Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka dal në mbrojtje Ismail Kadares, duke thënë se mos kërkoni nga ai që t’i shikon shqiptarët si numra e përqindje, pasi Kadare e sheh kombin si një, të tërë e të pa ndarë.
Krasniqi ka shkruar se Kadare është nder intelektualet e lartë, jo vetëm në Shqipëri, që nuk pranoi të ishte lodër e asnjë klani politik.
Ja opinioni i plotë i Jakup Krasniqit:
Këto ditë pat një seri reagimesh ndaj mendimit të lirë te Kryeambasadorit shqiptar të letrave shqipe, të intelektualit dhe mendimit të avancuar politik shqiptar, Ismail Kadaresë.
Ismail Kadare, pa dyshim që është njëri nga shqiptarët e rrallë i cili i ka rezervuar veti të drejtën për të dhënë mendime e ide, për të shpalosur vizionin se nga duhet të eci kombi shqiptar. Pozicioni i kombit tonë sot në ketë katrahurë politike, ekonomike e morale, asnjë shqiptari me vizion nuk ia jep komoditetin e heshtjes. Në fund të fundit, ai ka shfaqur mendimin e tij autonom, ka shfaqur botërisht idenë e tij te shqiptarizmës dhe vendin e kombit shqiptar në Evropë. Secili nga ne duhet ta kuptojë se demokracia nuk ë shtë njëmendësi. Populli ynë e ka një shprehje e cila thotë: “ Pas atit të mirë çohet shumë pluhur”.
Të gjithë duhet ta kuptojmë se Ismail Kadare, është mbret i letrave shqipe dhe për të qenë mbret në mbretërinë e tij, ai nuk ka pranuar të jetë pjesë e gëzhojës a e kornizës politike të asnjë ideologjie. Ai është nder intelektualet e lartë, nder më të rrallët jo vetëm në Shqipëri, që nuk pranoi të ishte lodër e asnjë klani politik. Madje, ai nuk u rrëmbye as nga lakmia për të qenë i pari i shtetit. Kështu Ismail Kadare i ka rezervuar veti vendin që të jetë pjesë avancuar e mendimit politik shqiptar. Ai nuk u rrëmbye nga lakmia e pushtetit të parasë duke qenë në pozita publike. Kjo është një arsyeje shtesë, pse Kadare imponon e meriton respekt!
Ismail Kadare meriton dhe imponon respekt edhe atëherë kur mund të kesh arsyeje që të mos pajtohesh me mendimin e tij, të cilin, ai e shpërfaq me guxim e liri të mendimit e të shprehjes. Për mendimin e tij të lirë politik, ai ka investuar shumë dhe nuk i merr leje askujt, çka e kur ta e thotë botërisht bindjen, qëndrimin a pikëpamjet e tija. Respekt!
Zotërinj, mos kërkoni nga Ismail Kadare që ti shikon shqiptarët si numra e përqindje, ai e sheh kombin si një, të tërë e të pa ndarë. Ashtu si e konceptuan edhe rilindësit tanë të lavdishëm! Kadare më të drejtë po e kërkon ngritjen e pozicionit te shqiptarëve në Kontinentin e tyre, në Evropë, për çka kombi ynë kanë investuar shumë. Kombi ynë, jo vetëm para Evropës, duhet që ti shpalos vlerat e kulturës e të traditës sonë nacionale, me çka edhe veçohet nga kombet e tjera. Kombi ynë nuk duhet të lejoj që t’i ikë ky rast për ti shpalosur vlerat e tija tradicionale shqiptare! Vlerat e kombit etnik. Koha është që t’i biem fortë këtij teli!
I thash këto fjalë, jo pse Kadare ka nevojë për mbrojtjen time a te dikujt tje tër, atë e mbron vepra e tij kolosale e shtrirë në të gjitha Kontinentet e banuara me njerëz dhe ku ne shqiptarëve na bënë nder. Kombi ynë e ka një yll që nuk guxon ta kontestoi apo t’ia errësoj shkëlqimin.(Zeri)
Archives for August 2015
Përvjetori i Ligjit për të Drejtën e Votës
Sot është 50-vjetori i nënshkrimit të Ligjit për të Drejtën e Votës, i cili krijoi garanci federale për afrikano-amerikanët që kërkonin të ushtronin të drejtën e tyre të votimit. Nënshkrimi i këtij ligji më 6 gusht 1965, nga Presidenti Lyndon Johnson, rrëzoi pengesat ligjore të vendosura nga disa shtete amerikane, për të penguar votimin e afrikano-amerikanëve, pavarësisht se këtë të drejtë ua jepte amendamenti i 15-të i Kushtetutës. Shumë prej këtyre shteteve ishin në jugun e SHBA-së, i cili kishte një histori të gjatë diskriminimi racial me fillime në periudhën e skllavërisë. Ligji për të Drejtën e Votës u miratua pas vitesh protestash, trazirash sociale dhe madje edhe gjakderdhjeje. Ishte një moment historik kur Presidenti Lyndon Johnson nënshkroi në vitin 1965 Ligjin për të Drejtën e Votës, i cili konsiderohet si legjislacioni më i efektshëm për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara. “Nuk do të ndalojmë derisa të gjithë amerikanët, e të gjitha racave dhe ngjyrave, të kenë të drejta të barabarta në proçeset demokratike.” Ligji për të Drejtën e Votës hoqi pengesat lokale ligjore për votimin në shumë shtete të jugut, të cilat diskriminonin votuesit zezakë. Gjithashtu, parashikoi zbatimin federal të amendamentit të 15-të të Kushtetutës së SHBA-së, që u jep afrikano-amerikanëve të drejtën të votojnë. “Ligji i 1965-ës, çliroi kaq shumë njerëz.” John Lewis, tashmë ligjvenës në Kongres, për pak u vra në vitin 1965 gjatë një marshimi për të drejtën e votës, në Selma të Alabamës. Skenat e përplasjeve të dhunshme, ku policia sulmonte demonstruesit paqësorë, ngjallën një reagim mbarëkombëtar dhe mundësuan miratimin e menjëhershëm të Ligjit për të Drejtën e Votës. “Ia vlejtën vuajtjet e aq shumë njerëzve. Ja vlejti gjaku që derdhëm disa prej nesh.” Profesorja e shkencave politike, Andra Gillespie, thotë se qeveria filloi përpjekje masive për të regjistruar votuesit zezakë. “Përqindja e votuesve afrikano-amerikanë u rrit disa herë gjatë fundit të viteve ‘60-të dhe fillimit të viteve ’70-të. Pra, pati shtete jugore ku iu mundësua votimi qindra mijëra zezakëve.” Udhëheqës zezakë thonë se nuk duhen harruar sakrificat e bëra për të fituar të drejtën e votës. Leo Smith është drejtor për angazhimin e minoriteteve në Partinë Republikane të shtetit Georgia. “Jam krenar që i jemi larguar një shoqërie që mund të më kishte sulmuar dhe rrahur, siç u veprua me John Lewis. Plagët që mori ai ishin edhe për mua. Nuk duhet lënë të humbasë kot gjaku i derdhur, dhe të zhvlerësohet ky akt.” Pesëdhjetë vjet më vonë, ish-kryetarja e bashkisë së Atlantës, Shirley Franklin, kujton se si ligji i vitit 1965 i dha asaj mundësinë të kandidojë për funksione publike. “Fatmirësisht, të tjerët pikasën diçka tek unë, që vetë nuk e kisha vënë re. Më inkurajuan të kandidoj. Që nga ajo kohë, qëllimi im ka qenë të nxis njerëzit të bëjnë të njëjtën gjë.” Analistët politikë thonë se Ligji për të Drejtën e Votës ishte një fitore për vendin, që e shndërroi në të barabartë dhe të drejtë, një nga instrumentat më të fuqishëm të demokracisë – votën.
Samiti i Vjenës, jo vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor
Më 27 gusht në kryeqytetin austriak, Vjenë, do të mbahet samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, i konsideruar si kapitulli i dytë i një procesi të nisur me konferencën e Berlinit një vit më parë. Në qendër të diskutimeve do të jenë insfrastruktura rrugore, hekurudhore dhe energjitike, bashkëpunimi rajonal, rinia, emigracioni, lufta kundër radikalizmit dhe terrorizmit. Samiti shihet me rëndësi jo vetëm nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por edhe nga vetë Bashkimi Europian. Për të konfirmuar këtë, pjesëmarrës gjatë punimeve do të jetë edhe kryeministri italian, Matteo Renzi, Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, komisioneri Johannes Hahn, ministri i Jashtëm gjerman, si dhe nismëtarja e këtij procesi, kancelarja gjermane Angela Merkel. Pjesëmarrjen kanë konfirmuar të gjithë udhëheqësit e vendev të rajonit, nisur që nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe drejtuesit më të lartë të Bosnjes-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Kroacisë, ndërkohë që pritet edhe një përfaqësi e Francës, që do të konfirmohet në ditët në vijim.
Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë marrëveshje financiare
-Mbështetja financiare e këtij Programi në total është mbi 66 milionë euro/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 7 Gusht 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar sot marrëveshje financiare.
Ministri kosovar për Integrim Evropian, Bekim Çollaku ka nënshkruar Marrëveshjen Financiare vjetore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA). Në emër të Bashkimit Evropian, kjo Marrëveshje është nënshkuar nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian,Jean-Eric Paquet. Mbështetja financiare e këtij Programi në total është 66.050.000 euro.
Nën programin vjetor të veprimit të IPA-s për Kosovën, do të mbështeten sektorët në vijim: Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore të Njeriut, Energjia, Konkurrueshmëria dhe Inovacioni, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural. Projektet e parapara të mbështetura me këtë Program do të fillojnë së zbatuari në fillim të vitit 2016.
Sa i përket demokracisë dhe qeverisjes, fokus i veçantë do t’i kushtohet përpjekjeve për përmirësimin e administratës publike në Kosovë, me qëllim që t’i mundësohet asaj transpozimi, aplikimi dhe zbatimi i acquis të BE-së, veçanërisht në fushat e mbuluara nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA). Programi do të mbështesë gjithashtu shoqërinë civile në ngritjen e efikasitetit dhe në pjesëmarrjen në procesin e politikëbërjes. Gjithashtu, Programi do të ndihmojë në përmirësimin e kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës. Shuma financiare për ketë sektor do të përfshijë 17 300 000 euro.
Sa i përket sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore do të adresohen sfidat në tre nën-sektorë: në nën-sektorin e drejtësisë fokusi do të jetë në fuqizimin e arsimimit ligjor për ngritjen e nivelit të profesionalizimit, llogaridhënies dhe efikasitetit në gjyqësor. Sa i përket punëve të brendshme, fokusi do të jetë në fuqizimin e strukturave që merren me politikat e migracionit në Kosovë dhe në fuqizimin e institucioneve që luftojnë trafikimin me qenie njerëzore. Ndërsa, sa i përket të drejtave themelore dhe minoriteteve, fokusi do të jetë në përmirësimin e respektimit të drejtave të njeriut, duke mbështetur përfshirjen e komuniteteve joshumicë dhe grupeve të cenueshme dhe lehtësimin e dislokimin e familjeve të zhvendosura nga qendrat kolektive. Shuma financiare për ketë sektor do të përfshijë 4 000 000 euro.
Veprimet në sektorin e energjisë do të fokusohen kryesisht në zbatimin e legjislacionit që transpozon Pakon e Tretë për Energji si dhe në reduktimin e emetimeve të karbonit dhe përmirësimin e efiçiencës së sektorit të energjisë në Kosovë. Shuma financiare për ketë sektor do të përfshijë 5 500 000 euro.
Sa i përket konkurrueshmërisë dhe inovacionit, programi do të ndihmojë në përmirësimin e konkurrueshmërisë së sektorit privat në Kosovë, në veçanti përmes përmirësimit të infrastrukturës komunale dhe mbështetjes së ndërmarrësve përmes programit për zhvillim rajonal. Shuma financiare e ndarë për ketë sektor është 12 150 000 euro .
Ndërsa për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, veprimet e parapara do të ndihmojnë në përmirësimin e konkurrushmërisë së sektorit agroushqimor në Kosovë, përmirësimin e kushteve të jetesës për popullatë në zona rurale, përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe rritjes së aftësisë së eksportit të sektorit agroushqimor. Shuma financiare për ketë sektor do te përfshije 10 500 000 euro.
Në burg për një “pee” !..
Fejton satirik nga Lek Gjoka-Florida/
Duke lundruar në oqeanin e pafundem të internetit rastesisht bej ndalesen e zakonshme në facebook.Ngaqe fiku është ndër frutat me të ëmbël që ne mergimtareve na sjell ndermend vendlindjen ndaloj në çdo foto dhe i jap një like (pelqim).Por çfarë të shikoja në ate foto se ishtë një kryetar i ri socialist i Bashkise se Tiranes me fik se fiku.Faktikisht e dija së dikur shiste fiq por si është i dashuruar kaq shumë me fikun nuk e dija.Nejse nis e lexoj fjalet e “arta” të tij.Në një moment i hedh një sy fotografise se mos ishte kryeministri i rilindjes socialiste por jo ishte vete ai kryetari i ri socialist i Bashkise së Tiranës i dashuruar pas kryeministrit mbretit të Partisë Socialiste Shqiptare që s’pranon kurrsesi të bëhën zgjedhje për kryetar në partine e tij.Në fakt ka të drejte se mbreti zgjidhet vetem pasi i pari vdes!Por Partia Demokratike zgjodhi ama kryetarin e ri kur humbi zgjedhjet me sakte kur ja “vodhen” sepse në Shqipëri humbesit i “vidhen” zgjedhjet por ama është kryetar për firme së mbreti i saj do jete gjithmone i tillë sepse në shqiptaret vdesim për të qene mbreter.
Nejse vazhdoj të lexoj me radhe fjalet e kryetar fikut kur çfarë të lexoj.Fërkova sytë së mos nuk e shikoja mirë por e njëjta gjë.Ndër të tjera ai tha”Bashkia e re e Tiranes do të arrestoje dhe denoje me burg çdo shqiptar që “pee” poshtë urës”.Me erdhi keq së dikush i kishte vjedhur fjalkalimin e facebookut kryetarit dhe kishte shkruar ato fjale sepse nuk besoja se qeveria socialiste kishte ndermend të investonte aq shumë në ndertime burgjesh për tre milion shqiptare dhe tiu jepte mengjes,dreke darke falas.
Duke shfletur organe të tjera online dhe tv shqiptare dëgjoj të njëjtat fjale ..”burg”..”burg”..”burg”…Në çadt mu kujtua një grimce humoristike dikur në vendlindje ku një budalla po bente “pee” nga kati i katert.Sa kalon një njëri poshte e ndalon.
-Përse e ndalove?-e pyet ai budallain
-Kam pare fixhanin e kafese sot dhe kam frike së një ditë do të vij në Bashkine e Tiranës një kryetar i ri socialist shites fiku e do me fusë në burg për një “pee” !..
E keqja me e madhe nuk ka ardhur.Për “pee” ka zgjidhje se mund të blesh pampers por degjova se qeveria socialiste do ti fuse në burg shqiptaret edhe për puthje në natyre sepse nëpër zyrat shtëtërore lejohet ngaqe po i shërbejne popullit që e “votoi”.
Dikush tha se sikur janë instaluar nëpër botë kamere nëpër semafore që të gjobiten makinat që hyjnë me të kuqe na paskan istaluar kamera të kodrat e liqenit në Tiranë që të fusë në burg çdo çift që puthet e bën dashuri dhe monitorimin e tyre ja kanë lenjë një kompania angleze ndërsa qëveri po përgatiste ligjin por ju hasi sharra në gozhdë.Bashkimi Evropian iu kërkon të bëj një nen nen përjashtimi.Nuk mund të fusin në burg për puthje kur kjo puthje është mbrenda të njëjtit seks ndryshe nuk hyjnë në Evrope!..
Dukë kërkuar online rastesisht shikoj që dikush në Amerike që kishte dale nga burgu kërkontë të hyntë në burg përsëri.Me poshtë lexoj e-mail e tij dhe duke ditur që në Shqipëri qeveria socialiste të fut fare lehte në burg me erdhi keq dhe thashe ta ndihmoja dhe e pyeta se para së të ndihmoj desha të di arsyjet pse ke deshirë të shkosh në burg sepse kot nuk i fut në burg Qeveria e Rilindjes Socialiste për një “pee” për një lidhje drite etj.Nuk vonoj shumë kohë dhe me ktheu përgjigje.Ndër të tjera arsya me kryesore ishte se jashte mungonin njerezit e kulturuar sikur janë vrasesit,hajdudat, pedofilat,kriminelat,mashtruesit.Madje në burg fare lehte mund të plotësosh edhe kushtin kryesor të “familjes” evropianë të bësh dashuri me të njejtin seks ose sikur përdoret në menyre figurative nga të burgosurit “marrja e sapunit”.
Në facebook i dërgove mesazhit mbretit të socialisteve dhe i kerkova ndihmë për amerikanin rrezikzi që nuk e fusnin në burg.Në pak minuta marr një përgjigje negative që thoshtë:-Ju falenderoj që nga Amerika doni të kontriboni për edukimin e amerikaneve por hëpërhe nuk kemi mundesi sepse në ligjin tonë duhet të jesh nënshtetas shqiptar që të kesh fatin të hysh në burg.E di së do ti kërkosh presidentit ti jape nënshtesinë por ai nuk ka me kohe për gjëra të tilla sepse do të mbushë arken e zbrazur të presidences apo të tijen dukë shitur tituj dhe dekorata nëpër botë..
Më erdhi keq por jeta i ka keto.Jo çdo ëndërr mund të realizohet por të pakten qeveria shqiptare po investon shumë për edukimin e shqiptareve nëpër burgje.Madje kanë bërë mirë që mbyllen me dhjetera universitete sepse vetem burgu është shkolla me e mirë për të edukuar një komb si Shqipëria që lindi përnjëhere me Zotin. shpetoi nëpër mijera vjeçare nga rastesia dhe që do të vdese nga politikanet shqiptare po qe se dhjetë milion shqiptaret nuk i fusin dot të gjithë në burg për ti edukuar !….
Jacksonville Florida
Gusht 2015
- « Previous Page
- 1
- …
- 69
- 70
- 71
- 72
- 73
- …
- 89
- Next Page »