PRISHTINË, 23 Tetor 2015/ “Opozita është duke e mbrojtur sovranitetin e cënuar të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar kryeparlamentari kosovar i mandatit të kaluar, Jakup Krasniqi, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma-s, subjektit të tretë opozitar kosovar.
“Të gjitha marrëveshjet e bëra deri më tani me Serbinë janë të dëmshme”, ka vlerësuar ai.
“Marrëveshja me Serbinë, Zajednica (Bashkësia e komunave serbe), është sikur me vendos “mina” (bomba) nëpër Kosovë, që kur të dëshiron pastaj Serbia mund ta çajë Kosovën”, është shprehur kryetari i Nisma, Fatmir Limaj.
Këto deklarata drejtuesit e Nisma për Kosovën i bënë në një takim me strukturat e NISMA-s në Prishtinë, derisa opozita e bashkuar, ku bëjnë pjesë edhe LVV e AAK, në kundërshtim të katër marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi ka paralajmëruar edhe sot bllokim të seancës së Kuvendit të thirrur për pasdite./b.j/
Archives for October 2015
Fatbardha Demi Sjell intervista dhe opinione nga; Marco Travaglio, Noam Chomsky, SWIFT…
Marco Travaglio/
INTERVISTAT DHE OPINIONET/
Shprehja « degjoooni te gjithe » perben degjenerimin e fundit te dy prej patologjive nga me tinzaret dhe tashme te pasherueshme nga e cila vuan shtypi ne Itali, (kuptohet, pas servilizm -it): Gazetat e vendeve te tjera u japin hapesira te limitura intervistave. Duke qene krenare per skuadren e tyre te komentatoreve, preferojne qe te jene ata, qe do te shprehen per ngjarjet e dites. Shume rralle ndodh qe t’iu drejtohen te tjereve.
Intervistat e politikaneve jane shume te ralla, zakonisht te shkurtra dhe te percaktuara. Therritet ndonje politikan vetem kur duhet te pyetet per diçka, ose kur politikani ka diçka per te thene.
As nuk u shkon neper ment (gazetave te vendeve te tjera), idea qe (politikanit) t’ia hapin mikrofonin dhe t’i kushtojne nje faqe gazete, per te patur ai mundesine te jape ment te gjithe njerezve, mbi nje argument qe zakonisht i pelqen. Per pjesen me te madhe te intervistave, iu drejtohen eksperteve shume te kualifikuar.
Ndersa ne Itali, gazetat harxhojne faqe te tera per mendimet mikroskopike te liderve te politikes, dhe mbi te gjitha per temat jashte politikes, si dhe per intervista çarçaf prej nje apo dy faqesh gazete, te marra gjate shetitjes miqesore me liderin, apo te supozuar si te tille.
Intervista te sterzgjatura te bera Berluskonit dhe Dalemes, Prodit dhe Fassinos, Velteronit dhe Rutellit, Bersanit dhe Tremontit, Finit dhe Casinit jane bere tashme, nje gjeni letrare e preferuar, qe realizohet nga gjera te ditura per tu pyetur dhe pergjigjur.
Nderkohe qe hapesirat e lena kronikes, informacionit e mbi te gjitha, analizes, zvogelohen tmeresisht.
TE FOLURIT PA PROFESIONALIZEM
Eshte bere e modes per te vajtuar fundin e “gazetarise hetuese”. Ne nje fare menyre, si per tu qare se nuk ka me stine te ndermjetme (gazetare qe ta praktikojne kete lloj gazetarie), e qe te rinjte nuk jane si ata te me parshmit.
Per hir te Zotit, hetimet nuk jane kurre te mjaftueshme, pavaresisht se ndonje akoma i perkushtohet edhe ne Itali. Por, per te shpetuar ate qe mund te shpetohet, do te mjaftonte shume me pak. Do te mjaftonte te ringjallej nje lloj, akoma i panjohur i kesaj gazetarie hetuese: gazetaria e analizes.
Ne vend qe te trajtosh faktet duke luajtur ping-pongun e „ reagimeve“ te aneve te ndryshme te pjesemarresve ne ngjarje ( apo çeshtje) mund te ngarkohej nje gazetar ose bashkepuntor specialist per çeshtjen ne fjale, i cili do t’i shqyrtoje me gjakftohtesi faktet, do t’i rendise, do t’i lidh me njeri tjetren, e do t’ua shpjegoje ato lexuesve. Kjo gje ndodh gjithemone e me rralle. Kjo behet me qellim, per te ngateruar analizen me komentin, qe jane dy gjera te ndryshme, per te mos thene te kunderta. Edhe per faktin se analistet me te vertete specialiste dhe me autoritet jane te pakte, e keta te paktet kerkojne shume kohe ; copen “te prere e te ngrene” ne nje gjysem ore, nuk ta shkruajne, e keshtu behen te merzitshem (shpesh edhe jane).
Nje specialist i vertete, per te analizuar apo komentuar nje fakt, deshiron se pari ta njohe ate nga te gjitha anet dhe pastaj deshiron ta studioje, te lexoje libra, te mendohet mbi te.
Ndersa opinionistet, qe tashme jane me kile, duke shitur mjeshterisht mend mbi çfaredolloj teme me nje pa aftesi mesatare enciklopedike, jane me te gatshem dhe me te shpejte.
E per me teper, per faktet dhe letra nuk kane asnje nevoje…
(f.56-57)
INTERVISTA PA PYETJE
…Te gjithe jane te bindur se menyra e vetme per tu thelluar ne problemet e aktualitetit eshte ajo e bashkimit ne studio te dy apo tre politikaneve, te se djathtes e te se majtes,
per te kenaqur syrin e telespektatorit (zakonisht ate mashkullor) e per te mos lejuar qe t’i zere gjumi apo te ndrojne kanalin. “Regjimi i ri- ka shkruar Carlo Freccero -ka hapesirat e veta ne TV, ne sallezen e (Bruno) Vespes, ku perballja eshte e reduktuar, debate qellimisht te zbrazura per nga kuptimi dhe te simuluara ndermjet mbeshtetesve te se njejtes teze”. Ish drejtori i Rai 2 ka shtuar: “ ne rast se nje regjim eshte si nje fllucke e perkoheshme ne hapesire, nje sistem i mbyllur, metafora televizive e tij eshte nje SHOW i vertete klaustrofobik i sotem, shtepia e vellait te madh, nje largim prej realitetit, nje dialog mbi hiçin, nje vemendje e drejtuar mbi psikologjine e personazheve, mbi ate qe e veren kushdo vete, se sa mbi analizen politike”.
Ne kete TV comercial te regjimit, dhenja direkt nuk eshte me nje mjet komunikimi me ambjentin qe i rrethon (degjuesit), por kemi nje kamera te drejtuar ndaj atyre qe ndodhen brenda (studios). Perdorimi i tyre, (i kamerave) nga politikani behet privat .
Ne vend qe te jete nje dritare mbi boten (TV), behet nje vrime (objektivi i kameres) e maskimit te se perditshmes.(MicroMega, n.5/2004).
Ekspertet flasin per « infotainment », ku « info » (informacioni) eshte katandisur ne drite qeriu dhe « taiment » ben padronin. Keshtu gazetari drejtues kthehet ne mates se kohes se mikrofonit, duke braktisur qe ne fillim detyren e mbledhesit te fakteve, ne sherbim te opinionit publik, per ta mbrojtur ate kundrejt pushtetit.
Pyetjet jane te merzitshme dhe te zakonshme, te aprovuara qe me pare me bashkebiseduesin ; Edhe kur paraqiten si ngacmuese, asnje politikan me nje fare peshe, qe pranon te ndodhet ne studion televizive, nuk vjen pa i lexuar qe me pare pyetjet qe do t’i behen, pa hequr ato qe jane te pa kendeshme per te, dhe vetem pasi te kete zgjedhur edhe te ftuarit e tjere.
Ajo qe ka rendesi, mbi gjithshka, nuk eshte pyetja e pare : kjo eshte e pergjitheshme, mund ta bejne te gjithe .
Ajo qe me te vertete eshte me vlere eshte pyetja e dyte, ajo qe sherben per ta ngacmuar te intervistuarin, per ta gozhduar me faktet, per ta detyruar qe te mos ju shmanget, per te demaskuar pergjigjen e pare te pergjitheshme, per te bere te mundur qe te vihet re se gjerat qendrojne ndryshe.
Zakonisht, nderkohe qe i behet pyetja e pare, i ftuari pergjigjet ose ben sikur pergjigjet, pastaj kalon menjehere ne nje çeshtje tjeter, dhe shikuesi- ne mungese te kundershtimit te gazetarit- krijon mendimin se i pyeturi ka thene te verteten, e se gjerat qendrojne pikerisht siç thote ai.
Ne skemen e debatit (talk show-ut, siç behet zakonisht sot), pyetja sherben vetem per t’ua dhene per diskutim te ftuarve, me nje intervistues te katandisur qe te drejtoje trafikun e opinioneve te te ftuarve, duke e dhene fjalen here njerit e here tjetrit . Keshtu ndodh shpesh, qe ne nje debat mbi ekonomine, politikani i se djathtes, ne rast se merr pjese ne qeveri, na jep shifra qe i mbushin njerezit me optimizem, ndersa politikani i se majtes, ne rast se eshte ne opozite, na jep te tjera qe shkaktojne pesimizem nga me te zymtet. Dhe anasjelltas .
Ne kete pike, nderkohe qe te gjithe na japin shifra, shikuesi qe pret me padurim qe ndonje, i cili ka njohuri mbi faktet -normalisht gazetari (drejtuesi)- te nderhyje per t’iu kujtuar se kush eshte e dhena e vertete, p.sh ; mbi % e papunesise ose mbi presionin fiskal apo raportin debit-pil, duke qene se eshte e pamundur te kete dy % te papunesise, dy presione fiskale dhe dy raporte debit-pil : nje i se djathtes dhe tjetri i se majtes . Sikur arithmetika te jete nje opinion.
Por ky çast, (nderhyrja e gazetarit) nuk vjen kurre dhe pas ca oreve te dhenjes se shifrave dhe kundra shifrave, parakalojne ne ekran emrat e realizuesve, ne fund te emisionit.
Mirupafshim ne emisionin e ardhshem !
Keshtu, ai qe ri ne shtepi, nuk di me shume seç dinte me perpara : d.m.th. ASGJE. Te ndodhur ne mes te te dhenave « te para nga e majta » dhe te dhenave « te para nga e djathta », do te zgjedhe ato qe i vijne me per shtat bindjeve te tij politike. Ose, po te zbulohet loja (mashtrimi), do ta mbaje televizorin te mbyllur duke mallkuar gazetarin e pavlere.
Ne rastin me te mire, do te shkoje te kerkoje ndonje lajm te vertete ose te dhene te besueshem nga ndonje burim tjeter ( internet, gazetat, librat, takimet ). Ne rastin me te keq, do te krijoje mendimin se menyra e vetme e mundeshme per te marre informacion eshte ay qe ka pare ne TV.
(f.64)
Marco Travaglio “ La scomparsa dei fatti” 2006
(fjalet ne kllapa jane te perkthyesit)
Perkthyer nga Fatbardha Demi 1.05.2007
***
PËRPUNIMI I MENDIMIT PUBLIK PËRMES MASMEDIAS
Noam Chomsky
Përgatitur nga Fatbardha Demi/
Duke u njohur në mënyrë të përmbledhur me 10 vlerësimet e Noam Chomskit, mbi ideollogjinë e sotme botërore, lexuesi shqiptar do të ketë mundësi të ndërgjegjsohet dhe të analizojë, shumë dukuri të jetës së tij të përditshme, të veprimtarisë politike të Shtetit dhe materialeve që shikon dhe lexon, tashmë prej 22 vitesh « demokraci » në masmedian tonë. Çdo pikë e autorit, shërben për një tematikë më vete, pë t’u pasuruar me fakte dhe dukuri, nga analistët, politikanët qe duan t’i shërbejnë popullit dhe Kombit të tyre, si dhe intelektualet e ndershëm të masmedias shqiptare. Cilat janë strategjitë e ideollogjive politike dhe ekonomike të shk 20 – 21?
1)Taktika e dëfrimit
Elementi thelbësor i kontrollit shoqëror është taktika e defrimit, e cila bazohet tek shmangia e vëmëndjes së popullit nga çështjet e rëndësishme dhe ndryshimet e vendosura prej elitës politike dhe ekonomike, nëpërmjet metodës së vërshimit apo përmbytjes së pandërprerë të programeve të dëfrimit dhe lajmeve të parëndësishme. Taktika e dëfrimit është gjithashtu e domosdoshme për të shmangur popullin të interesohet për njohuritë thelbësore në fushën shkencore, ekonomike, psikollogjike, neurologjisë, kibernitikës.
« Largimin e VËMËNDJES së publikut prej problemeve të vërteta shoqërore, duke e burgosur në kafazin e temave të parëndësishme. Mbajtja e njerëzve të lidhur, të lidhur, të lidhur (pas ekranit –shën im), pa ju lënë asnjë kohë për të menduar, si kafshët gjatë kthimit në stallë, (cituar në materialin « Armët pa zë për luftrat e qeta»)
2)Të krijosh probleme dhe më vonë, të afrosh zgjidhje
Kjo metodë, emërtohet gjithashtu «problemi-reagimi-zgjidhja ». Krijohet një problemë, nje “situate” e paramenduar që do te shkaktojë një reagim të caktuar nga ana e publikut, në mënyre që ay (reagimi i publikut-shen im) të jetë « shkaku » i veprimeve të marra, të cilat duan të mos kundërshtohen. Psh: Lëreni të përhapet dhe të shtohet dhuna në qytete, të organizohen atentate të përgjakshme, me qëllim që të jenë qytetarët, ata që do të rikërkojë ligje mbi sigurinë dhe politika në dëm te lirisë. Ose, edhe të krijojnë një krizë ekonomike për t’i bërë të pranojnë, si një të keqe të domosdoshme degradimin e të drejtave sociale dhe moszbatimin e shërbimeve publike.
3Strategjija përshkallëzimit
Që të pranohet një vendim i papranueshëm, mjafton të zbatohet pak nga pak, shkalle-shkalle pergjat viteve pasues. Me këtë mënyrë, kushtet social-kulturore krejtësisht të reja (neoliberalizmi) ju imponuan gjatë dhjetevjeçarëve të viteve 80 dhe 90 : Shtet i dobët, privatizimet, pasiguria, lakushmëria (« shkathtësia » e zyrtarëve-shën im), papunsia masive, rroga që nuk siguronin më të ardhura të mira, shumë ndryshime që do të kishin shkaktuar një revolucion, po të ishin zbatuar për një herë.
4)Strategjia e lënies për më vonë
Një mënyrë tjetër, për ta bërë të pranohet një vendim jo popullor, është ajo e paraqitjes si i « dhimshëm por i nevojshëm », dhe duke siguruar pranimin nga populli për momentin, për t’u zbatuar (ky vendim) në të ardhmen. Është më e lehtë të pranosh një sakrificë të ardhëshme se sa një sakrificë të menjëhershme. Së pari, sepse mundimi nuk duhet bërë menjëherë. Së dyti, se publiku, masa, ka gjithëmonë synimin të shpresojë në mënyre naive « se gjitheshka do të shkojë mirë nesër » dhe sakrifica e kërkuar ka mundësi te shmanget. Kjo i jep më shumë kohë popullit të mësohet me idenë e ndryshimit, dhe ta pranojë i bindur kur të vijë momenti.
5)T’iu drejtohemi publikut si fëmijëve
Pjesa më e madhe e medias, drejtuar publikut masiv, përdor biseda, fakte, personazhe dhe një ton veçanrisht të nivelit fëminor, shumë herë pothuaj të dobët, sikur spektatori të jetë një qënie miturake apo me të meta mendore. Sa më shumë kërkohet të mashtrohet spektatori, aq më shume bëhen përpjekje për të perdorur një ton fëminor. Përse ? « Në rast se ndonjë i drejtohet një njeriu sikur te ishte 12 vjeçar apo më pak, atëhere nga ndikimi, ai do te anojë me një farë probabiliteti, nga një përgjigje apo veprim, ku do të mungojë qëndrimi kritik, si tek një njeri 12 vjeç apo më pak. (tek shkrimi « Armët pa zë në luftrat e qeta »)
6)Të përdorësh anën emocionale shume më tepër se gjykimin
Shfrytëzoni emocionet, është një mënyrë klasike për te nxitur një shkarkim elektrik (për ta shkatëruar-shën im) mbi një analize llogjike, dhe së fundmi ndjenjën kritike të njeriut. Për më tepër, përdorimi i regjistrit emocional lejon hapjen e portës hyrëse në subkoshiencë për të mbjellur apo shtënë ide, dëshira, frikëra, detyrime apo për të nxitur veprime…
7)T’i mbash njerëzit në padituri dhe mediokritet
Të veprosh në atë mënyrë, që populli të jetë i pa aftë të kuptojë teknollogjinë dhe metodat e përdorura, për kontrollin dhe skllavërimin e tij. « Kualiteti i edukimit i dhënë shtresave shoqërore të ulta duhet të jetë, mundësisht sa më mediokër dhe i varfër, në mënyrë që hendeku i paditurisë i planifikuar midis shtresës së ulët dhe shtresës së lartë, të jetë, dhe ashtu të mbetet, i pamundur që të kapërcehet nga shtresa e ulët. »
8)Të nxitet publiku të jetë i vetkënaqur me mediokritetin
Te shtysh publikun që të mendojë se është në modë të jesh budalla, i paedukate, dhe i paditur…
9)Të riforcosh ndjenjën e fajësimit të vet-vetes.
Ta bësh të besojë njeriun, se është vetëm ai fajtor për fatkeqsinë qe i ka ndodhur, per arësye të inteligjencës, të aftësive apo përpjekjeve të tij të pamjaftueshme. Kështu, në vënd që të rebelohet kundër sistemit ekonomik, njëriu çvlerëson dhe fajëson veten, gjë që nga ana e saj krijon një gjendje depresioni, një nga pasojat e së cilës është ndalimi i veprimit. Dhe pa veprim nuk ka revolucion !
10) Të njohësh njeriun, më mirë se sa njeh ai veten e tij
Në 50 vitet e fundit, zhvillimi i shpejtë i shkencës ka sjellë një largësi në ritje, ndërmjet njohurive të popullit dhe atyre që zotërohen dhe përdoren nga elita sunduese. Në saj të biologjisë, neurologjisë, psikologjisë së aplikuar, « sistemi » ka gëzuar një njohje më të përparuar prej njeriut, si në formën e saj fizike ashtu edhe atë mendore. Sistemi ka aritur ta njohë më mirë njeriun e zakonshem, se sa ai veten e tij. Kjo do të thotë se, në pjesën më të madhe të rasteve, sistemi ushtron një kontroll më të madh dhe një pushtet më të fuqishem mbi njeriun, se sa e ushtron njeriu mbi veten e tij.
Noam Chomsky (lindur në Filadelfia, 7 dicembre 1928), është një figurë e shquar në shkencen e gjuhesise, filozofise dhe teorinë e komunikimit në Amerikë. Gjithashtu vlerësohet për aktivitetin e tij intelektual dhe politik në sherbim të shoqërise. Megjithëse është kritikuar për qëndrimin e tij anti-globalist, gazetat më të mëdha të informacionit kanë shprehur një vleresim të madh ndaj tij: New York Times shkruan “Duke e gjukuar për nga gjerësia, forca, risive të reja, dhe ndikimi i tij, Noam Chomsky padyshim është sot njeriu më i rëndësishëm intelektual në gjallje”. The Nation:” Noam Chomsky është një burim i pashtershëm i njohurive”. The Guardian: “ Së bashku me Marksin, Shekspirin dhe Biblën, Chomscy është një nga 10 burimet më të cituara në historinë e kulturës”.
22.06.2012
SWIFT : POLITIKANI SI ARTIST I GENJESHTRES
(Irlandezi Jonathan Swift ka qene perfaqesues i madh i mendimit debatues.)
…Duke u bazuar mbi pervojen e tij te pasur, perpara Whigsit dhe Toresit, Swift, ne gazeten qe drejtonte “The examiner” botoi nje seri shkrimesh te forta kritike mbi figuren e politikanit modern. Artikulli me i famshem nder to, qe ai i botuar ne gazete, i dates 9 nentor 1710, ku trajtonte artin e genjeshtres politike. Desheroj te citoj disa pjese te cilat te habisin per aktualitetin e tyre:
“Me gjithe kerkimet e mia te kujdeseshme, Historia nuk na e ka sqaruar, se kush ka qene i pari qe e ka kthyer GENJESHTREN ne ART dhe ja ka pershtatur POLITIKES. Keshtuqe po marr ne konsiderate vetem Sistemin modern, per te pare se si eshte praktikuar ne njezet vitet e fundit ne pjesen qendrore te Ishullit tone…
Eshte nje pike thelbesore qe e dallon genjeshtarin politik nga perdoruesit e tjere te kesaj kategorie: ai ka nje memorie te shkurter, siç e tregojne rastet e ndryshme qe i dalin perhere perpara, per te kundershtuar dhe per t’u betuar per te dyja ekstremet e nje debati, ne vartesi te pikpamjeve te njerezve me te cilet ka te beje.
Per te pershkruar virtytet dhe veset e Njeriut (politikanit)…eshte e nevojshme te marresh si shembull ndonje figure te shquar, ne menyre qe te nxjerrim perfundimin tone. Menjehere imagjinata ime me sjell nderment nje fare Njeriu te Madh, i njohur per kete talent …Superioriteti i Gjenise se Tij qendron, ne asgje tjeter perveç se ne burimin e pashtershem te Genjeshtrave Politike qe ai zemergjeresisht i shperndan ne çdo moment te diskutimeve te tij, per t’i haruar me vone me nje lehtesi te pakrahasueshme. Si rrjedhoje, ai i kundervihet vetes ne me pak se gjysem ore. Ai nuk pyet kurre nese argumenti i dhene eshte i vertete apo i genjeshtert por, per faktin nese per momentin e dhene apo permbajtjen, (ky argument) eshte i pershtatshem per tu mbeshtetur apo per tu hedhur poshte… ».
(Swift 1966, f.9, 10, 11).
… Ne kete percaktim talles, te politikanit si nje artist dinak i genjeshtres dhe mashtrues i pa ndreqshem, Swift ju referohet sigurisht personazheve bashkekohes; megjithese nje karakterizim i tille ju pershtatet edhe shume politikaneve te diteve te sotme. Por, ajo qe na intereson ne perkufizimin sarkastik te Swiftit nuk eshte fakti i qarte qe politikanet kane zakonisht nje raport, thene shkurt, te çuditshem me te verteten. E rendesishme per ne, eshte te veme ne dukje qe Swift paraqitet si nje roje xheloze i se vertetes, duke parashikuar ate qe ne te ardhmen do te jete, nje nga vetite dalluese te sjelljes publike te intelektualit modern. D.m.th. synimi per te ushtruar rolin e atij qe denoncon genjeshtren. …
… Por, nuk duhet te harrojme, se po ky intelektual eshte akuzuar shpesh se sherben vetem per ta fisnikeruar dhe per ta bere gjithmone me artistik, artin e genjeshtres.
Por do te ishte padrejtesi, te mos ia njihnim meriten, qe ne shume raste, akuzat e tij per sjelljen prej genjeshtari te politikaneve, kane bere te mundur ngritjen e nivelit te opinionit publik.
(f.80)
INTELEKTUALI QE ULERET (Sindroma e Stentorit)
… Me perpara, siç eshte vene re, intelektualetualit i degjohej zeri. Fakti qe sot e ka humbur degjuesin nga ekzistenca e shumllojshmerise se zerave te tjere, te cilet kane degjues me te shumte se sa ai, per intelektualin, sidomos per frekuentuesin e zellshem te televizionit, perben nje shprehje te dhunes se ushtruar ndaj tij.
Dhe ai, sipas mendimit tim, kunderpergjigjet ne nje menyre te çuditshme. Beson ne menyre te gabuar se çeshtja qendron tek volumi dhe forca e zerit. Ne mes te nje pylli zerash qe e neutralizojne zerin e tij, ai ve ne perdorim ulerimat, duke ngritur jashte mase volumin e zerit te tij. (Ky intelektual) kundershton menyren e te folurit mbi bazen e argumentit dhe kalon ne britma.
Dhe meqenese, te menduarit (dhe te bindurit e te tjereve) nuk eshte bere kurre me anen e ulerimave, AI nuk merret ne pergjithesi seriozisht.
Mund te thuhet se ky INTELEKTUAL eshte i prekur nga sindroma e Stentorit. Siç mund ta kujtojme tek ILIADA (e Homerit), Stentori ishte luftetari Ake tek i cili personifikohej Perendesha Hera, i cili gjate luftimeve „bertiste aq forte sa peseqind njerez se bashku“. (Per zera te forte e te fuqishem thuhet shprehja: ze stentor)
Megjithate, ulerima nuk eshte vetem DHUNE (akustike) mbi te tjeret. Zakonisht ajo i hap rrugen shperthimit te dhunes ne te shprehur qe perfshin: sharje, fjale te pista, mallkime ne drejtim te gjithe atyre qe mendojne (ose i duket atij se mendojne) ndryshe. Si perfundim kemi nje çfaqje levizjesh dhe fjalesh te pakontrolluara. Te duket se ky tip intelektuali ka diçka te ngjashme me sjelljen e nje komiku. Fanatik i nje menyre te rrembyer te te folurit, si dhe levizjeve te çregullta, te mllefit te çfrenuar, sjellja e tij perqaset me ate te nje terroristi ne te shprehur. Kjo ashpersi e te sjellurit, mbyll çdo mundesi dialogimi.
Por nuk mund te perjashtohet, qe kjo çfaqje mund te jete, per disa, nje zbavitje. Veçanerisht per ata qe zbaviten perballe vetdemaskimit te intelektualit, shfaqje kjo shume e perhapur ne ditet e sotme. Behet fjale per INTELEKTUALIN (politikan) te katandisur ne rolin e shemtuar te LOLOS se Oborrit, -Oborrit te Ekranit-, gjithemone i gatshem, si personazhi i Profesor Unratit ne filmin e paharueshem « Der Blaue Engel », qe ishte i detyruar te kendonte çdo mbremje, i shtyre nga kerkesat e nje publiku perçmues, « kikiri…ki »-ne e vete.
(f.89),
Pjeset jane marre nga libri i Tomas Maldonados « Che cos’e un intelletuale ? »
Autor i shume librave te botuar nga Feltrinelli si « Il futuro della modernita »1987, « Reale e virtuale »1992 etj.
Perkthyer nga Fatbardha Demi 1.05.2007
(fjalet ne kllapa jane te perkthyesit)
Ne Foto: Marco Travaglio/
KOSOVË, DITË MARSHI PAQËSOR
-Dhe seance në Kuvendin e bllokuar nga opozita/
-Derisa ka “veprime të dhunshme në institucione dhe jashtë tyre, të cilat janë të papranueshme dhe rrezikojnë të lëndojnë konsensusin demokratik”, për sot në Prishtinë paralajmërohet marsh paqësor organizuar nga shoqëria civile/
-“Pozita e opozita s’ndryshojnë qëndrimet, qytetarët kundër dhunës”, theksohet sot në një kryetitull të ballinave të shtypit të Kosovës/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Tetor 2015/ Në Prishtinë sot është një ditë e gjatë ngjarjesh, deri në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të ftuar nga Kryesia e shefat e grupeve parlamentare, pa përfaqësuesit e opozitës, për në orën 16:00, gjatë dhe pas saj. Derisa Kuvendi nuk ka arritur të përfundojë asnjë seancë plenare ka më shumë se një muaj nga fillimi i sesionit vjeshtor, ndërsa në bllokimet nga opozita të ndërprera edhe me hedhje gazi lotsjellës e të vezëve, me “rrethime” të foltores e kryesuesit, edhe mes fërshëllimash e fjalori të ashpër, Presidentja e Republikës i ka ftuar “për dialog politik partitë parlamentare në përpjekje për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend”, ka takuar ndaras liderët e pozitës dhe opozitës, dhe sot priten përpjekjet që t’i takojë “përfundimisht, në mirëbesim, në tryezë të përbashkët”, para seancës së Kuvendit.
Derisa ka “veprime të dhunshme në institucione dhe jashtë tyre, të cilat janë të papranueshme dhe rrezikojnë të lëndojnë konsensusin demokratik”, për sot në Prishtinë paralajmërohet marsh paqësor organizuar nga shoqëria civile.
“Duke e përcjellur me shqetësim rrjedhën e situatës politike të krijuar në vend, organizatat e shoqërisë civile, sot duke filluar nga ora 11:00 do të organizojnë një marsh paqësor simbolik për të adresuar mesazhet e tyre lidhur me zhvillimet e fundit”, është bërë e ditur në një konferencë për shtyp.
Marshi paqësor nis nga Sheshi Zahir Pajaziti dhe përfundon te Kuvendi kosovar, me thirrjen që “dhuna të mos jetë pjesë e veprimit politik si brenda ashtu jashtë institucioneve të Kosovës” dhe se mesazhin se “gjuha e dialogut politik është forma e vetme e zgjidhjes së problemeve politike”.
Organizatat e shoqërisë civile shprehen se, mbështesin iniciativën e Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga për takim me liderët e subjekteve politike parlamentare, në funksion të tejkalimit të gjendjes së krijuar dhe inkurajojnë subjektet politike për gjetjen e zgjidhjeve konkrete për normalizimin e jetës parlamentare dhe institucionale në vend.
“Thirrja e seancave plenare pa ndryshim të qëndrimeve dhe rrethanave politike, nuk i shërben daljes nga situata e krijuar politike, përkundrazi ajo mund të ndikojë në përshkallëzimin e mëtutjeshëm të saj”, theksojnë në një deklaratë 20 organizata të shoqërisë civile kosovare.
Mbledhja plenare e Kuvendit, e ndërprerë më 15 tetor, të vazhdojë sot në orën 16:00, ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen ku ishin prezentë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, kurse munguan ata të partive opozitare.
“Thirrja e seancës së Kuvendit të Kosovës është provokim dhe papërgjegjëshmëri politike”, ka deklaruar opozita kosovare.
Opozita paralajmëron se, “nuk do të ketë vazhdim të seancës për sa kohë që nuk ka tërheqje nga marrëveshjet”.
“Protestën nuk do ta ndalim pavarësisht se në çfarë ore mbahet seanca dhe sa kërcënuese është policia e pushtetit. Qeveria e ka sjellur këtë situatë jashtëzakonshmërie në Kosovë. Ne si deputetë të opozitës as nuk do të zbrapsemi e as nuk do të pushojmë deri sa të tërhiqen marrëveshjet që e cungojnë Republikën dhe territorin e saj”, ka ritheksuar qëndrimin e paralajmërimin e saj opozita e bashkuar.
Pjesë ekundërshtimeve të opozitës janë edhe protestat në rrugë dhe grumbullimet e veprimtarëve e qytetarëve para Kuvendit në orët e seancave, që mund të ndodhin edhe sot, si dhe një peticion me mëse 200 mijë nënshkrime deri tani, të 4 marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
“Protesta jonë në Kuvend nuk do të ndalet dhe nuk do të lejojmë normalizimin e ‘Zajednicës’ dhe faljen e tokave të Kosovës Malit të Zi”, ka paralajmëruar opozita në deklaratën e përbashkët të tre partive, LVV, AAK e Nisma. Opozita shprehet me fjalën serbe “Zajednica” që do të thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë/Asociacionin e komunave me shumicë sebe në Kosovë.
Në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile e Kosovës, ku merrnin pjesë edhe deputetë, është shprehur edhe opinioni se, “thirrja e seancës parlamentare për sot, pa përfunduar diskutimet te Presidentja, është një provokim për dhunë dhe mund të sjellë një fundjavë të tensionuar”.
“Pozita e opozita s’ndryshojnë qëndrimet, qytetarët kundër dhunës”, theksohet sot në një kryetitull të ballinave të shtypit të Kosovës.
Me qëndrime të betonuara dhe gjuhë të acaruar, që nuk arriti t’i zbusë as dialogu i presidentes Jahjaga, pozita dhe opozita do t’ia mësyjnë edhe seancës së radhës, e cila mbahet sot pasdite,shkruan gazeta Koha Ditore.
Partitë në pushtet nuk kanë treguar nëse ka ndryshim skenari përballë bllokadës së paralajmëruar të opozitës.
Por gazeta merr vesh se ekziston dakordim mes partnerëve të koalicionit PDK- LDK, me përkrahjen edhe të ndërkombëtarëve, që të zbatohet plotësisht Rregullorja e Kuvendit, e cila parasheh edhe futjen e masave shtesë të sigurisë.
Masa të forta kontrolli për deputetët dhe të tjerët që hyjnë në Kuvend do të ketë në hyrje-daljet e Kuvendit. Por, këto masa në seancën e kaluar nuk kishin ndaluar futjen e gazit lotsjellës prej opozitës, madje me dyfishim doze, përkujton gazeta.
“Paralajmërohet bllokim i séances”, është titulli në ballinë i gazetës Zëri.
Kjo gazetë shkruan se, Kuvendi i Kosovës pritet sërish që sot të përballet me “betejën” e radhës së opozitarëve, të cilët me çfarëdo forme do ta pamundësojnë zhvillimin e punimeve të legjislativit, ku nuk përjashtohet mundësia e përdorimit të gazit lotsjellës dhe përleshjes në mes ligjvënësve.
Spektri politik opozitar që tashmë është bashkuar në një front të përbashkët nuk lëkundet nga qëndrimet e veta, për të bllokuar punën e Kuvendit. Pavarësisht se janë dhënë sinjale se presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese përmbajtjen e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe, një nismë e tillë nuk pritet t’i zmbrapsë opozitën rreth zhbllokimit të punës së Kuvendit.
Opozita thonë se nuk u beson vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe sipas këtij blloku, vetëm nëse tërhiqen marrëveshjet e arritura atëherë mund të vazhdojë puna në Kuvend.
Zyrtarë të “Vetëvendosjes” deklarojnë se iniciativa eventuale e presidentes Jahjaga për ta dërguar në Kushtetuese përmbajtjen e marrëveshjes për “Zajednicën”, siç e quajnë nuk do t’i tërheqë nga bllokada e punës së Parlamentit.
“Gjykata Kushtetuese është institucion i kapur nga pushteti. Ne nuk besojmë në kredibilitetin dhe legjitimitetin e këtij institucioni. Pranueshmërinë e lëndëve dhe vendimet e saj, kjo gjykatë i merr në bazë të interesave partiake të partive në pushtet e jo në bazë të Kushtetutës së vendit”, kanë thënë zyrtarë të kësaj partie, cituar nga gazeta.
—
Shqipëri-Reshjet e shiut, probleme në qytetin e Pogradecit
Rikthimi i reshjeve të shiut ka sjellë sërish përmbytje në rajonin juglindor. Pesë familje në qytetin e Pogradecit në orët e para të mëngjesit janë gëdhirë në mes të ujit, i cili ka përmbytur banesat e tyre. Banorët me fëmijë mes të cilëve një foshnje tre muajshe kanë mbetur në qiell të hapur pasi ambientet ku ata jetonin janë mbuluar nga uji, i cili u ka shkatërruar gjithë pajisjet e shtëpisë. Shkak i përmbytjes duket se është bërë devijimi i ujrave të stadiumit të qytetit në kanalizimet e këtyre banesave. Banorët të mbetur në mëshirë të fatit tregojnë se nuk kanë ku të shkojnë dhe apelojnë për ndihmë. Përvec këtyre familjeve ujrat e shumtë kanë vërshuar edhe në rrugët e qytetit duke sjellë vështirësi për kalimtarët dhe mjetet.
Pasuria e ish-Jugosllavisë i takon edhe Kosovës
*Por, në pyetje është; se a do të përfitojë edhe Kosova!? dhe deri kur……?/
* Ka disa pasuri të ish Jugosllavisë vetëm në Nju Jork(Sic është dhe kjo ndërtesë në Park Avenue-Shih foton)), që në bazë marrveshjeve për ndarjen nga shpërbërja ka marrë hisen e tyre, 5 ish Republikat përbërse të asaj që dikur quhej Jugosllavi e cila u shkërrmoq dhe nuk egziton më./
*Media njujorkeze shkruan se “Një marrëveshje që para katër vjetëve, e ka shitur pasurinë e ish “Jugosllavisë” në New York në tregun e shitëblerjes së pasurive të patundshme amerikane Real Estate./
Nga Beqir SINA – New York/
BENSONHURST – NEW YORK : Përveç trashëgimit të një pjese të borxhit ndërkombëtar para viteve të 90-ta, Kosova do duhej të kishte hise edhe në pasurinë e ish-Jugosllavisë thonë përfaqësues politikë dhe njohës të çështjeve ekonomike në vend.
Megjithatë, sipas tyre, Kosova nuk do të marrë përsipër edhe borxhet që burojnë gjatë periudhës së regjimit të Slobodan Milosheviqit brenda periudhës 90-99 të shekullit të kaluar.
Në bazë të aneksit 6 të Pakos së Ahtisarit, në nenin 1.1, thuhet se Kosova do të marrë përsipër pjesën e vet të borxhit ndërkombëtar të Republikës së Serbisë.
Borxhi ndërkombëtar, i cili do të ndahet, sipas kësaj pike, përfshinë ndër të tjera, borxhin ndaj Bankës Botërore dhe të kreditorëve të Klubit të Parisit dhe Londrës.
Në anën tjetër, vitin e kaluar një ekspert i ekonomisë, Lumir Abdixhiku , për radion Europa e Lirë pati deklaruar se “Kosova ka të drejtë trashëgimie në pasurinë e ish-Jugosllavisë. Mirëpo, sipas tij, vendi me të drejtë mund të refuzojë marrjen përsipër të borxhit pas periudhës së viteve të 90.
“Me negociatat e Vjenës dhe me vet Pakon e Ahtisaarit, Kosova ka marrë përsipër pjesën e borxhit të ish-Jugosllavisë të para viteve 90-ta, para të cilat janë investuar në ndërmarrjet e Kosovës apo në infrastrukturën tjetër të dedikuar për Kosovën”.
“Gjithsesi, duhet theksuar se Kosova ka të drejtë trashëgime edhe në pasurinë e ish-Jugosllavisë, meqë përderisa merr përsipër borxhet do të duhet të marrë përsipër edhe trashëgiminë”, ka thënë Abdixhiku për Europa e Lirë
Sipas institucioneve të huaja financiare, shifrat e borxhit që ka trashëguar Kosova nga ish-Jugosllavia arrijnë deri në 1 miliardë e 100 milionë dollarë.
Në pyetjen se a do të përfitojë edhe Kosova, nga pasuria e ish “Jugosllavisë ? Ka disa pasuri të ish Jugosllavisë vetëm në Nju Jork, që në bazë marrveshjeve për ndarjen nga shpërbërja ka marrë hisen e tyre, 5 ish Republikat përbërse të asaj që dikur quhej Jugosllavi e cila u shkërrmoq dhe nuk egziton më.
Ish “Jugosllavia” e vdekur, ka qenë “zhurmë e zhurmshme” e medias edhe ameriakne, gjatë këtij çerek shekulli të shpërbërjes së saj, vëç atyre luftërave dhe masakrave dhe krimeve të luftës, por edhe për disa objekte të ish Jugosllavisë – në SHBA, ku Sllovenia, Koracia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi i kan zgjidhur problemet e tyre me gjykatë ndërkombëtare.
I tillë ka qenë edhe problemi i ndarejes së pasurisë së një pallati në një lagje të New Yorkut në rrugën e pasanikeve të Amerikës, Park Avenue, ndërtesa 730 Prak Avenue duplex në Manhattan – NYC.
Një pallati që i përkiste ish-“Jugosllavisë” i cili 4 vjet më parë nxjerrë në treg për 20 milion dollar – pas 19 vjet grindje midis vendeve që bënin deri , atëhere ish republikën, që krenohej me pasurinë e popujve të tjerë , grabitur dhe shfrytëzuar për vete në mes të metropolit të botës, New York-ut.
Kjo ndërtesë shumë katëshe në një nga rrugët më të shtrejta në qytetin e Nju Jorkut, ku shumica e banorve të tyre, janë vetëm pasanikë, e ka rritur vlerën e saj tani në 30 milion dollar, sipas shtypit lokal.
Media njujorkeze shkruan se “Një marrëveshje që para katër vjetëve, e ka shitur pasurinë e ish “Jugosllavisë” në New York në tregun e shitëblerjes së pasurive të patundshme amerikane Real Estate.
Po sipas medias thuhet se Serbia ka paguar 12.000 dollar në vit çdo muaj për ta mirëmbajtur atë, dhe taksën vejtore.
Shtypi i New Yorkut, ka aluduar se “Ndoshta, pasuria e Ish “Jugosllavisë” në New York, 730 Park Avenue duplex është blerë nga Rusia.
Mbasi aty Putini dhe Medvedevi sa her që vinë në New York, akomondohen aty dhe e kan bërë atë Bromansion e tyre në qytetin e New York-ut
Sipas shtypit njujorkez, thuhet se ish- Jugosllavia, e kishte blerë atë pallat në këtë lagje luksoze në New York,(Park Avenue dhe rruga 5th Avenue) në vitin 1975, për 100.000 dollar atëhere.
Një katë i këtij pallati, me të gjtha dhomat, atëhere, pra 40 vjet më parë “u pushtua” nga Ministria e Jashtme e Serbisë, dhe shërbimi i tyre informativ UDB-ja, u vendosen me zyra aty së bashku me rezidencën e Ambasadorit serbë deri në vitin 1992.
Deri sa kur vendi shpërbëhet në atë që është sot, ka ka mbetur vetëm Serbia.Kështu, që ajo ndërtesë shërbeu deri sa ish 4 republikat “Jugosllave” përfshirë edhe Kosovën, pra Sllovenia, Bosnja, Kroacia dhe Maqedonia u shkëputën përfundimisht dhe fituan pavarësinë.
Ndërkaq simbas shtypit njujorkez “Për aq kohë sa statusi i banesës së pronësisë midis atyre vendeve, të ish Jugosllavisë, që nuk egzitonë më pas shkërrmoqëjes së saj, pra ai pallat në Park Avenue “730 Prak Avenue-duplex”, ishte i blerë për 100 mijë dollarë, atëhere, i cili sot në tregun e banesave në New York, ka vlerën afro milion dollarë, simbas çmimeve të tregut të shitblerejes së pasurive të patundshme Real Estatet
Pra, në pyetje në se i takon ligjërisht si pjesë e asaj pasurie të ish Jugosllavisë edhe Kosovës, pse të mos marrë pjesën e saj edhe Kosova?
Simbas shtypi të kohë thuhet se “Ajo ndërtesë e blerë nga Beogradi, ishte bërë “kafazi i sipunazhit” ose “zyra e avokatisë” në New York – Kombet e Bashkuara, ku krimi dhe gjenocidi ndërshtetror, i Beogradit, mori jetën e më shumë se 500 mijë njerëzve, në ato luftëra kur republikat kërkuan pavarësinë e tyre , përfshirë edhe Kosovën ku të gjithë ata ish qytetar të asaj që ashtuquhej dikur -ish “Jugoslllavi”.
Mirëpo, sot edhe ashtu si ka mbetur, pra e vetme si Serbi, kërkon t’a vëri në treg – madje dhe të marrë 40 përqind të fitimit, duke përjashtuar, padrejtësishtë, as edhe me një qindrakë Kosovën, të cilë e pati shfrytëzuar edhe më shumë se rebulikat.
“Jugosllavia”, emri i së cilës u bë simbol i së keqes – aqsa u ngritë dhe Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, përfaqësohet në atë emër, sot gjegjësisht, për të marrë pasurit, nga Serbia, e cila duhet të jap llogari dhe jo të përfitojë sot nga djersa e mundi i kombeve të tjera.
Hugo Grotius — në librin e tij mbi ligjin e luftës dhe paqes — thotë se për krimet dhe masakrat janë përgjegjës jo vetëm ata që i kryen krimet, por edhe ata që i planifikuan, ndihmuan, i mbështetën, i fshehën ose nuk u përpoqën të parandalonin krimet.. E tillë pra është vetem Serbia, sot e pas Millosheviqit.
Për këtë, Bashkësia Ndërkombëtare, sot duhet të kishte filluar me denazifikimin e Serbisë, duke hequr të gjithë të drejtat asaj për të përfituar edhe tash në pasurinë e ish asaj që dikur na ishte quajtur “Jugosllavi”.
Atij vendi që kanë qenë të lidhur me dhënien e ndihmës, planifikimin dhe urdhërimin e krimeve në Kroaci, Bsonje dhe veçanërishtë në Kosovë, ku ka pasur edhe një spastrim etnik dhe një masakër të paparë.
Në Kosovë u bë me të vërtetë një luftë e egër dhe e padrejtë, që dikush duhet të përgjigjet .
Në një rast të tillë, si Kosova – patjetër që do të vendosej dhe drejtësia në vend dhe Kosova do të përfitonte jo vetëm nga ish pasuria e saj e grabitur dhe e shfrytëzuar nga Serbia, për më shumë se gjysmë shekulli, por edhe drejtësia do të triumfonte njësojë si praktikë që është e njëjtë me atë të Nurembergut.
Dhënia e vendimit dhe dënimi në Nuremberg, nuk u ndal vetëm me ata të akuzuar dhe të sjellë ata në gjyq, por u akuzuan dhe quajtën kriminel që të gjithë që ishin të lidhur me ta, dhe që duhej të silleshin në gjyq.
Mirëpo, ja që akoma falë një palo marrëveshjeje të vendosur në vitin 2001, prona në pronësi të ish “Jugosllavisë” që nuk egziston më, që janë për t’u shitur, fitimet duhet të ndahen në mesin e pesë vendeve ( ish 5 republikave) dhe Serbia të marrë 40 përqind të fitimit, duke përjashtuar padrejtësisht Kosovën si ish pjesë e saj.
Kjo ka qënë e përcaktuar, sespse, sipas tyre deri në arritjen e asaj palo marrëveshje, Kosova nuk kishte statusin që ka sot – shtet i pavarur i njohur ndërkombëtarisht nga 111 vende përfshirë shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme të botës – SHBA, Anglinë, Gjermaninë, Italinë, Francën, Kanadanë dhe Japoninë..
Mirëpo, nëse kjo marrëveshje thotë se Serbia duhet të marrë rreth 40 për qind të të ardhurave, natyrishtë në pyetje është se sa i takon Kosovës të marrë.
Lidhur me pasuritë e Kosovës nën ish Jugosllavinë, ish ministri Bogdanoviq ka thënë se është arritur marrëveshja për suksesion, e cila është nënshkruar në vitin 2001 ndërmjet ish – republikave, për ç’arsye Kosova, siç ka thënë ai, si krahinë autonome, nuk ka marrë pjesë prandaj edhe nuk mund të marrë pjesë në ndarjen e pasurisë.
Ky i ashtuquajturi ish ministër për Kosovën Goran Bogdanoviq ka deklaruar, sërish se Kosova – nuk ka të drejtë dhe as që mund të marrë çfarëdo pasurie, që e ka qoftë në Serbi ose kudo tjetër në ish – “Jugosllavinë” e pesë republikave.
Bogdanoviq ka thënë se marrëveshja për suksesion është nënshkruar në vitin 2001 ndërmjet ish – republikave për ç’arsye Kosova, siç ka thënë ai, si krahinë autonome, nuk ka marrë pjesë prandaj edhe nuk mund të marrë pjesë në ndarjen e pasurisë, sipas tij.
Kosova në tri dekadat fundit ka marrë rreth 30 miliardë dollarë, të cilat Serbia i ka investuar atje, ka thënë ai për Radio Televizionin e Serbisë.
Natyrisht, as sot, dhe kurrë prej këtij Bogandoviqit dhe zyrtarëve të tjerë serbë, Kosova nuk ka për të marrë diçka nga ajo pasuri e grabitur, por duhet që Bashkësia Ndërkombëtare t’a vendosë drejtën në vend.
Sepse, Bogandoviqi dhe politikanët e tjerë të Serbisë, sot nuk kan treguar se sa Serbia ka marrë dhe ka plaçkitur në Kosovë, kur ajo e sundoi Kosovën për më shumë se 60 vjet, prej se kur qeveria komuniste e Josiph Broz Titos, dhe të tjerat me kryekriminelin e Ballkanit Millosheviqin, e rropën Kosovën sa që edhe vetë në atë kohë, ata thonin se “Trepca radi Beograd se gradi – Trepca punon Beogradi ndërtohet”.
- « Previous Page
- 1
- …
- 28
- 29
- 30
- 31
- 32
- …
- 104
- Next Page »