• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2015

Fjalet Kundrejt Premtimeve

June 9, 2015 by dgreca

Shkruan: Kuqelim Dreshaj/
Te shkruash eshte mire sidomos kur e ndjen nevojen dhe mbi te gjitha ke arsyen per ta bere nje gje te tille.Shkrimi im kesaj rradhe do kete me shume analize te asaj se cfare po ndodh mijera kilometra larg meje- gjeografikisht, mirepo shume afer meje me zemer dhe mendje, sepse eshte vendlindja ime.Do fokusohem ne disa pika te rendesishme dhe kyce per jeten atje sic eshte varferia,korrupsioni,keqeverisja,pazaret e ndyera,emigracioni e deri tek rreziku i madh qe ka kape kohet e fundit Kosoven e qe eshte terrorizmi.Duke filluar nje e nga nje sigurisht ma e veshtira eshte varferia qe dita dites po behet rrezik per egzistence ,familjet kane numer te madh te papunesuar dhe si pasoje e kesaj lindi dhe emigracioni ilegal ne numer shume te madh pa dhene shifra te sakta nga pushtetaret mirepo bazuar ne statistikat e organizatave te huaja qe jane marre me emigrantet shkojn deri ne 100.000 persona, shumica te rinj nga mosha 20 deri ne 30,kjo ndodhi si pasoj e keqeverisjes dhe pazareve qe ata po bejne me popullin dhe te ardhurat e ketij vendi.Nje here PDK-ja e tash ju eshte bashkngjitur edhe LDKja si dy partite qe ne pune duhet te jene vetem argate te tyre, e madje dhe pa kaluar neper konkurse,pastaj keqmenaxhimi i organeve ma te larta, duke filluar nga Prokurorija, ku Prokurori zgjidhet pa kunderkandidat dhe shoqerija civile ka ngritur zera se keqperdorimet kan qene shume te medha.Pastaj edhe Eulex ka pase raporte se zgjedhja eshte bere pa kuorum e ku neper gjykatat kryesore ka lande te panumerta qe nuk perfundojn kurr mirepo vetem grumbullohen si te vjetra.Nje tjeter hallke e korrupsionit dhe pazaereve sigurisht mbetet edhe privatizimi i shume ndermarrjeve ne menyra nga me te keqijat e mundshme.Dhe gjeja ma e rendesishme qe Kosoven po e rrezikon shume eshte dhe do te mbetet keshtu ne qoftese nuk veprohet terrorizmi sipas raportit te Shtetit Amerikan, ky vit ka qene me i keqi per Kosoven,per te ardhmen dhe per rregullin dhe rendin ne vend duke qene te paret ne Ballkan, qe po i bashkohen terroristeve ne lindje kjo ndodh sepse jeta sociale dhe ligjore ne Kosove ka degraduar dhe matrapazet udheheqin vendin dhe si te tille kohe per nje jete me te mire per ne nuk kane dhe idete dhe qellimet e tyre jane se si te pasurohen e jo se si ta nxjerrim vendin nga humnera.E deri ne nje ndryshim te afert na mbetet qe vetem te kemi nje jete qe ka nje shprese diku nen hije po prap se prap eshte shume e vyshkur.

Filed Under: Opinion Tagged With: fjalet, korrupsioni, Kuqelim Dreshaj, premtimet

ARJOLA PRENGA, KAMIPONIA SHQIPTARE, LOJTARE KRYESORE NE KENT STATE UNIVERSITY

June 9, 2015 by dgreca

Profil I Arjola Prenges nga Liliana Pere/
Kampionja shqiptare e Volejbollit,Arjola Prenga, lojtare kryesore e skuadrës Kent State University, Fituese e kupave ne dia vende te Europes : Las Palmas De Gran Canarias ne Spanje, Terville Florange Olympique Club ne France, dhe tre vitet e fundit ne Norvegji ne skuadren e Stod Volley./
Cdo vit sjell sjell me vehte risi ne jeten e gjithkujt, por nuk le pas dore gjithcka shoqeruese qe formojne historine e ketyre viteve interesante per secilin nga ne . Nder vite jetojme dhe ndertojme jeten tone, nder vite shijojme bukurite e natyres dhe jeten ne teresi dhe talenitn ,artin sportin ne vecanti. Ai art behet akoma dhe me I bukur kur pasioni kombinohet me fatin e mire dhe me frytet e embla te punes .
Historia e jetes se Arjoles eshte impresionuese ,histori plot vitalitet, kembengulje,pune te madhe, besim dhe sukses.
Aspiratat e saj, qellimi I vendosur ne vetevete qe ne femini realizohet dhe ajo behet pjese e ekipit Kent State University ku Glen ishte trajneri
Fati trokiti ne dere papritmas dhe pa e menduar Njé dite e bukur do te shqeronte karriere te suksesshme per Arjolen ,
Rastesisht ne nje séance stervitore me ekipin kombetar present ishte nje trajner amerikan, Glen Conley me sekretarin e federates Shqiptare profesor Leonard Tase. Jo me larg se te nesermen me kontaktoi dhe me shprehu deshiren qe te isha pjese e ekipit Kent State University ku Glen ishte trajneri I ekipit. Me erdhi e papritur pasi nuk e kisha menduar asnjehere si opsionAmeriken. Megjithate me Glen mbajta kontaktet dhe pranova qe sezonin e ardhshem te behesha pjese e Universitet Kent State.
Ishte muaji shkurt i vitit 2009 kur gjatë një seance stërvitore me ekipin kombëtar ishte i pranishëm trajneri i njohur amerikan, Glen Conley.Jo më kot ishte aty. Do të zgjidhte mes lojtareve shqiptare më të mirat për t’i bërë pjesë të ekipit te tij dhe mes tyre Arjola pikasi.
Europa ishte gjithmonë ëndrra e saj për të luajtur, por tashmë Amerika e kërkonte.Dita kur u largua afroi. Kështu nisi një hap tjetër shumë i rëndësishem i karrierës së saj.Sot me bindje Arjola e cilëson këtë si hapin më të rëndësishëm të jetës së saj.Për afro, 7 muaj ajo qëndroi në Amerike ku njëkohësisht ndoqi masterin për shendetin publik dhe ishte lojtare kryesore e skuadrës Kent State
Ka ditur qe ne çdo eskperience, ne çdo skuader te marre prej tyre me te miren e mundshme dhe te jap prej vetes me te miren ashtu siç vetëm Arjola di te beje. Ekipet ne te cilat ka luajtur jane: Las Palmas De Gran Canarias ne Spanje, Terville Florange Olympique Club ne France, dhe tre vitet e fundit ne Norvegji ne skuadren e Stod Volley.
Le te njihemi me Jeten e Arjola Prengaj
Arjola Prenga ka lindur me 9 maj 1986 ne Rreshen, Mirdite.Arjola eshte lindur ne nje familje profesionistesh,sportistesh.Karriera e hershme e Arjoles ka nisur qe ne moshen 15 vjecare, pikerisht ne muajin qershor te vitit 2000. Gjithmone duke pare natyren e shkathet teArioles, prinderit iu perkushtuan stervitjes se vajzes se tyre, duke e forcuar akoma me shume pasionin e Arjoles. Ne vitin 2000 Ariola u bashkua me ekipin e Dinamos, por jo se u pikas talenti i saj totalisht, por shkas per kete u be motra e saj,Amarilda, qe aso kohe ishte nje nga volejbollistet me te spikatura mbas te madhes ElaTase. Mund te konsiderohet per Ariolen teper e rendesishme edukata sportive e cila e ka ndihmuar ne fusha te tjera tejetes, permend profesor, KreshnikTartari. profesionalizmi i z. Tartari eshte i njejtit nivel me ekipet europiane ne ditet e sotme. Pervec stervitjes se zakonshme, Ariola sapo u fut ne Klubin Dinamo, iu desh te punonte mjaft, qofte kjo edhe jashte orarit te stervitjes. Arjola urrente, te qendronte ne stol, hapesira e dhene ne klubin Dinamo, ne fillim nuk mjaftonte. Keshtu qe vetem puna e madhe dhe stervitjet e shpeshta do ta benin pjese te formacionit ne klubin Dinamo duke i dhene mundesite behej pjese e Kompeticioneve te medha. Mbeshtetjen me te madhe ne te gjithe kete rrugetim Arjola e kishte nga Amarilda,motra e saj. Ndonëse atë kohë Arjola nuk gjente mbështetjen e merituar nga sportdashesit,trajnereta po edhe nje pjese e sportisteve, dukej se familja e saj ishte e vetmja që gjendej aty pranë. Pyetjet ishin tëshumta, përse nuk e mbështesnin?!Dashuria e madhe e Arjolës për ekipin e saj të parë nuk reshti kurrë, por shkëputja e saj përkonte me shkrirjen e klubit më të famshëm asokohe,Dinamo. Dhe jemi pikerisht në pjesën kur pasioni kthehet në profesion.Ishin një sërë faktorësh si gjendja ekonomike, dhe shumë vështirësi të tjera që i dhanë mundësisinë Arjolës të përzgjidhte mes tyre.Por eksperiencat e Arjolës në ekipet shqiptare nuk përfundojnë këtu.
Më pas ajo u bë pjesë e ekipit tëTiranës, UMB Volley dhe Minatorit.Në ndërtimin e karrierësnëShqipëri, midis trajnerëve të tjerë qe ka punuar Arjola vlerëson të mëdhenjtë e volejbollit, KreshnikTartari dheVangjel Koja.Arjola që nga viti 2001 është bërë pjesë e ekipit kombëtar të volejbollit të moshave të reja dhe më pas të të rriturave. Por fati dukej se Arjolën e thërriste largShqipërisë.Ishte muaji shkurt i vitit 2009 kur gjatë një seance stërvitore me ekipin kombëtar ishte i pranishëm trajneri i njohur amerikan, Glen Conley.Jo më kot ishte aty. Do të zgjidhte mes lojtareve shqiptare më të mirat për t’i bërë pjesë të ekipit te tij dhe mes tyre Arjola pikasi. Europa ishte gjithmonë ëndrra e saj për të luajtur, por tashmë Amerika e kërkonte.Dita kur u largua afroi. Kështu nisi një hap tjetër shumë i rëndësishem i karrierës së saj.Sot me bindje Arjola e cilëson këtë si hapin më të rëndësishëm të jetës së saj.Për afro, 7 muaj ajo qëndroi në Amerike ku njëkohësisht ndoqi masterin për shendetin publik dhe ishte lojtare kryesore e skuadrës Kent State.
Me sinqeritetin që e karektirizon ajo nuk nguron të rrëfejë vështirësite e jetës atje duke filluar qe më rracizmin, vështirësine e mësimit të gjuhës, për të kaluar më pas tek xhelozirat mes lojtarëve. Por krahas kësaj nuk i mungoi përkrahja e pakushtëzuar e trajnerit Glen Conley, stafit te ekipit dhe disa lojtareve të tjerë të ekipit si edhe drejtorit të univeristetit i cili i dërgonte shpesh letra në të cilën i shprehte mirënjohjen për arritjen e ekipit. Më pas ajo u kthye tek ëndrra e saj fillestare, Europa.Qëllimet e saj ishin te qarta dhe fale experiences se Amarildes ajo i njihte mjaft mire menyren se si funksiononin ekipet europine. Ka ditur qe ne çdo eskperience, ne çdo skuader te marre prej tyre me te miren e mundshme dhe te jap prej vetes me te miren ashtu siç vetëm Arjola di te beje. Ekipet ne te cilat ka luajtur jane: Las Palmas De Gran Canarias ne Spanje, Terville Florange Olympique Club ne France, dhe tre vitet e fundit ne Norvegji ne skuadren e Stod Volley. Pavaresisht sukseseve te saj ne Shqiperi numerohen me gishta njerezit te cilat jane interesuar per suksesin e volejbollistes apo te shkruajne per te. Megjithate personalisht ajo nuk eshte shqetesuar per kete pjese. Media te huaja i kane dhe ne vemendjen e merituar ne menyre dinjitoze, madje ate vemendje qe mediat tona hezituan ta benin. Te gjithe suksesin, sakrificen, arritjet, ajo ia dedikon familjes. Eshte per ta gjithçka, per njerezit qe i kane afruar mbeshtetjen e pakursyer ne çdo etape te jetes, per familjen.
Pyetje: Liliana Pere
Arjola Ju kini trasheguar pasionin e madh te familjes volejbollin , qe femije dhe me ngembengulje dhe pune e keni vazhduar ate , sa j’u ka mbeshtetur familja ne kete rruge,shoqeria ku benit pjese, dhe autoritetet e sportit ?
Pergjigje: Arjola Prenga
Une vi nga nje familje sportistesh, babi ka luajtur futboll me ekipin e Rreshenit ,mami volejboll po me ekipin e Minatorit te Rreshenit, xhaxhai im me Partizanin, kombetaren e Shqiperise dhe ne Kroaci. Motrai me e madhe Amarilda e ka nisur volejbollin me Minatorin e Rreshenitdhe ne vitin 1994 u be pjese e ekipit te Dinamos. Une gjithmone kam qene nje femije shume I shkathet dhe doja vetem te luaja me top. Prinderit e mi e shikonin deshiren time qe I bashkangjitej deshires se tyre qe edhe une te meresha me volejboll pasi motra ime edhe ne moshen 13 vjecare. filluan te me stervisnin cdo mengjes tek fusha e shkolles se Rreshenit. Kur mbarova 8-vjecaren ne Qershor te vitit 2000 profesor KreshnikTartari me mori tek ekipi I Dinamos, dhe kjo per faktin se isha motra e Amarildes, pasi une nuk dija akoma te luaja volejboll. Megjithate qe diten e pare qe u bera pjese e ekipit te Dinamos iu nenshtrova rregullave, disiplines dhe ritmi tqe kishte ekipi I Dinamos. Megjithese une isha e vogel edhe e pa trajnuar per volejboll vajzat e Dinamos se asaj kohe me kane dhene nje ndihmese shume te madhe edhe pse une isha natyre qe punoja shume. Ne ate akohe Amarilda po krijonte emrin e saj shume te madh ne volejbollin Shqiptar, punonte jashtezakonisht shume dhe me merite u afirmua si ElaTase e ardhshme. Sigurisht qe une ndihesha shume krenare per motren time, per mua ishte shembulli perfekt per ta ndjekur qe te arrija edhe une sukseset e Amarildes. Por te qenit motra e Amarildes kishte edhe “ngercet” e veta. Pasi te gjithe me krahasonin me motren, dhe ma shprehnin qe nuk do behesha aq e mire sa Amarilda. Ky fakt nuk me shqetesonte, sepse pavarsisht se Amarilda ishte me e mira e volejbollit Shqiptar une gjithmone doja te behesha si Arjola, te krijoja emrin time dhe nivelin tim.
Pyetje: Liliana Pere
Vendimi per t’u larguar nga shqiperia ka qene née ender apo née oferte shume vleresuese
nga Amerika ? Arjola , ju donit te testonit talentin tuaj te fuqishem ne Volejboll?

Pergjigje: Arjola Prenga
Tetë vite ne volejbollin Shqiptar ,pavarsisht uniformes qe mbaja ne trup kam punuar ne maksimumin tim, gjithmone e disiplinuar edhe korrekte. Synimet gjithmone I kisha per jashte Shqiperise, jo per tu larguar nga Shqipëria, por me shume per te testuar nivelin tim. Ajo dite me erdhi papritmas dhe pa e menduar.Rastesisht ne nje séance stervitore me ekipin kombetar present ishte nje trajner amerikan, Glen Conley me sekretarin e federates Shqiptare professor Leonard Tase. Jo me larg se te nesermen me kontaktoi dhe me shprehu deshiren qe te isha pjese e ekipit Kent State University ku Glen ishte trajneri I ekipit. Me erdhi e papritur pasi nuk e kisha menduar asnjehere si opsion Ameriken.Megjithate me Glen mbajta kontaktet dhe pranova qe sezonin e ardhshem te behesha pjese e Universitet Kent State.
Pyetje: Liliana Pere
A mendon Arjola qe ka bere zgjedhjen e duhur, qe I besoi dhe pranoi oferten e trajnerit amerikan, dhe pse ?
Pergjigje: Arjola Prenga
Sot mendoj qe kam bere zgjedhjen e duhur qe I besova dhe pranova oferten e trajnerit amerikan, edhe pse ne ate kohe une kisha shume veshtires isepse gjuhen nuk e dija ,volejbolli ne Amerike ndryshon me ate Europian, oraret e stervitjes ishin shume te zgjatura. Megjithate fale besimit dhe mbeshtetjes qe kisha nga stafi I trajnereve edhe vajzat e ekipit ia dola mbane me shume suksese. Pavarsisht shteteve te ndryshme qe kam jetuar, ekipeve te ndryshme qe jam aktivizuar, njerezve te rinj qe kam njohur po edhe paragjykimeve nga pasaporta eksperiencat kane qene shume te bukura. Qellimet e mia I kisha shume te qarta, e kisha shume paster ne mendjen time arsyen per te cilen ndodhesha tek te gjitha klubet.
Pyetje: Liliana Pere
Si e ka menaxhuar Arjola suksesin e vet ? Europa ka qene endra juaj saj fillestare? Ka ditur qe ne çdo eskperience, ne çdo skuader te marre prej tyre me te miren e mundshme dhe te jap prej vetes me te miren ashtu siç vetëm Arjola di te beje?
Pergjigje: Arjola Prenga
Po ëndrra ime fillestare,ka qene Europa.Qëllimet e mija ishin te qarta dhe fale experiences se Amarildes ajo i njihte mjaft mire menyren se si funksiononin ekipet europine. çdo eskperience, ne çdo skuader me ka mesuar te marr prej tyre me te miren e mundshme dhe te jap prej vetes me te miren ashtu siç duhet te veprosh per te arritur fitore .
Pyetje: Liliana Pere
Arjola ju tregoni me mbresa te thella per ekipet ne Europe cilat kane qene ato dhe si eshte ndjere Arjola me keto ekipe si e volejbolliste me né sukses brilant?
Pergjigje: Arjola Prenga
Ekipet ne te cilat ka luajtur jane: Las Palmas De Gran Canarias ne Spanje, Terville Florange Olympique Club ne France, dhe tre vitet e fundit ne Norvegji ne skuadren e Stod Volley. Pavaresisht sukseseve te saj ne Shqiperi numerohen me gishta njerezit te cilat jane interesuar per suksesin e volejbollistes apo te shkruajne per te. Megjithate personalisht ajo nuk eshte shqetesuar per kete pjese.
Pyetje: Liliana Pere
Cfare vemendje I kane kushtuar Arjoles mediat e huaja?
Pergjigje: Arjola Prenga
Media te huaja i kane dhe ne vemendjen e merituar ne menyre dinjitoze, madje ate vemendje qe mediat tona hezituan ta benin. Te gjithe suksesin, sakrificen, arritjet, ajo ia dedikon familjes. Eshte per ta gjithçka, per njerezit qe i kane afruar mbeshtetjen e pakursyer ne çdo etape te jetes, per familjen.
Pyetje: Liliana Pere
Pergjigje: Arjola Prenga
Arjola te lutem desha te di c’fare mesazhi jepni per sportin shqiptar dhe ne vecanti Volejbollin
Nje mirenjohje dhe shume respekt per ata pak zoterinj, zonja, vajza te reja te medias Shqiptare qe Jane interesuar per mua, qe me Kane vleresuar dhe dhene hapesire ne emisionet, revistat Apo gazetat me te cilat punoni.
Sa per informacion- UNE asnjehere nuk kam zen asnje rrjesht ne shtyp me miqesira. Por ju konsideroj te gjitheve miq mbas cdo vemendje qe me keni perkushtuar.
Shume faleminderit e dashur Liliana Pere per vemendjen tuaj , shume faleminderit qe fokusi juaj nuk eshte vetem tek arti Por edhe tek ne sportiste te cilet kudo Ku kemi shkelur emrin e Shqiperise e kemi nderuar. Dhe jam shume e lumtur per prezantimin tim qe kam bere si Shqiptare anembane botes.
Liliana Pere
Ishte vertet njé kenaqesi intervista me ju , dhe me impresionoi shume per vullnetin e madh, punen, korrektesine, dhe suksesin tuaj te miremenaxhuar ne Bote.
Ju u roj nga zemra sukse dhe ju faleminderit Arjola Prenga
Intervistoi
Liliana P ere

Filed Under: Interviste Tagged With: Arjola Prenga, ne Kent State University

TVSH, EMISION NË VATËR

June 9, 2015 by dgreca

Gazetarja Elona Paja, së bashku me kameremanin e TVSH, që filmuan Festivalin e Zërave të Rinj në New York, vizituan Vatrën dhe përgatitën një emision televiziv në Shtëpinë e Vatrës, javën e kaluar. Zv/Kryetari i Vatrës, Asllan Bushati, dha një intervistë për fokusimin e Vatrës në cështjen kombëtare, veprimtarinë e saj 103 vjecare,Kuvendin e fundit në Jacksonville, Florida, marrdhëniet e saj me komunitetin shqiptar të Amerikës, veprimtaritë e degëve të Vatrës nëpër shtete të ndryshme në Amerikë etj.
Editori i Diellit, Dalip Greca, informoi për kontributin e gazetës Dielli në informimin e shqiptarëve, historikun dhe ecurinë e sotme të gazetës, shpërndarjen e saj në të gjithë shtetet e Amerikës së Veriut, Kanada dhe Europë.
Në emisionin e përgatitur u prononcuan edhe: Anëtarët e Kryesisë së Vatrës Marjan Cubi dhe Pashko Camaj, anëtarët e Këshillit të Vatrës Zef Balaj dhe Lek Mirakaj.
E pranishme ishte edhe Violeta Mirakaj, libretistja e Festivalit Zërat e rinj në Nju Jork dhe koordinatori oragnizativ i fetsivalit Lorend Cobo.
Gazetarja Elona Paja, së bashku me kameremanin e TVSH, që filmuan Festivalin e Zërave të Rinj në New York, vizituan Vatrën dhe përgatitën një emision televiziv në Shtëpinë e Vatrës, javën e kaluar. Zv/Kryetari i Vatrës, Asllan Bushati, dha një intervistë për fokusimin e Vatrës në cështjen kombëtare, veprimtarinë e saj 103 vjecare,Kuvendin e fundit në Jacksonville, Florida, marrdhëniet e saj me komunitetin shqiptar të Amerikës, veprimtaritë e degëve të Vatrës nëpër shtete të ndryshme në Amerikë etj.
Editori i Diellit, Dalip Greca, informoi për kontributin e gazetës Dielli në informimin e shqiptarëve, historikun dhe ecurinë e sotme të gazetës, shpërndarjen e saj në të gjithë shtetet e Amerikës së Veriut, Kanada dhe Europë.
Në emisionin e përgatitur u prononcuan edhe: Anëtarët e Kryesisë së Vatrës Marjan Cubi dhe Pashko Camaj, anëtarët e Këshillit të Vatrës Zef Balaj dhe Lek Mirakaj.
E pranishme ishte edhe Violeta Mirakaj, libretistja e Festivalit Zërat e rinj në Nju Jork dhe koordinatori oragnizativ i fetsivalit Lorend Cobo.

Filed Under: Vatra Tagged With: asllan Bushati, dalip greca, Elona Paja, EMISION NË VATËR, TVSH

ELITA MASHA: FALEMINDERIT “VATRA”!

June 9, 2015 by dgreca

Kështu ka shkruar në librin e mbresave gjatë vizitës që bëri në mjediset e Vatrës të Hënën me 8 Qershor 2015, zonja Elita Zylbeari Masha, e cila mbanë postin CEO(Chief Executive Officer) ne Woodrow Wilson School, një shkollë elitë në Shqipëri dhe Maqedoni.
Elita Zylbeari Masha ndjehet e emocionuar në këtë vizitë, që shoqërohet nga Alban Hoxha i Fondit te Perbashket ne Paterson, ne NJ dhe bashkëshortja e tij. Mysafirja u prit nga kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, z. Marjan Cubi anëtar i Kryesisë së Vatrës dhe arkëtar i përgjithshëm i saj, Zef Përndocaj, dhe editori i Diellit Dalip Greca.
Elita Masha thotë se e kishte ëndërruar prej kohësh një vizitë në Vatër, me rrëfimet për të cilën ajo është rritur që nga fëminija. Gjyshi i saj ishte një ndër suportuesit e Vatrës dhe Gazetës “Dielli” që nga Rumania, ku ai ishet një ndër veprimtarët e palodhur.Edhe babai ia ksihet ebre aq te dashur Vatren e Amerikes. Edhe nxënësit e shkollave Woodrow Wilson në Tiranë dhe Tetovë, kanë marrë informacione të hollsishme për Vatrën dhe gazetën e saj Dielli.
Editori i Dielli i tregoi mysafires dokumentet e rralla origjinale për historinë e shqiptarëve të Amerikës, që ruhen në arkivin e Vatrës. Ai i tregoi rekordet e Shoqërisë Besa-Besën, ku ruhen origjinalet dhe vula e kësja shoqate që u krijua në SHBA që me 1907 dhe kur u krijua Federata VATRA, së bashku me gazetën Dielli, ishin themeli i saj. Po ashtu u treguan shkrime origjinale dhe vula origjinale për dokumentet themeluse të Vatrës, ku janë si dëshmi edhe firmat shkrimet e Faik Konicës e Fan S Nolit.Me pas ajo vizitoi ekspoziten qe percjell historine 103 vjecare te Vatres.
Dr. Gjon Bucaj, e informoi mysafiren për aktualitetin e punës së Vatrës sot, fokusimin e saj në cështjen kombëtare, qëndrimet politike dhe atdhetare, bashkëpunimin me komunitetin shqiptar në SHBA, mbështetja dhe promovimi i kulturës dhe gjuhës kombetare. Gjatë bisedës informuan edhe Marjan Cubi e Zef Përndocaj.
Zonja Elita informoi për veprimtarinë e Shkollave Woodrow Wilson, ku programet dhe kurikulat janë nga universiteti i Kalifornias, ndërkohë që bazë është gjuha angleze,përvec shqipes, së fundi dhe gjuha gjermane.
Mysafirja kërkoi një bashkëpunim të ngushtë me Vatrën. U diskutua edhe gjendja e fundit në Maqedoni, ku diskutantët shkëmbyen mendime për një rol më aktiv të intelektualëve të pavarur dhe organizatat jo qeveritare.
Në librin e përshtypjeve, Elita shkroi: Të rrahurat e zemrës u shpejtuan sapo hyra në Vatër. Një vizitë dhe një përjetim që e kam pritur dhe ndjerë në mënyrën më emocionale; prekse, krenare, dhe sigurisht me përgjegjësinë më të lartë morale, njerëzore, kombëtare dhe profesionale që të përcjell historinë dhe punën e Vatrës Shqiptare në Amerikë, ta përcjell atë tek brezi i ri i shqiptarëve në vendlindje.Si grua, bashkëshorte, nënë dhe bijë, jam në Paqë, që Vatrën historike, edhe sot udhëhiqet nga atdhetarë që Cështjen kombëtare e kanë mbi të gjitha!
Të nderuar dr. Gjon Bucaj, zotërinj Zef Përndocaj, Marjan Cubi, Dalip Greca, ju faleminderit për pritjen e ngrohte,karakteristike shqiptare që më dhuruat këtu në Vatër; faleminderit për bisedat e cmuara që i kam shumë të vyera, .
Pas kësaj vizite, ndjehem më e motivuar për të kryer detyrën time!
VATRA, FALEMINDERIT!
PS: Nanë moj, mos ki frikë,
Se ke bijtë në Amerikë!
Suksese dhe jetë të gjatë, të dashur Etër!
Përulësisht faleminderit
Elita Zylbeari Masha
Woodrow Wilson School
Albania & Macedonia

Filed Under: Vatra Tagged With: ELITA MASHA: FALEMINDERIT, Vatra

Gjekë Marinaj –përkthyesi brilant i Turner-it.

June 9, 2015 by dgreca

Esse-profil Nga Raimonda MOISIU/
Konfident në erudicionin dimensional qytetar, intelektual e krijues të tij, i pari që studio idenë për të formësuar e paralelizuar atë me idetë e të gjitha ngjarjeve, privilegjin për të qenë pjesë e historisë së popullit shqiptar në të dyja kahjet e Atlantikut, me idetë e parardhësve të atyre që shënuan fillimet e bashkësisë etnike të emigrantëve shqiptarë, me lindjen e gazetës “Dielli” e “Kombi”, themelimin e “Vatra”-ës dhe Rilindjes Kombëtare , ishte -Gjekë Marinaj -duke mundësuar kështu vazhdimësinë e integritetit të letrave shqipe me kurajon, forcën dhe mundin e shkrimtarëve të vjetër e të rinj, -Pikën e Bashkimit të Letërsisë Postkomuniste të Diasporës Shqiptare.Si një metaforë për të kuptuar të kaluarën interesante në kontekstin e trashëgimtarëve të atdhetarizmit e shqiptarisë, penës e dijes, për të përjetësuar vlerat dhe identietin kombëtar në mbarë botën shqiptaro-amerikane,-duke qartësuar të tashmën dhe hapur udhë të ardhmes. Me idenë e dëshirën e mirë se e ardhmja i përket gjeneratës së re, djaloshi nga Malësia e Madhe, Gjekë Marinaj karakterizohej nga karizma dhe kultura, që maturoheshin nga dita në ditë, për të lëvizur drejt fazës të bashkëpunimit, të natyrës universale, e tashmja me të kaluarën.Si personazh që duket sikur vjen nga Muzeu Historik Kombëtar i kohës, Gjekë Marinaj në vitin 1990-botoi poezinë satirike antikomuniste e titulluar “Kuajt”, poezi që do të ndryshonte krejt rrjedhën e jetës së tij. I ndodhur përballë kufirit izolues dhe arrestimit të pashmangshëm më 12 Shtator të atij viti, Marinaj sfidoi me trimëri liridashëse, arratiset nëpërmjet kufirit shqiptaro-jugosllav në Jugosllavi. Më vonë ai kapërxeu oqeanin dhe u vendos në SHBA-ës. Ardhja e Gjekë Marinaj në Amerikë ishte moment moral, shpirtëror e historik në jetën e tij. Me përpjekje e sakrifica, ngarkesë emocionale, lumë atdhedashurie për Shqipërinë e vendlindjen, me pasionin dhe talentin për letërsinë, ai vazhdoi studimet në Shkencat e Përgjithshme, u diplomua në Brookhaven College. Më pas diplomohet në degën e Letërsisë Bashkëkohore, i akordohet grada shkencore; Magna Cum Laude. Në të njëjtin Universitet mbaroi edhe Master-in në vitin 2008-ë, mbrojti gradën Ph.D. në Letërsi, në Universitetin e Teksasit, Dallas. Sot Prof. Gjekë Marinaj jep mësim gjuhën, komunikimet angleze dhe letërsinë botërore në Richland College. Është autor i dhjetra librave me poezi, studiuese e shkencore për letërsinë bashkëkohore, publicistikë e prozë, i vlerësuar nga Kritika e kohës me Cmime Kombëtare e Ndërkombëtare. Në kapërxyellin e shekullit 21-ë, poeti, përkthyesi, kritiku letrar dhe publicisti shqiptaro-amerikan Prof. Gjekë Marinaj doli me teorinë në lidhje me Letërsinë Postkomuniste të Diasporës Shqiptare; Grupimin e krijuesve, autorëve, poetëve e shkrimtarëve në ekzil, në Shoqatë apo Lidhje Shkrimtarësh, – ide që pati efekt të thellë dhe mbështetje nga figura të njohura të Letrave Shqipe, mërguar në SHBA-ës, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar,-ide që do të bënte rrotacionin spektakolar dhe historik në letërsi; Themelimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Me këtë rast dua të përcjell emra të tjerë të zërit intelektual e krijues, figura të njohura të letrave shqipe, mbështetës dhe anëtarëve të Shoqatës që me themelimin e saj:poetin martir të Demokracisë Viktor Martini, Prof. dr.Thanas Gjika, shkrimtarin Spiro Gjikondi, poetja Julia Gjika, Genc Leka, poetja bilingual e vlerësuar nga kritika amerikane, Sidorela Risto, Kreshnik Ndreu, poeti i dhimbjes e atdhedashurisë, Lek Gjoka, Marash Mali, Tom Paloka, Nikolin Markaj, Ferhat Ymeri,etj.Të gjithë këta autorë në unitet mendimi e ideje, shënuan kthesën e parë historike në hyrje të shekullit të ri-pikërisht në vitin 2001-themeluan Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në përputhje me Ligjet amerikane, shoqatë jofitimprurëse, me President, ideaotorin, i konsideruar tashmë themeluesi i saj, Prof. Gjekë Marinaj e Kryetar i Kryesisë së Parë të SHSHSHA-së, shkrimtarin e shquar Naum R.Prifti, sekretar: Sami Milloshi, publicistin e mirënjohur herët në median shqiptare dhe poet. Me kontribut përkushtues e konstruktiv me opinione dhe mendime, i apasionuar pas letërsisë, vecmas në gjininë e poezisë, Sami Milloshi është autor i disa librave me poezi në shqip dhe anglisht, të vlerësuara nga kritika e kohës shqiptare dhe amerikane. Ndërkohë Milloshi ka hedhur idenë se historia e letërsisë shqipe duhet të rishkruhet mbi bazën e vlerave letrare, ashtu si në botën e qytetëruar. Ja si shprehet poeri, perkthyesi dhe publicisti Muje Bucpapaj per Gjeke Marinaj: “Gjekë Marinaj është një poet i universalizmit të atillë, ku dijenia e jetës dhe e artit japin bashkë pamjen më të përkyer të krijimtarisë. Me librin e fundit “Lutje në ditën e tetë të javës”, ai po sfidon emrat më të mëdhenj të poezisë bashkëkohore amerikane, duke tronditur formalitetin poetik dhe format tradicionale të të shkruarit. Marinaj bën atë që nuk e kanë bërë të tjerët para tij, duke bashkuar imazhe, legjenda, profile e filozofi të popujve, racave e kombeve, dhe e bën me lehtësinë e një poet që vjen nga Ballkani, vend i poezisë, legjendave e miteve. Marinaj, i cili provokoi në rininë e tij regjimin komunist me poezinë “Kuajt”, tani provokon bibliotekën e poezisë botërore, pas shumë vuajtjesh njerëzore, në fillim si emigrant që ka kaluar telat me gjemba, pastaj si student i shkelqyer dhe pedagog i letërisë bashkohore në Universitetin e Richlandit në Dallas të SHBA-ve. Marinaj ka eksperimentuar me një guxim të qartë, duke ndërtuar një kod të ri poetik të sofistikuar, i vlerësuar me shumë çmime letrare në Amerikë. E përpunuar në laboratorin e poezisë amerikane, krijimtaria e Gjekë Marinajt është një majë e poezisë bashkohore, ku rifilllimi i jetës zhvesh pamjen optimiste të poetit prej ëndërrës mashtruese, pasi për atë ka gjithnjë një ditë të tetë, e cila mund të quhet dita e lutjes, mallkimit apo lumnisë së poetit. Autori i përgjigjet me dinjitet nevojës për ndryshime në poezinë shqipe, duke sygjeruar një leksion të shkruari përfekt, si një “autorportret i avancuar” i stilit të poetit dhe jetës së tij, mes imazhit të Atdheut të braktisur dhe gjykimit për dashurinë e botës së pafund. Nëse Walt Whitmani i dha fund imitimit të shkollës europiane të poezisë në Amerikë, duke krijuar vargun i tij biblik e origjinal, edhe Marinaj me “Lutje në ditën e tetë javës” ka krijuar një civilizim të ri për poezinë shqipe, duke ndihmuar jo vetëm vendin e tij, por edhe poezinë europiane. Ndersa Poeti dhe intelektuali i talentuar, autor i dhjetëra vellimeve me poezi e proze, ish Kryetar o Shoqates se shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, Pinjolli i filozofit, Isuf Luzaj, poet ii dhimbjes e dashurise Dalan Luzaj, i cili ka një bagazh njohjeje disi më të zgjeruar me Gjeke Marinaj , eshte shprehur ekzaktesisht; ” Desha të shtoja se Gjeka nuk e la atdheun me një trastë të mbushur me bukë e djathë, por kur u nis, ai e mbushi trastën me libra. Gjekë Marinaj është krenaria e shqiptarëve në Amerikë. Ishim në Çikago në promovimin e një libri, edhe aty kishte shkrimtarë e artistë të ndryshëm. Dikush pyeti, “more djema, a e dini se kush e ka shkruar atë poezinë Kuajt?” Ndonëse unë u thashë se atë e kishte shkruar Gjekë Marinaj, miku im, shkrimtari Imer Çelaj, që ishte në tavoline me mua dhe Pandi Sikun, nxori një kompjuter dore, dhe ashtu doli poezia… Nuk e besoni, por është aq e vërtet sa ç’jemi ne sonte në këtë sallë, njerëzit me ta lexuar filluan ta shkruanin nëpër napkine (shami), nëpër letra e çfarëdo gjetën. Unë në të njëjtën kohë i bëra telefon Gjekës dhe i thashë se edhe pas kaq vitesh po na ve në punë dhe po na jep kënaqësi poezia e tij.”Impresione të rralla këto, që sidoqoftë tregojnë për madhështinë e poetit Marinaj.
Gjekë Marinaj përkthyesi brilant i poetit amerikan Frederick Turner.
Ja cfare thote poeti e studiuesi Agron Tufa, një mik i hershëm i poetit Marinaj, për poezinë e Frederick Turner-it,-përkthyer dhe sjellë në shqip, nga Gjekë Marinaj.
“”Frederick Turner është një nga poetët më të rëndësishëm bashkëkohorë botërorë, që ka bërë një punë kolosale, siç e ka thënë edhe Gjeka në hyrjen e librit, mbi formulimin e idesë mbi poezinë, si përfaqësues i poezisë në përgjithësi, i zbutjes së lidhjeve të saj me lexuesin, i zbutjes së tonaliteteve të saj me njerëzimin. Duke shfletuar librin disa here unë kam formuar një ide mbi rëndësinë e këtij poeti, pavarësisht se, siç thotë Gjeka, poezitë e tij në këtë libër nuk janë me doemos më të mirat, por gjithsesi ato na mjaftojnë të dimë se çfarë poeti na ofrohet. Ky poet na bashkon me traditat e harruara të poezisë: me poezinë klasike-por me një mbushje të re, apo me poezinë meditative. Nga kjo natyrë poetike na del një ndërgjegje tepër e ndërlikuar, e koklavitur, na del përfytyrimi poetik i një kulture të të gjithë shekujve, dinjiteti dhe mitet moderne, nga religjioni për tek zbulimet shkencore. Pra Frederick Turner është një poet që kërkon një lexues të kualifikuar sepse jo kushdo e ka të mundur përshtatjen e këtij lloj kualiteti artistik. Ky poet i përkthyer me kaq delikatesë nga Gjekë Marinaj, hyn krejt natyrshëm dhe do të bëhet pa diskutim një pjesë e natyrshme e përvojës poetike shqiptare. Ai tashmë është pjesë e paluajtshme e pasurisë së poetikes tonë kombëtare.””
Raimonda MOISIU
Kryetare e SHSHSHA-ë

Filed Under: ESSE Tagged With: esse, Gjek Marinaj, Raimonda Moisiu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT