• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2015

Kosova drejt liberalizimit të vizave

October 3, 2015 by dgreca

-Republika e Kosovës për liberalizim vizash ka plotësuar 87 nga 95 kriteret teknike, e të gjitha do plotësohen deri në fund të nëntorit 2015. Diskutohen çështjet e integrimeve në Bashkimin Evropian/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 3 Tetor 2015/ Kosova drejt liberalizimit të vizave ka plotësuar 87 nga 95 kriteret teknike, e të gjitha do plotësohen deri në fund të nëntorit 2015. Këtë e ka bërë të ditur kryeministi Isa Mustafa pas kthimit nga Nju Jorku dje pasdite në Prishtinë dhe takimeve e bisedave që ka pasur delegacioni kosovar me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, komisionerin e BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

“Kemi diskutuar çështjet e integrimeve tona në Bashkimin Evropian, veçmas procesin liberalizimit të vizave dhe çështje tjera integruese si dhe Marrëveshjen për Stabilizim Asociim”, tha kreu i qeverisë së Kosovës.

“Mund të them se kemi një përkrahje të plotë, nuk mund të flas tani për afatet, veçmas për liberalizimin e vizave, por konsideroj se ne do t’i përmbushim deri në fund të nëntorit të gjitha kriteret”, shtoi ai.

“Nga 95 kritere teknike të cilat janë parashtruar para nesh, i kemi plotësuar krejtësisht 87. Kanë mbetur edhe disa, për të cilat do ta bëjmë tani një Task Forcë dhe do të procedojmë me to deri në fund të nëntorit, në mënyrë që të gjitha kriteret t’i kemi të plotësuara krejtësisht, dhe të presim që të merret vendimi politik në nivel të Bashkimit Evropian”, theksoi kryeministri i Kosovës, Mustafa.

I ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, kryeministri i Kosovës Mustafa ka marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ndërsa është pritur në takime me zyrtarë të lartë të Administratës së SHBA-ve.

“Gjatë 5 ditëve të vizitës, kemi zhvilluar dhjetëra takime dhe aktivitete të nivelit të lartë, të cilat besoj se kanë dhënë  fryte të rëndësishme për Kosovën, veçanërisht në raport me rolin e saj në bashkësinë ndërkombëtare”, vlerësoi Mustafa.

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosova drejt, liberalizimit të vizave

Presdienti Obama, Rusia po forcon ISIS

October 3, 2015 by dgreca

Kur dukej se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë e kishin krisur akullin disa vjeçar mes dy vendeve, ka qenë vetë Presidenti Obama, i cili në një dalje për mediat nga Shtëpia e Bardhë, i ka cilësuar sulmet e nisura nga Moska mbi Siri, si një mbështetje dhe forcim që i bëhet Shtetit Islamik. “Arsyeja pse Asadi është akoma në pushtet, është sepse Rusia dhe Irani kanë qenë të gatshëm për ta mbështetur. Putin shkoi në Siri, sepse miku i tij Asad është i dobët. Nuk u mjaftua vetëm me dërgimin e parave, por u desh të dërgonte dhe njerëz. Vetëm Rusia dhe Irani janë me Asadin, e gjithë bota është kundër tij”, ka deklaruar Presidenti Obama përpara gazetarëve. Ndër të tjera, Obama ka kundërshtuar me forcë dhe “teorinë ruse”, sipas së cilës, cilido që kundërshton Asadin është terrorist. Për Presidentin amerikan, fakti që Rusia nuk bën dallimin mes ISIS dhe opozitës së moderuar sunite, është rruga drejtë shkatërrimit.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Isis, Presdienti Obama, Rusia po forcon

Shqiptarët kandidatë për zgjedhjet në Zvicër

October 3, 2015 by dgreca

CYRIH, 3 Tetor 2015/ Në Cyrih, Zvicër, ministry kosovar i Diasporës, Valon Murati takoi kandidatët shqiptarë për deputetë në parlamentin qendror zviceran.

Ai shprehu kënaqësinë e tij për faktin se të rinjtë shqiptarë nuk qëndrojnë indiferentë dhe kanë guximin t’i hyjnë një gare të tillë zgjedhore në funksion të integrimit sa më të madh në jetën publike zvicerane.

“Diaspora është ajo pjesë e kombit shqiptar që ka dhënë kontribut të fuqishëm dhe ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare në të gjitha kohërat dhe për të gjitha situatat”, tha Murati.

Më tej theksoi se momentalisht diaspora është në tranzicion, në një pikë kthese, prej fazës së mobilizimit për të ndihmuar çlirimin e Kosovës  – në një fazë të integrimit dhe fuqizimit në jetën politike, si formë e mundësi tjetër e ndihmës për atdheun.

“Pavarësisht rezultateve tuaja si kandidatë në këto zgjedhje, rruga në të cilën jeni futur garanton suksese të padiskutueshme. Inkuadrimi, e eventualisht, fitimi i ndonjë mandati në parlamentin zviceran përbën kulmin e integrimit të shqiptarëve në Zvicër”, u shpreh Murati.

Ai porositi që shqiptarët të jenë sa më të organizuar si komunitet dhe në këtë unitet të tyre të mos reflektojë raporti i partive politike në Kosovë.

Në anën tjetër, të gjithë kandidatët për deputetë në Parlamentin e Zvicërs të pranishëm në këtë takim shprehën falënderimin e tyre për vizitën dhe mbështetjen. Ata gjithashtu falënderuan partitë zvicerane për mundësinë e dhënë që të jenë pjesë e listave të tyre zgjedhore, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për çështjen e Kosovës.

Angazhimin e tyre e konsideruan shumë të rëndësishëm në disa pika: Integrimin në jetën publike dhe atë shoqërore në përgjithësi; fuqizimin e rolit të shqiptarëve në Zvicër; përmirësimin e imazhit.

Ministri Murati dhe të gjithë kandidatët kërkuan nga shqiptarët që jetojnë në Zvicër që të dalin në këto zgjedhje dhe t’i votojnë ata./b.j/

Filed Under: Mergata Tagged With: Behlul Jashari, ne Zvicer, per zgjedhjet, Shqiptarët kandidatë

Telenovelat turke edhe me të rrezikshme së pllaka e sulltanit në kalane e Lezhës

October 3, 2015 by dgreca

Opinion nga Lek Gjoka/

Ka pak ditë që një pllake e Sulltanit otoman vendosur gabimisht në hyrjen kryesorë të kalase së Lezhës që kurr nuk e kishtë pasur vendin në kala po bën një zhurmë të madhe në media dhe rrjetet sociale.Shqiptaret shqetesohën me të drejte, madje kanë shkuar deri në nënshkrimë peticioni për presidentin shqiptar për kete pllakë por harrojnë së ku qëndron problemi i vertete dhe “investimi” i qeverisë turke ose saktesisht i një Sulltani të ri turk i pagezuar president në trojët shqiptare kur ka ku investon për shqiptaret e Turqise që kalojnë të gjashtë milionet dhe nuk i njeh as si minoritet.
Problemi i parë janë vete qeverite shqiptare në Tiranë e Prishtinë që për interesa përsonale bëjnë sikur nuk e kuptojnë nostalgjinë e disa qeveritareve turq për perendorine otomane.Që kjo nostalgji të fillojë të realizohet duhet të investohet në art,kulturë,letërsi ku me së miri kanë filluar ta realizojnë nëpërmjet telenovelave.Të gjitha kanalet televizive shqiptare janë lëshuar plot bujë me telenovela turke që ngadale të mundohen ti shpërlajnë trutë mases së popullit shqiptar sikur përendoria otomane dhe Sulltanet a veziret sollen zhvillim e kulture në gadishullin ilirik, që po ky pushtues ja ktheu emrin në gadishulli Ballkanik.E verteta e dhimbshme e historise së otomaneve mbi kombin shqiptar nuk harrohet .Kur kojshite tan i jepnin Sulltanit robina motrat e veta që ti përzinte rracen e të kishin të drejta si gjuhën dhe fene , kombin shqiptar e dogjën me zjarr e hekur vetem që të plotësohën interesat e Greqisë dhe Serbise.Vertete per një çerek shekulli Gjergj Kastrioti-Skenderbeu heroi i kombit shqiptar e i krishtërimit evropian i gjunjëzoi sulltanet por me vdekjen e tij kombi shqiptar u vra, u përça dhe u gjakos aq keq saqe sot vetem fale trimerisë së familjeve të mëdhaja shqiptare(dhe të Mirditës që nuk u pushtua kurrë) arritëm të shpëtojmë si komb ku një rol ka luajtuar edhe Papa Klementi XI me origjinë shqiptare që i mblodhi shqiptaret në Kuvendin e Arberit  14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës ku dhe ndezi një dritë jeshile për Evropen e krishtëre se kombi shqiptar duhet mbrojtur me çdo çmim.Disa shtete europiane si Austria ,Italia i dolen në krah kombit shqiptar por Rusia me perkrahen e shteteve të fuqishme evropiane në 1913 u lëshuan për ta fshirë përsëri Shqipërine nga harta e botes vetem që të kenaqte Greqine dhe Serbine.Fati kësaj here ishtë me Shqipërine sepse edhe SH.B.A-kës ishin krah shqiptareve , por megjithese nuk e firmosën dekleraten e ndarjes se tokave kombi shqiptar u nda në disa pjese.Një rol shumë të madh luajten intelektualet shqiptare ku muslimanet,katoliket,artodokset e bekteshianet u bashkuan bashke për të mbrojtuar trojat shqiptare.Madje edhe lobi i shqiptareve të Amerikes me Nolin në krye u çuditën pa mase për përgaditjen e ekipit shqiptar.Fjalimi që lexoi në konferencen e Paqes kryetari i mbrojtes së tokave shqiptare monsinior Luigj Bumçi, fjalim që e kishte shkruar homeri i letrave shqipe At Gjergj Fishta çuditi të gjitha kancelerite evropiane së si një prift katolik mbi fe vendosi kombin shqiptar që ai i përkiste.Sigurisht ketë histori të shkurter e solla si shembull se si shqiptaret intelektual 120 vite me parë nën presionin osmano-turk dhe greko-serb nuk u dorezuan por u bashkuan për çështjen kombëtare por sot po shikojmë një klime tjeter politike.Pa pikën e turpit politikanet në Shqipëri e Kosove janë të dashuruar aq shumë me qeverinë Turke saqë pranojnë çdo oferte kulturore e ekonomike madja pranojmë edhe të quhen vëllezer me turkun kur në fakt vëllai i shqiptarit është vetem ai që në kapilare ka gjak shqiptari.Sigurisht qeverite shqiptare duhet të jenë pro paqes në botë dhe si çdo popull tjeter populli turk duhet të jete mik i popullit tonë por jo të pranojmë deri ndryshimin e historisë së lavdishme të periudhes se Gjergj Kastriotit e me tej.Dukë hedhur tymtajen e besimit fetar qeverite e Athines dhe të Beogradit po luajnë shumë bukur kartën turke në interes të tyrë dhe në dem të kombit shqiptar.Dihen marveshjet midis Turqise dhe Serbise për pastrim etnik të shqipareve në Kosove e Maqedoni dhe të gjithe palet e politikes shqiptare heshtin.Nuk i kërkojnë Turqisë hapjen e shkollave shqipe dhe pranimin e fajit të një pushtimi e uzurpimi pese shekullor mbi trojet tona që i kanë grabitur pa mëshirë por kënaqen me pak para në gjepat e tyre e të te familjareve të tyrë.

Ky shekulli i XXI- te është shekulli i shqipareve dhe ket gjë e dijnë shumë mirë të gjithë kancelaritë evropiane.E dinë ato që morën me forcë tokat shqiptare, ato që vodhen historine e popullit me të lashtë të botës popullit shqiptar dhe e manipuluan për vete.Ndaj duhën hapur mirë sytë.Duhët që telenovelat turke para së të transmetohën në tv shqiptare të kalojnë në sitën e ministrisë së kultures sepse përbejnë një rrezik kolosas për popullin shqiptar janë si një opinium për masen e gjere.Vertete një pllake e Sulltanit në kalanë e Lezhës na shqetesoi pa masë por kjo ka një zgjidhje farë të lehte ndaj problem mbetet arti dhe letersia së si i sërviret popullit shqiptar historinë tonë mijëra vjeçare.Disa sigurisht që mundohën të na servirin plot lavdi historinë e sukseseve të shqiptarevë në përendorinë atomanë si ish kryeministra që në fakt ato janë tradhtarë të kombit shqiptar sepse me urdhërat e tyrë u mundua të varroset gjuhë shqipe,më urdhër të tyrë u dëtyruan që shqiptaret në masë të kthehen ne fene e pushtuesit turk e më vonë u quajtur turq dhe i larguan nga trojet shqiptare ku kishin lindur ato e te paret e tyre per mijëra vite.
Sot në kete shekull të ri të shqiptareve duhen tiu hapen mirë sytë dhe të mos pranojmë kurrsesi të injektohemi nëpër mjet artit mashtrimin e pushtuesve të kombin shqiptar si shpëtimtarët tonë sepse të gjithë e dinë së bashkimi i trojeve shqiptarë është vetem çështje kohë.Lokomotiva që do të bashkoje vagonat e ndarë të kombit shqiptar është ndezuar dhe shumë shpejt do nise udhëtimin ndaj të gjithë ne shqiptaret si dikur rilindasit ku mbi fe vendosen Atdheun,gjakun e shqiptarit të përgaditemi për ketë udhëtim të shumë pritur dhe që po mundohët nga kojshitë dhe ish pushtuesit e në veçanti osmano-turq të hidhet në ere me të gjitha llojet e arme diplomatike,psikologjike,artistiko-kulturore dhe ekonomike por që nuk do tia arrijnë kurrë po që së nuk na përçajnë dot.Dita e bashkimit të trojëve shqiptare po vjen.


Jacksonville Florida
Tetor 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Kalaja e Lezhes, Lek Gjoka, pllaka e sulltanit, Telenovelat turke

1945… ME KÉ ISHIM NÉ ?

October 3, 2015 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI*/

   Jo, po: a s’ desht djalli Shqipni?/

Jo, po: a s’ desht hasmi Shqiptarë?/

Qé, pra, sot po ka Shqipni;/

Qé, pra sot po ka Shqiptarë./

Jo, po: ka Shqipni, per Zotin!/

Ka Shqiptarë, qi n’ qark agzotin (barutin)/

Ata e bajnë për‘i  kurrgjasend./

■Shumë vite perpara kam lexue këte pjesë të një poezisë së At Gjergj Fishtës O.F.M., Poetit tonë Kombtar, me titull: “Shqipnia e lirë”, e shkrueme në vitin 1921…

■Në muejn Shkurt 1945, në Jalta, u zhvillue Konferenca e njohun e “tre të mëdhejve”, ku u vendos “fati” i Botës së “Lirë” mbas Luftës së Dytë Botnore, nga Stalini, Rusvelti dhe Çërçilli, që njiheshin si “fitimtarë” e ndonjeni… edhe “çlirimtarë”!!

Vuna të parin Stalinin, mbasi ky i mori dy titujt të “fitimtarit dhe çlirimtarit” ndersa, per né “shqiptarët” me që na solli me anen e “shokut” Tito edhe Partinë Komuniste, që sot po “ringjallet” edhe njëherë, komunistët e thërrisnin “baba Stalin”, se kështu mësuene nga “nënat e tyre”…Mandej, per ma hollë mund ta lexoni tek libri Enverit “Me Stalinin”!

■Vendimet e Jaltës, Shqiptarët nuk i patne mësue asnjëherë! Jam i sigurtë se shumica e tyne nuk i di as sot. Misionet e anglo – amerikanëve u sollën edhe pak muej në “atë copë Shqipni” të viteve 1913, e pluhnosën me DDT per me mbytë morrat e “çlirimtarëve”, dhe ikën nga kishin ardhë… tue na lanë “të lirë” nen diktaturen sllavokomuniste të Titos.

■Tito ishte shumë i knaqun me marrjen edhe njëherë të Trojeve Shqiptare, që Italia ua pat marrë në vitin 1941…Kështu, në Shqipninë e cungueme të 1913, ai la me qeverisë edhe njëherë si në 1925, si pat veprue Pashiqi me Zogun, anadollakun Enver Hoxha, po këte herë, me aprovimin e rusëve dhe anglo – amerikanëve, që u interesonte një Ballkan i pushtuem nga sllavokomunizmi, i shkëputun perfundimisht nga Europa Perëndimore.

■Edhe Greqia kishte pikpamje komuniste, me të cilat pajtohej Çerçilli… Ndersa, Turqia ishte shumë e knaqun me Xhamijat në qender të Tiranës, Prishtinës e Shkupit.

■Stalini kishte realizue një shtrimje të madhe dhe nuk i mbetej tjeter veç sllavizimi.

Ato pak Xhamija nuk i prishnin punë, mjafton që shpejtë filloi lufta kunder Katolikëve!

■Në Janar të vitit 1945 organizohet pushtimi i Maleve të Veriut, me luften kunder Heroit Kelmendit Prekë Cali, dhe vrasje të 118 Burrave të Atyne krahinave, trupat e të cilëve hudhen nder prroje e lumej… U digjen kullat dhe u plaçkiten bagëtia dhe bereqeti…

Vriten…ish oficerë, intelektualë, ish qeveritarë e malësorë të ngujuem nder shpella.

■Fillojnë arrestimet, torturat, masakrat dhe pushkatimet e Klerikëve Katolik Shqiptar!

Vrasja e Klerikëve Shqiptarë At Leonard Tagaj, Don Lazer Shantojes, Don Ndre Zadejës, Don Mark Gjanit, At Papa Pandi, dhe arrestimet e At Gegë Lumaj, At Dioniz Makaj, At Giakomo Gardin, xhakonit Gjergj Vata, Famullitarit të Shkodres Don Mikel Koliqi, Don Nikoll Kimza… mbrenda vitit 1945, janë shpata stalinjane kunder Katoliçizmit tek né!

■Në muejn Shkurt 1945, fillon “idea” e Stalinit, ose ma mirë me thanë mashtrimi per “zgjedhje të lira dhe të drejtën e vetvendosjes në zonat e lirueme”, pra ishte ajo kohë kur ushtria sovjetike i kishte pushtue të gjitha ata shtete dhe Stalini, propozoi edhe “Qeveri Demokratike në të gjithë Europën Lindore, të daluna nga zgjedhjet e Lira!” Pikrisht, kur ushtria sovjetike vazhdonte marrshimin dhe pushtimin e Tokave të tjera drejtë Elbës.  Provë e mashtrimeve të Stalinit për ata “premtime” ishin zgjedhjet që po përgatiteshin në Jugosllavi, dhe në shtetin e varun prej saj në Shqipninë sllavokomuniste.

Stalini zgjodhi dy shtete që nuk ishin çlirue nga ushtritë sovjetike, po influenca e tij ishte vendimtare në zgjedhjen e Titos e Enver Hoxhës, në këto “zgjedhje të lira e bolshevike”!

Stalini, jo vetem, nuk lejoi zgjedhje të lira, po edhe perforcoi poziten e partive komuniste në të gjitha shtetet ku kishte kjoftë edhe vetem një ushtar sovjetik, ndersa, nga pikpamja e tyne “demokratike”, ata ishin dhe mbeten deri diten e fundit “parti staliniste”…

■Eksperimentet e Fuqive të Mëdha gjithmonë zbatohen me shtetet e vogla. Mandej, ata aplikohen nder shtetet ma të mëdha derisa arrihet edhe skllavizimi i Popujve të tyne.

■Shqipnia asht shteti i parë që vetizolohet dhe shkëputet nga Europa Perëndimore.

■Të gjitha ata veprime të vitit 1945 në Tiranë, udhëzohen dhe zbatohen nga konsulentët e kudondodhun të shtetit jugosllav komunist, që drejtohej nga “bolsheviku” Tito.

■Me daten 21 Prill 1945, pabesia e qeverisë komuniste të Tiranës fillon me “marrdhanjet e mira me Vatikanin”. Para se të shkonte në Romë Delegati Apostolik Imzot Leone G.B. De Nigris, qeveria e re shqiptare i njofton se “mardhanjet me Vatikanin do të jenë të mira, dhe se Kisha Katolike në Shqipëri do të ketë liri të plotë.” Në fillim të muejt Maji 1945, Imz. De Nigris vjen në Tiranë, dhe nuk lejohet me shkue në Shkoder. Detyrohet me qendrue në hotel “Dajti” në Tiranë, ku takohet me Don Tomë Lacen dhe Don Mark Hasin, len porositë e veta, ngarkon me detyren e Regjentit të Delegacionit Apostolik në Shqipni Imzot Frano Gjinin, dhe largohet në afatin e caktuem nga qeveria e Tiranës.

■Me 24 Maji 1945, qeveria e Tiranës njofton Vatikanin se Imz. De Nigris nuk mund të vijë në Shqipni, si “persona non grata” dhe se “Delegati duhet të jetë Shqiptar…”

■Kjo sjellje e Enver Hoxhës, ishte një garanci per qeverisje antikatolike per Jugosllavinë.

Mardhanjet me Vatikanin u prenë perfundimisht deri në vitin 1991, kur në Shqipni erdhi At Pietro Maione dhe me 21 Mars 1991, zv. Ministri Imz. Klaudio Çeli, i cili vizitoi edhe Shkodren, po në mënyrë të veçantë Ai më ka shpreh sigurinë e fitores te BSPSh Shkoder.

■Me daten 7 Shtator 1991 Shqipnia dhe Vatikani rivendosin mardhanje diplomatike në nivel Ambasadash. Vizita e Papës Gjon Pali II dhe Nanë Terezës me 25 Prill 1993, ishte një valvitje e Lirë e Flamurit Gjergj Kastriotit, per herë të Parë mbas vitit 1468…

■Veprimet e ngjashme të qeverisë së Edi Ramës në 2015, ngjajnë me “një Parathenje” të persëritjes së shumë veprave antishqiptare dhe antieuropjane të 70 vjetëve perpara!

■Mos të harroj… A e dini si mbyllet ajo poezia naltë:

Por, po ndodhi se vjen dita,

Qi me faj Shqipnin e darni, (e humbni)

                                              Qi e Lirisë u erret drita

Edhe m’ t’ huejë Atdhéun e mvarni

A per pare a marri tjera,

Si nder kohë, qi shkuen, atëhera,

U marroftë i Madhi Zot!

        Melbourne Tetor 2015.

Filed Under: Histori Tagged With: ... ME KÉ ISHIM NÉ ?, 1945, Fritz radovani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 95
  • 96
  • 97
  • 98
  • 99
  • …
  • 104
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT