• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2014

Gjendemi në kurthin e qoftëlargut?

December 12, 2014 by dgreca

Nga Aurel Dasareti/*
-“Ndjenja Kombëtare mblidhet në mendje,” – më tha nëna ime (psikiatër) kur isha fëmijë./
-“Mendja e shqiptarit është krejtësisht e sheshtë. Kjo është arsyeja pse ata nuk kanë ndjenjën kombëtare. Në kthim, ata kanë patriotizëm për katundin e tyre”, – vazhdoi babai im (psikolog).
***
Fuqitë koloniale dhe pushtuesit kanë treguar gjithmonë një aftësi të veçantë për të nxitur ngatërresa në mes individëve dhe grupeve të ndryshme shqiptare.
Tendenca në mesin e shqiptarëve duhet të jetë që të përpiqen për të kuptuar njëri-tjetrin sa më mirë të jetë e mundur. Janë vetëm politikanët oportunist që mendojnë në kategori fisnore, ka njerëz prej tyre të cilët madje kanë studiuar në universitetet evropiane, megjithatë, janë tërësisht të izoluar dhe indiferent nga problemet e popullit të vetë. Ka njerëz që shpesh përbuzin kombin e tyre, dhe për shkak të ambicieve të sëmura politike shfrytëzojnë qëndrimet në ndërgjegjësimin e popullit tonë – për të arritur objektivat e tyre oportune politike dhe të shuajnë etjen e tyre për pushtet dhe dominim politik.
***
Simbolet e vendit gjenden në tekstet shkollore, dhe përmes mësimdhënies në përgjithësi bëhet themeli për një ndjenjë të shëndoshë kombëtare në mesin e brezit të ri. Më e vështirë është për fermerët dhe për disa grupe tjera shoqërore të cilët shpesh jetojnë në izolim, për të ndërtuar një mendim kombëtar. Ata e zotërojnë dhe flasin vetëm dialektin e tyre lokal, as nuk kanë pasur interesim për t’u shqetësuar në lidhje me botën jashtë katundit të tyre.
Por përmes një kohëzgjatjeje të mjaftueshme dhe punë të përpiktë ku bisedat dhe diskutimet që mund të jenë mjete shpëtuese, ne mund të kemi sukses në ndërgjegjësimin e njerëzve të qëndrojnë s`bashku për të fituar betejën kundër së keqes. Ne kemi probleme me krijimin e një ndërgjegjeje të mirëfilltë kombëtare në mesin e shqiptarëve. Por është vet lufta jonë për të përmbushur objektivat në këtë aspekt ajo që përforcon vetëdijen kombëtare. Të gjithë njerëzit, pavarësisht nga grupi të cilit i takojnë, e kanë të lehtë për të pranuar idenë se ne jemi një popull, një komb i bashkuar (pa dallime fetare, krahinore, partiake, oxhaqe, bajraqe) që duhet të luftojë për t’i dhënë fund dominimit të së keqes.
***
Ne nuk duhet të biem përsëri mbi klishetë ose të angazhohemi në aspektin teorik rreth komunizmit të para disa dekadave, imperializmit dhe kolonializmit, por përkundrazi të hymë dhe përqendrohemi në zgjidhjen e rasteve konkrete që na imponon koha. Kohët e fundit ne kemi marrë dëshmi të shumta se ndjenja kombëtare te shqiptarët gradualisht ngjallet.
***
Unitet kombëtar në luftën kundër shtypësve vendas dhe kolonizatorëve është një shprehje që ne kemi për ta dëgjuar pa pushim në të ardhmen. Me vonesë, por shtypja e egër e politikanëve, qeveritarëve dhe zyrtarëve shqipfolës, veçanërisht ajo e pushtuesve sllavo-ortodoks, do të ndihmoj në zgjimin e ndjenjave kombëtare dhe nevojën për bashkim forcash, Unitetin e të shtypurve.
***
Problemi me nevojtarët shqiptarë është se ata janë naiv, të pashkolluar, të painformuar, ose të dezinformuar nga “analistët” e shumtë të internetit. Kjo reflekton në psikologjinë e tyre, mendon dhe beson se bashkëngjitja e një të drejte në letër, do të thotë se ajo bëhet realitet.
Ajo që ne i tregojmë popullatës duhet të jetë e vërteta e jo të dezinformojmë kombin të cilit i takojmë. Prandaj, “analistëve” të shumtë, që nga mërzia, brenda 7 ditësh shkarravisin 8 plehra, të cilët edhe kurvat i quajnë punëtore seksi, nuk duhet t`u jepet terren në mediumet e mirëfillta.
A është aq e rrezikshme? – mund të pyesni. Po, kjo do të thotë diçka. Thjeshtimi dhe gjysmë të vërtetat të çojnë në një perceptim të gabuar të realitetit. Atëherë ne jo vetëm që mashtrojmë lexuesit por rrezikojmë edhe zgjedhjen e zgjidhjeve të gabuara.
***
Pasi jemi komb fisnik, nuk do të diskriminojmë as pakicat kombëtare që gjenden në situatën e njëjtë me ne dhe që u bashkohen radhëve tona. Atëherë njerëzit do të kuptojnë se është e mundur për të kultivuar miqësi dhe për të treguar solidaritet me njerëzit e tjerë. Atëherë njerëzit do të qëndrojnë së bashku sikur të kishin të njëjtin atin dhe nënën.
***
Më parë ishim të përçarë për shkak të politikës së okupatorëve: përçajë – e sundo. Më parë ishim të skllavëruar nga pushtues të huaj, veçanërisht nga barbarët osmanlinj (5-6 shekuj), njëqindvjetorin e fundit nga barbarët sllavo-ortodoks dhe grekë. Ata vranë etërit tanë dhe nënat. Prandaj, pasi armët janë forcë dhe ne mund të mbrohemi me armë kundër atyre të cilët duan të na shndërrojnë në skllevër të përhershëm, ne rrokëm armën për të fituar lirinë tonë. Herën e fundit në vitet 1998-2001 kundër gjakpirësve serbo-çetnik dhe të vetëshpallurve “maqedon”. Për fat të keq, pas luftërave, kemi parë dhe ende gjejmë dhe përjetojmë se udhëheqësit tanë, “çlirimtarët”, kanë vrarë të vetët.
***
Edhe pse ne duam të mendojmë se Shqipëria (gjithë trojet shqiptare) është pa klasa, nuk mundemi ta mohojmë të vërtetën se ende jemi një shoqëri e shtresuar. Ne nuk jemi të barabartë. As në aspektin e kulturës, ekonomisë apo përkatësisë etnike.
Shumë injorantë në fakt duan të mendojnë se ata janë më të mirë se të tjerët. Se ata janë të lindur me të drejta dhe privilegje të caktuara, prej të cilave ata në asnjë mënyrë nuk duan që të heqin dorë. Të tillët i pyes: Çfarë njohuri ke ti që të bën të mendosh se ti ke shumë më tepër dituri sesa kundërshtarët tuaj?
***
Ne duhet të respektojmë ligjet, normat dhe atë qeveri që punon për Komb e Atdhe, çfarëdo partie t`i takoj ajo. Por duhet menjëherë të marrim një konfrontim të fuqishme me politikanët, qeveritarët dhe nëpunësit e dëmshëm, veçanërisht me ata që me dekada shesin interesat kombëtare; favorizojnë fqinjët grabitqar në dëm të Shqipërisë. Ata popullatën nevojtare e trajtojnë me nënçmim, indiferencë dhe arrogancë; ata kanë një mungesë ulëritëse të kompetencës dhe nuk tregojnë një gatishmëri për të mësuar nga gabimet e tyre. Dhuna strukturore: Turma neglizhohet nga sistemi. Nëpunësit, personali i shqyrtimit të çështjeve (shqyrtuesit e lëndës) tregojnë arrogancën dhe mohim, heqje dorë nga përgjegjësia, ata bëjnë çka të duan, parregullsia e veprimet e tyre nuk ka aspak pasoja, nuk i përgjigjen askujt për asnjë send. Kur nevojtarët e diskriminuar protestojnë ose ankohen përgjigja e tyre është në stilin: “Nuk është bërë asnjë gabim në shqyrtimin e lëndës tënde, por kjo është për të ardhur keq se ti e perceptosh atë si të gabuar.”
***
Ty të duhet shumë durim për të mësuar të jesh i durueshëm. Nëse jeni të durueshëm dhe prisni një kohë të mjaftueshme, zakonisht do të ndodhë diçka dhe kjo zakonisht do të jetë diçka që ju nuk e pëlqeni.
*Nga Aurel Dasareti/, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: Analiza Tagged With: Aurel Dasareti, Gjendemi në kurthin e qoftëlargut?

NDARJA E DIBRES

December 12, 2014 by dgreca

Ndarjet tradicionale Dibër e Epër,Dibër e Poshtme (Dibër e Madhe,Dibër e Vogël)/
Nga Moisi Murra/
Që në antikitet Dibra është ndarë në Dibër e Epër dhe Dibër e Poshtme. Shkrimtari bizantin Akropoliti është i pari, më 1259,që përdori emërin e krahinës në shumës (Dibrat). Në vitin 1467,në arkivat e Venedikut thuhet thuhet se “Dibra ka qenë një krahinë e dyfishtë,e Sipërme dhe e Poshtme”. Në defterin emëror osman të vitit 1467 Dibra e Epër jepet me 159 fshatra( 48 Golloborda,47 Reka), 76 Dibra e Poshtme. Kristo Frashëri thotë se emrtimet Dibër e Epërme dhe Dibër e Poshtme janë përcaktuar nga rrjedhja e lumit Drini i Zi,mbasi në Dibër të Epërme Drini është,në krahasim me nivelin e detit, më lartë se në Dibrën e Poshtme. Shumë autorë,të huaj dhe vendas, Dibrën, në të Epër dhe të Poshtme e ndajnë sipas rrjedhjes së Drinit të Zi.Anën lindore të Drinit e kanë marrë për Dibër të Epër dhe anën perendimore për Dibër të Poshtme,gjë që është kryekëput gabim. Dibra e Epër nga Dibra e Poshtme ndahet nga një vijë që del në jug të malit Krepi i Zanit (2116),aty ku fillojnë të burojnë dy rrjedhje të Radikës, kthen drejtë jugut, ulet në Qafë të Kadisë, Guri i Velpnës, përroi i Krojftit,len fshatin Grekaj,Tanushaj dhe Zhirovnicë në Dibër të Poshtme dhe fshatrat Zhuzhinja, Nivishtë,Verbjan, Bitushë në Dibër të Epër, e del në malin e Hinoskës(L.1998).Nga mali i Hinoskës ulet në Kodrat e Qenokut,duke lënë në Dibër të Epërme fshatrat Erebar dhe Dovalan dhe në Dibër të Poshtme fshatrat Ilnicë, Trepçë, Pjeçë, Pejkë. Nga Kodrat e Qenokut kufiri zbret në Drinin e Zi dhe pasi e kapërcen ate në veri të Urës së vjetër të Daut Murres ,ndjek rrjedhjen e Gurrës së Mazhicës, duke lënë në Dibër të Poshtme fshatrat Hotesh, Lishan i Poshtëm,Lishan i Epërm, kalon në Qafë Qarr,në Majën e Shullanit, Qafë Torrë,Maja e Runjës,Qafas (Zhuri i Pllajit,Lurë). Ne se duam shtrirjen e Dibres se Eperme ,vija kufitare zbret në Vanas,vazhdon me Kepin e Qetës, Mali i Allamanit, Vinjoll (Mat),Fusha e Thatë, Maja e Thatë (Shtrunga-Kurdari), Mali i Kreshës,Mali i Lepurit,Qafë Buell, ngjitet në liqenin e Zi ,Kalon në Prodan e në Malin e Gurit, zbret në Qafë Shkallë të Llangës, vazhdon nga Qafa e Helmit,te Panja e Sul Tupit, Mali i Draganit, mali i Darsit,Mali i Shebenikut ose malet e Kuqe,del te Varri i Nuses, pastaj vazhdon para faqes veriore të maleve të Belicës,fut brenda Jabllanicën,pret Drinin e Zi, vazhdon në Mbigjur të Misllodezhit, ngjitet në malin e Llokmave, duke lënë brenda Dibrës së Epër mikrokrahinën e Zhupës,kalon në fshatin Sencë, Duf, ngjitet në Malet Kozhuf e Bistrica, e mbyllet atje ku u nis,lartësia 2116 m. Këtu të tërheqin vemendjen tri fshatrat e Rekës: Grekaj,Tanushaj dhe Zhirovnica që hynë në Dibër të Poshtme. Administrata vendore,sanxhak(prefekturë) në Dibër të Epër është ngritur në vitin 1440 me Skenderbeun sanxhakbej.Ndërsa në Dibër të Poshtme në vitin 1864. Në Dibër të Epër numërohen dhjetë mikrokrahina me veçori etnokulturore të ndryshme si : Gryka e Vogël, Gryka e Madhe, Katër Grykët, Bulqiza, Golloborda, fshatrat e Gollobordës Perendimore(Okshtun,Prodan,Zabzun,Sebisht,Borovë,Muglicë, Llëngë), Drinkolli i Dibrës (Otishan, Xhepishtë, Drenok, Modriç, Llukovë, Nerezi, Bezova, Piskupshtina, Jabllanica) , Zhupa , Reka dhe Fusha e Shehrit. Dibra e Poshtme kufizohet nga veriu me Kukësin,nga juglindja me Dibrën e Epër, nga Perendimi me Matin dhe Mirditën. Kufiri, në se nisim nga Guri i Kuq i Lurës,ulet në rrjedhen e perroit të Mallës, Kalon Drinin e Zi, rrotullohemi pak nga veriu deri në Qafë-Draj (Draj-Reç), kthehemi përsëri nga jugu e zbresim në ujët e Veleshicës. Prej këtu, duke ndjekur rrjedhjen e ujët të Veleshicës ngjitemi në Korab, kthejmë drejt juglindjes e zbresim aty ku fillon të burojë Radika, në jug të fshatit Restilicë të Komunës së Prizrenit,e prej këtu sipas ndarjes që u tregua për Dibrën e Epërme dalim në Pllajin e Lurës,kalohet në pjesën lindore të malit të Dejës,që ndan Macukullin nga Gurë Lura,pastaj në Fushë Vjerdhës të Mirditës, Lajthizë e përfundon aty ku u nisëm,në Gurë të Kuq. Në Dibër të Poshtme numrohen shtatë mikrokrahina etnokulturore : Luznia, Muhurri,Lura, Reç e Dardhë,Uj’ e m’ujë, Çidhna dhe Katundet e Epërta e ata për rreth qytetit të Peshkopisë. Veç emërtesave Dibër e Epërme dhe Dibër e Poshtme nisi të përdorej dhe Dibër e Madhe dhe Dibër e Vogël.Nuk dihet me saktësi se kur nisi të përdoren këta emërtesa, por ka shumë mundësi të ketë nisur nga mesi i shekullit XVII. Nga një letër e konsullit italian në Durrës, Xhuzepe Kapriata, dërguar eprorëve të tij, më 9 qershor 1784,mbi masat stabilizuese të Kara Mahmud Pashës, hasim në emërtesën Dibra e Vogël : ”…Mamut Bek levante in Cavaglia, e con tutto quest’ ammaso di gente il Pasc medesimo si e diretto ad ataccare il comandante di Zibra piccolo. (… Mamud Bej i ngritur në Kavaj dhe me gjithë këtë grumbull njerëzish po ai Pasha u drejtua të sulmoi komandantin e Dibrës së Vogël (Jusuf bej Hysenagollin-M.Murra). Më vonë,aty nga viti 1878, me emrëtesën Dibër e Madhe fillojë të nënkuptohej Shehri i Dibrës me fshatrat përreth. Përdorimi i emërtesave Dibër e Madhe dhe Dibër e Vogël nuk ndryshon gjë me emërtim tradicional Dibër e Epër dhe Dibër e Poshtme.Por është gabim t’i thirrish Shehërit (Oranikut famëmadh) të Dibrës, Dibër e Madhe.Nuk ka arsye që shtrirja hapsinore e Dibrës së Epër të njësohet me Shehrin (Oranikun) e Dibrës e disa fshatra për rreth. keq ka hyrë në përdorim Dibër e Madhe për Shehrin (qytetin) e Dibrës sa që kur pyet një qytetar të Peshkopisë,apo të fshatrave të Dibrës se ku shkon,ai të përgjigjet : në Dibër të Madhe.Por kjo nuk është e drejtë Dibra ka njohur dhe një ndarje tjetër : Topallti dhe Malësi ose Nandë Malet Topallti quhej ajo pjesë e Dibrës që kishte pranuar e njohur sundimin turk,dmth paguante vergji,të dhjeta e xhelp dhe ndonjë herë më të rrallë jepte dhe ushtarë.Në Topallti hynte qyteti i Dibrës, Reka,krahina e Zhupës,Golloborda lindore dhe të gjithë katundet në lindje të rrugës :Koxhaxhik, qyteti i Dibrës,Maqëllarë,Peshkopi,Kastriot. Pjesa tjetër quhej “Malësi”. Malësia ndryshe quhej “Nandë Malet e Dibrës”, të cilët kurr nuk i ka qënë nënshtruar sundimit turk.Malësia kishte një administratë autonome dhe sundohej me ligjin e maleve, që dibranët e moçëm e quanin “Kanuni i Skenderbeut”. Në Malësinë e Dibrës (Nandë Malet) hynin: Reçi,Dardha, Çidhna, Muhurri dhe Luznia në Dibër të Poshtme dhe Gryka e Vogël, Gryka e Madhe, Bulqiza, Katër Grykët në Dibër të Epër.Gjithashtu është quajtur Malësi,dmth hynin në Nandë Malet dhe katundet e Gollobordës Perendimore (Okshtun, Prodan, Zabzun, Sebisht, Borovë, Muglicë, Llëngë).

Filed Under: Histori Tagged With: Moisi Murra, NDARJA E DIBRES

JU LUTEM, NDIHMONI KËTE FËMIJË !!..

December 12, 2014 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI*/
29 Nandor 2014…-(Foto asht marrë nga Gazeta “Dielli”…)/
■Fatkeqësi! ..
Në vitin 1974, në muejn Prill, pra, 10 vjet plotë para se me na ngordhë, Enver Hoxhës i duhej një sasi gjaku fëmijësh të porsalindun… Ua moren gjakun ma shumë se 130 fëmijëve në maternitetin e Tiranës, për me e shpetue. Askush nuk flet për këte krim makabër… Edhe pse kanë kalue plot 40 vjetë… As me rasen e 70 vjetorit nuk foli kush!
■Nga sasia e madhe e gjakut që mori, atij i filloi “hemoragjia”, atëherë, vendosi me i dhurue gjakun e vet veteranëve të LNÇl. Gjaku i tij ishte kenë me … Leukemi!
Një ndër ta asht personi me kapelë dhe me portretin e tij tek foto, që ka trashigue gjakun e tij, po fatkeqësisht, ky ka infektue edhe trashigimtarët …Tashti po kerkon ndihmë!
Edhe djali i vogël asht infektue me “qoftëlargun”… nga foto që mban në dorë…
Asht diagnostikue ndër klinikat e Europës, Sh.B.A., Lindjes së Mesme, ku edhe i kanë thanë: “Keni sëmundjen e vllezërve të gjakut…” Tek ata nuk ka shkue me foto në dorë. ■Ata i kanë tregue se kjo diagnozë në “Lindje” asht përhapë ndër njerëz në disa grupe:
■Kur njeriu asht mësue me pi gjakun e dikujt, i bahet gjaku bozë, ngjyrë mavi…
■Kur vazhdon me pasë etje për gjak, quhet Gjakatar… Ky 29 nandor ua ka shtue etjen!
■Për ata që kanë vra tash 70 vjetë, fjalori i quen vrasës ose Gjaksorë!
■Ndërsa, Gjakderdhës, janë ata që kanë ba disa vrasje e nuk janë ngopë endè.
■Ka edhe rasë që këta njerëz preferojnë me një gotë raki: Gjaké, suxhuk gjaku…
■Gjakbasit tek né janë kenë të njohun si dorë gjakatare në 1944, pra, Regjim Gjakësor!
■Shumë nga fotot e 29 nandorit 2014…Na ringjallin Gjakosjen, Një Popull të gjakosun!
■Ka edhe disa që mendojnë me Gjakosë, me ba gjak…Ose, me la në gjak prap…
■Këta kafshë kënaqen kur shohin në foto Gjakpirës, t’ ushqyemit me gjak njeriu…
■Andej nga Lindja e Mesme, këta thirren Gjakhumbës, se u ka tretë fara e tyne tek né!
■Né, në Shqipni, këta bisha i kemi njohë me emnin që ua pat vue Populli: Gjakprishun!
■Kohët e fundit filluen me e ndij veten keq… Edhe dalja me foto të përbindshit Enver, asht një shfaqje dëshprimi… Nuk ishin pak 47 vjetë, siç thonte pasuesi i tij Ramiz Alia:
“Edhe gjak do bëjmë!”… E pra, kjo tregon se këta kamaleon janë të pandryshueshmit e Gjakprishunit e Shqipnisë “socialiste”, vllavrasës e të pabesë si paraardhësit e vet…
■Ju lutem, kush ka mundësi e ndihmon atë FËMIJË… të sëmurë, që të mos përfshihët ndër vargjet e të madhit At Gjergj Fishta:
GJAKSORËVE
***
E vllazenve i muer pushka
E kalben sot në vorr…

E kanga nder né shuejti,
Porsi n’ nji shtëpi dalë fare:
Me thirr nder hatlla mblue
Lahuta hesht Shqiptare,
E por shêjzeza qyqe
Shqyptarve u këndon n’ oborr…

Dridhu, gjaksuer i mnershem,
Se t’ erdh i zi rreziku!
Se nëpër terr, Ai, t’ cillit
Kur i veton qerpiku,
Dridhet n’ themel t’ tanë shekulli,
Kundra téje po vjen.
***
U dhà mbi ty tash gjyqi,
E zhgjeta e frikshme e Zotit
Mbi ty vjen tue fishkllue…
Rrëzohu, o i pashpirt! Pse q’ motit
Pat thanë nji Zot: Do t’ bieje
Kështu, njeriun n’ tokë kush vrau.

O Zot, pse kaq vonove
Gjaksorin pa ndeshkue?
E, dersa ky mizori
Gjak vllazensh pat dikue,
Kot lândë rrufeja e jote
Pse bjeshkëvet por çau?
At Gjergj Fishta O.F.M. “Lirika” “Mrizi i Zanave” fq. 72. Viti 1899.
Melbourne, Dhjetor 2014.
*Ne vijim te ciklit: Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…

Filed Under: Opinion Tagged With: Fritz radovani, keta femije, ndihmoni

DORIAN KOCI DEL NE SKENE ME LIBRIN E TIJ TE PERKRYER PER ALI PASHE TEPELENEN….

December 12, 2014 by dgreca

Nga Novruz Xh Shehu/
Këto ditë ështeë vendosur në qarkullim libri “Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenes”, prej studjuesit Dorian Koci ..
Besoj se jo më shumë se thirrja e genit tepelenas, për të dhënë emblemën e asaj treve në një ndricim të ri, sesa një provim jo i vogël në fushën e përballjes së mendimeve intelektuale të studjuesve te ketij shekulli, kanë përqëndruar tërë fuqinë intelektuale, vëzhguese e deri ne krijuese e shkencore të këtij autori, që arriti tëë paraqitet me nje vepëër të beftë.
Them vepër e beftë, jo se kjo ështeë vepra e parë për Ali Pashën, e pa dyshim jo e fundit, por gjer më sot ende nuk kemi arritur të kemi afrimitetin me objektiven, me realitetin më të saktësuar, me ballafaqimin sado të dhimbshëm me historinë ashtu sic ka ndodhur.
Një qëndrim herë nën presionin e emocionit, herë të klaneve politike, herë të diplomacisë, herë të dritëshkurtësisë apo të largpamësisë, herë të pargmatizmit banal, ka lënë ende për të deëhiruar veprat e historiografisë shqiptare, për prejardhjen e Aliut të famshëm, për vendlindjen e tij,për arsyen e masakrës se Kardhiqit, ngjitjen në karjerën e tij duke ndricuar ndjeshëm kohën, kontradiktat, por edhe psikologgjinë e bashkëkohësve…
Për të ndricuar më sakt, në tërë poret e poemës “Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës”. studjuesi ka vendosur në rrethin e dytë të krahasimit, këngët e popullit, grumbullimet e Thimi MItkos por edhe të tjera të rezistuara gjer me sot….
Jo vetëm kaq. Mbas Metodës krahasuese në vlerat, të përbashkëtat, të vecantat, kontradiktat, të tre poemave, ai ndricon me studime, që mund të vlerësohen dhe si me vete vlerat letrare, vlerat stilistikore,vlerat kulturore e gjuhësore, etnografike të poemës “Gjenealogjia e Ali Pashe Tepelenes”..
.C’do studim, brenda veprës, ka zbatuar tërë parametrat shkencore, me një bibliografi të pasur, citime të duhura në vendin e duhur…etj
Kjo vepër mund të hyj me dinjitet në veprat elitare të historiografisë shqiptare, jo vetëm për fokusimin tek poema që po jepet e përkthyer mjeshtërisht në auditin shqiptar prej autorit , por edhe për mënyrën dhe objektivitetin shkencor..
.Natyrisht ai s’mund ti shkeputet ploterisht admirimit per figuren e burrit që bëri epope e që ktheu vëmendjen e mijëra diplomatëve, shkrimtarëve e studjuesve në tërë kontinentin e më tejë, por kjo është mjaft e vogël para asaj që i ka dhënë auditorit.
Vlen të përmendet se stili i tij është mjaft poetik, i shkathet, elegant, tërë kopetence e potencë të një studjuesi të bindur për atë që shkruan

Filed Under: Kulture Tagged With: ALI PASHE TEPELENEN...., DORIAN KOCI DEL NE SKENE ME LIBRIN E TIJ, Novruz Xh. Shehu, TE PERKRYER PER

Uniforma e Trupave Vullnetare të Vatrës, që shkuan në Shqipëri më 1920

December 11, 2014 by dgreca

Këto janë uniformat e Trupave Vullnetar te Vatres apo “Garda Civile”, sic u quajt zyrtarisht më vonë, që në fillim të vitit 1920,udhetoi nga Amerika në Shqipëri së bashku me Bandën “Vatra”!
Trupat Vullnetare te Vatres u sterviten ne Boston MA dhe kishin per prijes Aqif Permetin, i cili nuk u kthye me ne Amerike por vendosi qe ti sherbeje Shqiperise. Dihet fati qe e ndoqi ne diktature vatranin e mocem, qe gjate te gjithe jetes i sherbeu Kombit. Enver Hoxha e pushkatoi komandantin e Mbrojtjes Kombetare, Aqif Permetin, i cili me 24 Nentor 2014 me propozimin e Federates Panshqiptare te Amerikes u dekorua me Urdherin”Nderi i Kombit”.AQIF PERMETI ishte edhe menaxher i “Diellit”, sic ishte edhe komandanti që i stërviti në New England dhe i udhëhoqi Trupat Vullnetare të “Vatrës” në Shqipëri më 1920.
Trupat Vullnetare u bene mbrojtese te kufijeve Jugor te Shqipërisë ne konflikt me bandat greek dhe se bashku me banden e Vatres, arriten deri e Luften e Vlores, sipas kujtimeve te drejtuesit te bandes, kompozitorit Thoma Nassi.
Falenderojme studiuesin Frederik Stamati qe solli ne arkivin e Vatrës uniformen e restauruar te Trupave Vullnetare te Vatres me rastin e 100 vjetorit te themelimit te saj. Ne shkrimin percjelles botuar ne numrin special te Diellit te 100 vjetorit te themelimit te Vatres, Stamati shkruante: Po marr përsipër të shkruaj historinë e një uniforme ushtarake të vitit 1920, pa pretenduar se do të jetë e plotë, por duke u munduar ta shoqëroj me të gjitha kuriozitetet e mundshme. Gjithashtu dua të shtoj, se gjetja e saj ishte fryt i punës së katër vetave, ku ve? meje morën pjesë edhe Arjola Prifti, shefja e Fondit etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike, Vilma Nallbani dhe Violeta Maloku, të dyja punonjëse të këtij fondi. Nga i gjithë ky grup asnjë nuk ishte i parë.
Stendali thotë se rasti është gjeneral. Për ne rasti është treguar një fisnik bujar, zemërgjerësia e të cilit ledhatoi si rrallë herë sedrën muzeale të shtetit shqiptar. Ja, ndonja dy muaj më parë, tek rrënonim plot emocione për relike të harruara të Bandës “Vatra”, gjetëm në një grumbull objektesh, që nuk dihej se cfarë ishin, një uniformë të vjetër ushtarake. Ishte e palosur pa kujdes, gjithë rrudha, me sa dukej nuk i hynte askujt në punë, madje as që e tërhiqte, as sa për kuriozitet. Ë hë, as sa për kuriozitet! Mirëpo kurioziteti është kapricioz, është syth i fshehtësisë, apo lidhet me di?ka të rrallë, të cilën e di, e kërkon dhe nuk e gjen dot. E shpalosëm xhaketën. Në të dyja anët e jakës simboli kombëtar, shiriti kuq e zi dhe dy germa të mëdha prej bronzi T dhe V. O Zot! “Trupi Vullnetar”! “Trupi Vullnetar”apo “Garda Civile”, si? u quajt zyrtarisht më vonë, që në fillim të vitit 1920, erdhi në Shqipëri së bashku me Bandën “Vatra”! “Garda Civile”, metamorfozë e “Regjimentit Shqipëtar” i ideuar që në vitin 1918 nga Mehmet Bej Konica dhe i ftuar në 1920 nga kryeministri shqiptar i asaj kohe, Sulejman Delvina!

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, më 1920, ne Shqiperi, që shkuan, Uniforma e Trupave Vullnetare të Vatrës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 64
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT