Archives for September 2015
Adrian Neritani do hetojë Assadin, si pjesë e misionit të OKB-së
Adrian Neritani, ish-ambasador i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitet 2006-2009, pjesë e Këshillit të Federatës Vatra, është përzgjedhur nga OKB dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW/ONAK), si një nga 3 anëtarët e grupit civil, që do të hetojnë nëse në Siri janë përdorur armë kimike kundër popullsisë civile dhe kush i ka përdorur ato. Këshilli i Sigurimit në OKB dha “dritën jeshile” për hetim të përbashkët nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike javën e kaluar, por ndërkaq si qeveria e Sirisë, ashtu dhe kryengritësit kanë mohuar përdorimin e armëve kimike. Adrian Neritani do të jetë pjesë e grupit, së bashku me argjentinasen Virginia Gamba, e cila do të jetë drejtuese, dhe me ekspertin gjerman, Eberhard Schanze. Qeveritë perëndimore shpresojnë se, hetimi nga OKB-ONAK do të përcaktojë fajtorët e përdorimit të gazit sarin, prova këto që mund të përdoren një ditë për të ndjekur penalisht anëtarët e qeverisë siriane për krime lufte. Zyra e shtypit të Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar lajmin, se Neritani do të jetë pjesë e grupit të “Mekanizimit të Përbashkët të Hetimit” dhe se, për shkak të përgatitjes së tij si diplomat, por edhe jurist i njohur në të drejtën ndërkombëtare, ai do të jetë përgjegjës për pjesën politike të këtij mekanizmi investigativ. Fillimisht, grupi prej 3 anëtarësh do të shqyrtojë dokumentet e mbledhura deri më tani, e më pas, nëse do të jetë e nevojshme, ata do të udhëtojnë drejt Sirisë për të mbledhur prova të tjera, për të provuar nëse është përdorur gazi sarin dhe se cilët kanë qenë ata që e kanë përdorur. {Sh.K}
Kosovo hopeful Uefa admission can lead to place in 2018 World Cup qualifying
Kosovë, Thaçi vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar/
LONDËR, 16 Shtator 2015/ Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë vizitës dyditore, zëvendëskryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me përfaqësues shtetëror të Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të Parlamentit, të shoqërisë civile, përfaqësues të bizneseve dhe të mediave.
Krahas bisedave për thellimin e bashkëpunimit bilateral me homologun e tij dhe deputetë të parlamentit, në këto takime do të flitet edhe për mbështetjen e Britanisë së Madhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, thekson njoftimi dërguar nga Londra i MPJ-së kosovare.
Në Londër, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet edhe me përfaqësues të bizneseve të cilëve do t’ua prezantojë mundësitë për të investuar në Kosovë.
Kryediplomati kosovar Thaçi sot ka shkruar në ‘Facebook’: “Jam në vizitë zyrtare në Britani të Madhe, ku kam takime te shumta zyrtare por sot në mëngjes e pash këtë artikull në shtypin britanez! I dëshiroj Federatës sonë të futbollit dhe futbollisteve që më në fund t’ju realizohet – atyre dhe neve, ëndërra e kahmotshme të luajmë me përfaqësuesën tonë në Botërorin 2018! Presim me padurim”. /b.j/
A E PERMIRSON AFTESINE AKADEMIKE TE NXENESVE TEKNOLOGJIJA E RE?
Perktheu Gjon Kadeli/
Simbas nji studimi qe u ba nga Organizata per Bashkpunim Ekonomike dhe Zhvillim, kompjuterat nuk e permirsojne ne menyre te dukeshme, aftesine akademike te nxanesve te shkollave, dhe ka mundesi qe te paksojne kete aftesi. Ne kete studim u shqyrtue ndikimi i teknologjise neper shkolla, ne te gjithe boten.
Simbas studimit qe u ba ne sistemin shkollor te Japonise, ku pothuejse 75 per qind e nxanesve perdorin kompjuterat, u vu re se nuk kishte ndonji permirsim te dukshem ne aftesine mesimore te nxanesve.
Perkundrazi, neper shkolla, ne disa vende te Azise, ku aftesite akademike, dhe ku telefonat modern dhe kompjuterat jane ba pjese e jetes se perditeshme, mjetet teknologjike, ishin shume ma pake temperdoruna.
Ne Korene e Jugut nxanesit i perdorin kompjuterat, mesatarisht 9 minuta ne shkolle, ne Hong Kong vtem 11 minuta, domethane vetem nji kohe krejte te shkurte, ne krahasim me Australine, ku nxanasit perdorin kompjuterin 58 minuta, ne Greqi 42 minuta dhe ne Suedi 39 minuta.
Drejtori per ceshtjen e arsimit i OECDs Andreas Schleiher tha se ” nxanesit qe perdorin shpesh ne klase kopjuterate, kane rezultate shume ma te dobta akademike, ne shumicen e landeve mesimore, pa marre parasyshe, nivelin shoqnuer dhe demografine e nxanesve” Ne ate studim u mate ndikimi i teknologjise qe perdoret neper shkolla, tuej u bazue ne rezultatet nderkombetare te provimeve, si pershembull, perdorimi i sistemit provues, i qytetit Pisa te Italise, qe perdori OECD; si edhemprovime te tjera, qe u bane ne vende te ndryshme te botes, qe maten aftesine digjitale.
Si rrjewdhim, del ne pah se, sistemet arsimore qe kane investue, sasi
te medha te hollash ne teknologjine i informacionit dhe te
komunikimit, nuk kane vu re ndonji permirsim te dukshem ne
lexim,matematike ose ne shkence.
Si rrjedhim, organizata OECD i porosit shkollat te bashkpunojne me
mesusit, per te shendrrue teknologjine, ne nji mejt ma te fuqishem ne
sitemin shkollor, dhe te zhvillojne mjete ma moderne, per te ba
prova,, per te nxite rrjete sociale,si edhe per te permirsue sistemet
e lojnave te ndryshme. Ne ate studim thueht gjithashtu se “kontributi
i vertete qe mund te baje teknologjija e informacionit dhe e
komunikimit, per dhanjen e mesimit, si edhe te vete mesimit, mbetet
ende nji gja qe duhet te realizohet dhe te shfytzohet”(AFP)
JFC NAPLES COMMANDER VISITS KFOR HEADQUARTERS IN PRISTINA
Pristina, 16 September 2015. U.S. Navy Admiral Mark E. Ferguson III, Joint Force Command – Naples Commander, met today Major General Guglielmo Luigi Miglietta, KFOR Commander, at Camp “Film City”, NATO KFOR HQ.
This was the first visit of Admiral Ferguson to KFOR HQ since General Miglietta was appointed as COM KFOR, last 7 August.
Admiral Ferguson received a comprehensive briefing by COM KFOR and HQ Staff on the latest developments of the current security and political situation in Kosovo and in the Balkan region.
JFC-N Commander expressed his appreciation for the commitment of KFOR troops to the stability of Kosovo’s future and highlighted the importance to support the development of security institutions capable of operating without NATO assistance.
***
KFOR-i për stabilitetin e së ardhmes së Kosovës
-Admirali i marinës së SHBA, Mark E. Ferguson III, Komandanti i Forcës së Përbashkët – Komandanda Napoli viziton Shtabin e KFOR-it në Prishtinë/
PRISHTINË, 16 Shtator 2015/ Admirali i marinës së SHBA, Mark E. Ferguson III,Komandanti i Forcës së Përbashkët – Komandanda Napoli, u takua sot me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, në kampin “FilmCity”, Shtabin e KFOR-it të NATO-s, në Prishtinë.
Kjo ishte vizita e parë e admiralit Ferguson në selinë e KFOR-it që nga emërimi i Gjeneralit Miglietta si komandant i KFOR-it, më 7 gusht.
Admirali Ferguson është njoftuar në mënyrë të hollësishme nga komandanti i KFOR-it dhe stafi i shtabit të përgjithshëm mbi zhvillimet e fundit të gjendjes aktuale të sigurisëdhe asaj politike në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.
Komandanti Forcës së Përbshët në Napoli shprehu vlerësimin e tij për angazhimin etrupave të KFOR-it për stabilitetin e së ardhmes së Kosovës dhe theksoi rëndësinë për të mbështetur zhvillimin e institucioneve të sigurisë të cilat janë në gjendje të funksionojnë pa ndihmën e NATO-s./b.j/
- « Previous Page
- 1
- …
- 51
- 52
- 53
- 54
- 55
- …
- 91
- Next Page »