• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2015

Cili ishte Nilo Catalani ?

September 29, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Vazhdimisht Athina zyrtare ka vënë në veprim ndaj kombit shqiptar sharlatanizmat e veta, me frymë grabitqare e shovinizëm të egër! Historikisht, vetëm na është rënë në qafë, dhe si shumë! Si shumë është përdorur gjuha greke e nënçmimit dhe e ndërhyrjes në punët e brendshme të shtetit sovran shqiptar.
Që Greqia është e banuar nga një grumbull sllavësh, shqiptarësh, latinsh, dhe në sasi të vogla edhe nga gjermanikë, keltë, normandë (Kryqëzatat) e nga hebrenj (shekulli I e II pas J.K.) kjo, as që lë shteg për dyshimin më të vogël. Veçse grekët, s’ka pse ndihen të turpëruar për këto origjina. Një përzierje racash nuk është domosdoshmërisht e keqe. Kurse tjetra: Duan apo s’duan grekët : Jo vetëm tërë Bregu është me identitet të pastër shqiptar, por edhe krejt Veriu i Greqisë kontinentale përmban troje të mirëfillta shqiptare të grabitura jo më larg se Lufta e parë botërore, që nga Arta, Preveza, Janina e Mecova – përfshirë tërë Çamërinë historike martire – gjer në Kostur, Follorinë e Manastir.
Strabon-i na mëson se “kombet epirotike” ishin “barbare”, domethënë të huaja para racës dhe gjuhës greke (Vepra, Strabon, VII, 6-13, f. 267. bot. Dübner-Muller).

2° Jo vetëm që shqiptarët nuk kanë emigruar në ndonjë Epir grek, por janë pikërisht grekët ata që kanë emigruar, në numër të vogël në Epirin shqiptar.

3° Përherë shqipja është quajtur “gjuha epirotike”. Dictionarium latino-epiroticum (Fjalori latono-epirot) i F. Blanchus (Frang Bardhit), Romë, 1635, provon pikërisht këtë. Jo më larg se para dyzet vjetësh, Rossi botonte përsëri në Romë një “Vocabolario italiano-epirotico” që nuk është tjetër veçse një fjalor shqip.

4° Në të gjitha veprat e botuara para periudhës së intrigave greke, përngjashmëria midis fjalëve Epir dhe Shqipëri e Poshtme është e përkryer.

5° Po e njëjta gjë edhe në hartat gjeografike. Po kënaqem me një shembull të vetëm: më 1827, admiraliteti anglez botoi një hartë zyrtare të Brigjeve të Shqipërisë, hartë e përgatitur nga një komision hartografësh anglezë, austriakë dhe napolitanë: krejt brigjet e Epirit përfshihen në të.1

6° Rusët, francezët dhe anglezët kanë pasur njëri pas tjetrit në ishujt jonianë një regjiment që e kanë quajtur zyrtarisht Regjimenti shqiptar. Krejt ushtarët e këtij regjimenti ishin rekrutuar në Epir, të gjithë ishin të së njëjtës fe me grekët dhe prapë, të gjithë e quanin veten shqiptarë dhe flisnin shqip.

Por, ne do të flasim për Nil Katalanin dhe rolin e tij si shqiptar dhe rolin e tij ne ruajtjen e gjuhës shqipe.

Nga Matteo Mandela mesojmë që: “Nilo Catalano ishte një sicilian prej një fshati të provincës së Mesinës (sipas biografit Menniti ishte nga Castania, sipas studiuesit Pietro Pompilio Rodotà ishte nga Massa). Me prejardhje familjare ndoshta spanjolle (sikundër del nga mbiemri që është shumë i përhapur në Sicili edhe mes arbëreshëve), Catalano do të ketë lindur aty nga viti 1637…Borgia saktëson se Catalano «nuk ishte as shqiptar dhe as prej Orientit me origjinë, por u bë i tillë prej vullnetit të hekurt që e karakterizonte». Përveç greqishtes së vjetër dhe asaj popullore, studioi me pasion të veçantë edhe shqipen, gjuhë në të cilën shkroi disa vjersha tetëvargëshe që sot na kanë mbërritur përmes Kodikut të Kieutit (1736-1739) të Nikollë Filjas, edhe ai prift nga Munxifsi. Sipas Zef Skiroit, Catalano la edhe një dorëshkrim të vëllimshëm, që sot konsiderohet i humbur, i cili përmbante një gramatikë dhe një fjalor të shqipes.
Me anë të një letre të datës 29 gusht 1692 Catalano e pranoi detyrën e re dhe e «të dielën e datës 4 të muajit janar 1693 u shugurua në kishën e Kolegjit të Propagandës Fide, sipas ritit bizantin prej, imzot Onofrio Costantini-t, arkipeshkvit të Dibrës, i dërguar në Shën Athanas».  Në pranverën e vitit 1693, i shoqëruar nga murgu i ri arbëresh Filoteo Zassi, Catalano mbërriti në Korfuz. Më 10 maj u njoftua se «mbërriti në krahinën e Himarës imzot Nilo Catalano, arkipeshkëv i Durrësit dhe Vikar Apostolik, i cili ndaloi për të kaluar verën në selinë e Dhërmiut, që është një vend i shëndetshëm dhe i bollshëm me ujëra dhe ku ka vërejtur se nevoja për kulturë shpirtërore është më e madhe, meqenëse kjo gjë u është mohuar këtyre njerëzve prej gati 23 vitesh pas largimit të misionarëve apostolikë».
Catalano informonte Vatikanin se i kishte dhënë «përparësi ngritjes sërish të shkollës për të rinjtë dhe fëmijët për t’u mësuar të gjithëve Doktrinën e Krishterë». Saktësojmë këtu se mësimi i katekizmit zhvillohej në gjuhën shqipe, sipas një tradite që kishin themeluar arbëreshët në Sicili qysh nga viti 1592 kur Lekë Matranga ngriti shkollën e parë të katekizmit në arbërisht. Mirëpo edhe më parë, së paku qysh nga viti 1584, në Veri të Shqipërisë dhe në viset e Kosovës së sotme ishin hapur shkolla katekizmi në shqip nga vizitatori apostolik Comuloviç. Ky zhvillim përbënte një kthesë të rëndësishme sepse pranohej zyrtarisht nga Selia e Shenjtë përdorimi i gjuhës shqipe për shqiptarët e Himarës dhe rrethinave të saj, duke u njohur atyre një të drejtë që pushtuesit osmanë ua kishin mohuar. Shkolla e katekizmit pati sukses. «Pas gjashtë muajsh që ndodhet në Dhërmi, ku jetojnë 1850 frymë, ngriti shkollën me tetëdhjetë të rinj, të cilët mësojnë ndër të tjera edhe Doktrinën e Krishterë në ditët e diela».

Catalano punoi mes vështirësish dhe pengesash të mëdha. Përveç trysnisë dhe kërcënimeve të osmanëve që synonin t’ua ndërronin fenë shqiptarëve, atij iu desh të përballej edhe me armiqësinë e kishës ortodokse……  (Mjerim  i njëjtë si ne kohen e Katalanos )

Miku Monet Maneshi shkruan : Është koha kur Athina zyrtare të japë prova konkrete dashamirëse ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, koha kur Athina t’i flasë më në fund rradakes!

 

Referencat : Faik Konica, Matteo Mandela, Mikom Zeqo, Edi Rama,Monet Maneshi

Fahri Xharra 28.09.15
Gjakovë

Filed Under: Histori Tagged With: Cili ishte, Fahri Xharra, Nilo Catalani ?

Çedomir Jovanoviq:Pavarësia e Kosovës, çështje e kryer

September 29, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 29 Shtator 2015/ Presidenti i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq, e konsideron si proces të pakthyeshëm pavarësinë e Kosovës. Ai thotë se realitetin në Ballkan nuk e njohin vetëm politikanët e papërgjegjshëm.

Shteti i Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe ai vazhdon të injorohet vetëm nga politikanët e papërgjegjshëm. Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive sot në gazetën kosovare “Zëri”, presidenti i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq. Ai thotë se sa më shpejt që Kosova të pranohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian është më mirë që konfliktet e vjetra me Serbinë të kthehen në një marrëdhënie të respektimit të dyanshëm, “në shpresë dhe miqësi”. Politikani më i moderuar serb Jovanoviq, duke folur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë ka thënë se shpallja si “fitore” nga ana e Serbisë me këtë Marrëveshje është vetëm një vazhdim i politikave destruktive në Beograd që humbjet t’i cilësojë si fitore. Duke pranuar se Serbia ka kryer krime të tmerrshme në Kosovë, Jovanoviq, që në Serbi e njohin si “Çeda”, i ka ftuar serbët e Kosovës që t’i mbrojnë vetë interesat e tyre e jo të lejohen të manipulohen nga Beogradi. Jovanoviq ka folur edhe për klasën politike në Serbi dhe në Kosovë, idenë e ish-kryeministrit, Zoran Djindic, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, si dhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: Çedomir Jovanoviq:Pavarësia e Kosovës, çështje e kryer

Kosova drejt UNESCO-s, hapa përpara

September 29, 2015 by dgreca

-Shtypi: Serbia e pranon se e ka humbur betejën me Kosovën për UNESCO/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 29 Shtator 2015/ Edhe Principata e Monakos nënshkroi si bashkësponsorizuese kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO. “Tani janë bërë 47 shtete që janë rreshtuar përkrah neve në kërkesën që çështja e anëtarësisë sonë të shqyrtohet nga Bordi Ekzekutiv në tetor”, ka bërë të ditur zv/kryeministri e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi nga Nju Jorku. “Po ecim përpara hap pas hapi”, është shprehur ai.Shtypi në Prishtinë sot thekson se, krerët shtetërorë të Kosovës që me vete kanë marrë edhe shumë zyrtarë me rastin e 70 vjetorit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, janë fokusuar në promovimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Por, kundërlobim të fuqishëm është duke bërë edhe Serbia, e cila ka kërkuar që Kosova mos të shpërblehet me anëtarësim në UNESCO. Megjithatë zyrtarë serbë e kanë pranuar se do ta kenë vështirë që ta ndalin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, shkruan sot Koha Ditore me titullin në ballinë “Serbia e pranon se e ka humbur betejën me Kosovën për UNESCO”.

Presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, janë prijësit e delegacionit prej 25 vetash, të cilët kanë udhëtuar për Nju-Jork.

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Thaçi, ka njoftuar se janë fokusuar në promovimin e anëtarësimit të Kosovës në agjencitë e OKB-së dhe organizata ndërkombëtare.

Në 12 shtator zv/ministri i Jashtëm kosovar, Petrit Selimi, në një konferencë të jashtëzakonshme  shtypi bënte të ditur se Kosova bëri hapin e parë drej anëtarësimit në UNESCO dhe theksonte se Shqipëria kishte një rol fundamental thelbësor për shtyrjen e procesit përpara.

“Kërkesa për plikim është dorëzuar nga Shqipëria dhe është nënshkruar nga 44 shtete anëtare të UNESCO-s që përbën një numër rekord të bashkësponsoruesëve në historinë e re të UNESCO-s”, dekaronte zv/ministi i Jashtëm kosovar, Selimi.

 “Ambasadorja në delegacionin e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare ka luajtur një rol fundamental”, vlerësonte ai.

Ministri i Jashtëm Selimi bënte të ditur se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO gjatë verës përmes Nju Jorkut, sipas rekomandimeve nga vet agjencia gjegjëse e Kombeve të Bashkuara. “OKB në Nju Jork ka autorizuar UNESCO-n me mekanizmat e saj t’i prijë procesit në mënyrë të pavarur”, shtonte ai.

Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në 3 tetor, ndërsa  Asambleja e Përgjithëshme e UNESCO-s pritet të votojë në javën e parë të nëntorit, me ç’rast do të kërkohen 2/3 e votave për pranimin e Kosovës në këtë agjenci të OKB-së.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, hapa përpara, Kosova drejt UNESCO-s

Protestë në Nju Jork, para Kombeve te Bashkuara

September 29, 2015 by dgreca

Protestë në Nju Jork, kundër Diskriminimit të Shqiptarëve në Mal të Zi/

ilustrimShqipja.jpg
OKB- NJU JORK : Raporti i fundit i Departamentit të shtetit Amerikan, mbi të drejtat e njeriut, i cili konfirmoi atë se Shqiptarët, po e përjetojnë për një kohë të gjatë, diskriminim dhe trajtimin e pabarabartë dhe verifikon trajtimin e Shqiptareve si qytetar të rëndit të dytë në shtetin e Malit të Zi – ka detyruar shqiptaret e Amerikes te dalin ne protestë.
Burime të sigurta konfirmojnë se ky lajm ka shtyrë shoqatën “Malësia e Madhe” në Detroit me përkrahjen e shumicës së shoqatave dhe aktivisteve kombëtar të diasporës shqiptare në Sh.B.A, që të zhvillojnë një protestë me rastin e paraqitjes së delegacionit Malazez, në takimet vjetore që zhvillohen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, ne kuadrin e Sesionit te 70-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkauar.
Protesta do të organizohet ditën e fjalimit të kryministrit të Malit të Zi, të enjten me 1 tetor, duke filluar nga ora 11 dhe do të vazhdojë deri në 12:30 para konsullatës Malazeze.
Siç njoftojn portalet shqiptare, protesta do të zhvendoset nga ora 13:00 deri në 16:00 pranë selis së organizatës së kombeve të bashkuara (OKB).
Kurse, Shoqata “Malësia e Madhe” u bënë thirrje komuniteteve shqiptare në diasporë të Amerikës që t’iu bashkëngjitën, të përkrahin dhe të marrin pjesë sa ma shumë në këtë protestë.
Motoja e protestes do te jete : “Le ti përkrahim aspiratat e vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje për të drejtat e tyre të barabarta në Mal të Zi”, thuhet në thirrjen e shoqatës./Beqir SINA/
 
cam_prot_ny.jpg

files.jpeg

malesia01.jpg

malesia04.jpg

ny_tubim_pavaresi_kosoves.jpg

Filed Under: Komunitet Tagged With: ne Mal te zi, Proteste para OKB, shqiptaret

DON MARK XHANI BURRI I BESËS SHQIPTARE

September 29, 2015 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI*/

 DON MARK XHANI (1909 – 1945)/

■HAPNI  DOSJEN ! – PSE E MBYTËT PRIFTIN DON MARK XHANI ?!/

Askush nuk pergjegjet pse… E vetmja pergjegje asht: “Nuk ka Dosje per Don Markun!”/

Don Marku asht lé në fshatin malor Xhan të Dukagjinit në vitin 1909. Vazhdoi shkollen e mesme në Seminarin Papnuer në Shkoder, ndersa, studimet e nalta teologjike i kreu në Antonianum,  universitet i njohun në Romë Itali. Atje u njoh me një brezni që shumica e tyne u pushkatuen sa erdhën në vitet e para të pushtimit sllavokomunist në Shqipni.

■U caktue me sherbye si famullitar në Orosh të krahinës së Mirditës, ku u njoh me një nga figurat e spikatuna të Klerit Katolik Shqiptar Imzot Frano Gjinin, Abat i Mirditës.

Per pak muej ishte edhe sekretar i zyres së Tij në Abacinë e njohun të Mirditës. Porsa e filloi misionin e Tij atje, mbrenda një kohe të shkurtë fshatarët e Mirditës e adhuruen per sjelljen e Tij dhe pershpirtninë e Don Markut në sherbimet fetare në atë krahinë. Ai nuk ishte i angazhuem fare në kaosin e politikes verbuese të shqiptarëve, dhe as nuk donte me dijtë per veprimet politike të kohës. E vetmja gja që ndikoi në arrestimin e Tij në muejt e parë të vitit 1945, ishte “porosia e instruktorëve jugosllavë të Partisë komuniste në Shqipni, per zhdukjen e Klerit Katolik Shqiptar dhe inteligjencës antikomuniste, që kishte krye shkollat në Europen Perëndimore.” Perveç motivacionit si Klerik Katolik, tek Don Marku spikati edhe dëshira e madhe per pajtimin e gjaqeve nder krahinat malore. Ndoshta, kjo e fundit ishte ma antikomuniste se gjithshka tjeter, mbasi politika që ishte në të gjitha hallkat e shtetit komunist, kishte parim kryesor “perçamjen e vllavrasjen per me realizue sundimin dhe skllavrimin e Popullit Shqiptar.” Sasia e madhe e Atdhetarëve antikomunistë që ishin nder malet e Shqipnisë së Veriut, ku perfshihej nder shekuj edhe Mirdita e Markagjonëve, ishte një krahinë kryesore që synohej per sundim nga shteti dhe sigurimi i Enver Hoxhes. Prandej, duhej ushtrue terror i vazhdueshem dhe i pamëshirë ashtusi u veprue per 47 vjetë panderpremje. Periudha e masakrave komuniste asht kenë në Mirditë ma e vështira ajo e viteve 1944 deri në vitin 1954, ku janë ba edhe zhdukje në masë të popullsisë së pafajshme nga Ndjekja, kryesisht per motive antikatolike.

■I perfshimë në këte luftë asht edhe Don Mark Xhani, Kleriku “pa Dosje Hetuesije”, nga vetë fakti i vdekjes së Tij nder torturat e mnershme nga duertë e shefit të sigurimit Shën Palit, oficerit të njohun si kriminel dhe vllavrasës antishqiptar Bardhok Biba.

■Bashkëvuejtësit kujtojnë Don Markun e varun perkrahësh nder hatllat e sigurimit të shtetit në Shën Pal derisa një ditë Ai dha Shpirtë… Po krimineli nuk u knaq me kaq!…

Trupin e masakruem të Don Markut e hodhën buzë një rruge ku e shkyen copa e grima qejtë e fshatit. E kjo ngjiste per të tmerrue katundin dhe gjithë Mirditen antikomuniste.

Kur era e keqe e prishjes së Trupit Martirit filloi me pengue kalimin e fshatarëve andej, atëherë, kriminelët e pangopun të Ndjekjes (ase të sigurimit), e hodhën në lum…

■Flitej se Don Marku nuk ka tregue “disa porosi dhe letra sekrete të Abatit Frano Gjini, dhe se dinte sekrete të takimeve të Tij me të arratisun…” Kjo nuk qendron mbasi atëherë ishte shumë shpejtë me u mendue per takime, kur njerzit ishin nder shtëpi e jo shpella.

■Rezulton nga disa shkrime analfabetësh gjoja edhe “futja e armëve në Kishen e Oroshit, nga Klerikët e atjeshëm ashtusi në Kishen e Fretenëve në Shkoder, Lezhë etj…”

Agjentët e sigurimit Rakip Beqja, Jup Kastrati etj… harrojnë se kur u arrestue Don Mark Xhani, nuk kishte mërrijtë në Shqipni ende nga KGB sovjetike “urdhni i futjes së armëve nder Kishat Katolike”… mbasi Stalini atë urdhen e ka dhanë në Tetor e Nandor 1946, mbasi sigurimi organizoi “Lëvizjen e Postribës”… me 9 shtator 1946. Ndersa, nder disa Kisha të BS dhe të demokracive “popullore”, urdhni i “futjes së armëve” ka fillue aty nga korriku e gushti i vitit 1946. Pra, Kleriku Don Mark Xhani, nuk ka asnjë lidhje me “akuzat e armëve nder Kishat Katolike Shqiptare”, mbasi Don Marku kishte vdekë një vit ma parë nder tortura, që në 5 Shtatorin e vitit 1945…

■Mbetet me u besue e vetmja “akuzë” kunder Don Mark Xhanit, po që edhe qendron. Kjo asht dëshmia e të Ndjerit Imzot Frano Illija per Don Mark Xhanin i mbytun nga sigurimi në moshen 36 vjeç: “Ishte i devotshem e i zellshem. Ndersa po e torturojshin, i kerkojshin të mallkonte Jezu Krishtin, por Ai thirrte me za të naltë: “Rrnoftë Jezu Krishti!” Kjo, u persërit per disa ditë, derisa vdiq nder tortura shnjerzore.

Fjalët e Don Mark Xhanit u treguen me lot nder sy prej Nikollë Përndojt, nga Kthella e Mirditës, i cili ishte në të njejten qeli e muejti t’ shifte e të ndigjonte përmes plasave.

Trupi i Tij u dergue në Shën Pal e u hodh në humneren e plehnave, ku u coptue prej qejvet. Asht Hero i vertetë i Fesë Katolike”.

■Me daten 28 Mars 1947, para togës së pushkatimit në Permet, ushtari Don Dedë Maçaj, shok dhe mik i Don Mark Xhanit, deklaroj:

“JA KU PO E THEM PARA ZOTIT TONË, QË SHPEJT

KA ME MË PRITË, DHE PARA GJITHË JUSH, USHTARË

TË SHTREJTË, QË PO MË VRASIN VETËM PER SHKAK

SE URREJNË FENË KATOLIKE. I THAM KËTO FJALË PA LIGSI DHE PA URREJTJE PER ATA QË DO TË MË PUSHKATOJNË!

RRËNOFTË KRISHTI – MBRETI YNË! RRËNOFTË PAPA!

RRËNOFTË SHQIPNIA!”

***

E pra, “disa”… thonë se, né jemi edhe “model” per harmoninë fetare !!..

*Ne vijim te rubrikes: Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…

                Melbourne, 2015.

Filed Under: Histori Tagged With: BURRI I BESËS SHQIPTARE, DON MARK XHANI, Fritz radovani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT