• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2015

“Beu” i Surrelit dhe përmbytja

February 5, 2015 by dgreca

Nga Sali BERISHA/
Rama sillet si beu i Surrelit për të shmangur detyrimet ndaj të përmbyturve. Nuk shpall gjendjen e emergjencës! Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, në një kohë kur prej pesë ditësh gjendja në Komunën Novoselë të Vlorës dhe Darzezë të Fierit mbetet shumë e rëndë. Ishte fat i madh që nuk pati humbje në jetë njerëzish dhe për këtë meritojnë falënderim dhe mirënjohje të gjithë ata që shpëtuan qytetarë në rrezik për jetën. Mendoj se mos shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, së paku në qarqet Vlorë dhe Fier, është një papërgjegjshmëri e jashtëzakonshme e qeverisë!
Përmasat e përmbytjes, rrezikshmëria e pasojave të saj, dëmet e mëdha të shkaktuara, justifikonin dhe justifikojnë edhe sot shpallje e gjendjes së emergjencës së paku në qarqet Fier dhe Vlorë. Por Edi Rama dhe qeveria e tij, në kohën kur Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Fieri dhe Vlora ishin në mëshirën e Vjosës dhe tërbimit të saj, zhgërryheshin në orgjitë e weekendit të radhës apo siç del tani kishin marrë çiften dhe gjuanin derra dhe lepuj.
Për gjendjet e fatkeqësive natyrore shteti ka një ligj që detyron Kryeministrin të caktojë fondet dhe të mobilizojë të gjitha burimet si dhe të ngrejë me shpejtësi të gjithë infrastrukturën e shpëtim kërkimit, evakuimit, sistemimit, sanifikimit, vlerësimit të dëmit dhe zhdëmtimit të tij.
Sigurisht që ata që paguhen për përballimin e këtyre situatave e dinë mirë dhe kanë njoftuar edhe Ramën për ekzistencën e këtij ligji. Por gjendja e emergjencës nuk u shpall, sepse duhej kaluar pa shqetësim weekendi dhe se zhdëmtimi i të përmbyturve nuk duhet të bëhet sipas ligjit.
Me këtë rast i them Ramës se Gjirokastra, Novosela, Darzeza etj., nuk janë lagjja e rezidencës tënde në Surrel ku ti sillesh si beu i Surrelit dhe ne së bashku me banorët e përmbytur do të detyrojmë të zhdëmtosh, në përputhje me ligjin që ti shmangë, të gjitha dëmet që kanë pësuar ata!!.
Ndihmat e urgjencës për përmbytjet në Shkodër, por dhe në Novoselë apo Maliq gjatë qeverisjes së PD kanë qenë miliona dollarë në çdo përmbytje. Sikundër të gjitha përmbytjet kudo që kanë ndodhur, janë kompensuar në përputhje me dëmet e inventarizuara dhe vlerësuara nga ekipet përkatëse. Në Shkodër kompesimi është bërë në çdo rast përveç rastit të fundit, në përputhje me ligjin e digave nga përmbytësi. Për rastin e fundit, KESH ishte në gjendje financiare jo të mirë, ndaj dhe kompensimin e filloi me një vit vonesë, pra në pranverën e vitit 2013 dhe qeveria aktuale duhet të detyrojë KESH të shlyejë detyrimin ndaj banorëve të përmbytur të Shkodrës dhe NënShkodrës!!

Filed Under: Featured Tagged With: "Beu" i Surrelit, dhe përmbytja, Sali berisha

SHQIPËRIA NËN UJË, POLITIKA “MBYTET” NË KUVEND

February 5, 2015 by dgreca

Reshjet e shiut të rëna gjatë ditës së djeshme kanë bërë që lumi Vjosë të dalë sërish nga shtrati, duke zgjeruar hartën e zonave të përmbytura. Në qytetin e Fierit janë përmbytur disa fshatra. Për të parë nga afër situatën, kryeministri Rama ndodhet sot në Vlorë. Ai ka inspektuar argjinaturën e Selevecit dhe deklaroi se kjo situatë është një betejë me natyrën dhe me të shkuarën.
-Ne do të vazhdojmë me të gjitha forcat të përballojmë situatën”, -u zotua Kryeministri.
Ndërkaq nga të dhënat mësohet se niveli i lumit Vjosë është rritur me 1.5 metra duke dalë nga shtrati dhe 3 familje në lagjen Fitore, janë sërish të përmbytura. Ndërkohë problem mbetet baza ushqimore për bagëtitë. Forcat e Ushtrisë do të nisin menjëherë shpërndarjen e ushqimeve për banorët dhe bagëtitë. Deri më tani nga burimet e ministrisë së Brendshme janë përmbytur rreth 17 mijë hektarë tokë, ku përfshihen tokë bujqësore dhe zona të banuara kanë qenë nën ujë. Rreth 5 mijë hektarë tokë, ku përfshihen vetëm shtëpi dhe zona të banuara, dhe ku janë përqendruar operacionet e ndihmës për banorët janë nën ujë. Ndërsa mbi 600 familje janë evakuuar nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve.

POLITIKA :MBYTET” NE REPLIKA
***
Nderkohe qe Shqiperia eshte nen pushtetin e ujerave,politika, sic do te njete, mbytet ne replica ne Kuvend. Kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Edi Paloka, akuzoi sot në Kuvend qeverinë dhe kryeministrin Rama se nuk po merren seriozisht me situatën në zonat e përmbytura. Ai ka kërkuar që Kryeministri duhet të japë shpjegime për situatën dhe të mos bëjë shoë mediatik. “Rama nuk po merret me situatën, por po bën shoë mediatik, sepse nuk guxon të përballet me realitetin. Prandaj e përsëris, të dalë këtu e të japë llogari për situatën dhe të informojë, pasi është detyra e tij kryesore të japë llogari. Çfarë masash mori për situatën në zonat e përmbytura? Çfarë masash mori përveç asaj që paska njoftuar disa fshatarë se po përmbyteni!? Çfarë masash mori pas përmbytjes? Sa tokë është e përmbytur, sa është numri i familjeve të përmbytura? Çfarë masash janë marrë për t’u strehuar këto familje”, -janë pyetje që Paloka i ka bërë në sallën e Kuvendit, kryeministrit Rama.
Sipas deputetit të PD-së, shkaku se përse qeveria nuk vendos gjendjen e emergjencës është sepse nuk do që të paguajë paratë e dëmeve të shkaktuara nga përmbytja. Nëse vendoset një gjë e tillë, shteti duhet të paguajë në masën 100% dëmin e shkaktuar. “ Nëse shpallet emergjenca civile, Rama duhet të paguajë në masën 100% banorët e prekur nga përmbytja, por ai nuk do të japë asnjë kacidhe. Ai pretendon se ka kërkuar ndihma nga Europa, por nuk mund të kërkosh ndihmë pa shpallur gjendjen e emergjencës dhe kjo nuk është zgjidhje”, vijoi Paloka.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha se akuzuat e ngritura nga PD, nuk qëndrojnë sepse të gjitha strukturat e qeverisë janë të angazhuara që prej ditës së parë të katastrofës natyrore. Si mjaft pozitive në këtë situatë ai ka vlerësuar faktin që nuk pati humbje jete. “Kryeministri Rama ndodhet jo për herë të parë në terren pranë zonave të përmbytura dhe nuk është vetëm për të bërë atë që bën kreu i opozitës, shoë me çizme në ujë, por janë të gjitha strukturat e angazhuara të qeverisë shqiptare, që prej ditës së parë, por edhe para se përmbytja të ndodhte, në gjendje gatishmërie e pune pranë të gjithë qytetarëve. Përmbytja nuk mund të shmangej totalisht, pasi i kalonte mundësitë e strukturave të shtetit, por një lajm të mirë e kemi sot, që është rezultat i ndërhyrjes energjike të gjithë strukturave të emergjencës, se nuk kemi asnjë jetë njeriu të humbur. Sot sigurisht prioritet i prioriteteve të qeverisë shqiptare është shpëtimi i jetës së njerëzve, i pasurisë së banorëve të përmbytur”,- tha Peleshi.

PSE NUK SHPALLET GJENDJA E JASHTZAKONSHME?
irane- Pse nuk shpallet gjendja e emergjencës civile?” ka qenë temë e debatit dhe replikave mes maxhorancës dhe opozitës në seancën e sotme parlamentare.
Debati u zhvillua mes numrit dy të qeverisë dhe kreut të grupit të PD Edi Paloka por edhe mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe deputetit të PD-së, ish zv/ministrit të Brendshëm Arben Ristani.
Sipas zv.kryeministrit Peleshi qeveria nuk e shpalli gjendjen e emergjencës për të mos bllokuar veprimtarinë në qark për shkak të një zone të përmbytur, por sipas PD-se, qeveria i ka braktisur banorët e zonave të përmbytura dhe nuk do të shmangë dëmshpërblimin e banorëve të përmbytur. Maxhoranca thotë se opozita aktuale nuk ka të drejtë të flasë pasi kur ishte ajo në qeveri, dhe ndodhi përmbytja në Shkodër nuk kompensoi banorët e dëmtuar.
Niko Peleshi: Është spekullim me shpalljen e statusit të emergjencës. Qytetarit nuk i interson statusi në letër por çfarë bën qeveria në terren. Nuk kemi lënë asgjë pa bërë. Gjithashtu ka një argument teknik që nuk i intereson qytetarit: Mos shpallja e gjëndjes së jashtëzakonshme është bërë për të mos paralizuar jetën e veprimtarinë në të gjithë qarkun për shkak të një zone ttë përmbytur pavarësisht se situata atje ka qenë dramatike.
Për qytetarët menaxhimi i një situate të tillë pa e vendosur në një menaxhim emergjence do të ishte i preferuar jo kundërshtuar. Vlerësimi I drejtë dhe real dhe kompensimi I cdo dëmi sapo të kemi kaluar emergjencën e përmbytjes. Ky është prioritet.
Edi Paloka: Nuk na e tha sa km argjinaturë mund të ishin bërë me këto paratë që hidhen në vrimat e muzeut të Ramës apo kullat e Ramës. Ata që shpëtuan nuk besoj se shëptuan prej jush, pasi në media dëgjonim se dolëm me not. Por ata thonë se vetë janë në mëshirë të fatit por sat ë jenë me Ramën do të jenë edhe më zi. Paska vajtur të bëjë cirkun mediatik.
Arben Ristani: “Nuk duan tju dëmshpërbjenë. Prandaj nuk e shpallin gjëndjen e emergjencës. Gënjeshtra ka fytyrën e atij që nuk është këtu (flet për Edi Ramën). Nuk marrin dot asnjë ndihmë nga Brukseli nëse nuk shpallin gjëndjen e emergjencës civile
Saimir Tahiri: Mëso termin se ke qenë zv. Ministër i Brendshëm. Nuk mund të paralizonim jetesën e një qarku të tërë, vetëm se në disa zona ishte përmbytje. Forcat operacionale ishin në gadishmëri të plotë. Ju nuk i dëmshpërblyet banorët e Shkodrës dhe i latë 37 milionë euro borxh. Përmbytu, hajt se ti kam …Ju nuk ishit fare të interesuar.. kur ishit në krye të qeverisë bënit vetëm fjalë..
Paloka: Rama të vijë në Kuvend të informojë. Meta: Ndodhet në zonat e prekura
Kryetari i grupit të PD-së Edi Paloka kërkoi që kryeministri Edi Rama të vinte në Parlament për të dhënë informacion në lidhje me situatën.
Kryetari i parlamentit informoi se Rama po inspekton zonat e përmbytura ndërkohë që zv/kryeministri dha informacionin mbi situatën e përmbytjeve.
Edi Paloka: “Nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi situatën e përmbytjeve. Informacionin e kemi marrë nga deputetë të opozitës, medias. Prandaj kërkojmë që kryeministri të vijë e të raportojë me detaje për cdo gjë që lidhet me këtë situatë, deputetët duhet të informohen dhe të informojë për situatën.
Rama të vinte në Kuvend e të raportonte mbi situatën.
Ilir Meta: Rama ndodhet në zonat e përmbytura.
Niko Peleshi: Ky është spekullim. Rama ndodhet në terren dhe nuk është të bëjë shoë me cizme si Basha por është në gjëndje gadishmëri e në cështje pune. Përmbytja nuk mund të shmangej totalisht pasi i kalonte strukturat shtetërore. Por pozitive është se nuk kemi asnjë jetë të humbur. Prioritet është shpëtimi i jetës së njerëzve dhe pasurisë së qytetarëve
DEBATI
Me akuza dhe batuta është shoqëruar seanca e kësaj të enjte midis ish kryeministrit Berisha dhe numrit dy të qeverisë. Sipas Berishës, Peleshi ka lënë në harresë korçarët. Numrit dy i qeverisë ka ftuar ish kryeministrin ti cojë akuzat që ka në prokurori ndërkohë që në debat është përfshirë për të qetësuar situatën kryetari i parlamentit Ilir Meta.
Sali Berisha: “Sa ka kushtuar unaza e Korçës, sa kanë kushtuar pallatet të cilat i janë dhënë zotërisë kryetar bashkie për t’ja dhënë romëve dhe ia dha militantëve socialistë, këtë që lumturuan xhepat e veta dhe përvetësojnë troje dhe vinë këtu na thonë se është bërë sa 20 vjet. Nuk është normale kjo, duan ta përdorin platformën për të na mashtruar se Korça i dëgjon të gjithë.”
Niko Peleshi: “Si politikan i rafinuar në 40 vjet dini t’i rregulloni fjalët për të mos u përballur me Prokurorinë dhe thoni jeni akuzuar nga qytetarët. Nëse dikush nesër do gjejë kohë të merret me ju do thoni: “Prokurori unë thashë qytetarët”. Në atë kohë keni thënë dicka…pikturat e Vangjush Mios etj…ju kam dhënë nëse i dini…dhe keni folur nga vendi pa mikrofon. Keni thënë se i di unë ku janë, diku në Selanik dhe përrallat tuaja. Ju kam ftuar të shkoni në Prokurori vendin në Selanik apo ku e dini ju dhe të bëheni njëherë serioz pas kaq shumë vitesh në politikë”
Niko Peleshi: “Më vjen keq për shoqen time të klasës për të cilën kam një konsiderate dhe ruaj në memorie kujtime shumë të mira të gjimnazit”
Sali Berisha: “Përsa i përket fatkeqësisë së zonjës Qirici që ka pas në klasë atë (e ka fjalën për Peleshin), kjo nuk është përgjegjësi e zonjës Qirici, se në klasë nuk i zgjedh dot njerëzit”
Ilir Meta: “Jo jo….Ju kur keni qenë kryeministër keni pasur bashkëpunim me zotin Pleshi. Tani vetëm se keni ndërruar pozicionin nuk ja vlen ta prishni këtë miqësi”
Eleina Qirici: “Lakohet e lakohet shoqe klase po kemi qenë matura më e mirë, por jo shoqe klase, kemi qenë klasë paralele. Shokët e klasës i ke marrë në qeveri.

Filed Under: Kronike Tagged With: Mbytet, ne Kuvend, Politika, SHQIPËRIA NËN UJË

Një Ditë Shqiptare Në Shkollën Amerikane Në Nju Xhersi

February 5, 2015 by dgreca

Drejtori amerikan i priste nxënësit me kostumin kombëtar shqiptar/
Nga Keze Kozeta Zylo/
Shqipëria u ul një ditë të tërë mësimi këmbëkryq në një shkollë amerikane në New Jersey. Ndonëse më parë shumë prej nxënësve amerikanë nuk e dinin ku binte Shqipëria, ose më e keqja nuk e bënin fare pjesë të hartës europiane, por e çonin tutje nëpër stepa. Sot gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht, të paktën po flas për Amerikën vendin ku kam pothuajse 18 vjet që jetoj dhe punoj me dinjitet. Por jo vetëm nxënësit, por dhe mësues apo gjyshërit e tyre amerikanë, shumë shumë na thoshnin se ne kishin dëgjuar që është një vend krejtesisht i varfër dhe shumë probleme të tjera që ndjen sëmbim në zemër në se i përmend.
Një ditë shkolle në fund të muajit Janar shumë nxënës shqiptare që jetojnë në shtetin kufi të Nju Jorkut në New Jersey organizuan një ditë shqiptare në shkollën publike në Washington School Rutherford. Herët në mëngjes drejtori amerikan veshur me kostum kombëtar shqiptar iu uronte nxënësve të shumtë të tij mirëseardhjen, me një mirësjellje dhe mirësi çka dhe është karakteristikë e tij do të shpreheshin prindërit amerikanë dhe shqiptarë që sjellin fëmijet e tyre në këtë shkollë publike amerikane. Në se nuk do ta dije më parë se ishte drejtori amerikan, pa asnjë dyshim që ai dukej komplet si prind shqiptar ngase kishte veshur kostum kombëtar shqiptar.
Mjediset e shkollës ishin zbukuruar me dekorime të ndryshme nga trevat e Shqipërisë. Nënat e nxënësve zonja të vërteta ku disa prej tyre kam fatin që t’i njoh i kishin kushtuar një kujdes të jashtëzakonshëm si amvisa plot kulturë dhe finesë që të bënin të ndiheshe krenare. Binin në sy tavolina të ndryshme me zbukurime dhe punime nga duarartat shqiptare, ku mjaft gra amerikane të magjepsuara ndaluan pranë punë doreve me grep, shtiza, gjilpërë, jastëqeve zbukuruese etj. Dominuese ishin dhe veglat muzikore që janë përdorur qysh në lashtësi nga shqiptarët si lahuta, mandolina, çiftelia etj… Ajo që do të më bënte më shumë përshtypje ishte sofra e bukur shqiptare, shtruar me një mbulesë të bardhë të punuar me dorë, pecetat e bardha, pjatat e ndryshme ku të parët tanë uleshin rreth sofrës për të ngrënë bukë.
Nxënësit shqiptarë kishin përgatitur një program të bukur artistik me këngë dhe valle shqiptare. Programi u hap me ardhjen e dy fëmijëve duke mbajtur dy flamujt shqiptar dhe amerikan dhe duke i valëvitur në ajër çka i çuan të gjithë pjesëmarrësit në këmbë për të nderuar simbolet e dy shteteve përkatësisht të Shqipërisë dhe Amerikës. Hymni amerikan u këndua nga Emeli dhe Aida Feza, Florian Çirra. Hymni shqiptar u interpretua nga Adea dhe Donart Balidemaj, me të cilët ndjej krenari të ligjshme pasi ata kanë qenë nxënës të shkollës shqipe në Staten Island. Prindërit e tyre të nderuar patriotë të flaktë Bashkim dhe Vjollca Balidemaj shprehën mirënjohjen pasi thanë se hymnin kombëtar e mësuan prej shkollës shqipe ne Staten Island. Nxënësit bën betimin një ritual i përditshëm në të gjitha shkollat amerikane të cilët betohen para Flamurit dhe se përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Gjithmonë në mëngjes më bënte shumë përshtypje sidomos në fillim kur fillova punë në shkollë publike se në se lajmëroheshe nga qendra e zërit për betimin çdo njeri ku të ishte në korridor, në klasë, do të ktheheshin me fytyrë nga Flamuri amerikan dhe do të betoheshin, si shqiptare më shkonte mendja për Himnin e Flamurit tonë që është për të ardhur keq që ka shumë që nuk e dinë, dhe për dekada të tëra nuk u vendos që të këndohej me ligj ndër shkolla.
Nxënësit e talentuar Erza Balidemaj, Briana Bresa paraqitën plot kulturë para publikut amerikan historinë e Shqipërisë, si një nga popujt më të vjeter në botë, personalitete te shquara qe njihen botërisht si Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, James dhe John Belushi, Aleksandri i madh, Ismail Kadare, Tony Dovolani, Rita Ora etj… Me lahutë interpretoi mjeshtërisht z.Bali Balidemaj. Interesante ishte dhe loja e kapuçave që fëmijët e realizuan aq bukur. Ndërkohë që valëvitej Flamuri shqiptar Erza Balidemaj interpretoi vargjet aq të njohura nga poeti kombëtar Naim Frasheri si: Ti Shqipëri me ep nder, me ep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dashuri dhe zjarr.
Nxënësja simpatike Fjolla Balidemaj udhëhoqi vallen: “Vallja e Rugovës” dhe Moj e mira e Diasporës valle që u mirëpritën me plot duartrokitje. Fjolla dukej si nje shtojzovalle me veshjen kombëtare në skenë duke kërcyer si artiste me motive shqiptare. Në këtë program morën pjesë këta nxënës shqiptare: Donart, Erza dhe Adea Balidemaj, Fjolla, Arnesa, Arion Balidemaj. Erxhan, Florian, Xhuliana, Siana, Amin dhe Jasin Cirra. Aida, Emil Feza, Briana Bresa, Melina Muriqi, Christopher Kasperan dhe Thomas Kasperan. Fjala e Drejtorit të Shkollës publike amerikane ishte shumë frymëzuese, veshja e tij kombëtare me plisin e bardhë në kokë e bënte të ndihej si shqiptar për atë ditë. Ai tha se të njohesh kulturën dhe traditën shqiptare është pasuri për shkollën dhe sot e quaj një ditë të veçantë sepse të gjithë së bashku respektuam historinë shqiptare dhe kjo traditë ka kohë që ka filluar dhe do të vazhdojë gjithmonë dhe me kulturat e tjera në botë.
Ishte një ditë e bukur kuq e zi që do të ngelet gjatë në kujtesën e pjesëmarrësve dhe të nxënësve të shkollës amerikane, ata u larguan nëpër shtëpiat e tyre të ngarkuar me historinë shqiptare.

Shkurt, 2015
New Jersey

Filed Under: Reportazh Tagged With: Keze Zylo, nje dite ne, Nju Xhersi, shkollen shqipe

Baton Haxhiu, koha është për dëmshpërblim lufte ndaj Kosovës e jo t’i kërkojmë falje Serbisë!

February 5, 2015 by dgreca

*Baton Haxhiun një njeri i cili nuk është i ngopur akoma me vrasjen masive dhe gjenocidin qe u zhvilluar kundër popullit tonë nga aparatura serbe./
* Detyra dhe obligime të ngarkuara nga elaboratet dhe kuzhinat serbe për destabilizim e shteteve shqiptare nga tip Batonat do të jenë të dështuara!/
Shkruan:ASLLAN DIBRANI/
Se shqiptaret me të mirë dhe ma të devotshëm , ata qe u sakrifikuam për çështjen e Kosovës me burgje , me luftë, me vrasje, me aktivitete gjithnjë kombëtare për ta çliruar Kosovën njëherë e përgjithmonë nga çizmja e armiqve, jemi të keqtrajtuar dhe keqpërdorur s’ka dyshim . Gjithmonë jemi përbuzur nga vet qeveritarët tanë, nga vet politikat tanë duke filluar nga Ahmet Zogu që i vrau shumë patriot qe ishin projektues të pavarësisë së Shqipërisë !?. Po ashtu edhe Enver Hoxha vrau njerëzit kundërshtar qe ishin të një mendje tjetër me ndërtuar Shqipërinë . Ky fenomen po vazhdon edhe në Kosovën e pasluftës duke i vrare njerëzit ma të devotshëm dhe me vlera. Një retorike simetrike, po ndodhe edhe tash ku pikërisht marr si shembull Baton Haxhiun një njeri i cili nuk është i ngopur akoma me vrasjen masive dhe gjenocidin qe u zhvilluar kundër popullit tonë nga aparatura serbe. Në Kosovë po edhe në Gjakovë qe si pretekst kundërshtimi dhe reagimi po e marr deklaratën e Baton Haxhiut, ku ka theksuar ditë me parë se kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari duhet t’iu kërkojë falje serbëve që u gjuajtën me gurë në Gjakovë, ndërkohë që të njëjtën gjë nuk e ka kërkuar nga serbët që e vizituan këtë qytet, e të cilët sipas Nënave Gjakovare, janë përgjegjës për krimet e kryera në vitin 1999.
Pamje e Baton Haxhiut qe gjakun shqiptar e konsideron si uji , varret tona i harron nga dora gjakatare serbe. I harron nenat tona që mbeten pa ma të dashurit e tyre. Njeri i pa identitet shqipfolës duke belbëzuar cenon rend identitetin tonë kombëtar për interesat e Serbisë!!!. Baton Haxhiu koha është për dëmshpërblim lufte ndaj Kosovës jo tu kërkojmë falje serb!!!

Por, kërkim falje Haxhiu nuk kishte kërkuar as nga ish ministri i Kosovës, Aleksandër Jabllanoviç, i cili i fyeu nënat gjakovare duke i quajtur “egërsira” qe i lypen fëmijët dhe të dashurit e tyre të varrosur nën osfalltet e Serbisë dhe akoma nuk janë e gjetur! Akoma mbesin të kufomat e masakruara të djegura dhe të fshehur nga Serbia dhe kumbarët e Baton Haxhiut…
Në vend të përgatiten lëndët , të mblidhen dëshmitë dhe faktet nga gjenocidi serb në Kosovë për dëmshpërblim, akoma ka tip tradhtarësh si Baton Haxhiu që saboton dhe krijon huti në opinion!
Pse dhe kush e paguan Baton Haxhiun të përkrahë Serbinë e ku e gjithë bota demokrate me mjetet e veta intervenoj me ndaluar gjenocidin serb ndaj shqiptareve!!!???… A thua ku paska qenë Baton Haxhia ne kohën e masakrave në Kosovë. A thua sipas Baton Haxhiut ne duhet kërkuar falje Serbisë për krimet qe ai i zhvilloj kundër nesh. Jo jo, zotëri Haxhia, ju keni gabim me qëndrimin tuaj që kolltukët serb të kanë përgatitur të jesh argat i tyre. Pse ti e din?.Ne do të jemi shqiptarë që babë-baba-dem e ruajtëm identitetin tonë pa Batona e si ju te tjerë shqipfolës. Në vend të përgatiten lëndët , të mblidhen dëshmitë dhe faktet nga gjenocidi serb në Kosovë për dëmshpërblim, akoma ka tip tradhtarësh si Baton Haxhiu që saboton dhe krijon huti në opinion.
Pse ky tip matrapazi të jetë në krye të një mediumi drejtori i “Klan Kosovës” ? Kush e financoi këtë qe ta udhëheq këtë TV. Pse nuk ndërmerret një hap nga organet gjegjëse që ti mbyllet ai TV, kur është një njeri i dëmshmen për shoqërinë dhe popullin shqiptar?.
A ka qenë dhe a është pjestar i UDB-es ,së Serbisë Baton Haxhiu ,këtë le ta thonë organet gjegjëse të Kosovës?.
Ky njeri sipas disa shënimeve nga zyrtar i ndjekjes penale Naim Miftari. Ky u gjet në shumë udhëkryqe të dyshimta që ka qenë edhe prestar i UDB-es, së Serbisë. Ai shprehet ma tutje se kemi pas urdhër që ku ta shohim Baton Haxhiun me arrestuar dhe me dorëzuar në Likovc. Unë shumë herë kam deklaruar se Baton Haxhiu është UDB-ash i Serbisë. Në vitin 1998-1999 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur një flet arrest intern për Baton Haxhiun si bashkëpunëtor i UDB-së, i cili edhe sot është një bashkëpunëtor i tillë”, thotë Naim Miftari sipas artikullit “Pse Baton nuk i kërkove Serbisë dhe Jabllanoviçit të kërkojnë falje për gjenocidin në Kosovë” të botuar ne “Bota Sot” e dates 04.02.2015 nga autori Nehat SHAQIRI.
Vete fakti qe ky tip tradhtari është ende gjalle, pa u ballafaquar kurrë me drejtësinë ka lëne shume të dyshoj për rrjedhat dhe politikën e sinqertë të politikanëve të dalë nga lufta që janë edhe vet të devalvuar me këto paqavëra siç është Baton Haxhiu. Si është e mundur që një spiun , një tradhtar i tillë, që e njeh e tërë shqiptaria si një mercenare i fëlliqur dhe hapur është në shërbim të shkaut, edhe sot e kësaj dite. Të jetoj dhe punoj pa u trazuar, pa frike, pa fije turpi, dhe atë në vende ma kyçe siç janë mediat (televizioni , shtypi)etj. Ky është skandal!?.Kjo lenë përshtypjen se Kosova është e okupuar nga bandat ,tradhtarët dhe matrapazet antishqiptar. Pasojat e këtij krimi ndaj Kosovës janë pa gjatë luftës dhe mbas luftës(me vrasjet e luftëtareve më të devotshëm, me kapjen e shtetit me dhunë , me gënjeshtra patriotike si çlirimtar qe e keqpërdorën edhe emrin e UÇK-së.
Detyra dhe obligime të ngarkuara nga elaboratet dhe kuzhinat serbe për destabilizim e shteteve shqiptare nga tip Batonat do të jenë të dështuara!
Shume, shume vështire të gjejmë njerëz të kompletuar në Kosovë qe janë meritorë të vihen në balle të institucioneve shtetërore, ose janë të shitur dhe ish shërbyes të armikut, si Batoni e shume e shume te tjerë në PDK, LDK etj. Shumë ka mbështetje të besohet se janë të padijshëm me diploma të blera, ose janë inatçor dhe nuk duan të shohin njerëz me të mençme se vete ne krye të shtetit.
-Baton, ti po e vërteton se je një bastard kriminel dhe i poshtër pro serb, siç ke detyra dhe obligime të ngarkuara nga elaboratet dhe kuzhinat serbe për destabilizim në shtetet shqiptare të Ballkanit . Këto plane tuat i din populli dhe nuk do të avancosh më, në dëmin e popullit tonë shqiptar. Ju dhe Shkëlzen Maliqi si kryekordinator të krijimit të një minijugosllavie apo miniserbise, do të jenë plane të dështuara. Kombi shqiptar nuk ka kohë të pres dhe të merret me planet e juaja . Ai ka përpara platformën e vet për bashkimin kombëtar. Le të mbes ky shkrim si apel i bojkotimit dhe izolimit të gjithë shqiptarëve si tipat e Baton Haxhiut.

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan dibrani, Baton Haxhiu, jo per falje, koha, nga Sebia, por per demshperblim te Kosoves

“KRITIKA LETRARE” DHE MENDIMET E NJE “LEXUES SPECIAL”

February 5, 2015 by dgreca

Nga Luan Çipi/
Letra e një “lexues special”, thuajse të panjohur, shkruar para do kohe, e ndryshoi rrjedhen e jetës sime dhe më inkurajoi të vazhdoj të shkruaj.
Jam një nga “shkrimtarët” e pasnëntëdhjetës, diku i cilësuar si ndër më të përpjekurit dhe më të përkushtuarit, ngaqë shkruaj e botoj thuajse çdo ditë kryesisht në sejtet internetike të diasporës dhe kam botuar deri tani 9 libra, nga këto tre me poezi dhe gjashtë me tregime, portrete e përshkrime udhëtimesh, kushtuar “njerëzve të mirë” dhe “vlerave të spikatura njerëzore”. Kam shkruar lirshëm ç’më ka diktuar shpirti dhe mendja: ndjesi zemre, malli, gëzimi dhe hidhërimi si dhe përvojë nga jeta ime e gjatë. Asnjëherë nuk kam pretenduar të jem shkrimtar i mirëfilltë dhe aq më pak poet ndër ata që numërohen me gishta. Letërsia nuk është profesioni im i parë, sepse jam ekonomist dhe, ndonëse dikur jam i çmuar për meritat dhe punën time si i tillë, tani kam pasur kënaqësi të vlerësohem nga lexues të veçantë edhe për krijimet e mia në fushën letrare, pasionin për të cilën kam ndjerë ta kem që në bankat e shkollës, si nxënës e student i mirë (me mësuesit e shquar shkrimtarët Nonda Bulka e Gjergj Zhej)…
Pasionin për të shkruar tani e kanë shumë shqiptarë, përfshirë një numër të madh pensionistësh, që ndjejnë kënaqësi të përcjellin vlerat dhe përvojën e tyre shumë vjeçare, të lidhur pas kompiuterit, ose tavolinës së punës. Ata, kohën e tyre të lirë nuk e kalojnë kot, në kafenetë, apo pas kujdesjeve thjesht personale, po ia kushtojnë indirekt pasardhësve, apo brezit të ri, shpesh duke trannsmetuar dijet e tyre dhe eksperiencën jetësore.
Dikush nga shkrimtarët profesionist, apo nga ata që kanë studjuar dhe janë thelluar teorikisht në letërsi, nuk janë dakord me “shkrimtarët e vonuar”, mandej kalojnë edhe në fyerje për ta, me klasifikimin deri “punëtorë të thjeshtë të shkrimtarisë”. Ata thonë: “letërsi duhet të bëjnë vetëm ata qe kanë lindur me shumë talent”. Kjo nuk tingëllon keq. Por, a mund të harrohet shprehja gjerësisht e përdorur në popull, mandej edhe nga dijetarë, që “për veprat e mira duhet një përqind talent dhe nëntëdhjetenëntë përqind pune?” Mendoj se duhet të shkruaj gjithkush, që kërkohet dhe pëlqehet nga lexuesi, kur të kenë gjetur te ai vlera letrare e artistike. Që t’i shtohen vlerat, për t’u bërë pronë e sa më shumë njerëzve, veprat duhet paraprakisht të korrektohen, redaktohen e recensohen. Është e vërtetë që në kushtet e sotme, sidomos të botimeve në shtypin elektronik, që kushton pak ose aspak, ka një mori botimesh pa vlerë. Por, me kalimin e viteve, njerëzit po bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshëm për koston e kohës së tyre dhe, nëse e kanë humbur kot atë me shkrime të dobëta, nuk është se nuk nxjerrin mësime. Kritika e kualifikuar e ka për detyrë të zbulojë e të rekomandojë, apo mohojë vlerat dhe cilësinë e veprave, një për një dhe jo në tërësi. Thirrjet që bëhen për fuqizimin e saj, s’kanë të bëjnë me hidhërimin e gjuhës, por me vullnetin e mirë për të ndihmuar e inkurajuar këdo që mund t’i japë, sado pak, vlera shoqërisë.
Ka mjaft probleme të tjera të kritikës letrare sot, që trajtohen teorikisht gjithandej, po që mendoj se goditin “me një të rënë spate” dhe shpesh me njëanshmëri të diskutueshme estetike si p.sh. ndarja në “miq” dhe “armiq” e shkrimtarëve, raporti i artit me zejet, mbivlerësimi i imagjinatës në veprat artistike dhe nënvlerësimi i elementeve të tjera në to, etj., po për to nuk dëshiroj të bej të njëjtin gabim, duke qëlluar edhe unë me “sopat” dhe për të diktuar vendosmërisht “kështu duhet”. Po, pa diktuar, disa mendime thjesht vetjake, ku nuk jam dakord, po i paraqes:
-Nuk pranoj t’i ndaj qytetarët e zakonshëm përgjithësisht në “miqtë dhe “armiqtë” e shkrimtarit. Miqtë diku konsiderohen dhe lajkatarë që thjesht lajnë borxhet për njëri tjetrin. Është njerëzore, mandej “hyjnore” të jesh mik me një shkrimtar dhe ta pëlqesh, nxitësh e përkrahësh mikun e nderuar e deri ndofta të adhuruar.
– Dikush e monopolizon të shkruarit letrar, duke e konsideruar atë një art të paarritshëm nga kushdo e aq më pak nga “zejtarë”. Të shkruarit zeje? Po, për mua është edhe një zeje dhe atë mund ta bëjë po të ushtrohet, kushdo që ka një formim social e intelektual, dhe futet me guxim e vullnet në këtë rrugë fisnike e plot mundime e sakrifica. Mandej shpesh, nëpërmjet “betsellerve” më së shumti marifetçi e mashtrues, një zeje e tillë bëhet profesion mjaftë fitimprurës. Kritika e kualifikuar mendoj se duhet ta nxisë e jo ta frenojë këtë dhe të dallojë, cilësojë e të rekomandojë më të mirin, më të dobishmin.
– Ndonjë tjetër i cilëson “shkrime elitare”, ato që mund të kuptohen veçse nga një kastë njerëzish të privilegjuar. Mendoj se “Arti për art”, ku përfshihen këto krijime, do ta lartësonte cilësinë e veprës letrare, po ndërkohë do ta pakësonte sferën e ndikimit të saj, për ta kufizuar së vepruari në një rreth sa më të gjerë lexuesish.
– Dikush thotë se të shkruarit është thjesht produkt personal. Të shkruarit është vërtet akt vetjak, po produkti, me kritikën dashamirëse të specialistëve, fillimisht do rriste kualifikimin e shkruesit në perfeksion dhe më pas, siç e thamë më lart, me redaktorin dhe bashkëpunëtorët, do ta përsoste edhe më tej veprën, aq sa mund të themi se ky akt do bëhej produkt i përbashkët kolektiv i specialiteteve të mirëfillta.
– Dikush e konsideron imagjinatën domosdoshmëri për çdo shkrim. Mendoj se imagjinata është një dhunti te shumë shkrimtarë dhe them se ajo i dallon e i klasifikon ata si të tillë, po nuk mund të hidhet poshtë një shkrimtar a poet narrativ e përshkues, publicisti i mirë, ose ai që përcjell bukur ngjarje të vërteta, që shpesh shoqërohen me drama e tragjedi, me heroizëm apo zgjuarsi të veçantë, zgjedhur nga jeta e vërtetë, nga historia dhe heroizmi popullor, nga jeta e njerëzve të shquar, etj.
-Një tjetër deklarim i “kompetentëve” është se poezia sidomos, nuk është “produkt pleqsh”, se më së shumti lidhet me “dashurinë”, privilegj i të rinjve. Po kjo nuk vërtetohet nga faktet e shumta, as nga Anakreonti i antikitetit dhe as nga dhjetëra bashkëkohorë të famshëm, aq më tepë se populli thotë që dhe vet “dashuria nuk njeh pleqëri”.
Për problemet e kritikës letrare, që trajtova më sipër, nuk pretendoj të jem unikal e këmbëngulës, thjesht i paraqita problemet, ndofta për diskutim, duke çliruar veten nga një ngarkesë gati një vjeçare.
Dua ta mbyll këtë shkrim, me “letrën speciale” me atë për çka e nisa dhe që, krahas goditjeve të mangësive direkt për çdo vepër letrare, mendoj se duhet të jetë një kahe pozitive e kritikes letrare bashkkohore.
Letrën ma dërgon një “lexues special”, një autoritet i drejtësisë shqiptare: Av.Prof, as. Dr. Jorgo Dhrami, që njëkohësisht është edhe vet autor i disa librave deri letrare e historike. Ja edhe letra e tij, që mbahet nga unë si shpëtimtare, për mos t’u larguar asnjëherë nga shkrimet:

I dashuri Luan me familje !
Nga Luan Çipi

I dashuri Luan me familje ! Tiranë, më 21 Maj 2012

Ndonëse fizikisht me sa mbaj mënd, jemi takuar vetëm një herë, shkrimet e tua i kam lexuar çdo herë. Edhe nëse nuk do të të kisha takuar fare në jetë, unë nëpërmjet shkrimeve që ke bërë, të njoh sikur kemi jetuar bashkë 100 vjet. Pena jote e fuqishme, tregon karakterin tënd të pastër, njerëzor, të edukuar, korrekt e të shoqëruar me një çiltërsi për ta pasur zili kushdo! .Shkrimet e tua, të shkruara mjaft bukur, me një gjuhë të thjeshtë e shpirtdashëse për cilindo në këtë Botë, me fjalë shumë të goditura, më kanë bërë skllav të tyre. Sa herë që lodhem, ndjej lodhje apo ndonjë mërzi të jetës, rifilloj e lexoj shkrimet e tua, të cilat më çlirojnë nga kjo gjendje e krijuar. Ato, përmbajnë gjithçka të mirë e të këndshme. Ndodh kështu, sepse ato burojnë nga një zëmër e Luan Çipit, e këtij njeriu që mendon vetëm mirë për njerëzit. Tek ky person, bindja e ime është, se, aty janë harmonizuar në mënyrë perfekte, aftësia e të menduarit me shpirtbardhësinë e njeriut të mirë. Këto dy cilësi, sipas meje, bëjnë ndarjen e njerëzve në këtë Botë.
Luanit dhe familjes së tij të madhe, i urojmë gjithë të mirat e kësaj BOTE.
Përqafime!
Av. Pr, As. Dr. Jorgo DHRAMI
Përfundoj me falënderime të sinqerta për juristin e shquar, Jorgo Dhrami nga Qeparoi i Himarës, duke e konsideruar këtë letër, jo vetëm “shpëtimtare” për mua dhe që i dha një tjetër drejtim jetës sime, po dhe si një referim model e drejtim çlirues pozitiv, për kritikën letrare bashkëkohore.

Filed Under: LETERSI Tagged With: “KRITIKA LETRARE”, DHE MENDIMET E NJE “LEXUES SPECIAL

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT