Ne Foto: Kisha e Shën Gjon Kryepremit, apo Kisha e Kuvendit të Arbërit/
Nga Klajdi Musabelliu/.- Kisha e Shën Gjon Pagëzorit, objekt i kultit i cili ndodhet në fshatin Mërqi të qytetit të Lezhës që i përket shek XIV-XV, do të propozohet për marrjen e statusit monument Kulture.
Ky propozim pritet të vijë ditët në vazhdim nga specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Shkodër, të cilët pas një inspektimi të realizuar së fundmi në kishën e Shën Gjon Pagëzorit dhe në rrënojat e manastirit pranë, kanë njoftuar se do të apelojnë për marrjen e statusit monument kulture pë objektin i cili ka një rëndësi mjaft të veçantë.
E njohur në të kaluarën edhe me emrat si “Kisha e Shën Gjon Kryepremit” apo “Kisha e Kuvendit te Arberit”, ky objekt nuk përfaqëson vetëm kulturën fetare, por edhe një ngjarje të rëndësishme historike, siç është edhe mbajtja e Kuvendit të Arbrit( apo Koncili i Kishës katolike i trojeve shqiptare ) në 15 janar të vitit 1703, i drejtuar nga Papa Klementi XI Xhanfrançesk Albanit me origjinë shqiptare, i cili këtë ngjarje të madhe kishtare e kombëtare ia besoi kryeipeshkvit të asaj kohe të Tivarit, imzot Vinçenc Zmajeviçit.
Kisha e Shën Gjon Kryepremit apo Kisha e Arbërit përmendet për herë të parë në relacionin B.Orsinit, ne vitin 1629.
Kjo kishë ka një rëndësi të veçantë për historinë e dioqezës së Lezhës dhe më gjerë për kishën katolike shqiptare Restaurimi i fundit i kësaj kishe është kryer në vitin 1996.
Në anën jugperëndimore të kishës nga ana e restauratorëve është lënë enkas një pjesë muri e pa suvatuar, me qëllim për të kujtuar hershmërine e saj.
Kisha ka katër dritare të ngushta, në anët veriore dhe jugore. Në pjesën ballore të kishës, hyrja kryesore është organizuar me dy dyer me arkada të bukura prej guri të gdhendur. Sipas traditës dhe gojdhënave të banorëve, njëra prej portave është përdorur për burrat dhe tjetra për gratë.
Archives for April 2015
Kush na e solli Anastasin?
Nga Fahri XHARRA/
Sa për fillim, për të kuptuar lojën; një lojë sa e pahijshme por edhe tinzake.Një lojë që herë ia sheh b… n , e herë ia sheh kokën. Një lojë që të bën të luesh mend`sh sepse vazhdimisht je në pritje të diçkaje: Zot` i madh na ruejt si komb !
(Pak njerëz e dinë se Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Dule, në fillim të viteve 1990, ka qenë Dhjak, titulli më i ulët fetar në kishën ortodokse, pra ndihmës prift. E gjithë karriera politike e Vangjel Dules i dedikohet vetëm një njeriut, Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos. Fotoja tregon Vangjel Dule me veshje Dhjaku në krahun e majtë të Janullatosit. Kjo është e vetmja foto e Vangjel Dules me këtë veshje.nga Arben Llalla)
Sa herë i kemi thënë që të mëson shqip ( pardon , që të flet shqip në meshat e tija ) sepse e ka më lehtë të maskohet qëllimi i ardhjës së tij ; ne shqiptarët jemi të lehtë dhe si thonë këndej nga ana ime : “neve lehtë na lyejnë kryet me akull” ( shqip : mashtrojnë ) ; prandaj me një ligjërim në një gjuhë që “ ende s`paska arrijtur “ ( ta mësojë përkundër faktit që është një poliglot i madh) na kishte zbutur pezmin tonë . Por qëllimet sa do që të maskohen ato e kanë një rrjedhje ( ang.leak) , e nga ajo rrjedhje edhe më i pa informuari e kupton së paku që asaj mëshftësije nuk po i vie era e mirë.
Kush e solli Anastasin ? Që nga ardhja e tij e parë , pas asaj zhurme të madhe nga besimtarët e zhgënjyer mu në mesin e Kishës ortodokse , kur u pa mashtrimi ; sypozohet , teorizohet , hamendet dhe gjithmonë e pa njohura se kush dhe pse e solli Anastasin
mbijeton. Nuk ka përgjegje të saktë!
Pse flet Janullatosi greqisht ?
Dritan Shano :”Së pari nuk ka meshë në greqisht. Blushi, si shumë shqiptarë të tjerë me atë kulturën osmano-komuniste , për arsye të vetat, nuk shkëputet dot nga ajo. Nuk ka meshë në greqisht në Shqipëri. Ka mesha në greqisht dhe në sllavisht në ato zona ku ka komunitet grek dhe sllav. Por ama në kishat ortodokse mesha është liturgjia e përkthyer nga imzot Theofan Noli dhe kjo s’ka diskutim. Ajo çka dëgjohet nga Fortlumturia e Tij, Anastasi, nuk është mesha, është komunikimi, predikimi që ai u bën besimtarëve.””Unë besoj tek institucionet dhe personi i Kryepeshkoit është një institucion.Kryepeshkopi në trashëgiminë ortodokse ndahet nga besimtarët kur fle e jo kur i teket ca jo besimtarëve që thonë mbaroi puna jote dhe ik “
“Nuk është trajner i një ekipi futbolli kryepeshkopi që nuk dha rezultatet e duhura dhe hajde ta heqim. “ na thonë arsyetusit. Po Kryeministri i një shteti pse hjeket “ Po Rektori i një universiteti| As një post njerëzor që vendoset nga njeriu nuk mundet askush ta mbajë “deri sa të dojë perëndia”.
Po në greqisht çfarë thotë?
“Në greqisht thotë vetëm predikimin”.
A është e mundur që kryepeshkopi këtë predikim që thotë në greqisht ta thotë në shqip?
“Mund ta thotë por me shumë vështirësi dhe ka mundësi me gabime. Dhe kjo është arsyeja që thuhet greqisht. ( Hirësi Andoni,Episkop i Krujës ) pse nuk paska fjalë të mjaftueshme në gjuhën shqipe për të shprehur predikimin ?
Arsyetimi : “Ka respektin maksimal për këtë gjuhë ( shqipe fxh) ndaj dhe e folura perfekte është pjesë e respektit, kështu që ai çfarë ka thënë në mesazhe, bëhet në gjuhen shqipe, por dhe kjo me përpjekje sepse nuk është e lehtë nga ana e tij. Angazhimet e vazhdueshme, problemet qe ka ndjekur nuk i kanë dhënë kohën e as luksin që të merrej dhe t’i përkushtohej gjuhës, këtu nuk ka asgjë të çuditshme.” (https://albanianorthodox.wordpress.com/2015/04/14/shqipja-sfida-e-papermbushur-e-janullatosit-si-kryepeshkop-ora-news/)
Çfare qenkan “Angazhimet e vazhdueshme, problemet qe ka ndjekur që nuk i kanë dhënë kohën e as luksin që të merrej dhe t’i përkushtohej gjuhës ( shqipe fxh) .?
Sigurisht që angazhimet janë të tjera dhe medeomos , njeriu nuk ja futë një gjuhës që nuk e rrespekton.
Dritan Shano për pasaportën e Anastasit: “Në vitet 1991-1992 kryepeshkopi shihej shumë herë më me dyshim se sa sot. Ai detyrohej të kthehej mbrapsht në Greqi se i mbaronte viza. Në moment që këto problemet e vizës mbaruan kur u kthye këtu, në vend të kishës gjeti një gropë të madhe ku ai u dedikua për ndërtimin e Kishës më shumë se sa mësimit të një gjuhe të huaj”.
Të falemnderit për kontributin ! por a mbaroi misioni i tij?
Fahri Xharra, 15,04,15
Gjakovë
ATA QË MË KOT TROKITNIN NË DYER TË MBYLLURA
Nga Fadil LUSHI-Tetove/
Një mikut tim, një ditë i ishte fiksuar në mendje ideja rreth gjurmimit të historive të ca shqiptarëve të cilët dikur moti, kishin kërkuar lirinë e vonuar të vatanit të tyre. M’u duk një ide mjaft fisnike, humane dhe mbase emancipuese, por në fakt ishte një punë bajagi e sikletshme. Kur ky im mik më takoi në sabah, më tha: “Këtë punë do ta bësh ti, pasi që ti di më mirë të bësh gjurmime të ti-lla… dhe, nëse do ta bësh këtë, mos harro t’ia (për)caktosh me përpikëri dallimet”. Ia ktheva se po ta bëj, do ta bëj me përkushtim, aq sa di dhe aq sa mundem. Nuk do ta bëj ashtu shkel e shko, pasi që njerëzit e tillë gjegjësisht ata që jetuan para vaktit tonë, nuk meritojnë dedikime me shkarravina!
Para se të filloja ta ndërtoj paragrafin e parë, më “iku” mendja te Visari nga Durrësi. Të gjithë ata që kanë pasur mundësi ta lexojnë veprën e Visar Zhitit, “Ferri i çarë”, pa dyshim se kishin gjetur një mal me histori të denigruar dhe të llahtarshme, një histori që llafos vuajtjet e njerëzve të lanë pas dore edhe nga shteti, edhe nga… Ajo vepër shpërfaq edhe ca vaki të nënës së Visarit, e cila në muajin dhjetor të motit 1979 kishte TROKITUR në derën e Dritëro Agollit, që asokohe kishte qenë kryetar i shkrimtarëve të Republikës së Shqipërisë, kishte TROKITUR edhe në derën e Ismail Kadaresë, edhe në derën e Bashkim Shehut, të birit të kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehu, si edhe në dyert e institucioneve qendrore, institucione këto që të “padëgjueshmëve a armiqve të popullit ua merrnin “masën e samarxhiut”. Kjo nënë kishte kërkuar prej tyre që t’i ndihmojnë për t’ia liruar të birin e saj nga burgu i Tiranës dhe më pastaj nga ai i Spaçit. Fatkeqësisht, ajo nënë asnjëherë nuk e shijoi a nuk e mori ndihmën e tyre. Se pse nuk e shijoi atë ndihmë, ne nuk e dimë…, mbase këtë informacion mund ta kenë emrat e lartpërmendur…, po edhe ata që dëshmuan kundër Visarit në procesin gjyqësor, ata të cilët ishin në cilësi të kodoshëve dhe në cilësi të dëshmitarëve të rremë.
Sot të kërkosh të bësh paralelizëm a të bësh dallimin, sado qoftë i vockël, mes diktaturës shqiptare dhe asaj të ish-Jugosllavisë së Titos, mes diktaturës së shtetit ku aktualisht “frymojnë” shqiptarë “maqedoncë”, mes Burrelit, Spaçit, Goli Otokut, Idrizovës, mes proceseve të montuara politike (pjellë e Enverit dhe di-ktatorëve të tjerë të tillë si ai), mes “Sopotit”, Gostivarit, Brodecit dhe së fundi edhe me atë të “Monstrës”, do të ishte një marrëzi e radhës, jo se nuk e bën dot, por edhe sikur ta bësh nuk të del hesapi, sepse nuk do të gjesh kurrfarë dallimi mes tyre…, atë dallim që ma kërkoi miku im “ta bëj“ në fillim të shkrimit(!?). Dikur moti, gjegjësisht në vitet e gjashtëdhjeta, një shqiptar i dënuar politik, pas kushedi sa motesh kishte “braktisur” burgun në Petrova Rupa famëkeq dhe kur kishte arritur në stacionin hekurudhor të Shkupit, dikush e kishte pyetur: “Hë, more burrë, ku do shkosh tani”(!?)”. Ai ishte përgjigjur: “Eh, ç’të të them xhanëm, mos më pyet mua se ç’drejtim do të marr…, pyete rrugën me kalldrëm, ajo të tregon me tamam se ku do më çojë”(!?). Pasi “përfundoi” bisedën e shkurtër, tundi kokën dhe ktheu shikimin dhe mendjen në drejtim të Goli Otokut, duke menduar se e kishte pas shpine, e jo një mijë kilometra larg tij…, sikur donte t’i kthehej(!?). Ata që e mbajnë mend këtë njeri, thonë se ai nuk kishte askënd nga familja…, prindërit kishin ndërruar jetë derisa ai hiqte të zinjtë e ullirit…, zonjën ia kishin (ri)martuar me zor, me një komunist shqiptar, i cili në vaktin e sundimit të tij, urinonte në magjen e miellit të fqinjit të tij fukara. Thonë se askujt nuk i kishte hak, po përkundrazi, të tjerët i kishin hak. Kur ishte “ndërgjegjësuar” se nuk e “përfillnin” dhe nuk ishte në “shërbim” të mëhallës, në “shërbim” të vatanit e aq më pak të miletit, kishte vendosur që të mos TROKASË në asnjë derë…, kishte vendosur të çatdhesohet dhe të merrte arratinë, diku larg në tokë të huaj, për të kërkuar një copë tokë për një varr pa gur…, për një varr pa nam e pa nishan. Një hartuesi (“anonim”) të jetëshkrimit të tij, “i kishte ngecur lapsi” në momentin kur i ishte dashur ta lakojë, ta defino-jë dhe së fundi ta përcaktojë me tamam statutin e këtij të ish të burgosuri.., thje-sht, nuk i dilte hesapi, se ky a ishte disident, patriot, refugjat, njeri i pashpresë, njeri pa familje, njeri i çmendur, njeri jabanxhi a i huaj në vatrën e tij shekullo-re.., një njeri që asnjëherë nuk ishte i preokupuar me bukën e gojës së tij sa ishte në dilemë se ku do të strehohej…, një njeri, që nuk i besonte të vërtetës se “shqiponjat e tij të dikurshme ishin shndërruar në sorra të zeza”(!?).
Vakitë e njerëzve janë tronditëse, po një akoma ma tronditëse është edhe ajo e bashkëvendësit tanë, Hashim Toplica (ndjesë pastë), i cili në kazamatet e Enverit vuajti jo më pak se tridhjetë e nëntë vjet, pesë muaj dhe njëmbëdhjetë ditë… dhe, kur kthehet në “vatanin e tij të harruar”, fillimisht TROKET në derën e tij të madhe. Kur e bija e tij kishte hapur atë derë të fisme ishte ballafaquar me një njeri të panjohur, me një njeri jabanxhi, me një njeri i rraskapitur, me një njeri të vrarë shpirtërisht, me një njeri me zemër të dërrmuar. E bija, sikur donte ta “mbyllte” DERËN E HAPUR, sikur donte ta pyeste e t’i thoshte se kush ishte dhe kë kërkonte. Ndërkaq, njeriu që TROKITI në DERËN e tij, i thotë së bijës se po kërkonte të kaluarën e tij të vjedhur…, se po kërkonte të kaluarën e vet të lavdishme, se po kërkonte të kaluarën e vet të hidhur, se po kërkonte kalamajtë e vet, se po kërkonte kujtimet e veta, se po kërkonte… Ndaj, po t’i kishin, le t’ia kthenin…, se ato ishin të tijat. Se si kishte përfunduar ai takim aty në DERËN e hapur e të fisme, unë që po shkruaj këtë vështrim, asnjëherë nuk arrita të hetoj asnjë të vetmen provë. Një gjë e di, njeriu që TROKITI në derën e tij më vonë kishte trokitur edhe në dyert e ca institucioneve me kërkesën që t’ia kthejnë shtetësinë e humbur që prej kohësh. Thonë se është e zorshme dhe e sikletshme të trokasësh në dyer “të mbyllura”. Edhe unë dikur (me sebep) TROKITA në do dyer.., asnjëherë nuk m’i hapën… Ndoshta ishin dyer të gabuara(!?)… Ku ta dimë!
Fortifikimet në para e prapa tokën e Butrintit
Nga Kozma TAHO*/
Para se të hyjmë në shtjellimin e kësaj teme le të kujtojmë se ç’mendim ka Hammond lidhur me Butrintin. Ai shkruan:
— Buthroto është një emër i vjetër i epokës së bronzit.
— Nuk ka ndonjë tradit për themelimin e ndonjë kolonie këtu./
Oksford Epiri 1967/
Një studim të plotë rreth fortifikimeve në vëndin tonë e kemi prej Profesor Doktor Gjerak Karaiskaj , përmbledhur në librin “5000 Vjet Fortifikime në Shqipëri” Ky libër, pa dyshim me vlera të rëndësishme studimore në këtë fushë , ngjan të përshkohet edhe nga një linjë inferioriteti kundrejt qytetërimit helen . Kjo linjë bën që të pranohet se mjeshtria apo eksperienca e fortifikimeve në Iliri dhe Epir është medoemos një importim Helen. Dihet se historia u njeh helenëve , qytetërimit të tyre, vlera të shumta në kulturë, arte e letersi, si dhe në shkenca , por në asnje rrast për mjeshtrinë e ndërtimit të mureve . Homeri, i pari autor, në “Iliada” përshkruan ledhet dhe portat e Trojës. Ndërsa në “Odisea” shkruan:–
“ Ata që erdhën nga qyteti i Athinës
Me ledhe të forta, ku sundoj shpirtmadhi
Erekteu, t’cilin nëna tokë e lindi,
Dhe vet hyjnesha Athinë e rriti……..”
II—769-772
Do të jetë ,pastaj, Herodoti i cili na tregon se për ndërtimin e mureve të Athines u thirrën Mjeshtrat Pellazgë . Ndërsa Pauzania na kujton se kryemjeshtrat që drejtua punimet e këtyre mureve ishin pellazgët Agronalasi dhe Hiperboasi. Por Herodoti na thotë edhe një gjë tjetër se ; pellazgët e athinës nën mbretin Kranaos quheshin Kranaenë , nën mbretin Krekops quheshin Krekopid dhe në mbretërin e Erekteut u quajtën Jonian. Kështu Herodoti përcjell faktin se athinasit ishin Pellazgë . Pra Pellazgët e Athinës e dinin fare mirë se cilët ishin mjeshtrat e ndërtimit të këtyre mureve dhe ndaj thirrën ata për këtë punë . Këta thurrës, turës , tirenë truskë, etruskë apo toskë dihet fare mirë se ku e kishin vënd lindjen e tyre . Në Toskëri . Dhe Toskëria , nuk është gjë tjetër veçse Kaonia . Po ashtu që të thirreshin nga athinjotët ata duhet të kishin dhënë prova të kësaj mjeshtrie në vëndin e tyre. Nuk është aspak çudi që, muret megalitik qiklopik pellazgjik të Foenikës të jenë zanafilla e kësaj mjeshtrie e cila pastaj do të përhapej në gjithë rreth rotullimin e mesdheut . Gurët e mureve të Foenikës arrin përmasa të tilla të mahnitëshme prej 3.2x 2.2x 1.6 , me një peshë që shkon afro 30 ton . Ata duhet të jenë marr në rreth 10 km largësi e janë ngjitur në kodrën shtufore të Foenikës, për të bërë një mur me lartei deri 7m . Përmasa të tilla gurësh e muresh vështir të gjënden në qytete të tjera . Kujtoj me këtë rrast se blloqet e gurëve me të cilët u ndërtuan piramidat e Egjiptit peshojnë mesatarisht 2,5 ton .
Më duhet po ashtu tju rikujtoj arkeologëve e historianëve tanë , të cilët pranojnë themelimin e Butrintit nga kolonët helen rreth shek. VII p.e.s. se :– Kolonët korinthas u vendosën në Korkyrë , sipas analeve Greke, në vitin 737 p.e.s. dhe ju deshën edhe 110 vjet të tjera , mbas një tregëtie të pandërprer siç tregojn gjetjet arkeologjike , për të marr të drejtën e vendosjes së tyre në Durres ( 627 p.e.s.) , si dhe 50 vjet të tjera për tu vendosur në Apolloni ( 588 p.e.s. ) . Ndërsa përsa i përket lidhjeve me Butrintin mund të them pa frikë e me plot bindje se ata së bashku me Liburnët, vrapuan që të nesërmen e vendosjes në Korkyrë për tu furnizuar me produkte bujqësore e blegtorale , aq të nevojëshme për banorët e ishullit . Nuk ka nevoj të lodhem për ta vërtetuar , shkoni në Muzeumin e Butrintit dhe do shikoni edhe importime qeramikash të deri shek XVIII p.e.s. ose hapni librin e Prof Dh Çondit “Butrinti Hystori Monuments and Museum” ne fq 70-71 . Eshte shumë interesante se si e perkufizon Profesor Doktor Gj. Karaiskaj teritorin e Prasaibëve . “ Ne jugëperëndim të Finiqit – Shkruan ai në fq 61 të librit “5000 Vjet Fortifikime në Shqiperi” – shtrihej teritori i konionit të Prasaibëve që veçohej nga pjesa tjetër e kaonis nga mali i Milesë . “ Dhe në faqen 71 të po këtij libri shkruan –“Tri fortifikime të tjera…….Kulla e Vagalatit, kështjella e mallathresë dhe kështjella në fshatin Çukë “ që gjithsesi ndodhen ne anen verilindore e lindore te malit te Milesë,e që këtu me të drejt i pranon si teritor të prosaibve . Po theksoj edhe njëher, se mali I Milesë, në të katër anët e tij është pjesë e teritorit të prasaibëve . Kështu në mbrapa malin e Milese , që është edhe teritori i prasaibëve duhet të gjëndet edhe Pergami i Prasaibëve i cili është përmëndur edhe nga Varrioni (116—27 p.e.s. ) Lidhur më këtë qytet po në fq 71 Prof. Dr Karaiskaj shkruan “ Fortifikimi i dytë për nga madhësia në teritorin e prasaibëve është Çuka e Ajtoit .” Por Çuka e Ajtoit nuk ndodhet në teritorin e Prasaibëve Kaon por në atë të Kestrineve Thesprot.
E shfletova librin e Prof.Dr Karaiskajt se mbase gjëja ndonjë gjë më të sakt për këto fortifikime , por me sa duket janë që të gjithë në një mëndje . Është me të vërtet për të ardhur keq. Përshtypje jo të mirë krijon edhe fakti se autorët japin edhe të dhëna të ndryshme për objekte të njëjta . Por le të vazhdojmë me librat Butroti dhe Iliret të Prof. N. Cekes. Profesor N. Ceka e ndan Butrintin në tri periudha përsa i përket përkatësisë së tij . Butroti Korkyras . Që merr periudhën e ardhjes së kolonëve Korkyras për themelimin e tij, e deri në pushtimin sipas tij prej Molosëve të Alketes. Pra prej Shek VIIp e.s. e deri me 395 p.e.s. Butrinti Kaon. Kapitull ky që fillon me shënimin e më poshtëm :– “ Gjendja në emporionin korkyras të Butrotit ndryshon tërësisht në fillim të shek IV p.Kr. kur mbreti molos Alketa pushtoj bregdetin përball Korkyrës, duke përfshirë edhe Kaonin.” (Butroti fq 22 ) Sipas përmbajtjes së këtij Kapitulli, Butrintin e pushtuan Molosët dhe e mbajtën deri në vitin 331, që shënon fundin e fushatës se Aleksandër Molosit në Itali . Molosët ,pastaj meqënse u bashkuan në lidhjen me kaonët dhe thesprotët ja falën për bamirësi Butrintin dhe rrethnajat e tij Kaonëve , por se kujt kaonë nuk dihet . Kapitulli i tretë titullohet Butroti Prasaib . Kapitulli tregon se Prasaibët Kaon ja u morën Kaonëve, që nuk dihet kush ishin dhe nga kishin ardhur, Butrintin . Historira . Po ti referohemi mbishkrimeve që thonë e tregojnë zotrimin e prasaibëve Kaon në Butrint,duket se ata e zotruan Butrintin rreth vitit 270 – – 280 p.e.s.
Sipas këtij ndërtimi të kapitujve të librit Butroti na del se kolonët heleno- korinthas të Korkyrës paskan ardhur në Butrint rreth vitit 650 p.e.s , në gjysmën e shek VIIp.e.s. dhe janë larguar rreth 520 p.e.s. sepse rreth vitit 515 p.e.s. në Butrint u ndodh Hekateu dhe nuk pa asnjë helen, por vetm Kaon ndaj dhe e quajti qytet te kaonise. Unë deri në gjurmimet e tanishme nuk kam gjetur asnjë lloj shënimi që të vërtetojë këtë . Por jo vetëm unë, por me sa duket edhe Hammond nuk ka gjetur një gjë të tillë . Eshtë normale që Profesor N. Ceka të na i tregoj këto burime . Por me e çuditshmja që na tregon Profesori është se kolonët e ardhur në Butrint vunë në zotrim d.m.thënë pushtuan jo vetëm Butrintin por edhe para e prapa tokën e tij . Sipas profesorit, Korkyrasit e vitit 650 p.e.s., pushtuan trojet që përmblidhen prej grykë derdhjes së sotme të Bistricës , Çukën , Alikon , Dërmishin , Livadhjan, Pandalejmonin , Graven , kufizuar me rrjedhën perëndimore të Pavllos, deri në daljen nga gryka e Bogazit dhe tërë zonën prej Konispolit e deri në Stillo. Pra trojet e Prasaibëve Kaon dhe Kestrinëve Thesprotë. Përveç Prof N. Cekës nuk besoj të ket njeri tjetër t’i besoj këto sajesa,madje as edhe arkeologia greke që gërmoj Butrintin se bashku me të, Katerina Hatzis . Në qoftë se ka një mendim të tillë edhe në Akademin e Shkencave të Shqiperise , është me të vërtet për të ardhur keq. Këta kolon sipas Prof N.Cekes ndërtuan edhe muret e lashta arkaike, të paktën të Butrintit dhe të Kalivoit . Ndersa Çuka e Ajtoit eshte ndertuar ne Fillim te shek . IV p.e.s. Keshtu i bie qe te mos e kene ndertuar kolonet Korkyras , të pakten përmes datave që na afron Prof. N. Ceka . Po kështu edhe Murin e Demës ndertuar ne shek V p.e.s. Si dhe ter murin rrethues te dyte te Butrintin se bashku me portat qe mbyllin siperfaqen prej 4 ha , pa perjashtuar edhe gjith keshtjellat dhe kullat e perfolura. “ Nga gjysma e dyte e shek VIIp.Kr. –thotë Prof. N. Ceka fq 21 Butroti—muri rrethues ka qënë rindërtuar me një stil tipik për qytetet Greke të kohes “ Do ti lutesha profesorit të më trëgonte qoftë edhe një qytet të cilin e rrethuan grekët helen me atë “stilin tipik për qytetet grek të kohës “ të cilin “ fatmirësisht “ na e sollën edhe në Butrint. Le ti kërkoj ndihm edhe arkeologes greke Kiti Hatzis , sepse ajo mund ta dijë më mirë.Së fundi këta Profesor na thonë se datimet e mureve bëhen mbi bazën e gjetjeve arkeologjike . Po të jetë kështu, atëhere i bie që rrethimet e Kalivoit të jenë bërë në kohën e paleolitit të mesëm , sepse atje vetëm copa stralli të goditura janë gjetur . Në Akropolin e Butrintit i vetmi objekt i zbuluar është një kishë paleokristiane e kohes bizantine . Të jetë rrethuar kjo koder në Periudhen Bizantine ??? Janë gjetur po ashtu vegla prej guri të punuar dhe kockash të lëmuara që sigurisht janë të epokës së gurit . Të jetë rrethuar kjo kodër në epokën e gurit , rreth 7000 vjet më parë??? Janë gjetur mjaftë zbukurime, vegla e qeramika të epokës së bronzit . Të jetë rrethuar në epokën e bronzit, qoftë dhe në fundin e saj, në rreth 3200—3500 vjet më parë ? Pse Jo.– Arkeologjia është shumë largë për ta thënë fjalën e saj, sepse ende Akropolet e Foenikës , Butrintit , Kalivojt si dhe Çukës se Ajtoit janë të pa prekura . Kur ti nxjerrim në dritë ato do të mendojm edhe për datimin e mureve që rrethojn ato sipërfaqe. Unë nuk e di nga cilat burime i ka marr Profesori të dhëna që e tregojn Butrintin, para dhe prapa token e tij të pushtuar nga Korintho Korkirasit ne shek e VII p.e.s apo moloset e Alketes, por e di fare mirë se banorët e Jugut të Epirit, helenet, qysh në kohën e Homerit tmerroheshin kur i afroheshin këtyre brigjeve . Homeri vë në gojën e Uliksit ato vargje që thonë se — zura te drridhem se mos Persofni me nxjerr përpare koken e Gorgones , atij përbindëshi të tmerrshëm. – apo kur Tuqididi thotë se Kaonët Luftëtar të kallnin tmerrin edhe vetëm me vërgëllimin e shpatave në ajër. Përfundimisht , jam tepër i bindur se kolonet Korkyras , mosqënës në Butrint e Kaoni , në asnjë kohë e periudhë , s’kan si te kene ndertuar mure në Butrintint, Kaoni e Thesproti. Duhet ta kemi të qartë të gjithë; se qytetërimi helen nuk dallohet për ndërtim muresh masive , madje as edhe për ndërtimin e teatrove të parë. Ata sollën ndërtimin e faltoreve të bukura me kolonadat e mrekullushme, që përfundojne me kapitelet e shkëlqyera të stileve dorike jonike e korinthike, brënda të cilave u vendosën statujat e mrekullushme punuar prej mjeshtrave të përsosur, sikurse ishin Fidia , Prakisteli e shumë të tjerë, të cilat mrekullohemi kur i shikojmë edhe sot .
Clearwater , Florida. Prill, 2015
* Ne vijim te ciklit: NERITAN CEKA PROFESOR ARKEOLOGJIE APO……….? Pjesa e katërt .
Dheu eshte flori – puna eshte flori
Nga Sadik Elshani/*
Pjesen e pare te titullit te ketij shkrimi e huazova nga titulli i tregimit te Sami Frasherit, “Dheu eshte flori”, moralin e te cilit duhet ta dine te gjithe ata qe e kane lexuar kete tregim. Rilindesi mendjendritur nuk m’u hidherua, perkundrazi, me porositi: “Merre kete titull, perhape kete porosi, se eshte per te gjitha koherat.”
Ne keto dite te ngrohta te fillimit te pranveres, me vijne ne mendjen time kujtime nga femijeria, rinia ime ne Suhareke/Therande te Kosoves. Prinderit e mi, te urte e punetore, me vone edhe me ndihmen tone te vogel, i pervisheshin punes, punonin dite e nate ne kopshtin tone te madhe, punonin ne ara. Kopshti yne gjate tere vitit kishte dicka te mbjell, jepte prodhime te ndryshme, sipas stines. Puna e ndershme, puna e palodhshme ishte himni i jetes se prinderve te mi. Vertet, per familjen tone dhe shume familje te tjera, dheu ishte dhe do te mbetet flori.
I kujtova keto copeza nga jeta ime e mehershme, tani ne kohen kur Kosova po zbrazej nga banoret e saj, duke marre rruget e gjata, te mundimshme, te pasigurta, te pafundme e te hidhura te mergimit, per te kerkuar pune, per te siguruar mbijetesen. Ndersa arat, tokat pjellore po mbesin djerrina. Njerezit nuk duan te mendojne se dheu eshte flori – puna eshte flori. Prinderit e mi dhe shumica e popullsise se Kosoves jetuan ne kushte shume te veshtira, por ata nuk u dorezuan, duke punuar dite e nate ata i siguruan familjes nje jete deri diku normale.
Ne fillim te viteve te 90-ta, pas renjes se diktatures komuniste ne Shqiperi, shume shqiptare i moren rruget e botes dhe nje pjese e mire e tyre perfunduan ne Greqi, duke mbledhur ullinj, portokalle dhe duke bere pune te tjera te ndryshme. Edhe toka shqiptare ben ullinj, portokalle e shume prodhime te tjera cilesore. Me vone, disa e kuptuan se dheu eshte flori – u kthyen ne Shqiperi dhe mbollen ullinj, portokalle e shume kultura te tjera bujqesore. Sot ata i gezojne frytet e punes se tyre duke i punuar arat e tyre, prane shtepive te tyre, prane familjeve te tyre – duke u bere zot te tokes se tyre dhe jo sherbetore te grekut.
Neper shkollat zvicerane, femijet i mesojne se Zvicra eshte nje vend i varfer, pa burime te pasura minerale pa pasuri te mjaftueshme natyrore. Dhe vertet keshtu eshte. Prandaj, ata duhet te jene te vetedijshem per kete, duhet te punojne shume, duhet te jene kreative, prodhimtare dhe te kursejne shume. Dihet niveli zhvillimor i Zvicres, prandaj nuk ka nevoje te zgjatem me teper ketu. Ne ne Kosove gjithmone pohojme se Kosova eshte e pasur me minerale, burime natyrore, fusha pjellore, male te mbuluar me drunj e kullosa, etj. Dhe vertet keshtu eshte – Kosova eshte e pasur. Po tani si ndodhe qe kosovaret jane te varfer ne Kosoven e pasur dhe zviceranet jane te pasur ne Zvicren e varfer?! Kosovaret nga Kosova e pasur shkojne per punuar, per te siguruar jetesen ne Zvicren e varfer. (Ky eshte nje reflektim nga ana ime, sepse dihet mire historia e Zvicres dhe po ashtu dihet mire historia e Kosoves dhe as qe me shkon ne mend ta krahasoj Kosoven me Zvicren). Por punet nuk po u kryekan vetvetiu! Nese nuk i shfrytezojme si duhet dhe sa duhet pasurite tona natyrore, atehere eshte njelloj sikur te mos i kishim fare. T’i shfrytezojme pasurite tona, te zhvillojme kreativitetin – vetem me pune kembengulese, vetem me pune intelegjente mund ta zbusim gjendjen e rende ekonomike me te cilen po ballafaqohet Kosova tani per nje kohe te gjate. Po, ta punojme token ashtu siq duhet! Popujt, vendet qe kane nje etike te larte te punes, gezojne nje standard te larte te jeteses dhe nuk jane te korruptuar.
Nje studim qe ka bere koheve te fundit nje organizate nderkombetare, ka ardhur ne perfundim se shkalla e zhvillimit te nje vendi nuk varet se sa pasuri dhe cfare pasurish natyrore ka nje vend, por cfare organizimi, cfare rendi shoqeror ka ai vend. Dhe si shembull marrin Korene e Veriut dhe Korene e Jugut. Pra, dy vende qe banohen nga i njejti popull, qe kane shperndarje gati te njejte te pasurive natyrore, por kane rende te ndryshme shoqerore. Si rrjedhim, kane zhvillim ekonomik, shoqeror krejtesisht te ndryshem. Te gjithe e dime se standardi i jetes ne Korene e Veriut as qe mund te krahasohet me ate te Korese se Jugut.
Kosova eshte e bekuar me pasuri natyrore, me nje popullsi me moshe relativisht te re, por dicka po na mungon… Eshte nje thenje: “Nese dikush te kerkon peshk, mesoje te peshkoje dhe ai gjithmone do te kete peshk”. Ne neper bote po kerkojme pune dhe shumica e shqiptareve kudo qe ndodhen, jane punetore te mire. Te mesohemi, apo te na mesoj dikush qe te jemi punetore te mire edhe ne vendin tone. Prandaj, nje nga qellimet, detyrat paresore te qeverise se Kosoves duhet te jete krijimi i nje klime sa me te volitshme per te siguruar investimet e huaja, investimet e diaspores shqiptare, te bashkepunoje me organizatat qeveritare dhe joqeveritare nderkombetare per te ndihmuar sipermarresit, fermeret kosovare per te krijuar ndermarrje bashkekohore, biznese e ferma familjare, per te siguruar punesimin e nje numri sa me te madhe te qytetareve te Kosoves. Keto qellime mund te arrihen vetem ne nje shoqeri, nje shtet te qendrueshem me nje qeveri serioze, te perkushtuar, te tejdukshme (transparente) e te pakorruptuar. Dukurite negative, sidomos korrupsioni i larte ne te gjitha nivelet, jane pengesa kryesore per zhvillimin e Kosoves. Qeveritaret, udheheqesit e partive politike te gjitha energjite e tyre i kane perqendruar per t’i ruajtur karrikat e tyre, per t’i mbrojtur interesat e tyre te ngushta vetjake e partiake dhe nuk angazhohen, nuk bejne perpjekje per permiresimin e jeteses se qytetareve te Kosoves.
Ne nderkohe, t’i pervishemi punes, te mos presim per askend. Prinderit e mi nuk do te prisnin per askend, nuk do te prisnin per asgje, por do te zgjoheshin pa lindur dielli dhe do t’ia fillonin punes. Bashkatdhetare te nderuar: Dheu eshte flori, puna eshte flori, puna eshte nder – kampet e refugjateve jane mjerim.
Philadelphia, 15 prill, 2015
Shenim: Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.
- « Previous Page
- 1
- …
- 25
- 26
- 27
- 28
- 29
- …
- 70
- Next Page »