• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2015

Macedonia’s Gruevski Vows To Fight Critics, Stay In Power

May 19, 2015 by dgreca

Macedonian Prime Minister Nikola Gruevski told tens of thousands of supporters gathered in Skopje on May 18 that he will not leave office or otherwise surrender to the opposition.
While critics have cited allegations of corruption and a vote-rigging scandal in demanding his resignation, Gruevski, 44, countered that opponents are trying to establish a “dictatorship of a political minority.”
“They believed that they could break us, lie to us with fake and spliced tapes, with false narratives, that they will scare us with terrorist bandits, that we will succumb, surrender. But tonight they have received their answer,” he said.
Gruevski’s fiery retort to critics came after he and opposition leaders failed to make progress at another meeting sponsored by the United States and European Union.
While admitting some “mistakes and omissions” afterward that he pledged to correct, Gruevski vowed: “Macedonia is not giving up. Macedonia is strong. We say to them that we will not retreat. We will not give up.”
The pro-Gruevski rally in central Skopje appeared comparable in size to a May 17 opposition demonstration, with many people arriving in columns of buses organized from elsewhere in the country.
The counterdemonstration went into the night on May 18 outside the parliament building, some two kilometers from where hundreds of opposition supporters were camping out in front of government offices.
Zoran Zaev, the leader of the center-left Social Democratic Union of Macedonia, the chief opposition group, had urged his supporters to stay outside the government headquarters “until Gruevski goes.”
Hundreds remained at their encampments there during the pro-government demonstrations.
The rival demonstrations highlighted the deep divisions that plague the tiny Balkan country, which has been dogged by a political crisis since disputed elections last year
The political crisis intensified recently when Zaev released a cache of wiretapped conversations that appeared to reveal corruption at the highest levels of government. He claims Gruevski was behind the wiretaps of 20,000 citizens.
Gruevski, who has won successive elections since 2006, rejects the accusations and accuses Zaev of participating in a coup plot backed by foreign spy agencies.
Under pressure from the European Union, which Macedonia has applied to join, leaders of the country’s four main parties met on May 18 to try to defuse the crisis, but talks hardly got off the ground.
“We have not opened talks on any issue because we first need to solve certain things,” Zaev told reporters after the meeting.
He said the issues included the equal status of all the participants “and guarantees on implementation of everything that would be agreed.”
He said his party continues to insist that an interim government be formed without Gruevski in it.
The European Parliament has invited Gruevski and Zaev to Strasbourg on May 19 for another round of talks.
Macedonia became an EU candidate in 2005 but has yet to begin accession talks due to opposition from Greece. Athens denies its neighbor the right to use the name Macedonia, arguing it implies a claim on a northern Greek region of the same name.
At the pro-government rally, Gruevski stressed that “Macedonia’s future lies in the EU and NATO.”
In Brussels, NATO Secretary-General Jens Stoltenberg said Macedonians should work to deescalate the conflict.
“The important thing is to avoid more violence, to make sure that the democratic institutions are developed, and that a rule of law is implemented,” Stoltenberg said.
The United States is also urging the parties to try to resolve their differences.
“We remain in close consultation with the Macedonian government and with political leaders to convey our concerns about the current political crisis,” the U.S. State Department’s press director, Jeff Rathke, told reporters in Washington May 18.
Rathke said Gruevski’s government needs “to make progress toward accounting for allegations of government wrongdoing that arise from the recent disclosures.”
But he said the opposition, which has been boycotting parliament, also needs to “return to parliament so that it can take part in strengthened parliamentary oversight of Macedonian government institutions, including an inquiry committee into these disclosures.”
(RFE-With reporting by AFP, AP, and dpa)

Filed Under: Interviste Tagged With: Critics, Macedonia's Gruevski, RFE, Stay In Power, Vows To Fight

“VATRA” HISTORIKISHT KA LUAJTUR DHE PO LUAN ROL TË RËNDËSISHËM PËR DIASPORËN SHQIPTARE NË AMERIKË

May 19, 2015 by dgreca

INTERVISTË ME Z. MARJAN CUBI, ANËTAR I KRYESISË DHE ARKËTAR I SHOQATËS PANSHQIPTARE “VATRA” NË AMERIKË, DHENE GAZETARIT MIKEL GOJANI/
Federata Panshqiptare “Vatra” në Amerikë ka një traditë mbi njëshekullore. Gjatë këtij rrugëtimi historik të kësaj shoqate ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën politike, kulturore dhe shoqërore për komunitetin shqiptar të kësaj diaspore në Amerikë.
Kjo shoqatë këto ditë ka pasur kuvendin e saj zgjedhor dhe për t’u njoftuar për arritjet, ecuritë dhe prioritetet e kësaj shoqate për të përditshmen kombëtare “Bota sot” ne biseduam me njërin nga veprimtarët e hershëm të kësaj shoqate, njëherësh edhe anëtar i Kryesisë dhe arkëtar i kësaj shoqate, z. Marjan Cubi.
“Vatra” gjatë këtij rrugëtimi historik 103-vjeçar zhvilloi edhe shumë veprimtari të tjerë gjithherë në shërbim të kulturës dhe të çështjes shqiptare përgjithësisht.
Mikel Gojani: Z. Cubi po fillojmë intervistën me një pyetje: Jeni një nga veprimtarët e shoqatës panshqiptare “Vatra” në Amerikë, çfarë mund të në thoni rreth rrugës historike mbi një shekull të kësaj shoqate bartëse e shumë veprimtarive të diasporës shqiptare në Amerikë. Pra, çfarë mund të shtoni për rolin historikë të “Vatrës”?

Marjan Cubi: Shoqata Panshqiptare e Amerikës “Vatra”  ka luajtur një rol të rëndësishëm historik- politik-kulturore e organizativ për 103 vjetët e kaluara.   Po  fillojmë që nga themelimi i “Vatrës”  më 28 prill 1912  kur ende nuk kishim as shtet  shqiptar dhe përfaqësuesit e “Vatrës” ishin të detyruar shpeshherë të përfaqësojnë dhe të flasin në emër të kombit për shpëtimin e tokave shqiptare se fqinjët tanë me çdo kusht dëshironin zhbërjen e kombit tonë se e kishin edhe përkrahjen e disa fuqive të mëdha, si  Rusinë, Perandorinë Otomane, Francën dhe të tjera. Prandaj, ishte “Vatra” dhe themeluesit e saj, si Fan S. Noli, Faik  Konica dhe të tjerë që u përpjekjen  me miqtë amerikanë dhe në veçanti me Presidentin e asaj kohe të  SHBA-ve,  Wilson, që ju dha premtimin dhe mbajti premtimin që të themelohet Shteti Shqiptar dhe mos të zhduket e drejta për Shtetin.  Ka shumëçka të thuhet për këtë periudhë deri më 28 Nëntor 1912,  por edhe pas 28  Nëntorit ishin nevoja të ndryshme për Shtetin e ri Shqiptar, me varfëri, me mungesa të përvojës udhë heqëse së shtetit,  prandaj “Vatra” ndihmoi me  fushata, me këshilla, me dërgimin e përfaqësisë në Parlamentin e Shqipërisë etj. “Vatra” gjatë këtij rrugëtimi historik zhvilloi edhe shumë veprimtari të tjerë gjithherë në shërbim të kulturës dhe të çështjes shqiptare përgjithësisht. Qëllimi kryesor i veprimtarisë së kësaj shoqate ishte që t’i shërbejë kulturës sonë kombëtare dhe të sjellë në mes atij komuniteti të diasporës shqiptare më shumë dritë mendimi, më shumë dituri, më shumë vërtetësi… Përpos shumë veprimtarive të rëndësishme kombëtare, kjo shoqatë organizoi shumë ngjarje dhe veprimtari të ndryshme kulturore, si përkujtime të ngjarjeve historike, të figurave kombëtare, koncerte, shfaqje të ndryshme për shqiptarët e Amerikës dhe e ngriti kultivimin e kulturës shqiptare.   Këtu duhet të përmendim shumë pritje dhe përcjellje të politikanëve shqiptarë dhe kontakte me personalitete të shumta të SHBA-ve.Pastaj, vjen  koha Luftës së Dytë Botërore dhe rrethanat e asaj kohe, por edhe më keq pas Luftës së Dytë Botërore dhe për një periudhe 1945 -1955  “Vatra” e hutuar nga Qeveria Komuniste Enveriste  nuk pati sukses të kundërshtojë  Qeverinë e atëhershme, por pas vitit 1955 me gjithë fuqinë e vet e kundërshtoi komunizmin në Shqipëri, por edhe sllavo-komunizmin në trojet shqiptare.  Pas dhe para vitit 1981  “Vatra” u gjend në mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës.  Periudha  e   viteve 90  u  mirëprit nga “Vatra” dhe komuniteti shqiptaro-amerikan. Për rrëzimin e Murit të Berlinit, shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik, shkatërrimin e ish-  Jugosllavisë dhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Prandaj shoqata panshqiptare “Vatra” historikisht ka luajtur dhe akoma po luan një rol të rëndësishëm për komunitetin e diasporës shqiptare në Amerikë.
Kuvendin e këtyre ditëve e përshkoi një frymë tepër e ngrohtë dhe bashkëpunuese
Mikel Gojani: Z. Cubi, kjo shoqatë këto ditë ka mbajtur kuvendin zgjedhor, cila frymë e përshkoi këtë kuvend zgjedhor?

Marjan Cubi: Për Kuvendin e “Vatrës”, të mbajtur më 2 maj 2015  mund të them se punimet e këtij Kuvendi u zhvilluan në frymën Demokratike dhe me debate të vlefshme dhe frytdhënëse.  Për kryetar të kësaj shoqate u rizgjodh Dr.  Gjon Buçaj  dhe shpresojmë se dy vitet e ardhshme ‘Vatra” do të realizojë me sukses planin e punës dhe të aktiviteteve.
Mikel Gojani: Cilat janë disa nga objektivat që ka programuar Kryesia e kësaj shoqate për veprimtari të mëtutjeshme?
 
Marjan Cubi: Vatra për vitet në vijim ka shumë synime dhe objektiva. Për shoqatën “Vatra” çështja e kombit tonë akoma mbetet në prioritet, sepse kombi ynë edhe përkundër mbërritjes së frymës së lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës ende nuk i ka realizuar qëllimet e saja dhe se dy Shtetet Shqiptare ende nuk kanë krijuar bazamente të qëndrueshme qeverisëse, sepse akoma janë të korruptuara  dhe janë vende ku nuk dominon ligji, si faktori më i rëndësishëm për funksionimin e një shtetit të lirë dhe demokratik. Por, ne duhet të punojmë për një riorganizim, përkatësisht një riforcim të shoqatës “Vatra”.  Ende nuk kemi të mjaftueshëm nga radhët e rinise, nga radhët e grave dhe na duhet përfaqësimi edhe I një numri më të madh të intelektualëve.
Edhe ky brez yni po bëjmë përpjekje që “Vatrës” t’ia ruajmë namin dhe dinjitetin që ka për një shekull të tërë.
Mikel Gojani: Kjo plejadë udhëheqëse e “Vatrës”, sa është në gjendje të vazhdojë frymën e traditës njëshekullore që ka mbizotëruar në këtë shoqatë?

Marjan Cubi: E vërteta është se është vështirë të bëjmë një udhëheqje si ajo e Fan S. Nolit dhe Faik Konicës, por edhe i disa figurave të shquara të letërsisë, kulturës dhe të kombit që kanë udhëhequr më vonë, megjithatë edhe ne kemi  një udhëheqje mjaft të ngritur dhe të aftë për ta udhëhequr “Vatrën”, por patriotizmi dhe nacionalizmi dhe orientimi demokratik-amerikan e dallon këtë udhëheqësi nga ato të mëhershmet. Megjithatë, edhe ky brez yni po bëjmë përpjekje që “Vatrës” t’ia ruajmë namin dhe dinjitetin që ka për një shekull të tërë.
Mikel Gojani: Cilat janë disa nga aktivitetet dhe veprimtaritë të kohëve të fundit që ka zhvilluar shoqata?

Marjan Cubi: “Vatra” ka  shtuar anëtarësinë; ka  hapur degë të shumta në disa shtete të SHBA-ve; ka pritur shumë liderë shqiptarë; ka kontaktuar shumë zyrtarë amerikanë; ka kremtuar shume festa kombëtare, përkujtuar shumë figura të rëndësishme të historisë, letërsisë dhe kulturës kombëtare; ka organizuar shumë promovime të librave me rëndësi kombëtare dhe bashkë – organizuar aktivitete të shumta në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Mikel Gojani: Sa bashkëpunon shoqata “Vatra” me shoqatat të tjera që veprojnë në Amerikë? 

Marjan Cubi: “Vatra” ka bashkëpunim dhe bashkorganizim me shumë shoqata dhe organizata në ShBA, ose mund të themi më mirë se kohë më parë nuk kemi mundur të jemi kaq afër me shoqata të tjera qe nuk kanë dashur të ofrohen, sepse platforma e tyre politike dhe filozofike ndryshonte nga ajo që kishte “Vatra’, sepse ato në programet e veta kishin ngërthyer një platformë me ideologji siç kishte mësuar Partia Komuniste nga Atdheu nga kishin ardhur.

Të rinjtë intelektualë duhet të rrethohen më tepër rreth “Vatrës”

Mikel Gojani: Sa janë të interesuar të rinjtë e komunitetit shqiptar që jetojnë në Amerikë, kuadro të dëshmuara me bagazh intelektual nga fusha të ndryshme për t’iu bashkëngjitur programit të kësaj shoqate. Pra, sa është interesimi i të rinjve të diasporës shqiptare për t’u aderuar në këtë shoqatë?
 
Marjan Cubi: T’ju themi sinqerisht se ky fakt, edhe pse do të kishte qenë mirë të qëndronte e kundërta, ky interesim i kësaj kategorie nuk është aq sa duhet dhe aq sa ju takon të rinjve të aktivizohen dhe t’i bashkëngjiten Vatrës së Vjetër dhe me përvojë të shkëlqyeshme për veprimtari të shumta.  Është interesante se gjithnjë kanë dëshirë të formojnë organizata të reja dhe jo me jetëgjatësi ashtu si shumë e shumë organizata dhe shoqata që gjatë 100 viteve nuk patën jetë të gjatë. Por, në këto vitet e fundit është një ndryshim në këtë pikëpamje, sepse gjithnjë e më shumë janë ofruar të rinjtë dhe zyrtarë të ndryshëm me profesione të ndryshme.    Shpresojmë që në të ardhshmen do të ofrohen dhe do ta përkrahin “Vatrën”, që e meriton të përkrahet.
Mikel Gojani: Cila është pozita e shoqërive dhe shoqatave të tjera shqiptare që veprojnë në Amerikë?

Marjan Cubi: Këtu ka shumë shoqata dhe organizata, por janë të vogla dhe shoqata lokale,   por edhe këto bëjnë përpjekje dhe veprojnë në shumë për rajonet që ata mendojnë se janë më rëndësi, por “Vatra” është Qendrore- Kombëtare-Demokratike.Disa nga këto shoqata kërkojnë nga “Vatra” që të organizojnë apo të bashkorganizojnë aktivitete të ndryshme.
Kishim për borxh për ta ndihmuar “Vatrën”
Mikel Gojani: Ju zoti Cubi qysh nga fillimvitet e 70-ta kur keni mbërritur në Amerikë keni aderuar në shoqatën Panshqiptare “vatra”, dhe programit të kësaj shoqate i keni mbetur besnik që nga atëherë dhe deri me sot. Madje, para disa dekadave më qëllim që shoqata “Vatra” të vazhdojë suksesshëm veprimtaritë e saj me interes shumëdimensionalë, ju keni qenë në gjendje që të siguroni lokalet e nevojshme në New Jork, përkatësisht në Manhattan dhe t’i kompensoni të gjitha shpenzimet të kësaj shoqate, derisa shoqata ka siguruar objektin e vet, ku gjendet edhe tash si pronë e saj.
Marjan Cubi: Nuk është modesti të flas për vetveten, mirëpo gjatë gjithë kohës sa kam qenë i angazhuar në shoqatën “Vatra” kam bërë përpjekje të jam kontributin tim ta jap në shërbim të kauzës dhe veprimtarive që ka zhvilluar kjo shoqatë gjatë kësaj rruge historike.
Sa i përket çështjes së shtruar rreth lokaleve që kam lëshuar për zhvillimin e aktiviteteve dhe veprimtarive të shoqatës janë lansuar disa keqinterpretime, meqenëse për mua nuk çojnë peshë, mirëpo realiteti duhet të jetë i saktë dhe i qëndrueshëm. Sa për sqarim unë jap argumentet dhe dëshiroj që edhe një herë të ritheksoj (kam sqaruar edhe më herët), se profesor Naum Prifti nuk është informuar mirë dhe në historikun e shoqatës që ka shkruar e  ka shënuar gabimimisht këtë fakt lidhur me transferimin e zyrës së “Vatrës” nga  Bostoni në  New York. Prandaj e vërteta e kësaj çështjeje qëndron ndryshe nga ato konstatime.
 Në vitin 1989  kur Profesor Arshi Pipa u zgjodh kryetar  dhe Vatranët e Bostonit  e pranuan që tani mund të kalojë zyra e “Vatrës “ në New York, sepse New Yorku ishte shumë më aktivë, përkatësisht ekzistojnë mundësi reale më të qëndrueshme dhe më të mundshme për ta ringjallur “Vatrën”.   Kryetari Pipa më ka pyetur mua, por besoj se edhe të tjerët vatranë se na duhet një zyrë mundësisht të jetë në qendër të Manhatanit të New Yorkut. Unë e kam pasut rastin që ta gjej një zyrë mu në qendër të Manhatanit dhe me një qira nga 300 dollarë ne muaj  dhe kam menduar që do ta paguaj unë për një kohë të shkurtër, sepse do të paguajnë vatranët deri në transferimin në zyrën apo shtëpinë e “Vatrës” që u gjend me vonë pas gati pas tre viteve dhe unë  kam paguar më se 13 mijë dollarë pa ndonjë përkrahje nga anëtarët të tjerë të “Vatrës”.   Kjo zyrë  kishte tavolinën, telefonin, fotokopjen, faxin dhe gjerat të tjera përcjellëse të nevojshme për një zyrë. Në këtë zyrë   janë mbajtur mbledhjet e Kryesisë dhe kanë qëndruar kryetari i shoqatës, prof.  Arshi Pipa, editori i “Diellit”  Anton Qefa  dhe po ashtu zyrën e kanë përdorur edhe për fjetje kurdo që kanë  pasur nevojë. “Vatra” edhe tash në këto rrethana duhet të ndihmohet,  dhe për mua janë 36 vite që e kam ndihmuar dhe që jam i pari shqiptar nga Kosova që jam aktivizuar, ndërsa tash kemi mjaft shqiptar të angazhuar në “Vatër” nga të gjitha trojet etnike tona. Kishim me borxh për ta ndihmuar “Vatrën”, prandaj duhet të ndihmohet edhe sot.
 Mikel Gojani: Ju merreni edhe me publicistikë, çfarë keni punuar deri me tash në këtë fushë të letërsisë?

Marjan Cubi: Edhe në këtë fushë kam bërë përpjekje për dhënë kontributin tim. Herë pas here shkruaj ndonjë opinion lidhur me disa tema nga aktualiteti ynë në diasporë. Në vitin 2003 kam botuar librin publicistin “Në emër të lirisë dhe pavarësisë”, që është pritur mjaft mirë, si në Kosovë, po ashtu edhe në Amerikë. Prandaj, edhe sot bëj përpjekje të jem aktiv në aktivitete të shumta, prandaj për shkak të angazhimeve të shumta, nuk kam mundur  të bëj mjaft për letërsinë dhe publicistikën tonë. Mendoj që ky angazhim imi që zhvilloj akoma në kuadër të “Vatrës” do të më pengojë edhe për pak kohë. Të shohim.

• Ju faleminderit!
• Qofshi me nder!

Intervistoi: Mikel GOJANI

Filed Under: Interviste Tagged With: federata Vatra, Marjan Cubi, Mikel Gojani

KUSH DO TA FITOJE KONISPOLIN, GREKET APO SHQIPTARET?

May 19, 2015 by dgreca

Kandidati i OMONIA dhe i PBDNJ, Anastasios Gudas më 17 Maj, 2015, pikërisht në 101, përvjetorin e nënshkrimit të aneksimit të jugut të Shqipërisë (Autonomia e Vorio Epirit) hapi fushatën e tij për kandidat për kryetar bashkie të Konispolit. Anastasios Gudas e filloj fushatën jo në Mursi as në Xarrë, as Markat, as në Konispol, por tek padronët e tij në Athinë. Ai përkrah kandidatit tjetër të PBDNJ për bashkinë e Himarës, pjesëmarrësi në masakrën e Peshkëpisë më 1994, ish i burgosur ordiner Fredi Beleri foli në greqisht për një aneksim të butë të zonës duke ju bashkangjitur ekonomikisht Gumenicës. Guda premtoj se do punësojë në bashkinë e Konispolit të gjithë minoritarët grek që kanë shtetësi të dyfishtë si dhe grekët e papunë të Gumenicës në Konispol pasi Greqia gjendet në gjendje të rëndë ekonomike. Pas takimit Anastas Guda takoj ekstremistin Babis Karathanos i cili njihet për aktivitetet e tij antishqiptare që në fillim të viteve 1980 si dhe deputetin e djathtë Terenc Kuik. Deputeti Terenc Kuik ka qenë njëri nga mbështetësit kryesor të regjimit të Millosheviçit në Greqi.
Ditë më parë Anastasios Gudas shpërndau nëpër territorin e bashkisë së Konispolit fletushkat propagandistike të shtypura në Greqi vetëm në gjuhën greke duke i dhënë një drejtim të rrezikshme fushatës. Shtypja e fletushkave në gjuhën greke nga Gudas tregon se ai nuk ka qëllim për zhvillimin ekonomik të zonës, por për të bërë asimilimin e shqiptarëve dhe të treguar se bashkia e Konispolit banohet me shumicë nga minoriteti grek.
Zgjedhjet për bashkinë e Konispolit janë se kush do e fitojë atë , grekët apo shqiptarët.(A Llalla)

Filed Under: Featured Tagged With: greket apo shqiptaret. Arben llalla, Konispoli

Eqerem bej Vlora, aristokrati i publicistikës

May 19, 2015 by dgreca

VEPRA KUJTIMORE E INTELEKTUALIT TË NJOHUR, KONTRIBUT NË PUBLICISTIKËN LETRARE/
Nga MSC. Albert HABAZAJ/ studiues/
Eqerem bej Vlora, në këndvështrimin tonë, është një figurë e mirëfilltë intelektuale, me kulturë të plotë perëndimore për kohën dhe matanë saj. Ai radhitet ndër emrat e dalluar të publicistikës letrare, ndërkohë, që si figurë historike është mjaft komplekse, me ulje – ngritje e me dritë hije të dukshme. Trajtimi historik i figurës së tij u takon historianëve dhe nuk është objekt i këtij punimi. Objekt i këtij shkrimi është vetëm publicistika e Eqerem bej Vlorës. Kulturologu Ndriçim Kulla e ka përfshirë publicistin aristokrat në veprën madhore “Enciklopedi Antologjike e Mendimit Shqiptar” (shih: vep. cit., vëll. 1 (1807 – 1927), Tiranë, Plejad, 2014, f. 557 – 585), duke e përfaqësuar me 9 shkrime të zgjedhura: “Fjalët e një ministri”, “Parahistoria e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare”, “Vitet pas shpalljes së Pavarësisë”, “Vitet 1920 deri 1923”, “Tetë muaj nëpër Evropë”, “Fan Noli”, “Beu i fundit”, “Përse unë nuk desha?” dhe “Shtëpitë e mëdha”. Pa u futur në jetëshkrimin e tij, gjykojmë të njohim lexuesin e “Tirana Observer” me zërin e tij përgatitur nga historiani Prof. Viron Koka për “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” (FESH): “Veprimtar politik, diplomat. Lindi në Vlorë [1. 12. 1885, një variant tjetër shënon 21. 02. 1885 – shën. im: A. H]. Kreu liceun “Theresianum” në Vjenë dhe studioi për drejtësi në Stamboll. Shërbeu në poste me rëndësi në Perandorinë Osmane. Më vonë u bashkua me xhaxhanë e tij Ismail Qemal Vlorën, në lëvizjen për pavarësinë e Shqipërisë. Me Shpalljen e Pavarësisë u zgjodh nënkryetar i Pleqësisë (1912). Gjatë LPB [Luftës së Parë Botërore – shën. im: A. H] u arrestua nga italianët, por më pas ishte një nga përkrahësit kryesorë të mbështetjes tek Italia. Deputet i Vlorës në Asamblenë Kushtetuese të v. 1924. Në 1925 u bë senator. Shërbeu në misione të ndryshme diplomatike. Në v. 1928 u emërua ambasador i Shqipërisë në Londër e më 1930 në Athinë. Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme (1933). Deputet i Vlorës (1937). E.V [Eqrem Vlora – shën. im: A. H] e mbështeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Më 1942 u emërua ministër i Tokave të Lirueme (territoret etnike shqiptare të ish – Mbretërisë Jugosllave, që iu bashkuan Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore). Në kabinetin e Fiqri Dines (1944) kishte postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Drejtësisë. Pas LDB [Luftës II Botërore – shën. im: A. H] emigroi në Itali e më pas në Austri. E.V. ka shkruar libra me kujtime, studime historike, kulturore dhe etnografike, si “Aus Berat und vom Tomorr”, Sarajevë 1911 (“Nga Berati në Tomorr dhe kthim”, Tiranë 2003), “I dolori del popolo Albanese” (“Dhembjet e popullit shqiptar”), “Lebenserinnerungen” I, II, Munih 1968, 1973 (“Kujtime”, I, II, Tiranë 2001, “Mbi historinë e bujqësisë shqiptare” etj. Vdiq në Austri [Vjenë, 25 Maj 1964 – shën. im: A.H] (Shih FESH, 3, ASHSH, Tiranë, 2009, f. 2899). Pra, Eqrem Beu evidentohet siç ishte shfaqur: edhe si veprimtar i çështjes shqiptare, edhe si bashkëpunëtor i pushtuesit, për mbrojtjen e interesave të tij. Ai prezantohet erudit, diplomat, politikan, shkrimtar dhe historian shqiptar. I emëruar Beu i fundit, megjithëse vinte nga një kastë e themeluar nga parimet e feudit ushtarak, përçoi tek bashkëkohësit dhe më pas tek lexuesit një nga mendtarët më të hollë të breznisë së tij. Pa u marrë më tepër me jetëshkrimin e tij, duhet shënuar se ishte bir i Syrja bej Vlorës dhe i Miri hanëm Toptanit, pra rridhe nga një prej familjeve më të pasura të Shqipërisë së deri asaj kohe. Nuk do të ndalojmë tek periudha e errët e pushtimit italian dhe veprimtaria e tij politike gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe, kuptohet, as te përndjekja e familjes dhe pronat, as tek titujt dhe nderimet shkencore që ka marrë.
Biblioteka dhe koleksioni arkeologjik
Meraku më i madh i Eqrem Beut, pas familjes qe biblioteka e Vlorajve, e cila ishte një nga bibliotekat private më të pasura të parakomunizmit, jo vetëm në Shqipëri. Biblioteka e Vlorajve ishte ndër më të njohurat edhe në Ballkan. Eqrem beu i përmend vleftën tek “Kujtimet” dhe e qan shpesh si nuk mundej t’ia shfrytëzonte burimet që ishin mbledhur ndër breznitë e Vlorajve që i dhanë rëndësi, nga vetë Eqremi me të atin, Syrja beun. Më 1812, vëllimet ishin diku tek shifra 5200 , pas gati një shekulli, më 1914 librat në bibliotekën e bejlerëve qenë 14640 vëllime; 2000 nga të këta vëllime me rëndësi të posaçme për fusha të ndryshme studimore të cilave do t’i shërbenin shumë. Ajo ndoqi fatin e bibliotekave simotra të Mit’hat bej Frashërit dhe të Lef Nosit duke u “shtetëzuar”, e brendësuar në Bibliotekën Kombëtare. Me t’u hapur Biblioteka “Shevqet Musaraj”, kishte të regjistruar në fondin e saj themelor bibliotekën private të Vlorajve. Përveç se fondit të Vlorajve, biblioteka e qytetit të Vlorës do vendosej po ashtu në shtëpinë e Eqrem beut mbas vitit 1974. Më 1924 në Apolloni nisën gërmimet arkeologjike të misionit të Leon Rey. Me zbulimet që u bënë, lindi nevoja të vendohej diku koleksioni arkeologjik i mbledhur gjer atëherë në ndërtesën e parë qeveritare, ku Eqremi dha shumë nga gjërat e zbuluara nga fshatarët ndër pronat e Vlorajve. Dëshmi për kujdesin që tregonte Beu për zbulimet vijnë edhe nga konti Ugolini, duke pasë mbledhur edhe në shtëpinë e tyre një sasi të çmuar sendesh e antikuaresh, të cilat arkeologu i kishte parë, ndërkohë që bujtte në shtëpinë e bejlerëve gjatë Lëvizjes së Qershorit, 1924.
Botimet. Si njeri i penës, Eqerem bej Vlora, siç dhe e shkruam më parë, përmendet për monografinë e tij “Aus Berat und vom Tomor: Tagebuchblätter” – (“Nga Berat dhe Tomori: Faqe të një Ditari”), Instituti i Studimeve Ballkanike – Sarajevë – Gjermanisht 1909, 1910, “E vërteta mbi politikën e Xhonturqve në Shqipëri”, Vjenë, Gjermanisht. Nga albanalogu gjerman Johann Georg von Hahn (1811 – 1869), që njihet si themelues i studimeve shqiptare, ka përkthyer veprën “Shënime përmbi shkrimin e vjetër Pellazgjik” më 1910 në Stamboll, që u shkëput nga “Albanesische Studien” /Studimet Shqiptare, botuar që më 1854. Eqrem beu shkruan tek “Shêjzat” e Koliqit artikuj me vlerë historike, juridike e folkloristike me trajtesa mbi të drejtën zakonore të Labërisë dhe kalasë së Kaninës; “Forca e Popullit Shqiptar”, (Enciklopedia e Akademisë Diplomatike) Paris, frëngjisht; 1956 dhe në veçanti, “KUJTIMET” e tij në dy vëllime në gjuhën gjermane që ia kishte caktuar dr. Bernath i Institutit “Südost” të Mynihut, botuar pas vdekjes me titullin “Lebenserinnerungen” (“Kujtime”), Mynih 1968, 1973. Ky punim jep një pasqyrë interesante në botën e një fisniku shqiptar të fillim shekullit të XX. Janë përkthyer në gjuhën shqipe “Kujtime 1885-1925”, Tiranë 2002, dhe në turqisht “Osmanli Arnavutluk’undan anilar, 1885-1912” (“Shënime nga Shqipëria otomane, 1885-1912”), Stamboll 2006. Kemi Dorëshkrimin monumental të tij të daktilografuar në 1200 faqe në bashkëpunim me Baroneshën von Godin “Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: Skizze eine historische” përkthyer nga Afrim Koçi nën titullin “Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike” në dy vëllime nga shtëpia botuese “55”, Tiranë 2010.
“Kujtimet” – kryevepra e publicistit aristokrat
Libri voluminoz nis me shënimin e Beut: “Gruas, si dhe dy vajzave të mia, që jetojnë larg, me dashuri dhe përkushtim të veçantë. Romë, 1963”. Në Shqipëri bëri bujë ribotimi i “Kujtimeve” dhe dëshmive të rralla të Eqrem Bej Vlorës nga shtëpia botuese IDK, përmbledhur në 618 faqe, pas goxha mungese në tregun e librit. Këto kujtime, të cilësuara si një nga librat më interesantë për historinë e Shqipërisë të botuar gjatë kohëve të fundit u pranuan nga opinioni i kritikës dhe lexuesit elitarë, se ishin një rrëfim i munguar, një tregim sa historik aq emocional, ku ndihen drithërimat e jetës së trazuar të një njeriu, të syrgjynosur diku larg në mërgim dhe që i vihet punës për të ndërtuar tablo, fytyra, emocione dhe ngjarje të së shkuarës së tij. “Një libër magjepsës! Një nga dëshmitë më interesante për këdo që dëshiron të njohë të shkuarën tonë, atë çka s’e gjen dot në librat e historisë dhe që të ndihmon të kuptosh shumëçka sot në kundërshtitë e dritëhijeve të jetës shqiptare”, – shkruan në parathënien e librit studiuesi Pirro Misha. Sipas tij, kjo vepër do të hyjë në fondin e artë të letrave shqipe, duke shtuar në këtë fond diçka që na mungonte. “Duke qenë se kujtimet janë shkruar nga një pinjoll i një prej familjeve të mëdha të Shqipërisë e të Perandorisë Otomane, një nga njerëzit më të kulturuar të kohës, me një ndjeshmëri që e bën të tingëllojë aq modern, Eqrem Bej Vlora na ka dhënë një ndër dëshmitë më interesante për një nga periudhat më të trazuara të historisë sonë”, – thekson studiuesi. Kujtimet e Eqrem Bej Vlorës përcjellin në ditët tona dëshmi dramatike të përmbysjes së madhe të një perandorie, çka shënoi fillimin e dhimbshëm e kaotik të transformimit të shqiptarëve dhe, njëkohësisht, të lindjes së Shqipërisë moderne. Studiuesi Misha nënvizon më tej në parathënien e librit se kujtimet e Eqrem Bej Vlorës janë dëshmi dramatike e shembjes së një bote të tërë, dhe në këtë kontekst citon Eqrem Bej Vlorën që shkruante “një botë merr me vete teposhtë ata, që deri atëherë qëndronin në majat e hierarkisë së shoqërisë, duke i “humbur nën gërmadhat dhe nën pluhurin e marrëzisë së barazimtarisë”, që kupton pashmangshmërinë e ndryshimeve, dhe i përjeton ato si një dramë personale…
Është një fakt interesant. Në librin e studiuesit të njohur Robert Elsie, shfletoj, ndër faqet e periudhës së Rilindjes, letërsinë e zgjimit kombëtar shqiptar dhe ndaloj tek përpjekjet për shkollën. Jemi në situatën, kur Porta e Lartë e shihte arsimin dhe librat në gjuhën shqipe si veprimtari subversive dhe e gjykonte të arsyeshme të ndalonte të gjitha shkollat dhe botimet në gjuhën shqipe, duke e zhytur kësisoj vendin në padije e errësirë të thellë. Edhe në shekullin e njëzetë madje, autoritetet osmane shpesh shkonin aq larg sa t’u hapnin njerëzve çantat dhe korrespodencën e të bastisnin shtëpitë për të gjetur gjësendi të shkruar shqip. “Publicisti aristoktrat Eqrem bej Vlora – shkruan Elsie – njofton për një bastisje të tillë shtëpie në prill 1903: “Nuk doli gjë e madhe. U gjet një kartolinë e shkruar shqip në një fustan gruaje. Ky zbulim tronditës shkaktoi syrgjynosjen dhe burgimi e tetëdhjetë zotërinjve nga krahina e Vlorës”. (shih: Elsie, Robert, “Historia e Letërsisë Shqiptare”, 1997, f. 208.). Njoftim lakonik, tronditës, tërë fodullëk, therës në ironinë e tij ndaj sejmenëve të Perandorisë gërdallë në ngordhje, dhe, njëkohësisht i lartë për krenarinë e tij shqiptare. Kështu na duket. Art dhe realitet. Një fotografi artistike me shkronja shqipe. Një vizatim vërtetësor dhe letrar që s’të shklyhet dot nga kujtesa. Kurrë: “U gjet një kartolinë e shkruar shqip në një fustan gruaje”. S’ka të dytë. Gdhendur si me daltë historike kjo fjali e mrekullueshme. Është e botuar. Ka meritë për këtë paraqitje shkrimore Beu. Pikë.
Kontributi: Është pranuar ajo që dhe dihet siç ka funksionuar, se Eqerem bej Vlora është një figurë me dritë hije e kulturës shqiptare dhe e historisë së Shqipërisë. Duke bërë një vështrim krahasues, dallohet Eqerem Bej Vlora si studiues dhe emri i tij është i mbushur me dritë në fushën e kulturës shqiptare. Ai është një zë i nderuar i mendimit shqiptar dhe, sipas kriterit kronologjik radhitet krahas Vaso Pashës, Sami Frashërit, Luigj Gurakuqit, Mithat Frashërit, Gjergj Fishtës, Fan Stilian Nolit etj. Eqerem Vlora është ndër 25 intelektualët shqiptarë të periudhës 1879 – 1945, të cilët përfaqësojnë antologjinë e mendimit shqiptarë, jo vetëm për kohën që jetuan, me ndikim jo vetëm në hapësirat e banuara me shqiptarë. Përkrah mendimin e një studiuesi bashkëkohor, që i cilëson ata edhe si “ndërgjegjja e nesërme e kombit shqiptar”. Nëqoftëse në fushën e kulturës, Eqerem Bej Vlora na mbush me dritë dhe vetëm me dritë, në rrafshin historik figura e tij ka dritë, hije dhe hije. Edhe në histori, ai është një figurë enciklopendike, e përfshirë në botimet e nivelit akademik. Sipas “Fjalorit Enciklopendik Shqiptar” (FESH), ai njihet si veprimtar politik dhe diplomat, i arsimuar në Vjenë dhe në Stamboll, ku mbrojti doktoraturën për drejtësi. Shërbeu në poste me rëndësi të Perandorisë Osmane. Edhe sipas këndvështrimit tonë, drita e tij në histori duket, kur u bashkua me Ismail Qemal Vlorën në lëvizjen për pavarësinë e Shqipërisë. Sipas historianëve, Eqerem Vlora “Me shpalljen e pavarësisë u zgjodh nënkryetar i Pleqësisë (1912). Gjatë Luftës së Parë Botërore u arrestua nga italianët…”. Ky është fakt dhe e vërtetë dhe kjo paraqitje është pamja e tij e bardhë, me dritë. Në burimin e sipërcituar, vijon fjalia: “por më pas ishte një nga përkrahësit kryesorë të mbështetjes nga Italia”. Është fjala për kohën kur, në Vlorë dhe në krahinat e saj, italianët erdhën si kolonizatorë dhe pushtuan trojet e banorëve vendas, të cilët i kishin trashëgim prej të parëve të tyre. Njihet miqësia për interesa personale e Eqerem Beut me Piaçentinin. Ky fakt dhe kjo e vërtetë nuk mund të jetë faqe e bardhë, pra as dritë, por hije e cila u pasua nga një tjetër hije në vitet e Luftës së Dytë Botërore. “E. V. e mbështeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste”. Shqyrtimi ynë ka të bëjë me pjesën me dritë të tij dhe pikërisht me kontributin e tij në lëmin shkrimor.
Vepra kujtimore e Eqerem Bej Vlorës. Kontributi i mendimit të Eqerem bej Vlorës është i dukshëm dhe i dobishëm në këto fusha të dijes: në publicistikë, kulturë dhe histori, me punimet albanologjike, me studimet historike, arkeologjike, kulturore, etnografike e sidomos etnologjike. Nga literatura e tij e botuar, vjen me shungullimë vepra madhore “Kujtime nga jeta”, pjesa I, II (Mundien, 1973), e cila, në dorëshkrim daton Romë – Mynhen, 1963; ndërsa për botimin shqip u përgatit nga Shtëpia e Librit & Komunikimit, në trajtën më të plotë më vitin 2003, nën kolanën “Bota Shqiptare”, përkthyer nga gjermanishtja prej Afrim Koçit, nën redaktimin e prof. Ethem Likajt. Një lexues i vëmendshëm di ta lexojë dhe ta interpretojë tekstin, duke kuptuar dhe vlerësuar rolin e stafit realizues për botimin shqip. Libri në shqip titullohet “Kujtime (1885 – 1925)” dhe vjen në dy vëllime. Vëllimi i parë rrok periudhën 1885 – 1912, pra arrin deri në mbledhjen e Kuvendit të parë Shqiptar, më 27 – 28 nëntor 1912. Vëllimi i dytë kap segmentin kohor të ngjeshur me ngjarje 1912 – 1925 dhe përfshin edhe zgjedhjen e Ahmet Zogut si president i Republikës Shqiptare në vitin 1925. Monografia është e pajisur edhe me shtojcë, ku shënohen shtëpitë e mëdha, listat gjenealogjike, treguesi i emrave të personave dhe treguesi i emrave të vendeve. Jeta dhe veprimtaria e Eqerem bej Vlorës, i cili mbahet mend për kujtesën e habitshme, ka qenë e pleksur ngushtë me regjimin osman dhe me lindjen e Shqipërisë moderne për kohën. Sipas studiuesve, libri me kujtime i Eqrem bej Vlorës i ndarë në dy vëllime, përkatësisht vëllimi i parë 1885 – 1912 dhe vëllimi i dytë 1912 – 1925 të përkthyera nga gjermanishtja e të botuara në shqip më 2001 është jo vetëm libri më i rëndësishëm I autorit, por një prej librave më interesant dhe tërheqës për mendimin shqiptar. Vepra kujtimore e tij mund të quhet pa drojë hartim i një përshkrimi monografik të historisë shqiptare. Ajo vjen herë si serum i kujtesës historike, herë vjen si tetanos nga veprimtaria e tij politike. Gjykojmë se duhet të bëjmë dallimin në personalitetin e dyzuar të Beut të Fundit, se vlen dhe për të tjerët. Asnjë gjë nuk mund të pritet me thikë, veçse figura e Eqerem Vlorës nuk mund të shihet më bardhë e zi, sepse ajo kakolorit ngjyrash interesante dhe me kontraste të fuqishme, e dobishme dhe e dëmshme, veçse gjithmonë me një mendim intelektual të zgjedhur. Faqja e tij politike dhe diplomatike finalizohet në funksion të interesit personal. Faqja e tij kërkimore – shkencore është në interes të kulturës shqiptare. Nuk mund të zbehet shkëlqimi shkrimor i tij nga lëkundjet apo pamjet e kokolepsura politike të Beut, as dhunimi deri në shfarosje deri i bibliotekës së tij nga regjimi komunist. Në formë telegrafike po prezantojmë çka është botuar në “Kujtime”, atë çka është gjetur në dorëshkrimin e kujtesës së tij për jetëshkrimin dhe vitet e fëmijërisë, atyre të rinisë, të pjesës së parë të veprimtarisë politike, ekonomike dhe shoqërore të E.V. në Shqipëri. Nga libri, nëpërmjet dëshmive të tij, marrim një informacion të munguar, të pagjetur dot në librat e historisë. Ai rrëfen për vitet e fëmijërisë në Vlorë (1885 – 1899); vijon kujtimet shkollore në Terezianum të Vjenës (1899 – 1903); me vitet e mësimit në Stamboll; me përurimin e hekurudhës së Hexhazit, Siri (vjeshtë 1904); me udhëtimet nëpër Europë; flet për parahistorinë e lëvizjes kombëtare shqiptare; ritakimin me Shqipërinë, pas kthimit nga Stambolli (9 maj 1906- janar 1907), udhëpërshkrimin për në Stamboll, nëpër Tripoli (Pranverë 1907); shkreptimat para stuhisë, siç i quan ai lëvizjet kombëtare të kohës; jep pamje nga revolucioni i parë shqiptar, (në se shprehemi me gjuhën e tij) me Idriz Seferin etj, luftën midis dy drejtimeve për përdorimin e shkronjave latine apo arabe; më tej, për në vendin e faraonëve të rinj, Kajro (fund viti 1911); pamje nga revolucioni i dytë shqiptar me Hasan Prishtinën, Bajram Currin, Isa Boletinin etj., kundër Turqve të Rinj; udhëtimet shqiptare (Maj- Korrik 1912); me misionin diplomatik të Gusht – Shtator 1912, që ai e quan të kotë; vjen një panoramë e vrullshme me ngjarje lufte (Tetor – Nëntor 1912); ëndrra e plotësuar nga Kuvendi i Parë Shqiptar dhe Qeveria e Përkohëshme e Plakut të Pavarësisë, që ishte xhaxahi i tij, Ismail Qemal Vlora. Më tej, marrim informacion për princ Vidin, gjerman protestant, nga dera e Vidëve, nip i mbretëreshës së Rumanisë; rrëfen Beu për fatin e tij gjatë Luftës së Parë Botërore nëpër Europë; përsëri në Atdhe, mars 1919; vitet 1920 -1923; Shqipëria në udhëkryq dhe Beu i fundit. Për kohën pas vitit 1925 dhe për ditët e trishtme – shkruan Eqerem Vlora – kur unë u bëra top i fatit në vende të huaja do të shkruaj në vëllimin e tretë, por ai vëllim nuk arriti të shkruhej, sepse mbasditen e 25 maj 1964 ai uli penën në tavolinën e shkrimit dhe mbylli sytë përgjithmonë. Pa bërë analizë të tekstit, mund të shprehemi, se mendimi i studiuesve të sotëm është vlerësues pozitiv për këtë libër të rrallë me kujtime. Për “Kujtimet” e Eqerem Vlorës, jemi në krahun e atyre studiuesve që bëjnë këtë vlerësim: “janë perla në gjerdanin e praruar që zbukuron fondin më të mirë të letërsisë sonë historike, në këtë gjini botimesh” (shih: Verli, Maringlen, Syrja Vlora “Kujtime nga fundi i sundimit osman në Luftën e Vlorës”, Tiranë, Iceberg, 2013, f. 7 – 8). Në kuadrin vlerësues të plotmërisë diturore dhe të kontributeve të tij, jo vetëm në fushën e gjuhësisë, por edhe në rrafshin historiografik dhe të kujtimeve, gjykojmë të trajtojmë ndihmesën e prof. Ethem Likaj për redaktimin e librit madhor të Eqrem bej Vlorës “Kujtime (1885 – 1925)”. Në lëmin e albanologjisë, njihet emri i Eqrem bej Vlorës (Vlorë, 21 shkurt 1885 – Vjenë, 25 maj 1964), si një politikan, diplomat, shkrimtar dhe historian shqiptar. I cilësuar si Beu i fundit, ai qe mishërim i aristokracisë së mirëfilltë shqiptare megjithëse vinte nga një kastë e themeluar nga parimet e feudit ushtarak, shkollimi i tij dhe stili në të shkruar përcjellin stërhollimin interesant të një eruditi. Njohës i 9 gjuhëve të huaja, të vdekura dhe të gjalla, ku veçojmë turqisht, arabisht, italisht, latinisht, frëngjisht dhe gjermaisht, me bibliotekë personale nga më të pasurat e kohës jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, ai ishte i plotësuar edhe me një kulturë gjermane. Veprën e tij madhore, “Kujtime (1885 – 1925)”, ai e la në dorëshkrim, që u botua në gjermanisht, (Mynih, 1968, 1973). Për modelin e botimit në gjuhën shqipe të librit “Kujtime” të Eqrem bej Vlorës, (Tiranë, 2001, 2003) me këtë formë dhe përmbajtje që është paraqitur në shërbim të lexuesve dhe studiuesve shqiptarë etj., jemi të mendimit se roli i redaktorit të librit është i dukshëm, i prekshëm, i dobishëm. Redaktor i këtij botimi madhor të historiografisë shqiptare është gjuhëtari i njohur, prof. dr. Ethem Likaj, i plotësuar, edhe ky, me kulturë gjermanike.
Ndihmesa shkencore e Prof. Ethem Likaj me redaktimin e librit me kujtime Beut: Sipas mendimit tonë, Eqerem bej Vlora është një personalitet me peshë, protagonist i ngjarjeve të mëdha në historinë e vendit për gjysmës së parë të shek. XX, me dritëhijet e pranueshme. Në kohën e sotme, letërsia dokumentare, memoaret paraqesin interes tek lexuesi. Kujtimet në gjuhën shqipe, me analizat dhe vlerësimet për ngjarjet e jetuara të Beut të fundit, para se të mbërrinin në dorën e lexuesit, kanë kaluar në dorën e mjeshtrit të gjuhës shqipe, prof. Ethem Likaj. Duket përkujdesja e vëmendshme dhe përgjegjësia shumë e madhe për këtë angazhim kapital të Profesor Ethemit. Kush e njeh stilin dhe profilin e punës kërkimore – shkencore të Profesorit e ndjen dhe e shijon redaktimin e përkthimit të “Kujtimeve”(2003) të Eqerem Vlorës dhe çdo ndërhyrje rindërtuese, realizuar sipas kritereve më të mira për botimete e kësaj natyre. Vlen të përmendin, se është ruajtur plotësisht jo vetëm origjinali, por edhe stili e zhargoni i autorit dhe përkthyesit. Ndoshta e njëjta origjinë me autorin e kujtimeve dhe fakti që redaktori, po ashtu, është njohës i shkëlqyer i gjermanishtes, e ngre këtë monografi në nivelin e botimeve më cilësore në gjuhën shqipe. Edhe studiues të tjerë bashkohen me mendimin tonë, që, pavarësisht vështirësive të shumta, gjithçka të realizuar profesor Ethemi e ka bërë në respekt të shkencës, të autorit, të përkthyesit dhe patjetër në nderim të lexuesit. Puna skrupuloze, përkushtimi për finalizimin e suksesshëm të botimit meriton fjalët më të mira për kontributin e madh që profesori ka dhënë që “Kujtimet” e Beut të Fundit të botohen me cilësi. Është dinjiteti shkencor i Prof. Ethem Likaj, që dorëshkrimin e shndërroi në një vepër madhore, etalon për botime të tjera të nivelit akademik. Nuk mjafton të thuash që redaktimi është thjeshtë ai procesi i ndreqjes e i përpunimit të një vepre para se të botohet; është tepër më shumë se kaq. Nga përvoja shkrimore dhe studimet, mund të shprehemi se, redaktimi është shkalla më e lartë e realizimit shkencor, gjuhësor dhe letrar të monografisë që përgatitet për botim. Atë mund ta bëjë vetëm një njeri i aftë i fushës përkatëse, që ka mësuar dhe e njeh mirë botën e botimit, që shkëlqen në fushën e redaktimit dhe rezonon punën me botuesin, korrektorin, recensuesin, përgatitësin, apo përkthyesin, sipas rastit, me aftësi të shfaqura e të pranuara nga bota e krijimit, që di të ruajë integritetin shkencor. Mos ka ardhur koha që redaktori (edhe korrektori) të jetë i plotësuar me arsimin e editorisë në nivel universitar dhe pasuniversitar? Bota e Librit prodhon perla, vlera të mirëfillta albanologjike, siç është edhe libri me kutime i Eqerem Vlorës, me redaktor Ethem Likaj. Por, bota e parasë sot prodhon edhe qofte të qullta nga furrat botuese. Është tronditës një lajm kulturor që ndoqa një një televizion lokal disa ditë më parë,të këtij maji 2014. Bëhej një përurim libri. Gazetari intervistron autorin (s’ja mbaj mend emrin autorit, se, as e kisha takuar, as e kisha dëgjuar më parë. Flet libërbërësi: Libri im me poezi është shumë i mirë. Kjo poezi ashtu e ajo poezi ashtu, njëra më e mirë se tjetra. Hej, dreqo punë, thashë me vete. Autorit i takon të flas për vete, apo të tjerëve…Gjysma e të keqes – kjo që dëgjova. Më tej tha: “Falënderoj redaktoren e librit, sepse i thashë shiko presjet, pikat dhe kaq. Asgjë më tepër, nuk e lejova të më ndryshojë asnjë fjalë” (S’po ia përmend emrin asaj, është mësuese letërsie, e njoh dhe kam respekt, por…) A nuk është tronditëse kjo situatë?!, këmbëngul në mendimin që me redaktim duhet të merren njerëz të pajisur me liçensë dhe jo gjithologë…
E bëra këtë ndërhyrje, sepse më vjen në ndihmë për të gjetur shtegdalje nga llumi i fasadës boshe shkrimtaria e Eqrem Vlorës. Gjykoj se në shkrimet e tij, Eqerem beu, ishte i besueshëm, brenda hapësirave që na lejon raporti midis objektives dhe subjektivitetit. Po përmend rrëfimin e Beut te libri “Nga Berati në Tomorr dhe kthim: ditar”, Tiranë, 2003 (Aus Berat und vom Tomorr) me studime sociale, përshkrime udhëtimi, folkor dhe etnologji. Diku paraqet bujtjen tek një fshatar i lodhur e i pikur, i cili, i gjendur në pozitë të vështirë, përpiqej t’i priste sa më mirë mysafirët e rëndë, me salltanetet e kohës, që ai, i varfëri, mendonte se ishte uturaku, që nxorri për qerasje. Kujtojeni situatën dramatiko – komike që u krijua. Beu na e tregon vetë, e shkruan. S’ka komplekse. Ai ironizon dhe veten kështu. S’ e ka problem se ç’do mendojnë të tjerët dh eta fshehë qoftë edhe një ngjarje qesharake si kjo. Pra, kur flet ashtu për veten, ç’pret? Të ruajë e të lustrojë apo të legjendarizojë të tjerët?! Jo, jo! Ai i godet veset e shqiptarëve. “…nuk kanë qenë kurrë engjëj të pafajshëm: dhuna, kapardisja, etja për grabitje, padurimi kanë qenë prej kohësh tipare të spikatura të tij”. Ndërkohë Beu nuk tregohet nihilist, ai ua vlerëson virtytet dhe tiparet fisnike, kur shkruan: “Shqiptari është trim, kokëkrisur, besnik, shpirtmadh, bujar, i vetësigurtë dhe i zgjuar. Ai i përvetëson njëlloj shpejt si vetitë e mira, ashtu dhe ato të këqija”. (Shih: Vlora, Eqrem bej, “Kujtime”, vëll. 2, Tiranë, 2003, f. 252 – 255.). Nëqoftëse do të flasim me gjuhën e publicistit erudit këta gjithologët vocërrakë janë gramë, nuk janë bimë e dobishme dhe grami, krisja, siç ndodh në natyrë, shtohet, harliset. Kërkon zgjidhje serioze nga vertikaliteti i drejtimit, shqetësimi intelektual i Prof. Dhurata Shehri për hierarkinë e vlerave të qëndrueshme letrare, që kërkon domosdoshmërisht mediumin e kritikës, “statuset” apo rregullat e kritikës.

Filed Under: ESSE Tagged With: Albert Habazaj, aristokrati i publicistikës, Eqerem bej Vlora

Bujar Bukoshi ambasador: a është kjo e mundur?

May 19, 2015 by dgreca

Të emërohet Bujar Bukoshi në pozita të ndryshme politike e tash së voni po i përgatitet hapësira të bëhet edhe ambasador i rangut të lartë, kjo për mërgatën shqiptare është një ofendim i rëndë për shkak se ky njeri e keqpërdori në masë të madhe Fondin e Trepërqindshit/
Opinion nga XHAVIT ÇITAKU/
Përkundër vërejtjeve nga faktori ndërkombëtar se personat që janë nën hetime, janë marrë me krime apo aktualisht janë në ato valë të zhvatjes së shtetit, nuk bën të zgjidhen në vende të ndryshme udhëheqëse, siç dukët, kjo nuk po ua vranë veshin qeverisë dhe organeve tjera që emërojnë personalitete në pozita të larta, qofshin politike, ekzekutive apo edhe diplomatike. Shembulli i fundit që u bë i ditur këto ditë është se Bujar Bukoshi do të emërohet në pozitën e ambasadorit, edhe atë, siç thotë edhe vet, të rangut të lartë, përgjegjës për siguri, ku do të këtë mundësi të shëtisë nëpër shumë shtete. Bujar Bukoshi, dihet botërisht se ishte i ndjekur penalisht për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare derisa ishte minister i shëndetësisë dhe siç po ndodh në shumicën e rasteve këta keqpërdorues po shpallen të pafajshëm me arsyetime banale që nuk i ha drejtësia e mirëfillt në asnjë shtet. Ky lajm, posaçërisht, nuk u prit mirë nga mërgata shqiptare, e cila më të drejt pyet se si është e mundur që një ish-udhëheqës i Fondit të Trepërqindshit të marrë pozita çfarë të dojë përkundër faktit të pamohueshëm se ky njeri ka keqpërdorur më të madhe parat që u grumbulluan në atë fond nga djersa dhe mundi i bashkatdhetarëve tanë të shpërndarë në të gjitha kontinentet. Ka shembuj të shumtë që mërgimtarët tanë e shkrin tërë pasurinë e tyre që kursyen me vite tëra për të mirën e atdheut, për çlirimin nga okupuesi serb. Në vend që të kishin filluar kaherë hetimet për të parë se në çfarë mase u keqpërdorë ky fond dhe ku mbetën ata qindra milionë marka gjermane, qeveria jonë e shpërblen këtë njeri me emërimin e tij edhe në pozitën e diplomatit. Kjo sjellje kaq injorante e pushtetit të vendit tonë karshi mërgatës shqiptare, që ishte njëri ndër faktorët kryesor të çlirimit të Kosovës dhe mbajtjes gjallë të popullatës para gjatë dhe pas luftës , është një gabim i pafalshëm. Se kush ishte iniciator që Bukoshi të marrë edhe pozitë diplomati këtë nuk mund ta di, por një gjë dihet se në krye të qeverisë gjendet ish-ministri i financave, Isa Mustafa , që së bashku me shefin e tij bën çfarë dëshiruan me ato para të grumbulluara në Fondin e Trepërqindshit, ndaj nuk është e rastësishme që tash Bukoshi pa ndonjë vështirësi zgjedh detyra e pozita që atij i konvenojnë në kohë të caktuar. Emërimi i tij mund të jetë edhe një shkas që ato para që i ka futur në banka të ndryshme në shtetet ku ruhet sekreti i klientëve të tyre të marrë vesh se sa ka arritur norma e kamatës dhe sa janë shtuar mjetet deri me tash.
Derisa LDK në vazhdimësi thirret se po ndjek rrugën rugoviane, shembulli i fundit i se Bukoshi do të bëhet ambasador i rangut të lartë definitivisht tregon qartë se kjo nuk është fare e vërtetë aq më shumë kur dihet se ky njeri sa e sa herë ia ka ndërprerë financimin e presidencës, në krye të së cilës ishte Dr. Ibrahim Rugova. Po ashtu, Bukoshi sabotoj edhe luftën çlirimtare duke qenë pengesë e madhe në sigurimin e armatimit për shkak të mosderdhjes së mjeteve për këtë qëllim edhe pse mërgata shqiptare, pos dhënies së mjeteve për Fondin e Trepërqindshit disa herë mori aksione plus për t’u armatosur çlirimtarët, apo thënë me gjuhën e fakteve në dy aksione të mëdha që u organizuan secila familje dha nga 100 marka gjermane për çdo anëtarë të saj. Këtë injorim nuk e meriton mërgata e jonë dhe ajo tash e në të ardhmen kurrë nuk do të pushoi së insistuari që të dalin në dritë keqpërdoruesit e mjeteve të tyre, të cilat u dhanë për Kosovën e për të mirën e qytetarëve të saj e jo që ato të përfundojnë në xhepat e matrapazëve, të cilët në vend që të japin llogari, ata tash gjenden në vende udhëheqëse politike e besa së shpejti do të emërohen edhe në pozita të larta diplomatike. Kjo bënë vaki vetëm tek ne.
Së këndejmi, detyrë dhe obligim së pari i Kryeministrit aktual, Isa Mustafa, por edhe e presidentës së vendit. Atifete Jahjaga, është që këtë njeri të mos e emërojnë në pozitën e ambasadorit, sepse kjo do të ishte një gabim i pafalshëm por edhe një ofendim për qindra mijëra bashkatdhetarë tanë që punojnë e jetojnë në dhjetra shtete anekënd botës . Mërgata shqiptare shpreson e beson se një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Filed Under: Opinion Tagged With: ambasador: a është kjo e mundur?, bujar Bukoshi, Xhavit Citaku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT