• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2015

Samiti i Vjenës, kërkohet çelja e negociatave për anëtarësimin në BE

August 27, 2015 by dgreca

Forumi i Shoqërisë Civile mblodhi në kuadër të Samitit të Vjenës udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e BE-së për të diskutuar mbi sfidat e rajonit në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian.
“Ne tani jemi në një moment ku duhet të kuptojmë qartësisht një gjë. Ose të jemi të gjithë bashkë ose ne nuk do të mund t’ja arrijmë. Shikoni se çfarë është duke ndodhur me ata të cilët janë duke kërkuar azil. Ata janë duke ikur nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia. Pra nga i gjithë Ballkani. Po përse? Të rinjtë nuk kanë kohë të presin për një dekadë tjetër, apo dy dekada pasi ne nuk jemi magjistarë. Ne nuk mund të bëjmë për ata tani, çfarë ata aspirojnë, shikojnë nga ajo çfarë modeli gjerman ofron, apo nga çfarë shikojnë në televizor për Europën. Prandaj ne duhet të punojmë bashkarisht dhe se procesi nisur në Berlin ka qenë fantastik pasi ne kemi qenë bashkë përpara një viti gjë që s’mundëm ta bëjmë për shumë vite. Ja ku jam sot me Aleksandrin, kryeministrin e Serbisë dhe kjo nuk është më histori, është dicka rutinë dhe askushi nesër nuk do të thotë që ne u takuam. Askushi nuk do të pyes si u takuam apo nëse na lëvizën apo jo qepallat e syve kur ishim ballpërballë, por do të thonë se çfarë ne arritëm nga ky takim dhe çfarë shtese do t’u vij qytetarëve tanë në xhepat e tyre, apo thjesht ishte një qëllim i mirë. Prandaj dua ta theksoj se Ballkani ka nevojë për një qasje strategjike nga Europa. Nëse një vit më parë, qartësisht ne politikisht e morëm këtë nga Europa, tani ajo duhet të jetë financiare”, tha Rama. Mesazhi i Ramës ishte i drejtpërdrejtë për BE-në kur tha se “Shqipëria nuk mund të jetë pambarimisht vend kandidat”. “Ne tani jemi vend kandidat për në BE, që do të thotë se është njësoj si të thuash se “unë dua të martohem, por askushi deri më tani nuk është gati të martohet me mua”. Ne duhet të shkojmë përpara dhe prandaj duhet të çelen negociatat për anëtarësim në BE sepse kështu mund t’u themi njerëzve se vendi ynë është në Europë , Europa ka rregulla dhe ne duhet të veprojmë sipas tyre, por në të njëjtën kohë të zbatosh rregullat nuk do të thotë të na mbash ne nën frustrim dhe izolim. Duke zbatuar rregullat do të na bëjë ne lojtarë të një fushe më të madhe. E përmenda fushën përpara ndeshjes së futbollit”, deklaroi Rama. Më herët, në fjalën e hapjes që mbajti Komisioneri i Zgjermit, Johannes Hahn, vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për realizimin e objektivit të tyre të përbashkët; integrimin. “E rëndësishme është që të arrihen standardet e BE-së. Duhet të kemi objektiva të përbashkëta dhe të punojmë bashkarisht me këto objektiva. Duhet të krijohen lehtësi për të rinjtë dhe të mendojmë sesi të përmirësojmë gjendjen e tyre sociale dhe ekonomike”, tha Hahn. Nga ana tij, Aleksandar Vuçiç u ndal tek përmirësimi i klimës në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe për këtë pati një falenderim për homologun e tij shqiptar. “Nuk kemi pasur tensione mes serbëve dhe shqiptarëve dhe për këtë i jam mirënjohës Ramës pasi ka mbështetur uljen e tensioneve”, u shpreh ai. Gjatë takimit u promovua gjithashtu marrëveshja për hapjen e zyrës së bashkëpunimit rinor rajonal, nismë e ndërmarrë nga kryeministrat Rama dhe Vuçiç.
Dita e dytë e samitit, mesditën e së enjtes, do të nisë me diskutimet për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, ku në panel do të jenë kryeministri Rama, ai serb Vuçiç, komisioneri i Bankës Europiane të Investimve, Hoyer, komisioneri Hahn dhe presidenti Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Chakrabati.

Filed Under: Kronike Tagged With: celja e negociatave, Samiti i Vjenës

JA SI SHKATËRROJ PRIFTI GREK STATUJËN ANTIKE TË POSEDONIT MË 1976

August 27, 2015 by dgreca

Nga Arben LLALLA/
Meqenëse grekët kanë akuzuar kryeministrin e vendit tim z.Rama për xhihadizëm, për prishjen e një ndërtimi pa leje në Dhërmi që nuk ngjante si kishë, por një vendi të shëmtuar, unë po i rikujtoj grekëve një fakt interesant për xhihadizmin e ortodoksisë greke.
Në vitin 1976, një prift-murg ortodoks vjen nga Agjios Oros në Athinë dhe me vare goditi statujën antike të Posedonit që ndodhej në sallonin e godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Fesë. Murgu në fjalë e godiste me forcë Posedonin duke bërtitur: “Poshtë Idhujt”, ai i copëtoj duart dhe këmbët. Punëtorët e ministrisë nuk arrinin ta ndalnin tërbimin e murgut, ishin policët ata që bënë të mundur ndalimin dhe arrestimin e tij. Murgu u thoshte policëve gjatë arrestimit se ishte një statujë e idhujt shkatërrues, e neveritshme dhe e turpshme, ata që e vunë në Ministrinë e Arsimit dhe Fesë nuk janë të krishterë…
Gjatë procesit gjyqësor murg ortodoks nuk shfaqi pendesë, por deklarojë që i vinte turp nga vetja e tij që nuk pati kohë t’ia copëtonte me vare dhe kokën statujës së Posedonit. Gjatë procesit gjyqësor tregoj se kishte në plan për të hyrë natën nga dritarja dhe do ti vendoste dinamit statujës të Posedonit për ta shkatërruar të tërë dhe bashkë me të edhe ai vetë do të vdiste si Samuili në Gugji. (Posedoni është hyu(zoti), i cili ishte i hidhëruar në Odiseun sepse e kishte verbuar djalin e tij ciklopin Polifem.) Gjykata e dënoj për këtë veprim murgun vetëm me 8 muaj burg, por pas thirrjes së tij për mëshirë u lirua. Murgu ishte frymëzuar si xhihadistë për të shkatërruar statujën antike të Posedonit nga botimi i një shkrimi të Mitropolitit të Follorinës, Agustino Kantioti i cili shkruante për Zotat dhe poshtërimin e Athinës, më tej Mitropoliti n[ fjalë thoshte se statuja e njërit nga këto Zota ndodhet në oborrin e Ministrisë së Arsimit dhe Fesë në Athinë. Kështu, murgu mori rolin e xhihadistit dhe u nisë për në Athinë për të shkatërruar statujën e Posedonit.
Veprimi i këtij prifti ortodoks ka ngjashmëri me xhihadistët e sotëm të ISIS në Irak dhe Siri të cilët shkatërruan çdo gjë antike të këtyre vendeve. Tani lindin pyetjet? Kush e përhapi i pari modën e xhihadizmin për shkatërrimin e statujave antike? Përse një murg grek shkatërroj një statujë antike me vlera të larta historike? Rasti i murgut të ardhur nga Agjios Oros për të shkatërruar veprat e artit antik nuk është rasti i parë në Greqi. Vandalizmi xhihadist i ortodoksisë kundër statujave të Zotave antike i ka rrënjët në shekujt e hershme.

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, JA SI SHKATËRROJ PRIFTI GREK, POSEDONIT MË 1976, STATUJËN ANTIKE TË

Kosovë, mbështetje e BERZH-it për projektet konkrete

August 27, 2015 by dgreca

-Në Vjenë, kryeministri Isa Mustafa takon presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti-/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 27 Gusht 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar të mërkurën në Vjenë presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti.
Gjatë këtij takimi, i zhvilluar një ditë para fillimit sot të Samitit të Ballkanit Perëndimor 2015, ku po merr pjesë, kryeministri Mustafa dhe presidenti Chakrabarti kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, projektet konkrete të cilat do të mbështeten nga BERZH-i në Kosovë si dhe rëndësinë që ka për Kosovën ky bashkëpunim në fazat e mëtejshme.
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë si dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe avancimin e gjithëmbarshëm të proceseve në Kosovë.
Kryeministri Mustafa vlerësoi kontributin e BERZH-it në shumë projekte të deritashme për Kosovën. Ai po ashtu theksoi rëndësinë që ka për Kosovën mbështetja e mëtejshme financiare nga ana e institucioneve ndërkombëtare financiare, duke veçuar rolin që BERZH-i mund të ketë në mbështetjen e projekteve konkrete të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë në shumë aspekte. Presidenti Chakrabarti po ashtu theksoi përkrahjen e mëtutjeshme për Kosovën dhe mbështetjen e BERZH-it për projektet konkrete në Kosovë.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe presidenti Chakrabarti kanë biseduar edhe për disa projekte konkrete të cilat mund të përkrahen nga BERZH-i, duke përshirë linjën hekurudhore Hani i Elezit (kufiri jugor me Maqedoninë)- Leshak (kufiri verior me Serbinë), trafikun urban në Prishtinë, rrugën Kievë-Zahaq, zgjerimin e hyrjeve në Gjilan, Ferizaj, Podujevë dhe Suharekë si dhe mundësinë e përfshirjes në ndërtimin e pjesës së mbetur të autostradës kosovare nga Besia në Merdare (kufiri me Serbinë te Podujeva), pjesa e cila nuk mbulohet nga donacioni i Komisionit Evropian, si dhe autostradës Lipjan-Gjilan.
Kryeministri Mustafa në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2015, në Vjenë, do të prezantojë progresin që po arrihet në Kosovë në shumë fusha dhe hapat e mëtejshëm në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë. Mustafa po ashtu do të ketë takime të nivelit të lartë dhe do të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të këtij samiti.

Filed Under: Kronike Tagged With: B Jashari, Berzh, Isa Mustafa, Kosove

Janullatosi nuk e njeh Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë

August 27, 2015 by dgreca

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/
Siç është bërë e ditur nga mjetet e informimit masiv lidhur me prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, çka është tërësisht një çështje e brendshme e Republikës së Shqipërisë, ka ardhur menjëherë reagimi zyrtar i Athinës dhe i kreut të shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë Anastas Janullatos, i cili u nis fill drejt Athinës për të takuar kryeministrin dhe presidentin grek dhe për t’iu ankuar për prishjen e kishës në fjalë. Nga faqet e internetit vjen ky informacion:
“Kisha e Dhërmiut është kthyer në çështje dite në Greqi pas vendimit të qeverisë shqiptare për shembjen e saj. Kryepeshkopi Anastas Janullatos është takuar mesditën e sotme me ish-kryeministrin grek Cipras dhe presidentin Prokopis Pavlopoulos. Tema e bisedës së tyre ka qenë pikërisht prishja e Kishës në Dhërmi” (Citohet sipas: “Kisha e Dhërmiut alarmon Greqinë, takim Janullatos-Cipras”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 25 gusht 2015).
Nuk është hera e parë që Janullatosi sfidon hapur autoritetet shqiptare, duke shpërfillur Kryeministrin dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Nëntë vjet më parë dhe pikërisht më 26 qershor 2006, unë pata botuar në internet një artikull me titull: “Janullatosi, kreu i shovinizmit grekokaragjoz në Shqipëri”. Si shkas për atë artikull patën shërbyer zhvarrimet në Kosinë të Përmetit për të blerë eshtra shqiptarësh dhe për t’i deklaruar si eshtra ushtarësh agresorë grekë, me qëllim ngritjen e varrezave të tyre në jugun e Shqipërisë, siç edhe ndodhi faktikisht. Në atë artikull, ndër të tjera, unë shkruaja:
“…zhvarrimet në Përmet janë një vepër sa e pistë aq edhe e poshtër e filialit të kishës ortodokse greke në Tiranë dhe personalisht e kreut të shovinizmit grekokaragjoz në Shqipëri, Anastas Janullatosit. Prifti sahanlëpirës i Janullatosit, Vasil Thomollari, është veç çakalli që merret me zhvarrimet e Përmetit, kurse ujku i eshtrave të zhvarrosura është kreu i shovinizmit grekokaragjoz në vendin tonë Janullatos. Plani për nisjen e aksionit të zhvarrimeve në Përmet me siguri që është hartuar në kabinetin e kryeministrit Karamanlis dhe i është ngarkuar për zbatim kreut të shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë, Janullatosit. Prandaj edhe kryeshovinisti grek Janullatos ia hipi helikopterit dhe zbriti në Përmet për të dhënë porosi të drejtpërdrejta në terren se si duhej të niste procesi i zhvarrimeve…
Në çështjen e zhvarrimeve në Përmet gazetat shqiptare merreshin me priftin injorant Vasil Thomollari dhe jo me kryeujkun e eshtrave të zhvarrosura, Anastas Janullatosin, i cili, sapo iu hoqën petët lakrorit të zhvarrosjeve, fluturoi drejt Athinës dhe frymën e mbajti në “Megaro Maksim” – selinë qeveritare të kryeministrit Kostas Karamanlis, pikërisht atje ku është hartuar edhe plani për zhvarrosjen e eshtrave në Përmet. Pikërisht për këtë kryeujk të eshtrave të zhvarrosura, shtypi dhe kanalet televizive shqiptare nuk guxuan të bënin as komentin më të vogël”.
Pra, asokohe Janullatosi, duke shpërfillur krejtësisht Kryeministrin Berisha dhe Presidentin Moisiu, të cilët nuk i njihte si dy autoritetet kryesore të shtetit shqiptar, shkoi menjëherë t’i qahej kryeministrit grek Karamanlis për zhurmën që u bë për zhvarrimet në Përmet.
Të njëjtën gjë po bën edhe tani Janullatosi për problemin e kishës së Shën Thanasit. Sikur Janullatosi të ishte me të vërtetë kryepeshkop i kishës ortodokse të Shqipërisë, për çdo shqetësim që atij mund t’i lindte brenda grigjës ortodokse shqiptare, normalisht, ai duhej t’i drejtohej Kryeministrit Rama dhe Presidentit Nishani. Por Janullatosi, siç e vërtetoi në vitin 2006 dhe siç po e vërteton edhe tani me fakte konkrete, nuk është kryepeshkop i kishës ortodokse të Shqipërisë. Përkundrazi, ai është kryepeshkop i filialit të kishës shoviniste ortodokse greke në Tiranë. Sepse, për turpin e klasës politike të Tiranës dhe për turpin e mbarë shqiptarëve të besimit ortodoks, Janullatosi në një filial të tillë e ka kthyer kishën ortodokse të Shqipërisë, të cilën dikur e pati themeluar Noli ynë i madh dhe, në bashkëpunim të ngushtë me Mbretin Ahmet Zogu, i pati siguruar asaj pavarësinë e plotë nga kisha kriminale greke dhe nga patrikana shoviniste e Stambollit.
Vajtja me të shpejtë e Janullatosit në Athinë dhe takimi i tij me Ciprasin dhe me Pavlopulosin, dëshmon pa asnjë mëdyshje se Athina shoviniste, të ashtuquajturën kishë të Shën Thanasit e quan kishë greke dhe Himarën, me të gjithë fshatrat e bregut, e konsideron zonë “minoriteti”.
Në rastin kur Kryeministri Rama ca kohë më parë përmendi mundësinë e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, fletushka greke, me emrin “Kathimerini”, zëdhënësja e thekur e qeverisë greke, deklaroi pa pikë turpi:
“Pse mos të kërkojnë edhe grekët e jugut të Shqipërisë të bashkohen me Greqinë, e kështu me radhë. Ndoshta Rama nuk po e kupton që luan me zjarrin dhe se me të tilla krekosje nuk hyn kurrë në Bashkimin Evropian” (Citohet sipas: “Edhe nga Greqia “gozhdim” Ramës për bashkimin kombëtar”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 28 prill 2015).
Sipas kësaj gazetë-paçavureje greke, edhe grekët e jugut të Shqipërisë na populluakan “territor grek” që mund t’u “bashkuakan me Greqinë”! Harron kjo paçavure greke se territoret shqiptare kufirin jugor e kanë në Artë e në Prevezë, të cilat, së bashku me Janinën, Kosturin, Filatin, Konicën, Paramithinë e të tjera emërvende shqiptare të trevës së Çamërisë, për ne janë simbole kombëtare. Athina shoviniste e ndien tërmetin që po vjen e afrohet dalëngadalë pas ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Se Shqipëria një ditë të bukur do të bëhet me Zot në Krye të Kombit dhe Çamëria do t’i ribashkohet trungut amë.
Fletushka-paçavure greke “Kathimerini” paska edhe kuturinë ta kërcënojë kryeministrin Rama se po luaka, demek, me zjarrin për faktin që është shprehur për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ç’është e vërteta, Kryeministri Rama nuk ka luajtur me zjarrin. Përkundrazi, ai ka shprehur një aspiratë mbarëshqiptare për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Në raport me Republikën e Shqipërisë, me zjarrin ka luajtur gjithmonë shteti grekokaragjoz, i cili asnjëherë nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj vendit tonë, paçka se vazhdon të mbajë të pushtuar një pjesë të mirë të trojeve tona etnike që përfshihen në krahinën tonë etnike të Çamërisë. Me zjarrin ka luajtur gjithmonë Athina karagjoze: dhe ky është zjarri i gënjeshtave, i hileve, i hipokrizisë, i mashtrimit, i pabesisë, i pafytyrësisë në qëndrimin ndaj Bashkimit Evropian dhe sidomos ndaj kreditorëve të huaj, një zjarr ky që po zbulon faqe botës se cila është fytyra e vërtetë e kësaj prostitute të Evropës që u ka grabitur kreditorëve të shumtë 350 miliardë dollarë dhe tani rri e vërtitet si zorra në prush.
Kryeministri Rama, disa ditë pas ardhjes në pushtet më 23 qershor 2013, gjatë një interviste për gazetën “Le Courrier des Balkans”(Korrieri i Ballkanit), pati deklaruar se “synon të bëjë politikë për të lënë një emër në histori” (Citohet sipas gazetës “Panorama”. 30 qershor 2013).
Në një artikull me titull “Një ogur i mirë për demokracinë”, të botuar në internet më 07 korrik 2013, unë pata shprehur me gjithë zemër dëshirën që zoti Rama, si Kryeministër i të gjithë shqiptarëve, pa dallime partiake, të lërë emër në histori. Në aspektin e marrëdhënieve me fqinjin e jugut, Kryeministri Rama e ka vetë në dorë për të lënë emër në histori për tri çështje themelore, duke pasur edhe bashkëpunimin e ngushtë të opozitës.
Së pari, të largojë nga Shqipëria Janullatosin, i cili, në çdo hap të veprimtarisë së tij, e ka vërtetuar dhe vazhdon ta vërtetojë në praktikë, si në rastin zhvarrimeve në Kosinë, ashtu edhe në rastin e kishës së Shën Thanasit, se është emisar i shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë dhe mbron vetëm interesat e tij, në dëm të interesave tona kombëtare.
Së dyti, ta detyrojë Athinën shoviniste të abrogojë me se s’bën ligjin e luftës, për të cilin poeti Luan Çipi, në faqen e internetit “Tribuna Shqiptare” (01 maj 2015) shkruan në vargje:
Mirë greku nuk po tundet,
Ruan ligjet e ish-mbretit,
“Rilindja”, si nuk po shkundet,
Pse si del për zot shtetit?
Së treti, të vërë në rrugën e zgjidhjes politike përfundimtare “Çështjen Çame”: rikthimin e popullsisë së Çamërisë në trojet e veta etnike, duke gëzuar të gjitha pronat e trashëguara brez pas brezi.
Pikërisht zgjidhja e këtyre tri Çështjeve Themelore për Republikën e Shqipërisë, do të bëjë të mundur që Kryeministri Rama të lërë me të vërtetë emër në histori, si një personalitet i shquar i kombit shqiptar. Por emri në histori nuk lihet, duke reaguar si “varfanjak hesapi” në twitter në adresë të Athinës: “nuk pranojmë tutelë”.

Tiranë, 26 gusht 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Edi Rama, Janullatos, Prof. dr. eshref Ymeri

Përfaqësues të të gjitha feve të botës mblidhen në shtator në Tiranë

August 27, 2015 by dgreca

“Paqja është gjithmonë e mundur”, do të jetë mesazhi i konferencës ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha feve të botës. Komuniteti i Sant’Egidios bën të ditur se këtë herë konferenca do të mbahet në Tiranë nga datat 6 deri në 8 shtator.
Konferenca do të nisë me një mesazh të rëndësishme nga Papa Françesku. Për tri ditë dhjetëra panele diskutimi do të mbahen me liderët më të rëndësishëm fetar në Europë dhe Mesdhe, Azi dhe Afrikë, me figurat më të mëdha kulturore dhe përfaqësues të institucioneve. Këta të fundit do të marrin një apel të fortë për arritjen e menjëhershme të armëpushimit humanitar dhe punën urgjente dhe komplekse të ndërtimit të paqes. Të gjitha organizatat ndërkombëtare do të konsultohen, veçanërisht në Europë, që e gjen veten në udhëkryq. Komuniteti i Sant’ Egidios njofton se ngjarja do të jetë si Lutja ndërkombëtare për Paqe, që për herë të parë u mbajt nga Papa Gjon Pali II në San Francisco, më 1986. “Çdo ditë një numër i madh njerëzish do të vijnë nga Europa si pelegrinë në kryeqytetin shqiptar për të marrë pjesë në këto mbledhje”, njofton komuniteti.
Por pse është zgjedhur Shqipëria?
“Sepse ndërtimi i paqes duhet të nis nga periferia. Vitin e kaluar Papa Françesku nisi vizitën e tij në Europë pikërisht këtu. Ky vend i vogël, që ka pjesën më të madhe të popullsisë muslimane, është bërë sot një model i bashkëekzistencës mes feve dhe kulturave, një laborator interesant ku do të diskutohen për tri ditë temat për paqen, çështje si zhvillime të qëndrueshme, emergjencat mjedisore dhe pabarazia sociale”, thuhet në njoftimin e komunitetit të Sant’ Egidios.

Filed Under: Kronike Tagged With: mblidhen në shtator, ne Tirane, perfaqesues, të të gjitha feve të botës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 89
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT