Në 9-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në Prishtinë do të mbahen një sërë ceremonish përkujtimore. Fillimisht janë parashikuar homazhe tek varri i tij në Velani dhe vizita në familjen Rugova, ndërkaq në orët e pasdites do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. Ai ka vdekur më 21 janar të vitit 2006 ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
***
Archives for January 2015
Presidentja e Kosovës takon Papa Françeskun
Papa Françesku bekon Kosovën, Jahjaga i dhuron një kristal nga Trepça/
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan në audiencë private nga Papa Françesku.
Në një njoftim të presidencës thuhet se ajo në një takim mbi 40 minutësh e njoftoi mikpritësin e saj për zhvillimet në Kosovë dhe shfaqi shpresën për njohje të pavarësisë së saj nga Vatikani, duke vlerësuar siç thuhet, rolin mbështetës të Selisë së shenjtë për Kosovën në periudhat e rënda të historisë së saj.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot, si një shtet i ri në Evropë, ka kaluar nëpër një histori të rëndë të represionit dhe të spastrimit etnik dhe se në themelet e ndërtimit të saj ajo ka sakrificën individuale dhe kolektive. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova sot është e njohur nga 108 shtete të botës, duke shfaqur shpresën se edhe Selia e Shenjtë do të vendos që ta mbështes vizionin e një Kosovë të pavarur dhe demokratike.
Presidentja Jahjaga, tha se Kosova sot është një shtet laik por gjithashtu edhe një rrëfim frymëzues i harmonisë ndërfetare dhe i barazisë ndërmjet të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Ajo tha se pas përfundimit të luftës në përpjekje për të ruajtur karakterin shumetnike dhe shumkulturor, Kosova ka garantuar të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe gjithashtu ka vazhduar ta forcojë dialogun ndërfetar, duke u mundësuar udhëheqësve të të tri besimeve të ndërtojnë marrëdhënie të ngushta ndërmjet vete.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot shënon një rrëfim suksesi të përbashkët të popullit dhe të institucioneve ë saj si dhe të bashkësisë ndërkombëtare, si një faktor i rëndësishëm i paqes e qëndrueshmërisë dhe nxitëse e fqinjësisë së mirë, duke hapur rrugën e saj drejt integrimeve evropiane, për të cilën ka konsensus të plotë të të gjithë qytetarëve të saj pa dallim, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentes së Kosovës.
NJOFTIM I FAMILJES GASHI NE NJU JORK
FOTO: XHEVDET (IMER) GASHI(1969-2015)/
Njoftojmë miqtë, shokët, dashamirët dhe të afërmit se me rastin e vdekjes te vellaut tone te dashur XHEVDET GASHI, që ndërroi jetë papritmas ne moshen 46 vjeçarë, në Pejë me datën 2 Janar 2015, I ndnjeri u varros me nderime në Pejë me datën 3 Janar, 2015.
Ramadan Gashi me vellezer, kusheri dhe miq, hapin të pame për burra e gra me datën 25 Janar 2015 (ditë e Dielë) prej orës 10 AM-5PM, në “Royal Regency Hotel” 165 Tuckahoe Road, Yonkers, NY 10710. Tel. 914 476-6200
Tel: i familjes Gashi: 212 534-7321
Përkujtohet 95-vjetori i Kongresit të Lushnjës, themelet e një shteti të pavarur
Duke nisur nga dita e djeshme qyteti i Lushnjës do të shfaqë për publikun e tij një sërë aktivitetesh të rëndësishme për të përkujtuar 95 vjetorin e Kongresit të Lushnjes, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë, ku u morën vendime të mëdha, mes të cilave edhe shpallja e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë. Kryetari i Bashkisë, Fatos Tushe duke bërë të ditur axhendën, ftoi të gjithë qytetarët e vendit që me 21 janar të bëhen pjesë e festimeve të kesaj ngjarjeje me rëndësi të veçantë historike. Sipas kryebashkiakut, krijimi i shtetit të parë shqiptar dhe shpallja e Tiranës kryeqytet ishin momentet më të rëndësishme për fatet e Shqipërisë. Në 95-vjetorin e Kongresit të Lushnjes, dje iu dha titulli “Qytetar Nderi” akademikut Rexhep Qosja dhe Konsullit britanik Eden, ndërsa më datë 21 janar, duke nisur që nga ora 10.00, Bashkia e qytetit do të ketë pritje për qytetarët. Në orën 10.30 do të mbahet përurimi i Monumentit të Kongresit të Lushnjës, duke vijuar me vizitë në Shtëpinë e Kongresit të Lushnjës dhe për të përfunduar me një takim solemn në Qendrën Kulturore “Vaçe Zela”. Kongresi i Lushnjës miratoi një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Ai u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga, ku morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria, qëllimi i të cilëve ishte studimi i situatës së brendshme e të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin e Shqipërisë. Kongresi i Lushnjës ka peshën dhe përmasat e një rëndësie të veçantë për historinë tonë kombëtare. Në punimet e tij, kongresi mori vendime të rëndësisë së veçantë, si ato për organizimin e një kryengritje të përgjithshme popullore kundër pushtuesve të huaj, të cilat pretendonin copëtimin dhe gllabërimin e tokave shqiptare. Ishin vendimet e këtij Kongresi që si rezultat pasuan me lindjen e lëvizjes së fuqishme mbarëpopullore në Shqipëri. Kongresi i Lushnjës punimet e veta i filloi më 28 janar të vitit 1920, të cilat zgjatën deri me 31 janar të atij muaji. Në punimet e Kongresit morën pjesë dhe e përfaqësuan vendin mbi 50 delegatë, ku përfaqësoheshin gati të gjitha viset e Shqipërisë.
Në këtë kohë Shqipëria pothuajse ishte e pushtuar nga forcat e huaja me synime grabitqare, ndërkaq “Konferenca e paqes”, e cila u mbajt në Paris (më 18 janar 1919), duke përmbushur ambiciet e mbretërive gllabëruese, miratoi dhe mbështeti pretendimet e tri monarkive fqinje, atë të Italisë, Greqisë dhe Serbisë përkatësisht mbretërisë SKS, për ta ndarë Shqipërinë duke refuzuar kështu kërkesat e delegacionit shqiptar për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetin e shtetit shqiptar, për të rishikuar kufijtë në favor të Shqipërisë dhe për të përfshirë brenda tyre të gjitha territoret shqiptare, të cilat padrejtësisht ia kishin shkëputur Shqipërisë më 1878 dhe më 1913. Patriotë e diplomatë shqiptarë të kohës, duke e vërejtur se ekziston rreziku real për një pushtim të plotë të Shqipërisë, si dhe duke e parë se qeveria e përkohshme shqiptare e dalë nga Kongresi i Durrësit (1918), po ndiqte politikën e nënshtrimit ndaj pushtuesve italian, vendosën që të mblidhen për të marrë hapa të mëtejmë për fatin e atdheut. Vendimet e Kongresit kishin një rëndësi të madhe historike por edhe politike për Shqipërinë që hodhën poshtë planet antishqiptare të “Konferencës së Paqes” së Parisit dhe ku njëkohësisht u zotuan dhe u betuan që të mbrohej me çdo kusht tërësia territoriale e shtetit shqiptar. Kongresi i dërgoi një letër-protestë kryetarit të Konferencës së Paqes në Paris ku thuhej prerë se: “Ne shqiptarët jemi gati që të derdhim edhe pikën e fundit të gjakut tonë, kundër çdo vendimi që do të vinte në rrezik tërësinë territoriale, sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë!” Në të njëjtën kohë u miratua edhe akti kushtetues ku u përcaktua sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar, të paraqitura nga organet e zgjedhura që do të kryenin funksionin e kryetarit të shtetit, derisa ky të caktohej përfundimisht nga asambleja kushtetuese. Po ashtu kongresi emëroi edhe Këshillin Kombëtar që përbëhej prej 37 vetash e që do të kryente funksionin e parlamentit. Kongresi i Lushnjës mori vendimin e duhur dhe shumë të guximshëm, duke e larguar kështu Qeverinë e Përkohshme të Durrësit nga skena politike dhe duke emëruar një Qeveri të re, e cila do të kryesohej nga Sulejman Delvina. Qeveria e Delvinës iu kundërvu me sukses politikës shoviniste të shteteve fqinje. Ajo bashkoi nën një pushtet të vetëm pjesën dërmuese të vendit, duke e udhëhequr me sukses luftën për çlirimin e plotë të tokave tona.
ryeqytet i Shqipërisë. Kongresi është ngjarje e një rëndësie të veçantë historike për kombin tonë, e cila tregoi se me një bashkim të mirëfilltë e të përgjithshëm kombëtar, liria është e arritshme. Mbajtja e Kongresit të Lushnjës, pa harruar të tjera ngjarje me peshë historike, përbën një tjetër periudhë të shënuar të konsolidimit të shtetit shqiptar.
Koncertet e mëdha të Vjenës!
Nga Fahri XHARRA/
“Austria jo vetëm që njohu Europën me shqiptarët por e bëri Shqiperinë shtet,se mos ishte ajo sot ishim as nuk ishim ketu ku jemi Thedor Ipeni ishte pjese e aksionit austriak per Shqiperine dhe ka shkruar nen direktivat e mnistrise se jashtme austriake (Elena Kocaqi, historiane)”.
Koncertet e Vjenes në nderim të kombit tonë luheshin dhe luhen ende .Koncerti i fundit i vitit të Ri 2015 , me melodinë shqipe të lozur nga vetë shqiptarët ia përcolli botës mesazhin e përjetshëm që në Ballkan jeton ende shpirti shqiptar në tokat e veta.Nuk e di se si duhet lexuar gjuhën diplomatike të shprehur nëpër mjet të muzikës; një gjuhë që më duket më shumë e kuptuan ata që nuk e deshtën mesazhin se sa ne që , neve që na ishte drejtuar.
Koncertet e mëdha të Vjenës gjatë historisë sonë të re janë luajtur me instrumente të ndryshme , por gjithëmonë me të njejtin qëllim për mbrojtjen e këtij populli të pa mbrojtur nga askush dhe mbrojtjen e tokave të po këtij populli që duheshin “rrafshuar” nga historia e saj nga ata të cilët edhe sot e kësaj dite e kanë të njejtin qëllim.
Monarkia austro-hungareze nxori një vistër emrash të njohur siç janë: Hahn, Meyer, Jokl, Bopp, Miklosich, Šufflay, Patsch, Steinmetz, Lambertz, Thalloczy, Ippen, Haberlandt, të cilët në mënyrë permanente u morën me shqiptarët, dhe nxitësja kryesore e këtij interesimi të planifikuar vlerash shqiptare ishte vetë krijimi i shtetit dhe ruajtja e kombit shqiptar.
Koncertet e dirigjuara në Vjenë e të luajtura për Shqipërinë , nga ta që i përmendem më lartë ishe me instrumentat e pendës , pendë e cila e krijoj simfoninë e pavdekshem shqiptare , simfoni e cila gjallon edhe sot e kësaj dite.
As qeveritarët dhe as akademikët tanë nuk i dhanë kurrë rëndësi asaj që sado pak dhe me më shumë falemnderim të trajtohet figura e Theodor Anton Ippenit, hebreut austriak që ia rizbuloi Europës, Shqipërinë; që sado pak të përmend njeriun që kishte nxjerrë me aq hollësi në dritën e botës shkencore të kaluarën e vjetër të Shqipërisë. Ky njeri i madh i Austro Hungarisë , përveç shkruarjës së të vërtetës për ne “kishte ndihmuar prapa kuintave të diplomacisë në mënyrë vendimtare në krijimin e shtetit shqiptar, i cili themi se pa Ippenin, si të vetmin ekspert të çështjeve shqiptare në Konferencën e Londrës do të ishte katandisur edhe më keq nga sa doli me dhimbje në vitin 1913.”(A.K)
Por , të jemi falëmnderues e që jemi me siguri , herët në vitin 1912 Kontit Leopold Berthold i ngutej, e donte një njeri të besueshëm që s`i del fjala, e donte një përkthyes e shkuar përkthyesi, sepse ai kishte për t`u takuar me Ismail Qemailin për t`i thënë se kishte ardhur koha e shqiptarëve. Çfarë mrekullie e fatit , të gjëndet dikush në botë dhe të jep shenjat e forta se kishte ardhur koha e shqiptarëve , koha e duhur par 500 vjetësh robërie.
A nuk ishte ky një një koncert i madh i Vjenës ? A nuk u mblodh oguri i bardhë për kombin tonë ?
Në Vjenë më 1912-n, ”nëpunësit e Ministrisë Jashtme në Vjenë kërkuan kolegun e tij, Atë Anton Harapin. Mbasi ai ishte kthye në Shqipni, atëherë (Davidin) e mueren me urgjencë dhe e çuen në Vjenë. Aty e shtinë në nji zyrë dhe e bane me u betue se nuk do t’i nxirrte kurr sekretet. E mueren si përkthyes ndër bisedimet që Ministri i Jashtëm Berthold do të zhvillonte me Ismail Kemal Bej Vlorën…(“Dushman – Temali në rrjedhje të kohëve”, Ndoc Ndoja). Dhe përkthimin e udhëhoqi Atë David Pepa. Kush ishte Atë David Pepa- që Austria ia besoi sekretin shtetëror? Atë Davidi shquhet për veprimtari të madhe atdhetare në kontributin e tij si përkthyes i gjermanishtes në shqip në takimin e ministrit të Jashtëm të Perandorisë Austro – Hungareze, Konti Leopold Bertholdi me Ismail Qemalin në Vjenë në prag të Pavarësisë së Shqipërisë…..
Vjena e luante “Simfoninë e madhe Shqiptare “ me violinat më të mira të zgjedhura nga dirigjenti Bertchold .
“Atëherë Bertholdi i parashtroi Ismail Kemal Beut që të delte sa ma pare në Shqipni për të shpallë pamvarsinë. Ismaili iu përgjigj: “Mirë se flamurin e kam, por nuk kam shtizë ku ta naltoj, dhe flamurin pa shtizë e merr çdo erë që fryn”. Atëherë Konti Berthold iu përgjigj:”Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.” Kishte ba që 40 mijë trupa të niseshin nga Bosnja në kufi të Malit të Zi. Ismail Beu plot gëzim iu përgjigj: “Kështu po, jam gadi, se vetëm kjo asht garanci për shtetin e ri shqiptar.”
Të shofim një ngjajshmëri me sot : “Sipas shënimeve serbe, problemi i madh i shqiptarëve të kohës së pavarësisë dhe para saj ishte ndarja sa u përket ideve nacionale dhe nacionaliste në atë kohë: ishin të shkapërderdhura në tri segmente: ato në brendi, ato në periferi dhe të atyre që jetonin jashtë ”shtetit”. Të brendshmit ishin shumë konservatorë; sepse me besimin e madh ne solidaritetin mysliman (së bashku me Turqinë) ata i dëshpëronin shqiptarët e diasporës. Ata të brendshmit ushqenin ende një mentalitet feudal, të cilët mendonin që Shqipërisë i duheshin shumë dekada para se të bëhet gati për nacionalizëm dhe kufij, çka tregonte një amulli ndaj atyre të jashtmëve që punonin në këtë drejtim. Dhe është plotësisht e kuptueshme pse shqiptarët patriotë e ndien të nevojshme për një Rilindje Kombëtare., “
“Që prej vitit 1896 Ministria e Jashtme austro-hungaeze do të ndërmerrte një aksion energjik lidhur me Shqiperinë.Se pari asaj i nevojitej një konsullatë me perbërje sa më të mirë,me njerëz që i njihnin mirë rrethanat shqiptare,i duheshin njerëz, të cilët e njihnin mirë vendin,popullin dhe gjuhën shqipe .” Pra ,Vjena e donte një përgatitje të mirë për një koncert të madh historik historik .
Dirigjenti madh i kocerteve të Vjenës Konti Berhtold e kishte përkrahjen e madhe apo si quhej në diplomaci ”çekun e bardhë” të Gjermanisë në vendimin e Austo-Hungarisë për ”luftë me të gjithë” që e pengonin Pavarësinë e Shqipërisë…..
Dhe kocertet e Vjenës vazhdojnë !
- « Previous Page
- 1
- …
- 28
- 29
- 30
- 31
- 32
- …
- 68
- Next Page »