*Muharrem Hudënishti një apel për Historinë/
*në gjurmë të një luftëtari patriot përmes faqeve të Monografisë “Muharrem Hudënishti atdhetar me rrënjë e shpirt” autorë Haki Balliu, Flori Slatina/
Nga Dhimitër Gegprifti/
Nuk është një rastësi, por një realitet historik, kur do të mbylli kalendarin e ditëve të tija viti 2015 dhe do të shfletojë fletët e para Viti i Ri 2016. Ky ndërrim vitesh lidhet me një përvjetor, që nuk duhet të kalojë në heshtje biblike, siç ka kaluar jo pak, por rreth tetë dekada, deri në vitin 2012, kur filloi të dali në dritë e të vlerësohet kontributi patriotik i përmasave të bashkëkohësve dhe bashkëluftëtarëve të Muharrem Xhydollarit (Hudënishti), megjithëse edhe Demokracia shqiptare kishte hyrë në dekadën e dytë të saj. Ky vit mbyll 139-vjetorin e lindjes dhe 23 nëntori po i këtij viti shënoi 76-vjetorin e vdekjes së këtij patrioti të vërtetë sa Hudënishtar, aq Pogradecar, Korçar, po aq Mokrar e Gorar, pse jo dhe Strugan. Të gjitha këto të marra së bashku, të sintetizuara në një të vetme kanë shërbyer si një motiv i fuqishëm, patriotik e njerëzor i autorëve H.Balliu e F.Slatina për t’iu drejtuar për disa vite rresht arkivave, koleksioneve dhe botimeve të ndryshme në mënyrë shteruese duke kërkuar për patriotin e anatemuar nga historia dhe historigrafia shqiptare, për faktin e “thjeshtë”, se luftoi e sakrifikoi jetë e pasuri nën moton e pavdekshme “Nder e Atdhe”.
Me punën e tyre ata bënë të mundur të sjellin para lexuesit me librin e tyre jetën dhe sakrificat sublime, kur atdheu ynë Shqipëria thërriste bijtë e saj, ku veçon figurën humane e luftëtare të këtij patrioti të madh, ta mbronin nga invazionet e të gjitha anëve, por më i theksuar ai: osman, grek, serb, bullgar dhe italian. E ndër dhjetra e dhjetra syresh, midis tyre e bashkë me ta dëgjohet fjala dhe emri i M. Hudënishtit, dëgjohet krisma e dyfegut të tij, dëgjohet kënga “Për Mëmëdhenë”, por gjejmë edhe firmën në letra e proklamata drejtuar Fuqive të Mëdha dhe personaliteteve të kohës vetëm për çështjen shqiptare, për kufijtë, për teritoret, për Lirinë e Shqipërisë. Në historinë e këtyre trevave janë të rrallë rastet, kur trima të çartur popullor, si Muharremi me shokë të “braktisin” mbiemrin e të marrin mbiemër emrin e vendlindjes, të shkrihen një me të e të bëhen mish e gjak, duke mos jetuar pa njëri-tjetrin. Një i tillë ishte dhe u bë heroi ynë Muharrem, po kështu i madhi Lasgush Poradeci, Gjok Shqiptari, Todi Mokrari, Themistokli Gërmenji, Spiro Bellkameni, Aqif Pashë Elbasani, Kajo Babjeni, Ismail Dërdusha e të tjerë. Autorët Balliu e Slatina me këtë botim, por edhe pasardhësit e trungut të M. Hudënishtit me interesimin e tyre plotësojnë më së miri jo thjesht një histori familjare, por bëhen edhe një burim informacioni për historinë shqiptare, që deri tani ka qenë i shpërndarë në faqe librash e gazetash, të shkruar nga autorë të huaj dhe vendas, duke na sjellë para syve tanë dhe memorjes sonë figurën e plotë të këtij patrioti të denjë për t’u bërë pjesë reale e historisë së Shipërisë.
Prandaj, mendojmë ne, që ky botim është edhe një apel për historinë dhe historigrafinë tonë, e cila ka anashkaluar jo pa qëllim vlera të tilla.
Ato tashmë kanë dalë në dritë të vërtetë nga: “Mbi honin e Ferrit”, “Hudënishti në rrjedha të Historisë” të M.Hudënishtit, (i riu) dhe “Muharrem Hudënishti atdhetar me rrënjë e shpirt” i të dy autorëve. Ky botim është para së gjithash një homazh për këtë patriot, por edhe për historinë shekullore të kësaj familje me tradita në të gjithë jetën e saj.
Në mënyrën e konceptimit, të trajtimit, të konfigurimit, në formë e në përmbajtje i takon denjësisht letërsisë dokumentare, por i pasuruar edhe me praninë e elementit subjektiv të autorëve për personazhe apo ngjarje të kohës duke i vlerësuar ato me këndvështrimin e tyre specifik atdhetar.
Autorët me mënyrën e strukturimit të librit u përmbahen dy linjave kryesore: Jeta, nga lindja më 1876 e Hudënishtit, luftrat dhe përpjekjet deri në sakrificë sublime më 23 nëntor 1939 në burgun e Tiranës dhe linja e dytë që fillon me ngjarjet e 19 dhjetorit 1912 deri në 7 prillin e vitit 1939. Linja që janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Ato regjistrojnë e datojnë ngjarje kulmore e të dhimbëshme të popullsisë së këtyre trevave, dhe njëherësh ato janë dhe një provë reale, ku zbulohen cilësitë, veprimet dhe qëndrimet ndaj tyre të shtresave të ndryshme të popullsisë dhe të luftëtarëve patriotë në ato vite. Raporti dhe marrdhëniet me to të M.Hudënishtit, ku spikasin cilësitë e tij atdhetare, ku çdo veprim e qëndrim e lidh me Atdheun.
Ashtu si vdekja e M.Hudënishtit mbetet një enigmë, tani enigma për jetën dhe veprën e këtij patrioti të këtyre përmasave dhe të trungut të tij familjar është e zgjidhur dhe është në dritë të diellit, u shkri përfundimisht ajo mjegullnajë e hamendësuar informative e qëllimshme ose jo. Tashmë realiteti historik është i dokumentuar dhe për këtë merita u takon autorëve, H.Balliu, i veçantë me erudicionin e tij në këtë fushë dhe F.Slatina specialist për konceptimin dhe trajtimin e këtyre temave kushtuar figurave të tilla. Për Muharrem Hudënishtin Demokracia nxori në dritë veprën e tij patriotike, si pjesë e veprimtarisë së tërë patriotizmit të kohës, i shprehur në të gjitha ngjarjet e mëdha historike nga Lidhja e Prizrenit, Luftrat Ballkanike e ato Botërore, nxori në dritë motivet dhe humanizmin shpirtëror të këtij njeriu dhe të kësaj familje, kontributet e pallogaritshme të saj në interesin kombëtar.
Të gjitha këto vlera të anatemuar i shkundën autorët nga pluhuri i rëndë i harresës së qëllimshme me këtë botim historik dokumentar, që qetëson shpirtin e pasardhësve të sotëm të kësaj familje dhe njëherësh shton krenarinë për të kaluarën e tyre historike. Jeta, vepra, luftrat, përpjekt, sakrificat e M. Hudënishtit duhen parë e vlerësuar në një këndvështrim tjetër me një diapazon më të gjerë, pasi i tillë është kontributi i tij në histori, i barazvlerësuar dhe barazpeshuar me bashkëkohësit e tij, në mos më shumë. Vlerësimet “Certifikatë Nderi”, “Nderi i Komunës”, “Certifikatë Mirënjohje” nuk janë të mjaftueshme për shumë arsye, kur mendojmë se “ishte më shumë se luftëtar popullor”, “ishte më shumë se Dëshmor”, kur “ e kualifikojnë të futet në histori e të ngrihet në përmendore” në fshatin e tij apo në qytetin e Pogradecit, që i deshte dhe i vlerësonte aq shumë. Këtë duhet ta bëjë dikush. Historia bën Apel.
Archives for January 2016
Zyra e Kryeministrit: Rama do të qëndrojë 3 ditë në SHBA
Në një reagim, Kryeministria sqaron se Rama është nisur drejt SHBA-ve së bashku me bashkëshorten ku do të qëndrojnë tri ditë.
Sipas deklaratës, ata janë të ftuar.
“Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten do të kalojnë tri ditë në SHBA, të ftuar për te marre pjese në një gëzim familjar te miqve të familjes se tyre. Çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekulim”, thuhet në njoftim.
Nderroi Jete ne Nju Jork Hajdar(Kamer) Hasanramaj
Në orët e para të mëngjesit me datën 4.01. 2016 në moshën 87 vjeçare ne New York, nderroi jete Hajdar(Kamer)Hasanramaj i lindur me 1.1.1929 në fshatin Strellc të epërm Komuna e Deçanit.I ndieri ishte i maltertuar deri në alivanosje nga pjesëtaret e ushtrisë fashiste të Serbisë,prej nga pat fituar trauma të pa sherueshme.
Komuniteti shqiptar mund t’i shpreh ngushellimet familjes dhe te afermve Diten e Marte, 01/05/2016, nga ora 4 Pm deri ne 9 PM. Adresa e Shtepise Mortore eshte:
F Ruggiero & Sons Funeral 732 Yonkers Ave, Yonkers, NY 10704. Varrimi i te ndjerit do te behet te Merkuren me 6 Janar 2016, ne oren 10.00 AM, ne Varrezat”Oakwood Cemetery” 304 Lexinton Ave. Mt Kisco, NY 10459
Vizita ngushellimi presin djemte Uke dhe Zeqir Hasanramaj dhe familjet e fare e fis.Tel i familjes (917) 418-1429, (917) 418-0568
Dhashtë Zoti që shpirti ti prehet në mes engjëjve te parajsës në botën e hijeve e kujtimi për të qoftë i pa harruar…!
40 Vjetori i Abaz Kupit do te perkujtohet ne New York me 9 Janar 2016
Ne Foto:Abaz Kupi 6 Gusht 1892- Janar 1976/
LAJMERIM/
Partia “Levizja e Legalitetit”- Dega e SHBA-se ne bashkepunim me familjen Kupi ka nderin te njoftoje komunitetin shqiptar ne Nju Jork dhe rrethina, entet fetare dhe politike, mbreteroret shqiptare, anetaret e Partise “Levizja e Legalitetit”, miqte dhe dashamiret e familjes Kupi se edhe sivjet, si cdo vjet, diten e Shtune me date 9 Janar 2016, ne oren 11.00 deri ne oren 2.00 pm do te mblidhemi tek varri i Gjeneral Abaz Kupit, ne varrezat Maple Grove Cemetery, ne Kew Gardens per te perkujtuar 40 vjetorin e vdekjes se udheheqesit te nacionalizmit shqiptar, burrit qe, ne krye te trupave te Mbretit Zog, i zbardhi faqen Shqiperise me 7 Prillin e 1939-es, dhe themeluesit te Organizates Kombetare te Levizjes se Legalitetit.
Bashkatdhetare, Jeni te mirepritu!
Vendi ku do te mbahet perkujtimorja ndodhet :
127-15 Kew Gardens Road, Kew Gardens, New York 11415
Kryesia e Partise Levizja e Legalitetit per SHBA.
Hakik Mena
Mitrovicë-Promovohet libri “Vepra” i autorit Hysen Ibrahimi
– Prej 28 vitesh jeton, punon dhe krijon në Suedi. Është njëri ndër më të merituarit për punën e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe e Artistëve Shqiptarë ‘Papa Klementi XI–Albani’ në Suedi, kryetar i së cilës është aktualisht, dhe njëri nga themeluesit e Lidhjes së Krijuesve për Mërgatë, ku është nënkryetar/
MITROVICË, 4 Janar 2016/Është promovuar libri me vlerësime, opinione, intervista dhe recensione “Vepra”, të autorit nga Mitrovica, Hysen Ibrahimi, një veprimtar i devotshëm që tani e 28 vjet jeton, punon dhe krijon në Suedi.
Duke folur për autorin, Hysni Syla ka thënë se Hysen Ibrahimi, është njëri nga qindra e mijëra shqiptarë që u detyruan të emigrojnë në vende të ndryshme të botës dhe i cili, për dallim nga shumica prej tyre, nuk qëndroi atje vetëm sa për të sigurua një kafshatë buke për veten e familjen e tij, por kreu me sukses shkollimin në fushën e informatikës dhe të politikës ndërkombëtare, si dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm u angazhua në veprimtari të ndryshme për të mirën e shqiptarëve dhe të Kosovës.
“Hysen Ibrahimi dhe shumë mitrovicas e bashkëkombës të tjerë, me veprimtarinë e tyre të palodhshme po lënë gjurmë në kulturën tonë të përgjithshme kombëtare, por edhe në kulturën e shtetit ku jetojnë dhe veprojnë, pra të Suedisë. Ai është njëri ndër më të merituarit për punën e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe e Artistëve Shqiptarë ‘Papa Klementi XI–Albani’ në Suedi, kryetar i së cilës është aktualisht, në mandatin e dytë dhe njëri nga themeluesit e Lidhjes së Krijuesve për Mërgatë, ku është nënkryetar”, tha Syla.
Ai në vazhdim tha se krahas veprimtarisë së lartpërmendur, autori Hysen Ibrahimi u mor edhe me shkrime dhe se deri tash ka botua veprat “Solidariteti i Mërgatës Shqiptare në Suedi”; “Kosova në Zemrën e Mërgatës në Suedi”; “Mërgata për Arsimin në Vendlindje” dhe librin “Vepra”.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, pasi e përgëzoi Ibrahimin për librin e botuar, tha se autori Hysen Ibrahimi është një nga veprimtarët më të devotshëm nga komuna e Mitrovicës, që është angazhuar për të ndihmuar Mitrovicën dhe Kosovën në momentet më të vështira dhe më kritike për të.
“Hysen Ibrahimi është nj veprimtar i devotshëm, i cili edhe pse jeton që prej vitesh në Suedi, bashkëjeton me hallet dhe problemet e bashkëqytetarëve dhe qytetit të tij, vështirësi këto për zhdukjen e të cilave Hyseni është angazhuar në mënyrë konkrete dhe ka dhënë kontribut të çmueshëm”, ka thënë kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Bahtiri.
Recensentja e librit, krijuesja nga Maqedonia, Sadije Aliti, tha se Ibrahimi me këtë libër shpalos të djeshmen e të sotmen, që me veprimtarinë e tij të përcjell një porosi për të nesërmen.
“Porosia është e qartë, shumë sublime, për shumë breza, të kohës së tij e të kohës para tij, se ‘puna e veprimtaria jonë me vite është e grumbulluar, e shënuar në letër, andaj nuk mund të lihet anash”, tha Aliti.
Recensenti tjetër, Fidan Baliu, tha se autori, përveç që admiron figurat kombëtare, ai edhe zhvlerëson disa fenomene prapanike, që i sjellin dëm shoqërisë sonë.
“Ai në mënyrë të thuktë e urren hakmarrjen e mbështetur në Kanun, pasi që siç thotë, një njeri krejt i pafajshëm mund të bjerë viktimë për fajin e tjetrit, kinse për të ndarë drejtësi”, tha Baliu.
Ndërsa recensenti i tretë, Muhamet Ibrahimi, tha se librat e Hysen Ibrahimit janë shndërruar në sinonim të vet autorit dhe tregojnë qartë për jetën e tij, duke përfaqësuar denjësisht veprimtarinë e tij, e cila është gjithanshme.
“Libri është një vepër e realizuar mirë, ka një gjuhë të pasur dhe është mirë e organizuar. Është e ndarë në katër kapituj, ku secili përmban tema të ndryshme dhe emra që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme me veprat e tyre. Nga titulli i kësaj vepre vërejmë se autori ka vullnetin dhe zotësinë t’u qaset temave të ndryshme që janë me rëndësi e interes për çështjen kombëtare”, ka thënë ai.
Në këtë event është promovuar edhe libri me poezi “Klithmë nate”, të autores Mone Juniku, që të dyja botuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe e Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI–Albani” në Suedi.
Për këtë vepër ka folur recensenti Agim Desku, i cili tha se në artin poetik te ky vëllim frymon bukur poezia njerëzore, ku shkrihen mrekullueshëm ekzistenca e të gjitha kohëve dhe ngjyrave, gjallon bukur realiteti objektiv me të gjitha thyerjet, rëniet, digresionet, kthesat, dramat dhe dyzimet ekzistenciale.
Në sallën ku është bërë promovimi, piktorja e talentuar Valdete Berisha, e cila jeton dhe vepron në Belgjikë, kishte ekspozuar pikturat e saj me motive të ndryshme, që u pëlqyen shumë nga të pranishmit./b.j/
- « Previous Page
- 1
- …
- 77
- 78
- 79
- 80
- 81
- …
- 87
- Next Page »