• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2015

KRONOLOGJIA HISTORIKE E LUFTËS SË FTOHTË

July 11, 2015 by dgreca

Shkruan: MSc. Eraldo MEÇALLA*/
Master i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare/
Lufta e Ftohte është një nga ngjarjet më kardinale dhe me më ndikim për rendin ndërkombëtar të kohës, nga origjina e cila daton në fund të Luftës së II-të Botërore dhe deri në përfundimin e saj në vitin 1989. Roli i saj si tensionues për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare e bën tepër të rëndësishme studimin e detajeve, që të kuptojmë mesazhin që ajo solli dhe atë që trashigoi.
Origjina e Luftës së Ftohtë lidhet drejtëpërsëdrejti me vitet 1944 – 1949, sepse menjëherë pas muajve pasardhës së Luftës së II-të Botërore ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, kishte përplasje të fuqisë ideologjike, gjeografike dhe politike. Sovjetikët e bazonin vazhdimsinë e shtetit në arenën ndërkombëtare tek konflikti, ndërsa Amerikanët kishin ideale demokratike prandaj ishin të bindur për një qëndrim dhe koalicion perëndimor kundër BRSS.
Josif Stalini për dominimin territorial në Europën Lindore kërkonte nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja : 1.) Njohjen e pushtimeve territoriale të viteve 1939 – 1940. 2.) Krijimin e një rripi sigurie, me anë të kontrollit të qyteteve të Europës Lindore. 3.) Kontrollin e së ardhmes së Gjermanisë. Por pas ndarjes së Gjermanisë në zona okupimi u ra dakort për spostimin e kufijve Polakë, për prespektivën e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe për këtë arsye SHBA-ja aplikoi “Bretton Woods”, kjo do të konsolidonte regjimet demokratike dhe do ti jepte baza solide paqes. Ideologjia Amerikane nënkuptonte një gjëndje natyrale të paqes, ndërsa Ideologjia Sovjtike e quante konfliktin ndërkombëtar si normalitet, pra paqja këcënohej nga agresiviteti i diktaturave. Vizionet dypalëshe përplaseshin fort, përpara detyrës së ridizejnimit të të gjithë sistemit ndërkombëtar. Në vitet 1945 – 1947, të gjëndur përreth tavolinave të negocimit mosbesimi ndërmjet SHBA-së dhe BRSS-së u rrit jashtëzakonisht. Në fillim të vitit 1947, në Uashington përherë e më tepër po bindeshin për ndryshimin e frymës në Europë drejt pro-ameikanëve dhe kapitalizmit dhe sa më larg komunizmit dhe BRSS-së. Për këtë SHBA-ja, aplikoi “teorinë e rimëkëmbjes” dhe instrumentin e saj Planin Marshall, kjo do të sillte rënien graduale ose të menjëhershme të fuqisë Sovjetike, pengimin në Europë të përhapjes së “Stalinizmit Sovjeitk” dhe do të ndihmonte Europën Perëndimore. Ishte konfiguruar një situatë që nga njëra anë ushtrohej forcë brutale difensive dhe nga ana tjetër kapacitete dinamike për të ndërtuar konsensuse dhe kompromise.
Problemi qëndror i Luftës së Ftohtë ishte Gjermania, Berlini ishte nën okupimin e katër fituesve dhe e rrethuar totalisht nga zona e okupuar nga Sovjetikët nga e cila varej për furnizime dhe shërbime jetësore. Trupat sovjetike kishin bllokuar hyrjet tokësore dhe kishin ndërprerë energjinë elektrike dhe për të mos shkaktur shpërthimin e luftës, SHBA-ja dhe Britania e Madhe i furnizuan ato nga ajri me ndihmat bazë jetësore. Zgjidhja e përkohëshme erdhi me lindjen në zonën perëndimore të Republikës Federale Gjermane nën kujdesin e tre aleatëve e cila ishte parimisht sovrane së brëndëshmi dhe e çarmatosur, ndërsa Republika Demokratike Gjermane ishte e kontrolluar nga Moska me një regjim komunist.
Më 4 prill 1949, u krijua Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), si një traktat mbrojtje kolektive në rast agresioni të njërit prej shteteve aleate dhe si kundërpërgjigje BRSS-ja krijoi më vonë “Paktin e Varshavës”.
Në vitin 1949, shpërthimi i bombës së parë bërthamore nga Sovjetikët dhe konkludimi i ofensivës finale të luftës civile të Partisë Komuniste Kineze kundër forcave kombëtare ishin ngjarje që alternonin terrenin e konfrontimit bipolare. Dy ngjarje të tjera që rritën tensionet ishin: 1.) Traktati i Aleancës ndërmjet Kinës dhe BRSS-së në vitin 1950. 2.) Autorizimi i operacionit ushtarak nga Stalini kur trupat Koreano Veriore pushtuan Korenë e Jugut. Si kundërpërgjigje globale kundër-komunizmit SHBA-ja në vitin 1953 me anë të CIA-se, organizoi një operacion të fshehtë në Iran për të rrëzuar qeverinë Mossadeq, më pas një tjetër operacion në Guatemala dhe disa të tjerë në përgjatë Luftë së Ftohtë.
Në vitin 1953, menjëherë pas vdekjes së Stalinit u hap një fazë e re në marrëdhëniet ndërkombëtare sepse Nikita Hurshovi pasardhësi i tij, solli një fushatë ndryshimesh dhe idenë e një “Bashkjetese Paqësore”. Deivid Eisenhowe presidenti i SHBA-së, u shpreh se nëse Sovjetikët dëshironin paqen duhet të lejonin ribashkimin e Koreve, zgjedhje të lira në Europën Lindore dhe ribashkimin e Gjermanisë, por BRSS-ja nuk ishta gati për këtë ajo nuk donte të humbiste dhe mbi të gjitha nuk donte të përfundonte Luftën e Ftohtë.
Hurshovi, vuri theksin tek Raketat Interkontinentale të armatosura me koka nukleare, kjo e bëri çdo bllok vunerabël, tashmë lufta ishte një opsion vetëvrasës. Tendenca për të përdorur “Diplomacinë Bërthamore” që të perfitonin fitore simbolike, pozicione më të avantazhuara dhe influencë në vendet e Botës së Tretë çoi në krizat më të rrezikshme të Luftës së Ftohtë.
Më 1 nëntor 1952, Amerikanët kishin shpërthyer bombën e parë termonukleare por edhe Sovjetikët po kryenin eksperimente të shumta në këtë drejtim. Pas prishjes Kino-Sovjetike, Hurshovi takoi Fidel Kastron që ishte drejt keqësimit të marrëdhënieve me SHBA-në. Duke qënë se SHBA-ja, kishte në Turqi dhe Itali rraketa me rreze të mesme për të goditur BRSS-në, Hurshovi vendosi si presion armë analoge në Kubë. Situata u bë shumë kritike por pas presioneve Amerikane, më pas Hurshovi pranoi të tërhiqte raketat por vetëm pasi president i SHBA-së Xhon Kenedi pranoi që nuk do ta sulmonte Kubën. Më 13 gusht 1961, u inicua ndërtimi i “Murit të Berlinit” që të ndalonte qytetarët e Republikës Demokratike Gjermane të largoheshin nga vendi. Pas revolucionit Kinez, Uashingtoni kishte parë tek Vietnami një front kruçial në Azi, por ishte kjo që e çoi SHBA-në drejt disfatës politike e psikologjike më shumë se ushtarake. Nga viti 1961, SHBA-ja mbështeti Vietnamin e Jugut me furnizime, ndihma, këshilltarë ushtarak por ishte President i SHBA-së Lyndon Johnson që e ktheu Vietnamin në një luftë Amerikane.
Në vitin 1967, Çekosllovakia kishte filluar një moto reformatorësh dhe lidhi një marrëdhënie tregëtare me Gjermaninë Perëndimore dhe SHBA-në, si kundërpërgjigje menjëherë Moska e pushtoi ushtarakisht Çekosllovakinë, por e njëjta dëshirë egzistonte në Romani, Poloni, dhe Hungari. Në vitin 1970, filluan edhe protestat e para të punëtorëve në bllokun komunist, kjo sinjalizonte një pakënaqësi popullore. Në këtë kohë pozita e SHBA-së po forcohej, duke parë konfliktet e brëndëshme të Kinës me “revolucionin kulturor” dhe prishjen e saj me BRSS-në. Mao Ce Duni, la menjëanë radikalizmin ideologjik dhe i dha sinjale interesi SHBA-së, kjo ishte një kartë diplomatike tepër e fuqishme për SHBA-në kundër BRSS-së. Nga fundi i viteve 1970, SHBA-ja dhe BRSS-ja ishin përfshirë në një spirale antagoniste të armatimit dhe akuzoheshin reciprokisht që të kultivonin strategji të rrezikshme zgjerimi, ekspansioniste.
Në vitin 1979, BRSS-ja pushtoi Afganistanin, ndërsa më 30 prill 1975 pavarësisht veprimeve të presidentit të SHBA-së Richard Nixon, Vietnami i Jugut kapitulloi dhe u ribashkua nën regjimin komunist. Në diplomacinë trekëndore SHBA, BRSS, Kinë ishte Amerika që luante në të dyja tavolinat. Interesante ishte edhe kriza e Lindjes së Mesme në vitin 1973, Izraeli ishte i lidhur me SHBA-në ndërsa Egjipti me BRSS-në.
Në vitin 1975, u nënshkrua “Akti i Helsinkit” nga 37 shtete Europiane së bashku me SHBA-në dhe Kanadanë, akti obligonte respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Një marrëveshje historike ishte edhe ajo e paqes ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit në vitin 1978 e ndërmjetësuar nga presidenti i SHBA-së Jimi Carter. Ndërsa nga viti 1981, presidenti i SHBA-së Ronald Regan kërkonte të detyronte Sovjetikët për të negociuar në një pozitë më inferiore sepse ideologjia komuniste ishte në rënie. Gjithsesei rreziku qëndronte tek arsenali bërthamor që zotëronin palët dhe që ishin të gatshme të lëshoheshin brënda disa minutave nga të dy shtetet. Viti 1983, shkoi drejt një tensionimi nga frika bërthamore dhe Ronald Regan mendoi të rihapte dialogun me Sovjetikët. Nga ana tjetër Mikail Gorbaçovi e njihte situatën dramatike dhe vështirësitë e sistemit sovjetik dhe ishte i hapur për zgjidhje të reja.
Në vitin 1986, Gurbaçovi publikisht propozoi një plan reduktimi gradual të armatimit bërthamorë, për herë të parë Moska dhe Uashingtoni dialogonin jo për stabilizimin e Luftës së Ftohtë por për të prapësuar mekanizmin e rivalitetit ushtarak që e ushqente. Më pas Gurbaçovi lejoi hapjen e kanaleve radio të huaja dhe të televizoineve. Në nëntor të vitit 1989, u mendua për një hapje të pjesëshme të kufijve Gjerman por në rastin e një regjimi në rënie një komunikim në media ndikoi që televizionet të shpallnin hapjen totale të kufijve. Miliona Berlinez shkuan përgjatë pikave të kufirit dhe përgjatë “Murit të Berlinit” dhe rojet pa urdhra ju dorëzuan presioneve dhe hapën kalimet. Perandoria Sovjetike e Stalinit nuk egzistonte më, kishte marrë fund ndarja e Europës në dy blloqe të kundërta ku “Muri i Berlinit” ka qënë simboli më solid dhe bashkë me të ra edhe ideologjia politike.
Lufta e Ftohtë i mori njerëzimit një gjysmë shekulli të mbushur me luftë ideologjike ndërmjet sistemit kapitalist dhe atij komunist dhe me një garë armatimi bërthamorë të ashpër por pa i përdorur ato. Zhvillimet dhe inovacionet tekonologjike, politike, ekonomike ishin në krahun e duhur përgjatë Luftës së Ftohtë. Kjo luftë mund të kishte shkuar në një përplasje të drejtëpërdrejtë, por fati dhe koha ishin përkrah koalicionit perëndimor dhe demokracisë, të cilat me anë të mjeteve diplomatike dhe presioneve ushtarake arritën të ruanin paqen, stabilitetin, sigurinë dhe krijuan Rendin e Ri Ndërkombëtar për mbarë globin.
*Master i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare/
E-mail: mecallaeraldo@yahoo.com
Tiranë, Shqipëri
Tiranë më 11 / 07 / 2015

Filed Under: Histori Tagged With: Eraldo Mecalla, Kronologji historike, Lufta e Ftohte

Ndihmës sekretarja Amerikane e Shtetit,Viktoria Nuland viziton Kosovën

July 11, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 11 Korrik 2015-Ndihmës sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Viktoria Nuland do të bëj një vizitë disaditëshe në disa vende evropiane, përfshirë edhe Kosovën, ka njoftuar Departmenti Amerikan i Shtetit.
Nga 11 deri në 14 korrik me një ekip ndërinstitucional Nuland do të vizitojë Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë, me udhëheqësit e të cilave dhe me pjesëtarë të shoqërisë civile do të diskutojë çështjet dypalëshe dhe rajonale, përfshirë integrimin rajonal dhe euroatlantik.
“Në Kosovë dhe në Serbi, në mënyrë të veçantë, ajo do të diskutojë dialogun Kosovë-Serbi dhe progresin në zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit 2013 të arritur në Bruksel mbi normalizimin e marrëdhënieve”, thuhej në një kumtesë të Departmentit Amerikan të Shtetit, cituar nga media.
Kryetari i Kuvendit Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të dielën, në orën 15:00, do të ketë takim me Victoria Nuland, ndihmëse për çështje të Evropës dhe Azisë e Sekretarit të Shtetit, John Kerry, sapo njofton Kuvendi, ndërkohë që priten edhe njoftime të tjera për axhendën e takimeve në Prishtinë.
Në 27 shtator 2014 Presidenca kosovare njoftonte se, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar në Nju Jork Ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit për Evropë dhe Azi, VictoriaNuland, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ndërsa, në 11 dhjetor Jahjaga ka zhvilluar një bisedë telefonike me Nuland.
Në 8 shkurt 2015 Kryeministria kosovare njoftonte se kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar një takim me Nuland, në Munih, ku ka marrë pjesë në Konferencën e 51-të të Munihut për Siguri.
Në 2 shkurt MPJ kosovare bënte të ditur se, në Uashington me Nuland ishte takuar zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
3 Attachments

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, nd.Sek amerikane, Nuland, Vizite en Kosove

NJE DORUNTINE E KOHEVE TE REJA- MOTRA NGA SHQIPERIA GJETI VELLANE NE AMERIKE

July 11, 2015 by dgreca

NGA DALIP GRECA/
Nuk është baladë si ajo e Kostandinit me Doruntinën, e ndërtuar mbi legjendën e mbajtjes së besës së dhënë prej vëllait të vdekur, Kostandinit, që çohet nga varri dhe kthen motrën tek nëna, jo, është një baladë tjetër dhimbjeje, ku motra, ka mësuar për gjëmën që i ka ndodhur vëllait, Veteran Amerikan i Luftës në Korenë e Veriut, i plagosur atje dhe i kthyer në invalid, që vuante në një keqtrajtim jo njerëzor, shkaktuar nga një bashkatdhetar, që e shfrytëzonte si kafshë punë.
Që në fillim të këtij shkrimi më duhet të bëj një parashtrim: Motra e baladës quhet Burbuqe Idris Ruka (Mene), vëllai i saj Alexander. Sot Burbuqja jeton në Detroit, e lodhur pas kërcënimeve, kalvarit gjyqsor për mbrojtjen e vëllait nga kujdestari abuzues, e revoltuar nga mashtrimet, kurthet, padrejtësitë, indiferentizmi i shqiptarëve, por disi më e qetë, pasi besën që ia pat dhënë vetes dhe prindërve te vdekur, e ka mbajtur; vëllain e ka gjetur, paçka se aitani sjeton më, ka kaluar në jetën tjetër, pas një ceremonie solemne nderuese, duke u varrosur me të gjitha nderet, që u rezervohen veteranëve të Luftës. Shpirtin, motra e ka plagë nga dhimbjet që i rezervoi jeta.Diktatura komuniste i solli familjes së saj vetëm vuajtje, edhe pse ishte bijë e një intelektuali dhe patrioti, që e kishte provuar veten se e donte atdheun.Babai i saj pati fatin e shumë intelektualëve të tjerë, që u ndëshkuan, qoftë edhe pse kishin studiuar në Perëndim.

INTELEKTUALI QË U MBYLL NË BURGUN E BURRELIT

Babai i Burbuqes, Idris Ruka, është një emër i njohur. Në fakt u bë i njohur pas shembjes së diktaturës. Kishte studiuar për mësues në Janinë dhe shërbeu pak vite mësues.Në vitet 1928-31 kishte përfunduar me rezultate të shkëlqyera Shkollën e lartë të Karabinierisë pranë Akademisë ushtarake në Firence të Italisë. Kërkesës së autoritetve për të punuar në Itali, iu përgjigj prerazi sekishte studiuar për t’i shërbyer vendit të tij. U kthye në Shqipëri dhe nuk ishte thjesht një ushtarak, por një intelektual i spikatur.Zotëronte 6 gjuhë të huaja. Dy vite pas përfundimit të Akademisë hartoi të parin libër shkencor në gjuhën shqipe”Policia shkencore”, libër që e bija, Burbuqa e ribotoi pas 78 vitesh me shpenzimet e saj.Një kopjee këtij libri ka mbërritur në bibliotekën e Vatrës.
Diktatura për këtë intelektual, që gjatë kohës së luftës kishte luftuar në Kosovë, në rrethinat e Pejës, pas lufte i rezervoi si shpërblimin burgun-ferr të Burrelit, i dënuar me 20 vjet burg.Patrioti intelektual, jo vetëm u mësonte të burgosurëve gjuhë të huaja, po aty iu fut edhe punës për hartimin e Fjalorit Anglisht-Shqip. Në ato kushte të tmerrshme ai nuk u dorëzua , por e çoi punën deri në fund duke hartuar Fjalorin me 55 mijë fjalë dhe fraza. Po në burg Idris Ruka përfundoi edhe Metodën e thjeshtësuar të gjuhës angleze.Dorëshkrimin original të Fjalorit dhe Metodës, e bija, Burbuqja, i ka dorëzuar në Muzeun Historik në Tiranë.Tashmë edhe Fjalori edhe Metoda, të botuar nga e bija, ndodhen në bibliotekën e Vatrës, të dhuruar prej saj.
Idriz Ruka është një figurë me vizion të gjërë, atë do ta trajtojmë më vete në numrat e ardhshëm, le të kthehemi tek balada e motrës dhe vëllait.

ALEXANDRI, NJË YLL I SHUAR TRAGJIKISHT

Vëllai i Burbuqes, Alaxandri ishte një talent i rrallë, që shkëlqeu që në hapat e para të shkollimit. Në vitin 1940, në moshën 15 vjeçare kish përfunduar Liceun e Korçës, duke përfituar dy vite për një vit shkollor, edhe pse programi i rregullt shkollor ishte për katër vjet. Zotëronte që në bangat e Liceut dy gjuhë, italisht dhe frëngjisht dhe ishte i pasionuar pas violinës. Në vitin 1940, shkon për studime në Itali.Mbaroi fillimisht Institutin Silezian.Më pas vazhdoi studimet në Universitetin e Napolit. Aty studioi paralelisht nëdy degë; Teologji dhe Drejtësi. Edhe në atë Universitet ndjek përvojën e Liceut të Korçës, për një vit shkollor përfiton dy vite njëherëazi. Paralelisht jepte mësim në klasat më të ulta, ndërkohë që vetë merrte mësim në klasat më të larta. Në atë kohë Alexandri zotëronte katër gjuhë të gjalla; frëngjisht, italisht, anglisht dhe spanjisht si dhe dy gjuhë të vdekura; latinishten dhe greqishten e vjetër. Ishte kjo një pasuri intelektuale që ai e kishte vënë me mund.
Ndërkohë, në Itali ishte edhe e motra, Vitoria, që kishte përfunduar magjistraturën në Universitetin e Napolit. Tëdy motër e vëlla kishin mbetur peng sepse s’ishin paguar detyrimet e studimit në universitet. Familja në Shqipëri shiti gjithçka dhe i ktheu paratë në flori sepse Ministria e Jashtme e shtetit komunist kishte marrë përsipër se do t’i atdhesonte ata pasi të dorëzohej shuma e kërkuar, por gjithçka rezultoi një farsë. Ministria e Jashtme mori floririn dhe vëlla e motërmbetën peng në Itali.
Në këto kushte, në vitin 1949, kur ishte vetëm 24 vjeç, Alexandri merr rugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë udhëtim të tij ai u ndihmua nga Hasan Dosti, që kur e mësoi faktin se dy studentë shqiptarë kishin mbetur në katër rrugët, u interesua dhe e nisi Alexandrin drejt Amerikës.
Amerika ishte plot alternative për Aleksandrin; në moshë të re, gjuhën e vendit e zotëronte (jo vetëm anglishten), i diplomuar në Itali;të gjitha këto ishin garanci për një të ardhme të garantuar. Në një periudhë të shkurtër ai dha provimin e anglishtes dhe konvertoi dy diplomat që kishte marrë në Itali. Që në vitin 1949 u sistemua me punë në Degën Ushtarake në Nju Jork. I motivuar nga aksioma, që ai e kishte moto tëtijën ”Jeta e njeriut nuk ka vlerë pa kulturë”, jep një provim shtesë dhe nis studimet për Filozofi. Djaloshi shqiptar ishte me dije të pakufizuara.Sukseset e tij i mrekulluan eprorët e degës Ushtarake që ndiqnin nga afër suskseset e shqiptarit.Ishte kohë lufte në Korenë e Veriut. Nuk kishte kaluar as dy vjet punë në Degën Ushatarake të Nju Jork-ut, kur Alexandri merr emërimin si oficer për anën financiare në Korenë e Veriut.Shkoi dhe punoi siç dinte ai; me pasion, vullnet e ndërgjegje.Njohuritë e Alexandrit në shumë fusha, gjuhët e huaja që zotëronte, i kishin dhënë një respekt të jashtzaknoshëm tek eprorët më të lartë.Por jeta i kishte caktuar fat të keq djaloshit inteligjent, që sapo kishte filluar të ndriste në mjediset e ushtrisë më të madhe e më të fortë në botë .
Tragjedia ndodhi një vit pasi ai kishte filluar detyrën në forcat ushtarake Amerikane.Ishte viti 1952.Pranë zyrave të ushtrisë, ku ishte edhe komanda e forcave amerikane, shpërtheu një eksploziv i fuqishëm.Dëmi qe i madh; shumë ushtarakë mbetën të vrarë, shumë të tjerë të plagosur. Fat të keq pat edhe Alexandri që u godit për vdekje dhe mbeti i shtrirë në zyrën e tij. Me avion special dërgohet nga komanda urgjentisht për mjekim në spitalin ushtarak, ndër më të mirë të asaj kohe në Nju Jork. Diagnoza ishte serioze; zhvendosje e dy qendarve të trurit nga forca plasëse e eksplozivit. Shteti amerikan bëri të gjitha përpjekjet për ta kthyer nënormalitet, por dëmitimi ishte i jashtzakonshëm.Për 13 vite ai qëndroi në spital, duke pasë mbi vete kujdes intensiv mjekësor, dhe përkujdesje njerëzore nga personeli i spitalit.
Aleksandri, që ishte plot ëndrra për jetën,që kishte studuar në tre fakultete, kishte tri diploma, që zotronte gjithë ato gjuhë të huaja, në moshën 27 vjeçare u kthye në një invalid, pa pasur mundësi që ta gëzonte jetën. Pat mbërritur në kohët e mjekimit të tij një letër nga spitali i Nju Jorkut në burgun e Burrelit, ku kryente dënimin e fajit të pabërë i ati i tij, Idrizi.Letrën e shkruante dr, Xhordano nga Spitali i Nju Jorkut. Nëatë letër mjeku i shkruante me dhimbje atit zemërplasur që dergjej në burg:”Është një fatkeqësi e madhe për djalin tuaj dhe mësuesin tonë tëpësojë një fat të tillë. Ky djalë, përveç shumë gjuhëve që fliten sot në botë, di dhe gjuhëtët vdekura si Latinisht dhe Greqishten evjetër.”
Shteti amerikan bëri të gjitha përpjekjet për ta rehabilituar Alexandrin, e çoi nëpër mjedise klimaterike,i krijoi kushte argëtimi, vallëzimi e dëfrimi, me qëllim që të ndihmohej që të rikthehej në jetën normale, por ishte e pamundur.
Babai i Alexandrit që komunikonte nga burgu me spitalin përmes letrave, natyrisht të kontrolluara, kërkoi që i biri të dilte nga mjediset spitalore në ajër të hapur dhe i caktoi një kujdestar, mikun e tij.

MOTRA TAKON VËLLANË

Burbuqe Ruka Mene udhëtoi nga Shqipëria për t’i ardhur në ndihmë vëllait të sëmurë dhe të braktisur.Historia që mësoi ishte tronditëse.Vëllanë e gjeti të braktisur, të veshur keq, me rroba të pista si ç’mbajnë të pastrehët që enden rrugëve, jetonte në një dhomë tepër të vogël, të papastër. E indinjuar e takoi”mirëbërsin” qëia kishte nxi jetën vëllait të saj.
Mëtregon Burbuqja: Kur pashë Aleksandrin të veshur si lypës, i grisur e i palarë, me këpucë më të vogla se këmba e tij, qëmezi ecte nga dhimbjet, me thonjtë e këmbëve të paprerë kurrë, me këmbët me kallo të mëdha, u tmerrova e u skandalizova. O Zot, a kanë shpirt këta lloj kujdestarësh?!
Sapo e takova kujdestarin B.M, mora prej tij kërcënimin:”Se mos guxosh t’i kërkosh paratë Aleksandrit se do ta keshë për të zezën e kokës tënde.”
Po ç’kishte ndodhur me Aleksandrin?
Fillimisht Alexandrin e mori në kujdestari Xh. M, me dëshirën e babait të Alaksandrit. Motra ka mësuar se kujdestari e mori Alexandrin nga spitali së bashku me financat qëia kishte ruajtur spitali. Shuma sipas saj ishte $ 500 mijë.E motra thotë se 350 mijë nga ajo shumë Xh.Mifuti në biznes, duke blerë një restorant luksoz, me hotel e pista vallzimi, ndërsa 150 mijëi mbetën Aleksandrit.Në kohën që mbahej nën kujdesin e Xh. Meçe, Aleksandri trajtohej njerëzisht, mbahej dhe vishej pastër. Por dikur kujdestari u sëmur dhe para se të ndërronte jetë, Alexandrin dhe hotelin i la nën kujdesin e një shqiptari tjetër, B. M. Kujdestari iri, tregon Burbuqja, e trajtonte shumë keq të vëllanë e saj; ia shpenzoi të gjitha paratë, madje edhe pensionin e veteranit ia merrte. Nuk u mjaftua me aq, por e futi në punëqë të lante pjatat në një restorant grek, duke irregulluar një orar që niste në pesë të mbrëmjes dhe përfundonte në pesë të mëngjesit. Gjithë kjo, arsyeton e motra, bëhej që të mos kuptohej nga Komisioni i veteranëve.Kjo punë sfilitëse për një njeri të sëmur si Aleksandri vazhdoi për 26 vjet.
E motra u ndje ligsht për vëllanë dhe trajtimin çnjerëzor qëi kishin bërë. Të vëllait ia kishin marrë jo vetëm paratë, por edhe dokumentet e identitetit, nuk kishte as Social Security, as pasaportë, përveç kartën e mjeku.
E kërkoi vëllanë por hasi në pengesa. E mori në shtëpi, pa pyetur kënd, dhe u kujdes duke u përpjekur që ta kthente në normalitet njerëzor, duke idhënëdashurinë e munguar familjare. Mirëpo u akuzua se e kishte marrë vëllanë në mënyrëjotë ligjshme dhe për këtë do të ndëshkohej. I kërkoi ndihmë Organziatës Katolike Arch Dioceses, e cila mori përsipër të sponsorizonte një avokat. Përmes avokatit, motra itelefonoi policisë për motivet e veprimit qëkishte bërë duke u thënë prerazi se :” vëllanë tim nuk ma merrni dot, pa kaluar më parë mbi trupin tim. Nëse më futni në burg, unë që aty do të ngre padi për policinë dhe shtetin. Do t’ju akuzoj për këto padrejtësi të mëdha qëi bëni këtij veterani të luftës, që jetën ia dha shtetit amerikan, ndërsa është lënë në dorën e një batakçiu të pamëshirshëm, pa e kontrolluar kurrë në abuzimet që bënte ndaj vëllait tim, që e kishte kthyer në skllav, që i sillte para.
Policia, duke dëgjuar arsyetimin logjik të motrës, vendosi që ajo ta mbante vëllanë nështëpi , ndërkohë që kërkuan përshpejtimin e procesit gjyqsor, ku Burbuqja kishte hedhur kujdestarin për padrejtësitë që i kishte bërë vëllait, për shfrytëzimin si dhe grabitjen e pasurisë. Por procesi u manipulua nga avokatët mbrojtës, si ai akuzës edhe ai palës tjetër,që duket se u blenë nga kujdestari(kështu beson Burbuqja) të cilët, sipas saj, u blenë nga kujdestari qëkishte prishur gjithë atë pasuri. Vetë kujdestari kishte vdekur 3 ditë para gjyqit dhe u përfaqësua aty nga e shoqja.Mosditja e gjuhës inxori probleme Burbuqes.Nga të gjitha krahët mashtrime e kurthe. Edhe një shqiptar qëi kishte marrë përsipër t’i mbrojë si avokat mbrojtës, MD, i kishte braktisur, duke i nxjerrë nga salla e gjyqit, se gjoja ai gjyq do tështyhej e do të zhvillohej herë tjetër, në fakt gjyqi u zhvillua në mungesën e palës së akuzës.
Më vonë, u bë dhe një gjyq i dytë, i cili mori vendimin që motra ta merrte vëllanëpërgjithmonë në shtëpi dhe të përkujdesej për të, duke qenë ajo kujdestarja ligjore. Një odise e tërë që ende ia ndjenë dhimbjen Burbuqja.

ÇASTET E FUNDIT, VËLLA E MOTËR PRANË E PRANË

Motra e çoi vëllanë në shtëpinë e saj dhe mori frymë e çliruar, edhe pse shpirtin e kishte të ngarkuar nga helmi i padrejtësive qëikish bërë vëllait. Pyeste veten: A nuk besojnë në Zot këta njerëz që përfitojnë nga fatkeqësia e tjetrit?
Po nga ana tjetër e qetësonte shpirtin se vëllanë e kishte aty pranë dhe mund t’i shërbente me dhembshuri e përkujdes motre.Përkujdesejet e së motrës e rigjallëruan vëllanë.Për të parën herë ai ndjeu përkujdesje njerëzore.
Pas atij kalvari, ata jetuan pranë e pranë për 6 vjet.Vëllai ndërroi jetë më 12 nëntor 1977.Ceremonia e përmortshme u organizua me të gjithë përkujdesjet e së motrës, që e qau vëllanë për të gjitha fatkeqësitë qëiranë në këtë jetë.Por ndjehej dhe krenare për vëllanë e saj, që në rininë e vet shkëlqeu.
Nëceremoninë e varrimit, motra ndjeu dhe respektin e shtetit amerikan. Vëllai u varros me ceremoni nderimi në varrezat e veteranëve të luftës. Ceremonia u shoqërua me breshëri armësh. Aleksandri e meritonte atë ceremoni nderimi.
Edhe pse kanë kaluar vite që nga dita kur varrosi të vëllanë, e motra ende s’ndjehet e çliruar plotësisht nga dhimbja e keqtrajtimit të Aleksandrit. Pas vdekjes së Aleksandrit,çuditërisht janë gjetur dy numra social Security të Aleksandrit. Përse ijanë dashur ‘kujdestarit” këto?-pyet pafajsisht Burbuqja. Më pas shton:Po gjithë ata shqiptarë rreth e rrotull, aty në Detroit, a nuk e shihnin se çfarë trajtimi i bënte një bashkatdhetari të vetmuar një njeri ipa shpirt? Si e lejonin? Ndoshat do t’ia kishin lehtësuar vuajtjet, po tëëkishin nderhyrë ose të kishin sinajlizuar keqtrajtimin e tij.
Në fund të këtyre radhëve, një kujtesë: Për ata që kanë shkruar deri tani për veteranët e luftës, të mos harrojnë se që nga viti 1997, nuk rron më një veteran amerikan, me kombësi shqiptare, Aleksander Ruka. Në listat e veteranëve shqiptarë, që dhanë jetën për shtetin amerikan, është edhe emri i Aleksander Idris Ruka. Mos e harroni! Shqiptaro-Amerikanët në Detroit, të mos harrojnë që në Ditën e Veteranëve të Luftes, te shkojnë pranë varrit të tij dhe të vendosin një tufë lule!

Filed Under: Histori Tagged With: alexander, balada e Doruntines, Burbuqe Ruka, dalip greca, motra gjene vellane

Clinton: Ndërhyrjet në Bosnjë dhe Kosovë, vendimet më të rëndësishme

July 11, 2015 by dgreca

Obama: Srebrenica, masakra më e rëndë në gjysmëshekulli/
Në përkujtimin e masakrës së Srebrenicës, nuk ka munguar reagimi i Bill Clinton, që në vitet e luftës ballkanike ishte President i Shteteve të Bashkuara.
“Ato që kam bërë si President i SHBA në Bosnjë dhe më pas në Kosovë kanë qenë nga vendimet e mia më të rëndësishme”, ka thënë Clinton, i pranishëm sot në Srebrenicë.
“Më vjen keq që u desh kaq shumë kohë për të arritur unitetin mes aleatëve dhe të vendosnim për përdorimin e forcës për të ndalur dhunën”, ka thënë ai.
Clinton ka falenderuar edhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç “që gjeti kurajon për të ardhur këtu” dhe se pret që të njëjtën gjë të bëjë edhe Presidenti Tomisllav Nikoliç.

Obama: Srebrenica, masakra më e rëndë në gjysmëshekulli
Presidenti amerikan Barack Obama e ka kujtuar gjenocidin e Srebrenicës, duke e cilësuar si masakrën më të madhe në Europë në gjysmëshekullin e fundit.
“Duhet ta përkujtojmë këtë tragjedi, por edhe të mësojmë prej saj”, ka deklaruar shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Vetëm me një ndërgjegjësim për të kaluarën, ka vlerësuar Obama, mund të arrijmë një paqe afatgjatë në të ardhmen.

Filed Under: Featured

20 vjet nga masakra e Srebrenicës, përkujtohen 8 mijë viktimat. Turma përzë kryeministrin serb

July 11, 2015 by dgreca

Mijëra vetë janë mbledhur në varrezën e Bosnje Hercegovinës për të shënuar 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku 8 mijë burra e djem myslimano-boshnjakë u vranë nga trupat paraushtarake serbe, me nisjen e shpërbërjes së Jugosllavisë.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, vendi i të cilit mbështeti serbo-boshnjakët në kryerjen e masakrës, u largua nga ceremonia pasi u sulmua nga me gurë nga një turmë.
Këtë të shtunë janë kujtuar edhe 100 viktimat, mbetjet trupore të të cilëve u identifikuan vetëm së fundmi përmes analizave të ADN-së.
Ndërsa ditën e premte, rreth 10 mijë persona morën pjesë në një marshim të heshtur, duke përshkuar rrugën e burrave dhe djemve që u përpoqën të largoheshin nga Srebrenica, kur trupat serbe morën nën kontroll qytetin.
Duke marrë pjesë në ceremoni, Bill Clinton, president i Shteteve të Bashkuara në kohën e luftës, kërkoi ndjesë që aleatëve iu desh shumë kohë për të vendosur ndërhyrjen në Bllkan.
“Nuk dua të shoh më kurrë një masakër si kjo”, tha ai, duke vlerësuar kryeministrin Vuçiç për kurajon e treguar me ardhjen këtu.
Nga ana e tij, Vuçiç u shpreh se, “Serbia dënon qartë dhe pa ekuivok këtë krim të tmerrshëm dhe ndjen neveri ndaj të gjithë atyre që morën pjesë në të, të cilët do të vazhdojë t’i nxjerrë para drejtësisë”.
Munira Subasiç, drejtuese e shoqatës Nënat e Srebrenices, i vendosi një lule të bardhë e të gjelbër atij në xhaketë, kur kryeministri serb hodhi nënshkrimin e tij në librin e ngushëllimeve.
Megjithatë, pak më vonë ai u godit me gurë nga një turmë që bërtiste “Allahu Akbar” dhe të tjerë që klithnin “përgjegjësi” dhe “genocid”. Gjithashtu, ndaj tij u hodhën shishe me ujë dhe një këpucë.
Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” thotë se, ai u godit në kokë dhe se iu thyhen syzet. Një person u arrestua pas incidentit.
Në korrik të vitit 1995, mijëra boshnjako-myslimanë që kërkonin strehim në atë që mendohej se ishte enklava e siguruar nga paqeruajtësit e OKB-së u vranë barbarisht. Kjo ngjarje ishte më e rënda në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Por, më herët gjatë javës në Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus Vitaly Churkin vendosi veton ndaj vlerësimit të masakrës si “genocid”, me pretendimin se një gjë e tillë do të ishte kunërproduktive dhe do të rriste tensionet në Ballkan.
Veprimi kënaqi pa masë presidentin serb, Tomisllav Nikoliç, i cili e quajti vendosjen e vetos “një ditë të madhe për Serbinë”.

Filed Under: Kronike Tagged With: 20 vjet, gure, Srebenica, Vucic

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • …
  • 100
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT