• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2015

The New York Times: Butrinti, ne listen e vendeve te Europes qe duhen vizituar

January 31, 2015 by dgreca

Butrinti në Shqipëri, është përzgjedhur të jetë njëri nga 12 destinacionet historike për t’u vizituar në Evropë e që shumë kush mund të mos dijë për ekzistimin e disa prej tyre të renditura nga theculturetrip.com.
Qyteti antik i Butrintit u shpall për herë të parë monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s; më 2003 kompleksi ligatinor, përfshirë dhe pjesën e lagunës dhe zonën bregdetare të Butrintit – Kepin e Stillos – u shpallën Zonë Ramsar dhe Park Kombëtar (Kategoria II e IUNC-it për Kategorinë e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura). Në saje të rëndësisë së tij për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike, Butrinti u bë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Një zonë prej 2900 ha, përfshirë peisazhe me rëndësi kulturore dhe vendosjet arkeologjike, u përfshi në në UNESCO.
Butrinti është një mikrokozmos i historisë së Mesdheut, që prezanton ngritjet dhe uljet e perandorive të mëdha që kanë mbizotëruar në rajon. Sot është një amalgamë e monumenteve që prezantojnë një hapësirë me mbi 2000 vjetë nga tempujt helenikë të shek. 4 para Kr. deri në kalatë osmane të fillimit të shek. 19. Në bazë të mitologjisë klasike, Buthrotum u ndërtua nga mërgimtarët që ikën pasi ra Troja. Me të arritur, djali i Priamit, Helenusi, sakrifikoi një dem, i cili përpëlitej i plagosur dhe ngordhi në breg. Duke e marrë këtë si një shenjë të mbarë, vendi u quajt Buthrotum që do të thotë “dem i plagosur”. Poema epike e Virgjilit, Eneida, rrëfen për Eneun që vizitoi Butrintin gjatë rrugës së tij për në Itali.
Në vitin 228 para Kr., ai ra nën sundimin Romak, dhe në shek. e parë para Kr. u bë pjesë e provincës së Maqedonisë. Jul Cezari ngriti një koloni dhe vendosi veteranët e tij rreth vitit 45 para Kr., ndërsa Augusti dyfishoi madhësinë e qytetit dhe kolonizatorëve Romak. Ndërtesa të reja u ndërtuan përfshirë edhe një akuadukt, banjë romake, disa shtëpi, forumi dhe nimfeu.
Madhësia e qytetit u dyfishua dhe trefishuar deri sa u ndërpre gjatë periudhës së më vonshme të Perandorisë. Sot vendi është i hapur për vizitorët si pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Parku natyror i Butrintit
Parku është i një rëndësie të madhe për konservimin global të biodiversitetit, pasi është siti i 16 specieve të rrezikuara të florës dhe i 14 specieve të rrezikuara të faunës. Zona ligatinore është formuar nga një lagunë tektonike prej 1600 ha, e njohur si Liqeni i Butrintit, e rrethuar nga brigje të pyllëzuara, male, ujë dhe këneta të njelmëta dhe lidhet me ngushticën e Korfuzit nga Kanali i Vivarit. “Liqeni” ka një thellësi mesatare prej 14 m (pika më e thellë 22 m), ndërsa Kanali i Vivarit është deri më 100 m i gjerë.

Mbetjet arkeologjike janë pjesë e pyllit natyror me një ekosistem kompleks, i cili varet nga ujërat afër Liqenit të Butrintit dhe Kanalit të Vivarit që e derdhin liqenin në Detin Jon. Është kombinimi i monumenteve historike dhe i mjedisit natyror ai që e bën Butrintin një vend kaq unik, një peisazh me monumente më të cilin u dashuruan Vizitorët e Mëdhenj të shekujve 18 dhe 19. Zona e Butrintit mban 16 specie në zhdukje të florës përfshirë këtu Agrimonia eupatoria, Capparis spinosa dhe Laurus nobilis.

Zona gjithashtu mban 12 specie të rralla si Alkan corcyrensis SE , Limonium anfracium dhe 4 lloje speciesh të jo mjat të njohura si Scobiosa epirota. Parku strehon specie globaisht të rrezikuara (dy në rrezik kritik, dy në rrezik dhe dhjetë të cënuara) te tilla si Rhinolophus dhe Myotis.
Butrinti strehon 17% të specieve të Shqipërisë, parku është veçanërisht mbreslënës për amibët, zvarranikët, zogjtë dhe gjitarët e tij (përfshirë ujkun) dhe është vendi i vetëm në Shqipëri që strehon bretkosën Epirote, breshkën e familjes Testudinidae, boan e rërës dhe zhapikun Ballkanik të mureve.
Gjiri i Butrintit dhe Këneta e Vrinës janë vende të rëndësishëm të ushqimit dhe folenizimit të shpendëve. Gjatë dimrit tufa lejlekësh përdorin ujërat e cekëta, duke përfshirë European curleë, qyrylikun këmbëqirizë, gjelezën pikaloshe, zogun e rërës etj. Në vitin 2003 u regjistrua si zonë Ligatinore Ramsari me rëndësi ndërkombëtare.
Krishtërimi i Hershëm në Butrint Nga shekulli 5 pas er. së re, krishtërimi po lulëzonte në Butrint dhe qyteti kishte peshkopin e tij. Baptisteri u ndërtua në çerekun e dytë të shek. 6 pas er. së re dhe mund të ketë qenë punë e artizanëve lokale, të cilët janë bazuar te Nikopoli aty pranë. Ai u zbulua më 1928 nga Misioni Arkeologjik Italian. Është baptisteri i dytë më i madh në Perandorinë Romake, kurse më i madhi ndodhet në Aja Sofia, Stamboll. Të gjitha aspektet e arkitekturës dhe të dekorimit (si dyshemeja me mozaik) e baptisterit është simbolikë e ritit të pagëzimit, me burimin në anën e tij të largët që përfaqëson burimin e jetës së përjetshme.
Mozaiku i jashtëzakonshëm shumëngjyrësh i dyshemesë së Baptisterit të Butrintit, është një nga mozaikët më të kompletuar dhe më kompleks të të gjithë baptisterëve të asaj periudhe. Dizajni i përgjithshëm i dyshemesë konsiston në shtatë unaza, të cilat rrethojnë vendin e pagëzimit që ndodhet në qendër, duke e rritur numrin në tetë – numri kristian për shpëtim dhe përjetësi. Vëmendja e vizitorëve që kalojnë pragun e hyrjes kryesore, tërhiqet nga dy pallonj në një hardhi që rritet në një vazo të madhe. Pallonjtë simbolizojnë parajsën dhe pavdekshmërinë; vazoja dhe rrushi, Eukarsinë dhe gjakun e Krishtit. Në periudhën mesjetare ndërtesa u modifikua me diga guri dhe një apsidë gjysëm-rrethore; një dysheme me pllaka guri u vendos mbi mozaik. Në vende të tjera në qytet deri më tani janë gjetur tetë kisha, më domethënësja është e vendosur në fushë përballë kanalit të Vivarit.
Butrinti i Hershëm Modern – Kalaja Venedikase
Kalaja u ndërtua në shekullin 14 nga Venedikasit në majën e kodrës, në anën perëndimore të pllajës së gjerë të akropolit antik. Ndërtesa e mëparshme mesjetare e Butrintit – Kalaja e Akropolit – është gjerësisht një rikonstruksion i viteve 1930: një kullë e rëndësishme brenda një rrethimi pentagonal, me mure mbrojtëse me frëngji. Gjithsesi, fragmentet e fortesës së mëparshme janë të dukshme në një skicë të bërë nga Eduart Lear më 1857 po ashtu edhe nga fotografitë e marra nga arkeologu Italian Luigi Maria Ugolini në vitet 1920 dhe 1930: të dyja kombinohen për të transmetuar formën e vertetë të fuqishme të kalasë, me kullat e larta dhe oborret fqinje.
Kalaja të ofron një pamje të qartë të ngushticës së Korfuzit dhe kanalit të Vivarit. Ndërtesat më të hershme u pastruan për t’i lënë vendin kalasë së re, e cila nisi me një fortifikim rrethues me kulla vrojtimi dhe me vetëm njëkullë të brendshme me dy kate. Një kullë e dytë (e njohur vetëm nga të dhënat e Ugolinit) u shtua më vonë brenda rrethimit mbrojtës: ndoshta ishte banesa e rojtarit. Në vitet 1930, italianët e ktheun atë në banesë për arkeologët që punonin në sit, si dhe në një muze të vogël. Muzeu i Butrintit, i vendosur brenda kështjellës së rikonstruktuar të kodrës së akropolit, me rrethimet moderne dhe elegante u rinovua dhe u rihap më 2005 për të shfaqur historinë e pasur dhe komplekse të kësaj treve. Muzeu e përshkruan historinë e Butrintit si një mikrokozmos të historisë mesdhetare, të lidhur ngushtë me pozicionimin e tij, një mikrorajon lagunor, me ilustrime me vlerë që paraqesin banesa të rikonstruktuara me urdhra të posacëm, si dhe me materiale të rëndësishme të arkivës.

Filed Under: Kulture Tagged With: Butrinti, ne listen e vendeve the Europes, qe duhen, The New York Times, vizituar

ISIS vret edhe pengun e dytë japonez, i pret kokën gazetarit

January 31, 2015 by dgreca

*Një javë më parë ISIS i preu kokën Haruna Yukawa/
Militantët e Shtetit Islamik ekzekutojnë edhe pengun e dytë japonez. Një video e publikuar online tregon momentin kur Kenji Goto i hiqet koka nga militantët e ISIS.
Video u publikua më shumë se një javë pas lajmit të heqjes së kokës edhe të një tjetër japonezi me emrin Haruna Yukawa. ISIS kishte kërkuar nga shteti i Japonisë 200 milionë dollarë për lirimin e pengjeve.
“Për shkak të vendimit tuaj për të marrë pjesë në një luftë që nuk mund të fitohet, kjo thikë do të therë jo vetëm Kenji, por gjithashtu do të vazhdoj të shkaktoj masakra kudo që njerëzit tuaj të gjinden. Kështu që, ankthi për Japoninë le të filloj”, tha militanti para se ti priste kokën Gotos.
47-vjeçari Goto ishte i njohur i gazetar i lirë dhe filmbërës i cili shkoi në Siri në muajin tetor, në tentim për të liruar Yukawa.

Një javë më parë ISIS i preu kokën Haruna Yukawa

Ka ardhur edhe lajmi tragjik për dy pengjet japonez që po mbahen nga ekstremistet e Shtetit Islamik. Njëri prej tyre është ekzekutuar pasi në një video të publikuar nga ISIS shfaqet vetëm njëri prej të burgosurve.
Viktima është Haruna Yukaëa, ndërsa Kenji Goto Jogo shfaqet në pamjet filmike duke u përgjëruar për jetën e tij teksa bën të ditura edhe kërkesat e reja të shtetit islamik.
Ngjarja vjen pas refuzimit të qeverisë japoneze për të paguar shifrën e kërkuar nga ekstremistët, me argumentin se kjo do të legjitimonte tashmë barbarizmin e tyre.
ISIS publikoi një video në web pak ditë më parë ku kërcënoi se do të vrasë dy pengjet japoneze nëse nuk do të paguhet një shumë prej 200 milionë dollarësh brenda 72 orësh. Shifra është e njëjtë me shifrën e ndihmave ushtarake që kryeministri japonez i ka premtuar koalicionit.
Videoja e përhapur online është postuar nga disa faqe online të cilat janë pranë grupit terrorist.a

Filed Under: Kronike Tagged With: gazetarit, i pret kokën, ISIS vret edhe pengun e dytë japonez

Testi grek i Evropës

January 31, 2015 by dgreca

Nga Paul Krugman/
Gjatë 5 viteve, që kanë kaluar që prej fillimit të krizës në eurozonë, të menduarit qartë ka qenë dukshëm me pakicë. Por tani kjo paqartësi, duhet të marrë fund. Ngjarjet e fundit në Greqi, përbëjnë një sfidë themelore për Evropën: A do të mundë ajo të lërë pas mitet e së shkuarës dhe moralizimet bajate e të merret me realitetin, në një mënyrë që respekton vlerat kryesore të kontinentit? Nëse jo, i tërë projekti evropian-përpjekja për të ndërtuar paqen dhe demokracinë, përmes prosperitetit të përbashkët-do të vuajnë pasojat e një goditje të tmerrshme, ndoshta fatale.
Megjithatë, e vërteta është se pjesa më e madhe e madhe e parave të huazuara ndaj Greqisë, është përdorur thjesht për të paguar interesat dhe principalin mbi borxhin. Në fakt, gjatë dy viteve të fundit, shumica e të gjitha parave që iu dhanë Greqisë, u ricikluar në këtë mënyrë: qeveria greke po merr më shumë të ardhura, sesa ajo shpenzon në gjëra të tjera përveç interesit, si dhe dorëzimin e fondeve shtesë ndaj kreditorëve.
Ose për t’i thjeshtëzuar disi gjërat, ju mund të mendoni që politika evropiane përfshin një ndihmë, jo ndaj Greqisë, por ndaj bankave të vendeve kreditore, me qeverinë greke që thjesht vepron si ndërmjetës – e me publikun grek, që ka përjetuar një rënie katastrofike përsa i përket standardeve të nevojshme të jetesës dhe që i kërkohet të bëjë sakrifica të mëtejshme, në mënyrë që ai gjithashtu të mund të kontribuojë me fonde për këtë shpëtim.
Një mënyrë për të menduar mbi kërkesat e qeverisë së sapozgjedhur greke, është se ajo kërkon një reduktim të madhësisë së atij kontributi. Askush nuk po thotë, që Greqia të shpenzojë më shumë sesa ajo përfiton. Të gjitha opsionet që mund të jenë në tryezë, do të kenë kaluar me më pak interes, ndërsa më shumë vëmendje do të kenë gjëra të tilla si kujdesi shëndetësor dhe ndihma ndaj të varfërve.
Të vepruarit në këtë mënyrë, do të ketë efektin anësor të reduktimit në një masë të madhe të normës prej 25 përqind të papunësisë në Greqi. Por a nuk ka Greqia një detyrim për të paguar borxhet, për të cilat qeveria e vet u ngrit kundër? Këtu vijmë tek çështja e moralizimit. Është e vërtetë, që Greqia (ose më saktë qeveria e qendrës së djathtë që qeverisi vendin në vitet 2004-2009) mori vullnetarisht borxhe në shuma të mëdha. Por është po aq e vërtetë, që bankat në Gjermani dhe gjetkë, ia huazuan vullnetarisht Greqisë të gjitha paratë.
Zakonisht çdokush duhet të priste që të dyja palët të paguanin nga një çmim për gabimet e ndërsjellta. Por ndërsa huadhënësit private u ndihmuan gjerësisht (përkundër një “reduktimi” ndaj pretendimeve të tyre fillestare në vitin 2012), nga Greqia pritet që të mbajë premtimin dhe të paguajë një më një.
Tani, e vërteta është se askush nuk e beson se Greqia, mund të paguajë plotësisht borxhin. Pra, përse nuk e njohin këtë realitet dhe të reduktojnë pagesat në një nivel, që nuk imponon vuajtje të pafundme? A kemi të bëjmë thjesht me qëllimiin, për ta bërë Greqinë një shembull për të gjithë huamarrësit e tjerë? Nëse po, si përputhet kjo praktikë me vlerat e asaj që është menduar të jetë një organizatë e kombeve sovrane dhe demokratike?
Çështja e vlerave, bëhet edhe më e mprehtë kur analizojmë përse kreditorët e Greqisë kanë ende pushtet. Nëse do të ishte vetëm një çështje e financave të qeverisë, Greqia mundet thjesht të shpallte falimentimin. Vërtet kjo do të zhdukte mundësinë e marrjes së kredive të reja, por gjithashtu do të ndalte pagimin e borxheve ekzistuese, dhe situata e likuiditetit të saj në fakt do të përmirësohej.
Gjithësesi, problemi për Greqinë qëndron tek brishtësia e bankave të saj, të cilat aktualisht (si të gjitha bankat në eurozonë) kanë qasje për të marrë kredi nga Banka Qëndrore Evropiane.
Ndërprerja e kredive do të bënte që sistemi bankar grek të shkërmoqej i gjithi, duke marrë nën vete shumë banka të mëdha. Për sa kohë që Greqia qëndron në euro, atëherë vendi ka nevojë për vullnetin e mirë të bankës qendrore, që nga ana e saj varet nga qëndrimi i Gjermanisë dhe vendeve të tjera kreditore.
Por mendoni se çfarë luhet në negociatat mbi borxhin. A është e përgatitur realisht Gjermania për t’i thënë një demokracie homologe evropiane: “Paguaj, përndryshe do të shkatërroj sistemin tënd bankar!?”
Dhe mendoni pak, se çfarë do të ndodhte nëse qeveria e re greke-që në fund të fundit u zgjodh nga shumica e popullit, falë premtimit për t’i dhënë fund kursimit-refuzon të paguajë? Në këtë mënyrë, gjithçka bëhet shumë e lehtë: një dalje e dhunshme e Greqisë nga euro, me pasoja potencialisht shkatërrimtare ekonomike dhe politike për mbarë Evropën.
Objektivisht, të zgjidhësh një situatë të tillë nuk duket të jetë shumë e vështirë. Edhe pse askush nuk e di, Greqia ka bërë realisht një përparim të madh vitet e fundit, duke rifituar konkurrueshmërinë, ndërsa pagat dhe shpenzimet kanë rënë në mënyrë dramatike. Kështu që në këtë pikë, kursimi është gjëja kryesore që e mban të gjunjëzuar ekonominë. Pra, ajo çfarë është e nevojshme është e thjeshtë: Lejoheni Greqinë të bëjë hapa të vogla, por gjithësesi me teprica pozitive, të cilat do të lehtësojnë vuajtjet greke. Lëreni qeverinë e re ta përvetësojë këtë sukses, duke ç’aktivizuar në këtë mënyrë forcat anti-demokratike që presin tek pragu.
Ndërkohë, kostoja për taksapaguesit ndaj kreditorëve-të cilët gjithësesi nuk do të marrin vlerën e plotë të borxhit-do të ishte minimale. Bërja e gjësë së duhur, megjithatë do të kërkojë nga evropianët e tjerë, në veçanti gjermanët, të braktisin mitet e vetë-shërbesës dhe të zëvendësojnë moralizimet me analizat logjike. A mund ta bëjnë ata këtë? Këtë do e shohim së shpejti.

Filed Under: Analiza Tagged With: Paul Krugman, Testi grek i Evropës, The New York Times

Masakra e Biohorit në Natën e Bozhiqëve të 43-tës (II)

January 31, 2015 by dgreca

Vuajtjet e popullit në viset veriore të trojeve Shqipatare janë përshkallëzuar sidomos në periudhën nga 5 janari deri më 7 shkurt të vitit 1943 kur është kryer gjenocid i pa parë kundër popullsisë së besimit islam të këtyre trevave. Sipas dëshmive të dokumentuara në këtë periudhë janë masakruar rreth 9200 njerëz. Popullsia e kësaj treve është persekutuar pa dallim gjuhe, përkatësie kombëtare (shqiptarë apo boshnjakë). Kjo ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore – luftë e cila për çetnikët kishte edhe karakter “kryqëzate”./
Nga Ismet Azizi/
Gjenocidi serbomadh mori formë të organizuar shtetërore qysh në vitin 1844, me programin “Naçertanija” të Ilia Garashaninit, ish-ministër i Punëve të Brendshme të Principatës së Serbisë, për të vazhduar me projektin e Vlladan Gjeorgjeviqit, më 1908. Pas reformës agrare, vazhdohet me programin kolonizimit i cili paraqitet në parlament në Beograd në formë memorandumi me titull “Shpërngulja e Arnautëve”, më 7 mars 1937, nga Vaso Çubrilloviç, ku tregoheshin mënyrat çnjerëzore që duhej të përdorte shteti serb për zhdukjen e shqiptarëve. Elaborati i titulluar “Projekt-raport për Shqipërinë”, i cili u promovua nga nobelisti i mëvonshëm Ivo Andriq, më 30 janar 1939, paraqet planet për zhdukjen e shqiptarëve dhe shtetit shqiptar. Ndërsa projekti i Stefan Moleviçit, i 30 qershorit i viti 1941, parasheh fshirjen e Shqipërisë nga harta ballkanike dhe zhdukjen totale të shqiptarëve, program të cilin u mundua ta realizoj edhe Drazha Mihailloviq gjatë Luftës së Dytë Botërore, sidomos në viset veriore të trojeve Shqiptare.
Historiografia shqiptare në dy dekadat e fundit ka bërë përpjekje të dukshme për zbardhjen e ngjarjeve dhe zhvillimeve politiko-ushtarake në trevat etnike shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për këtë qëllim janë organizuar me dhjetëra simpoziume shkencore në Tiranë, Prishtinë, Shkup etj, në të cilat janë ofruar fakte dhe dëshmi të pakontestueshme për krimin dhe gjenocidin ndaj popullsisë civile shqiptare nga ana e forcave të ndryshme pushtuese çetnike e komuniste.
Krimet çetnike-komuniste janë kryer në vijimësi, sa herë që u është dhënë mundësia, e që për fat të keq deri më sot kanë ngelur në errësirë.

Të dhënat burimore flasin qartë se forcat serbo-malazeze çetnike të përkrahura me logjistikë dhe me armë nga ushtria italiane, shkatërruan përtokë 82 fshatra në Krahinën e Bihorit në Sanxhak, më 5 – 6 janar të vitit 1943. Këto forca çetnike serbo-malazeze i ka udhëhequr nga krimineli i njohur Pavle Gjurishiq. Siç bëjnë të ditur dokumentet arkivore shqiptare, brenda dy ditëve janë vrarë, therur, dhe masakruar në forma të daytime, mbi 4 628 banorë shqiptarë. Qindra të tjerë janë zënë rob (shumica gra e vajza të reja) kurse mbi 15.000 janë detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre për t’u vendosur në vende më të sigurta. Krahina e Bihorit ishte zonë neutrale midis vijës së demarkacionit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, e cila mbikëqyrej nga autoritetet civile e ushtarake italiane.
Bihori i Sanxhakut ishte lënë zonë e demarkacionit midis zonës së interesit gjerman (Serbisë së regjimit të Nediqit), zonës italiane (Mbretërisë së Malit të Zi) dhe “Shqipërisë së Madhe” nën kurorën mbretërore të Italisë. Mirëpo, mbi këtë teritor kishte vu dorë Mali i Zi, me përkrahje të plotë nga ushtria fashiste italiane.
Popullsia e zonës neutrale konsideronte se për gjendjen e krijuar dhe për masakrën e Bihorit janë fajtore autoritet shqiptare sikur edhe autoritetet ushtarake italiane të Malit të Zi, për moskujdesje ndaj sajë. Sipas tyre, zona neutrale e cila nuk i takonte askujt, ishte mundësi e mirë që sersbomalazezët të realizojnë qëllimin e tyre të pastrimit etnik të kësaj treve. Qeveria shqiptare nuk kishte marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e saj. Popullata e akuzoi qeverinë sepse nuk ishte në gjendje as që ta armatoste popullin që të vetorganizohej në mbrojtjen jetës së tyre, edhe pse një gjë e tillë iu ishte premature. Madje, popullit as që iu bë me dije që të gjindej apo të vetorganizohej në këtë situatë të rëndë.
Pasi që për masakrën e Bihorit ishte dëgjuar gjithandej, qeveria e Tiranës formoi një komision i cili do ta analizonte gjendjen e krijuar në këtë trevë dhe ta njoftojnte qeverinë për masakrën e shkaktuar ndaj popullatës së Bihorit dhe pasojat e saja.
Qeveria Libohova e Mbretërisë Shqiptare e dërgoi në Bihor një komision shtetëror në krye me Nënministrin e Tokave të Lirueme, juristin Qazim Bllaca. Në komision ishte edhe Thoma Luarasi, me karrierë politike në këtë ministri, dhe tre ushtarakë të lartë italianë dhe një numër i parisë shqiptare të Dukagjinit me Demë Ali Pozharin, Emrush Miftrain, Bajram Gashin dhe disa të tjerë. Komisionin e shoqëroi një delegacion i Sanxhakut në krye me patriotin e zjarrtë shqiptar Mulla Osmanin e Petnicës .
Nga të dhënat që mblodhi ky komision, në Masakra e Bihorit nga serbo-Maliseet kishin vrarë 590 burra, 185 të therur, 119 të grirë; gra – 340 të vrara, 285 të thera, 266 të grira; fëmijë – 701 të therur, 705 të djegur, 447 të grirë. Të plagosur: burra – 359, gra – 275. Diku rreth 250 gra të reja e vajza janë deportuar në kampet çetniko-drazhiste për t’u dhunuar seksulaisht nga ushtarët serbo-malazez. Asnjë nuk shpëtoi nga thika për të dëshmuar krimin shtazarak. Ua humbën edhe varret. Pra, numri përgjithshëm i viktimave është 4 628.
Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në fondin arkivor të viti 1943 (janar – korrik), gjendet dosja nr. 5, me 57 fletë, ekzistojnë disa dokumente origjinale dërguara kryeministrit të atëhershëm të Shqipërisë Ekrem Bej Libohovës nga ana e Komisionit të zgjedhur enkas për ta konstatuar gjendjen faktike, të cilat në mënyrë të pakontestueshme dëshmohet krimi dhe gjenocidi serbo-malazias mbi banorët shqiptar të kësaj zone. Dokumentet në fjalë po vazhdojmë t‘i paraqesim në formë origjinale.

Dokumenti i II-të
“Tiranë, me 30 Kallnuer, 1943-XXI, Shkëlqesisë Ekrem bej Libohova, Kryetar i Këshillit të Ministrave
Shkëlqesi
Në vijim të kthjellimeve që patëm nderin të Ju apim mbi ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Bihor, në krahinat e Senicës e të Bjelopolës, sikurse na porositët, po paraqitim së bashku me këtë shkresë, nji relacion mbi ato mizorina, i forcuem me dhjetë copë dokumenta provuese. Shkëlqesia e Juaj e din vehtë se ç’masa duhet marrë për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve – gadi 10.000 shpirt – që janë tue vuejtun keqas, si edhe mbi çka duhet bamë qi ata mizorina mos të përsëriten dhe populli mund të shkojë në vend të vet. Edhe mbi atë pikë simbas porosisë së Juaj, e kemi dhënë mendimin tonë këshillues. Tue qenë të sigurt se Qeverija Mbretnore do t’a merrë parasysh këtë çështje me rëndësin e me ngutësin që meriton, mbeteni me shumë nderime.
N’emër të muhaxhirëve të Bihorit
P.S.
I lutemi së ndershmes Kryesi t’ia përcjellë sa më parë Kryqit të Kuq Shqiptar dokumentat origjinale, mbasi atij instituti i janë drejtue.

Promemoria mbi ngjarjet e tmerrshme në zonën e Bihorit

( Në vazhdim po japim nga pika 4 e dokumentit të Dytë në formë origjinale. I . A)

4. – Bilansi i ditëve tragjike të Bihorit, shkurtimisht, asht ky: Shtëpija të djegura 1763, burra të vramë 590; të therun 185, gra të vramë 340; gra të theruna 285, fëmijë të therun 701; të djegun 705, të grimë prej të ftohtit: fëmijë 447, gra 266, burra 119, të vdekur nga urija, të plagosur: burra 359, gra 275, të marrun rob (gra e vajza) 251. Pra, gjithsej, si mbas hetimeve të bamë me shpejti, del se të vdekurit janë 3741 dhe të plagosunit 634. Sa për 251 shpirt qi mungojnë, shumica e madhe e të cilave asht gra e vajza, këto do të jenë marrë rob qi t’u shërbejnë çetnikëve qi t’a plotësojnë veprën e tyne të turpshme e shnjerzore. I takon botës së qytetnueme t’i peshojë e t’i gjykojë këto mizorina. Mallkimi i Zotit le të bien pa mëshirë mbi ata q’i mendojnë e i kryejnë; dënimi i Drejtësis njerëzore le t’i ndëshkojë shkaktarët e kësaj kërdie qi janë tregue bisha të pashpirt.
5.- Shkaktar kryesuer i këtyre mizorinave mund të quhet Vojvoda Pavle Gjurishiq, shokët e çetat e tij. Ay paturpësisht pretendon se i asht shtrue autoriteteve ushtarake italiane të Maltzi dhe se bashkëpunon me to. Vepra kriminale e kryeme kundër Shqiptarëve të pafajshëm e të pamprojtun të Bihorit e provon plotësisht se Gjurishiqi dhe çetnikët e tij janë anmiq të betuam të fisit shqiptar. Janë gjithashtu anmiq të papajtueshëm t’Italisë: e treguen përpara dhe do t’a provojnë rishtas në ma të parin rast të volitshëm. Qi Pavle Gjurishiqi e organizoi planin e masakrit në Bihor dhe ndofta e zbatoi në vend, nuk duhet të ketë dyshim. Dëshminat e atyne q’i banë çetnikët në veprim e sipër; shenjat qi ata lanë në lamën e kërdisë s’provojnë mjaftësisht fajin e tij. Por, veç këtyne provave asht fakti se nuk mund të merret me mend qi, ndër ato vise, mund të veprojë nji çetë e madhe 4- 5 mijë vetësh pa dijen e pa lejen e tij. Në nji proklamatë të shpallun e të nënshkrueme prej tij, mbas masakrit, ay thotë tekstualisht: “Tragjedija e katundit Burgjeve ka sjellë dëshpërimin e popullit t’onë në kulm dhe ky ka eksplodue. Populli vetë asht çue me marrë gjakun dhe njëkohësisht me u mbrojtë. Kanë ndodhun tmere të pa mbajtura në mend deri më sot, qi ka qenë e pamundur me i ndalue. Komanda e çetnikëve dhe kryetarët e njësive të mija s’janë pjesëmarrës në këtë…” Qi ay gënjen pa turp, duket faqas, sepse çetnikët me uniforma e me të gjitha shenjat dalluese të tyne: ata e kryen kërdinë e jo katundarët malazias. Kjo gja asht evidente, e dukshme qartësisht, e pamohueme.
6.- Pavle Gjurishiqi flet, në Proklamatën e tij, për “tragjedinë e katundit Burgjeve” dhe, me këtë, don të thotë se faji asht i popullsis shqiptare, e cila i ka dhanë shkak munxynes së Bihorit. Kjo asht nji renë qi e akuzon dhe nuk e shfajëson. Ja si qëndron puna: Gadi dy muej ma para, malizas të katundit Burgjeve qi nuk shkojnë me Shqyptarët, mbassi shumë ndër “ta” e kanë zanat grabitjen dhe janë çetnikë, e atakuan katundin shqiptar Bular, rëmbyen 40 krenë lopë, 250 berra dhe vranë dy bari. Dy javë ma vonë, Shqiptarët e vendit, tue drojtun dhe kërcnime të tjera, u mbështjellën dhe shkuen në katundin Burgjeve, ku kishin mësue se gjindet nji pjesë e baktive të grabitun. Atje u pritën me pushkë prej çetnikëve dhe kështu u ndes nji luftë midis tyne. Përfundimi asht se u vranë disa nga të dy palët, u dogjën 5-6 shtëpi, por nuk u damtue as nji njeri qi nuk mori pjesë në luftim, as nji grue nuk u vra, as nji fëmijë nuk u plagos. Asht marri e thjeshtë të gjykohet se me ngjarjen e Burgjeve, të shkaktuese prej malaziasve, popullsia shqiptare ka provokue ahmarrjen e Bihorit. Kryeparë vihet re se katundi shqiptar Bulari, qi u ba shkak për ngjarjen e Burgjeve, as nuk gjindet midis atyne 82 katundeve që janë shkatrre prej çetnikëve.
7.- Asht jasht menç të thuhet se ndofta Shqiptarët e kanë shkaktue vet ngjarjen e Bihorit. Kryeepara ata mezi presin realizimin e idealit të tyne qi asht bashkimi me Mbretnin shqiptare. Ata e kanë kuptua mirëfilli se çdo ngatresë e trazirë në vend, shkon për dam të tyne. Ata vullnetarisht janë ba mbrojtës të qetësisë e kanë luftue kundër kryengritësve qi kërcnonin rendin e ri të vendosun n’at zonë. Ata u kanë dalë zot ushtarëve dhe karabinierëve italianë, kur këta janë ndodhur ngushtë si në ngjarjen e Beranës ku ishin rrethue nga çetnikët dhe u shliruen nga Shqiptarët -, jo për tjatër, por për njerzi e për mirënjohje kundrejt atyne ushtarëve qi kanë ardhur si shlirues të tokave shqiptare të Malitzi. Asht ky provokimi ma i randë për të cilin i fajson Pavle Gjurishiqi, sikundër del faqas nga Proklamata e tij q’u përmend ma nalt. Por, sigurisht “provokimi” asht vetëm nji fjalë për ta mbulue të vërtetën. Realiteti asht se Pavle Gjurishiqi me shokë, kundrejt Shqiptarëve nuk ban[ tjatër veç se me e zbatue planin ma të gjanë të Drazha Mihajloviqit. Baterdija e tmerrshme e Bihorit mund të thuhet se asht zbatimi i pikës së parë të Planit të kurdisun nga Mihajlloviqi, dhe të shpallun ca kohë ma parë prej Shtypit shqiptar, ku shfaqet qartas vendimi me e shfarosun popullin shqiptar t’atine krahinave.
8.- Të mjeruemit e tragjedis së Bihorit, ndër krahinat e Senicës e të Bjelopoles, nuk janë vetëm ata q’u shënuan ma nalt, në pikën 4. Janë edhe t’ikunit nga tmeri. Këta mbath e vdath kanë lanë plangun e shtëpinë dhe kanë marrë rrugën e malit dhe shumica e tyne kanë dalë përkëtej kufinit. Nji pjesë tjatër e madhe gjindet në Qendrën e Bjelopoles. Të parët janë 6- 7 shpirt, shumica në Pejë. Ata të Bjelopoles janë 4-5 shpirt. Të gjithë gjinden mos ma keq. Të plagosunit e të sëmundit janë në rezik të madh. Sëmundje të rënda dhe të rrezikshme, edhe për popullsinë e vendit, mund të shfaqen në mes të tyne. Të gjithë kanë nevojë për ndihmë të shpejtë dhe të dobishme. I takon Qeverisë mbretërore t’i vendojë e t’i zbatojë me ngutësi masat që do t’i duken ma të përshtatshme. Masat e shpejta dhe ma të nevojshme munden me u radhitë në këtë mënyrë: a) Organizimi i ndihmës, zyrtare e kombëtare, për muhazhirët të mjeruemit: strehim, veshje dhe ushqim; b) Dërgim i shpejtë mjekësh dhe barnash për të sëmundit; c) Organizimi i rikthimit të muhazhirëve nëpër vendet e tyne, pasi të vendoset atje qetësija dhe sigurija; d) Përkrahje materiale që të mundin ata t’a rifillojnë sa më parë punimin e tokës.

Filed Under: Histori Tagged With: e Bozhiqëve të 43-tës (II), Ismet hazizi, Masakra e Biohorit, në Natën

Albin Kurti: Jablanoviçi dhe Trepça- pika neuralgjike për Kosovën

January 31, 2015 by dgreca

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i tha Zërit të Amerikës se ministri Aleksandër Jablanoviç paraqet një koncept serbomadh ndërsa Trepça një shans për zhvillim të Kosovës Në Kosovë, qeveria dhe opozita po këmbejnë kritika pas protestave të së martës që u përfshinë nga dhuna, e cila la pas vetes dhjetëra të lënduar dhe shumë dëme materiale. Qeveria thotë se ato ishin përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë, ndërsa opozita mohon një gjë të tillë duke theksuar se synimi i tyre ishte në fakt forcimi i shtetit. Autoritetet ndërkombëtare po bëjnë thirrje për dialog politik dhe shmangie të veprimeve të dhunshme në protestat e paralajmëruara për javën që vjen me kërkesat për shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe sqarimin e fatit të kompleksit të minierave Trepça.
Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se këto dy çështje këto janë dy pika neuralgjike: ministri Aleksandër Jablanoviç si koncept serbomadh dhe në anën tjetër Trepça, si shans për zhvillim të Kosovës. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, ai thotë se synim i Serbisë nuk është okupimi i Kosovës, por bosnjëzimi i saj.
Zëri i Amerikës: Zoti Kurti, protestat e organizuara prej jush dhe rrjedha e tyre kanë rritur tensionet në Kosovë. Si mund të shtendoset kjo gjendje?
Albin Kurti: Ka tri javë që kanë filluar protestat në Kosovë. Fillimisht me kërkesën për shkarkimin e Jablanoviçit nga qeveria e Kosovës dhe më pas edhe me mbrojtjen e Trepçës, nëpërmjet një ligji të veçantë që e bën Trepçën ndërmarrje publike të veçantë. Dhe këto protesta kulmuan në ato dy të fundit në Prishtinë, e para më 24 janar, të shtunën që shkoi, ndërkaq tjetra të martën më 27 janar. Në protestën e fundit kishte një intervenim brutal e mizor të policisë, me ç’rast ata na trajtuan neve ashtu siç ishte deklarata e Jablanoviçit, pra si egërsira. Fillimisht na i vendosën barrierat metalike në sheshin Skënderbeu, duke mos na lejuar që të kemi lirinë e qarkullimit dhe grumbullimit paqësor dhe më pas në rrugët e Prishtinës kanë gjuajtur me pushkë të gjata, me plumba gome, me ç’rast ka pasoja prej kalimtarëve të rastit me këmbë të thyer e deri te një protestues 29 vjeçar, të cilit nuk dihet nëse do t’i shpëtojë syri, për shkak se është goditur me plumb gome në sy. Kjo ka qenë për neve e papritur, sepse nuk kemi menduar që kaq gjatë dhe kaq shumë do ta mbrojnë Jablanoviçin i cili na e mohon historinë dhe na e nëpërkëmbë dinjitetin nga pozicioni i ministrit të qeverisë së Republikës.
Zëri i Amerikës: Por, zoti Kurti në dhunën që shpërtheu posaçërisht të martën, numri më i madh i të lënduarve ishte nga radhët e policisë?
Albin Kurti: Policia rregullisht e rritë numrin e të lënduarve të saj dhe nuk ka mundësi të bëjmë kurrfarë barazimi këtu, meqenëse policia kishte pajisje të shumta dhe ishte e armatosur deri në dhëmbë, ndërkohë që përballë saj ndodheshin rinia kosovare përgjithësisht, kishte edhe të moshuar, por kryesisht ishin rini që ishin tërësisht të paarmatosur. Madje edhe gurët që u hodhën mbi policinë pas intervenimit të policisë me gaz lotsjellës dhe me shufra gome e me autoblinda, edhe ata gurë, ishin gurë që gjendeshin aty. D.m.th. merrnin gurët që tashmë ishin në rrugë. Nuk kishte askush që kishte ardhur atë ditë në protestë më gurë. Por, unë nuk mendoj që duhet ta problematizojmë reagimin qytetar të 27 janarit, por duhet ta problematizojmë faktin që prania e ministrit të Listës serbe, Jablanoviç në qeverinë e Kosovës, është dhunë e përditshme, edhe më 27 janar edhe secilën ditë para 27 janarit dhe secilën ditë pas 27 janarit. Është dhunë mbi nënat gjakovare, është dhunë mbi historinë tonë kombëtare dhe është dhunë mbi institucionet e Republikës.
Zëri i Amerikës: Për shumë kë ministri Jablanovic dhe Trepça ishin vetëm njëfarë “casus belli”, njëfarë preteksti për protestat. Pse është kaq me rëndësi ministri Jablanoviç?
Albin Kurti: Ne kemi pasur ministra serb edhe në qeveritë e mëhershme. E kemi pasur Nenad Rashiçin, ministër të punës dhe mirëqenies sociale, mirëpo ai asnjëherë nuk ka thënë që në Kosovë Serbia nuk ka bërë krime, nuk ka kryer masakra. Ai asnjëherë nuk i ka quajtur shqiptarët egërsira. Përkundrazi, e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe ka dashur gjithmonë dhe me gjithë mend të kontribuojë në integrimin e serbëve në institucionet kosovare edhe në shoqërinë kosovare. Jablanoviçi është diçka tjetër. Ne nuk kemi problem me Jablanoviçin pse është serb. Ne nuk kemi fare problem me serbët civil. Problemi me Jablanoviçin është sepse deklarata e tij, përveç se është e palejueshme, në të njëjtën kohë, ajo është shprehje e Serbisë brenda Kosovës. Pra misioni i kreut të Listës serbe, qartazi është që me deklarata të llojit të Milosheviçit e Sheshelit, ta dobësojë edhe Kosovën për nga funksionimi përbrenda edhe karshi Serbisë. Prandaj, unë besoj që tash është momenti që Jablanoviçit t’i tregohet vendi. E vendi i tij duhet të jetë jashtë qeverisë së Republikës. Pra, nuk duhet shtyrë kjo punë më vonë. Jablanovici është mbiemri i përveçëm i një ministri, por në të njëjtën kohë edhe emri i një koncepti të përgjithshëm serbomadh në Kosovë. Pra, nuk është Jablanoviçi vetëm një person i veçantë, një person i posaçëm, por në të njëjtën kohë ai është shumë më tepër se kaq. Është vet Serbia brenda Kosovës e cila po tenton të na bosnjëzojë.
Zëri i Amerikës: Në kohën kur ju ishit pjesë e bllokut politik bashkë me LDK-në AAK-në dhe Nismën për Kosovën, e dinit që nëse krijoni qeverinë këtë do ta bëni edhe me Listën serbe, Ku është problemi tani me këtë listë?
Albin Kurti: Në muajin korrik të vitit 2014, Jablanoviçi pat deklaruar qe ai nuk ka problem me Vetëvendosjen, por Vetëvendosja ka me Serbinë. Pak ditë pas kësaj deklarate e thirrën në Beograd komplet Listën serbe dhe që prej atëherë ata filluan të thonë që ata nuk hyjnë në qeverinë e Republikës nëse është Vetëvendosje aty. Dhe filluan ta luftojnë Vetëvendosjen sikurse dikur UÇK-në. Me të njëjtin fjalor dhe me të njëjtin diskurs në përgjithësi. Tash Jablanoviçi e tha këtë deklaratë nga pozita e ministrit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Nuk e tha nga pozita e deputetit. Kur u bë ministër e tha kësisoj, prandaj kjo është e patolerueshme. Dhe Lista serbe është formuar nga marrëveshja (Hashim) Thaçi – (Ivica) Daçiç e Brukselit, me ç’rast, Daçiçi na e pat caktuar edhe datën e zgjedhjeve lokale të fundit, 3 nëntorin e vitit 2013. Pra, Lista serbe është njëlloj formacioni që doli nga marrëveshja Thaçi – Daçiç, e cila në njërën anë e sajoi këtë formacion dhe në anën tjetër do të orvaten që ta sajojnë edhe asociacionin e komunave me shumicë serbe si një lloj entiteti i veçantë brenda Kosovës. Çështja është se nuk kishim iluzione për listën serbe. Mirëpo, ne në të njëjtën kohë kemi mundur që ta kemi sërish Nenad Rashiçin sërish ministër e jo Jablanoviçin. Sidomos, jo një ministër serb i cili na quan egërsira dhe të njëjtën kohë mohon masakrat e Serbisë. Unë kurrë nuk e kam takuar Jablanoviçin. Sa kemi bashkëpunuar me bllokun opozitar, unë nuk e kam takuar asnjëherë Jablanoviçin. Nuk e di të tjerët kush sa herë e ka takuar, por e di që e kanë takuar. Unë nuk e kam takuar asnjëherë. Unë e kam takuar në një takim të përbashkët me Mustafën edhe Haradinajn dhe Nenad Rashiçin, i cili e mbaj mend shumë mirë, pat thënë që mua më pëlqen ideja e Vetëvendosjes, dialog me serbët e Kosovës për zhvillim. Pra ai vet pat thënë kësisoj. Pra, nuk i fus unë të gjithë serbët në një thes, ashtu qysh nuk i fus as të gjithë shqiptarët në një thes. Ju po e shihni që disa prej kundërshtarëve të Vetëvendosjes dhe njerëzit që më së shumti hedhin gurë e dru ndaj meje, janë pikërisht shqiptarë.
Zëri i Amerikës: A nuk po humbet shumë energji në çështjen Jablanoviç, që fundi i fundit me deklarata e tij do t’i kushtonte më shumë qeverisë sesa juve?
Albin Kurti: Veçse ka disa themele të popullit dhe të institucioneve që janë të padiskutueshme. Nuk mundet dikush të na thotë neve tash që këtu s’paska pasur masakra. Sepse ai po e përgatitë shtegun për ta kthyer Serbinë në Kosovë me këto deklarime. Ne e dimë që edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, një ndër argumentet kryesore, në fakt kryesori që është përdorur prej të gjithë atyre që morën anën e Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë, ishte pikërisht krimet e Serbisë. Dhe tash ky vjen edhe godet aty.
Zëri i Amerikës: Por, ky nuk mund ta ndryshojë historinë zoti Kurti. Mendoj që është deklaratë shumë e fortë që ai po e kthen Serbinë në Kosovë?
Albin Kurti: Jo, ai po e hap shtegun për një synim të Serbisë, e cila nuk do tash ta okupojë krejt Kosovën, por ta bosnjëzojë atë. Nuk po them që qëllimi është që Serbia ta okupojë krejt Kosovën. Serbia dëshiron që ta bosnjëzojë Kosovën me një entitet të veçantë, ku thuhet, krime ka pasur nga të dyja palët në fund të fundit. Por, para se të thuhet se krime ka pasur nga të dyja palët, së pari sulmohen krimet e Serbisë në Kosovë, duke tentuar së paku të minimizohen ato. Natyrisht që ne të gjithë e dimë që ka pasur krime të Serbisë në Kosovë dhe natyrisht që Jablanoviçi nuk ja ndryshon askujt mendjen me deklaratën e tij. Por, kjo është asfaltim për synimet hegjemoniste të Serbisë. Besoj që të gjithë qytetarët e kanë parë që mos shkarkimi i Jablanoviçit nga Mustafa, është papërgjegjësi e jashtëzakonshme e Mustafës, meqenëse kryeministri nuk është përgjegjës vetëm kur vepron, por edhe atëherë kur nuk vepron e do të duhej. Unë nuk e kuptoj bash tërësisht, si bëhet që Mustafa e merr ne mbrojtje Jablanoviçin, si bëhet që ai e minimizon deklaratën e Jablanoviçit dhe në të njëjtën kohë, si bëhet që Mustafa nuk e kupton që duke e mbrojtur Jablanoviçin, u jep leje Jablanoviçëve që ta përsërisin atë deklaratë. Me vet faktin që ti nuk reagon ndaj një deklarate të tillë, përmes shkarkimit si kryeministër, kjo shndërrohet në leje për deklarata të tilla në të ardhmen. Prandaj, ky është momenti kur duhet ndalur njerëzit e tillë.
Zëri i Amerikës: Hipotetikisht ta zëmë që qeveria shkarkon Jablanoviçin dhe kësisoj nxit reagimin e Listës serbe e cila mund të tërhiqet nga qeveria dhe ta çojë vendin në një situatë kur ai do të detyrohej të shkojë në zgjedhje të reja. Kush mendoni se do të fitonte zgjedhjet? Çfarë nëse do të kishte sërish një situatë të njëjtë politike?
Albin Kurti: Besoj që ka gjëra për popullin, shoqërinë, kombin, shtetin tonë më të rëndësishme sesa mundësia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Nuk po të mbetet Republika as në letër nëse tolerohet deklarata e Jablanoviçit dhe vazhdon të sulmohet Trepça. Pra, këto janë dy pika neuralgjike: Jablanoviçi si koncept serbomadh dhe në anën tjetër, Trepça, jo vetëm si krenari e popullit tonë, por edhe si shans për zhvillim në të ardhmen. Këto janë tejet më të rëndësishme se çfarëdo zgjedhjesh për të cilat unë tash as nuk dua të flas as të mendoj.
Zëri i Amerikës: A po synoni në njëfarë mënyre, siç ka thënë edhe qeveria, që ta merrni pushtetin nëpërmjet rrugës që sigurisht do të nënkuptonte rrëzimin e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja?
Albin Kurti: Ata nuk janë në gjendje të mendojnë më shumë dhe përtej pushtetit të tyre, andaj edhe tash po e mbajnë pushtetin me dhunë dhe duke e mbajtur pushtetin me dhunë, dëshirojnë që të na fajësojnë neve se po duam t’ua marrim atë. Askush nuk po dëshiron t’ua marr pushtetin. Ne po duam që të mos lejojmë që ministër në qeverinë e Republikës së Kosovës edhe më tutje të jetë Jablanoviçi dhe që të na e kthejnë ligjin për Trepçën që e bën Trepçën ndërmarrje publike, sepse pa Trepçën ne nuk e kemi shansin për zhvillim industrial të ekonomisë dhe vendit tonë.
Zëri i Amerikës: Por qeveria thotë se tashmë e shpëtoi Trepçën nga falimentimi me ligjin për ndërmarrjet dhe pasuritë e tyre dhe tash duhet ligj i veçantë por i cili kërkon kohë?
Albin Kurti: Këta e sollën ne seancën e 19 janarit një projektligj, mirëpo e tërhoqën për shkak të diktatit të (Aleksandër) Vuçiçit. Ishte Vuçiçi i cili menjëherë deklaroi kundër projektligjit të tillë i cili bëri që Mustafa në seancë të jashtëzakonshme, që e thirri vet si kryeministër, sepse ka të drejtë në bazë të rregullores së punës së kuvendit, ta tërheqë atë dhe ta sjellë një tjetër që sjell një lloj moratoriumi 18 muajsh, që nuk është zgjidhje, sepse asetet e Trepçës, vazhdojnë që të rrënohen…
Zëri i Amërikës: Por a nuk krijon hapësirë për zgjidhje zoti Kurti?
Albin Kurti: Po, pse jo ai ligji i parë menjëherë?. Trepça ka nevojë urgjente për t’u zhvilluar. Këta nuk shpëtojnë asgjë. Ne mendojmë që duhet t’i shpëtojmë qytetarët prej kësaj qeverie e cila nuk e shkarkon Jablanoviçin dhe vazhdon ta mbajë Trepçën të pazhvilluar. Tash, ju e dini që kryeministri Mustafa ka thirrur disa seanca të jashtëzakonshme të kuvendit. Mirëpo, në javën kur kemi pasur dy protesta shumë të fuqishme, me 24 janar dhe me 27 janar, nuk thirrën seancë kuvendi. Në njërën anë thonë që dialogu duhet të jetë në kuvend, e në anën tjetër ata komunikojnë me neve përmes dhunës policore.
Zëri i Amerikës: Por, ju e nxorët debatin në rrugë, sipas qeverisë, zoti Kurti?
Albin Kurti: Po, kryeministri Mustafa ka mundur të thërras seancë të jashtëzakonshme pas protestës masive të 24 janarit. Të hënën më 26 janar, para protestës së 27 janarit, kemi mundur të kemi seancë kuvendi. Pse nuk e thirri? Jo, sepse ai po dëshiron që me neve të komunikojë përmes dhunës policore.
Zëri i Amerikës: Ju thoni se dëshironi ta shpëtoni qytetarin nga kjo qeveri. Si?
Albin Kurti: Shikoni. Me këto protesta paqësore, ne rrugët e Prishtinës po i shndërrojmë në sheshe, për shkak se sheshi është bërë rruga në të cilën e mbrojmë edhe Republikën, edhe historinë edhe dinjitetin edhe Trepçën edhe qytetarin e republikës i cili është në shesh tashmë. Pra, kur institucionet e mbajnë dhe e mbrojnë deklaratën fashiste, raciste të përfaqësuesit të Serbisë kundër shqiptarëve, natyrisht që ato institucione bëhen të pamjaftueshme. Dhe po e them edhe njëherë, në javën që shkoi nuk thirrën seancë të jashtëzakonshme, ndërkohë që kryeministri ka mundur ta bëjë këtë. Ndërkaq ne si opozitë nuk i mbledhim dot 40 nënshkrime, meqenëse Vetëvendosje edhe kur t’i bashkohen deputetët e AAK-së dhe Nismës, i ka 33 deputetë.
Zëri i Amerikës: Moratoriumi që u vendos mbi Trepçën nuk e ndryshon gjendjen e saj që është tash e 16 vjet e njëjta. Pra Trepça nuk doli sot. Pse pikërisht tash është shndërruar në pretekst?
Albin Kurti: Besoj se kjo vjen për shkak se Serbia dëshiron ta hapë si temë në bisedimet e Brukselit. Dhe ky është momenti që në aspektin legal juridik, ta vulosim Trepçën si ndërmarrje publike të Republikës së Kosovës dhe ta lidhim me Kuvendin e Republikës me një shumicë prej 80 votash për çfarëdo ndryshimi të saj. Trepça ka nevojë që t’i shtohet vlera përmes investimeve. Në bazë të ekspertëve të Vetëvendosjes, nëse investohen në Trepçë, është një kalkulim i gjatë, 177 milion euro, atëherë nga eksporti i metaleve të përpunuara dhe gjysmë të përpunuara qysh në vitin e parë do të mund të merrnim 450 milion euro, sipas çmimeve të tregut botëror që janë sot. Është absurde që ne të flasim për borxhet e Trepçës në kohën kur nuk kemi marrë pjesë në sukcesionin e ish Jugosllavisë, kur plani i (Martti) Ahtisaarit na ven pjesë të borxhit të jashtëm të Serbisë, që është e padrejtë dhe kur Serbia nuk na i ka paguar dëmet e luftës. Ndërkohë që janë këto tri padrejtësi, të flitet për borxhet e Trepçës, është e padrejtë. Dhe mos harroni që vlera e Trepçës është shumëfish më e lartë se çfarëdo borxhi i pretenduar, me ç’rast shumica e atyre pretendimeve në fakt janë false. Siç e ka thënë edhe eksperti i Vetëvendosjes, Nazmi Mikullovci, ne nuk kemi pse t’i frikohemi gjykatave dhe ligjit, sepse me to do të fitojmë duke dëshmuar që Trepça është e jona.
Zëri i Amerikës: Çështja e dëmeve të luftës, e trashëgimisë së ish Jugosllavisë janë çështje që duhet të diskutohen në një tryezë bisedimesh dhe kjo pritet të ndodhë pikërisht në bisedimet që aktualisht zhvillohen me ndërmjetësimin e BE-së, që ju vazhdoni t’i kundërshtoni. Përse zoti Kurti?
Albin Kurti: Dialogu i deritashëm që është zhvilluar me Serbinë ka qenë pa kushte për Serbinë e për çështje të brendshme të Kosovës. Rrjedhimisht rezultati nuk ka mundur të jetë i drejtë. Ne nuk jemi kundër dialogut si të tillë, por jemi kundër këtij dialogu i cili e bën Kosovën temë e Serbinë përcaktuese të agjendës. Serbia duhet të plotësojë një mori kushtesh para se të kualifikohet për të dialoguar me neve. Dhe ne pa e konfirmuar kësisoj subjektivitetin politik dhe sovranitetin shtetëror, besoni Serbia do të bëhet gjithnjë e më e keqe dhe situata në Kosovë gjithnjë e më e rënduar.
Zëri i Amerikës: Për javën e ardhshme keni paralajmëruar sërish protestë. A jeni të gatshëm të punoni për të shmangur dhunën dhe të distancoheni prej saj, sepse jeni kritikuar që nuk po e bëni këtë?
Albin Kurti: Ne kërkojmë që policia të mos vendosë barriera metalike në sheshin Skënderbe. Ne e dimë që qeveria e ka ndarë veten nga Skënderbeu nëpërmjet grilave. Nuk ka nevojë që të na vendosë barriera metalike të na ndajë edhe neve nga Skënderbeu dhe ta gjymtojë sheshin. Sheshi është i qytetarëve. Tash, ka sheshe pa republikës, por nuk ka republike pa shesh. Dhe atë ditë më 4 shkurt, të mërkurën e ardhshme pra, në do të grumbullohemi tek përmendorja e Zahir Pajazitit në ora 12 dhe do të marshojmë drejt sheshit Skënderbe, me ç’rast do të kemi kujdestarët tanë që do të kujdesen që protesta të jetë tërësisht paqësore. Mirëpo, shpresojmë që policia nuk do t’i sjellë ato barriera metalike dhe nuk ta sjell atë armatim në shesh, të cilin qartazi më 27 janar nuk e solli për ta ekspozuar, por për ta përdorur.

Filed Under: Interviste Tagged With: Albin Kurti, Jablanoviçi dhe Trepça- pika, neuralgjike, per Kosoven

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT