• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2015

Presidentia e Kosovës ka nderuar Anna Di Lellio e Universitetit të New York-ut

March 20, 2015 by dgreca

New York : Anna Di Lellio nuk mund të jetë nga Kosova (Kosovo), por edhe jo një – kosovare, mirëpo, ajo e sigurt ka respektin e popullit të Kosovës, thuhet në mirënjohjen e Presidentes së Kosovës zonjës Jahjaga.
Simbas gazetës shqiptaro amerikane Illyria, thuhet se “Muajin e kaluar, Di Lellio, një anëtar i fakultetit në Programin diplomuar të Shkollës së Re në Çështje Ndërkombëtare (GPIA), u nderua me Medaljen Presidenciale e Meritave nga Atifete Jahjaga, presidenti i Republikës së Kosovës, për kontributin e saj në Kosovë në fushën e kulturës.
Më tej thuhet se Di Lellio, e cila jep mësim në fakultetin e Konflikteve dhe Sigurisë GPIA-së dhe e ka drejtuar programin ndërkombëtar “International Field Program” në Kosovë që nga viti 2009, program ky që filloi angazhimin e saj me Kosovën gjatë ndërhyrjes të NATO-s, në 1999 kur ajo ka punuar fillimisht në kampin e refugjatëve të Kukësit në Shqipëri, si zëdhënëse OKB-së, për Programin Botëror i Ushqimit.
Pas luftës, ajo ishte Komisionere e Përkohëshme e Medias, nën patronazhin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ajo ka qenë edhe analiste hulumtuese dhe këshilltare në programin e ri-integrimit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës(UÇK); dhe këshilltare politike e Kryeministrit të Kosovës.
Ajo është autore e disa artikujve në trajtimin e politikës – luftës dhe të paqes në Kosovë, editore e disa librave për Kosovën: “The Case for Kosova: Passage to Independence (Anthem, 2006), dhe autor “The Battle of Kosovo 1389: An Albanian Epic (I.B. Tauris, 2009)./B.Sina/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ann Di Lelio, atifete jahjaga, nderon

BALLI KOMBËTAR NDEROI ME ÇERTIFIKATËN E MIRËNJOHJES FEDERATËN “VATRA”

March 19, 2015 by dgreca

Të Mërkurën më 18 Mars 2015, në Selinë e Vatrës,ishin për vizitë mysafirë nga Shqipëria. Një dërgatë e Kryesisë së Ballit Kombëtar e përbërë nga kryetari Adriatik Alimadhi, Gëzim Breza, nënkryetar (njëkohësisht Kryetar i Ballit Kombëtar për Shkodrën), dhe Beniamin Toro, sekretar i përgjithshëm që mbulon marrdhëniet me Diasporën(dhe kryetar i degës së Fierit), u pritën nga Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj dhe bashkëpunëtorët. Mysafirët shoqëroheshin nga sekretari i degës së Vatrës në Michigan Mondi Rakaj. Në takim ndodheshin dy nënkryetarët e Vatrës Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, arkëtari i vatrës, njëkohësisht anëtar i Kryesise Marjan Cubi, anëtari i Këshillit të Vatrës Zef Balaj,dr. Skënder Murtezani,anëtar i Këshillit të Vatrës dhe kryetari i degës së Queensit-NY, advisory board Zef Perndocaj, vatrani Halit Shpuza dhe editori i Diellit Dalip Greca.
Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës dr. Gjon Buçaj u uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe u parashtroi qëndrimet e Vatrës për çështjen Kombëtare, për zhvillimet politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali të Zi dhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës, duek u ndalë dhe në çështjen Çame.Ai u ndal gjatë edhe në pamoralitetin e politikës në Shqipëri dhe Kosovë, në problemete korrupsionit, dekriminalizimin e politikës e dhe dekomunistizimin e shoqërisë, për hapjen e dosjeve dhe lustracionin etj.
Kryetari i partisë Balli Kombëtar, z. Adriatik Alimadhi, falenderoi për pritjen, vlerësoi veprimtarinë 103 vjeçare të Vatrës dhe përcolli gjendjen reale të Shqipërisë, pozicionet e partisë që ai drejton, mbajti qëndrim për pamoralitetin e politikës shqiptare, për tranzicionin e tejzgajtur, korrupsionin, dhe hallet e qytetarëve, që sa vijnë e shtohen. Z. Aliamdhi, tha se anëtarët e Partisë Balli Kombëtar punojnë me moton”Partia Jonë është Shqipëria” dhe nuk udhëhiqet nga interesat e çastit, apo thjeshtë për kolltukët e pushtetit, siç veprojnë shumica e partive në Shqipëri.
Më pas ai tregoi edhe për përpjekjet, që kanë nisë prej kohësh, për mundësinë e trasferimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit në një kohë të përshtatshme në Shqipëri.
Kur u diskutua ky problem, ndërhyri dr. Skënder Murtezani, i cili tregoi për veprimtaritë 2-vjeçare të degës së Vatrës në Queens. Veprimtaritë për nderimin e Mithat Frashërit janë zhvilluar me synimin për të hedhur më shumë dritë rreth figurës së tij,jetës së shkurtër në SHBA, vdekjes enigmatike, por edhe për të hedhë dritë rreth kontributit për çështjen Kombëtare, në fushën e diplomacisë, në fushën e letrave shqipe, marrdhëniet me Vatrën etj.
Gjatë takimit diskutuan për qëndrimet e Vatrës, situatën në Shqipëri dhe Kosovë, për zhvillimet në Ballkan edhe nënkryetarët Rexhaj dhe Bushati, anëtari i Këshillit Zef Balaj dhe editori i Diellit.
Në takim u evidentuan edhe marrdhëniet e Mid’hat Frashërit me Federatën Vatra, fillimisht si delegat i Vatrës në Zvicër, por edhe si promotor në Fushatën e Vatrës për Huanë Kombëtare 1920-21, si dërguari i Qeverisë Shqiptare. Dihet se kjo fushatë e suksesshme e Vatrës i dha arkës së shtetit shqiptar jo pak por 197 mijë dollarë(Shuma e konvertuar sot kap shifrat 2 milion e 777 mijë dollarë).
Në fudn të takimit Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, z. Adriatik Alimadhi, nderoi Vatrën me “ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE” me motivacionin:” Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA për ruajtjen historike të Identitetit Kombëtar Shqiptar dhe kontributin e dhënë për mbrojtjen e çështjes Kombëtare Shqiptare.”

Filed Under: Vatra Tagged With: Balli Kombetar, FEDERATËN VATRA, ME ÇERTIFIKATËN E MIRËNJOHJES, nderoi

Loja me letërnjoftime dhe nënshtetësi në Maqedoni

March 19, 2015 by dgreca

Shkruajne: Nebi Mërseli & Uk Lushi/
Ndonëse u dogj goxha keq me 2001 shteti i Maqedonisë vazhdon të luaj me zjarr. Ky shtet ballkanik, i cili mund të jetë shembull i bashkëjetesës së kombeve dhe etnive, në mënyrë absurde vijon diskriminimin dhe trajtimin si qytetarë të rendit të dytë të shqiptarëve.
Në vlugun e skandalit të përgjimeve, kryeministri Gruevski, në vend se të tërhiqej nga skena, ka lansuar dy propozim-ligje që mëtojnë të fshijnë nga regjistri i popullsisë edhe zyrtarisht rreth 250 000 shqiptarë të Maqedonisë, të cilët jetojnë dhe punojnë anë e mbanë botës. Këto propozime, nëse marrin aprovimin legjislativ, do t’u privojnë të drejtën e të qenit banorë, dhe me këtë automatikisht, dhe shtetas një çerek milioni shqiptarësh. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Letërnjoftim dhe Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për Paraqitje të Vendbanimit dhe Vendqëndrimit s’do mend që janë me prapavijë të mbrapshtë. Asnjëri e as tjetri nuk përkojnë me procedurat dhe standardet europiane e as ndërkombëtare. Qëllimi i tyre është pamundësimi i një numri të madh të shqiptarëve të jenë qytetarë të përhershëm, mirëpo caku kryesor i projekt-ligjeve janë gjeneratat e reja të mërgimtarëve, veçanërisht shqiptarët që kanë lindur jashtë shtetit, e të cilët do ta kishin shumë të vështirë marrjen e letërnjoftimit dhe nënshtetësisë. Po qe se kalojnë këto ligje, atëherë teknikisht mërgimtarët shqiptarë nga Maqedonia do të shlyheshin si banorë të përhershëm, ngase legalisht do t’u mohoheshin letërnjoftimet nëse qëndrojnë më shumë se tre muaj jashtë shtetit apo nëse nuk mund dëshmojnë që kanë shtëpi ose vendqëndrim në Maqedoni.
Efektet e goditjes nëse lejohet ajo, në fakt, do të jenë afatgjate dhe me pasoja të tmerrshme për shqiptarët e Maqedonisë, sepse propozimet, nëse bëhen ligje, atëherë ato do të ndalonin ata që nuk janë prezent në Maqedoni për 12 muaj që të marrin pjesë në censusin shtetëror, gjë që do të rezultonte në zvogëlimin e numrit të shqiptarëve nëpër komuna dhe kësisoj edhe realizimin e të drejtave të tyre konform Marrëveshjes së Ohrit. Ulja e tillë e popullsisë do të rrezikonte edhe përdorimin e gjuhës shqipe në vendet ku popullsia shqiptare është rreth pragut 20 për qind, përfshirë kryeqytetin e Shkupit ku shqiptarët janë rreth 25 për qind. Dhe në fund, nuk ka asnjë dyshim që Gruevski dhe VMRO-DPMNE me këtë strategji synojnë legalizimin e makinerisë votuese të banorëve të Pustecit dhe kurdisjen e Regjistrit Zgjedhor.
Faji nuk është i tëri i maqedonasve. Partia shqiptare në pushtet, BDI, e cila bashkëqeverisë me Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në, është zotuar se do të pengoj të jetësohen këto ligje. Por, BDI dhe kryetari i saj, Ali Ahmeti, po luajnë rol të dyfishtë që duket qartë— në njërën anë dëshirojnë të rezistojnë, ndërsa, në anën tjetër, duket që janë të pushtuar nga frika se mos Gruevski po i përzë prej qeverisë. Sjellje e ngjashme e shqiptarëve ka ndodhur edhe me projektin kontrovers “Shkupi 2014” më 2007, kur PDSH e Menduh Thaçi ishin në bashkëqeverisje me Gruevskin. Atëbotë Ministri i Kulturës ishte shqiptar dhe megjithatë projekti shovinist u lejua të kalonte dhe kështu u vendos spikatshëm dominimin maqedonas ndaj shqiptarëve. Me politika të këtilla raporti ku maqedonasit janë dominues ndërsa shqiptarët të nënshtruar vetëm sa përkeqësohet.
Në vendet ku jetojmë ne, Kanada dhe SHBA, çështja e letërnjoftimeve apo kartave të identitetit është e thjeshtë. Po qe se je nënshtetas kanadez apo amerikan respektivisht rezident permanent, atëherë letërnjoftimin nuk mund ta revokojë polici në sportel, por këtë mund ta bëjë vetëm gjykata, edhe atë vetëm pas marrjes parasysh të dëshmive dhe arsyes së mungesës brenda shtetit.
Mërgimtarët tanë kanë qenë dhe janë zemra e shqiptarëve të Maqedonisë. Ata e ushqejnë buxhetin e shtetit të Maqedonisë me taksa, tarifa dhe pagesa të lloj-llojshme, ndërsa vazhdimisht janë në hall me dokumente dhe barriera burokratike që kur është pavarësuar ky shtet. Përgjegjësinë për trajtimin diskriminues dhe shantazhist të shqiptarëve, pa dyshim, e kanë pushtetarët dhe politikanët maqedonas. Megjithatë përgjegjësia e politikanëve dhe partive shqiptare është më e rëndë sepse përfaqësimi i shqiptarëve dhe të drejtave tona duhet të jenë prioriteti numër një i përfaqësueseve shqiptarë. Politikanët tanë bëjnë vrap e turr për të marrë pjesë në pushtet, me vota edhe të mërgimtarëve, dhe si kundërvlerë ua kthejnë të njëjtëve me këso situata frustuese dhe me pasoja të mundshme katastrofale. Disa si duket e kanë harruar, por ka qenë pikërisht mërgata ajo që ka financuar luftën e UÇK-së me 2001, kurse si kundërpagesë po merr tentimin që të shkëputet nga trungu identitar dhe të mos kthehet më. Maqedonia është e shqiptarëve sa e maqedonasve dhe kushdo që provon ta marrë atë nga ne, qoftë nga enturazhet maqedone qoftë nga enturazhet shqiptare, është duke lozur një lojë të rrezikshme dhe me zjarr që mund të djeg tërë shtëpinë tonë të përbashkët. Maqedonia mund të jetë shtet shembull ose nëse nuk e bën këtë do të jetë shembull se si prishet një shtet. Askush nuk ka të drejtë të na ndalojë shtëpinë tonë, por ata që paguhen ta mirëmbajnë dhe kujdesen për të le të ndalojnë me propozim-ligje të çmendura dhe diskriminuese.
(Nebi Mërseli jeton në Kanada, kurse Uk Lushi në SHBA)

Filed Under: Featured Tagged With: Loja me pasaportat, maqedoni, Nebi Mërseli, Nebi Mërseli & Uk Lushi, Uk Lushi

Mrizi i djajëve, tokat shqiptare…

March 19, 2015 by dgreca

..ose …Një dreq i keq në mesin tonë/
Nga Fahri XHARRA/
Kam rënë në dymendje dhe kurrsesi të largohem nga mëndimi se në mesin tonë ka hyrë një dreq. Por nuk e po e di se a është po ai dreqi i kohës së Fishtës apo i biri apo nipi i tij. Por. sidoqoftë ai po e bën punën e tij prej djalli: dhe na ka futur të keqën në mesin tonë .
Më të interesuara janë institucionet t`ashtuquajtura kombëtare të shofin vetën në ndonjë “flash” televiziv , ose ndonjë like në fcb se sat ë mirren me çështjet madhore të kombit. “Një here vjenë vera kah dera! “ thot një falë popullore. Por këtë verë nuk po e shofim si të tillë , e unë po e shoh në shkrimet turke ,greke e sidomos serbe që po mundohen të krijojnë “stuhina dhe tajfune” në mendjen dhe trurin dhe nul po lejojnë që të piqen frytet e mbara të asaj vere të pritur me qindra
vjetë .Sepse ata i kapur friga nga kjo verë e jona.. Një dreq i madh ka hyr në mesin tonë!
Prá, mallkue njaj bir Shqyptari, që ketë histori të Perendís, Trashigim, q` na la i Pari, Trashigim s’i a lên ai fmís- kishte për të thënë Fishta .
“Duke u nisur nga parimet e “ Nacertanjes” së Garashninit , në verën e vitit 1849 u aprovua “ kushtetuta e propagandës politike “ e cila duhet të jetësohet në tokat “ sllavo-turke ‘ sipas së cilës Bosna , Hercegovina, Mali i Zi, Serbija jugore ( Kosova fxh). sanxhaku i Novi Pazarit , Shqipëria Veriore , Bulgaria jug-perëndimore, Da;macia dhe deri tek kufiri kroato-slloven të bëhet një tërësi “(Zef Mirdita : Albanci u svjetlosti vanjske politike Serbije )
Në njerën anë “Serbët po pyesin : pse po i pengojmë Europës ? (Zašto im smetamo? //web-tribune.com/iza-kulisa/istina-koja-se-planski-krije-od-srba-ne-napadaju-nas-zato-sto-smo-na-raskrsnici-puteva-vec-zbog-neceg-drugog )
Dhe japi përgjegjegje “sepse serbët janë i vetmi komb në Europë që nuk ngërthehet me interesat e tyre . janë të vetmit si racë e bardhë që iu kanë këthuer pushkën amerikanëve “.
“ Iu pengojmë sepse na jemi i vetmi popull që gjenetikisht e duam dretësinë , dhe jemi të vetmit që biejmë viktima të dretësisë “ – thonë serbët.
Ata vajtojnë dhe i “shkulin” flokët se po iu falsifikohet historia? Sipas tyre më shumë iu ka sjellur dëme falsikimi i historisë së tyre nga gjermanët se sat ë gjitha luftërat qe i kanë pasur !!!!! Imagjinoni “ që bota të sundon m lehtë me ta , në më mënyrë të planifikuar iu është “ shkatërruar” historia . Gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore , nga Serbia janë marrur mbi 40 vagona hekurdhor të materialit arkivor .( Fahri Xharra , e-verteta-serbe-dhe-vuajtjet-e-tyre)
Në anën tjtër : “- Albanci nikada nisu postojali kao jedinstveni narod, već ih je narodom inacijom učinio austrougarski dvor, ujedinio različita plemena, sačinio jedan jezik i sve to potpomogao novcem kako bi, pre svega, smanjili srpski uticaj i težnju ka oslobađanju svih srpskih zemalja od kojih se dobar deo tada nalazio pod vlašću Austrougara.( TAJNI BEČKI SPISI UKAZUJU: Austrougarska stvorila Albance kao naciju da oslabi Srbiju i Rusiju! )
Sa keq që shumica nuk po e kupton se çka shkruan në mbi këtë fjali. Jo për filozofinë e shkrimit por mosnjohjen e gjuhës . Punë e madhe ! Nuk është e thënë të gjithë ta dijnë gjuhën më armike të kombit tonë , por të gjithë duhat ta dijnë se çka po na pëgatisin ata , të kësaj gjuheje..
Ne grindemi ndërveti , të keqen e kemi në mesin tonë. E djaj`t punojnë në dëmin tonë . Marre!
” Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë popull i njësuar , por këta i bëri oborri mbretëror Austro-hungarez., ku i bashkoi disa fise të përçara ndërveti, iu bëri një dhe me para të madhe e ndihmonte çështjen e zvoglimit të ndikimit serb dhe e të rriste kërkesën për çlirimin e “tokave serbe “ ( thonjëzat fxh) që atëherë ishin ndër Austrohungarine.” (“Uticaj Austrougarske imperije na stvaranje albanske nacije (1896-1908)” .
Sa është kjo e vërtetë ? Shumë bile . Po sot ? po derdhen para të majme që të rritet ndikimi serbo-turk në mohimin e vetvetës shqiptare.
Historianja bullgare , Teodora Toleva (1968-2011) , na paska lënë një dokument shokues për ne , tezën e doktoraturës së saj “ Ndikimi i Austrohungarisë në formimin e kombit shqiptar (1896-1908)” ., të bazuara në shënimet shumë e shumë sekrete të Arkivës Mbretërore në Vjenë.
Ku është qëllimi i këtij libri? Që të pendohet bota për të mirat që ia ka bër popullit shqiptar, e kuptuam ? Jo , se dreqin e kemi mbrenda .
Doktoratura e zonjës Toleva është publikuar edhe ne spanisht” “La influencia del Imperio Austro-Hungaro en la construccion nacional albanesa (1896-1908)”,dhe ajo në mënyrë shumë të pasur faktografike të ndarë në dhjetë kapituj e paraqet shikimin e saj se si lindi kombit shqiptar ne kalimin nga shek.19 në ate të 20-të.
Po na çka bëjmë ? kërkojmë të na njef Palestina, i ankohemi liges arabe që nuk po na njofin shtetet islamike E flakareshim Skenderbeun; me qytete të tëra e ndërrojmë etninë . shahemi se kush më shumë ka qenë UDB-ash, gjejmë qime në ve tëk së cilit që mundohet të thotë një fjalë të mirë për kombin.
“Koeficijent pismenosti ne prelazi čak ni 2%. Stanovništvo pripada trima veroispovedanjima – muslimani, pravoslavni i katolici. Albanci nemaju nacionalno saznanje, nemaju opšte interese, ne iskazuju solidarnost i ne razvijaju se u pravcu buđenja nacionalnih osećanja. Prema tome, početkom XX veka ne postoji albanska nacija”.
( Toleva) . Kështu pa përkthim po na lenë dreqi që është futur në mesin tonë
E pse jo, pse mos të jemi mrizi i zanave , ashtu si e thoshte Gjergj Fishta ?

Filed Under: Komente Tagged With: Fahri XharraMrizi i djajve

ËNDËRR DIMËRORE

March 19, 2015 by dgreca

NGA EGLANTINA MANDIA/
MBARIM VJESHTE/
O! sa hir që kishte shtergu,aq fisnik me shtat të gjorë/
Kur bariste dalngadalë,posi dhëndër me kurorë!/
E kur pranë i vinte krilla,që shëndrij në kraharuar/
Me sy lart,me hap të matur-posi vash’ e nusëruar!… /
Mitrush Kutelit/
….Pa m’i prit edhe këtona,/
Iskëra të zemrës sonë/
Prit-m’i shok n’ato mergime/
Fjalëzat me regëtime,/
Nga buçim’ i zemrës s’ime
Zemra im buçim-shkretë
Zjen e bren e s’gjen të qetë
Plaset e përplaset vetë.
Vdes përkohë-e lind përjetë.

Lasgush Poradeci

PËRKUSHTIM
Ky shkrim është një nderim i thellë, për miqtë e mi,dramaturgë:
Minush Jero,Hamza Minarolli,Riza Hyso,dhe aktorët e talentuar:Dhorkë Orgocka e Stavri Shkurti.
Ai ishte një ndër të shumtët fatkeq që u muar me gjininë e përbuzur të dramës.Mos kujtoni se po e zmadhoj zezonën.Kjo ishte më se e vërtetë,megjithëse vite të shkuara pati bashkëpunim,madje me dy teatrot më në zë të provincës.Dhe pikerisht atehere i ndodhi edhe përvoja e tretë tronditëse.I a pezulluan dramën në provën gjenerale.
Mledhja për dënimin e asaj drame qe me të vërtet absurde.
Ishte koha e fletërrufeve dhe kontrolleve punëtore,koha kur buçsnin fjalimet, që të kritikoje pa frikë cilindo e kudo që kishte mbeturina borgjeze e lakra në kokë.
Drama zhvillohej në një kamp nazist.
Shokët e kontrollit punëtor thanë se qënkësh deformuar realiteti,se në Shqipëri,nuk ka pasur asnjëherë kampe përqëndrimi.
“Ka qene nje kamp ne Prishtine ku u vrane 124 djem nga Shqiperia,nga nazistet gjermane ne te ikur e siper-tha dramaturgu.
-Prishtina eshte Jugosllavi,tha kontrolli punetor dhe kjo eshte nje shpikje,pranoje me mire si shtremberim e pike.
-Dhe ti, shoku Stavri, sekretar i organizates baze, luan rol nazisti?Ky eshte kulmi hodh nje tjeter
-Po jo bre shoke, C’thoni keshtu? une jam aktor, AKTOR e merrni vesh?
-Kjo eshte e palejueshme.kjo e njollos emrin tuaj u cor nje femer,pse naziste jane sekretaret tane ?
Une nuk jam sekretari,ketu moj shoqe?mos eshte hera e pare qe po na nderoni ketu ne Teater?
-Turp te kesh uleriti ajo,ti i pari duhej te lajmeroje c’behet ketu!
Dhorke Orgocka qe kishte rolin kryesor ne kete drame,dhe qe i erdhi pas rolit te saj brilant tek Zonja nga Qyteti,po cakeriste syte e nuk po u besonte vesheve c’po thoshin keshtu keta njerez te marre?
Dramaturgu nuk dinte ku te futej,.Po i vinte nje ulerime e cmendur mu ne gryke.Shterngoi duart deri ne gjakosje dhe i tha vetes te dale ku te dale.Asnje fjale me shume sa te kaloje kjo marrezi.Po marrezia nuk kaloi aq lehte,drama nuk u pa me kurre,dhe ai per nje kohe bukur te gjate shikonte.te njejten enderr fikse.
Sikur e humbi fare gjuhen,ndersa e sulmonin ca njerez qe ulerinin bertisnin,e tregonin me gisht ai s’mund te thosh me asnje fjale,
Njerezit po u ngjanin me teper majmuneve,dhe ai mundohej te thosh dicka qe as vete nuk e dinte c’qe.e pastaj binte nje heshtje e tejvarreshme,nje vuveri , shurdhimplote. Gruaja me te birin e kerkonin e nuk e gjenin dot se ai ishte bere hije, vetem nje hije e asgje me shume.Zgjohej i teri i mbytur ne djerse,nga ky makth e nuk e zinte me gjumi ,apo thjeshte kishte frike ta zinte gjumi.U rregjua e u mpak sa nuk po e njihte me veten me atë kostum tepër të përdorur dhe me dhimbjen e njeriut të marrë nëpër këmbë, vulosur njëherë e përgjithmonë në tiparet e tij.Dashamirët e këshillonin të hiqte dorë nga drama.Ndersa ai nuk u lodh aspak,po u be avukat mbrojtes e punes se tij,e kjo qe nje lufte titanike per t’ju mbushur mendjen lloj lloj injorantesh,duke mbajtur ne goje ndiesine e shijes se hidhur te Don Kishotit, qe luftonte me mullinjte e eres.
E shoqja thuajse i pergjerohej.”mjaft ore njeri ,do na marrësh në qafë!.Po ku ke fuqi ti. të përballosh edhe nje tjeter rrebesh?
“Furtuna rreh majat e larta e s’behet merak për kerpudhat”-pergjigjej dramaturgu me buzëqeshjen e hidhur që i a helmonte tiparet imcake. S’ të mjaftoi si përfundoi shoku ynë, i fakultetit Minushi?I dhanë njëherë flamurin,pastaj ti e di ku përfundoi
-E di e di i pergjigjej si mund ta harroj kur ti e ke ndermend cdo dite ,edhe ne se nuk e thua?
Ai e kish me të vertet peng fatin i mikut të tij.Në thellësi të shpirtit mendonte se nuk do të hiqte dorë, ndoshta pikërisht për Minushin.Ai e dinte fare mirë se kjo ishte më vërtetë se të gjitha të vërtetat së bashku,Zot,të cilit i falej dhe i stërfalej.Edhe pse Minushi po kalbej burgjeve, e arriti majën e malit magjik.Mali magjik,ish tejmase i thepisur,në çdo përpjekje për arritur majën,mund të rrëzohesh, të gjakosësh këmbë e duar,e sytë mund të verbohen,po kurrën e kurrës mos u dorezo.Ai e dinte gjithashtu,se nuk ishte as trim i çartur,as frikacak i frikacakeve,ishte një njeri që desh ta jetonte jetën,si mijra e mijra të tjerë.Qëndresa i vinte vetëvetiu,ndoshta thjeshtë për shkak të vendlindjes.Fati e desh të lindej buzë liqerit,në qytetin e korifejve të letërsisë .
Ata të dy, njëri poet dhe tjetri prozatori i gurës se kulluar shqipe, i a kishin rritur vizionin , qytetit të vogël, i kishin dhënë hapësirë dhe përkushtim shpirtëror , e kishin bërë tepër krenar ,e kishin mësuar të mos zvaritej, mos thyhej,edhe kur rrota e mullirit mund të të shtrojë nën vete. Ishte një thirrje gjigandësh prej moteve të herëshme për mbijetesë.Sa më i padukshëm bëhej mundi i tij,sa më tallëse fytyrat e ca barkmenjve te vetkenaqur e kokeboshe,ai bindej se e kish kapërxyer tashmë pjesën tragjike të jetës dhe po i afrohej komedisë apo kllounatës,siç e quante ai me vehte.
Ai e adhuronte poetin e përzishem ndaj kur ishin në fakultet i shkruante mikes se tij letra të drojtura,me pseudonimin : ”shtergu madhështor,me shpirt të gjore”
Dhe ajo i a kthente po me shaka:”Kur bariste dal-nga—dale-posi dhëndër me kurorë!..
Ose:
”U patmë nisur un’ e ti
Un’hijemrejturi-në-zi
Dhe ikm’t e ikmë përsëri
Largë e më- larg n’arrati..”

Ajo,çupëz e mirë e qytetit të tij, i a priste me shpoti:

“Dhe në një vënd një bukuri,
Dhe me një ças një shenjtëri,
Na zu një mall,një dashuri.”
Ky, qe kodi i dashurise se tyre.

Dhe tani ajo i lutej me zemer ne dore”mjaft ore njeri”
-O,Shprese,Shpresa ime, ku te iku shpresa? – pyeste me dhimbje
-Po c’te beje njeriu i shkrete? pergjigjej ajo me sy te perlotur.Nuk e sheh si jetojne njerezia rreth e rrotull?
Dhe ai e dinte se mund te jetohej per bukuri .po ja qe na paskesh qelluar kokengjeshur si mushke.E gruaja si te gjitha grate do te kish deshire per nje jete te qete,komode pa ankthe,pa shqetesime,pa belbezime e delire.Dihej vendi i drames ne letersine e letrave te realizmit socialist tashme,si qytetare e shkalles se trete,do te botohej,neper almanaket e shtepive te kultures,teatrot amatore te uziave dhe kooperativave bujqesore,qe konkuronin gjallerisht ne javen e lulezuar te jetes kulturore artistike,po asnje botues serioz nuk do te rrezikonte te botonte kete gjini dramatiko-komike-tragjike.
Zot i madh thosh me vehte,shyqyr qe trurin nuk na e fotografojne dot dhe mund fluturoje ne te gjithe rruzullin pa e bere qefin qeder.
E i a krisi nje te qeshure me te madhe,si asnjehere tjeter kohet e fundit.
-C’tu kujtua keshtu?- pyeti gruaja e habitur
-Po te mos ma kish thene vete S. nuk do e besoja-tha me mendjen gjetiu.
-Cili?-pyeti perseri ajo
-Nje miku im qe thua ti dergoi nje drame ne Teater,dhe u nis me nje sherbim jashte shtetit ,si perkethyes i gjuhes angleze.Kur u kthye e gezua shume se i thane qe drama ishte vene dhe pati sukses te madh.E ai turavrap i hipi autobuzit te linjes,dhe u gjend ne Teater.Por i a paten transformuar aq shume dramen sa as ai vete nuk po e njihte.
Kish derguar nje drame e po gjente nje komedi banale estrade.
Njerezia u gajasen se qeshuri dhe atij te gjorit si mbeti gje tjeter vec te duartrokiste me te tjeret dhe te bente nje betim per ta thyer penen.
E keshtu heshti pergjithemone.
-Ai, paskaqene me te vertet gjeni-Kush i a beri kete nder?
-Artruajtesit-tha dramaturgu,kur e pashe edhe vete me syte e mij kam qeshur me lot.
-Ti nuk di te qeshesh,tha ajo,prej vitesh e ke humbur kete veti te rralle,pastaj ke edhe dhembe shume te bukur,qe une ti kam zili..
Ah Shpesa Shpresa ime e mire,ti e di qe une nuk leviz asnje cipirok nga Teatri ku me vene nje drame
.-E di si nuk e di,nuk leviz kollaj nga istikami ti!
-Sigurisht,me vjen keq per kritiket dhe estetet qe japin aq receta si te shkruhen dramat,apo tragjedite qe kane lindur qe ne kohen e Greqise se lashte.Po c’te bejne?Rrahin uje ne havan dite e nate per hir te artit te ri,qe e kane shpikur vete.
Te nesermen ai u ngrit qe menate te merrte qumeshtin.Pastaj piu nje kafe apo e rrufiti,pastaj Shpresa beri shakane e zakoneshme;Ngeu kont se te presin punera te medha.!Pastaj ai qe afruar aq shume prane aromes te sapunit te se shoqes,fytyres se bukur,me sy te cilter femije,dhe pat mberthyer nje mallengjim i thelle,e nje ndjenje e lehte i a pat pushtuar shpirtin kur pa koken e mbuluar te te birit me floket bjonde si te saj ,tek flinte qetesisht.
Dhe e pyeti veten,cdo te bente po t’ju kercenohej ketyre krijesave te shtrenjta ndoshta me teper se vete jeta e tij .qofte edhe nje rrezik imagjinar si ai i qumeshtit te cernobilit,kur ai kishte vrapuar si i shkalluar te shpetonte jeten e te birit?
Jo .i tha vetes,s’duam te heshtim po vec te themi te verteten me ne fund,jo gjysem te verteta te gjymtuara nga censura,autocensura dhe censura familjare.Nuk je vetem zot,ke familje,e cdo veprim yt,pra nje mendim kundershtues do te godase tre breza,do te kete kunderveprim mbi te tjeret,mbi te ardhmen e djalit te vetem.
Po c’te drejte paska njeriu te beje fatkeq krijesat me te dashura e te pafajeshme?Mirepo ai ne te vertete po vdiste nga marazi t’ja u perplaste ne fytyre cave qe u puthnin kembet aristokracise se re qe po etikonin njerezine me perbuzje olimpike,po i ndanin percanin spiunonin,vetem e vetem te sundonin perjetesisht!
Dhe njerezeve po u humbiste fjala.Po plakoste pak e nga pak mbreteria e Heshtjes.Ja kjo ishte DRAMA.
Cfardo qe te ndodhte ai nuk do hiqte kurre dore prej saj

2
Teatri ku Minushi u ngjit fluturim si Ikari dhe u rrezua,nuk qe shume larg qytetit te tij.
Dhe nje Regjisor,teper energjik u gjend nje dite tek dera e shtepise se tij ne lagjen Toplec,pikerisht ne castin kur Poeti i perzishem po kalonte me pallton e tij te gjate,kapelen e zeze,borsaline dhe konen per dore.Ai beri nje levizje te hijeshme zoterinjsh duke hequr kapelen ,pershendeti nusen e bukur,dhe regjisorin
Gruas sa nuk i ra pika ne koke.
Megjitheate heshti.Kafshoi gjuhen dhe mbylli gojen.
E ftoi mikun brenda,dhe beri te gjitha zakonet e anvisave te shquara te asaj trevave.
Regjisori ishte entuziazmuar nga drama “MAGJEPSJA” e botuar ne Revisten Nentori.Dramaturgu qendronte i heshtur dhe vetem degjonte.
Shpreses po i dridheshin legjet e kembeve.
Qysh kur doli ajo drame i kishte filluar pagjumesia.Djalin e kishin ne mature dhe me nota te shkelqyera,nuk qe koha te mendonin per lavdi e male magjike per te kaperxyer,Duhet te ecnin me shume kujdes ne token qe dridhej thelle thelle nga nje llave e nxehte.
Po nuk qe e thene,as ajo nuk do e pranonte,qe i shoqi te hiqte dore nga pasioni i jetes,e te mbetej thjeshte nje mesues i mire province,aq me teper qe edhe ajo e quante nje kryeveper te tij kete drame.
Kjo qe Dilema.
Ndoshta fakti qe u botua ne nje reviste te nderuar letrare te kryeqytetit mund te kish me siguri e mbeshtetje sido qe te vinte puna
.Shpresa i dha kuraje vetes,dhe u perpoq te merrte pjese me ndonje replike,sidomos kur degjoi se vendosen qe skenografine do u bente Nikua,qe njiheshin prej vitesh se ajo ishte shoqe fakulteti me Rozin. Keshtu ndodhi,qe u gjenden ,dashur pa dashur, ne vorbullen e ciklonit.
Puna filloi me nje vrull te pa pare.Dramaturgu qe i kish grumbulluar oret e mesimit ne kater dite,sapo mbaronte nisej me vrap me autobuzin e linjes per ne Teater, ku kishte nje dhome ne Turizmin e qytetit fqinje.Edhe aktoret duke ndjere pergjegjesine dhe pasionin e punes
U mobilizuar krejtesisht per te dhene maksimumin e tyre megjithe pengesat artificiale te zboreve ushtarake. qe paskeshin qene grumbulluar te gjitha ne ate mbarim te praruar vjeshte. Here pas here ne prova vinin edhe dy intelektuale te njohur te kryeqytetit,nje skulptor dhe nje ish gazetare e radio Tiranes,me nje buzeqeshje disi te shtirur.
Dramaturgu kish nje respekt te thelle per Skulptorin qe po punonte per nje monument te Rilinjes kombetare,ndersa gazetarja i dukej nje tip amebe nga ato qe kishin mbire kudo aso kohe.Po dihet fare mire se i gjori,njeri s’mund te hahet kurresesi me kohen e tij ,ashtu sikurse askush nuk mund t ‘a ktheje kohen e marre neper kembe.Ai ishte me te vertet i ngazellyer nga besimi i pa tundur i Regjisorit se do te paraqiteshin ne festivalin e teatrove ate vit ,pikerisht me dramen e tij,sepse kjo klime aq e e domosdoshme per trupen ishte edhe kyci i artit skenik,sado qe kish provuar mbi shpatullat e brishta talljen e nepunesve te pangopur barkmedhenj gjysem te alkolozuar,zoter te jetes dhe te vdekjes,shkeles te luleve dhe artit,ai u kuturis e guxoi perseri, te zhytej koke e kembe ne kete vorbull enderrimtaresh.
E cdo gje do kish shkuar per bukuri sikur nje Patriark i larte nga Kryeqyteti te mos qe shfaqur nje llozhen e rezervuar,se bashku me Sklulptorin dhe Ameben.
Ata kishin pare Skenen e te cmendures.
Ndoshta qe,nga rolet kulminamte, luajtur nga Dhorke Orgocka

-E CMENDURA-
O Zot,oZot
C’qenka kjo bote
Dhe sa urrejtje
Sa dashuri
Kish ate cast
Ne syte e tij

O Zoti im
Ishte njeri
I bukur shume
Si Perendi
I bukur shume
per syte e mij
I ziu,I ziu ai,
I mbylli syte
Me lemeri

O Zot,oZot
C’baderdi,
Koka kerciti
Si mbi tepsi
Trupi zvarrisej
Mbi zhur te ri

O Zoti im,
merre ne gji
Engjel I qiellit
Te jete ai
Q’aq I ftohte
I ngrire rri
I shkreti i vogel
Ishte njeri

Zgjohu moj nene,
Qaj djalin ti
I a preu koken
Eses i zi
I ziu ai
I ziu ai
I mbylli syte
Me lemeri
Oi,oi,oi

Ata u larguan me ngut.Ne ikje e siper Patriarku leshoi anatemen: ’KUJDES, SHOKE! .VIGJILENCE”
Ajo fjali kishte ngrire ballin e djersitur te disave,kishte hakerryer syte e ca te tjereve,kishte vene ne levizje gjuhet,qe kocka s’kane po kocka thyejne.Te gjitha keto po luheshin prapa kraheve,ndersa gedhinin nete per te lidhur pjeset e shkeputura e te pasigurta,ndersa donin te arrinin nje unitet te gjithe komponenteve,muzikes,skenografise,fjales se aktoreve dhe ne shpirt po rritej shpresa dhe mirazhi qe po krijonin dicka sublime per artin.
Po ku se,ai qe me te vertet nje qytet i nemur,qe i hangri koken nje sekretar partie liberal,[qe marrshonte ne nje rradhe me Minushin],dhe u zevendesua nga nje tjeter sekretar ish gjeneral i ministrise se puneve te brendeshme.
Dhe me ne fund PREMIERA
Artistet plot emocione e ngazellim,prisnin verdiktin e ish gjeneralit Sapo mbaroi drama,,te gjithe syte e te ftuarve prisnin cdo te ndodhte, sepse Magjepsja. i kish tronditur te gjithe .
Gjenerali iku me shpuren e tij,
Populli u ngrit ne kembe dhe duartroki me furi per hesap te vet! Dramaturgut e Regjisorit i ra hija e vdekjes.
Spektatoret as qe e cane me koken, rrebeshi i pandalur i duartrokitjeve dhe aktoret qe pershendetnin me lot ne sy nga skena i rrembyen me vrullin e tyre!Megjithese te gjithe e dinin ,se ajo s’qe gje tjeter vec nje cope enderr dimerore, me floket e bores, qe binin,e binin pa pushim dhe e thinjen krejt qytetin jugor.

Filed Under: ESSE Tagged With: ËNDËRR DIMËRORE, Englantina Mandia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT