• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2015

Zeri i Aleksander Moisiut – Nje deshmi origjinale

March 13, 2015 by dgreca

Disa tema shqiptare ne nje kurs veror te gjuhes frenge.
Nga Sadik ELSHANI*/
Me 22 mars mbushen plot 80 vite qekur Aleksander Moisiu (1879 – 1935) i ka mbyllur syte pergjithmone, por ky yll nuk shuhet kurre – do te shkelqeje per jete te jeteve. Per Aleksander Moisiun, yllin e teatrit dhe te filmit te gjysmes se pare te shekullit XX eshte shkruar mjaft. Prandaj, ne kete shkrim nuk do te bej fjale per jeten dhe vepren e tij, por do te sjell dicka origjinale, nje deshmi nga nje artdashese qe e kishte pare disa here Aleksander Moisiun ne skene. Kete rrefim ka kohe qe e mbaj ne kujtesen time dhe ja tani me rastin e 80 vjetorit te vdekjes se Moisiut po e sjell per lexuesit e Diellit. Qe ky rrefim te jete sa me i plote dhe me i kuptueshem per lexuesin, duhet nisur nga fillimi.
Kur isha duke vazhduar studimet ne Universitetin e Zagrebit, kisha vendosur qe gjate pushimeve te veres te shkoja ne nje vend perendimor per te mesuar nje gjuhe boterore, anglisht, ose frengjisht. Meqenese kurset verore ishin me te lira ne France, atehere u percaktova per frengjishten. Shkova ne Institutin Francez ne Zagreb dhe mora nje broshure per kurset verore qe zhvilloheshin ne France. Ata me rekomanduan nje kurs qe organizohej ne qytetin Menton ne Bregdetin Azur, sepse drejtues i atij kursi ishte profesori Raymond Warnier, lektori i pare i gjuhes frenge ne Universitetin e Zagrebit (1921) dhe themeluesi i Instituti Francez ne Zagreb (1922). Po ashtu, me thane se ai kujdesej dhe i ndihmonte shume studentet qe vinin nga ish Jugosllavia. Regjistrimet per keto kurse beheshin me heret, por meqenese kisha vendosur ne momentin e fundit, nuk kishte me kohe per regjistrime. Vendosa te shkoja, nese kishte vend do te rrija , nese jo, do te kaloja ca dite pushimi dhe do te kthehesha prape. Duhet theksuar se une nuk dija fare frengjisht, ne shkolle kisha mesuar rusisht. Pas nje udhetimi te gjate me tren, mberrita ne Menton dhe shkova ne bashki, se ajo ishte adresa qe e kisha ne broshure dhe vetem e thoja emrin e profesorit. Ata me cuan ne nje lice ku do te mbahej kursi dhe aty takova profesorin Warnier, nje burre i gjate me floke te thinjura dhe me moshe diku rreth te tetedhjetave. U pershendetem – ai fliste nje kroatishte shume te paster, kishte nje kujtese te jashtezakonshme. Kembyem fjalet qe kembehen ne raste te tilla dhe me tha se nuk kishte problem per vendosjen time. Une shkova nja dy – tri dite perpara se te fillonte kursi dhe isha studenti i vetem. Profesoret ishin aty dhe po pergatiteshin per fillimin e kursit. Nje profesoreshe me tha se zonja e profesorit ishte polake. Mire thashe, permes rusishtes dhe kroatishtes mund te komunikoja me te gjtha gjuhet sllave. Nipi i profesorit kishte ardhur nga Parisi per t’i kaluar pushimet dhe shoqerohej me mua. Nje dite me tha se gjyshja e tij donte te me takone (une ende nuk e kisha takuar ate). Ajo me te birin dhe nusen e tij ishin ne plazh dhe ne shkuam t’i vizitonim. Edhe zonja e profesorit ishte ne moshe ralativisht te shtyre dhe po me fliste kroatisht. Une u habita, sepse e dija qe ishte polake. E pyeta se prej nga ishte dhe ajo me tha se ishte nga Zagrebi dhe quhej Vera. I tregova se c’me kishte thene profesoresha franceze, ndersa ajo me tha se, francezet i ngaterrojne vendet e Lindjes. Per mua kjo ishte nje befasi e kendshme. Meqenese une studioja ne Zagreb, atehere biseduam per Zagrebin, gjendjen ne Jugosllavi, Kosove, etj. Me kalimin e diteve une isha bere shume i afert me ta, gati si anetar i familjes se tyre. Gjate bisedave me ta mesova shume per jeten e tyre dinamike, mjaft te angazhuar e interesante. Ata kishin qendruar ne Zagreb gjer ne vitin 1935, pastaj Profesori kishte shkuar ne Portugali si atashe kulturor prane ambasades franceze atje e me vone kishin shkuar ne Brazil me te njejten detyre. Ne Zagreb ishin shoqeruar e miqesuar me eliten kulturore e intelektuale te Kroacise se atehershme, sidomos kishin patur shume miqesi me skulptorin kroat me fame boterore, Ivan Meshtroviq (1883 – 1962), piktoret e bashkuar rreth grupit “Zemlja” (shqip, Toka) te udhehequr nga piktori i njohur kroat, Kersto Hegedushiq (1901 – 1975). Shume piktoreve kroate, profesori Warnier u kishte siguruar bursa per te studiuar ne France. Ata kishin qene ne shume vende te botes, por Zagrebin e mbanin ne zemren e tyre. Gjithashtu, profesori Warnier ishte nje njohes shume i mire i Ballkanit.
Dreken dhe darken e hanin me ne ne kuzhinen shume te mire te liceut. Kete kohe e shfrytezonim per te biseduar, per t’u njohur me mire me njeri – tjetrin. Nje profesoreshe nga Sarajeva qe njihej me ta me heret e sillte nje grup te madhe studentesh. Une isha shqiptari i vetem. Nje dite ne nje nga keto biseda po bisedonim per udhetimet e tyre ne vende te ndryshme. Zonja Warnier u kthye nga une dhe me tha se kishin qene edhe ne Shqiperi. Po si, e pyeta une, kur udhetimi per ne Shqiperi ne ate kohe ishte shume i veshtire, edhepse Shqiperia kishte marredhenje relativisht te mira me Francen, krahasuar me vendet tjera perendimore. Ajo me tha se kishin qene para Luftes se Dyte Boterore, sepse nje miku i tyre ne ate kohe po benta germime arkeologjike ne Shqiperi. Leon Rei (1877 – 1956), i thashe une. Ajo me pyeti me habi se ku ia kisha degjuar emrin atij. I tregova se emri i tij permendej ne librin “Historia e popullit shqiptar” dhe se ai ishte arkeologu i pare qe kishte bere germime arkeologjike ilire ne Shqiperi. Pastaj ajo tregoi sesi kishin udhetuar me makine neper rruge te paasfaltuara, kishin pare gra te mbuluara me ferexhe, etj. Per shkak te moshes, profesori Warnier fliste shume pak, por pasi perfundoi zonja e tij, ai shtoi se gjate qendrimit te tyre ne Shqiperi ishin takuar edhe me Lumo Skendon. Une nga habia u shtanga kur degjove emrin e Lumo Skendos, sepse e dija qe ai ishte siemri (pseudonimi) i Mit’hat Frasherit (1880 – 1949), intelektualit, shkrimtarit, diplomatit, publicistit, atdhetarit te pashoq, kryetarit te Kongresit te Manastirit, birit te Abdyl Frasherit. Ne ne shkolle, ne oret e gjuhes shqipe e kishim permendur per ato qe shkrova me lart dhe per prozat e tij te bukura poetike. I tregova profesorit per figuren e Lumo Skendos dhe vendin qe ai zinte ne letersine dhe kulturen tone kombetare, edhepse ne ate kohe kur ne po bisedonim, emri i tij nuk permendej fare ne Shqiperi. U habita edhe per faktin sesi profesori ende e mbante ne mend emrin e tij, edhepse nga takimi i tyre kishin kaluar gati 55 vite. Me siguri, biseda e tyre do te kete qene ne nje nivel te larte intelektual. Dhe ja une tani po bisedoja me njeriun qe i kishte shtrenguar doren Mit’hat Frasherit. Pastaj profesori tregoi se ne librarine e Lumo Skendos kishin blere ca libra te vjeter. Dihet mire se ne ate kohe Mit’hat Frasheri kishte patur nje librari – biblioteke shume te pasur.
Meqenese po bisedonim per Shqiperine, une nga kurreshtja i pyeta nese kishin degjuar per Aleksander Moisiun. Me teper u nxita edhe nga fakti se ata kishin qene ne moshe te pjekur kur Moisiu kishte qene ne kulmin e karrieres se tij, dhe se ata ishin intelektuale te nje kalibri te tille. Profesori beri nje levizje te ngadalshme me koke ne drejtim te zonjes se tij, sikur donte te thoshte se ajo ka per te thene dicka. Ajo kishte marre nje shikim, nje pamje te fytyres sikur ishte tretur diku ne kujtime dhe shume e habitur me pyeti: “Po ti ku ke degjuar per te?!” Sigurisht i eshte dukur e cuditshme qe nje djalosh nga Kosova kishte degjuar per nje aktor qe kishte gati 45 vite qe ishte ndare nga kjo bote. Une i thashe se kisha degjuar e kisha lexuar shume per te, pasi ai ishte aktor i lindur nga prinder shqiptare dhe ai ishte i vetedijshem per prejardhjen e tij shqiptare. Ajo u shpreh me shume habi: “Shqiptar?!” Une pastaj nder te tjera i tregova per kerkesen e Moisiut qe i kishte bere Zyres se Gjendjes Civile ne Durres per te marre shtetesine shqiptare dhe deklaraten e tij se ai nuk donte te vdiste si aktor gjerman. Pasi u bind, ajo ma ktheu: “Ja, jam para vdekjes dhe nuk e paskam ditur kombesine e Moisiut!”. Ajo pastaj tha se per per shkak te mbiemrit te tij Moissi, atehere ishte perhapur fjala se ai ishte hebre, prandaj edhe ishte perndjekur nga nazistet. Me tutje ajo vazhdoi: “Kur kemi qene te rinj, me babain shpesh shkonim nga Zagrebi ne Vjene per te pare ne teater shfaqjet ku luante Moisiu. Dhe kur kthehesha ne Zagreb, per nje jave, apo djhete dite nuk doja ta hapja gojen e te flisja me njeri, vetem qe zeri i Moisiut te mos me dilte nga koka”. Kjo shprehje e Zonjes Warnier ngerthen ne vete jo vetem karakteristikat fizike te zerit te Moisiut, por edhe emocionet qe ai ngjallte dhe mbresat qe vuloste te adhuruesit e teatrit, mbresa qe ishin bere pjese e jetes se tyre. Duhet te kesh nje imagjinate shume te zhvilluar per te parafytyruar sesi e ka ndier veten ne ato caste ajo vajze e re dhe shume artdashes te tjere. Vertet mbetesh pa fjale kur degjon nje rrefim te tille, nje vleresim te tille, por edhe ndihesh shume krenar, se personi per te cilin flitet eshte bashkekombasi yt. Ky ishte ai Moisiu i famshem qe me lojen dhe zerin e tij i bente per vete artdashesit, ngjallte ndjenjat e tyre dhe linte mbresa te pashlyeshme ne zemrat dhe mendjet e tyre. Ky ishte arti magjik, i perjetshem e i paperseritshem i Aleksander Moisiut. Une atehere ende nuk kisha patur rastin ta degjoja zerin e Moisiut, por kisha lexuar per zerin e tij te bukur. Madje eshte edhe nje thenje e Franc Kafkes: “Zeri dhe gjestet e Moisiut na shfaqen si dicka e papare gjer me tani ne skenen europiane”.
Ne vitin 1980 kur ende isha student ne Universitetin e Zagrebit, klubi i studenteve shqiptare, “Shkendia”, festoi ne menyre madheshtore 100 Vjetorin e Lindjes se Moisiut. U organizua nje ekspozite dinjitoze me fotografi te Moisiut, u shfaq edhe nje recital per jeten dhe vepren e tij, ndersa te pranishem ishin shume personalitete te njohura te jetes kulturore e publike te Zagrebit. Nje bashkatdhetar nga Maqedonia kishte degjuar per kete manifestim dhe kishte sjellur disa incizime me zerin origjinal te Moisiut. (Duhet cekur se autoritetet shoviniste maqedonase nuk e kishin lejuar ate qe te zhvillonte nje veprimtari te tille ne Shkup). Zeri i Moisiut ishte nje ze i paster, kumbues, melodik, i artikuluar mire, i rrjedhshem – kishte nje shqiptim (diksion ) te perkryer. E kam te veshtire ta pershkruaj ate ze, prandaj po e cuaj “ze moisian”, qe eshte karakteristik vetem per te. Ne ate cast m’u kujtua Zonja Warnier dhe vleresimi i saj per zerin e Moisiut. Vleresim me te mire nuk mund t’i bej asnje kritik teatri dhe askush tjeter – vleresimin me te mire e ben publiku. Kush mund te bej pershkrim, karakterizim me te mire se “ze qe te mos dale nga koka”?!

Permbyllje (epilog)

Nga viti 1978 kur kam qene per here te pare e gjer ne vitin 1988 kur kam ardhur ne Amerike, pese here kam qene pjesemarres i atij kursi. Profesoreve dhe miqve te mi si dhurate u sillja prodhime artizanale shqiptare dhe ne librarite e Nices u bleja veprat e Kadarese, per te cilin disa kishin degjuar, por nuk i kishin lexuar veprat e tij. Me vone Kadareja u be i adhuruari i tyre. Mesova me vone se profesori Warnier kishte lindur me 1899 dhe ishte studiues shume autoritativ i jetes dhe vepres se Apollinerit (Guillaume Apollinaire) dhe kishte bere shume studime per Ballkanin. Ne vitin 1981, bashkeshortet Warnier kane qene per vizite ne Dubrovnik dhe une i kam vizituar. Profesori Warnier ka nderruar jete me 1987, ndersa korrespondencen e fundit me Zonjen Warnier e kam patur me 1990. Nga djali i saj, disa vite me vone, kam marre nje leter dhe me njoftonte se mamaja e tij ishte ne nje azil pleqesh. Ka vite qe nuk kam kontakte me djalin e profesorit, por e marre me mend se Zonja Warnier nuk eshte me ne kete bote. Ata ishin njerezit me te mire qe une kam takuar ndonjehere ne jeten time, ishin misherim i intelektualit, qenjes njerezore – ishin engjellore. E ndiej veten shume te lumtur, shpirterisht shume te pasur qe kam njohur dhe kam patur miqesi me njerez te kalibrit te tille. Per nje djale nga Suhareka/Theranda, nga Kosova, kjo do te thote shume. Sidomos per keto tema shqiptare qe pershkrova me lart. Atehere as qe me ka shkuar nder mend se do te degjoja rrefime te tilla ne ate kurs veror te gjuhes frenge. Nganjehere jeta ruan shume te papriturat te kendshme!
Philadelphia, 12 mars, 2015
Shenim: Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: ESSE Tagged With: Aleksander Moisiu, deshmi origjinale, Sadik Elshani

E vërteta e atentatit ndaj Tom Doshit

March 13, 2015 by dgreca

Nga Kastriot MYFTARAJ/
Tom Doshin e “vranë” në 24 qershor 2013, të nesërmen e ditës së zgjedhjeve, që i dhanë pushtetin partisë që ai mendonte se ishte e tija. Thellë-thellë Tomës në mendjen e tij që atë ditë iu krijua përshtypja se sytë e “shokëve”, të cilët deri atëherë e shikonin me miqësi të shtirur, befas nisën t’ u ngjajnë tytave të armëve. Të shikoje ata sy, ishte njëjtë si të shikoje në thellësi të grykës së një arme. Kur shikimi i Tomës u ndesh me atë të Edi Ramës, sytë e këtij të fundit, sikur deshën t’ i thonë: “Pse je ende gjallë o njeri? Ti duhet të kishe vdekur në 21 janar 2011, në trotuarin përpara ndërtesës së Kryeministrisë. Unë prandaj të çova atje që të bëje kinse se po e përmbaje turmën. Unë shpresoja që të të vrisnin ty dhe pastaj me trupin tënd mbi krahë malësorët që kishe sjellë ti të hynin brenda në ndërtesë për të kapur Sali Berishën, i cili për të shpëtuar duhet të bënte një mal me kufoma, siç kisha parashikuar unë një ditë më parë, në Top Story të Sokol Ballës. Më zhgënjeve Tomë që nuk u vrave atë ditë. Unë e bëra Megi Ajtyresën zëdhënëse të partisë, dhe e udhëzova që të fliste në gegërishte shkodranishte të theksuar, që të ishte ajo që do ta njoftonte vdekjen tënde se kështu do të përjetohej më fuqishëm në Veri. Ndoshta ti e kuptove se nuk u riktheve te muri rrethues i Kryeministrisë, si Besnik Bare. Nëse ti Tomë do të ishe vrarë atë ditë, unë do të kisha eliminuar Berishën dhe Metën dhe sot fitorja jonë do të ishte krejt e ndryshme, jo e helmuar si kjo e 23 qershorit, rezultati i së cilës na mban peng të LSI-së.”
Kodet e komunikimit që veprojnë në Partinë Socialiste që nga origjina e saj në 8 nëntor 1941, bënë që të gjithë në parti ta kuptojnë që në 24 qershor se midis kryetarit dhe Tomës diçka e pariparueshme ishte thyer. Kështu që Toma u gjend befasisht para një skuadre “pushkatimi” të përbërë nga shokët e deridjeshëm. E vranë me shikime ma zi se plumbi. Toma, burri i fortë malësor katolik, verior, u duhej në Partinë Socialiste sa kohë që Sali Berisha ishte në pushtet. Tashmë që Berisha kishte humbur pushtetin, Toma nuk u duhej më. Nuk kishte vend për Tomën në PS-në në pushtet. Te shikimet e “shokëve” kishte ndryshuar diçka. Këta shikime ishin si smoking guns plumbat e të cilave kishin qëlluar trupin e Tomës. Ata e qëlluan të gjithë Edi Rama, Saimir Tahiri, Gramoz Ruçi, Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Dash Peza. Ilir Meta qeshte. Toma i ndjeu “plumbat” e shokëve një nga një në trup. Tashmë për Partinë Socialiste, për kryetarin e saj, Tomë Doshi që kishte ekzistuar deri në 23 qershor kishte vdekur. Nëse ai do ta pranonte këtë shndërrim të tij, dhe do të përshtatej me gjendjen e re, aq më mirë. Nëse jo, aq më keq për të. Pra Tomës i kërkuan që të jetonte politikisht si zombie.
Ashtu si ata personazhet e filmave horror të cilët mendojnë se janë ende gjallë pasi i kanë qëlluar për vdekje, edhe Toma mendoi se vazhdonte të ishte ende gjallë politikisht ai Toma që kishte qenë, politikani më i fuqishëm socialist i Veriut. Duke menduar se vazhdonte të ishte ende gjallë politikisht ai i fliste Kryeministrit Rama, ministrave socialistë me autoritetin e Tomës së dikurshëm. Për një periudhë ata e dëgjonin, por duke e parë me habi, ashtu siç shihet një njeri për të cilin kemi qenë të sigurt se ka vdekur tashmë. Me kalimin e kohës, ata nisën të mos i përgjigjen Tomës kur ai iu telefononte dhe kjo iu dukej si gjëja më normale në botë. Të vdekurit nuk telefonojnë. Aq më pak të vdekurit politikisht.
Kur Toma mësoi se ndaj tij ishte organizuar një atentat, ai thellë-thellë në mendjen e tij, u lumturua. Kjo provonte se ishte ende gjallë Toma i dikurshëm. Ajo që nuk kuptonte Toma ishte kur ai përpiqej të sillte prova se ndaj tij ishte organizuar një atentat, nuk bënte gjë tjetër veçse vërtetonte se Toma i para 24 qershorit 2013 nuk jetontë më. Kur Toma përpiqej t’ i provonte Edi Ramës se kishte dashur ta vriste Ilir Meta, Edi Rama e shikonte si t’ i thoshte: “Çfarë je duke folur o njeri?! E ku është parë e dëgjuar që të vriten të vdekurit. Ty të vramë në 24 qershor 2013!”
Tjetër gjë thoshte goja e Edi Ramës, tjetër gjë thoshin sytë e tij. Kur Toma thoshte se kishin dashur ta vrisnin njerëzit e Berishës, Edi Rama dhe Saimir Tahiri qeshnin duke menduar se Berisha nuk mund të vriste një të vdekur.
Vetë fakti që vrasësi i paguar për ta vrarë Tomën u pendua dhe vendosi që të heqë dorë nga atentati, një detaj ky me të cilin Edi Rama e ka ironizuar shumë Tomën, në fakt, fiton koherencë logjike nëse kihet parasysh se edhe vrasësi i paguar e dinte se Toma i dikurshëm nuk jetontë më. Në një moment ai i ka thënë vetes: “Çfarë je duke bërë o njeri, ke marrë para për të vrarë një njeri i cili nuk jeton më?!”

-Por, i pandehur, a mund të na thuash se përse kur të takoi Tom Doshi i bëre ato pohime që gjenden në videoregjistrimin e tij?- E pyesin prokurorët vrasësin.
-Si t’ u them, zoti prokuror. Ai ishte Toma dhe nuk ishte Toma. Unë mendova se është e parrezikshme që të thuash se të kanë paguar një njeri i cili nuk jeton më. Në të vërtetë, edhe kur Toma më takoi me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, e ndjeva se ata nuk iu besonin fjalëve të mia, pikërisht se nuk besonin që Toma ishte ende gjallë. Aq sa mua më erdhi që t’ i them Tomës: Tomë që këta të më besojnë mua, ti duhet t’ i bindesh se je gjallë!
Nga deponimi në Prokurori i deputetit Mark Frroku:
-Z. deputet, a i keni thënë ju z. Doshi vitin e kaluar se ndaj tij është organizuar një atentat?
-Më falni zoti prokuror, por miku im z. Doshi nuk jeton më që nga 24 qershori i vitit 2013. Si mund t’ ia thosha unë një gjë të tillë atij në vitin 2014?
-Këtë e dimë të gjithë z. deputet, por kemi urdhër që të bëjmë një hetim për këtë çështje. Edhe pse na duket se po merremi me okultizëm, do ta çojmë hetimin deri në fund.
Nga deponimi në Prokurori i Sali Berishës:
-Z. Berisha, ju keni thënë që keni qenë prej disa muajsh në dijeni të atentatit të organizuar ndaj z. Doshi. A mund të na thoni se si keni ardhur në dijeni?
-Më ndëgjoni me vëmendje mue ju zotërinj prokurorë. Ju e dini se ka një gjuhë juridike dhe një gjuhë politike. Unë e di se Tom Doshi nuk jeton më që prej 24 qershorit 2013, por politikisht më intereson që të shtirem sikur besoj se ai jeton ende. Jo, ju lutem, më thoni ju mue se çfarë ligji kam shkelur në këtë rast. Edi Rama dhe Saimir Tahiri thonë se janë të bindur që ndaj Tomës nuk është organizuar një atentat, por nuk e thonë se kjo bindje ju vjen për shkak se për ta Toma nuk jeton më që prej 24 qershorit 2013. Jo, ju lutem shumë, këtu është çelësi i kësaj historie. Përse nuk e pohojnë ata këtë dhe të sqarohet çdo gjë! Tani më thoni ju mue, se a nuk kemi ne të drejtë si opozitë, që këtë ngatërresë që ka bërë qeveria ta përdorim politikisht. E keni dëgjuar ju këngën për Tomën ku ai më drejtohet mua duke më thënë “T’ u rritë jeta Sali Berisha/qeverinë sonte ta prisha!” Është kënduar në natën e 23 qershorit duke u gdhirë 24 kjo këngë. Më kanë ardhur të gjitha të dhënat mue! Toma nuk e dinte se ata për llogari të të cilëve e prishi qeverinë time, pas kësaj do ta prishnin vetë Tomën. Dhe e shikoni se çfarë kërkon të bëjë tani Edvin Kristaq Rama? Pasi e vrau Tomën e para 23 qershorit në korridorin e selisë së PS-së, tani kërkon që ta “varrosë” politikisht në oborrin e SHQUP, më falni të selisë së PD-së. Jo, ju lutem shumë, pse nuk bëni hetime ju për këtë. I kam dhënë mbështetje të palëkundur Prokurorisë për hetimin e kësaj çështjeje, por nuk mund të hesht para këtyre të vërtetave të mëdha. Tani qw e niswt kwtw hetim, / shkoni deri nw fund. Ju garantoj unë juve se në fund do të vërtetoni se Tomë Doshi për herë të fundit është parë duke hyrë në zyrën e Edvin Kristaq Ramës në 24 qershor 2013, dhe që andej nuk ka dalë më.

Nga ripyetja e z. Doshi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas pyetjes së politikanëve të lartë:
-Z. Doshi, ky hetim mund të përfundojë në dy mënyra. E para, është ajo kur do të konkludohet se fakti nuk ekziston, domethënë se meqënse Tomë Doshi nuk ekziston më që nga 24 qershori 2013, nuk mund të jetë organizuar atentat ndaj tij në 2014. Mënyra e dytë është që hetimi të konkludojë se ju me vetëdije keni dashur të sajoni historinë e një atentati kundër jush, me ç’ rast keni konsumuar disa vepra penale, që dënohen me burg. Përvec dëmshpërblimit që keni detyrim t’ u paguani të dëmtuarve që kanë të drejtë të ngrenë padi civile ndaj jush për dëm moral. Tani zgjidhni e merrni se cilën mënyrë pëlqeni ju.
Nga biseda e dy pleqve të moçëm në Mal të Kolajt, Shkodër, vendlindja e Tom Doshit, duke dëgjuar këngën për Tom Doshin, gjatë fushatës zgjedhore të qershorit 2013:
“Për Tom Doshin kndohet kanga/T’u rritë jeta o Edi Rama./Fitoren e kena n’ dorë,/kena me pa në 23 qershor!”
-Si po të duket kjo besa që ka lidhë djali i Gjekë Doshit me Edi Ramën o Dedë! Thonë se asht krahu i djathtë i Edi Ramës, e se ky i ka thanë se kur të jetë ai kryeministër, është njëjtë si me qenë edhe Toma bashkë me të.
-Çka me të thanë o Pal, ua ka thënë ma bukur Prek Cali atyre që donin të merreshin vesh me komunistët se me lidhë na katolikët besë me atë parti, që ka në krye Edi Ramën sot, është si me lidhë gjarpnin si shall rreth qafës. E tash të shohim se sa mirë ka me i ndejt Tomës në qafë ky shall me të cilin ashtu tuj u krekosë, Veç të shohim se mos nis e pisket se ia bani gjamën miku.

Filed Under: Opinion Tagged With: 2014, Kastriot Myftaraj, Tom Doshi, u vra me 24 qershor

Kush deshti t’a zhburrërrojë Drenicën heroike?

March 12, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
“Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin por u ngrina kur e pashë që ata e urrenin edhe kishën tjetër të Krishterë. Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urryer nga sllavët se sa myslimanët.”
( E.Durham, Londër 1920).
Shtrohet pyetja pse kjo urrejtje e sllavëve ndaj shqiptarëve katolik dhe ma pak ndaj shqiptarëve musliman?…
(Këte të vërtet e kam ndëgjuar dhe nga goja e disa pleqëve tonë para 40-50 vitesh, të cilët adhuronin babën Dovlet . Ata të ndikuar nga hoxhallaret pro ruso-serbo-turk shprehnin mendimin se ma ngat jemi me besim fetar me serb se sa me katolik ,DIGA ).”Azem Bejta u lind më 10 dhjetor 1889. I rritur në gjirin e një familje me tradita luftarake e patriotike, që nga fillimi u përcaktua për luftë të pakompromis me secilin që do t´i cenojë vatrat e të parëve. Si fëmij përjetoi ngjarje të hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranë babanë dhe ia dogjën shtëpinë, duke i lënë të pastrehë. Rropatjet e kësaj familjeje nëpër dallgët e egra të jetës ia forcuan ndjenjën e atdhedashurisë dhe ia ngritën në një ideal të pashuar, për të cilin e dhe edhe jetën.
Tiparet e një trimi të paepur dhe të një vizionari të mprehtë u manifestuan që në rininë e hershme të këtij djaloshi. Si i vogël dallohej nga moshatarët. Ishte i zgjuar e i shkathtë. I pëlqenin shumë këngët e trimërisë dhe rrëfimet e pleqëve për ngjarje të ndryshme nga historia kombëtare. Në odat tona – shkolla, mori mësime të mira. Ky shpirt i shëndoshë qëndronte në një trup të shëndosh, siq do të thoshin latinët. Edhe për zhdërvjelltësi ua kalonte të gjithëve. Në mundje, me çobanë, ishte i pari. Por mbi të gjitha atë e cilësonin trimëria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkën e dajës, e pati plagosur një serb të Selacit, (Stojanin) të cilit ia kishin frikën të gjithë.
Gjatë viteve 1910 – 1912 shpërthyen kryengritjet e përgjithëshme për pavarësinë e tokave shqiptare. Më 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli në Drenicë, i mbathi opingat dhe e dha kushtrimin për një luftë mbarkombëtare kundër Perandorisë osmane.
Edhe Azemi, 20-vjeçar, u radhit në çetat kryengritëse të Drenicës, të udhëhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicasit dhe shaljanët ishin nisur për luftë përbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalë e i shoqëruar nga disa trima. Në mes të shumë trimave i ra në sy djaloshi sypatrembur e i etshëm për luftë.

“Sot u mbushen 70 vjet nga dita e rënies së Shaban Polluzhës në altarin e lirisë. Ishte komandant i përgjithshëm i luftës së armatosur të popullit shqiptar e më gjerë kundër okupatorit serb. Mbetet përherë njëri nga personalitetet më të shquara në historinë kombëtare.. Veçanërisht beteja e fundit e brigadës së Drenicës në krye me Shaban Polluzhën, me 21 e 22 shkurt 1945 përherë do të mbete një prej epopeve më të lavdishme të heroizmit shqiptar kundër okupatorit barbar serb”, tha Rukiqi. “Anatemimi dhe stigmatizimi i qëllimshëm për më shumë se dyzet vite të figurës së Shaban Polluzhës dhe luftës së tij të njohur si Lufta e Drenicës nga historiografia komuniste ka ndikuar që edhe pas demokratizimit dhe heqjes së censurës historiografia jonë nuk ka arritur që ta laj borxhin që ka për ndriçimin e plotë dhe tësaktë të kësaj figure në tërësinë e dimensionit të saj”, tha Gashi. Historiani Mehmet Rukiqi tha se kjo është njëra ndër akademitë përkujtimore më të qëlluara kushtuar madhështisë dhe pavdekësisë së komandantit dhe tribunit të popullit, Shaban Polluzha.”
Ishte 13 maji i vitit 1981. Ate pranvere e tere Kosova ishte ngritur ne kembe dhe po kerkonte lirine e vet, te drejtat e veta qe shkeleshin me dekada e shekuj nga ata qe ishin ulur ne kolltuke prej pushtuesi. Renia e dhjetera te rinjve ne zemer te Kosoves per lirine dhe te drejtat qe kerkoheshin, ngriti me mijera te tjere ne kembe. Studente, punetore, te rritur e te moshuar, bujq e arsimtare, nxenes e pensioniste, ishin ata qe me zerin e tyre tunden themelet e ish Jugosllavise pushtuese!…. Tahir Meha me baben plak, bace Nebihun, i detyroi pushtuesin qe ne fushebetejen e Drenices te nxjerrin nje arsenal te tere armatimi, qe ta kishin ne dispozicion ushtaret e milicet e saj, te cilet po perballeshin me dy burra trima te Drenices. Edhe gjithe ata numra ushtaresh e milicesh, prape nuk mjaftuan per te mposhtur dy trima shqiptare te Prekazit, prandaj duhej angazhuar edhe njesitet rezerve te mobilizuara enkas per kete rast! Edhe helikopteret u desh te sillen ne qiellin e Drenices ate dite. Nje shtet i tere ishte ngritur ne lufte kunder Tahirit dhe babait te tij mu ne zemer te Prekazit legjendar!…
A nuk ishte kjo nje nder goditjet me te renda qe po merrte ish shteti i Jugosllavise? A nuk e vuri ne loje Tahiri Meha me baben plak nje shtet te tere ?fare ishte Jugosllavia e atehershme, makinerine dhe strategjine luftarake te atij shteti? A nuk e hodhi per toke moralin e maskuar te atij sistemi mbi gjoja barazine e popujve qe aq shume e trumbetonin edhe ish lakenjte e LKJ-se?! Ketij arsenali te tere armatimi, Tahir Meha me baben plak i rezistoi per me se 20 ore. Tahiri me bace Nebihun qendruan te palekundur nga pozitat e tyre. Tahir Meha luftonte dhe kendonte pernjeheresh: ?O Shqipni mos thuaj marova, se bijt tu oooo jane te gjalle!?…
Adem Jashari u lind në Drenice, në rajonin e Drenicës së Kosovës, më 28 nëntor 1955. Ai është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari ishte kryekomandanti i UÇK-së.
A harrohen keta burra? këta burra të lirisë të cilët as shekujt nuk do të mund t`i shlyejnë nga historia e jonë e madhe. Kurrën e kurrës, serbi nuk do të mundet të çet pluhur mbi këto figura markante të qëndryeshmërisë lutarake shqiptare.

*****
Por pasi që u shliruem , ndodhën “mrekullira “ në Drenicën tonë heroike. Ate çka serbi nuk mundi me vite të tëra, t`a bën me armë deri diku e arrijti me anë të ekstremizmit fetar musliman. Filloi zhburrërimi i ynë , filluam t`i harrojmë këto figura shenjuese dhe u orientuem dikah tjetër.: Mori para borxh dhe shkoi dy herë për të luftuar në Siri. Luftoi edhe në “Drenicën” e këtij vendi. Deri kur u lëndua. E shtynë pamjet e luftës në internet dhe xhihadi.
Gjithçka që kërkohet është një biletë drejt Stambollit për ku kosovarëve nuk u duhen viza. Prej kufirit turk, qindra njerëz pastaj i drejtohen territoreve siriane ku kryengritësit që nga viti 2011 luftojnë për ta rrëzuar qeverinë. Vetëm këtu “pranvera arabe” po shtrihet në më shumë stinë.

Duke i rënë kësaj rruge, Kosovari S.T. madje kishte mbërritur e kishte luftuar edhe në “Drenicën” siriane.

Dikur punonte si mësimdhënës i gjuhës angleze në një shkollë fillore .Tani, ai mban mjekër më të gjatë – diçka që nuk shihet aq perëndimore sa anglishtja. Në kafene zgjedh makiato. Aty ka të ulur edhe policë të Kosovës. S.T. thotë se të gjithë e dinë se ai ka qenë në luftën e Sirisë, por prapë nuk dëshiron të indetifikohet me emër e mbiemër. Tridhjetë vjeçari thotë se i ishte dashur të hynte borxh për të siguruar një biletë deri në Turqi. Ai ka qenë deri më tash dy herë radhazi vullnetar në kryengritjen siriane.
…..BIK-u ka heshtur kur një imam mashtrues nga Shqipëria organizonte ekskursione për gra të varfra të Drenicës në Turqi….
Autoritetet e Kosovës e kanë arrestuar, e më pas e ka dëbuar në Shqipëri Kastriot Dukën, imamin e vetëshpallur të Marinës së Skenderajt. Lajmi bëhet publik nga radio Europa e Lirë. Një ditë më parë, nën dyshimet për aktivitete të paligjshme, Inspektorati Komunal i Skenderajt, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, e ka mbyllur xhaminë në Marinë.

Në një deklaratë për mediat, të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, thuhet se Dukës i është ndërprerë qëndrimi i përkohshëm në territorin e Republikës së Kosovës, pasi ai ka shkelur legjislacionin në fuqi, si dhe në disa raste ka cenuar rendin publik dhe kushtetues të Kosovës.
“Ekzistojnë arsye të besueshme dhe të vërtetuara edhe nga vetë zoti Duka në paraqitjet e tij publike, se qëllimi primar për të cilin ka kërkuar të qëndrojë në Republikën e Kosovës, është ndryshuar dhe ka orientim krejtësisht tjetër. Leje qëndrimi është lëshuar për zhvillimin e aktiviteteve humanitare, e jo të aktiviteteve të tjera, të cilat zoti Duka i ka ushtruar në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
“Nisur nga këto fakte dhe në bazë të këtij vendimi, Policia e Kosovës, sot, me datën 3 mars 2010, ka arrestuar dhe dëbuar në Shqipëri z. Kastriot Duka, duke i ndaluar hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës” – citon Europa e Lirë.
Ishin këto disa përkujtime për njërëzit e Drenicës që e shkruan historinë , por edhe për shumë gjëra që gati e zhburrëruan Drenicën !
Por jo , Drenica nuk zhburrërohet kurrë , sytë e Kosovës janë andej !

Fahri Xharra, 12,03.15

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, Kush deshti t`a zhburrërron Drenicën heroike?

KUPOLA – PENG I VETVETES, SHQIPTARËT – PENG I KUPOLËS

March 12, 2015 by dgreca

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ/
Në komentet mediatike për seancën e së enjtes së shkuar në Kuvendin e Shqipërisë u dëgjuan shpesh thëniet “filani u armiqësua përfundimisht me filanin”.
Sipas mendësive të tilla, anëtarët e politikës sonë, përkatësisht të Kupolës së mafies sonë përgjatë karrierës së tyre, tashmë njëçerekshekullore, disa herë kanë qenë miq, disa herë të tjera kanë qenë armiq, ndërsa tashmë janë përfundimisht amiq, dmth nuk do të bëhen miq kurrë më.
Në mafie nuk ekziston koncepti ‘miqësi’. Ky rregull vlen edhe për komunizmin. Një mafioz mund ta kesh vetëm armik, nuk mund ta kesh kurrë mik. Mafiozët janë armiq të lindur. Edhe komunistët janë armiq të lindur. Sikur botën t’ua japësh, as të parët, as të dytët nuk bëhen kurrë miq.
Ashtu si në komunizëm, një përvojë e njohur dhe e pranuar nga të gjithë ne, edhe në mafia ndjenja që i lidh dy ose më shumë veta është bashkëpunimi në një krim. Dy ose më shumë mafiozë, ashtu si dy ose më shumë komunistë, janë gjoja shokë ose miq sa kohë që janë bashkëpunëtorë në një krim të caktuar. Nga çasti i përfundimit të këtij bashkëpunimi nuk ekziston më kjo ndjenjë. Ajo zëvendësohet me çdo lloj ndjenje tjetër, por kurrë me atë të mëparshmen. Dhe kurrë nuk është miqësi. Më së shumti, ndjenja pasuese është armiqësi.

Sepse momentin e bashkëpunimit e pason gjithmonë momenti i ndarjes së territoreve. Territoret kanë kuptimin konkret të kufizimit të zonës ku mund të shtrihet fushëveprimi apo fushëndikimi i njërës palë apo tjetrës palë, kanë edhe kuptimin fluid të kufizimit të sferës shoqërore a politike të fushëveprimit apo fushëndikimit të njërës apo tjetrës palë. Këto janë territore apo terrene të tregjeve të tenderave, të posteve e tjerë, pra të tregjeve politike, ekonomike, e tjerë.
Lufta e individëve dhe grupimeve brenda mafies bëhet për arsye të pozicionit në hierarkinë e Kupolës, në nivel lokal apo qendror, si dhe për të mbrojtur territoret (terrenet) në kuptimin gjeografik, por edhe në kuptimin e sferave. Rezultat i këtyre përplasjeve janë tronditjet brenda kupolave, rindërtimet e hierarkive, ngushtimet apo zgjerimet e territoreve në dëm të dikujt dhe në favor të dikujt tjetër.
Kjo luftë brenda miafies nuk ka pak ngjasime me luftën e klasave, e cila është i vetmi mjet i brendshëm, e vetmja forcëe brendshme lëvizëse që e rregullon dhe e rirregullon pafundësisht jetën e një patie komuniste dhe të një regjimi komunist, përkatësisht jetën e një vendi komunist.
Mafia jonë, në gjithë Shqipërinë, brenda dhe jashtë kufijve të saj shtetërorë, është një mafia postkomuniste. Reformimi i komunizmit tonë nuk u bë në kahjen progresive, pra nuk u shndërrua në një demokraci evropiane. Ky reformim ndodhi në kahjen negative, duke u shndërruar në mafie. Kuptohet se ishte dhe është shumë më e lehtë që një komunist të shndërrohet në mafioz sesa ai të shndërrohej në një demokrat.
Demokracia është sistem i garës mes më të merituarve, mes më vizionarëve, mes më të përkushtuarve ndaj përparimit të një shoqërie, të një vendi, të një sisemi, garë mes më të besuarve që përfaqësojnë një program të caktuar, një platformë, një alternativë për nxjerrjen nga një prapambetje e caktuar relative dhe përparimin e zhvillimin e një vendi dhe të një shoqërie.
Mafia është përplasje, është luftë e pafundme mes më të fortëve dhe më pak të fortëve, mes më të pabesëve dhe më pak të pabesëve, mes më mizorëve dhe më pak mizorëve në një spirale të pafundme.
Në këtë spirale jemi futur ne shqiptarët. Dhe kemi mbetur duke e pësuar teksa soditim se kur kacafytjet brenda Kupolës do ta dobësojnë e do ta shkatërrojnë atë. Këtë kënaqësi të rreme e jepte komunizmi, kur grupe gjoja antiparti zbuloheshin nga vigjilenca e partisë dhe asgjësoheshin nga udhëheqësi. Edhe këtë kënaqësi e llogariste partia kur jepte goditje të brendshme, pas të cilave ajo dilte më e fortë, ndërsa populli thjesht përjetonte zbavitjen e radhës, duke parë fundin e disave prej atyre që ishin majmur me gjakun e tij.
Në Kupolë vepron logjika e klaneve. Një klan më i fortë, një grupim më i fortë klanesh merr në duar Kupolën. Një klan ose grupim i dobësuar zhvendoset, por mbetet brenda Kupolës. Mbetet i dëmtuar, i dobësuar, por brenda saj, duke pritur fatin e radhës ose duke organizuar revanshin e radhës.
Kjo e bën kupolën peng të vetvetes. Ne mbetemi peng i saj. Kështu shpjegohet rrethi vicioz ku ne vërtitemi pa shpresë – ose me shpresa të kota se ndonjë faktor i jashtëm do të jetë i interesuar dhe do të na nxjerrë nga ngujimi ku na ka grumbulluar mafia jonë.

Filed Under: Analiza Tagged With: - PENG I KUPOLËS, KUPOLA -, PENG I VETVETES, shqiptaret, Skender Bucpapaj

ÇAMËRIA NË VEND NUMËRO: PENG I PARTIVE POLITIKE PËR 24 VJET

March 12, 2015 by dgreca

Kanë kaluar mbi 24 vjet kur Shqipëria kaloi nga diktatura komuniste në një sistem demokratik. Midis shumë problemeve të lëna në harresë ishte dhe ajo e çështjes çame. Qysh në fillimet e demokracisë, Shqiptarët e Çamërisë u organizuan në shoqatën “Çamëria” dhe shpalosën hapur qëllimin e tyre: Njohjen e genocidit dhe kthimin e pronave në Çamëri. Kishte shumë entuziazëm, shumë patriotizëm dhe shumë vullnet nga krerët e kësaj shoqate vullnetarësh. Më vonë komuniteti çam vendosi që shoqata të kthehej në parti me kryetar, z.Tahir Muhedini.
Kronologji e shkurtër e politizimit të çështjes çame
• Në vitin 2006 partia e re mori emrin PDI, Partia për Drejtësi dhe Integrim. Programi saj ishte po ai i Shoqatës Çamëria por me disa ndryshime të vogla. Çamët menduan se krijimi i PDI-së do të rriste shanset e zgjidhjes së problemit të tyre, duke pasur përfaqësuesit e vet në parlamentin shqiptar. Sipas deklaratave të kreut të PDI-së Tahir Muhedini, në vitin 2006 u dërgua në Strasburg dosja e shkeljeve dhe mohimit të të drejtave të çamëve nga shteti grek.
• Në vitin 2009, në zgjedhjet parlamentare të qershorit, krahun e të majtëve nga lista emërore fitoi deputeti socialist Shpëtim Idrizi dhe në të djathtën Dashamir Tahiri. Pas zgjedhjeve, për arsye të ndryshme, dy deputetët, Dashamir Tahiri dhe Shpëtim Idrizi krijuan partinë e re PDU-në, Partia për Drejtësi dhe Unitet, që edhe kjo do të merrej me problemin çam. Në ato kohë, Idrizi dhe Tahiri premtuan mjaft për zgjidhjen e çështjes çame. Ata shkuan në SHBA, ku takuan kongresmenë e senatorë të shumtë dhe prej andej sollën lajme se Departamenti Amerikan po shqyrton çështjen çame. Nuk kemi parë deri më sot ndonjë prononcim nga DASH-i as nga ndonjë senator apo kongresmen qoftë dhe privatisht nga ata që takuan krerët e rinj çam. Idrizi dhe Tahiri deklaruan më shumë se një herë për pajtimin e një studioje avokatie me qendër në Britani që do të merrej me çështjen çame por asnjëherë nuk është deklaruar emri i kësaj studioje.
• Në shkurt të vitit 2011, përfundimisht të dy partitë u shkrinë në një të vetme, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. PDIU, me kryetar Shpëtim Idrizin, nënkryetar Dashamir Tahirin dhe president nderi ish-kryetari i PDU Tahir Muhedini.
• Një parti “e re çame” shfaqet në horizont në vitin 2013. Para kësaj, Partia Aleanca Popullore (më pas Lëvizja Çame) ishte një konglomerat 12 mikropartish që drejtohej që nga 2001 nga Erjon Softa. Aleanca Popullore ftoi të gjitha shtresat e popullsisë, të lodhura tashme nga një politikë 20 vjeçare e një tranzicioni të tejzgjatur, “të bëhen pjesë e saj për tu dhënë udhë ëndrrave shumvjeçare të këtij populli me një të shkuar të lavdishme por deri tani pa një prespektivë për te ardhmen”. Që prej prillit 2013, kjo parti drejtohet nga zoti Artur Dojaka, i cili ishte në koalicionin e majtë me PS. Në podiumet partiake, kjo parti ishte mjaft kritike ndaj PDIU dhe drejtuesit të saj, por nuk arriti të ndryshonte dot as kushtet e qeverisjes por as edhe ndërkombtarizimin e çështjes çame.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, 66.562 e shtetasve shqiptarë iu vleftësuan votat për dy partitë kryesore, PDIU dhe AP, që kanë marrë si përgjegjësi politike në zgjidhjen e problemit të shqiptarëve të Çamërisë. Këto dy parti u kyçën në koalicionin e djathtë Aleanca për Qytetarin.
lamentare të vitit 2013, 54.104 shtetasve shqiptarë iu vleftësuan votat për PDIU dhe AP. Këtë rradhë këto dy parti u gjendën në 2 koalicione të ndryshme. Aleanca Popullore në grupimin e majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe PDIU në grupimin e djathtë Aleanca Për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim. Koalicioni i djathtë humbi thellësisht pasi populli e gjeti veten të zhgënjyer nga pushteti i S. Berishës. Falë angazhimit të gjerë në fushatën e 2013, PDIU arriti të sigurojë 5 deputetë, kryetarin Shpëtim Idrizi (Fier, lista e Partisë Demokratike), Dashamir Tahiri (Vlorë), Aqif Rakipi (Elbasan), Omer Mamo (Fier) dhe Tahir Muhedini (Tiranë).
Çështja Çame në Vend Numëro – PDIU: flip-flop i pazakontë
Ndërsa problemi mbetet i pazgjidhur, përgjegjësia, llogaridhënia dhe barra e transparencës bie mbi drejtuesit e partisë të cilët po e zvarrisin çështjen çame. Me gjithë prononcimet e deputetëve çamë në lidhje me çështjen, PDIU-ja është në koalicion me PD-në prej vitit 2009, por pas dy vitesh ajo nuk ka arritur të jetë realisht në qeveri dhe është mjaftuar me ndonjë drejtor të policisë ndërtimore apo asaj të patentave të makinave. Në tubimet elektorale të PDIU-së dhe AP sallat e teatrove janë plot e përplot me ata njerëz të mirë, të ngulur prej më shumë se shtatëdhjetë vitesh në qytete si Durrësi, Vlora, Elbasani e Saranda që ende lotojnë për kthimin në shtëpitë e pronat e tyre. Ndërkombëtarizimi i problemit çam nuk shihet asgjëkundi dhe situata është shumë herë me keq se në fillimet e themelimit të “Shoqatës Atdhetare Çamëria”. Pavarësisht se kurrë nuk u bë e njohur përmbajtja e dosjes së Strasburgut, pas 9 (nëntë) vjetësh nuk ka asnjë përgjigje nga Gjykata e Strasburgut(?!).
Sot, pavarësisht nga qëndrimi politik, si në pozitë dhe në opozitë, veç projekteve të konsiderueshme sensibilizuese për njohjen e problemit çam, asnjëra nga këto dy parti ka vënë në zbatim rezolutën bazë për zgjidhjen e çështjes së popullsisë çame në rang politik kombëtar. Për rezolutën çame pretendohet se është miratuar në vitin 2004 dhe futja e saj në parlament nuk u paraqit e vërtetë. Kjo letër nuk nxori as një rezultat e madje u spekulua gjërësisht me të. Asnjë nga këto parti nuk ka mundësuar hyrjen e lirshme e dinjitoze të Shqiptarëve të Çamërisë për të kryer vizitat e nevojshme civile e ligjore për zgjidhjen efikase të përshtatshme të problemeve të tyre. As Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme i kuvendit popullor është angazhuar për këtë problem me qeverinë greke.
Në nivelin ligjor dhe ndërkombëtar, veç premtimeve për një studio ligjore angleze, asgjë konkrete s’është implementuar nga premtimet elektorale të këtyre 10 vjetëve. Qytetarëve të lindur në Çamëri tashmë shtetas të Shqipërisë s’u lejohet të hyjnë në Greqi me pasaportat që përmbajnë emrat e vjetër të qyteteve të tyre si Filat, Gumenicë etj. Ata janë keqtrajtuar në pikat doganore dhe janë përzënë nga autoritet me sjellje shoviniste greke.
Gjithashtu ekzistojnë opinione se krerët e PDIU-së përdorin votat e çamëve për poste e përfitime dhe merren me të kur kanë kohë, pa patur bosht ideologjik të qëndrueshëm. Kjo vjen pasi në koalicionin e majtë gjendet dhe partia antikombëtare PBDNJ e cila e ka mohuar dhe mohon haptaz çështjen çame. Tanimë thuhet se Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit nuk do të jetë më pjese e opozitës, por do të garojë në një koalicion me Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Kjo shënon edhe fundin e marrëveshjes se PDIU me të djathtën (PD). Pritet që marrëveshja e PS me PDIU do ti sigurojë dy-tre bashki të vogla komunitetit çam.
Opinionistë e gazetarë sugjerojnë se këto parti duhet të heqin dorë nga përfaqësimi çam dhe të vazhdojnë të hapen për të gjithë, përndryshe do të vazhdojnë të dobësojë edhe më çështjen çame. “Çamëve u duhet një shoqatë ose parti që të merret vetëm me çështjen çame, ashtu si ka qenë” – shkruan Gëzim Zilja. Ndryshe votat çame do të shpërdorohen si deri tani dhe do të shërbejnë për nja dhjetë, njëzetë apo pesëdhjetë çamë dhe jo çamë, për të plotësuar qejfet e tyre siç po ndodh realisht me të zgjedhurit në qeverisjen lokale. Historiku dhe veprimet e PDIU-së flasin për një “qasje’’ shembullore pas qeverisë së Berishës dhe tani pas asaj të Ramës. Qysh nga kthimi i krerëve çam nga Amerika, shtator 2010, për çështjen çame nuk është lëvizur as edhe një hap para qoftë në rrafshin kombëtar qoftë dhe atë ndërkombëtar. Gjithashtu votat e këshilltarëve çamë në gjithë bashkitë, komunat e qarqet kalojnë sa majtas, djathtas për favore të vogla dhe interesa vetjake, që nuk kanë të bëjnë fare me problemin çam.” Andaj, nevojitet një alternativë e re politike e cila do të japë rezultate jo vetëm të kutitë e votimit, por edhe tek zemrat e drobitura të kësaj popullate fisnike.
______
Organizata jo-fitimprurëse Shqiptaro Amerikane Çamëria (AAOC) ka synim të arrijë një zgjidhje efikase dhe optimale të të drejtave të njeriut e Shqiptarëve të Çamërisë Misioni ynë është promovimi i çështjes çame dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore, historike dhe etnike të Shqiptaro-Amerikanëve nga Çamëria të cilët kërkojnë drejtësi nëpërmjet standarteve ligjore demokratike amerikane për dënimin e genocidit në Çamëri dhe rikthimin dhe rivendosjen në Çamëri.
(Postuar nga Organizata jo-fitimprurëse Shqiptaro Amerikane Çamëria (AAOC)

Filed Under: Analiza Tagged With: jo-fitimprurëse, Organizata, Shqiptaro Amerikane Çamëria (AAOC)

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT