• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2015

Kosovë- Peticioni kundër “Zajednicës” 17, 463 nënshkrime në 1 ditë

September 19, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 19 Shtator 2015/ Në Kosovë, peticioni i organizuar nga opozita po vazhdon të nënshkruhet sot në ditën e dytë, i nisur dje me firmat e liderëve të LVV-së, AAK-së e Nisma-s.

“17 mijë e 463 nënshkrime kundër ‘Zajednicës’ dhe marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, u mblodhën vetëm gjatë ditës së parë të peticionit”, ka njoftuar subjekti më i madh opozitar ksovar, Lëvizja Vetëvendosje.“Zajednica” është shprehje në gjuhën serbe, që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilën është nënshkruar marrëveshje me Serbinë, në raundin e 28-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror,  në Bruksel, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Ne qytetarët e Republikës së Kosovës të nënshkruar në këtë peticion, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet e datës 25 gusht 2015 të nënshkruara me Serbinë si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi”, thuhet mes tjerash në peticion./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: 17, 463 nenshkrime, Behlul Jashari, Peticioni, Zajednica

FSHEHJA

September 19, 2015 by dgreca

Mëshehja e pellazgëve  nga vet shqiptarët/

(Bisedë e imagjinuar me zot. Arif Mati (Mathieu Aref ) )
Mathieu Aref: Këtu jam në Alpet franceze …në Malësinë e stergjyshërve !/
– Ju përshëndesë Juve Z.Aref, dijetar i madh me zemër dhe shpirt të një Shqiptari të lavdishëm!
Pse dhe çka po ndodhë me historinë tonë të lashtë ?

M.A.: :Ja një rast  i cili më lejon që dënoj  vrullshëm disa qëllime të fshehta, të cilat e kanë për qëllim sabotimin e të gjitha studimeve SERIOZE që i përkasin PELLAZGEVE, të lashtët e shqiptarëve dhe paraardhësit e Grekëve në botën ballkanike, paraardhësit e Egjeut dhe Azisë së Vogël. Më duhet të them që sot të përmendësh  etnonimin “ Pellazgë” është  një mode që sjellë keqardhje apo ndryshe edhe e rrezikshme.  Karshi të huajve , kjo “modë “ e zbulon mospërputhjen e dukshme , gabimet në vrojtime,  kundërthëniet, kronologjinë e rreme,, mungesën e studime te thella e serioze dhe praktikisht mungesën e e referencave të besueshme të cilat vetë sa e errësojnë historinë dhe mbjellin farën e dyshimit , duke i vënë në pozitë shumë të vështirë studiuesit  meritor dhe serioz; e gjithë kjo vetëm  sa  e sjellë kënaqësinë e armiqve të tezës pellazgjike

-Pse dhe si arritëm këtu Zoti  Aref ?
M.A. : “ Pikë së pari , historia e vërtetë e popullit shqiptar ishte mëshehur për gjatë 45 vjetesh nga regjimi komunist i Shqipërisë. Historianë (dashtë e pa dashtë ) servilë të regjimit kishin urdhëruar që gjatë asaj kohe të flitej vetëm për Ilirët si para ardhës së shqiptarëve.
– Pse?

M.A.: “ Që të mos ketë fërkime me serb dhe grek, sepse ata mendojnë që janë të stërlashtët e civilizimit grek.  Ishte vetëm Sipro Konda , i cili në vitet e gjashtëdhjeta u mundua të bëj një studim mbi Pellazgët, por puna u ngulfat sa ishe si vezë. Drejtori i sotëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Myzafer  Korkuti ishte “vrasësi “ më i dhunshëm i kësaj teorie. – Pra e gjithë kjo shpjegohet , se pse edhe sot e ashtuquajtura akademi “shkencash” ende  nuk i beson Pellazgëve si të stërlashtit e parë të shqiptarëve?

M.A. – Po.  Mandej që nga rënja e komunizmit i shkruanim të gjitha, në ofiçinat gazetareske, forume të internetit, në artikuj të ndryshëm në Facebook si dhe në libra të ndryshem që i vërshuan libraritë e Shqipërisë , Kosovës dhe vendeve tjera   shqipfolëse ;por jo të vërtetën historike. Dhe çdo gjë në dëmtimin e tezës pellazgjike.

-Si e spjegoni ndryshe Zoti Aref ?

M.A.: “ Këtu shihet dora perfide e armiqve të trashëgimisë shqiptare :  dora e grekëve dhe e serbëve  dhe lakenjve të tyre shqiptar.

– Kë mund ta përmendim për të mirë?M.A.:” Robert D`Angely ,  Aristidh Kola,  Niko Stilos  (Les plus connus d’entre eux sont Aristidh Kola [1944-2000 (Gjuha e perendive, Plejad-2003, Tiranë)], Nikos Stillos [1946 – …(Historia e shenjtë e Arvanitëve, 2004 Pristinë)]. J’en ferai prochainement une critique approfondie.)

-Unë po iu përmendi juve: “Shqipëria-Historia dhe gjuha- Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”( (Albanie – Histoire et langue- ou l’incroyable Odyssée d’un peuple préhellénique)  , “ Greqia_ Mikenanasit”,  “Pellazgët apo zgjidhja e enigmes”

-Nga të  studiuesit e huaj , cilët  i kishit përmendur ?
M.A.L:” Edwin Jacques,  Robert Elsie,  Georges Castellan,  Serge Métais
Ju falemnderit , deri në takimin e vërtetë me  Ju, Zoti Mathieu Aref !

Fahri Xharra,19.09.16
Gjakovë




Filed Under: Opinion Tagged With: Arif Mati (Mathieu Aref ), Fahri Xharra, Pellazgishtja

Dëshpërimi

September 19, 2015 by dgreca

Nga Ilir Muharremi/

    Uh sa keq jam tepër keq. Më duket që tretem në vetminë time tok me mendimin e keq. Nuk kalon fare kjo dhimbje që ndjejë përbrenda qenies sime. Nuk e dijë as vet nga erdh dhe pse rri tek unë. Sytë rrudhen, pamja dobësohet fotografia lëviz, këmbët çdo çast ndërrojnë pozitën. Ndrydhem përbrenda vetes dhe nuk e di se çfarë kam. Nganjëherë ndjejë një lëvizje të lehtë shprese, por ajo nuk bënë shumë punë, vetëm se rregullon të pamurit dhe lëkura e fytyrës tendoset, buzët lëshohen lehtë frymëmarrja ngadalësohet. Nuk kalon dhe nuk kalon, oh sa keq jam. Sikur të mundja të mos lindja kjo ndoshta do ishte më mirë për mua. Lëviz dhe pres koti çdo ditë diçka të vije, por nuk vjen njëjtë sikur të Becketi. Më mirë të mos lindja nuk do kisha vdekur kurrë. Kur krijoj vepër arti lehtësohem nga ky mundim që më gërryen përbrenda. Dua të vdesë dhe nuk mundem. E kërkoj vdekjen të vije pa dorën time. Nuk vjen. Nuk përmirësohet asgjë.

    Bie telefoni, ajo lëshon një zë të lehtë, rregullon pak këtë çast të dhimbshëm për mua. Ndjejë një qik lumturi dhe bëhem më i përshtatshëm për një vazhdim më të mirë. Nuk e dua. Vendos grushtin përfundi mjekrës rrudhë prapë sytë dhe pamja mjegullohet ngadalë.  Sikur të shkoj në kuzhinë të marr thikën dhe të nxjerrë njërin sy, pastaj të filloj tjetrin. Edhe kjo nuk rregullon asgjë. Dhimbja ecën.  Ose të vrasë veten për shkak se dita e sotme nuk shkoj mirë. Kaq mjafton për t’i dhënë fund pakënaqësive. Më duket vetja si analist i vetëvrasjes. Nuk e vrasë veten se as kjo nuk zgjidh asgjë, por prapë kam mendjen te thika.  Të filloj ngadalë të pres fytin të shohë rrjedhën e gjaku poshtë fytit. Ose të ngulë në bark përnjëherë, të nxjerri jashtë zorrët, ose të prej copa-copa mëlçinë. Të ngrejë kupën me gjakun tim, të ndjejë pak krenari në këtë çast dhunimi. Më mirë më bie ta shkul zemrën dhe ta gëlltiti vetë. Të ndjejë ftohtësinë e kësaj katrahure, ta përjetoj ferrin në të cilin jetoj kështu çdo ditë, të kthehem aty ku nuk më kujtohet asgjë, këtu do ndjehem më mirë.

     I depresionuari ka frikë nga muzgu nga perëndimi i diellit, e urren natën. Dita me diell i duket më e bukur. Edhe në diell ndjen mprehtësinë e rrezeve që shpojnë sytë dhe kokën.  Ai prapë vazhdon se jeta e ka dënuar në këtë ferr nga i cili u ngop.  Ai dallon sepse revoltohet dhe i kthehet kundër. Kjo revoltë do të vdesë me këtë njeri dhe me atë të fundit.  Ecën nën këtë qiell çdo ditë frymon vdesë ngadalë, është kufomë që vdesë përse gjalli. E di këtë, prandaj revoltohet. Lind me revoltë. Më dua t’ja shprehë ndokujt dhe këtë e zgjedhë te njeriu që mendoj që e dua. E thërras në telefon. Ajo flet për shëtitje, aventura, risi, unë e kuptoj.  “Por ta kuptosh të përvuajturin duhesh të vishesh me dhimbjen e tij. Dy të vajtuar, dy të revoltuar qëndrojnë bashkë.” I thash pa mu dridh zëri.  Edhe po të shkoj ta kapja përdore, të shëtisim nën ndriçimin e hënës, prapë do të tretem nën vuajtjen time, sepse vetë e krijova vet vdes me të. Bie prapë telefoni. Prapë zëri i saj: “ Përse, të gjitha i ke pse të vdesësh, ke familje, shtëpi punë”. I nevrikosur i përgjigjem. “Kjo është materializëm”. Ajo ma kthen: “ E çka është jeta…. po jeton me qenë një pijanec, endacak i rrugëve”. Mua më duken fjalë të dëgjuara, retrospektivë. “Por  mbi të gjitha qëndron dashuria në qoftëse dikush të donë, këtë e bënë pa kushte sikur unë dhe fëmija ynë”, tha ajo duke vazhduar “ Të dua”. “Vajza jonë  u gëzua shumë për nesër që të takon”. Mbylli telefonin. Ndjeva një qik lumturi, por në kokë më rrinë vibracionet, britmat, dëgjoj zëra që vijnë nga largësitë. Mitet e mëdha janë dëshpëruese ngjyrë të zezë. Atmosferë kasaphaneje, torturash, gjakderdhjesh nuk e imagjinoj përrallën e bukur. Fajin për këtë nuk e ka e dashura në telefon, e as muzika që dëgjoj, as komshiu, por vetë jeta, ose thënë më mirë ferri në tokë. Liria është e zezë. Duke parë nga brenda jashtë jetën e vërej si një xhungë të qelbur gjigante, morale, por edhe shoqërore të shtrydhur kolektivisht tokë me qelbësirat. Helmi i hedhur nga vetë shoqëria në trupin tonë shoqëror ngjanë me një epidemi vrastare e që na shërben. Këtë jetë do ta quaja edhe unë sikur Artaudi Teatër dhe murtajë, krizë e shtjellimit përmes vdekjes dhe shërimit. Tek kjo e dyta unë shohë  krizën komplete dhe spastrimin ekstrem dhe e mira e së mirës është se  dëshpërimi ndez energjinë me veprimin bamirës ngase më shtynë të shohë veten ashtu siç jam, heq maskën, zbulon rrenën, flashkësinë, poshtërsinë. Zbuloj fuqinë e errët, forcën e fshehur dhe ky veprim dëshpërues më fton të marr një qëndrim heroik të cilin nuk do ta mendoja pa u dëshpëruar në ekstrem. Pyetja ekstreme që do t’ja shtroj vetes është se a do të vazhdoj të vetëvritna çdo ditë duke pritur diçka, duke shpresuar për një copë Zot ose do të rrëshqas gjithnjë më poshtë jetës?  Kjo polemikë më shumë më afron te thika te arritja e asgjësë, sepse kjo asgjë jemi ne vetëm se vërtitemi si hije me pikëpyetje. Ngrohtësinë dhe dashurinë e kujt ta kërkoj në këtë botë? As Nietzsche-ja këtu nuk gjeti përgjigjen e as ai që vazhdon ta kërkon.

        E duart e ngrohta, ose zjarrin e zemrës? Kush mund të mi ofron këto? “I dergjur, plot rrëqethje. Si një që po vdes, të cilit i ngrohin këmbët”, ulërinë Nietzsche. Ai shkundet nga e panjohura dhe vdesë për të. Kjo më shumë më dhemb sepse e mendoj dhe nuk e dijë pse duhet ta mendoj. Ose kur e mendoj ekziston një bazë larg kohës së tashme në një kohë të ardhme. Nuk kërkoj forcë nga Zoti, por nga mendimi i cili në çast është i huaj për mua. Enigmatik, pa identitet, i kamufluar, i lemerishëm, nga ferri i tokës të drejtohem ty o mendim për një Zot të cilin e lind vet, e bëjë të jetoj dhe e vrasë. Vazhdoj të dergjem. “I qëlluar prej teje, gjahtar mizor, Zot i paemër”, zbulon kuptimin e dyshimit dhe identitetin Nietzsche. Lehtë e quan kështu sepse horizonti i mendimit mund të arrin deri këtu. Është më mirë që ky Zot ta aplikon kërkesën e të qëlluarit më fortë, bile edhe një goditje më të fortë. Këtë e dua edhe unë, sepse mendja më rri te thika e jo të jeta. Më mirë të më vrasësh o Zot, shqyema zemrën, thithma gjakun. Jo do të më mundosh, të më zvarritësh si qen ose si kufomë. Vështrimi yt nuk u ngop me njerëzit. “Mundimtar njerëzish që s’u lodhe”, këndon Nietzsche. Në tokë solle shkreptima hyjnore dhe nuk arrite të më vrasësh me to. Vazhdove dhe vazhdon mundimin. Dua ta dijë arsyen e këtij mundimi. Ndjejë afërsinë tënde, shtrëngimin, erën, vërej ngjyrën, erdha shumë pranë. Përgjues i zemrës dhe frymëmarrjes. Vritem. Jo kërkon ende të më mundosh. Ke futur shkallët brenda tek unë me tendencë të arrish mendimet e fshehura. Nietzsche-ja përgjigjet: “I paturp! I panjohur! Kusar! Ç’kërkon të grabitësh? Zoti e do përgjimin dhe mundimin. Kërkesën që e bënë të vij vërdallë si qen nuk do ta shohësh. Kërkoj nga ti të më shposh më thellë, ashtu nga duart e tua të gjakosura vritem, vritem sepse dua të ndjejë dhimbjen ekstreme në këtë botë. Vazhdo ngulite thellë thikën. Jo, donë të më mundosh. Nuk jam servil e as qenë. Por, as nuk krenohem me burgun që ma bënë, o vrasës. Kërkoj vetëm një përgjigje, ndoshta edhe këtë e kamuflon. I mbështjellur me plot panjohuri. Dëshiron ndonjë shpërblim nga unë? “Të kërkoje shumë, do të këshilloja krenarinë”, përgjigjet Nietzsche. Ai këtu rra poshtë këmbëve të tua Zot, unë nuk e dua krenarinë, shkurtë dhe prerë ta them. E dua vetëm arsyen dhe shkallën e përfitimit së mbështjelljes së arsyes. Përse e bënë këtë? Ndoshta më kërkon mua tok me arsyen, të vdesë pa mu kujtuar asgjë se çfarë isha në këtë tokë. Ky është mundmi më i madh që i bëhet njeriut. Më mundon, vazhdoje pra. Kush duhet të ma jap dashurinë dhe ngrohtësinë dhe duart e ngrohta?  Nietszche-ja kërkon akullin më të ftohtë, pastaj do të jepet i tëri ty dhe vetëm ty. Unë e dua në këtë nxehtësi ekstreme arsyen. Të duket shumë kjo? Mos ik, qëndro ende. Rri me mua o Zot. Ty të kam mik të fundit, të vetmin, prapë mbetesh i panjohur për zemrën time. Nietzsche-ja të kërkon përsëri sepse të gjitha rrëketë e lotëve i derdhen veç për ty. Flaka e fundit e zemrës e këtij filozofi flakëron veç për ty.  Bie sërish telefoni. “Zemër mezi pres të takohemi nesër dhe do të bëjmë s….”. Përnjëherë harrova Zotin që ishte mu pranë, dhimbja ime, gazimi im i fundit do t’i takojnë vetëm asaj. Unë tash ndjehem neutral ndaj dhimbjes që e kisha dhe çastit që ndjeva. Thikën nuk e nxjerra edhe pse prapë mendja më rri te thika. Për dhimbjen të gjithë duan të dinë pse përveç vetes. Këtu nuk ka shumë shpjegim.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dëshpërimi, Ilir Muharremi

Presioni ndërkombëtar mund t’i largojë kriminelët nga skena politike!

September 19, 2015 by dgreca

Faik KRASNIQI/

Bashkësia ndërkombëtare në njëfarë mënyre është duke e testuar drejtësinë e Kosovës, se a janë të gatshëm dhe të guximshëm të ballafaqohen më të gjitha krimet e natyrave të ndryshme, që kanë ndodhur deri më sot në Kosovën e pasluftës, nga ”peshqit e mëdhenj” të politikës dhe parapolitikës! Por, me këtë drejtësi kosovare të kapur nga mafia-politike dhe e biznesit, vështirë të besohet që gjykatësit dhe prokurorët e Kosovës do të kenë guximin dhe kurajën të ballafaqohen me ”peshqit e mëdhenj” të politikës dhe parapolitikës, prej të cilëve edhe janë emëruar! Prandaj dyshojë tek drejtësia e Kosovës, dhe nuk pres që do të ndodhë ”mrekullia” nga kjo drejtësi e kapur për fyti nga mafia-politike dhe mafiozët e biznesit. Edhe në rast se drejtësia e Kosovës do ta ketë këtë ”guxim”, jam shumë i bindur që do merret vetëm me këlyshët e tyre, të cilët vetëm i kanë zbatuar urdhrat e eprorëve të lartë të mafio-politikës, por s’janë njerëz që kanë ndonjë peshë të madhe në skenën politike.

Drejtësia e kapur për fyti nga mafio-politika!

Konsideroj që bashkësia ndërkombëtare ka bërë gabim që i ka kaluar lëndët tek vendorët, sepse këta gjykatës dhe prokurorë nuk kanë ardhur në ato pozita nga qielli, por janë emëruar pikërisht nga njerëzit me të cilët duhet të ballafaqohen, për krimet që i kanë bërë! Këta gjykatës dhe prokurorë, këtë gjë kanë mundur ta bëjnë edhe më herët, e jo të presin 16 vjet dhe ta lënë shtetin të shkatërrohet dhe degradohet në këtë masë, por nuk e kanë pasur as guximin dhe as kurajën, t’i hetojnë dhe t’i akuzojnë politikanët prej të cilëve janë emëruar! Prandaj nuk pres që do të ndodhë ”mrekullia” nga kjo drejtësi e kapur për fyti nga mafia-politike dhe mafiozët e biznesit. Kjo skenë politike e Kosovës i nënshtrohet vetëm presionit ndërkombëtar, sepse Bashkësia Ndërkombëtare, për çdo lider dhe politikan të Kosovës, ka argumente dhe e di se çfarë krime të natyrave të ndryshme kanë bërë, dhe një klasë politike kur ia zë bishtin me derë, edhe mund t’i imponosh çdo gjë, edhe për të mirë edhe për të keq.

Lëndët t’i kalojnë Gjykatës Speciale!

Nëse bashkësia ndërkombëtare e ka seriozisht dekriminalizimin e skenës politike dhe institucioneve të Kosovës, atëherë duhet ta ushtrojnë presionin e tyre ndaj këtyre kriminelëve të politikës, që të largohen nga politika, sepse falë këtyre mafiozëve të politikës, kemi dështuar të kemi një shtet ligjor dhe jemi në këtë gjendje të rëndë e të mjerueshme, e jo të vazhdojnë bashkëpunimin me këta kriminelë dhe të bëjnë improvizime duke larguar disa ”peshq të vegjël” nga skena politike. Këtë mund ta bëjë bashkësia ndërkombëtare, nëse dëshiron që Kosova të jetë një shtet i fortë ligjor, duke i izoluar dhe larguar nga skena politike, këta banditë dhe mafiozë, të cilët janë shndërruar në kancerin e shtetit dhe gjithë shoqërisë. Prandaj nëse me të vërtetë do të donim që të ndodhte mrekullia dhe të pastrohej njëherë e mirë pushteti, skena politike, institucionet shtetërore dhe drejtësia, nga këta hajna, banditë, kriminelë e hiena, që na shkatërruan jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, atëherë të gjitha lëndët do të duhej t’i kalonin Gjykatës Speciale. Por, nëse edhe kjo Gjykatë vepron sikurse EULEX-i dhe UNMIK-u, duke u zhytur në korrupsion dhe një farë mënyre edhe bashkëpunëtorë të mafio-politikës në Kosovë, atëherë një Gjykatë e tillë s’ka çfarë të na duhet fare.

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, kriminelet e politikes, nderkombetaret

Një shqiptar denoncon shtetin italian

September 19, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Quhet Bardhok Lleshi nga qyteza e Rubikut dhe është drejtuar mediave në shqetësimin e tij prej disa vitesh. Ndër të tjera ai përshkruan në një letër atë brengë të madhe ndaj sjellim shqetësimin e tij përshkruar në letrën dërguar për portalin tonë:
Ai shkruan se kërkon që nëpërmjet gazetes të përcjellë kronologjinë  e problemit për t’ia bërë të ditur trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe Selisë shenjtë në Vatikan.
Po ju njoh shkurtimisht ka thënë në letrën zoti Bardhok Lleshi nga Rubiku.
1-Padrejtësisht drejtësia italiane më ka futur në listë e zezë dhe më është mohuar leja e qëndrimit si emigrant.
2. Padrejtësisht më është ushtruar presion psikologjik si dhe fizik. Kësisoj me datë 21.6.2006 më është thithur gjaku me shiringa, dhe më janë vënë gjoba të rënda.
Këta kanë ndodhur në shtetin italian dhe shkaqet janë nga denoncimet që unë kam bërë drejtësisë italiane për disa vrasje tek njerëz të pafajshëm.
Me datë 17.4.2015 ora 10.08 minuta jam takuar me zv/konsullin e Ambasadës italiane të cilit i kam kërkuar marrveshje bashkpunimi për padrejtësitë që më janë bërë. Ndërsa ai më është përgjigjur se rreth të tilla akuzave duhet të gjeni zgjidhje nga ndihmën e avokatëve. Unë dua të paraqes dëshmitë dhe provat që vërtetojnë për  konsullin italian dhe trupit diplomatik të ambasadës së SHBA-së të akredituar në vendin tonë.
Disa shërbëtorë kanë paguar për të eleliminuar fizikisht ku disa persona ruhen dhe mbrohen nga organet e akuzës në vendin tonë. Sakaq në disa raste është rrezikuar dhe jeta e fëmijëve, ku dua të kujtoj datën 17.5 2011 unë jam përballur me njerëz të panjohur të iniciuar nga disa njerëz nga kapot e pushtetit…..
Gjithashtu i drejtohem me këta pyetje ish- kryetarit të bashkisë në Rubik Gjok Vuka atëherë kur ishte në fushatë zgjedhore në vitin 2011. të cilin e kam denoncuar pë aferat koruptive nga paraardhësi i tij, si dhe premtimet që nuk janë realizuar.
 Një fakt tronditës është dhe ai i fillimit të muajt qershor 2014 nëpërmjet jush me telefon dhe në prani më keni kërcënuar duke më thënë se do më burgosnit, ndaj nuk e mësova përsenë e burgosjes time.
Ju drejtohem Ju kryebashkiakut në detyrë z. Ndrec Deda.
Me marrjen e detyrës tuaj si kreu i Bashkisë në Mirditë, si mund të luftoni korrupsionin si dhe krimin, dhe dua t’ju bëj këto pyetje pasi kur ju ishit me detyrën e Prefektit të Qarkut Lezhë, ju kam paraqitur ju fakte dhe dëshmi në zyrë tuaj, por kam marrë pëgjigjen tuaj: Qeveria nuk merret me luftëm kundër krimit apo dhe korrupsionin.
E bëj këtë pyetje sepse ku ju ishit prefekt, ju kam paraqitur në zyrën tuaj fakte dhe argumenta pë shkelje dhe abuzime, ndërsa përgjigja juaj ishte: Qeveria nuk merret me luftën ndaj korrupsionit.
 Ndërsa doja të drejtoheja dhe kryeministrit të vendit z. Edi Rama, si një individ dhe familje në nevojë si në kompesimin e energjisë elektrike. Ndërsa në projektbuxhet është miratuar fondi për të

tilla shtresa madje opozita ka braktisur sallën e kuvendit në miratimin e këtij buxheti, për tremujorin e katërt të vitit 2013, të detajuara si për familjet në nevojë ashtu dhe për kompesimin e ujit të pijshwm dhe energjisë elektrike. Sakaq për familjet në nevojë është miratuar projekt buxheti për vitin 2014 me dhjetë % zbritje të energjisë, ndaj duam të dijmë ku ka shkuar kjo faturë infromale pasi juristja e entit rregullator të energjisë në Tiranë është shprehur: Presim listën e atyre që përfitojnë nga ministria e Mirëqenjës Sociale.

 Unë personalisht kam kërkuar një përgjigje nga ky dikaster por pa rezultat, sakaq po pa rezultat kanë rezultuar dhe tratativat në kërkesën pë takim me ish- inistrin Erjon Velia. Ky një fakt tjetër ku pushtetarët nuk denjojnë të zgjidhin pikërisht çeshtjet e qytatetarëve të saj.
 I nderuar Kryeministër! Do ju drejtohem Ju pasi jetoj prej disa vitesh me ndihmë ekonomike 4200 lekë në muaj me katër anëtarë familje, por ajo që më shqetëson është terrori psikologjik, ndonëse kam kërkuar drejtësi mbi bazën e ligjeve në fuqi, si dhe dërgesat e letrave pranë institucionit të kryeministrisë si dhe Ju personalisht. Dhe ky fakt nuk është realizuar me gjithë kërkesat e disa institucioneve të tjera në vend.
 I nderuar zoti Kryeministër me datë 11.11.2013 ora 09.50.01 minuta ju kam dërguar një shkresë me dorëshkrim, ndaj kjo ndodhet në zyrat e institucionit tuaj, shkresë e cila mbart vlera madje dua ta bëj publike në institucionet ndërkombëtare.
 Sakaq po ju vë në dispozicion dhe numrat e protokollit si dhe datat me shkersat e dërguara si më poshtë
Shkresë 1- Kryeministrisë datë 31.12.2013 nr. prot. 4035/19
2- Kryeministria datë 4.4.2014 nr. prot. 31/19.
3- Min. Punëve të Brendshme datë 10.2.2014 nr. prot.17/1
4- Min Punëve të Brendshme datë 13.2.2014 nr. prot. 71/2
5- Min. Drejtësisë nuk rezulton data por vetë nr. prot. 360, pa vulë dhe firmë ku mban emrin e drejtorit të përgjithshëm Sokol Pasho, dhe më e saktë vërtetohet nga letra ime e dytë ku mban datën 22.4.2014 me serverin e zyrës së pritjes nga ora 12.30 min deri në 14.30 min.
6- Kryeministria me nr. prot. 3076/8 dhe min. e Drejtësisw me datë 27.11.2014 me nr. prot. 360/5.
Të gjitha këta që parashtroj janë dëshmi të qarta ndaj mua më mbetet t’ju kërkoj ndihmën e institucioneve:
Si të Ambasadës së SHBA-së dhe trupit Diplomatik në Tiranë, gjithashtu mundësimin e takimit me Misionit Apostolik të Selisë së Shenjtë në Tiranë në dhënjen e dëshimve të plota dhe kronologjinë me fakte dhe argumenta.
 Ndodhem në rrezik si familje nga ato që unë kërkoj të zbardh me përgjegjësinë e plotë, pasi familja ime është e kërcënuar nga disa pushtetarë të cilët kërkojnë eleminimin tim si dhe të familjes.
 Shpresoj tek mediat si ndër pushtetet më të besueshme në këtë denoncim , natyrisht dhe reflektim të pushteteve dhe atyre pushtetarëve për të mos heshtur ndaj dëshmive dhe fakteve, ndonëse mund të preken disa nga këta pushtetarë, por do të vijnë në ndihmë drejtësisë ashtu si ka premtuar kryeministri Edi Rama në vendosjen e shtetit ligjor, tolerancë zero nga krimit dhe kriminelëve që deri më sot kanë kapur shtetin.
 Shpresoj që pas publikimit në media të shqetësimit tim si dhe më shumë nga mua, disa institucione do të reflektojnë duke vendosur ligjin në zbardhjen e së shumë të vërtetave të cilave janë zënë ngërç nga individë të cilët abuzojnë mbi ligjet dhe drejtësinë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ahmet Zani, Bardhok Lleshi, Një shqiptar denoncon, shtetin italian

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT