• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2015

Pa gurë është më e bukur fitorja

October 8, 2015 by dgreca

* Shqiptaret duhet t’i luten Zotit t’i ruaje nga vetevetja/

*Shoh një marri gati kolektive, televizionesh, studiosh, webesh… Shoh disa webe në Kosovë që e trajtojnë problemin e deklaratave të një djali nga Gora me emrin Miralem Sulejmani, si shkak paralajmërim të një rrebeshi vërshëllimash dhe sharjeve. E thonë me kënaqësi se, çfarë ka për të hequr i ziu në Elbasan…/

* Paska deklaruar që ndihet serb. Në fund të fundit, çfarë ka këtu për t’u befasuar. Një goran i lindur në Beograd, i rritur aty. Brenda një familje futbollistësh. Nga shkolla serbe. I suksesshëm në Europë. Mjaft t’i shikosh skedën. Çfarë duhet të presim./

Nga Ilir Levonja/

Nëse nuk fitojmë sot me Serbinë, nuk është faji i ekipit. Biles përgatituni të mos u shkumosni duke i sharë. Eshtë faji i juaji. I këtij publiku apo populli që mbeti me brohorima entuziazmi. Aq sa duket sikur është forcë vullnetare e përjetshme. Më vjen keq që shprehem kështu. Unë jam pjesë e juaja. Por me keqardhje zbuloj se jemi më shumë se sa duhet. Më shumë se sa duhet për zhurmë, për fjalë patriotike, për dukshmëri, për të bërtitur etj. Dhe me sa duket, as që kemi për të vënë mend. Më shumë se sa duhet të dehur. Më shumë …

Nuk e di nga i gjejmë këto energji çoroditëse. Këto shfryma që një njeri i urtë i përmbledh me thelbin e mbrojtjes brenda psikologjisë tonë. Zot na ruaj? Por nëse të tjerët, ata jashtë sojit shqiptar.

I luten Zotit t’i ruaj nga gjithçka. Shqiptarët duhet t’i luten t’i ruaj nga vetvetja. Pra jemi më shumë se normalja. Jemi sa për t’u dukur. Sa për t’u treguar esnaf me fjalë, jo si burrat që pretendojmë se i kemi dhe se i respektojmë. Nuk jemi të tillë… Dhe për më tepër tani, në liri.

Shoh një marri gati kolektive, televizionesh, studiosh, webesh… Shoh disa webe në Kosovë që e trajtojnë problemin e deklaratave të një djali nga Gora me emrin Miralem Sulejmani, si shkak paralajmërim të një rrebeshi vërshëllimash dhe sharjeve. E thonë me kënaqësi se, çfarë ka për të hequr i ziu në Elbasan. Përse? Paska deklaruar që ndihet serb. Në fund të fundit, çfarë ka këtu për t’u befasuar. Një goran i lindur në Beograd, i rritur aty. Brenda një familje futbollistësh. Nga shkolla serbe. I suksesshëm në Europë. Mjaft t’i shikosh skedën. Çfarë duhet të presim.

Patriotizëm? Për Gorën, apo goranët…? Të cilët edhe aty ku janë sot, flasin akoma sllavisht. Dhe ndihen serbë, bullgarë apo maqedonas? Pra në mes të Shqipërisë. Kurse një i rritur në mes të Beogradit, vetëm pse ka emër mysliam, duhet të ndihet shqiptar. Ndryshe është tradhtar dhe Elbasani do e fërshëllejë?! Ndërkohë që kemi shqiptarë që çfarë nuk po bëjnë të ndihen deri kinezë. Mjaft që të ikin prej asaj Shqipërie.

Dhe nuk e di pse duhet të kënaqesh kaq me ekzaltim, deri frenetisht sikur do ringjallim gjithë çfarë kemi humbur nga politikat shfarosëse të Serbisë. Madje ngelëm duke kujtuar genocidet, barbaritë, luftrat nga mesjeta e këtëj. Se kush ka të drejtë, serbët apo shqiptarët? Dhe sepse atyre u pëlqen të mashtrojnë historinë në sytë e njerëzimit, ne duhet ta zhbëjmë atë. Njerëzimi e di më mirë nga ne historinë. Por si nga tradita, nga vitet që palosen, e keqja e vetvetes i ka mbajtur në barazpeshë anët e kandarit. Nuk ka qënë vetëm i huaji, por edhe me ne njëri­tjetrin. Ndaj sot na ka kapur marrëzia.

Ndaj jemi edhe kaq të shfrenuar. Na ngjan se na ka ardhur shanci në derë që ata njëmbëdhjetë njerëz në fushë t’i dërrmojnë deri sa të na kënaqet shpirti ynë prej vullnetari të përjetshëm. Pa e kuptuar aspak se po i përgjigjemi, vulgaritetit historik me të njëjtën monellë. Jo për liri, jo për lavdi, jo për patriotizëm por thjesht se kemi rënë në grackën e vulgarizmit. Sidomos, së pari studiot e Kosovës. Një vrull i shfrenuar, të gjorët viktima, lufta, liria, vatani. Autobuzi i ekipit serb me flamur shqiptar. Si u ka shpëtuar serbëve? Si u a hodhëm?! Gorani Miralem Sulejmani etj. Ai ambasadori atje, që refuzoi notën e protestës etj. Bravo, bravo i qoftë. Këto janë përralla.

Ideollogji. Pasi sa kohë që nuk respektoni njëri­tjetrin dhe mbetët duke u zënë me domate e tranguj në Kuvend. Nuk ka komb kështu. Por ka njerëz që për komb kanë dëshirën e shfrenuar. Së dyti, mjaft i ratë më qafë gjoksit dhe dëshmorëve të luftës. Kosovën e çliroi NATO dhe Amerika. Po, kështu është. Ata e çliruan. E çliruan por jo për të themeluar 57 parti, jo për të rrahur gjoksin, jo për t’u vulgarizuar si armiku i juaj, jo për tu ekzaltuar dhe bërë qiellin e Ballkanit të barbarizuar nga një lloj reshje benzine sikur kemi kapur dhe çliruar botën.

Së treti këta tipa që përgjërohen me drone e që politikanët tanë dritëshkurtër i publikojnë pamjet e tij me mjekërr talebani, për heroin e stërrët të fushës së zezë. Ja morën shpirtin së kuqes.

Shqiponjës, etj. Që nuk ngopen dhe i shtojnë dozat deri në histeri. Ballistin po e përmend edhe bota. Po, po…, por nuk ka përse të jetë e habitshme, që pas disa ditëve të na thuhet se e kanë pompuar qëllimisht me sponsorizim të serbëve. Ata qytetarë që mallkojnë një qeveri kur ndalon.

Dhe që janë gati të shkelin me mijra ligje vetëm e vetëm që ”patrioti” ballist, të dali e të ndezi qiellin e benzinë.

Së katërti, shqiptarët brenda shtetit të kafshuar amë. Që edhe pse kanë një grup të mrekullueshëm profesionistësh, duan si e si t’i bëjnë talebanë xhihadistë.

Webe, statute me patriotizëm. Poza pa fund politikanësh. Dhe e keni vënë re, që këta shtetarët tanë mbushen plot statute e foto, me lojtarë me emër, me këngëtarë e aktorë. Dhe policë apo ushtarakë të vrarë. Vetëm në adete e mysybete. Jo në të përditshmen. Statute të tilla…, Mbytini, vritini etj.

Një komb një atdhe. Edhe pse ia mbajmë njëri­tjetrit traun tek hunda. Jemi vëllezër, jemi shqiptarë.Kthjellohuni se, qytetarisë së një vendi të lashtë i ka ardhur koha të dëshmojë. Për prapësitë e historisë që mundet edhe jo, të të duan ndëshkimin prej Zotit. Por jo prej shqiptarëve.

E sotshmja është një ndeshje futbolli që duhet të justifikojë edhe drejtësinë europiane karshi burokracisë dhe marrëdhënieve mes tarafeve dhe miqve të interesit. Që çuditërisht mëshirohen deri në intelektualë të tipit Mishel Platini. Shqiptarët e kanë brohoritur, adhuruar, dashurar.

Por puna është se ai u bë pjesë e pikërisht, kësaj vulgarizme globale që vuan prej shekujsh edhe qytetaria në Ballkanin perëndimor. Jepuni serbëve ujë bujarisht dhe lërini të qetë djemtë tanë.

Jepuni serbëve mesazhe paqeje. Po ashtu dhe njerëzimit nëpër botë. Jo tipat e ballistave që vdesin të duken talebane. Jepuni lule, jepuni brohoritje dhe tregojuni se klasit të respektit i erdhi shanci në historinë ballkanase të tregohet prej lashtësisë shqiptare. Ajo ka kohë që ka triumfuar.

I druhem kësaj shfryme, kolektive. Qoftë e afërt dita kur edhe të ndërrojmë.

Filed Under: Analiza Tagged With: është më e bukur, Fitorja, Ilir Levonja, Pa gurë

Muzika eshte jeta ime – flet Prof. Shqipe ZANI, Soprano (Mjeshtër i Madh)

October 8, 2015 by dgreca

Interviste / Histori Suksesi – nga Liliana Pere/

Profili i Shqipe Zanit/

Shqipe Zani e lindur ne Qyteze te vogel Gramsh, me nje bukuri te mbuluar nga zoti me malin madheshtor te Tomorrit dhe qe ne mes rri muri i Devollit mendon se ka marre nje pjese te bukurise, ate qe quhet talent. Dekori I bukur I natyres se qytetit qe ne vegjeline e saj e frymezoi Shqipen, dhe e ushqeu  boten e saj shpirterore artistike. Shqipja rrjedh nga nje familje intelektuale, te cilet e kane edukuar  me dashurine per artin dhe vlerat me positive.Ata  kane qene pjesmares te luftes nacional-clirimtare dhe kane punuar ne dobi te vendit.  Shqipja diplomohet ne 1964 – 1968 : Liceu Artistik “Jordan  Misja”,Tirane, diplomuar në Teoritikë. Vazhdon me pas ne Konservator ne vitin 1970 – 1973 : Studime të larta ne Konservatorin e Tiranës, dega Kanto, në klasën e Prof. Shpresa Nishani, me pas,stazh njëvjeçar pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, trupa e Solistëve.

1995 – 1996 : Akademia Santa Çeçilia, Romë (5 muaj) me bursë Tempus

1998 : Akademia Santa Çeçilia, Romë (1 muaj) me bursë Tempus

1984 – 1992 : Pedagoge e Jashtme në Fakultetin e Muzikës, Dega KANTO, Akademia e Arteve të Bukura

1992 e në vazhdim – Pedagoge e Brendshme Definitive në Fakultetin e Muzikës, Dega KANTO, Akademia e Arteve të Bukura.

1996 – Emërohet Shefe e Seksionit të Kantos në Fakultetin e Muzikës

Nje karriere e dashur, e bukur e suksesshme, me nje nje aktivitet te dendur artistic, dhe te vleresuar te adhurueshem per publikun me shume cmime…Vleresimet per Shqipe Zanin jane te shumta

Urdhri “Naim Frashëri”, klasi III, “Për interpretim të Lartë të muzikës shqiptare dhe popullore të përpunuar” Tirane më 21.09.1985, Dekret nr.7000

  1. Çmimi I Dytë në Konkursin “Tefta Tashko” Korçë në vitin 1988
  2. Çmimi I Parë dhe I Dytë në Festivalin e Këngës Popullore të Përpunuar në vitet 1977,1978, 1979
  3. Çmimi I Parë dhe I Dytë në Dekadat e Majit, në vitet 1981, 1982, 1983
  4. Çmimi I Parë dhe I Dytë I Romacës Shqipatre në vitet 1988, 1997
  5. Titulli “QYTETAR NDERI”, me vendim të Këshillit Bashkiak GRAMSH, Nr.3 datë 21.07.2000
  6. Titulli “PROFESOR”, me VKM dhe Komisionit të Kualifikimit Shkencor nr.147 datë 27.07.2007
  7. Titulli “MJESHTËR I MADH”, me nr. Dekreti 7333 dt. 12.03.2012 dekretuar nga Presidenti Bamir Topi

Ndiqni bashkebisedimin…

Pyetje:Ku e gjen frymezimin Shqipja, kush e zbuloi talentin tuaj muzikor qe ne femijeri, mbeshtetja  dhe ndikimi ne formimin tuaj profesional si kengetare lirike kush ka qene?

Pergjigje- Frymezimin per te kenduar e kam gjetur ne qytetin tim ne bukurite dhe dashurine e madhe qe kam per te,  dhe ne deshiren dhe pasionin e madh per te qene nje kengetare e mire lirike

Profesori im I pare qe ka konstatuar qe une kam vesh muzike dhe talent, ne moshen 10vjec, ka qene Profesori im I muzikes Eduart Nosi.Ndersa mbeshtetjen dhe shtytjen e kam pasur nga babai im qe ka sakrifikuar shume. Puna ddhe durimi bene qe une te rritesha profesionalisht ne skene, Pedagaget qe ndikuan ne formimin tom kane qene Simon Gjoni , Malto Vakaj, Kseonthipi Mullisi , Lumturi Kalenja. Per tub ere nje kengetare e mire lirike duhet nje formim I mire muzikor dhe nje pune ne perditshmeri per te mbajtur zerin dhe timbrin e tij ne cilesine  e duhur.

Ardhja ne TOB , dhe bashkepunimet e mija me kengetaret me te mire te TOB si I ndjeri artisti madh Mentor Xhemali,Nina Mula, Ramiz Kovaci,Burhan Spahiu  u bene nje mbeshteje e forte dhe nje shtytje per tu perfeksionuar si artiste, Bashkepunimi me dirigjentet e medhenj si Refat Teqja I cili ishte dhe nje njeri shume imadh ne boten e tij.

Pyetje: E dashurShqipe ;ju  na keni zbukuruar jeten me zerin dhe muziken tuaj  a mundeni te sillni ne vemendjen e lexuesve, si ka qene karriere juaj artistike?

Pergjigje: Karriera  ime artistike ka pershkruar nje rruge te gjate te bukur, dhe shume pune e devocion, udhehequr nga pasioni per tu bere nje kengetare lirike, qe kur isha femije kete term nuk e njifja fare. Ndjeja Brenda vehtes se duhej te kaperxeja disa kodra dhe male per te ardhur ne Tirane. Kam realizuar mbi 2500 koncerte me Piano, Muzikë Dhome, Koncerte me orkestër, Koncerte me filarmoninë e qytetit Tiranë, me orkestrën e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve popullore, me orkestrën simfonike të Radio Televizonit Shqiptar, me orkestrën e pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Arteve, me orkestrën e qytetit të Shkodrës, Durrësit, koncerte me Orksetrën e Ansamblit të Ushtrisë, Koncerte me grupin “Na bashkoi kënga popullore”. Kam realizuar concert Premierë me muzikë shqiptare të muzikologut Prof. Ramadan Sokoli.

Po permend disa nga rolet e mia muzikore ne vite:

1974 – 1992 : Soliste në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku kam realizuar këto role në veprat skenike:

  1974 – roli i Davës, Opera “Mrika” të Prenk Jakovës

  1976 – roli i shoqes, Opera “Komisari” të Nikolla Zoraqit

  1976 – roli i Lules, Opera “Zgjimi” të Tonin Harapit

  1977 – roli i Afrovitit, Opereta “Karnavalet e Korçës të Avni Mulës

  1982 – roli i Myzetës, Opera “Boheme” të Xhiakomo Puçinit

  1983 – roli i Fraskitës, Opera “Karmen” të Zhorzh Bizet

  1984 – roli i Rozinës, Opera “Berberi I Seviljes” të Xh. Rossinit

  1985 – roli i Toskës, Opera “Toska” të Xhiakomo Puçinit

 1986 – roli i XHildës, Opera “Rigoleto” të Xhiuzepe Verdit

1987 – roli i CiuciuSanit, Opera “Butterfly” të Xhiakomo Puçinit

1989 – roli i Nedës, Opera “Paliaçi” të L. Kavalos

1990 – roli i Elit, Opera “Liceistët” të Josif Mingës (me orkestrën e Korçës)

1990 – Koncert recital me 16 pjesë, shoqëruar në piano nga Johan Botka

1991 – roli i Eleonorës, Opera “Trovatore” të Xhiuzepe Verdit

2000 – koncert në Prishtinë, Kosovë shoqëruar nga pianistja Mira Keta

2000 – koncert recital në Prishtinë, Kosovë

2004 – koncert vocal I muzikës së dhomës me soprano Shqipe Zani, me pjesëmarrjen e Stefano Donaudy (36 Arie të stilit antic, për kanto e pianoforte)

2007 – koncert recital me muzikë shqiptare :Portreti I Ramadan Sokolit”, shoqëruar në piano nga pjanistja Lea Kilica

2010 – koncert “Tre sopranot” Sh.Zani, S.Frashëri, M.Leka

2012 – koncert për 100 vjetorin e Pavarësisë shoqëruar nga Orkestra e Akademisë së Arteve të Bukura

  • 2014 – koncert me formacionin muzikor të muzikës Barok
  • 2015 – koncert me kuartet harqesh në Pejë, Kosovë
  • 1991 – e në vazhdim – koncerte të vazhdueshme në skenë me Piano e Orkestër

Pyetje: Kam kuriozitet te di lidhjen pedagogjike dhe muzikes si dhe artikujt te realizuar nga ju, cilat jane si dhe eksperienca te tjera pedagogjike?

 

  • Artikujt Muzikore te realizuar nga Shqipe Zani

 

  • 2004 : “Fizionomia kombëtare e krijimtarisë sonë përmes interpretimeve vokale” – botuar nga Instituti k Studimeve Pedagogjike
  • 2004 : Kumtesë “Raporti k muzikës së kultivuar më publikun dhe roli I një edukatori në kultivimin e shijeve të drejta te brezat e rinj”
  • 2005 : Kumtesë “Roli izërave femërorë në trajtimin e figurave në operat shqiptare”
  • 2005 : Material teknik “Frymëmarrja” (Përkthim)
  • 2005 : Programi mësimor për vitin akademik 1998 – 1999
  • 2006 : Promovimi k librit “Ëndrra dhe realitete” (Monografi Jorgjia Truja), Referon Shqipe Zani

EKSPERIENCAT PEDAGOGJIKE

1984 – 1992: Pedagoge e Jashtme në Fakultetin e Muzikës, Dega KANTO, Akademia e Arteve të Bukura1992 e në vazhdim.

Prej vitit 1984 e deri sot kam përgatitur mbi 40 diplomantë ndër të cilët do veçoja:

  • Nereida Fico (Soliste TOB)
  • Erinda Agolli (Soliste TOB)
  • Mirela tafaj (Soliste TOB)
  • Romina Baçe (Soliste TOB)
  • Dorina Selimi (Soliste TOB)
  • Era Limani (Kosovë) (Koncertiste)
  • Anila Tërshana (Soliste, Greqi)

Pyetje:Kisha deshire te permendnit disa nga koncertet tuaja kryesore mundet ?

Pergjigje: Po sigurisht. Kam realizuar mbi 2500 koncerte me Piano, Muzikë DHome, Koncerte me orkestër, Koncerte me filarmoninë e qytetit Tiranë, me orkestrën e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve popullore, me orkestrën simfonike të Radio Televizonit Shqiptar, me orkestrën e pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Arteve, me orkestrën e qytetit të Shkodrës, Durrësit, koncerte me Orksetrën e Ansamblit të Ushtrisë, Koncerte me grupin “Na bashkoi kënga popullore”. Kam realizuar concert Premierë me muzikë shqiptare të muzikologut Prof. Ramadan Sokoli.

PJESËMARRJE NË AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE

1974 : Turne në Jugosllavi me grupin e Durrësit

1975 : Turne në Kinë dhe Kore me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve

1977 : Turne në Turqi me grupin “Na bashkoi kënga popullore”

1979 : Turne në Greqi me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve

1981 : Turne me Orkestrën e Radio Televizionit në Itali

1984 : Turne me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve në Egjypt

1986 : Turne me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve në Itali

1998 : Turne me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve në Palermo, Tunizi

1999 : Turne me Ansamblin e Bashkisë Tiranë në Itali

2006 : Turne me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve në Wells, Angli

2011 : Koncert me Muzikë Dhome, Ulqin (Mali I Zi)

2015 : Koncert “Mesazherët e Paqes”, Paris (Francë)

Rifat Teqja, dirigjent i TOB (Artist i Popullit të Republikës së Shqipërisë, Prof. në Akademinë e Arteve) flet per Shqipe Zanin si deklaron më poshtë:

E njoh sopranon e mirënjohur Shqipe Zani qysh në fillimet e saj si studente në institutin e Lartë të Arteve të Bukura, për një vokal sa të bukur e plot dritë, aq edhe për një diapazon të gjerë e kualitet tingëllimi. Ajo u emërua si Soliste e Parë në TOB për kualitetin e lartë të vokalit të saj, duke u renditur me dinjitet me bashkëkohësit e saj më të mirë të këtij institucioni, duke u aktivizuar në role kryesore të shumë veprave skenike si opera, opereta e koncerte.

Me vlera të larta profesionalizmi e artistike janë realizimet e saj si Afroviti te “Karnavalet e Korçës”, Rozina te “Berberi i Seviljes”, Myzeta te “Boheme”, Ned ate “Paliaçi”, Leonora te “Trovatore”, Toska te “Toska” etj…

Në mënyrë të vacantë kontributi i saj ka qenë në veprat shqiptare ku karakteristikë e interpretimit të saj ka qenë individualiteti artistik. Zor se i ka shpëtuar repertorit të saj ndonjë vepër skenike kombëtare, koncert, konkurs, festival, ku Shqipja është nderuar edhe me çmime. Këndueshmëria e këtyre roleve me një timbrikë ekspresive dhe të pasur ka bërë që Shqipja të krijojë individualitetin e saj dinjitoz. Kontributi shumë i rëndësishëm ka qenë ndër vite e sidomos aktiviteti i saj koncertal për të cilin ajo është shquar për prirjen e saj të veçnte duke korrur sukses Brenda dhe jashtë vendit.

Një prirje po aq e rendësishme eshtë edhe kontributi i saj në fushën dhe jetën pedagogjike, krahasa asaj artistike, ku nga dora e saj janë përgatitur dhe përgatiten me shumë sukses me dhjetra këngëtare të talentuara e të pajistura me aftësi dinjitoze profesionale dhe artistike. Shkurt 1999, Tiranë.

Mesazi im per boten e muzikes eshte:

Kendon shpirti , pastaj zeri , dhe mendja duhet ushqyer me pare me nje formim te forte muzikor shkollor si dhe nje pune te perditesuar dhe te papertuar.

Falenderim i Shqipes:

Nje falenderim shume shpirteror dhe nje vleresim te madh per gruan inteligjente,dhe Org ‘’Gruaja Shqiptare ne  per punen e palodhur dhe perkushtimin serioz ne missionin e saj, Liliana Pere, qe me ftoi ne interviste vete kembengulese. me pasion dhe dashuri me shume respect dhe dashamiresi , ne nje kohe qe gjithe jeten time nuk me ishte afruar asnje gazetar per interviste. Koleget kane shkruar por une drejt per drejt me dekada te tera jam shprehur sinqerisht me nje pergatitje serioze per Lilianen.Urime Liliana dhe suksese ne misionin tuaj.

Ju faleminderit ju e dashur Shqipe Zani qe ma bête diten kaq te bukur, bisedova me nje artiste te madhe, me nje shpirt socal, dhe bote te madhe muzikore.E ndjeva muziken e saj afer ne veshin tim , duke kenduar kengen lule bore ne fund te intervistes , dhe me ne u bashkuan gjithe grate qe ndodheshin rreth nesh.

Faleminderit nga zemra artistja e madhe Shqipe Zani.Ishte kenaqesi biseda me ju.

Liliana Pere

Presidente e organizimit Internacional

Gruaja Shqiptare ne Bote

Keshilltare nderi ne Misionin Diplomatik per P. P

“Missionare e Paqes”

Filed Under: Interviste Tagged With: flet Shqipe Zani, Histori Suksesi, Liliana Pere

Në do të dish për hallet e vatanit….

October 8, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/ 
Realiteti sotëm shqiptar është një kutërbim, që të tremb në çdo anë.
Realiteti i sotëm shqiptarë është më së shumti,poezia  e poetit rebel Pano Taci,që nuk jeton më. I ndriftë shpirti.
Realiteti i sotëm është i përfshirë tej e tëhu në vargjet e poetit rebel.
Pra çfarë është Shqipëria e sotme?Lexoni poetin rebel:
Në do ta dish  ç’është kob  e zi/Eja në Shqipëri./Në do dish ç’është loti në sy,/Eja në Shqipëri./Në do të dish si vritesh për hiç gjë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pa brekë kush të lë/Eja në Shqipëri./Në do të dish çdo të thotë uri/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse daci bëhet mi,/Eja në Shqipëri./Në do të dish me vdekjen kush fle,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse shpresa na u zhbë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish si kafshon një ari,/Eja në Shqipëri./Në do të dish ku rri djalli i zi,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse bytha  vend s’na zë./Eja në Shqipëri./Në do të dish me lirine ç’u bë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse qan zemra në gji,/Eja në Shqipëri./Në do të dish të mos dish gjë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse mallkimi s’na zë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish kush na e solli gjëmën,/Eja në Shqipëri./Në do të dish se me një “ç’i qi tëmen”,/Rrojnë në Shqipëri./Në do të dish për hallet e vatanit./Kush vjen në Shqipëri./Si bos,kalorës përtej oqeanit.Sa çik këmba te dera e hanit./Na e pjerdh, o Perëndi!
Shqyrtime:Nuk dua të sqarojë, poezinë artistikisht .Madje koha dhe thelbi i saj është për ditë të demokracisë, më qartësisht pas  vitit të mbrapshtë të 97.Ky ishte edhe frymëzimi i autorit të ndjerë.;
 Luftërat na kanë ndjekur në mote të trazuar na paqe e demokraci. Dua të zbres vetë në thellësi të shekujve edhe pse poeti llafin e ka për ditët  e sotme. Luftrat  me Romën,me osmanët , sa shekuj,me fqinjët  së fundi me serbët .Deri në kohët e demokracisë.Po lufta mes vetëve. Çfarë ishte ’97?Lufta ishte edhe punë. Dhe nga gjithë kjo, kob i zi na ka ndjekur këmba -këmbës. 
Nëse shqyrtojmë  se c’është loti si proces kimik është tjetër sua ,por loti në sytë e shqiptarëve nuk ka qenë i pazakontë. Luftërat,varfëria,krizat,tragjeditë edhe këto nuk kanë qenë të pazakonta. Demokracia pritej më mirë, por ardhja e saj dhe  gjithë trazicioni i vështirë  dhe tejet i zgjatur po i shkatërron shqiptarët. Reforma, që kurrë s’përfundojnë,apo reforma që duhen bërë për të huajt dhe kurrë për shqiptarët. Skandale  dhe vjedhje ,korrupsion dhe mashtrim,e  por shpresa në sytë e shqiptarëve vec  është zvogëluar. Një ditë shqiptare ngjet kështu:Ministri shkon për seks,guvernatori vjedh bankën e vet,drejtori filialin e tij, politikani merr tenderin ,gjyqtari mjel viktimat e tij . Askush nuk beson më te qeveritë. Të gjithë në mbrojtje të hajdutit. Thënie të mençura: “Ngrysesh fukara,gdhihesh milioner”. “Ngrysesh ushtar-gdhihesh gjeneral”,vetëm këtu-as tjetër kund .Askush nuk e mbron qytetarin e shkretë. Në do të dish si vritesh për hic gjë. Po një sherr banal,plas gjithkund  dhe pushkët kanë vite, që  e rëndojnë jetët  e qytetarëve  nga mëngjesi në muzg.Rendi ka qenë dhe ka mbetur problem. Mafia dhe  politika e kanë gërryer rëndë këtë godinë të rëndësisë së parë për jetët e qytetarëve.Dhe më tej akoma.
Tregonin se  sa vinte një huaj në këtë vend, ishte i madh deri president  i një vendi, mirëpo sa po kthehej në tokën e ti,j  fati ishte i shkruar i tillë ose të  shkarkohej ose  të vdiste. Mirëpo Pano poeti e ka thanë ndryshe me bukur kështu: Në do të dish për hallet e vatanit./Kush vjen në Shqipëri./Si bos,kalorës përtej oqeanit.Sa çik këmba te dera e hanit./Na e pjerdh, o Perëndi!….
Nuk është për të vënë buzën në gas, por për të  vënë duart në kokë A merret ndokush me bekimin e  këtij vendi?Kemi gjithë këto fe në pak vend dhe njihemi si vendi i tolerancës fetare, por a punojnë fetë për vendin e tyre?Që të mos i fryjë as djalli e as shejtan e bir shejtani.
Gjendja dhe kandisja në këtë farë feje   dhe më gjerë  është në fund të fundit poezia  e këtij poeti ,që të lë  pa mend për mënyrën e të shkruarit dhe gjendjen reale të banorëve të këtij vendi. Kjo poezi e bukur  e poetit, që nuk jeton më është e frymëzuar nga realiteti shqiptar. Në të vërtetët është vetë realiteti shqiptar. Shkurt:Fotografi e këtij realiteti.

Filed Under: Komente Tagged With: Gezim Llojdia, hallet e vendit, koment

De Biasi: Kundërshtar i fortë, por jemi të përgatitur

October 7, 2015 by dgreca

TIRANË, 7 Tetor/ Nga Gjergji Mima/ -Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi e ka konsideruar ndeshjen e 8 tetorit përballë Serbisë si një takim mjaft të rëndësishëm ku motivimi i lojtarëve është në nivelet më të larta.

Një ditë përpara zhvillimit të ndeshjes me Serbinë, trajneri De Biasi, në një konferencë për mediat ka deklaruar se tensioni në këtë ndeshje është normal.

“Për mua tensioni është në nivele normale, është një ndeshje e rëndesishme, tensioni është ai i duhuri. Kam pasur ide të qarta, pjesa më e rëndësishme e lojtërëve janë disponibël për këtë ndeshje. Kundërshtari është i fortë, ka lojtarë që luajnë në ekipe të mira, por ne jemi te pergatitur”, ka theksuar De Biasi.

Pyetjes se sa e njeh kundërshtarin , duke qene se ndeshja e parë zgjati rreth 40 minuta, De Biasi u shpreh se, “Nuk besoj se është ndonjë handikap i madh. Për ato minuta që kemi qenë në fushe ne kemi bërë një lojë të mire”.

“Ne kundërshtarin e njohim mirë, dhe qëllimi është rezultati pozitiv. Në do të futemi në lojë për të fituar ndeshjen. Në hymë në fushë duke respektuar kundërshtarin, por duke arritur objektivat tona”, ka thënë ai

Më tej,  De Biasi ka nënvizuar se për një trajner kjo është ndeshja më e thjeshtë për tu përgatitur, sepse lojtarët e kanë motivimin brenda. “Besoj që ne duhet të jemi inteligjentë në fushë dhe të shfrytëzojmë goditjet e këndit apo ato të dënimit për të fituar”, është shprehur trajneri i Kombëtares.

Lidhur me gjendjen e lojtarëve dhe formaionin De Biasi ka theksuar se ka pasur ide të qarta që në fillim. “Të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe të motivuar për këtë ndeshje”.

Ndërsa Serbinë, De Biasie e ka cilësuar si një kundërshtar shumë të fortë. “Serbia ka lojtarë që luajnë në klube evropiane, por mendoj se edhe ekipi ynë ka mjaft cilësi”.

Cana: Kombëtarja pranë ëndrrës për të luajtur në Evropian

7-cana_8196Për kapitenin e ekpit kombëtar, Lorik Cana, Kombëtarja është fare pranë ëndrrës për të luajtur për herë të parë në fazën finale të një kampionati evropian.

Cana është shprehur se, ndeshja do të luhet duke respektuar kundërshtarin, por duke besuar në forcën tone”.
“Lojtarët të fokusuar tek përgatitja për ndeshjen”, ka siguruar Cana, duke shtuar se, “mënyra e përgatitjes së kësaj ndeshjeje nuk dallon nga ndeshjet e tjera”.

Cana ka vlerësuar punën e trajnerit de Biasi me kombëtaren shqiptare duke theksuar se, me tranerin De Biasi kombëtarja është rritur si skuadër dhe këtu em rënësi ka qenë përgatitja në grup”.

***

FORMACIONI I MUNDSHEM

Trajneri i ekipit perfaqesues shqiptar, italiani Gianni De Biasi, eshte drejt piketimit perfundimtar te formacionit me cilin do te perballet te enjten ne mbremje me ekipin e Serbise ne “Elbasan Arena”, per eliminatoret e Euro 2016.
Formacioni i mundshem i ekipit shqiptar eshte:
Berisha – Hysaj, Cana, Ajeti (Xhimshiti), Agolli – Kukeli – Gashi (Roshi), Abrashi, Xhaka, Lenjani (Meha) – Cikalleshi (Balaj)

Filed Under: Sport Tagged With: DeBiassi, fitore, formacioni, kudnershtari i forte

Ndeshja Shqipëri- Serbi, trajneri Çurçiç: Mendojmë vetëm për lojën

October 7, 2015 by dgreca

TIRANË, 7 Tetor/Nga Gjergji Mima/ -Trajneri i Serbisë, Radovan Curçiç dhe kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanoviç,  mbajtën sot një konferencë për mediat në prag të sfidës së 8 tetorit ndaj Kombëtares shqiptare në “Elbasan Arena”, të vlefshme për elemiatoret e kampionatit Evropian “Francë 2016”.

Konferencën e hapi zv/Presidenti i Federatës serbe, Savo Milosevic, i cili theksoi se gjatë rrugës për në Tiranë,  autobusi i Serbisë është goditur me gurë, por tha se autoritetet shqiptare reaguan menjëherë dhe situata u normalizua.

“Ndodhi një incident i vogël rrugës për në Tiranë. U qëllua me gurë autobusi, por nuk pati ndonjë problem. Reaguan autoritetet shqiptare dhe gjithçka është në rregull”, tha Milosevic.

Perfaqesues te ekipit kombetar serb ne konference shtypi Foto Agim Dobi (2)Ndërsa trajneri i Serbisë, Radovan Curçiç u shpreh se, “do mundohemi të mos mendojmë për gjë tjetër në fushë, por vetëm lojën. Sa i përket formacionit të përfaqësueses së Serbisë, trajneri serb tha se, “formacionin do ta shihni nesër në fushë”.

Trajneri serb ka ripërsëritur se përfaqësuesja serbe mendon vetëm për futboll dhe për asgjë tjetër në këtë ndeshje. Sa për motivimime lojtarëve, ai tha se, “ka qenë shumë e lehtë t’i motivosh futbollistët për këtë ndeshje”.

Ai deklaroi se skuadra e tij do të hyjë në fushë për fitore, megjithëse shtoi se Shqipëria ka një skaudër të konsoliduar. “Kombëtarja jonë është ende në formim, ndërsa Shqipëria ka një skuadër të konsoliduar. Shqipëria është një ekip fortë dhe jo më kot është në vendin aktual në grupin tonë”, tha ai.

Perfaqesues te ekipit kombetar serb ne konference shtypi Foto Agim Dobi (1)Lidhur me një shkarkim të tij nëse humbet nesër trajneri Çurçiç në tha se, “Çdo trajner e di që një ditë do të largohet, por unë nuk mendoj se do të iki pas kësaj ndeshjeje”.

Ndërsa kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanoviç u shpreh se, “kjo ndeshje e kalon sportin por ne duam ta fitojmë”.

I pyetur për trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi, Ivanoviç  tha se, “trajneri i Kombëtares shiqptare është një Italian dhe mendoj se ai ka bërë një përgatitje psikologjike si dinë vetëm ata”.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi impaktin e parë në Tiranë, Ivanoviç tha se, “E dimë që kjo ndeshje tejkalon sportin, por ne duam vetëm futbollin dhe do të përpiqemi me çdo mënyrë ta fitojmë këtë ndeshje”. Kapiteni serb shtoi se, ky rast është rasti më i mirë për të ndryshuar mentalitetin mes dy popujve në Ballkan.

Filed Under: Featured Tagged With: flet Curic, konference Shtypi, ndeshja Shqiperi-Serbi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • 88
  • …
  • 104
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT