Nga Behlul JASHARI/
PRISHTINË, 30 Janar 2016/ Kosova këtë vit feston 8 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka themeluar Këshillin Organizativ për shënimin e tetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Gazeta Dielli, nga korrespondenti i saj në Prishtinë, me këtë rast sjell reportazhin që ai ka shkruar para tetë viteve, ashtu si është botuar në numrin e jashtëzakonshëm të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, të datës 30 dhjetor 2008:/
TRIMI I SIMBOLEVE SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS/
FLAMURI I SHPALOSUR NË DITËN HISTORIKE TË SHPALLJES SË SHTETIT TË KOSOVËS/
Prishtinë, 3 mars 2008 – Më 17 Shkurt 2008, në ditën më të madhe shqiptare pas 28 Nëntorit 1912 të Pavarësisë së Shqipërisë, Trimi i luftës për lirinë e Kosovës përjetoi “më shumë se gëzimin më të madh në botë”: Për shpalljen e Pavarësisë. Dhe për miratimin e propozimit të tij – Flamurit dhe Stemës së shtetit më të ri në botë – Kosovës.
“Ai gëzim nuk mund të tregohet me fjalë”. Festa e shpalljes së Pavërsisë, e Kosovës dhe e gjithë shqiptarëve, për Muhamer Ibrahimin – Trimin ishte edhe festa e fatit më të madh. “Konkurrenca ka qenë jashtëzakonisht e madhe. Kanë qenë mbi 1.000 aplikues me më se 5.000 propozime. Sa kam mund të shohë edhe konkurrentë të tjerë kanë pasur elemente të ngjashme për simbolet e shtetit. Po unë e kisha atë fat të madh që e kam fituar konkursin e shpallur nga Ekipi i Unitetit”.
Trimi, disanjues i simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës, sot eksluzivisht ka treguar idetë dhe punën e tij për simbolet shtetërore të Kosovës, që e bënë edhe emër e njeri të historisë. “Flamuri dhe Stema dolën nga shumë ide. Edhe trendet politike të Kosovës më kanë dhënë drejtimiun dhe idenë për të krijuar simbolet e shtetit tonë”.
Trimi më tej thotë se ideja fillestare ishte se shteti i ri, Kosova, duhej ta ketë flamurin e vet, si simbol identiteti, dhe korniza ishin kriteret e Konkursit të shpallur nga Ekipi i Unitetit, bazuar në Paketën Ahtisaari. “Konkursi e ka pasë të trasuar rrugën pak a shumë, ishin kriteret e bashkësisë ndërkombëtare që duhej repektuar”.
Nga shumë e shumë ide Trimi ka ndarë tri elemente. “Një element i ideve ishte harta e Kosovës që e identifikon në flamur e në stemë shtetin dhe simbolizon integritetin territorial të shtetit. Ngjyra e artë – e verdhë e hartës simbolizon pasuritë e Kosovës, pasuritë nëntokësore e mbitokësore, dhe mbi të gjitha qytetarët e saj, popullin, që me shumicë është rini, e cila e përtërinë dhe rritë. Ngjyra blu paraqet përkatësinë evropiane të vendit dhe popullit, aspiratat e qytetarëve të Kosovës për integrimet euroatlantike. Gjashtë yjet paraqesin komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe barazinë e tyre, ngjyra e bardhë e yjeve të ardhmen e ndristshem të tyre në këtë vend të lirë e demokratik”.
I pyetur cilat janë gjashtë komunitetet, Trimi thotë: “Janë shqiptarët, serbët, boshnjakët, turqit, goranët dhe romët. Ka edhe nënetni të tjera, por këto janë etnitë kryesore”.
Kemi shkruar edhe në Studion e Trimit, ku për më se një muaj ka punuar, ka menduar thellë kreacione për Flamurin dhe Stemën. Në studion e tij Trimi kishe të shpalosur bashkë falmurin kombëtar shqiptar – shtetëror të Shqipërisë dhe flamurin e shtetit të Kosovës. “Këtu kam punuar ditë e natë. Konkretisht, me mendime, me realizime kam punar më se një muaj. Kam menduar për idetë edhe para se të shpallej konkursi, që paralajmërohej në media. Dhe, pak para mbylljes së konkursit, në momentet e fundit jam përcaktuar përfundimisht për ngjyrat në simbolet e shtetit.”
Trimi tregon për vetën: “Pseudonimin e kam që nga lindja, nga gjyshi, ai më kishte quajtur Trim nga gëzimi se familja u bë edhe me një djal. Gjyshi më ka thirrë gjithmonë Trim. Kështu më thërrasin edhe familja, farefisi, miqtë, shokët, dashamirët, kolegët…Më duket se më njohin më shumë si Trimi sesa si Muhamer Ibrahimi.
Jam i lndur në Prishtinë më 26 prill 1975, këtu jam rritur në lgjen Bregu i Diellit. Edhe jam shkolluar në Prishtinë. Shkollën fillore e kam kryer në ‘Ismail Qemaili’, të mesmen – degën e elektros në ‘Gjin Gazulli’, në Univeristet regjistrova Elektron po e përfundova Fakluletin e Arteve, që poashtu e kisha regjistruar. Vitin e parë e kreva para lufte, tri vitet e tjera të studimeve pas luftës për çlirimin e vendit. Tani mirrem aktivisht me disanjin grafik. E kam një studio timen në Prishtinë. Kam marrë pjesë edhe në konkurse të tjera, i kam disa shpërblime të fituara, si për logo, pulla postare, për disanje tjera. Në luftën e UÇK-së kam qenë në Zonën e Pashtrikut. Më parë isha në Shqipëri për trajnim”.
I pyetur si e ka menduar Kosovën e të ardhmes në kohën e luftës, Trimi thotë: “Kemi pasur një ideal dhe një vizion të qartë, gjithë rinia, gjithë luftëtarët e lirisë, gjithë populli. Prandaj, ishte lufta për një Kosovë të lirë, të çliruar nga okupimi serb. Për Kosovën vend i lirë, i pavarur, demokratik, si të gjitha shtetet e Evropës”.
Trimi tregon se për simbolet e shtetit kishte menduar edhe më herët se në qershorin e vitit të kaluar, kur u shpall konkursi nga Ekipi i Unitetit. “Pas lirisë së Kosovës, pas hyrjes së forcave të NATO-s, kur është folë se Kosova duhet prezantohet gjithësesi me simbole të reja të vetat, që atëherë kam pasë disa ide e mendime për simbolet e Kosovës”.
Konkursi për simbolet shtetërore të Kosovës ishte i hapur 15 ditë dhe u mbyll më 27 qershor 2007. Ndërkohë, 17 ditë para shpalljes së pavarësisë, më 31 janar 2008 Qeveria në koordinim të plotë me të gjitha partitë politike formoi Grupin për përzgjedhjen e simboleve shtetërore të Kosovës. Nga më se 5.000 propozime fillimisht u përzgjodhën 1.736. Më 5 shkurt 2008 pesë propozimet finale të Grupit Përzgjedhës u dorëzuan për procedura të mëtejme në Kuvendin e Kosovës, ku Flamuri dhe Stema me autorësi të Trimit u miratuan po në seancën historike të shpalljes së Pavarësisë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur ditë më parë në një takim Muhamer Ibrahimin – Trimin. Duke e uruar për disanjimin e flamurit të Republikës së Kosovës kryeministri tha se “ndihet shumë mirë që shpirti, mendja, sakrifica, ideja, ideali por edhe dora e ish-luftëtarit të lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka prezantuar dhe e ka dizajnuar simbolin e ri të Kosovës, flamurin shtetëror të Kosovës, që do të valojë edhe në OKB edhe në gjithë botën për jetë të jetëve”.
“Muhameri ka bërë një punë të mrekullueshme në atë konkurrencë të jashtëzakonshme profesionale. Ideal i luftës për liri tash po ngadhënjen edhe në betejën për disanjimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Trimi me këtë rast i dhuroi kopjen e parë të disanjuar të flamurit të Republikës së Kosovës kryeministrit Thaçi dhe i uroi atij dhe qeverisë së Kosovës shtetin e ri dhe të pavarur.
Archives for January 2016
VATRANË, A E REZERVUAT TAVOLINËN PËR FESTIMIN E 8 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS?
NJOFTIM I VATRES PER FESTIMIN E PAVARESISE SE KOSOVES/
VATRA DHE BASHKËSIA SHQIPTARE KREMTOJNË 8 VJETORIN E PAVARËSINË E KOSOVËS/
Njoftohet Komuniteti Shqiptar në Nju Jork dhe rrethina se me 14 Shkurt 2016, Ditën e Dielë,duke filluar
nga mesdita, ora 12-5. pm, VATRA dhe BASHKËSIA SHQIPTARE organizojnë Festimin tradicional të Pavarësisë së Kosovës. Të pranishëm, mes komunitetit shqiptar, në këtë festim do të jenë Komunitetet
Fetare dhe Diplomatët Shqiptarë.
Festa organizohet në MAESTRO’S RESTORANT.
1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462
– Konsulli i Republikës së Kosovës z. Ylber KRYEZIU do të mbajë fjalën përshëndetse me rastin e 8 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
– Moderatore: Aida GASHI
Krahas argëtimit muzikor, kwngwve dhe valleve nwn drejtimin e DJ Bendis MANI, do të ketë ushqime dhe pije pa kufizim.
Të rriturit: $ 60.00
Fëmijët deri në 12 Vjeç- $20.00
Mund të rezervoni biletat në nurmat e telefonave të anëtarëve të Komisionit të festës.
KOMISIONI ORGANIZATOR
1- Kryetar: Pashko Camaj-516- 902-0588
2-Zv/kryetar: Saimir Dashi, cel :347-401-8519.
3-Anëtar: Marjan Cubi, cel:914-316-0045.
4-Anëtar: Hakik Mena, cel:201-993-0833
5-Anëtar: Isuf Rexhaj, cel:917-626-5782
6-Anëtar: Fuat Mamo, cel:201-893-6776
7-Anëtare: Arjana Elezi cel:917-445-4126
8-Anëtar: Fitim Krasniqi, cel:347-755-1486.
PS: Mund te telefononi dhe ne zyren e vATRES: 718-365-6852
OSE i Telefononi Editorit te Dielli ne telefonin e dores: 917-254-6103
Miqësia e Kosovës me Iowan është edhe më e vjetër se shteti i Kosovës
Zëvendëskryeministri Thaçi hapi te premten me 29 Janar 2016 konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa të SHBA-së/
Des Moines, SHBA/Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, hapi sot(29 Janar 2016) konsullatën e Republikës së Kosovës në Des Moines, kryeqyteti i Iowas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Miqësia e Kosovës me Iowan është edhe më e vjetër së shteti i Kosovës. Ajo ka filluar me trupat e Gardës Kombëtare të Iowas që kanë marrë pjesë në kuadër të trupave paqëruajtëse në Kosovë, që nga viti 2003”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi.
Thaçi ka thënë më tej se kjo miqësi, e cila kishte filluar me bashkëpunimin në ndërtimin e paqes dhe sigurisë, tani do të zgjerohet edhe në fusha të tjera të jetës.
Zëvendëskryeministri Thaçi kujtoi se më 2011 ishte nënshkruar marrëveshja për partneritet mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowas.
Më 2013, guvernatori i shtetit të Iowas, Terry Branstad kishte vizituar Kosovës me ç’rast, së bashku me presidenten Jahjaga, ka nënshkruar marrëveshjen e partneritetit të ndërsjellë, ajo e binjakëzimit mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowas.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri Thaçi e falënderoi guvernatorin Branstand, Gjeneralin Timothy E. Orr dhe Gjeneralin Xhavit Gashi, atashe i parë i Republikës së Kosovës në SHBA, për angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve. Ai u shpreh se konsullata është një portë e re për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit.
Në ceremoninë e hapjes së konsullatës morën pjesë zyrtarë më të lartë të shtetit të Iowas dhe përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit.
Guvernatori Branstad u shpreh i kënaqur që Kosova po hapë konsullatë në Iowa, që është njëherësh zyra e parë diplomatike ndërkombëtare në shtetin e Iowas. Ai u shpreh së të Iowa dhe Kosova gëzojnë bashkëpunim shembullor në fushën e sigurisë dhe të arsimit dhe se duhet të kërkohet edhe në sektorin ekonomik.
I pranishëm ishte edhe Thomas K. Yazdgerdi, Drejtor pranë Zyrës për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore. Ai u shpreh i kënaqur që Kosova dhe SHBA po i thellojnë edhe më marrëdhëniet e shkëlqyeshme. Yazdgerdi lavdëroi lidershipin politik të Kosovës që po punon për paqe, stabilitet dhe për një të ardhme më të mirë për vendin dhe për tërë rajonin, duke e përsëritur porosinë e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry se SHBA nuk do të lejonte asnjëherë që Kosova të detyrohet të pranojë marrëveshje që nuk janë në interes të Kosovës.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe zyrtarë të tjerë, prefekti i Iowas, Thomas Michael Franklin Cownie, senatorja nga shteti i Iowas, Joni Kay Ernst, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ish-ambasadori kosovar në SHBA, Akan Ismaili, i cili kishte punuar shumë që të jetësohej hapja e konsullatës së shtetit kosovar në Iowa, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit të Iowas, përfaqësues të biznesit, akademisë, e kështu me radhë. Hapja e konsullatës është ndjekur nga gazetarë të shumtë.
Etno-psikologji – KUVENDET SHQIPTARE
(Sipas Lahutes se Malesise)/
Shkruan:Prof.as. Dr. KOLE TAHIRI,etno-psikolog/*
Dukuria e «Kuvendeve Shqiptare», shquhet per specifika etno-psikologjike te spikatura. Ajo eshte tradite e lashte sa historia e shqiptarve. Tubime te kesaj natyre beheshin edhe ne rajone te tjera te Ballkanit e me gjere. Por, kuvendet shqiptare shquheshi per lashtesine e tyre, per pjesemarrje te gjere, frymen e permbajtjen atdhetar, frymen mirekuptuese dhe ruajten e ketij institucioni dokesor per kohe te gjata, madje me «gjurme» e terma te ruajtura deri ne ditet tona.
Ne Lahuten e Malesise paraqiten gjeresisht kuvende, si ai i Lidhjes se Prizrenit, kuvendi qe organizon Cun Mula, bajraktar i Hotit me perfaqequesit e Malesise se Madhe etj. etj.
– Ne ç’fare mase dhe sa gjenin zbatim ne keto kuvende dukurite etno-psikologjike shqiptare te cilat burojne nga mendesite, botekuptimi, mentalitetet, bota shpirterore, veçansite etnike te kultures iliro-arberore-shqiptare ?
– Si shprehen karakteri liridashes, luftarak dhe i panenshtruar i shqiptarve, si dhe ndjenjat perkatese ne keto kuvende ? Cili eshte modeli kulturor etnik qe perfaqesonin kuvendet tradicionale shqiptare, ne «Lahuten e Malsis» te at Gjergj Fishtes ? Si ka rrjedh fati historik i ketij institucioni dokesor shqiptar ne rrafshin etno-psikologjik ? A duhet pare kjo dukuri sociale vetem ne veshtrimin historik ? A mund te nxirren mesime per te sotmen ?!
Ne Kongresin e Berlinit(1897) Fuqite e Medha te kohes kane vendosur coptimin e tokave shqiptare ne favor te Malit te Zi, i cili, pa ngurrim hidhet ne aksione ssulmuese kunder shqiptarve. Knjaz Nikolla ka mobilizuar forcat ushtarake:
– /qi ka dyndun top e ushteri, /,
/ me hi n’Plave, me hi n’ Gusi,/,
/ me marre Shkodren me Malesi,/ ,
/der’ ku dane vendi me Dri ;/…
Keshtu, shprehen qarte synimet shoviniste te shkjeve-malazez si dhe nxitja e tyre nga Fuqite e Medha te Europes. Mbi bazen e marreveshjeve te fshehta kane detyruar Mbretin e Stambollit te bente leshime ne dem te tokave te banuara, prej shekujsh nga shqiptaret. Ne ate kohe territoret tona kane qene nen pushtimin e Perandorise Osmane.
Po, shqiptaret nuk jane te atij mendimi. Per kete Ali Pashe Gucia, ish ushtarak i perandorise i shkeputur nga Stambolli i vene teresisht ne sherbim te çeshtjes atdhetare jep kushtrimin :
– / t’ané Shqipnise ka çue nji fjale :
– /qi shk’a’ Krye, shk’à Bajraktar, /, ?
– /Shk’a’ Vojvode e shpi e pare ;/, ?
– / fille me dalun ne Prizren,/,
– /per me ngrehe aty kuvend,/….:/ ?
– / me lidhe bese, me lidhun fé :…. ?
– / Shkaut per t’gjalle mos me iu shtrue,/ , /…./
– /Mbretit fjalen me me ia thye./
Ka qene tradite mbareshqiptare, qe kur behej fjale per çeshtje te medha kombetare perfaqesuesit e krejt trojeve tona tuboheshin ne kuvende te medha e merrnin vendime te perbashketa. Sipas kesaj tradite dokesore shqiptare perfaqesuesit e krahinave shqiptare vrapojne ne Prizren.
Veçansite etnike te ketij kuvendi qendrojne ne formen e organizimit, ne lidhjen e beses shqiptare, beses se Zotit, ne qendresen deri ne vdekje per t’mos iu nenshtruar Shkjaut, si dhe ne trimerine e vetesakrifikimin shqiptar(nje grusht njerezish kundershtojne te plotfuqishmit e kohes), guxojne t’ia thejne fjalen Mbretit(Sulltanit) .
Me te mbrritur delegatet e krahinave :
– / Prizrenasit ku mire po i presin,/,
– / buke e zemer ku po u qesin, /,
– / si zanate qi ka Shqipnia,/,
– / kur t’u shkoje miku te shpia./
Te deleguarit nuk vendosen ne hane apo hotele, por shperndahen neper familjet shqiptare ku priten, sipas tradites se mikpritjes e bujarise, « Buke e zemer », bujari me gjithe shpirt, bujari e paster, fisnike, e thelle, pa interes, ashtu, siç vepruan prizrenasit.
Shqiptarte e kultivojne dhe e zbatojne virtytin e mikpritjes, respektimin e sigurimin e mikut qe u ka ra ne prag, me gatishmerine per te sakrifikuar gjithçka, pasurine e deri edhe jeten.
Kemi te bejme me veçansi etnike te spikatura te shpirtit shqiptar siç jane : mikpritja, ndorja dhe bujaria.Pas mikpritjes te qytatareve te Prizrenit, delegate vihen ne krye te detyres.
Dhe, pa vonuar delegatet mblidhen:
– / e kane dale ne log t’ kuvendit,/,
– /n’ato mojet e Prizrenit,/, ?
– / ku kane ndejun rend mbas rendit,/,
– / me Ali Pashen n’krye te vendit. / ?
Pra, jane tubue Krenet e Gegeve e t’ Toskenise(Shqiptaret), sipas tradites «rend pas rendit». Ne kete tubim te madh, sipas kesaj veçorie etnike kane lidhe bese e kane lidhe fe, me u shterngue(qendruar) :
– / Europes fjalen m’ia poshtue,/,
– / qi me Mbret paska pleqnue,/, ?
– / me i dhane dore Malit te Zi,/, ?
– / t’a coptoje t’ mjeren Shqipni. /
Vendosja ne kuvend behej, sipas rregullave(protokollit) te percaktuara ne kanun, renditje protokollare e detyrueshme per gjithesecilin : Ali Pasha, organizatori ne krye te vendit e me radhe zene vend : Marash Vata, bajraktari i Shkrelit, vijojne, njeri pas tjetrit Bajraktare, Krene e Beglere. Terheq vemendjen me uniformen dhe fjalen e mençur Abdyl Frasheri, i cili ate qe flet : / Mbreti as Krajli nuk e shklet. Cilat jane ato personalitetet qe shtrohen ne kuvend, sipas «rregullores etnike» ?
Pastaj, renditen « rend pas rendit» Prenge Bibe Doda, kapedani i Miredites, Dera e Toptanit, Zogollit, Gjet Gege Shllaku, Begolli, Cun Mula, bajraktar i Hotit, Mar’ Lula i Shales, Dode Preçi i Kastratit, Vrioni i Beratit, Derralla, Shkodrani Shan Deda i Dede Jakupit i cili / qi si Létinit si, /Halldupit, / rrumbullak fjalen ua flet ;/…./, Abdullah Dreni, te cilit ia dro’ te keqen Prizreni e Kosova, – /pse per mik e bese te dhanun, /, – / vete ia nep zjarmin shtepise : /, etj.
Kjo renditje tradicionale eshte vendosur ne baze te kontributeve kombetare qe ka dhene secila krahine apo person. Ndeshemi ketu me mendesine, mentalitetet specifike shqiptare. Perfaqesuesit lidhin bese : «Europes fjalen m’ia poshtnue», pra konflikti eshte me ma te madhin e te medhenjeve.
Individualitete si, shkodrani Shan Deda : « E s’ merr vesht per krajl as mbret ». Marash Vata,- « / qi s’ e trand as topi as shpata./, Abdullah Dreni : « shi me Mbret pushken e nise». etj.
Secili prej tyre eshte mbret me vehte, i pa tundur, i gatshem per t’u ballafaquar me Krajla, Mbret etj. si i barabarte midis te barabarteve. Spikates ketu besa shqiptare, besa e Zotit, e çimentuar me vendosmerine epike te ketyre burrave.
Vendosmeri e guxim i tille veshtire te ndeshen kund tjeter si tek keta burra shqiptare !
Ajo eshte cilesi e spikatur e karakterit shqiptar, specifike etno-psikologjike.Nje grusht shqiptaresh kunder te medhenjeve te Europes.
Nje vendosmeri(karakter) i tille nuk mund te mos terhiqte vemendjen e Fuqive te kohes.
Po cfare problemesh trajtohen ne kete kuvend burrash ? Cfare ceshtjesh shoshiteshin aty ? Cila ishte pergjegjesia e secilit perfaqesues te krahines se vet ? Cfare tiparesh karakteriale e cilesish vullneti shpaloste secili individ etj.?
Ne kete mjedis burrash te urte e tjerr fjalen, perfaqesuesi i Toskerise, Abdyl Frasheri, i cili me mençuri e pathos shpjegon, se si ne Mesjete te paret e Shkijeve, qene shkulur nga malet e Uralit, ku ushqeheshin me dardha te egra dhe u derdhen ne tokat e Ballkanit, ku i gjeten shqiptaret me qyterimin e tyre te lashte, me bujqesi e blegtori te zhvilluar, me ligjet, me norma e kanune bashkohore, europiane.
Rrefen, oratori lashtesine e shqiptareve ne keto troje, historine e tyre te lavdishme, kujton se si me kushtrim ngriheshin ne luftera kunder fiseve barbare : Ostrogoteve, Shkjeve te Stefan Dushanit(malazez, serb), bullgar, turqeve osman etj., flet per qendresen e shpirtin kryengrites e liridashes, shpirtin shqiptar te mosnenshtrimit. Kujton atdhetari lufterat e shqiptarve ne kohen e Lekes, Pirros, Kastriotit etj.
Keshtu,Frasherlliu duke iu referuar historise heroike te te pareve ngjallte tek bashkeatdhetaret ndjenjat e krenarise kombetare dhe i ftonte ata per te treguar guxim e trimeri per mbrojtjen e trojeve arberore, siç kishin treguar te paret tane nder shekuj.
Karakteristike e shqiptarve, ne situata te tilla ka qene, se ata u drejtoheshin traditave atdhetare e luftarake. Vlere te veçante merr fakti se kur, flet ky lider shqiptar :
– « Mbreti as krajli nuk e shklet».
Mendimi i tij eshte i thelle, shpreh deshiren, aspiraten, te drejten legjitime te shqiptarve.
Detyra supreme mbarekombetar, per te cilen ishin mbledhur ne kuvend ishte mbrojtja e tokave shqiptare nga pushtuesit e huaj, me teper me forcat e veta.
Shan Deda, perfaqesues i Shkodres betohet ne Zotin se:
– / kur kje puna per atedhé./,
– / Edhe Mbretit te Stambollit,/
– / Shqiptaret pushken ia kane vu, / .
Bajraktari i Shales, Mar’ Lula, midis te tjerash thekson :
– /Kam shkue jeten si bishe mali,/…. /,
– / por as Mbretit, por as Krajlit,/,
– / tungjate jeta s’ i kam thane./
Dhe ne rast se Shkjau, si po flitet ka me na msy, ai do te ndeshet ne armet e Lekeve e te Dukagjinit :
– / qi, me ndihme te Perendise,/,
– /kane m’ ia thye pleqnine Berlinit,/,
Pra, shqiptaret jane te vendosur deri ne vdekje qe mos t’u rrijne(pranojne) vendimeve te krajlave as te mbretit, ata nuk i binden te huajt, sepse «mbret shqiptari àsht n’ vend te vet». Vendosmeri legjendare, vendosmeri per te mos u dorezuar perpara asnje armiku cilidoqofte ai.
A nuk ishte burreri proverbiale qe te thehej, te kundershtohej pleqnia(vendimet) e Berlinit ?!
Keto «trille shqiptare», te shprehura artistikisht nga Fishta, kane zene vend ne mendjet dhe zemrat shqiptare, jane pelqyer nga njerezit e thjeshte, sepse kane qene afer botekuptimit te tyre, mentalitetit tradicional, krenarise, deshirave e aspiratave dhe besimit ne forcat e veta. Ne rrjedhen e shekujve ata i kishin provuar «perkrahjet» europiane.
Energjite shpirterore titanike ata i gjenin tek besimi te Zoti, vetevetja dhe armet e tyre.
I pari i Shales ka shprese, se me ndihmen e Zotit e te bashkuar do t’i rrezojme planet e Berlinit.Por, Mar’ Lulen e shqeteson, po aq fort Anadollaku(turku) :
– /qi kurr qafet s’ma hoq lakun ,/,
– /s’ due te njoh as Krajl as Mbret:/,
– / mbret shqiptari àsht n’ vend te vet./
Prijesi guximtar i nje fisi, te vogel por kreshnik nuk njeh te medhenjet, ai ndjehet zot ne shtepi te vet. E habiteshme, por shqiptarte e Lahutes ua thone fjalen rrumbullak si krajlave ashtu dhe mbretit.Me kurajo te habiteshme ia thejne(kundershtojne) pleqnin Berlinit. Kur shqiptaret jane te sinqerte, te ndershem, nuk i bejne lak fjales, secili eshte i gateshem t’ia nis pushken Mbretit etj.
Karaktere te tilla etnike, burrerore, te forta trashegonin dhe kultivonin shqiptaret e fundshekullit te XIX-te Shqiperise Veriore te cilet jane protogoniste te Lahutes se Fishtes.
Keto cilesi vullneti te shqiptarve shpreheshin ne log te kuvendit, ku pergjegjesia per fjalen e thene peshonte sa mali. Ajo nenkuptonte kthimin e fjales ne veper. Kjo vendosmeri shprehej kur behej fjale per atdheun e te pareve, per trojet arberore. Burrat e kuvendit se bashku me ndjekesit e tyre, sipas beses se dhene hidheshin ne beteja per jete a vdekje.Ata nuk udhehiqeshin nga mbreter, presidente, apo shtabamadhori ushtarake, por thjeshte nga prijesit e tyre popullore, sipas tradites iliro-arberore.Veteqeverisje, vetembrojtj thellesisht popullore.
Referencat morale e politike te ketyre kuvendeve dhe shoqerimi i tyre me vepra luftarake, si veçansi etno-psikologjike pasqyrohen mjeshterisht ne kryevepren e Fishtes.
Keto manifestime publike, tipare karakteresh te shprehura me zjarr ne kuvend dhe, pastaj ne beteja, luftimet e ashpera me Shkijet-agresor shprehin perkatesine etnike te shqiptarve malesore te asaj periudhe.
Te habite forca shprehese e individualitetit te malesorit te fundshekullit XIX-te. Malesori, si individ merr pjese ne kuvend dhe u del zot pergjegjesive te medha, i bindur ne perkrahjen e ndjekesve te vet. Dhe ata nuk u gabuan, as u zhgenjyen nga ndjekesit benike te cilet u shkonin pas. Ata, ne dallim nga te tjeret nuk ishin komandante ushtarake, por thjeshte prijes popullor qe jetonin ne gjirin e popullit dhe shprehnin aspiratat e tij.
Po çfare ndodhi me vone me kete karakter shqiptare, me keto individualitete te spikatura ?! Kjo eshte nje teme e gjere dhe e veshtire e cila prêt te trajtohet nga sociolog e psikolog te
formuar shkencerisht dhe objektiv.
Te kthehemi tek kuvendi ku bluheshin idete, mendimet, taktikat e strategjite luftarake shqiptare.. Keto debate te zjarrta drejtoheshin me mjeshteri nga Ali Pashe Gucia, i cili me takt e konsiderate trajtonte problemin:
– /Te lumet goja, bajraktar,/, ,
– /se ti lak s’i bake fjales./,
– / Se ti folke n’log t’ kuvendit,/ ,
– / si po e lypte e mira e vendit./,
Ali Pasha eshte ushtarak i shquar dhe, ndonse, Mar’ Lula, si bajraktar i nje krahine te vogel, ne nje pjese te fjales se tij bie ndesh me mendimin e pergjitheshem drejtuesi nuk ia prêt fjalen atij. Perkundrazi, i thur levdata (folke…si e lype e mira e vendit, se nuk i bake lak kuvendit etj.). Vetem, pasi thekson meritat e bajraktarit te Shales sjell argumente politike, e sidomos ushtarake duke mbrojtur idene, se ne situaten e krijuar shqiptarte nuk mund te luftonin njekohesisht ne te dy krahet.
Cfare etike brilante, thjeshte etnike shqiptare ! Cili diplomat i kohes ia kalon ?
Ushtaraku i larte i kthehet edhe qendrimit ndaj Turqise dhe shpjegon :
– / Por, pse na te vogjél jemi, /,
– / pse kend fis as vellà nuk kemi,/,
Prandaj konkludon strategu :
– / na sot Shkjaut s’mund t’i bajme balle,/,
– /prandej, thom, se e lype e mbara,/ ,
– /te rrijme ngjite me Mbret t’ Stambollet, /
Ne kete tubim mbareshqiptar u shprehen lireshem, me kurrajo civile e pa doreza pikepamje te ndryshme e te kunderta : Njera pale kerkonte a). lufte, si kunder Shkjaut, ashtu edhe kunder Turkut, ndersa pala tjeter b). Mbronte mendimin se duhej te ruheshin, te pakten perkohesisht lidhjet me sulltanin, qofte edhe per arsye strategjike(pragmatike), se nuk mund te perballoheshin nga shqiptart, ne te njejten kohe te dy armiqet(Shkjau dhe Turqit osmanlli).
Eshte evident fakti se ne kete kuvend mendimet shpreheshin sinqerisht, rrumbullak, pa doreza, direkt, me transparence, pa frike e paragjykime etj. Ne to mbizoteronte e mira e vendit, ndershmeria, respekti e konsiderata e ndersjellta midis pjesemarresve, pavarsisht pozites apo fuqise qe zoteronin.
Mbi bazen e mendimeve e ideve te shumeta, madje edhe te kunderta, pasi peshoheshin mire ata arrinin ne perfundime te njejta te cilat beheshin te detyrueshme per secilin pjesemarres dhe forcat qe ata perfaqesonin.
Te befasojne shqiptarte e asaj kohe me forcen e qendrueshmerine karakterit, me vullnetin e paperkulur dhe virtytet e larta morale, tipare etno-psikologjike te trasheguara nga te parte e tyre e te ruajtura me fanatizem, si rallekund!
Pas shume debatesh te zhvilluara ne kete BESELIDHJE te madhe te Prizrenit, te gjithe bashkohen ne idene qe t’u drejtonin nje leter Krajlave te Berlinit ne te cilen, me vendosmeri kundershtonin, hidhnin poshte vendimin e tyre per coptimin e tokave shqiptare dhe betoheshin :
– /qi, pa u shterrun Dri e Shkumbin,/,
– /edhe Buena per pa u thà, /,
– / na per t’ gjalle nuk rrijme nen Shkà.
Ne botekuptimin e shqiptareve dhe mundesite teknik te asaj kohe shterrja e ketyre lumenjeve ishte gje krejtesisht e pa mundur. Perjetesisht e palekundur eshte vendosmeria, burreria e delegateve te Kuvendit te Prizrenit. Ata jane qendrestare te tille, sa qe pa u shterre lumejt e Shqiperise, pa u permbyse natyra nuk pranojne coptimin e tokave shqiptare, nuk neneshtrohen, nuk i ulin armet.
Mendja e shendoshe t’a do, se ky karakter solid e i paperkur i shqiptareve me shpirtin luftarak e liridashe, krahas gjuhes shqipe, ka qene, nder shekuj nje prej atyre faktoreve determinant te ruajtjes se identitetit te shqiptarve.Ky tipar etnik yni, mbajtes i konstruksionit psikik te shqiptareve eshte njohur e pranuar edhe prej te hujve, madje edhe armiqve qe kane pasur te bejne me shqiptaret.
Ne rrjedhat e shekujve, per fat te keq te te dy paleve ne konflikt(etnive) politikat shoviniste, raciste, politikanet shoviniste kane rrenjosur, nje mni te papermbajtur, urrejtje te thelle e racizem primitiv midis dy etnive : Shkjeve te Ballkanit shovinist e invadues e shqiptareve, prej shekujsh vendes(anes).
Eshte pranuar, se kjo veçori etno-psikologjike ballkanase e ketyre dy kombeve(mnia) ka shkaqe te thella historike, ekonomike, socilogjike dhe etno-psikologjike, te cilat presin shpjegime me objektivitet shkencor duke mbajtur qendrim bashkekohor ndaj tyre.
Mbi kete baze, del e domosdoshme, qe secila pale(komb) te njohe e pranoje gabimet e se kaluares dhe te sotme, duke kerkuar ndjese publike e shprehur pendes publike, boterisht dhe te hedhe veshtrimin kah e ardhmja.
Vetem keshtu, do te mund te harrohet e kaluara e zeze dhe popujt e ketij rajoni do te mund te ecin, krahperkrah popujve te tjere evropian.
Ne nje tjeter kuvend malesoresh, shprehen pikepamje diametralisht te kunderta, mentalitete dhe shpirti etnik : Ne Kishe te Vishnjeves, Frati i Kelmendit, Pater Gjoni, ne meshen festive predikonte fjalen e Zotit. Aty, nga fundi i meshes, papritamas jepet alarmi :
– « / Kushtrim, djale, ka nji per shpi,/ ,
– / n’ até Sutjeske me dale n’ ushtri,/,
– / se àsht kah rraset Shkjau n’ Gusi ! / ».
Gjendja eshte tejet kritike : njerezit, me uniformat festive, kane ardhur, tere gezim per te festuar : kenduar, hedhur valle, luajtur e gjuejtur shejin, sipas zakonit. Aty jane tubue fare-fisni, miq e kumbare nga shume krahina. Por, pa prite e pa kujtuar plase kushtrimi vetetime. Nisin kuvendin dhe shtrohet medyshja e madhe.
– / si t’ia bàjme e tek t’ia bàjme ?/ ,
– / A te shkojme a mos te shkojme ?/.
Kerkohet, jo vetem vendim i menjehereshem, vendosmeri e guxim, por dhe veprime te shpejta mbrojtese.Sipas tradites se kuvendeve shprehen e ballafaqohen pikepamjet e kunderta : Uc Gjoka i Hotit deklarohet :
– / na shkoi moti si à mà zi./,
– / Fyta- a- fyt me Shkja t’u pre,/,
– / si per s’ tepermi t’ki’m lé./,
– / Prandej, burra, un kish’ me thane,/,
– /se kjo pune per sot do lane,/,
– / Sot po e ka Turku me Shkjà :
– / lepijshin kryet e nxjerrshin syte !/
Mendimi realist dhe jo i pa bazuar. Formalisht, kjo ishte lufte midis dy armiqve, prej te cileve, njeri e mbante Shqiperine nen zgjedhe(Turku) dhe tjetri pergatitej per t’a pushtuar(Shkau).
Ne ate kohe Shqiperia administrativisht i perkiste Perandorise Osmane. Prandaj,- le te kacafyten ata ndermjet vedit, se boll shqiptaret jane coptuar ne luftera per te tjere,- arsyetonte Uc Gjoka i Hotit.
Perkrahesit e ketij mendimi kapitullues nuk jane te paket :
– / Jo, po, ti Uco, mire po flet,/, /
– / Vocerr Preçi po ia prêt./,
– / n’ se te vritemi na me Shkjà,/, .
– /N’ robni se ne robni,/, –
– /Mjesa Shkjau, po bani e hini. /
– / se ai ketij vendi mà nuk del,/ ,
– / ke s’do t’ kete fis as Atdhe…., /
Vocerr Deda shton :
– / Prandej, mire, thom un, na del, /,
– / ne kete pune mos me u kap tel;/ ,
– / tash nji here me shkue ne shpi,/… ,
– / mbasi feste, po ka qillue;/,
– / se, a te shkojme, a te mos shkojme,/,
– / me lane kryet per Turk e Shkjà./,
Ne kete atmosfere te lekundur, pater Gjoni, meshtari i ketyre aneve mendon ndryshej. Ai duke e njohur shpirtin krenar e ta pa epur te malsorit shtron pyetjen :
– / po a imend burrat e Malesise;/,
– / nami e ndera e gjith Shqipnise,…/,
– / vendin Shkjaut kane per t’ia leshue,/,
– / pa pushke t’ shtime e ndej harru ?/…
Gjithsecili, kur e merr fjalen shqipton fjale respekti per mendimet e te tjereve, vetem pas kesaj sjell arumentet e veta e shpreh, cope e pa doreza mendimin e vet.
Meshtari atdhetar u kujton malesoreve lavdite e se kaluares, gjakun e prinderve te tyre derdhur ne lufte kunder pushtuesve te ndryshem, lavdine e Skenderbeut, te Lekeve te Malesise dhe rrjedhojat qe do te sjelle pushtimi prej Shkjeve te Cetines. Franceskani ligjeron, se si ai do te kishte vepruar, por rroba e tij nuk lejon vrasjen e te tjereve dhe se i mbetet vetem te mallkoje.
Perfaqesuesit te besimit i lejohej pjesmarrja ne kuvend vetem per te shprehur bindjet e veta, por jo per te vendosur.Vendimin e merrte sovrani, kuvendi, beselidhja. Pushtetaret, qeveritaret, ne keto kuvende popullore nuk kishin te drejte te merrnin pjese, aq me pak kur ishin pushtues, sic ishte rasti i pushtetarve osman.
Atehere, malesorve te prekur ne seder, ne krenarine tyre dhe ne vetedijen atdhetare nga predikimi i Pater Gjonit, u gufon gjaku i te pareve, zgjohet motivet e lashta, krenaria epike dhe shterngojne armet e drejtohen, atyperaty, siç ishin direkt per ne Sutjeske, ne frontin e luftimeve.
Binomi « Atme e Fe » funksionon mbrekullisht, franceskani i bekon trimat, dhe ne krye te tyre marrshon drejt front te luftimit. Ky atdhetarizem i franceskaneve, duke qene edhe ata te kombesise shqiptare perben veçori te ketij sekti fetar, te perkushtuar edhe çeshtjes kombetare shqiptare. Kete veçori (atme e fe) franceskanet e kane deshmuar historikisht ne Shqiperi. Ndersa, ndihmesi i tij :
– /Lulash Ndreu, xhakoni i fratit,/,
-/ se edhe kanges ai ç’ia ka thane,/…. :
Shqiptaret, sipa zakonit tradicional te pergjigjes(reagimit) ndaj kushtrimit, nderpresin festimet dhe nisen per ne lufte, me kenge ne goje, duke demonstruar shpirtin e tyre luftarak e gatishmerine per t’iu pergjigjur rrufeshem thirrjes per mbrojtjen e trojeve te tyre kudo qe i zente kushtrimi, veçansi e spikatur etno-psikologjike shqiptare.
Kuvendet e medha, te cilat mirreshin vendime me rendesi e pergjegjesi kombetare perfundonin me beselidhje te veçanta. Keshtu, krenet e Hotit, tek Kisha e Shen Gjonit besatoheshin, sipas rendit, duke nisur me bajraktarin, i cili, veçanarisht ne mobilizime luftarake, detyrimisht merrte flamurin, printe :
Cun Mula, bajraktar i Hotit garanton :
– / bani be me lot per faqe,/
– /per «qitape» e shtate « melaqe »,/,
– / se pa deke e pa hi ne dhe, /,
– / me gjith djale e me gjith re,/,
– / pa u robite me lope e qé,/,
– / e pa u djege me stan e shpi,/,
– /s’ bjen n’dore kurr Malit t’ Zi. /
Pas tij, bajraktaret e krenet e Hotit u betuan :
– / mbas kanus s’Leke Dukagjinit,/,
– / m’ qiri t’ festes e m’ Kishe te Shengjinit,/,
– / mbi Shen N’kolle e Shejt Shna Ndue, /,
– / m’ Kryqe te Krishtit, kjofte levdue !/,
– / se pa u shkimbe me troje t’ veta,/,
– /s’i bajne Knjazit tungjatejeta !/
Tradita etno-psikologjike shqiptare nenkupton qe pjesemarresit ne kuvende te betoheshin, sipa kanunit : ne Kryqin e Krishtit, ne kishat e medha te vendit, ne shejten, ne jeten dhe pasurine e tyre, si dhe ne Kur’hanin e shejte, se do t’i rrinin besnike beses se dhanun ne kuvend. Jane rregullat e normat tradicionale shqiptare.
Kurdoher behej fjale per Besen shqiptare, fjalen e nderit, per Besen e Zotit. Garanci e dyfishte feja shqiptare.
Siç shihet, edhe ne nje kuvende te papritur shpreheshin ide e mendime te ndryshme, te kunderta, shoshiteshin mire ato, ne kendveshtrimet perkatese e me urtesi e maturi arrihej ne vendimin perfundimtar, i cili zbatohej pa hezitim nga te gjithe. Ka qene karakteristike e spikatur e asaj kohe, qe per mendimet e shprehura, ne kesi rastesh, as qe behej fjale, qe dikush te mbante meri, inate apo mllefe etj.te kesaj natyre..
Perkundrazi, armiqesite e tjera harroheshin dhe funksiononte besa e kanunit, sipas se ciles; si, ai qe ndiqej per gjak dhe «gjakesi» duhej te luftonin krahperkrah, si vllezer ne nje llogore, te mbronin e jepnin jeten, po t’a lypte nevoja per njeri-tjetrin. Dhe fakte te tilla ka plot ne historine e ketyre krahinave, ku vepron doka e gjakmarrjes.
Keshtu, kanuni, ne kohe lufterash ndalonte, rrebtesisht gjakmarrjen. Ai qe vepronte ne kundershtim me kete dispozite(norme) te kanunit ndeshkohej rrebte, sipas normave te pranuara dhe perbuzej nga opinioni shoqeror. Kete e impononin ligjet e pashkruara(kanunet) e shqiptarve.
A nuk eshte kjo tregues i urtesise e burrerise shqiptare ?! A nuk eshte kjo, nje veçansi e spikatur etno-psikologjike e shqiptarve te asaj kohe ? Behet fjale per ato raste kur eshte e pranishme dukuria barbare gjakmarrjes, veçori kjo primitive etno-psikologjike e cila. ka egzistuar deri tash vone te shqiptaret.
Kjo burreri qe tregohet, sidomos ne raste luftrash lypset te tregohet edhe ne situatat paqesore, gje e cila, fatekeqesisht po ndeshet teje ralle.
Ne kuvendet mbare shqiptare, rajonale etj. trajtoheshin çeshtje mberekombetare, pra kishin tematike solide atdhetare, refernca moralo-politike patriotike etj.
Ndersa, ne kuvendet e niveleve me te uleta si krahines, fisit, katundit etj., ne sobat e burrave, ne vendet ku daheshin(vendoseshin) pleqini te ndryshme ndryshonte permbajtja, por rregullat dhe kerkesat ruheshin, ne te gjitha rastet te njejta. Ne çdo kuvend(tubim) respektoheshin elementete etnografike, normat etiko-morale te njohura e te pranuara prej te gjitheve.
Ato zhvilloheshin, sipas traditave e dokeve thjeshte shqiptare, te cilat ne sot i emertojme edhe dukuri etno-psikologjike.
Norma etiko-morale te aspektit etno-psikologjike te kuvendeve te burrave.
Cilat ishin idealet, motivet shtytese, ndjenjat qe i frymezonin, normat e komunikimit shoqeror, mentalitetet qe synonin dhe shpreheshin ne keto kuvendeve te tradites se lashte shqiptare ?
Ne kushtet e mosnjohjes te shtetit te pushtuesit e ligjeve te tij, ne munges te ushterise, forcave te rendit, burgjeve, kush i shterngonte, detyronte shqiptarte qe t’i zbatonin vendimet e kuvendeve te tyre ? Cfare tregojne te dhenat ?
Ne rrafshin etnografik kuvendi eshte nje bashkim fisit a fisesh me Krene, Pleq, Sterpleq e Vogli a Djelmni te dheut, qi kan qellim me rrahe ndonji çashtje a me lidhe ndonji bese.
Kuvendet e pergjitheshme per çeshtje te rendesishme te karakterit kombetar, sipas tradites njoftoheshin : me kushtrim dhe tri te shtena me arme, por edhe me lajmes.
Kushtrimet, ne mungese te mjeteve te nderlidhjes, jepeshin, ne varesi te rrezikut qe kercenonte vendin(«burre per shtepi», «me shtate e shtatedhjete» etj.), kushtrimet qiteshin(jepeshin, shpalleshin) nga kryeplaku, kohet e fundit nga bajraktari. Kushtrimet qiteshi vetem per ceshtje te medha kombetare e jo per parti politike apo gjera te tjera.Ne kanun percaktohej edhe vendi prej nga qitej kushtrimi, zakonisht ne krye te katundit.
Tubimi i njerezve behej ne vende te caktuara me pare si ne (Qafa, lendina, oborre kishash, vende kulti, lisa ne shej, qe thuhej «Logu i Kuvendit» etj.). Keshtu, p.sh., Miredita tubohej ne Sh’Pal, a ne Gryke t’Oroshit, Puka, tu qyteti i Pukes, Malesia e Gjakoves tu Vorret e Shales, Dukagjini ne Koder te Shen Gjergjit(Shosh), Nikaj e Mertur tu Kisha e Nikajvet, Mertur e Krasniqe tu Bungu i Kuvendit(Selimaj) etj.
Ne kuvende merrnin pjese, sipas qellimit kategori te ndryshme perfaqesusesish.Me tradicionale kane qene kuvendet «burre per shtepi». Ne keto kuvende burrat e bashkuem rrijn ne gjysem rrethit, zakonisht kembekryq, me drejtuesit perball, ashtu qe te mund te shofin shoqi-shoqin e, po u thirr kush, te ket shteg per me u duke nder Krene e Pleq. « Nder gjyqe e peshime krent e pleqt rrijn ne vedi e Vogjelia ne vedi.» « Krent e pleqt rrijn ne kuvend mbas prijet e tagrit.» Armet e krahut kulmoheshin ne nje vend, aty afer, gje qe do te thoshte se ishte vendosur besa e burrave e cila nuk duhej thye. Secili mbante armet e brezit. Keshtu, nisnin kuvendet duke shpalosur qellimet per te cilat ishin thirrur.
Ne pikepamje politike kuvendet e pergjitheshme trajtonin probleme te medha atdhetare, çeshtje te medha shoqerore, ekonomike, sociale etj.
Ne rrafshin etno-psikologjik kuvendet u permbaheshin parimeve atdhetare(nacionaliste) kombetare,orientoheshin ne referenca moralo-politike te mirenjohura, ne perputhje me botekuptimin, mentalitet, mendesive, nevojat e kerkesat e kohes, u pergjigjeshin deshirave e aspiratave rajonale e kombetare.
Permbajtja e tyre shquhej per atdhetarizem te theksuar. Ne rastin e Lahutes qellimi ishte te ngriheshin te gjithe, me arme ne dore per te mbrojtur vatanin kunder vendimeve te Kongresit te Berlinit dhe synimeve shoviniste te Shkjeve te Ballkanit.
Pra, kemi te bejme me synime etno-psikologjike te trasheguara nga te paret tane.
Nga motivet e brendeshme te shqiptarve, personazhe historike te Lahtes kane qene : Mbrojtja e lirise kunder pushtuesit sllavo-malazias, mbrojtja e vatrave, territoreve tona, te cilat tradicionalisht kishin qene te banuara nga shqiptaret, ruajtja e nderit dhe dinjitetit kombetar. Kranaria kombetare dhe shpirti i mosneneshtrimit perpara te huajit.
Keta ishin disa nga nxitesit, shtytesit kryesor qe i grishnin shqiptaret te hidheshin ne beteja per jete a vdekje.
Venia ne jete e ketyre idealeve te medha bente te domosdoshem zbatimin, me perpikemeri te madhe te normave etiko-morale te parashikuara ne kanun dhe te detyrueshme per zbatim nga pjesemarresit ne «Logun e kuvendit». Per korrektese citojme tekstualisht disa prej tyre : « Burrat e dheut ne kuvend rrijn t’armatisun»,«Sa te jene ne kuvend burrat e dheut, s’ ka tager(leje)kush i huej me u perzie nder ta,», « Ne kuvend, sa te flase njani, tjeret do te ndigiojne te heshtin.», «Cashtjet, qi i perkasin njij krahine mare-ase shtetit,- do te peshohen nder kuvende te pergjithme : «Burre per shpi.», « Fjala e rande nuk bahet ne kuvend»., « Kanuja s’ban(ndalon) qi te shahet kush ne kuvend; po bani kush ket pune, do te giobitet mje ne 5 desh»., «Po i tha kush kuej, se rrene ne kuvend, do te giobitet mje 500 grosh ». , «Po i a shkrepi kush kuej armen ne kuvend, shpija i digjet e sjellesi i armes grihet kuvendisht e shkon gjakhupes ».
Ne kuvendet shqiptare, gjitheçka flitej e behej(zbatohej) kerkohej qe te ishte e matur, e peshuar mire e shprehur me fjale te qarta e sjellje fisnike : Ishin te denushme, nga opinioni dhe shoqeroheshin me ndeshkime : fjalet e renda, ofezat publike, ngritja e zerit, germushja, te bertiturit me ze te larte, sharjet, epitetet, perçmimet, ngitja e gishtit tregues, apo dores. Vleresohej e kishte kerkesa ndaj stilit te te folurit, humorit, fjalvet e shprehjeve, intonacionit, veshterimeve,shprehjevefrazeologjike, fjalve te urta, etj. Nuk ishin ne etiken e kuvende perdorimit ironia, cinizmi, fjalet poshteruese, perbuzese, nenvleftesuese, sarkazma, shakate e renda, etj.
Kuvendtari(diskutanti) qe merrte fjalen,- siç thuhej nga popullin,- qe te mos behej i merziteshem, kerkohej qe te mos hynet «me trina neper mal», nuk duhej te «çante kopalla», te mos i «mballonte pa çoban», « te mos çante derrasa,», « te linte rend me blue nje buke» etj.
Kerkesa te tilla kishin te banin me permbajtjen e diskutimeve, permbajtjen e asaj qe thuhej dhe me kohen e shpenzuar nga folesi, me etiken fjales.. Keto kishin te benin me specifikat e krahinave, por shenonin tipare etno-psikologjike te perbashketa te kuvendeve te te pareve tane. Keto norma etiko-morale zbatoheshin ne kuvendet e Lahutes.
Per pjesemarrjen ne kuvendet e burrave kishte edhe kerkesa te tjera, me te thella. Keshtu, p.sh, thuhej qe : «Ai qe nuk di te lexoje fytyren e tjetrit, qe nuk di te lexoje heshtjen etj. nuk duhet te te shkoje ne kuvendet e burrave.»
a). Ka qene kerkes qe mendimet, idete, propozimet te shpreheshin sakte e kuptueshem per degjuesit, me sa me pak fjale te hueja(turke tj.) e shprehje te errta. Gjitheçka lypsej te shprehej drejtperdrejt, syndersy, ballas e pa hipokrizi, me ndershmeri e sinqeritet, pa prapamendime e keqdashje, pa hilera e rrena, pa ironi e sterkembesa, me drejtesi e pa interesa te ngushta, me bindje e te argumentuara, asnje here kunder interesav atdhetare dhe kunder besimit tek Zoti etj.
Vihej ne spikame permbajtja, mendimet, idete atdhetare dhe qendrimi i shprehur rrumbullak e pa frike kunder pushtuesve te huaj.
Camaj, njohes i thelle i jetes dhe traditave malesore, ne nje veper te tij sjell nje dialog, midis Currit, malesorit te zbritur ne fushe dhe mesuesit te fshatit: « E veresha ndersy me moskuptim. Edhe ai me verent po ashtu me moskuptim. « A mundesh, tha ; « mem’i lexue mendimet ne balle, ashtu si ne nji liber ? »
S’ashte nevoja sepse, ti flet.
«Ne kje, se nuk kupton diçka ma teper se sa flas, ateher nuk do te merremi kurr vesh. Thom keshtu,- vijoi Curri,- pse ju te shkolluemit kujtoni, se na te pashkollet aq sa dime flasim».
Ma vone m’a shkoqiti mendimin. Simbas ti ai, jo une, ne trute e veta ruente edhe dijen e te pareve. Kurse na tue lexue sende tjera, i kishim harr».
Ne kete dialog, bie ne sy se : Malesoret, ne kuvende, madje edhe ne bisedat me te tjeret e permbajne mimiken e fytyres, ne menyre te tille qe mos te shprehin emocione, te mos te percjallin tek te tjeret, asnje lloj informacioni per ate qe mendon : e «veresha me moskuptim» dhe ai, po ashtu «me moskuptim ».Shprehet ideja e leximit te fytyres se tjeterit, si dhe mendimet e ndersjellta te njerezve te shkolluar per njerezit e pa shkolle.
E malesoret e ruanin fort kete rregull ne kuvendet e tyre
Prandaj thuhet :
– Fjala peshon, pesha e fjales,
– Nje fjale te nxjerr ne breg ose te mbyte ne uje. etj.
– Fytyra tregon, shpesh te tratheton.
– Puna kallxon.
– Sjellja flet.
– Veprimet instingtet trathetojne etj.
b). Ne kuvendet shqiptare ishte e domosdoshme qe gjitheçka te ishte e permbajtur, e disiplinuar, e vetpermbajtur, qe nga mimika e fytyres, pantomimika e trupit deri ne detajet me te vogla : Kujdes i veçante kerkonte vetekontrolli i shprehjes(mimikes) se fytyre, rrudhave te ballit,gojes, levizjes se syve etj. Ne te njejten kohe, kerkohej qe levizjet e trupit(pantomimika) te ishin sa me kursyera si : levizjet e duarve, sidomos te kraheve, kokes, kthimi mbrapa, peshperitjet veshnevesh, komunikimet me ane te shenjave te ndryshme si mbyllja e njerit sy, pra, kontrolli i levizjeve te muskulatures se fytyres etj. Terhiqte vemendjen, per keq te qeshurit pa vend, me za te larte etj.
Kujtojme ketu, se syte e njeriut shprehin, edhe ne menyre te pavetedijeshme : emelsi, miresi, dashuri, gezim, lumturi, shprese, egersi, urrejtje, meri, zemrim, mllef, zili, egoizem, qetesi, dyshim, alarm, frike, krenari, mosperfillje, perbyzje, pabesi, cinizem, tmerr, meshire, lutje, mirenjohje, perulje, epsh, dinakeri, hipokrizi, zgjursi, burreri, guxim, mosaprovim, inkurajim, trimeri, dashamiresi, dyshim, lutje, debilitet etj. etj.
Jane keto disa nga arsyet, se perse burrat e kuvendit zakonisht paraqiteshin te mbyllur, hermetike, disi te ngurte me qellim qe fytyra dhe syte, levizjet mos t’u jepnin te tjerev asnje lloj informacioni per qellimet, mendimet, deshirat etj.
a).Fytyra e pjesemarresit ne kuvend, qofte kur ai flet, apo vetem degjon kerkohej te ishte e vetpermbajtur, te shprehte vetem qetesi, te ishte e palexueshme nga te tjeret. kjo sepse, siç dihet, fytyra e njeriut shpreh gjendje te caktuara shpirterore, P.sh., balli me rrudhat e veta, vetullat, syte, faqet, goja, buzet, mjekra, faqet, hunda, veshet, koka, muskulatura e fytyres etj., me vetedije ose pavetedije reagojne ne ate, qe thuhet, ose qe behet aty, ndryshojne formen, ngjyren( skuqen, zverdhen,nxihen), levizin, kontraktohen etj.
Krahas te gjitha ketyre pjesemarresi ne kuvend ishte e domosdoshme qe te lexonte e interpretonte edhe heshtjen e burrave. Heshtja e atij tjetrit duhet vleressua e mbajtur qendrim ndaj saj.
Kane mbetur shprehjet: Kuvend, Logu i kuvendit, kuvend burrash, kuvend historik, burre kuvendi, behet kuvend, u vendos ne kuvend etj. terma qe i perkasin etno-psikologjise.
Mentalitet e lashta, idete, normat kanunore e rregullat te cilave u permbaheshin pjesemarresit si : urtesia, mençuria, menyra se si shqiptaret e asaj kohe komunikonin e merreshin vesh midis tyre ne keto tubime, maturia ne pleqerimin, shoshitjen e bluarjen e çeshtjeve te luftes, takti e respekti per mendimet dhe personalitetin e bashkebiseduesit, kolegjialitet ne marrjen e vendimeve perfundimtare, gatishmeria per te vepruar ne perputhje me to flasin per vlera etno-psikologjike te komunikimeve e marreveshjeve te pareve tane.
Ato deshmojne per nje tradite etno-kulturor te vyer, nje model ne organizimin dhe zhvillimin e ketyre kuvendeve rajonale apo ne shkalle te gjere kombetare, tradite e cila ruan vlera aktuale edhe ne ditet tona.
Kuvendet kane qene nder perberesit kryesor te veteqeverisjes sipas zakoneve dokesore shqiptare, te ruajtura deri ne mesin e shekullit XX-te.
Traditat dokesore shqiptare pasqyrohen, nga autori i Lahutes, ne mjeshteri artistike e fryme popullore, ne kenget kushtuar Lidhjes se Prizrenit, Marash Ucit, Cun Mules, Ali Pashe Gucise, Dede Gjo’ Lulit etj. e tubime te tjera te shqiptarve.
Ne themel te ketyre kuvendeve tradicionale qendronte BESA ShQIPTARE, BESA E ZOTIT e veshtruar si norme morale dhe kod dokesor qe qimentonte e garantonte zbatimin e vendimeve qe mirreshin ne «logun e Kuvendit.»
***
Po ne çfare forme kane arritur deri me sot normat, rregullat dhe kerkesat e mbajtjes se kuvendeve te medha popullore ? Ato u deformuan qe gjate Luftes Dyte Boterore ku gjithçka vendosej me gryken e pushkes, me vone u perdoren si karikature per maskimin e qellimeve moniste te diktatorit per te arritur, deri ne nivelin, se si zhvillohen debatet politike ne Kuvendin e sotem te Republikes se Shqiperise.
Ne «Nje vezhgim mbi komunikimin tone publik…» te analistit M. Nano, midis tjerash lexojme per kacafytjet midis politikaneve tane ne Shqiperi dhe ne Kosove. Citojme :
«Jane sherre tipike shqiptare, ku tjetri sulmohet e mbulohet me fyerje e shpifje, ku goditjet jane te kalkuluara per te bere dem, alabaku se ka per gje te marre poza inteleeektuali e ku intelektuali s’e ka per gje te flase si alabak, ku gjuha e shtene ne pune eshte asgjesuese e shfarosese, ku secili pretendon se ka me vete te drejten, ku njeri nuk len asnje shteg per te bere nje negociate te sekondes se fundit me tjeterin, ku palet harrojne argumentin dhe fokusohen, veç te personi qe kane per balle, ku biografia e tjeterit eshte gjithenje nje arsye per t’mos u marre fare me çeshtjen, ku ai qe terhiqet perballe nje sjellje te dhuneshme, mbulohet me turp e thirret humbes, ku klasi, eleganca, sqima merren per dobesi etj.
Ne…shqiptaret, kudo qofshim…debatojme njesoj, d.m.th., nuk debatojme, por perleshemi. Dhe ketu kam parsysh te gjithe shqiptaret deri tek akademiket tane!
E di, mund te thuhet qe gjera te tilla ndodhin kudo, por puna eshte, se kudo gjera te tilla jane perjashtime, ndersa tek ne jane rregull». (Gazeta «Shqip» date 25 nentor, 2011).
Mos valle, e ka tepruar ky analist ? Mendoj, se jo. Ai ka shprehur nje realitet te dukshem te jetes polike shqiptare, madje duke ruajtur mjaft rezeva qe lidhen me fjalorin vulgar, epitete e pa denja si, per ate qe i shqipton dhe per ate te cilit i drejtohen, sharjet vulgare, gerthitjet, sulmet, deri tek goditjet brutale fizike etj. te pa denja per natyren e shqiptarit. Nuk gjeta diçka tjeter me te goditur per te faktuar se ku ka arritur gjendja e «Burrave te Dheut» qe na perfaqesojne ne forumet me te larta te kombit tone.
Ndersa, malesoret, per raste te kesaj natyre shpreheshin, me me delikatese si p.sh., « Mos hi me trina neper mal !», « Mos the krande kur nuk duhet ». « Mos i mallo shpatit !», «Ia qet mullini copa-copa », « I ka leshue pa çoban», «I ka mallue shpatit.» , « Mos qit krande ne zjarm !». «Mos shti gur nen rrota» ? etj, etj.
E megjithate, efekti i kesaj menyre te foluri ka qene direkt, i menjehershem, madje me rrjedhoja.
Pra, shqiptaret ne kuvendet e tyre qe nga lashtesia jepnin shembuj pozitiv dhe modele per t’u patur zili.
Po sot, ç’fare po ndodh me politikanet tane ?! Ku po shkojme ? Perse i voton dhe i pranon populli keto deformime te traditave shqiptare dhe te sjelljes qytetare ?! Sa i vlejne ato imazhit tone ne boten e jashme ? Fatkeqesisht, ato flsain ne favor te profecise te Konices, se até qe ndertuan idealistet tane mund ta shembin politikanet e keqinje.
Para pak kohesh, ne nje debat televiziv, per kanunin e Leke Dukagjinit historiani Kasem Bicoku, specialist i historise se Mesjetes, midis te tjerash u shpreh :
«Po te zbatoheshin rregullat e kanunit ne parlamentin e sotem shqiptare do te qe nje mrekulli e vertete».
Literatura e perdorur :
1. Lahuta e Malesise. Botim i trete, Rome 1991.
2. Kanuni i Leke Dukagjinit. Nga Shtjefen Gjeçovi.(Shqip dhe anglisht). Gjonlekaj publishing Compani
Nevv York 1989, f.199-201
3. Martin Camaj. Vepra letrare 1 Apollonia, Tirane 1986 f. 87, 89
*Ne foto, autori me bashkshorten me rastin e 45 vjetorit te martesese.
Bruksel, janar, 2012
UÇK, BETEJAT E JANARIT ’99
Lufta e UÇK-së dhe epopeja e lavdishme e 27, 28 dhe 29 janarit 1999 në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit/
Shkruan:Mr. Sc. Fetnete Ramosaj/
Përderisa gjatë dekadës së fundit të shekullit XX, Serbia për të satën herë ishte harlisur për të jetësuar ëndrrën e saj shoviniste për Serbinë e Madhe, duke kryer gjenocid e spastrim të pashembullt etnik ndaj popujve joserbë, në rastin e Kosovës, në krahasim me subjektet tjera federative të ish-Jugosllavisë, organizimi i rezistencës së armatosur ishte shumë më i vështirë.
Duke mos e pranuar robërinë e re serbe dhe fatalitetin e shfarosjes, u formuan njësitet guerile të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilat morën guximin të organizohen prej zeros dhe të rrëmbejnë armët në përpjekje mbinjerëzore për mbrojtjen e vendit dhe të popullit të vet nga invadimet shfarosëse serbe.
Dhe, të mendosh se e tërë kjo rezistencë është bërë me armët e municionin e bartur me krahë, kryesisht nga Shqipëria, vërtet UÇK-në e bën të madhërishme, aq më tepër kur kemi parasysh se me këto armë UÇK arriti t’i përmbysë të gjitha parashikimet pacifiste e fataliste, arriti ta fitojë luftën kundër një armiku shumëfish më të madh, të pajisur pakrahasueshmërisht me armatimin më modern, kur dihet botërisht se Serbia kishte në dispozicion dhe e përdori gjithë infrastrukturën dhe arsenalin luftarak të ish-Jugosllavisë, që e përbënte forcën e tretë ushtarake në Europë.
Përveç kësaj, Ushtria Çlirimtare e Kosovës diti të bashkojë në luftën e saj për liri e çlirim edhe Aleancën më të fuqishme të botës – Aleancën Veri-Atlantike të NATO-s, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, diti të pozicionohet drejt ndërkombëtarisht përkrah fituesve e jo përkrah humbësve, gjë që ndodhi për herë të parë në historinë tonë kombëtare.
Padyshim se në të gjitha fazat e zhvillimit të UÇK-së, si gjatë periudhës së luftës guerile, si gjatë zhvillimit të luftës frontale në Kosovë, është arritur që me sukses të ngriten sektorët e caktuar dhe infrastruktura e UÇK-së në nivel kombëtar, pa dallime krahine e feje. Në këtë mes, sektori i logjistikës dhe i furnizimit me armatim ishte tejet i rëndësishëm, për të mos thënë jetik për zhvillimin e suksesshëm të luftës. Pikërisht në këtë drejtim ishin të angazhuar luftëtarët më të zotët të UÇK-së, deri në anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, komandantë zonash e brigadash, ishin të angazhuar ata që njëkohësisht ishin tepër aktivë edhe në aksione luftarake e në beteja të përgjakshme. Pikërisht në përpjekje për të siguruar armatimin që ishte aq i nevojshëm, Ushtria Çlirimtare e Kosovës pati humbjet më të mëdha në njerëz. Veçanërisht në kufijtë e dhunshëm ndërshqiptarë qindra djem e vajza ranë dëshmorë lirie.
Faktet dëshmojnë se shumica e përgjegjësve të linjave të furnizimit me armatim dhe teknikë lufte, që ishte ndër detyrat më të vështira e më të rrezikshme të luftës, ishin luftëtarë e komandantë të sprovuar në beteja e në aksione të shumta guerile kundër forcave pushtuese serbe. Shumë prej tyre ranë në krye të detyrës në operacione të tilla në vijën kufitare në luftime të rrepta me ushtrinë serbo-jugosllave, duke filluar që nga Luan Haradinaj, Ilir Konushevci, Gazmend Imeraj, Bahri Fazliu, luftëtarët e Sllupit e të Hereçit, Mujë Krasniqi – Komandant Kapuçi me shokë, Agim Zeneli e Agron Rama, vëllezërit Lleshi me shokë e deri te Jashar Jashari – Komandant Duraku, Naim Avdiu e Kadri Berisha me shokë, të cilët ranë dëshmorë më 29 mars 1999, në Shishman të Bokës, ku që të 14 dëshmorët e rënë së bashku janë të varrosur në një arkivol të përbashkët. Pastaj, me shumë sukses krahas luftës frontale udhëhoqën edhe operacione të furnizimit me armë dhe të thyerjes së kufirit personalisht komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, Hamzë Jashari, Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi, Shkëlzen Haradinaj, Fadil Nimani – Komandant “Tigri” i tri ushtrive çlirimtare, Bekim Berisha e Bedri Shala, Fehmi Lladrovci e Iljaz Kodra, Sali Çeku e Agim Ramadani, Abdullah Tahiri e shumë të tjerë, që të gjithë dëshmorë e heronj të kombit.
Siç dihet Zona Operative e Dukagjinit (ZOD) e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përbënte aortën kryesore të furnizimit me armatim dhe teknikë lufte për mbarë Kosovën, qoftë nga Shqipëria, por më vonë edhe nga drejtimi i Malit të Zi. Prandaj, për shkak të rëndësisë gjeostrategjike, pikërisht në këtë zonë pushtuesit e përqendruan numrin më të madh të forcave ushtarako-policore e paramilitare, por pandërprerë i ndërmorën edhe ofensivat më të rrepta e më masive, ku u zhvilluan luftime të përgjakshme ndërmjet forcave okupuese serbe dhe njësiteve të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit, nën drejtimin e komandantit të Zonës, Ramush Haradinaj.
Në mbrëmjen e 27 janarit të vitit 1999, nëntëdhjetë e gjashtë pjesëtarë të UÇK-së (të Zonës Operative të Dukagjinit dhe një njësit i Zonës Operative të Pashtrikut) u nisën nga baza e UÇK-së në Zhebel të Gjakovës në drejtim të Shqipërisë, me detyra të furnizimit me armatim dhe teknikë lufte. Kësaj radhe pritej të futej në Kosovë armatim i sofistikuar, i papërdorur deri atëherë në frontet e luftës. Mirëpo, gjatë rrugëtimit, me të arritur afër fshatit Bishtazhin, tek Ura e Terzive mbi lumin Erenik, që e lidhë Gjakovën me Prizrenin, rreth orës 23.00, ata ranë në pritën e forcave policore serbe dhe të të ashtuquajturës “polici lokale” e Serbisë, që drejtohej nga kolaboracionisti Muharrem Ibraj nga Osek Hyla. Aty, për afër një orë zhvillohen luftime të rrepta. Gjatë kësaj përleshje të pabarabartë bien dëshmorë Hamdi Ibish Berisha dhe Kasim Rexhep Shala, të dy nga Ruhoti i Pejës, luftëtarë të Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” dhe plagosen rëndë luftëtarët Nexhat Istref Berisha dhe Gani Sylë Shala, të dy nga Ruhoti i Pejës. Humbje në njerëz kishte edhe në radhët e armikut.
Kështu që një pjesë e këtij grupi u detyruan të kthehen prapa për në Shqiponjë të Dushkajës, ku ishte Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit, ndërkaq 25 luftëtarë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe luftëtarët e dalluar në shumë fronte e beteja si Agim Zeneli – Çergashi, Komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”, Agron Rama, komandant i Brigadës 134 “Bedri Shala” (i cili ishte i plagosur dhe po dërgohej për shërim në Shqipëri dhe për riorganizimin e radhëve të Brigadës), Sejdi Rama – Cia, Sahit Krasniqi, Daut Kelmendi, Memë e Pren Lleshi, Agush Gjoci e të tjerë kishin vendosur që me çdo kusht të vazhdonin rrugën drejt Shqipërisë. Më 28 janar, në orët e hershme të mëngjesit ky grup i luftëtarëve ranë sërish në pritën e forcave ushtarake serbe tek përroi i parë mbi Goden në afërsi të kufirit shqiptaro-shqiptar. Aty bien dëshmorë luftëtarët e lirisë vëllezërit Memë e Prend Zef Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës, të cilët ishin udhëheqës të rrugës – në njësitin pararojë dhe u plagosën rëndë luftëtarët Agron Rama, Sejdi Rama, Sahit Krasniqi, Luan Smajli e Nexhat Berisha i Volljakës.
Në anën tjetër, po më 28 janar, bie dëshmor edhe luftëtari Gaspër Ndue Karaqi nga fshati Ujëz i Gjakovës, luftëtar i Brigadës 126 “Hasi” të Zonës Operative të Pashtrikut, derisa po kthehej nga rruga pasi e kishte ndihmuar grupin e pjesëtarëve të UÇK-së, që pas rënies në pritë në Bishtazhin të kthehen me sukses drejt Shqiponjës së Dushkajës. Gaspri i kishte përcjellë deri në fshatin Meqe, ndërkaq gjatë kthimit bie në pritën e forcave serbe që ia kishin zënë pritën në Kodrën e Gradishit.
Në rrethana të tilla, luftëtarët që u ndeshën në pritën e ushtrisë jugosllave në afërsi të kufirit, detyrohen të kthehen prapa për në fshatin Goden. Prej andej arrijnë në Rogovë të Hasit ku vendosen në një shtëpi të këtij fshati. Banorëve të fshatit ua kërkojnë një kamion për t’i bartur të plagosurit deri në Krushë të Madhe, e për të vazhduar më pas në zonat e kontrolluara nga UÇK-ja, për shkak se i kishin pesë të plagosur rëndë. Mirëpo, ata u thonë se një gjë e tillë ishte me rrezik. Pas pak, disa rogovas u thonë se do t’i përcjellin me kombi meqë udhëtonin çdo ditë dhe e njihnin gjendjen në terren. Mirëpo, me t’u nisur, sapo i afrohen Urës së Rogovës e vërejnë pritën e forcave serbe. Pjesëtarëve të UÇK-së shoferi i veturës që doli për të vrojtuar terrenin u sugjeron që të hyjnë në oborrin e shtëpisë së tij (nr. 232), të mos dalin nga kombi sepse brenda dy-tre minutave do të niseshin. Por brenda pesë minutave në oborrin e shtëpisë kishin arritur forca të mëdha të këmbësorisë serbe, të cilët menjëherë fillojnë të qëllojnë me armë në drejtim të kombit ku gjendeshin tetëmbëdhjetë pjesëtarë të UÇK-së dhe shoferi i makinës. Në rrethana të tilla, me plumb të parë Agim Zeneli – Çergashi e vret një polic serb nga Vraniqi i Gjakovës.
Aty bien heroikisht Agim Bardh Zeneli – Çergashi nga fshati Shqiponjë i Dushkajës, komandant i Batalionit të Parë i Brigadës 132 „Myrtë Zeneli”; pastaj Sejdi Avdyl Rama nga Smolica e Gjakovës, ndihmëskomandant për Zbulim dhe Kundërzbulim i Brigadës 134 “Bedri Shala”; Agush Asllan Gjocaj nga Rashiqi i Pejës, epror i Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me seli në Divjakë; Daut Idriz Kelmendi – Zagragja nga Drenja e Istogut, epror në Njësitin Diversant të Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”; Luan Avdi Smajli nga Shqiponja e Gjakovës, luftëtar i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”; Valon Muharrem Gashi nga Buçani i Pejës, luftëtar i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”; Bahtjar Avdyl Morina nga Lubizhda e Malishevës, luftëtar i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”; Haxhi Hajdar Kleçka nga Kleçka e Lypjanit, luftëtar i Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova” të Zonës Operative të Pashtrikut; Gëzim Qazim Ademaj nga Ratishi i Poshtëm i Deçanit, epror i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”; Emrush Çaush Çetaj nga Trubuhovci i Istogut, epror i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”; Naim Halil Dreshaj nga Prigoda e Istogut, luftëtar i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”; Sahit Abdurrahman Krasniqi nga Ratkoci i Rahovecit, epror në Njësitin e Furnizimit të Zonës Operative të Dukagjinit; Ilir Rexhep Merturi nga Gjyrgjeviku i Madh i Klinës, komandant i Togut për Intervenim të Shpejtë; Naim Xhafer Gashi nga Sferka e Klinës, luftëtar i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” dhe Vesel Sejdi Avdyli nga Drenoci i Klinës, luftëtar i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”. Prej të gjithë atyre që ishin në kombi arrijnë të shpëtojnë vetëm ushtarët: Asllan Lezi e Mevledin Morina, të cilët nëpër plumba arrijnë të dalin nga makina, të kalojnë murin rrethues dhe të largohen me ndihmën e banorëve të fshatit. Ndërkaq, kishin shpëtuar edhe Dervish Tahiri, Ramë Ukaj dhe Nexhat Berisha nga fshati Volljakë i Klinës, i plagosur rëndë, të cilët nuk gjendeshin në makinën që iu ekspozua sulmit të forcave serbe, por në një shtëpi aty afër ku gjendej edhe Agron Rama, i plagosur rëndë.
Pikërisht atëherë kur gjashtëmbëdhjetë jetë u shuan njëherësh në Rogovë të Hasit, në buzëmbrëmje të 29 janarit, pak më tej, në shtëpinë fqinje, nga plagët e rënda kishte ndërruar jetë Agron Osman Rama, nga Smolica e Gjakovës, komandant i Brigadës 134 “Bedri Shala”. Rogovasit e fshehën trupin e tij. Nuk ua lanë ta marrin serbët. Po këtë ditë, në Rogovë të Hasit, forcat serbe i ekzekutuan nëntë banorë të fshatit, me arsyetimin se i kanë strehuar dhe ndihmuar pjesëtarët e UÇK-së: Rrustem S. Morina me tre djemtë: Selmanin, Muhametin e Nusretin; Ibrahim S. Kryeziu, Xhevdet B. Berisha, Zyber D. Shala, Adem Xh. Shala dhe Rifat H. Shala.
Organizimi i kësaj prite të trefishtë kundër pjesëtarëve të UÇK-së nuk ishte i rastësishëm. Forcat serbe për më se një muaj radhazi (17 dhjetor 1998 – 18 janar 1999) ishin thyer keq në vijat e frontit në Zonën Operative të Dukagjinit, me theks të veçantë në rajonin e përgjegjësisë së Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” të UÇK-së, në Gllogjan, Ratishë e Dashinoc, dhe përkundër ndërmarrjes së ofensivës së pandërprerë njëmujore nuk mundën të depërtojnë në zonat e kontrolluara nga UÇK-ja dhe u detyruan të kthehen prapa me humbje tejet të mëdha në njerëz dhe në mjete luftarake.
Rënia e njëzet e një dëshmorëve dhe nëntë martirëve të kombit më 27, 28 e 29 janar të vitit 1999, është tregues i qartë se sa e vështirë dhe e mundimshme ishte rruga e lirisë, e sa i shtrenjtë ishte çmimi i saj. Gjatë këtyre tri ditëve, në tri prita të njëpasnjëshme, në përballje për jetë a vdekje, në Bishtazhin, Godenit, Gradish e në Rogovës së Hasit, tridhjetë jetë u këputën në mes… Shumica prej tyre ishin luftëtarë e komandantë të sprovuar, që tashmë kishin korrur lavdinë e fitoreve të shumë betejave të përgjakshme në frontet e luftës. Disa të tjerë ishin të rinj shtalb pa e përfunduar shkollën e mesme, disa i kishin ndërprerë studimet universitare për t’i rrokur armët e lirisë, disa po i thurnin ëndrrat e jetës edhe nëpërmjet vargjeve poetike, disa ishin mësues, që i lanë nxënësit në shkolla dhe iu bashkuan liribërësve. Të tjerët lanë rehatinë personale dhe luksin e perëndimit për t’iu përgjigjur kushtrimit të luftës për liri. Ishin njerëz të mirë, familjarë të përgjegjshëm që mbi gjithçka e vunë interesin e lirisë së atdheut.
Ata vinin nga vise të ndryshme të Dukagjinit e të Kosovës, dhe u bashkuan në një rënie të përbashkët, në krye të detyrës më të vështirë – për furnizim me armë dhe njëkohësisht për transferimin e bashkëluftëtarëve të plagosur për në Shqipëri, për të mbetur të pavdekshëm në jetë të jetëve.
Bashkëluftëtarët që e mbijetuan këtë përballje të tmerrshme të zhvilluar tri ditë radhazi nuk e harruan kurrë. Besoni se pas kësaj që kanë parë, nuk i kanë lakmuar jetës, më shumë u kanë lakmuar të rënëve. Nuk e harruam as ne të tjerët nga pamjet e tmerrit në Rogovë të Hasit që e morën botën.
Por ata nuk u ligështuan, por u hakmorën shumëfish për bashkëluftëtarët e rënë. Këto rënie tepër të lavdishme dhe sublime, bashkëluftëtarëve të dëshmorëve u dhanë forcë që ta çojnë luftën deri në fund. Këtu do të përmendnim vetëm një rast. Avni Elezaj nga Alba e Vogël e Pejës, e mbijetoi pritën në Bishtazhin. Ishte betuar në gjakun e shokëve të rënë se do të hakmerrej për ta. Dhe, pikërisht në prillin e vitit 1999, Avniu me vetëm 17 vjet moshë, pip në këmbë me mortajë krahu i doli përpara në rrugë eskortës serbe dhe e likuidoi kryekriminelin serb, njërin ndër kriminelët më gjakpirës ndaj popullit shqiptar – oficerin e lartë të Njësive Speciale të Serbisë, Vidomir Shalipurin me gjithë bashkëpunëtorët e tij.
Sot, falë luftës së djemve e vajzave të UÇK-së, nëpër Rrugën e Kombit mund të shkojmë në Tiranë edhe për dy orë, por 14 vjet më parë, kjo rrugë e mundimshme ka zgjatur me ditë e me javë, madje herë-herë ishte e pakalueshme dhe vdekjeprurëse.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës në kohë tepër të vështira e ka kryer me nder misionin e vet historik, ndaj sot institucionet qeverisëse e legjislative të vendit, institucionet shkencore dhe gjithë shoqëria duhet ta bëjnë detyrën e vet. Sot është shumë më lehtë për të realizuar qëllimet, për të cilat u flijuan mijëra dëshmorë e martirë ndër breza, vetëm se duhet shumë përkushtim, përgjegjësi, punë sistematike e harmonizim veprimesh.
Bibliografia e shfrytëzuar:
– Arkivi i Zonës Operative të Dukagjinit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Fondi: Prita e Bishtazhinit, Godenit e Rogovës së Hasit – Deklarata të luftëtarëve Nexhat Istref Berisha, Ramë Ukaj, Dervish Tahiri, Gani Shala, Mevledin Morina, Asllan Lezi, të cilët e mbijetuan pritën.
-Fetnete Ramosaj, Krimet serbe në Kosovë – PA APOLOGJI – Me fakte kundër shpifjeve, Prishtinë 2005.
– Manushe Ramosaj, Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit (Punim Masteri), Prishtinë, 2003, f. 78-79.
– Feniksët e Lirisë, Nr. 1-15, botoi SHFD, Prishtinë.
- « Previous Page
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- …
- 87
- Next Page »