• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2015

Tsipras në Moskë

April 8, 2015 by dgreca

Kryeministri i majtë grek Alexis Tsipras u takua sot në Moskë me Presidentin rus Vladimir Putin. Greqia, në krizë financiare, është e përfshirë në negociata të vështira me kreditorët e saj evropianë. Qeveria e zotit Tsipras, një koalicion i së majtës radikale dhe i së djathtës nacionaliste, u zgjodh në janar të këtij viti dhe qysh nga fillimi vazhdon të flirtojë me Moskën.
Vizita e zotit Tsipras në Moskë ka ngjallur shpresa të mëdha në Athinë por është bërë shkak edhe për pikëpyetje diku tjetër në Evropë.
“Qëllimi i vizitës sime është që ne së bashku të përpiqemi për t’u dhënë një vrull të ri marrëdhënieve tona në mënyrë që të dy vendet të përfitojnë dhe që kjo të jetë në favor të qëndrueshmërisë dhe sigurisë në rajon,” tha zoti Tsipras.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vizita nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë për të dy vendet:
“Për fat të keq vitin e kaluar shkëmbimi i mallrave midis dy vendeve ra 40 për qind. Kjo është arsyeja pse unë besoj që kjo vizitë nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë. Ne duhet të analizojmë atë që mund të bëjmë për të rivendosur shkallën e mëparshme të rritjes.”
Dje, ministri rus i bujqësisë, tha se qeveria e tij mund të shqyrtojë heqjen e Greqisë, Hungarisë dhe Qipros nga embargoja e Rusisë, e vendosur si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve perëndimore kundër Moskës, për shkak të rolit të saj në krizën Ukrainë.
Greqia, e cila që nga viti 2010 varet nga paketa ndërkombëtare e shpëtimit prej mëse 240 miliard dollarësh, do të mbetet pa fonde brenda pak javësh nëse nuk arrin një marrëveshje me kreditorët, që ata të zhbllokojnë të paktën një pjesë të këstit të fundit prej 7.2 miliard eurosh nga paketa e shpëtimit.
Vizita e zotit Tsipras mund të sqarojë nëse ai i sheh marrëdhëniet e tij me Rusinë si një element trysnie për bisedimet me Bashkimin Evropian, apo thjesht synon të përmirësojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Greqisë dhe të thellojë lidhjet tradicionalisht të ngrohta mes të dy vendeve.

Filed Under: Kronike Tagged With: Tsipras në Moskë

Kryeministri kërcënon Bankers: Aksion për naftën si për energjinë

April 8, 2015 by dgreca

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, në një mbledhje për të analizuar punën e qeverisë në sektorin e energjisë natyrore të vendit, parlajmëroi një operacion të ri anti-krim si ai i energisë elektrike.
Kësaj here do të bëhet fjalë për sektorin e naftës.
Rama tha se operacioni i ri synon të godasë naftën që shitet pas standarde.
Lideri socialist theksoi se “do ndryshojmë edhe legjislacionin, siç e ndryshuame dhe për energjinë. Aksioni do të jetë i njëjtë me atë për energjinë elektrike”.
Rama paralajmëroi se “pikat e karburantit që janë kthyer si kërpudhat, ose do të zbatojnë ligjet, ose do t’i shërbejnë me cilësinë e standardeve europiane qytetarëve, ose do të ndëshkohen sipas dispozitave të reja të Kodit Penal, që ne do t’i propozojmë dhe do t’i miratojmë një orë e më parë”.
Kryeministri tha se ka një plan për të liberalizuar 40% të tregut.
Lidhur me skandalin e shpërthimit në Marinzë, shefi e ekzekutivit tha qartësisht se “përgjegjësia është 100% e kompanisë dhe ajo duhet të dëmshpërblejë 100% të dëmtuarit, një orë e më parë dhe duhet ta bëjë sipas standardeve ndërkombëtarëve”.
Rama e ashpërsoi tonin duke thënë se “nëse një i huaj bën biznes në Shqipëri, nuk mund të trajtojë asnjë shqiptar sikur të jetë një qenie e dorës së dytë”.
“Do kërkojmë një audit të specializuar ndërkombëtar, siç ndodh në çdo vend demokratik, duke mbrojtur interesat e vendit dhe të qytetarëve siç ndodh sa herë që kompanitë e naftës bëjnë çudirat e tyre, edhe në vende shumë më të sigurta se sa vendi ynë”.
Sipas Ramës nëse do të rezultojë se nga ana e Bakers ka shkelje “kompania do të vihet para përgjegjësisë siç vihet në SHBA, Kanada, apo kudo tjetër”.
“Nuk kemi luksin të humbasim qoftë edhe një litër naftë që nuk na e kanë dhënë të huajt dhe që nuk mund të na e zhvasin të huajt. Nuk do të ketë më kompani fantazëm dhe as kompani që gjejnë kushëririn e duhur për të shkuar ku të munden dhe për të marrë sa të munden nga nafta e shqiptarëve”.(Karikature nga Bujar Kapexhiu)

Filed Under: Kronike Tagged With: kanadezet, per naften, Rama Kercenon

Doshi hidhet ne sulm: Padit Brahon në Gjykatën e Lartë

April 8, 2015 by dgreca

Deputeti Tom Doshi eshte hedhur ne sulm: ai ka paditur në Gjykatën e Lartë kolegun e tij të LSI, Spartak Braho.
Nga shorti i hedhur po sot, gjyqtarët që do ta shqyrtojnë çështjen do të jenë: Mirela Fana, Arjana Fullani, Artan Zeneli (realator i çështjes), Andi Çeliku dhe Mehdi Bici.
Doshi e akuzon Brahon se ka shpifur për raportin mjekësor, kur e ka paraqitur këtë raport në Këshillin e Mandateve dhe të Imunitetit.
Kërkesa është dorëzuar nga avokatët mbrojtës të deputetit Tom Doshi dhe ka të bëjë me deklaratën e kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, i cili deklaroi se raporti mjekësor i paraqitur në Këshillin e Mandateve ishte i falsifikuar.
Doshi ishte thirrur në seancën e parë të Këshillit të Mandateve për të qenë i pranishëm në diskutimin e kërkesës së Prokurorisë që kërkonte autorizim për arrestimin e tij, por nuk u paraqit.
Doshi tha se kishte probleme me tensionin.
Pasditen e 25 marsit, Spartak Braho deklaroi se Tom Doshi ka paraqitur një raport mjekësor të falsifikuar pasi është lëshuar nga mjeku i cili është bashkëshorti i njërës prej punonjëseve të kompanisë së ish-deputetit socialist Tom Doshi.
Sipas Brahos, mjeku Eduart Shota, i cili i kishte lëshuar raportin, është i martuar me Aurela Shota punonjese në njërën nga kompanitë e Doshit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Doshi, padi Brahos

Paranoja e Serbisë karshi “bashkimit kombëtar Kosovë – Shqipëri”

April 8, 2015 by dgreca

Nga Arton Konushevci/
Ideja e bashkimit kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë është më shumë paranojë e Serbisë dhe reagimet që vijnë nga Beogradi zyrtar janë më shumë në funksion të ikjes nga problemet reale të këtij shteti.
Në këtë formë mendojnë të paktën njohësit e zhvillimeve në Kosovë dhe në Serbi.
Reagimet me zemërim të zyrtarëve serbë kanë pasuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, “për bashkimin kombëtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me mjete të shekullit 21 dhe në funksion të BE-së”, në një intervistë dhënë një televizioni vendor në Kosovë.
Analisti Ismail Hasani, në Prishtinë, thotë se reagimet nga Serbia vijnë e bëhen më të ashpra, pasi që tani “është kuptuar tashmë se shqiptarët janë faktor në Ballkan”.
Ai i cilëson këto reagime si të natyrshme, deri diku, “për faktin se Serbia në një mënyrë është ndërgjegjësuar se entiteti shqiptar në Ballkan është faktor që nuk guxon të injorohet”.
“Do të thotë, tani shqiptarët në Ballkan, me potencialet që kanë, me resurset që kanë, me të arriturat që kanë shënuar, është e nevojshme për secilin shtet në ketë rast për Serbinë, të merren në konsideratë. Për fat të keq, Serbia si fqinje grindavece, këtë reagim e bën në mënyrë të ashpër, në mënyrë të vrazhdë, pa diplomaci dhe pa sens të maturisë. Dhe konsideron se ‘ja rreziku po vjen’, do të thotë, nëse ndodhë bashkimi i shqiptarëve atëherë, rrotullohet i tërë globi”, tha Hasani.
Ai tha se Serbia nuk ka frikë vetëm nga bashkimi kombëtar, por si shtet “vuan edhe nga një paranojë e pashpjegueshme, mbase si pasojë nga lufta”.
“Shteti serb, është bukur i ç’akorduar në kuptimin edhe të ndërtimit të klasës politike; krijimit të një bilanci shoqëror. Do të thotë, problemet e brendshme të shtetit serb, në përpjekje për t’i zhvendour, gjendet në një situatë që reagohet ndaj një fqinji, i cili gjoja se paska deklaruar diçka, e për të cilën edhe vetë serbët janë të vetëdijshëm se ato procese tani për tani nuk mund të ndodhin, me gjithë faktin se shqiptarët e duan këtë proces – procesin e bashkimit”.
“Por, ai nuk mund të ndodhë për shkak të konstalacioneve gjeostrategjike”, u shpreh zoti Hasani.
Edhe Dushan Janjiq, analist i çështjeve politike në Beograd, tha për Radion Evropa e Lirë se reagimet e ashpra nga Serbia ndodhin për disa arsye, kur përmendet bashkimi kombëtar i Kosovës dhe Shqipërisë.
“ Arsyeja e parë është Kosova dhe ka marrë formë gjatë viteve të 90’ta, në kohën e konfrontimit, në kohën e politikës së Millosheviqit në Kosovë. Ishte ajo një politikë e paditurisë, një politikë e eliminimit të çdo ekzistence autonome të shqiptarëve të Kosovës, teritoriale apo politike, madje edhe mohimit të ekzistencës së tyre. Pra, kjo ishte një politikë e dështuar e apart’heidit, e cila përfundimisht u shndërrua në krijimin e një shteti të ri shqiptar, në aspektin etnik”, tha Janjiq.
Duke komentuar edhe qëllimet programore të partisë së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, [viti 2013], e në të cilin thuhet që “në të ardhmen të krijohen kushtet edhe për formimin e një shteti të përbashket të popullit serb në Serbi dhe Republikës Serbe [në Bosnjë]”, Janjiq thotë se njerëzit shpesh ngurrojnë ta thonë atë që vërtet mendojnë, ndërsa sulmojnë të tjerët kur e kërkojnë të njejtën gjë.
“Ideja, që edhe Serbia duhet të kompensohet, sepse po e humb Kosovën, është gjithnjë e gjallë, dhe atëherë Edi Rama shihet si një arsye e mirë për të porositur Evropën dhe të tjerët, atë që në fakt e ka thënë vetë Rama – ‘nëse ju nuk e ndiqni interesin tonë, atëherë ne shkojmë drejt një rruge tjetër’. Pra, ‘nëse shqiptarët nuk e ndjekin atë interes, pse po na e kundërshtoni politikën e Dodikut’“, tha Janjiq.
Kryeministri serb Vuçiq, i ka premtuar kryeministrit shqiptar Rama, se Kosova dhe Shqipëria, “nuk do të bashkohen kurrë, siç është thënë, në formën klasike”.
“U lutem liderëve shqiptarë që të ndalen së provokuari jostabilitetin në rajon”, ka thënë Vuçiq, në rrjetin social Twitter, të martën, më 7 prill.
Ndryshe, Bashkimi Evropian vlerëson se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane, të përcaktuar nga ana e Bashkimit Evropian, në nivelin më të lartë.
Këtë vlerësim e ka dhënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për “bashkim kombëtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me mjetet e shekullit 21 dhe në funksion të BE-së”.
“Të gjithë partnerët në rajon, kanë konfirmuar vetë zotimin në përmbushjen e këtij synimi dhe ambicien e tyre për të përmbushur kriteret e nevojshme, duke respektuar në tërësi parimet dhe standardet e BE-së”.
“Ata janë duke përparuar, secili me ritmin e tyre, në këtë rrugë dhe presim nga ta t’i vazhdojnë përpjekjet e nevojshme për të arritur përparimin e mëtejmë. Në këto zotime gjithashtu përfshihet bashkëpunimi rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore; çfarëdo deklaratash provokative në këtë kuadër, janë të papranueshme”, ka thënë zonja Kocijançiq, në një përgjigje me shkrim.(Europa e Lire)

Filed Under: Analiza Tagged With: Bashkimi Kombetar, i shqiptareve, paranoja serbe

Jeta sekrete e Mullah Omarit

April 8, 2015 by dgreca

Nga Frud Bezhan/
Mullah Mohammad Omar ka udhëhequr talibanët afganë për afro dy dekada, por për të është ditur pak.
Ka qenë befasi e rrallë kur talibanët, papritur, kanë publikuar këtë javë biografinë e Omarit, për të shënuar 19-vjetorin e udhëheqjes së tij.
I publikuar në pesë gjuhë në një ueb-faqe të talibanëve, më 5 prill, dokumenti prej 5,000 fjalësh përshkruan në detaje aktivitetet e Omarit, madje edhe familjen e tij dhe jetën e tij personale.
Ai po ashtu tenton të qartësojë faktet e diskutueshme rreth Omarit, i cili nuk është paraqitur në publik që nga ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në Afganistan më 2001, si dhe të zhdukë thashethemet për eleminimin e tij.
Analistët thonë se koha e publikimit sugjeron se grupi po bën përpjekje t’i kundërvihet ndikimit të grupit ekstremist të Shtetit Islamik (IS) brenda radhëve kryengritëse.
Talibanët kanë parë vazhdimisht dezertime te Shteti Islamik gjatë muajve të fundit. Disa militantë madje kanë shprehur zhgënjimin e tyre me heshtjen e Mullah Omarit përballë konkurrencës.
Talibanët thonë se biografia është publikuar për të parandaluar “propagandën e rreme nga një numër i shkrimtarëve të rremë, analistë dhe qarqe të njëanshme”.
Talibanët kanë lëshuar deklarata më shkrim, që thuhet se janë bërë nga Mullah Omar. Por, disa vjet pa ndonjë video apo audio-incizim të tij kanë rritur spekulimet se lideri taliban mund të jetë i sëmurë rëndë ose i vdekur.
Biogafia thekson se Mullah Omar “është ende lider në hierarkinë aktuale të Emiratit Islamik të Afganistanit”. Kështu është quajtur Afganistani gjatë sundimit të talibanëve, në periudhën 1996-2001.
Dokumenti thotë se Mullah Omar “informohet çdo ditë me ngjarjet në vendin e tij, si dhe në botën e jashtme”.
Edhe pse “gjurmohet rregullisht nga ana e armikut”, nuk ka asnjë ndryshim madhor në punën rutinore të Mullah Mohammad Omarit në organizimin e aktiviteteve xhihadiste si lider i Emiratit Islamik, thuhet në dokument.
“Ai ndjek dhe inspekton aktivitetet kundër pushtuesve të huaj brutalë dhe pa fe”, thekson dokumenti.
Omar ka pak fotografi. Vendndodhja e tij mbetet e panjohur, por besohet se udhëheq kryengritjen e talibanëve afganë nga Pakistani fqinj.
Departamenti amerikan i Shtetit, i cili ka ofruar 10 milionë dollarë për kokën e Omarit, e përshkruan atë si mashkull të gjatë, me një plagë në sy.
Në pjesën për personalitetin e tij, biografia thotë se Mullah Omar është i qetë dhe nuk e humb durimin apo guximin e tij.
Dokumenti thotë se ai është “i dashur dhe ka sens të veçantë të humorit, pasi ai kurrë nuk e konsideron veten superior ndaj kolegëve të tij”.
Po ashtu thuhet se Mullah Omar nuk ka shtëpi të tijën dhe as llogari bankare, as brenda vendit, as jashtë dhe as me ndonjë emër tjetër.
Në biografi thuhet se Mullah Omar ka lindur në vitin 1960 në fshatin Chah-i-Himmat të provincës Kandahar.
Ai është nga klani Tomzi i fisit Hotak. Babai i tij Moulavi Ghulam Nabi, “një figurë e respektuar”, ka vdekur kur Omar ka qenë pesë vjeç. Familja më pas është zhvendosur në provincën Uruzgan.
Biografia po ashtu thotë se Omar ka ndjekur medresenë, duke hedhur poshtë pretendimet se ai është analfabet.
Pasi Bashkimi Sovjetik ka pushtuar Afganistanin më 1979, ai ka lënë shkollën dhe është bërë xhihadist “për të kryer detyrimin e tij fetar”. Ai është plagosur katër herë dhe ka humbur syrin e djathtë.
Mullah Omarit i është dhënë titulli “Amir-ul-Momineen”, ose lider i besimtarëve, më 1996, duke u bërë kështu udhëheqësi suprem i talibanëve.
Biografia nuk përmend ndonjë aleancë të talibanëve me ish-liderin e Al Kaidës, Osama bin Laden. Mbështetja e Mullah Omarit për liderin terrorist ka çuar në pushtimin e Afganistanit nga SHBA-ja më 2001.
Biografia pohon se talibanët kontrollojnë 95 për qind të Afganistanit. Ajo thotë se Mullah Omar vazhdon të mbikëqyrë këshillin e lidershipit të talibanëve, gjyqësorin dhe nëntë komisione ekzekutive, ashtu si edhe komandantët ushtarakë që veprojnë në 34 provincat e Afganistanit.
Përgatiti: Valona Tela

Filed Under: Rajon Tagged With: e Mullah Omarit, Jeta sekrete

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT