• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2015

Mjerë ne që po udhëhiqemi nga ish- të varfrit!

August 24, 2015 by dgreca

Opinion nga Faik KRASNIQI/Prishtine/
Babai im i ndjerë gjithmonë më thoshte: Nëse e marrin pushtetin njerëzit që para ardhjes në politikë kanë qenë të varfër dhe të pashkolluar, është shumë rrezik për atë shtet dhe për atë popull, sepse ata janë të pangopur dhe nuk kanë kufi! Pastaj pas disa viteve kur lëshojnë rrënjë të thella në politikë, është vështirë për t’i larguar nga pushteti! Dhe me të vërtetë ashtu ishte dhe ashtu ndodhi. Shteti ra në duart e njerëzve të tillë, njerëz që paraluftës ishin të varfër, të pacivilizuar dhe të paarsimuar. Këta politikanë të sotëm nga super të varfër, u shndërruan në njerëz super të pasur. Nga njerëz të pacivilizuar dhe çobanë, u shndërruan në njerëz të ”civilizuar”! Nga njerëz të pashkolluar, u shndërruan në njerëz të diplomuar, me diploma fakulteti, master e deri tek ”doktor shkence”! Të gjithë u bënë me diploma universiteti, magjistra, doktorë “shkencash” e akademikë. U kujdesën edhe për gratë e tyre, fëmijët, familjen e ngushtë dhe të gjerë, që brenda natës të marrin diploma universiteti e deri tek doktoraturat. I punësuan gratë, burrat, fëmijët, dajat, tezet, hallat, xhaxhallarët, fisin, farefisin, shokët e miqtë, në institucionet më të rëndësishme shtetërore. Punësuan edhe dashnoret dhe dashnorët e tyre. Uzurpuan edhe TV publik, duke e mbushur me familjarë të tyre. Gratë dhe dashnoret e tyre injorante dhe gjysmanalfabete, që në fillim s’dinin as t’i lidhnin dy fjalë, falë fuqisë së burrave që i kanë në pushtet, brenda natës u bënë femra të “shkolluara” dhe të “emancipuara”. “Zonjat” e tyre nga fshatare dhe amvise të thjeshta, u graduan me lloj-lloj titulli. Të gjitha u bënë profesoresha universiteti. Këto “zonja” që para luftës ishin injorante dhe analfabete, pasluftës u fuqizuan aq lart me pozita, saqë uzurpuan të gjitha universitetet publike dhe private për t’i “edukuar” fëmijët tanë. Kurse fëmijët e tyre me paratë tona u shkolluan në shkollat më prestigjioze të botës.

Shteti që udhëhiqet nga injorantët!

Këta ish-të varfër, debilë e analfabetë, sot janë bërë multimilionerë, politikanë, diplomatë, akademikë, profesorë dhe çka jo tjetër! Çdo institucion shtetëror e uzurpuan dhe e familjarizuan. E mbushën administratën shtetërore me lloj-lloj debili, analfabeti, injoranti, banditi, skizofreni e psikopati. Uzurpuan shtetin dhe kapën për fyti çdo institucion shtetëror. Plaçkitën dhe vodhën të gjitha fabrikat dhe ndërmarrjet shtetërore e publike. Krijuan monopol në ekonominë e Kosovës. Për çdo ditë pamëshirshëm e zhvatin paranë publike, dhe atë në mënyrën më të tmerrshme. Abuzojnë me ligjin, me shtetin, me qytetarët dhe paratë e tyre. Abuzojnë edhe me makinat dhe telefonat zyrtarë për nevojat e tyre personale. Rrënuan, shkatërruan dhe degraduan çdo gjë. Sot këta debilë jo vetëm që diktojnë shtetin, drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, policinë, diplomacinë, mediet, por diktojnë edhe jetën e çdo qytetari të Kosovës. Diktojnë edhe ajrin e Kosovës dhe frymën e qytetarëve të saj. Janë bërë të paprekshëm nga sistemi i drejtësisë, pavarësisht se kanë vjedhur, plaçkitur, kanë vrarë dhe kanë bërë krime të natyrave të ndryshme. Me paratë e këtij populli, kanë degjeneruar në superluks. Jetojnë si mbretër dhe pashallarë. Janë shndërruar në diktatorë ”modernë”. Me paratë e këtij populli bëjnë xhiro nëpër botë, me gratë, burrat, fëmijët, dashnoret dhe dashnorët e tyre, nëpër plazhet dhe hotelet më superluksoze të botës. Nuk duan të flasin për dështimet e tyre, duan të flasin vetëm çfarë duan ata, se gjoja kanë arritur vetëm ”suksese”. Madje janë bërë shumë arrogantë dhe të egër. Kur kritikohen për të bëmat e tyre, përgjigjen me arrogancë, madje popullit i shesin edhe ”moral”.
As Zotin nuk po e njohin më!
Të mjerët ne që po udhëhiqemi nga këta ish-të varfër dhe analfabetë. Këta janë bërë aq të bezdisshëm, sa që nuk po durohen më. Kanë kaluar çdo kufi. Përveç që janë bërë të paprekshëm nga organet e drejtësisë, as popullit nuk po i frikohen më. Sillen sikur gangsterë dhe rrugaçë. Kanë krijuar përshtypjen se askush s’ka se çfarë t’u bëjë, madje as populli. Që janë të paprekshëm dhe të pamposhtur. As Zotin nuk po e njohin më. E të gjitha këto po i bëjnë në ”emër të popullit” dhe në ”emër të së kaluarës” së tyre të ”lavdishme”. Por. ky popull edhe sa kohë do t’i lejojë që këta ish-varfanjakë dhe analfabetë të pangopur, të shndërruar në multimilionerë, të na udhëheqin, të na vjedhin, të na plaçkitin, të na vrasin e të tallen me ne?! Deri kur, deri kur…??? Deri kur ky popull do t’i durojë këta banditë, kriminelë e mafiozë në skenën politike, të cilët janë bërë kanceri i shtetit dhe gjithë shoqërisë??? A do t’u tregojë ky popull këtyre mafiozëve të politikës, që populli është më i fuqishëm se ata, pavarësisht pushtetit të tyre kriminal dhe mafioz?

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, nga ish, te varferit, udhehiqemi

Kosova mot për det, fluks i lartë e pa pritje drejt Shqipërisë

August 24, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 24 Gusht 2015/ Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës vazhdon të japë parashikimin e motit edhe për bregdetin shqiptar, drejt të cilit në këtë verë ka fluks të madh të kosovarëve.
“Mot me temperatura të larta do të vazhdojë të mbajë edhe përgjatë vijës bregdetare, ku maksimalet gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë celsius”, theksohet në parashikimin për këtë javë dërguar mediave.
Ndërsa, në Kosovë “vranësirat e lehta dhe kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë javës, duke krijuar kushte për një mot relativisht të ngrohtë dhe me vapë”.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, nga mëngjesi i sotëm në tre vendkalimet kufitare drejt Shqipërisë, Vërmicë-Morinë, Qafë e Prushit dhe Qafë e Morinës edhe në fluksin e lartë që vazhdon nuk ka pritje e kolona në hyrje-dalje. Kalohet për më së shumti 5 minuta dhe kolona më e gjatë vetëm 20 metra është në Vërmicë./B.J/

Filed Under: Kronike Tagged With: drejt Shqipërisë, fluks i lartë e pa pritje, Kosova mot për det

“The Boston Globe” , shqiptarët sjellin traditën mesdhetare në SHBA

August 24, 2015 by dgreca

Motër e vëlla shqiptarë, me ushqimore dhe furrë buke sjellin traditën Mesdhetare në SHBA/
Motër e vëlla që emigruan nga Shqipëria janë bërë të njohur në SHBA si tregtarë dhe kuzhinierë të suksesshëm. Gazeta e famshme “The Boston Globe” ka botuar një lajm të titulluar “Market mesdhetar në Waltham”, ku përmbledhtas shkruhet:-Një paradë prodhimesh mesdhetare dhe të Evropës juglindore lidh raftet e “Alba Mediterranean Market & Bakery”, furrë buke e dyqan tipi “take-out” [ushqimore, ku gatuhen gjellë dhe shiten për t’u marrë me vete – “durreslajm.com”] që u hap në korrik 2015 në Moody Street, qyteti Uollthem (Waltham) në shtetin e Masaçusets-it (Massachusetts). Koleksioni eklektik përfshin vaj ulliri nga Greqia dhe Bullgaria, kafe nga Italia dhe Bosnja, si dhe paketa e biskota elbi, mjaltë, dhe çaj nga Greqia. Blloqe djathi kaçkavall feta greke dhe bullgare (6.99 deri në 8,99 dollarë për 454 gram), kos i freskët me yndyrë, fiq ose arra kokosi gjithë mjaltë (3,79 dollarë për 454 gram). Pronarët Kristina Zeqo, 48 vjeçe dhe Stavros Kondo, 34 vjeç, janë një skuadër motër-vëlla që u larguan nga Shqipëria 17 vjet më parë. Kristina zuri vend në Uollthem me familjen e saj, kurse Stavrosi emigroi në Athinë, pastaj erdhi në Boston tre vjet më parë. Dyqani ka marrë emrin e nënës së tyre Alba Kondo, 71 vjeçe, e cila jeton në qytetin e Njuton-it (Newton). Stavrosi mori mësime për pastiçeri në Greqi dhe pjek trekëndësha bakllavaje madhështore me mjaltë dhe kokos apo arra, llokume, tollumba, kadaif dhe lloj-lloj krem-karamele e ëmbëlsirash me peta dhe fije. Kristina, kuzhiniere me përvojë, bën sallata, japrak, gatime të ndryshme me oriz dhe perime, byrek me spinaq etj. Arkëtare është e bija e Kristinës, Greta, 23 vjeçe. Dyqani me hapësirë, me mure të gjelbra ngjyrë sherbelë, është dekoruar me fotografi të qyteteve evropiane, nga e kanë origjinën ushqimet që shesin, duke u kujtuar se ku ka qenë familja dhe ku është tani. Shkruan në fund “The Boston Globe”.
Shefqet Kërcelli

Filed Under: Komunitet Tagged With: dhe furrë buke, me ushqimore, Motër e vëlla shqiptarë, ne SHBA, sjellin traditën Mesdhetare

Marina Cvetajeva: PËR KË SHKRUAJ

August 24, 2015 by dgreca

Perktheu:Faslli Haliti/
Jo për miliona, jo vetëm për një, jo vetëm për vete. Unë shkruaj për vëtë poezinë. Është ajo që shkruhet nëpërmjët meje. Për të arritur te tjerët apo te vetvetja ?
Këtu dallohen dy momente: gjatë krijimit e më pas. I pari: pa «përse?», gjithshka për « si ? »:“. I dyti, do ta përcaktoja një moment të përditshëm, praktik.Vepra është shkruar: ç`do të bëhet me të ? kujt do t’i shkojë?, kujt do t’ia shes ? Oh, nuk e fsheh se, me të mbaruar një vepër, pikëpyetja e fundit për mua është më e rëndësishme.
Dhe kështu dy herë: qoftë për sa i përket jëtës shpirtërore, qoftë për sa i përkët jetës së përditshme – poezia është dhënë, kush do ta marrë?
Pak fjalë për paratë dhe lavdinë. Të shkruash për para është diçka e ulët, të shkruash për lavdi – heroizëm. Këtu gjuha dhe mendimi i rëndomtë gabojnë. Të shkruash për çfarëdo gjëje që të mos jetë vetë vepra, është si të dënosh veprën në një ditë dhe mjaft. Kështu shkruhen e mbase kështu duhet të jenë shkruar kryeartikujt. Lavdia, paraja, triumfi i kësaj apo asaj ideje – çfarëdo objektiv i huaj në vepër, është fundi i saj. Kur shkruhet, vepra në vetvete ka në të njejtën kohë qëllimin e saj.
Pse shkruaj? Shkruaj sepse nuk mund të mos shkruaj. Pyetjes mbi qëllimin – përgjigje mbi shkakun. Dhe s’mund të jetë ndryshe.
Në vitin 1917-1922 nga pena ime ka dalë një libër i tërë me poezi të ashtëquajtura civile ( mbi vullnetarët e Bardhë) E kam shkruar unë këtë libër? Jo. Libri lindi. Për triumfin e idesë së vullnetarëve? Jo. Por në të, ideja e tyre triumfon. E frymëzuar prej idealit të luftëtarëve vullnetarë, e harrova menjëherë, që nga rreshti i parë, – kujtoja vetëm një varg dhe e takova pësëri, vetëm pasi vura pikën e fundit: kam takuar idealin e gjallë të vullnetarëve mishëruar pavarësisht nga vullneti im. Garanci e efekshmërisë së poezisë së – ashtëquajtur civile, është pikërisht mungesa e momentit civil gjatë procesit të shkrimit, individualiteti i momentit të pastër poetik.Të njënjta gjëra që kam thënë për ideologjinë, vlejnë edhe për momentin e dytë, atë praktik. Pasi të kem shkruar disa poezi, unë, mund t´i lexoj ato në një skenë dhe të fitoj famën ose vdekjen. Por, nëse mendoj kështu, ndërsa i vihem punës, s’do t’i shkruaja ose do t´i shkruaja në atë menyrë që ato s’do të meritonin as famë e as vdekje.
Dy momente: para realizimit dhe pas realizimit. Për këtë aludonte Pushkini në vargjet e tij për frymëzimin dhe dorëshkrimin dhe këtë mendimi i rëndomtë, s’do ta kuptojë kurrë.
Lavdia dhe paraja. Lavdia: ç´gjërësi – hapësirë – harmoni. Çfarë solemniteti. Ç´paqe.
Parja: ç’meskinitet – mjerim – turp – varfëri. Ç`plogësi. Ç’kotësi.
Po atëherë ç`dua, kur veprën e përfunduar e lë në këto, apo ato duar?
Para, miq dhe, sa më shumë që është e mundur.
Paratë janë mundësia ime që të vazhdoj të shkruaj. Lekët janë poezitë e mia të nesërme. Lekët janë çlirimi im nga botuasit, redaktorët, pronariët e shtëpisë, shitësit, mecenatët: liria ime dhe tavolina ime e punës. Lekët, prveç tavolinës sime të punës, janë akoma, peisazhi i veprave të mia, ajo Greqia që dëshiroja shumë kur shkruaja Tezeun dhe ajo Palestina që do të dëshiroj shumë, kur të shkruaj Saulin; piroskafët dhe trenat që çojnë në të gjitha vëndet, në të gjithë dhe përtej gjithë deteve.
Lekët janë mundësia jo vetëm për të shkruar akoma, por më mirë, për të mos marrë parapagime, për të mos rrokullisur ngjarjet, për të mos mbushur të çarat poetike me fjalë të rastit, për të mos ndejtur ulur me x apo y me shpresën se do të më botojë apo ”do të më rregullojnë” në ndonjë anë – lekët janë mundësia ime për rrugëdalje, zgjedhja ime.
Leket, më në fund – pika e tretë dhe më e rendësishme-janë mundësia ime për të shkruar më pak. Jo tri faqe në ditë, po tridhjetë rreshta*.
Lekët e mi janë, para së gjithash, fitorja jote, lexues!
*Është pika që më përket më pak se të gjitha: 1. nëse unë « ngutem që të jetoj dhe të dëgjoj », nuk kam pra asnjë ngutje të botoj, kështu, për shebull, që nga viti 1919 deri në vitin 1922, nuk kam botuar as edhe një libër; 2. nxitime i shpirtit s’do të thotë ende nxitim i penës: për pjesën Trimi që më akuzojnë se e kam shkruar ”vetëm me një frymë” kam punuar, ditë për ditë, pa u shkëputur fare nga tavolina, tre muaj. Për Minjkapsen ( gjashtë kapituj) gjashtë muaj: 3. pas çdo rreshti është «gjithë ajo që mundem në kufijtë e një date, ore»
Për «lehtësinë» e vargjeve të mia flasin minutat e mia.

Lavdia? ’«Është përshëndetja e një mase njërëzish që ju s’i njihni » ( fjalë të të ndierit Skrjabin, s’e di, nëse të vëteta apo të atribuara ) Në peshën e jetës së përditshme – nje barrë tjetër për t´u mbajtur. Lavdia është një pasojë, jo një qëllim. Të gjithë të mëdhënjtë, të etur për lavdi, në të vërtëtë, synonin vetëm pushtetin. Napoleoni po të kish dashur famën, s’do të kishte vuajtur shumë në Shen Elenë, më i përsosuri i piedestaleve. Në Shën Elenë Napoleoni vuante nga mungesa e pushtetit, jo nga mugesa e lavdisë. Këtej torturat e tij dhe dylbitë e tij.Lavdia është pasive, etja për pushtet – aktive. Lavdia shtirhet: «prehet mbi dafina ». Etja për pushtet shkon me kalë në gjueti të atyre dafinave. « Për lavdine e Frances dhe për pushtetin tim»- ja motoja e vërtetë e Napolonit e thënë me zemër të hapur. Që bota t’i bindet Francës dhe Franca mua. Lavdia e Napoleonit quhet pouvoir, ( pushtet.) Për lavdinë individuale, (fjalë boshe) ai, para së gjithash, njeri i veprimit, s’mendonte. I dhënë i tëri pas buçimës së turmës dhe llomotitjeve të poetëve, përbuzste tepër, qoftë turmën, qoftë poetët për ta bërë. Synimi i Napoleonit ishte pushteti, kurse lavdia – pasojë e pushtetit të fituar.

Te poeti – unë pranoj lavdinë, si formë të autopropagandës – me qëllim fitimi. Dhe kështu unë që personalisht përbuz çdo formë publiciteti, duartokras përmasat – edhe në këtë rast të pamasë – e Majakovskit. Kur nuk ka para, Majakovski, oganizon «sensecionin» e radhës («shpëlarje poetësh», «kasaphanë poeteshash», «Amerikat» etj.). Njërëzit vrapojnë për të marrë pjesë në«skandal» dhe derdhin lekë. Majakovskit, poet i madh, nuk e çan kokën as për lëvdatat as për fyerjet. E di vetë plotësisht sa vlen. Por për lekët – për ato po, i intereson shumë. Dhe autoreklama e tij, pikërisht, për vulgaritetin është shumë më e pastër sesa e papagallëve, majmunëve dhe haremi i Lord Bajronit që siç dihet, për lekë, s’kishte nevojë.
Shënim i nevojshëm: as Bajroni as Majalkovski s’e përdorin për lavdi lirën e vet poetike; për të dy – jeta e tyre private, llum. Bajroni do lavdinë? Blen një sarajë, shkon të banojë në shtëpinë e Rafaelit dhe, mbase, shkon në Greqi… Majokovski do lavdinë ? Vesh një bluzë të verdhë dhe zgjedh si sfond një gardh me hunj.
Qendrimet skandaloze në jetën private të një gjysmë të mirë poetësh, janë një proçes pastrimi i jetës tjetër : për të qenë të pastër atje .
Pis në jetë, i pastër në fletore. (E pastër : lexo – e zezë. Eshtë pikërisht e zeza e fletores pastërtia e ti.j
Zhurmë në jetë, në fletore – heshtje. (Edhe gjatë stuhisë oqeani të jepë përshtypjen e qetësisë. Edhe kur është i qetë, oqeani jep përshtypjen e punës. I pari – një vëzhgues në veprim. I dyti-një punëtor në pushim. Në çdo forcë ka bashkëprani qetësie dhe pune. Paqja që që na ngjall çdo forcë, është paqja që në vend të asaj force ne provojmë. Kështu është oqeani, Kështu është pylli. Po kështu është poeti. Çdo poet është nje oqean paqësor ).
Në këtë mënyrë përgënjeshtrohet qartë një vend i rëndomtë : se në poezi gjithshka është e lejueshme. Asgjë – pikërisht në poezi. Në jetën private – gjithshka

Parazitizmi i lavdisë. Kështu në mbretërinë e vegjitacionit, pushteti është lisi, lavdia – dredhëza. Në nbretërinë frymore lavdia është kurtizania që prehet mbi dafinat e luftëtarit. Shtojcë falas – dhe e këndshme.

Lavdia-njëlloj veshi i Dionizit-mbështetur në botë, një homerik «qu`en dira-t-on`?» Një lajthitje një gabim dëgjimi i maniakut ( Përzjerje manishë: ajo e madhështisë dhe ajo e persekocioni ). Dy shenbuj dashurie gjenuine të lavdisë: Neroni dhe Erostrati. Që të dy maniakë.
Ballafaqim me poetin. Erostrati për të glorifikuar emrin e vet djeg një tepull. Poeti, për të glorifikur tekpullin, djeg vetveten.
Lavdia më e lartë (eposi), domethënë, forca më e madhe është anonime.
Ka te Gëtja një Maksimë: « s’duhet shkruar asnjë rresht pa patur parasysh një milion lexues ».
Po, por s’duhet ngutur me këta miliona, s’është nevoja t’i shrëngosh në një dhjetëvjeçar të caktuar ose shekull.
«S’ do të duhej…» Por çiç duket du (-hej ). Duket më shumë një recetë për të tjerët sesa për veten . Do të mjaftonte shëmbulli i shkëlqyer i vet Faustit i cili nuk u kuptua nga bashkëkohësit dhe që provohet të zbërthehet që prej njëqind vjetësh «Ich, der in Jahrtausenden lebe..», ( Unë jetoj në mijë vjeçarë. Gëte. Ekerman )
Ç’gjë të bukur ka lavdia? Tingullin e fjalës.

Përktheu: Faslli Haliti
Ne Foto:MARINA C V E T A J E V A
1892 – 194

Filed Under: ESSE

Lushnjari Rej Manaj debutim endrash:”San Siro eshte i pabesueshem”.

August 23, 2015 by Administrator

Ne foto:Rej Manaj duke festuar golin e fitores.

Nga Albano Kolonjari

“Une jam i ri dhe jam duke mesuar gjate gjithe kohes dhe kam nevoje per tu trajnuar me shume. Rezultati eshte gjeja me e rendesishme ne kete moment dhe kjo ka shume rendesi”, shprehet 18 vjecari Rej Manaj, per kanalin InterChannel pas takimit Inter-Atalanta 1-0. Nje  debutim endrash per lushnjarin e zikalterve te Milanos.   “Une jam i kenaqurqe moren nje fitore ne shtepi gjate “ziles” se pare te kampionatit dhe tani duhet te mendojme per ndeshjen me Kaprin”. “Ne nuk na mungon asgje. Jemi nje skuader e forte. Une nuk e di ne cfare pjese do te luaj, pasi ka futbolliste shume me te mire perpara meje, por une di qe jam gati. Une isha shume i lumtur, nuk eshte e lehte te debutosh ne prani te rreth 30 mije tifozeve, por jam shume i kenaqur. Natyrisht qe dua te luaj me shume. Une jam nje lojtar i ri dhe po mesoj gjate gjithe kohes dhe me duhet te punoj shume gjate stervitjes per te arritur ne formacionin baze”.

Ndeshja e pare ne “San Siro: ” Eshte nje pershkrim i pabesueshem i ndjenjave qe perjeton kur skuadra shenon ne minute e fundit. Kishte shume gjera positive ne kete mbremje, por eshte vetem fillimi dhe jam i bindur se ne do te shkojme shume larg me kete ekip. Tani na duhet te pregatitemi per ndeshjen e ardheshme me Kaprin. Ne i kemi mundesite per nje performance me te mire, dhe kete do ta shohim heren tjeter”, shprehet Rej Manaj.

Rej Manaj eshte vetem 18 vjec dhe luan edhe me perfaqesuesen U-21 te Shqiperise. Ne minute e 86-te te takimit Inter-Atalanta 1-0, kur ndeshja ishte mberthyer me rezultatin 0-0, tekniku Roberto Mancini largon nga fusha Brozovic dhe hedh ne fushe sulmuesin “kuqezi” Manaj, duke patur tre sulmues ne ekipin e tij. Interi e fitoi takimin me rezultatin 1-0 me minute e 94 pas nje gjuajtje shume te bukur te Jotovic.

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 89
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT