Nga Rafael Floqi/
A është shqiptari më i pasur, një djall apo engjëll? A ka ai një zgjuarsi gjeniu, apo megalomaninë e një “ self made man” të llastuar i shoqërisë së sotme? A po luan ai në fillin e perit të një ekuilibristi apo të Ujku të Wall Streetit? Pse ndryshe nga çdo CEO i fushës ai kërkon të shfaqet me shumë sesa të fshihet?
Thjesht paranojë, apo një lojë me e thellë?
Këto janë pyetje që edhe pse disa herë hapur, disa herë fshehur, siç pohon shtypi amerikan për figurën ekscentrike, të këtij biznesmeni shqiptaro- amerikan, duhen bërë për ta kuptuar fenomenin “Shkreli”. Të cilin mediat shqiptare që s’lenë dukuri dhe akte “të ulëta”të shqiptarëve jashtë Shqipërisë, pa pasqyruar, pasi i vunë në kryetituj me “copy- paste “ epitetin “ shqiptari më urryer”, këtij biznesmeni 30 –vjeçar shqiptar, që s’ka bërë as gjë të keqe për vendin e vet, dhe madje e kanë lënë në skaj të vëmendjes mediatike, si një diçka që na turpëron, që na ndot si komb, por s’mënojnë të botojnë edhe librat e killerit shqiptar në shërbim të mafiozit Xhon Gotti.
Në çdo veprim të një individi i arsyeshëm ka një motiv. A është Martin Shkreli një mazohist apo “një hero” në luftën kundër “ Big farma”? Apo lufton ai me mullinjtë e erës…
Kështu edhe unë i përfshirë në një beriha mediatik, s’e pata analizuar më thellë këtë fenomen, por disa komente në shtypin Amerikan më vunë në mendime, sidomos kur pashë se për ilaçin që më duhet ta përdor çdo ditë për diabetin, sigurimet paguanin 400 dollarë në muaj, dhe madje po njëjti ilaç veç dhjetë herë më i përqendruar inshurancat nuk e mbulonin dot pagesën, pse kushtonte super shtrenjtë? Atëherë fillova të interesohem më shumë për të. Sidomos, kur të enjten në mëngjes, personi “më i urryer në Amerikë” arriti në Kapitol Hill, për një ballafaqim të shkurtër, por të paharrueshëm me institucionin më të akuzuar në Amerikë, Kongresin e SHBA, për të cilin amerikanët thonë se e urrejnë shumë, por duket jo dhe aq mjaftueshëm sa për ta ndryshuar. Dhe ky person ishte Martin Shkreli, një shqiptaro-amerikan, drejtor ekzekutiv i një kompanie farmaceutike që i pëlqen të luajë zuzarin, nëse do, i cili vendos vetë, nëse do të jetë i kënaqur, apo i zemëruar me Kongresin e SHBA në përputhje me rrethanat. Donald Trump me të drejtë mund të quhet një personazh polarizues, por pse të mos jetë edhe Shkreli, i cili, edhe pse duket se nuk ka aq fansa të çmuar për të balancuar kritikat e tij të panumërta, mund edhe t’i sigurojë ata. Ai e ka kuptuar parimin e sotëm të massmedias , se “Mjafton të flasë media, qoftë edhe keq për ty, dhe kjo është mirë”.
Shkreli arriti famën, kur kompania e tij, Turing Pharmaceuticals, bleu një medikament të quajtur Daraprim, i cili përdoret për të trajtuar toxoplasmosis, një sëmundje që mund të jetë fatale për pacientët me H.I.V., dhe kur pas blerjes të së drejtave të medikamentit, Turing e ngriti çmimin e tij nga më pak se njëzet dollarë për tabletë, në shtatëqind e pesëdhjetë dollarë.(?!)
Kjo ishte shumë e lartë, edhe sipas gjykimit të shumë njerëzve që e njohin mirë këtë fushë të industrinë, dhe për shumë të tjerë. Ekspertët e quajtën këtë një rritje “të
pajustifikueshme”, ndërsa ata që diskutojnë mbi situatën në internet për këtë, përdorin gjuhë më pak të kontrolluar në rrjetet sociale duke e sharë atë siç i thonë me libër shtëpie.
Shkreli në fillim tha se do ta ulte çmimin, por kjo s’i qetësoi dot kritikët e vet. (Pasuan shkrime dhe tituj. “Martin Shkreli dhe pse uli çmimin e ilaçit është ende një qelbësirë”). Pastaj ai tha se nuk do ta ulte, gjë që rriti sërish zemërimin -tek njerëzit që e quajtën atë “bro pharma”, personifikimi i një drejtuesi të industrinë mjekësore të zhgaravitur keq.
Por Shkreli në intervista, dhe më shpesh në videot on line të transmetuara nga guva e tij të errët, duket një njeri i zgjuar gjithë mend, një tru disi i vështirë për t’u kuptuar, një villain apo si një gjeni i së keqes. Ai flet me madhështi për planet e tij dhe nuk mërzitet së fshehuri përbuzjen për të gjithë ata që se kuptojnë, sepse çmimet më të larta dhe fitimet më të larta, mund të jetë një ndihmë për zhvillimin e industrisë dhe për pacientët, për shkak se të ardhurat e tyre mund të financojnë hulumtimet shtesë dhe zhvillimin e barnave të reja”, shkruante gazeta “New Yorker”.
Më pas, në dhjetor, ai u akuzua për shtatë akuza për mashtrim, lidhur me një hedge fond që kishte bashkëthemeluar, dhe nga i cili ai dha dorëheqjen më vonë madje edhe si C.E.O. i Turing. Por, deri atëherë, “poshtërsitë e tij” kishin marrë një kthesë të çuditshme. u zbulua se ai kishte paguar dy milionë dollarë për një, një-farë albumi të padëgjuar nga kush, nga grupi Wu-Tang Clan, dhe më pas nisi një grindje me reperin më të madh të klanit, Ghostface Killah i cili e akuzon Shkrelin duke kërkuar këtij të fundit 2 million dollarë kompensim. Eshtë e qartë se ai kërkon vëmendje, edhe pse nuk ishte gjithmonë e qartë se çfarë ai donte të bënte me atë vëmendje. Por duke parasysh seç ndodhi të enjten kur Komiteti Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikëqyrjen dhe Reformën Qeveritare vendosi t’i jepte atij një mësim, por i dha Shkrelit nga na tjetër, më shume vëmendje mediatike.
Seancat e Kongresit gjithmonë përfshijnë një farë mase një lojë teatri. Por “shfaqja Shkreli”, shkruan New Yorker megjithatë, “s’ ishte gjë tjetër veçse teatër, madje një formë tepër sureale e tij”.
Në seancën dëgjimore Trey Gowdy, një republikan nga Karolina e Jugut, mori një rol udhëheqës. Ai i tha Shkrelit: “Keni një mundësi e madhe, në qoftë se ju doni t’i edukoni anëtarët e Kongresit në lidhje me çmimet e ilaçit, dhe të na sqaroni atë që ju e keni quajtur rasti ‘i akuzave fiktive’ kundër jush.” ?
Shkreli vazhdonte të mos i përgjigjej pyetjeve të komisionit, kështu Gowdy provoi një qasje të ndryshme. “Ne mund të flasim edhe për blerjen e një-sigle të Wu-Tang Clan? A është ky një emër albumit-apo një emër grupi? ”
Në këtë pikë, avokati Shkrelit, Benjamin Brafman, u përkul përpara, nga një karrige pas klientit të tij dhe i pëshpëriti diçka në vesh. Shkreli e dëgjoi, pastaj përsëriti tw njetë përgjigje që ai kishte dhënë gjithë mëngjesin: ” Sipas këshillës së avokatit, kërkoj zbatimin e privilegjit tim të Amendamentit të Pestë, kundër vetë-inkriminimit dhe me respekt refuzoj t’i përgjigjem pyetjes suaj”
Gowdy më pas iu kthye kryetarit të komisionit, Jason Chaffetz, një republikani nga Utah. “Zoti. Kryetar, “tha Gowdy, i mbushur me zemërim:” Unë jam i habitur se një bisedë në lidhje me një albumet që ai ka blerë mund t’i nënshtrohet inkriminimit.” Marrja në pyetje vazhdoi në këtë mënyrë, dhe Shkreli ndonjëherë duke trokitur gishtërinjtë, ndonjëherë duke qeshur, dhe nganjëherë duke rrudhur vetullat, sikur ai nuk mund të besonte se ata ishin duke u marrë me të për një diçka qesharake. Avokati Brafmani më vonë shpjegoi se klienti i tij po vuante nga “lodhja nervore”, por vetë Shkreli paraqiti një gjendje të kthjellët mendore më vonë, kur reagoi nëpërmjet Twitter-it:
“Vështirë ta pranoj se këta debila përfaqësojnë popullin dhe qeverinë tonë”,
Askush, dhe aq më pak Shkreli, nuk duhet të jetë i habitur nga performanca e së enjtes që frymëzoi një raund të ri të shfaqjes “Shkreli”. Ndoshta pjesëmarrësi më i etur i saj ishte Jake Tapper, nga CNN-i, i cili kritikoi ” nënqeshjen e vetëkënaqur” të Shkrelit dhe shtoi disa komente të dhunshme e të menjëhershme: “Jam i sigurt se ka shumë individë të sëmurë atje, të cilët mund të dëshirojnë t’ia ngrinë buzëqeshjen në buzë Shkrelit, duke i dhënë fund të biznesit të tij me një lopatë dhè.”
Por a ishte performanca Shkrelit një fakt më i dënueshëm se sa ajo e ligjvënësve? Elijah Cummings, nga Maryland, është demokrati më i lartë në atë komision, ai e përdori kohën e tij thjesht për të lëshuar një sharje. “Dikush ka paguar për këto barna, tatimpaguesit do të duhet të paguajnë disa prej tyre,” tha ai. “Ata janë zgjedhësit tanë.”
Në fakt, është e vështirë të kuptohet se saktësisht se kush është duke paguar për Daraprim-in. Shkreli dhe Turing kanë pohuar se spitalet dhe kompanitë e sigurimeve do të paguajnë, ndërkohë që pacientët, të cilët nuk mund ta përballojnë atë ilaç do të kenë zbritje, ose do ta marrin falas. Madje Nancy Retzlaf, zyrtarja më e lartë e shitjeve e Turing, i tha komisionit në lidhje me përpjekjet e kompanisë së saj për t’ua dhënë ilaçin falas njerëzve që nuk mund ta përballonin çmimin. Marrëveshjen që ajo e përshkroi, dukej si një lojë fjalësh, një kombinim i çmimeve marramendëse të larta, bisedimeve misterioze të korporatave, dhe akteve të bamirëse, si ai i rastit në fjalë, nuk qe shumë më e ndryshëm nga pjesa tjetër e sistemit tonë mjekësor.
Madje Cummings veproi sikur Shkreli të ishte i vetmi person, që mund të parandalonte që një sistem rrënuar të ndreqej. “Unë e di që ju jeni duke qeshur, por unë jam shumë serioz, zotëri,” tha ai. “Nga mënyra si unë e shoh situatën , ju mund të hyni në histori si djalë i pangopur, drejtuesit i një kompanie barnash, ose ju mund ta ndryshoni sistemin, po, apo jo?”. Cummings ka qenë në Kongres qysh nga viti 1996, dhe ai është një besimtar i fortë i fuqinë së qeverisë për të përmirësuar industrinë farmaceutike nëpërmjet rregullave. E megjithatë, ai ishte duke iu lutur një ish-drejtori të një kompanie relativisht të vogël farmaceutike për të “ndryshuar të gjithë sistemin”? Kjo dukej si një akt abdikimi prej tij.
Komisioni i udhëhequr nga republikanët nuk ishte më mbresëlënës. Për të thënë se Turing kishte siguruar fitime panevojshme, komiteti paraqiti dokumente që tregonin se kompania kishte mbajtur një festë luksoze me shumë shpenzime, përfshirë edhe hedhje fishekzjarrësh, si edhe u kishte dhënë se disa prej drejtuesve të saj një rritje rroge me gjashtë shifra. Dhe më vonë ishte John Mica, një republikan nga Florida, i cili është zotuar ta “mbajë qeverinë sa më larg nga shtretërit e pacientëve të sëmurë që e mori fjalën. “Pavarësisht skepticizmit të tij për ndërhyrjen e qeverisë, ai shprehu alarmin pse disa çmime të ilaçeve kanë” arritur qiejt. “Edhe më shumë se kolegët e tij, ai dukej i befasuar prej mosbindjes të Shkrelit si dëshmitarit kyç, për të folur dhe se ai nuk mund ta kuptonte si mundej një qytetar i thjeshtë “të tregohej më aspak i respektueshëm ndaj qeverisë së tij dhe në një moment, ai kërcënoi se do të shikonte Shkrelin me përbuzje.
Saga Daraprim ka aq shumë të bëjë me mënyrën si vepron FDA (Administrata Federale e Ushqimeve dhe Drogave) sesa me vetë rastin Shkreli. P.sh. edhe pse patenta e këtij bari ka skaduar, në vitet pesëdhjetë, procesi i certifikimit si gjenerik nuk është kryer. Procesi i licensës për barnat gjenerikë nga ana e F.D.A. është mjaft i sikletshëm dhe për momentin, kushdo që e zotëron Daraprim ka një monopol virtual në Amerikë. (Përtej detit, ilaçi është shumë më lirë.)
Një nga dëshmitaret e së enjtes ishte Janet Woodcock, një zyrtare e F.D.A. përgjegjëse për vlerësimin e drogave. Mica e pyeti atë në lidhje me raportet se një numër barnash kohët e fundit kishin dyfishuar apo katërfishuar çmimet. Woodcock tha se : “Kongresi nuk i kishte dhënë me të vërtetë, ndonjë autoritet për caktimin e çmimeve, FDA-së kështu tha ajo ne nuk i kontrollojmë ato”. “Nëse Mica dëshiron të ulë çmimet e barit duke inkurajuar konkurrencën, atëherë ai duhet të përqendrohet në ndryshimin e procesit rregullator. Dhe ai duhet të jetë i vetëdijshëm se plani i tij do të kërkojë më shumë e jo më pak angazhim nga sipërmarrësit mjekësorë.
“Një nga gjërat më të çuditshme rreth argumentit anti-Shkreli është se që ai duhet të shfaqet i tronditur për faktin se një drejtues ekzekutiv i një biznesi mjekësor është i motivuar nga qëllimi i fitimit. Dhe një nga gjërat më të çuditshme në lidhje me vetë Shkrelin është se ai nuk duket se është i motivuar nga fitimi, të paktën, jo tërësisht.
Vjeshtën e kaluar, Derek Lowe, një kimist dhe bloger për shkencën, ka kritikuar planin e Shkrelit për të rritur çmimet, si një “ide e tmerrshme”, sepse një plan i tillë përbënte “një rrezik serioz për të gjithë kontrollin e strukturës së çmimeve të industrisë, pasi kërkonte më shumë kontroll, shqyrtime dhe rregullime të thella “. Ai madje i bëri thirrje industrisë farmaceutike ta denonconte Shkrelin për të mbrojtur modelin e saj të biznesit. Nga këndvështrim ekonomik. strategjia Shkreli duket e mundshme. Të paktën një person i afërt me Shkrelin tregoi se ata kanë rënë dakord. Në një nga dokumentet “demaskuese” të zbuluara nga komisioni, tregohej sesi një punonjës ekzekutiv i paidentifikuar, thoshte ai në e-mail dhe i lutej Shkrelit për të mos rritur çmimin e Daraprim përsëri, duke thënë se rrezikohej nga një tjetër stuhi mediake dhe se “Investitorëve thjesht nuk u pëlqejnë këto gjëra”,. Përgjigja e Shkrelit ishte gjakftohtë dhe jo angazhuese: “Ne mund të presim disa muaj me siguri.” Pat thënë ai. Kjo gjë duket si plan.
Po të ishte vërtet një drejtues ekzekutiv i pangopur do të mbante një profil shumë më të ulët sesa Shkreli: nuk do të bënte një rritje eksponenciale të çmimeve që të dilte në titujt e medias, vetëm të mërzitshme, por dhe të besueshme, pa intervista, pa tweets, dhe absolutisht pa ndonjë grindje me artistët e hip-hop-it. Një drejtues ekzekutiv i vërtetë, i pangopur do të qëndronte pak a shumë anonim, në hije. (Sa C.E.O.-ve të kompanive të tjera farmaceutike, ua dini emrin?)
Por Shkreli kështu duket se i ka bërë një shërbim dhe ka provuar, një pikëlidhje në mes parave dhe mjekësisë. Ju mund të mos bini dakord me vlerësimin e tij, por duhet të mendoni në mënyrë që të kuptoni shërbimin që ai na ka bërë duke treguar se çfarë është e ligjshme. Ai na ka ndihmuar të mendojmë se ne mund të dëshirojmë ta ndryshojmë, dhe të asaj që ne mund të kemi nevojë të mësojmë se si duhet të jetojmë.
Kjo ka frikësuar industrinë farmaceutike sa në twiteer dikush e pyeste Shkrelin, se CEO-ja i Biogen, George Scangos thotë se ju mund të keni çmime të shëndetshme të ilaçeve dhe të keni industri të shëndetshme ose ‘ të shkallmoni ‘ çmimet dhe ta dëmtoni industrinë”.
Të premten, vetë Martini mori në internet në webcast pyetje nga audienca. Ai i pyeste ata nëse njerëz të cilët ishin “të gatshëm ta urrenin mund të debatonin me të”. Dhe për rreth tetë orë, duke filluar rreth orës 9 të mëngjesit, ai u përgjigj pyetjeve të rreth 600 shikuesve në Spreecast, një platformë falas e transmetimit në Internet, duke ndërvepruar me ta, ai mbante veshur një T-shirt të gjelbër, ndërsa rrinte ulur në apartamentin e tij rrumpallë në New York. Në LiveStream e tij, Shkreli tha se kishte marrë pyetje nga audienca, por kishte refuzuar të përgjigjej para Kongresit, sepse ai konsideronte se anëtarët e Kongresit e kishin thirrur atë në mënyrë jo etike, pasi ata nuk ishin të interesuar të dëgjonin përgjigjet e tij, por vetëm të nxirrnin në pah se ai ishte i motivuar thjesht nga interesi vetjak për pasuri. Në këtë video-stream, Shkreli u përpoq t’i nxirrte në pah praktikat e tij të caktimit e çmimeve me një dritë më pozitive. Në përgjigje të një pyetësi nga Afrika se çka e detyroi atë ta bënte ilaçi i tij më të shtrenjtë, Shkreli tha se ai do jepte falas për Afrikën një tjetër ilaç jetëshpëtues, që është në pritje të miratimit FDA. Më pas, ai pohoi se krijimi i një ilaçi shpëton jetë, dhe kjo tregon se “ai është duke bërë disi punën e Zotit këtu”.
Hetuesit federalë ndoshta, tani do të jenë duke parë këtë stream tani dhe duke regjistruar dhe hetuar çdo fjalë të tij. Por le të kalojmë në politikë tani. Shumica e kandidatëve presidenciale pretendojnë se i përbuzin politikanët në Uashington, por, të enjten, Shkreli e vuri përbuzjen në praktikë, dhe ndihmoi për ta ilustruar atë. Por pse ai tregohet i sinqertë edhe kur sinqeriteti nuk paguan(?) A mund të ketë ndonjë dyshim nëse Hillary Clinton, pas paraqitjes së saj të fundit para Gowdy dhe disa nga kolegët e tij, do të kishte dashur që të dërgonte një mesazh, si ai Shkrelit që vjeshtën e kaluar. Trump ka thënë se Shkreli “i duket si një çun i llastuar”; por në fakt, ai është i biri i një portieri ndërtese, i lindur nga prindër emigrantë nga Shqipëria. Dhe shikojeni atë tani! Vërtet, ai ka disa padi për t’u shqetësuar. Por ai është një njeri i famshëm i ngritur me forcat e veta, në sajë të një plani biznesi, që e bën të vështirë për ne që t’i injorojmë inkoherencat dhe mosefikasitetin e industrisë sonë mjekësore. Ai që duket, sikur rrotullon sytë para anëtarëve të Kongresit, bën biseda me gjithë mend të thella me komentues të rastit në internet, dhe, ndryshe, nga shumica e figurave tona publike, ai kurrë nuk ka mësuar artin e të lënit pas dore apo atë kacavjerrjes të shkallëve sociale. Ai është një mishërim i Endrrës Amerikane, American Dream, një kujtim i vrazhdë e shpirtit të lirë që e ka bërë këtë vend të madh dhe të jashtëzakonshëm. Ndoshta duhet thënë “Shkreli për President! Nëse të gjithë kandidatët presidencialë në fushatën e në New Hampshire bënin thirrje kundër qeverisjes në Washington, duke e akuzuar si përgjegjëse për vështirësitë ekonomike të tyre. Zgjedhësit duke u shprehur kundër dërgimit në Uashington të atyre që pretendojnë se i urrejnë, duhet të mendojnë se më tepër se gjithë fjalimet false të kandidatëve, akti i Shkrelit, përqeshja që ai i bëri Kongresit, dëshmon se një ditë ai mund të bëhet më i dashur sesa i urryer.
Pse çka Trump-i më shumë.
Archives for February 2016
SHEMBULL SE SI NUK DUHET TË BËHET INTERVISTA
Nga Frank Shkreli/
Fjala është për intervistën e fundit që zhvilloi gayetarja shqiptare Rudina Xhunga me Nexhmije Hoxhën, bashkëshorten e diktatorit komunist Enver Hoxha. Dua të them që nga fillimi se nuk jam kundër idesë që të intervistohen persona, si Nexhmije Hoxha – të cilët në emër të një regjimi ose në emër të ndonjë ideologjie — në jetën e tyre kanë bërë krime që madje mund të cilësohen edhe si krime kundër njerëzimit; diktatorë që kanë vrarë dhe u kanë shkaktuar vuajtje të pa-imagjinueshme fizike, shpirtërore dhe familjare mijëra e mijëra bashkombasve të vet gjatë sundimit të tyre. Në këtë rast subjekt i intervistës ishte Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e njërit prej udhëheqsve komunistë më të urrejtur botërorë të shekullit të kaluar.
Përkundrazi, dëshiroj të rrëfej se jam në favor të intervistave të tilla, përfshirë intervistën me Nexhmije Hoxhën, por jo si në këtë rast kur subjekti i intervistës ishte jo vetëm bashkëshortja, por për më tepër, dora e djathtë e diktatorit. Unë nuk fajësoj gazetaren Xhunga për bërjen e intervistës me Nexhmijen, por unë nuk jam dakort me mënyrën se si ajo zhvilloi atë intervistë. Do të ishte më mirë të mos bëhej fare intervista se sa gazetarja të pranonte ndonjë kusht më përpara, për sigurimin e intervistës me Nexhmije Hoxhën, ie, se cilat do të ishin pyetjet dhe cilat subjekte mund të diksutoheshin. Me pyetjet dhe me (mos)reagimet e saja ndaj përgjigjeve, gazetarja Xhunga e trajtoi Nexhmijen sikur ajo të ishte ndonjë yll Holivudi dhe jo një pjesëmarrëse aktivenë njërën prej tragjedive më të mëdha që ka njohur historia e kombit shqiptar. Megjithëse u bë zhurmë e madhe për intervistën e Nexhmijes si historike, gjykuar nga pyetjet dhe nga përmbajtja e përgjigjeve, intervista nuk ishte as efektive dhe as historike. Në të vërtetë, intervista për nga mënyra se si u zhvillua ishte një ofendim shpirtëror dhe fizik për të gjitha viktimat e atij regjimi gjatë të cilit Nexhmije dhe Enver Hoxha kryesuan dhe e sunduan me dorë të hekurt popullin shqiptar për pothuaj një gjysëm shekulli. Intervista nuk ishte as a balancuar, as objektive dhe as e gjithanshme. Ishte një intervistë ashtu si e kishte paramenduar dhe paracaktuar Nexhmija. Mund t’i ketë pëlqyer ndonjë apologjeti komunist, të cilët me çdo kusht dhe me gjithçka që kanë në dispozicion, ende mbrojnë regjimin enverist.
Gazetarja, duker se nuk dëshironte t’a ofendonte Nexhmije Hoxhën “gjatë intervistës së fundit” dhe “intime” me të, siç u shpreh edhe Nexhmija, para se t’i “bashkohet Enverit”. Siç duket jo në jetë të pasosur, por në fund të ferrit pasi ajo thotë se, “ nuk jam fare besimtare, jam një ateiste, darviniste”. Sikur nuk e dinte bota shqiptare, Nexhmija “zbulon” gjatë kësaj interviste se as Enveri nuk besonte në Perëndi, por i “respektonte adedet.” Shko pyet viktimat e revolucionit kulturor të 1960-ave në Shqipëri se si dhe sa i respektonte Enver Hoxha “adetet”.E gjithë intervista është një absurditet në ekstrem, qoftë nga pyetjet e gazetares, qoftë nga përgjigjet e Nexhmije Hoxhës.
Gjithnjë në përpjekje për të mos ofenduar të intervistuarën, gazetarja i bën asaj pyetje mbi jetën bashkshortore me Enver Hoxhën, për shtëpinë, për pronatdhe për paratë. Në lidhje me këtë, Nexhmija pohon se çifti komunist paska patur vështirësi financiare dhe materiale dhe shton se njerëzit nuk “e besojnë këtë, por unë e kamë shkruar në ditar, e shkruar e zeza mbi të bardhë” thotë ajo, e si të tillë njerëzit duhet ti besojnë se ajo e ka dokumentuar këtë në ditarin e saj.
Sa libra kishte Enver Hoxha? Shumë pyetje depërtuese kjo!!!!!!! Gjithashtu edhe me këtë pyzetje, bota shqiptare priste me pa durim përgjigjen që të mësonte për numrin e librave të Enverit, pasi ishte njeri me kulturë të gjërë botërore…. Sikur Nexhmija të ishte ndonjë akademike, “Ju lexoni frëngjisht, rusisht”, e pyet atë gazetarja, siç duket në pritje të një përgjigjejeqë do të rriste edhe nivelin kulturor të Nexhmije Hoxhës. Pastaj vjen pyetja mbi ndalimin e fesë: a ishte ky vendim personal i Enver Hoxhës, pyet gazetarja. Jo thotë Nexhmija, ky vendim u mor nga baza, “nga poshtë”, nga vet populli. Enveri nuk kishte paragjykime, shton ajo. Enveri nuk kishte paragjykime?! I donte të gjithë si veten! Ai ishte shënjt, të tjerët i kanë fajet!Kryesisht populli, pasi ata “nga poshtë” ndaluan fenë, sipas saj, dhe jo Enveri. Po kush i vrau ata që predikonin fenë? Sipas saj, me urdhër të popullit! U burgosën dhe u zhduken shumë, jo vetëm klerikët e të gjitha feve e sidomos ata katolikë, por edhe të gjithë kundërshtarët politikë të regjimit të Enver Hoxhës madje edhe shumë ish-bashkpuntorë të tij. Pretendimi seviktimat e komunizmit dhe familjet e tyre u vranë, u burgosën u internuan, dhe u ekzeketuan nga populli e jo nga regjimi enverist, është një absurditet në ekstrem, të cilin gazetarja nuk e sfidoi asnjëherë. Në emër të popullit! I shkreti ai popull shumë vuajti e shumë krime janë bërë në emër të tij.
Pasi kishin filluar me zhdukjen e fesë, thotë Nexhmije Hoxha në vazdhim të intervistës së saj plot kontradikta, Enveri bisedoi me Ramizin, si Sekretar i Sektorit ideologjik, si t’i jepnin zgjidhje, si t’i kundërviheshin rinisë në këtë gjë. Në fund të fundit (zhdukja e fesë) kishte një vlerë, ishte çështja e edukimit ateist dhe në fund vendosën që të aprovohej një gjë e tillë. Është tjetër gjë që baza shkoi vetë në ekstrem”, dhe jo regjimi enverist shton ish-gruaja e pare shqiptare.
Ndërsa pyetjes së gazetares nëse ajo fliste me Enverin për “Sigurimin e Shtetit, për dënimet, për internimet, këto nuk përmendeshin? Nexhmije Hoxha përgjigjet: “Jo, janë vetëm legjenda që janë krijuar”. Por njëkohësisht shton duke thnë se “Arsyet e shtetit, vetë arsyeja nuk i shpjegon dot”. Unë gjithmonë kështu e kam përfytyruar, që Enveri vendimet më të vështira, si ekzekutimet, i ka bërë si një burrë shteti, i detyruar të bëjë detyrën, por në shpirt, në formim, në ndjenja ai ishte shumë i prekshëm, shumë i ndjeshëm, edhe mund t’i vuante, por ai e kish vendosur dhe ishte kalitur në këtë drejtim.” Pra, vrasjet dhe ekzekutimet, janë legjenda që janë krijuar apo u bënë nga një burrë shteti për arsye të shtetit, për të mbajtur në pushtet regjimin komunist të Enver Hoxhës?
Unë nuk e fajësoj Nexhmije Hoxhën që gjenë gazetar/e për ta intervistuar sipas kushteve që ajo vendosë, kështuqë në muzgun e jetës së saj të përpiqet sado pak të shtrembërojë edhe më shumë historinë në favor të një regjimi që ajo dhe bashkorti i saj i imponuan me dhunë popullit shqiptar. Ishte kjo një përpjekje e fundit për të përjetësuar gnjeshtrat mbi të cilat ata kishin ndërtuar një sistem të tërë dictatorial, kriminel dhe të korruptuar. Por, “Dielli nuk mbulohet me shoshë”. Pa marrë parsyshë se ç’thotë Nexhmija tashti, ose çfarë thonte Ramiz Alia në intervistat e tija para se të vdiste, historia e komunizmit në Shqipëri – dhe jo vetëm në Shqipëri por në mbarë Europën Lindore,dhe specifikisht roli i Enver dhe Nexhmije Hoxhës në këtë histori tragjike – dihet mirë tanimë.
Është në interesin e Nexhmije Hoxhës që të paraqesë të “vërtetën”, nga pikpamja e saj. Gjatë intervistës, Rudina Xhunga nuk kundërshton asnjë nga pretendimet dhe deklaratat absurde të Nexhmije Hoxhës. Opinionistë/gazetarë të ndryshëm janë shprehur se nuk ishte detyra e Rudina Xhungës të luante rolin e gjykatëses. Por çdo gazetar/e nëqoftse e konsideron veten si të tillë në një shoqëri të lirë, e ka për detyrë të përpiqet të zbulojë të vërtetën dhe të kundërshtojë pretendimet fals.
Në gazetari duhet të ketë moral njerëzor dhe etikë gazetareske. Roli i gazetarisë së lirë duhettë jetë, mbi të gjitha, që t’i shërbejë të vërtetës, por edhe të jetë informuese dhe edukuese. Fatkeqsisht, kjo intervistë nuk i shërbën shtypit të lirë, as nuk është informuese, as edukuese, por duke shtrembëruar të vërtetën mbi regjimin komunist nepërmjet një prej protagonistëve kryesorë të tij, ajo nuk i shërbën astë së vërtetës historike. Liria e shtypit është ajo që dallon demokracinë e vërtetë nga diktatura dhe shoqërinë e lirë nga tirania. Më vjen keq të them por kjo intervistë e Rudina Xhungës me Nexhmije Hoxhën i shërben “këmbë e krye” vetëm për përpjekjeve nga apologjetët e atij regjimi që vihen re kohët e fundit në Shqipëri për të arsyetuar dhe për të legjitimuar tiraninë komuniste pothuaj gjyëm shkeullore në Shqipëri.
Nëqoftse për gazetarët shqiptarë — zbulimi dhe mbrojtja e së vërtetës historike — nuk shikohet si diçka në shërbim të publikut dhe të zhvillimit të demokracisë, atëherë në Shqipëri nuk ka asnjë shpresë për një shtyp të lirë dhe si rrjedhim as për një demokraci të mirëfilltë afatgjatë.
JA INTERVISTA E NEXHMIJE HOXHES DHENE RUDINA XHUNGES
Frank Shkreli
Dr. FUAD MYFTIA, Nga Greqia në Amerikë…
Dr. FUAD MYFTIA, Nga Greqia në Amerikë…– NE KETE INTERVISTE DR. MYFTIA TREGON EDHE SI DEPERTOI I DERGUARI I SIGURIMIT TE SHTETIT, CUFE MULLAI NE RADHET E LEGALISTEVE NE BELGJIKE-/
KUJTESE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NE SHBA- Ne kujtim te Dr. Fuad Myftia, 9 vjet pas vdekjes/
INTERVISTE E DR. FUAD MYFTIA, DHENE GAZETARIT DALIP GRECA, EDITOR I SEC. SHQIP TE GAZETES ILLYRIA(Sot Editor i Gazetes DIELLI), SHTATOR 2008/
– Por kur erdhi Fuadi në Amerikë?, – e pyes bashkëbiseduesin.
– Kjo është një tjetër aventurë me telashe, – thotë Fuadi, që vazhdon të tregojë me detaje historinë e jetës së tij: – Në Amerikë erdha në 1958-n, sepse në Greqi u mbyll zyra amerikane. Babai vazhdonte të ishte në Aleksandri. Unë isha martuar dhe doja të sillja edhe babanë të qëndronte pak kohë me ne. Ia dhanë vizën për 24 orë dhe qëndroi dy javë me ne në Greqi. Më pas ai iku përsëri në Egjipt. Kishte ardhur koha që bashkë me gruan të udhëtonim drejt Amerikës. Kisha dy mundësi: ose të shkoja me aeroplan, ose me vaporin “Constituation” që ishte komod për atë kohë. Mirëpo donim të shkonim në Itali tek njerëzit e gruas, se më kishte lindur vajza. S’kishim pasaporta e asnjë lloj dokumenti. Unë udhëtoja me një letër që ma kishte dhënë zyra amerikane. Për vajzën, kur lindi, na dhanë vizën në një copë letër. Shkuam në konsullatën italiane për vizë, se ishte një vapor që nisej ne fundjave për në Gjenova e mbas dy javësh, po ky vapor, do të udhëtonte për në Amerikë. Përsëri telashe; kur shkoj atje, më thonë se tani për tani nuk ka mundësi, por do të kërkojmë autorizimin nga Roma, kjo zgjat nja 5-6 javë. Unë s’kisha kohë; për 5-6 ditë nisej vapori. Nga kjo situatë e vështirë më nxori Ernest Koliqi, të cilit i bëra një telefon. Ndërhyrja iku lart deri tek Andreoti. Ernesti kishte miq të fortë në qeverinë italiane. Të nesërmen shkova në konsullatë për vizë. Konsulli, që nuk i erdhi mirë, që unë kisha trokitur larg dhe lart, më pyeti; ç’miq paske në Romë se na ka ardhur një telegram emergjence andej?
– Mora vizat dhe shkuam në Itali. Pas 15 ditësh u nisëm po me atë vapor prej Gjeneve në Barcelona, pastaj në Lisbonë e prej Lisbone në Kanë. Takuam Mbretin Zog me Mbretëreshën. Princin e kishin në Zvicër. Vapori qëndroi tri ditë në Kanë. Mbas tri ditësh u nis direkt për në Nju Jork. Udhëtimi ishte tepër i gjatë dhe ne ishim me fëmijë të vogël dhe vështirësitë shtoheshin. Kemi bërë rrugë 15 ditë gjithsej.
Si depërtoi Sigurimi i Shtetit në radhët e legalistëve?
Sigurimi i Shtetit gjithnjë ka luftuar që organizatat nacionaliste t’i përçajë dhe në radhët e tyre të fusë agjentët e vet. Fuadi mendon se një pjesë prej tyre kanë kaluar nga Beogradi dhe e kanë treguar veten me veprimtari përçarëse, madje ndonjëri vazhdon edhe sot të veprojë kundër interesave të mbretëroreve. Disa kanë qenë “dhuratë” nga Sigurimi i Shtetit dhe kanë depërtuar nga Athina. Një pjesë janë zbuluar rastësisht, ndërsa disa të tjerë janë zbuluar dhe janë përjashtuar nga partia, ndonjë dhe ka mbetur pa u zbuluar, por jo pa rënë në sy.
E pyes për historinë më të bujshme, atë të agjentit Cufe Mullaji, i cili arriti qe të zinte poste deri në Komitetin Qendror të legalsistëve, pasi pat zënë edhe pozicionin e numrit një të legalistëve të Belgjikës, degës më të madhe të mbretërorëve në Evropë. Cufja, kujton Fuadi, hyri nga Greqia dhe qëndroi ca kohë në kampin e Lavrios, ku ishte dhe vetë Fuadi.
-Kur e zbuluat Cufen si agjent të sigurimit të shtetit?, – e pyes Fuadin.
– Ne s’kemi qenë të zotët për t’i zbuluar, se nuk na shkonte mendja kurrë se ai ishte agjent. E kanë zbuluar të tjerët. Mandej unë e kam përkrahur, e kam vënë në kontakt me shokët tanë që ishin në Bruksel.
– Si u paraqit agjenti i Sigurimit tek ju? Si e takuat Cufen, ju kujtohet fillimi i prezantimit me të?
– Kur erdhi Cufia, unë isha në Greqi atëherë. Ka qenë viti 1956. Grekët u bënin intervistën dhe pastaj i binin në kampin e Lavrios. Mandej vinin për të na parë atje e për të na dhënë ndonjë lajm për Shqipërinë. Siç vinin të gjithë erdhi edhe Cufja. Prezantohet. Në të vërtetë ustallarët e kishin llogaritur mirë punën, ai ishte i besueshëm se i ati kishte pas qenë toger i mbretit Zog. Më thotë se jam filani, kam simpati për Legalitetin, por jam me Hasan Dostin. Që sot e mbrapa unë do të jem pa parti e do të mundohem të kontribuoj në mërgatën shqiptare. Unë jam gati të bashkëpunoj me ju. Këto ishin fjalët e para të tij. Fillimisht ka qëndruar si qengj. E kemi ndihmuar edhe financiarisht e i gjetëm dhe një punë. Punoi si ndërlidhës me Athinën, ku shkonte e vinte, bënte telefona. Siç duke tani mezi e ka pritur atë pozicion se ishte i lirë me i raportu Sigurimit. Jo rrallë vinte edhe në shtëpi. Të them të drejtën, e para që ka dyshuar tek ai si njeri i dyshimtë, ka qenë gruaja ime. Ajo më thoshte shpesh; se çfarë ka ky njeri; gjithmonë është i shqetësuar. Duket si i dyzuar. Ke parë se si i lëviz këmbët, si i dridhen duart kur merr filxhanin e kafesë?
– E po i vjen zor, i thosha unë. Ajo këmbëngulte në të sajën: ai është shumë nervoz. Duhet të ketë probleme.
– Kjo ndodhte ngaqë ai ishte përherë i dytë në veten e tij; ishte legalist, nacionalist, roli që luante dhe ai i vërteti, agjenti i Sigurimit. Herën e parë që emigroi në Belgjikë, desh të regjistrohej në Legalitet. Tashti, na tha, po e kuptoj se duhet të regjistrohem në Lëvizjen e Legalitetit mbasi po shkoj në Belgjikë. Sikur të isha regjistruar më përpara, do të thoshit se po e bëja për oportunitet, domethënë, që kisha nevojën tuaj. Tashti s’kam më nevojë, jam duke u nisur për në Belgjikë, besoj se s’mundeni të thoni se po e bëj për oportunitet. Unë i thashë se këtu nuk është nevoja. Ne kemi degën atje. Të regjistrohesh në Belgjikë. Nuk e dija dhe atëherë, por ishte si princip që të pranonte dega atje. Sidoqoftë Cufja arriti ta realizojë qëllimin e vet. Ai u bë kryetar i degës më të madhe, asaj të Belgjikës. Më vonë, arriti të zgjidhet edhe në Komitetin Qendror të Organizatës.
– Mendoni se Cufja kontrollonte gjithçka në radhët tuaja?
– Nuk mendoj se tek ne kishte sekrete të mëdha, por është fakt se ai ushqehej me të gjithë informacionin që ushqeheshin anëtarët e Komitetit Qendror, pra parësia jonë. Në atë kohë unë isha Sekretar i Komitetit dhe korrespondoja me të gjitha degët në botën e jashtme. Ishin 19 degë e ndër më aktivet ishte dega e Waterbyr- it, e Detroitit, e Kanadasë dhe e Belgjikës.
Kur u bë Kongresi i parë i Legalitetit ai u zgjodh anëtar i Komiteti Qendror nën kryesinë e Nuçi Kotës, si Sekretar i Përgjithshëm. Kështu që ai merrte informacion mujor për gjithçka dhe besoj se i ka kënaqur ustallarët e vet të Tiranës.
– Por kur e mësuat të vërtetën?
– Dyshimet kishin kohë që po dukeshin. Çuam në Belgjikë dy shokë gjoja se po studionin historinë e mërgatës, të cilëve u dhashë me vete edhe një rekomandim, që të ndihmoheshin. Duke qenë se ata qëndruan gjatë dhe nuk e linin t’u dilte nga kontrolli, atij i duhej të shkëputej për t’u lidhur me qendrën e vet, por nuk e dinte se survejohej nga ne. Kështu që dyshimet u vërtetuan. Pas kësaj nuk bëmë ndonjë veprim të hapur, veçse ia shkurtuam postën. I çonim fillimisht pak informacion të përgjithshëm, derisa ia shkëputëm fare. Ai merrte në telefon dhe ankohej, unë i thosha se ta kam nisur por shih se mos ka ngecë gjëkundi…
-Dhe kur u largua Cufja?
– Ka ikur tamam në ditën e festës së Flamurit, më 28 nëntor 1967…
– Ka pasur të tjerë të dërguar nga Sigurimi që janë zbuluar?Në kujtimet e veta Cufja thotë se edhe ai që e zëvendësoi ishte bashkëpunëtor i Sigurimit. Ju si mendoni?
– Po, unë thashë se Sigurimi ka bërë shumë përpjekje me e pasë në dorë mërgatën dhe nuk i ka rresht përpjekjet për të futë bashkëpunëtorë të tij në radhët tona. Në kampin e Lavrios kemi pasur një çam. Ai jo vetëm që vepronte vet, por filloi t’i bënte presion dhe një elbasanlliu, të cilin e kërcënoi se djali që kishte në burg në Shqipëri do ta pësonte nëse ky nuk bashkëpunonte. Ka dhe raste të tjera, për të cilët është marrë masa e përjashtimit nga Partia…
11 kongreset e legalistëve në emigrim/
Refuzimi i ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë për ta regjistruar PLL-në në zgjedhjet e para pluraliste, prapaskenat e kongresit të 13-të që u mbajt në Tiranë më 1996
-Dr. Fuad Myftia është një ndër drejtuesit që ka qenë në krye në legalistëve për më shumë se tri dekada, ndërkohë që jetë aktive në strukturat e mbretërorëve ai ka rreth gjysmë shekulli. E filloi aktivitetin që në demonstrimet antifashiste në vitet ‘40 të shekullit të kaluar e vazhdoi në kampet e pasluftës, në Itali dhe Greqi. Kur legalistët filluan të organizojnë strukturat e tyre, edhe Fuad Myftia ka pjesën e vet të kontributit. Pas kongresit I, atij të Zall-herrit të nëntorit 1943, kongresi tjetër do të mblidhej pas 19 vjetësh jashtë atdheut. Shkak u bë vdekja e Mbretit Zog. Një grup eksponentësh, dr. Nuçi Kota, avokat Selim Damani dhe dr. Fuad Myftia, u bënë nismëtarët e një përkujtimi madhështor. Përkujtimi u bë në Manhattan në qershor 1961, ku morën pjesë personalitete të botës shqiptare në mërgim dhe personalitete ndërkombëtare. Ky rast shërbeu për riorganizimin e Lëvizjes Legaliste. Një Këshill Provizor mori përsipër parapërgatitjen e kongresit, i cili u mblodh në nëntor 1962. Fuadi kujton se ai qe një manifestim shumë i organizuar i legalistëve. Në përfundim të punimeve u zgjodhën drejtuesit dhe anëtarët e Komitetit Qendror të Lëvizjes së Legalitetit. Dr. Nuçi Kota u zgjodh sekretar i përgjithshëm, ndërsa avokat Selim Damani nënsekretar. Fuadi u zgjodh në Komitetin Qendror. U vendos që të krijoheshin degë të Lëvizjes në çdo kontinent ku kishte shqiptar të mërguar. Numëroheshin atëherë 19 degë në Evropë, Amerikë, Kanada, Zelandën e Re, Australi etj. Lëvizja e Legalistëve e përjetoi me dhimbje humbjen e sekretarit të përgjithshëm, dr. Nuçi Kota, i cili vdiq në mënyrë të papritur në vitin 1965. Vendin e tij e zuri avokat Selim Damani, i cili drejtoi deri në vitin 1968. Në nëntor të atij viti u bë kongresi dhe avokati Damani dha dorëheqje për mospajtim idesh; Fuadi u zgjodh sekretar i përgjithshëm. Ai arriti ta udhëheqë me metoda demokratike Lëvizjen e Legalitetit dhe forcoi demokracinë e brendshme. Ishte kjo arsyeja që ai do të triumfonte edhe në kongresin e pestë edhe në atë të gjashtin. Për të kuptuar demokracinë e brendshme që kishte kjo organizatë politike, që natyrisht ishte më e madhja në mërgim, po sjellim si pikë reference kongresin e gashtë të legalistëve, i cili i zhvilloi punimet nga 26 deri në 27 nëntor 1977 në New York. Pas procedurave të rregullta, që nga seanca e parë që filloi në orën 10 të mëngjesit, deri në seancën e fundit, pas zgjedhjes së kryesisë së përkohshme për drejtimin e kongresit, e përbërë nga Shehat Osmani, kryetar; Mustafa Kulla, nënkryetar dhe Rasim Sina, sekretar deri tek kontrolli i mandateve; pas fjalimeve të të ftuarve dhe fjalimit të sekretarit të përgjithshëm, dr. Fuad Myftia, u erdhi radha zgjedhjeve. Është një model që mund t’u shërbejë dhe partive të tjera politike sot në Shqipëri. Dolën dy kandidatë për postin e sekretarit të përgjithshëm: Fuad Myftia dhe Idriz Basha. Secili nga ata paraqiti platformën para delegatëve. Dr. Fuadi gërshetoi përvojën që kishte fituar me objektivat që e prisnin Lëvizjen Legaliste në të ardhmen; ndërsa Idriz Basha tregoi aktivitetin e tij individual politik në shërbim të çështjes monarkiste, demaskimin e politikës së Tiranës përmes shkrimeve që ai vetë kishte botuar në “Lë Mond” dhe gazeta të tjera; secili nga kandidatët paraqitën listën e bashkëpunëtorëve të tyre me të cilët do të realizonin objektivat e paraqitura. Dr. Idriz Basha,në rast se fitonte kishte zgjedhë si nënsekretar të përgjithshëm zotërinjtë Ragip Lohja e Ibrahim Kulla dhe kishte hartuar një listë me 26 anëtarë të KQ-së; ndërkohë që dr. Fuad Myftia kishte përzgjedhë si zëvendës të tij, bashkëpunëtorin e ngushtë Hysen Mulosmanaj dhe Arif Fazo si dhe 36 anëtarë në KQ të OKLL-së. Të 154 delegatët i duartrokitën të dyja platformat dhe më pas kaluan në votim të fshehtë. Platforma e dr. Fuadit kishte bërë për vete 99 delegatë, ndërsa dr. Idriz Basha mori 55 vota. Në mes të duartrokitjeve, dy kundërshtarët i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe u përqafuan nën duartrokitjet e sallës. Kjo përvojë është e vlefshme sot si për vetë legalistët e Shqipërisë, të cilët e kthyen në rrëmujë kongresin e tyre në vitin 1996 në Tiranë, ashtu edhe për partitë e tjera, të cilat e kanë kthyer në skematizëm formal konkurrimin e alternativave brenda partive.
Duke ndjekur kronologjinë e zhvillimeve në kampin e legalistëve mësojmë se dr. Myftia u tërhoq në kongresin VII, që u mblodh në nëntor 1980. Arsyeja ishte shëndetësore. Menjëherë u paraqitën katër kandidatura: Shehat Osmani, Nderim Kupi, Fahri Barolli dhe Idriz Basha. “Pati ca tensione ai kongres, – thotë Fuadi, – pasi për herë të parë konkurruan katër kandidatë”. “Pas shumë debatesh fitoi kandidatura e Nderim Kupit, i cili nuk qe se arriti një periudhë të artë drejtimi, përkundrazi, organizata pati shumë probleme”, – shton ai.
Pas presionit të miqve legalistë, Fuadi e rivë kandidaturën në kongresin e tetë. Ky kongres i ka zhvilluar punimet me 1983. Kandidatura e Fuad Myftisë fitoi lehtësisht. Përballë, sërish kishte kandidaturën e Idriz Bashës, i cili këtë herë nuk mundi të fitonte më shume se 30 vota.
“Kam pasur fatin, – thotë Fuadi, – që të punoj me Hysen bej Prishtinën si kryetar të Këshillit Kombëtar, ndërkohë që Hysen Mulosmanaj ka qenë një ndër ndihmësit e tij shumë të kualifikuar”. Në aktivitetin e tij ai thotë se ka pasur në mbështetje dhe këshillat e vazhdueshme të heroit të 7 prillit, Abas kupit.
Kongresi IX i legalistëve sërish u mblodh në mërgim, në Nee York. Punimet e këtij kongresi, si dhe të kongresit të Bllokut Kombëtar dhe të Kongresit IX të Partisë së Punës së Shqipërisë, gazeta e Vatrës, “Dielli” i ka paraqitur në faqen e parë të numrit të 31 janarit 1987, ku janë ballë përballë portretet e mëdha të Ramiz Alisë dhe Fuad Myftisë, në mes qëndron vendi bosh i kryetarit të Bllokut, Ndue Gjomarkaj. Le ta citojmë “Diellin” për legalistët: “Organizata Kombëtare Lëvizja e Legalitetit mbajti kongresin IX të saj më 29-30 nëntor. Punimet e këtij kongresi u zhvilluan në “Sheraton Hotel”, në New York… Punimet e kongresit u zhvilluan në katër seanca. Kongresin e hapi z. Ibrahim Kulla, i cili zëvendësonte sekretarin e përgjithshëm, z. Fuad Myftia, që ishte i pamundur atë ditë. Kryetar i kongresit u zgjodh z. Xhemal Laçi, i mirënjohuri ushtar i kombit dhe i legalitetit, i cili e drejtoi kongresin në mënyrë të pëlqyeshme”.
Fuadi kujton si tregues të madhështisë së kongresit pjesëmarrjen e shumë përfaqësuesve të partive politike shqiptare në mërgim, përfaqësues të fesë, si dhe përfaqësues nga vendet e robëruara nga komunizmi. Nga këta të fundit përshëndetën kongresin dërgata e Mbretërisë së Bullgarisë, ajo e shtetit të Kroacisë, dërgata e Republikës Çekosllovake në mërgim, e kryesuar nga z. Jan Kuncir, i cili shërbente si ministër i Jashtëm i Çekosllovakisë në mërgim, dërgata e Polonisë, e kryesuar nga z. W. Veleman në detyrën e ministrit të Jashtëm të Polonisë në mërgim, dërgata e Mbretërisë Rumune, dhe dërgata e Këshillit të Evropës Qendrore.
Z. Myftia ka paraqitur raportin, ndërsa për veprimtarinë 3-vjeçare të Këshillit Kombëtar foli kryetari Hysen Prishtina. Sekretar i përgjithshëm u rizgjodh Fuad Myftia, zëvendës të tij Ibrahim Kulla dhe Fari Barolli. Kryetar i këshillit u rizgjodh Hysen Prishtina, zëvendës të tij Ramiz Dani dhe Safet Malushi.
Dr. Myftia në arkivin e tij ruan dokumentacion të shumtë të Organizatës që ka drejtuar për dhjetëra vjetësh dhe letërkëmbimin privat. Në arkivin e tij gjenden edhe letërkëmbimet me familjen mbretërore dhe personalitete politike e shtetërorë në Evropë dhe në Amerikë. Në 15 nëntor 1986 ka korrespondencë me zv.presidentin amerikan, George Bush, ku përgëzohet për problemet që Fuadi ka ngritur në emër të “Albanian-American Community”. I shkruajnë nga zyra e Presidentit të Austrisë, dr. Franz Parak, ku e falënderojnë për informacionet dhe shqetësimet e ngritura për shqiptarët në Jugosllavi. Në një letër të shkruar nga Mbretëresha Geraldina, që e niste prej Spanje, flitet për hallet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Në një faqe e gjysmë format të shkruar shqip, me shkrim dore, përcillen shqetësimet e çështjes shqiptare dhe problemet shëndetësore. Në një letër të shkruar nga Mbretëresha Suzana, përcillen falënderimet ndaj Fuadit, në një tjetër letër, të dërguar nga ambasadori anglez në Washington, i cili e falënderon për informacionin që ai i ka përcjellë Kryeministres së atëhershme britanike, Margaret Thatcher, janë me qindra letra; i shkruan nga Londra, Nicholas Bethell, e falënderon Alfons d’Amato, për problemet që ka ngritur për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi, i shkruajnë nga kongresi, nga Shtëpia e Bardhë.
Fuadi tregon se si e zhvendosën organizatën e tyre legaliste në Shqipëri dhe pengesat e mëdha që nxorën komunistët për t’i penguar. Në fakt alarmi ishte dhënë me kohë nga Ramiz Alia, i cili tek kërkonte pluralizëm mendimi, nuk mund të pranonte pluralizëm politik, pse kjo nënkuptonte pikërisht rikthimin e partive kundërshtare të komunistëve, partive tradicionale, Balli dhe Legaliteti. Kërkesës së legalistëve për të regjistruar Partinë Lëvizja e Legalitetit në zgjedhjet e para pluraliste, u refuzua nga ministri i Drejtësisë. Fuadi ende e kujton replikën me ish-ministrin atëhershëm të Drejtësisë, Muçi: “Nuk mund të pranojmë parti që janë themeluar jashtë territorit të Shqipërisë…!” Jo, mor zotëri ministër, legaliteti është themeluar brenda në Shqipëri, madje jo shumë kilometra larg kryeqytetit, në Zall-herr, ne e mbajtëm gjallë në mërgim”, – i pat kthyer përgjigje Fuadi. Mirëpo koha iku, dhe legalsitët nuk morën pjesë në ato zgjedhje.
“Kthimi i organizatës në Shqipëri i kaloi nëpër shumë vështirësi, – thotë dr. Myftia dhe flet pa konsideratë për Guri Durollarin, i cili me metodat e tij gati e falimentoi partinë. Ai futi metoda jodemokratike në jetën e legalistëve, përçau radhët e organizatës dhe krijoi grupime interesash në parti. Një pjesë e ndërzeve që i kanë sjellë kokëçarje legalistëve, kryesisht kanë kaluar nëpër shkollat e Beogradit, mendon Fuad Myftia. Sipas tij, pak nacionalistëve u janë dhënë të drejtat për të studiuar në universitetet e ish-Jugosllavisë, ndërsa u është mohuar atyre që kanë qenë të betuar për Shqipërinë etnike.
Dr. Fuadi mendon se me kthimin në Shqipëri, Lëvizja e Legalitetit ka pasur një dëm të brendshëm. Në kongresin e 12-të pati krizë figurash. Na duhej një figurë simbol, por nuk mundëm ta gjenim. Bardh Kupi ishte një figurë e kompletuar, por ai u tërhoq. Më pas mbetën Rasim Sina dhe Guri Durollari. Tërheqja e Rasimit, fatkeqësisht e la partinë në duart e Gurit, i cili e tregoi veten plotësisht në kongresin e 13-të, që i zhvilloi punimet në vitin 1996. Nga ana tjetër, edhe Nderim Kupi me kongresin e vet paralel me tonin, nuk bëri gjë tjetër veçse uli vlerat që patëm sjellë nga mërgata.
Dr. Fuad Myftia ndërroi jetë në shkurt të vitit 2007, në moshën 83-vjeçare, në New York dhe u varros me nderime ne varrezën e Queens-it, ku janë varrosur edhe Abaz Kupi, Abedin Mulosmani, Hysen Mulosmani dhe legalistë të tjerë.
*Kjo eshte vetem nje Pjese nga Intervista me te ndjerin Dr. Fuad Myftia, Botuar fillimisht ne Gazeten ILLYRIA NE NEW YORK dhe me pas ne gazeten “Standard” ne numrat e 21, 22, 23, 24 shtator 2008)
9 VJETE PA DR. FUAD MYFTINE
New York : Përkujtohet 9 – vjetori i vdekjes, të nacionalistit, antikomunistit, krye legalistit per disa dekada dhe fisnikut, Dr Fuat Myftisë, në Amerikë/
Fije e artë e tyre e ka zanafillën, tek familja e tyre fisnike, tek kombi, tek idealet dhe iluminizmi i rilindasve tanë të mëdhenj, tek filozofia e Sami Frashërit, tek poezia e Naimit, shqiptarizma e Vaso Pashës dhe Fishtës, e deri tek fjalët që Ismail Qemali, i thotë Ahmet Zogut, të gjunjëzuar para flamurit: “Ngrihu biri im. Këtu na sollën idealet dhe mesimet e gjyshit tënd Xhelal Pashes, amanetin e të cilit, po e çojmë në vend sot…”/
Ne Foto: Queens…Duke u ndare me dr. Fuad Myftia ate dite me bore…/
— nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA/
QUEENS – NEW YORK: Teksa turma e njërëzve kokëulur, po i drejtohej varrezave në atë pejsazh të acart dimri, mbuluar me borë dhe fëshfirimat e një të ftohti polar, për të përcjell bashkëluftëtarin dhe bashkëpuntorin e tyre, mbretërorin e kulluar, dr Fuad Myftinë, mu kujtua sesa vështirë, ka qënë jeta e këtyre njërëzve. Ajo është e mbushur plot vuajtje dhe sakrifica. Ajo ka qënë rruga e këtyre shqiptarëve, prej kur i kthyen shpinën vendit të tyre, prej kur Shqipërinë, e pushtoi komunizimi, e deri kur u përrmbys.
Por, ajo që të mendohesh kur ndodhesh mes këtyre njërëzve, është se me njëherë të kujtohet, se në këtë segment kohor, kur ndahesh njëher e përgjithmon nga këta shqiptarë, sesa lartësohet mbi të gjitha figura, dhe në veçanti, vepra e roli, kontributi i tyre, për atë ata çfarë bënë për vendin tonë. Duke na e lënë të gjallë ndjenjën e thellë të patriotizmit dhe atdhedashurisë!
Të cilat, futur thell në zëmren e mendjen e tyre, të lindur e rritur me bindje, e ideale të pastra kombëtare, kanë shtruar atë fije të artë drite, nëpër të cilën kanë ecur këta burra, mbretënor, legalistët, në mërgim, por jo vetëm këta; të gjithë shqiptarët, atdhetarë, patriotë e demokratë, të gjithë ata shqiptar që luftuan, sakrifikuan rrugëve të botës, se e duan Shqipërinë, Kosovën, Çamërinë, e të gjitha viset shqiptare, atë vend të bekuar.
Fije e artë e tyre e ka zanafillën, tek familja e tyre fisnike, tek kombi, tek idealet dhe iluminizmi i rilindasve tanë të mëdhenj, tek filozofia e Sami Frashërit, tek poezia e Naimit, shqiptarizma e Vaso Pashës dhe Fishtës, e deri tek fjalët që Ismail Qemali, i thotë Ahmet Zogut, të gjunjëzuar para flamurit: “Ngrihu biri im. Këtu na sollën idealet dhe mesimet e gjyshit tënd Xhelal Pashes, amanetin e të cilit, po e çojmë në vend sot…”
Një nga veteranët e dispaorës në Amerikë,figurë e njohur kjo e çështjes kombëtare në mërgim, u nda nga jeta si sot 9 vjetë më parë në moshën 83 – vejçare(1924-2007).
Duke lënë pas vetes gruan dhe dy vajzat. Mbretnori shëmbullor, ish sekretari i Përgjithëshëm i Ogranizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit dr Fuad Myftia, i biri i Sali Efendi Myftisë, Kryemyftiu i Prefekturave të Shkodrës dhe të Kosovës. Atë me lot dhe hidhërim të thellë për tre ditë me rradhe në shtëpinë mortore “Schwartz Brothers Funeral Home”, në Kuins- Nju Jork, e përcollën familja Myftia, miq, shok, bashkëluftëtar, bashkëpuntor, dhjetra e dhjetra njërëz, bënë homazhe, vendosën kurora me lule të freskta dhe e përcollën për jetën e pasosur arkivolin mbuluar me flamurin kombëtar, me trupin e pajetë të dr Fuad Myftisë.
Ceremonia mortore:
Tomorr Selmani, Sekretar i Përgjithshëm i PLL, për SHBA-s, udhëhoqi ceremonin mortore, e cili e lartësoi në të gjitha shikimet edhe më shumë figurën e këtij patrioti të madh, besnik i mbretit Zog. Ndërsa, Lutjen fetare, sipas ritit musliman e kreu Imam Isuf Balaj. Fjala kryesore, u mbajt nga veterani legalist Enver Shaska( ka vdekur dy vjet më parë ne Queens – New York). I ndjeri foli atëhere duke kaluar nëpër labirithinet, të cilat Shaska, e kishte njohur për herë të parë dr Myftinë. Aty zbulohej qart flakadani i Shqipërisë Etnike, lufta, sakrifica, e kontributi it i Myftisë.
Kurse, kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, z Agim Karagjozi,( sot President i Përjetshëm i Varës) përshendeti dhe shprehu ngushllimet e tij në emër të Vatrës. Ish- Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike zoti Agim Rexhaj ( sot nën kryetari i Vatrës)- tregojë për lidhjet e tij me Dr. Fuad Myftinë, duke e cilësuar atë si një shqiptar të mirë – si një kosovar të mirë. Mendimeve të oratorve iu bashkëngjitë në foltoren e ceremonisë edhe n/kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, dr Gjon Buçaj( sot kryetari i Vatrës), si mik e shok i vjetër Myftisë. Për njohjen si bashkëqytetar foli më pasë edhe Muhamet Omari.
Muharrem Udenishti(Xhudo) në emër të një grupi legalistësh nga Nju Jersi, tha se i autorizuar nga ky grup, nacionalistash, pro mbretëor, që vjen nga Jug-Lindja e Shqipërisë, për të mbajtur gjallë kujtimin e figurave të shquara shqiptare, të cilat, kanë dhë kontributin qoftë edhe me sakrifica sublime për interesat e kombit shqiptar, sot, ndajmë dhimbjen e përbashkët për humbjen e dr Fuad Myftisë, i cili ka qënë nga shtyllat bazë në Emigracion jashtë Atdheut, tonë Shqipërisë.
Sali Bollati i shoqatës Çamëria, dega e Nju Jorkut, i mbijetuari i gjenocidit çamë, si përfaqësues i komunitetit çamë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se shëmbylltyra e këtyre njërëzve është një mesim i madh edhe për të rinjët shqiptar që vinë në emigracion. Të mos harrojn vendin e tyre, gjuhën, traditën, historinë, familjen e tyre.
Pinjolli i njërës prej familjeve patriote dhe atdhedashse – familje me tradita mbretërore Mena nga Lura e Dibrës, Hakik Mena , kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit në SHBA, sot, nëikjen në amshim, të nacionalistit, antikomunistit, krye legalistit per disa dekada dhe fisnikut, Dr Fuat Myftise mbajti fjalimin e lamtumirës në emër të degës PLL në Amerikë.
Hakik Mena, kryetar Partisë Lëvizja e Legalitetit, dega SHBA-s e Kanada, iu drejtua pjesmarrësve në këtë ceremoni duke thënë se;”Jemi mbledhur, sot, këtu për t’i dhënë rrespektin e fundit njeriut që do të mbetet simbol i sakrifikimit të vetvehtes rreth çështjes kombëtare, njeriut që udhëhoqi OKLL për dekada me rradhë, njeriut që i priu komunitetit në shumë protesta të zhvilluara kundër komunizmit , dhe pro pavarësisë së Kosovës, njeriut fisnik e gojëamël të nderuarin Dr F. Myftia. Më pasë ai tha se unë e njoha Dr. Fuad Myftinë në fillim të viteve 90” mbas rënies së komunizmit, Që në kontakin e parë pashe tek ai njeriun e njerëzishëm e të rrespektueshëm në komunikim me njerëzit e thjeshtë, të matur e të saktë në biseda e dialogje. Sqarues, i bindshëm e i pagabueshëm ndaj frymës Zogiste, artikulues i shkëlqyer i formës së regjimit, dhe luftëtarë i flaktë i Shqipërisë etnike.
Sakaq, vijoj Mena: “Jeta e Dr Myftisë është shumë e pasur në aktivitete të ndryshme politike partiake dhe kombëtare. Ky fakt nuk ishte rastësi, por ishte prejardhja e tij nga një familje Shkodrane, me tradita kombëtare e fetare, bir i një prej figurave udhëheqëse e më të rrespektuar të qytetit të Shkodrës, dhe në të njëjtën kohë besnik i mbretit Zog, Sali Efendi Myftisë. Këto fakte dhe marrja e doktoratës me profil në drejtësi në Itali, do të ndikonin në formimin e identitetit të Dr F Myftisë, i cili inkuadrohet në preokupimet e nacionalisteve të diaspores që në moshë të re, dhe qëndron gjithmonë pranë babait të tij, dhe besnik i politikës së mbretit Zog, tha Hakik Mena, kryetar Partisë Lëvizja e Legalitetit, dega SHBA e Kanada.
Ahmet Hoti, nipi i të ndjerit Fuad Myftia, në emër të tij dhe familjes Myftia, iu falemnderua pjesamrrësve për vlersimet e tyre dhe respektin që treguan në këtë ceremoni fetare.
Para se të kryehej dhe falja e gjenazes u lexuan telegramet e ngushëllimit.
Naltmadhëria e Tij Mbreti Leka Zogu I, shkruante :”Të dashur miq, motra dhe vëllezër të Familjes Myftiu. Me dëshpërim të madh morëm vesh humbjen e madhe të të nderuarit dhe të të paharrueshmit Z. Fuad Myftiu.Kjo është një humbje e madhe për Familjen Myftiu, që ka treguar me vepra se e ka mbajtur gjithmonë të gjallë frymën kombëtare, ka luftuar për Kombin Shqiptar dhe për Idealin e Mbretërisë Shqiptare.Ne do ta kujtojmë gjithmonë me nderim dhe respekt, Babane Tuaj dhe mikun Tonë më të mirë, duke vlerësuar kontributin e veçantë që ka dhënë për çështjen kombëtare dhe për Mbretërinë shqiptare, pasi Ai nuk ishte vetëm një legalist besnik i kauzës Mbretërore, por edhe një luftëtar i betuar antikomunist.” Në fund Naltmadhëria e Tij Mbreti Leka Zogu I, thote “Edhe një herë Ju shprehim ngushëllimet dhe respektin Tonë për këtë humbje të madhe Tuajën.”
Me pasë u lexua telegrami i dërguar kryetar Partisë Lëvizja e Legalitetit në Shqipëri, dhe zotërijtë nga Franca e Belgjika, mbretërorët e legalistë e njohur Skënder Zogu, Ylli Spahia, Sulejman Gjana dhe Particie Najbor, miq e shok të Myftisë.
Në fund para arkivolit të mbuluar më flamurin kombëtar, kortezhi i përmotëshëm bëri homazhet duke i dhënë lamtumirën e fundit, e shoqëruar për në banesën e fundit, në jetën e pasosur në varrezat publike “Maple Grove Cementry” në Kew Gradens(Queens).
Fuad Sali Myftia :
I lindur me 28 korrik 1924 në shtëpinë e Myftijëve, liderët e hershëm të komunitetit mysliman të Shkodrës. Ai ishte më i madhi i tetë femijeve. Ka kryer maturën në vitet e pushtimit fashist, kohë në të cilën i jati ishte i internuar në Gjirokaster si njeri i besuar i Mbretit Zog. Në shtatorin e 1943-shit arrestohet për aktivitetin e tij antifashist dhe rrugës për në kampet famëkeqe të përqëndrimit, në ditën që Italia kapitulloi, arrinë të arratiset, duke u kthyer në Shkodër për t’iu bashkuar, së bashku me të atin, njësive luftarake zogiste në Gruemirë të Shkodrës.
Largohet nga Shkodra me të atin, më 28 nëntor 1944, ku nëpërmjet Tivarit mbërrin në Itali. Në vitin 1946 fillon universitetin e Firences në degën drejtësi. Për mungesë monetare e lë përgjysëm dhe i bashkohet të atit në Egjypt. Me këmbënguljen e Mbretit Zog dhe me bursën e tij shkon përsëri në Firence,ku kryen doktoraturën në 1951. Me kryerjen e shkollës shkon përsëri në Egjypt. Në 1956 deri më 1958 punon në Greqi në misionin Amerikan “Europa e Lirë”. Aty martohet dhe Zoti i fal fëmijën e parë. Në 1958 vjen dhe vendoset përfundimisht në SHBA. Ai i pat dhënë Mbretit Zog besën për shërbim, besë të cilën e mbajti deri më vdekje. Nder 10 kongrese të Legalitetit të zhvilluar në Diasporë zgjidhet kryetar gjashtë herë për më se njëzetë vjet. Jeta e tij pa dyshim iu kushtua idesë Legaliste. Në nëntor të vitit 1991 kthehet në atdhe , së bashku me shokët për të ndihmuar rikrijimin e Legalitetit në Shqipëri. Në vitin 1993 zgjidhet kryetar i këshillit kombëtar të Legalitetit. Atë vit i jepet medalja “Pishtar i demokracisë” të cilën e këthen mbrapsht në 1996 si reagim ndaj qëndrimeve të qeverisë së atëhershme ndaj familjes mbretërore dhe kriticizmit ndaj politikave të Mbretit Zog. Ai ka qënë mjaft aktiv në komunitet. Dashuria e tij ishte Kosova. Gëzonte respekt të madh për Vatrën, dhe vatranët. I’u kushtua deri në mishërim, familjes, Kombit, dhe Atdheut, besnik deri në amshim i Mbretit Zog.
Me ikjen e Faik Konitzes u-çduk nje yll i shkëlqyer në qiellin e Shqiperise
Nga Refat Xh Gurazezi*/
Rasti i ceremonisë fetare që dha më 25 te Jenarit shkuar Shoqëria Myslimane Shqipëtare në Detroit për Kutjtim te Faik Konitzes, i cili bëri dhjetë vjet që ka vdekur, me shtyri te shkruaj këtë artikull te shkurtër. S’ka bisedim se me vdekjen e Faik Konitzes u-çduk nje yll i shkëlqyer në qiellin e Shqiperise, i cili jipte dritë mi Kombin Shqipëtar.
Këtu flas me fakte, pa shtuar e pa shtrembruar asnjë gje pa mbajtur hatër e pa shkuar ner mënt asnjë urrejtje. Faik Konitzen e pata mesonjes dhe bashkepunova një kohe mjaft te gjatë me të, ashtu pata rastin e mirë dhe njoha më tepër shpirtin e tij.
Faik Konitza që zemerbardhë, që shpirtmath, që teper fisnik dhe kish siellje bujare, tamam sikundër i meritonte një njeriu të lartë të shkallës së tij. Nga zemerbardhësia e tij, Faik Konitza besonte shumë shpejt, dhe kur nonjë “mik” ose “shok i besuar” e kallzonte për keq kundër një miku ose shoku tjater, i vinte keq, merte inat, dëshperohesh teper, dhe nga dëshperimi muntë të thosh fjalë t’ashpera. Po inati i tij ish për një copë here, nuk mbante kurrë zëmrim, dhe kur e mesonte se ato kallzime ishin çpifje të bëra me qëllim te keq për të prishur punë, i jipte prapë dorën atij njeriu me te cilin e kish prishur miqësinë nga shkaku se ish kallzuar liksht prej njerësve ziliqarë.
Mi ketë pike, kujtojme ketu nje anekdote: Ne vitin 1924, ca “miq” i thane Faik Konitzes se nje axhent vaporesh ne Boston, i qojtur Nikolla Noçka, bente propagande te keqe kundre tij. Nga ay shkak, Konitza kish disa muaj qe nuk e veshtronte me sy te mire Noçken. Diten e Pashkeve, Nokça mbushi xhepat me vezë të kuqe dhe vajti në zyrat e Shoqërisë “Vatra.” Pasi i gostiti me nga një ve te kuqe zyrtarët dhe puntorët e shtypeshkronkes, pyeti sekretarin Z. Pandeli Çeco se a ish kryetari brenda. Z. Çeco i tha: “Është në zyren e tij, po mos e hap derën, trokellit më pare.” Dhe ashtu bëri. Kur hapi deren e zyres Faik Konitza, pa se mysafiri qe i vajti ish Noçka! Natyrisht e ftoj brenda, dhe e gostiti me një cigarete. Z. Noçke i tha: “Z. Kryetar, t’uroj per shumë vjet gezuar Pashket, urdheroni keto dy veze te kuqe per kujtim te dites se sotme si pas zakonit t’onë, dhe lutem me jepni leje te shkoj se kam per te bere shume vizita te tjera.” Dhe dolli jashtë.
Pake minuta më pas, Faik Konitza hapi derën e zyrës së tij dhe pyeti sekretarin: “Z. Çeco, a ke pakez kripë aty të hame këto vezët qe na solli Z. Noçke?” Pasi mori kripën nga sekretari, e qiroj një ve, e hengri ate, dhe nisi te qeronte tjatren. Atë çast, tha: “Mor ky Noçka nuk është njeri i lik, po mua me kanë marë më qafë shokët qe me kallzojnë për keq, dhe unë i besoj fjalët e tyre !” Sekretari, per te bere shaka ose me qellim per te prishur pune, i tha: “Kemi te drejt ne në Shqiperi kur thomi se ju Shqiptaret Muhamedane genjehi me nje ve te kuqe.” Ahere Faik Konitza mori inat, i hodhi vezen dhe kripen ne shportet, dhe i’u drejtua sekretarit: “Po ja se ku e provon vete qe keshtu si ti jane ata njeres te cilet me prishin mua me miqt’e e mij; ti nuk je i kenaqur kur me shikon mua t’armiqesuar me nje njeri vetem, me te cilin ti munt te kesh nonje meri personale, po perpiqesh qe si munt te me besh armik me te gjithe vellezerit Shqipetare te kershtere!” Pastaj hyri prape ne zyren e tij, e hoqi deren me force, dhe nuk i foli sekretarit per nje jave.
Eshte fare e vertete qe shoket e liq e patne mare me qafe Faik Konitzen, jo nje here, po kurdohere. Per shembull, nga fundi i motit 1935, dy “shoke” ziliqare ne Boston, miqt’e mij dhe te Faik Konitzes, e kallzuan kundre meje: i than se gjoja une u’bera “mik i ngushte” me dy njeres te cilet ishin denuar nga kuvendet e “Vatres,” dhe i urrente teper Faik Konitza, jo per gje tjeter po i kish provuar më shume se njer here si njeres te shtrember, te paqendruar, grindavece, etj. Goditi qe ata dy njeres u shkrojtne anetare te “Vatres,” dhe sido qe ne mbledhjen e komisionit une votova qe atyre dy njeresve t’u ktheheshin te hollat e kesteve dhe te mos pranoheshin per anteare, kundershtaret e mij i thane Konitzes se une “pata gisht” n’ate mes. Nga ay shkak erdhi perçarja, – u mbyll “Vatra” – dhe borxhliu zaptoj shtypeshkonjen e “Diellit” per nje borxh prej nja 2,300 dollaresh. Pas asaj ngjareje te shemtuar, une dolla neper kollonite shqipetare per te biseduar me Vatranet mi punet e “Vatres.” Me 20 te Jenarit 1936, qendrova ne Ëashington dhe vajta ne Legaten e Shqiperise qe vizitova Faik Konitzen. Nuke vajta per te mbrojtur veten t’ime nga çpifjet e renasheve, po vajta se kisha nje adhurim te veçante per te, per Faik Konitzen, i cili, sido qe ish i kallzuar shume keq nga kundershtaret e mij, me priti me fisnikerin’e tij te zakoneshme. Ne bisedim-e-siper, me tha: “Kudo qe te vesh, me shkruaj letra dendur, po letrat te jene te shkruara me dore, jo te shtypura ne maqine, se miq ishim, dhe prape miq jemi, vete, shoke s’jemi me si me pare.” Nj’a kater vjet më von, e zgjodhi te verteten qe ato akuzime kundre meje ishin te rema.
Faik Konitza që Shqipetar i kulluar, i pajosur me te gjitha cilesit’e mira te gjysherve t’ane; pandehte pastaj se çdo Shqipetar esht i kthiellt, nuke genjen e nuke çpif, perandaj besonte shpejt çdo njeri me maske Shqipetari, – dhe e merjin me qafe “shoket” e liq.
Po le t’i leme gjer ketu cilesit’ e larta personale te tij, dhe le te thomi pak fjale mi Faik Konitzen si burre Shteti e si nje nga beresit e Shqiperise, mi Faik Konitzen si zbulonjesin e Flamurit te Skenderbeut e si kryeleronjesin e gjuhes shqipe; mi Faik Konitzen si apostullin e Shqipetaresise.
Faik Konitza lindi ne Konice (Shqiperi) ne Prillin 1875, dhe vdiq ne Ëashington (Kryeqytetin e Shteteve te Bashkuara t’Amerikes) me 15 te Shen-Endreut 1942. Familia e bejlereve te Konices, nga e cila lindi Faik Konitza, eshte nje nga më te parat e më te nderuarat familie te Shqiperise. Faik Konitza kish mesime teper te larta, ish i graduar nga Univeresitete me rendesi e te degjuar te botes; veçan kesaj, e kish bere natyra njeri te mentshur.
Kur u-kuptua sheshit ne vjetet e funtme te Shekullit shkuar se Karta e Turqise do te ndryshohej nga themeli, the u-duk se perandoria e Osmanit do te mirte funt, kombesit e tjera te Ballkanit derguan menjehere ne Perendim udheheqes te zott te cilet shtruan perpara botes te drejtat e tyre kombetare. Vetem zeri i kombesise shqiptare nuk u-degjua n’ate kohe per te kerkuar te drejtat e Shqiperise. Munt te thomi se LIdhja e Pizrenit pati fryme kombetare; e besojme q’ashtu eshte, po, ne mos gabohemi, qe n’ate kohe dhe gjer me 1896, – nje kohe miaft e gjat, – nuk u-be nonje levizje serioze per te zgjidhur fatin e Shqiperise. Si më pare ashtu dhe pastaj, puna e kombesise shqipetare kish mbetur ne heshtje, ne nje heshtje si te vdekjes. Ishin n’ate kohe miaft Shqipetare qe e kuptojin rezikun e Shqiperise, po ose nga frika, ose nga ftohtesia e zemres, ose nga interesat e tyre personale, nuke nxuarne ze fare: te gjithe ishin shtruar ne çanakun te mbushur me pilaf prej Sultaneve te Turqise.
1896: – I vetemi ze qe dolli per te kerkuar te drejtat e kombesise shqiptare, që zeri i Faik Konitzes. Djal’ i ri nga mosha, vetem 21 vjetsh, po i pajosur me dituri te gjere e me ideale te larta kombetare, me 1896 Faik Konitza botoj rivisten “Albania: ne Bryksel te Belgjikes, nje riviste kombetare shqip dhe frengjisht me rendesi te veçante politike dhe letrare. E vazhdoj botimin e asaj riviste gjer me 1909, kur erdhi n”Amerike.
Zeri i Faik Konitzes per te drejtat e kombesise shqipetare u’degjua papushuar, an’-e-mb’-ane te botes, qe me 1896 dhe gjer ne diten e fundit kur vdiq. Me zotesin’ e tij te pashoqte, me penden e tij te mprehet, dhe me diturin’ e tij te pakufishme, Faik Konitza e beri çeshtjen e Shqiperise nje çeshtje politike te gjalle.
1899: – Po nje komb nuk munt te dale perpara botes si njesi politike pa patur nje shenje kombetare. Ashtu punoj pareshtur gjer sa e gjeti shenjen e bashkimit kombetar: me 1899 Faik Konitza zbuloj Flamurin e Skenderbeut, i harruar qe me 1467. Passi e nxori nga harrimi, passi i fshiu pluhurin e shekujve, Faik Konitza, pa pertuar e pa u- lodhur, e valoj atë flamur perpara zemrave te Shqipetareve. Me zbulimin e flamurit, Faik Konitza i dha botes se huaj ta kuptoje se Shqiperia kish jo vetem nje te shkuar politike dhe nje gjallesi kombetare, po dhe nje flamur historik: nje flamur me qindera vjete më te vjeter nga flamuret e kombesive te tjera te Ballkanit. Q’ahere u’be batalle fjala e Bismarck-ut qe tha se s’ka Shqipetare dhe qe Shqiperia nuk eshte gje veç nje emer gjeografik.
1909: – Faik Konitza erdhi n’Amerika me 9 te Vjeshtes Dyte 1909 qe mori redaksin’ e “Diellit” ne dore, i cili botohej prej shoqerise “Besa-Besen” dhe gjer ahere drejtohej prej Fan S. Nolit. Posa shkeli n’Amerike, Faik Konitza u-perpoq per themelimin e nje shoqerie te madhe kombetare, ku rreth saj te mblidheshin gjithe Shqipetaret e Amerikes. Me perpjekjet e Faik Konitzes, te Fan Nolit dhe te disa shokeve te tjere, ne dunt te Marsit 1912 u-themelua ne Boston Federata Pan-Shqiptare “Vatra” e Amerikes.
Ketu kemi vene re me habi se ca “shkrimtare” te rinj njohin Sotir Pecin si “themelonjes te Diellit e te Vatres,” edhe per gjithe aktivitetet e Shqipetareve te kurbetit! Sotir Pecin e çmojme si Shqipetar te mire dhe patriot, te kulluar, po ay s’pati gisht fare ne themelimin e “Diellit” e te “Vatres;” ndothta atij nuk i qe shtire as n’endre nje shoqeri e madhe dhe e forte si Federata “Vatra.” Sotir Peci ndenji n’Amerike fare pake kohe, nxori gazeten “Kombi” per nje kohe te shkurter, me 1907 shkoj prape ne Shqiperi, e la gazeten ne duar te huaja, e cila u’mbyll pas pake muajsh.
Ja dhe nje tjeter shaka te bukur: Nj’a dy vjet te shkuar, kur u festua Dita e Flamurit, nje flete shqipe tha se flamurin qe ngriti Ismail Qemali me 1912 ne Vlore, “ish i qindisur prej Zonjes Korça”! Po ku e gjeti atë flamur ajo zonje e nderuar? Perse fleta shqipe i dha rendesi më teper asaj qe e qindisi dhe jo Atij qe e zbuloj flamurin, nga urrejtja qe kish per të, apo nuk e dinte historin’ e flamurit? Keta te vete-thene “shkrimtare” ose jane dembele dhe pertojne te bejne remime mi historin’ e ringjalljes te Shqiperise, ose kane merira te vjetera dhe duan te mbeten budallenj per inate personale.
Nga Shqipetaret e kurbetit, – ose te “mergimit.” – qofshin te Misrit, te Rumanise, te Bullgarise e te Turqise, vetem Shqiptaret e Amerikes bene sherbimet më te mbedha e më të vyera per Shqiperine, dhe ato sherbime i bene nene udheheqjen e Faik Konitzes e te Fan Nolit.
N’ate kohe qe shtronte te drejtat e kombit shqipetar perpara botes se huaj, n’ate kohe qe perpiqej per te stervitur Shqiperine ne pune shoqerore dhe qeveritare, n’ate kohe Faik Konitza i jipej dhe lerimit te gjuhes shqipe, e cila, gjuhe e vjeter dhe e bukur, kish mbetur e paleruar. Asnjë njeri nuk e kupton e nuk e do frymen e shqipes se kthiellt aqe sa e kuptonte dhe e donte Faik Konitza, i cili kurre nuke pushoj dhe nuke ndjeu lodhje duke kerkuar udhe te re per fjale te vjetera gjer sa i dha gjuhes shqipe fuqine qe i mungonte ne te çfaqur mendimet dhe ndienjat. S’ka asnjë dyshim se shkrimet e Faik Konitzes jane per nxenesit shqipetar nje shkolle e veçante ku perparimi ne te shvilluar te gjuhes s’one duket çap pas çapi. Kur bisedoje me Faik Konitzen mi gjuhen shqipe, mi zakonet e bukura te gjysherve t’ane, mi historin’ e vjeter te Shqiperise e mi te pritmen e saj, te dukej sikur fjaloseshe me perendin’ e Shqipetareve dhe te vinte keq kur qasej koha e gjumit qe do te ndaheshe prej tij.
Faik Konitza qe njeri shumë i lartë për Shqipetarët. dhe këtë gjë e kanë çfaqur disa te huaj, njerës të ditur. Sikur të kish lindur n”Amerike, n”Ingli, ne France, a në Gjermani ose n’Itali, do t’ish sot më famë të përbotshme dhe do t’i kishin ngritur shtatë prej brunzi. Po lindi ne Shqipëri, në një komb të vogël, ne mes te Ballkanit, ku veprat e njerësve të ditur nuk çmohen.
[1] Ky artikull wshtw i botuar edhe ne Dielli, edhe ne “Jeta Muslimane Shqiptare” vol.IV, nr.1, janar -mars 1953,f.5
* Ribotohet me rastin e -2016, Vitit i Faik Konices shpalle nga Federata Panshqiptare e Amerikes VATRA
- « Previous Page
- 1
- …
- 58
- 59
- 60
- 61
- 62
- …
- 91
- Next Page »