Nga Albert Z. ZHOLI/
“Iliria, atdheu i parë i shqiptarëve”, është libri i fundit publicistik (historiko-studiues) i studiuesit tashmë të mirënjohur Harallamb Kota. Ky libër i dyti i këtij lloji i Harallambit (i treti në serinë e botimeve) që vjen fill pas botimit të suksesshëm të librit publicistiko-historik “Pendat Shqiptare dhe shkundja e harresës” përbën një hap para cilësor në mënyrën e stilit të të shkruarit, analizës, renditjes historike të ngjarjeve dhe pse jo dhe asaj artistike. Leximi i këtij libri më futi në labirinte historikë, në trajtesa faktesh dhe ngjarjesh, që në më të shumtën e rasteve i lexoja për herë të parë. E them me bindje, që nisma për libra të tillë, janë dëshmi e një pune titanike, e grumbullimeve dhe studimeve të detajuara, pasi çdo autor merr mbi vete përgjegjësi historike për vetë misionin e librave të këtij karakteri. Në tërë krijimtarinë e vet, autori ka një karakteristikë të veçantë, atë të trajtimit të ngjarjeve dhe historisë me karakter patriotik, duke përcjellë dokumente konkret ku lexuesin e lë të lirë të vozitë në ngjarjet, faktet, historitë dhe ta nxjerrë vetë konkluzionin. Kurrsesi autori në librat e tij nuk i ka vënë detyrë vetes imponimin, detyrueshmërinë e gjykimit sipas idesë së tij, por ai mundohet të jetë bindës në logjikën e të shkruarit, që lexuesi të ndihet komod dhe i lirë në vlerësim. Në katrahurën e pashembullt të botimeve mizëri në tregun e librit shqiptar, temat që merr përsipër autori Kota, përbëjnë një përqindje shumë të vogël, por me një domethënie shumë të madhe. Sot, patriotizmi është zbehur, është futur thellë në labirinte të padukshme, pasi paraja, etja për poste, dëshira për një jetë komode me pak vështirësi, e kanë bërë një pjesë të inteligjencës të mos marrin përgjegjësi, por ti përmbahen vetëm ligjësisë së përfitimit material, ku pjesa morale fshihet me ndërgjegje në skutat e mbijetesës së vështirë. Libri “Iliria atdheu i parë i shqiptarëve” që kemi sot në duar, ndahet në dy kapituj. Kapitulli i parë titullohet “Ilirët-Arbrit-Albanët” dhe Kapitulli i dytë “Ngjarjet në Berat”. Në kapitullin e parë autori thekson se sipas burimeve historike dhe arkeologjike, konioni më i rëndësishëm i Ilirisë, ishte Parthania e cila përfshinte territoret e ultësirave nga lumi Vjosa deri në lumin Mat dhe territoret malore deri në liqenet Lynkeste bashkë me Kosturin. Kryeqendra e Parthanisë ishte qyteti Partha (Berati ). Brenda këtij konioni lulëzoi qyteti mitik Brysaka i ndodhur rrëzë malit të Vilës dhe grykrjedhës së lumit Erzen, e cila ishte selia e mbretit Ilir Glaukia. Partha ruajti brenda mbretërisë Ilire vetëqeverisjen e qytetit duke ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e jetës ekonomiko-kulturore të zonave përreth saj. Për më tej autori nënvizon në mënyrë korrekte se në vitin 168 pk, si rezultat i inkursioneve pushtuese të “Perandorisë Romake”, u shemb mbretëria 300 vjeçare Ilire dhe gjithë Ballkani u pushtua nga romakët. Thrakët dhe Dakët, popuj pellazg të ngjashëm me ilirët u romanizuan dhe u quajtën romenj. Por në këtë fakt historik, autori sjell me dokumentacion të saktë se Ilirët nuk u romanizuan, por ruajtën identitetin, kulturën dhe traditat e trashëguara brez pas brezi, në vijimësinë e paraardhësve të tyre pellazgë. Ushtritë romake rrafshuan kështjella dhe vendbanime të panumërta të Ilirisë. Partha i shpëtoi shkatërrimeve duke ruajtur të gjallë në themelet e kështjellës mitike, historinë e saj mijëravjeçare dhe gjurmët e vazhdimësisë të ilirëve nga pellazgët. Ajo që veçohet në këtë dëshmi historike (për mendimin tim) është ajo që thekson autori në mënyrë shkencore se Roma i ndau vendbanimet e ilirëve në tre provinca: Epiri i Ri, Maqedonia dhe Iliriku. Në Provincën Ilire “Epir i Ri”, krahinën e kufizuar nga lumenjtë Erzen dhe Mat, bashkë me prapatokën deri me liqenet Lynkeste, administrata romake e quajti Albanoi. Në shek.II mk, gjeografi Aleksandrin Ptolemeu, njofton praninë e një fisi ilir me emrin Arbër në hapësirën midis Durrësit e Ohrit. Në fakt edhe pas këtij shekulli burimet vazhdojnë të përdorin termat Ilirë apo Iliri, për të treguar vendin dhe popullsinë e rajoneve të Ballkanit Perëndimor. Burimet e antikitetit të vonë e mesjetës së hershme shek.V-VI, ku përfshihet edhe Prokopi i Qezaresë, shënojnë se kufiri mes Ilirisë dhe Greqisë ndodhej paksa në veri të Selanikut. Ky përcaktim është bërë edhe pas përmbysjeve etnike të shkaktuara me dyndjet sllave në shek. VI-VII, ku burimet flasin për ilir dhe Iliri deri në “farë ilire” apo “popull ilir”. Gjithë kapitulli i parë është një sintezë shkencore, korrekte e paanshme e historisë së paraardhësve tanë, të cilët nëpër vorbullat e historisë kanë punuar, luftuar dhe mësuar për të mbijetuar dhe për të mos u asimiluar kurrë. Kjo mbijetesë tregon cilësitë dhe virtytet e larta morale të popullit tonë, që nëpër historitë e shekujve ka ditur të gjejnë rrugën e shpëtimit me dinjitet dhe kryelartësi. Në tërë këtë histori rrëfimtare, autori nuk është treguar i njëanshëm, nuk ka rënë në prehrin e miklimit, të sentimentalizmit atdhetar, por me kurajë ka thënë të vërtetën, ka përcjellë fakte historike dhe ngjarje rrëqethëse, që historia i ka vërtetuar katërcipërisht dhe sot na vijnë edhe njëherë të gjalla nëpërmjet penës lakonike të Harallambit. Në një moment autori vë në dukje se: “Po ti referohemi Porfyrogjenetit, thotë Prof. P.Xhufi, ai ndikohet mjaft nga terminologjia administrative e kohës së tij dhe hapësirat e banuara nga iliro- arbënorët i përcakton jo mbi baza etnike por mbi baza territoriale. Në këtë kuptim, ai me termin “Durrës” nënkupton temën bizantine me të njëjtën emër krijuar në shek. IX e cila ka vazhduar deri në shek XII dhe përfshinte tokat prej Tivari në Himarë. Në përputhje me emrin e Temës së Durrësit edhe banorët thirreshin durrsakë edhe strategu quhej “strateg i Durrësit” edhe malet quheshin “malet e Durrësit” etj. Mjaft historianë të huaj si Straboromani, Eustathi, Pahimeri, Skutarioti, e Kritobuli, duke filluar nga shek. XI deri në shek. XV, kanë përdorur vazhdimisht në burimet e tyre termin antik Ilir dhe Iliri krahas termit mesjetar Arbër dhe Arbëri (latinisht alban dhe albani), duke na bërë me dije barazvlershmërinë e tyre. Në një dokument të fillimit të shek. XV me autor S.Lambros thuhet: “Shqiptarët janë farë ilire”. Edhe administrata e Perandorisë Osmane ndoqi po ashtu qëllimet asimiluese të shqiptarëve, duke i emërtuar ata sipas përkatësisë fetare: shqiptarët musliman i rregjistronte me identitetin turq, shqiptarët ortodiksë i rregjistronte me identitetet grek ose vlleh dhe ata katolik me identitetin latini. Kjo ishte një arësye më shumë që shqiptarët u organizuan në kuvende dhe u ngritën në kryengritje të vazhdushme deri në shpalljen e Shqipërisë shtet sovran më 28 nëndor 1912, thekson autori. Në Kapitullin e dytë “Ngjarjet në Berat”, autori portretizon në mënyrën më të bukur, më fisnike, më të qytetëruar, më reale qytetin e origjinës, Beratin mijëravjeçar. Për këtë qytet magjik janë shkruar dhe shkruhen çdo ditë, por, Harallambi dhe pse nuk ka jetuar asnjë ditë në qytetin e origjinës, ka ditur të zhbirojë në mënyrë shkencore detaje historike që ndoshta mungojnë për qytetin e shumë dritareve. Ndoshta nostalgjia e origjinës, ndoshta kuriozitetet, legjendat, enigmat, librat e pafundmë dhe historitë e shumta për këtë qytet, e kanë bërë autorin, të jetë tepër i vëmendshëm dhe i kujdesshëm në faktet dhe përshkrimin e tij, sa me të vërtetë, pasi lexon librin thua me entuziazëm: Po, në këtë libër mësova diçka të re për Beratin! Një kapitull i shkruar me plot pathos, i detajuar, i lëmuar në mënyrë skrupuloze, ku autori ka ditur të përcjellë një Berat ndryshe, të palexuar dhe të pa evidentuar në shumë dëshmi dhe përshkrime historike, apo fantastiko-shkencore. Në lëmin e këtij kapitulli gjen realitete, gjurmë, kuriozitete, saktësi, korrektësi, letërsi, përshkrime, histori, filozofi që në të tërën përcjellin një mozaik kulturoro-historik që përbën një risi. Sipas autorit, duke studiuar shkrimet historike të publikuara nga shumë botime, arrijmë të besojmë që emrin Berat, ky qytet e ka marrë në vitin 1204, me formimin e shtetit të arbërit, pasi në fillim të vitit 1205, në një buletin të kohës thuhet: “…Despotati Epirit u shtri prej Drinit deri në gjirin e Korintit. Nën vartësinë e tij hyri përkohësisht edhe shteti i Arbërit pas vdekjes së Dhimitrit. Pas vrasjes së Mihalit I në Berat, më 1205……” . Pra theksojmë faktin që më 1205, “Qyteti Kala” quhej me emrin Berat. Duke qënë se shteti i Arbërit u krijua në vitin 1204, është e besueshme që edhe qyteti kala të jetë quajtur Berat qysh në vitin 1204 ( faqe 453).Duke studiuar titujt e botuar në F.E.SH, për periudhën Bizantine, periudhat e principatave të Arbërisë në shek. XII – XV dhe periudhën e perandorisë osmane nga viti 1450-1912, vërejmë që historianët shqiptarë kanë nënvizuar dhe kanë nxjerrë në pah emrin Berat, të qytetit kala, qysh nga viti 1204 e në vazhdim.
Pasi është përcaktuar viti 1204 kur qyteti kala mori emrin Berat, bëhet pyetja: Çfarë kuptimi ka fjala Berat. Është pranuar nga historianët shqiptarë që qyteti kala është quajtur në një periudhë të ekzistencës së tij me emrin Beligrad. Për më tej autori thekson se: Për ta qartësuar çështjen,lidhur me fjalën shqipe “Qytet i Bardhë”, i drejtohemi shpjegimit të arkeologut Neritan Ceka. Në librin e tij “Ilirët”, arkeologu i njohur në faqen 123 na bën me dije sa më poshtë: “Konioni më i rëndësishëm u bë ai i parthinëve….. Kështu dolën në skenën politike parthinët, të cilët kishin kryeqendër Parthën, që mund të evidentohet me Beratin. Fjala Partha mund të shpjegohet me fjalën shqip Bardha dhe ka mundësi që edhe emri sllav Beligrad-Qyteti Bardhë, mbështetet në toponimin ilir Partha-Bardha-Berat. Ndërsa në librin “Kalatë Ilire”, në faqen 91 shënohet një pjesë nga ditari i Çezarit në luftën e tij kundër Pompeut në vitin 48 p.k., ku ai shkruan se: “Çezari dërgoi një pjesë të ushtrisë për të pushtuar “kryeqëndrën e parthinëve” …që sipas përshkrimeve kjo ishte Partha dhe se ajo përputhet plotësisht me Beratin. Emëri Partha shpjegohet me shqipen e sotme dhe do të thotë Bardha, pra “kështjella e bardhë”. Ky emër vjen sigurisht nga ngjyra e bardhë e mureve të kështjellës, për shkak të përdorimit të blloqeve gëlqerore.
Për këtë arsye edhe bullgarët, kur e pushtuan qytetin në shek IX e përkthyen emrin në Beligrad. Ky është në vija të përgjithshme libri i ri i autorit Kota. Një libër që i duhet çdo biblioteke, një libër i shkruar me dashuri, për historinë shqiptare, i cili është një mesazh për qarqe të caktuara brenda dhe jashtë atdheut duan ta deformojnë, ta fshehin, ta çojnë në shtretër jashtë atdhetarë. Dhe ky mesazh është sinjifikativ: Kushdo që do deformojë historinë e kësaj toke të lashtë, kurrsesi nuk do të mundin, ata do të fitojnë terren në momente të caktuara të historisë, po asnjëherë nuk do të mund të zhysin në terrin e harresës historinë, kulturën, traditat e një vendi prehistorik, që ka qenë prijës i zhvillimeve politiko-kulturore në Ballkan dhe më gjerë. Nga kjo tokë gjithmonë kanë dalë dhe do të dalin intelektualë trima dhe tepër të zgjuar, që me dijet e tyre do tua bëjnë(siç ua kanë bërë të qartë) të gjithë pseudohistorianëve dhe pseudopatriotëve, që askush nuk do të guxojë të të transformojë dhe denigrojë historinë dhe kulturën e një kombi të lashtë. Ky libërth modest në pamje por i thellë në gjykim, i dedikohet atdhedashurisë, fjalës më të bukur të zemrës, virtytit më të lartë shpirtëror, ndjenjës më të spikatur, së cilës i kanë kënduar, poet, shkrimtarë, shkencëtarë, filozofë, këngëtarë, njerëz të thjeshtë me fjalët e qëndisura në flamurin e përjetësisë. Ky libër publicistik, aktualisht, është jetë pjesë e jetës së gjithkujt, pjesë e atij realiteti ku secili përpiqet të hedh një gur të ndritur në themelet delikate por shumë shprehëse të atdhedashurisë. Populli i ka thurur lavdet e tij kësaj ndjenje kaq të madhërishme duke e ngritur në tempujt e shpirtit dhe në zërin e zemrës. Dashuria për atdheun është një zë nga brenda vetes që kërkon të flasë, kërkon të dalë nga errësira, të tregojë me forcën e shpirtit detyrimet që kemi për fjalën më të bukur, ATDHE!
Archives for May 2015
KUDRET KOKOSHI, POET EPIK DHE PËRKTHYES BRILANT
FIGURA ME DIELL TË LËNA NË HESHTJE-Kush ishte poeti, i burgosur nga fashistët che komunistët/
Nga Albert HABAZAJ/ studiues
Paraqitje: Vlora e shekullit XX paraqitet me një atlas të larmishëm letrar, sipas hierarkisë së vlerave artistike, të pasur me ngjyra dhe tinguj poetikë, që ravijëzohen sidomos në fushën e përkthimit dhe të publicisikës letrare dhe etnologjike. Poaq, ka patur figura me diell të lëna në heshtje. Mbetet një emër i paharruar për letërsinë juristi vlonjat Kudret Kokoshi – i njohur sidomos me vegimet epike, por edhe si poet i hollë lirik dhe përkthyes i zot. Profili i tij respektor lartësohet në tre plane: intelektual, poetik dhe atdhetar. Poeti human dhe brilant Visar Zhiti e ka klasifikuar krijimtarinë letrare të Kudret Kokoshit si poezi klasike e një njeriu të martirizuar për shqiptari. Në nderimin e 100 vjetorit të lindjes së Kudret Kokoshit, shkrimtari dhe publicisti Reshat Kripa e ka cilësuar Kudretin si poet të heroizmit kombëtar, ndërkohë që nuk harrohet sentenca e R. Kripës për Kudretin: “Ai nuk vdiq, se martirët nuk vdesin”. Ai erdhi dhe iku si frymë lirie, ëndërrimtar, idealist, shqiptar i europianizuar me dinjtet, intelektual atdhetar. Por ndërkohë, më tërheq vëmendjen shqetësimi i studiuesit Muharrem Jakupi, që analizat e mundshme strukturaliste apo psikanalitike të autorëve tanë të mos rezultojnë në pamflete “komikë” për shkencën e letërsisë. Edhe në trajtesat e derisotme për shkrimtarët vlonjatë dhe vendin e tyre në letrat shqipe, për veç F. Arapit tërësisht dhe P. Markos në gjininë e romanit, të cilët janë shkrimtarë modernisët, autorët e tjerë vlonjatë klasifikohen në letërsinë shqiptare të traditës (përfshi dhe autorin Kudret Kokoshi, profilin letrar të të cilit po trajtojmë në këtë shkrim, pa përsërsitur të tjerët). Dhe kuptohet, shkrime të tilla, përfshi dhe artikujt e autorit të këtij materiali shkrimor, janë këndvështrime, nuk janë punime shteruese, por japin ndihmesë modeste e origjinale në studimet letrare shqiptare.
Jetëshkrimi:
Substanca antologjike: Studiuesi i njohur kanadez Robert Elsie shkruan në librin “Histori e letërsisë shqiptare”: “Ndër shumë poetë aktivë para ardhjes së komunistëve mund të përmenden…dhe juristi Kudret Kokoshi (vd.1991) nga Vlora, i burgosur edhe nga fashistët, dhe më pas nga komunistët” (Shih: Elsie, Robert, vep. e cit., f. 327). Dhe më tej: “Ndër shumë shkrimtarë dhe intelektualë të tjerë që u arrestuan e u burgosën gjatë gjuetisë së shtrigave pas Luftës së Dytë Botërore qenë…poeti Kudret Kokoshi (1907-1991). (Elsie, R., po aty, f. 378). Emri i K. Kokoshit nuk përmendet në asnjë nga botimet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë “Fjalori Enciklopedik Shqiptar, 2008 – 2009 (me 3 vëllime), se në FESH, 1985 as që mund të bëhet fjalë. Është një botim tjetër i nivelit akademik i Qendrës së Studimeve Albanologjike (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë) që në librin “Studime për autorë të ndaluar” (Tiranë, 2008), krahas Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Ernest Koliqit, Zef Skiroit, Mitrush Kutelit, Martin Camajt, Astrit Delvinës, Ali Asllanit e Pjetër Arbnorit trajton letrarisht Kudret Kokoshin. Bëhet fjalë për studimin e Ylli Borës “Vlera dhe veçori të krijimtarisë poetike të Kudret Kokoshit” (Shih: “Studime për autorë të ndaluar”, vep. e cit., f. 305 – 321).
Të dimë më tepër: Kush është Kudret Kokoshi? Ai njihet si poet shqiptar, jurist dhe i burosur i ndërgjgjes. Është lindur në Vlorë nga Asliha dhe Hasan Kokoshi, më 18 shtator 1906, (një variant ka si ditëlindje të tij 18 shtator 1908, një tjetër vitin 1907). Formimi i tij është tërësisht perëndimor, sepse që shkollën fillore, të mesmen dhe të lartën i kreu në Romë. Kurora e arsimimit të tij tij në Perëndim konfirmohet nga Roma, më 17 mars 1938, kur Kudret Kokoshi, pas laurimit të 27 nëntorit 1933, merr diplomën Doktor i Jurispudencës. Talenti i tij i avancoi më tej ambicjet intelektuale, të cilat e futën në hullinë e studimeve të thelluara për letërsi e filozofi në kryeqytetin latin dhe shfaqet si zotërues perfekt i gjuhës italiane. Këtë e fakton edhe fitimi i çmimit në poezinë italiane. Plotësimin e tij kulturor ai e videntonte edhe me njohjen e gjuhës frënge, latine dhe greqishten e vjetër. Familjarët na thonë se Kudret Kokoshi, që dinte 12 mijë vargje përmendësh nga Komedia Hyjnore (Divina Comedia) e Dantes, të mahniste me komentet e tij shkëlqimtare e mbresëlënëse.
Ai e respektonte familjen dhe martesa e tij i fali dy fëmijë. Mbasi kreu studimet jashtë shtetit, në fund të vitit 1933 kthehet në qytetin e tij të lindjes, duke hapur një zyrë avokatie, ku ushtroi profesionin e avokatit deri në vitin 1936 . Mandej emërohet ndihms gjyqtar në Bilisht, Pogradec dhe nga fundi i 1938-ës vijon karrierën si anëtar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë, Shkodër e Tiranë. Në vitin 1941, me porosi dhe sipas vizionit kombëtar të kryeministrit të kohës z. Mehdi Frashëri shkon në Kosovë për të organizuar atje gjyqësorin dhe formimin profesional të kuadrove. Janari i 1942-shit e gjen kryeprokuror shteti në Prizren, ku shquhet për veprimtari atdhetare, në krye të lëvizjeve çlirimtare dhe përplasje me pushtuesit. Më 28 nëntor të atij viti plagoset nga policia italiane, sepse qe në ballë si udhëheqës i demonstratës së Prizrenit. Falë ndërhyrjes dashamirëse të një oficeri kosovar pranë xhandarmërisë, e kthyen në Shqipëri, ku gjendej për gati tre muaj në gjendje kome në Tiranë. Shansi i madh i gushtit 1943, i pafat për shqiptarët e gjen në Mukje, si anëtar të delegacionit nga forcat nacionaliste. Konferenca historike, që me vendimet e saj tentoi të hidhte themelet e demokracisë shqiptare, u kthye së prapthi nga komunistët me vendimet e tradhëtisë së madhe dhe orientimit të gabuar. Janari 1944 e gjen po në Kosovë, në vijim të ushtrimit të detyrës, por pas dy muajsh arrestohet nga Gestapoja dhe internohet me dijeni të serbo-komunistëve në kampet e shfarosjes në Prishtinë dhe më von në kufirin austro-hungarez.
Kudret Kokoshi ka ushtruar detyra shteterore e shoqërore; ka patur dhe aktivitet të dendur politik, por gjithmonë në shërbim të Atdheut, me tendeca perëndimore qytetarie, kulture e zhvillimi përparimtar të vendit që e lindi e të cilit iu përkushtuar deri më 26 prill 1991, kur mbylli sytë.
Duke ecur në gjurmët atdhetare deri në përmasa kombëtare të fisit me emër të Kokoshajve, edhe Kudretin monarkia e kishte trajtuar si kundërshtar (jo vetëm ngaqë xhaxhai i tij, Qazim Kokoshi ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare në Luftës e Vlorës). Kulmohet ky fakt me rastin e 7 prillit 1939, që e gjeti në Korçë, në demonstratën e madhe, duke kërkuar armë lirie. Marrëveshja e Mukjes e gushtit 1943 do të ishte shumë e dobishme po të dëgjohej mendimi i pjekur i vlonjatit 37 vjeçar. Më 1944 – ën zgjidhet unanimisht kryetar i Komitetit të Rinisë Intelektuale të Prizrenit, mik me profesorin e madh Selman Riza.
Merr furi veprimtaria e palodhur e Kudret Kokoshit për komb e dituri: Boton gazetën javore “Lidhja e Prizrenit”; mbledh dokumente mbi veprimtarinë e dëmshme të serbëve dhe italianëve në tokën shqiptaro – kosovare; merret me organizimin emancipues të gruas shqiptare dhe me çeljen e kurseve për të rritur (burra e gra). Kudret Kokoshi më 19 mars 1944 shënoi veprimtarinë e parë të rinisë Intelektuale të Prizrenit dhe vetëm tre ditë më pas, më 22 mars organizon konferencën: “Simbol i atdhetarizmës shqiptare” për nder të Plakut të Maleve Bajram Currit. Edhe pse arrestohet në mes të vitit 1944 nga serbo-nazistët dhe internohet në kampine e Prishtinës e shumë shpejt në Bycyrkli-midis kufirit austro-hungarez, Kudret Kokoshi nuk përulet, por ngrihet vigan mbi torturat psikologjike dhe fizike të katilëve të zinj a të kuq. As kur lirohet nga kampet e internimit me shumë partiotë të tjerë shiptarë, malazezë, serbë e hebrenj, edhe pse ndërhyri ushtria ruse, karakteri i Kudretit nuk metamorfozohet, se s’tutet vlonjati që i këndoi si ai bëmave të Toto Hosit e legjendarëve të tjërë të Luftës së Njëzetës. Për këto motive, në kthim, arrestohet nga komunistët serbë, të cilët e dorëzojnë me porosi të misionarit sllav D. Mugosha tek Sh. Peçi. Edhe pse e kishin zili intelektin e tij shembullor, nuk mund ta linin pa e ndëshkuar me liri të kufizuar e dënime të tjera për ndikim psikik e fizik, sepse e njihnin që ishte njeri i ditur dhe me influencë në plotësimin e radhëve nacionaliste. Si mik idealesh i Mit-hat Frashërit, korifeut të shqiptarizmës dhe ajkës së inteligjencës shqiptare të kohës, Kudreti u agazhua me shpirt në radhët dhe në ballë të Ballit Kombëtar vetëm kundër pushtuesit të huaj.
Është e veçantë dhe shembullore mbrojta që bëri Kudreti, jo si jurist, por si atdhetar me shpirt të madh duke interpretuar në gjyq poezitë e tij me frymë antifashiste. Vendimi me pushkatim nuk u realizua, si pasojë e presionit të fuqishëm mbarëshqiptar, brenda e jashtë kufirit shtetëror dhe u kthye në burg të përjetshëm, por me trysninë e vijueshme popullore më pas u ul në 21 vjet burg. Dhe pas burgut famëkeq ai nuk u tut, por vijoi me vendosmëri, eci në rrugën e dritërimit të kësaj shoqërie.
Kudret Kokoshi poet dhe përkthyes. Ishte njeri dhe inteligjent i madh, i lindur për poet epik e përkthyes klasi. Ndërkohë qe dhe një vjershëtor i përkushtuar i ndjenjës së hollë lirike për familjen, për nënën, për motrën, për peizazhin e sidomos për mbesën ermirë Mira. Kudret Kokoshi qe një adhurues i zjarrtë i Hygoit. Ai është cilësuar si poet i heroizmës shqiptare; ligjërues dhe orator, si ai, për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare; për doket dhe traditat e këtij populli, për besën dhe nderin e shqiptarit; për Pirron e Teutën; për Skënderbeun dhe Ismail Qemalin; për Faik Konicën dhe Fan Nolin; për Bilbilenjtë fodullë, që, duke dredhur cigare, “vanë në litare vetë”, për të shpëtuar fshatin që i strehoi e i ruajti nga koshadhet. Disa nga poezitë e Kudretit si “Vegim epik”,”Vlorës”, “Toto Bolena”, “Luftëtarit të Kombit ”,”Epope”, “Spartaku”, “Nënës”, “Gruas shqiptare”, “Këngën më të bukur këndoj”, poezia klasike “Të dua Shqipëri” apo dhe “Neroni” e ngritën atë njeri të martirizuar në rè më krenar. “Epitafi”mbetet vepra gjeniale e këtij personaliteti, por s’u bë i mundur botimi i tij. Si shumë poezi të tij “Epitafi” recitohej nga të burgosurit, duke ndihmuar kështu në krijimin e ndërgjegjes kundërshtuese dhe të qëndresës: “Jetova jetën pak e vojta shumë/ Po dhe në vojtje prapë dashurova/ Dhe kur të bie të fle të fundit gjumë/ Oh! mos pandehni, jo, se un’ pushova;/ Ju mos pandehni jo, se do hesht fare,/ Në varr të zi kur eshtrat të më treten,/ Sepse në vargun tim, shkrepëtimtare/ Të rrahjes zemrës time do të mbeten!/ fuqinë ja rrëmbeva un’ stuhisë/ Dhe me ‘të mbrujta vargjet pët Atdhenë/ Prej zjarrit kur u dogja të lirisë/ Dhe Vlorës i këndova epopenë”. Më të plotë, portretin letrar të Kudretit e ka gdhendur me daltën e artit poeti i dinjitetit human Visar Zhiti, që ka derdhur visaret brilante të shpirtit më bukur se çdokush tjetër, si poeti poetit. Ndërkohë emri i Kudret Kokoshit si përkthyes nga shqipja në italisht evidentohet në librin “Antologia della letteratura albanese” krahas Eugenio Scalambrinos, Renato Baldinit, L. Jeuse, Girolamo De Radës, Ernest Koliqit, Jolanda Kodrës etj., me përkthimin e romanit “Lumi i vdekur” të Jakov Xoxes apo të romanit historik “Kështjella” të Ismail Kadaresë, me prozë a poezi të tjera të Kadaresë, të Fatos Arapit, Qamil Buxhelit, Adem Istrefit, Vehbi Skënderit, Elena Kadaresë etj. Veçse, në çdo libër të përkthyer prej K. Kokoshit, emri i tij si përkthyes nuk shkruhej në librin e botuar, (edhe pse, sipas shkencës së bibliotekonomisë, për nga rëndësia, përkthyesi është i dyti në hierarkinë e vlerave, pas autorit dhe para redaktorit). Përse nuk vihej emri i përkthyesit Kudret Kokoshi? Absurditet. Pse? Se ishte shqiptar i pastër?! Se ishte intelektual i mirëfilltë?! Se ishte kundër pushtuesve?! Se qe antififashist?! Se qe kundër nazizmit?! Se e donte Shqipërinë në hapësirën e saj, me trojet që ka patur qysh kur u krijua jeta njerëzore në planetin tokë?! Se u persekutua dhe u burgos për t’u shfarosur nga nazistët?! Se u persekutua dhe u burgos për t’u shfarosur nga komunistët?! Se nuk fëlliqi kurrë dorën të vriste një shqiptar?! Më thoni kë ka vrarë Kudret Kokoshi?! Poeti, ai i vërteti nuk vret. Poeti fal dashuri, shpirt, mirësi, dritë. Ja ç’shkruan poeti atdhetar, ky idealist i pandreqshëm, që donte deri në frymën e fundit të bënte Shqipërinë, që s’e ndërroi Francën me Shqipërinë e tij, kur shpëtoi nga bishat naziste në Prizren: “Mallkuar qofsh, Benito Musolini!/ Një zë nëmës shpërthen nga çdo stërkalë,/ Mallkuar qofshi ju që vdekjen bini,/ Dhe nëma ushton nga mali në mal”. Një nga poezitë më përfaqësuese të Kudret Kokoshit është ajo me titull “Toto Bolena”. Frymëzim për autorin u bë luftëtari nga Bolena Toto Hosi, i cili, me vetmohim dhe heroizëm legjendar, luftoi e ra për popullin dhe Atdheun e vet në Luftën e Vlorës më 1920. Kjo vjershë u kushtohet gjithë heronjve të heshtur që më 1920 atdheut i dhanë dhe jetën dhe asgjë nuk i kërkuan. Toto Bolena është njëri nga ata njerëz të thjeshtë të popullit, që braktisi shtëpinë e berrat në Çipinin me trëndelinë, rroku armët, luftoi dhe vdiq për Shqipërinë. Në fushën e luftës, mitralozi i pushtuesit i çau barkun. Trimi, me zorrët zvarrë luftonte si kreshnik…Ra si burrë, si lab, si shqiptar për Shqipëri. Por “një komb për t’cilin vdiqe as nuk e di ku e ke varrë!” revoltohet e zemërohet poeti. Vjersha është shkruar në vitin 1934 dhe, në atë kohë kur Kudreti thuri këto vargje mbushur me lavdi, krenari e dhembje, jo vetëmqë nuk dihej ku preheshin eshtrat e heroit, por as emri nuk i njihej. Kjo mospërfillje dhe përbuzje karshi atyre që kishin luftuar dhe kishin rënë për nderin e Atdheut: “Jo mermerë, jo dhe këngë, o bari, ty të kujtojnë!/ Përmendore t’janë brigjet, që këtë Vlorë rrethojnë./ Këngëtar hyjnor ke detin, që ulurin e shkumëzon/ Emri yt kushtrim beteje, m’u në shpirt po më gjëmon./ Jo mermerë, jo dhe këngë, ju kujtim dhe jo një lot,/ Ky komb për t’cilin vdiqe, përmbi varr nuk të derdh
dot,/ Se nuk di ky komb, o Toto, që një ditë ti ke rarë,/ Mbi kodrat e Vlorës trime si heronjtë legjendarë!/ Një gunë hedhur përmbi supe në një natë plot gjëmime, / Flakërim nër sytë ti kishe dhe në zemër ëndërrime,/ Dhe në grushtin e çelniktë krrab’në e berrave mbërtheje…/ Me atë kërrabë historike kundrejt Historisë veje!/ Me atë kërrabë shpëtimtare mbi armikun u vërvite!/ Edhe mbi qytetin e shenjtë shkabën dykrenore ngrite!/ Njëqind plumba të goditën, po ti re me këngë n’ gojë:/ “Un’ po vdes…oh, le të vdes, vetëm shqipja le të
rrojë!/ Barkun mitralozi t’hapi, zorrët i mbajte me dorë…/ Ti po vdisje me një pyetje: “Do vemi sonte në Vlorë?”/ Mitralozi të çau barkun, ti i hoqe zorrët zvarrë…/Por një komb për t’cilin vdiqe as nuk e di ku e ke varrë!” [Vlorë 1934]. K. Kokoshi, që bëri të flasin italisht veprat më të shquara të lëtërsisë shqipe, nuk mund të krijonte me frymëmarrjen poetike të të tjerëve. Ai qe njeri i madh, qytetar i pasur me shpirt, me prona e kapital, por që vetë iku ekonomikisht më dobët se De Rada i cironkës, ndërsa të pasmit e tij, po aq idealistë sa Qazimi, sa Kudreti bëjnë luftë me djallin ndaj padretësive. Vlora i di pronat e tij në Skelë. Vlora e sheh zaptimin e tyre “kaukazian”. Kudret Kokoshi e ka gdhendur portretin e shqiptarit në kohë dhe në hapësirë: “Kush lufton mbi ato brigje?/ Oh, kush vdes duke kënduar?/ Kush tha: Rroftë Shqipëria?/ Kush këndon duke rënkuar?”. Shkon hijshëm të jetë dhe epitafi i profilit të tij si poet, përkthyes dhe intelektual atdhetar.
Njihet krijimtaria e tij e botuar, por me që jemi angazhuar në këtë mision për shkrimtarët e Vlorës, vlen të përditësojmë një paraqitje të shkurtër të 13 regjistrimeve të gjetur në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, ku përfshihen poezi dhe studime. Libër poetik i botuar me emrin e tij është vetëm një “Drithmë jete: poezi”, Tiranë, “Naim Frashëri”, 1995, me redaktor Visar Zhitin. Ndër vjershat dhe artikujt e tij me kritikë letrare shënohen: dy vjershat e tij “Epope” dhe “Toto Bolena”, botuar te “Liria A”, Nr. 32, 5 Maj 1996, f. 4; “Epitafi” në “Rilindja Demokratike”, Nr. 942, 27 Prill 1995, f. 6; “Të dua, Shqipëri!”, “Vjena”, “Kthimi” Leka (shtojcë e “Rilindjes”, Nr. 577, 30 Prill 1995, f.7; “Vegim epik”, “Mbrëmje (Romantiçizmë)”, “E di që ka një emër…” në “Bashkimi”, Nr. 17, 29 Prill 1995, f. 5; “Lidhni besën për atdhe, ju me gjak të Kastriotit”, në “55”, Nr. 88, 18 Prill 1999, f.15; “Lasgushi, gjeniu i letrave Shqipe”, në “55”, Nr. 293, 26 Dhjetor 1999, f. 12; “Të njoha”- [poezi], në “RD”, Nr. 3132, 21 prill 2002, f. 21; “Cikël poetik”, në “RD”, Nr. 3216, 28 Korrik 2002, f. 20 – 21; “Të dua Shqipëri!” – [poezi], në “RD”, nr. 3462, 1 Qershor 2003, f. 22; “Gjuha letrare”, në “Phoenix”, Nr. 4 – 6, 2002, f. 221 – 222; “Ermirës” [poezi], në “Standart”, Nr. 881, 10 Maj 2008 f. 28; “Poezia e Lasgush Poradecit”, në “Mapo” V, Nr. 175, 31 Janar 2011, f. 23. Duke u futur në kohë, kur Kudreti ishte një shqiptar erudit, idealist dhe krijues i përkushtuar i poezisë së angazhuar atdhetare mban qëndrim ndaj poezisë melankolike e kozmike dashurore të Poradecit. Arësyeja qe nga që Lasgushi merresh më tepër dhe seriozisht me poezinë erotike dhe atë filozofike, që siç thotë Çabej, sjell një drithmë të re
Kudretin do ta studiojmë në konteks. Jemi në kohën kur Çështja Kombëtare nuk qe zgjidhur ende, kur kudo mbizotëronte fryma e bashkimit kombëtar, si dhe e një qëndrimi militantist ndaj Çështjes së Madhe, saqë Kudret Kokoshi, e cilësonte princin aristocrat të lirikës shqiptare si një “bilbil” që nuk na prish punë, prandaj le ta lejmë të këndojë, duke e nënvleftësuar atë, sikurse edhe disa të tjerë që i përkasin asaj periudhe. Ndërkohë, portretin njerëzor dhe atdhetar të Kudretit më mirë se kushdo tjetër e njohin qytetarët e Vlorës, paria e vendit, Shqipëria mbarë e Kosova. Për këto arsye, Kudret Kokoshi mbetet dhe sot e kësaj dite figurë emblematike për intelektin e spikatur dhe atdhetarizmën e vërtetë me një profil mbarërespektues, që, për meritat e tij të padiskutueshme dhe për kontributin e shquar që ka dhënë për atdhe e për kulturë, me kohë e ka merituar vlerësimin “Nder i Kombit”. Krijuesit vlonjatë, të organizuar në shoqatën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve, Vlorë, me ndihmën e bujarit fisnik Bujar Leskaj, japin dhe çmimin “Kudret Kokoshi” për përkthimin më të mirë në poezi, të cilin deri më sot e ka fituar përkthyesja dhe shkrimtarja Laureta Xh. Petoshati. Studiuesi Ylli Bora na jep këtë profil të autorit” Kudret Kokoshi aq sa është poet i epikës dhe i heroikes, është edhe poet i lirikës dhe I intimes, aq sa ëshët poet i motiveve të mëdha të përbashkëta është edhe i motive deri individuale, por që aspak nuk tingëllojnë sit ë tilla (Shih: “Studime për autorë tëndaluar”, vep e cit., f. 312). Poezia emblematike e lirikës familjare është ajo me titull “Ermirës (ose artit të Poezisë)”, kushtuar mbesës dhe shpresës së tij ëndërrimtare: “Kaluan kështu, papandehur,/ Vjetët dhe u bë vonë!/ Në çastin vraponjës esht’ fshehur/ E këngës një jehonë./ Që vrullshëm një ditë buçiti/ Nga zemra ime e dlirë,/ Kur jetën e zymtë ma ndriti/ Buzëqeshja jote, Ermirë!/ Kur heshtas pa droje e me besë/ Rrugën e kaltër ngjita/Dhe qiellin me gaz e me shpresë/ Në syt’ e tu sodita,/ Kur flokët mbi krye, oh lehtë/ M’i ledhatoi puhia/ Dhe flatrat e shpirtit të qetë/ M’i drodhi harmonia!/ Aherë guximshëm e mpreha/ Këngën në zjarr luftimesh,/ Në agimet e merme u deha/ Me bukuri vegimesh!/ Më lart’ e më lart unë u ngjita./ Malit me krahë të lehta:/ Me flakët e me dritë u kalita,/ Te ti jetën e gjeta./ Oh, n’ecjen, që spati më prehje,/ I gajasur nuk rashë/ Dhe dritën që mora prej teje/ Ermirë, Ermirë, e dhashë!/ Kaluan kështu, papandehur,/ Ankthe vuajtje gëzime:/ Në çastin vraponjës ësht’ fshehur/ Jehona e këngës s’ime”, nuk është eshkruar me gërma apo thjesht me frymëzim artistik. Ajo është e gdhendur me frymë ëndrrash dritërore. Ajo është e mbushur me hoje mjaltorë pë bardhësisë e mesazheve dinjitozë që jep për jetën dhe dëshirat qytetare për njeriun, që burojnë nga shpirti i bukur i qytetarit të vjetër, i itelektualit të admirueshëm, të poetit të përkushtuar ndaj familjes, atdheut, mirësisë dhe përparimit.
* drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, ALBANIA
A është maskiliste femra shqiptare?
Flet balerina Lidia Banushi/
-Ka raste që profesioni ynë paragjykohet/
-Të veçantat e një balerine janë, bukuria, elasticiteti, brishtësia, eleganca, dhe finesa/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Dëshira për kërcimin i ka filluar që në moshë të vogël akoma edhe sot në memorien e saj i kujtohen momentet kur vallëzonte e kërcente në shtëpi duke ju a shfaqur familjarëve të sajë këtë gjë çdo ditë e më shumë, mirëpo pasi kishte arritur një moshë të caktuar diku 6 vjeçare prindërit e vendosën që talentin që kishte për kërcimin pse jo, ta ushtronte ashtu siç duhej. Pra në skenë. Kështu që ato ishin iniciatorët për ta futur në këtë rrugë arti.
Pra dëshirën e vegjëlisë nuk e anashkaluat, por njëkohësisht ndiqnit dhe shkollën si gjithë nxënësit?
Po, në të njëjtën kohë që bëja shkollën si gjithë fëmijët e tjerë, po në të njëjtën kohë ushtroja dhe baletin. Ishte pak e lodhshme edhe e stërmundimëshme për një fëmijë në moshën time dikur ti bënte të dyja, mirëpo pasioni më shtynte të kisha kurajë dhe guxim për të vazhduar. Përsa i përket prindërve ata ishin dakord sepse ata ishin të parët që panë talentin tim.
Cilët ishin mësuesit tuaj, si jua përcollën profesionin?
Mësuesit profesorët apo pedagoget e mi kanë qenë të ndryshëm dhe gjej mundësinë ti falënderoj por do doja të thoja se mësuesi kryesor për çdo person është vetvetja, që do të thotë të gjesh kurajën guximin dhe forcën për të përballuar çdo vështirësi të rrugës së madhe të artit.
Kur e keni luajtur pjesën e parë dhe si e mbani mend atë moment?
Ehhh..! Pjesa ime e parë në moshën 6 vjeçare nuk ka lidhje me kërcimin dhe me profesionin e sotëm pasi at’herë ushtroja balet modern e tashmë një tjetër lloj zhanri bellydance, por mbaj mend që pjesa e parë nga baleti modern ka qenë” liqeni i mjelmave”.
Po si profesioniste, kur filluat?
Si profesioniste e vërtetë kam dalë në skenë në moshën 16 vjeçare me kërcimin oriental të cilin e ushtroj dhe sot.
A ka klasifikime të vështira dhe normale për këtë lloj kërcimi?
Nuk do të klasifikoja pjesë të vështirë apo të lehtë në kërcimin tim oriental pasi të gjitha kërcimet që bëhen në skenë kanë ato vështirësitë e veta.
Ndikoheni nga emocionet në skenë?
Në përgjithësi balerinët gjithmonë në auditore në prova janë më të lirshëm dhe më të saktë sepse skena ka atë magjinë e vet të emocioneve, mirëpo tek unë ndodh e kundërta, në auditore gjithmonë jam e lodhur nuk dua të kërcej, ndërsa në skenë gjithmonë jam pa komplekse dhe kërkoj të jap maksimumin tim.
Në repertorin tuaj, apo arkivin sa pjesë apo role keni interpretuar?
Nëse do të filloja të numëroja pjesët premierë të miat në skena të ndryshme këtu dhe jashtë janë aq shumë saqë ndoshta nuk i mbaj mend të gjitha, por di të them janë shumë.
Ky lloj kërcimi që ju interpretoni normalisht, çfarë të veçantash ka?
Në përgjithësi kërcimi oriental është i bukur në natyrë, por kur dihet që ky kërcim vendoset në skenë nga një balerinë qe di ta përfaqësoj bukur, atëherë bukuria është e dyfishtë dhe nuk do të bëja veçime të një pjese të bukur apo të keqe…Të gjitha më kanë dhënë reputacionin dhe famën e duhur.
Kërcimtaret dhe balerinat a janë sot të paragjykuara në Shqipëri?
Për të qenë dikushi në jetë dhe të krijosh një figurë publike tënden normal që duhet të paragjykohesh, sepse jo të gjithë kanë gusto e duhet të na pëlqejnë. Ka dhe nga ato që na kritikojnë, kështu që në ditët e sotme, paragjykimet nuk po i vëren më askush, përkundrazi, po na japin më tepër famë dhe publike.
Kur je ndjerë më keq në skenë dhe si e tejkalon këtë gjendje?
Momentet në të cilat një artist nuk ndihet mirë në skenë janë gjithmonë momentet që lidhen me publikun dhe afrimin me të por, për këtë gjë duhet të falënderoj publikun që gjithmonë më ka duartrokitur e përkrahur në çdo skenë dhe i jam mirënjohëse për fjalet dhe komplimentet e ngrohta që marr çdo ditë.
Ky profesion i përshtatet më shumë femrave apo meshkujve?
Në fakt në ditët e sotme, ky profesion është tek të dyja gjinitë, ndërsa unë për të mos u treguar pak natyre egoiste do më pëlqente që vetëm femrat të ishin pjesë e baletit, sepse sipas mendimit tim, ka akoma edhe shumë profesione të tjera për meshkujt.
Cilat janë të veçantat e një balerine?
Të veçantat e një balerine janë të shumta mirëpo, do përmendja disa, duke filluar nga bukuria, elasticiteti, brishtësia, eleganca, dhe finesa.
Ke norma strikte në jetën tënde?
Nuk më pëlqen të jetoj jetën me rregulla edhe regjime, kështu që jetoj ashtu siç jetohet normal pa ndjekur asnjë regjim.
Ke pikë referuese në këtë profesion?
Gjithmonë kam dal në skenë me modelin tim origjinal kështu që stili im origjinal besoj se është me i vlefshëm sesa një i referuar.
Çështë dashuria për ju?
Dashuria për mua është një lloj lidhje ku dy persona duhet të ndjejnë të njëjtën gjë për njeri – tjetrin, pa harruar pikat kyçe që ekzistojnë në një lidhje, sinqeritet, dashuri dhe besnikëri….Të gjithë janë të dashuruar, nëse do thoja jo i bie që po dal jashtë vetes dhe kohës.
Je penduar që ke zgjedhur këtë profesion?
As nuk jam penduar, as nuk do të pendohem asnjëherë që pasioni ëndrrat e mia që fëmijë, tashmë janë realizuar dhe janë aty ku duhen. Pra nuk janë më në sirtar. Hahahah!
Ndihet e vlerësuar femra shqiptare?
Besoj se tani në këtë kohë pothuajse femra shqiptare është duke u vlerësuar çdo dite e më shumë dhe kjo shihet mjaft qartë kudo në rrugë, në kafe, në rrjete sociale dhe më vjen mirë që kjo gjë vjen edhe në rritje, sepse femra është figurë e pazëvendësueshme
A është maskiliste femra shqiptare?
Maskiliste…?! Mendoj se deri diku po, deri diku jo…
E keni frekuentuar plazhin nudo?
Nuk ka asgjë të keqe të frekuentosh një plazh nudo….Nuk e kam bërë akoma por ndoshta në të ardhmen besoj se po.
Problemi më i madh i femrës sot?
Problemi më i rëndësishëm për femrën shqiptare është dhuna në familje dhe për këtë ju bëj thirrje te gjithëve që mjaft me dhunë, mendoni për një herë te vetme nëse do te ishte nëna juaj ajo që dhunoni
Bashkimi Kombëtar në Europë – një lojë tragjike me shqiptarët
Politika po loz në mënyrën më të shëmtuar me ndjenjat atdhetare të shqiptarëve. Trumbetojnë në elektorat se do bashkohemi dhe nuk bëjnë asnjë veprim real për bashkim ekonomik e kulturor, për të cilat nuk ka asnjë ndalim dhe nuk i pengon askush. Pastaj si e shohin që gënjeshtra e tyre është trashur diç si tepër sa njerëzit i përqeshin, i fusin një frenim duke thënë se do të bashkohemi në Europë. Hane Shan hane Bagdat. A thënë shul shqip: pordhë politike me rigon. Këta duan të na mbushin mendjen se kur ti dalin hallës qimet do ta quajmë dajë. Kësisoj u përdrodh fjala sërish prej qeveritarëve tanë këto ditë në Prishtinë në përurimin e shtatores së Ismail Qemalit./
Nga Kolec TRABOINI/
Një gjë nuk kuptohet, se si Shpëtim Idrizi me partinë e vet PDIU, tashmë bashkuar në aleancë me qeverisjen e majtë, do të realizojë programin e vet i cili është ende i paqartë nëse është program atdhetar, politik apo ekonomik. Po fundja le të supozojmë që u arrit një marrëveshje greko-shqiptare për pronat e pronësitë e çamëve, në këtë rast ky Idrizi me partinë e vet do të lëshojë Shqipërinë e do të shkojë në Çamëri si shtetas grek apo jo? Po Greqia, anipse pjesëtare e BE, nuk e pranon dyshtetësinë. Si i bëhet atëherë, sepse kryetari, apo ata anëtarët e PDIU-s, nuk mund të konsiderohen më shtetas shqiptarë nëse shkojnë në Greqi. Greqia jo me kot e ka bërë këtë ndalim të dyshtetësisë, që tu presë rrugën çamëve të vendosur në Shqipëri për kthim, por edhe të shuaj përfundimisht mundësitë e arvanitëve arbërorë që të kenë edhe shtetësinë shqiptare të origjinës së tyre. Aristidh Kolës i është dhënë shumë vite para se të vdiste shtetësia shqiptare, por ai nuk mund ta aplikonte se atë donin greket, ta konsideronin të huaj dhe ta zbonin nga Greqia, por meqë Aristidh Kola nuk ua dha këtë mundësi dhe ua dogji kartat, hienat e Athinës gjetën rrugë tjetër, e vranë. Kam shkruar dhe më parë se shfrytëzimi i kauzës çame, e jo vetëm çame por edhe atdhetare kombëtare, për karrierë politike në Shqipëri ka një problem jo pak të vogël. Kryekreje është spekulativ një mashtrim për përfitim. Politika po loz në mënyrën më të shëmtuar me ndjenjat atdhetare të shqiptarëve. Trumbetojnë në elektorat se do bashkohemi dhe nuk bëjnë asnjë veprim real për bashkim ekonomik e kulturor, për të cilat nuk ka asnjë ndalim dhe nuk i pengon askush. Pastaj si e shohin që gënjeshtra e tyre është trashur diç si tepër sa njerëzit i përqeshin, i fusin një frenim duke thënë se do të bashkohemi në Europë. Hane Shan hane Bagdat. A thënë shul shqip: pordhë politike me rigon. Këta duan të na mbushin mendjen se kur ti dalin hallës qimet do ta quajmë dajë. Kësisoj u përdrodh fjala sërish prej qeveritarëve tanë këto ditë në Prishtinë në përurimin e shtatores së Ismail Qemalit. Po le të kthehemi tek Shpëtim Idrizi me partinë e tij PDIU të cilët duhet ta kenë të qartë se, o do të ndjekësh kauzën e kthimit në trojet e të parëve dhe të lëshosh karrieren politike në Shqipëri, ose do të vazhdosh karrieren politike në Shqipëri si shtetar shqiptar dhe rrugën për kthim në Greqi e ke të mbyllur. Pra cilës kauzë i përmbahet, asaj ekonomike apo politike, sepse nuk janë në një linjë. Këtë ai nuk e ka specifkuar në asnjë rast. Madje, në reagimin e fundit të PDIU-së bëhet me dije se zgjedhja e kryetarit të kësaj force si nënkryetar i Kuvendit është bërë në parim me Frymën e Traktaktit të Miqësisë, pa na dhënë të kuptojmë se çfarë lidhje ka çeshtja çame që mbron partia e Shpëtim Idrizit me traktatet e shtetit shqiptar me atë grek dhe si na qënka zgjedhur ky nënkryetar në Kuvendin tonë në përputhje me traktatet shqiptaro-greke. Ja dhe deklarata e PDIU: “PDIU e ka bërë të qartë njëkohësisht se është në favor të marrëdhënieve miqësore me Greqinë, në respekt të parimeve të njohura të sovranitetit, mosndërhyrjes në punët e brendshme të njeri tjetrit, të sanksionuara mes të tjerave dhe në Traktatin e Miqësisë midis dy vendeve tona. Edhe votimi i zotit Idrizi është brenda kësaj fryme miqësie dhe bashkëpunimi, me Greqinë, me fqinjët tanë, me gjithë aleatët tanë strategjikë.” Fjalë të mëdha e gurët në trastë. Kur ti të kesh tërë këtë tirandë respektesh me frazeologji standarde atëherë çfarë kërkon si forcë politike? Po çeshtja çame ku është. Pse është formuar kjo parti? Kjo vërtetë i ve vulën gjithçkaje. Kjo parti kohë më parë, në nëntor vitin 2013, në qindvjetorin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër që i copëtoi trojet shqiptare, u paraqit në metingje me platformë të bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë. Vunë hartën e bashkimit ( duke përfshirë Çamërinë) te ura e Lanës, aty ku Bulevardi “Gjergj Fishta” kryqëzohet me rrugën “Sami Frasheri” që qëndroi gjatë gjithë vitit 2013. Si mund të kesh këtë platformë bashkimi kombëtar dhe në të njëjtën kohë të respektosh gjitha ato parime që na i radhisin sot e që në thelb shprehin një mohim total të programit fillestar e retorikes atdhetare përbashkuese tashmë e harruar prej tyre. PDIU shkon deri atje në deklaratën e vet sa thotë se kjo parti nuk është irredentiste dhe i këput një frazë të përgjithshme që nuk thotë asgjë: “Ne jemi për sinkronizimin e axhendës tonë kombëtare me atë perëndimore dhe e shohim Bashkimin kombëtar të lidhur me integrimin evropian.” Puf! Kjo po që është bashkim. Një bashkim ku shqiptarët në trojet e veta do të ndjehen si turistë. Po si do ta bejë Bashkimin Kombëtar Shpëtim Idrizi me partinë e tij dhe cilat do të jenë këto “ sinkronizime”? Çfarë bashkimi kombëtar kërkon ai. Si do ta bejë? Kërkon kthimin në Greqi me të gjitha të drejtat që ua kanë mohuar por që u takojnë si qytetarë greke, a çfarë? Pra kemi një çeshtje çame, kemi nje kastë politike që e lakon si çeshtje por nuk kemi asnjë platformë bindëse dhe realisht të mundshme për tu zbatuar. Politika është arti i të mundshmes. Nuk është arti i vetgënjimit a shfaqje cirku me prestigjiatorë, por i gjetjes së mundësive për të arritur disa qellime ekonomiko-shoqërore apo kombëtare. Pra cilës kauzë i përmbahet Shpëtim Idrizi? Fundja ta dimë edhe ne të dëbuarit nga trojet e të parëve tanë si të veprojmë me rastet analoge në të gjitha trevat shqiptare mbetur peng i vitit 1913. Të bëjmë edhe ne parti që kur të bashkohemi në Europë të hyjmë politikisht në trojet e të parëve tanë jashtë Shqipërisë. Apo, mos o Zot, karriera politike i ndihmon këta krerë partish për të rregulluar veten e rrethin e ngushtë dhe kauza e kthimit në Çamëri mbetet thjesht një retorikë për të marrë votat e shqiptarëve pasardhës të popullsisë çame, e cila është zbuar me një gjenocid të vërtetë. Po këtë gjenocid a do ta parashtrojë për dëmshpërblime që Greqia e ka për detyrë t’i japë, siç edhe ajo vetë u kërkon gjermaneve. Mirëpo Greqia nuk ka vepruar më pak ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë sesa nazistët gjermanët kanë vepruar ndaj grekëve. A e ka dërguar Shpëtim Idrizi çeshtjen çame dhe gjenocidin grek ndaj shqiptarëve në instancat ndërkombëtare? Çfarë ka paraqitur para tyre apo mbetemi me fjalime mitingjesh partiake dhe Shpëtim Idrizi bën karrierë politike në emër të popullsisë shqiptare të Çamërisë. Nëse pretendon të jetë atdhetar me shpirt e program e jo për demagogji politike, atëherë të mbahet pas platformës të Bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë e këtu retorikat për integritet e sovranitet të Greqisë( mbi trojet shqiptare që ajo ka pushtuar në 1913) mbetën të konsiderohen vetëm lavazhe. Të thuash se ne shqiptarët, që na kanë ndarë në pesë shtete në Ballkan si të ishim një popull muhaxhirë, do të bashkohemi në Europë e jo me njëri-tjetrin në një shtet të përbashkët, është si të fshihesh pas gjethes së fikut. Prandaj ngado që ta shohësh nuk mund të konsiderohet kauza e tij personale për karrierë një përkushtim atdhetar. Ngado që ta vërtitësh retoriken e tij dhe të partisë që drejton PDIU, me atë që shkruajnë e thonë është në fund të fundit një kauzë pronash në aparencë dhe karrierë politike në thelb. Me këtë program të cungët ai nuk del dot nga sfera e interesave të ngushta të një njeriu apo një grupimi dhe nuk ka në asnjë sens kontacionin e një qëllimi kombëtar për bashkim. Retorikat e atdhetarizmit, bashkimit kombëtar e tjera si këto në gojën e mjaft politikanëve e pushtetarëve janë si tu japësh votuesve shqiptare nga një karamele me mbështjellëse atdhetare e le të mbllaçiten sa të duan duke parë endrra në diell, sepse kësisoj është e aspak ndryshe shpikja e shpifur se bashkimi kombëtar do të bëhet në Europën e Bashkuar.
MISTERI I LIQENIT ALBANO
DUKURIA MISTERIOZE–Ujrat ecin në kahë të kundërt.Makina ecen vetë,shishja i ngjitet kodrinës./
Një dukuri misterioze,prej kohësh është e njohur në rrethina të kryeqëndrës të shetit italian,Romë.Në itenerarin e rrugëtimit,nga Romë-drejt vendodhjes të liqenit Albano,në një kodrinë shumë larg kryeqëndrës,por zona administrohet nga kryeqëndra,shfaqet dukuria më misterioze,me një mesazh,gati të mjegulluar.Itinerari,që përshkruhet është një rrugë nacionale,pra një rugëdalje e bukur e asfaltuar duke prekur hijet e ndërtesave,të kryeqëndrës.Për në Albano,udhëtohet nëpërmjet një zone kodrinore të zgjatur të mbuluar ngja gjelbërimi.Për të mbritur,deri në vendin,ku ndodh,kjo dukuri misteroze,ndoshta më e papërsëritshmja e botës,rrugëtimi përshkruhet përmes një zone kodrinore me pyje gështenjash,por edhe me drurë shkurore .
Toponimi në gjuhën vendase,quhet Neim.Është një copëz rrugë e asfaltuar.Një malore,e një kodrine te vogël,por me një gjatësi,që shkon nga 100-150 m.Këtu,në këtë kodrinë,në këtë copës të rrallë të rrugës malore,që përshkruhet nga misterioziteti,dergjen anës rrugës,shishe,bidona të vegjël dhe sende te tjera,që vendosin turistët si dëshmi,,për të vërtetuar këtë dukuri në realitetin e tyre.Aty ku sendet ecin vetë,të shtyrë nga një fuqi mistertioze e padukshme,por e pashpjegueshme gjithsesi e mbetur mistër.
Përshkrimi i dukurisë:Në këtë copëz rrugë,makina,në vend që të filloj ti zbresi kodrinës,kur është në gjëndje të fikur,ajo çuditërisht fillon ti ngjitet malores,ndërkaq vetëm një frenim i fortë e mbanë makinën,që të mos bjerë në kanalin,ku lëvizin ujrat,buzë rrugës.Këtu dhe në asnjë vend tjetër,në këtë copës rruge të asafaltuar,që gjithsesi është kodrinë,sendet lëvizin vetë.Kjo ndodh këtu dhe asgjëkundi më.Këtu makina bënë rrugëtimin e kundërtë.Në vend të zbritje,ajo ngjitet.Ky toponim,misterioz fsheh fuqi të panjohura force. Eshtë në afërsi 100-1500m/Gjëndët vetëm 20-30 km nga kryeqëndra e shetit titalian.Shumë turistë befasohen.Ngrenë supet.Shenja e parë,që fsihet,por që lexohet në sy.Mirëpo dëshmia më e qërtësuar,është një provë me bidona të vegjël uji.Me sakta është me shishe më sipërfaqe të lëmuara.Buzë kësaj rruge,ka dhjetra të tilla,të hedhura nga eksperimentet e turistëve,që në fillim,kanë qënë,po kaq mosbesues.Një shishe e lëmuar e vendosur në asfalt,fillon të eci në rrjedhën ekundërt të gjerrave.Pra në vend,që ajo të zbresi,ngjitet.Banorët vendas,kanë rrëfyer në një formë se në dimër,përmes dëshmive të tyre,kur ujërat e shirave bien,në vend,që atao të zbresin poshtë me furin e tyre të zakonshme,pra të rrjedhin poshtë kodrinës,ato bëjnë rrugëtimin e kundërtë,atë të ngjitjes.Flitet se kjo zonë ka qënë vullkanike.Ndoshta herët se,kurrë nuk dihet.Ndoshta edhe liqeni,që kurthon kuadrati i kamerës,pra liqeni Albano ,mund të ketë formimin e tij nga ndoshta vullkani a diçka misterioze.Nga Albano,kodrina nuk është larg.Ekzistenca e liqeneve,ndoshta është faktor kryesor i formimit nga ndonjë zonë villkanike,që mund të ketë ekzistuar në kohera të hershme.Në liqenin Albano,bëhet plazh.Kjo ndodh në zheg të verës,në këtë zonë kodrinore.Ndërkohë në dimër,me zbritjen e temperaturave të ulta,me shiun,ftohmën dhe lagështirën,shtohet edhe dëbora ai mysafire e zonës.
Shqyrtimi Nr 1
Liqeni Nemi është një liqen i vogël rrethor vullkanik në rajonin Lazio të Italisë, 30 km në jug të Romës, duke marrë emrin e vet nga Nemi, qyteti më i madh në këtë zonë, që e mbikëqyrë atë nga një lartësi. Liqeni është më i famshëm për anijet e saj romake të fundosura. Këto anije ishin shumë të mëdha dhe teknologjikisht të avancuara për kohën e tyre.Liqeni ishte e shenjtë e perëndeshës Diana dhe vendi i festivalit Nemoralia. Pranë shenjtërores së Dianës u gjetën një numër i statujave vogël bronzi të grave dhe burrave, secili mbajnë lojë me birila dhe kuti temjan. Katër prej këtyre figurave tani janë në koleksionin e muzeut britanik. Perandorët Caligula dhe Tiber lundruan nnë liqeni Nemi jo vetëm të qetësohem në verë, por të mbroj veten si Nemorensis.
Në Hotel Diana në buzën perëndimore të kraterit në Via Nemorense, ka një ekspozitë ë prej gërmimeve arkeologjike të vitit 1920 e cila ka kspozuar strukturën e madhe e e ndërtuar nga Caligula. Liqeni Nemi ka-qenë subjekt për vepra nga artistë të tillë si John Robert Cozens, George Inness, dhe Pierre-Henri de Valenciennes.
Enciklopedia britanike thotë se: liqeni Albano, në Alban Hills në juglindje të Romës. Eliptike në formë, e formuar nga shkrirja e dy kratere vullkanike të lashta, ajo shtrihet 961 këmbët (293 m) mbi nivelin e detit dhe ka një sipërfaqe prej 2 milje katrore (5 km katror) dhe një thellësi maksimale prej 558 feet (170 m). Ajo është ushqyer nga burimet nëntokësore dhe drenazhuar liqeni Albano, italisht Lago Albano, liqeni krater në Alban Hills (Colli Albani), në juglindje të Romës. Eliptike në formë, e formuar nga shkrirja e dy kratere vullkanike të lashta, ajo shtrihet 961 këmbët (293 m) mbi nivelin e detit dhe ka një sipërfaqe prej 2 milje katrore (5 km katror) dhe një thellësi maksimale prej 558 feet (170 m). Ajo është ushqyer nga burimet nëntokësore dhe liqeni Albano, italisht Lago Albano, liqeni krater në Alban Hills (Colli Albani), në juglindje të Romës. Eliptike në formë, e formuar nga shkrirja e dy kratere vullkanike të lashta, ajo shtrihet 961 këmbët (293 m) mbi nivelin e detit dhe ka një sipërfaqe prej 2 milje katrore (5 km katror) dhe një thellësi maksimale prej 558 feet (170 m). Ajo është ushqyer nga burimet nëntokësore dhe nga një prizë artificial,supozuar se është ndërtuar në vitet 398-397 para Krishtit, sipas orakulli në Delphi tha se bastion etrusk i Veii mund të merret vetëm kur ujërat e liqenit ka arritur detin.Ndër qytetet lakeside, më të njohura janë vendpushimet e Albano laziale dhe Castel Gandolfo, rezidenca papale verore.
Shqyrtimi Nr 2
Riccardo Riccardi – Rina Monti -1929 e përshkruajnë kështu:Liqeni Albano në Lazio, ndodhet 293 m në një luginë formuar nga dy kratereve të vullkanit të vjetër Lazio. Forma ovale ka, pothuajse në mes, një ngushtim, e cila shënon kufirin mes dy kratereve. Brigjet e liqenit janë pothuajse kudo shumë të pjerrët, ndonjëherë edhe duke rënë. Ata kanë morfologji të ndryshme, si për shkak të faktorëve gjeologjike të ndryshme, ose për shkak se pjesa veriore ishte subjekt i ndikimit të atmosferës.Liqeni Albano mbulon një sipërfaqe prej 6 km katrore. 3.5 km gjatësia ,Gjerësia maksimale e 2.3 dhe 1.7 e gjerësi mesatare, rrethues i saj është 10 km., thellësia maksimale, e cila është gjetur në jug-lindje, është.170m dhe vëllimi i ujit të saj të 464.200.000 metra kub. Thellësia mesatare është pra 77 m. Ujërat e tij janë blu-jeshile dhe shumë transparent. Termikisht liqeni Albano i takon kategorisë së liqeneve të butë. Ushqyer nga reshjet e rënë në zonën e saj ujëmbledhës (e cila është vetëm 9.7 km2 katrore. Ajo nuk ka emisar natyrore faktorë të krijimit ,por ka faktorë dhe nëntokësore,nga të cilat legjenda e ka ndërtuar atë në vitete 398-397 n. C. derdhet në Fosso dei Preti në Le Mole.Baseni i Liqenit Albano, ende i mbuluar kryesisht me pyje të bukur me lisa dhe gështenja, për bukurinë e tij natyrore të tërhequr njeriun që nga kohërat e lashta. Gjatë Perandorisë Romake ka pasur shumë vila, prej të cilave ka ende. Në manastir të Palazzolo, në SE. e liqenit, ne shohim eshtrat e një konsullore varrit. Edhe tani ka vila të shumta, sidomos në pjesën perëndimore të pellgut.
2.
Historia arkeologjike
Në bregdetin e saj mbetet i rëndësishëm periudha parahistorike dhe romake arkeologjike,si fshati MACINE, prizë artificiale dhe nymphs dorik Bergantino, pjesa e fundit e albana komplekset e vilës Domitian.Në këtë liqen janë mbajtur garat me rrema të Olimpiadës së Romës në vitin 1960.Shpatet vullkanike e Monte Cavo (949 m) ndahet nga liqeni Albano liqenit tjetër vullkanik i kompleksit, liqenin e Nemi. Megjithatë dy kratere të Albano dhe Nemi janë vetëm ndërtesat më të fundit vullkanike e një serie të gjatë dhe të lashtë. Gjatë fazës së terminalit të aktivitetit vullkanik, takimi mes masave të magmës dhe pjesës nëntokësorekanë favorizuar formimin e liqeneve të shumta, të tilla si Liqeni Albano dhe liqenit Nemi janë të vetmit të mbetur
Aktiviteti shpërthyes ka pushuar ose ështëi palëvizshëm për mijëvjeçarë. Studimet e fundit konfirmojnë shpërthimet e fundit të ndodhur rreth 5000 vjet më parë me fenomenin bubbling dhe uragani i liqenit (me lahar konsekuent shkatërruese në të gjithë fushën e Ciampino) që zgjati deri në kohët romake. Sot ende regjistrohen fenomenet vullkanike megjithëse modeste,, deformim terren dhe tërmetet e shpeshta të vogla shpesh në tufa (disa prej të cilave kanë qqenë shkatërruese në të kaluarën).
Plazhi i liqenit, megjithatë, është i përbërë nga zhavorri dhe argjilat aluviale të mbivendosur që datojnë në epoka e akullnajave.Rërë karakterizohet nga hiri ngjyra e zezë, e cila tregon shkëmb vullkanik nga e cila ajo vjen.
Liqeni Albano ka një formë njëjës në peisazhin e liqeneve vullkanike. Këto në përgjithësi janë rrethore, dhe kanë shpatet butë formuar nga unaza koncentrike e shkëmb vullkanik.Albano ka formën ovale të zgjatur me një aks të madh në drejtim të JO-SO, me shpatet e pjerrta në jug dhe të ëmbël, por gjithmonë të pjerrta, në veri.
Liqeni Albano dhe Monte Cavo.Kjo formë jonormale duhet të ketë origjinën kompleks të krater të liqenit Albano, me origjinë nga të paktën pesë shpërthime të ndryshme. Rastësisht, edhe liqenin e Nemi, në shumë mënyra konsiderohet “binjake” të Albano, ka një formë karakteristike dhe anormale, “tetë”, që të paktën dy në këtë rast ishin shpërthimet që e kanë krijuarE vetmja dalje, artificiale, nuk është më aktiv. Sipërfaqja e liqenit është e vendosur rreth treqind metra mbi nivelin e detit. Midis viteve gjashtëdhjetë dhe 2014, niveli i ujit u ul me 5 metra. Dukuria (e cila gjithashtu ndikon pranë liqenit Nemi) i atribuohet të dy për shkaqe natyrore është konsumi i ujit.Klima e liqenit është shumë e lagësht dhe shumë ftohtë se në Castel Gandolfo për shkak të fenomenit të përmbysjes termike.
Liqeni është përmendur si “possessio lacum albanense” në mes të pronave të dhuruara nga perandori Konstandini i Madh në bazilikën e San Giovanni Battista në Albano (ndoshta përkon me katedralen e tanishme të San Pancrazio) nën papatin e Papa Silvester I, raportuar si donacion nga Liber Pontificalis. Nuk është e qartë se sa i besueshëm ky dokument, por ka shumë gjasa të jetë e vërtetë, pasi dihet që në shekujt e parë të Mesjetës, Kisha do të menaxhojë drejtpërdrejt tokat e institucioneve tipike romake.
3.
Arkeologët dhe studiuesit filluan të marrin interes në studimin sistematik të antikave të liqenit. Giuseppe Lugli, arkeolog dhe profesor në Universitetin La Sapienza të Romës u diplomua me një tezë mbi vilën Alban të Domitianit cila ishte studimi i parë organik i këtij monumenti, por vazhdoi më tej me studimet e zonës të paktën deri në vitet 1922,.Në vitin 1919 i është kryer fluturimi i parë zbulimi arkeologjik, në zonën e liqenit nga bordi i airship “Romës” i Forcës Ajrore Mbretërore.
Në vitin 1966 filloi ndërtimi i kishës së Zojës së Liqenit, një vend katolik i adhurimit projektuar nga Francesco Vacchini, drejtor teknik në Shën Pjetr, me urdhër të Papa Pali VI, i cili shkoi personalisht për ta shenjtëruar kishën në 25 gusht 1977, tashmë i sëmurë (ai vdiq vitin e ardhshëm gjatë qëndrimit të tij në Papnor në vilën eCastel Gandolfo).
Liqeni Albano ishte një objekt kurioziteti në çdo epokë. Një nga vizitorët e parë ishte Piu II (1405-1464), Papa humanist i cili donte për të udhëtuar dhe të raportojnë përshtypjet e tij ne “komentime” latinisht. Mbetjet arkeologjike e liqenit janë tërhequr nga Giovanni Battista Piranesi (1720-1778), i cili la dy gravura të bukur të hyrjes dhe emisar i Nimfaeum dorik.
Piktorë nga e gjithë Evropa e kanë portretizuar liqenin apo peisazhe të veçanta si:John Robert Cozens, Jakob Philipp Hackert, Jean-Baptiste Camille Corot, Sil’vestr Feodosievič Shchedrin, Osëald achenbach, George Inness.
Ky vullkan ka filluar të akumulojnë produktet e aktiviteteve të saj të parë në një piedestal sedimentet më të vjetra detare e shkëmbinj karbonat, që formuan një fushë të gjerë midis bregdetit dhe maleve Apennine, 305 m mbi nivelin e detit Është vlerësuar se ka shpërthyer rreth 297 km3 të materialit vullkanik, 90% e të cilat në fazën e parë të shpërthimit. Aktiviteti i fundit i kraterit të liqenit Albano, konfirmojnë se ngjarjet vullkanike kanë ndodhur deri në rreth 5000 vjet më parë, me përmbytjen e liqenit dhe katsrohën Lahar .Aktualisht, kjo zonë ka një aktivitet diskrete vullkanik, e përbërë kryesisht nga emetimeve të gazta (gjithashtu shumë toksike), deformime në tokë dhe tërmete të shpeshta të dobët (rrallë të fuqishme dhe shkatërruese, si në vitet 1438, 1806, 1829, 1899, 1927), klasifikohet si një vullkan i fjetur. Fakti që vullkan është në gjumë dhe ka pasur periudha të pushimit edhe 30-40000 vjet mes një fazë të shpërthimit dhe një tjetër, ngre pyetjen e një faze të mundshëm në të ardhmen shpërthyese, duke përbërë kështu një kërcënim potencial për të gjithë banorët e vendeve të Hills Albani dhe për miliona banorë të Romës
- « Previous Page
- 1
- …
- 14
- 15
- 16
- 17
- 18
- …
- 67
- Next Page »