Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Në Shqipëri ka nisur aksioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Çdo vit vjedhja arrin në 150 milionë Euro. Dhjetë vjet bëjnë 1.5 miliardë Euro. Shqipëria edhe sot e kësaj dite e ka problem furnizimin me energji elektrike, ujë të pijshëm, por problemin më të madh e ka me informalitetin. Vjedhjen që i bëhet shtetit. Sipas statistikave informaliteti në Shqipëri e kalon shifrën 50 % dhe dihet risku që krijon ekonomia informale, gri apo e zezë, e cila gëlon kur nuk ekziston kultura e ndëshkimit. Atëherë ekonomia e vendit kthehet në ekonomi mafioze. Në këtë prag gjendet Shqipëria. Shumë ekspertë të fushës thonë se Shqipëria është shtet kuazi mafioz. Pra aksioni për të çuar në burg vjedhësin është i mirëpritur. Sepse vetëm kështu do të fillojë të funksionojë shteti i së drejtës, sepse deri tani drejtësia në Shqipëri është fantazëm, inekzistente. Kemi parë ne që një peshkaqen nga ata që vjedhin dhe abuzojnë me pushtetin të shkojë në burg? Asnjë. Prandaj aksioni kundër vjedhjes së energjisë na duket iluzion. Nëse Edi Rama e realizon, bën gjënë e duhur.
Për të krijuar një vizion të qartë, që qytetari të mos ndihet se shteti po vepron si diktaturë, duke futur në burg vjedhësin, po marr si paralel krahasues Zvicrën. Konfederata Helvetike është një shtet që nuk është pjesë e BE, por, megjithatë, nga thelbi simbolizon Perëndimin, sepse i garanton të gjitha liritë e individit dhe krijon kushte optimale për liri tregu dhe një jetë të denjë, gjithmonë duke respektuar ligjin, ku qytetari edhe gëzon të drejta, por edhe detyrime.
Kush vjen në Zvicër për herë të parë dhe kërkon këshilla, një mik i mirë do tî thotë, “kujdes me taksat dhe faturat”. Që do të thotë asnjë taksë dhe asnjë faturë të mos mbetet pa paguar. Kur je në kërkim të një vendi pune, qofsh zviceran apo me leje qendrimi, përveç kompetencave, aftësive, CV dhe edukimit, punëmarrësi të kërkon që të jesh patjetër me “Leumund”- reputacion të pastër. Për këtë duhet të paraqitësh nga Departamenti Federal i Drejtësisë në Bernë një dokument – Excerpt from the swiss criminal record – Auszug der Strafregisterauszug – ku vërtetohet se je njeri i pastër, pa precedentë penalë. Që përkthehet, veç të tjerave, që t’i kesh kryer të gjitha detyrimet ndaj shtetit. Nëse kërkon banesë, qiradhënësi, veç të dhënave të të ardhurave, të kërkon po ashtu një dokument, lëshuar jo më larg se tre muaj, nga Betreibungsregisterauszug – the Debt Enforcement Office – Zyra e Përmbarimit ku vërtetohet se nuk ke borxhe ndaj shtetit apo enteve private.
Në Zvicër çdo qytetar është shumë i kujdesshëm të respektojë ligjin. Respektimi i ligjit është kulturë, është instikt i edukuar, është pjesë e personalitetit. Që fillon tek klaksonët. Në Zvicër nuk dëgjon klaksonë veturash. Në apartamente nuk dëgjon ahengje, muzikë me volum të lartë, sepse shqetëson fqinjët. Kush ka jetuar në Shqipëri, e di se aty është kulturë që plehrat të hidhen nga dritaret. Nëse dikush e bën këtë shkelje në Zvicër paguan gjobë, por nëse nuk paguan taksat, ke kryer krim për të cilin dënohesh sipas shkallës. Edhe nëse nuk paguan faturat, ke kryer krim dhe problemet janë të pafundme. Pra në Zvicër nuk ka qytetarë apo biznese që nuk paguajnë energjinë. Kush nuk paguan penalizohet menjëherë. Sipas ligjeve të Zvicrës, faturat duhet të likuidohen përgjithësisht brenda afatit mujor. Nëse nuk paguhen, të vijnë tre Mahnung-e – kujtesa, e para pa gjobë plus, e dyta dhe e treta me gjoba në rritje dhe nëse nuk i likuidon edhe pas këtyre tre paralajmërimeve, atëherë të çojnë direkt në Betreibungsamt, autoriteti kantonal i zbatimit të ligjit për ndjekjen penale të borxhliut. Për borxhliun atëherë nisin hallet. Nëse je në kërkim të shtetësisë dhe ke borxhe të palikuiduara, harroje atë punë, nuk e merr shtetësinë, sepse nuk je qytetar i denjë.
Siç e thashë që në krye, shteti ligjor të kërkon respektimin e ligjeve, por, së pari, ia garanton qytetarit liritë dhe kushtet për të jetuar. Në këtë kontekst, Zvicra është një nga vendet model për t’u marrë si shembull, ku shteti i së drejtës funksionon si sahati Omega, ku ka liri tregu, shtyp të lirë, ku korrupsioni është një fenomen që luftohet dhe, sipas Transparency International (TI), Zvicra për vitin 2013 zinte vendin e 7 pas Danimarkës, Zelandës së Re, Finlandës, Suedisë, Norvegjisë dhe Singapurit, pra hynte në top vendet me më pak korrupsion, ndërsa Shqipëria e Kosova ndajnë vendet 116 dhe 111.
Në këtë periudhë krizash për Europën dhe botën, papunësia në Zvicër nuk i kalon 3% dhe shteti është në kërkim të mënyrave për ta ulur edhe më tepër këtë nivel, duke hapur tregje pune, duke krijuar siguri për investime dhe mundësi kualifikimi sidomos për rininë. Në Zvicër biznesit i krijohen kushte optimale për të investuar, por ndërkohë shteti, përmes ligjit, i shpall luftë informalitetit.
Në Zvicër po ashtu funksionon shteti social, për të papunët dhe sidomos për shtresat vulnerabile. Zvicra nuk ka varfëri apo drama sociale si ato të Shqipërisë, ku mjerimi bashkë me mungesën e shtetit ligjor mbetet diktatura më e egër e shoqërisë. Pra shteti i krijon të gjitha mundësitë që qytetari të mos bëhet shkelës ligji, por kush e shkel ligjin, ndëshkohet pa dallim.
Andaj e vetmja mënyrë për të shpëtuar vendin dhe qytetarin është zbatimi i ligjit dhe dënimi i shkelësave të ligjit deri sa edhe në Shqipëri të krijohet shteti i së drejtës me respektivisht qytetarin e tij të përgjegjshëm.
Në fund po ju sjell një sentence të Graham Green-it që ka jetuar dhe prehet këtu në Zvicër. Sepse mund të mësojmë prej saj nëse duam. E kam përdorur edhe në një intervistën time, por ia vlen të përsëritet. Green thotë se . “Zviceranët kanë dashuri vëllazërore me njëri-tjetrin, ata kanë 500 vite demokraci dhe paqe, dhe e dini se çfarë prodhojnë? Orën me ku-ku”. Humor tipik anglez. Sepse ajo që kanë krijuar zviceranët është 500 vite demokraci dhe paqe. Le ta perifrazojmë këtë deduksion të Green-it në raport me veten tonë, le të fillojmë duke thënë se ne shqiptarët kemi dashuri vëllazërore për njëri-tjetrin….Humor tipik anglez edhe ky!
Archives for October 2014
Prendush Gjon Gega, humanist i komunitetit shqiptaro-amerikanë
Prendush Gjon Gega (Tetor 1916 – Tetor 2014), një mik dhe humanist i dashur i komunitetit shqiptaro-amerikanë/
Me datën 24 tetor 2014, pushoj së rrahuri në vendlindje, zemra e njeriut shumë të dashur të komunitetit shqiptaro-amerikanë Prendush Gjon Gega në moshën 98-vjeçare. Lajmi i vdekjes së tij, lëndoj shumë zemrat e bashkatdhetarëve të vet, që i deshti dhe e deshtën shumë njeriun e mirë për të gjithë. Ai mbylli sytë i rrethuar nga familja dhe farefisi i tij, me shumë nipa e mbësa, në krahët e djalit të tij Nikës në Dajç të Lezhës… Kujtojmë me nostalgji, se ai u rikthye në Atdheun e tij të dashur, i shoqëruar nga unë, mbas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri, pas 50 vjetve në emigracion: si në Kosovë, Belgjikë, Itali dhe SHBA.
Shkruan: Tomë Mrijaj/
Miqësia e hershme dhe e ngushtë, midis pukjanit të mirënjohur Prendush Gjon Gegës dhe shkodranit të famshëm, shkrimtarit Ernest Koliqi, zë fill qysh në Itali.
Ish Ministri i Arsimit të Shqipërisë, profesori i shquar dhe prozatori brilant Ernest Koliqi (1903-1975), në revistën “Shejzat”, tribunë e mendimit pluralist të intelektualëve shqiptarë në emigracion, përmend si shembull model, në një artikull vlerësues, Prendush Gjon Gegën, këtë burr fisnik, me zemër të bardhë dhe shumë humanist, me të gjithë emigrantët politikë shqiptarë, pa dallim feje dhe krahine, të cilët, ishin vendosur në Itali, nën përkujdesin e Qeverisë Italiane dhe organizatave bamirëse ndërkombëtare, në mbrojtje të popujve të robëruar nga rregjimet diktatoriale komuniste…
Kushdo, që e ka njohur nga afër dhe i ka kërkuar ndihmë, gjatë periudhës së vështirë të arratisjes dhe vendosjes së emigraconit politik shqiptarë në ish Jugosllavi dhe më pas në Belgjikë, Itali etj., dhe deri në SHBA, ka ndjerë bujarinë dhe kontributin e madh të njeriut të palodhur shpirtmirë Prendush Gjon Gegës.
Plot një shekull jetë dhe nga këto 50 vjet Prendushi do t’i kaloj në emigracion dhe pjesën më të madhe në ShBA. Të gjithë e thërrisnin në shenjë respekti si baci ose Prendush Gjon Gega i Pukës, në Kosovë, Itali dhe New York.
Ai gjithnjë kishte mall për vendlindjen dhe familjen e tij, që e la në Shqipëri. Pukjani Gega, ishte i ri në moshë, kur u arratis bashkë me pjesëtarë të tjerë të familjes dhe katundit të tij, si pasojë e përndjekjeve të sistemit antishqiptar komunist, që instalohet dhunshëm në vendin e shqiponjave.
Ai la emër të mirë kudo që shkoj, takoj njerëz në nevoj, duke mos kërkuar asnjëherë shpërblim nga askush, por Zoti, të cilin e besonte me shpirt, ia shpërblej njeriut të mirë, duke i falë atij jetëgjatësi deri në 100 vjeç… dhe sot e ka në krahët e Tij në jetën e amshuar…
Kalvari i arratisjes nga regjimi i hienave komuniste
98 vite më parë në Bugjon të Pukës çiftin e ri Gjonin dhe Dilen, i gëzoj Zoti me një djalë të bukur, të cilin e pagëzuan me emrin Prendush. Ai u rrit i lumtur, me një dashuri të madhe dhe përkujdesje të veçantë nga prindërit. Kjo familje do të zgjerohet më vonë edhe me katër djem të tjetër njeri mbas tjetrit: Gjinin, Smajlin, Nduen dhe Pjetrin.
Sikurse shumë miq, bashkëvendas dhe antikomunistë të tjerë asokohe, që luftonin dhe kundërshtonin hapur rregjimin barbar komunist, Prendush Gjon Gega, me dy vëllezërit e tij Gjinin dhe Nduen, lanë me lot dhe dhimbje në shpirt vendlindjen e të parëve të tyre, familjen, fëmijët e vegjël, drejt një rruge plot shpresë, në drejtim të botës Perëndimore. Por jo gjithçka do të shkojë, sipas mendimit dhe ëndrrave të tyre.
Ata për shumë muaj enden nëpër malet e thepisura të malësive të Veriut të Shqipërisë, në ditët me borë dhe ngrica, duke mos pasur me vete as ushqime dhe veshmbathje të mjaftueshme.
Nga ana e tjetër, komunistët (Forcat Speciale të Ndjekjes së Sigurimit, shënimi im T.M.), mendonin se ata kishin kaluar kufirin, por në fakt, sikurse më ka treguar shumë herë Prendushi dhe miqtë e tij, ata gjendeshin në malet e Shqipërisë…
Forcat e Ndjekjes të Tiranës së kuqe zyrtare, asokohe kishin lëshuar urdhër arrestimi dhe ofruar shperblime me të holla, për çdo përson që jepte informacione, se ku ndodheshin njerëzit e arratisur nga Puka.
Menjëherë hafijet e ndjekjes, sapo ishin njoftuar nga spiunët trathtarë, se vëllezërit Gega kishin dalur në male, për të luftuar komunizmin, rregjimi në shenjë hakmarrje kishte arrestuar familjet e tyre, të cilët, i dërgojnë me makine pa rroba dhe mjete të tjera të nevoshme për jetesë, në burgjet dhe kampet e përqendrimit, ku, kaluan vuajtje plot kalvare të mundimshme, që zgjatën deri me rrëzimin e komunizmit, në vitin 1990…
Kështu, sapo Prendushi me vëllezër dhe të afërm të tjerë nga Bugjoni i Pukës mbërrijnë në ish Jugosllavi, UDB-ja jugosllave, për një kohë të gjatë, i marrin në pyetje nga frika se ata mund të sjellin trazira nacionaliste në Kosovë e gjetkë.
Prendushi, një ditë largohet nga Kosova dhe me familjen e të vëllait vendoset në Belgjikë dhe mbas disa vitëve kalon në kampet e refugjatëve ndërkombëtare në Itali.
Këtu, ai falë ndershmërisë dhe sinçeritetit, vlerësohet shumë nga eprorët, që merreshin me çështje të emigracionit, të cilët, i besojnë detyrën e ndihmësit, për ndihmën e pare, që ai duhet t’u jepte emigrantëve shqiptarë, që vinin çdo ditë në këto kampe. Ai, pa asnjë interes dhe me ndërshmeri të lartë kryente detyrën e besuar, duke ndihmuar me mijëra emigrantë bashkëvendas, pa dallim feje dhe krahine.
Në disa kampe të refugjatëve politikë, ku, bënin pjesë edhe shqiptarët në Itali, Prendushi iu gjend pranë njerëzve në nevoj, familjeve dhe individëve, që kishin marrë udhën e vështirë të emigracionit, për një jetë më të mirë dhe larg dhunës dhe shfarosjeve politike komunisto-ateiste në Shqipëri dhe Kosovë.
Sëbashku me klerikun e nderuar Dom Prek Ndrevashaj, famullitar, i komunitetit shqiptar në Itali dhe sëfundi deri sa kaloi në jetën e amshuar, ishte si famullitar i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja Pajtore” në Detroit, Michigan, Prendushi ndihmoj me dhjetra emigrantë bashkëatdhetarë, për të plotësuar dokumentet, për të ardhur në Tokën e Bekuar të SHBA-së.
Njohja me njeriun e mirë Prendush Gjon Gega
“Burra të ndershëm si Prendush Gjon Gega i Pukës, janë krenari për ne. Ai nuk mungon asnji të diele të vij në Kishë, që të marrë pjesë me plot zemër në meshën e shenjt dhe ndihmon me shumë bujari nga zemra të gjithë pa dallim feje e krahine. Prendushi, respekton shumë traditën e familjes dhe zonës nga ka ardh në New York, sëbashku me të afërmit e tij… Me bujari, ka ndihmue financiarisht edhe revistat kulturore fetare e sidomos revisten “Drita” në Ferizaj të Kosovës…”
Dr. Mons Zef Oroshi (1912-1989)
“Jeta Katholike Shqiptare” (1966), New York
Aktivistin e palodhur të komunitetit tonë këtu në New York Prendush Gjon Gegën e njoha 30 vjet më parë, ku, nga ajo ditë mbetëm miq të pandarë..
Për mua, ka qenë i paharruar takimi i parë, ku, zhvilluam një bisede tepër të ngrohtë dhe shumë miqsore, me këtë njeri të ndershëm dhe shumë të veçantë, me një botë shpirtërore të madhe atdhedashurie dhe përkushtim fetarë, si model dhe shembull, për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikanë.
Mbaj mend, nga kujtimet e kumbarës së fëmijëve të mi Mons Oroshit, se Prendushi, ishte i pari që në fillim të çdo viti (më 1 janar), paguante hakun në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” e i kushtonte sëpakut një ditë punë falas, për kujdesin e kopshtit të luleve në oborrin e Kishës sonë.
Gjatë netëve të gjatë të dimërit, në shtëpinë e tij, qëndronte me orë të tëra, duke bashkëbiseduar me miqtë e shumtë, midis të cilëve, ishin: juristi Kapidani i Mirditës Ndue Gjomarku, të cilin e kishte njohur qysh në Itali, kur ishte emigrant; mikun e tij të dashur Dr. Mons Zef Oroshi (1912-1989), aktivistin e shquar dhe personalitetin e madh të çështjes shqiptare Dom Anton Kçirën, dhe shumë miq të tjerë nga Mirdita, Puka, Shkodra dhe trojet etnike shqiptare, sidomos gjatë përkujtimit të festës fetare të Shën Sebastjanit (Sh’Masjanit), të cilin e lute sipas traditës në vendlindje çdo vit më datën 19 janar…
Ai ishte shumë i gëzuar, që shtëpia e tij ishte e mbushur plot me miq, njësoj sikur të ishte në Bugjon të Pukës. Atë natë të madhe dhe shenjte, Prendushi, qëndronte deri në orët e vona të natës, duke u shërbyer dhe biseduar ngrohtësisht me miqtë e tij. Aty trajtoheshin tema të ndryshme të së kaluarës në vendlindje dhe familjet e tyre, në burgjet e tmerrshme të vdekjes dhe kujtimet në kampet e përqendrimit, ku, endeshin pjesëtarët e shumtë të familjeve të tyre, një plagë e hapur, që rridhte gjak e dhimbje, për çdo emigrant shqiptarë…
Shumë herë, kur meshtarët e huaj dhe shqiptarë, që gjendeshin në emigracon, vizitonin Kishën Shqiptare në New York dhe meshtarin e përkushtuar, shkrimtarin dhe përkthyesin Dr. Mons. Zef Oroshin, pukjani Gega, gjithashtu bisedonte me orë të tëra me italianin e shqiptarizuar tërësisht, meshtarin enciklopedist At Giacomo Gardini S.J., (që në Shkodër njihej me emërin Jak, të cilin rregjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha e futi në burg për dhjetë vjet 1945-1955, shënimi im T.M.). Ai e kishte njohur At Jakun qysh në kampet e refugjatëve në Itali, kur meshtarët italinë dhe shqiptarë përkujtonin persekutimin komunist të Klerit Katolik në Shqipëri…
Gjithashtu Prendushi, ishte mik me studiuesin e shquar të figurës poliedrike të At Gjergj Fishtës O.F.M., kapelanin apo klerikun e komunitetit shqiptar në Itali At Danjel Gjeçaj O.F.M., Dom Prek Ndrevashaj, dhe miqtë e tjerë të tij, si: Kapidanin e Mirditës Gjonin e Markagjonit, ish Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë Kolë Bibë Mirakajn, Prof. Kal Gurakuqin, Prof. Martin Camaj, Prof. Rexhep Krasniqin, Prof. Zef Nekën, Kryetarin e Lidhjes së Prizrenit Ing. Xhafer Devën, Abaz Kupin, Kolë Bajraktarin, Gjelosh Balajn me vëllezër, Fran Sokolin, vëllezërit Gjon dhe Zef Çupin, Llesh Markadodën, Dodë Gegën, Mark Zogun, parashutistin antikomunist Kolë Çunin, Kolonel Xhemal Laçin, Met Bajraktarin, Imam Isa Hoxhën, Musli Mulosmanin, Fran Kolën, Ndue Ademin me vëllezër, Dedë Ndrecën, Pjetër Tushën, vëllezërit Lazër e Gjokë Berishën, Engjell Zagredën, Ndoc Popajn (babain e meshtarit të nderuar Dom Pjetër Popaj), Shtjefen Gazivodën, Gjeto Curanajn e shumë e shumë të tjerë.
Prendushi, ishte vetë historia e krahinës nga ai vinte. Fliste me shumë respekt, për histori të mbushur me ngjarje, personazhe të moçme, të cilët, i kishte dëgjuar dhe mësuar nga gjyshi dhe babai i tij Gjoni. Ishte fëmija i parë dhe babai Gjon e mbante afër dhe e trajtonte si shok dhe vëlla, mbasi kishte parë tek ai njeriun e zgjuar, gjakftohtë, fjalëmbël, bujar dhe fisnik në shpirt etj. Këto cilësi pozitive, ai i trashëgoi nga prindërit e tij, që ishin të nderuar dhe respektuar në të gjithë krahinën e Pukës.
Portreti i tij fizik dhe shpirtëror, ishte i veçantë, në të gjithë shqiptarët e emigracionit në New York asokohe. Ai ishte i pashëm, me një shikim të butë, ku, në sytë e tij lexohej butësia dhe vuajtjet e popullit të tij.
Ishte i gjatë si lisat e bjeshkëve të Pukës nga ku ai lindi e u rrit, krenar për historinë e familjes së tij. Kurdo, që njerëzit shkonin për të biseduar me te, ai kishte një mirësjellje të veçantë, i qetë për nga natyra, shumë i matur për nga dituria, i sprovuar burrërisht nga dallgët e jetës plot halle dhe mbijetesë, në oqeanin e pafund të emigracionit, i vendosur në karakterin e fortë të tij, zemërgjerë për nga shpirti, fisnik dhe bujar me të gjithë në çdo kohë dhe rrethanë.
Prendushi, ishte një atdhetar dhe fetar i përkushtuar.
Kosova vendlindja e dytë e tij
Kosova, ishte bërë vendlindja e dytë e tij. Aty kaloi një pjesë të mirë të kohës i rrethuar me dashuri dhe respekt nga të gjithë vendasit në Dumnicë të Llapit (Komuna e Podujevës). Gjithnjë sillte kujtime dhe mbresa nga ato treva, që ende jetonin nën shtypjen dhe shfrytëzimin e kolonizatorëve shumë shekullorë serb.
Një natë dimëri, gjatë përkujtimit të përvitshëm të festës së Sh’Masjanit, këtu në New York, Prendushit, i drejtoheshin pyetje nga miqtë e shumtë, në sofrën e madhe në shtëpinë e tij.
Një nga miqtë i bri një pyetje interesante, duke e ditur se Prendushi, do të përshkruante ngjarjen me një humor të hollë, karakteristikë e sitlit të tij, gjatë rrëfimeve reale historike.
“I dashtun Prendush, na trego të lutem, çfarë të ndodhi kur kalove nepër aren e serbit në stinën e dimërit me dëborë!?”
Ai, me një humor të spikatur, nisi të tregoj ngjarjen, që i kishte ndodhur asokohe. “Ishte një dimër i ashpër me dëborë e ngrica dhe bënte shumë ftohtë. Unë, mendova të gjej një rrugë më të shkurtër, për të dalë në rrugën krysore, që të qonte drejt qytetit. Një kojshi, duke qeshur më tha: O lum miku, mos kalo në atë anë se asht ara e shkaut…”
Prendushi, sërisht duke buzëqeshur i përgjigjet menjëherë: “Jo! Kjo asht toka e jonë!”
Shkau, duke e ditur shumë mirë gjuhën shqipe, ka shkuar menjëherë të raportojë në Policinë e vendit.
Mbas disa ditëve, në shtëpi të Prendushit vjen një letër, ku, thuhej se ai duhet të paraqitej urgjentisht në Gjykatën e Qarkut. Ai në ditën e caktuar paraqitet në gjykatë, në orën 9:00 të mëngjesit. Tërë ditën kishte pritur në koridor dhe nga ora 3:00 pasdite, Shefi i UDB-së Nazmi Kursani e kishte marrë në pyetje. Ai me nervozizem i është drejtuar Prendushit, duke i thënë: “A ke ardh këtu për ta shpëtue kokën a për të nda kufijtë!? Kësaj radhe po të lë të lirë të shkosh në shtëpi. Nëse ban nji gabim edhe ma të vogël do të kthejmë tek ai gjelati i juaj (është fjala për diktatorin Enver Hoxha, shenimi T.M.) ose do të lësh kockat në burgjet tona…”
Të tillë episode historike ka pasur shumë gjatë jetës së tij Prendush Gjon Gega, ku, mund të shkruhen libra të tërë me kujtime… Shumë miq të tij këto ngjarje reale i kanë marrë si humor, në netët e gjatë të dimrit…
I paharruari Prendush Gjon Gega, me nderime dhe respekt të madh u përcoll me dhimbje, këto ditë për në banesën e fundit, i rrethuar nga qindar miq, shokë dhe dashamirë të shumtë nga vendlindja, Shkodra, Lezha dhe ShBA.
Alban Merdani makes his national television debut on NBC’s hit show “The Blacklist”
By Karen White, New York/
Rising star Alban Merdani is making his national TV debut on the NBC hit show “The Blacklist” (side by side Megan Boone), as the new, hot stuff, smooth talking, international weapons dealer in episode 7. The Blacklist is directed by the very talented Karen Gaviola and it will air on Monday, November 3, 2014 (10:00-11pm ET), on NBC.
“The Blacklist” is a production of Sony Pictures Television and Davis Entertainment. Jon Bokenkamp (“The Call,” “Taking Lives”), John Eisendrath (“Alias”), John Davis (“Predator,” “I, Robot,” “Chronicle”), John Fox and Michael Watkins (“The X-Files”) serve as executive producers.
“Being on the set of The Blacklist and part of its wonderful cast of actors was an experience I will never forget. I have wanted to be part of the show from the beginning, since the inception of the show and its introduction to the public. Dreams do come true. It all comes down to Persistence. As President Calvin Coolidge once said ‘persistence and determination alone are omnipotent,’” stated actor Alban Merdani.
The Blacklist show tells the story of an ex-government agent Raymond “Red” Reddington (James Spader, “The Office,” “Boston Legal”), who has been one of the FBI’s most wanted fugitives. Brokering shadowy deals for criminals across the globe, Red was known by many as “The Concierge of Crime.” Last season, he mysteriously surrendered to the FBI, but now the FBI works for him as he identifies a “blacklist” of politicians, mobsters, spies and international terrorists. He will help catch them all – with the caveat that Elizabeth “Liz” Keen (Megan Boone, “Law & Order: Los Angeles”) continues to work as his partner. Red will teach Liz to think like a criminal and see the bigger picture, whether she wants to or not. Also starring are Diego Klattenhoff (“Homeland”), Harry Lennix (“Man of Steel”), Amir Arison (“Girls”) and Mozhan Marno (“House of Cards”) and Alban Merdani.
In Episode 7 of Season 2 “a devious hit man targets an important American scientist in the wake of an Iranian nuclear scientist’s assassination. Meanwhile, Keen tries to collect intelligence on Berlin, and Red connects with a food-truck worker.” Alban Merdani effortlessly conforms to the villain often found in Hollywood’s police-detective movies, and flawlessly creates a thrilling character.
During his successful career, Alban Merdani has established himself as an amazing actor, a lovable villain and a good director. Born and raised in Albania until the age of 15, Alban was destined for greater things. In the early 1990’s his family moved to America, and he has called this place home ever since. Birthed during the reign of the communist regime, any opportunities to explore and develop artistic talents were nonexistent and always denied.
After moving to America it was during his late teenage years when Alban started to become fascinated and fall in love with the form of all storytelling, be it in film, TV, or stage. He earned his Bachelor degree in Dramatic Arts at CUNY and continued his professional training as an actor under the tutelage of Terry Knickerbocker at the William Esper Studio where he completed a two year intense Meisner program. He has also trained with Maggie Flanigan, as well as with Shane Ann Younts in her Voive, Speech and Shakespeare program. Having lived his life between two very different countries and cultures Alban has gathered many experiences and traits that have enriched his character.
Alban Merdani has enjoyed success on the stage and in film. He is an incredibly versatile and gifted actor with impressive skills. Some of his notable credits include stage: A Doll’s House (American Theatre of Actors), The Boxer’s Son (Theatre for the New City), Marat Sade (Shetler Studios Theatre 54), The Lark, Rabbit Hole (William Esper Studio); TV/film: “The Blacklist” NBC, “The Lonely Boys”, “The White Russian”, “Collateral Package’, “Celebrity Ghost Stories”, etc.
In addition to acting, Alban Merdani is also interested in directing films. He served as first assistant director in the 2014 short film, “A Certain Kind of Love”. (www.albanmerdani.com)
“I have an interest in directing as well because I am intrigued by the actors’ process. As part of my artistic vision I am always seeking ways to understand and communicate with actors in more sufficient, different and artistic ways,” added the talented actor and aspiring director Alban Merdani.
Për ne shqiptarët Dielli lindë në Perëndim
O me Perëndimin o me Lindjen!/
Nga Fahri XHARRA/
Historikisht jemi në ballafaqim shumë serioz me Lindjen . Nuk është e rastit që rilindasi Naim Frashëri në kohën e tij kishte thënë që për ne shqiptarët Dielli lindë në Perëndim .
Sllavizmi dhe turqizmi në mënyrat e tyre janë , ashtu edhe si ishin në këto 500 vitet e fundit, shumë të interesuar që të na turbullojnë ujin tonë të pastër që mos të rriteshin troftat tona të cilat do ta ndërronin emrin e habitatit dhe në atë ujë të pastër të gjithë do ta shihni valën e së vërtetës.
Kishte shumë mënyra;përdornin dhe po i përdorin të njejtat metoda si dikur ashtu eshe sot . Qielli vazhdimisht shpohej e ne bënim sehir. Dikur nuk dinim se po na e zënë Diellin , se pa na shponin Qiellin dhe na ikte ozoni. Serra e prapambeturisë ishte shumë e madhe; efekti negativ i saj ishte shumë i madh. Donin të na zhveshëshin vetëtimën,
që të humbim rrugën.Donin të na shurdhonin bumbullimën, që zëri mos të na degjohej
Donin që të na shkulin yllin,e të mos dinim se ku jemi . Dhe prapë vazhdohet , por tani me vetdijën tonë .
Një fakt i gjallë nga një dëshmitar i gjallë ( Hasan Elshani nfa Sllovenia)më shkruan :
” Po ,po shumë e vërtetë për ate që thua ( flitnim për ndikimin sllav në rritjen e etjes sonë për Turqinë) … unë në një vizitë në Moskë , ishte viti 1973 , e takova një burrë të shtyer në moshë ( 74 vjeqar , por i mbajtur mirë) i cili kishte sherbyer si imam në Mitrovicë në xhaminë e ashtuquajtur Xhamia e buzë Ibrit. Ai quhej Efendi Ksamijev ,pra me origjinë ruse dhe ishte shkolluar në Stamboll . Vitet që kishte sherbye në Mitrovicë ishin 1921- 1925. E kishte për krenari atë kohë , rusi i ardhur me porosi në anët tona “
Ju merr mendja ,pse nga Rusia në Turqi e në Kosovë ? sepse , donin të na nxinin hënën,
që të mos shofim të kaluarën.Donin të na merrnin diellin,që të ngrijmë në token tonë
Donin të na shtrydhin shpirtin, që mos ti ngjajmë askujt Donin të na ndërrojnë emrin,
që të na humbin në rrymat e pafundme. .
Turqia e vazhdon planin e saj afatgjatë për riislamizimin e tokave shqiptare ,të investon në “Arnautlluk” me xhamitë e veta,këto “fabrika për prodhimin e turqëve”,sië thoshte në një vështrim mbi pasojat e islamizimit,dramaturgu i madh,tashmë i ndjeri Teki Dervishi…
“Kishat financohen nga Athina, nderkohë qe xhamia e Tiranës do te financohet nga Stambolli. Sa perdellohen për ne “miqtë” tanë!!! Po mundohen me të gjitha mënyrat që të na bejnë “shqiptarë të denjë “. Se ku fle lepuri i Athines dihet, po se ku fle lepuri i Stambollit shumë syresh s’e dinë akoma. Jo per gjë, pasi turqit i kemi “vellezër”!!! E ka thënë ditën per diell ministri turk, Ahmet Davutoglu, që synimi i Stambollit është ringjallja e Perandorise Osmane. Me kot kanë vershuar telenovelat turke ekraneve tona? Tani do te na bejnë dhuratë dhe një Kalë te bukur Troje qe t’i bashkangjitet atij tjetrit, maje te cilit rri i krekosur Janullatosi (I.Sh )..
Sa te mjere që jemi , derisa ne ndertojmë xhamia e kisha… te tjerët krenohen me historinë tonë si të tyren, e ne me historinë e huaj si të tanen !
“Janë edhe turkofilët që e kërkojnë, politika e aprovon me nga një ashtë në pjatë dhe kështu “zgjerohet” feja më e mirë që të “krijon dashuri” pë vajzën e axhës, hallës e pse jo edhe më të afërm por edhe dashuri që në botën njerzore dignostifikohet :rrezik gjenetik. Kjo politikë pa cak po i kushton edhe Kosovës dhe të gjitha trojeve shqiptare. Bota e civilizuar zbulon galaktika, bota ime shqiptare kërkon “inteligjencen” primitive orientale të fillimit të humanoidëve të një race tjetër kurse nëpër sofrat e njerzimit shtiret e “kulturuar” Ashtu siç jemi dhe trajtohemi! Të këqijat që i bëjmë vetit nuk i shohim kurse akuzojm tjerët që janë të detyruar të kushtëzojn me standarde që të nga largojnë nga epoka e humanoidëve primitiv dhe sjelljen në botën reale!( autori i pa njohur)”
Shqiponjat fluturojne larte, por kthehen ne folene e tyre.
Ne jemi nje komb i vjeter, me histori martiresh qe kemi vuajtur ne shekuj.
Ne jemi nje vend europian,qe punojme për popullin dhe atdheun tone !
Mire bre ? pse ne te jemi viktime e propagandave fetare?
Kur do te vetdijesohemi qe me ndergjegje te paster ta pranojme se cka jemi?
Përkundër të gjitha kërkesave ;treni i historisë e vazhdon rrugëtimin e tij; dhe e jona është te ruhemi që të mos na gjuajnë jashtë nga ai vagoni i fundit në të cilin kemi ngelur.
O me lindjen o me perëndimin ! Xhamia e Tiranes do te financohet nga Turqia!!!
Fahri Xharra
28.10.14 , Gjakovë
Vlerësohet ekspozita fotografike e Vasil Qesarit në Francë
Nga Aleko LIKAJ/
Gazetari dhe reporteri televiziv Vasil Qesari, është prezantuar sërish me një ekspozitë të re në artin e fotografisë për publikun francez në Bordo të Francës. “SOY CUBA”, titullohet ekspozita e tij e fundit që u hap këto ditë në galerinë “Quais des livres” në qendër të qytetit, në Avenue Victor Hugo. Janë foto të marra para disa muajsh në fillim të këtij viti nga një udhëtim i autorit në ishullin e madh të Karaibeve, atë të Kubës, të cilat pasqyrojnë një botë krejt tjetër, të trishtë, të izoluar e të mungeses se lirisë. Për ngjarjen artistike e cila është pasqyruar edhe në dy televizione lokale, si dhe në shtypin peridik “Metro”, “Bordeaux 7”, ka shkruar edhe gazeta më e madhe “Sud Ouest”, në fillim të kësaj jave duke e shoqëruar materialin edhe me dy foto. Nën okielon “Midis dy diktaturave”. artikulli ka bërë paralele për sistemet totalitare staliniste, në Shqipërinë e dikurshme ku ka lindur dhe ka jetuar autori, dhe Kubës që ky i fundit e ka fiksuar në aparatin e tij.
Sipas gazetës, ekspozita që ka qëndruar për disa ditë e hapur është pritur mjaft mirë nga vizitorët e shumtë, intelektualë, artistë, shkrimtarë e gazetarë të regjionit të Aquitaine-s duke e konsideruar atë si një risi dhe mjaft shprehse për autorin e saj Qesari. Në rreth 40 fotografi janë sjellë me shumë realizëm portrete e copëza jete nga një botë ku mbizotërojnë sloganet në kontrast të thellë me mjerimin dhe zhvillimin aty. Ajo pëmend edhe faktin se ky autor në harkun e pesë viteve të fundit ka prezantuar ekspozitat e tij në gjininë e fotografisë edhe në Shtetet e Bashkuara, Tunizi, Portugali, Shqipëri e në Francë. Në këtë të fundit ka qenë i pranishëm në kater evenimente të tilla. Ndërsa në një prej kronikave televizive që u transmetua për aktivitetin, kolegë, artistë, fotografë e miq të autorit nuk kanë munguar të veçojnë pasionin e përkushtimin e Vasil Qesarit për tema ku në qendër të tyre është vetë njeriu me dramën e tij, kryesisht në “foto te rruges”. Ata gjithashtu e kanë konsideruar ekspozitën si një sukses tê autorit dhe kanë vlerësuar gjuhën shprehëse dhe gjetjet artistike të fotografive për të dhënë me realizëm një botë me një sfond krejt ndryshe.
Aleko LIKAJ
- « Previous Page
- 1
- …
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- …
- 54
- Next Page »