• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2016

Rubrika Faik Konica: histori dhe aktualitet

February 23, 2016 by dgreca

Njeriu i madh!/*

 Në Shqipëri, gjithkush vetëquhet “dikush”, qoftë edhe jurist, gjykatës, deputet a kryetar bashkie me diplomë të mjerë a të blerë, apo fare pa diplomë. Në Shqipëri, gjithkënd e quajnë edhe më shumë : “të madh” – sidomos kur është fjala për ndonjë politikan dhe kur surrati nuk i shqitet nga televizioni dhe mediat e parapaguara. E tek nuk rreshtin së shkruari e së foluri për të, ai, me ton të rëndë (ngaqë i di të gjitha!) na bën diellin, shiun e erën, s’e ka për gjë të qeshë e të tallet, të ironizojë e të krekoset (si gjeli majë plehut), por edhe të ulërijë, gjëmojë e akuzojë, bile frikshëm, me gishtin tregues mesjetar tundur kërcënueshëm, shoqëruar nga mimikë gjithë ngërdheshje e zgërdheshje, që tremb edhe engjëjt në gjumë e pordhët në bark.

Në Shqipëri, të gjithë japin mendime, me bollëk, sa ujët e oqeanit; të gjithë janë e na dalin profesorë doktora, analistë e shkuar analistit, bile-biles, dhe më i thjeshti shqipo e mbaron fjalinë: “Kupton ti apo jo, është kështu si të them unë! Dhe pikë!”

Në Shqipëri, ka kritizerë me okë, po “të mëdhenj” ama, me kuintalë. E kush nuk e njeh egon egocentriste historike me fuqi centrifugale të shqipos, “të Njëshit” të mijëfishuar?! Të gjithëve u kuturis kuturu “mendja dijetare” për të thënë se duhet bërë kështu e ashtu, kjo e ajo, se ja gabimi, ja faji, ja dhe “unë, Muço ustai”! Dhe “oburrani skepetaro!”, siç thotë Faik Konica, o burrani rrahë-gjoksa, hyxhym, pas bajrakut! Hyxhym pas berihasë! Dhe… bëjmë a s’bëjmë pas!

E mjera Shqipëri, i mjeri komb, që s’po mëson që s’po mëson dot abëcë-në e ligjit e të qytetërimit, abëcë-në e dinjitetit. / Monet Maneshi.

Faik Konica: Shqipëria ka kaq shumë njerëz të mëdhenj, sa preshët dhe lakrat

 Përgatiti e solli në shqipe të sotme M. Maneshi.

 Në Toskëri quajnë “njerëz të mëdhenj” ata që kanë arritur në një shkallë të sipërme në shërbim të guvernës: Ferid Pasha, Turhan Pasha, Tahir Pasha, Rexhep Pasha, Smail Qemal Beu, Esad Pasha, etj., janë, pas kokës së toskëve “njerëz të mëdhenj”. Kjo është mjaft e bukur. Po ka më mirë. Mësova tani shpejt se gegët thirrkan “xhin të mdhâj” ata që kanë ergjend. Dodmasei dhe Terpua janë “xhin të mdhâj” pas kokës së gegëve.

Unë e kam për nder dhe për lëvdatë që në vendin tonë njerëzit e mëdhenj dalkan me aq shumësi sa preshët dhe lakrat. Se në vise të tjera, nga të gjitha pemët, më e rralla është njeriu i madh. Po të marrim për tregim [shembull] një mbretëri të gjerë si Englia, shohim se ajo sot për sot nuk ka e nuk njeh ndonjë njeri të madh në gji të saj. Ka gjeneralë të mëdhenj si Lord Kitchner-in, burra-shteti të mëdhenj si Joseph Chamberlain, “businessmen” të mëdhenj, si Andrew Carnegie, vjershëtorë të mëdhenj si Swinburne. Po që kur vdiq Gladstone, nuk ka më, a nuk ka akoma ndonjë “njeri të madh”. Në Gjermani prapë, njerëzit e mëdhenj janë të rrallë: Bismarck-u ish një njeri i madh; po kam frikë se mos nuk më besojnë kokat e Toskërisë kur t’u them se princi Von Bülow, i cili ndodhet sot në vend të Bsimarck-ut shkon [shihet] vetëm për një njeri i ndershëm dhe fatmirë (“kismetlli”). Francës, që në vdekje të Victor Hugo-së nuk i ka dalë ndonjë njeri i madh: po edhe Victor Hugo-nj ka shumë sot në Francë, por vetëm atë e-quajnë të madh vjershëtor; dhe qeshin po të të shohin se ti i merrke ata për njerëz të mëdhenj. Franca, si viset e tjera që quhen të qytetëruara, e përdor me shumë masë fjalën për të cilën po kuvendojmë. “Njeri i madh” ishte Napoleoni i I-rë; po megjithëse më pak i dëgjuar, njeri i madh ishte, për tregim, edhe një burrë si Dupleix, trajtori [guvernatori] i Indisë frënge. Me të tjera fjalë, Evropa e qytetëruar quan “njeri të madh” një njeri i cili, i frymëzuar me qëllime të larta dhe i zoti të ngrejë plane të gjera, ka pasur forcën e karakterit për t’i vërtetuar pak a shumë, ka përbërë një influencë përmbi kohën e tij dhe ka luajtur një rol në historinë e përbotshme. Po ta kuptojmë edhe ne ashtu fjalën, i vetmi “njeri i madh” që ka pasur Shqipëria në kohë të reja është Skënderbeu. Sikur të vesh në një vend të qytetëruar, bie fjala në Francë, dhe të thuash se një prefekt (vali), a një nga ata që gatuajnë miliona në bursë është në sytë e tu një “njeri i madh”, a do që të të hedhin në portë posi një shtazë pa dinjitet, a do që të të japin [të dorëzojnë] te polica që të mbyllesh posi një i prishur mendsh i rrezikshëm? Gjer kur shqiptarët kanë për të mbetur pa kuptuar vlerën e fjalëve? Në qoftë se ky pakuptim shfaq vetëm padije, ahere sëmundja do të shërohet me kohë. Mjerisht, unë kam frikë se mos dëfton jo vetëm padije, por një mungesë më të rëndë: mungesën e dinjitetit. Një komb pa dinjitet nuk meriton, nuk mundet, të çlirohet.

Sipas “Albania”, nr. 8, viti 10, gusht 1906.

*Publikim me rastin e Vitit te Faik Konices shpalle nga Federata Panshqiptare e Amerikes”VATRA”

Filed Under: Vatra Tagged With: Rubrika Faik Konica: histori dhe aktualitet

Ministri i Diasporës, Murati takoi Ismail e Elena Kadaren

February 23, 2016 by dgreca

 Folën në Paris për rëndësinë e shkollave shqipe në diasporë/

PARISE – FRANCE :  Ministri i Diasporës, Valon Murati, është takuar me shkrimtarin Ismail Kadare, duke ia dhuruar edhe pullën postare të diasporës.Kështu të paktën  ka shkruar ai në rrjetin shoqëror Facebook, dhe shtonë se kanë biseduar për letërsinë, identitetin dhe shkollat shqipe në diasporë.Ky është postimi i plotë i Muratit në Facebook:Një kafe, në Café Rostand, me Ismail Kadaren dhe zonjën Elena! Biseduam për letërsinë, identitetin tonë, rëndësinë e shkollës shqipe në diasporë dhe për Samitin e Diasporës që do organizohet sivjet në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.E shfrytëzova rastin që t’ia uroj ditëlindjen e 80-të dhe t’i bëj dhuratë pullën e diasporës, njeriut që aq shumë i dha kulturës shqiptare, duke e bërë të pranishme në nivelin botëror/B.Sina/

 

Filed Under: Komente Tagged With: Ismail e Elena Kadaren, Ministri i Diaspores, Murati takon

MISS NEW YORK USA 2016, NJË VATRANE NË GJURMËT E GJYSHIT

February 23, 2016 by dgreca

*SERENA BUÇAJ, MISS NEW YORK USA 2016, DO TË PROMOVOJË VATRËN NË SHBA/

*FOTOGRAFITW: DRITAN HAXHIA (Video Photography Tani Studio)*

Është emocionuar shumë më bukura e vajzave të Nju Jork-ut për 2016-ën, Bukuroshja me gjak e rrënjë shqiptare, Serena Buçaj, gjatë vizitës në VATËR më 21 Shkurt 2016 . Ndoshta po aq sa ishte emocionuar me 17 Janar 2016, kur ajo u shpall më e bukura e bukurosheve konkurente për shtetin e madh të Nju Jork-ut. Veçse këtë herë emocionet ishin disi të veçanta, lotët nuk i mbajti dot. Fotografi profesionist Dritan Haxhia e ka fiksuar në kamër momentin.

Kur nëna e Serenës, Kristina, kujtoi se babai i saj (Gjyshi i Serenës), i ndjeri atdhetar vatran Ndue Perpeaj, kthehej nga mbledhjet e Vatrës dhe u fliste për punët kombëtare të vatranëve dhe të Federatës, bukuroshja u ndje krenare për rrënjët e saj shqiptare. Kristina kujtoi edhe çastet kur vinte gazeta Dielli në shtëpi me postë dhe babai i saj(Gjyshi i Serenës) e priste me gëzim, e lexonte dhe komentonte. Serena u ndje e emocionuar nga rrëfimi dhe tek do të paraqeste kërkesën për t’u anëtarësuar në Vatër, do t’i kërkonte kryetarit të Vatrës, që ta lejonte që të fliste për Vatrën dhe vatranët gjatë turneve nëpër SHBA, të promovonte punën kombëtare të vatranëve prej më shumë se një shekull për Shqipëri e shqiptarizëm, për ruajtjen e traditave Kombëtare dhe forcimin e urave të miqësisë mes Kombit Amerikan dhe atij Shqiptar.

– Dua ta promovoj Vatrën, me lejen tuaj, gjatë veprimtarisë time si Miss Nju Jork-u, tha mes emocioneve Serena Buçaj.Kërkesa e Bukuroshes u prit me entusiazëm nga vatranët. Serena, nga 21 Shkurti 2016 është vatrane, duke premtuar se do të ecë në gjurmët e gjyshit.(Për më shumë lexoni specialen në Diellin e printuar)

* I shihni ne facebook(dalip greca)

Filed Under: Vatra Tagged With: Miss New York USA 20166, SERENA BUÇAJ, Vatra

Presidenti i drejtohet Gjykatës Kushtetuse për shfuqizimin e Ligjit për Pronat

February 23, 2016 by dgreca

Presidenti Nishani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin dhe pezullimin e zbatimit të ligjit nr.133/2015/

Tirane, 23 shkurt 2016

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, dhe pezullimin e zbatimit të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

KËRKESË

GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

KËRKUES: PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

SUBJEKT I INTERESUAR: KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

KËSHILLI I MINISTRAVE

AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE

OBJEKTI: Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

BAZA LIGJORE:    Nenet: 4/1, 17, 18, 41, 42/1, 43, 131/a, 134/d të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Nenet: 6/1, 14 i KEDNJ; Neni 1 Protokolli 1 i KEDNJ-së; si dhe nenet 45 dhe 49/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

KËRKESË GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Filed Under: Komente Tagged With: Gjykata Kushtetuse, Ligji per Pronat, presidenti

Kosovë – Opozita, protesta “non-stop”

February 23, 2016 by dgreca

Foto Gazeta Dielli-Behlul Jashari/– Ka paralajmërime se pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit të Kosovës do vendosen edhe tenda për protestuesit opozitarë në sheshe, ku në këto orë të paraditës kanë nisë të shtohen forcat policore/PRISHTINË, 23 Shkurt 2016-B.Jashari/.-Opozita e bashkuar në Kosovë, e tre subjekteve, VV, AAK e Nisma, me gjithësej 31 deputetë në Kuvendin 120 anëtarësh mban sot në shësh në Prishtinë konferencë shtypi, ndërkohë që ka paralajmëruar protesta të reja kundër qeverisë, kundër seancave parlamentare dhe kundër zgjedhjes së Presidentit të Republikës.“Haradinaj, Ymeri dhe Limaj sot mbajnë konferencē për shtyp. Vendi: Sheshi para Teatrit Kombëtar. Ora 14:00 Tema: Fillimi i protestave non-stop”, thekson njoftimi i dërguar.

Ka paralajmërime se pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit të Kosovës do vendosen edhe tenda për protestuesit opozitarë në sheshe, ku në këto orë të paraditës kanë nisë të shtohen forcat policore.

Opozita e bashkuar, në përfundim të protëstës së ditëfestës së 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës – 17 shkurtit, ku sipas saj ishim mbi 100 mijë pjesëmarrës e sipas Policisë kosovare rreth 15 mijë, ka paralajmëruar protestë tjetër në 27 shkurt nëse deri atëherë nuk dorëhiqet “qeveria që ka shkelur Kushtetutën me marrëveshjen për bashkësinë-asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe nuk shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare, por protestë kishte edhe derisa Kuvendi zhvillonte seancë plenare të premtën e kaluar, me tre ndërprerje nga gazi lotsjellës i opozitës, e cila sot pasdite pritet të nisë “protestat non-stop”.

“Zgjedhjet mbahen në 10 qershor 2018”,  të rregullta sipas Kushtetutës së Kosovës, dhe nuk do ketë dorëheqje, ishte përgjigja e qeverisë në një konferencë shtypi pasditen e 17 shkurtit pas protestës së opozitës, ku u shpreh e palëkundur në punën e saj, “duke respektuar votuesin dhe ata që u kanë dhënë mandatit që janë mbi 200 mijë votues të LDK-së dhe mbi 230 mijë të PDK-së dhe mijëra tjerë të partive tjera të koalicionit”. 

Liderët e partive më të mëdha të koalicionit qeverisës i kanë bërë ftesa të përsëritura opozitës që të gjitha çështjet që e preokupojnë, që mund të jenë reale, t’i diskutojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Filed Under: Komente, Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë – Opozita, protesta “non-stop”

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT