Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, prej disa kohësh nuk gëzon shëndet të mirë, pavarësisht një përmirësimi të lehtë në periudha të caktuara.
86-vjeçari, i ardhur në krye të institucionit më të lartë ortodoks në vend rreth 24 vite më parë, është rënduar nga ana shëndetësore, fakt që pranohet edhe nga këshilltari për mediat pranë Kishës Ortodokse, Thoma Dhima.
Kështu, në një intervistë për mediat ai ka pranuar gjendjen e rënduar të Janullatosit , ndërsa pohon se rreth 1 muaj më parë ai ka vuajtur nga problemet në shtyllën kurrizore, gjë që e kushtëzonte në kryerjen e meshave.
“At Janullatosi, falë Zotit, tani është mirë, por muajin e kaluar gjendja e tij shëndetësore nuk ishte në parametrat e duhura. Duke filluar nga muaji gusht, Hirësia ka mbajtur vetë meshën përpara besimtarëve, duke gëzuar shëndet më të mirë tashmë”, shprehet këshilltari Dhima.
Teksa flitet se në fund të majit korrik ka pasur edhe një mbledhje të krerëve më të lartë të ortodoksisë shqiptare në vend. Ky fakt pranohet përsëri nga këshilltari Dhima, i cili shton, se mbledhja është bërë, por nuk saktëson se çfarë është diskutuar në atë takim.
“Ka pasur një takim mes krerëve më të lartë të Ortodoksisë, por nuk është marrë asnjë vendim i jashtëzakonshëm. Shëndeti i rënduar i Hirësisë së tij Janullatos është diskutuar, por nuk mund të them më shumë se sa kaq. Çdo vendim që merret për shëndetin e Janullatosit, kryhet nga Sinodi dhe krerët më të lartë të Ortodoksisë në vend”, shprehet Dhima.(KJ)
Archives for August 2015
Universiteti i Venecias nisi eksplorimin e Via Egnatia
Ashtu siç ishte bërë e ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, mbërritën me 17 gusht në vendin tonë studentë dhe profesorë të Universitetit të Venecias që po nisin udhëtimin në Vian Egnatia së bashku me një ekip specialistësh shqiptarë.
Ky udhëtim nis te Marten me 18 gusht dhe do te zgjase deri në 31 gusht, në bashkëpunim me Universitetin e Venecias, dhe është i pari udhëtim në rrugën antike, Via Egnatia.
Udhëtimi i paraprin një projekti ambicioz për shndërrimin e kësaj rruge të vjetër, në një produkt të mirëfilltë turistik.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare thotë se “çdo ditë, për katër javë do të sjellim imazhe dhe shënime nga ky udhëtim, duke shpresuar se shumë shpejt Via Egnatia, e cila dikur lidhte Romën me Kostandinopojën, Orientin me Oksidentin, do të jetë një mundësi e madhe në zhvillimin e turizmit rural nëpërmjet udhëtimeve kulturore, shpirtërore, religjioze, artit, filozofisë, teatrit e kulinarisë”.
Kjo do të ishte një tjetër mundësi që i shtohet mundësive të shumta të vendit tonë për të tërhequr sa më shumë vizitorë të huaj si dhe për ta parë këtë rast si një burim për ekonominë e vendit.(Nikolla Lena)
Bukurite e Natyres Shqiptare- Kanionet e Urës së Dashit mbi Langaricë
Nga Nikolla Lena/– Përmeti ka shumë resurse turistike, por më të njohurit janë Kanionet e Langaricës ose Kanionet e Urës së Dashit, që ndodhen 200 m larg burimeve termale në të dy anët e lumit Langaricë, me lartësi 30 m dhe gjerësi 2 m e duke zbritur përreth, vargu i kanioneve vijon duke u zmadhuar deri në lartësinë 150 m, duke u bërë nga më tipikët dhe më të bukurit e vendit.
Padyshim, lumi i Langaricës, kjo degë e fuqishme për Vjosën që për vendasit është “lumi i bekuar”, rrjedh me forcë përmes një kanioni spektakolar shkëmbor të fshehur mes pyjeve dhe maleve të Dangëllisë dhe Shqerisë dhe që “urtësohet” vetëm një kilometër para pikëtakimit të tij me Aos-in e lashtë apo Vjosën e kohës tonë.
Këta kanione kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve e shkencëtarëve vendas dhe të huaj. Natyra përreth këtyre kanioneve është e jashtëzakonshme, tipike shqiptare, që nuk e ka asnjë vend tjetër në botë. Peizazhi natyror i këtij lumi, është nga më piktoreskët në gjithë Shqipërinë. Peizazh i bukur, i frikshëm dhe i ndryshueshëm sipas stinëve. Katër stinët kanë katër peizazhe të ndryshme dhe të mahnitshme. Është vërtet një lumë misterioz, i bukur dhe i begatë. Në dimër, Langarica “tërbohet”, por nuk del dot nga shtrati, sepse nuk e lejojnë “muret” shkëmbore të kanionit. Shtrati i këtij damari ujor malor, fillimin e ka diku në lartësitë e Shqerisë e Dangëllisë në kufi me rrethin e Skraparit. Prurjet e jashtëzakonshme gjatë dimrit e ndryshojnë për vit konfiguracionin e territorit përreth Urës së Katiut, një monument i rrallë kulture.ura e dashit1
Peizazhi është vërtet mahnitës: shpella, kanione, gjelbërim, pemë dhe shkurre aromatike, ndërsa ujërat termale që burojnë rrëzë shpellave të kaltra dhe me një aromë të lehtë sulfuri, pasi dalin nga rrëzat e shtratit të lumit derdhen në rrjedhën e rrëmbyeshme të lumit të Langaricës.
Çdo fillim sezoni, përreth burimeve termale vendasit ngrenë mure me gurë dhe baltë “çudibërëse” për të krijuar pellgje ku gjatë sitën së verës zhyten mijëra njerëz që kërkojnë të gjejnë shërim e derman për sëmundjet e lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmës. Pjesa më e madhe e vizitorëve dhe frekuentuesve të këtij mjedisi të përkryer nga pikëpamja e peizazhit dhe tepër kurativ, janë njerëz të thjeshtë nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena dhe Gjirokastra, por gjen mes tyre edhe të ardhur nga Tirana dhe qytete të tjera. Të dy brigjet e kanionit dhe pellgjet e formuar nga ujërat sulfurore janë të mbipopulluar nga pushuesit, por pjesa më e madhe e tyre qëndron në burimet që ndodhen pranë Urës së Katiut, një monument i ndërtuar qysh në kohën e Ali Pashë Tepelenës
Kina, agjentë të fshehtë në SHBA
Gazeta the New York Times shkruan se administrata e Presidentit Barack Obama ka paralajmëruar Kinën për praninë e agjentëve të saj në Shtetet e Bashkuara, që po bëjnë fshehtas presion ndaj emigrantëve të njohur kinezë që të kthehen në vend, si pjesë e akionit anti-korrupsion të Pekinit. Njoftimi vjen mes tensioneve dypalëshe në rritje dhe vetëm disa javë para një vizite shtetërore të Presidentit kinez Xi Jingping në Shtetet e Bashkuara. New York Times që citon zyrtarë të paidentifikuar amerikanë thotë se përpjekja e Pekinit është pjesë e betejës anti-korrupsion të Presidentit Xi, që ka gjetur mbështetje në opinionin publik kinez. Gazeta thotë se agjentët janë nga Ministria e Sigurisë Publike dhe nuk kanë hyrë në vend për shërbim qeveritar dhe ka shumë gjasa që të kenë ardhur me viza turizmi ose biznesi. New York Times shkruan se që nga viti 2014, mbi 930 të dyshuar janë riatdhesuar, përfshirë mbi 70 që janë kthyer me vullnetin e tyre këtë vit. Sipas artikullit, ata janë pjesë e një operacioni ndërkombëtar për të gjetur të arratisurit për arsye ekonomike dhe për t’i kthyer në vend.
Kosova nuk i takon Serbisë (Le Kosovo n’appartient pas à la Serbie)
Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë, shikuar historikisht që nga 1389… Kosova u bë pjesë e Serbisë vetëm pas pushtimit dhe aneksimit të saj nga Mbretëria Serbe më 1912./
Nga Fahri XHARRA/
Menjëherë do të më pyesni, pse ky titull ,kur ne e dimë që Kosova nuk i takon Serbisë. Kur e thotë i huaji, dhe kur e thonë njerëzit me peshë ndërkombëtare, atëherë është më lehtë ta pranosh edhe vet vendimin tënd. Sikur të bazohemi në propagandën serbe-turke ; ne nuk kemi miq ,ne jemi të padëshiruarit e Europës dhe për ne Europa na paska pas thënë që ne jemi “ vetëm nocion gjeografik “.
Për të vërtetuar këtë po iu rikujtoj shkrimet e fundit të publikuara tek ne e që ta ” ftohin jetën e qenien tonë “ se ne kurrë s`kemi qenë komb, se ne nuk ishim kurrë më shumë se 4% – e të thëna e te shkruara nga njerëzit tonë. Por pa dashur më ra ky shkrim në dorë, i shkruar nga Z. Milliere Guy dhe e botuar në http://www.les4verites.com. Një analizë e partisë të së drejtës liberale.
Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë Shikuar historikisht që nga 1389 , Kosova u bë pjesë e Serbisë vetëm pas pushtimit dhe aneksimit të saj nga Mbretëria Serbe më 1912. Pas fundit të Luftës së parë Botërore , Kosova iu bashkëngjit (me forcë ) Jugosllavisë së krijuar , ku Serbia nuk ishte vetëm aty. Pas LDB , Jugosllavia rrëshqiti nën komunistin Tito; Kosova u kurthye në Jugosllavinë komuniste së cilës iu akordua autonomia më 1974.
Autori pastaj shpjegon që Kosova në vitin 1990 ishte objekt i një pushtim arbitrar dhe me dhunë nga Serbia e që u deshtë që NATO-ja t`i jep fund kësaj maskarade të përgjakur serbe. U kuptua që shqiptarët dhe serbët nuk mund të jetojnë më së bashku
Me qenë se gjendja status -quo nuk mund të zgjaste deri në pafundësi , autonomia në kuadrin e Serbisë nuk kishte kuptim , u hap rruga e Pavarësisë së Kosovës.
Më tej shpjegohet që shqiptarët ( me shumicë myslimane ) nuk ishin kolonizatorë; ata nuk ishin pushtues. Ata e ushtruan të drejtën e tyre juridike që “ shkurorizohen” nga Serbia për shkak të dhunës ndaj tyre.
Autori me shumë seriozitet e thekson se serbët kurrë nuk kanë qenë viktimë të dhunës shqiptare, por ishte e kundërta. Kosova është e populluar me shqiptar, dhe se shqiptarët janë në shtëpinë e tyre.
Autori shpjegon bukur që shqiptarët musliman të Kosovës ishin gjithnjë mysliman të moderuar, dhe se vetëm me ardhjen e Millosheviqit radikalizmi fetar mori krah. Në botën islame po zhvillohet një luftë e ashpër në mes të moderuarve dhe radikalëve. Autori ia tërhjekë vërejtjen opinionit francez se popullata myslimane shqiptare e Kosovës është e vetmja popullate pro perëndimore. (Aucune population musulmane n’est plus pro-occidentale que celle du Kosovo. ) Shqiptarët edhe nëse janë mysliman ( ata që janë ) janë perëndimor.
(“Je dirai à ceux de mes amis qui identifieraient les Kosovars aux « Palestiniens » que les uns n’ont rien à voir avec les autres : les « Palestiniens » sont imprégnés de nationalisme et de violence, ils sont la pointe avancée du nationalisme arabe et de l’islamisme, les Kosovars ont été victimes de Serbes imprégnés de nationalisme et de violence. Ils sont nos alliés dans la lutte contre le nationalisme serbe qui doit se détacher de ses tendances fascistes et nos allies aussi dans la lutte contre l’islamisme”. par Guy Milliere )
Autori iu tërhjek vërejtjen miqve të tij që nuk duhet vuar në të njëjtën peshojë Kosovarët dhe “Palestinezët”: duke thënë palestinezë janë të mbështjellur me nacionalizëm dhe islamizëm arab. kurse shqiptarët e Kosovës janë viktimë e nacionalizmit dhe dhunës serbe.
Edhe kjo fjali : Shqiptarët e Kosovës janë aleatët tanë ( të francezëve ) në luftën kundër nacionalizmit serb i cili duhet të zhveshet nga tendencat e saja fashiste dhe se shqiptarët janë aleatët e francezëve në luftë kundër radikalizmit islamik “( Bravo, ashtu është!.fxh)
Fahri Xharra, 19.08.15
Gjakovë
- « Previous Page
- 1
- …
- 34
- 35
- 36
- 37
- 38
- …
- 89
- Next Page »