• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2015

Lamtumirë imzot Rrok Mirdita! Funerali, të enjten

December 8, 2015 by dgreca

*Me datë 9 dhjetor, siç njofton kryeipeshkvia e Tiranë-Durrësit, do të mbahen homazhet zyrtare nga ora 10.00 – 13.00. Po nesër, në orën 16.00, lutja e mbrëmësores e më pas kremtimi i meshës./

*Ditën e enjte në orën 10.00 do të fillojë mesha e dritës, të cilën do ta drejtojë Shkëlqesia e Tij imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunc Apostolik në Shqipëri./

Ne Foto: Shen Gjon Pali II dhe Imzot Rrok Mirdita/Katedralja e Shën Palit në Tiranë u hap vetëm dje, në orën 19.30, por njerëzit që janë vënë në radhë për të nderuar kujtimin e imzot Rrok Mirditës, kryeipeshkvit të Tiranë-Durrësit, që ndërroi jetë dje, janë me qindra. Besimtarët katolikë, por edhe shumë të tjerë, të cilët e njihnin dhe e vlerësonin, ndalen para trupit pa jetë, vendosur në katedralen, që ndërtoi vetë, dhe luten, përshëndesin ipeshkvin e parë të Tiranës pas komunizmit, i fundmi nga katër të parët, që shuguroi shën Gjon Pali II më 25 prill 1993.Sot, ndërsa Papa Françesku hapi në Romë Portën Shenjte të Jubileut të Mëshirës, në katedralen e Shën Palit u kremtuan dy meshë. Imzot Mirdita kaloi në Shtëpinë e Atit Qiellor, në vigjiljen e dy festave, Jubileut dhe solemnitetit të Zojës së Papërlyer, Nënës së Kishës, e cila, me siguri ia bën më të lehtë kalimin e Portës së tij të Mëshirës për amshim. Gjatë gjithë ditës, edhe njerëzit e shumtë e kanë shoqëruar me lutje kalimin e atij, që tani lutet prej Qiellit për besimtarët e grigjës së vet e për krejt popullin shqiptar.

Nesër, me datë 9 dhjetor, siç njofton kryeipeshkvia e Tiranë-Durrësit, do të mbahen homazhet zyrtare nga ora 10.00 – 13.00. Po nesër, në orën 16.00, lutja e mbrëmësores e më pas kremtimi i meshës.

Ditën e enjte në orën 10.00 do të fillojë mesha e dritës, të cilën do ta drejtojë Shkëlqesia e Tij imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunc Apostolik në Shqipëri. Predikimin do ta mbajë Shkëlqesia e Tij imzot George Frendo, ipeshkëv ndihmës i Tiranë-Durrësit. Ndërsa salikimi dhe përshëndetja e fundit te varri do të mbahet nga Shkëlqesia e Tij imzot Angelo Massafra, kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dhe kryeipeshkëv metropolit i Shkodër-Pultit.

Trupi i imzot Mirditës do të pushojë në Kriptën e Katedrales, në vendin e caktuar për varrimin e ipeshkvijve, sipas traditës së Kishës Katolike.

Kujtojmë se imzot Rrok Mirdita u shtrua me urgjencë mbrëmjen e 4 dhjetorit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, pas një hemorragjie cerebrale, por pavarësisht nga ndërhyrja kirurgjikale, gjendja e tij nuk pati përmirësime. Në orën 14.30 të së hënës mbylli sytë.

Imzot Rrok Mirdita pati fatin të priste dy papë në Shqipëri, shën Gjon Palin II dhe Papën Françesku. Shoqëroi gjithë procesin e botimit të Biblës së plotë, për herë të parë në shqip, duke përcjellë mons. Simon Filipajn tek Papa. Qe i pranishëm në të gjitha ngjarjet e mëdha të tranzicionit të Shqipërisë, por sidomos të Kishës, drejt rilindjes. E deshi me shpirt popullin shqiptar dhe u përkushtua për të. Natyrisht, Kisha Katolike në Shqipëri është tani në zi, por mbetet me vështrimin e ngulur në Krishtin dhe e ka zemrën plot me shpresën e krishterë, sepse siç thuhet në Ungjillin sipas Gjonit (16,22): “Ju tani jeni në dhembje, por unë do t`ju shoh përsëri dhe zemra juaj do të gëzohet.”

Filed Under: Komente Tagged With: Funerali, Lamtumirë imzot Rrok Mirdita, të enjten

Lamtumirë për një mik si Zef Lleshi

December 8, 2015 by dgreca

Nga Bledi KASMI/
…Ndërroi jetë gazetari dhe miku ynë, Zef Lleshi. Nuk është është e lehtë të ndahesh nga një mik dhe aq më e vështirë të shkruash për të në këto momente. Kushdo që e ka njohur, ka pasur mundësi të takojë tek Zef Lleshi, njeriun me zemër të madhe. Janë të rrallë njerëzit si Zefi me aq energji pozitive, në këtë botën tonë të veshur me shumë urrejtje dhe mllef. Hokatar dhe babaxhan, Zefi kalonte momentet më të vështira të jetës gjate muajve te fundit jo duke pritur vdekjen, jo duke iu dorëzuar sëmundjes, jo duke u rrrëzuar, por duke e marrë atë me shaka, si e gjithë kjo jetë e shkurtër e secilit prej nesh.
“Më duket si një film i parë”, thoshte Zefi pak ditë më parë, duke mos qenë aspak i frikësuar për atë që e pret në botën tjetër. Ishte përgatitur për ditën e fundit ndaj dhe mendja e tij ishte aq e kthjellët sa është e rrallë sot të gjesh njerëz me kurajo të tillë si Zefi.
Ai postonte në facebookun e tij pa fund tregime humoristike nga spitali ku kurohej. Tallej me vdekjen sepse vdekja kishte dështuar që ta trembte Zefin.
Ai postonte foto pa u druajtur nga ndryshimi fizik që i kishte sjellë sëmundja dhe dukej se në vend që të ishim ne që ti jepnim kurajo Zefit në ato momente, ishte Zefi që na tregonte ne të gjithëve, se secili prej nesh ka nevojë për pak reflektim përpara se të mbërrijmë në stacionin nga ku nuk ka kthim pas, drejt të cilit jemi të destinuar të mbërrijmë.
Zefi kaloi me sukses një provë të vështirë, sikurse është jeta e kësaj bote dhe ne lutemi që mirësia e tij në këtë botë të gjejë paqen e dëshiruar në botën tjetër.
Ngushëllimet tona si “RD” në këto momente shkojnë për bashkëshorten tij Liza, vajzën Blerina dhe djalin Dritani.
Të prehesh në paqe miku yne, Zef!
Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 14.00 në vendlidnjen e Zefit në fshatin Rrënjë e Zezë të Rrëshenit.

Filed Under: ESSE Tagged With: Bledi Kasmi, Lamtumire, për një mik, si Zef Lleshi

Zeri i Amerikes:Tension në protestën e opozitës

December 8, 2015 by dgreca

Vezë, shkopinj, qese me bojë, apo shashka tymuese u lëshuan ndaj godinës së kryeministrisë. Në flakë bunkeri pranë ministrisë së Brendshme. Basha: Zgidhja e vetme, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme/

Në Shqipëri, protesta e sotme kundër qeverisë, e organizuar nga opozita, e cila kërkon organiziminm e zgjedhjeve të parakohshme është shoqëruar me situate tensioni. Vezë, shkopinj, qese me bojë, apo shashka tymuese u lëshuan ndaj godinës së kryeministrisë ndërsa folës të shumtë, jo vetëm politikanë të së djathtës, ngjiteshin me radhë në podiumin e ngritur në bulevardin qëndror. Situata kulmoi kur protesta u zhvendos nga godina para kryeministrisë drejt vendin ku pranë ministrisë së Brendshme është ndërtuar një bunker simbolik, pjesë e një projekti për të hapur për publikun tunelet e nëndhenshme të ndërtuara gjatë kohës së diktaturës. Ndërtimi i tij është kundërshtuar me forcë vecanërisht nga ish të përndjerkurit politik, sipas të cilëve, e majta po provokon duke kërkuar të evokojë simbolet e komunizmit.

Protestuesit shkulën me forcë gardhin rrethues, dhe një pjesë e tyre hipën mbi bunker duke valëvitur flamujt e partisë demokratike, ndërsa I vunë zjarrin pjesës së brendshme të tij. Zjarri ju vu dhe një skele të ngritur për rikosntruksionin e fasadës së ministrisë së Zhvillimit urban në anën e e sheshit ku është ngritur bunkeri. Forcat e policisë nuk ndërhynë, ndonëse njësitë speciale u grumbulluan aty pranë.

Me protestuesit u bashkua më pas dhe kryetari i partisë demokratike dhe drejtuesë të tjerë të opozitës. Më herët, zoti Basha, gjatë fjalës së tij,  e kishte cilësuar manifestimin që mblodhi sot një numër të madh mbështetësish të opozitës, si “një referendum të  jashtëzakonshëm të qytetarëve të lirë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama-Meta dhe krijimin e një qeveria teknike për zgjedhje të parakohshme”. Sipas zotit Basha “para nesh shtrohen vetëm dy zgjidhje, ose të largojmë qeverinë ose të pranojmë largimin e popullit, ose të rrëzojmë qeverinë  ose të pranojmë rrëzimin e Shqipërisë. Të reagojmë sot, nesër do të jetë vonë. Rrugë të mesme nuk ka, nuk ka më pritje dhe nuk duhet të presë më askush, pritja e mbaroi kohën e saj”. Kërkesa për largimin e qeverisë ka qenë refreni i përsëritur disa herë nga zoti Basha në fjalën e tij, ndërsa akuzonte shumicën e majtë në pushtet për korrupsion masiv dhe abuzim me pushtetin. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një pushtet demokratik por për “një bandë që nuk ka ndërmend të ndalet, po qe se nuk  ndalim ne sot. Nuk mund të ndohë që të ikë populli, por duhet të iki, largohet e shporret qeveria. Kjo nuk është parrullë por ligji i artë i demokracisë. Ky është fillimi i një stine protestash, ka nisur mosbindja civile, në këmbë shqiptarë e shqiptare”, ishte thirrja e zotit Basha në fund të fjalimit të tij, ndërsa theksoi se shqiptarët do të bëjnë atë që bënë qytetarët dhe në Rumani e Maqedoni.(Foto montazhi-Kortezi Bota Sot)

 

Filed Under: Komente Tagged With: E OPOZITES, në protestën, tension

ShBA urojnë Shqipërinë për 25 vjetorin e përmbysjes së komunizmit

December 8, 2015 by dgreca

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry përshëndet Shqipërinë me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, që këtë vit shënon edhe 25 vjetorin e lëvizjes studentore, që çoi në përmbysjen komunizmit më 8 dhjetor të vitit 1990.

Në krye të këtij tranzicioni historik, thotë zoti Kerry, ishin udhëheqësit e guximshëm të lëvizjes studentore, të mbështetur nga qytetarët e zakonshëm, të cilët marshuan dhe demonstruan kundër diktaturës, dhe të ndihmuar nga ish anëtarë kurajozë të partisë, që ndihmuan në vendosjen e një rregjimi përfaqësues.

Shqipëria, thotë zoti Kerry, ka shënuar përparime të rëndësishme gjatë këtyre 25 vjetëve. Sot, shton ai, Shqipëria është një aleat i përkushtuar i NATO-s, që jep ndihmesën e saj për paqe dhe stabilitet në botë.

Shqipëria, është në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik, duke kryer reformat e nevojshme për të forcuar institucionet demokratitke dhe për të zhvilluar një ekonomi konkurrente tregu të lire. Shtetet e Bashkuara, përfundon zoti Kerry, vlerësojnë miqësinë e ngrohtë me qeverinë dhe popullin shqiptar dhe dëshirojnë thellimin e partneritetit mes dy vendeve në të ardhmen.

Filed Under: Komente Tagged With: Kerry, permbysja e komunizmit, SHBA urojne, shqiperine

PJELLORIA MAHNITËSE

December 8, 2015 by dgreca

(Një lehtësi e padurueshme e sundimit)/

Nga Rexhep Kasumaj-Berlin/

“Papa Xhulio i dytë ishte aq i rrëmbyer dhe koha kur jetonte kje aq e përshtatshme për këtë sjellje, saqë ai realizonte gjithmonë qëllimet e veta”, shkruan Nikolo Makiaveli, një borgjez laik, diplomat, ushtarak e poet fiorentinas në “Sundimtari-n” e famshëm (1513), librin, që do ta bënte filozofin më të largdëgjuar të politikës dhe shtetit.

Që në hyrje, tek i drejtohet prijësit Lorenco de Mediçi, të cilit i kushtonte veprën e tij, thotë përvujtnisht se s’mund ti ofronte shkelqësisë princërore diç më të mirë, sesa mundësinë për të përfituar në pak ditë, atë që ky kishte mësuar tërë jetën.

Pastaj, në hullinë e mendimit të sipërdhënë,
alkimisti që i hoqi fuqisë pushtetëse etikën ose maskën e saj, do t’nënvizonte se është i suksesshëm vetëm ai Princ që i shkon për mbarë fryma e kohës. Ndaj, po të rronte dhe ca Papa i hallakatur e, njëherësh, koha të ndërronte trillet papritur, aherë do të ndëshkohej rëndë prej saj…

Këto janë ligjet e historisë dhe kohët nuk i lëmojnë përherë sundtarët…Por çuditërisht, trualli i Kosovës, i veçantë në shumëçka, jep provën e pakëputshme të së kundërtes! Sepse, ndryshe, nuk shpjegohet dot përse motet e saj kanë një pjellori mahnitëse për të ngjizur e fryrë kurorën e së Keqes!

Behnin rend këndej, tufanesh të përgjakura, Vali e Zhupan, Hazjajin e Komitetar, Vozhd e Mëkëmbës dhe, të gjithë e përherë, gjenin në vitet e saj atë frymën ideale të Nikolos, për të prishur e shprishur çdogjë: me doktrinë e mort, plaçkitje e dëbim biblik. Ata vinin e iknin dhe kohët dukej se lëviznin shenjën, ornamentin a ideologjinë, por, sërish, secilit që fronsohej i dhuronin lehtësinë e padurueshme të sundimit që mjeronte jetën e brezave të flijuar.

A nuk ngjan kështu dhe sot? Republika e mosvarme vijon me një bujari të askundparë përshtatshmërinë e përsosur: që frymën e fatit të vet ta bëj shtrojë komode për guvernantët fillhumbur, të stolisur, tashmë, me petkun joshës kombëtar!

Ndërsa, pra, si pohonte Makiaveli, kohët duke ndryshuar ndëshkojnë princat e paintuitë – në Kosovën shqiptare ato ruajnë ngulmërisht tharmin e tyre konstant ndër shekuj… Madje, kultivojnë si prurje jetike pllenimin frytbartës për demonët politikë që, dhe në cikël perëndimesh, riqarkullohen paprerë në role e misione të errtë, si vetë nata e saj!

Filed Under: Opinion Tagged With: PJELLORIA MAHNITËSE, Rexhep Kasumaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 68
  • 69
  • 70
  • 71
  • 72
  • …
  • 94
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT