• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2015

Ambasada Amerikane: Hetimi i CEZ u takon shqiptarëve

September 26, 2015 by dgreca

Një ditë pas kërkesës së kryeparlamentarit Ilir Meta për një hetim ndërkombëtar me ndihmën edhe të SHBA-ve për çështjen “CEZ”, Ambasadën Amerikane sqaron nëse do ta ofronte këtë ndihme të kërkuar nga Meta. Sot zëdhënësi i kësaj ambasade, z.Ryan J. Roberts, theksoi  se “Policia dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime në lidhje me çështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij”. Zoti Roberts tha se, “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë në përpjekje për të ngritur kapacitetet dhe efektshmërinë e tyre. Nepermjet zyrës së OPDAT, Ambasada ofron këshilla ekspertësh, promovon reforma dhe nxit veprime të ndjekjes penale kundër korrupsionit”, deklaroi ai. Dhe në të shkuarën Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar larg përfshirjes së drejtëpërdrejtë gjatë hetimeve të prokurorëve shqiptarë për cëshje sensitive të drejtësisë shqiptare. Ata vetëm kanë ndihmuar kur i është kërkuar ekspertiza kriminalistiko-shkencore në dy raste sic ishte analizimi plumbave që vranë 4 protestuesit e 21 Janarit dhe videon Prifti-Meta. {Sh.K}

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasada amerikane, hetim nga shqiptaret, Hetimi CEZ, Jo SHBA

Kosova para 24 vitesh në referendum u deklarua 99,87% për shtet sovran dhe të pavarur

September 26, 2015 by dgreca

-Presidenti historik Ibrahim Rugova vlerësonte: Referendumi i 26 deri 30 shtatorit1991 është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen-

-Kryetari i Kuvendit të Kosovës në atë kohë, Ilaz Ramajli: Mbajtja e referendumit dhe rezultatet mundësuan ndryshimet kushtetuese me të cilat Kosova u shpall shtet sovran e i pavarur/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Shtator 2015/ Kosova që para 24 vitesh ka votuar 99,87 për qind për pavarësinë në referendumin e shpallur nga Kuvendi i saj dhe të zhvilluar nga 26 deri në 30 Shtator 1991, e që pasonte  Deklaratën Kushtetuese për pavarësi të 2 Korrikut e Kushtetutën  e shpalljes së Republikës të 7 Shtatorit 1990, e pasohej edhe me zgjedhjet e para pluraliste, parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992.

“Në Referendum dolën 914.802 veta ose 87,01% e 1.051.357 qytetarëve me të drejtë vote, prej tyre për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur votuan 99,87%. Kundër kishin votuar 164 veta, ndërsa të pavlefshme ishin 933 fletëvotime”, konsatonte Komisioni Qendror i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zbatimin e Referendumit.
Gjithnjë sipas rezultateve zyrtare përfundimtare të shpallura nga Komisioni, në votim, për shkaqe dhe arsye të ndryshme, nuk dolën 136.555 votues apo veç 12,99% e qytetarëve të Republikës së Kosovës me të drejtë vote.  Për realizimin e Referendumit pati 1500 vendvotime me 450 njësi votuese.

Referendumi për Pavarësinë, seancat e Kuvendit kosovar për Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut dhe për Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit 1990, si edhe zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare e presidenciale të 24 majit 1992,  janë mbajtur në rrethana të një okupimi të egër të regjimit të Beogradit dhe të një shtetrrethimi ushtarako-policor, ndërsa ishin mesazhe të fuqishme dhe të qarta të Kosovës për gjithë botën në një kohë të lëvizjes gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.
Referendumi i 26 deri 30 shtatorit1991 “është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen”,  theksonte  Presidenti historik i Republikës së Kosovës,  Ibrahim Rugova, në intervistën e parë ekskluzive të një presidenti kosovar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), pikërisht para 21 viteve, atëherë në 3 vjetorin e ngjarjes historike të deklarimit të vullnetit kombëtar e demokratik të popullit të Kosovës.

“Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkombëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte Presidenti Rugova, fliste edhe për “rezistencë të organizuar për të mbijetuar dhe të shpëtohet substanca, masa njerëzore shqiptare në Kosovë”, edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës si një opsion, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Në krye të Kuvendit të Kosovës në atë kohë të vendimeve e ngjarjeve historike ishte Ilaz Ramajli. Ishin këto ngjarje e zhvillime drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

 “Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, jo vetëm që ishin akte kushtetuese juridike, por në kohën kur u nxorën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatën e krijuar në ish Jugosllavi”, ka theksuar Ramajli në këtë shtator, në 25 vjetorin e këtyre ngjarjeve historike.

Nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, nga elementet konstituive të federatës, mes të cilave ishte edhe Kosova që u bë shtet, shtete të reja të rajonit dolën edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedona, Mali i Zi dhe Serbia.

“Akti i nxjerrjes së Kushtetutës u bë pikërisht në kohën kur më nuk kishte asnjë dyshim se Jugosllavia kishte hyrë në rrugën e pa kthim të shpërbërjes së sajë. Nxjerrja e Kushtetutës dhe shpallja e Republikës së Kosovës nga Kuvendi me 7 Shtator 1990 ishte dhënie e formës kushtetuese juridike të vullnetit të shprehur unanimisht nga shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës, dhe nga subjektet e atëhershme politike në Kosovë”, shprehet Ramajli.

Kuvendi i Republikës së Kosovës nga data 7 Shtator 1990 ka vepruar jashtë Kosovës, në rrethant e atëhershme të okupimit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, në atë kohë, Ilaz Ramajli, në intervistën që kam zhvilluar, ka theksuar se gjatë veprimit jashtë vendit Kuvendi plotësisht ka koordinuar aktivitetet e tija me subjektet politike të cilat në atë kohë ishin të organizuara dhe vepronin në Kosovë.

“Nisur nga rrethanat e kohës dhe ngjarjeve në hapësirat e ish-Jugosllavisë si dhe në rrafshin ndërkombëtar, por edhe me qëllim të rrumbullakimit të kornizës kushtetuese dhe ligjore për Kosovën si shtet sovran e të pavarur e në marrëveshje me subjektet politike në Kosovë, Kuvendi në mbledhjen e 22 shtatorit 1991, mbajtur në Slloveni, nxori Vendimin për mbajtjen e Referendumit për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur i cili do të organizohej prej 26-30 shtator 1991”, ka deklaruar kryeparlamentari kosovar i asaj kohe.

Ai vlerëson se, Referendumi u organizuar shumë mirë, megjithëse mbahej në rrethana të një okupimi të egër të Serbisë në Kosovë.

 “Mbajtja e referendumit dhe rezultatet e tij jo vetëm që mundësuan ndryshimet kushtetuese me të cilat Kosova u shpall shtet sovran e i pavarur dhe u rrumbulaksua korniza kushtetuese e ligjore lidhur me këtë, por ishte edhe një mesazh i fortë dhe shumë i qartë për Serbinë dhe gjithë botën se populli i Kosovës më asnjëherë nuk dëshiron të jetë nën kontrollin e të tjerëve, por është përcaktuar fuqishëm që shteti i tyre, Kosova, të jetë shtet sovran dhe i pavarur”, thekson Ramajli.

Filed Under: Histori Tagged With: 24 vite me pare, Behlul Jashari, kosova, Referndumi

Kryeministri Rama, fjalim në OKB

September 26, 2015 by dgreca

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën përpara seancës së posaçme për zbatimin e Axhendës së zhvillimit post 2015, në Samitin e Kombeve të Bashkuara./

Kryeministri shqiptar vlerësoi axhendën ambicioze dhe transformuese për Zhvillim të Qëndrueshëm, që synojnë  zhdukjen e varfërisë ekstreme,  si  rruga për të lëvizur nga një bashkëpunim i thjeshtë në një partneritet global.
“Kjo axhendë e re, kurajoze, ambicioze e një transformimi global është angazhimi ynë që t’i çojmë njerëzit nga përjashtimi tek gjithëpërfshirja. Nga varfëria tek rruga e begatisë, nga pasiguria tek parashikueshmëria dhe zgjidhjet, për të lëvizur nga një bashkëpunim i thjeshtë në një partneritet global”, deklaroi Rama.
Duke u ndalur tek Shqipëria, kryeministri nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të shtetit, demokracisë dhe vlerave perëndimore. “Reforma në Drejtësi që po ndërmerret do të bashkojë më shumë shtetin me qytetarët”, deklaroi Rama
“Ne jemi duke ndërmarrë një reformë transformuese në drejtësi, një proces jetësor që do ta bashkojë më shumë shtetin me qytetarët, do t’i japë drejtësisë kuptimin e saj të vërtetë dhe do të ketë një ndikim më të thellë dhe pozitiv mënyrën sesi vendi do të shkojë përpara në vitet në vijim”, tha kryeministri.
Shefi i qeverisë shqiptare, në seancën në Samitin e Kombeve të Bashkuara, përpara të cilit një ditë më parë iu drejtua dhe Papa Françesku, nuk harroi të përmendë vlerën e harmonisë fetare në Shqipëri, si një cilësi e nënvizuar edhe nga ati i shenjtë në vizitën në Tiranë.  Bashkëpunimi rajonal dhe përpjekjet e Ballkanit për t’u afruar me BE-në, ishin një tjetër pikë ku u ndal kryeministri Rama.
“Ende në pritje për t’u kualifikuar si anëtarë të BE-së, ne jemi duke bërë gjithçka që mundemi, ndërmjet nismave konkrete, për të sjellë më afër gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të rrisim bashkëpunimin në çdo fushë të jetës. Dihet botërisht se sa më shumë bashkëpunojmë me njëri tjetrin, sa më shumë bashkëndajmë, sa më shumë jemi të ndërlidhur, sa më shumë e njohim dhe e pranojmë njëri-tjetrin, kemi më shumë shanse që të jetojmë dhe të punojmë së bashku në paqe dhe harmoni. Sigurisht, kjo gjë është thelbësore për qëndrueshmërinë”, tha Rama.

Filed Under: Kronike Tagged With: fjalim ne OKB, kryeministri Rama

Bushati takime dypalëshe në Nju Jork

September 26, 2015 by dgreca

Ministri i Punëve te Jashtme z. Ditmir Bushati ndodhet në Nju Jork për te marrë pjesë në Punimet e Sesionit të 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë ditës së parë, Ministri Bushati zhvilloi disa takime dypalëshe me homologët e Katarit, Azerbajxhanit, Irakut dhe Malajzisë.
Ne takimin me Ministrin e Punëve te Jashtme të Katarit, Dr. Khaled Bin Mohammed Al Attiyah, dy Ministrat u ndalën në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në organizmat ndërkombëtare dhe zhvillimet rajonale.
Ministrat Bushati dhe Al Attiyah u shprehën se ecuria e suksesshme e marrëdhënieve politike duhet të avancohet me realizimin e projekteve konkrete të bashkëpunimit ekonomik. Ministri Bushati e falënderoi homologun e Katarit për mbështetjen e deritanishme dhënë ndaj Kosovës dhe inkurajoi që të vijohet kjo mbështetje dhe me kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në UNESCO. Të dy homologët ndanë pikëpamje për thellimin e bashkëpunimit në organizmat ndërkombëtare dhe u ndalën në zhvillimet më të fundit ndërkombëtare e rajonale duke shprehur nevojën për bashkërendim të kontributeve në përballimin e sfidave që kërcënojnë stabilitetin dhe paqen.
Në takimin me homologun e Republikës së Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov, Ministri Bushati vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e qeverisë shqiptare për intensifikimin e dialogut politik përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë. Palët u ndalën në zgjerimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, veçanërisht në sektorin e energjetikës dhe perspektivës që është hapur me realizimin e projektit TAP. Ministri Bushati theksoi se ky projekt ofron një shpërndarje më të ekuilibruar të energjisë dhe burimeve të saj në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu, ai falënderoi qeverinë azere për mbështetjen e dhënë për TAP-in, si projekti me fizibël dhe me interes për vendin tonë dhe mbarë rajonin e Ballkanit.
Gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Irakut, z. Ibrahim Al-Jaafari, Ministri Bushati i shprehu homologut të tij irakian mbështetjen e qeverisë shqiptare për përpjekjet e qeverisë së Kryeministrit Abadi për pajtim kombëtar dhe për reformat e ndërmarra ne vend. Ai i shprehu z. Jaafari mbështetjen e Shqipërisë për përpjekjet e Komunitetit Ndërkombëtar e të Irakut për vendosjen e stabilitetit dhe ligjit në tërë territorin e vendit dhe i rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të unitetit, sovranitetit dhe integritetit territorial të Irakut.
Z. Jaafari vlerësoi kontributin e Shqipërisë si pjesëtare aktive e Koalicionit Ndërkombëtar kundër Terrorizmit dhe në këtë kuadër evidentoi nevojën e një bashkëpunimi e koordinimi sa më të mirë të përpjekjeve ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit.
Ne përmbyllje te ditës së parë, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Malajzisë, z. Dato’ Sri Anifah Aman.
Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin  e tyre për t’i zhvilluar më tej këto marrëdhënie në aspektin politik, me shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë, dhe në aspektin ekonomik në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë. Ministri Bushati u ndal në fushat ku vendi ynë ofron mundësi për investime duke theksuar angazhimin e  qeverisë shqiptarë në krijimin e lehtësirave të nevojshme për investitorët e huaj.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bushati, Ministri i Jashtem ne Ny

Vritet në Siri shqiptari i Kosovës

September 26, 2015 by dgreca

Bekim Mulolli nga Prishtina, ka vdekur para rreth dhjetë ditësh, në luftimet fetare në Siri. Vdekjen e Bekimit e ka konfirmuar familja Mulolli, e cila ndodhet, në lagjen Kodra e Trimave (Vranjevc) në Kryeqytet.
Familjarja e të vrarit ka rrëfyer se djali i tyre është vrarë “në tokën e Shamit” në Siri, para disa ditëve, përderisa trupi i tij ende nuk është sjellë për t’u varrosur në Prishtinë.

“Djali m’u ka vra qe nja 10 ditë në Sham” ka thënë plaka me lot në sy, që është identifikuar si nëna e Bekimit, ndërkohë që biseda me të është ndërprerë pas ndërhyrjes së familjareve të cilat thanë se është “amanet” i Bekim Mulollit për të mos folur me askënd.

I vrari, Bekim Mulolli, do duhej të ishte në Kosovë pasi që është pjesë e një procesi gjyqësor të nisur kohë më parë, ku akuzohej për organizim dhe pjesëmarrje në grupe të dyshuara terroriste dhe po ashtu për sulm dhe nxitje të urrejtjes fetare.

Avokati i Bekimit, Mentor Neziri thotë se nuk është në dijeni se klienti i tij ndodhej tash e disa muaj jashtë vendit e as se ka përfunduar i vrarë.

Ai pretendon se ka kohë që nuk ka qenë në kontakt me Bekim Mulollin edhe pse vazhdon ta ketë klient.

“Qe një muaj nuk kam kontakte me të . Nuk kom informacione tjera. Nuk besoj qe ky e ka lëshuar Kosovën”, tha avokati Neziri.

Express ka tentuar të kontaktojë edhe Policinë e Kosovës për të marrë edhe versionin e tyre rreth rastit, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Bekim Mulolli bashkë me katër të akuzuar tjerë ishin arrestuar me 5 nëntor 2013, nën dyshimet për organizim dhe pjesëmarrje në terrorizëm. Ndaj tij dhe katër të dyshuarve tjerëve, Valon Shala nga Bresalci (Gjilan), Adrian Mehmeti nga Gjilani, Genc Selimi nga Bresalci (Gjilan) dhe Nuredin Sylejmanit, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë tek 14 muaj pasi ishin mbajtur në paraburgim.

“Të pandehurit janë arrestuar në Prishtinë duke u përpjekur të blejnë një numër të madh të armëve dhe municionit sulmues ushtarak, si rezultat i hetimeve në vazhdim e sipër të Drejtorisë së Policisë së Kosovës (PK) kundër Terrorizmit, dhe të agjencive të tjera, për sulme të rëndë të kryer kundër dy misionarëve të krishterë nga Shtetet e Bashkuara”, përmendej në njoftimin për aktakuzë ndaj tyre ku edhe njoftohej se rasti ishte duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK’së.

Mulolli që në seancën e parë të mbajtur me 11 shkurt të këtij viti (2015) e kishte pranoi fajësinë për sulm të rëndë, ndërsa të arrestuarit bashkë me të, të ngarkuar për kryerjen e veprave që lidhen me terrorizmin, e konsideronin veten të pafajshëm. Kështu, Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte ndarë lëndën e Mulollit pasi ai dyshohej vetëm për sulm ndaj dy misionareve të krishtera ndaj të cilave gjatë pranimit të fajësisë shprehu keqardhje për sulmin e ndodhur dy vjet më parë.

Derisa me 28 prill, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte marrë vendim për lirim e tre të akuzuarve, Valon Shala, Nuredin Sylejmani dhe Genc Selimit, të cilët ishin arrestuar bashkë me Mullollin. Ndërkaq po e njëjta gjykatë ia kishte vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj tjerë të dyshuarit tjetër në këtë grup Ardian Mehmetit .

Ndërsa në Maj të 2015’së, ndaj Mulollit, Gjykata kishte hequr masën e paraburgimit duke e caktuar atë me masën e arrestit shtëpiak me detyrim paraqitje në stacionin policorë, ndërkohë që pas seancës për pranimin e fajësisë, po Gjykata Themelore nuk e kishte marrë parasysh fajësinë me arsyetimin se ai nuk kishte deklaruar se veprën penale e kishte kryer bashkë me Sylejman Nuredinin, që ishte po ashtu i akuzuari tjetër në po të njëjtin grup.

Bekim Mulolli tashmë është vrarë, por luftën përkrah grupit terrorist ISIS në Siri tash e vazhdon vëllai i tij Bashkimi i cili që nga viti 2012 ndodhet atje duke e lënë punën e tij të vjetër në Kosovë, taksi me makinë kombi.

Sipas të dhënave deri më tani në Siri dhe Irak kanë vdekur rreth 50 shtetas kosovarë ndërkohë që edhe qindra të tjerë ndodhen atje.

Filed Under: Kronike Tagged With: Shqiptari i Kosoves, u vra ne Siri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT