• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2015

QYTETARE TE VARFER, POLITIKANE TE PASUR

June 5, 2015 by dgreca

POPULLI YNË I PRIN LISTËS SË VENDEVE MË TË VARFËRA KURSE POLITIKANËT TANË LISTAVE TË PASURVE/
Nga Ramadan Bozhlani/
Agjensioni Anti Korrupsion pasi bëri publikimin e pasurive me përmasa sensacionale të politikanëve, populli i mjerë pësoj një lëndim të thellë deri në tronditje të zemrës fisnike. Sytë e tyre të përvuajtur u zmadhuan para këyre shifrave marramendëse madje ju rrëqethën lëkurat e regjura nga vuajtjet kur heronjët e tyre ju shfaqën si pronar të atyre shumave. Heronjët politik që nuk pushojnë të ju flasin ditë e natë me gjuhën moralizuese për peshën e hidhur të mjerimit sikur të ishin vet përjetues të tij. Oh, sa leht mashtrohemi ne shqiptarët madje edhe portretet ua mbajm nëpër mure.
Ngrihën për t’u ndodhur para portreteve të tyre të cilat kanë mbishkrime me fjalët më fisnike:” Drejtësi”, “Dinjitet”, “Punë”, “Antikorrupsion” etj. Tani e kuptojmë pse n’a quani popullin më të mirë në botë! Edhe pse n’a keni gjunjëzuar ne nuk rebelohemi e as nuk revoltohemi, madje aq të mirë jemi sa që ju ndihmojmë t’i realizoni qëllimet e juaja të pista. Ju po përfitoni në korriz të njerëzve që çdo ditë i ndjejnë dhimbjet e plagëve të para dhe mbas luftës. 
Ja shikoni se si n’a dergjen prindrit nëpër shtretër të cilët mundohemi t’i shërojm me mjete popullore. Ja shikoni fëmijët sa të mërzitur i kemi nuk kanë mundësi të arsimohen më tutje dhe ja të tjerët të cilët i arsimuam me shumë sakrific sa të zhgënjyer ndjehen për shkak mungesës së punës. Ja shikoni të vegjlit tanë me lotë në sy çdo ditë na kërkojnë ëmbëlsira dhe veshmbathje. Shikoni edhe sofrat tona sa të varfëra i kemi vetëm me lëng na servohen në mëngjes e në darkë. Tashmë e zbuluam sekretin përse ne jemi kaq të varfër si popullë, meqenëse ju e paskeni mjelur ditë e natë të mirat. Tani e kuptojm përse në çdo katër vite konvertoheni në lypsar të ethshem duke e shkelur cep në cep këtë tokë që absorboj më shumë gjak se ujë. Me përgjërim n’a kërkuat votat gati-gati sa nuk qanit dhe në këtë mënyrë n’a ngjallët mëshirë. Të varfërit të ken mëshirë për të pasurit! Po ju përse nuk n’a ndjeni ne meqenëse jemi në pikë të hallit?!
 Apo ndoshta edhe jeni lodhur nga ne meqenëse jemi bërë lypsar të shumtë dhe të përditshëm për gjërat më elementar të jetës.
Si keni mundur ta helmoni gjakun shqiptarë deri në këtë gjendje?!
Nga kjo ego edhe shtazët në xhungël janë të çveshura.
Ne edhe pse jemi të varfër kemi dinjitet nuk vijm të ju kërkojm juve.
Tani e tutje heronjët tanë do jenë të varfër por të ndershëm sikurse është kryetari i Hanit të Elezit Rufki Suma.
Prandaj ju nuk jeni më të denjët të qëndroni nëpër ambiente tona shtëpiake.
Fytyrat e tyre me makijazh përfunduan në duart e gërvishura duke i shtrënguar me gjithë forcat që kishin dhe duke ua dhën formën e topave të basketit.

Filed Under: Analiza Tagged With: politikane te pasur, populli varfer, Ramadan Bozhlani

SHUHET 27 VJECARI…

June 5, 2015 by dgreca

Lamtumirë Ermal, lamtumirë dhëndër i bukur në Parajsë/
Familja e tij po përgatitej për ta bërë dhëndër të bukur, por ai iku dhëndër gjithë nur në parajsë/ 
Nga Keze Kozeta ZYLAJ/
Komuniteti shqiptar këto ditë në Staten Island, New York dhe më gjerë u hidhërua pamasë nga lajmi tronditës i ikjes papritur nga kjo botë të të riut 27 vjeçar Ermal Agim Zylaj. 
Ermal Zylaj ndërroi jetë befasisht, më 29 Maj, në muajin e trëndafilave, me aromë elbasanase në vendin ku u lind dhe u rrit, duke lënë pas në pikëllim prindërit e tij
Agim dhe Shkëndije Zylaj, vëllain e vetëm Eraldin si dhe të fejuarën e tij Greta Gjecin.
Ëndrrat e tij të bukura, rinore u prenë mjerisht në mes. 
Këto lajme të hidhura shokojnë të madh e të vogël kur e dëgjon, jo më ke kur ke lidhje gjaku dhe papritur përfshihesh si në një skenë drame shekspiriane, duke dëgjuar një lajm tragjik që nuk e rrok qiell e tokë. 
Personalisht më ngarkuan për të mbajtur eulogjinë, ishte një barrë e rëndë, e rëndë sa një mal për të folur në varrim, por krenare që mbaja mbiemrin Zylaj, mbiemrin e gjakut dhe të gjyshit të tij, Elmazit, që e donte aq shumë, dhe u detyrova shpirtërisht ta bëja këtë për ERMALIN, sepse meritonte të shkonte në qiell me nderimet më të larta nga të gjithë ne që e rrethuan, dhe të gjithë ne u bëmë të fortë dhe me kurajo për të përcjellë princin e bukur lart në qiell!
Të gjithë njerëzit që e dëgjuan gjëmën erdhën si rrufe dhe u dogjën nga dhimbja shkrumbuese e ikjes së Tij papritur.
Dita e mërkurë, dita e varrimit ishte një ditë zie, një ditë e rëndë nga se gjithë komuniteti të njohur dhe të panjohur kush e dëgjoi këtë gjëmë u hidhëruan pamasë nga lajmi tronditës i ikjes papritur nga kjo botë të të riut 27 vjeçar Ermal Agim Zylaj.
Ai ndërroi jetë befasisht, më 29 Maj, në muajin më të bukur të vitit, në muajin e trëndafilave me aromë elbasanase, vendin në të cilin u lind dhe u rrit.
Ermali në çdo shkollë që ka qenë qysh nga fillorja dhe deri në Universitet ka mbaruar shkëlqyeshëm çka të bënte të ndiheshe tejet krenar jo vetem si fis, por dhe si shqiptare. Ai mbaroi studimet për shkencë, bio-kimi në Long Island University një universitet i mirënjohur dhe është nderuar për rezultatet e shkëlqyera në këtë universitet, ose siç quhet ndryshe këtu në Amerikë, ka qenë në “Honor program”. 
Mbas studimeve Ai punoi si mësues bio-kimie në një shkollë amerikane për pak vjet në qytentin historik te Lezhës. Atje u fejua me nje vajzë të bukur shqiptare, Gretën që tashmë është midis nesh, e cila erdhi ditën e dielë nga Shqipëria për t’i dhënë lamtumirën bashkëshortit të saj të shtrenjtë Ermalit.  Ermali kishte përvojë pune gjithashtu në farmaci si dhe vullnetar në spital duke ndihmuar të sëmurët dhe njerëzit në nevojë. 
Ai punoi për EMT, si teknik mjekësor i emergjencës ku jepte ndihmën e shpejtë për të sëmurët. Kohët e fundit po punonte si menaxher në Metro PCS store në Brooklyn dhe po kërkonte të vazhdonte karierën e tij për të punuar në laborator kimik, farmaceutik për të cilën kishte mbaruar universitetin dhe donte ta ushtronte profesionin e tij. 
Ermali njihte dhe fliste rrjedhshëm disa gjuhë si: shqipen, anglishten dhe spanjishten.  Në këto rrethana të vështira dhe traumatike për familjen dhe fisin dhimbja për ikjen e tij shumëfishohet, veçanërisht ajo bëhet me përmasa më tragjike kur ndodh larg Atdheut, larg njerëzve të afërm të shpirtit dhe të zemrës. 
Duke u ndodhur përballë këtyre situatave njerëzit në këto vështirësi afrohen dhe më shumë dhe ju ndodhen pranë familjes ku ka ndodhur gjëma. 
Ishte tejet tronditëse kur shikoje lotët e nënës së Ermalit, Shkëndijes, që rridhnin si llavë e nxehtë nga shpitri i saj i përvëluar.  Familja e tij po përgatitej për ta bërë dhëndër të bukur, por ai iku dhëndër gjithë nur në parajsë.  Nusja e tij shqiptare Greta erdhi nga Shqipëria e shoqëruar nga halla e Ermalit, Shpresa, e cila ishte ngarkuar me një peshë të rëndë dhimbjeje sa mali, peshën e dhimbjes për nipin, dhe peshën e dhimbjes për nusen për ta sjellë pranë të dashurit të zemrës, por Shpresa, një mësuese veterane diti ta përballojë si një grua kurajoze dhe i jepte vehtes dhe asaj forcë për këtë gjëmë që i pushtoi.
Ardhja e nuses ishte kujë, ishte lot i papushuar ishte si natyra që ka kaq ditë që derdh pikëllimin e saj, e cila duket sikur po merr pjesë në këtë hidhërim të madh. 
Ermali ishte nje djalë i shoqërueshëm, inteligjent, i edukuar, i dashur.
Ai ishte një djalë shumë simpatik, i bukur si drita, Zoti kishte derdhur pakursim bukurinë për Të. Ermali kishte plot ëndrra të bukura për Gretën, familjen dhe të ardhmen. Nusja e Ermalit pritej të vinte në këtë muaj, në datën 5 qershor me bashkim familjar, por fatkeqësisht ajo erdhi pak ditë para kohe për t’i dhënë lamtumirën në vend të kurorës…
Njerëzit erdhën grupe-grupe për të ngushëlluar dhe për të qenë sa më afër familjes që u ndodhën aty, hallave të shtrenjta Dritës dhe Shpresës, dy prindërve intelektualë, ish mësuesëve të nderuar elbasanas, Agimit dhe Shkendijes si dhe vëllait të tij të shtrenjtë Dr.farmacist Erald Zylaj, të cilët humbën djalin dhe vëllain e tyre të vogël, djalin dhe vëllain që e donin aq shumë.
Shërbimet u kryen në “A.Azzara” Funeral Home dhe prej andej trupi i tij u përcoll me dhimbje të madhe e lot në sy për në varrezat “Oceanview Cemetery”, Staten Island, New York, atje ku prehen dhe shumë bashkatdhetarë të tjerë. 

Lamtumirë Ermal

Nga Keze Kozeta Zylo

Ti ike pranë yjeve,
Lart në qiell si princ,
Ndërsa poshtë oqeani çmendet dhe fryhet,
Nga lotët e dhimbjes për Ty duke ngritur dallgë mali…
Dora e nuses si dorëzonjë të parfumosi lulen e bardhë në kostum,
Atë kostum që ta veshën prindërit e pikëlluar,
Dhe me krehër të argjendtë të krehën flokët,
Si aureolë degëz yjesh,
Duke të dërguar dhëndër gjithë nur në Parajsë.
Loti i borëbardhës që ra nga syri i saj si tingull funebre,
U bë unazë martese në gisht,
Si unazë kujtimi përjetësisht.
Porta e Parajsës të priti krah hapur,
Mundet t’i jesh dashur për t’i sjellë dashuri rinore,
Dashuri të pastër me sy ëngjëjsh qiellor, si ty i bukuri Ermal.
Fli Ermal, fli i qetë, fli me yjet lart në qiell,
Që kanë vetëm ndriçim,
Dhe prej andej derdh dashurinë tënde si lule zjarri,
Merr kitarën qiellore dhe me rrezet e yjeve si pentagram,
Ndriço dhe shëro nënën dhe babain tënd që të deshën aq shumë!

T’U PREHTË SHPIRTI NË PAQE!  LAMTUMIRË ERMAL!
LAMTUMIRË DHËNDËR I BUKUR NË PARAJSË!

3 qershor, 2015
Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ermal Agim Zylaj, Keze Zylo, shuhet 27 vjec

KLANI I LDK-ist abuzoi me delegatet e Diaspores

June 5, 2015 by dgreca

Delegatët e Gjermanisë Zvicrës dhe me gjerë nga Diaspora u abuzuan nga klani LDK-ist në Kosovë/
Nga Asllan Dibrani/
Zgjedhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së shkelje e pamohueshme e elektoratit zgjedhor për kryetar partie?Ai kuvend ishte forma ma e keqe në praktiken e një sistemi demokratik.
-Me këtë akt LDK-ja tregoj një naivitet, papjekuri dhe nga krahu tjetër politik e sidomos abuzim ndaj delegateve të degëve të Gjermanisë e Zvicrës. Mohimi për pjesëmarrje i këtyre delegateve tregoj masë miri se sa respektohet “Mërgata Shqiptare”.
Të nuhaturit nga LDK-ja e Isa Mustafes për rrezikun potencial nga përfaqësuesit e Mërgatës dhe kundërshtareve politik në mesin e kësaj partie e përfaqësuar nga z.Vjosa Osmanin e bllokuan procesin politik nga e cila nuk konsideroj qe të jetë i qëndrueshëm as demokratik. Politika kosovare nuk është hera e parë qe bojkoton Diasporën Shqiptare duke e viktimizuar me një mospërfillje dhe keqpërdorimin e saj vetëm për interesa materiale!?.Prezantimi i krahut politik përbrenda kësaj partie dhe delegateve të degëve të Gjermanisë e Zvicrës sigurisht se kishte me qene një transparencë me një pasqyre tjetër dhe me një bilanc figurash tjera në frymën e ish presidentit të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës. Një, kuptohet se delegatet e Diasporës Shqiptare, as në këtë rast, as në raste tjera nuk kanë pretendime as interesa për karrige.
-Unë jam deklaruar disa herë se në Diasporën Shqiptare nuk është dashur me themeluar kurrfarë partie, as të LDK-së,por me qe u formuan është dashtë të respektohen po edhe nendeget e saj ne Gjermani dhe Zvicër. Në saje të formimit të këtyre partive se cila e përçau “Diasporën Shqiptare” sipas interesave dhe kuteve të tyre. Është mëkat dhe turp me këto shantazhe të tanishme t’i behet Mërgatës Shqiptare, qe një kohë ishte promotori i Pavarësisë së Kosovës. Kishte me qenë ma mirë me u organizuar në modelin e “Lobit Shqiptar” për Evropë,nga e cila jam shumë i bindur se do të kishte me qenë ma frutdhënëse për interesin tonë kombëtar. LDK-ja aktuale e Kosovës nuk e di qe i ka lënë vend vetës ma t’ja mësyjnë Diasporës Shqiptare, po as nikoqirëve të vet qe i ka pas deri me tash si argat të vet . Veç mos të harrojnë se shpesh fjalët e urta popullore e risjlellin ndërkohë aktualitetin si “Kalova lumin t’çkordhefsha kalin” ose “Ra kjo vdekje dhe u pamë” . Do të jetë e edhe ky rast si shkas i një ndryshimi dhe vetëdijesimi të Diasporës Shqiptare.
Zgjedhja e Isa Mustafës kryetar të LDK-së dhe gardës së ”vjetër” nuk i bënë nder as Kosovës as Partisë se tyre ne mëryen se si kanë vepruar ne atë kuvend!.Vet janë ata që krijuan Tragjedinë e Dramës se refugjateve shqiptar në krye me Isa Mustafën në ketë vit nga i cili rast këto ditë të kthimit të tyre në formë masive po vërtetohet se dolën të varfër, po edhe ma te varfër po kthehen në Kosovë nga shtete e Perëndimit.
Ngufatja e këtyre ditëve dhe sanksionet qe ju bene bashkpartiakëve të vet në Kosovë dhe nga Diaspora pritet te këtë përplasje të reja. Delegatët e Gjermanisë Zvicrës dhe me gjerë nga Diaspora u abuzuan nga klani LDK-ist në Kosovë me çka sigurisht se do të priten kundërpërgjigjeje,jo në të mirën e Isa Mustafers,as LDK-së aktuale.

Filed Under: Mergata, Politike Tagged With: abuzim, asllan dibrani, Diapsores, ME DELEGATET

Lidhja Shqiptare e Prizrenit – simbol i bashkimit kombetar dhe gur themeli i shtetesise shqiptare

June 5, 2015 by dgreca

Nga Sadik ELSHANI/*
Periudha e Rilindjes Kombetare eshte njera nder periudhat me te rendesishme dhe me te lavdishme te historise se popullit shqiptar. Eshte kjo periudha e zgjimit kombetar, e ngritjes se ndergjegjes kombetare dhe te hovit te zhvillimit kulturor e arsimor.
Ne fund te shekullit te XVIII dhe ne fillim te shekullit te XIX, zhvillimi ekonomik e politik i Perandorise Osmane kishte marre te tatepjeten. Reformat e Tanzimatit qe u shpallen me 3 nentor te vitit 1839, keqesuan me tej gjendjen e shqiptareve, ndersa shtetet fqinje, si: Serbia, Mali i Zi e Greqia kishin fituar autonomi ose pavaresi dhe tani kishin synime territoriale ndaj tokave shqiptare. Ne keto rrethana, problemi i ruajtjes se teresise tokesore ishte bere problemi numer nje per shqiptaret. Ky problem u be edhe me i mprehte gjate viteve te Krizes Lindore (1875 – 1878) dhe vecanerisht gjate Luftes Ruso – Turke te viteve 1877 – 1878. Ne janar te vitit 1877 ne Budapest u arrit merreveshja midis Austro – Hungarise dhe Rusise, sipas se ciles, ne rast te shkaterrimit te Perandorise Osmane, te formohej Shqiperia si shtet i pavarur. Pra, ky ishte akti i pare diplomatik nderkombetar qe pranoi ne parim idene e krijimit te nje shteti shqiptar. Me 24 prill te vitit 1877 Rusia futi ushtrine e vet ne Besarabi dhe i shpalli lufte Perandorise Osmane. Ne nderkohe, Mali i Zi pushtoi disa vise veriore shqiptare te Vilajetit te Shkodres, ndersa Serbia pushtoi disa pjese te Vilajetit te Kosoves, si: Nishin, Vranjen, Prokuplen, etj. Si gjithmone, shqiptaret luftuan me heroizem, por nuk paten sukses, sepse ushtrite serbe e malazeze ndihmoheshin nga Rusia. Gjendja ashtu e rende ne keto vise shqiptare u keqesua edhe me teper dhe mbi 200. 000 shqiptare te ketyre viseve te pushtuara u debuan nga vatrat e tyre.
Keto ngjarje nxiten shqiptaret intelektuale e atdhetare ne Stamboll, te cilet me 12 dhjetor te vitit 1877 themeluan Komitetin Qendror per Mbrojtjen e te Drejtave te Kombesise Shqiptare. Themeluesi i ketij komiteti ishte Abdyl Frasheri, ndersa anetare ishin: Zija Prishtina, Jani vreto, Pashko Vasa e Sami Frasheri.
Nga Lufta Ruso – Turke, Rusia doli fitimtare dhe me 3 mars 1878 u nenshkrua Traktati i Paqes se Shen Stefanit. Sipas ketij Traktati, nje pjese e madhe e tokave shqiptare shkeputej nga trungu i tyre dhe i bashkangjitej Bullgarise, Serbise e Malit te Zi. Keto rrethana te krijuara, si dhe lajmi se do te mbahej se shpejti Kongresi i Berlinit, ne te cilin do te behej revidimi i vendimeve te Paqes se Shen Stefanit, ishin faktoret kryesore, faktoret nxites qe ndikuan ne formimin e Lidhjhes Shqiptare te Prizrenit dhe veprimtarine e saj per shpetimin kombetar.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit u formua ne kuvendin themelor qe u mbajt ne Prizren me 10 qershor te vitit 1878. Ne kete mbledhje moren pjese 300 delegate nga te gjitha viset shqiptare: te krishtere e myslimane, intelektuale, pashallare, fshatare e qytetare te rendomte. Ne kete kuvend historik merrte pjese edhe nje djale katermbedhjete vjecar, kryetrimi i ardhshem i Kosoves dhe i gjithe shqiptarise, Isa Boletini. Ata u mblodhen me nje qellim te perbashket, per te mbrojtur teresine tokesore te trojeve shqiptare dhe per formimin e shtetit autonom qe do te mbulonte kater vilajetet e banuara kryesisht me popullsi shqiptare: Vilajetin e Prizrenit, Shkodres, Manastirit dhe Janines. Ata u mblodhen edhe per t’i treguar botes se, ky vend ka zot dhe askush nuk mund te luante me me fatin e tij.
Fjalen e hapjes e mbajti Abdyl Frasheri, i cili perfaqesonte Komitetin Qendror nga Stambolli. Vendimet e Lidhjes se Prizrenit u miratuan e u nenshkruan nga 47 bejlere shqiptar me 18 qershor 1878. Disa nga vendimet me kryesore ishin:
1. Mospranimi per t’i dorezuar territore Serbise, Malit te Zi e Greqise.
2. Kerkesat per t’i kthyer tokat me popullsi shqiptare te aneksuara nga Serbia e Mali i Zi.
3. Autonomia brenda Perandorise.
4. Nderprerja e thirrjes nen arme dhe e taksave nga qeveria qendrore ne Stamboll.
Lidhja u krijua si nje organizate politike e ushtarake mbareshqiptare, me organet e saj qendrore dhe me dege ne te gjitha krahinat e Shqiperise. Ne krye te Lidhjes qendronte Keshilli i Pergjithshem, me kryetar Iliaz Pashe Dibren, e me vone Ymer Prizrenin. Ajo kishte edhe komisionet (dikasteret) e veta: Komisionin e Puneve te Jashtme, Komisionin e Puneve te Brendshme dhe ate te financave. Kishte edhe Prokurorine e Pergjithshme e Gjykaten e Larte. Pra, kishte nje organizim shteteror funkcional.
Kongresi i Berlinit qe u mblodh me 13 qershor 1878, kishte konfirmuar pavaresine e Rumanise, Serbise, Malit te Zi, ndersa interesat e kerkesat shqiptare nuk qene perfillur fare. Ne kete Kongres, shqiptaret nuk paten perkrahjen as edhe te nje fuqie te madhe qe t’i mbronte interesat e tyre. Madje, as edhe qenja jone si komb nuk u njoh. Duke qene se vendimet e Kongresit te Berlinit nxiten pekenaqesi te shqiptaret, atehere Lidhja Shqiptare e Prizrenit vendosi te luftoje per t’i realizuar tri kerkesat kryesore te saj: a) njohjen e kombit shqiptar; b) rujatjen e paprekshmerise se trojeve kombetare shqiptare; c) bashkimin e tokave shqiptare ne nje njesi te vetme autonome shteterore. Gjithashtu kerkohet qe nepunesit te dinin gjuhen shqipe, te perhapet arsimi, ne shkolla te mesohet gjuha shqipe, te ndahet nje shume e madhe e te ardhurave shteterore per arsim dhe per ndertime komunale.
Porta kurresesi nuk pajtohej qe te themelohej autonomia ne viset ku jetonin shqiptaret. Ne keto rrethana, Lidhja e Prizrenit vendosi qe te shkaterrohej pushteti lokal osman. Lidhja e Prizrenit kishte edhe forcat e saj te armatosura qe numeronin mbi 16.000 veta. Keto forca ne shtator te vitit 1878 vrasin mareshalin osman, Mehmnet Ali Pashen, duke e shpartalluar edhe ushtrine e tij. Ndersa nga nentori i vitit 1879 e deri ne shtator te vitit 1880, Forcat e Lidhjes zbrapsen edhe te gjitha sulmet e ushtrive malazeze. Duke filluar nga gjysma e korrikkut te vitit 1879, shqiptaret moren pushtetin ne duart e veta ne shume qytete, si ne: Vushtrri, Peje, Mitrovice e Gjakove. Ndersa dega e Lidhjes Shqiptare e Shkodres, me 17 prill 1880, shpalli autonomine e vendeve ku jetonin shqiptaret. Vec kesaj, Lidhja e Prizrenit zhvilloi edhe nje veprimtari te dendur diplomatike. Ajo dergoi Abdyl Frasherin se bashku me Mehmet Ali Vrionin ne kryeqytetet europiane ne pranvere te vitit 1879. Por, memorandumet, peticionet, letrat dhe mjetet tjera diplomatike nuk ndihmuan ne ndryshimin e qendrimeve politike per shqiptaret dhe trojet e tyre. Prandaj, ne janar te vitit 1881 u mblodh Kuvendi i Jashtezakonshem i Lidhjes Shqiptare, ne te cilin Kometeti Kombetar i Lidhjes, qe ishte organi me i larte ekzekutiv, u shpall “Qeveri e Perkohshme” me kryetar atdhetarin e shquar, Ymer Prizrenin e nenkryetar, Shuaip Spahiun, ndersa Abdyl Frasheri u ngarkua te udheheqte Dikasterin per Punet e Jashtme dhe Sulejman Vokshi u ngarkua te udheheheqte Dikasterin e Mbrojtjes duke u emeruar Komandant i Pergjithshem i ushtrise. Kjo qeveri tani filloi te udheheqte levizjen per autonomi. Ajo vendosi dhe u perpoq qe me forcen e armeve t’i debonte organet e pushtetit osman dhe ne vend te tyre te emeronte nepunes nga gjiri i popullit. Qeveria e Perkohshme e shtriu autoritetin e saj anembane Kosoves e deri ne Shkup. Abdyl Frasheri ne Diber e rrezoi mytesarrifin turk dhe e vuri qytetin nen administrimin e Lidhjes.
Porta nuk pushonte se vepruari per ta shkaterruar Lidhjen e Prizrenit. Ajo nuk duroi me dhe ne prill te vitit 1881 dergoi Dervish Pashen me forca te medha ushtarake (15 batalione) qe ta shtypte Lidhjen. Dervish Pasha i likuidoi me pare prijesit e deges se Shkodres, pastaj ata te Shkupit dhe u nis per ne Kosove ku u ben luftime te ashpra ne Slivove, Shtime, Gryken e Carraleves (ketu Mic Sokoli e ve gjoksin mbi topin turk), Qafen e Duhles dhe ne hyrje te Suharekes. Pas ketyre luftimeve, Dervish Pashe e pushton Prizrenin me 22 prill te vitit 1881. Shume veprimtare te Lidhjes u arratisen, ndersa shumica e udheheqesve u zune rob, nder ta edhe Abdyl Frasheri. Porta keta i denoi rrepte ne Gjykaten e Jashtezakonshme. Abdyl Frasheri u fal me 1885. Ymer Prizreni gjeti strehim duke marre azil politik ne Mal te Zi, mirepo atje ne rrethana te pasqaruara likuidohet me 1886.
Megithate, Lidhja nuk kapitulloi, nuk i dorezoi armet. Pas renjes se Prizrenit, shqiptaret ben qendrese ne Malesine e Gjakoves, Lume dhe ne rrethinen e Pejes. Keto luftime i udhehoqi Sulejman Vokshi, i cili me vone, ne gusht te vitit 1885 u arrestua. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ndoshta u shkaterrua si organizate politike e ushtarake, por zjarri qe ajo ndezi, nuk u shua. Ajo u be pishtar qe i ndriti rrugen popullit tone, u be flamur qe i priu shqiptareve ne vitet qe pasuan e deri ne ditet tona. Idealet e Lidhjes se Prizrenit u nguliten thelle ne ndergjegjen e kombit shqiptar – ideale qe cuan drejt shpalljes se pavaresise se Shqiperise. Lidhja ishte perpjekja e pare serioze mbarekombetare per te krijuar nje territor te bashkuar shqiptar qysh nga perpjekjet e forcave te Skenderbeut. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte kthese e rendesishme ne periudhen e Rilindjes Kombetare Shqiptare, sepse ceshtjen shqiptare e vendosi ne arenen nderkombetare si nje nga ceshtjet me te ngutshme e me te ndieshme qe kerkonte zgjidhje ne cdo rregullim te ardhshem te Europes Juglindore. Programi i saj politik qe misheronte programin madhor te Rilindjes Kombetare, nuk pushoi se vepruari duke synuar formimin e Shqiperise Etnike.
Me 28 nentor te vitit 1912, nje nga programet e Lidhjes se Prizrenit u realizua pjeserisht me Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise. Por, ajo Shqiperi perfshinte vetem nje pjese te territorit shqiptar, ndersa me teper se gjysma e tokes dhe popullsise shqiptare mbeti jashte kufijve shteteror. Megjithate, ajo ishte nje arritje e madhe per popullin shqiptar, sepse sic jane shprehur atdhetaret e asaj kohe: “Me mire nje Shqiperi e vogel dhe e lire, sesa e tera e roberuar.” Perpjekjet e shqiptareve per te realizuar platformen atdhetare te Lidhjes se Prizrenit nuk u ndreprene kurre, dhe me 17 shkurt te vitit 2008 – 130 vite pas themelimit te Lidhjes se Prizrenit, Kosova u shpall shtet i pavarur, i njohur nga shtetet me te fuqishme dhe demokracite me te perparuara te botes. Idealet dhe programi kombetar i Lidhjes se Prizrenit mbeten ne rend te dites dhe vazhdojne te jene perjetesisht burim frymezimi per brezat e ardhshem. Edhe kriminelet serbe e dinin fare mire rendesine historike te Lidhjes se Prizrenit, dhe me 27 mars te vitit 1999 e dogjen ndertesen ku u mblodh Kuvendi i Lidhjes se Prizrenit. Por, ata nuk e dinin qe tani kjo ngjarje nuk shlyhet me kurre nga kujtesa e kombit tone – ajo eshte bere ndergjegja jone – eshte bere pjese e pandashme e qenjes sone. Godina u rindertua plotesisht dhe u hap me 10 qeershor te vitit 2000.
Epoka e Lidhjes se Prizrenit eshte njera nder periudhat me te lavdishme e me te ndritura te historise se kombit tone. Ajo do te mbetet ne kujtesen e popullit tone si simboli i bashkimit kombetar dhe gur themeli i shtetesise shqitare. Te mesojme dhe te frymezohemi nga pervoja historike dhe platforma kombetare e Lidhjes se Prizrenit. Te nxjerrim mesime te vlefshme nga perpjekjet shekullore te popullit tone, te marrim shembull nga Rilindesit tane mendjendritur dhe te ngreme lart vlerat tona kombetare e njerezore, kodin tone te larte etik e moral. Per nje kohe te gjate, ideologjite e huaja te te gjithe spektrit politik dhe te gjitha ngjyrave politike, i kane sjell deme e percarje te medha kombit tone. Kombi, Shqiperia te jete partia e shqiptarit, shqiptarizmi te jete ideologjia e shqiptarit. Kjo eshte jehona dhe porosia e madhe e idealeve te Epokes se ndritur e te lavdishme te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
Filadelfia, 4 Qershor, 2015
*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Histori Tagged With: Lidhja e Prizrenit, Sadik Elshani

BORDI I RI I SHOQATES “SHQIPE E ARIZONES” MBAJTI TAKIMIN E RADHES

June 5, 2015 by dgreca

Nga Lulzim Mulliqi/
Njera nga sfidat me te medha,me te cilat perballen sot shoqatat dhe orgnizatat e Komunitetit Shqiptaro-amerikan,padyshim eshte edhe Regjistrimi I sakte I popullsise se mergates dhe anetareve te Komunitetit tone dhe perfshirja e tyre ne aktivitetet kulturore dhe artistike te Komunitetit,u theksua
nder te tjerash ne mbledhjen e radhes se Bordit Drejtues te Shoqates “Shqipe e Arizones” me seli ne Phoenix te Shtetit te Arizones.
Diten e Merkure,me 3 Qershor 2015,u mbajt mbledhja e radhes se Shoqates “Shqipe e Arizones”.Me kete rast,anetare te rinj te Bordit te kesaj Shoqate diskutuan per reformat organizative dhe prioritetet qe do ti ndermarre kjo Shoqate ne dobi te Komunitetit ne mandatin e saj te ardhshem tre vjecar.Takimin e hapi kryetari I sapozgjedhur I Shoqates,z.Burim Gashi, i cili I falenderoi te pranishmit per pjesemarrjen e tyre,por njekohesisht Ai
falenderoi edhe te gjithe ata te cilet ne mandatet e kaluara kane kontribuar ne menyra te ndryshme per aktivitetet e shumta te Shoqates sone.
Me pas,ai prezantoi edhe rendin e dites,ku u propozuan dy pika te rendit te dites:1)Kompletimi paraprak i dokumentacionit te Shoqates per taksat dhe bartja e tij te Bordi i Ri I shoqates dhe
2)Regjistrimi I skate I popullsise se Komunitetit Shqiptaro-amerikan ne shtetin e Arizones.
Rreth pikes se pare te rendit te dites, kryetari Burim Gashi nder te tjerash theksoi:Se eshte ne interesin e Shoqates qe te sigurohet Sa me pare dokumentacioni i Shoqates nga Bordi i kaluar ne menyre qe te fillojme edhe pergatitjen e taksave qe Jane te rendesishme per fondin e Shoqates.
Ai,gjithashtu theksoi se te gjitha aktivitetet e Shoqates do te behen transparente ne te ardhmen per te gjithe anetaret e Komunitetit tone,perfshire ketu edhe pasqyren financiare te aktiviteteve te Shoqates,qe keto do te publikohen pas c’do eventi ne faqen e rrjetit social te Shoqates ne facebook.Kryetari,z.Burim Gashi ne vijim theksoi se Shoqaten tone duhet ta regjistrojme si Shoqate jo-profitabile (jo -fitimprurese) ne menyre qe shoqata e jone te ket me shume qasje edhe ne absorbimin e fondeve te ndryshme shtetrore ne kuader te shtetit federal te Arizones.Nderkaq,rreth pikes se dyte te rendit te dites u tha se njera nga prioritetet e punes se Bordit te ri te kesaj Shoqates dhe nje faktor shume I rendesishem eshte edhe Regjistrimi I popullsise se Komunitetit tone qe paraqet sfida ne vete per shkak te migrimit dhe levizjes se anetareve te Komunitetit ,per ta ditur numrin e skate te mergimtareve tone qe jetojne ne kete shtet te larget te Amerikes.Rreth kesaj pike te rendit te dites me diskutimet e tyre kontribuan edhe veprimtare dhe aktiviste te dalluar te Ketij komuniteti Si:Mr.Lulzim Mulliqi,dr.Arben Lasku,Ahmet Sahiti,Zeqir Gashi etj.Ne fund te Ketij takimi u theksua se ne mbledhjet e ardhshme do te diskutohen edhe shume projekte te tjera,te cilat do te jeme me interes te perbashket per Komunitetin tone.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bordi, Nga Lulzim Mulliqi, shoqata, Shqipee Arizones

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT