• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2015

Vendlindja që i dhuroi poezinë, Poetit!

April 30, 2015 by dgreca

“Varfëri e pasur” e Poetit Qerim SKËNDERAJ/
Esse nga Përparim Hysi/
Ndodh,- thotë populli,- që për një thelë, paguan një pelë! Kjo thënie me vlerë aksiome sikur më zgjoi nga gjumi dhe më bëri apel që të shlyej një “borxh” që ka kohë që më rri si mal mbi supet. Jo se me të vërtetë i kam marr dikujt borxh dhe nuk jam në gjendje që ta shlyej, por është një “borxh” moral që, ku e ku, rëndon po kaq sa një borxh financiar. Pa e zgjatur dhe ta bëj si litar fjalën time, po shpjegohem:
Vendlindja që i dhuroi poezinë, Poetit Qerim Skënderaj, është Ninëshi, një fshat me terren të thyer në zonën e Mallakastrës. Për ata që nuk njohin këtë zonë ku ndodhet Ninëshi, u them që është rreth 50 km larg nga Fieri, sa pa frikë, mund të thuash:” Larg, e larg “mërguar”/ tre male kaptuar/. Është larg apo afër, pak rëndësi ka. Qerim Skënderaj, një Poet e prozator me profil të plotë në fushën e Letrave, nuk e heq veten si “modern” apo “snob” dhe të thotë:- More, po ç’Ninësh më zini në gojë ju, kur unë Qerim Skënderaj jam tani nën efektin e”lavdisë” në fushën e letërsisë dhe bëj gjithmonë lart e më lart. Jo. Jo vetëm nuk e mohon, por përulet para vendit të tij të lindjes dhe, që të mos ma merrni si një retorikë të thatë fjalësh, unë po jua sjellë e bardhë mbi të zezë poezinë kushtuar vendlindjes, NINËSHIT!
Në një vend të largët linda, përrenj e pyje për rreth
Rripa-thikë e rrëpira (nuk kishte ara pa ledh)
Rrugët si gjarpër dredhonin(shkurre pafund:gjithandej)
Zilet e këmborët ushtonin dhe kënga e zogjëve në qiej

Nga stinët, pranvera sundonte (blerimi të mbushte me jetë)
Lofata në rozë lulëzonte dhe ndizte pllajat e përrenjtë.
Këto më fali vendlindja dhe ndjenjën e hollë: dashurinë!
Nën hije me ëndrra të flija; më dha dhuratë p o e z i n ë…
Ky bekim i vendlindjes është si një kumt i bukur që e bëri Qerim Skënderajn një Poet e prozator me peshë në letërsinë mbarëshqiptare.
Para se të shkoj tek përshtypjet e mia për “Varfëri e pasur”, dua të shpjegoj atë “borxhin” tim që nuk e kam shlyer akoma. Me këtë shkrim timin modest, ndoshta do arrijë që ta kem faqen të bardhë.

* * *
Ninëshi, sado larg e larg “mërguar”, për mua është një fshat ku kam ngrënë bukë. Ende sikur kam në mishërat e dhëmbëve bukën e atij fshati sa të varfër,aq dhe bujar.
Atje, larg e larg mërguar, tri male kaptuar, mbi pesëdhjetë km larg për arsye “biografie”, sado pak që punova si mësues në këtë fshat, atje kam hasur atë shprehjen e bukur: ” Për mikun, në mos kemi bukë, e kthejmë me ujë”. Prapa kësaj thënieje të atij ninëshjotit, shpaloset gjithë bujaria e gjithë Mallakastrës që e ruaj jo vetëm në kujtesë, por dhe në zemrën time. Dhe, ndërsa shkruaj për një ninëshjot si Qerim Skënderaj, them që po e shlyej atë “borxh”.

* * *
Për ata që nuk e njohin Qerim Skënderajn, po u tregoj sa më poshtë: ka mbaruar shkollën e bashkuar “Enver Hoxha” dhe është titulluar si oficer i artilerisë kondraajrore. Tek po shkruaj, sikur të jini pranë meje, do të vinit re me lehëtësi një si buzëqeshje në mimikën time. Jo më parë se dy ditësh, lakova shkollën e bashkuar si një shkollë që i ka dhënë letërsisë më shumë krijues se cilado shkollë tjetër në Shqipëri. I lakova disa në essenë e kaluar dhe, për “ngrirje kujtese” harrova disa syresh që janë po në shkallë të epërme,si: Hysni Milloshi, Arben Duka, Myrteza Mara dhe ,pa dyshim, Qerim Skënderaj. Cilido tjetër që nuk është cituar prej meje, të mos kujtoj se harresa është e qëllimshme dhe, veç kësaj, esseja ime nuk ka për objekt të analizojë ata krijues. Dhe diçka tjetër; asnjë prej të lakuarëve prej meje, nuk i gjykoj prej bindjeve (ato janë e drejtë ekskluzive e secilit), por për artin, për vargun e bukur dhe mesazhin që përcjellin. Sa për dijeni: çdo ditë freskoj mushkëritë me vargjet eishoficerit Arben Duka dhe në një dosje kam nga një faqe gazete një poezi të gjatë dhe shumë të bukur të tëndjerit Hysni Milloshi). E, sa për Myrteza Marën mund të them vetëm shkarazi: ” Ka qenë me fat i pavdekshmi Vivaldi (ai që arriti apogjeun me “Katër stinët”), që nuk njohu këtë poet të çartur: do binte në”ceitnot” si në lojën e shahut, se Myrteza Mara i ka nxjerë stinët pesë!!! Jo vetëm kaq, por librin me poezi e ka titulluar “Stina e pestë”. Epo poetët ndaj janë dhe pak si “Ufo” dhe, sidomos, këta që mbaruan Shkollën e Bashkuar!!!

* * *
Qerim Skënderaj,sado që u emërua oficer në rrethinat e Tiranës, pas pak kohësh, u dërgua si për dënim në Karaburun, mandej në Vlorë e Lushnje. Rikthehet në Vlorë.Shkon në emigracion në Itali. Rikthehet në Tiranë. Por dhe kur u “privua” nga detyra, edhe në gjithë ec e jaket, me vete kishte bekimin e vendlindjes: poezinë e mbarti me vete dhe nuk ka shkruar pak. Ajo që ia zbukuron karizmën këtij krijuesi me vlerë, është fakti shumë domethënës: është i sukses-shëm në poezi, por dhe në prozë. Dhe në të dy gjinitë fiton çmime.

Fiton çmim me romanin në Itali dhe, pse kishte bekimin e vendlindjes, e shkruan atë në gjuhën italiane.Po kështu fiton çmimin e parë në festivalin poetik të Vlorës”Atdheu në vargjet e poetëve” me poemën “Kuq e zi në qiellin blu” në vitin 2012.

* * *
Si në një vështrim kalimthi, duke bërë pak paralelizëm me fjalën time në promovimin”Varfëri e pasur”, po u sjell veprat e tij në poezi e prozë:
“,,, pasi piva”Një godë pikëllimë” në vitin 1995,”Mendimet m’u çmëndën” në vitin 1996. Pashë”Qiellin në pikën e lotit” në vitin 1997 dhe “Djalërinë e thinjur” më 1999. “.. “M’u rrudh malli” në 2002 dhe zbulova “Lulet e fajit” në 2005. “Nën hijet e fundvjeshtës” në vitin 2008 bënë që”U thinjën varret” më 2012.
Në prozë: “Përplasje e madhe” (me tegime në vitin 2000).”Varri i gjallë”(roman) viti 2000. Pas kuintave të teatrit diktorian(roman,botuar më 2006).
Në gjuhën italiane: Albania. L’ultimo atto (roman,2011).Itaca affondata, esse, tregime, 2013.
Siç e shihni, është një bekim i madh,ky, i vendlindjes.

* * *
“Varfëri e pasur” është botuar në vitin 2014. Se ç’vlera ka, vlen që ta lexoni librin. Nuk mësohet noti, po nuk u fute në det. Por si një reklamë aspak komerciale, u them lexuesëve:- Në e blini këtë libër, kini një përfitim të madh vlerash,se atje do gjeni lirikën e dashurisë; peizazhin e gjallë të fshatit nga ka marr bekimin; do gjeni aktualitetin shqiptar në këtë tranzicion made in Maratonë;do gjeni fatin e mërgimtarit; do gjeni Atdhedashurinë nga Kosova tek Çamëria (vetëm për Çamërinë ka 6 poezi); dashuria për nënën me pesë poezi; për Vlorën tri poezi; do gjesh portrete ku shquhet ajo për NËNË TEREZËN dhe, pa dyshim, edhe fëmijërinë.
Edhe diçka shumë sinjifikative: parathënien e këtij libri të bukur e me vlera të epërme, e kanë bërë një studiuese e nderuar,si: profesor-doktor Klara Kodra dhe një poet i”peshës së rëndë në fushën e LETRAVE SHQIPE”,siç është poeti, prozatori, publicisti dhe përkthyesi i bukur, Faslli Haliti.
Ajo që dua të theksoj për mbarëlexuesit është një fakt tjetër shumë domethënës: lirikat e Qerim Skënderajt janë aq të mira siç është ujë i pijshëm që,sa e pi, e kërkon prapë. Me to nuk ngopesh. Nga ana tjetër, janë të shkurtëra dhe si një aperativ që të kënaqë shpirtin. Provoni t’i lexoni dhe nuk do të zhgënjeheni.
Tek e mbyll këtë shkrim, dua të evdindentoj fjalët e poetit amerikan Jim Morison që thotë: ” Nëse do të jesh dikushi, ji vetvetja!”. Dhe Qerim Skënderaj është vetvetja. Shumë nga poezitë e tij janë për muzikë dhe them, nëmos ka”vjedhur” gjë i biri, kantautori Alban Skënderaj, nga Qerimi që është kaq i sukses-shëm? Ka të ngjarë. Po, në fund të fundit, pse të mos ndodhë kështu kur vendlindja të falë si dhuratë dhe poezinë, por dhe këngën.
Tiranë,29 prill 2015

Filed Under: ESSE Tagged With: esse, perparim Hysi, Qerim Skenderi

TE GJITHA KOHET E ORIKUT

April 30, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
Orikumi/
Një urë që nuk ndan dete,por një përrua për tu hedhur në Orikum dhe ndërsa je mes dilemës aty për në Llogara dmth në të majt ose drejt xhades së perendimit të përflakur.Orikumi ishte bashkia e vendit me resurse turistike më të mëdha,V dhe tash etutje tutje i bashkngjitete bashkisë Vlorë,madje kjo e fundit mund të quhet fare e vogël përpara parajsës Orikum i gjithë bregu jugor dhe lokalet me ndricim vezullonjëse i përkasin kësaj bashkie.I gjithë deti dhe plazhet ,tokat dhe ndërtimet i përkasin sërish kësaj bashkie.Ndërtesa e të cilës është në qëndër të qytetit të vogël që po zgjerohet shumë shpejt.Lagjia e parë e qytetit ka qënë e rusëve që mbritën aty në kohën e miqësisë ,ndërsa në Pashaliman në rrënojat e sotme të Orikut ishin rezidencat e marinës kur në bregdet u shfaqën shpendë uji prej metali gjigand me vrojtues.Ishin të famshmet dhe të vetmet e këtij lloji që kur historia e vendit njihte rëndësin e tyre.Vetë rusët ndërtuan banesat prej druri në Orikum,ndërsa në bazë punët oficerët rus filluan të drejtonin shpendët sëbashku me oficerët shqiptarë.Po të dalësh aty ku sot janë shkëmbinjtë e gdhendur të orikut dhe tejposhtë teatri i një kohë hershmërie është siç e përshkruan Kadare.I gjithë gjiu i mbyllur është në një forme tepsie,ndërsa deti duket gri,bregu shkëmbor i karaburunit dhe hija gri e tij. j.Ardhja në këtë vend të bënën të kujtosh një copë historie me rusët.Ikja e nëndetësve apo sic tregojnë në kohën e regjimity ardhja e një nnëndetese ruse fshehurazi.E gjithë flota flinte ditën ne diell.Mirëpo si ka kapuar ne mezokanal kur atje pergjonin dragaminat.thuhet se ka qënë një ushtar shërbimi që ka parë dhe ka raportuar apo ka pyetur më qartazi,ka gjë nëndetese ne gji dhe përgjigja ka qënën mohuese,atherëq është parë se një shpend ujor i stërmadh kishte hyrë befasisht në gjirrin e Vlorës.Ndërsa trimërit që tregohen si ja punuan janë si dyfekë pas dasme.Do të ishte mir,ë që ndërsa ata shpendë i hëngëri ndryshku njera prej tyre të ishte një ndonjë muze edhe të natyrës ,kjo jo për nostalgji por për të treguyar një periudhë kohore të një sistemi .Pashalimai sot është bazë ushatarke dhe brenda tij gjëndet edhe qyteti i Orikut.Të jetosh në gjirrin e Vlorës do të thotë të jesh në “prerin e mbretit”.
Laguna e Orikumit
Laguna e Orikumit një ndër dy lagunat e gjirit të Vlorës po shkon gradualisht drejt origjinës sësaj ,kënetizimi i një hapsire ujore që u bonifikua në vitet e socializmit.
Qyteti aktual i Orikumit thuhet në një studim të kyrer nga kjo bashki , është ndërtuar dhe banuar në mes të viteve 1945-1961.
Laguna e Orikumit ,shtrihet ne fundin jugor te gjirit te Dukatit shkruhet në:( Ruajtja e ligatinave dhe ekosistemevebregdetare ne rajonin e Mesdheut,plan Menaxhimi Kompleksi:LlogoraRreza e Kanalit Dukat, Orikum, Tragjas, Radhime,Karaburun,Drafti perfundimtar Dhjetor, 2004)dhe eshte e lidhur me detin me ane te nje kanali.Ne ditet e sotme kane mbetur vetem 130 ha te lagunes se meparshme te madhe Orikumit (PashaLiman). 25 vjet mepare si rezultat i disa punimeve kulluese dhe ndertimit te nje argjinature u thane rreth 400 ha te lagunes se meparshme.Ne te njejten kohe shpyllezimet intensive kane ndryshuar ne menyre drastike karakterin e zones. Sasia e reshjeve gjithashtu eshte ulur.Shume prej tokave bujqesore aktualisht janebraktisur ose perdorenkullotje jo intensive Rrjedhimisht, vegjetacioni natyror kapushtuar pjese te konsiderueshme te tokave te meparshme te kultivuara dhe te pyjeve.Rrjedha e ujit te fresket ne lagune si dheuje kembimi midis detit dhe lagunes eshte reduktuar. Kjo ka ndryshuar hidrologjine e lagunes.Pjesa bregdetare e Lugines se Dukatit, ka një origjinë aluvionale me nje siperfaqe te perafert prej 1000 ha. Kjo eshte zona, ku eshte e vendosur laguna e Orikumit,130 ha.Cdo qeveria prej viteve‘90 e ka vendosur në prioritet e saj.Programet duke eshpallur zonë të mbrojtur nuk kanë dhënë rezultat.Asnjë masë nuk është marë për mbrojtjen nga kënetizimi i lagunës.
Sipërfaqja e lagunës së Orikumit normalisht është 105 Ha,thuhet në studimi:Përmirësimi i Mbulimit dhe Efikasitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare dhe Bregdetare (Studim Socio-Ekonomik ) Zona e Mbrojtur Detare dhe Bregdetare ( ZMDB) Karaburun – Sazan, dhe mund të shkojë 115 Ha kur niveli i ujit në lagunë është i lartë e ndikuar nga kushtet klimaterike. Mesatarisht thellësia e lagunës shkon nga2.8 në ne 3.0 metër.

Oriko një emërtim i lashtë për Orikumin

Oriko një emërtim i lashtë për Orikumin. Një qytet i lashtë në bregdetin shqiptar,më saktësisht një skelë. Një port i rëndësishëm i Adriatikut, ku anijet, ishte bazë për të Sipas traditës,shkruan Alberto Gitti, Enciklopedia italiane (1935) ajo u themelua nga Eubeesit, të cilët , pas kthimit të tij nga Troja, u vendosën atje nga një stuhi, sipas Pliny, megjithatë, ishte një koloni .Pikë e rëndësishme strategjike për komunikime midis Greqisë dhe Italisë, ishte shpesh në fushën e veprimit të luftërave të mëdha, të tilla romake-ilire, të parë dhe të tretë, maqedonase dhe sidomos lufta civile midis Cezarit dhe Pompeut. Gjatë dimrit të 48 të. C. ka vuajtur shumë dëme. Ishte një koloni romake gjatë perandorisë dhe u restauruar nga Atticus Herodit. Në shekullin e tretë. Ka prere monedhën shkruan Pr.DR M.Korkuti.Luajti një rol të rëndësishëm në luftërat maqedonase (ndër të tjera u pushtua në vitin 214 pes nga Philip V i Maqedonisë) dhe, më vonë, gjatë luftërave civile. Në vitin 49 pes, ushtria e Pompeit, i cili kishte vendosur,në Orik ju dorëzua Cezarit pa luftë i cili, nga Brindisi, zbarkoi më shumë për Paleste, kreu një manovër nëpër malet e Akrokeraunia. Julius Caesar 3 korrik 100 pes -15 mars 44 mars Pr. Krishti tmori pa luftë Orikun dhe marshoi drejt Apolonisë.Gaius Julius Caesar ishte një gjeneral romak, burrë shteti , konsull dhe autor i dukshëm i prozës Latine. Ai luajti një rol vendimtar në ngjarjet që çuan në dështimin e Republikës Romake dhe rritja e Perandorisë Romake. Ardhja e Cezarit në Orik lidhet me tre toponime vendase:”Qafa e Cezarit”,”Rrugët e bardha të Cezarit”,”Varri u ushtarit të Cezarit”.

Një zbulim i shquar gëlqeror ndodhet brenda malet Acroceraunian
Në 1936 shkruan K.Francisë, L.Cardini gjithashtu bëri një ekskursion në gadishullin e Karaburunit, duke përfshirë edhe shpellat e Ravena, të regjistruar në detaje .Fletoret e tij tregojnë se ai udhëtoi gjerësisht në zonën midis Sarandës dhe Vlorës dhe ishte ende në vijim të informacionit, që ishin raportuar të atij nëntë vjet më parë. Gjatë këtyre dhjetë ditëve të fundit në Shqipëri, Cardini zbuloi site si sipërfaqja paleolitit në Xarra; shpellat e Himarës dhe Shën Marina dhe shkëmbinjtë e Kanalit Një muaj më vonë, Cardini me padurim kalojë rezultatet e ekspeditës së tij.
D. Mustilli:Strehim në shkëmb. Një nga faqet më të shquar të Cardinit është zbulimi i eshpellës parahistorike në drejtim të depozitave arkeologjike ishte tek shkëmbinjtë, një zbulim i shquar gëlqeror,që ndodhet brenda maleve Acroceraunian, me pamje gjirin e Vlorës:”Në Capa Petrusit nuk është një shpellë e cila quan kanal i vogël, por ku ka fragmente tenxhere në sipërfaqen …….. Një hendek të kryer në afërsi të fytyrës shkëmb zbuloi se stratigrafia vijim është e këtill vijon shënimi … Si një tërësi, artefakte nga pjesa e poshtme e depozitimit, edhe pse të pakta për shkak të madhësisë së vogël të kanalit, japin dëshmi të sigurt të pranisë së një industrie të epokës neolitike.
Vendi, i cili paraqet një sipërfaqe jashtëzakonisht të madhe të eksploruar premton të jetë në gjendje për të nxjerr një bollëk të materialit të sigurt të shtresuar dhe interesante, [IPU: Luigi Cardini, 1939] Gërmimet sistematike “.Në qershor të vitit 2001, si rezultat i informacionit të përftuar nga banorët e qytetit modern të Orikumit, përshkrimin e Kanalit ishte vendosur në veri-lindje përball, shpateve të malit. Pas arritjes skajin perëndimor të fushës Dukat dhe zonën e njohur si Rrëza e Kanalit, shpati veri-lindje përballet me Malin e Kanalit, nga ku shkëmbi i madh ishte qartazi i dukshme nga poshtë, përmbante brenda një dalje me gur gëlqeror të shquar .Pasi në strehimin në shkëmb, ne kemi ekzaminuar planin Cardini dhe ishin në gjendje të lidhen atë menjëherë në funksion para nesh, e tillë ishte saktësia e vizatimit. Tipari më i dallueshëm në tokë ishte bllok i madh i rënë (4a), i vendosur në frontin e dalje, i cili kishte errësuar një pjesë e madhe të sipërfaqes së tokës dhe depozitave të strehimit në shkëmb. Prapa shkëmbit, ku kishte gërmuar Cardini së pari ka një hendek (5a), dhe u shfaq strehimi aktual. Ky përbëhej nga pjesë e rreme e konsiderueshme në fytyrën e shkëmbit që përmban zgavrën më të madh (1), dëmtimit të dhëmbëve dhe të dy të vogla ‘Tuneli’, (2) dhe (3). Në fundin jug-lindor të strehim në shkëmb ishte më e vogël, dalja e izoluar (6), që Cardini kishte shpresuar për të shqyrtuar më në detaje në një datë të mëvonshme dhe pas kësaj, dalje të ulët (7), dhe një tjetër bllok i shkëputur (4b) – vendi i kanalit të vogël .Strehimi në shkëmb përballur në lindje, me një pamje spektakolare të fushës Dukat dhe lumit Gjimares më poshtë, si dhe Pasha Limani, Gjirin e Vlorës dhe gadishulli i Karaburunit. Cardini kishte referuar si Shpella Kanalit dhe gjatë vizitës së tij atje në 7 qershor 1939, ai ka gërmuar dy llogore të vogla që zbuloi prova të veprimtarisë epokës neolitike në vendin:’Një llogore e kryer në afërsi të fytyrës shkëmb zbuloi Stratigrafia e mëposhtme:- 20 cm e tokës thellësi me pleh në sipërfaqen, shenjat e zjarreve të fundit dhe një fragmente të qeramikës të disa kohëve të fundit.- 10 cm të verdhë, një tokë argjilore, gurë, në bazë të të cilit ishte një brisk i bukur i stralli bardhë, 6 cm të gjatë dhe 2 cm e gjerë.- 30 cm e tokës thellësi me gurë të shpeshta, shenjat e vatrat dhe qeramikë,të fërkuar disa atipike stralli thekon dhe kockat e kafshëve shtëpiake. Më poshtë është [IPU: ekstrakt Cardini fletore, 7 qershor 1939] themel të pandryshuar ‘.Cardini përsëri propozoi një fushatë të ardhmen e gërmimeve që u penguar edhe nga shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore:”Si një tërësi, artefakte nga pjesa e poshtme e depozitimit, edhe pse të pakta për shkak të madhësisë së vogël të kanalit gjykimit, për të siguruar dëshmi të sigurt e pranisë së një industri epokës neolitike. Vendi, i cili paraqet një sipërfaqe jashtëzakonisht të madhe dhe explorable, premton të jetë në gjendje për të blerë një bollëk të materialit të sigurt stratifikuar dhe interesante, si një rezultat i gërmimeve sistematike. Çdo gërmim duhet të kryhet në dimër, ose në fillim të pranverës, megjithatë, për shkak të afërsisë së ngushtë së faqes së kënetës Pasha Limani, një nga vendet më të keq në Shqipëri për malaries ‘[IPU: ekstrakt Cardini fletore, 7 qershor 1939].Gjatë vizitës sonë të shkurtër për të Kanalit kemi bërë një ekzaminim paraprak të sipërfaqen e tokës për të kërkuar dy llogore të gërmuara nga Cardini gjykim dhe për çdo material arkeologjik. Zona ishte e mbuluar kryesisht me bar dhembeturina, por në vende depozitat e holla jashtë për të zbuluar themelet gëlqeror, e daljeve pushimeve . Ne nuk kemi gjetur dëshmi të materialit eneolitike, edhe pse në shpatet poshtë tarraca e e strehim në shkëmb është shënuar epoka e Hekurit dhe qeramikë e vonë antike, si dhe një koleksion mbresëlënëse e mjeteve n (Francis, 2001). Si përfundim Cardini ka konstatuar se strehimi në shkemb në Kanalit duket se kanë shumë potencial arkeologjikë.

Me S.Zenelin, ushtarakun më të lartë të bazës së Pashalimanit, me humor e quajmë:” Mujo Bermema”,komandanti i bazës detare,vizitojmë parkun arkeologjik të cilin e kisha drejtuar ,pesë vite më parë.Udha është ajo, që kemi lënë,pak cakëll dhe barishte,godinat e ushtrisë ende të lëmërisin dhe ca bunkerë që ishin menduar ti lyenim për ti bërë të vizitueshëm dhe për shfaqur një lloj fantazme të kohës,fytyrën e ushtrisë së diktaturës.Fiku i egër u rrëzua pesë vite më parë me rrapëllim, ,kishin bërë tre stola,bari ishte kositur dhe udha, që hapëm për në lagunë vijonte të ishte prezente.Agim Haxhiraj,Novruz Barjami dhe ky djaloshi i Cipajve nipi i poetit pilurjot Lefter, meritonin fjalën që monumnetet paskan ende zot kur mediumet e sotme të mbysin me poteren e tyre se gjithcka po shëmbet.Në Orik,kurrsesi nuk ngjet kështu.

Kompleksi i banesave j-l në Orik doli në dritësim në vitin 2009 nga punonjës e ZMPA Amantia-Orikum. I njohur por ekzistenca e tyre nuk shfaqej nga vegjetacioni 10 vjeçar që kishte krijuar një pyll të madh të dendur madje me Google earth fytyra e kompleksit të banesave shënonte ca njolla gri të bardhë,ndonëse pamja ulej e objektivit ulet deri në disa këmbë lartësi. Përjashta këtij kompleksi ishin vetëm 3,objekte godina ,shkëmb i gdhendur në formë banese,gjysmë,sepse dihet që struktura tjetër e tij mund të ketë qenë me dru,u shprehen specialistët zviceranë që gërmuan një vit më parë në Palokastër. Rreth muajit shkurt në ditët-ikjet e tij dhe në muajt mars,prill filloi pastrimi i godinave .Ishte një territor,që zinte rreth 2500 m 50×50 m ku vegjetacioni përbehej nga xina,drizë,ferrë,dhe bimse shkurroje deri në 1.5-2m. Ky territor duhet të ketë pasur një pastrim diku pas viteve në 1990. Pastrimi synonte të hapte zonën e cila u zonifikua nga pamjet e google earth duke shënuar me pika të verdha në hartën satelitore zonë ku do të përfshinte pastrimin e bimësisë. Pastrimi i vegjetacionit ishte i vështirë duke ditur edhe shkallën madhe të rrezikshmërisë që kjo zonë në vitin 1997 ka mbartur material luftarak për shkakun e bazës së Pashalimanit. Ky kompleks u vu në pah pas pastrimit të territorit në vitin 2009. Përbënë një pjesë të arkitekturës urbanistikës së qytetit. Aktualisht sipërfaqja është 2500m .Gjithsejtë janë 11 komplekse me 2-3 godina.Të gjithë të pastruar si duhet mirëmbajtur një monument dhe gjurmët e gërmimevev të ekspeditës shqiptaro-zvicerane.E kam ndjekur me vëmëndje këtë pjesë të kësaj pune që gjetëm atje ,pune e cila nisi kur drejtoja këtë park arkeologjik në vitin 2008.A do të vijojë më ekspedita zvicerane e universitetit të Gjenevës,një përgjigje dyshuese ende nuk dihet, por duhet kërkuar të rikthehet ndoshta për gjurmët në lagunë,apo ndërtimet që gjenden atje,dy foto të bëra nën ujë tregojnë.Një park, që mirëmbahet në prag të sezonit është tregues për ardhje të turistëve në stinën e tyre. Me gazetaren Marieta Markuri,shkojmë te nëndetsja 105 .Është “mohikania e fundit” e një historie luftrake të shekullit të shkuar. Në gjirin e Vlorës në vitet ‘60 nëndetëset gjëmonin brenda gjirit.Te posblloku,ushtari merr targën e automobilit,dalim nga baza detare themeluar që nga kohët e Cezarit dhe bëjmë rrugën e kthimit.

Filed Under: Histori Tagged With: E ORIKUT, Gezim Llojdia, TE GJITHA KOHET

NJOFTIM NGA EDITORI PER KOMENTUESIT NE GAZETEN DIELLI

April 30, 2015 by dgreca

Duke filluar nga ky moment, Gazeta Dielli nuk do te pranoje komente qe nuk jene etike dhe nuk jane me emer te identifikueshem, por me pseudonim> Nje koment qe permban fyerje,dhe fjale te papershtatshme, nuk do te moderohet nga stafi i Diellit.
Ju bejme thirrje lexueseve te mos denigrojne askend, te mos akuzojne kend, te mos paragjykojne.
Te nderuar lexues
Mendojeni veten se si do te ndjeheshit nese dikush ju fyen me pa drejte, ju akuzon, ju perbalt punen tuaj?
Te nderuar lexues te Diellit; ne perpiqemi qe t’ju informojme falas, te sjellim opinione, histori, ngjarje, qe ndodhin ne Amerike dhe ne Europe, ne vendlindje dhe kudo dhe nuk meritojme qe te na ofendoni ne dhe bashkepunetoret tane. Ne ju informojme falas, ju zbrazni mllefet me akuza qe prekin karaktere njerzore!? Ky nuk eshte vleresim!
N ei falenderojme bashkepunetoret tane nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Europa, Amerika , Kanadaja, qe jane bere pjese vullnetare e redaksise se Diellit dhe ndajne me lexuesit tane informacione, ngjarje, opinione, por nuk do te lejojme qe puan e tyre te perbaltet.
Te nderuar komentues: Ju lutemi per here te fundit mos shkruani më me pseudonime, mos ofendoni, dhe mos beni akuza prapa gardhit duke mos shenuar identititetin tuaj. Keto akuza dhe komente vihen ne dyshim sapo ju fshiheni pas pseudonimeve. Perse nuk e keni kuarjon qe kritikat t’i beni me emer e mbiemer? Vetem keshtu ato do te kene efekt dhe do te nxjerrin ne drite te Diellit te verteten. Gazeta Dielli nuk do te moderoje komente me pseudonime, qofshin keto edhe te sakta.
Faleminderit per mirekuptimin!
Editori
Dalip Greca

Filed Under: Editorial Tagged With: dalip greca, i editorit, komentet, Njoftim

LIBRI” PER VATRËN DHE VATRANËT” I IDRIZ LAMATJ, HISTORIA REALE E VATRES PER TRI DEKADA

April 29, 2015 by dgreca

Në takimin përkujtimor që mbajti Vatra me rastin e 103 Vjetorit të themelimit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës dhe nderimi i martirëve të Vatrës, me shkas 6 vjetorine shuarjes së bashkëthemeluesit Kristo Kirka në burgun famkeq të Burrelit, u promovua dhe Libri i studiuesit Idriz Lamaj, ish gazetar i Zërit të Amerikës”, anëtar i këshillit të VATRES, “Për Vatrën dhe Vatranët.
Editori i Diellit, Dalip Greca, në paraqitjen e librit tha: Sot, në 103 vjetorin e ditëlindjes së Federatës Pan-Shqiptare Të Amerikës VATRA, promvojmë edhe librin e gazetarit, studiuesit, Kujtesës së Diasporës Shqiptare në Amerikë, anëtarit Të Këshillit të Vatrës, z. Idriz Lamaj” PER VATREN DHE VATRANET”. Ashtu sic urojmë për cdo ditëlindje, urojmë edhe për lindjen e një libri. Këtë promovim në fakt po e bëjmë pa shumë dëshirë nga autori, studiuesi Idriz Lamaj. Arsyeja mosdakordësisë së autorit qëndron në faktin se ai ka një tjetër projekt për ta ribotuar librin në një formë më të kompletuar. Por fundja ne këtu jemi, e promovojmë sërish kur autori ta botojë librin e ri.
Libri me titullin simbolik”Për Vatrën dhe Vatranët” merr përsipër të hedhë në shinat e Historisë së munguar të Vatrës, një historik të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA për tri dekada, nga vitet 1925 deri në vitet 1955. Janë vite interesante të historisë së Vatrës, kur kanë ndodhë shumë ngjarje. Natyrisht kanë shkuar vitet më të mira të Vatrës, sic ishin ato të Fushatave të mëdha Kombëtare si:”Për Shpëtimin e Shqipërisë”, ka mbetur pas roli i madh i Vatrës në Ruajtjen e Pavarësisë së Shqipërisë, Konferenca e Paqes, Kongresi i Lushnjës, Huaja Kombëtare,ka mbetur pas Carja e parë serioze ajo që udhëhoqi ish Kryetari i Vatrës Kristo Dako, lindja e Partisë Politike, madje edhe prova e Qeverisjes përmes Nolit, c’ka qe qe një zhgënjim edhe nga vetë Kryeminsitri Noli, gjë që ka sjellë një tërmet tjetër në radhët e Vatrës, përballjen e dy miqëve, dy arkitektëve themelues të VATRËS, Fan S. Nolit dhe Faik Konicës. Pikërisht aty e merr fillesën Libri historik i studiuesit Idriz Lamaj”Për Vatrën dhe Vatranët”.
Në fakt e tërë lënda e librit përbëhet nga trajtesa historike që gazetari dhe studiuesi Lamaj i ka përgatitur në konferencat dhe veprimtaritë e ndryshme të Vatrës apo enkas për Gazetën Dielli. Referncat e shumta që ai përdor, mënyra se si e shtron lëndën historike, pa marrë anë, por vetëm informim i lexuesit, është një shembull që ia vlen si referencë në këto kohë të tejzgjatura të tranzicionit shqiptar për rishkrimin e Historisë sonë Kombëtare të deformuar dhe keqshkruar nga historianët e politizuar apo të zënë peng nga politika e djeshme dhe e sotme.
Sic thotë kolegu i tij, z. Frank Shkreli: Lamaj kryesisht ka përdorur gazetën Dielli si burim kryesor por edhe gazeta dhe botime të tjera, si “Albania” e Konicës, “Emigranti” për të dokumentuar historikun e Vatrës për periudhën që mbulon. Z. Lamaj përshkruan një periudhë të vështirë për Vatrën, sidomos për periudhën e para Luftës së Dytë botërore, kjo sipas autorit, për arsye të krizës ekonomike në Shtetet e Bashkuara por edhe më tepër për arsye të konflikteve dhe ngatrresave të brendshme të organizatës Vatra, përfshirë sidomos grindjet midis Faik Konicës dhe Fan Nolit, por edhe si rrjedhojë e të rolit përçarës që luante Konsullata e Shqipërisë në Boston. Megjithëse dy protagonistët kryesorë të asaj që autori cilëson si “lufta klasike e mendimit të lirë të vatranëve” të asaj periudhe, ishin natyrisht Noli e Konica, autori i librit “Vatra dhe Vatranët” thotë se duhet të merret parasyshë gjithashtu edhe roli që kanë luajtur, ndër të tjerë, Refat Gurrazezi, dishepull i Konicës, Qerim Panariti, dishepull i Nolit, Peter Kolonja e shumë të tjerë. Por, autori thotë se ndonëse “fërkimet politike” midis tyre ishin mjaft serioze, Lamaj nënvijon se dokumentat provojnë se megjith kundërshtimet politike midis tyre, ata në të vërtetë e ruajtën miqësinë dhe respektin për njëri tjetrin në çdo kohë dhe deri në vdekje.
Për ta vërtetuar këtë përfundim, Z. Lamaj sjellë një pjesë të fjalimit të Nolit me rastin e varrimit të Faik Konicës në dhjetor 1942, ku ai shpreh respektin e tij të madh duke thënë se vdekja e Konicës, ishte sipas Nolit, “….Humbje me të vërtet’ e tmerruar, se sot po bëjmë nderimet e funtme dhe i themi lamtumirë njërit prej bijve më të shkëlqyer të Shqipërisë. Se Faik Konica, sikundër e dini, ka qenë nga çampionët më të mëdhënj të indipendencës kombëtare; pa dyshim, ka qenë ustaj më i madh i shkrimit të gjuhës sonë dhe veç këtyre, është njeriu që na ka zbuluar flamurin e Skëndërbeut. Ja tre tituj, që nuk munt t’ja mohojnë as kundërshtarët më të egër….”, ka thënë Fan Noli për Faik Konicën, me rastin e varrimit të tij.
Në të vërtetë, megjithë grindjet e këtyre kolosëve, mosmarrveshje që autori i cilëson si “fërkime politike”, ndonëse nga njëherë të ashpëra, ajo që vihet re në dokumetacionin e këtij libri është se këta kolosa më në fund, kur vinte puna tek interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve ata prap se prap, punuan së bashku për të mirën e Atdheut. Është ky një mësim dhe shembëll i mirë për politikanët e të gjitha kohërave, ka shkruar gazetari i njohur, ish drejtor per Europen dhe Azine ne Zerin e Amerikes, Frank Shkreli.
Shkreli arrinë në përfundimin se në librin e Idriz Lamajt, është provuar se Faik Konica nuk ishte shërbëtor i Ahmet Zogut dhe as Fan Noli nuk ishte shërbëtor i Enver Hoxhës, duke hedhur poshtë pretendimet e tilla gjysëm shekullore të regjimit komuniste.
Duke iu drejtuar vatarnëve pjesmarrës në veprimtari Editori i Diellit ka apeluar: Unë do t’ua rekomandoja ju miq vatranë që ta lexoni librin e z. Lamaj”Për Vatrën dhe vatranët”, për shumë arsye.
Së pari të shuani kuriozitetin tuaj historik
Së dyti, të merrni një informacion të paanshëm për historinë e Vatrës dhe përballjen e Kolosëve Konica-Noli.
– Së treti të krenoheni për luftën pa kompromis për ceshtjen Kombëtare që kanë bërë paraardhësit tanë vatranë.
Së katërti rikthehem tek përfundimi i z. Shkreli, që të merrni mesazhet e qarta rreth përfoljeve të argumentuara për shërbesën e Nolit ndaj Enver Hoxhës dhe pavarësisë së shërbesës së Konicës ndaj Mbretit. Të dy kishin për Kuran e Bibël: Cështjen Kombëtare. Kjo është e argumentuar në dritën e fakteve në librin e z. Lamaj.
Për kurreshtarët që nuk e kanë kalaur nëpër duar librin, po bëj nëj shfletim ët shpejtë:
Libri sjell para lexuesit historinë interesantë rreth Vatrës dhe diellit në gati tri dekada.
Në mënyrë telegrafike, editori bëri një kalim të përmbajtjes së librit duke u ndalur në:
– Tablonë e qartë të trajtimeve të Historisë së Vatrës, vecanërisht në vitet ’30, por edhe më pas deri në 1955.
– Pasqyrimi në libër i një historie të detajuar për atë cfarë ndodhi në gjirin e Vatrës, rreth Kuvendit XXI të Vatrës dhe Nadrjen e saj më dyshë.
– Kuvendi i Bashkimit sjell një tjetër faqe interesante në Historinë e Vatrës, kur cështja Kombëtare dominon mbi ndarjet e egot individuale.
– Për qëndrimet e Vatrës gjatë luftës së II Botërore, trajtesa është interesante.
– Sic dihet Vatra ka kryer shërbim diplomatik për Shqipërinë edhe kur nuk kishim shtetet. Libri i z. Lamaj sjell shembullin e vecantë të një patrioti të madh, familja e të cilit ishte përgjakur nag shovinsitët Grekë. Ky është Petro Kolonja.
Petro Kolonja, vijoji ta kryejë detyrën e përfaqësuesit diplomatik i emëruar nga Mbreti Zog me 15 Janar 1943. Historia, që paraqet studiuesi Lamaj, është vërtetë interesante dhe plot episode. Lexojeni informacionin që sjell z. Lamaj në librin e tij rreth”Veprimtarisë Diplomatike të “Një ambasadori pa kredenciale” dhe do të bindeni më shumë për serizozotetin dhe përkushtimin me të ciliin e kreu detyrën Petro Kolonja.
– Libri pasqyron edhe faqe të ndritshme të Historisë së Vatrës për cështjen Kombëtare:- Fedearta Vatra, ka bërë luftë të vazhdueshme për cështjen Kombëtare, vecanërisht kundër fqinjëve Jugorë që nuk i kanë rreshtur pretendimet për Shqipërinë e Jugut. Trajtesa e z. Lamaj sjell informacione të detajuara përmes trajtesës: “Vatra përballë Pretendimeve Territoriale Greke ndaj Shqipërisë në Përfundimtë Luftës së Dytë Botërore”, apo trajtesa tjetër”Vatra në ankthin e pretendimeve Greke”.
– Një kapitull më vete përbën” qëndrimi i gazetës Dielli ndaj Qeverisë Komunsite të Shqipërisë dhe Qeverisë Amerikane gjaët viteve 1945-1955.
Editori Greca tha se në librin e Lamjat, të rëndësishme janë edhe trajtesat për:- Charls Ericson dhe Vatra në vitin 1945.
– Panariti dhe Noli 1945-55
– Manipulimi ideologjik Marksist me veprimatrinë Letrare dhe Politike të Nolit.
– Faik Konica në Interpretimin e Historisë Marksiste Leniniste.
– Për Konicën do të gjeni shumë materiale që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tij publicistike, gjuhësor, letrare rreth revistës së Tij Albania, merita në përcaktimine Alfabetit ët përbashkët, , letra…etj.
Editori vecojë edhe portretet e vecanta që sjell Libri i Lamajt për disa nga figurate Vatrës si: Petro Kolonja, Refat Gurrazezi, Qerim Panariti, Kostë Cekrezi, Nelo Drizari etj….
Editori do ta përfundonte paraqitjen e librit të Idiz Lamajt me thirrjen: “Miq, lexojeni librin”Për Vatrën dhe Vatranët” dhe do të më jepni të drejtë se ai është një libër që na duhet shumë ne vatranëve.

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, Idriz Lamaj, Per Vatren dhe Vatranet

Episkopi i Bylisit, Asti replikon me Arben Llallen ne “DIELLI”

April 29, 2015 by dgreca

z. Arben Llalla vazhdon këmbëngul në keqinterpretimet e tij/
Shkruan:Episkopi i Bylisit-+ Asti/
Detyrohem të shkruaj për herë të dytë në lidhje me një replikë të z. Arben Llalla ndaj meje me titull “Përgjigje Peshkopit të Bylysit (sic), Astit”, botuar në disa media nga dt.21-24.4.2015. Aty artikullshkruesi vazhdon të këmbëngulë në pasaktësitë e tij dhe keqinterpreton fakte dhe ngjarje nga jeta e Kryepiskopit (apo Kryepeshkopit) Anastas të njohura gjerësisht, të cilat nuk përbëjnë asnjë lloj “lajmi” ose “zbulimi”, siç përpiqet t’i paraqesë ai.
Për ta bërë më të qartë qëndrimin jo korrekt të tij në “argumentet” që përdor, po risjell dy prej tyre.
E para: Emrat e anëtarëve të Vëllazërisë së Krishterë ZOI (JETA) ia atribuon një vëllazërie tjetër, Vëllazërisë SOTIR (SHPËTIMTARI). Kështu z. Llalla duke dashur të provojë këtë argument na ofron “burimin zbulues” nga linku i një blogu (http://paraekklhsiastikes-organwseis.blogspot.com/2009/10/blog-post_23.html). Por, e keqkupton tekstin në greqisht, ku flitet për Vëllazërinë ZOI, dhe, me dashje apo pa dashje ia atribuon emrat e anëtarëve të Vëllazërisë së Krishterë “ZOI” (JETA) një vëllazërie tjetër, Vëllazërisë “SOTIR” (SHPËTIMTARI). Siç e kisha thënë më parë në shkrimin tim, Kryepiskopi Anastas nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Vëllazërisë “SOTIR”, në të cilën ka qenë Mitropoliti Sebastianos, në atë kohë arkimandrit.
Gjithashtu, fakti që Mitropoliti Sebastianos në fillim ka qenë në fillim tek Vëllazëria ZOI, duke u larguar më pas prej saj, si dhjetëra të tjerë, nuk i bën automatikisht miq të afërt me Kryepiskopin Anastas (atëherë dhjak), dhe për më tepër, të dy janë larguar herët në drejtime të ndryshme. Dhe nuk përbëjnë argument për të vërtetuar hamendësitë e z. LLalla për lidhje të ngushta midis tyre.
E dyta: Referimin ndaj solidarizimit të Kryepiskopit Anastas me vuajtjet e komuniteteve fetare të Shqipërisë, në kohën e errësirës së përndjekjes ateiste (referim që u përfshi në mesazhin e Këshillit Botëror të Apostullimit dhe Ungjillëzimit, në San Antonio, Teksas, SHBA, 1989), z. Llalla e keqinterpreton duke thënë, se Kryepiskopi Anastas “ka futur hundët në punët e brendshme të një shteti tjetër, pra në ato vite Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Ka bërë shkelje të Kushtetutës së një vendi, shtetas i cili jam unë që në lindje, ndërsa Prof. Anastas Janullatos nuk ishte dhe nuk është shtetas. Nga kjo i privohet e drejta e kritikës për zbatimin e Kushtetutës së atyre viteve. Kritikën ndaj Shqipërisë komuniste për mohimin e besimeve fetare, prof. Peshkop, Anastasi e paska bërë me prapavijë karrieriste, me qëllim që ai të propozohej Kryepeshkop i Shqipërisë.” (!)
Duke deklaruar kështu, jo vetëm që, pa dashje i dëshmon profetike fjalën dhe interesimin vëllazëror të krishterë të Episkopit Anastas (që në atë kohë ishte episkop në Afrikë), por edhe afirmon se, nuk është e drejtë të kritikohej regjimi ateisto-komunist për zhdukjen e lirisë fetare. Kështu, kritika dhe akuza i drejtohet çdo kujt që në atë kohë është lutur dhe është solidarizuar me dhimbjet e përndjekjeve fetare në Shqipëri. Siç duket këtu përfshin edhe Papa Gjon Palin II, i cili në vitin 1980 iu referua në të njëjtën mënyrë persekutimit fetar në Shqipëri, gjatë vizitës së tij në Arqidioqezën e Pulias së Italisë. Kështu z. Llalla me argumentimin e tij mbështet qëndrimin antifetar të regjimit ateist-komunist në mohimin e lirisë fetare, sa edhe Enver Hoxha do ta kishte zili zellin e tij antifetar.
Çdo lexues, duke krahasuar faktet me shkrimet e z. Arben Llalla do të kuptojë shpejt “seriozitetin dhe vërtetësinë” e shkrimeve të tij, në të cilat, për ta paraqitur Kryepiskopin si antishqiptar, përdoret gjerësisht e sistematikisht metoda e shtrembërimit dhe e manipulimit. Fantazia konspirative e artikullshkruesit të kujton metodat e njohura propagandistike, të cilat shtrembëronin qëllimisht faktet dhe sajonin histori të paqena, për t’i përdorur si akuza agjenturore, agresioni etj.
Primati i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me punën, përkushtimin dhe kontributin e tij ka treguar pikërisht të kundërtën, gjë për të cilën edhe është dekoruar në vitin 2010 me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.
Se kush është Kryepiskopi Anastas tregon qartë figura e tij poliedrike me përmasa botërore, si: ish-President i Këshillit Botëror të Kishave, ish Zëvendëspresident i Këshillit Evropian të Kishave, President nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen, anëtar nderi i Akademisë së Athinës, doktor nderi (PH.D., D.D.) i 17 universiteteve të ndryshme në botë dhe i laureuar me më shumë se 26 çmime e dekorata të ndryshme ndërkombëtare. Kryepiskopi Anastas është Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefalë të Shqipërisë dhe njihet si i tillë nga Shteti Shqiptar për 23 vjetësh nga të gjitha Kishat Orthodhokse e më gjerë nga Shteti Shqiptar, i cili me këtë status ka nënshkruar dhe Marrëveshjen me Shtetin Shqiptar, aprovuar nga Parlamenti Shqiptar dhe Presidenti i Republikës.
Biografia e tij e njohur botërisht, nuk ka qenë e fshehtë, siç përpiqet ta paraqesë z. Llalla, por ka qenë publike madje në shumë gjuhë, patjetër edhe në shqip gjendet në mediat e Kishës, në botime të ndryshme, on line etj. E “pazbuluar” është vetëm në sytë e z. Llalla. Po kështu ndodh edhe me prejardhjen e tij.
Gjithashtu Llalla abuzon dhe keqinterpreton foto të ndryshme. Kështu bën me një foto të kohës kur Kryepiskopi ka bërë shërbimin ushtarak të detyruar. Kujtojmë se edhe në vendin tonë të gjithë ata që kanë mbaruar shkollën e lartë para vitit 1991 kanë bërë zbor për oficer rezervist.
Është e qartë se sulmet ndaj Kryepiskopit Anastas synojnë dobësimin e vetë Kishës Orthodhokse në Shqipëri, por me hirin e Zotit nuk do lejojmë që një gjë e tillë të ndodhë. Si klerikë të kësaj Kishe kemi detyrimin dhe përgjegjësinë ta mbrojmë atë nga çdo lloj sulmi të padrejtë dhe keqdashës. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë me Kryepiskopin Anastas në krye vazhdon misionin e saj të shenjtë në ndërgjegjësimin dhe lartësimin e dinjitetit njerëzor, duke dhënë në të njëjtën kohë një kontribut të vlefshëm për gjithë shoqërinë shqiptare. Krishti u ngjall!

Episkopi i Bylisit, Asti
28.4.2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Arben Llallen, Asti replikon me, Episkopi i Bylisit, ne DIELLI

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT