë këtë kulturë të mrekullueshme me pjesën tjetër të botës”, rrëfen vajza nga Atlanta – Georgia Ashley Wood, e cila ka bërë tani eshe shumë miq shqiptarë nga dega e Federatës PanShqiptare VATRA në Michigan.
Ndërkohë, në faqen e saj të internetit thuhet se “Zërat shqiptarë”, ka qenë duke punuar për të ruajtur historinë gojore të kulturës shqiptare dhe rritjen e angazhimit dhe të kuptuarit të komunitetit shqiptar nëpërmjet një platformedixhitale”, thotë Drejtoria Ekzekutive e kësaj paltforme Ashley Wood. Duke shtuar se “Për vitin e kaluar dhe gjysmën e këtij viti, ne kemi qenë në gjendje të veprojmë me nismën tonë të grumbullimit të materialevehistorike, kemi ndjekur disa nga ngjarjet në terren të komunitetit, dhe ndërtimin e faqes sonë në internet me anë të vullnetarizmit kryesisht me fondet tona.” “Mbështetja e organizatës tonë ndaj komunitetit shqiptar lejon që kultura ime, historia dhe gjuha që të kuptohet më mirë nga pjesa tjetër e botës,” shpjegon Zëvendës Drejtorja, e kësaj roganizate Bora Shehu duke shtuar se “Si qëllimin ajo ka rëndësinë e rritjes së aktiviteteve tona, e cila është e rëndësishme për ne që të rritet dhe të legjitimuar organizatën tonë në përputhje me rrethanat.”
Më tej thuhet se “Zërat Shqiptarë” nisi një fushatë fondmbledhëse “Indiegogo crowdfunding” më 16 shtator 2014 me qëllim grumbullimin e ndihmave të financimit të një udhëtimi për grumbullimin e materjalve historike nëShqipëri, si dhe mbulimin e kostove që lidhen me operacionet e vazhdueshme dhe dokumentacionin e organizatës së regjistruar zyratarisht simbas statusit ligjor në SHBA – 501 (c) (3) (jo-fitimprurëse ).
“Formati fondmbledhëse “Indiegogo crowdfunding” është veçanërisht i përshtatshme për organizatën tonë dhe që ajo lejon të gjithë ata që dëshirojnë të përfshihen në projektin tonë”, shpjegon Bora. “Kjo lejon njerëzit tëkontribuojnë në çfarëdo niveli – pavarësisht, se ku punojn ata -. Edhe në qoftë se ata kan për të na ndihmuar dhe për të na promovuar në fushatën tonë, përmes mediave sociale. Ne kemi marrë deri tani mbështetjenekomunitetit, kështu që metoda croëdfunding duket jashtëzakonisht të përshtatshme për ne” ka pohuar Zëvendës Drejtorja, e kësaj roganizate Bora Shehu.
Në videon e saj të postuar në youtube, Drejtoria Ekzekutive e kësaj paltforme Ashley Wood, thotë se ne jemi një organizatë jo-fitmimprurësese, që mundëson dhe inkurajon popullin shqiptar. Për përdorimin e lirisë së fjalës në jetën e tyre. Ne faqen tonë, të internetit, sipas saj shqiptarët, mund të shprehin përvoja personale në kontekstin e historisë së Shqipërisë, duke i dhënë asaj një dritë të re.
Shqipëria, thuhet në video është një vend në udhëkryq mes lindjes dhe perëndimit, është një vend i vogël, i bukur në jug lindje të Europës, që kan qenë keqkuptuar, pushtuar dhe harruar për shekuj me radhë. Komunizmi e izoloi Shqipërinë, duke i izoluar shqiptarët, për më shumë se 50- vjet gjatë shekullit të XX-të. Ai i pati kufizuar atyre lirinë e fjalës dhe ka rrezikuar aspektet e traditës së të folurit shqiptarë.
Por, Shqipëria, ka diçka të veçantë, që i ka qëndruar testit të kohës.
Kurse, Bora Shehu një vajzë shqiptare, e cila është zëvendëse drejtore e Projektit “Zërat e Shqiptarëve” në videon në youtube, thotë se kjo ishte mënyra ime për të kontribuar për vendin tim – që e dua dhe e respektojë aq shumë. “Sa më shumë që mësojë rreth kulutrës shqiptare, aq më shumë dua ta ruajë atë . Dhe ta kalojë atë tek brezat e ardhshëm nëpërmjet një mënyre të re që ata mund ta kuptojnë, nëpërmjet internetit” thotë Shehu..
Ajo tregon se ka lindur në Shqipëri, por shumicën e jetës saj deri tani e ka kaluar në Amerikë, aty ku çdo shqiptar kontribuon në mbrojtjen dhe pasurimin e kulturës shqiptare . Prandaj, ajo mendon se zëri i çdo shqiptari është i rëndësishëm për të krijuar një kuptim të ri.
Organizata “Zërat shqiptarë” që thotë se po promovonë shqiptarët në botë me anë të tekonologjisë më të re dixhital bënë thirrje se “Me donacionet tuaja , ekipi ynë do të udhëtojë në Shqipëri, dhe në vendet që e rrethojnë atë. Në mënyrë që të mund të dokumentojmë tregimet nga shqiptarë që jetojnë në rajon. Ne do e frocojmë organizatën tonë me programues profesional për të permisuar funksionalitetin dhe paraqitjen e faqes sonë të internetit për të përmisuar pamjen dhe fuksionalitetin e faqes sonë. Por më e rëndësishmja është përmisimi i seminareve që do të organizojmë. Të rritet plan-programi tonë dhe të ndajmë përmbajtjen tonë më shkolat në Shqipëri dhe në zonat ku ka popullata të mëdha të shqiptarëve” shkruhet në faqen e saj të internetit.
Dhe sqaronë se “Ne kemi filluar të zhvillojmë një seri seminaresh dhe mësimesh që të mësojmë rininë shqiptare si të arrijë rrjedhshmëri në komunikimin dixhita në mënyrë që ata të mund të lidhin zërin e tyre shqiptar me atë të komunitetit botëror. Meqenëse komunikimi dixhital po bëhet forma kryesore e komunikimit që është i pranishëm në të gjitha platformat tona të mediave sociale është gjithashtu shumë e rëndësishme të mësosh si t’a eksplorojmë këtë teknologji shqiptarëve kudo që janë.Duke marrë statusin e një organizate jo-përfituese, ne do të jemi në gjendje të aplikojmë për ndihma të cilat do përdoren ta bëjmë organizatën tonë dhe shkrimet në të arritëshme nëpërmjet platformës dixhitale.”
Organizata Zëri i Shqiptarëve e cila promovon ruajtjen e traditës shqiptare të historisë gojore ofron për shumë informacion duke vënë në dispozicion faqen e internetit të organizatës në http://albanianvoices.org – si edhe nëFacebook, Twitter, Instagram dhe YouTube.
Asgjë e re nga fronti i Serbisë
Nga Sulejman GJANA*/
Veglat e Serbisë, serbofilët e vjetër e të rinj, si dhe parullaxhinjtë pacifistë panballkanistë e europeistë, që bashkërisht nuk mund ta kuptojnë Serbinë jashtë Europës dhe Shqipërinë e Europën pa Serbinë, pësuan një goditje shokuese pas zhvillimeve dramatike në stadiumin “Partizani” të Beogradit.
Ata duket se nuk arrijnë ta kuptojnë sesi dhe se ku përfunduan e përse u shkërmoqën brenda 24 orësh konsideratat serbe, sipas të cilave: me shqiptarët e Shqipërisë londineze nuk kemi asgjë, se ata janë ndryshe; se në fund të fundit, Shqipërinë londineze të parët tanë me Pashiqin në krye e pranuan si realitet politik, shtetëror e gjeopolitik, me të cilën edhe mund të bashkëpunojmë; se të gjitha hesapet i kemi me kosovarët terroristë, sidomos me ata që përkrahën dhe përkrahin ende UÇK-në; se këtë dallim midis “Kombit shqiptar” dhe “Kombit kosovar”, dijnë ta bëjnë të gjithë serbët; se për serbët dhe miqtë e tyre në Ballkan e kudogjetkë, UÇK ka qenë dhe mbetet organizatë terroriste, pavarësisht se NATO e pranoi dhe e shpalli aleate gjatë konfliktit të Kosovës, etj, etj..
Të gjithë këta nuk arrijnë ta kuptojnë përse Beogradit i lipseshin 4800 forca speciale e policë të armatosur deri në dhëmbë për të siguruar 50 tifozë shqiptarë në tribunën VIP, dhe 25 të tjerë, pjestarë të kombëtares sonë të futbollit?!
Nuk arrijnë ta kuptojnë se nga cilët trembej Beogradi dhe çfarë informacioni dispononte, teksa të gjitha pretendimet ua plotësuam, derisa edhe emrin “Albania” e hoqëm vullnetarisht nga uniformat e futbollistëve, për ta zëvendësuar me “Digitalb”?!
Nuk arrijnë ta kuptojnë përse ambasadorin tonë atje, pasi i dorëzuan notë proteste, e vendosën gati në gjendje arresti, sikurse vepruan edhe me tifozët dhe futbollistët, që i kontrolluan rreptësisht, disa herë dhe kudo?!
Nuk arrijnë ta kuptojnë sesi 4800 policë serbë nuk mundën të shohin fuçitë me “gjizë”, që shkarkoheshin nga kamionët dhe futeshin në stadium nga ultrasit paramilitarë të Arkanit, shumica e të cilëve dinte shqip, pasi ishin rritur në Kosovë, nga e cila ishin larguar në qershor 1999?!
Nuk arrinin ta kuptonin sesi 4800 policë nuk penguan dot futjen në stadium të “Ivanit të Tmerrshëm”, që duhej të ndodhej në arrest shtëpie, por që u fut në fushë i shoqëruar me policë dhe me gjeste nga fusha orkestronte ultrasit?!
Nuk arrinin të kuptonin sesi atyre u kish shpëtuar nga kontrolli droni me banderolën, nga të cilat “u provokua i gjithë kombi serb”?!
Nuk arrinin ta kuptonin sesi 32 mijë tifozë kërkonin vdekjen e gjithë shqiptarëve, pa përjashtim, duke përfshirë këtu edhe “miqtë e shtrenjtë të Serbisë”, pra edhe ata vetë, pasardhësit e tyre dhe serbofilët e tjerë të mëvonshëm?!
Nuk arrinin të kuptonin përse këtë vdekje të të gjithë shqiptarëve e kërkuan edhe të nesërmen, 16 mijë tifozë serbë në ndeshjen e basketbollit Crvena Zvezda – Gallatasaraj, dhe tre ditë më vonë sërish 30 mijë serbë e kërkuan vdekjen pa përjashtim të shqiptarëve, në derbin futbollistik midis Partizanit dhe Crvena Zvezdës, ku nuk ndodhej asnjë shqiptar?!
Nuk arrinin të kuptonin akuzën serbe sesi mundej Shqipëria të synonte t’i shpallte luftë Serbisë dhe sesi të gjitha këto ngjarje në Beograd t’i kishte përgatitur dhe zbatuar SHISH-i ynë…, apo sesi shpjegohej që kryeministri, ministri i Jashtëm dhe deputetët e maxhorancës ishin pozicionuar fort në mbrojtje të skuadrës sonë, shtetit shqiptar dhe simboleve e dinjitetit tonë kombëtar?!
Kanë menduar se padyshim që këtu fshihet një lojë e madhe, të cilën padronët dhe miqtë serbë do t’ua shpjegojnë më vonë, pasi të arrijnë ta defaktorizojnë, diskreditojnë e ndëshkojnë shtetin shqiptar dhe kombëtaren tonë në sytë e mbarë botës, Europës dhe UEFA-s.
Ditët para ndeshjes në Beograd, njerëzit e Serbisë dhe serbofilët e mallëngjyer, i vetëlëvdoheshin njëri-tjetrit se nuk kishin punuar kot dhe se e dinin që do të vinte kjo “ditë e bekuar”, kur dyert e Beogradit do të hapeshin masivisht për shqiptarët dhe se padyshim që paskëtaj do të riktheheshin “kohët fatlume” edhe për bijtë dhe nipërit e tyre. Pra bash kohët kur vetë ata ishin edukuar me “bashkim-vëllazërimin”, kur kishin mësuar serbisht, kur ishin dashuruar dhe ishin martuar me vasha serbe, kur kishin kënduar serbisht, kishin pirë shlivovicë e ishin dehur nga lumturia, e kur ishin bërë miq të ngushtë e të besuar të serbëve e të Rankoviçit, kur ishin shpërblyer me dinarë, për detyra…
Por mbi të gjitha ata nuk mund të harronin mbrëmjet e mrekullueshme në Tiranë, të ftuar në ambasadën jugosllave nga Velo Stojniçi, Milan Kupreshanin, Josip Gjergja e Savo Zllatiçi, ku këndonin këngë serbe e kujtonin komandantët e lavdishëm Miladin, Dushan e Tempo, sidomos dy të parët, që i kishin bërë me parti dhe i kishin sjellë në pushtetin e bekuar, ata vetë, fëmijët, nipërit e soj-sorollopin.
Ata qanë me dhimbje kur mësuan se Miladinin e vrau mësuesi gjakovar, irredentisti Haki Taha, në Prishtinë, më 13 mars 1945. E qanë me kuje Miladin-kryetarin e PKSH, që megjithëse tejet modest për meritat, u vetshpall i tillë kur nacionalistët e përzunë nga Konferenca e Pezës, me argumentin se kuvendi i bashkimit në luftë ishte i shqiptarëve dhe vetëm për shqiptarët.
Qanë me dhimbje kur mësuan se Savo Zllatiçin e dënuan për devijacion prostalinist dhe e burgosën në Goli Otok.
Qanë me dhimbje edhe kur u eliminua nga pushteti mësuesi dhe tutori i tyre, Rankoviçi, në vitin 1966.
Qanë nga gëzimi kur mësuan se Shqipëria do të bëhej Republikë e Shtatë e Jugosllavisë, dhe sidomos kur qëndra në Beograd i informoi se Baba Stalini, personalisht, ia kish sugjeruar këtë ide Milovan Gjilas-it në Moskë, kur i kish thënë: “Gëlltiteni Shqipërinë…”. Dhe jo më kot, sepse në rast bashkimi në Federatë, padyshim që padronët do t’i gradonin në detyrë dhe si njerëzit më besnikë do t’i emëronin në poste kyçe të pushtetit, në republikën shqiptare të Jugosllavisë, apo në Beograd, në organet federative.
Ata në shumicë ndodheshin në Vishegrad, në Sanxhak e në Kosmet, kur mësuan lajmin e gëzuar se në shkurtin e vitit 1945 Baba Stalini dërgoi në Kosovë 29 oficerë ekspertë të NKVD për themelimin e OZNA, si struktura e bekuar ku ata u emëruan dhe u hierarkuan me detyra sekrete të besuara, që u garantonin të ardhmen.
Ata kontribuan me gëzim për çarmatosjen e shqiptaromëdhenjve “reaksionarë” të Kosovës dhe dorëzimin e tyre në duart e “vëllezërve serbë”. U gëzuan dhe kontribuan personalisht në “Masakrën e Tivarit”, dhe sidomos në spastrimin e mijëra Rusëve të Bardhë, familjarisht, si dhe të mijëra irredentistëve shqiptarë në mbarë Kosovën, në bashkëpunim me kolegët e NKVD (paraardhësja e KGB) dhe të OZNA (paraardhësja e UDB), konform listave të përgatitura, duke e spastruar Kosovën prej tyre brenda pranverës së vitit 1945. Kontribut për të cilin u përgëzuan dhe hierarkuan si graduatë të shërbimit të fshehtë jugosllav, e ku natyrisht edhe u rekrutuan si agjentë të dyfishtë serbë dhe rusë.
Ata e qanë me piskamë prishjen e Baba Stalinit me Xhaxha Titon dhe u ngazëllyen nga lumturia kur Hrushovi u pajtua me Titon, pasi ky pajtim u realizonte dëshirat dhe u konsolidonte ardhmërinë.
Sidomos e paharrueshme për ta do të mbetet dita e fundit e bekuar e festës kombëtare të Jugosllavisë e vitit 1956, pas vizitës së Hrushovit në Beograd, kur të ftuar në ambasadën jugosllave ngritën dolli me shlivovicë, me në krye komandantin Hulusi Spahiu, dhe kënduan këngë serbe me sytë e përlotur, drejtuar nga portreti stërmadh i Titos, të cilin sipas rregullave të dollive me dollibash Hulusiun, e përshëndetën duke rrufitur për nder të tij dollitë e pafundme, bash në sytë e Nexhmijes, Vitos e Fiqiretit, si dhe të mbarë byroistëve.
Ata gjithashtu lumturoheshin e përbetoheshin për besnikëri ndaj Beogradit, ndërkohë që askush nuk i cënonte në karrierë e privilegje, teksa përflisnin nën zë faktin se kishin garanci, sa kohë që Feçorr Shehu, asokohe ish kryetar i Degës së Punëve të Brendshme në Shkodër, drekën e hante në hotel “Rozafa”, ndërsa darkën e hante me udbashët në Ulqin, Tivar e Podgoricë, për t’u paraqitur të nesërmen në detyrë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, shpesh i shoqëruar nga “tradhtarë të lidhur” e të marrë në dorëzim personalisht, ngaqë ishin kapur nga kufitarët jugosllavë pasi kishin tentuar të arratiseshin.
Ata kishin dijeni të plotë se ishin Kadriu dhe Feçorri ata që garantonin Enverin në vizitën e bujshme të tij në Tropojë, në vitin 1972, vetëm 5 kilometër në vijë ajrore me kufirin, dhe se garantët nuk mund të ishin aspak ushtarët e batalionit të Diko Zeqos.
Ata e dinin se ishin po Kadriu dhe Feçorri, garantët e Enverit dhe byroistëve në pushimet që këta bënin në Volorekë (Drilon), vetëm 100 metër larg kufirit, dhe nuk ishin aspak Sulo Gradeci e Diko Zeqo.
Ata e kuptonin mirë se e keqja Enverit të tyre dhe byroistëve mund t’i vinte vetëm nga shqiptarët e Tiranës, nga të cilët ruheshin në Bllok prej qindra ushtarë-gardistësh të Diko Zeqos dhe prej kapterave me kobure të Llambi Peçinit dhe Sulo Gradecit.
Ata e dinin mirë se “ashtu ishte loja”, kur mësuan se i gjithë zinxhiri komandues i Divizionit të Peshkopisë, në vitin 1975 u gjykua me dyer të mbyllura dhe u dënua me akuzat: “tradhti ndaj atdheut” dhe si “agjentë serbë”, teksa këta për vite e muaj të tërë kalonin kufirin dhe e hanin çdo natë darkën në Dibër të Madhe.
Ata ishin të parët që organizuan dhe udhëhoqën manifestimin e solidaritetit me juntën e gjeneralëve rusë të Ushtrisë së Kuqe dhe KGB, pas Grushtit të Shtetit të gushtit 1991, zhvilluar në bulevardin e Tiranës.
Ata ishin në anën e Millosheviçit gjatë luftërave që shoqëruan shpërbërjen e ish Jugosllavisë, që kish qenë çifligu dhe domeni i miqve dhe padronëve serbë.
Ata u lumturuan kur panë të ngriheshin tre gishtat në Vlorë, gjatë trazirave të vitit 1997, si lartim i simbolit serb në duart e mijëra kallashnikovsave, që mbanin armët e tmerrshme ndonëse ende nuk ishte shpërthyer asnjë depo e ushtrisë shqiptare të kohës. Madje ishin ata që dhanë ekspertizën dhe kontributin e tyre për shkatërrimin e të gjitha llojeve të armatimit luftarak, pasi në shumicë ishin ushtarakë të përgatitur në Jugosllavi, e më pas të specializuar në BS dhe Kinë.
Ata përjetuan ndjenja të përziera natën e së martës së 14 tetorit 2014 në Beograd: u gëzuan që “vëllezërit serbë dhunuan me të drejtë futbollistët shqiptarë, në shumicë kosovarë të qelbur”; u trishtuan kur dëgjuan koret fyese e raciste në drejtim të të gjithë shqiptarëve, pa dallim, pra edhe në adresë të tyre; por sidomos u nervozuan nga reagimet kombëtariste të mbarë shqiptarëve, në të gjitha qytetet e hapësirës shqiptare.
Ata e kuptuan se tanimë kishin mbetur në minorancë të papërfillshme dhe mundi e djersa u ishin bjerrë, kishin shkuar kot.
Ata tashmë e kanë të vështirë të justifikohen para padronëve e të vazhdojnë të shpërblehen, pasi ndikimi i tyre ishte minimizuar skajshëm.
Ata u ndjenë të braktisuar nga të gjithë bashkatdhetarët, nga mbarë rinia, madje edhe nga miqtë, apo shokët e fëmijëve. E ndjenë se kauza e tyre pothuajse po asgjësohej, po merrte fund, bashkë me ëndrrat për privilegje e pushtet…, sepse ata ishin vetëquajtur dhe ishin konsideruar si “garantët” e serbofilisë në mbarë trojet shqiptare. Ata e kuptuan se “kuqezinjtë” që thërrasin “O sa mirë me qenë shqiptar, o hej, o hej…”, ishin dhe janë varri i tyre dhe i skotës së tyre, në ardhmëri.
Ata e dinin se panjugosllavizmi kishte marrë fund bashkë me shpërbërjen e Federatës, dhe këtë e kishin pranuar edhe shefat në Beograd, kur u kishin komunikuar “strategjinë e re, në kushtet e reja…” që ishte: zëvendësimi i panjugosllaviwmit me panserbizmin.
Megjithëse ata asokohe kishin marrë si detyrë dhe ishin përbetuar për të luftuar për triumfin e panserbizmit, tashmë këtë objektiv do ta jetësonin jo si perandori territoriale, por si perandori pushtetore, ekonomike, kulturore e mendësie…, që do të garantonte përjetësisht objektivat e Beogradit.
Por nuk thonë kot se “shpresa vdes e fundit”…, pasi menjëherë në Beograd shkoi për vizitë historike vetë Baba Putini, shefi i Madh i KGB-së.
Ata u lumturuan kur mësuan se në paradën e përbashkët serbo-ruse të Beogradit parakaluan bashkërisht mijëra trupa të përziera, serbe e ruse, dhe u demonstrua forca, teknika dhe teknologjia e fundit, e sjellë nga “Rusia-mëmë” dhe “aleate strategjike e serbëve”.
Padyshim që ky demonstrim u dëshmoi atyre se UDB dhe KGB ishin dhe janë sërish bashkë, dhe padyshim edhe në anën e tyre, e kjo do të thoshte se ata nuk kishin si t’i braktisnin e harronin.
Tashmë ata ndjehen të sigurtë, madje mund të maskohen edhe nën parullat se “e duan NATO-n”, të cilën ua kanë porositur shefat.
E përse të mos i marrin pensionet e rritura si “ushtarakë rezervistë të një vendi anëtar të NATO-s”, duke bërë njëkohësisht edhe detyrën…, në favor të tyre e të shefave. Ashtu siç bënë dikur, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur nga njëra anë ngjireshin se ishin aleatë të Aleatëve të Mëdhenj: Rusisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve, ndërsa nga ana tjetër punonin me serbët e rusët dhe për interesat sllave dhe pushtetin. Ashtu sikurse kishin vepruar bashkë me UDB-në për minimin e Kanalit të Korfuzit dhe dëmtimin e luftanijeve britanike, me ç’rast lanë kokën edhe 44 marinarë britanikë.
Ata e dijnë se mund të shërbejnë duke qenë njerëzit e besuar të Serbisë dhe Rusisë brenda NATO-s.
Ata e kuptojnë se, në thelb, në Serbi e Rusi nuk na ndryshuar asgjë. Madje mund të thuhet me plot gojën se Beogradi dhe Moska janë në rrugën e vazhdimësisë. Sepse në fundore ata i janë betuar Serbisë, pavarësisht fasadave dhe ideologjive. E ç’punë u prish atyre se dikur iu përbetuan për besnikëri të përjetshme OZNA-UDB-së komuniste, ndërsa sot kanë padronë ata që mbajnë lart flamurin e çetnikëve të Mihajlloviçit, përfaqësuar nga radikalët e Sheshelit, Nikoliçit e Vuçiçit, apo ithtarit nacionalsocialist të Millosheviçit, Ivica Daçiç, që merr mësime dhe urdhëra nga gruaja e Sllobos, Mira Markoviç!
Për ta nuk ka rëndësi fasada, por thelbi. Për ta ideologjia komuniste dhe “lufta çlirimtare” ishin instrumente për grabitjen pa droje, me dhunë e me “ligj”, të pasurive të shqiptarëve, sidomos pasurive të mëdha të kundërshtarëve. Por ideologjia dhe “lufta çlirimtare” ishin instrumente veçanërisht për marrjen e pushtetit, që është qëllimi fundor, sikurse thoshte edhe Lenini: “I gjithë pushteti, sovjetëve…”. Pushteti, ama… Pra pushteti dhe vetëm pushteti, që të siguron gjithçka…
Ata e dijnë mirë dhe janë të bindur se, në kushtet e reja dhe aspak të favorshme, Beogradi dhe Moska ua kanë sërish nevojën dhe do t’i thërrasin sërish në apel, për t’u dhënë detyrat e reja, pas të cilave padyshim që vijnë të drejtat dhe privilegjet.
Pra nuk ka ndyshuar asgjë, as qëllimet dhe as synimi kryesor i vazhdimësisë sllave, që u siguron pushtetin, që është mekanizmi që lëviz interesat. Ndaj ata janë plot shpresë dhe të gatshëm…, në pritje, si rekrutë dhe ushtarë të përjetshëm, që presin zërin e borisë, urdhërin për betejat e reja.
* Kryetar i PLL(Shkrimi u dergua ne DIELLI nga autori. E falenderojme)
FSHTRAT SHQIPTARE MBAJNE EMRA SLLAVE QE NGA KOHA E PUSHTIMIT SERB
Nga Gëzim Llojdia/
1-Kur invazioni serb zbriti deri në jug ,ai krijoi jo vetëm shkatërrime të mëdha. Pas dobësimit të Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Bullgare, në mes dhe në fund të shekullit të 13-të,shumica e territorit të vendit u bë pjesë e Serbisë. Tri subjekte shkruajnë burime të huaja, mbulojnë historinë e Shqipërisë, ndërmjet fund të shekullit të 12-të deri në fund të shekullit të 14, kur principatat shqiptare ishin krijuar në gjithë Shqipërinë. Ky vend dhe kjo tokë ka parë një sërë pushtimesh nga pushtues të egër nga kohët të hershme, kujtojmë luftërat e ilirëve me romakët deri te:gotëve, astrogotëve, visigotëve, hunëve, avarët, maqedonasit dhe më të vonshme përmendim :pushtimet serbe, bullgare, austro-hungareze, malazeze, greke, italiane e gjermane shekulli i XX ,deri në 1998 çlirimi i Kosovës,nga intervenimi i forcat të NATO-s.
2.
“Një pushtim është një ofensivë ushtarake,thotë wikipedia, në të cilën pjesë të mëdha të luftëtarë të një njësie ekonomike gjeopolitik në mënyrë agresive hyjnë në territorin e kontrolluar nga një njësi ekonomike tjetër të tillë, në përgjithësi me objektivin pushtues, çliruese ose ri-vendosjen e kontrollit ose autoritetit mbi një territor,duke detyruar ndarjen e një vendi, duke ndryshuar qeverinë krijuar apo fituar koncesione, ose një kombinim i tyre”.
Dëshmitë arkeologjike tregojnë se invasionet kanë qenë dukuri të shpeshta që nga parahistoria. Në antikitet, para se të krijoheshin komunikimi me radio dhe transporti tw shpejtë, mënyra e vetme për të siguruar përforcime adekuate ishte për të lëvizur ushtrinë si një forcë masive. Kjo, nga vetë natyra e saj , çoi në strategjinë e pushtimit.
3.
Pasojat e pushtimeve në Shqipëri kanë qenë katastrofike ,madje as hordhitë e Cingiz Khanit nuk do të kryenin këto barbari mbi këtë truall dhe së fundi, Lufta e dytë e përbotshme, ka lënë ende pasoja, ndërkohë që në vjeshtën e tretë, do të jetë në epiqendër, 70 vjetori i çlirimit nga pushuesi nazist.
Dihet ,qw shqiptarët kanë autorësinë më të hershme për autoktonë në trojet e tyre. Datimet përcjellin një numër të rëndësishëm objekte të kohëve të hershme. Gjurmë:murre rrethues,varre monumental,portik hyrës, turra, monedha, ngrehina,rrënoja,hambar,porta ,ujësjellës, depo,etj.Emra të hershëm sa qytetërimi grek. Dyrrah ,Apoloni, Amantia,Bylis,Lisus etj. Vlerësimi:Besa-“Shqiptari kur jep fjalën,ther djalën”. Zemërbardhë. Fisnik. Portat e shtëpive prej guri për mikun të hapura kanat.Të huajin e ruanin në besën e tyre. Kishte kanun me ligj,nene e kode,kur s’kishte gjëkundi shtet. Fqinjësia:Ishin fqinjë të mirë shqiptarët. Nuk u binin në qafë fqinjëve, ndërkaq këta të fundit ishin,që kishin humbur drejtpeshimin, që u kërcënonin padrejtësisht kufijtë. Që u shkrumbëzonin shtëpitë. U rrëzonin udhëheqësit me pabesitë e tyre..Në këtë bashkëjetesë me fqinjët,shqiptarët kishin njohur nga fqinjët,përveçse sulme e pushtime varre të hapura, mort të rënduar, arkë-mort në vite,bashkë me zinë e pushtimit. Për 500 vjet llogaritet guaska e rëndë e perandorisë osmane. Me rënien e guackës osmane kur pritej të ndodhte riparimi i kohës,vërshuan,fqinjët. Në veri shkjau serb,në jug greket e pabesë,ushtri që infektonin vdekje. Pushtime pushtuesish ndërmerren ekspedita ndëshkimore në tokat e shqiptareve. Malazezet, austro-hungarezët,francezët,italianët vërshuan nëpër kohën turbulluese të viteve ‘14-‘20,kurse në kohën pushtuese të luftës së dytë, fashistët e përtej detit dhe nazistët e Rajhut të tretë. Në këtë babiloni pushtuesish,pushtimet sillnin kohë të tmerrshme pushtimi. Ata,që janë të pushtuar e dinë se çfarë ngjyre ka në të vërtetë,pushtimi. Në këto kushte, çdo popull do t’i kishte humbur toruan. Dhe e humbën mjaftë kombe. Ndërkaq mbijetuam deri së fundit ata të Kosovës ,përpara këtyre katastrofave,ku riparimi bëhej gjithmonë e më i vështirë,e shtuan qëndresën duke shtuar edhe shumzimin.
4.
Nga gjithë kjo histori, fenomeni që ka mbetur pas dhe më pak i vëmendshmi është ende ka fshatra,vende,lumenj, et,j që janë “denbabaden shqiptarë”,por mbajnë emra të pushtuesve të shumtë ,që kanë kaluar përmbi tokë në gjithë ekzistencën e saj. Faktet, sjellin nëpër shekuj janë ndriçime, që zbardhërojnë errësirën e ngucur nga kohët e zymta.Profesor Eqrem Çabej, thoshte se “emrat e vendeve janë më autoktonë e më të qëndrueshëm dhe më të lidhur me hapësirën e truallin, sesa emrat e personave që janë më të lëvizshëm e më të shtruar ndaj modës së kohërave”.Sipas tij, dihet se arrijmë shpeshherë në një situatë gjuhësore shumë më të vjetër se ajo që dëshmohet me burime të shkrimit, ato paraqesin si të thuash pika të ngulëta brenda lëvizjeve të popujve e të gjuhëve, prandaj ndihmojnë në rindërtimin (rekonstruksionin) e situatave të mëparshëm. Ndërsa studiuesit e toponomastikës shqiptare, që morën në vështrim emrat e qyteteve, emrat e rrje¬dha¬ve të ujit, maleve, shkëmbinjve, luginave etj, që shpjegohen përmes zhvillimit fonetik të gjuhës shqipe, po ashtu paraqesin një shtresë të lashtë të toponimisë që nga koha antike e deri më tani.Arsyetim ky se onomastika ishte lëndë e parë që hapi shtigjet e hulumtimeve historiko- gjuhësore rreth vazhdimësisë së pandërprerë iliro-shqiptare, e cila u përdor nga albanologët e huaj, e më vonë edhe nga studiuesit shqiptarë .
5.
Nën sundimin e romakëve, ishte një qytet i rëndësishëm port. Vlora fitoi edhe një version tjetër të emrit të saj – Valona. Më vonë ajo ishte pjesë e Perandorisë Bizantine. Për një periudhë të shkurtër kohe është qeverisur edhe nga bullgarët. Në shek.11 kaloi për herë të parë në duart tw normanve . Në 11 c. ajo u pushtua nga Stephen Dushanit – mbretit të Serbisë – të cilët pushtuar Beratin në të njëjtin vit dhe Krujën dy vjet më parë. Deri në fund të vitit, territorin e Shqipërisë bashkëkohore u bë pjesë e Serbisë së Madhe. Por pas vdekjes së Stephen Dušan-it në 1355 perandoria e fuqishme e ndërtuar nga ai ra. Princët që morën pushtetin në Shqipëri për shkak tw grindjeve nuk ishin në gjendje të sfidojnë një armik të fuqishëm nga Lindja. Shpejt Vlora ka ndryshuar pushtuesin e tij dhe emrin përsëri. Ajo u bë pjesë e Perandorisë Osmane – nën emrin e Avlonya.
Vërtetësia dhe argumentimi shkencor përbënë një vlerë për banorët e gjirit të Vlorë,lidhur me të djeshmen dhe të sotmen. Akademik Shaban Demiraj midis të tjerave është shprehur:”… Sqarimi i pyetjes sw mësipërme edhe për periudhën pas ardhjes se tribuve i.e. ne viset e banuara sot nga shqiptaret paraqitet bukur, i vështire, sepse jo vetëm për kohërat e hershme, por edhe për periudhën e Mesjetës nuk mund te flitet për popullsi krejt te papërziera, jo vetëm ne gjirin e Vlorës dhe ne viset e banuara nga shqiptaret, por edhe ne Gadishullin Ballkanik e me gjere. Mjafton te kujtojmë dy periudhat e sundimit te mbretërisë Bullgare gjate shekujve IX – XIII dhe te mbretërisë Serbe te nemanjideve gjate shekujve XII – XIV, qe kane lënë gjurme te shumta jo vetëm ne fjalorin e gjuhës shqipe, por edhe ne emrat e vendeve, gjurme këto qe te lënë përshtypjen e një kolonizimi te pjesshëm te viseve shqiptare nga ana e pushtuesve sllave. E njëjta vërejtje vlen edhe për periudhat me te hershme, sidomos për periudhën e sundimit te gjate romak, qe solli si pasoje romanizimin e një pjese te mire te popujve te Ballkanit, si edhe për periudhën me te hershme te themelimit te kolonive greke ne brigjet e Mesdheut, te Adriatikut e gjetke. Si rrjedhim i këtyre ngjarjeve historike për periudhën e lashtësisë dhe te mesjetës, është e vështirë te flitet për një popullsi krejt homogjene ne viset e banuara nga shqiptaret, duke përfshirë edhe vendbanimet e gjirit te Vlorës.
6.
Përpjekja që ka bërë Zogu në vitet ‘30 e shqyrton historiani,Fatos Daci i cili thotë:
“Me dekretin e datës 5 maj, Zogu I, Mbret i Shqiptarëve vendosi për ndryshimin e emrave dhe autorizoi qeverinë për të vepruar. Qëllimi i këtij dekreti shprehet qartë në Nenin 1, ku shkruhet: “Autorizohet qeveria për të zëvendësuar me emra të përshtatshëm ato të disa prej qyteteve, katundeve, lagjeve, lumenjve të Mbretërisë, të cilat kanë humbur në kohën e shkeljeve dhe okupacioneve të huaja emrat origjinalë të tyre për të marrë emra të imponuar nga të huajt”. Në zbatim të ligjit mbi “Ndryshimin e emrave të disa katundeve, qyteteve, lagjeve, lumenjve etj” në të gjithë prefekturat e mbretërisë u ngritën komisione shtetërore, të cilat do të bënin studimin e konvertimin e të gjithë emër vendeve të deriatëhershme. Ndërkohë, në çdo komunë apo bashki u ngritën komisione të tjera vendore. Në krye të komisionit qeveritar ishte Ajet Libohova. Pas 14 muajve pune intensive komisionet shtetërore vendore të komunave, të bashkive dhe të prefekturave të vendit kryen studimet e duhura dhe morën vendimet përkatëse, të cilat ia paraqitën komisionit qendror. Komisioni qendror, në gusht të vitit 1938 ia paraqiti komisionit të posaçëm të qeverisë për miratim. Në përbërje të Këshillit të Ministrave që vendosi për ndërrimin e emrave morën pjesë Faik Shatku-zv.kryeministër e ministër i Drejtësisë (që drejtoi edhe mbledhjen), Ekrem Libohova-ministër i Jashtëm, Musa Juka-ministër i Brendshëm, Kolë Thaçi-ministër i Financave, Abdurrahman Dibra-ministër i Arsimit, Rrok Gera-ministër i Ekonomisë. Siç shihet dy (të dy ministra) nga 6 anëtarët, madje njëri dhe kryetari i këtij komisioni, qenë dibranë. Në përfundim të shqyrtimit Këshilli i Ministrave me një vendim të posaçëm vendosi që emrat e katundeve, qyteteve, lagjeve e lumenjve të ndryshohen siç do t’i bëjmë të ditura më poshtë. Për ilustrim po marrim disa nga prefekturat, ku ndikimet e huaja kanë qenë më të mëdha e për të cilat pretendimet shoviniste janë akoma më të mëdha. Këto prefektura janë në skajet e kufijve të sotëm shtetëror, por i njëjti fenomen ka ndodhur edhe në të gjithë prefekturat e tjera, edhe pse ata ndodhen në brendësi të vendit. Le të fillojmë me emrat e vendeve, ku pretendimet shoviniste sllavo-maqedono-bullgare janë ngritur në sistem nëpërmjet shoqatave dhe të partive të tyre antishqiptare të ngritura mbi baza të pretendimeve etnike “të pakicave” të tyre kombëtare.
Nënprefektura e Himarës: nga 7 fshatra, nuk ndryshuan emrat 4 prej tyre dhe i ndryshuan emrat 3 fshatra, si më poshtë: Qiparo-Gjinovleshi, Dhërmi-Gjolekaj, Vuno-Malaj, ndërsa Himara, Palasa, Kudhësi dhe Piluri nuk ndryshuan nga forma e parë. Nënprefektura e Vlorës: Nga 91 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat për 56 fshatra dhe ndryshuan emrat e 35 fshatrave si më poshtë.
1-Vlonë Vlorë
2-Lagja e Re Lagjia e Re
3-Karabash 3 shtator
4-Vrenes Vrenes
5-Tophani Lagja e Flamurit
6-Varosh Kaçanik
7-Babicë e Madhe Babaj e Madhe
8-Kaninë Kaninë
9-Dukati Dukati
10-Radhimë Radhimë
11-Tragjas Tragjas
12-Baro Baro
13-Drashovicë Drangaj
14-Lapardha Lapardhaja
15-Mazhar-Lapardha Mazhar-Lapardha
16-Qish-Bardhë Qishbardhë
17-Vodicë Prrallaj
18-Xhyherinë Xhyherinë
19-Kropisht Fjerzë
20-Mavrovë Fitorë
21-Peshkëpi Peshkëpi
22-Amonicë Amonaj
23-Budina Verri
24-Dushkarak Dushkarak
25-Golimbas Pëllumbas
26-Mazhar Kullës Mazhar Kudhëz
27-Ploça Amantia
28-Sevaster Kunorë
29-Shkozë Shkozë
30-Vajzë Vajzë
31-Velçe Shpellaj
32-Bashaj Bashaj
33-Brataj Shkambi i Kuq
34-Gumenicë Bigë
35-Gjorm Gjorm
36-Lepenicë Labaj
37-Matogjinë Matogjini
38-Mesaplik Mesaplik
39-Tërbaç Tërbaç
40-Vranisht Zallishë
41-Ramicë Ramaj
42-Smokthinë Zhgabaj
43-Armen Armen
44-Brusja Limaj
45-Gërneci Arza
46-Haderaj Haderaj
47-Hysoverdhi Hysoverdhi
48-Karbunari Thingjillas
49-Koculi Kocul
50-Lubenjë Labnija
51-Mollkeq Mollkeq
52-Mavravë Fitore
53-Mertiraj Mirtiraj
54-Penkovë Penkaj
55-Picar Picar
56-Rexhepaj Rexhepaj
57-Romësi Romës
58-Selenicë Serishta
59-Treblovë Kështjellë
60-Veshdanisht Veshaj
61-Gorisht Gurishte
62-Bestrovë Plepaj
63-Babica e Vogël Babaj e Vogël
64-Çeprat Çeprat
65-Gorrica Gorrica
66-Hoshtimë Ushtimë
67-Kerkovë Shkrepaj
68-Nartë Nartë
69-Panaja Shëmri
70-Risili Risili
71-Zvërnec Rrethujzë
72-Bunavi Verore
73-Aliban Aliasi
74-Bashisht Bëshishte
75-Bishan Bishani
76-Cerkovinë Gjeshtraj
77-Çiflik Idriz Idrizaj
78-Dëllenja Zhukës Dëllenja Zhukës
79-Mekat Mëkat
80-Mëkat – Çoban Mëkat – Bari
81-Grabian Gropaj
82-Gryka-Pishë Gryka-Pishë
83-Llakatund Llakatund
84-Mifol Mifol
85-Murris Murris
86-Nosovosel Fshati i Ri
87-Poro Vahu
88-Skrapar Skrapar
89-Skrofinë Sopi
90-Trevllazën Trevllazën
91-Zgura Zgura
Nënprefektura e Himarës
1-Hiamarë Himarë
2-Kudhës Kudhësi
3-Pilur Piluri
4-Qeparo Gjinovlashi
5-Dhërmi Gjolekaj
6-Palasa Palasa
7-Vuno Malaj
7.
Që nga koha e Zogut, ende sot nuk ka një dekret tjetër, për të ndryshuar emrat sllav, që gjenden dhe përdoren zyrtarisht për mjaftë fshatra,katunde të Luginës së Lumit dhe krejt Vlorës. Kryeqendra e shqiptarizmës në hartën e këtij kombi, ka ende zyrtarisht fshatra me emra sllav. Me frymën e tij patriotike,me kuvendin e Vlorës të vitit 1912 ,që e ktheu këtë qytet në një strehë të ngrohtë për gjithë shqiptarët ,me një prezencë të përhershme shqiptare, në dyert e kësaj vatra shqiptareje, nuk mund të bashkëjetojnë edhe emra shqiptarë dhe sllavë ,kur dihet se në këto troje kanë jetuar shqiptarët. Vlora,rrethinat e saj,katundet dhe fshatrat duhen të kthehen në emrat e origjinës së tyre. Poeti dhe kryebashkiaku i Vlorës Ali Asllani ka shkruar kështu:
Jam vlonjat e jam vlonjat,
e kam shkabën mëm’ e atë,
shkaba trime dykrenore
fron’ e saj e ka në Vlorë!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!
Vlora trime shqipëtare
si rob jetën s’e do fare,
a do mbetet Shqipëri,
a do bëhet tym e hi!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!
Jam vlonjat e jam burrë,
s’duron burri zgjedhë kurrë,
jam vlonjat e si vlonjat
di bëj luftë me të shtat’!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
Bjeri, moj, t’u lumtë dora!
Jam vlonjat dhe trim me besë,
rreth flamurit di të vdesë,
a me hir a me pahirë
doemos do rroj i lirë!
Oriada Islami “Në majë të gishtrinjëve”, në “Metropolitan Opera House ”… nga Broadway Show
Intervistë me balerinën shqiptare Oriada Islami/
E Intervistoi Beqir SINA/
NEW YORK CITY : Në Nju Jork, në qendrën më atraktive të spektakleve të baletit dhe operas amerikane në “Metropolitan Opera House ”… nga Broadway Show, Oriada Islami, është ndoshta shqiptaria e parë dhe e vetme që ka prekur skenën e saj.
Aventura e balerinës shqiptare nga”Trupa Kombëtare e Operas dhe Baletit” në Tiranë, në “Royal Opera House” në Londër drejt baletit “Metropolitan Opera House ” në New York, natyrishtë që ka qenë një rrugë e vështirë e mbushur me suksese, falë talentit dhe përkushtimit të Oriadës këtij yllit që vjenë në Amerikë, nga shkolla e Teatrit – Operas dhe Baletit Shqipëtar në Tiranë.
Shqiptarja ndoshta është e para dhe e vetmja e cila “kërcen në majë të gishtrinjëve” e përzgjedhura e “Metropolitan Opera House ” në New York, për të interpretuar në këtë skenë me famë .
Metropolitan Opera është institucion me famë. Si e tillë punëson koreografe të shumtë të cilët koreografojnë për të, në produksione të dryshme. Islami shpjegon se stili i koreografeve është i ndryshëm, nga klasikja, neo klasike, contemporane, moderne, dhe Broadway show..”Mua në Amerikë, shprhet Islami më solli koreogrfija tepër e njohur Twala Tharp – për të marrë pjesë në Broadway show ” Movin out”, si protagoniste kryesore. Ishte, një produksion tepër demanding nga ana profesionale dhe koreografia ishte gjithmonë në kërkim të talenteve të reja për të marrë pjesë në këtë produksion dhe të sillnin diçka të re. ” Dhe shtonë se “Kur unë isha në Londër konkurova për këtë shfaqë me qindra kërcimtare të tjerë nga vende te dryshme të Europës dhe isha e vetmja që Twala Tharp solli në Amerikë, nga ky konkurim, pasi e pa dhe më besoi që isha e vetmja që mund të zëvendësoja solistat që merrin pjesë. Kjo shfaqje kishte një vit që luhej në Broadway dhe ishte Tony Winner dhe kërcimtarët ishin të një niveli shumë të lartë” shprehet balerina shqiptare Oriada Islami.
Pikërisht niveli i lartë artistik dhe përgatitja e Oriadës – eksperienca e saj nga Trupa e Operas dhe Baletit të Shqipërisë e ka bërë tejet kërkuese, interpretimin e saj .
Islami thotë se “Unë kam kërcyer që e vogël dhe kam marrë pjesë tek spektaklet televisive. Në moshën 18 vjeçare kam kërcyer Zhizelin , thotë ajo me trupën e Baletit shqiptar. Unë jam larguar nga Shqipëria 93/94 dhe fakti që unë kam punuar me koreografe te ndryshëm në botë ashtu dhe pedagogë, kanë qenë këto eksperienca që më kanë dhënë ngritjen profesionale. Unë vërtet mësova dhe hodha themelet e profesionit në Shqipëri, por nuk mund të mohoj punën e pedagove të tjerë ashtu dhe koreografeve që kanë ndikuar tepër në ngritjen time profesionale.
E dalë nga bankat shkollës të Baletit dhe Operas në Tiranë, Islami nxënse dhe shoqe klase, mike me yje të baletit shqiptarë zgjodhi Nju Jorkun – për të vazhduar karrierën e saj artistike po aq të sukseshme sa ajo e miqve të saj nëpër botë.
Ajo flet me gazetarin tonë në Nju Jork – Beqir Sina në këtë intervistë për gazetën Bota sot.
-Kur u shfaqen për herë të parë dëshirat fëminore, që ndikuan edhe në motivimin e mëtejshëm të pasionit tuaj për baletin ?
Në barkun e nënës sime. Prindërit e mi kanë qënë të dy artist Behar dhe Sofika Islami këngëtar operistic në TOB. Mami më trëgonte se kur isha e vogël më këndonte që të pushoja së qari, por nuk kishte dobi:))) ndërsa kur kërcente me mua pushoja së qari. Si të thuash unë jam rritur në TOB pasi prindërit me merrin me vete në punë dhe ka patur Opera që unë isha ne skene me ata. Por gjithmonë më terhiqte studioja ku bëheshim provat e baletit dhe ulesha dhe shikoja. Balerina e njohur Zoica Haxho u be shkaku kryesor qe prinderit e mi ta merrin më seriozisht interesim tim ndaj baletit. Ajo më thëriste balerina e vogel. Pasi më provojë disa ushtrime prinderit me cuan në pallatin e pionierit si parapregatitje për te konkuruar më pas në Shkollën e Baletit “Jordan Misja”
– Cili ka qenë mësuesi i ytë i parë dhe a keni episode që kujtesa e juaj ripërtërinë në këto momente: sigurisht flasim për ditët e para të kërcimit në majë të gishtrinjëve – pra për ato që janë aq të bukura sot në jetën e një balerine !
Pedagogja ime e parë dhe e vetmja deri sa mbarova shkollën e baletin ka qënë Ariana Pertena. Për mendimin tim Një ndër pedagoget më të afta në profesionin e baletit. Kërcimi në majë të gishtave nuk ndjetet aq I bukur sa shikohet apo ëndërohet. Dua të them që kërkon një punë tepër intensive të vazhdueshme. Të kesh një gol profesional në një moshë 8vjecare dhe te punosh natë e ditë ku lojrat e femirisë janë të kufizuara nuk është e lehtë. Unë mbaj mend ku gishtat më bëheshin me gjak dhe depërtonte jashtë puanteve ( kështu quhen këpucët e baletit në majë të gishtave) por pasioni dhe dashuria për profesionin bënte që unë të mos e ndjeja dhimbjen por të vazhdoja dhe të punoja. Kjo punë paid off sic I themi ne këtej nga NY.
-Ç’farë ndjenjash përjetoni, tek shikoni madhështinë që prodhoi realizmi i kësaj ëndrre, qëtashmë mbasi i ka kaluar edhe caqet e parashikimeve tuaja të mëparëshme?
Qetësi shpirtërore pasi ndjehem e plotësuar në atë cka kam patur dëshirë të realizoja dhe kerkoj të realizoj pasi për deri sa jetoj, jeton dhe kerkesa karshi vetes. Talenti është tepër in rëndësishim por pa punë, dashuri dhe këmbengulje ska vlerë. Unë kam një shprehje” Mos ëndero natën por ditën” Që do të thotë mbaji mënd ëndrat e tua dhe bëji realitet. Shumë vetë thonë duhet të kesh fat por unë besoj fatin duhet ta kërkosh. Kurrë mos humb shpresë në realizimin e ëndrrave te tua. Unë kam patur dhe momente të veshtira dhe aq më teper si shqiptarë të asaj kohe ku marrja e vizave për shqiptarët ka qëne tepër e veshtirë për të qënë present në odicionet që bëheshin. Në fillimet e mia ne Londër unë kam shkuar me vise studenti dhe nuk e njihja terenin artistic të Londrës. Nuk kam patur as agent që të interesohej. Por kjo kurrë nuk me demoralozoj dhe të lija punën, përkudrazi kam punuar tepër për të arritur qëllim tim dhe e arrita te kerceja me kompani dinjitose si protagoniste kryesore. Dua të them në jetën time asgjë nuk ështe jashtë parashikimeve te mia, të paktën deri tani.
Si mendoni sa duhet të shpërfaqet mësimëdhënia e këtij profili arti, ç’ka mund të vlejë më shumë edhe për talentet e sotëm ?
Vetëm kjo pyetje eshte intervist më vete, ose më saktë një libër më vete. Në rradhë të parë duhet te kesh njohuri sesi funksionon skeleti, pasi muskujt jane thjeshtë për tu punuar për të mbështetur lëvizjen e kockave. Diku intensitet më pak apo më tëper I muskujve ndikon në cilësinë e lëvisjes apo teknikës. E dyta duhet ka kesh aplikuar si profesion ta ndjesh atë cka thashë më parë që të dish ta trasmetosh dhe, që të jesh I sukseshëm si pedagog për tu kuptuar të duhët imagjinatë e cila duhet ti korespondojë moshes së studentit. Ne shpesh dëgjojmë: Qëndro drejt, fute barkun brenda, mos e nxirr stomakun jashte, ngrije mjekren, Mos u bëj dembele, shrëngo your tushy etc…të gjitha këto kërkesa fillojnë në pozicionin e parë me dy duar në levë , në moshën 7-8 vjecare. Kjo mënyrë pa dashje krijon një lloj pasigurie, për mua këto jane kerkesa negative. Psh.. shprehja që përdoret: “Futi vidhet brenda dhe mos I lër të dalin përjashta kur bën plie” Automatikisht kjo krijon konfuzion për vajzat kur arrijnë moshën e pubertetit kur një mëngjez ato zgjohen me një derriere të spikatur dhe kjo krijon një lloj pakënaqëisie karshi trupit të tyre, pasi është dicka e papranushme sipas korigjimit të pedagoges, plus qe krijon probleme ne zonen e pelvic, dhe shkurtim muskujsh përeth, ne vend qe te krijojë terheqje. Unë jam një avokate e dashur I trupit dhe ka mënyra më të mira për të trasmetuar atë që do tek fëmija. Duke perdorur imagjinatë pozitive tek fëmijët, përfundimisht këto koncepte bëhen memorje muskulore dhe nuk është më nevoja për imagjinatë, pasi këto orientime familjarizohet në trupin e kërcimtarit dhe ne kalojmë në kërkesa të tjera.
Si kanë lindur ndërthurjet e para dhe çfarë proporcionesh jeni përpjekur t’i vini klasikes ndaj popullores shqiptare ?
Kur kam qënë në Akademi përvec klasikes ne bënim dhe vallet popullore. Do të thoja që eshtë teper e rendesishme te njohësh folklorin tënd dhe mbi të gjitha ne kemi një folklor tepër të pasur. Cdo trevë ka lëvizjet e veta specifike, larmi kostumesh, polifoni mahnitëse. Vallen popullore do ta quaja kercimin konteporan shqiptar me pak modifikime, pasi e mbeshtet lëvizjen e thyer. Komuniteti ynë është tepër I zgjeruar dhe po krijohet një brez I ri I shqipëtare në Amerikë ku po humbasin lidhjet me origjinën e tyre. Do kisha shumë dëshirë të krijonim një qënder kulturore në NY ku mësimëdhënia e folklorit tonë si degë artistike të jetë ura që lidh brezin e ri shpipëtar me historinë e rrënjëve të tyre.
-Duke qenë një person kompetent e vlerë për brezat e pedagogëve shqiptarë, si e konceptoni përafrimin me baletin kontemporan ?
Baleti klasik dhe bashkëkohore( kontemporan) kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën por ka shumë dallime të mëdha.
Balet bashkëkohore ( Kontemporan) janë zakonisht më të shpejta. Nuk përqëndrohet në simetri, dhe duke patur levizje te “paekuilibruar” është karakteristikë e stilit. Nuk përfshin pantomime apo gjeste tekstuale. Kërcimtaret lakojnë, rrotullojnë, përkulin plesën e sipërme të trupit. Mundet ose nuk mund të këtë një pas de deux. Kercimtaret përqëndrohen në lëvizjen dhe mundet ose jo të veshin puanten. Ka shumë liri kërcimi dhe Koreografët mund të provijnë hapa të reja dhe të ndryshme.
Balet klasik.. Koreografi mund të përfshijnë pantomimën dhe gjestet tekstuale. Gjithmonë ka një histori. Për kohën më të gjatë kërcimtarët e mbajnë shpinëd drejt. Gjithmonë ka pas de deux. Duket shumë simetrike duke patur të njëjtin numër kërcimtarësh në dy krahët që ekzekutojnë të njëjtën lëvizje. Balerinat gjithmonë veshin puante.
-Kujt ia dedikoni arrtjet e tuaja profesionale ?
Vetvetes në rradhë të parë. Per mua fjala dedikim do të thotë punë e vazhdushme dhe pasion, të cilat askush sti jep borxh. Dashuri, Mirënjohje, Respekt të pafund familjes sime që më ka mbështetur jashtë kufive të mundësive të tyre.
Si u shfaqet dhe si e vlerësoni ju Metropolitan Opera House në New York ?
Mbas shfaqes që pata në Broadëay si protagoniste kryesore bera audicion I cili ishte nje klasë baleti. Metropolitan Opera është një nder Operat më të rëndesishme, mund të them pa frikë në botë.
A patët ndryshim lidhur me atë çfarë bënit në Shqipëri, dhe sotë ? Si reflektuat për t’u përshtatur me Metropolitan Opera House në New York ?
Une jam larguar nga Shqipëria në vitet 93 dhe në fushën profesionale dryshimi është I madh, jo vëtem si repertor por dhe si zhvillim dhe mënyra e të konceptuarit në profesion, I thonë 21 vjet punë më koreografë të ndryshëm, compani të ndryshmë, shtete të ndryshme. Kjo experiencë e imja bëri të ndejem si në shtepi timë me Metropolitan Opera, pasi I permbledh të gjitha. Puna me koreografë jo vetëm në fushën klasike por dhe në atë moderne, konteporane, Broadëay…Në këtë Institucion që të jesh I punësuar në mënyrë kostante duhet të jesh versatile at the best në stilet që përmënda.
A jeni ju duke e kërkuar “madhështinë në majë të gishtrinjëve” ?
Fakti që kam mundur të cohen në majë të gishtave thëmbrat janë ngritur nga toka dhe më kanë zgjatur 27cm për një kohë të gjate:)))…..Eh madhështia.. Kërkesat skanë fund. Eshtë një proces normal, kur hyp një shkallë do kalosh dhe tjetrën deri sa arrin në shtepi dhe të shplodhesh. Unë kam akoma shkallë përpara.
Cilat janë momentet me të kënaqshme për ju në skenën e baletit në Metropolitan Opera House në Neë York ?
Cdo moment ka bukurine e vet dhe emocionet jane te ndryshme. Një ndër arsyet kryesore që unë konkurova në Metropolitan ishte sepse fillova të pëlqej kanton dhe ku më mirë sesa atje për të kuptuar dhe degjuar këngëtarët më të dëgjuar në botë. Unë kam një vit që po studioj profesionalisht për kanto. Piksynimi im është ndërdhurja e dy profesione më të kualifikuara, I asj të balerinës dhe kengëtares operistike në një spectakël të vetëm. Jam me fat pasi zërin e kam të trashëguar nga prinderit. Kjo është një ndër momëntet, kënaqësia dhe endrra imë e re profesionale në jetën time tani.
-Po më të vështirat ? a mund të na tregoni ndonjë episod
Të thëm të drejtën nuk kam kaluar vështirësi në Metropolitan të një niveli që të më kujtohen. Konfliktet e bardha si I them unë që nuk janë të dëmshme, janë të pranishme në procesin e punes, pa ato ska progres. Gjatë viteve në jetën timë artistike po. Unë kam kërcyer në skenë në majë të gishtave dhe më kyc të drydhur kur një njëri normal do ishte me paterica, por andrenalina tek unë ishte aq e lartë saqë kur un futa në skenë jo vetëm që se ndjeva dhimbjen pro fluturja. Kur mbarova kjo është histori më vete.
Sa të pavarur dhe krijuese e ndjeni veten në këtë skenë ?
Varet me cilin koreograf punon. Fakti që repertori është I përzierë ka dryshime në stil ashtu dhe në lirinë që të jepet. Kur kërcen klasiken përvec teknikes do tregosh dhe historinë ku ana e interpretimit është dicka që ska as pranga as rroba.Ti je duke treguar shpirtin tënd. Kur kercen konteporane kyci është zhdervjelltesia fisike ku pjeset e trupit janë të ndara nga njëra tjetra.
Po me shqiptarë a keni punuar në Metropolitan Opera House në Neë York ?
Deri tan jo. Unë kam gati 10 vjet që punoj aty. Ndersa përsa I perket këngëtareve shqiptarë, jam takur me Saimir Pirgun dhe e kam dëgjuar kur kendojë Traviatën. U gezova vertet.
A e keni ndijer veten ndonjëher në vështërsi ? në jetën tuaj jashtë Atdheut
Sigurisht. Sidomos në fillim. Largimi nga Shqipëria nuk ishte I lehtë pasi mundësitë për tu larguar si njerez të civilizuar ishte I pamundur. Përsa I përket Amerikës vërshtiresia ishte se unë nuk kisha njerëz këtu, dhe mbi të gjitha është larg. Kur jetoja në Evropë ishte më e lehtë pasi 2-3 orë udhëtim unë isha në shtëpi tek prindërit në Gjermani. Deri sa krijova rrethin shoqëror ku do sdo janë ata njerez që me kalimim e kohes të bëhen familja jote e dytë, fillimet ishin të vështira, pasi ndjehesh vetëm.
Duke hedhur një “sy” zhvillimit të sotëm të baletit cili është ngazhimi juaj ?
Është një fakt goditës që intimiteti dhe emocioni janë kaq të vështira për tu gjetur në balet sot. Kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu, edhe në shekullin e njëzetë, kur koreografë nga Nijinsky deri Cunningham dhe Balanchine ishin tepër të preokupuar me formën dhe abstraksionit-me marrjen e ndarjes se trupit, duke e dërguar atë jashtë balances, duke e kthyer atë shtrembër. Ata bënë fizikën njerëzore, dhe arkitekturuan mekanikën, se si ne lëvizim-subjektin e kërcimit. Kjo mund të dukej një ushtrim i thatë formal, por kjo nuk ishte, sepse më e mira e tyre kanë qenë gjithashtu emocionalisht dhe intelektualisht kurajoze, dhe ata bënë kercimin rreth ndjenjave dhe gjërat në jetën si dhe shoqërinë tonë te rendesishme, jo vetëm për ta, por për të të gjithë ne. Dashuria, humbje, erotizëm, zemërimi, tradhëti, shans, fati, e guximshmja: këto ishin llojet e fjalëve ku baletet dhe kërcimtarët e tyre te sjellin në mendje. Tani ne shekullin 21 një brez i ri i koreografesh është duke marrë frenat e pushtetit në institucionet më të adhuruara. Kjo do të thotë se teatrot ende e bëjne klasiken, por i jepet shume prioritet frymes se re ku ka koreografë të cilin jane ftuar në Metropolitan Opera ku dobesia e tyre është se jo gjithmonë e dini se si, apo të kujdesen, plotësisht për të përdorur aftësitë e jashtëzakonshme fizike dhe teknike të artistëve të trajnuar klasik. Kjo është dicka e pashmagshme, ashtu si the në jetën sot ku teknologjia, Iphone, Kindel po merr prioritet dhe ne harrojmë të lexojmë duke shfletuar. Unë mundohem të jem presente dhe pjesëmarrese në të dyja, pasi eshte nje balance e rendesishme.
A kemi talente të reja shqiptarë në SHBA ?
Talente shqiptarë ka plot për aq vend I vogel që jemi. Përsa I përket Baletit në NY Unë kam shumë dëshirë ti njoh por nuk kam takur deri tani, as në Broadëay kur isha as tani në Metropolitan. Përsa I perket Amerikes ka dhe une do pëmëndja shokun tim të klasës Astrit Zejnatin, kërcimtar tëper I talentuar si principal më Teatrin e Arizones ku kohët e fundit është dukë marrë pjesë si koreograf gjithashtu.
Me çfarë “syri” e shikoni zhvillmimin e realitetit të sotëm për Trupën e Baletit Kombëtar Shqiptarë, ka rënie, ka mbetur në vend apo ka ecur përpara ?
Kam shumë vite që nuk I kam ndekur pasi largësia bën të vëtën dhe unë nuk udhëtoj shpesh në Shqipëri. Shpresoj të mos këne mbetur me mentalitetin ku nuk I jepet dorë talentit të ri sepse ai që ka 30 atje në basë të vjëtërsisë së punës nuk I jep mundësinë talenteve të reja. Nëse ky parim vazhdon të ndiqet kurrë nuk ka zhvillim. Kush ka aftësinë dhe talentin duhet inkurajuar. Është në basë të aftësisë në rrathe të parë e cila zhvillohet artistikisht në vite. Kjo është një përgjegjësi që bie mbi drejtuesit nëse vërtet duan të ecin me hapat e zhvillimit. Kam degjuar që po bashkëpunohet dhe me koreogrfë jashtë vendit apo dhe ftesat që u janë bërë artistëve jashtë shqiperisë. Kjo më gëzon pasi kolaborimi dhe risjellja e tyre në skëne me një frymë të re artistike dhe profesionale është e rëndesishme.
Çfarë do t’i uronit sot “Trupës Kombëtare Shqiptare të Baletit” ?
Suksese dhe vërtet të drejtohet dhe punohet që të arrijnë të behen një nder teatrot e rendesishme në Evropë. Të jetë një institucion ku talentet shqipëtare ashtu dhe të huaj të kërkojnë të angazhohen dhe bashkëpunojnë me këtë institucion. Metropolitan mbahet financialisht nga donatorët dhe adhuruesit e artit mbi $400M ne vit. Mos harrojmë një produksion kushton $3M or more, dhe ketu përmasat skenike jane gjigante. Mbase kjo është një shumë e madhe për momëntin por shpresoj që të ketë akoma artëdashes biznesmen në Shqipëri dhe secili të kontribojë brënda mundësive për ti thënë një shtytje pozitive artit nga ana financiare. Arti është pika kyce në zhvillimin dhe respektin karshi një kombi.
- « Previous Page
- 1
- …
- 12
- 13
- 14
- 15
- 16
- …
- 54
- Next Page »