• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2015

Deklaratë e Ambasadës së SHBA Për Zgjedhjet Vendore

June 22, 2015 by dgreca

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë qytetarët e Shqipërisë për ushtrimin paqësisht të të drejtës së tyre demokratike për të votuar në zgjedhjet vendore më 21 qershor 2015. Numërimi i votave vazhdon dhe u bëjmë thirrje institucioneve demokratike të sigurojnë certifikimin e shpejtë dhe tërësor të rezultateve.

Votimi ditën e zgjedhjeve nuk pati incidente madhore apo akte dhune. Ne i bëjmë jehonë gjetjeve paraprake të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore dhe ndajmë shqetësimet e tyre për blerjen e votave, pretendimet për presione mbi votuesit, institucionet e politizuara zgjedhore dhe parregullsi të tjera. Nxisim qeverinë dhe partitë politike të punojnë për t’i trajtuar këto gjetje dhe rekomandimet e tjera të ODIHR.  (Deklaratë e Ambasadës së SHBA Për Zgjedhjet Vendore (22 qershor 2015)/)

Filed Under: Opinion Tagged With: Deklarata e ambasades amerikane, zgjedhjet

Zgjedhjet-E majta merr 38 bashki! PD ngjitet në 14 bashki

June 22, 2015 by dgreca

Ne Shqiperi vazhdon numerimi i votave te zgjedhjeve.Deri më tani janë zgjedhur 52 kryebashkiakët e rinj (nga 61) ku ASHE në 37 prej tyre rezulton dhe fituese.Bashkia e Himarës, Bulqizës, Sarandës, Vlorës, Rrogozhinës, Mirditës, Belshit, Maliqit, Hasit, Skraparit, Pustecit, Tepelenës, Delvinës, Memaliaj, Kolonjës, Peqinit, Fushë Arrëzit, Libohovës, Cërrikut, Konispolit, Gramshit, Lushnjës, Këlcyrës, Shijakut, Kurbinit, Librazhdit, Roskovecit, Elbasanit, Divjakës, Poliçanit, Pukës, Fierit, Gjirokastrës, Patosit, Kuçovës, Prrenjasit dhe Urës Vajgurore do të drejtohen nga kryetarë të koalicionit të majtë.

Ndërsa Tropoja, Lezha, Përmeti, Klosi, Vora, Pogradeci, Mallakastra, Kukësi, Dropulli, Devolli, Vau i Dejës, Mati dhe Selenica do të drejtohen nga përfaqësuesit e djathtë.

Në Finiq ka fituar kandidati i partisë MEGA.

Adelina Farriçi, e preferuara e Edi Ramës në Mat, duket se ka humbur pasi drejtoi për një mandat Burrelin.

Farriçi mori 7679 vota, kurse rivali i saj, Nezir Rizvani mori 8150 vota.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm u mbyll procesi i votimit në Bashkinë e Hasit, ku Adem Lala i koalicionit të majtë arriti të fitojë me 4884 vota ose 52.98%, ndërsa kandidati i APPD, Elez Maçi arriti të merrte 4245 vota ose 46.05%. Në garë për këtë bashki ishte edhe kandidati i PSD, Gëzim Ukperaj, i cili mori vetëm 0.97% të votave.

Procesi i numërimi është mbyllur edhe në Skrapar, ku fitues ka rezultuar Nesim Spahiu, i cili mori 84.43%, ndërsa rivali i tij Hajredin Bakjasi 15.57% të votave.

Ndërkohë edhe në Delvinë përfundoi procesi i numërimit dhe Rigels Balili, kandidat i ASHE, tashmë është kryetari i ri i kësaj bashkie, pasi ka marrë 72.8% të votave, ndërsa kandidati i APPD, Dhurim Alinani ka marrë 27.2% të votave. Përfundon numërimi edhe në Roskovec: Majlinda Bufi e ASHE-së fitoi 52.39% të votave, Gëzim Çaushi i APPD-së, 47.61% të votave.Në Konispol, Shuaip Beqiri i ASHE-së ka marrë 43.93% të votave, ndërsa Ismail Murtaj i APPD-së, 35.83%.

Në Poliçan, Adriatik Zotkaj i ASHE-së ka fituar 4888 vota (72.45%), ndërsa Florian Qamaj i APPD-së ka marrë 1859 vota (27.55%).

Edhe Bashkia e Peqinit është fituar nga një kandidati i majtë, Saimir Hasalla, i cili arriti të merrte 9020 vota, ndërsa Albert Kreçi kandidati i APPD mori 4284 vota. Në Belsh, Arif Tafani i ASHE-së ka marrë 45.51% të votave, ndërsa Asqeri Kuqja i APPD-së, 38.45%.

Në Kolonjë, Arben Malo i ASHE-së ka marrë 4997 vota, ndërsa Viktor Duro, kandidat i APPD-së, 4076 vota. Luiza Mandi e ASHE-së ka arritur të marrë 53.65% të votave në Libohovë, duke mundur Altin Çomon e APPD-së me 46.35%.

Në Mirditë, Ndrec Dedaj i ASHE-së ka fituar me 55.37% të votave, ndaj 44.63% të votave të Gjergj Prengës së APPD-së.

Po ashtu edhe bashkia e Fushë Arrëzit dhe e Pukës është fituar nga kandidatët e ASHE, por me një diferencë të vogël. Në Pukë, Gjon Gjonaj arriti të fitonte me një diferencë vetëm me 97 vota, ndërsa në Fushë Arrëz diferenca ishte vetëm me 66.

Ndërsa në Përmet ka fituar kandidati i APPD-së, Niko Shupuli, me 58.58 për qind të votave kundrejt 38.53 për qind të kandidatit të majtë, Gilberto Jaçe. Edhe në Tropojë ka fituar kandidati i djathtë, Besnik Dushaj, i cili mori 51.94% të votave.

Bashkia e re Tropojë do të qeveriset përgjatë katër viteve të ardhëshme nga kandidati i të djathtës Besnik Dushaj, por fitorja e tij rezultoi me një diferencë shumë më të vogël se sa fitorja e të djathtës në zgjedhjet e vitit 2013 në këtë bastion demokrat.

Pas numërimit të të gjitha votave të zgjedhjeve të së dielës, Besnik Dushaj rezultoi me 5,810 vota, ose fitues me afro 52 për qind. Por Dushaj rezulton se ka marrë 2 mijë vota më pak se sa patën marrë PD dhe PR në zgjedhjet e vitit 2013.

Kundërshtari i tij, Rexhë Byberi, i cili kandidonte në emër të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, arriti të marrë afro 5 mijë vota, mbi 2 mijë vota më shumë nga sa patën marrë më 2013 Partia Socialiste dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim në vitin 2013.

Në Korçë numërimi u mbyll rreth orës 14:30 ku fitoi Sotiraq Filo i ASHE me 59,13 përqind të votave kundrejt 40,87 të Gjergji Meros së APPD.

Në Gramsh ka fituar Luljeta Dollani e ASHE me 59,4 përqind të votave.

Edhe Gëzim Topçiu i ASHE në Maliq ka fituar duke marrë rreth 53 përqind të votave.

Në Pogradec Eduard Kapri i APPD ka mposhtur Diana Milen e LSI.

Në Sarandë ka fituar Floriana Koka e ASHE me një diferencë prej 1299 votash përballë Kreshnik Bozhos së APPD.

Beqir Nuredini i ASHE ka fituar në Rrogozhinë me 55 përqind të votave përballë Eqerem Deliut të APPD.

Në mbëmje e majta ka konfirmuar fitoren edhe në bashkinë e madhe të Fierit, ku ish deputeti Armando Subashi ka triumfuar me një epërsi votash prej 13600 votash ndaj kandidati të djathtë Enkelejd Aliebeaj.

Ka qenë KZAZ 57 që ka vulosur fitoren e Subashit.

Pas përfundimit të numërimit, Subashi në një deklaratë për mediat tha se i detyrohet shumë qytetarëve të Fierit dhe se tashmë e pret një punë e madhe për të mbajtur premtimet.

Po ashtu e majta ka vulosur fitoren edhe në Patos, ku kandidatja Rajmonda Balili ka fituar me një diferencë votash prej 3000, kundrejt rivalit të APPD Luan Mustafaj.

Filed Under: Kronike Tagged With: 37 bashki, e Djathta 13, E majta fiton

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri

June 22, 2015 by dgreca

Drejtuesja e Misionit, amb. Odri Glover, deklaroi se fushata ishte e qetë dhe tonet e saj ishin më të qeta se më parë, por mungoi vullneti politik për të zbatuar ligjin dhe politizimi i institucioneve minoi procesin zgjedhor.

“Zgjedhjet janë për votuesit dhe duhet të jenë të mirorganizuara, kandidatët duhet të kenë qasje në media, por ne nuk mendojmë që gjithë këto kërkesa u përmbushën – tha zonja Glover. – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi debate me karakter të politizuar dhe mori vendime jokonsistente”.

Sipas saj, K.Q.Z. mund të kishte nxjerrë udhëzime më të mira dhe të kishte mbikëqyrur më mirë procesin, që të ruhej besimi i publikut tek zgjedhjet.

Po ashtu, komisionet zonale nuk kanë mundur të punojnë në mënyrë efikase, sepse u munguan materialet, afatet kohore u shkelën dhe nuk u arritën objektivat.

“Edhe për mediat kemi shqetësime; ato mbajtën anën e interesave politike të pronarëve, dhe KQZ nuk e zbatoi ligjin për mediat dhe kohën e barabartë të konkurrentëve” – theksoi zonja Glover.

Sipas raportit paraprak, pranë qendrave të votimit u vunë re votime në grup dhe parregullsi proceduriale.

Po ashtu, grupe veprimtarësh partiakë rrinin jashtë qendrave dhe mund të frikësonin zgjedhësit, ndaj besimi i publikut u minua.

Ambasada e SHBA në Tiranë vlerësoi raportin e OSBE/ODIHR-it, në një deklaratë të sajën, ku theksoi se ditën e zgjedhjeve nuk pati incidente madhore apo akte dhune.

Ambasada deklaroi se ndante shqetësimin e OSBE/ODIHR-it për blerjen e votave, ankesat për presione mbi votuesit, institucionet e politizuara zgjedhore dhe parregullsi të tjera.(Zeri i Amerikes0

Filed Under: Kronike Tagged With: Osbe/Odhir, raport, zgjedhjet

Asociacion Komunash, jo “Zajdnicë “a la Bosnje”!

June 22, 2015 by dgreca

Shoqata e Ish të Burgosurve Politikë    dhe    Lidhja e Juristëve e Kosovës/

Pjesëmarësit në Tryezën: “Ora e Debatit Alternativ”, organizuar nga SHBPK dhe LJK, që kishte për  shqyrtim temën : “Zajednica Srpskih  Opstina”- asociacion, bashkësi, apo “Republika Srpska” në Kosovë, pas ekspozesë  së dr. Mazllum Baraliut, kryetar i LJK dhe debatit të gjerë të zhvilluar, nxorrën, këto përfundime dhe rekomandime:

  • Koncepti i “ZSO”, në trajtën  që po imponohet, është pjesë e luftës speciale kundër  Republikës së Kosovës dhe realitetit të ri në këtë pjesë të Evropës, dhe ,si e tillë, përbën sfidë serioze për përspektivën e procesit të normalizmit, demokratizimit, integrimit dhe evropianizimit të Republikës së Kosovës. Në emër të integrimit dhe  decentralizimit, imponohet  prirja e legalizimit  të  dezintegrimit të plotë të komunave me përbërje etnike serbe dhe centralizimit të tyre në lidhje me Beogradin.
  • Dykuptimësia  e qëllimtë  termonologjike, në gjuhë të ndryshme është në funksion të kamuflimit të synimit të vërtetë të kësaj ndërmarrjeje, që nën petkun e  një asociacioni tjetër të komunave, të futet kontrabandë lidhja, në linje ekskluziviste monoetnike, e komunave me shumicë (të pretenduar dhe të arnuar) serbe, në formën   “Zajednica “(Bashkësia) e komunave serbe, model ky, me të cilin ka nisur edhe “Republika srpska”, në Bosnje.
  • Kështu siç është disenjuar e gatuar, specialiteti i quajtur shqip :Asociacion dhe serbisht: “Zajednica“, vjen ndesh me Kushtetutën e Kosovës, me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore, me Ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe madje edhe me “Propozimin Gjjihëpërfshirës  për statusin e Kosovës, të  Presidentit Ahtisari.                                                                                       
  • ( Kushtetuta e Kosovës, Neni 124.2. [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] Themelimi i komunave, kufijtë, kompetencat dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të tyre, rregullohen me ligj…4. Komunat kanë të drejtë për bashkëpunimin ndërkomunal dhe për bashkëpunimin ndërkufitar, në pajtim me ligjin.  6. Komunat obligohen të respektojnë Kushtetutën, ligjet, dhe të zbatojnë vendimet gjyqësore.Veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale bazohet në këtë Kushtetutë dhe në ligjet e Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale.                                                                                                                        Karta evropiane e veteqeverisjes lokale: 10.1 : E Drejta e autoriteteve lokale per asocim ( anglisht :asociation, serbisht: udruženje)10.3. E drejta e autoritetit lokal per te qene pjese e nje asociacioni ( anglisht :asociation, serbisht: udruženja)…duhet te njihet nga çdo shtet.              
  • Propozimi gjithpeprfshire i Presidentit Ahtisari: 9.1, Bazuar në parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat do të kenë të drejtë të formojnë dhe marrin pjesë në asociacionet ( anglisht :asociation, serbisht: udruženja) e komunave të Kosovës për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta në pajtueshmëri me ligjin….?                                                               
  • Ligji për Vetëqeverisjen Lokale në Kosovë, Neni 31.:Të drejtat e komunave për të formuar asociacione ( anglisht :asociation, serbisht: udruženja) 31.1. Për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta, komunat formojnë dhemarrin pjesë në asociacionet ( anglisht :asociation, serbisht: udruženja) që funksionojnë, në pajtim me ligjin.                                                    
  • Kosova ka ndërtuar zgjidhje dhe praktika tejet të avansuara madje edhe favorizuese dhe përtej standardeve evropiane për komunitetet minoritare. Në këtë frymë janë themeluar edhe pa pasur kushtet elementare, komuna të reja me përbërje serbe dhe është themeluar edhe Asociacioni ( anglisht :asociation, serbisht: udruženja) i Komunave, mbi baza inkluzive dhe ghjithëpërfshirëse i cili është ngritur dhe funksionon në pajtim me Kushtetutën, Ligjin dhe Kartën Evropiane. “Zajednica”,  që mëtohet të imponohet, vjen ndesh edhe me natyrën dhe karakterin e Asociacionit ekzistues të Komunave në Kosovë , madje, edhe me të ashtuquajturen “Marreveshje e normalizimit..”
  • Ligji i Serbisë, për qeverisjen lokale, ashtu si edhe ligjet e ngjashme të vendeve tjera në fqinjësi e më gjerë, poashtu aplikon formulën ” bashkëpunim dhe “udruzhenje” ( shqip: shoqatë,) si kornizë ligjore për bashkëpunimin ndërkomunal edhe atë pa lejuar specifikimin si  bashkëpunim dhe asocim mbi baza ekskluziviste etnike, siç  tentohet të imponohet në Kosovë.
  • Pjesëmarresit e tryezës ftojnë përfaqësuesit  e zgjedhur të pupullit të Kosovës, përfaqësuesit institucionalë të Republikës së Kosovës dhe veçanërisht përfaqësusit e Kosovës në procesin “dialogues”, që po vazhdon të zhvillohet në Bruksel, si dhe  të gjthë  individët dhe mekanizmat e brendshëm e të jashtëm, me ndikim në procesin e vështirë të normalizimit të plotë të gjendjes në Kosovë, që duke pasur parsysh, këto dhe rasye të tjera si këto, të kundërshtojnë  synimin  për t’i impunuar Kosovës, një model me format, kompetenca dhe karakter pa presedan,  me formula antikushtetuese, me funksion blokues e defunksionalizues dhe me dimension e karakter eskluzivist monoetnik dhe dezintegrues.
  •       Duke u bazuar edhe në parimet e integritetit, barazisë dhe reciprocitetit, Kosova dhe perfaqësuesit e sajë  ligjvënës dhe ata negociues  duhet të  insistojnë  palëkundshëm në domosdonë e  zgjidhjeve  me kute e formula të njëjta për problemin e komunitetit serb në Kosovë me  formulat e zgjidhjes për probleme të njëjta dhe të barazvlershme  që lidhen me komunitetin  shqiptar, në Luginën e Preshevës. Me qasje fleksibile por edhe parimore, dhe me zgjidhje të barabarta, të drejta e të qëndrueshme, do të mundësohet realizimi i së drejtave të mirënjohura minoritare dhe ato të vetëqeverisjes lokale, në pajtim me frymën dhe shkronjën e Kartës evropiane, Kushtetutes dhe Ligjit si dhe  sipas praktikave pozitive të vendeve tjera me demokraci të zhvilluar e me standarde të përparuara.

 

Prishtinë, 18 qershor 2015.                                     Sekretariati i Tryezës

Meriman Braha dhe Heset Mazreku

Filed Under: Opinion Tagged With: Kosove, Lidhja e Juristeve, Shoqata e ish te perndjekurve

Çfarë është qëllimi i gjithë kësaj që e them unë?

June 22, 2015 by dgreca

Nga Aurel Dasareti*/

Porosi shqiptarit kozmopolit: – Merr pjesë në gjithë dhimbjen e botës, vetëm mos i përqendro forcat tua aty ku je i pafuqishëm dhe aty ku nuk është në interes të Kombit dhe Vendit tënd, por tek ata që ti mund të ndihmosh e duash dhe atje ku ti, Kombi dhe Vendi yt fiton kënaqësi.

***

Problemet e refugjatëve afrikan-aziatik le t`i ndreqin ato shtete Evropiane që me shekuj Afrikën dhe Azinë e kanë pas koloni; janë ata që  i kanë shkaktuar ato probleme atje dhe është obligimi tyre t`i zgjidhin, e jo Shqipëria me Kosovën dhe trojet tjera shqiptare që edhe vet ia ka pa sherrin Evropës plakë në Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Shqipëria xhuxhe bile as që është  vend i BE, askush nuk mund ta detyron të pranon azilkërkues. Ne qysh tash kemi shumë fundamentalistë shqipfolës, duke filluar prej hoxhallarëve, veçanërisht me qindra IS terroristë që luftojnë dhe vdesin për ”Tokën e Shamit” në Irak, Siri etj. Nuk na duhen të importojmë katilë të tjerë.

***

Dëgjova se policia e FYROM-it ka arrestuar një numër të konsideruar terroristësh internacional që merren me trafikimin e “emigrantëve”, dhe shefin e tyre “Bangladeshi” të cilin shqiptarët me shekuj e kanë mbajtur ilegalisht në shtëpitë e tyre.

***

Mua dhe miqve të mi na shqetëson, poshtëron dhe provokon shumë fakti se një numër i konsideruar i shqiptarëve janë të gatshëm të japin jo vetëm shtëpinë dhe lekët por edhe jetën për të “shpëtuar” jetën e “azilkërkueseve” fals që hyjnë në tokat tona hiç pa na pyetur neve. Tokë jetime! Sikur ju të hynit pa leje në tokat e tyre do ta paguanit shumë shtrenjtë këtë poshtërsi.

Na shqetëson fakti se ju shqiptarë të FYROM-it etj shtroni dreka, darka, i strehoni ardhacakët e paftuar në shtëpia e xhamia pa menduar fare për pasojat.

Pse them kështu?

Sepse përveç tjerash, me “mikpritjen” e juaj  të disa qindra “azilkërkuesve” në shtegtim ju në realitet nuk ndihmoni, por joshni të vijnë me mijëra dhe milion tjerë që dëgjojnë për rastet ku ju tregoheni “fisnik”, ashtu që shumë prej tyre do të humbin jetën rrugëve s`bashku me fëmijët e pafajshëm.

Përveç tjerash, unë nuk besoj aspak se këta që ikin nëpërmes Shqipërisë, FYROM-it, Kosovës do të fitojnë azil në Perëndim. Me siguroi se 99% prej tyre do të dëbohen në vendin e parë ku shkelën Evropën. Kjo dmth se do të kërkojnë dhe fitojnë azil në trojet etnike shqiptare; dhe hopa, me vullnetin e juaj e kolonizoni tokën e juaj; ju, shumica e të cilëve edhe vëllain e barkut e vrasin për një kufi livadhi.

Evropës Perëndimore i konvenon ndërtimi i kampeve për azilkërkuesit afrikan-aziatik në vendet e origjinës apo llafi vjen në Shqipëri, FYROM, Kosovë. Kjo edhe me arsyetim se shumica e tyre janë myslimanë dhe më mirë do të “integrohen” mes jush  që gjithashtu “jeni mysliman”. Kështu pra planifikojnë shumë politikanë dhe qeveritarë Perëndimor me të cilët kam kontaktuar; dhe me një plumb vrasin dy gjela:

– e heqin qafe (nga vetja) valën masive të “azilkërkuesve” fals

– njëherë e përgjithmonë e zgjidhin çështjen shqiptare në Ballkan, me tokat e kolonizuara nga afrikanët-aziatikët – shqiptarët do të asimilohen

***

Mua më kontaktojnë edhe shumë hoxhallarë të nderuar shqiptarë (nga vendi dhe diaspora) që e dinë se jam shqiptar katolik, por si atdhetarë të mirëfilltë, më thërrasin “vëlla” dhe i thërras “vëlla”. Njërit prej tyre i telefonova dje:

“Siç duket, arabët, pakistanezët, afganët, nigerianët, somalezët etj do të nguliten në tokat shqiptare” – i thash.

“Mjerisht, ke të drejtë Aurel, ne shqiptarët jemi mësuar t`ia ngulim vetvetes” – ishte përgjigja.

***

Në verën e vitit të kaluar, kalimthi e vizitova FYROM-in dhe Kosovën. Kudo shikoja mjerim, dhembje e trishtim. Gjithkush përpiqet të shet diçka, sa për të fituar një copë bukë. Edhe sende të vjetra bile, por askush nuk blenë. Shikoj. Në rrugët  e Tetovës shumë traktorë të mbushur me mijëra shalqinj apo speca, blerës askund. Nuk kanë lek të blejnë. Një “shitës” më tha se do të jetë i detyruar t`i fugi shalqinjtë por edhe specat pasi rrallë kush i blenë dhe kanë filluar të prishen. Shkoj në Shkup, hy në Bit Pazar. Një çift bashkëshortësh shumë pleq, shumë të leckosur dhe të sëmurë më lutën të blejë nga ta disa pjata të përdorura. “Jemi shumë të unët, nuk kemi fëmijë të na ndihmojnë, asnjë ndihmë sociale …” më thanë. Më tutje një grua e re më lutën të blejë nga ajo një xhemper: “Është punë dore, kam tre fëmijë jetim, jetojmë me qira në një podrum, kam punuar 10 ditë në te…pronari do të na dëboje nga banesa…”- rrëfehet.

Trishtim!

Ika për në Kosovë. Me taksi. Prishtinë. Para se me arritur në aeroport (aeroplan për Gjermani), me dy fëmijët e vogël dhe gruan u ndalëm në një restorant. Pasi nuk ishim të unët as që hëngrëm ushqimin. Na u afrua një grua me djalin 11 vjeçar përdore. “Zonjë, a mundemi me e ngrënë këtë ushqim që u ka mbetur në pjata, nuk kemi hëngër me ditë të  tëra” – i thotë gruas time e cila filloi të qajë me zë.

Trishtim!

Krejt kjo tragjedi për shkak të kriminelëve prej qeveritarësh që tradhtuan, shitën, vodhën dhe plaçkitën gjithçka.

***

Askush prej jush që me lot deveje vajtoni për arabët…nuk demonstroi, askush prej jush nuk mbajti grevë urie, askush prej jush nuk i dërgoi ultimatum qeverisë të zgjidhet problemi i atyre qindra mijëra motrash dhe vëllezërish tonë të gjakut dhe gjuhës që vuajnë në mjerim, por menjëherë vajtoni, demonstroni, mbani grevë urie, u ndihmoni “vëllezërve” të juaj të fesë myslimane që sipas fotografive, veshmbathjen e kanë shumë më të shtrenjtë dhe më moderne se ju. Por edhe xhepat i kanë më të thellë. Sipas statistikave, për të udhëtuar deri në FYROM secili prej tyre ka paguar kriminelët kontrabandist minimum 10-15000 euro.

Pasi shumica prej atyre “refugjatëve” të huaj e quajnë veten mysliman, atëherë pse dëshirojnë të vendosen në Evropën Perëndimore të krishterë ku gati në secilin ushqim, edhe në gatimin e bukës, përdoret mishi (dhjami) i derrit?

Pasi shumica  e tyre janë arab, pse nuk kërkojnë azil në shtetet shumë të pasura arabe, për shembull në Arabinë Saudite, Kuvajt, Dubai, Katar…?!

Unë e di pse. Shumica e “azilkërkuesve” janë meshkuj, të moshës së re, nuk u konvenon të vendosen në shtetet që përmenda sepse atje nuk do të kenë asnjë shanse të bëjnë seks jashtëmartesor me ndonjë femër, Ligjet e Sheriatit do t`i dënonin shumë keq, kurse në Evropën “moderne” nuk ka këso rreziqesh.

Sikur këta të vendosen në tokat shqiptare, përveç të gjitha të këqijave tjera, do të vijë edhe te çekuilibri gjinor. Më shumë meshkuj se sa femra, ashtu që shumë prej femrave shqiptare do të martohen me afrikanët-aziatikët, dhe si pasojë, shumë meshkuj shqiptarë do të mbesin virgjrin dhe beqarë të devotshëm, llafi vjen, si beqarët e Kinës dhe Indisë.

***

Ka shumë gjasa që do të ketë përleshje për gratë

Ekziston frika e madhe se deficiti i madh i grave në këto shtete: Indi dhe Kinë do të ketë pasoja sociale të rrezikshme, kjo për arsye se pas disa vitesh, kur fëmijët që sot janë të vogël do të bëhen të mëdhenj – do të përplasen ndërmjet veti në një luftë tepër të vështirë për gratë.

Dy vendet më të populluara të botës, Kina dhe India rrezikojnë çekuilibër serioz gjinorë në popullsitë e tyre. Një nga arsyet kryesore është se shumë çifte për shkaqe (jo)kulturore zgjedhin të abortojnë vajzë-fetusin. Si rezultat, pas 20 vitesh popullata e këtyre dy vendeve do të ketë një tepricë meshkujsh prej 25-30 për qind.

Mungesa e femrave do të ketë pasoja të rënda sociale, sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore kanadeze CMAJ.

Çekuilibri në raportin e shpërndarjes gjinore do të thotë se shumë meshkuj nuk do të jenë në gjendje të martohen dhe të kenë fëmijë. Atje edhe sot ka me dhjetëra milion burra  të “virgjër”, të moshës mbi 45 vjeçare. Prandaj, ka arsye shumë serioze për frikën se kjo do të çojë në një numër në rritje të akteve të dhunës dhe krimeve të tjera të rënda, thotë studimi.

*USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: Analiza Tagged With: Aurel Dasareti, policia e FYROM

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT