• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2015

PRETENDIM

September 2, 2015 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Ajo që ndodh brenda njeriut është mister. Nëse dikush të thotë jo, mos e beso, sepse është pretendim, ose rezistencë me mendje ndaj realitetit.
Gjërat kurrë nuk ekzistojnë kot, as për hir të të qenit, ato gjithmonë shndërrohen në kuptim. Një muzg është i zymtë, fund i ditës, por njeriu e kthen në mbrëmje të këndshme, çka është iluzion, që e bën të pretendojë se gëzohet.
Kështu, pretendimi shoqëron jetën. Jepi një qeni diçka, dhe ai kërcen e tund bishtin. Nëse nuk ke gjë për t’i ofruar, as ai nuk e ndjen ardhjen tënde. Kështu ndodh edhe me miqtë e rremë.
Madhështia është përvojë kalimtare. Personi që përjeton lavdi, shkruan Francis Bakon, tallet nga të diturit, admirohet nga idiotët, është idhulli i parazitëve, dhe skllav i vetmburrjes. Por gjithësesi, ai duhet të ketë një ndjenjë se është pjesë e diçkaje të veçantë, a një elite. Pa këtë mit, nuk i qëndron dot as madhështisë së rastit. Njerëzit i duan pretendimet e njëri-tjetrit, falsitetin dhe çfarëdo fytyrash me maska që veshin. Pastaj e quajnë dashuri.
Njeriu ka shumë jetë a faza të saj. Për të gjitha ndryshimet, madje edhe për më të dëshiruarat, ndjen melankoli; çfarë ka lënë pas është pjesë e vetes; i duhet të vdesë para se të mund të hyjë në një jetë tjetër, dhe kështu me radhë i ndërron derisa e gjithë jeta, e përbërë nga jetë të tilla të vogla, shuhet.
Pse pretendon se je, kur vërtet mund të jesh? A është qëllimi i leximit të një libri që t’u thuash të tjerëve se e ke lexuar? Por edhe nëse e lexon për të mësuar sepse dëshiron të mos kesh paragjykime, a nuk është ky pretendim paragjykim në vetvete? Por kjo është natyra e njeriut; mendon me mençuri dhe vepron pa mend. Njeriu ndjehet i lumtur vetëm sepse shpreson, thotë Aristoteli.

Filed Under: Featured Tagged With: Astrit Lulushi, Francis Bakon, pretendim

NJU JORK-U DHE KOMUNITETI SHQIPTAR NE SYTE E NJE EMIGRANTI TE RI

September 2, 2015 by dgreca

Nga Rrapush SHARKA*/
Sapo ke zbritur nga avioni në terminalin Jon Kennedy, gjëja e parë që të përbuz është moti. Nga këtu deri te stacioni i autobusëve do të përballesh me tre përshëndetje: Shi, diell dhe erë e fortë, ndonëse ky udhëtim nuk zgjat më shumë se 10 minuta.
Duke hedhur hapat e para do të kuptosh që je “mashtruar” gjithë jetën me ëndrra dhe propagandë mbi të ashtuquajturën “Tokë e bekuar”, pare nga ekranet. Shtëpi të vogla me dërrasë tipike angleze të periudhës së Mesjetës, ofiçina që nxjerrin shtëllunga tymi të pafundme, fusha me një lloj bari të çuditshëm, të hollë, e pagonxhe, pemë të gjata si qafa gjirafash, janë ato që të përshëndesin fillimisht, si për të uruar mirëseardhjen pas shijes moderne që merr nga aeroporti gjigant.
Nuk të duket vetja si në udhëtim, por si personazh i “The Lost”. Ke zbritur nga autobusi dhe bindesh si gjithçka tjetër nuk do të jetë më shkurajuese sa ky fillim.
Duke qëndruar i vetëm në këmbë, në një kafe që nuk të ngjall asnjë emocion, nga xhami sheh turmën që lëviz si një anije pa busull. Amerikanët janë lehtësisht të përshkrueshëm. Të përgjumur, të pa shije, e të pangopur. Karakterizohen nga e folura lakonike; dallohen për një buzëqeshje të shtirur, të përshkruar nga një veshje borgjeze ndërthur me model cowboy.
Çdo gjë duan ta bëjnë ndryshe nga euopianët. Hapin derën nga e kundërta, matin me inç, rrugën e përshkojnë me milje, peshojnë me paund; nuk ka litra por gallon, pëlqejnë muzikën pop, tymosin marijuanë, nuk preferojnë motorat, ngasin makina të mëdha, dhe shumica jeton me qira. Me qira ku ta gjesh, thuaj, po ka dhe nga ata të pashpresë që natën e kalojnë nëpër stola parku. Sa bie dielli aty bëhet e vështirë të kalosh sepse mund të shkelësh sipër ndonjërit që ka përzgjedhur rrugën për shtratin e ëndrrave të veta.
Dikush zë e mallkon, e dikush tjetër nuk ndjehet fare, por të zgjat dorën për ndonjë qindarkë. Turistët ndoshta habiten me këtë gjendje e disa të tjerë gajasen se edhe Amerika paska lypsarë. Duke parë numrin e madh të vizitorëve, njujorkezët anë zgjedh një metodë nga më primitive për t’iu treguar resurset: Një autobus i madh me ngjyrë të kuqe, i është prerë kabina lart dhe njerëzit paguajnë 30 dollarë për ti ardhur rreth e qark qytetit. Kulmi arrin tek ditët e nxehta të korrikut a gushti ku i gjithë i nxehti përvëlues të derdhet mbi kokë. Central Parku është ai që i bën amerikanët më ambienalistë, më sportivë, mbrojtësit më të zellshëm të kafshëve, i bën organizatorë maratonash, etj. Kur bëjnë krahasime nëpër konferenca apo debate mbi urbanizimin e qyteteve dhe hapësirat e gjelbra, profesorët amerikanë të përmendin jo pak herë 315 hektarët e këtij parku, por harrojnë se janë 790 km2 e tjera, që 70% është beton.
Ndalemi te parku. Në hyrje të tij, vëmendjen ta tërheqin ca biçikleta që jepen me qira. Nuk janë si të Amstrongut, por shalën e kanë të mirë. Sapo e merr për një xhiro një sinjal kohe si bombë me sahat fillon të numëroj mbrapsht; duhet ta kthesh çdo 30 minuta tek vendi, dhe të paguash, 4.5 dollarëshin.
Parku do nja dy orë ta përshkosh, pasi me biçikletë humbet vetëm kohë. Teksa futesh ne brendësi, në atë vend të mbipopulluar, do të ndeshësh me njerëz të kultura të ndryshme që të dëshmojnë syve me çdo kusht traditat e tyre: Dikush është e mbuluar me ferexhe dhe vrapon, e dikush tjetër me rroba banje merr rreze; diku sheh një çift që puthen, e pak me tutje dy gey që janë kapur për dore.
Në park do të takosh edhe brezin e humbur, sigurisht jo atë të Heminguejt, por post-modernet e vitit 2015: Poetë, piktorë, këngëtarë që shfaqin artin e tyre për 5 dollarë, ndonëse krijimtaria e tyre, mund të ketë vlerë që nuk ka të paguar.
Përveç llojeve të ndryshme të njerëzve, do të shohësh po aq raca qensh. Nga më i vogli tek më i madhi, nga më leshatori e deri tek disa që ngjajnë si minj, të cilët të ngatërrohen nëpërkëmbë sapo hedh një hap. Jo vetëm “madama” apo zotërinj me kollare i shëtisin këto kafshë: Kjo është kthyer në një punë të mirë edhe për studentët. Ata marrin 25 dollarë/ora, për të nxjerr qenin xhiro.
Dikush nga ne shqiptarët mund ta konsiderojë “marri”, por për studentët kjo nuk është pak. Rinia në Nju Jork duket punëtore dhe moskokëçarëse. Jetojnë vetëm në disa garsoniere, punojnë paradite, dhe në darkë shkojnë në shkollë. Dhe në fundjavë i zbrazin xhepat.
Dalim nga parku për të shkuar në Bronx. Avuj të neveritshëm ngihen nga pusetat në seri, sikur të ishe duke parë ndonjë filmi thriller. Përveç erës së keqe, në metro ku të vjen të vjellësh tek sytë të shohin minj, bishta cigaresh, të lëna nafte, boritë e trenave të fusin me zor në një realitet tjetër. Të mos ishte drita e shkallëve lëvizëse që të shfaqet herë pas here, vetja do të dukej sikur të ishte në ndonjë kamp internimi.
Teksa ke nis udhëtimin, të vjen ndërmend themelimi i Amerikës, reformatorët si Rusvelti apo Ronald Regan, rënie dhe ngritja e saj në piedestalin më të lartë që nga koha e skllavërisë. Treni është i mbushur me njerëz ngjyrë të zezë, të shëndoshë, të lodhur, të inatosur, dhe me çanta shpinë të vendosura pra këmbëve. Në ndryshim nga vitet që lamë pas kjo nuk është më klasa e skllevërve, por ndoshta klasa punëtore. Në Amerikë ndarja nuk bëhet me kasa. Po të isha në Shqipëri do ti thosha që u ka dhënë të drejta presidenti Obama, por e vërteta nuk rezulton kështu. Klintoni ka ngulmuar shumë që kjo klasë të përkrahet, dhe presidentët e tjerë që kanë vënë ndonjë tullë, duke kthyer tashmë në minorancë klasën tjetër. Çdo shtetas amerikan duhet të paguaj në fundviti taksë për to. Sot i sheh të veshur me Armani, me kufje Beats, syzet Prada apo parfume Versaçe. Jetojnë me qira, ushqimin e marrin falas dhe shpërfillin punët duke i quajtur të rënda. Kur vjen fundviti amerikanët shajnë e bërtasin, por ky është shteti i barazive!
Teksa je në tren, afër fundit të rrugës, përpara të shfaqet një hije e zezë: Një burrë nja dy metra i lartë, me një libër në dorë, ku duken shkronjat me të madhe se “Izraeli ishte ai që zbuloi dhe themeloi Amerikën”, të flet si tellall me tonalitet të forte. Ai lexon diçka, pa ia ndjerë se po i shqetëson të tjerët. Ai nuk pushon. Bronx!
Sapo zbret gjëja e parë që do të shikosh janë turma njerëzve të vendosur në radhë, njëri pas tjetrit, në drejtime të ndryshme që shkojnë për tu ushqyer nëpër Fast Food-e. Të gjithë i urrejnë ushqimet e Mc Donald-it; të gjithë e urrejnë Coca-n, por me ato e mbushin stomakun. Shumica janë obezë, e prapë të gjithë vazhdojnë me të njëjtin ritëm!
Më tutje ndodhet një treg, fruta- perimesh. Kureshtja të shtyn të provosh diçka. Pa pikë shije! Një afrikan të zgjat një turrë të madhe bananesh, një me meksikan të bind se ky është rrushi më i mirë në botë, e teksa një spanjoll të tërheq vëmendjen për këtë shalqirin që ka në dorë.
“Mua do të ma hedhësh more ithtarë, ky duket që është kungull! Ke dëgjuar për shalqinjtë e Divjakës! Po Shqipërinë e di ku bie”, – i them.Ai ngre supet dhe nuk ia ka haberin se për çfarë po i flet. Teksa largohesh nga pazari i frutave më pa shihe që mund të kesh hasur ndonjëherë, përballë ke një rrugë që lexon “Mother Teresa”.
Ndoshta krenari, ndoshta egoizëm, por kjo është rruga më e përfolur për shqipfolësit që jetojnë aty. Ndonëse “çifutët” edhe këtu janë treguar dhelparakë. Në këtë rrugë nuk është se banon ndonjë shqiptarë, përveç amerikanëve, dhe njerëzve që ajo u ka shërbyer.
I vetmi shqiptar që kemi si përfaqësues aty është berberi Altin: Dyqani i vetëm i tironsit ka pak histori brenda. Përveç katalogut të qethjes, në berberhanen e Altinit do të gjesh edhe fotot e Tiranës, Ismail Qemalit, ndonjë busull patrioti, sigurisht edhe ajo e Nënë Terezës. Në çdo qethje ai tregon për historikun e vendit të vet, ndonëse kjo nuk iu prek ndonjë sentiment të veçantë klientëve.
E njëjta gjë ndodhi dhe këtë radhë. Altini po i shpjegonte një burri me mustaqe teksa i priste flokët ato gjëra që ka bërë e madhja “Gonxhe Bojaxhi”, ndërsa idioti kujtoi se ajo ishte gjallë: “Kur të shkosh në vendin tënd, – tha, – përshëndete nga Nju Jorku”.
* Rrapush Sharka, me profesion gazetar, eshte nje emigrant i ri i sapoardhur me Lotarine Amerikane

Filed Under: Komunitet Tagged With: komuniteti shqiptar, Nju Jork-u, Rrapush Sharka

MERGATA- MANIFESTIM POETIK TRADICIONAL”SOFRA POETIKE BORÅS”- SUEDI

September 1, 2015 by dgreca

QENDRA KULTURORE SHQIPTARE ”MIGJENI”- BORÅS SUEDI Fton krijuesit, artadashësit dhe gjithë pasionantët e fjalës së shkruar artistike në MANIFESTIMIN POETIK TRADICIONAL”SOFRA POETIKE BORÅS” NË BORÅS-SUEDI/
Qendra kulturore shqiptare “Migjeni” në Borås, Suedi, në bashkëpunim me Shoqatën e Shrkimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Suedi ”Papa Klementi i XI Albani” për herë të katërtë me radhë organizon manifestimin letrar me titull ”Sofra poetike”, një manifestim tradicional për klultivimin dhe ruajtjen e poezisë shqipe në mërgatë. Në këtë manifestim që do të mbahet në javën e fundit të muajit mars 2016, ftohen poetë shqiptarë nga Skandinavia dhe vende të tjera nga Evropa, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve Shqiptarë në Suedi, poetë suedezë, anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve Suedez (Svenska Författare Förbundet), simpatizantë të fjalës së shkruar si dhe mysafirë nga vende tjera.
Lusim të gjithë poetët, krijues letrarë, të cilët kanë dëshirë të marrinë pjesë në ”Sofrën poetike Borås” në Borås që më së largut deri me 30 dhjtor 2015 të na dërgojnë nga tri poezi (punime origjinale të tyre) në adresën dituria@live.se, në mënyrë që juria e formuar për këtë manifestim t`i shikojë punimet dhe t`i bëjë përgatitjet e duhura për manifestimin, ku me këtë rast do ndahen edhe shpërblime për poezinë më të mirë (tri shpërblime) tri nga ShShASh dhe tri nga QKSH Migjeni, për poetin më të suskesshëm, për poezinë më të mirë, për poezinë e mërgimit, librin më të mirë dhe prezentuesin më të mirë të punimit te tij si dhe shumë shpërbilme tjera.
Festivali ”Sofra poetike Borås 2016” do mbahet me 26 mars 2016 në qytetin Borås-Suedi.
Qëllimi i këtij manifestimi është që t`i afrojë njërin më tjetrin krjiuesit shiqptarë si dhe me krijuesit e vendit ku ne jetojmë dhe veprojmë, pra me poetë suedez dhe poetë kombesh e kombesish tjera që jetojnë dhe veprojnë këtu.
Mbesim me shpresë se ky manifestim do gjejë mbështjetjen tuaj për të filluar dhe të bëhet manifestim tradicional i poetëve tanë në mërgatë.
dituria@live.se
Mirë se vini me punimet e Juaja në këtë manifestim letrar të mërgatës sonë.

QKSH ”Migjeni” Borås, Suedi

Filed Under: Mergata Tagged With: Boras Suedi, MANIFESTIM POETIK TRADICIONAL”, Sofra Poetike

35 – vjetori i Sheshit Skenderbej në Paris – 1980-2015

September 1, 2015 by dgreca

Zhak Shirak, jo vetëm që plotësoi një kërkesë të shqiptarëve që jetonin në atë qytet, por ai ngriti lart prestigjin dhe krenarinë e Shqipërisë duke bërë që Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të njihej akoma edhe më shumë në Botë/
Nga Beqir SINA – New York/
PARIS FRANCE : Medalja që u shpërnda me rastin e 10 vjetorit të inagurimit të Sheshit Skenderbeg , është ajo e paraqitur në foton më lart e marrë nga foto albumi Cezar Ndreu në rrjetin social facebook, e cila na kujton 35 vjetorin e Sheshit Skenderbeg në Paris.
Aty sqarohet se kjo medalje, është një ndër ato që janë prodhuar në mërgim nga filantropisiti i njohur shqiptarë në diasporë, Isa Ndreu, i cili kishte punuar edhe 2 ose 3 të florinjëta dhe 6 medalje të argjendeta me motive kombëtare shqiptare, dhe ndarë me rastin e disa ngjarjve të mëdha kombëtare – në mërgim duke”zvendësuar” shtetin komunist në atë kohë që e shikonte me sy tjetër diasporën shqiptare.
Simbas shkrimeve për këtë patriot dhe atdhetar – pinjolli i njërës nga familjet më të njohura në Shqipëri- Kosovë e trevat shqiptare, Isa Ndreun, megjithëse, ai jetone prej vitesh në Itali si një i arratisur e rregjimit të Enver Hoxhës, ai ishte një kundërshtar i përbetuar i komunizmit në diasporë, së bashku me atdhetar e patriot të tjerë në mërgim, i cili gjithëmon mendonte e punonte për bashkimin tonë kombëtar, dhe rrëzimin e komunizmit.
Prej shënimeve biografike mbi jetën e Isa Ndreut, në Itali, gjejmë se ai ishte një veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, kryetar i Partisë Bashkimi Kombëtar, ish botuesi i të famshmes Revista Koha e Jonë në Firenze nga 1962-1992, studiues dhe autor i disa shkrimeve, dhe një afaristë dhe pasanik i suksesshëm. I cili, si argjendar, punoi një medalje e florinjtë, e cila ju dha ish presidentit të Frances Zhak Shirak – në atë kohë, në mirënjohje për kontributin e tij , kur ishte Kryetar i Bashkisë së Parisit, për vendosjen e emrit të Heroit Tonë Kombëtar Gjergj – Kastrioti Skenderbe , një sheshi francez në qendër të Parisit.
Medalia u dha dhe sheshi u emrua rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Skënderbeut, dhe, ishin Isa Ndreu dhe Lec Shllaku, respektivisht kryetari dhe sekretari i Partisë Bashkimi Demokrat që i vunë emrin “Skënderbeg” një sheshi në Paris të Francës. Ishte, kjo përpjekja e parreshtur e Isa Ndreut, devocioni dhe këmbëngulja e tij dhe patriototve të tjerë, në Romë, Paris, dhe Bruksel, që në vitin 1978, u miratua që sheshi nga Bashkia e Parisit (Këshilli Bashkiak) me kryebashkiakun Zhak Shirak, të quhej Sheshi Skëndërbeg.

10 korrik 1978, Shiraku miraton sheshin

Gazetari Dashnor Kaloçi shkruan për këtë ngjarje se :” Por , ajo dëshirë e Ndreut, Shllakut, Skënder Zogut dhe e të gjithë komunitetit shqiptar të Parisit, që një nga sheshet e kryeqytetit francez të merrte emërin e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, u bë realitet vetëm më 10 korrik të vitit 1978.
Ajo gjë konçidoi pikërisht atë ditë që të gjithë shqiptarët kudo në botë, festonin me madhështi 100-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizërenit. Miratimi i kërkesës së komunitetit të shqiptarëve të Parisit, të përfaqësuar prej Lec Shllakut, Skënder Zogut dhe Isa Ndreut, u bë pas shumë përpjekjeve të zotit Zhak Shirak, i cili në atë kohë mbante funksionin e Kryetarit të Bashkisë së Parisit.
Lidhur me këtë, Jonuz Ndreu, thotë në shkrimin e tin Kaloçi, dëshmon; “Me dhënien e emërit të Skënderbeut, sheshit Villa Lumier të Parisit, Zoti Zhak Shirak, jo vetëm që plotësoi një kërkesë të shqiptarëve që jetonin në atë qytet, por ai ngriti lart prestigjin dhe krenarinë e Shqipërisë duke bërë që Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të njihej akoma edhe më shumë në Botë”
Po si e përjetoi komuniteti i shqiptarëve të Parisit atë eveniment?
Kjo gjë dëshmohet më së miri edhe nga një shkrim i zotit Isa Elez Ndreu, i botuar në ato ditë revistën e tij ;Koha e Jonë; , ku midis të tjerash thuhet:;Edhe në Paris, në Kryeqytetin e Francës, do të kemi ;”SHESHIN SKËNDERBEG”. Vendimi u muer prej Këshillit Bashkijak, i cili më datë 10 korrik 1978 dha pëlqimin e vet dhe vendosi që Sheshi AZ / 19 të pagëzohet me emërin e Heroit tonë Kombëtar. Për të mbërri në këtë përfundim, që ka gëzue të gjithë Shqiptarët, janë dasht gati dhjetë vjet, historikun e të cillit do ta botojmë në një vëllim të veçantë ma vonë. Nga letra që zoti Lec Shllaku, iu ka drejtue bashkëatdhetarëve, kuptohet se si janë zhvillue bisedimet dhe korespodenca në mes Bashkisë dhe tij, dhe sa vullnet të mirë dhe durim i asht dashtë bashkëatdhetarit tonë, deri sa ia ka arrijtë qëllimit: me përjetësue kujtimin e Skënderbeut në Paris. E përkohshmja ;Koha e Jonë; po e jep këtë lajm të gëzueshëm e kënellës, e bindun se të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, do të ndjejnë të njëjtën sedër dhe mallëngjim.
E ndjejmë për detyrë morale e Kombëtare, t’i drejtojmë në rradhë të parë, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Jacques Chirac-ut, e Kryetar i Bashkisë së Parisit, tanë mirënjoftjen tonë se dhe falenderimet ma të sinqertat që, me ndërhymjen e vet, e bani të mundshme një mbrekulli të tillë. Falenderimet tona ia drejtojmë edhe Komisionit Kulturor të Bashkisë nëpër mjet Zotit Roger Roman-it, që me mirësi e kopetencë, ka dhanë mendimin të favorshëmrreth meritave tue e cilësue Skënderbeun të meritueshëm dhe të denjë që një shesh a rrugë të nderojë emrin e Tij.
Ma në fund një mirënjohje të thellë ia drejtojmë Këshillit Bashkijak, me anën e përsonës, së Mr. Bernard Rocher, i cili Këshillë vendosi të përjetësojë emnin e Skënderbeut tue i kushtue një shesh të kryeqytetit. Nuk mund të rrimë pa përgëzue edhe mikun e bashkëpunëtorin tonë, Lec Shllakun, i cili me ndërhymjen e vet këmbëngulëse, ia arriti qëllimit. Isa Elez Ndreu.

Medalja shqiptare për Shirakun

Në shenjë mirënjohje për atë që bëri zoti Zhak Shirak, për shqiptarët, Ndreu, Shllaku dhe Skënder Zogu, ndërmorën nismën dhe i akorduan atij një Medalje Ari, e cila iu dorzua në një ceremoni madhështore në Paris. Në atë ceremoni morën pjesë dhe shumë personaliste të mërgatës antikomuniste shqiptare nga e gjithë Bota, përveç ambasadorit të Shqipërisë që ishte i akredituar asokohe në Paris.
Lidhur me këtë bëhet fjalë edhe në një shkrim të botuar nga Lec Shllaku, në dhjetorin e vitit 1987, me rastin e dhjetë- vjetorit të dhënies së emrit Skënderbej, sheshit në qëndër të Parisit. Në mes të tjerash aty shkruhet: “Mbasi qe realizue me shumë durim e kokëçamje, pagëzimi i Sheshit kushtue Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Paris, objektivi i dytë ishte ai i një avenimentit tjetër, të afërt në kohë, si ngrehja e monumentit dhe i një medaljes përkujtimore, së pakut, me rastin e 10-vjetorit të parë.
Ideja e një monumenti në vehtëvete paraqet një rradhë problemesh e sidomos vështirsinash nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe të Punëve Botore, përpos gjetjes së skulptorit të aftë, për të përkrye një vepër arstistike. Por pengesa kryesore asht zgjidhja e problemit financiar, i cili në kushtet që ndodhemi, paraqitet i pazgjidhshëm, pa pasë përkrahjen e autoriteteve Bashkijake të Parisit.
Vetëkuptohet se monumenti i Skënderbeut mbetet një dëshirë, por ai i medaljes që kërkon një shumë të hollash relativisht të ulët, për një rradhë rrethanash të favorshme u realizue. Përvjetori i Vendimit të këshillit Bashkijak të Parisit, për të përjetësue Emnin e Skënderbeut në Kryeqytetin e Francës, u muer më 10 korrik 1978, kështu që në korrikun e ardhëshëm (1988) mbushen plotë dhjetë vjet dhe për atë datë u shkri Medalja Përkujtimore, në formën ma artistike nga Miku i Shqiptarëve, Zoti Josef Baier, në uzinat e tij në Austri.
Inagurimi i Sheshit u zhvillue më datat 6 dhe 7 maj të vitit 1980-të, në Paris dhe ishte zoti Baier ai që gjeti kohë dhe mundësinë për realizimin dhe shkrimjen e Medaljes, duke e parë atë edhe nga vështrimi historik. Duhet të theksojmë këtu me dashamirësi dhe simpati se zoti Baier e ka prodhue medaljen pa asnjë shpërblim, falas, vetëm me realizue dëshirën tonë: atë që të përkujtojmë edhe njëherë Skënderbeun në dhe të huej por Mik.
Por na medaljen e vejmë në dispozicion të bashkëatdhetarëve me një çmim të arsyeshëm, dhe shuma që do të mblidhet nga shitja e medaljes, do të përdoret për shkrimjen e një cope prej ari.për t’ia dhurue zotit Jacues Chirac, të cilën do t’ia dorzojë një përfaqësi shqiptare, tue i shprehun, njëkohësisht mirënjohjen tonë për ndërhymjen e tij në favor të përjetësimit të Skënderbeut në toponiminë Ville Lumierë.
Tue konsiderue çmimin e naltë të arit (metal) dhe se medalja ka përmasa (dimensione) të konsiderueshme dhe një peshë prej 90 gramësh, u drejtohemi bashkëatdhetarëve të na përkrahin tue ble medaljen, në mënyrë që të kryejmë në këtë rast, një gjest fisnik ndaj zotit Chirac, tue ia kthye nderin që na ka ba. Dëshira jonë asht që me rastin e 10-vjetorit (korrik 1988) të bajmë një mbledhje bashkëatdhetarësh në Sheshin Skënderbej në Paris.
Për këtë arsye iu drejtohemi miqëve dhe dashamirëve që dëshirojnë të marrin pjesë në atë eveniment, që të kenë mirësinë që të na njoftojnë më parë duke kontaktuar me ne. Po në atë rast mendohet të themelohet ;Cercle Franco-Alabnias Scanderbeg; i cili do të merret ekskluzivisht me çështje kulturore e shoqnore dhe në krye të tij do të jetë një personalitet francez.
Përfitojmë nga rasti të theksojmë se projekti për një përmendore të Skënderbeut dhe të tejtimit në gjuhën shqipe nga Radio Franceze Internacionale, në bazë të letërshkëmbimeve me Ministrinë përkatëse, do të ketë rezultate pozitive. Tue ju urue gjitha të mirat dhe festat e ardhshme, ju përshëndes me miqësi;. Paris, Dhetor 1987 ” , shkruan Lec Shllaku në Revistën Koha Jonë.
Duhet theksuar se Medaljet janë kontribut dhe prodhuar nga Isa Ndreu i cili në atë kohë, ishte njeri nga industrialistët më të sukseshëm shqipëtar në mërgatën shqiptare. Ku Isa Ndreu gjithë jetën e Tij , i’ja kushtojë çështjes Shqipëtare Medalja Isa Ndreut, eshte nji nga medaljet me te vyera qe kane paraqitur ndonjehere shqiptaret, ajo eshte e gjitha me elemente te nji rendesie te jashtezakonshme, qe meritojne studim, dhe nji model se si nji shtet mund ta paraqese veten para botes… E megjithate ajo eshte veper e Isa Ndreut, nji nder historik, qe duhet ta ndjeje çdo shqiptar.

Filed Under: Histori Tagged With: - 1980-2015, 35 - vjetori i Sheshit Skenderbej në Paris

President Atifete Jahjaga participated at the manifestation of the 100th anniversary of the Albanian school in the region of Deçan

September 1, 2015 by dgreca

The President of the Republic of Kosovo, Madam Atifete Jahjaga, participated today at the manifestation of the 100th anniversary of the Albanian school in the region of Deçan, organized by the Association of Kosovo Historians “Ali Hadri”, branch in Deçan. Also present at the manifestation were former President Fatmir Sejdiu, the former President of the Assembly, Mr. Jakup Krasniqi, the Mayor of the Municipality of Deçan, Mr. Rasim Selmanaj, family members of martyrs, representatives of the Institute of History and scholars.
President Jahjaga also held a speech marking the 100th anniversary of the Albanian school in Deçan and also spoke about the survival and the importance of education.
After the ceremony, President Jahjaga visited the primary school “Sylë Alaj” in Drenoc, Deçan and conversed with the students and the educational staff of the school.
During the visit to Deçan, President Jahjaga met also with the Mayor of Deçan, Mr. Rasim Selmanaj, at the municipal building. President Jahjaga was informed by President Selmanaj about the current developments in the municipality and its development projects.
Below, the speech of the President at the manifestation:
I express my gratitude for the invitation, to participate in the manifestation for the centennial of the Albanian education in the municipality of Deçan, respectively for the opening of schools with education in Albanian language in the villages of Drenoc and Irzniq and also I congratulate you for the organization and the remembering of important dates from the past of our people and this region, especially for marking the jubilee of education in the Albanian language.
With this kind of organization you honor all those activists who worked tirelessly for the freedom, for the education and for the progress. Education and the general cultural elevation are the preconditions of every development and are the foundations of the making of the nation and the state.
Honored participants,
Let us remember here with reverence Hasan Prishtina and Bajram Curri, Niman Ferizi and Qazim Bakalli, Pashk Llogoreci and Ndue Bytyqi as well as the teachers Ibrahim Fehmiu in Drenoc of Voksh and Latif Shaqiri in Irzniq and many patriots and other education loving people who by opening schools in these areas opened the horizon of knowledge as part of the arousal and national dignity.
Today we proudly remember the Congress of the Alphabet, held in Bitola in 1908, when it was decided for the Albanian language to use the Latin alphabet, as a great success, as a right determination, as an alignment of the Albanian people in the European family.
The Albanian school has a special significance for the people of Kosovo, because with it, it has preserved the identity – not only the language, and because together with it, it has cultivated the feeling for freedom and the feeling of being equal to all other people.
With the school we have also written our history – a painful story but the same time a proud story. The history of a country which the freedom – along sacrifice and unceasing efforts of many generations – has gained also with the unsparing international aid. The history of a country which has built its independence with the will of its people and with the great support of our friends and allies.
Kosovo today is a country built on the principle of citizenship, with freedom for each of its citizens, with equal rights and obligations for each.
The independence of Kosovo is irreversible – as much as the aspiration of the people of Kosovo to be an integral and equal part of NATO, the EU and the UN. With an eternal friendship with the USA.
Therefore Kosovo today is a country which is built on the basis of the rule of law and order, where each person is equal before the law, where the fight against corruption and organized crime is a priority, and where the establishment of justice is the foundation for the building of trust between the citizens.
The heavy, violent past and hegemonism, the consequences of which we are suffering even today, will not return any more. Kosovo is a factor of stability and security, a strong promoter of relations between neighbors and major contributor to peace not only in the region. So today when we are establishing the strong foundations of peace we must think about reconciliation between all people, not forgetting the past but by building the future.
Justice must prevail and the crimes committed must be punished in order not to be repeated ever again.
Honored citizens,
Kosovo is a country of traditions of understanding and trust, a multicultural place of tolerance and cultivation of national and religious harmony. —- In particular this part of Kosovo, the Dukagjin Plain, has proven for centuries this history of religious tolerance and cooperation. Kosovo has a rich cultural and religious heritage, and one of them is also the Monastery of Deçan, a facility already in protection of UNESCO, organization of which Kosovo will soon become a member country.
This Monastery, which bears the name of your city, an Orthodox religious heritage and cult facility, during the history survived and was preserved by the local residents – mainly Albanian tribes. I believe that this tradition must be cultivated also in the future, because in this manner we preserve the assets and heritage of Kosovo and because in this manner we cultivate the sense of freedom and equality.
I am committed that the relations with the monastery to be developed in the spirit of good cooperation, understanding and trust with those who serve in the Monastery, enabling simultaneously the performance of all duties and responsibilities as municipal power.
We must respect the spirit of the Constitution and the Laws of the Republic of Kosovo and at the same time our obligations obtained with the Ahtisaari Package. Only the rule of law and institutional solutions are sustainable and simultaneously acceptable.
Dear friends,
Kosovo, like any other country has its difficulties of transition, which cause pain, impatience, dislike. A period which may last longer, since it requires more work and deep reforms in society, however painful that these reforms are, they are necessary for us, for our society, for our country and will help our society to approximate with the EU.
We are as far but also close to the EU as much as we have completed our tasks. And therefore we must show our maturity and vision for the future that is built jointly for a society of free people with clear and equal opportunities for development and progress. A state of justice, with an advanced and modern system of education.
The best evidence is the marking of this 100th anniversary of the Albanian school in these regions.

Filed Under: Histori Tagged With: in the region of Deçan, of the 100th anniversary, of the Albanian school, President Atifete Jahjaga participated at, the manifestation

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 87
  • 88
  • 89
  • 90
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT