• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2015

Presidenti Obama takohet në Zyrën Ovale me dy ushtarakët

September 18, 2015 by dgreca

Foto lajm/

Presidenti Obama takohet në Zyrën Ovale me dy ushtarakët dhe shokun e tyre, të cilët ndalën një njeri të armatosur në trenin nga Amsterdami në Paris disa javë më parë.

President Obama meets in the Oval Office with the two servicemen and their friend who subdued a gunman on a train from Amsterdam to Paris a few weeks ago.

Filed Under: Komente Tagged With: Amsterdam, dy ushtaraket, Presidenti Obama, takon

Italia e do Kosovën në BE

September 18, 2015 by dgreca

-Kosova me vlerat e saj, ishte, është dhe duhet të jetë pjesë e Evropës/-Përkushtim i qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me Italinë/

Nga Behlul Jashari/.-PRISHTINË, 18 Shtator 2015/ Kryesuesi i delegacionit të senatorëve italianë në Komisionin për Politika të BE-së, Vannino Chiti, tha sot në Prishtinë se,  në Senatin italian Kosova gëzon përkrahje nga çdo përbërje e tij. “Ndërsa takimet e deritashme Senat-Kuvend i Kosovës, dëshmojnë se Italia e do Kosovën në BE”, shtoi ai në takim me kryetarin e Kuvendit kosovar, Kadri Veseli, ku  u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm Kosovë-Itali, me theks në procesin e integrimit të Kosovës në BE dhe bashkëpunimin ekonomik.  “Senati italian dhe shteti ynë është në anën tuaj në procesin e integrimeve, është aleati juaj besnik në këtë rrugë, duke mos ndalur që bashkëpunimi të forcohet në të gjitha lëmenjtë. Italia e do Kosovën në BE”, theksoi senatori Chiti.

Kryetari Veseli e informoi senatorin Chiti se së shpejti formalisht do të konfirmohen krijimi i grupeve të miqësisë brenda Kuvendit të Kosovës dhe pritet intensifikim i bashkëpunimit.

Kryetari Veseli falënderoi senatorin Chiti, nëpërmjet tij edhe senatin e Republikës së Italisë që u gjend vazhdimisht pranë Kosovës dhe popullit të saj. Në takim u theksua nevoja e përmirësimit të informacionit në Bashkimin Evropian për Kosovën.

Ndërsa, për sa i takon investimeve,  Veseli tha se prania e Italisë në fushën e ekonomisë duhet të jetë më e dukshme, jo vetëm me banka, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme por edhe në binjakëzimin e qyteteve.

Kryetari Veseli tha se përvoja nga Senati italian në eurointegrime është e mirëseardhur.

“Kosova me vlerat e saj, ishte, është dhe duhet të jetë pjesë e Evropës. Ne kemi nevojë për integrim dhe prania jonë në Bashkimin Evropian do të jetë vlerë e shtuar për demokracinë e madhe evropiane. Është e padrejtë që rinia jonë të ketë kufizime, kur dihet rëndësia e lëvizjes së lirë”, theksoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli.

Edhe Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës priti në takim delegacionin e senatorëve italianë nga Komisioni për Politika të Bashkimit Evropian.

 PËRKRAHJE E SENATIT DHE SHTETIT ITALIAN PËR KOSOVËN

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion të senatorëve italianë në Komisionin për Politika të BE-së, të kryesuar nga senatori Vannino Chiti.

 Kryeministri Mustafa i informoi senatorët italianë për progresin në Kosovë, fokusimin e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës, si dhe reformat në shumë sektorë me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

 Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi angazhimin e qeverisë Kosovës për avancimin e proceseve integruese euroatlantike, duke theksuar rëndësinë e nënshkrimit sa më të shpejtë të MSA-së dhe liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.

 Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohje për përkrahjen që shteti italian po jep për Kosovën në proceset integruese dhe aspekte tjera zhvillimore.

 Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me Italinë, në shumë fusha.

 Kryesuesi i delegacionit të senatorëve italianë në Komisionin për Politika të BE-së, Vannino Chiti, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e senatit dhe shtetit italian për Kosovën.

 Gjithashtu, senatori Chiti shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve si dhe për mundësitë e investimeve italiane në Kosovë.

ÇELËS I STABILITETIT, INTEGRIMI I VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË BE

Çelës i stabilitetit është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, tha sot ministri kosova i Integrimit, Bekim Çollaku,  në takim delegacionin e senatorëve italianë, të kryesuar nga Vannino Chiti, kryetar i Komisionit për Politika të BE-së në Senatin e Italisë.

Ministri Çollaku, duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës, ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet dhe me të drejtë pret që BE-ja të lëviz me nënshkrimin e MSA-së dhe rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Kryesuesi i delegacionit të senatorëve italianë në Komisionin për Politika të BE-së, Vannino Chiti ka rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për rrugën integruese të Kosovës në BE e në veçanti për dy prioritetet kryesore të axhendës evropiane që lidhen me liberalizimin e vizave dhe MSA-në. Senatori Chiti ka përgëzuar ministrin Çollaku dhe qeverinë e Republikës se Kosovës për vendimet e fundit të guximshme dhe përgjegjshme, të cilat padyshim se forcojnë sovranitetin dhe perspektiven evropiane të vendit, thekson njoftimi i dërguar nga Ministria kosovare e Integrimit Evropian.

Po ashtu bashkëbiseduesit u dakorduan për nevojën e intensifikimit të komunikimit me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare, investimeve direkte, bashkëpunimit kulturor dhe bashkëpunimit ekonomik në përgjithësi.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Italia e do Kosovën në BE, Kryetari Veseli, Vannino Chiti

Haradinaj fton qytetarët e Kosovës që ta nënshkruajnë peticionin

September 18, 2015 by dgreca

  Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta nënshkruajnë “peticionin kundër qeverisjes së keqe dhe marrëveshjeve të fundit që qeveria e Kosovës i ka bërë me Serbinë dhe me Malin e zi”. Ai tha se, “ky peticion është i të gjithë qytetarëe dhe jo i partive politike, kështuqe të gjithë ata që e konsiderojnë të nevojshme nënshkrimin e këtij peticioni, me këtë e forcojnë kundërshtimin e përbashkët të marrëveshjeve që po e dëmtojnë Kosovën”.

Haradinaj tha se, “këto marrëveshje nuk janë të dëmshme vetëm në fushën e rendit dhe të ligjit, por janë marrëveshje të dëmshme ekonomike dhe financiare, të cilat po e degradojnë Kosovën”.

“Peticioni që nisi të nënshkruhet sot është projekt i përbashkët i tre partive opozitare VV, AAK dhe Nisma”, ka thënë Haradinaj.(bJ)

Filed Under: Kronike Tagged With: fton qytetarët e Kosovës që ta, Haradinaj, nënshkruajnë, peticionin

Takim i Kartës së Adriatikut dhe SHBA

September 18, 2015 by dgreca

Nga data 16 deri 17 shtator në Ohër të Maqedonisë u zhvillua Konferenca e Shefave të Shtabeve të ushtrive pjesmarrëse në Kartën  e Adriatikut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partnerë të anëtarëve të grupit A5. Ishin të pranishëm përfaqësues nga Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe  Bosnjë-Hercegovina. Republika e Kosovës ishte në cilësinë e të ftuarit të posaçëm dhe përfaqësohej në këtë takim nga Gjeneralnënkolonel, Rrahman Rama, Komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutua kryesisht mbi sigurinë rajonale dhe globale dhe përpjekjet e përbashkëta për arritjen e qëllimeve të NATO-s, të partnerëve të saj  si dhe aftësive operacionale të forcave të tyre për përballimin e cdo sfide të sigurisë në rajon.

Presidenti Maqedonas Ivanov, foli për nevojën e zhvillimit të “mekanizmave parandalues në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit të luftëtarëve terroristë” dhe theksoi se vendet e grupit të Adriatikut duhet të integrohen në arkitekturën e sistemit të sigurisë së NATO-s dhe  Bashkimit Evropian me një qasje të lirë deri tek të gjitha bazat e të dhënave.
Në vijim Shefi i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli të Italisë, Admirali Mark Ferguson, nënvizoi  se dyert e NATO-s mbeten të hapura, gjë e cila mund të jetë një sfidë më e madhe se ajo e vitit 2003. Takimi i parë i vendeve të A5, Kartës së Adriatikut, është mbajtur në Shqipëri në vitin 2003. {SH.K]

Filed Under: Rajon Tagged With: dhe SHBA, së Adriatikut, Takim i Kartës

Early detection of breast cancer can save lives!

September 18, 2015 by dgreca

Early detection of breast cancer can save lives! /
NO-COST DIGITAL MAMMOGRAMS AND CLINICAL BREAST EXAMS Look for the Mobile Care Clinic at:Bronx House Community Center
990 Pelham Parkway, Bronx NY 10461
Saturday, October 31, 2015
(9am-4:30pm)
AN APPOINTMENT IS NECESSARY
Call (212) 244-8440 (IN ALBANIAN) OR PRESIDENT@AAWOMQ.ORG
Coordinated by:
AAWO
MOTRAT QIRIAZI
Medical services provided by: Multi-Diagnostic Services
No co-pays required and deductibles are waived
Eligibility Criteria:
Women, ages 40 and older.
New York City mailing address.
No mammogram in the past 12 months.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Breast Cancer, Motrat Qiriazi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT