• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2015

Forumi ekonomik i Vjenës

May 28, 2015 by dgreca

6 Kryeministrat e Ballkanit në një zë: BE të na japë fonde. Mustafa e Vuçiç shtrëngojnë duart/
Kronika:Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor ishin në një zë kur u shprehën se e ardhmja është integrimi në BE-së.
Të mbledhur sot në Tiranë në “Forumi ekonomik të Vjenës” ata theksuan se marrëdhënia e fqinjësisë së mirë mes vendeve të rajonit dhe projektet e përbashkëta infrastrukturore do ta përshpejtojnë integrimin.
Kryeministrat e rajonit në një zë i kërkuan BE-së të hapë dyert për Ballkanin dhe të ndihmojë me fonde në realizimin e projekteve të përbashkëta.
Ndërkohë Tirana duke se ka afruar edhe më shumë Serbinë dhe Kosovën për të vijuar bisedimet e për të përmirësuar marëdhëniet.
Në fillim të punimeve të këtij samiti dy kryeministrat shtrënguan duart shenjë pozitive se vendet e Ballkanit po shohin përpara drejt së ardhmes me projekte të përbashkëta infrastrukturore e ekonomike.
Arsyen, Vuçiç do e rrëfente pak minuta më pas: “Është mirë të shtërgojmë duart është gjithmonë e mirë të përmirësojmë marrëdhëniet me njëri tjetrin”
“Mosmarrëveshjet dhe konfliktet do i shndërrojmë në urat e bashkëpumimit që të gjithë së bashku të jemi në familjen e BE-së. Ky është synimi ynë” tha Mustafa.
BE te zgjidhe qesen per fonde
Të mbledhur në forum, vendet e rajonit, i kërkuan BE, që t’i japë fund trajnimeve dhe të zgjidhë qesen, duke dhënë para për realizmin e projekteve që do ta afronin Ballkanin me BE.
Edi Rama: “Infraskruktura dhe strategjia e përbashkët e investimeve janë shtyllat mbi të cilat do bashkëpunojmë. Na kërkohet të sfidojmë veten, por është koha që edhe Evropa të sfidojë veten e të na shohë më tjetër sy. Të mos e lëmë të kthehet në armik të endrrës së përbashkët europiane
Aleksander Vuçiç: Në Serbi, ka rënë pak mbështetja për BE, ndoshta edhe për shkak të kësaj lodhjes që përmendi Edi. Duhet të qendorjmë bashkë dhe të kerkojmë ccfarë na duhet nga BE. Na duhen para jemi të tejngopur me seminare por na duhen para për të vënë në jetë projektet. A mund të na jepni para, në qoftë se nuk na i jepni na thoni se kemi paratë tonë. Njerëzit tanë nuk duan tia dinë farë ata duan rezultate konkrete.
Gjukanovic: Është e qartë që janë ca çështje që janë të hapura që i kemi mbartur nga e shkuara. Këto janë çështje që kërkojnë vëmëndjen e Bashkimit Europian. Ngjarjet në Kumanovë, dialogu Serbi- Kosovë por edhe situata në Bosnje kërkojnë më shumë vëmendje. Duhet të jemi të qartë se mungesa e stabilitetit është krijuar nga shekuj dhe kjo sjell dhe mungesë të zhvillimit të rajonit.”
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, u bë pjesë e forumit, në një moment delikat për raportet mes Shqipërisë e Maqedonisë, pas ngjarjeve në Kumanovë, pas të cilave kryeministri Edi Rama i kujtoi autoriteteve atje mbështetjen që duhet te kenë edhe nga Shqipëria për t’u bërë anëtarë të NATO-s. Andaj Gruevski tha
Gruevski: Një ndër gjërat e rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes nesh mes vendeve të rajonit. Sepse me bashkëpunim të mirë, projekte të përbashkëta ekonomike mund të ecim përpara dhe të ndihmojmë njëri tjetrin. Bashkëpunimi rajonal mbledh të gjithë udhëheqësit e vendeve të Europës juglindore dhe duhet të jenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm në deklaratat në mesazhet që dërgojnë sepse pjesa më e madhe e qytetarëve tanë i ndjekin këto mesazhe dhe çdo mesazh i thënë në mënyrë jo të përshtatshme në mënyrën jo të duhur mund të krijojë një ndesi negative tek qytetarët dhe nuk do të ishte e mirë dhe do ishte e vështirë më pas të të zgjidhnim këtë ndjesi.”
Isa Mustafa, duke u bazuar në marrëdhënien e Kosovës dhe Serbisë, deklaroi se vetëm dialogu mund të zgjidhë cështjet e nxëhta në interes të qytetarëve.
Në 27 gusht, në Vjenë, ku do të vijohet procesi i bashkëpunimit i nisur ne Berlnin, vendet e Ballkanit u zotuan se do të shkonin me projekte konkrete, por edhe në këmbim, presin ndihmë konkrete.
Ne Vjene me projekte konkrete
Gjithashtu 6 kryeministrat rajonit, Isa Mustafa, Aleksander Vuçiç, Edi Rama, Milo Gjukanoviç, Nikola Gruevski dhe Denis Zvizdic, ishin në një mendje se Bashkimi Europian duhet të japë ndihmesën e vet në këtë proces duke investuar në projekte konkrete infrastrukturore me qëllim që “ëndrrrat e rajonit të përputhen me ëndrrat e Europës”
MALI I ZI – Milo Gjukanoviç: Të shqetësuar për Maqedoninë. Duhet të bashkohemi nga instrastruktura
Gjukanovic: Jemi të shqetësuar për ngjarjet në Maqedoni. Na është dashur shumë kohë që të merret një hap dhe falë kurajos e vizionit të kryeministrave procesi i dialogut ka nisur dhe është në rrugën e tij të mbarë. Është me rëndësi që dinamika e këtij procesi të ruhet në të ardhmen. Nuk jemi të kënaqur me mënyrën si funksionon Bosnja. Duhet të krijohet një atmosferë më e mirë, konstruktive. Ka nevojë për përpjekje të tjera për ti ardhur në ndihmë Maqedonisë për të kapërcuer paralizën që ndodhet në kuadër të proesit të integrimit europian, por dhe pas ngjarjeve në Kumanovë.
Pa zgjidhur këto probleme dhe cështje që kërkojnë angazhimin e faktorëve më të mëdhenj ne do të vazhdojmë të jemi vulnerabël në këtë rajon. Problemi i ka rrënjët e vjetra. Duhet të përqëndrohemi në zhvillimin e infrastrukturës. Është e qartë se asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund ta zgjidhë e vetme. Edhe Kroacia ka ngecur në ndërtimin e korridorit të Adriatikut. Burimi i mungesës së stabilitetit ka të bëjë se ne nuk njihmei mirë. Nuk jemi tolerant aq sa duhet. Njerëzit nuk udhëtojnë aq sa duhet brenda rajonit, nuk njohin dallimet, dhe këto shihen si probleme dhe jo si veçori
KOSOVA-Isa Mustafa: Konfliktet do i shndërrojmë në urat e bashkëpumimit
“Ne po bëjmë përpjekje që shumë çështje që i kemi të hapura me fqinjët tanë, sidomos me Serbinë, t’i zgjidhim me dialog në interes të stabilitetit dhe paqes në këtë pjesë të Evropës dhe do të vazhdojmë edhe më tutje të ndërtojmë baza të tilla të bashkëpunimit. Për ne është me rëndësi që të punojmë bashkë për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin përmes bashkëpunimit ekonomik dhe luftës për të krijuar kushte që njerëzimi ta ketë më mirë në të gjithë këto vendet tona. Jemi në një fazë ku mosmarrëveshjet dhe konfliktet do i shndërrojmë në urat e bashkëpumimit që të gjithë së bashku të jemi në familjen e BE-së. Ky është synimi ynë”.
SERBIA-Vuçiç: Bashkë ti kërkojmë BE ndihmë. Serbia gati të investojë autostradën
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia është vendet e Ballkanit bien dakord që qëllimi I përbashkët është integrimi europian dhe se Serbia është gati të investojë vetë për ndërtimin e Autostradës Nish-Prishtinë-Prizren-Morinë-Durres nëse BE nuk jep fonde.
Aleksander Vuçiç “Më në fund ramë dakord për dy çështje të rëndësishme që është rruga europiane dhe statusi I anëtarësimit të plotë në BE. Sigurisht që nuk ndodh sa hap e mbyll sytë. Mund tju the sinqerisht që në vendin tonë ka rënë popullaritite për integrimin në BE, pikërisht nga kjo lodhja, jemi lodhur duke pritur. Serbia është e hapur për të gjitha proceset integruese, dhe për zbatimin e rregullave të Ceftës.
Serbia do të jetë e gatshme për të trajtuar cështje konkrete dhe për të ecur bashkë drejt institucioneve të Brukselit dhe përmirësimi të kushteve të jetesës së popujve tanë.
Duhet të jemi bashkë dhe të kërkojmë ato që na duhen. Nëse nuk mund të ndërmarrim mbështetje të përpiqemi të bëjmë maksimumin vetë.
Nëse nuk e marrim ndihmën e BE-së ne si Serbi do nisim punën ta bëjmë vetë. Jemi të gatshmë ta nisim. Është e rëndësishme të lidhim rajonin për të krijuar një situatë më të mirë politike tregje më të mira dhe bashkarisht mund të kalojmë në tregje të reja.
Rama: Nuk duam para, por financim të projekteve tona
Edi Rama: Dua të shtoj një ide kryesore, mjaf të hapur atë për të cilën kemi nevojë. Është me rëndësi që askush mos ta keqkuptojë se kjo ka të bëjë me financimin e vendeve që duhet të përballen me probleme dhe kjo nuk është e vërtetë. Kjo ka të bëjë me financimin, duke mos harruar që këtu jemi në Evropë. Nuk po themi që Evropa duhet të na japë para, ajo që pot hemi është që Evropa duhet të financojë këtë proces për ta bërë paqen, një paqe qe ja vlen te jetohet. Në të kundërt situata do jetë e tmerrshme jo vetëm për rajonin por edhe për Evropën. Financimi i këtij procesi dhe projekteve që do ta transformojnë atë në një proces të ndërtimit të rajonit evropianë është të financosh të ardhmen e Evropës. Sot evropa ka aq nevojë për Ballaknin sa ky i fundit ka nevojë nga Evropën dhe kjo është e qartë. Paqja duhet ti interesojë Evropës po aq sa na intereson edhe ne.Vuçiç: Kemi nevojë për BE për të bërë realitet projektet tona
Aleksandër Vuçiç: Edi tha atë që ne të gjithë mendojmë. Domethënë jemi të kënaqur që shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin. Do të shkojmë në Vjenë për dy muaj dhe shpresoj se do kemi dicka për të ofruar dhe dicka për ti treguar kancelares Merkel dhe mbi të gjitha qytetarëve dhe ti themi po kemi ndërtuar disa projekte.
Jemi vonë përsa i përket mbështetjes ekonomike që do na japë BE. Ne kemi nevojë për para për të bërë realitet projektet tona, dhe ne duam ta dime, nëse do na ndihmoni apo jo. Nëse jo ne do ti gjejmë paratë nga fondet tona, por këtë duhet ta dimë.
Edi Rama: Kemi nevojë pët ta shndëruar procesin e Berlinit në proces jetësimi. Së bashku të kontribuojmë dhe kështu te kenë rezultate. Kjo është ajo që ne dua të shohim në vjenë.
SHQIPERIA – Rama hap samitin: Jemi ketu se na lidh endrra e perbashket Europa
Në fjalën e hapjes Kryeministri Edi Rama tha se Forumi shënon një epokë të re për Ballkanin ekonomitë e të cilave janë të ndërlidhura dhe synimi është i përbashkët: Të bëhemi anëtarë të BE-së
Edi Rama: Jemi këtu jo vetëm se jemi ëngjëj dhe paraardhësit tanë kanë qenë djaj, por për faktin se të gjithë njerëzit në rajon lidhen me një ëndërr të përbashkët që është Europa dhe me një perspektivë të përbashkët që është Europa dhe duam që Evropa ta kuptojë se nëse brenda bashkimit ka një lodhje nga zgjerimi që duhet përballuar këtu në Evropën Juglindore, na duhet të përballojmë rrezikun e një lodhjeje nga durimi. Pra le të mos ta lëmë lodhjen nga durimi të kthehet në armikun e përbashkët të endrrës tonë të përbashkët dhe që na ka sjellë sot këtu bashkë.
-Joschka Fischer-moderator
-Edi Rama, Shqipëri
– Aleksandër Vuçiç, Serbi
-Isa Mustafa, Kosovë
-Nikolla Gruevski, Maqedoni
– Millo Gjukanovciç, Mali i Zi
– Denis Zvizdiç , Bosnje Hercegovinë
Mbreme ceremonia e mikpritjes, Tsipras nuk erdhi
Ky forum mbahet në kuadër të Samitit të Berlinit ku vendet e Rajonit do të bëjnë gati projektet konkrete.
Në pallatin e Brigadave u zhvillua mbrëmë ceremonia e pritjes ku kryeminsitri Rama kërkoi bashkëpunim që rajoni i Ballkanit të ecë përpara duke përmirësuar marrëdhëniet.
Në forumin ekonomik të Vjenës marrin pjesë 7 vende, Shqipëria, Serbia, Mal i Zi, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Greqia. Kjo e fundit ka refuzuar ftesën dhe kryeministri Aleksis Cipras nuk do të jetë i pranishëm.
Për vetë zhvillimet që po shoqërojnë rajonin tonë këto kohë, një tryezë e tillë merr vëmendje edhe më të lartë.
Punimet e këtij forumi do të jenë të ndarë në dy panele:
1-Paneli i Nivelit të Lartë- Nga Berlni te Vjena: Për një qartësi gjeopolitike për Ballkanin perëndomor. Këtu do të marrin pjesë:
-Joschka Fischer-moderator
-Edi Rama, Shqipëri
– Aleksandër Vuçiç, Serbi
-Isa Mustafa, Kosovë
-Nikolla Gruevski, Maqedoni
– Millo Gjukanovciç, Mali i Zi
– Denis Zvizdiç , Bosnje Hercegovinë
2-Paneli Vvise men- Për të thyer hendeqet midis BE dhe rajonit ku do të marrin pjesë:
-Ricardo Hausmann, moderator
-Arben Ahmetaj
-Massimo D’Alema
-Joschka Fischer
-Hubert Vedrine
-Gunther Rabensteiner
-Heinz Messinger

Filed Under: Rajon Tagged With: 6 kryeministrat, Forumi ekonomik, i Vjenës, kerkojne fonde

Shqiptarët e FYROM-it, viktimat e psikopatëve!

May 28, 2015 by dgreca

Opinion Nga Aurel Dasareti, USA/*
O ti psikopat Ali Ahmeti dhe ti psikopat Menduh Thaçi, tokat e shqiponjave nuk j`ua kanë pjellë nënat e juaja. Ikni derisa nuk është bë shumë vonë për ju! Bashkëpunimi i juaj me qeverinë kriminele të asaj katrahure joligjore FYROM e legjitimon edhe më tutje pushtetin e vrasësit gjakftohtë, terroristit dhe psikopatit nekrofil sllavo-ortodoks, Gruevski. Ju nuk luftoni që shqiptarët e asaj treve të kolonizuar të jenë të lumtur, por që t`i shtrëngoni ta pranojnë fatin e tyre nën okupim!
***
Ndoshta, psikopatët sadistë Ali Ahmeti, Menduh Thaci etj njëherë ishin kryengritës, por asnjëri prej tyre nuk është atdhetar. Janë këta “djemtë” e plehrave. Kriminelë të regjur. Më tepër se dy dekada nuk patën pikëpamje çiltërisht krijuese, as nuk realizuan ndonjë ndryshim në të mirë të shqiptarëve të cilët gjoja se i përfaqësojnë. Tek ata mungon elementi thelbësor i shpirtit të shëndosh patriotik: dashuria për jetën, dëshira për të ndihmuar në rritjen e saj, në pasurimin e saj, dëshira për pavarësi, liri, demokraci, barazi. Janë servilët e vrasësve psikopatë nekrofilë: Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Sasha Mihajlkov etj për qejfin, argëtimin, gazin, kënaqësinë, zbavitjen, gëzimin e të cilëve janë në gjendje të tradhtojnë, masakrojnë, shkatërrojnë gjithë Vendin dhe Kombin tim. Dhe, shqiptarët e pësojnë për qejfin e të tjerëve.

Dëshira për të coptuar trupa është një prej faktorëve kryesor për të formuluar diagnozën e karakterit nekrofil. Edhe në masakrën e Kumanovës viktimat (shqiptare) janë coptuar dhe gjymtuar. Edhe pse përgjithësisht këto raste klasifikohen si vrasje, kryhen nga vrasës nekrofilë krejt të ndryshëm nga pjesa më e madhe e vrasësve të tjerë që motivohen nga përfitimi, xhelozia, apo hakmarrja. Pikësynimi i vërtetë i nekrofilëve nuk është vdekja e viktimës – që natyrisht është një kusht i domosdoshëm – por akti i copëtimit.

Sadizmi është një prodhim i karakterit. Dhe, sadistët, përgjithësisht, duan t`i sundojnë, por jo t`i shkatërrojnë viktimat. Tek nekrofilët, më narcisët dhe armiqësorët e të gjithëve, mungon edhe ky lloj i mbrapshtë marrëdhënieje. Pikësynimi i tyre është të shndërrojnë lëndën e gjallë në lëndë të vdekur, duan të shkatërrojnë çdo person dhe gjësend, shpesh edhe vetveten, armiku i tyre është vetë jeta.
***
Të gjithë ju në thelb mund të përfundoni si viktima të një psikopati. Psikologët dhe psikiatrit mund po aq lehtë të përfundojnë si viktima. Psikopati është një mjeshtër në gjetjen e pikave të dobëta të individit dhe në një mënyrë inteligjente zotëron presionin në këto pika në manipulimin dhe shtypjen e viktimës së tyre. Për fat të keq, nuk është paqja dhe qetësia ajo që psikopati dëshiron. Psikopati lulëzon në “betejë”. Psikopati asnjëherë nuk është i kënaqur. Viktimat janë të ekspozuar vazhdimisht pritjeve të reja që duhet të plotësohen. Jo për hir të pritjeve, por për të parandaluar viktimën për të liruar veten dhe për të marrë energji për të parë se ai është duke u mbajtur poshtë. Psikopati nuk është i interesuar në zgjidhjet. Ata janë të interesuar në okupimin e ndërgjegjësimit të viktimës me një ndjenjë të vazhdueshme të pasigurisë për vetë-mjaftueshmërinë. Ndërsa njerëzit normal ndjejnë detyrime ndaj të afërmve të tyre, nuk ndjen psikopati asnjë detyrim. Përkundrazi, psikopati mendon se të tjerët kanë detyrime për veten e tyre. Kjo bëhet një komunikim i njëanshëm ku viktima duhet të japi dhe të japi, ndërsa psikopati të marrë dhe marrë, ose më mirë, të kërkojë çdo gjë. Ajo që është e veçantë në lidhje me këtë është se ai shpesh merr shumë vite para se viktima e kupton se çfarë po ndodh.
Është e habitshme për të parë se si viktimat e psikopatit ngadalë-ngadalë e ndryshojnë sjelljen. Nga të qenit plot energji, shndërrohen në indiferentë pa asnjë interesim në kërkimin e zgjidhjes, në depresion dhe ankth. E vetmja mënyrë për ta luftuar këtë të keqe është për të bërë diçka. Është naivitet të besohet se biseda dhe të kuptuarit ndihmon. Vetëm ata që e kuptojnë në detaje lojën narciste të psikopatëve i shmangen tragjedisë të mbeten viktima të dishepujve të errëta të një mendjeje njerëzore narcisti / individit psychopathic!

Naivët, ndihmësit e psikopatëve!
Kush janë ata me të vërtetë dhe kush i përfaqëson ata?
Ndihmësit naiv e mundësojnë realitetin e psikopatit! Psikopati vepron me një lojë të avancuar kundër viktimave të tyre, por edhe kundër shokëve, bashkëpunëtorëve të tij, atyre naiv.

Lojtarët naiv

Këta janë njerëz që psikopati i merr në “anën e tij” në një lojë kundër viktimës. Ata mund të jenë mjekë, psikologët, mësuesit, dhe të gjithë mund të përfundojë si lojtarët, shokët naiv të psikopatit! Dhe, sa më status të lartë që kanë naivët, aq më shumë gëzohen psikopatët! Sa më i lartë që të jetë statusi i personit naiv të cilin psikopati e mashtron, aq më tepër rritet vetëbesimi i psikopatit. Dhe ajo që është e veçantë është se këta naiv, nuk e shohin se janë duke u shfrytëzuar si bashkëpunëtorë kundër viktimës!

***
O shqiptarë të FYROM-it! Në qoftë se ju ende lejoni që të ju përfaqësojnë psikopat Alia dhe psikopat Menduhi, atëherë këta kriminel do të vazhdojnë për të shkatërruar sa më shumë të jetë e mundur. Qëllimi i këtyre dhe krimineleve tjerë të partive që udhëheqin, BDI & PDSH, është tradhtia kombëtare, korrupsioni, pasurimi joligjor me ndihmën e krimit të organizuar, kalimi i kohës në mënyrë të këndshme; dëfrim, zbavitje, argëtim në shtëpia publike – bordele. Këta psikopatë janë servil të armiqve të Kombit, nuk shqetësohen aspak për ju, nuk ikin vullnetarisht, duhet t`i largoni ju, me dru prapanicës…
Mjerisht, shteti amë nuk funksionon si duhet, përgjithësisht dominohet nga psikopatët e atjeshëm. Kosova gjithashtu. Prandaj shqiptarët e FYROM-it nuk mund të presin ndihmë (kërbaçi kundër kriminelëve) nga trungu i Atdheut. Duhet të përveshin vetë krahët, të fillojnë me shembjen e të gjitha partive politike kriminele të deritanishme, e të gjithë “politikanëve” të deritanishëm, dhe zëvendësimin e tyre me forca të reja shumë profesionale dhe shumë patriotike nga vendi dhe diaspora…
Shqipëri, yt bir është rrufeja e, kur gjëmon, dërmon armikun e në gropë e mbulon!

Filed Under: Opinion Tagged With: Aurel Dasareti, naivet, ndihmesit e psikopateve

Replikë – Aktiviteti i Vangjel Papakristos që bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë

May 28, 2015 by dgreca

Ne Foto:1.Vangjel Papakristo duke mbajtur flamurin e Aneksimit të Jugut të Shqipërisë, Selanik, Nëntor, 2014/
Nga Arben LLALLA*/
Për fillim z.Vangjel Papakristo, ju tregoj se s’jam gazetar, por historian dhe publicistë i pavarur dhe nuk do merrem me lojë fjalësh me ju, por duhet të sqaroni opinionin e gjerë shqiptar që jeton në paqe me minoritetin greke kuptimin e këtij palo flamurit ku ju fotografoheni me krenari. Ky flamur nuk i përket asnjë shteti, asnjë ekipi futbolli, asnjë bashkie. Pra, ky flamur është flamuri i adartëve grek që kryen masakra në vitin 1914 në jugun e Shqipërisë dhe e detyruar princin Vidi, i cili nuk ishte shqiptar dhe nuk i dhimbsej asnjë pëllëmbë toke arbërore për t’ia dhuronte Greqisë me nënshkrimin më 17, Maj, 1914, Protokollin e Korfuzit. Kjo marrëveshje pas disa muajve u rrëzua nga Gjykatat Ndërkombëtare si e padrejtë, prandaj jugu i Shqipërisë iu bashkëngjit trungut të tij përsëri.
Ju mund të bëni sqarime sa të doni me fjalë boshe, blla, blla, por aktiviteti juaj disa vjeçar flet se rrezikoni kulturën, gjuhën e kombit tim, me propagandën tuaj, ju promovoni asimilimin e shqiptarëve në jug, me propagandën tuaj ju rrezikoni territorin e Republikës së Shqipërisë. Pra, ju po mbillni farën sot që të tjerët ta korrin nesër. Unë këtë nuk ua lejoj, nuk do t’ju lejoj të krijoni komoditet me të tillë propagandë.
Mos luani teatër me lexuesit sepse me mua s’mund të luani, ju e dinë shumë mirë se çfarë di unë për ju. Vangjel Papakristo, ju keni njohje të vjetra me organizatën antishqiptare SFEVA, keni lidhje me ekstremistin që organizon që në vitet 1980 paradën për aneksimin e jugut të Shqipërisë, Babis Karathanos, mbani kontakte të vazhdueshme me paraushtarakët e kompanisë Logos 2012. Ju bëni homazhe në përmendoret e adartëve grek të 1914, adartëve që vetë Greqia i ka dënuar si plaçkitësh dhe nuk i ka futur tek grupi i heronjve kombëtar. Vangjel Papakristo, në 30 Nëntor, 2014, morët pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së antishqiptarit të tërbuar, Mitropoliti i Konicës, Sebastianos. Këto s’mund t’i mohoni sepse jeni para akteve të kryera. Do më thoni se fotografitë janë montazh? Keni të drejtën e plotë në bazë të ligjeve të Republikës së Shqipërisë të më dërgon në gjyq për shpifje, unë po ju gjykoj nëpërmjet publikimeve të aktiviteteve tuaja antishqiptare.
Ju, Vangjel Papakristo mund të festoni festat tuaja kombëtare dhe fetare si: 25 Marsin, 28 Tetorin, Pashkët, Krishtlindjet, Shën Gjergjin, Shën Marinë, etj. Bile këto festa bashkë me grekët i festojnë edhe shqiptarët duke treguar respekt për heronjtë e 1821, sepse 90% e tyre ishin shqiptar. Shqiptarët bëjnë homazhe çdo vit bashkë me grekët për të rënët e luftës italo-greke, duke treguar respekt dhe fqinjësi miqësore. Po ju z.Papakristo përse doni ta shembni këtë miqësi? Përse bëheni nxitësi për aneksimin e jugut të Shqipërisë? Ju nuk mund të më akuzoni asnjëherë si antigrek dhe që nxis urrejtje midis grekëve dhe shqiptarëve sepse në shkrimet e mia nuk ka sulme për aneksimin e ndonjë pjesë të Greqisë, apo nxitje të urrejtjes etnike dhe fetare. Unë kam denoncuar të gjitha fytyrat e poshtëra që çirren për aneksimin e tokave të mia kombëtare. Ju bëni pjesë z.Papakristo tek grupi i fytyrave të poshtëra që hani bukën dhe të përmbysnin kupën. Ju jeni mosmirënjohës ndaj përkujdesjes shtetërore që ka bërë Shqipëria dhe shqiptarët ndër vite ndaj jush, familjes dhe rrethit tuaj kombëtar që i përkisni. Turp t’ju vij sepse jeni edhe në moshë të madhe pjekurie!
Opinioni i gjerë pret tani sqarimin e këtij palo flamurit që ju fotografoheni shpeshherë, presim sqarimet e lidhjeve tuaja me individë dhe organizata që rrezikojnë integritetin territorial dhe kulturor të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Një njeri që promovon paqen midis dy popujve atij grek dhe shqiptar nuk merr pjesë në çdo aktivitet që bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.
Sipas aktiviteteve të 10 viteve të fundit, arrestimi juaj në vitit 1994, me akuzën për destabilizim e jugut të Shqipërisë paska qenë i drejtë sepse ende vazhdoni të luani të njëjtën muzikë.
Tani z.Vangjel Papakristo nëse jeni aq i prekur, merreni vrapin për në Gjykatën e Republikës së Shqipërisë, bëjeni denoncimin tuaj, mos ju dhimbsem fare. Unë s’do të kisha mëshirë për askënd që shkel mbi dinjitetin tim kombëtar. Unë mund të fal çdo njeri për çdo gjë të keqe që më ka bërë personalisht, por nuk mund të fal askënd për një gjë: Kur ngre dorë mbi kombin tim sepse unë i përkas atij. Nuk do të duroja për asnjë minutë pa u hakmarrë kundër atyre që i kanë bërë dhe i bëjnë dëm kulturë, gjuhës, tokës shqiptare edhe i madhi ZOT, nëse do i bënte dëm shqiptarisë, unë do ti thoja: Ti nuk je më ZOTI, por Djalli, sepse ky komb që po i bënë dëm nuk ka dëmtuar dhe nuk ka pushtuar asnjë copë tok të një populli tjetër.

*Historian dhe publicistë i pavarur

Filed Under: Featured Tagged With: ne Sherbim, te Vorio Epirit, Vangjel Papakristo

SOT,Akademi Perkujtimore ne 20 Vjetorin e vdekjes se prof. Rexhe Gjonbalaj

May 28, 2015 by dgreca

Ne kujdesin e kryetarit te Komunes se Pejes ne nderim te vepres se prof. Rexhe Gjonbalaj, me Maj,28. 2015 do mbahet akademi perkujtimore ne teatrin e Qytetit:” Jusuf Gervalla”/
Nga Uke Gjonbalaj-New York/
Ne pamundesine per te Marre pjese ne akademin perkujtimore ne qytetin e Pejes,por ne krenarine, dashurin dhe respektin e shume ish nxenesve te Gjimnazit te Pejes qe veprojne dhe jetojne ne SHBA, dhe shume Vuthjanve, qe permes ketyre radheve te shkruara ne Gazeten DIELLI, deshiroj qe te gjithve t’ju perkujtoj edhe njehere kete kolos te arsimit te Gjimnazit te Pejes.
Rexha u lind ne Vuthaj ne vitin 1935, duke mbete ne rinine e hershme pa babane, per tu rritur me vuajtje dhe sakrifica nga Nena fisnike nga Familja Haklaj e Malesise se Gjakoves.
Plava dhe Gucia ne ato vite te Luftes II Botrore po kalonte ne nje perjudhe te pergjakshme te histories se saj te dhimbur e posacerisht pas 3 vitesh(1943) e bashkuar me shtetin ame.
Ne nje gjakderdhje vllazerore ne mes Brigadave shqiptare dhe luftetareve te lirise te Ballit Kombetar qe per here te fundit tentuan qe krahinen ta mbajne me shtetin ame.
Kjo periudhe do te linte mbresa te thella ne karakterin dhe atdhedashurine e tij.
Pas perfundimit te Normales se Pejes nga mesi iviteve te 50-ta do punesohet si pedagog i Gjimnazit te Pejes.
Portretin e tij fizik dhe moral do ta percaktoja keshtu:Rexha ishte djaloshi vuthjan,me karakteristika tipike e djalit Vuthjan, shtathedhur dhe zeshkan, ishte shume i guximshem dhe me karakter te forte, shume ish nxenes te tij do thone madje edhe paksa i ashper, por gjithsesi per ata qe nuk kishin sjellje etike dhe morale me standardet e shkolles, kishte perkujdesje aterore per nxensit.Ishte shume i preokupuar me gjendjen e shqiptarve te Kosoves dhe haptazi shprehej ne kolektiv ndaj padrejtesive qe politika i bente arsimit.
Ne vitin 1968 me te ndegjuar te lajmit te lejimit te Flamurit Kombetar se bashku me atdhetarin Binak Ulaj
dhe shoke te tjere do te siguronte Flamurin kuq e zi dhe do ta dergonte ne vendlindje, ne Vuthaj.Te nesermen , vllaznia Ulaj merrte nuse ne nje fshat ne afersi te Pejes, dhe ashtu pas shume peripecish me Bajraktarin e Vuthajve, dhe me ndihmen e kryetarit te athershem (te pare dhe te fundit shqiptar) te Komunes se Plaves, te ndjerit: Hasan M Vucetaj, cili do ti percillte dasmoret me flamurin kuq e zi, me policine e Plaves nepermes Vasojeviqit te Malit te Zi, te cilet hyjne ne mengjez ne qytetin e Pejes, dhe qytetaret e befasuar, kur pane Flamurin, u hodh i madhe e i vogel ne valle me dasmoret dhe dasmoreshat Vuthjane duke krijuar keshtu ne Qender te Pejes nje fest te vertete me flamujemkombetare, qe u mbajt mend per nje kohe te gjate.
Ne vitet e diferencimit politik ne Kosove ku dhuna serbe gelltiste edhe arsimin, ne Shkurt te 1989, ne viziten qe i beri ish politikani “kukull” i Beogradit Ali Shukrija, gjimnazit te Pejes si cerdhe kinse Nacionaliste, kush tjeter do ta ngrinte zerin i pari,pervecse Rexhes? Ai donte edhe ti mbroje shume pedagog te rinje qe ishin edh ish nxenes te tij.
Rexha ka folur ashper per shtypjen dhe torturat qe shteti serb po ushtronte ndaj shqiptarve duke perfshire ketu edhe nxenesit dhe femijet. Ai ka thene ate qe ndjente pa frige dhe ngurrim.
Thuhet se me te perfunduar te mbledhjes,” Ali Shukrija pyet drejtorin:Cfare lende ligjeron ky Rexha? Drejtori i pergjigjet:Matematike.
Aliu pergjigjet vaj hallit po cka do thonin ata te Historise nese ky flet keshtu”? Dhe nga kjo mbledhje Ali Shukrija se bashku me delegatet e komitetit te Pejes kerkone shkarkimin e Rexhes nga Gjimnazi i Pejes.
Do me mbetet ne kujtese ajo Vere e vitit 1989 kur u takuam ne vendlindje dhe shpesh shetisnim bregut te lumit duke biseduar per gjendjen e rende qe kaplonte Kosoven dita dites.Dukej shume pessimist per situaten dhe perseriste shpesh shprehjen :”vetem gryke holla/pushka do ta zgjidhe kete ceshtje.”
I lodhur nga ajo gjendje dhe i merzitur nga ndarja me nxensit dhe kolektivin me te cilin punoi afro 40
vite, zemra e tije do pushonte se rrahuri me 15 Maj 1995.
Rexha u vorros ne vendlindjen e tije Vuthaj ne pranine e shume qytetarve te Plave-Gucise dhe qindar
nxensve, kolegve e Qytetarve te Pejes qe kishin ardhur per t’i dhene lmtumiren e fundit profesorit te tyre te dashur.
Ne te afermve nuk na la ndonje trashigimi pasurore, por na la qindar e qindra ish nxenes te tij, qe edhe ketu ne Ameriken e larget, flasin me respekt si per askend tjeter, flasin me dashuri per profesorin e dashur dhe te pa harruar, Rexhe Gjonbalaj.
Se fundi me mbetet te them se Vuthajt ne cdo kohe kane pasur djem qe i kane dhane kombit
lavdi dhe nder dhe pa medyshje qe edhe Rexhe Gjonbalaj hyne ne radhen e tyre.
Dhimbje dhe Krenari per ty Profesor Rexha!

Uke Gjonbalaj
Staten Island , NY
May 27.2015

Filed Under: ESSE Tagged With: duke kujtuar, profesor Rexhen, Uke Gjonbalaj

Në Korçë starton festivali i monodramës “Albamono” 2015

May 28, 2015 by dgreca

“Unë jam Edit Piaf”, aktorja Irina Xhapakova tregon të fshehtat e jetës/
Nga Vepror Hasani/
KORÇË- Mjaftoi vetëm një grimë kohe, ai çasti i vetëm kur ajo hyri në skenë për të kuptuar se çfarë kishte për të ndodhur gjatë interpretimit të saj. Ishte shfaqur si një magji. Vetiu të gjithë hodhën vështrimin drejt saj. Në skenë kishte dalë aktorja ruse, Irina Xhapakova nga Vollogda, 600 kilometra në veri të Moskës. Do të luante monodramën “Unë jam Edit Piaf’, shkruar nga Nina Mazur, me regji të Jakov Rubin-it. Në skenën e teatrit “Andon Zako Cajupi” të Korçës do të shfaqej jeta e këngëtares së famshme franceze Edit Piaf. Aktorja do të luante në gjuhën ruse e do të interpretente në gjuhën frënge këngët e kënduara dikur nga Edit Piaf. Sigurisht, që kishte njerëz që dinin rusisht, ashtu siç kishte shumë të tjerë që dinin frëngjisht, por kishte mjaft të tjerë që nuk dinin asnjërën prej këtyre dy gjuhëve. Njëri prej tyre isha unë. Nuk isha i sigurtë nëse do të arrija të kuptoja ato që do të thoshte Xhapakova përmes fjalëve të huaja e të panjohura për mua. Çasti i parë i daljes së saj në skenë ishte drithërues. Ndriçimi i skenës nisi të zbehej dhe pak nga pak u krijua një gjysmë-errësirë misterioze, por skena mbeti e ngrohtë dhe e dashur. Në atë mjedis, sa real dhe të magjishëm do të shfaqej loja e Xhapakovës. Pati duartrokitje. Spektatori dhe ajo ishin kuptuar kur ende nuk ishte thënë asnjë fjalë… Dukej se çdo gjë do të shkonte mirë.
Loja e “harabeles”
Ndoshta gjithçka do të ishte e lehtë për të dy palët; edhe për aktoren Irina Xhapakova edhe për artdashësit e qytetit të Korçës. Aktorja kishte hyrë në skenë si një fluturim harabeleje, si një cicërimë e gëzuar e saj, ndoshta edhe si trishtimi i një shpendi të lënduar. Të gjitha bashkë ishin te ajo aktore atë çast. Kështu e kishin quajtur edhe këngëtaren e famshme franceze Edit Piaf – “Harabelja e Parisit”. Edhe pse Piaf kishte lindur larg
Shqipërisë, gjithkush dinte diçka për këngëtaren e madhe. Pra, edhe aq larg nuk paskësh qenë vendlindja e saj. Jeta e Piafit kishte qenë gjithnjë e trazuar. I kishte ndodhur të gjendej shumë pranë me vdekjen, (madje të tentonte edhe vetëvrasjen), por gjithnjë e dashuruar me jetën dhe sfidën. Ishte ndeshur shpesh me dëshpërimin, por edhe brenda tij kishte ditur të gjente pakës dritë. Kishte qenë herë gëzim dhe herë një pikë loti, por kurrë nuk kishte dashur të mposhtej e t’i fshihej jetës. Kishte preferuar të qëndronte gjithnjë përballë saj. Të gjitha këto erdhën përmes lojës së aktores Irina Xhapakova. Ishte një interpretim që të merrte me vete. Të çonte,- madje duke vrapuar- në çaste të gëzuara, nuk qëndronte shumë aty, sepse shumë shpejt të nxirrte prej andej, për të të njohur me një atmosferë tjetër, ndoshta të panjohur më pare për ty, pastaj të sillte pranë një ndjesi tjetër, të ngjashme herë me dështimin dhe herë me triumfin, ashtu siç është edhe vetë jeta e njeriut. Nuk ishte e nevojshme të njihje gjuhën ruse, as të flisje gjuhën frënge, mjaftonte të ndiqje lojën e saj dhe gjithçka, fjalë pas fjale, lëvizje pas lëvzjeje, gjest pas gjesti gjithçka niste e bëhej e kuptueshme për të gjithë. Kjo u kuptua nga duartrokitjet, ato dëgjoheshin në sallë herë pas here.

Ankth
Po , kishte ankth në sallë. Gjithkush i druhej përfundimit të monodramës, sepse të gjithë dëshironin të zgjaste edhe pak më shumë. Te loja e Xhapakovës, po shihnin Edit Piaf-in e vërtetë. Emri i këngëtares kishte qenë Edit Giovana Gassion (19 dhjetor 1915 – 11 tetor 1963), kishte jetuar vetëm 48 vjet, por gjithnjë si një harabele në fluturim. Që kur ishte e vogël kishte nisur të këndonte rrugëve të Parisit bashkë me babain e saj dhe e gjitha kjo vetëm për të fituar disa të holla. Edhe këtë atmosferë, aktorja ruse e solli me shumë vërtetësi. Sigurisht ju nuk ishit aty, por është e vërtetë që ju humbët një mrekulli. Ju nuk patët as rastin të dëgjonit këngët e famshme të Edit Piafit. Ato u kënduan lajf nga aktorja Irina Xhapakova. Ju nuk i shijuat as tonet e ngrohta të saj, as ëmbësinë, por as tonet e ashpra, ashtu siç dinte të këndonte vetëm Edit Piaf. Edhe Korça nuk do ta kishte patur këtë fat, nëse drejtori i festivalit të monodramës, Dhimitër Orgocka, nuk do të kishte patur një bashkëpunim me teatrin e qytetit Vollogda, aty Orgocka do të njihte edhe aktoren e mrekullueshme Irina Xhakopova, ku do ta ftonte që edhe ajo të merrte pjesë në festivalin e monodramës në Korçë. Ndaj ajo erdhi në Korçë këtë verë. Ardhja e saj në këtë qytet ishte fatmirësi. Pas çdo interpretimi të këngëve dëgjoheshin duartrokitje. Ato ishin të sinqerta, mirënjohje për aktoren që gjithë të pranishmëve po u dhuronte kënaqësi. Ndoshta dëshironte të na thoshte të gjithëve: Jeta është një fluturim, edhe nëse ulesh për të pushuar një çast, sërish do të duhet të hapësh krahët për të shkuar më larg ashtu siç ndodh me një meteor deri në çastin që shuhet. Deri në çastin e fundit të duhet të shkëlqesh. Interpretimi i monodramës kishte përfunduar. Xhapakova tregoi shumë nga të fshehtat e jetës… Përsëri u dëgjuan duartrokitje… përsëri falenderime… ndërsa unë kisha harruar që nuk dija rusisht.

Filed Under: Kulture Tagged With: Albaomo 2015, Festivali i Monodrames, Vepror Hasani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT