• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2015

Shënohet 17 vjetori i Epopesë së UÇK-së me ceremoni ushtarake

March 5, 2015 by dgreca

PRISHTINË,5 Mars/-Manifestimi qendror në shënimin e 17 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në nderim të Komandanti Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit, u mbajt në Kazermën “Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë.
Përvjetori i 17-të i rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari u shënua nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i cili foli në manifestim ku morën pjesë edhe kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifat Jashari, ambasadorë, ministra, deputetë, veteranë, invalidë dhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, drejtues të institucioneve shtetërore të Kosovës, qytetarë dhe nxënës të shkollave kosovare.
Manifestimi filloi me Himnin shtetëror të Republikës së Kosovës të ekzekutuar nga Orkestra frymore e FSK-së. Më paskryetari i Parlamentit Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe Smajl Elezaj përfaqësues i Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, vendosën kurora me lule pranë Obeliskut të dëshmorëve, në kujtim dhe nderim të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri.
Në manifestimin “Epopeja e UÇK-së”, në emër të Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve, manifestimin e përshëndeti Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit.
Në kuadër të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, ministri i FSK-së Haki Demolli dhe komandanti gjenerallejtënant Kadri Kastrati ndanë medalje për ushtarët, nënoficerët, oficerët dhe stafin civil të dalluar të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ceremonia ushtarake u mbyll me Marshin ushtarak të ekzekutuar nga Orkestra Frymore e FSK-së.
Me rastin e 17 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, me 5, 6 dhe 7 mars, po organizon manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Filed Under: Kronike Tagged With: 17 Vjet, uck

Vizioni autentik i Liliana Peres tek “Gruaja shqiptare në botë”

March 5, 2015 by dgreca

Nga Flora NIKOLLA/
Tirane, 5 Mars /ATSH- Përkushtimi maksimal për familjen nuk do të vlente nëse nuk do të merrte pjesë në problemet dhe ecurinë e çështjes së gruas. Kjo ishte edhe arsyeja e korespondencës me Presidentin e SHBA, Barack Obama, ku Liliana Pere, bashkoi zërin e saj kurajoz për të mbrojtur të drejtat e gruas në mbështetje të një kauze të madhe. Liliana Pere, e diplomuar në Inxhinjeri Informatike, ka vite që kur vendosi t’i kushtojë vëmëndje dhe kohë çështjes së gruas. Frymëzimin e gjeti në organizatën ndërkombëtare “Women International Networking”, një organizatë që i fuqizon dhë i lidh gratë me një vizion autentik, femëror dhe global. Duke punuar e duke marrë pjesë në kongrese ndërkombëtare të gruas, mendoi të ndërtonte Portalin “Gruaja Shqiptare në Botë”, një portal arshivë, mjet i përbashkët i grave, që ajo e quan “kala vlerash” ku pasqyrohen histori të ndritura të grave nga viti 1935 deri në ditët tona. E gjitha kur e sheh, është një portal kushtuar grave që kanë bërë dhe bëjnë histori jashtë kufijve të Atdheut dhe jo vetëm. Mendon se përmes këtij portali, unifikohen vlerat ashtu si edhe krijohet një sistem vlerash. Shumë modeste ne punën e saj, paqësore dhe me shpirt të madh, ajo tregon se këtë portal e ka punuar me shumë përkushtim respekt, pasion, me një emërues të përbashkët që është Komuniteti i Gravë shqiptare, sukseset e tyre kudo ku punojnë,dhë jetojnë. Dhe reagimi i Zonjave shqiptare në lidhje me këtë portal, duke ju referuar rrjeteve sociale ka qënë shumë pozitiv dhe shumë i mirëpritur. Këtë portal, në prag të këtij 8 Marsi, Liliana Pere, me altruizmin e saj fisnik, ja ka dhuruar Organizatës Albanian Excellence, ku tani punon si kordinatore. “Dëshëroja me shpirt të beja diçka, për gruan shqiptare, dhe organizata Albanian Excellence është një organizatë serioze e cila synon suksesin e shqiptarëve kudo në botë dhe ngritjen e një sistemi vlerash”, thotë ajo.
Për realizimin e këtij portali ka punuar shumë, në rreth 2 vjet ka bërë kërkime, grumbullim të materialeve, kontakte, publikime, identifikime nga burime të konfirmuara. Por jo vetëm kaq, në emër të humanizmit Liliana, ka krijuar dhe disa portalë falas, të bizneseve të cilat administrohen nga gratë, si dhe një Portal për Shoqatën e intelektualëve shqiptarë që kanë studiuar në Itali. Për Liliana Peren, familja dhë fëmijët janë gjthshka, frymëmarrja, shpirti, dashuria, jeta e saj. Mendon se më punë e përpjekje së bashku me bashkëshortin e saj, kanë arritur të ndërtojmë një familje të suksesshmë, bashkë më të dy fëmijët që kanë studiuar dhe janë diplomuar në nivel doktorature në Universitetin La Sapienza në Romë, Itali.
F.N : Znj Liliana, ju keni kohë që i jeni kushtuar kauzës së gruas, si e shihni ju sot këtë kauz ?
L.P : Dua të citoj një thënie të Margaret Fuller, një grua e emancipuar, gazetare dhe publiciste amerikane, “Ajo çfarë ka nevojë një grua nuk është të dominojë, por si natyrë – të rritet, si intelekt- të perceptojë, si shpirt – të jetojë ë lirë, dhë e shpenguar. Po qe se gratë do të ishin në gjëndjë të zhvillonin forcën dhe bukurinë e tyre si gra, ato nuk do të uronin kurrë të ishin burra. Në mentalitetin e burrave-shkruante ajo, gratë shihen si skllave”, sepse kishte besim në aftësitë dhe cilësitë e gruas. Fullër deklaronte së gratë janë në gjëndje të bëjnë çdo lloj pune, madje dhe ” kapitene detrash”. Dhe këto thënia janë shumë të bukura plot vlerë dhe aktuale dhe sot për ditët që jetojmë.Në mendimet dhe në aspiratat e çdo gruaje nevoja dhë qëllimi për të qënë një nënë e mirë, një grua unike që përmrësohet dhë rritet çdo ditë është brënda saj. Roli dhe misioni më i rëndësishëm dhe primar për çdo grua është mëmësia.Përpjekjët e mia për të qënë një nënë dhe edukatore e mirë kanë qënë të vazhdueshmë gjatë gjithë kohës që prej momentit që jam bërë grua dhë nënë. Përkushtimi maksimal për familjen nuk do të vlente nëse nuk do mendoja të merrja pjesë në problemet dhe ecurinë e familjes së madhe që ka shoqëria shqiptare. Unë jam diplomuar për Inxhinjeri Informatike dhe kam punuar një periudhë të gjatë prej 15 vitesh në Kompaninë më të madhë të Telefonisë fikse Albtelecom si specialiste dhe informaticiene. Përpjekjet për t’u rritur profesionalisht kanë qënë të vazhdueshme. Kur u shkëputa nga kompania,vendosa t’i kushtoja më shumë vëmëndje dhe kohë kauzës së gruas. Pasioni im është informatika, unë navigoj shumë kohë në internet, gjithmonë, për të mësuar dhe për ti vënë në jetë ato që mësoj.
F.N: Ju keni aderuar edhe në organizata ndërkombëtare që punojnë më çështjen e gruas sot …
L.P : Inspirimin tim e kam gjetur në organizatën ndërkombëtare ‘’Women International Networking’’, tek liderja e saj që shikon përtëj vehtes, një grua shumë dimesionale shpirtërore dhe njerëzore, intelektuale, aktive në çdo kohë në ndihmë të subjekteve ku aderojnë gra dhe fëmijë ne të gjithe boten. Në këtë organizatë ‘’WIN’’ unë aderoj si anëtare nga viti 2012 dhe në vazhdim. WIN ‘’është një organizim, një rrugë për të punuar dhë për të qënë në botë; WIN zhvillon, fuqizon dhë i lidh gratë me një vizion autentik, femëror dhe global. WIN është si një diamant ndritshëm, i shkëlqyër dhe transparent, dhe unë besoj se dhe ne grate jemi si ai. Win jep shkëlqimin e merituar grave, inovacionin, urtësinë thjeshtësinë, kthjëlltësinë, profesionalizmin e lartë dhe forcën e madhe për mbrojtjen e të drejtave, në skajet e gjithë botës, nëpërmjët një procesi aktiv të konferencave dhe takimeve globale sipas axhendës vepruese-vazhduese në 2015. Kristin Wngvig, është themeluës dhe lideri i ‘’WIN ‘.Marrëdhënia ime më këtë organizatë është produktive e ndërsjellë dhe shumë inspiruese. Jam e mirëinformuar për çdo aktivitet të saj dhe e ftuar në çdo takim dhe konferencë me tematika të ndryshmë në lidhje më forcimin e rolit të gruas, ku ndihem e ndëruar. Në muajin Maj organizohet konferenca në Gjenëvë ku jam e ftuar dhe mezi pres të shkoj.
.N :Ju keni ndërtuar portalin “Gruaja shqiptare në botë” , e keni ndërtuar vullnetarisht dhe me shume passion. Ku konsiston ky portal dhe a mendoni ta zhvilloni këtë portal më tej?
L.P: Portali ‘’Gruaja Shqiptarë në Botë’’ është një Portal arshivë, mjet i përbashkët i grave, kala vlerash do të thosha më mirë, shumë i bukur dhe interesant, ku pasqyrohen histori të ndritura të grave nga viti 1935 deri në ditët tona, kushtuar grave që kanë bërë dhe bëjnë histori jashtë kufijve të Atdheut ndër vite. Mendoj se kështu ne unifikojmë një sistem vlerash të cilat i kemi në botë. Këtë portal e kam punuar më përkushtim respekt e pasion, dedikuar Komunitetit të Gravë shqiptare, sukseseve të tyre kudo ku punojnë, për t’i rezistuar kohës, për ta lexuar dhe parë sot dhe shumë gjatë në kohë. Në këtë portal gratë bëjnë të njohur formimin, punën,sukseset, kontributin, prezencën aktive në komunitet si nëna, si gra, si profesioniste të zonja, në çdo fushë ku punojnë dhe në çdo vënd ku jetojnë. Për këtë portal unë do të vazhdoj të punoj që ta pasuroj më figura të reja të suksesshme,që do ti promovojmë me vlera të reja sepse gratë çdo ditë bëjnë histori.
.N: Sa të ndjeshme kanë qënë gratë ndaj ndërtimit të këtij portali?
L.P : Reagimi i gravë nga promovimi i këtij portali në rrjetet socialë ka qënë mjaft pozitiv dhe shumë i mirëpritur. Ndjej se kam marrë shumë sadisfaksion nga shumë gra, nëpërmjet mesazheve dhë komenteve. Kam marrë shumë falenderim dhe nga CEO e Internacionales së gruas, nga zonja Kristin Engvig dhe shumë emra të njohur të shumë fushave. I falëndëroj shumë. Portalin në këtë 8 Mars, ja kam dhuruar Organizatës Albanian Excellence, ku tashmë punoj si kordinatore. Linku http://albanianexcellence.wix.com/woman. Për ta realizuar këtë portal kam punuar shumë, rreth 2 vjet kërkime, grumbullim të materialeve kontakte, publikime,identifikime nga burime të konfirmuara. Dhe sot gratë shqiptarë të suksesshmë kanë Portalin e tyrë që në të ardhmën mendoj të jetë libër. Ne emer te Humanizmit kam krijuar disa portalë falas ne biznese të cilat administrohen nga gratë, si dhe një Portal për Shoqatën e intelektualëve shqiptarë që kanë studiuar në Itali.
F.N : Pse ja dhuroni këtë portal Albanian Excellence ?
L.P : Dëshëroja me shpirt të beja diçka, për gruan shqiptare, dhe organizata Albanian Excellence është një organizatë serioze e cila ka si synim suksesin e shqipetarëve kudo në botë, ngritjen e një sistemi vlerash.Ky qëllim përputhet me idenë dhe punën time të fokusuar në gruan shqiptare të suksesshme në botë në këtë portal. Eshte kala virtuale e grave shqiptare me vlera të verteta .
F.N : Ju i keni dërguar letër presidentit amerikan Obama. Si dhe pse ju lindi ideja për ti dërguar letër presidentit më të fuqishëm të botë ?
L.P : Sensibilizimi i opinionit shqiptar për problemet që unë i kam shkruajtur Z Obama ka qënë tepër i madh. Amerika historikisht ka qënë një mik mbrojtës dhe mbështetës i shqiptarëve. Duke pasur parasysh këtë gjë unë i kërkova ndihmë për të mbrojtur të drejtat e gruas dhe të kombit tim.Bashkova zërin tim me zerin kurajoz të shumë shqiptareve në botë. E falenderoj shumë z President se në të dyja rastet pergjigjet kane qenë pozitive dhe inkurajuese në mbështetje te kauzës së gruas.
F.N: Ju jeni një bashkëshorte dhe një nënë e lumtur, të dy fëmijët tuaj kanë studiuar në nivel shumë të mirë në Universitetin “La Sapienza” në Romë. Keni arritur të ndërtoni një histori suksesi në familjën tuaj, si ndihet Liliana sot ?
L.P : Për mua familja dhë fëmijët ë mij janë gjthshka, frymëmarrja ime, shpirti,dashuria, jeta. Mendoj se më punë e përpjekje dy palëshe, im shoq dhë unë kemi arritur të ndërtojmë një familje të suksesshmë, bashkë më të dy fëmijët e mi, që kanë studiuar dhë janë diplomuar në nivel doktorature në Universitetin La Sapienza në Romë, Itali. Sinqerisht ndihem e plotësuar në ato aspirata që kam patur për jetën. Por e mira nuk ka fund. Ngelet mjaft punë, që njohuritë e tyrë të shkojnë në dobi të familjeve që do krijojnë dhe në dobi të shoqërisë. Jeta është vërtetë një shkollë e madhe për të gjithë.
F.N: Znj Liliana, duke i kushtuar vëmëndjën tuaj të plotë çështjes së gruas, si e shihni gjëndjen sociale të gruas shqiptare sot ?
L.P : Të flasësh për pozitën e gruas, për rolin e saj, për vëndin që i takon dhe për vendin që ajo zë në shoqëri do të thotë të trokasësh në një derë që është e mbushur me dyshime përifrazime dhe retorika jo të pëlqyeshme si dhe më spekulime të shumta. Prandaj më lejoni të bëj një panoramë më të konkretizuar dhë të përmbledhur të pozitës dhe vëndit që gëzon gruaja, Pozita dhë statuti i saj: Sistemët kapitaliste, ashtu edhe ato socialiste, besojnë në supremacinë e mashkullit ndaj fëmrës në të gjitha fushat e jetës dhë kulturës. Padyshim së gruaja është ekuilibri i familjes dhë prishja e saj afekton ndjëshmërinë e kësaj bërthame të shoqërisë njërëzore. Në anën tjetër mirëqënia e përparimi i saj bëhët shkak të ndërtohet një shoqëri e një komb i shëndoshë dhë i aftë për të përballuar të gjitha sfidat e që kalon familja, dhe gjithë shoqëria. Sot çdo herë e më shumë të drejtat e njeriut po lidhën më konceptin e sigurisë njerëzorë. Në këtë drejtim siguria njerëzorë në përspektivën gjinorë nënkupton ekzistencën e lirisë nga frika e dhunës, trajtimit të pabarabartë në të gjitha sfërat e jetës publikë, pabarazisë në arsim, punësim për të zvogëluar atë dallimin në mes të barazisë formale më atë realen. Sot kur të gjithë vëndet garantojnë barazi formale, dhuna ndaj gruas në familjë vazhdon të këtë një tolerancë dhe nga organet e vendosjes së drëjtësisë. Shohim që vazhdon diskriminimi i gruas në punësim, në pagë, e në arsim. Problemet mund të zgjidhen vetëm më përpjekje të përbashkëta dhe me një debat të gjërë shoqëror. Por po i jap disa mendime të miat veprimi konkret, së paku në shoqërinë tonë. Mendoj se duhet rritur përpjekja që gruaja të jetë pjesë aktivë në edukim për te drëjtat e njëriut në përgjithësi dhe për të drejtat e gruas në veçanti. Mendoj se përqëndrimi i shoqërisë sonë në edukimin e vajzave në përgjithësi është jetik, dhe do të rezultojë pozitivisht, që nënkupton përfaqësim më të madh në jeten sociale, publike, politikë qeverisje,arsim,ekonomi,shoqëri civile, pjesmarrje të gjërë në jetën kulturorë. Sistemi ynë i drejtësisë, tolerancën duhet ta ketë 0 ndaj krimit dhe sidomos krimit në familje. Në rast të veprimit të kundërt, të funksionojnë mekanizmat e OKB-së ose Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njëriut. Lufta për të mbrojtur të drejtat e gruas duhet të jetë e panderprerë, jo më fushata, por në krijimin e një shoqërie me të sigurtë e më paqësore, më të integruar, duke ndërtuar e lartësuar sistemin e vlerave njerëzore.
F.N: Cili është urimi që keni për gratë në këtë 8 mars ?
L.P : Për festën e 8 marsit uroj motra kudo që punoni e jetoni në botë të jeni nëna të shkëlqyera, gra unike të forta, dukë u përballur dhë fituar sfidat e jëtës çdo ditë. Më Teknologjinë e komunikimit bota është bërë e vogël dhë lehtësisht ë komunikueshme. Kontributi i çdo guajë është i rëndësishëm në forcimin e rolit të gruas dhe përparimit të gjithë shoqërisë. Respekt e mirënjohje të gjithë komunitetit të vajzave grave e nënave kudo ku ato punojnë dhe jetojnë.

Filed Under: Interviste Tagged With: Flora Nikolla, Liliana Peres tek “Gruaja, ne bote, shqiptare, Vizioni autentik i

Egjipti i lashtë nuk ”harron” kurrë të na habisë

March 5, 2015 by dgreca

ARKEOLOGJI – Zbulohet një varr 3 000-vjeçar me piktura me ngjyra në Luksor/
NJU JORK, 5 mars /– Egjipti i lashtë nuk ”harron” kurrë të na habisë.
Një varr 3000-vjeçar i mbushur me piktura me ngjyra u zbulua nga arkeologë amerikanë pranë Luksorit, në bregun perëndimor të Nilit, ja larg prej Luginës së Mbretërve.
Varri i përkiste një fisniku, Amenhotepit, i cili ruante Tempullin e Amunit, zoti më i fuqishëm në panteonin egjiptian.
Ministria egjiptiane e Antikitetit tha se varri daton në dinastinë XVIII të Mbretërisë së Re, më e famshmja e Egjiptit të lashtë, madje edhe e asaj të Tutankhamonit.

Filed Under: Histori Tagged With: 3000 vjecar, Egjipt, varri

Fjala e Adem Jasharit

March 5, 2015 by dgreca

F L A M U R I – poezi në kujtim të heroit, Adem Jasharit/
Nga Rustem Geci/
Unë jam ai i dënuari/
ai burgosuri, ai trimi/
ai i plagosuri për liri/
që një jetë të t ë r ë
isha në luftë e beteja
Unë jam ai bandilli
ai shkruesi i trakteve
ai ilegalisti i shkathët
ai që i mbaja parullat
“ Kosova Republikë ” 
Unë jam ai profesori
ai i bukuri i rrugëve
ai poeti i trazimeve
që me studentët trima
i ramë grusht armikut;
Unë jam ai i dënuari
ai i bukuri i UÇK-së
ai piktori i emblemës
një i dashuruar i lirisë

Fjala e Adem Jasharit, Kosovës

– Liri, kujtoj se ende jam gjallë!..

oka as qielli s´ kanë gjumë
vuajtja kudo është zemëruar
të mbjellat kudo na thërrasin
që t´i dalim vet zot këtij vendi

Lirinë s´mund ta lëmë në fund
Adem, më pagëzuan prindërit
Jam lindë në ditën e flamurit
Kosovë e Shqipëri i kam atdhé

Trimat kanë duar të bukura
duart e tyre i thyejnë prangat
Kosovë,bjeri, bjeri atij që vret
Kosovë, qëllo nga vjen plumbi

Toka as qielli s´ kanë gjumë
përrojet shtyhen të bëjnë lumë
gruri e di, do të pyes për mua
i thuani, është i zënë në valle!..

P O P U L L I

Me ajrin e bardhë të fushave
me ajrin e bardhë të maleve
me ajrin e të gjitha dritareve
shqiptarët do të bashkohen
për aq sa ndarja na ka ndarë
Shqipëtarë të të gjitha trojeve
merrni frymë zjarrit që ndizet
historia shkruhet me të bëra
që nga e hëna në të djelen, që
nga mëngjesi, deri natën vonë
Shqipëri, e gjithë shqiptarve
s´ka nevojë të lutem me fjalë
afrohu më pranë tokave tua
tokave që fqinjët ty t´i morën
bëhu bashkë me Kosovën
bëhu bashkë me Iliridën
bëhu bashkë me Çamërinë
për aq sa ndarja na ka ndarë
Rrustem Geci – Dortmund, 2015

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Fjala e Adem Jasharit, Rustem Geci

Marrëveshjet turko-sllave në dëmin tonë ende vazhdojnë

March 5, 2015 by dgreca

Nga FAHRI XHARRA/
Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman dhe më vonë gjatë shekujve i të dyve . Në fillim ndarss e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në musliman-turk . Metodat ishin nga më të ndryshmet , nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë.
Historia e jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë , te sllavët me Cara dhe turqit me vezirë , pashallarë e sadri azema . Cilët nga ata i jepnin nder atdheut ? Nuk guxonin apo nuk donin të mendonin shqip ? Një pyetje e cila ndoshta kurrë s’do të ketë përgjegje as pohuese e as mohuese .
Fanatizmi sllav dhe racizmi i tij anti-shqiptarë së bashku me anti-shqiptarizmin turk , herë veqmas e herë së bashku ; bile edhe sot është aktiv.. . Këmbëngulja për tu mos u shkëputur nga thelbi i së keqes , do të qonte herët a vonë te e verteta e hidhur se gjithmonë janë të njejtë
Por , le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk.”Shqiptarët janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta , ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri , Kosovë , në Maqedoni , Mal të Zi , në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skender Riza).
E lexova , dhe mbeta i habitur . a edhe sot kesaj dite vazhdohet i njejti ritëm i shkapërderdhjes kombëtare:”Në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz diskriminohet gjuha dhe flamuri shqiptar “

Dhe ju lutem , pasi që ta lexoni më thuani a nuk është kjo një vazhdimësi turko sllave për shfarosjen tonë ?
.Sot në mënyrë solemne u përurua salla e arsimtarëve në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz. ;’ Sponsorizuesi i këtij projekti 11 mijë eurosh, i punuar me standarde të larta, është Agjencia Turke për Zhvillim e Koordinim TIKA.
Shiriti i hapjes së kësaj salle moderne u pre nga drejtori i shkollës Nikollë Dukaj dhe përfaqësuesi i agjencisë turke.
Ishte drejtori Dukaj ai i cili injoroi gjuhën shqipe, duke e përdorë atë vetëm shkurtimisht me një përshëndetje, për ta vazhduar fjalën e rastit në gjuhën malazeze, ku foli gjerësisht për projektin, shkollën dhe planet për të ardhmen.
Në sallën e re ku dhe u zhvillua aktiviteti i përurimit, figuronte flamuri i Malit të Zi dhe Turqisë, por ashtu si dhe gjuha shqipe u injorua edhe Flamuri Shqiptar.
As fjalimi i përfaqësuesit të agjencisë turke nuk u përkthye në shqip, por vetëm gjuhën malazeze. Një injorancë dhe diskriminim i nivelit të tillë është e papranueshme, aq më shumë se ajo është një shkollë ku shumica dërmuese e nxënësve dhe stafit janë shqiptarë, mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe mbi të gjitha ajo shkollë gjendet në Malësi.
Drejtori i shkollës, si subjekt udhëheqës i këtij institucioni arsimor, duhet të jetë përgjegjës për këtë akt diskriminues dhe të turpshëm ndaj gjuhës dhe simboleve kombëtare shqiptare. /MALESIA.ORG/
Në vitet para pavarësisë në parlamentin e Turqisë thuhej : “Rrëziku më i madh i Turqisë , nga të gjitha kombet që jetojnë në perandorinë tonë janë shqiptarët ; është frikë e madhe nga ky të mos zgjohet nga gjumi i rëndë , të mos mëkëmbët , të mos marrë diturinë në gjuhën e vet sepse atëherë e morri lumi Turqinë .(Jusuf Buxhovi ,Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane
FAHRI XHARRA, 05.03.15
Gjakovë
Foto:Ku mbeti flamuri kometar shqiptar?

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Marrëveshjet, në dëmin tonë, turko-sllave, vazhdojnë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • 71
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT